Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 January 2026Main stream

PS nuk ka arsye të vetëmburret se mund të bëjë reforma pa opozitën

20 January 2026 at 15:01

Nga Gazeta ‘Si’- Nëse opozita nuk shkon javën tjetër në komisione për të rifilluar punën për reformën territoriale dhe atë zgjedhore, dëmin më të madh e pësojnë shqiptarët.

Pavarësisht se Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, e sheh bërjen vetëm të këtyre dy reformave si “fodullëk politik” për shkak të votave, rezultati që kjo do të prodhojë nuk është krenari për socialistët; përkundrazi, është demonstrim i mungesës së largpamësisë.

Dje (të hënën) ai paralajmëroi demokratët se vetëm një javë kohë mund t’i presin. Ironikisht dhe në mënyrë kërcënuese, socialistët iu drejtuan opozitës duke thënë se mund t’i bëjnë këto dy reforma edhe vetë, ashtu siç bënë në 2015 dhe 2024.

Seanca e kuvendit e 19 janarit 2026

Sigurisht, opozita në seancën e djeshme, e irrituar me prezencën e zv/kryeministres Balluku, nuk e kishte këtë hall. Megjithatë, nëse opozita nuk vjen, halli mbetet i shqiptarëve, pasi të dyja këto reforma, të bëra më herët, ishin shumë pak rezultative, për të mos thënë të dobëta.

Megjithëse reformat territoriale dhe zgjedhore në Shqipëri u paraqitën si hapa të rëndësishëm për modernizimin e shtetit dhe forcimin e demokracisë, në praktikë ato u shoqëruan me probleme të shumta.

Reforma territoriale (2014–2015) u miratua pa konsensus të gjerë politik, çka e dobësoi legjitimitetin e saj. Një nga problemet kryesore ishte se nuk uli kostot administrative, siç ishte premtuar, por në shumë raste i rriti ato, për shkak të zgjerimit të administratës dhe krijimit të strukturave paralele në njësitë administrative.

Po ashtu, reforma distancoi shërbimet nga qytetarët, sidomos në zonat rurale, duke e bërë më të vështirë aksesin në shërbime publike. Bashkitë shumë të mëdha territorialisht patën vështirësi në administrim dhe mungesa e decentralizimit real financiar i la ato të varura nga qeveria qendrore. Një tjetër problem ishte humbja e përfaqësimit lokal, pasi ish-komunat u shkrinë dhe roli i njësive administrative mbeti i kufizuar.

Reforma zgjedhore, megjithëse solli disa përmirësime teknike, nuk e zgjidhi problemin themelor të garantimit të zgjedhjeve plotësisht të lira, të ndershme dhe konkurruese. Sipas vlerësimeve ndërkombëtare, vazhdojnë problemet me pabarazinë në garë, keqpërdorimin e burimeve shtetërore, presionin ndaj votuesve dhe mungesën e besimit në proces.

Hapja e pjesshme e listave nuk e ka kufizuar realisht kontrollin e kryetarëve të partive mbi përfaqësimin, ndërsa ndryshimet e shpeshta të Kodit Zgjedhor kanë krijuar pasiguri ligjore. Edhe pse institucionet zgjedhore janë forcuar formalisht, ndikimi politik dhe problemet në zbatim mbeten të pranishme.

Në përfundim, të dyja reformat tregojnë se ndryshimet ligjore, pa konsensus politik, zbatim efektiv dhe adresim të problemeve strukturore, nuk mjaftojnë për të arritur qëllimet e shpallura të decentralizimit dhe të demokracisë funksionale.

PS nuk duhet të mburret dhe as të japë ultimatume. Ashtu si opozita dikur, edhe kjo mazhorancë nuk prodhoi ndonjë rezultat të jashtëzakonshëm për shqiptarët.

