Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 17 January 2026Main stream

Pas deklaratës së fortë të Leonora Jakupit në BBVK, reagon familja e Dolces

By: gaze tare
17 January 2026 at 22:42

Deklarata e bërë nga këngëtarja Leonora Jakupi gjatë Prime të mbrëmshëm të Big Brother VIP Kosova lidhur me Dolcen, ka shkaktuar reagime të shumta, por më i komentuar ka qenë reagimi i familjes së Dolces. Në përballjen verbale me Leonorën, Dolce u përball me tone ironike dhe kritika të drejtpërdrejta, të cilat sipas familjes së saj ishin të panevojshme dhe fyese.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, familjarët e Dolces kanë shprehur qëndrimin e tyre, duke theksuar se ajo ka hyrë në format për të treguar vlerat dhe karakterin e saj, jo për të marrë pjesë në sulme personale. “Kur gjykon mua, shpejt harron të kaluarën tënde. Pastaj në moshën që ke, normal që vetëm gjumi të ka ngelur”, thuhet ndër të tjera në reagim, duke lënë të kuptohet se deklaratat e Leonorës janë konsideruar jo vetëm të papërshtatshme, por edhe personale.

Screenshot

Ky moment ka tërhequr vëmendjen e publikut, i cili ka komentuar gjerësisht mbi marrëdhëniet brenda shtëpisë dhe tensionet mes banorëve. Reagimi i familjes ka shtuar edhe më shumë debatet në rrjetet sociale, duke treguar se çdo deklaratë e bujshme brenda Big Brother VIP Kosova ka jehonë edhe jashtë shtëpisë.

Ndërkohë, Dolce duket se po përpiqet të lërë pas tensionet e mëparshme, duke shijuar lidhjen e saj të re me Lim Hotin, pas periudhës së ngarkuar emocionale me Edin.

The post Pas deklaratës së fortë të Leonora Jakupit në BBVK, reagon familja e Dolces appeared first on iconstyle.al.

Deklarat e Keijsit për Mirin, këngëtari i kërkon avokatit të ngrejë padi!

By: gaze tare
17 January 2026 at 22:34

Disa debate të ashpra kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ku protagonistët kryesorë ishin Miri dhe Keijsi.

Të dy banorët kaluan në ofendime dhe përplasje, me Mirin që gjatë Prime-t të së shtunës i kërkoi avokatit të tij të ngrinte padi ndaj Keijsit për deklaratën e tij në Prime-t të kaluar, ku u shpreh se këngëtari ka blerë lule në dyqanin e Stelinës për një lidhje jashtëmartesore.

Miri: I bëj thirrje avokatit tim dhe personit që kam përgjegjës përjashta për të ngritur një padi për Kiejsin për prishje imazhi, denigrim të figurës time dhe familjes time. Ai avokat të marrë masa dhe ta çojë çështjen deri në fund. Kjo çështje nuk duhet të qëndrojë vetëm në ekran. Nuk mund të lejoj një personazh si Keijsi të merret me imazhin tim. Baza është te Prime i kaluar kur ky person shpifi për mua që çoj lule atje ku i çoj. Plus edhe fjalori që ka përdorur për mua që pas atij Prime. Fjalorin kaq të ulët llum e ka nisur Keijsi duke më thënë morr, morracak, do të shtyp, do të gjuaj me shapkë, do të nxjerr përjashta edhe ca fjalë të tjera. Reagimi im do vijë njëherë dhe kërkoj falje për atë fjalor që kam përdorur, por do vijë një kundër-reagim. I gjithë fjalori im është kundërpërgjigje kur ky personazh bashkë me të tjerë kanë denigruar figurën time jashtë. E kam vetëm me Keijsin personalisht. Ajo padi nis me shpifjen që ka bërë Prime-n e kaluar. Shpifje është kur thotë ke marrë lule në dyqanin x person dhe ja ke çuar dashnores.

Keijsi: Sidomos këtë javë, gjithë ato që kanë dalë nga goja ime kanë qenë kundërpërgjigje ndaj ofendimeve. Filloi që te pulsanti me Kristin. Vjen Miri që thotë e di ti çfarë bëhet jashtë. Këto gjëra që i kam thënë unë janë kundërpërgjigje. Ofendimi tjetër, kur unë i kam thënë Kristit zonjushë, unë jam bullizuar. Kurse kur zotëria më ka thënë mbretëresha, qen i ngordhur dhe kur i kthej unë përgjigje më hidhen të gjithë në fytyrë. Të bëj një burrë për një krevat dhe fjalët që i ka thënë Eriku burrë-grash…

Miri: Ma shpjego pak burrë-grash.

Erik: Burrë që merret me fjalët e grave.

Miri: Jo, unë jam burrë i vetëm një gruaje.

Angelo: Është absurde që na i solli Keijsi të gjitha këto në shtëpi, kafshë pylli ishte fjala më e rëndë deri atëhere dhe tani dëgjojmë ofendimet më të rënda. Do të të nxjerrë publiku shqiptar.

Erik: Konteksti burrë-grash është si një burrë që merret me llafe grash. Nuk ma tregon dot Miri se me kë do rri unë.

The post Deklarat e Keijsit për Mirin, këngëtari i kërkon avokatit të ngrejë padi! appeared first on iconstyle.al.

‘Prime’ nis me një surprizë, Kristi prezanton këngën e re të bërë për Selin

By: gaze tare
17 January 2026 at 21:25

Spektakli i sotëm i Big Brother VIP Albania ka nisur me një surprizë të veçantë nga një prej banorëve më të ndjekur të shtëpisë. Kristi ka zgjedhur të prezantojë për publikun këngën e tij të dedikuar Selinës, e cila mban titullin “Tunde moj Selinë”.

Kjo këngë është performuar më parë nga Kristi brenda shtëpisë, duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe krijuar momente argëtuese. Një pjesë e refrenit të saj, “Tunde moj Selinë tunde, të dalë nami në katunde”, ka qenë veçanërisht e njohur dhe shpesh herë e kënduar gjatë ditëve të kaluar në shtëpi.

