Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 January 2026Main stream

Intervista e Ibrahim Rugovës për “Der Spiegel”, 1989: Serbët vijnë përsëri si hakmarrës

By: berti
25 January 2026 at 17:43

“Der Spiegel”: Këtë javë serbët përkujtojnë me pompozitet 600-vjetorin e betejës së Fushë –Kosovës, në të cilën perandoria mesjetare serbe u mundua nën sulmin e turqve: pritën mbi një milion patriotë serbë. E ndiejnë shqiptarët si provokim këtë festë? Rugova: Natyrisht, është provokim. Është thjesht një festë shoviniste serbe. Unë do ta pranoja marshimin në qoftë se do të kishim të bënim me një…

Source

Zemërim nga Franca në Australi, pas komenteve të Trump mbi Afganistanin

By: berti
25 January 2026 at 17:34

Australia iu bashkua zemërimit të shkaktuar nga komentet e Donald Trump, kur tha se aleatët e NATO-s kishin mbetur “shumë larg vijave të frontit” në Afganistan, duke bërë që presidenti amerikan të tërhiqej pjesërisht nga komentet e tij. Përballë kësaj krize të re, e cila shpërtheu pikërisht kur tensionet mbi Groenlandën dukeshin se po lehtësoheshin, Trump dukej se miratoi një ton pajtues duke…

Source

Edhe të moshuarit pas teknologjisë, 82% përdor telefon smart çdo ditë

By: berti
25 January 2026 at 15:59

Telefoni cellular është një shoqërues i përjetshëm që rrezikon të shndërrohet gjithnjë e më shumë në një varësi, jo vetëm për adoleshentët, por edhe për të moshuarit, shkruan salute.eu. Pothuaj 82.7% e “gjyshërve” i përdorin telefonat e tyre smart çdo ditë, ndërsa 40.6% raportojnë se kalojnë shumë orë në ditë me to, sipas një studimi prej 562 personash. “Kur më shumë se tetë nga dhjetë gjyshër…

Source

Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifrën prej 30.000, sipas një raporti

By: berti
25 January 2026 at 15:56

Ndërprerja mbarëkombëtare e internetit në Iran vazhdon të jetë në fuqi, ndërkohë që numri i raportuar i viktimave nga protestat e fundit ka vazhduar të rritet dhe mund ta kalojë shifrën prej 30.000, sipas një raporti. Mbikëqyrësi i të drejtave digjitale, NetBlocks, tha më 25 janar se janë bërë 400 orë pre kur u ndërpre qasja në internetit në Iran, duke shtuar se “rritje të shkurtra të lidhjes me…

Source

Zelensky kërkon më shumë municione kundërajrore përballë sulmeve ruse

By: berti
25 January 2026 at 15:53

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje sot aleatëve të tij për më shumë aftësi mbrojtëse ajrore në përgjigje të sulmeve ruse që kanë lënë qindra mijëra banorë të Kievit pa energji elektrike dhe ngrohje në mes të dimrit. “Vetëm këtë javë, rusët kanë lëshuar më shumë se 1 700 dronë sulmues, më shumë se 1 380 bomba të drejtuara dhe 69 raketa të llojeve të ndryshme”…

Source

Presidentja, Vjosa Osmani për BBC: Kosova shembull i ndërtimit të paqes pas luftës

By: berti
25 January 2026 at 15:52

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për BBC, ka deklaruar se Kosova përfaqëson një shembull të një vendi që e njeh nga afër koston dhe rrugëtimin drejt paqes, duke rikthyer në vëmendje periudhën e luftës dhe rolin vendimtar të aleatëve ndërkombëtarë. Ajo theksoi se ndërhyrja ndërkombëtare i hapi Kosovës mundësinë për paqe dhe liri, ndërsa vuri në pah edhe të arriturat e…

Source

Një furnizues i mjeteve të blinduara dhe municioneve për Ukrainën është bërë personi më i pasur në botë