Përkundrazi, reformat, së pari, kërkojnë pjesëmarrje dhe konsensus, por mbi të gjitha mendje të hapura për të mirën e shqiptarëve dhe jo të politikës. Mazhoranca mund të prodhojë dy dokumente, një për reformën territoriale dhe një tjetër për reformën zgjedhore, dhe edhe t’i votojë në Kuvend, por ato, siç ka treguar koha, nuk mund të jenë funksionale nëse socialistët nuk reflektojnë në komisione për hartimin e një reforme të re territoriale dhe zgjedhore, duke filluar të heqin diçka nga vetja për t’ia dhënë jo opozitës, por shqiptarëve.

The post PS nuk ka arsye të vetëmburret se mund të bëjë reforma pa opozitën appeared first on Gazeta Si.

Balla opozitës në Byronë e Kuvendit: Përdorët lëndë tymuese, e papranueshme

20 January 2026 at 13:29

Nga Gazeta ‘Si’- Në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka ngritur pyetje të drejtpërdrejta ndaj deputetëve të Partia Demokratike, ndaj të cilëve janë marrë masa ndëshkimore për sjelljen e tyre në seancat plenare.

Balla i pyeti deputetët nëse kanë pasur vërejtje apo paralajmërime nga Partia Popullore Europiane lidhur me veprimet e tyre në Kuvend, duke e cilësuar këtë një çështje serioze për imazhin parlamentar të opozitës.

Gjatë diskutimeve, ai u ndal edhe te seanca e 18 dhjetorit, duke pyetur konkretisht nëse deputetët kanë përdorur lëndë tymuese në sallë dhe nëse janë në dijeni të kuadrit ligjor që ndalon përdorimin e tyre.

Sipas Ballës, objektivi i këtij ligji është garantimi i sigurisë publike dhe vendosja e procedurave të qarta për administrimin e lëndëve piroteknike, duke theksuar se shkelja e tij përbën një cenim të rëndë të rendit institucional.

Në fjalën e tij, Balla deklaroi se nuk mban mend të ketë marrë pjesë ndonjëherë në mbledhje të Byrosë së Kuvendit “me mendje”, duke nënvizuar se nga opozita pritej reflektim pas masave të marra, por sipas tij një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Ai sqaroi gjithashtu se mbledhjet e Byrosë zhvillohen me dyer të mbyllura, duke shtuar se kush ka eksperiencë parlamentare është i njohur me këtë praktikë, referuar kërkesës së PD që mbledhja të ishte e hapur për mediat.

Ndërkohë në fjalën e saj ajo u shpreh se në vend që të mblidhen për të hequr mandatin e Belinda Ballukut, mblidhen për të përjashtuar opozitën nga Parlamenti.

Sipas Vokshit, mazhoranca nuk ka të drejtë të pezullojë mandatin e deputetëve të opozitës.

“Mandatin e deputetit nuk e pezulloni dot ju, sepse na e kanë dhënë qytetarët,” tha ajo, duke e cilësuar vendimin si një precedent të rrezikshëm për demokracinë dhe pluralizmin politik.

The post Balla opozitës në Byronë e Kuvendit: Përdorët lëndë tymuese, e papranueshme appeared first on Gazeta Si.

Gogu: Integrimi në BE i pandalshëm, nuk mund të presim opozitën sa të zgjohet nga paraliza

20 January 2026 at 13:20

Nga Gazeta ‘Si’– Ministri i shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Toni Gogu u pyet nga gazetarët për bojkotin e PD-së për reformën zgjedhore dhe territoriale.

Gogu tha se opozita në një kah bërtet se zgjedhjet u vodhën dhe në anën tjetër nuk ulet në tryezë për të realizuar dy reformat që lidhen drejtpërdrejtë edhe me rrugën e Shqipërisë drejt BE.

Mazhoranca e ka bërë të qartë se nuk do të presë opozitën për këto dy reforma dhe se do të zhbëjë formulën dhe do marrë shumicën. Gogu tha se në rast se opozita refuzon, PS do t’i kthehet verdiktit të popullit shqiptar që i dha 83 mandate.