Gjatë spektaklit, Kristi jo vetëm që këndoi këngën live për Selinën, por i premtoi edhe se ajo do të jetë pjesë e videoklipit të tij, duke i dhënë kështu një dimension më personal dhe të veçantë performancës. Banorët dhe publiku patën mundësinë të ndjenin atmosferën e ngrohtë dhe argëtuese që krijoi kënga, e cila për herë të parë është performuar edhe gjatë darkës për festën e Vitit të Ri.

Ky moment ka shërbyer jo vetëm si një akt muzikor, por edhe si një mënyrë për të forcuar lidhjen mes Kristit dhe Selinës, duke shtuar emocionin dhe dinamizmin brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri. Publiku tashmë pret me padurim edhe videoklipin e këngës, i cili premton të jetë një tjetër surprizë e këndshme dhe një reflektim i marrëdhënies mes dy banorëve.

The post ‘Prime’ nis me një surprizë, Kristi prezanton këngën e re të bërë për Selin appeared first on iconstyle.al.

Studimi: Njerëzit që irritohen pa arsye kur u duhet të përsërisin veten, janë më inteligjentë se të tjerët!

By: gaze tare
17 January 2026 at 20:42

Studime të ndryshme në fushën e psikologjisë sugjerojnë se njerëzit që irritohen lehtësisht kur u duhet të përsërisin veten mund të kenë nivel më të lartë inteligjence sesa mesatarja. Sipas ekspertëve, kjo lidhet me mënyrën se si individët inteligjentë përpunojnë informacionin dhe shprehin mendimet e tyre.

Personat me inteligjencë të lartë priren të mendojnë gjatë dhe me kujdes para se të flasin. Ata i strukturojnë fjalët me qëllim që mesazhi i tyre të jetë i qartë dhe i saktë. Për këtë arsye, kur ndihen sikur nuk po dëgjohen ose nuk po kuptohen, përsëritja e së njëjtës gjë u shkakton frustrim të menjëhershëm. Ky reagim nuk lidhet domosdoshmërisht me mungesë durimi, por me ndjenjën e mosvlerësimit të asaj që po thonë.

Davidson Institute thekson se individët shumë të talentuar apo me inteligjencë të theksuar shpesh shfaqin ndjeshmëri emocionale më të lartë. “Emocionet intensive dhe ndjeshmëria e shtuar që shoqëron personat shumë të dhuruar mund të çojë në frustrim dhe shpërthime emocionale”, shpjegojnë ekspertët e institutit. Kjo do të thotë se, edhe kur nga jashtë duken të qetë dhe të përmbajtur, brenda tyre mund të ndihen të tensionuar.

Psikologët sqarojnë se ky fenomen është i zakonshëm tek njerëzit që kanë pritshmëri të larta nga komunikimi dhe nga bashkëbiseduesit e tyre. Për ta, të qenit i dëgjuar dhe i kuptuar është thelbësore. Prandaj, irritimi nga përsëritja nuk duhet parë gjithmonë si sjellje negative, por si një tregues i mënyrës se si funksionon mendja e tyre dhe sa rëndësi i japin komunikimit të qartë dhe efektiv.

The post Studimi: Njerëzit që irritohen pa arsye kur u duhet të përsërisin veten, janë më inteligjentë se të tjerët! appeared first on iconstyle.al.

Londrimi–Dolces: Një femër si ti s’duhej me ra për një mashkull si Limi

By: gaze tare
17 January 2026 at 20:07

Një situatë e tensionuar është zhvilluar sot mes Dolces dhe Londrimit, e cila ka rikthyer në vëmendje afrimitetin e saj me Limin, një temë që po komentohet gjerësisht si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë. Diskutimi mes dy banorëve erdhi si pasojë e sjelljes së fundit të Dolces ndaj Limit, duke shtyrë Londrimin që t’i shprehë hapur pakënaqësinë dhe mendimin e tij për këtë situatë.

Londrimi nuk i kurseu fjalët, duke e konsideruar të papranueshme afrimin e saj me një personazh si Limi, sidomos duke pasur parasysh historinë e tij me Albën. “Shoku më i madh edhe jashtë është, po ta them me shumë sinqeritet, një femër si Dolce që njihet si Diva, qysh të kemi vlerësu krejt, për dy ditë bjen për shembull për një mashkull si Limi që ia bën këtë gjë Albës”, i tha ai Dolces gjatë bisedës.

Nga ana tjetër, Dolce u shpreh e prerë se situata e kaluar mes Limit dhe Albës nuk ka lidhje me të dhe se ajo ka krijuar mendimin e saj personal për të. “Nuk është punë për mua ajo, unë e njoh Limin e di si është”, ia ktheu ajo përgjigjen, duke lënë të kuptohet se nuk ndikohet nga opinionet e të tjerëve.

Afrimiteti mes Dolces dhe Limit ka qenë një nga temat më të diskutuara edhe në prime-in e mbrëmshëm, për shkak të historisë së mëparshme që Limi ka pasur me Albën, gjithashtu banore e këtij edicioni. Gjatë prime-it, Limi dhe Alba patën një përballje të ashpër, ku Alba e akuzoi atë hapur për gënjeshtra, duke shtuar edhe më shumë tensionin dhe debatet rreth kësaj tresheje që po mban në ankth publikun.

The post Londrimi–Dolces: Një femër si ti s’duhej me ra për një mashkull si Limi appeared first on iconstyle.al.

Studimi: Tatuazhet mund të tregojnë inteligjencë dhe edukim të lartë

By: gaze tare
17 January 2026 at 15:22

Një studim i fundit mbi 1,753 studentë në SHBA ka nxjerrë në pah një lidhje surprizuese midis tatuazheve dhe niveleve të larta të inteligjencës dhe edukimit. Sipas të dhënave, 14% e studentëve të intervistuar kanë të paktën një tatuazh, ndërsa rreth 4% raportuan se kanë 7 ose më shumë piercings dhe/ose 4 ose më shumë tatuazhe.

Studimi sugjeron se të rinjtë me edukim të lartë po e shohin tatuazhin jo thjesht si modë, por si një formë shprehjeje personale dhe identiteti. Një pjesë e studiuesve theksojnë se individët me tatuazhe shpesh janë më kreativë, të hapur ndaj përvojave të reja dhe të vetëdijshëm për veten e tyre, gjë që mund të lidhet me suksesin akademik dhe profesional.

