Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 January 2026Main stream

Ekskluzive | Grabitje te “Mozzart” në Ulpianë, qytetarët e ndalin të dyshuarin në vendngjarje

19 January 2026 at 23:01

Një rast i grabitjes është raportuar pasditen e së hënës në Prishtinë, ku sipas informatave, një person dyshohet se ia ka marrë telefonin një vajze në restorantin “Mozzart” në lagjen Ulpiane.

Ngjarja ka ndodhur më 19.01.2026 rreth orës 16:00, në rrugën “Motrat Qiriazi”, ku viktima D. J. ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar, i cili më pas ia ka marrë telefonin.

Sipas deklarimit të viktimës, i dyshuari, pasi është larguar disa metra, e ka hedhur telefonin në tokë, në momentin kur ka vërejtur se disa dëshmitarë po vraponin në drejtim të tij.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, të cilat e kanë shoqëruar të dyshuarin në Stacionin Policor Jug, ndërsa janë identifikuar edhe dy dëshmitarë që kanë qenë prezent në momentin e incidentit dhe të njëjtit janë intervistuar.

Me urdhër të Prokurorit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Grabitje”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente dhe mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Grabitje te “Mozzart” në Ulpianë, qytetarët e ndalin të dyshuarin në vendngjarje appeared first on Sinjali.

Yesterday — 19 January 2026Main stream

Detaje ekskluzive nga vjedhje e rëndë në “Oxa Gold”: Hajnat shpojnë murin nga mbrapa, hapin kasafortën me “bonsek” dhe zhdukin 650 mijë euro ari

19 January 2026 at 16:17

Një vjedhje e rëndë, me skenar të dyshuar të organizuar, ka ndodhur në lokalin e argjendarisë “Oxa Gold” në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku persona të panjohur kanë depërtuar brenda objektit duke shpuar murin nga pjesa e pasme, kanë hapur kasafortën dhe kanë marrë një sasi të madhe ari, me vlerë të raportuar rreth 650 mijë euro.

Sinjali mëson se rasti është raportuar më 19.01.2026, rreth orës 10:00, pasi Policia ka pranuar informacion për thyerje në lokalin “Oxa Gold”.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë dhe forenzikës, të cilët kanë kontaktuar pronarin, i cili ka deklaruar se lokali ishte mbyllur më herët, ndërsa sot rreth orës 10:00, djali i tij kishte shkuar për ta hapur lokalin dhe sapo kishte hyrë brenda, kishte vërejtur se objekti ishte i demoluar dhe se kishte shenja të qarta depërtimi.

Sipas të njëjtave burime, të dyshuarit dyshohet se kanë vepruar në mënyrë të organizuar, duke depërtuar brenda dhe duke vjedhur arin nga kati i parë, por jo vetëm – dyshohet se janë bastisur edhe kati i dytë dhe kati i tretë, ku është raportuar se është marrë ari nga disa hapësira.

Detajet nga vendi i ngjarjes tregojnë se hajnat dyshohet se kanë shfrytëzuar hyrje-daljen nga pjesa e pasme e objektit, duke dëmtuar murin dhe duke hyrë në lokalin përdhesë. Po ashtu, dyshohet se kasaforta është hapur me forcë, ku sipas hetimeve paraprake është përdorur mjet prerës i llojit “bonsek”, ndërsa në vend janë vërejtur edhe mjete të tjera që dyshohet se janë përdorur për thyerjen.

Një detaj tjetër që po hetohet, është edhe dyshimi se gjatë vjedhjes mund të jetë marrë edhe një armë me leje, që sipas raportimeve dyshohet të ketë qenë në pronësi të djalit të pronarit, i cili gjendet jashtë vendit.

Në lidhje me rastin janë intervistuar viktimat dhe dëshmitarët, ndërsa sipas pronarit, vlera e arit të vjedhur arrin shifrën e lartë prej rreth 650 mijë euro, ndërkohë që burime të tjera flasin se dëmi mund të shkojë edhe më lartë.

Për shkak të peshës së rastit, janë njoftuar Hetimet Rajonale, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia e grabitjeve, e cila ka kontaktuar me Prokurorin Kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vjedhje e rëndë”.