“Kuvendi është i opozitës për të debatuar dhe për të qenë bashkë me ne në evropianizimin e kuvendit dhe çdo institucioni. Midis të ardhmes europiane të çdo familje shqiptare që lidhet drejtpërdrejtë me ato dy reforma, të bërtasësh se zgjedhjet ishte të pandershme dhe duhet bëhet reforma dhe të mos marrësh pjesë në një komision me përbërje të barabartë dhe mos të bëhet pjesë e reformës territoriale dhe që të dyja janë kushte të anëtarësimit, ne do t’i kthehemi verdiktit të urtë të votuesit shqiptar ku 83 mandate, janë mandatet e anëtarësimit në BE. Është piktura më e besueshme që na kanë dhënë shqiptarët, do ushtrojmë detyrën që integrimi europian të mos ngecë në vend, nëse opozita do na vërë në sprovë, integrimi i BE  është i pandalshëm dhe nuk mundet t’i vëmë shkopinj nën rrota”, tha Gogu.

Jo vetëm për dy reformat, por për të gjithë rrugën drejt BE-së, Gogu tha se nuk do presin opozitën që të zgjohet nga paraliza. Sipas tij, rruga drejt BE është është e pandalshme dhe nuk mund t’i vihen shkopinj nën rrota.

“Nuk do presim opozitën të çlirohet nga paraliza dhe nga kompleksiteti që integrimi europian ka të bëjë me sherr, tymajë dhe jo me rregulla dhe standarde që mund të duken të mërzitshme, por ja që kështu është procesi, që duhen kthyer në ligje, rregulla, por edhe realitet jo vetë shtetëror por edhe shoqëror.

Koha në të cilën opozita ka përdorur është 1 herë e gjysmë më e madhe se koha që ka përdor  mazhoranca, edhe ato çështje që i kanë kërkuar me gjasme për interpelancë, ku ata i kanë pasur të gjitha mundësitë  për ta bërë këtë gjë, kanë zgjedhur të ndezin flakadanë duke ndërpre punimet e kuvendit. Ky është proces që duhet të sigurojë ritëm dhe të kalosh 200 ligje brenda një viti dhe nga ato të kesh debat konstruktiv meriton një tjetër lloj qasje nga kolegët e opozitës që janë të mirëpritur në diskutimin konstruktiv”, tha Gogu.

The post Gogu: Integrimi në BE i pandalshëm, nuk mund të presim opozitën sa të zgjohet nga paraliza appeared first on Gazeta Si.

Von der Leyen në Davos: Përgjigja e BE ndaj kërcënimeve të Trump, e palëkundur

20 January 2026 at 12:48

Gazeta ‘Si’- Një përgjigje e fortë ndaj kërcënimeve të përsëritura të Donald Trump në lidhje me Groenlandën dhe vendosjen e tarifave shtesë kundër vendeve europiane u premtua nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të martën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

“Nëse Donald Trump vazhdon me tarifat prej 10% për tetë vende evropiane për të detyruar tërheqjen e Groenlandës, Bashkimi Europian do të përgjigjet me një përgjigje të vendosur, të bashkuar dhe proporcionale”, tha ajo, duke shtuar se “Siguria në Arktik mund të arrihet vetëm së bashku. Kjo është arsyeja pse tarifat shtesë të propozuara janë të gabuara, veçanërisht midis aleatëve të hershëm”.

Referuar Groenlandës, ajo deklaroi se Komisioni Europian po punon për një paketë për të mbështetur sigurinë e Arktikut dhe shtoi se vendosja e tarifave shtesë që Trump po kërcënon është një gabim.

“Ne e konsiderojmë popullin amerikan jo vetëm aleatin tonë, por edhe mikun tonë. Të tërhiqemi në një spirale në rënie do t’u sillte dobi vetëm kundërshtarëve që të dy jemi të vendosur t’i mbajmë larg”, tha Presidentja e Komisionit, duke u zotuar të punojë me SHBA-në për të “përmirësuar sigurinë në Arktik”.