Ky zbulim sfidon stereotipet tradicionale, sipas të cilave tatuazhet lidhen kryesisht me rebelim ose rrezik. Përkundrazi, rezultatet tregojnë se shumë studentë të edukuar, që ndjekin universitetet më të mira, zgjedhin të inkorporojnë tatuazhet në jetën e tyre si një shprehje arti dhe individualiteti.

Sipas autorëve të studimit, kjo tendencë mund të reflektojë edhe një ndryshim kulturor më të gjerë, ku shprehja e vetes përmes tatuazheve po bëhet gjithnjë e më e pranueshme në mjediset akademike dhe profesionale.

Tatuazhet, pra, nuk janë thjesht art në lëkurë, por shpesh edhe një tregues i vetëdijes dhe kreativitetit.

The post Studimi: Tatuazhet mund të tregojnë inteligjencë dhe edukim të lartë appeared first on iconstyle.al.

Tragjedia në Durrës: Gjykata lë në burg drejtuesin e aksidentit, 18-vjeçarja Vikena Greku përcillet për në banesën e fundit

By: gaze tare
17 January 2026 at 15:09

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 26 vjeçarin Arbër Xhaxhaj, i dyshuar si shkaktari i aksidentit të rëndë rrugor ku humbi jetën 18 vjeçarja Vikena Greku dhe u plagosën dy persona të tjerë.

Vendimi u mor pas seancës për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit dhe caktimin e masës së sigurisë, në kuadër të çështjes penale nr. 26 Akti. Xhaxhaj dyshohet për kryerjen e veprave penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal, si dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, sipas nenit 290 paragrafi 3 të Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e përfaqësuar nga prokurorja Matilda Fetau, kërkoi masën e arrestit në burg. Çështja u shqyrtua nga gjyqtari i gatshëm Orgent Nazaj, ndërsa seanca gjyqësore u zhvillua më 17 janar 2026, në orën 10:00. Në përfundim të shqyrtimit, gjykata vendosi lënien në burg të të dyshuarit.

Sipas policisë, Arbër Xhaxhaj u arrestua natën e 15 janarit, menjëherë pas aksidentit të ndodhur te ura e Dajlanit në Durrës. Dyshohet se 26 vjeçari po drejtonte automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me barrierat anësore të urës, duke rënë më pas nga ajo.

Nga aksidenti humbi jetën 18 vjeçarja Vikena Greku, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur.

Ndërkohë, dalin detaje të reja mbi jetën e të resë që humbi jetën tragjikisht. 18 vjeçarja Vikena Greku jetonte prej disa vitesh në Gjermani së bashku me prindërit e saj, Vullnet dhe Valbona Greku, si dhe me vëllain e saj të vogël.

Burime pranë familjes bëjnë me dije se Vikena ishte kthyer në Shqipëri për të takuar gjyshërit e saj. Pas largimit të prindërve në Gjermani vite më parë, Vikena dhe vëllai i saj i vogël, Nevio, kishin qëndruar me gjyshërit në fshatin Dyshnik të Beratit, ku kishin ndjekur edhe shkollën 9 vjeçare. Më pas, pasi prindërit arritën të përgatisin dokumentacionin e nevojshëm, fëmijët u bashkuan me ta në Gjermani.

Sipas familjarëve, Vikena kishte vite pa u kthyer në Shqipëri dhe malli për gjyshërit e riktheu në vendlindje. Sot, familja Greku ka hapur dyert e mortit për të përcjellë mes dhimbjesh dhe lotësh vajzën e tyre, e cila humbi jetën në lulen e rinisë./REFORMA

The post Tragjedia në Durrës: Gjykata lë në burg drejtuesin e aksidentit, 18-vjeçarja Vikena Greku përcillet për në banesën e fundit appeared first on iconstyle.al.

Ish-partnerja padit Elon Musk për imazhe të rreme seksuale të gjeneruara nga AI

By: gaze tare
17 January 2026 at 14:53

Ashley St Clair, influencuese dhe nëna e njërit prej fëmijëve të Elon Musk, ka ngritur një padi kundër kompanisë së inteligjencës artificiale të miliarderit, duke akuzuar chatbot-in Grok për krijimin dhe shpërndarjen e imazheve të saj seksuale pa pëlqimin e saj. Padia u dorëzua në gjykatën e shtetit të Nju Jorkut dhe vjen pas një imazhi të gjeneruar nga AI, ku Ashley shfaqej me bikini, që kishte qarkulluar në internet.

Influencuesja pretendon se i kishte kërkuar kompanisë të ndalonte prodhimin e kësaj lloj përmbajtjeje, por Grok vazhdoi të krijonte dhe shpërndante imazhe që ajo i cilëson si “seksualisht abuzive, intime dhe degraduese”. Sipas saj, kjo praktikë ka dëmtuar imazhin dhe privatësinë e saj, duke ngritur shqetësime serioze mbi përdorimin e inteligjencës artificiale për krijime të tilla.

Ky zhvillim vjen vetëm disa orë pasi Elon Musk njoftoi se kompania kishte zbatuar kufizime për redaktimin e imazheve në Grok, duke penguar që përdoruesit të manipulonin foto të njerëzve të vërtetë me bikini ose të brendshme. Masa vlen për të gjithë, përfshirë abonentët.

Sistemi Grok ka ngjallur shqetësime ndërkombëtare, me qeveri nga Evropa e deri në Azi që po ndjekin nga afër përdorimin e AI për material të paligjshëm ose seksualisht eksplicit. Në Shtetet e Bashkuara, disa organizata për të drejtat civile kanë bërë thirrje që aplikacioni të bllokohet nga dyqanet e aplikacioneve, duke theksuar rreziqet për privatësinë dhe sigurinë e përdoruesve.

The post Ish-partnerja padit Elon Musk për imazhe të rreme seksuale të gjeneruara nga AI appeared first on iconstyle.al.

“Ajo është çik më k*rvë se ty”, degradon situata mes Limit dhe Albës në “BBVK”

By: gaze tare
17 January 2026 at 14:34

Pamje të rënda dhe tronditëse kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta nga publiku, pas një përballjeje mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova 4, Albës dhe Limit. Videoja, e cila nuk është transmetuar asnjëherë në Prime apo në kanalet zyrtare të spektaklit, tregon një moment të tensionuar që nxiti shqetësim tek ndjekësit.