Hetimet janë në zhvillim dhe autoritetet po punojnë për identifikimin e personave të përfshirë dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Sinjali do t’ju sjellë detaje të reja në kohë reale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Detaje ekskluzive nga vjedhje e rëndë në “Oxa Gold”: Hajnat shpojnë murin nga mbrapa, hapin kasafortën me “bonsek” dhe zhdukin 650 mijë euro ari appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Lirohet nga akuza edhe në rigjykim inspektori i ATK-së, Samir Smajli – i akuzuar për marrje ryshfeti

19 January 2026 at 13:22

Inspektori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Samir Smajli, është liruar nga aktakuza edhe në rigjykim, në rastin ku ai akuzohej për marrje ryshfeti.

Lajmin e ka konfirmuar mbrojtësi i tij, avokati Besnik R. BERISHA, duke e konsideruar vendimin e gjykatës të drejtë dhe të ligjshëm.

Sipas mbrojtjes, vendimi konfirmon se në këtë proces nuk është provuar përgjegjësia penale e z. Smajli, ndërsa pritet që arsyetimi i plotë i aktgjykimit të bëhet publik pas pranimit të vendimit me shkrim.

Hetimet në këtë rast kishin të bënin me dyshimet se i akuzuari, në cilësinë e inspektorit, kishte kërkuar ose pranuar përfitim të kundërligjshëm, por gjykata edhe në rigjykim ka vendosur ta lirojë nga aktakuza.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Lirohet nga akuza edhe në rigjykim inspektori i ATK-së, Samir Smajli – i akuzuar për marrje ryshfeti appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Aksioni te “Reload”, këta janë të arrestuarit në rastin e dyshimeve për keqpërdorim të lejeve për armë

19 January 2026 at 12:19

Prishtinë – Një aksion policor është zhvilluar në poligonin e qitjes “Reload” në Prishtinë, në kuadër të hetimeve që lidhen me dyshimet për keqpërdorim të lejeve për armë.

Burime të sigurta brenda organeve të rendit bëjnë me dije se në këtë operacion janë arrestuar:

            •           Besim Haziri (zyrtar i MPB-së)

            •           Sanije Behrami (zyrtare e MPB-së)

            •           Faton Gërbeshi (përfaqësues i “Reload”)

            •           Mehmet Gërbeshi (përfaqësues i “Reload”)

Të njëjtat burime theksojnë se veprimet procedurale janë duke vazhduar, ndërsa pritet që rasti të trajtohet në koordinim me Prokurorinë për veprimet e mëtejme.

Sinjali do t’ju sjellë detaje të reja sapo të konfirmohen zyrtarisht.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Aksioni te “Reload”, këta janë të arrestuarit në rastin e dyshimeve për keqpërdorim të lejeve për armë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Policia zbarkon në poligonin “Reload”, dyshime për keqpërdorim të lejeve për armë

19 January 2026 at 10:55

Një aksion policor është duke u zhvilluar aktualisht në poligonin e qitjes “Reload”, ku njësitë përkatëse kanë zbarkuar në lokacion në kuadër të një hetimi që lidhet me dyshimet për keqpërdorim të lejeve për armë.

Deri më tani janë arrestuar katër persona dhe pritet që autoritetet të dalin me detaje zyrtare pas përfundimit të operacionit.

Burime të sigurta bëjnë me dije se aksioni është në proces, ndërsa policia po ndërmerr veprime operative në terren, përfshirë verifikime dhe sigurim të materialeve relevante për rastin.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar me zhvillimet e reja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Policia zbarkon në poligonin “Reload”, dyshime për keqpërdorim të lejeve për armë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Këta janë të arrestuarit pas sulmit ndaj policëve në Poslisht të Prizrenit

19 January 2026 at 08:59

Gazeta Sinjali mëson se janë identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar lidhur me incidentin e ndodhur në fshatin Poslisht të Prizrenit, ku gjatë një intervenimi policor për një rast të dyshuar të dhunës në familje, u sulmuan zyrtarët policorë.

Sipas informacioneve që ka siguruar eksluzivisht Sinjali, të arrestuar janë:

            •           Haxhi Osmanaj

            •           Beslind Osmanaj

            •           Arlind Osmanaj

Burimet bëjnë me dije se gjatë incidentit janë lënduar katër zyrtarë policorë, ndërsa situata është vënë nën kontroll pas përdorimit të sprejit dhe angazhimit të njësive shtesë në terren.