“Kjo është qartësisht në interesin tonë të përbashkët”, tha ajo duke iu referuar planeve të mëdha evropiane të investimeve që po përgatiten për Groenlandën. Ajo vlerësoi gjithashtu se tronditjet e fundit gjeopolitike do ta shtyjnë Bashkimin Europian drejt ndërtimit të një Evrope të re të pavarur.

“Ne do të jemi në gjendje ta shfrytëzojmë këtë mundësi nëse e pranojmë se ky ndryshim është i përhershëm”, theksoi ajo.

The post Von der Leyen në Davos: Përgjigja e BE ndaj kërcënimeve të Trump, e palëkundur appeared first on Gazeta Si.

Rama i përgjigjet ftesës së Trump për Bordin e Paqes: Së shpejti kalon në Kuvend për miratim

20 January 2026 at 11:38

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama, njoftoi se i ka përcjellë Presidentit Donald J. Trump përgjigjen e tij për ftesën për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. 

Në një postim në rrjetet sociale ku ka shpërndarë edhe letrën e plotë, Rama shkruan se ky angazhim i Shqipërisë për të qenë pjesë e Bordit do t’i përcillet së shpejti Kuvendit për miratim.

Në letrën e tij, Rama vlerëson angazhimin e Trump për themelimin e Bordit të Paqes dhe falënderimin për të ftuar atë personalisht për të qenë pjesë e tij dhe Shqipërinë si anëtare themeluese.

“Në një kohë kur konfliktet dhe përçarja dominojnë shumë shpesh panoramën ndërkombëtare, paqja duhet të formësohet aktivisht e jo të pritet pasivisht a diskutohet pafundësisht nëpër forume politike, teksa përreth globit jetë të pafajshme humbasin kotësisht çdo minutë. Bordi i Paqes shfaqet si mishërimi i kësaj domosdoshmërie urgjente”, shkruan Rama.

Sipas tij, kjo nismë ka potencialin të shndërrohet në një model transformues të ndërtimit të paqes në nivel global.

Ai shkruan se Republika e Shqipërisë ka qenë prej kohësh një aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shpreh gatishmërinë për t’u bërë pjesë e një angazhimi të përbashkët.

“Prandaj, është njëkohësisht privilegj dhe nder të shpreh gatishmërinë time të plotë për të kontribuar në këtë përpjekje të rëndësishme dhe për t’u bërë tërësisht pjesë e një angazhimi të përbashkët që synon ta përkthejë vizionin në veprim. Republika e Shqipërisë ka qenë prej kohësh një aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e lidhur nga vlera të përbashkëta, respekt i ndërsjellë dhe një përkushtim i përbashkët ndaj lirisë, demokracisë dhe sigurisë ndërkombëtare”, shkruan ndër të tjera Rama.

The post Rama i përgjigjet ftesës së Trump për Bordin e Paqes: Së shpejti kalon në Kuvend për miratim appeared first on Gazeta Si.

Debate në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, Këlliçi: Garda na tërhoqi zvarrë!

20 January 2026 at 11:31

Nga Gazeta ‘Si’- Byroja e Kuvendit është mbledhur paraditen e kësaj të marte ku do të shqyrtohet ankimimi i Partisë Demokratike lidhur me përjashtimin e gjashtë deputetëve me 30 ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare.

Mbledhja ka nisur me debate, ku deputeti demokrat Belind Këlliçi ka deklaruar se punonjësit e Gardës së Republikës, në seancën parlamentare të 18 dhjetorit sipas tij i kishin “tërhequr deputetët e opozitës zvarrë”.

Gjatë fjalës së tij, Këlliçi kërkoi nga përfaqësuesit e mazhorancës që të arsyetojë vendimin për përjashtimin e tyre.

“Ne duam që qytetarët shqiptarë të njihen me arsyet qesharake dhe tërësisht politike të këtij vendimi për përjashtimin e deputetëve të opozitës.”, tha ai.