Sipas pamjeve, gjithçka nis nga një deklaratë fyese e Limit ndaj Albës, ku ai përdor një gjuhë të rëndë dhe denigrues, “ajo është çik më kurvë se ty”. Reagimi i Albës ishte i menjëhershëm; ajo shpërthen në lot dhe dëgjohet duke bërtitur, ndërsa disa banorë të tjerë ndërhyjnë për të qetësuar situatën.

Si the?! Çfarë the? Ore ti çfarë je duke thënë që ajo është çik më k*rvë se unë? Çfarë është ajo fjalë që më thua? Pse ma the ashtu? O i poshtër!

Tensioni mes tyre eskalon shpejt, me Alben që i drejtohet Limit duke e quajtur “të poshtër” dhe duke kërkuar sqarim për akuzat e tij, ndërsa Limi përgjigjet me replika provokuese, pa dhënë shpjegime të qarta.

Një nga aspektet që ka ngritur debate të shumta është fakti se këto pamje janë mbajtur larg syrit të publikut nga produksioni dhe nuk janë transmetuar kurrë gjatë spektaklit.

View this post on Instagram


The post “Ajo është çik më k*rvë se ty”, degradon situata mes Limit dhe Albës në “BBVK” appeared first on iconstyle.al.

Selin-Mirit: Je si babi im, banori: A do ta takoj ndonjëherë?

By: gaze tare
17 January 2026 at 13:41

Miri dhe Selin kanë biseduar së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP 5, ku gjatë dialogut është përmendur edhe babai i banores.

Teksa Miri po i përsëriste një mendim, Selin iu drejtua me fjalët: “Më duket sikur e kam përballë, por nuk e beson njeri”, duke lënë të kuptohet ngjashmëria mes babait dhe situatës aktuale.

Më pas këngëtari e pyeti nëse do ta takonte ndonjëherë jashtë shtëpisë, dhe balerina iu përgjigj me rezervë: “Nuk e di, ndoshta edhe e ke mërzitur”. Ky moment ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, pasi jashtë shtëpisë babai i Selinit ka qenë kritik ndaj Mirit, duke e quajtur atë “zhigolo dhe pervers” dhe duke thënë se ai bën gjithçka për famë dhe lekë.

Pjesë nga biseda mes dy banorëve:

Selin: Nuk e beson njeri. Po ti je fiks, fiks, fiks.

Miri: Fiks si çfarë?

Selin: Fiks si ta kam lënë emrin. Fiks sikur e kam përballë, por s’e beson njeri.

Miri: A do ta takoj ndonjëherë?

Selin: S’e di. Ndoshta edhe e ke mërzitur.

Miri: Jo, s’kam mërzitur njeri. Edhe ai e di se çfarë bëj unë këtu.

Selin: S’e di.

Miri: E di pra. Kur thua fiks, ai e kupton se çfarë bëj unë.

The post Selin-Mirit: Je si babi im, banori: A do ta takoj ndonjëherë? appeared first on iconstyle.al.

Zbulohet e vërteta e fotos së Gjestit që bëri bujë në rrjet

By: gaze tare
17 January 2026 at 13:32

Gjatë ditës së djeshme, rrjetet sociale u pushtuan nga një fotografi ku shihej artisti Gjesti pranë një vajze, imazh i cili u përhap me shpejtësi dhe u interpretua nga shumë ndjekës si një paralajmërim për rikthimin e tij në muzikë. Fotoja u konsiderua nga fansat si provë e xhirimeve të një videoklipi të ri, që supozohej të shënonte rikthimin e artistit në skenë pas periudhës së vështirë emocionale, të shkaktuar nga humbja e vëllait të tij.

Megjithatë, pas një verifikimi të kujdesshëm mbi origjinën e imazhit, rezulton se e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që u aludua fillimisht. Fotoja që qarkulloi gjerësisht në rrjet nuk është reale, por është krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (AI). Përdorimi gjithnjë e më i shpeshtë i këtyre teknologjive ka sjellë konfuzion te publiku, duke bërë që shumë ndjekës të besojnë në një rikthim të menjëhershëm të artistit përmes një projekti vizual.

Nga ana tjetër, burime pranë Prive By Liberta Spahiu bëjnë të ditur se, ndonëse imazhi ishte i rremë, Gjesti nuk ka qëndruar duarkryq. Ai po punon intensivisht në studio muzikore, duke u fokusuar në krijimin e këngëve të reja dhe duke shprehur përmes muzikës emocionet e tij të forta. Aktualisht, nuk ka nisur asnjë xhirim klipi, siç u pretendua në postimet virale.

Rikthimi i Gjestit po pritet me interes të madh nga publiku, i cili i ka qëndruar pranë artistit me mbështetje dhe mesazhe ngushëllimi gjatë muajve të fundit. 

The post Zbulohet e vërteta e fotos së Gjestit që bëri bujë në rrjet appeared first on iconstyle.al.

“Niveli yt janë këmbët përpjetë”, ‘plas’ keq mes Keijsit dhe Brikenës

By: gaze tare
17 January 2026 at 12:22

Një debat i fortë ka shpërthyer së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke tensionuar ndjeshëm atmosferën mes banorëve. Këtë herë, përplasja ka qenë mes Brikenës dhe Keijsit, dy prej personazheve që deri më tani nuk kishin pasur konflikte të theksuara mes tyre.

Situata nisi krejt papritur, në një moment që fillimisht dukej i qetë dhe pa asnjë ngarkesë emocionale. Të dy ndodheshin në oborr, duke shijuar akullore së bashku me banorë të tjerë. Sipas pamjeve të transmetuara, Brikena iu drejtua Keijsit me shaka, duke i thënë se e kishte parë “me këmbët përpjetë”. Komenti, i cili nga ana e saj u perceptua si humor, nuk u prit aspak mirë nga Keijsi.

Reagimi i tij ishte i menjëhershëm dhe mjaft i ashpër. Keijsi e akuzoi Brikenën për sjellje të pahijshme dhe për kalim të kufijve të respektit, duke e kthyer situatën në një debat të nxehtë përpara banorëve të tjerë. “Niveli yt janë këmbët përpjetë? The e mban akulloren në gojë gjithë ditën”, iu drejtua ai Brikenës, fjalë që ndezën edhe më shumë tensionin mes tyre.