By: berti
25 January 2026 at 14:39

Një furnizues i mjeteve të blinduara dhe municioneve për Ukrainën është bërë personi më i pasur në botë në fushën e industrisë së mbrojtjes. Pasuria e magnatit Michal Strnad arrin vlerën e 37 miliardë dollarëve pas ofertës publike të aksioneve në bursën holandeze. Michal Strnad, 33 vjeç, pronar i kompanisë së armatimit me qendër në Pragë, Czechoslovak Group AS, ka parë pasurinë e tij të rritet…

Source

Historia befasuese e Ida Wood, gruas që jetoi për 24 vite e kyçur në një dhomë hoteli

By: berti
25 January 2026 at 14:30

Nga Albert Vataj Ajo tërhoqi një milion dollarë në para të thata, u mbyll në një dhomë hoteli dhe nuk doli prej andej për 24 vjet. Nju Jork, 1907. Ida Wood i kishte të gjitha, pasuri, status, bukuri. Ajo ishte martuar me Benjamin Wood-in, magnat gazetash, politikan, njeri i pushtetit. Lëvizte në shoqërinë e Epokës së Artë sikur të kishte lindur për të, merrte pjesë në gala me Vanderbiltët dhe…

Source

Të ftuarat e Ramës, dy kineaste shqiptare fituese të çmimeve në SHBA, po përgatisin film për Nënë Terezën

By: berti
25 January 2026 at 14:26

Kryeministri Edi Rama kishte të ftuara sot në podkastin “FLASIM – Episodi 3, Sezoni 6” dy motra kineaste shqiptare nga Vlora, Vilma dhe Greta, të cilat jetojnë dhe veprojnë në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku merren me prodhimin e filmave. Gjatë bisedës, Rama vlerësoi historinë e tyre si një shembull pozitiv të energjisë krijuese të shqiptarëve jashtë vendit…

Source

Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës: Mbrojtja e Thaçit synon të dëshmojë mungesën e qëllimit kriminal

By: berti
25 January 2026 at 14:03

Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi, Nevenka Tromp, vlerëson se dëshmitë e dëshmitarëve të nivelit të lartë të thirrur nga mbrojtja në procesin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara në Hagë, kanë pasur një qëllim të qartë: të dëshmojnë mungesën e qëllimit kriminal të të akuzuarve. Sipas Tromp, zgjedhja e emrave me peshë diplomatike e ushtarake nuk ishte…

Source

Papa Ditën Botërore e Komunikimeve Sociale: Teknologjia duhet t’i shërbejë personit njerëzor, jo ta zëvendësojë atë

By: berti
25 January 2026 at 13:59

Bot, chatbot, feed, privacy, deepfake, click-bait. Është një vështrim i vëmendshëm ai i Papa Leonit XIV në Mesazhin e tij për Ditën e 60-të Botërore të Komunikimeve Sociale drejt teknologjive të reja, gjuhëve të tyre, valës së risive dhe lehtësive që ato sjellin në jetën e njerëzve dhe të shoqërisë, por edhe drejt paqartësive dhe rreziqeve të shumta – “mashtrimet digjitale” dhe “kibernetika” janë…

Source

I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff: Bisedime të tjera për Ukrainën në Abu Dabi

By: berti
25 January 2026 at 13:51

I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff tha se bisedimet që synojnë t’i japin fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës do të vazhdojnë në Abu Dabi javën e ardhshme, pas negociatave të para të drejtpërdrejta midis dy palëve të premten dhe të shtunën. “Bisedimet ishin shumë konstruktive dhe u bënë plane për të vazhduar bisedat javën e ardhshme në Abu Dabi”, tha Witkoff në një postim në…

Source

Berisha: Gazi lotsjellës i skaduar, helm që u përdor ndaj protestuesve, do të denoncohet

By: berti
25 January 2026 at 13:48

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot në një konferencë se protesta e mbrëmshme u dominua nga të rinjtë, teksa dënoi sjelljen e Policisë së Shtetit ndaj protestuesve “Protesta pati një risi jashtëzakonisht të rëndësishme dhe themelore. Ajo u dominua nga rinia, nga të rinjtë dhe adoleshentët.”, tha Berisha. Kreu i PD u shpreh se ky është një ogur i bardhë për shqiptarët.