Me vendim të Prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti po trajtohet dhe mbetet nën hetime.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Këta janë të arrestuarit pas sulmit ndaj policëve në Poslisht të Prizrenit appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Reaguan për dhunë në familje, 4 policë sulmohen nga tre persona në Poslisht të Prizrenit

19 January 2026 at 08:56

Një ndërhyrje policore për një rast të dyshuar të dhunës në familje ka përfunduar me sulm ndaj zyrtarëve policorë, gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Poslisht.

Sipas informacioneve që ka siguruar ekskluzivisht Sinjali, më 19.01.2026, rreth orës 02:00, dy patrullat policore janë përgjigjur një informacioni për dhunë në familje në këtë fshat.

Në vendin e ngjarjes, policia ka kontaktuar me viktimën, e cila ishte në oborr dhe ka deklaruar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti. Ajo më pas i ka shoqëruar zyrtarët policorë brenda në shtëpi për të kontaktuar me të dyshuarin.

Në atë moment, sipas informacioneve, janë paraqitur bashkëshorti i viktimës, vëllai i tij dhe prindi i tij, të cilët, të revoltuar, pa paralajmërim kanë sulmuar zyrtarët policorë dhe janë vërsulur në drejtim të viktimës, duke detyruar policinë të ndërhyjë fizikisht për ta mbrojtur atë.

Situata u përshkallëzua edhe më tej, kur bashkëshorti i viktimës ka tentuar të dalë jashtë shtëpisë për ta sulmuar sërish, por është ndjekur nga zyrtarët policorë, të cilët kanë arritur ta parandalojnë.

Pas daljes jashtë objektit, siç thonë burimet, sulmi ndaj policëve ka vazhduar në mënyra të ndryshme – fizikisht dhe edhe me gjuajtje gurësh në drejtim të tyre.

Për ta vënë situatën nën kontroll, në vendin e ngjarjes është përdorur edhe spreji i syve, ndërsa është kërkuar asistencë shtesë policore.

Menjëherë në atë drejtim janë nisur edhe patrullat tjera, të cilat me të arritur kanë hasur një nga të dyshuarit duke gjuajtur me gurë ndaj policëve. I njëjti ka tentuar të ikë, por është ndalur dhe arrestuar nga njësitë policore.

Si pasojë e përleshjes, 4 zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në stacion policor, ndërsa rasti është marrë në trajtim nga hetimet rajonale.

Rreth orës 03:00, rasti është trajtuar proceduralisht edhe nga ekipi i kujdestarisë i SRH-DRP.

Njërit nga të dyshuarit i është ofruar ndihmë mjekësore, pasi ka pretenduar se kishte lëndime gjatë arrestimit.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Reaguan për dhunë në familje, 4 policë sulmohen nga tre persona në Poslisht të Prizrenit appeared first on Sinjali.

Apel për ndihmë | Zhduket një grua në Lipjan, familja kërkon informacion

19 January 2026 at 08:35

Një rast i personit të zhdukur është raportuar në Polici, pasi një grua nga Lipjani nuk është kthyer më në shtëpi dhe familjarët kanë humbur kontaktin me të.

Sipas informatave, më 18.01.2026, rreth orës 17:00, në Stacionin Policor në Lipjan është paraqitur ankuesja A.V., e cila ka raportuar se nëna e saj, Zoja V. rreth, është zhdukur që nga data 16.01.2026, rreth orës 09:00.

Ankuesja ka deklaruar se Zoja V. kishte dalë nga shtëpia e gjyshes së saj, e cila ndodhet në rrugën Aleksander Stipqevic – Lipjan, dhe që nga ajo kohë nuk kanë pasur më asnjë kontakt me të, ndërsa telefoni i saj rezulton jashtë qasjes.

Familjarët kanë bërë kërkime tek të afërmit dhe nëpër lokacione të ndryshme, por pa sukses.

Përshkrimi i të zhdukurës

Sipas ankueses, Zoja V. kur ka dalë nga shtëpia ishte e veshur me:

            •           Pallto të zezë të gjatë

            •           Patika të bardha

            •           Çantë ngjyrë të kaltër

Po ashtu, ajo përshkruhet si:

            •           E gjatë rreth 1.58 m

            •           Peshë rreth 64 kg

            •           Flokë të gjatë, ngjyrë kafe

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar për Krime të Rënda, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Person i zhdukur”.