Debati u shoqërua me replika të forta dhe tone të larta, ndërsa banorët e tjerë mbetën të habitur nga përshkallëzimi i situatës për një shaka të thënë pa menduar pasojat. Kjo përplasje tregon edhe një herë se marrëdhëniet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania po bëhen gjithnjë e më të brishta.

The post “Niveli yt janë këmbët përpjetë”, ‘plas’ keq mes Keijsit dhe Brikenës appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi për ditën e sotme, 17 janar 2026

By: gaze tare
17 January 2026 at 11:58

Dashi

Marrëdhënia ne çift do jete edhe me e ngrohte gjate kësaj dite. Do flisni lirshëm për gjithçka qe iu shqetëson dhe se bashku do arrini te zgjidhni çdo gjë. Beqaret do kenë mundësi me shumice për te takuar dashurinë e jetës se tyre. Bëjini sytë katër! Ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni vigjilente dhe te mos kryeni investime shume te mëdha.

Demi

Dite shume e zymte kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk do arrini dot te flisni qetësisht me partnerin dhe mosmarrëveshjet do vazhdojnë te thellohen. Beqaret do kenë një dite paksa me ndryshe. Mundësitë për njohje te reja me persona te veçante do jene te shumta. Ne planin financiar mos i lini pas dore problemet e vogla sepse ato mund te zmadhohen shume.

Binjaket

Asnjë planet nuk do mund ta turbulloje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ju dhe partneri do jeni si një ekip i forte qe mund te përballoni çdo lloj sfide. Beqaret do kenë shume besim tek vetja e tyre dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Ne planin financiar situata do jete me e përshtatshme për te kryer edhe ndonjë investim me tepër sesa zakonisht.

Gaforrja

Edhe për ju kjo dite do jete mjaft e vështirë. Do keni shume debate me atë qe keni ne krah dhe nuk do arrini t’i zgjidhni dot telashet. Beqaret do vazhdojnë te jene gjithë kohës ne kërkim, por nuk do kenë shume fat. Mundohuni te qëndroni me tepër kohe me miqtë. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri. Do mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Luani

Te dashuruarit do jene te gatshëm te bëjnë çfarëdo lloj sakrifice vetëm për t’ia kaluar sa me mire me personat qe kane ne krah. Beqaret do kenë takime pafund dhe do mund te zgjedhin cilin person te duan. Shfrytëzojeni ditën sepse nuk vijnë gjithmonë kohe te tilla. Financat do kenë tronditje te mëdha, kështu qe matuni mire para se te hidhni çdo lloj hapi.

Virgjeresha

Nuk do kuptoheni shume mire me atë qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe here pas here mund te debatoni. Ju do jeni me kokëfortët ne fakt sepse ai do beje edhe ndonjë lëshim. Kujdes! Beqaret do kenë takime, por duhet te reflektojnë me kujdes para se te hedhin çdo hap. Situata financiare do ketë përmirësime, megjithatë nuk duhen bere menjëherë shpenzime marramendëse.

Peshorja

Do jeni shume besnike ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe askush nuk do mund t’iu beje dot për vete edhe pse do mundohet. Dashuria pe rate qe keni ne krah kalon çdo kufi. Beqaret nuk do kenë shume dëshirë te njihen me persona te rinj dhe do mbeten me te njëjtin status. Ne planin financiar mos bëni asnjë çmenduri sepse do keni probleme serioze.

Akrepi

Do keni shume rivale ne dashuri gjate kësaj dite kështu qe mbajeni pranë partnerin dhe surporizojeni atë gjate gjithë kohës. Beqaret nuk do jene shume te sigurte për atë qe duan dhe nuk do dine çfarë te bëjnë kur t’iu bëhen ftesa. Mos u nxitoni për asgjë! Ne planin financiar duhet te jeni me te arsyeshëm dhe nuk do kryeni asnjë shpenzim te tepruar.

Shigjetari

Konfigurimi i yjeve do jete shume i mire sot për jetën sentimentale te çifteve. Do jeni me te dashur dhe me tolerante me personin qe keni ne krah prandaj lidhja juaj do marre një drejtim edhe me pozitiv. Beqaret do kenë propozime te shumta, por do kenë frike te marrin vendime. Me financat duhet te tregoheni vigjilente sepse situata mund te përkeqësohet ndjeshëm.

Bricjapi

Jeta ne çift do jete shume e qëndrueshme sot dhe nuk do keni as problemin me te vogël me personin qe iu ndodhet pranë. Komunikimi dhe toleranca do vazhdoje te jete pika juaj me e forte. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te shpirtit te tyre binjak, por pa ndonjë rezultat konkret. Financat do jene te dobëta për shkak te disa shpenzimeve te detyrueshme qe do iu duhet te kryeni.

Ujori

Dita e sotme do jete një nga me te bukurat e këtij viti. Do kuptoheni me se miri me personin qe keni ne krah dhe do shihni me optimizëm drejt se ardhmes. Beqaret do jene edhe me realiste dhe nuk do kërkojnë me ngulm te krijojnë menjëherë një lidhje. Ne planin financiar duhet te tregoheni paksa me te matur me shpenzimet qe te mos keni probleme serioze.

Peshqit

Dite pozitive kjo për gjithë te dashuruarit. Do flisni për gjithçka me partnerin tuaj dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen me te vogël me te. Beqaret do jene sensuale dhe joshës. Te shumte do jene personat qe do kërkojnë t’iu bëjnë për vete, por vetëm njeri prej tyre do jete fatlumi. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do kryeni investimet e nevojshme.

The post Horoskopi për ditën e sotme, 17 janar 2026 appeared first on iconstyle.al.

Groenlanda si vijë e parë mbrojtëse për SHBA-në dhe NATO-n/ Hartat që shpjegojnë pse Trump dëshiron me ‘kaq zjarr’ blerjen e saj

By: gaze tare
16 January 2026 at 23:29

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, këmbëngul se Uashingtoni duhet të fitojë pronësinë e Groenlandës për arsye sigurie kombëtare, në një kohë kur, pavarësisht kundërshtimeve në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, ekziston një marrëveshje e gjerë mbi rëndësinë strategjike të ishullit Arktik në mbrojtjen e Perëndimit.