Këlliçi shtoi: “Nuk mund të vazhdojmë përpara me rendin e ditës pa një arsyetim nga ana juaj. Nëse jeni dakord me vendimmarrjen tuaj, pse nuk tregoheni transparentë me qytetarët shqiptarë?”

Ndërsa Albana Vokshi u shpreh se nëse s’ka arsyetim, atëhere “Ç’kuptim ka kjo mbledhje!”

Demokratët i kishin kërkuar kryetarit Niko Peleshi që mbledhja e sotme të jetë me dyer të hapura, megjithatë kjo kërkesë është refuzuar dhe mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura.

“I Nderuar Z. Kryetar, Në cilësinë e anëtarit të Byrosë së Kuvendit, në kuadër të transparencës dhe interesit të opinionit publik, si dhe ndjeshmërisë së çështjeve për diskutim, kërkoj që mbledhja e sotme e Byrosë së Kuvendit, në orën 11:00, të zhvillohet me praninë e mediave dhe gazetarëve”, shkruhet në letrën drejtuar Peleshit, nga deputeti Belind Këlliçi, një nga deputetët e përjashtuar nga Sekretariati i Etikës.

Sjellim ndërmend se Këlliçi dhe pesë deputetët e tjerë Fidel Kreta, Albana Vokshi, Klevis Balliu, Flamur Noka dhe Elda Hoti, u përjashtuan nga Komisioni i Etikës në 23 dhjetor të vitit të kaluar, me kërkesë të Partisë socialiste pas tensioneve në sallën e Parlamentit.

Përjashtimi i tyre ka hyrë në fuqi që prej datës 19 janar, kur u mbajt dhe seanca e parë plenare për këtë vit dhe do të zgjasë deri më 23 dhjetor, nëse sot nuk vendoset ndryshe.

The post Debate në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, Këlliçi: Garda na tërhoqi zvarrë! appeared first on Gazeta Si.

Përse krisja mes Trumpit dhe Europës është një shpatë me dy tehe për Moskën

20 January 2026 at 11:26

Nga Gazeta ‘Si’- Ka qenë prej kohësh një strategji e Kremlinit të krijojë një çarje të përhershme mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës, duke i ndarë dhe dobësuar kundërshtarët e tij tradicionalë në Perëndim.

Prej vitesh, Rusia ka promovuar sabotazh dhe dezinformim për të minuar institucionet perëndimore, të cilat i sheh si pengesa kokëforta ndaj ambicieve territoriale të Moskës dhe ëndrrës për rikthimin e statusit dhe fuqisë së epokës sovjetike.

Shpërbërja e NATO-s, aleancës së fuqishme ushtarake perëndimore, ka qenë një fantazi veçanërisht e fortë, sidomos pas luftës në Ukrainë. Shqetësimet për zgjerimin e mundshëm të NATO-s u përdorën nga Kremlini për të justifikuar pushtimin brutal dhe në shkallë të plotë, të nisur gati katër vjet më parë.

Imagjinoni, pra, gëzimin në korridoret e pushtetit të Kremlinit përballë perspektivës që uniteti perëndimor të copëtohet dhe që NATO, për 80 vite një barrierë kundër kërcënimeve ruse, të fillojë më në fund të shpërbëhet për një çështje kaq të pamundur si Groenlanda dhe afrimet e padëshiruara ndaj territorit danez nga presidenti amerikan Donald Trump.

Rusia vështron e mahnitur nga anash, ndërsa armiqtë e saj të vjetër po vetëkonsumohen.

“Kina dhe Rusia duhet të jenë duke bërë qejf të madh,” vuri në dukje në X shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas, pasi Trump kërcënoi me tarifa të jashtëzakonshme aleatët europianë që kundërshtojnë marrjen nën kontroll të Groenlandës nga SHBA.