Source

Ndërron jetë në Shkodër rumuni i arrestuar për “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”

By: berti
25 January 2026 at 13:43

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon opinionin publik se sot, në Institucionin e Ekzekutimin e Vendimeve Penale në Shkodër, ka ndërruar jetë shtetasi Nicolae Ionnut Erion Deliver, i datëlindjes 23.03.2005, lindur në Rumani dhe banues në Shkodër. Ky shtetas ishte arrestuar më datë 07.10.2024 dhe ishte akomoduar në IEVP Shkodër më datë 10.10.2024, me masë sigurimi “Arrest në burg”…

Source

INSTAT: Turizmi gjithëvjetor, 12.4 milionë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë janar–dhjetor 2025, rritje 7%

By: berti
25 January 2026 at 13:41

Flukset hyrëse të shtetasve të huaj në Shqipëri vijuan të rriten edhe gjatë vitit 2025. Sipas INSTAT, gjatë periudhës janar–dhjetor 2025 në territorin shqiptar kanë hyrë gjithsej 12.5 milionë shtetas të huaj, me një rritje vjetore prej 7% krahasuar me vitin 2024. Europa mbetet rajoni kryesor i këtyre hyrjeve, duke zënë mbi 95% të totalit, me pjesen jugore të kontinentit, qe mban peshën më të madhe.

Source

Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “më qesharaku në botë”

By: berti
25 January 2026 at 13:38

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të dielën se një takim mes anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe kundërshtarëve të tij politikë në vend gjatë vizite në Beograd ishte “më qesharaku në botë”. Vuçiq theksoi për TV Prva se i vjen “shumë keq që njerëzit tanë u kushtuan kaq shumë vëmendje atyre që erdhën”. Ai i quajti eurodeputetët njerëz “krejtësisht të parëndësishëm”.

Source

Berisha: Dje regjimi u trondit nga themelet, qytetarët u bënë zëri i ndërgjegjes se njerëzve të ndershëm

By: berti
25 January 2026 at 12:51

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot një konferencë se protesta e mbrëmshme e PD-së ishte protesta e ndërgjegjes. Berisha theksoi se protestuesit, pjesëmarrës nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit, dolën në rrugë për më shumë se tre orë, duke shprehur revoltën e tyre kundër qeverisjes aktuale. “Dje për tre orë kryengritësit guximtarë morën në dorë Tiranën…

Source

Radio Evropa e Lirë: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan

By: berti
25 January 2026 at 12:47

Për Kosovën nuk do të ishte hera e parë që Rusia kërkon hise në fatin e saj. Nga kundërshtimi i intervenimit të NATO-s më 1999, te krahasimi me Krimenë e aneksuar dhe bllokimi i njohjeve ndërkombëtare, Moska ka luajtur vazhdimisht rolin e kundërshtarit të shtetësisë së saj. Sot, kur marrëdhëniet mes SHBA-së dhe BE-së janë të tensionuara, ky ndikim rus rrezikon të bëhet edhe më i hapur.

Source

Rama: Viti 2026, vendimtar për të dëshmuar gatishmërinë e Shqipërisë për integrimin në BE

By: berti
25 January 2026 at 12:40

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se viti 2026 përbën një moment kyç për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke e cilësuar këtë periudhë si vendimtare për ecurinë e procesit dhe për të ardhmen europiane të vendit. Gjatë podkastit “FLASIM – Episodi 3, Sezoni 6”, Rama u shpreh se ky vit kërkon përkushtim maksimal në zbatimin konkret të reformave…

Source

Efektivat e Batalionit të Forcave Speciale, stërvitje dimërore 72-orëshe “Shigjeta Ilire-26” në kushte ekstreme

By: berti
25 January 2026 at 12:37

Në një postim të bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. njoftohet se Efektivat e Batalionit të Forcave Speciale të Forcave të Armatosura po zhvillojnë stërvitjen dimërore 72-orëshe “Shigjeta Ilire-26” në kushte ekstreme malore, me dëborë dhe temperatura nën zero. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerallejtnant Arben Kingji, bëri të ditur se stërvitja ka për qëllim forcimin…

Source

❌
❌