Edhe pse shumë amerikanë dhe evropianë besojnë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë të vazhdojnë me blerjen e ishullit Arktik për të forcuar mbrojtjen e tyre në veri, pranohet përgjithësisht se Groenlanda luan një rol vendimtar në mbrojtjen detare dhe raketore të Amerikës së Veriut, por edhe në të gjithë Atlantikun e Veriut.

Vendndodhja e Groenlandës midis oqeaneve Atlantik dhe Arktik

Në shumë harta, thekson Wall Street Journal , Groenlanda duket e largët dhe në mënyrë disproporcionale e madhe. Kjo pjesërisht për shkak të mënyrës se si Toka sferike projektohet në përfaqësime të sheshta kartografike. Por kur ishulli paraqitet në përmasa të sakta, ai duket më i vogël nga sa përshkruhet zakonisht dhe shumë më afër Amerikës së Veriut, e vendosur në qendër të territorit gjeografik të NATO.

Groenlanda është më e madhe se Kalifornia dhe Meksika dhe pothuajse katër herë më e madhe se Teksasi.

Edhe me përshkrime më realiste, Groenlanda mbetet gjigante. Është më e madhe se Kalifornia dhe Meksika, dhe pothuajse katër herë më e madhe se Teksasi. Por përtej madhësisë së saj, ishulli zë një vendndodhje jashtëzakonisht strategjike: ndodhet midis pjesëve të NATO-s në Amerikën e Veriut dhe Evropës, midis NATO-s dhe Rusisë, dhe në skajin lindor të Arktikut.

 

Bazat e NATO-s dhe Rusisë në Arktik

Groenlanda ndodhet aty ku Atlantiku takohet me Oqeanin Arktik. Anijet dhe nëndetëset ruse që nisen drejt jugut nga bazat në rajonin më të gjerë të Arktikut kalojnë nëpër zonat detare midis Groenlandës, Islandës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Norvegjisë. Të gjitha këto zona i përkasin NATO-s dhe konsiderohen pika kritike mbrojtëse për Aleancën.

Ishulli luan gjithashtu një rol kyç në mbrojtjen ajrore të NATO-s. Përgjatë rrugës më të shkurtër ajrore midis Moskës dhe Uashingtonit – një hark i njohur si “distanca maksimale e rrethit” – Groenlanda është afërsisht në gjysmë të rrugës. Për këtë arsye, ajo konsiderohet vija e parë e mbrojtjes së NATO-s në pjesën më të madhe të Arktikut.

Nëse Rusia ose Kina do të lëshonin raketa balistike ndërkontinentale kundër Shteteve të Bashkuara, shumë prej tyre vlerësohet se do të kalonin mbi Groenlandë. Kjo është arsyeja pse SHBA-të mbajnë një bazë të Forcës Hapësinore në ishull, e cila monitoron vazhdimisht qiellin për kërcënime të mundshme.

Nëse Rusia ose Kina do të lëshonin raketa balistike ndërkontinentale kundër SHBA-së, shumë prej tyre do të kalonin mbi Groenlandë. Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara dhe NATO po shqyrtojnë instalimin e pajisjeve shtesë për zbulimin e raketave në Groenlandë dhe zonat përreth.

Gjatë Luftës së Ftohtë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kishin baza ushtarake në të gjithë Groenlandën. Forcat e vendosura atje monitoronin anijet dhe nëndetëset sovjetike dhe ishin të gatshme të mbronin ishullin në rast të një pushtimi ose sulmi. Sot, prania ushtarake amerikane është zvogëluar ndjeshëm, me rreth 150 ushtarë të mbetur në ishull, një numër i reduktuar ndjeshëm nga kulmi prej rreth 15,000 trupash të vendosura në të kaluarën.

The post Groenlanda si vijë e parë mbrojtëse për SHBA-në dhe NATO-n/ Hartat që shpjegojnë pse Trump dëshiron me ‘kaq zjarr’ blerjen e saj appeared first on iconstyle.al.

Before yesterdayMain stream

“A do ta takoj ndonjëherë?”/ Selin bisedon me Mirin për babain e saj: Nuk e di ndoshta e ke mërzitur…

By: gaze tare
16 January 2026 at 22:56

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku në një moment është përmendur dhe babai i banores.

Teksa Miri po i përsëriste një gjë, Selin iu kthye duke i thënë se është fiks si babai i saj: “Më duket sikur e kam përballë, por nuk e beson njeri”.

Më pas këngëtari e pyet nëse do t’a takojë ndonjëherë dhe balerina iu përgjigj: “Nuk e di, ndoshta edhe e ke mërzitur”.

Ndërkohë kujtojmë se babai i Selin ka bërë deklarata të forta kundër Mirit, duke e quajtur atë ‘zhigolo dhe pervers’. Gjatë një bisede telefonike me emisionin “Shqipëria Live”, ai shtoi se sipas tij, Miri bën çdo gjë për famë dhe lekë.

Pjesë nga biseda-

Selin: Nuk e beson njeri. Po je fiks, fiks, fiks.

Miri: Fiks si çfarë?

Selin: Fiks si ta kam lënë emrin. Fiks sikur e kam përballë, por s’e beson njeri.

Miri: A do ta takoj ndonjëherë?

Selin: S’e di. Ndoshta edhe e ke mërzitur.

Miri: Jo, s’kam mërzitur njeri. Edhe ai e di se çfarë bëj unë këtu.

Selin: S’e di.

Miri: E di pra. Kur thua fiks, ai e kupton se çfarë bëj unë.

The post “A do ta takoj ndonjëherë?”/ Selin bisedon me Mirin për babain e saj: Nuk e di ndoshta e ke mërzitur… appeared first on iconstyle.al.

Ish-e dashura padit Elon Musk: Krijoi imazhe intime të rreme të mia

By: gaze tare
16 January 2026 at 22:23

Ashley St Clair, influencuesja dhe nëna e njërit prej fëmijëve të Elon Musk, ka paditur kompaninë e inteligjencës artificiale të miliarderit, duke akuzuar chatbot-in Grok për krijimin e imazheve të rreme seksuale të saj pa pëlqimin e saj.