Si Kina, ashtu edhe Rusia i hedhin poshtë me vendosmëri akuzat se kanë pretendime territoriale mbi Groenlandën — madje edhe ushtria daneze thotë se nuk ka kërcënim real pushtimi nga lindja.

Por, në fakt, në televizionin shtetëror rus, komentatorët pro-Kremlin u gëzuan për lëvizjet e Trumpit lidhur me Groenlandën, të cilat i vlerësuan si “një goditje katastrofike për NATO-n” dhe si diçka “vërtet madhështore për Rusinë”.

Në mënyrë të kuptueshme, pikëpamja mbizotëruese është se, me aleancën e NATO-s përballë krizës më të madhe në dekada dhe me unitetin transatlantik në rrezik fragmentimi, mbështetja perëndimore për përpjekjen luftarake të Ukrainës pritet të dobësohet, duke i dhënë Moskës një avantazh edhe më të madh në fushëbetejë.

Anija inspektuese e marinës daneze HDMS Vaedderen lundron pranë Nuuk, Groenlandë, më 18 janar. 

Fatkeqësisht për Kievin, kjo mund të rezultojë një vlerësim i saktë.

Por shishet e shampanjës në Kremlin ende nuk kanë shpërthyer.

Të paktën fillimisht, nga Moska ka ardhur një reagim zyrtar relativisht i përmbajtur, madje kritik. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se Trump, në rastin e Groenlandës, po “vepron jashtë normave të së drejtës ndërkombëtare” — një deklaratë që tingëllon ironike nga një Kremlin që vetë ka toleruar ose mbikëqyrur shkelje të panumërta të normave dhe ligjeve ndërkombëtare gjatë viteve të autoritarizmit në rritje brenda dhe jashtë vendit.

Kontrolli amerikan mbi Groenlandën mund të shihet në Moskë si një sfidë reale ndaj dominimit rus në rajonin e Arktikut.

Por Kremlini ka gjasa të ketë shqetësime më të thella, teksa vëzhgon — ashtu si pjesa tjetër e botës — me parehati dhe alarm mënyrën se si administrata e paparashikueshme e Trumpit ushtron një fuqi globale ushtarake dhe ekonomike që duket e pakufizuar.

“Veprimet e njëanshme dhe të rrezikshme shpesh zëvendësojnë diplomacinë, përpjekjet për kompromis ose për gjetjen e zgjidhjeve që do t’u përshtateshin të gjithëve,” u ankua së fundmi presidenti rus Vladimir Putin për gjendjen e botës, në fjalimin e tij të parë të politikës së jashtme për vitin e ri.

“Në vend që shtetet të angazhohen në dialog me njëra-tjetrën, ka nga ata që mbështeten te parimi se forca bën të drejtën për të imponuar narrativa të njëanshme, ata që besojnë se mund të diktojnë vullnetin e tyre, t’u mbajnë leksione të tjerëve se si duhet të jetojnë dhe të japin urdhra,” shtoi Putin, pa asnjë shenjë vetëdijeje, në një referencë të dukshme ndaj veprimeve të SHBA-së në skenën ndërkombëtare.

Ndërkohë, rrjeti i aleancave të Moskës — tashmë i dëmtuar rëndë pas rrëzimit vitin e kaluar të diktatorit sirian të mbështetur nga Rusia, Bashar al-Assad — po shpërbëhet me shpejtësi.

Irani, një aleat i hershëm i Rusisë, u godit vitin e kaluar nga sulme ajrore të rënda amerikane dhe izraelite. Pas shtypjes brutale të protestave antiqeveritare atje, ai mund të goditet sërish së shpejti, duke rrezikuar mbijetesën e regjimit islamik pro-Moskë.

Më herët këtë muaj, kapja dramatike nga forcat amerikane e presidentit venezuelian Nicolás Maduro, një i preferuar i Kremlinit, ishte një tjetër shuplakë për Moskën.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit i larguan nga një helikopter Presidentin e Venezuelës Nicolás Maduro dhe gruan e tij, Cilia Flores, para paraqitjes së tyre në gjykatë në Nju Jork të hënën, më 5 janar. 

