Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 February 2026Main stream

TikTok u hap në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Bllokimi shërbeu për të hapur një dialog me platformën

By: lindita
5 February 2026 at 14:30

Agjencia për Media dhe Informim sqaron median dhe opinion publik në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave datë 03.02.2026 për heqjen e masave të përkohshme për ndalimin e aksesit në platformën online TikTok. Heqja e masave të përkohshme për ndërprerjen e aksesit në platformën online TikTok është rezultat i një rivlerësimi institucional dhe i adresimit konkret të shqetësimeve që lidhen me…

Source

Berisha për protestën e 10 shkurtit: Betejë, deri në rrëzimin e Ramës

By: lindita
5 February 2026 at 13:24

Kryetari i PD-së, në një dalje për mediat, deklaori se opozita do të vijojë betejën deri në rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti. Berisha pohoi se qytetarët kanë shumë motive për të protestuar kundër qeverisë. “Strategjia e PD është betejë gjer në rrëzimin e Ramës. Ai nuk ka legjitimitet. Jemi shumë mirënjohës sepse një qytetar që të zemërohet ndaj pushtetit të vendit tij, duhet të ketë motive të…

Source

Travel And Tour World: Shqipëria, mes thesareve të fshehura të Europës për turizëm të qetë

By: lindita
5 February 2026 at 11:45

Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një nga destinacionet më tërheqëse të Europës për turistët që kërkojnë qetësi, autenticitet dhe përvoja reale, larg kaosit të turizmit masiv. Shumë media ndërkombëtare e kanë përfshirë Shqipërinë në listën e ashtuquajturve “thesare europiane të fshehura”, vende që ofrojnë pushime të qeta, natyrë të paprekur dhe trashëgimi kulturore të pasur.

Source

Ish-drejtori i burgjeve, Agim Ismajli paraqitet në SPAK

By: lindita
5 February 2026 at 10:59

Agim Ismajli, ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve është paraqitur këtë të enjte në SPAK. Agim Ismaili akuzohet për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Source

Rama mbërrin në Pallatin Apostolik të Vatikanit, pritet nga Prefekti i Shtëpisë Papnore

By: lindita
5 February 2026 at 10:46

Kryeministri Edi Rama u prit sot në Pallatin Apostolik të Vatikanit, nga prefekti i Shtëpisë Papnore dhe zotërinj të Shenjtërisë së Tij, papa Leone XIV. Pritja i paraprin audiencës që kryeministri Rama do të ketë me papa Leonen XIV, në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, djali Zaho dhe delegacioni që e shoqëron, kryeministri Edi Rama ka…

Source

Ministrja Sala në Milano: Diskutime për ngritjen e Institutit të Tumoreve në Shqipëri

By: lindita
5 February 2026 at 09:39

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Evis Sala, ka zhvilluar një vizitë në Institutin Kombëtar të Tumoreve në Milano, ku është takuar me presidentin Gustavo Galmozzi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sala u shpreh se me Galmozzi u diskutua për ngritjen e institutit të Tumoreve në Shqipëri. “Takime frytëdhënëse në Institutin Kombëtar të Tumoreve në Milano.

Source

Kriza e blegtorisë, importet e bulmetit u rritën me 62% ndërmjet 2021-2025

By: lindita
5 February 2026 at 09:21

Bilanci tregtar i Shqipërisë për produktet e shportës po dëshmon një varësi gjithnjë e më të theksuar nga importet jashtë vendit. Sipas të dhënave të INSTAT nga tregtia e jashtme, kategoria “Produkte bulmetore, vezët dhe mjalti” ka pësuar një rritje të fortë të vlerës së importit, duke u ngjitur nga 6.8 miliardë lekë në vitin 2024, në rreth 7.7 miliardë lekë në vitin 2025.

Source

Vranësira dhe reshje shiu në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

By: lindita
5 February 2026 at 09:18

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatar e deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh prej orëve të mesditës kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit…

Source

Kryeministri Rama në Vatikan: Ndjesia e veçantë në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë

By: lindita
5 February 2026 at 09:08

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga vizita e tij në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, Regina di Albania në Vatikan. “Dhe me ndjesinë e veçantë të vizitës në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, Regina di Albania, e në vigjilje të takimit me Atin e Shenjtë, ju uroj një ditë sa më të paqtë”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale. (kliko video)…

Source

Yesterday — 4 February 2026Main stream

Bashkia Elbasan e angazhuar pranë fermerëve për zhvillimin e bujqësisë dhe Skemën Kombëtare 2026

By: lindita
4 February 2026 at 15:27

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, Ministri i Bujqësisë e Zhvillimit Rural Andis Salla, kryetari i Bashkisë së Peqinit Bukurosh Maçi dhe drejtoresha e AZHBR-së zhvilluan një takim me fermerët e Elbasanit dhe Peqinit, në kuadër të takimeve për Skemën Kombëtare 2026. Ishte një diskutim i hapur dhe shumë i vlefshëm për nevojat reale të bujqësisë në territoret e dy bashkive.