Kompania dyshohet se gjeneroi informacione të rreme rreth saj. Në padinë e ngritur në gjykatën e shtetit të Nju Jorkut, gruaja, një influencuese me afërsisht një milion ndjekës në X, pretendon se i kërkoi kompanisë të ndalonte prodhimin e këtij lloj përmbajtjeje pasi pa një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale të saj me bikini që qarkullonte në internet. Pavarësisht kërkesës, ajo pretendon se Grok ka vazhduar të gjenerojë dhe shpërndajë “shumë imazhe të rreme seksualisht abuzive, intime dhe degraduese”.

Lajmi për padinë vjen vetëm disa orë pas vendimit të Elon Musk për të kufizuar redaktimin e imazheve në Grok, i cili, siç u përmend, përdor një veçori që praktikisht mund të “zhveshë” njerëz të vërtetë.

“Ne kemi zbatuar masa teknologjike për të parandaluar që llogaria Grok të lejojë redaktimin e imazheve të njerëzve të vërtetë me bikini ose të brendshme”, deklaroi kompania e Musk në një postim në X. “Ky kufizim vlen për të gjithë përdoruesit, përfshirë abonentët”.

Të mërkurën e kaluar, Reuters raportoi në internet se Elon Musk kishte deklaruar se “nuk ishte në dijeni të asnjë imazhi nudo të të miturve të gjeneruar nga Grok”.

Sistemi ka ngritur shqetësime midis qeverive në shumë vende, nga Evropa në Azi, të cilat kanë nisur hetime për të frenuar përmbytjen online të materialeve të paligjshme dhe me përmbajtje seksuale eksplicite. Dhe në Shtetet e Bashkuara, një grup grupesh për të drejtat civile i ka bërë thirrje Apple dhe Google që ta bllokojnë aplikacionin nga dyqanet online.

The post Ish-e dashura padit Elon Musk: Krijoi imazhe intime të rreme të mia appeared first on iconstyle.al.

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

By: gaze tare
16 January 2026 at 21:45

Gjatë spektaklit Alba dhe Limi u përballën në “Prime” të Big Brother VIP Kosova, duke rikthyer në qendër të vëmendjes historinë e tyre të ndërlikuar dhe të mbushur me emocione. Produksioni transmetoi një video përmbledhëse me momentet e fundit mes tyre brenda shtëpisë, e cila shërbeu si pikënisje për një deklaratë të papritur nga Limi.

Limi deklaroi se nuk kishte bashkëjetuar dhe se nuk kishte qenë në një lidhje serioze me Albën, duke mohuar publikisht raportin e tyre. Këto fjalë u pritën me tronditje nga Alba, e cila reagoi menjëherë.

“Për mua nuk është bashkëjetesë kur dikush bën crush në shtëpinë time, kur dikush vjen pe a ftu”, tha Limi.

“Po çka je t’u thënë, si mund ta përdorësh fjalën crush se po më çudit fare, ti vet ke thënë Alba rri me mu”, tha Alba.

“Po gënjen para syve të mi, si mund ta thuash këtë?”, u shpreh ajo mes dënesash, duke e akuzuar Limin se po mohonte një histori që, sipas saj, kishte qenë e vërtetë dhe e sinqertë.

‘Ke thanë se do të rrimë bashkë. Nuk flas detaje, mos na bëj sikur “Playboy” më i madh i shqiptarisë, sepse ti je “playboy standard”. A ke thënë ti që më ke thënë se je e vetmja”, tha Alba.

The post “Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja appeared first on iconstyle.al.

“Stafi i klinikës më ndaloi…”/ Reagimi i Eliona Pitarkës pas akuzave të mjekut për dezinformim te dietave të fëmijëve: Jam e shokuar

By: gaze tare
16 January 2026 at 21:24

Eliona Pitarka ka reaguar publikisht pas deklaratës së mjekut ku ajo viziton vajzat, i cili u shpreh se nuk ka autorizuar përdorimin e emrit të tij për promovime dietash për fëmijë dhe paralajmëroi për kujdes ndaj dezinformimit.

Përmes një sërë postimesh në InstaStory, Eliona thekson se është e tronditur nga mënyra se si po trajtohet situata publikisht, sidomos kur bëhet fjalë për një klinikë që, sipas saj, prej vitesh ndjek shëndetin e fëmijëve të saj.

Ajo sqaron se me mjekun në fjalë, Dr. Edin, ka pasur dhe vazhdon të ketë një marrëdhënie shumë të mirë profesionale dhe njerëzore, duke e vlerësuar gjithmonë figurën e tij si profesionist. Sipas saj, informacionet që ka ndarë ndër vite kanë qenë vetëm të përgjithshme dhe me qëllim ndihmën e prindërve të tjerë, veçanërisht atyre që nuk kanë mundësi të shkojnë shpesh në vizita apo të përballojnë koston e klinikave private.

Dua ta bëj shumë të qartë: unë kam dhënë vetëm informacion të përgjithshëm, asnjëherë nuk kam bërë publike regjimin ushqimor të fëmijëve të mi dhe asnjëherë nuk e kam lidhur emrin e Dr. Edit me produkte, bashkëpunime apo përfitime personale”, shprehet ajo.

Eliona shton se në komunikimet e mëparshme me vetë mjekun ka marrë mbështetje dhe miratim që të vazhdojë të ndajë informacione të përgjithshme për të ndihmuar nënat e tjera, duke theksuar se kjo nuk përbën shkelje etike, por ndërgjegjësim.

Në fund, ajo nënvizon se do të vazhdojë të jetë e përgjegjshme, e ndershme dhe gjithmonë në anën e prindërve, pa dëmtuar kurrë figurën e asnjë mjeku apo profesionisti.

The post “Stafi i klinikës më ndaloi…”/ Reagimi i Eliona Pitarkës pas akuzave të mjekut për dezinformim te dietave të fëmijëve: Jam e shokuar appeared first on iconstyle.al.

Deklarata e Julio Iglesias pas akuzave për sulm seksual: Nuk jam ndjerë kurrë kaq keq

By: gaze tare
16 January 2026 at 20:31

Julio Iglesias, i cili ka marrë mbështetje publike nga gruaja e tij Miranda, ka publikuar një deklaratë për të mbrojtur veten nga akuzat për trafikim të dyshuar dhe sulm seksual të dy prej ish-punonjësve të tij shtëpiakë.