Apel për ndihmë

Familja u bën apel qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e Zoja V., ta njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës ose të kontaktojnë familjarët.

Hetimet janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Apel për ndihmë | Zhduket një grua në Lipjan, familja kërkon informacion appeared first on Sinjali.

Dhunë në familje në Mitrovicë: Gruaja raporton presion nga burri dhe familja e tij, kërkon urdhër mbrojtës – dërgohet në strehimore

19 January 2026 at 08:31

Një rast i dhunës në familje është raportuar të dielën në Mitrovicë të Veriut, ku një grua ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke deklaruar se po përballet me presion të vazhdueshëm nga bashkëshorti dhe familjarët e tij.

Burime të besueshme, nga strukturat e afërta me hetimin, bëjnë me dije se më 18 janar 2026, rreth orës 15:00, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është paraqitur viktima E. H rreth 32 vjeç, e cila është intervistuar nga zyrtarët policorë të sektorit për dhunë në familje.

Sipas deklarimit të saj, ajo ka dy fëmijë me bashkëshortin M. H rreth 34 vjeç dhe prej një kohe të gjatë, siç ka thënë, është nën presion të vazhdueshëm nga ai dhe prindërit e tij.

Viktima ka deklaruar se më herët ka pasur edhe dhunë fizike, ndërsa ditën e sotme, sipas saj, ka përjetuar fyerje dhe ofendime, gjë që e ka bërë të ndjehet e pasigurt dhe e paaftë për ta vazhduar jetën në atë ambient.

Për këtë arsye, ajo ka kërkuar të largohet nga shtëpia dhe të vendoset në një vend të sigurt.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Dhunë në Familje”.

Po ashtu, në rast është kyçur edhe Qendra për Punë Sociale, ndërsa viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, i cili i është lëshuar nga koordinatorja e dhunës në familje.

Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunë në familje në Mitrovicë: Gruaja raporton presion nga burri dhe familja e tij, kërkon urdhër mbrojtës – dërgohet në strehimore appeared first on Sinjali.

Kanosi ish bashkëshorten me thikë në Bresje, ndërhyjnë vajzat dhe e ndalin – i dyshuari dërgohet në mbajtje

19 January 2026 at 08:27

Një incident serioz është raportuar mëngjesin e së dielës në Bresje të Fushë Kosovës, ku një grua ka deklaruar se është kanosur me thikë nga ish bashkëshorti i saj.

Sipas informacioneve, rasti ka ndodhur më 18 janar 2026, rreth orës 06:30, në rrugën “Mumin Gashi”, ku viktima Sh. H rreth 45 vjeç ka raportuar se ish bashkëshorti B. H rreth 49 vjeç e ka kanosur me thikë.

Burimet bëjnë me dije se edhe pas ndarjes, ish bashkëshortët kishin vazhduar të bashkëjetonin deri në ndarjen e banesës. Situata dyshohet se ka eskaluar pasi në shtëpi kishte qenë mysafir një vajzë, ku i dyshuari e ka pyetur viktimën se “kush është ai person”, dhe më pas ka nxjerrë një thikë të vogël, duke e mbajtur në dorën e djathtë, i gatshëm për goditje dhe është vërsulur drejt saj.

Në ato momente, sipas viktimës, kanë reaguar vajzat e tyre, të cilat kanë bërtitur dhe kanë hyrë në mes për ta ndalur.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe i është lëshuar raport mjekësor, ndërsa përveç shqetësimit, tek ajo nuk janë vërejtur shenja dhune fizike.

Policia ka kërkuar mjetin e mprehtë, por thika nuk është gjetur.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Kanosja”, ndërsa i dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kanosi ish bashkëshorten me thikë në Bresje, ndërhyjnë vajzat dhe e ndalin – i dyshuari dërgohet në mbajtje appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kjo është gruaja që u gjet pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar në Fushë Kosovë

19 January 2026 at 08:24

Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e gruas që u gjet pa shenja jete më 18 janar 2026 në një shtëpi të pabanuar në rrugën “Selim Grajqevci” në Fushë Kosovë.