Source

Prokuroria e Durrësit njoftim zyrtar për mbetjet e Kurum: Rrezik për shëndetin e njeriut dhe mjedisin

By: lindita
4 February 2026 at 14:36

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, informon opinionin publik se, ka kryer dhe vijon të kryejë veprime hetimore në kuadër të procedimit penal Nr.1596 viti 2024, të regjistruar për veprat penale: ‘Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, “Falsifikimi i dokumentave”…

Source

Kryeministri vizitë zyrtare në Vatikan, do të pritet në audiencë nga Papa Leoni XIV

By: lindita
4 February 2026 at 14:30

Kryeministri Rama është nisur për një vizitë zyrtare në Vatikan, ku do të pritet në audiencë nga Papa Leoni XIV. Kryeministri shoqërohet nga bashkëshortja e tij znj.Linda Rama dhe delegacioni. Kryeministri do të vizitojë Pallatin Apostolik të Vatikanit, ku do të pritet në oborrin “San Damaso”, nga Prefekti i Shtëpisë Papnore dhe Zotërinj të Shenjtërisë së Tij. Pritja do t’i paraprijë…

Source

Reagon sërish Rama ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve

By: lindita
4 February 2026 at 12:59

Reagimi i plotë i Kryeministrit Rama në platformën “X”: Paska dalë edhe një shoqatë prokurorësh e re – ende e paregjistruar deri tani sipas ligjit, po brenda afatit për regjistrim – e cila ka deklaruar solidaritet me shoqatat e gjyqtarëve, duke kërkuar “që të mos ulen pagat”!!! Pra, orvajtja absurde e kategorisë më të privilegjuar të piramidës së pagave të shtetit shqiptar, për t’ia rritur…

Source

Rama me studentët e ekselencës: Rreth 1600 të punësuar përmes programit për punësimin e të rinjve

By: lindita
4 February 2026 at 12:04

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në eventin e organizuar për praktikat e punësimit për studentët e ekselencës. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se nga ky program i është dhënë mundësia 1600 personave që të punësohen. Kryeministri foli edhe për projektin “Garanci Rinore” që siç tha Rama ka për qëllim të ofrojë trajnime e mundësi konkrete për të rinjtë. “Unë jam bërë besimtar i fortë…

Source

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, vizitë zyrtare në Kongresin Amerikan

By: lindita
4 February 2026 at 11:50

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në krye të një delegacioni parlamentar, po zhvillon një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Kongresin Amerikan, Kryetari Peleshi dhe delegacioni parlamentar zhvilluan takime me Kryetarin e Nënkomisionit për Evropën në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Keith Self, si edhe me Kryetarin e Nënkomisionit për Qeverisjen…

Source

Banorët e Velipojës sërish në protestë, përplasen me policinë

By: lindita
4 February 2026 at 11:24

Ka nisur me përplasje me policinë edhe dita e tretë e protestave në Rrrjoll të Velipojës. Banorët tentuan t’i bllokojnë rrugën makinerive të punëve. Një banor ka rënë pa ndjenja teksa janë në pritje të ambulancës. Sipas banorëve, atyre po u vidhet prona, duke theksuar se fillimi i punimeve është i paligjshëm, pasi në ditët në vijim pritet të zhvillohet edhe seanca gjyqësore për pronësinë.

Source

Përfundon ndërtimi i argjinaturës në lagunën e Karavastasë

By: lindita
4 February 2026 at 10:30

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka përfunduar ndërtimi i argjinaturës në lagunën e Karavastasë dhe se kjo ndërhyrje garanton gjithashtu funksionimin normal të sistemit të kullimit drejt hidrovorit. “Përfundojnë punimet për argjinaturën në Karavasta, që mbron tokat bujqësore të Bedatit nga ujërat e Adriatikut dhe garanton funksionimin e sistemit të kullimit drejt Hidrovorit…

Source

Rekomandimi i mediave të huaja: Çfarë mund të vizitoni në Shqipëri në vetëm shtatë ditë?

By: lindita
4 February 2026 at 09:38

Shqipëria po kthehet me shpejtësi në një nga destinacionet më të kërkuara turistike në Evropë, falë bukurive natyrore, trashëgimisë historike dhe çmimeve konkurruese, shkruan faqja turistike ”Turisti per caso”. Një udhëtim 7-ditor mjafton për të zbuluar esencën e vendit, duke përfshirë qytete historike, peizazhe malore dhe plazhe që rivalizojnë destinacionet më të famshme të Mesdheut. Tirana…

Source

Before yesterdayMain stream

Sigurimi i banesave bëhet i detyrueshëm: Qeveria zbardh formulën e tarifës për pronarët

By: lindita
3 February 2026 at 19:22

Qeveria ka bërë gati projektligjin për sigurimin e banesave me detyrim, një mekanizëm ligjor që sipas saj synon të mbulojë humbjet që mund të pësojnë pronarët e banesave nga tërmetet dhe përmbytjet. Drafti i cili ka shkuar në Parlament parashikon kompensimin e shpejtë të tyre në rast të fatkeqësive. “Modeli i sigurimit të detyrueshëm është frymëzuar nga praktikat e suksesshme ndërkombëtare…

Source

Kontrolle në burgun e Fierit, gjendet një sasi e dyshuar lëndë narkotike

By: lindita
3 February 2026 at 14:40

Një sasi e dyshuar lënde narkotike është konstatuar gjatë një kontrolli fizik në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ushtrimit të kontrollit trupor në ambientet e dhomës së kontrollit, shtetasit S. P. iu gjet një sasi e dyshuar si lëndë narkotike, e fshehur poshtë pjesëve intime. Nga verifikimet rezultoi se S. P.

Source

❌
❌