Unë mohoj të kem abuzuar, detyruar ose mungesë respekti ndaj ndonjë gruaje.

“Me shumë trishtim i përgjigjem akuzave të bëra nga dy persona që më parë kanë punuar në shtëpinë time. Mohoj të kem abuzuar, detyruar ose treguar mungesë respekti ndaj ndonjë gruaje“, shkroi këngëtari 82-vjeçar spanjolle.

Këngëtari spanjoll nuk hezitoi t’i vinte në qendër të vëmendjes dy ankueset: “Nuk kisha ndjerë kurrë kaq shumë të keqe, por ende kam forcën t’ua tregoj njerëzve të gjithë të vërtetën dhe të mbroj dinjitetin tim përballë një ankese kaq serioze.”

Ngjarjet që ndodhën në vitin 2021 dhe të cilat Zyra e Prokurorit të Gjykatës Kombëtare i konsideron të mundshme si “trafikim të qenieve njerëzore për qëllime pune të detyruar dhe skllavërie” , si dhe “vepra të ndryshme penale kundër lirisë seksuale dhe dëmshpërblimit, të tilla si ngacmimi seksual dhe sulmi seksual”.

Sipas dëshmive të mbledhura nga një punonjës i shërbimit shtëpiak dhe një fizioterapist, të cilët ishin të punësuar në rezidencat e Julio Iglesias në Republikën Dominikane dhe Bahamas, ata pretendojnë se kanë vuajtur nga sjellje që i përshkruajnë si sulm seksual, prekje pa pëlqim dhe presion për t’u angazhuar në takime intime pa pëlqimin e tyre.

Ankuesit përshkruajnë një mjedis kontrolli, poshtërimi dhe ngacmimi të vazhdueshëm, me orë të gjata pune dhe kufizime në lirinë e tyre të lëvizjes.

Njëra nga gratë deklaroi se “ai më përdorte pothuajse çdo natë. Ndihesha si një objekt, si një skllave” , ndërsa të dyja raportuan se ishin goditur me shuplakë dhe ishin abuzuar fizikisht dhe verbalisht , si dhe kishin kryer penetrim pa pëlqimin e tyre .

Gjykatësi Joaquim Bosch analizon në ‘Malas lenguas’, programin e drejtuar nga Jesus Cintora në RTVE, dënimin me burg me të cilin mund të përballet Julio Iglesias nëse shpallet fajtor për akuzat kundër tij.

“Po flasim për vepra penale të raportuara, të cilat mbartin dënime mjaft të larta krahasuar me të gjithë kodin penal. Në rastin e krimit të sulmit seksual, po flasim për kodin në fuqi në vitin 2021, i cili varion nga gjashtë deri në 12 vjet burg; dhe në rastin e trafikimit të qenieve njerëzore, po flasim për dënime nga pesë deri në tetë vjet burg, por ka edhe shumë variante të rënduara që rrisin dënimet. Për shembull, në rastin e sulmit seksual, kur shfrytëzohet një situatë superioriteti, kur ekziston një situatë cenueshmërie ose kur veprimet kryhen në një mënyrë poshtëruese, dënimi mund të shkojë nga 12 deri në 15 vjet burgim, dhe ka edhe disa vepra penale të raportuara”, shpjegon gjyqtari.

“E njëjta gjë vlen edhe për trafikimin e qenieve njerëzore. Në përgjithësi, për sa kohë që faktet vërtetohen qartë, në një proces me të gjitha garancitë, dënimet mund të jenë fare mirë midis 10 dhe 20 vjet burg”, vazhdon Bosch.

The post Deklarata e Julio Iglesias pas akuzave për sulm seksual: Nuk jam ndjerë kurrë kaq keq appeared first on iconstyle.al.

Mesazhi i Madonnës për protestat në Iran: Populli i tyre nuk e ka njohur lirinë, unë qëndroj pranë tyre

By: gaze tare
16 January 2026 at 20:16

Madonna u dërgoi një mesazh mbështetjeje protestuesve në Iran nëpërmjet rrjeteve sociale. Duke reflektuar mbi udhëtimin e saj të fundit në Marok, këngëtarja theksoi se njerëzit e marrin lirinë e tyre si të mirëqenë, ndërsa gratë iraniane jetojnë në një regjim pa liri, duke përjetuar frikën e ndëshkimit dhe shtypjes.

Siç shkroi ajo në postimin e saj: “Mbajini fort. Nuk mund të mendoj për një frazë më të përshtatshme se kjo, ndërsa hyjmë në Vitin e Kalit të Zjarrit. Ndërsa reflektoj mbi kohën time në Marok gjatë festave, mendoj për të gjithë njerëzit në Iran që po luftojnë për një revolucion shumë të nevojshëm dhe janë të gatshëm të vdesin për atë në të cilën besojnë. Ne i marrim kaq shumë gjëra si të mirëqena – dhe kështu bëj edhe unë. Lirinë për të udhëtuar nëpër botë. Të vesh çfarë të dua. Të hipi mbi një kalë në shkretëtirë. Të flas lirisht dhe të mos hesht nga ndëshkimi, tortura dhe vdekja e mundshme. Të këndoj. Të kërcej. Të zgjedh rrugën time shpirtërore, jo të dikujt tjetër. Gratë e Iranit nuk e kanë atë liri. Unë qëndroj me to.”

Edhe pse nuk e di saktësisht se çfarë ka vuajtur populli i Iranit, ajo pranoi se lutet për ta.

“Populli i Iranit nuk e ka njohur lirinë për shekuj me radhë. Nuk mund të pretendoj se i njoh vërtet vuajtjet që kanë duruar, por mendimet dhe lutjet e mia janë me popullin e Iranit. Koha është tani. Mbahuni fort! Unë qëndroj me Iranin. Le të dëgjohen zërat e tyre. Liri në Iran.”

Postimi i Madonnës

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Madonna (@madonna)

The post Mesazhi i Madonnës për protestat në Iran: Populli i tyre nuk e ka njohur lirinë, unë qëndroj pranë tyre appeared first on iconstyle.al.

❌
❌