Bëhet fjalë për Hysa Latifi rreth 57-vjeç, e cila u gjet e pajetë, ndërsa sipas vlerësimeve fillestare të ekipit mjekësor nuk janë vërejtur shenja dhune në trupin e saj.

Njësitë policore, hetuesit dhe forenzika rajonale kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen në ora 11:20.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor në IML, për të sqaruar shkaqet e sakta të vdekjes.

Hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kjo është gruaja që u gjet pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar në Fushë Kosovë appeared first on Sinjali.

E rëndë: Një grua gjendet pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar në Fushë Kosovë

19 January 2026 at 08:19

Një rast i rëndë është raportuar të dielën në Fushë Kosovë, ku një person i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar.

Sipas burimeve të besueshme, rasti është raportuar më 18.01.2026, rreth orës 11:00, në rrugën “Selim Grajqevci” në Fushë Kosovë.

Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse të Stacionit Policor Fushë Kosovë, NJHR, si dhe Forenzika Rajonale, për të trajtuar rastin dhe për të kryer veprimet e nevojshme.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe autoambulanca e QMF-Bresje, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen, ndërsa sipas vlerësimit fillestar nuk janë vërejtur shenja dhune në trupin e viktimës.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor.

Rasti po vazhdon të trajtohet nga Stacioni Policor në Fushë Kosovë, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E rëndë: Një grua gjendet pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar në Fushë Kosovë appeared first on Sinjali.

I gjendet armë zjarri me fishekë në Kryeqytet, arrestohet një person në Prishtinë (EMRI)

19 January 2026 at 08:17

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi gjatë një pike kontrolli policor i është gjetur një armë zjarri me municion.

Burime të besueshme bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më 18.01.2026, rreth orës 11:00, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.

Sipas informacioneve, njësia e NJRSH Kryeqytet, gjatë realizimit të pikës së kontrollit, ka hasur në një armë zjarri dhe ka kërkuar asistencë nga patrulla e stacionit policor.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e SP Qendra, ku është hasur i dyshuari Enver Gërbeshi rreth 32 vjeç, të cilit gjatë kontrollit i është gjetur:

            •           Armë zjarri e zezë, e tipit Zoraki M906, kalibër 7.65 mm

            •           Një karikator me 4 fishekë

I dyshuari është arrestuar, ndërsa arma është sekuestruar dhe më pas është shoqëruar në Stacionin Policor për procedura të mëtejme.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post I gjendet armë zjarri me fishekë në Kryeqytet, arrestohet një person në Prishtinë (EMRI) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Refuzoi të identifikohej dhe u vërsul ndaj Policisë në Rogaçicë, përfundon në pranga një person

18 January 2026 at 22:40

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Rogaçicë të Kamenicës, ku një person dyshohet se ka sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë një ndërhyrjeje në terren, si pasojë e një mosmarrëveshjeje familjare.

Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, rreth orës 14:00, Policia ka pranuar njoftim se në këtë fshat po zhvillohej një konflikt familjar dhe patrulla ka dalë menjëherë në vendngjarje.

Në lokacion, zyrtarët policorë kanë kontaktuar ankuesin A. K, i cili ka deklaruar se Rilind Kryeziu kishte shkuar te shtëpia e tij dhe kishte tentuar ta sulmonte.

Situata është përkeqësuar kur Policia ka kërkuar dokument identifikimi nga i dyshuari, por ai ka refuzuar të identifikohet, ka filluar t’i fyejë zyrtarët policorë me fjalë banale, e më pas është vërsulur në drejtim të njërit prej zyrtarëve.

Në momentin e sulmit, ka ndërhyrë zyrtari tjetër policor për ta vënë situatën nën kontroll, por i dyshuari ka shfaqur rezistencë aktive me duar bosh, duke bërë që dy zyrtarët policorë të pësojnë lëndime trupore, të cilat janë trajtuar në QMF – Kamenicë.

Pas arrestimit dhe shoqërimit në stacion, i dyshuari është testuar dhe ka rezultuar nën ndikim të alkoolit, me nivel 0.55, ndërsa i njëjti ka marrë trajtim mjekësor edhe në emergjencën e Gjilanit.

Lidhur me rastin, Prokurori kujdestar ka urdhëruar inicimin e rastit “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Refuzoi të identifikohej dhe u vërsul ndaj Policisë në Rogaçicë, përfundon në pranga një person appeared first on Sinjali.

Before yesterdayMain stream

Ekskluzive | Përleshje në orët e para të mëngjesit te “Bouje Club” në Prishtinë, një person përfundon në mbajtje (EMRI)

18 January 2026 at 12:31

Një rrahje është raportuar në orët e para të mëngjesit në kryeqytet, ku një person dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe ka marrë trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve.

Sipas informatave të siguruara ekskluzivisht nga Gazeta Sinjali, rasti ka ndodhur më 18 janar 2026, në intervalin kohor 04:00-04:15, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, përkatësisht te “Bouje Club”, ku është raportuar një rrahje në progres.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë kontaktuar me palën ankuese, A. Z, rreth 22-vjeçare, i cili ka deklaruar se është sulmuar me grusht nga i dyshuari Liridon Haziri, rreth 35-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore, për të cilat edhe ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas deklarimit të ankuesit, në incident dyshohet se kanë qenë të përfshirë dy persona, mirëpo deri më tani është arritur të identifikohet vetëm njëri nga ta.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Lëndim i lehtë trupor”

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit po vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Përleshje në orët e para të mëngjesit te “Bouje Club” në Prishtinë, një person përfundon në mbajtje (EMRI) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | “Glock” me 15 fishekë në brez në Bulevardin “Bill Clinton”, arrestohet i dyshuari në Prishtinë (EMRI)

18 January 2026 at 12:27

Një kontroll rutinë i Policisë së Kosovës në kryeqytet ka përfunduar me arrestim, pasi një person dyshohet se është kapur me armë zjarri pa leje.

Sipas informatave që ka siguruar Gazeta Sinjali, rasti ka ndodhur më 17 janar 2026, rreth orës 16:00, në Bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë, ku njësia e reagimit të shpejtë, gjatë pikës së kontrollit të automjeteve, ka hasur në një armë zjarri tek një person.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari është identifikuar si Arian Alija 39 vjeçar, të cilit gjatë kontrollit trupor i është gjetur një armë e tipit Glock 19, kalibri 9mm, me karikator dhe 15 fishekë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e rendit nga Stacioni Policor Jugu, si dhe hetuesi kujdestar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar për procedura të mëtejme në stacion.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar për veprën penale:

“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | “Glock” me 15 fishekë në brez në Bulevardin “Bill Clinton”, arrestohet i dyshuari në Prishtinë (EMRI) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është i dënuari për vrasje në tentativë që tentoi t’i ikë Policisë në Ferizaj, i gjenden thikë e shufër metalike – përfundon në Dubravë

17 January 2026 at 09:54

Sinjali mëson ekskluzivisht se personi i arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Prelez i Jerlive në Ferizaj është Ahmet Isufi.

Sipas burimeve të sigurta, rreth orës 01:50, njësia reaguese ishte duke u përgjigjur në një informatë për një mosmarrëveshje, kur ka vërejtur një person të dyshuar që ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Policia i ka dhënë urdhra verbal për t’u ndalur, por i dyshuari ka nisur të ikë në këmbë në drejtim të fushave, duke detyruar zyrtarët policor ta ndjekin.

Ndjekja ka zgjatur rreth dy (2) kilometra, derisa ai është ndalur dhe arrestuar.

Çka iu gjet gjatë kontrollit?

Burimet bëjnë të ditur se gjatë bastisjes trupore, tek Ahmet Isufi janë gjetur dhe sekuestruar:

Një thikë

Këllëf i thikës

Një shufër metalike

Rasti fillimisht është iniciuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari është intervistuar me autorizim të prokurorit kujdestar.

Doli se kishte urdhëresë aktive dhe dënim për “Vrasje në tentativë”

Gjatë verifikimit në sistem, Sinjali mëson se Isufi ka rezultuar me urdhëresë aktive të Gjykatës Themelore në Ferizaj, e konfirmuar me vendim të Apelit.

Sipas të njëjtave burime, ai është i dënuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, me dënim 3 vjet e 6 muaj burgim.

Në koordinim me institucionet përkatëse, Ahmet Isufi është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, për vuajtjen e dënimit.

Hetimet për rastin vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është i dënuari për vrasje në tentativë që tentoi t’i ikë Policisë në Ferizaj, i gjenden thikë e shufër metalike – përfundon në Dubravë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Vetëplagosje me armë zjarri në Carrabreg të Ulët, Policia sekuestron revole pa leje

17 January 2026 at 09:54

Një incident i dyshimtë me armë zjarri është raportuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Carrabreg të Ulët të Deçanit, ku një person ka përfunduar i lënduar dhe rasti po trajtohet nga Policia.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se më 17.01.2026, rreth orës 02:50, Policia është njoftuar nga QKMF-ja, pasi në këtë qendër është paraqitur i lënduar A. Q, rreth 25 vjeçar.

Sipas informatave fillestare, i njëjti kishte lëndim në gishtin tregues të dorës së djathtë, për të cilin dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore së bashku me njësinë e hetimeve dhe forenzikën, ku pas këqyrjes janë sekuestruar prova materiale, përfshirë:

një armë (revole) pa leje

një gëzhojë e së njëjtës armë

Burimet bëjnë të ditur se i lënduari dyshohet se është vetëplagosur, ndërsa pas trajtimit fillestar është dërguar për trajtim të mëtejmë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku është vendosur të hospitalizohet.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës së zjarrit”.

Rasti është duke u trajtuar nga Sektori i Hetimeve i SP-Deçan dhe mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Vetëplagosje me armë zjarri në Carrabreg të Ulët, Policia sekuestron revole pa leje appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | I armatosur me thikë e shufër metalike, arrestohet pas ndjekjes 2 kilometra – rezulton i dënuar për “Vrasje në tentativë”

17 January 2026 at 09:46

Një person është arrestuar pas një ndjekjeje në këmbë në magjistralen Ferizaj Prishtinë, konkretisht në fshatin Prelez i Jerlive, pasi dyshohet se kishte me vete mjete të rrezikshme dhe tentoi t’i ikë Policisë.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 01:50, njësia reaguese, gjatë përgjigjes ndaj një informate për një mosmarrëveshje, ka vërejtur të dyshuarin i cili u largua me vrap në drejtim të fushave.

Policia e ka ndjekur në këmbë dhe ndjekja ka zgjatur rreth 2 kilometra, derisa zyrtarët kanë arritur ta ndalojnë dhe ta arrestojnë.

I dyshuari është identifikuar si A.I.

Gjatë kontrollit trupor, sipas burimeve, tek ai janë gjetur dhe sekuestruar: një thikë, këllëfi i thikës, një shufër metalike.

Pas shoqërimit në stacion, rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa procedura është vazhduar në konsultim me organet kompetente.

Por, detaji më i rëndë doli gjatë verifikimeve në sistem.

Sinjali mëson se i dyshuari kishte urdhëresë aktive të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndërsa përmes aktgjykimit të konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit, ai rezulton i dënuar për veprën penale:

“Vrasja në tentativë”

Sipas vendimit, ndaj tij ishte shqiptuar dënim me burgim prej 3 vite e 6 muaj.

Me këtë rast, në koordinim me Drejtorinë e Burgjeve, i dyshuari është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, për vuajtjen e dënimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | I armatosur me thikë e shufër metalike, arrestohet pas ndjekjes 2 kilometra – rezulton i dënuar për “Vrasje në tentativë” appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është personi që u arrestua në Prishtinë për mosrespektim të arrestit shtëpiak

17 January 2026 at 09:45

Gazeta Sinjali mëson se Gurakuq Pireva është personi që është arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi dyshohet se nuk e ka respektuar masën e arrestit shtëpiak.

Sipas burimeve, ai është ndaluar rreth orës 23:30 në rrugën “Naser Hajrizi”, teksa po lëvizte jashtë shtëpisë, ndonëse duhej të ishte nën masë restriktive.

Pas ndalimit, i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor, ndërsa pas konsultimeve me autoritetet kompetente është udhëzuar që të dërgohet në mbajtje, deri në paraqitjen e tij në seancë gjatë ditës së sotme.

I njëjti është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, ku do të mbahet deri në vendimin e radhës për këtë rast.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është personi që u arrestua në Prishtinë për mosrespektim të arrestit shtëpiak appeared first on Sinjali.

❌
❌