Dhe bisedat për Kubën, një klient tradicional rus dhe armik i SHBA-së, si objektivi i radhës në listën e Uashingtonit për ndryshim regjimesh, sinjalizojnë poshtërime të tjera të mundshme të politikës së jashtme për Kremlinin.

Moska ka përçmuar prej kohësh rendin ndërkombëtar të pas Luftës së Dytë Botërore, të bazuar në rregulla, duke e konsideruar atë pak më shumë se një instrument perëndimor, plot standarde të dyfishta, për të frenuar kundërshtarët e saj — me Kremlinin në krye të listës.

Rusia e ka sfiduar hapur ndalimin e Kartës së OKB-së për ndryshimin e kufijve me forcë dhe ka shtyrë vazhdimisht idenë e një bote ku fuqitë e mëdha kanë të drejtë për sfera ekskluzive influence.

Uashingtoni tani duket se po e ndan gjithnjë e më shumë këtë botëkuptim rus — të paktën në letër, një fitore e rëndësishme për këmbënguljen e Moskës.

Por festimet për këtë fitore janë, për momentin, në pritje, mes shqetësimeve për atë lloj bote të re dhe të rrezikshme që mund të jetë duke u formuar.

Përballja me një Trump gjithnjë e më impulsiv mund të rezultojë një sfidë e madhe për një Kremlin të mësuar të merret me administrata amerikane më të qëndrueshme dhe të parashikueshme.

Siç komentoi me ankth një tabloid rus me ndikim, Moskovskij Komsomolets, duke iu referuar Trumpit si “kryemjeku i çmendinës”: “na duket se edhe drejtori i çmendinës ka humbur mendjen dhe se gjithçka ka dalë nga kontrolli.”

Burimi; CNN/Përshtati Gazeta Si

The post Përse krisja mes Trumpit dhe Europës është një shpatë me dy tehe për Moskën appeared first on Gazeta Si.

Pika e verbër e Europës- Serbia po bëhet nyja e inteligjencës ruse

20 January 2026 at 10:48

Nga Gazeta ‘Si’- Më 19 nëntor 2025, institucionet e Bashkimit Europian shpërndanë një alarm kibernetik me prioritet të lartë. Paralajmërimi fliste për një fushatë spear-phishing që imiton Konferencën e Sigurisë së Beogradit 2025 dhe që po synonte zyrtarë në të gjithë BE-në dhe Amerikën e Veriut.

Një domain i rremë regjistrimi i ridrejtonte marrësit drejt një faqeje të falsifikuar hyrjeje në Microsoft, e aftë të instalonte akses të kontrolluar nga sulmuesit në llogari zyrtare. Zyrtarët europianë u vunë në shënjestër për një arsye të vetme: angazhimin e tyre me rrjetet demokratike dhe të shoqërisë civile në Serbi.

Ajo që institucionet e BE-së ende nuk e dinin ishte se e njëjta infrastrukturë dhe të njëjtat taktika po përdoreshin tashmë brenda vetë Serbisë. Nga tetori 2024 deri në fund të vitit 2025, Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCBP) u përball me një operacion të qëndrueshëm spiunazhi kibernetik. Sulmuesit, duke përdorur kredenciale të komprometuara VPN-je, arritën të hynin në komunikime të brendshme, dosje kërkimore sensitive dhe korrespondencë me partnerë europianë dhe amerikanë.

Hetuesit forensikë regjistruan mbi 28 mijë hyrje të paautorizuara në vetëm dy muaj. Pas ndërhyrjes u identifikuan dy grupe hakerësh: “Midnight Blizzard”, i lidhur me Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR), dhe “Forest Blizzard”, i lidhur me Inteligjencën Ushtarake ruse (GRU). Metodat e tyre përputheshin plotësisht me ato të përshkruara në alarmin e BE-së. Nuk bëhej fjalë për krim kibernetik. Ishte një operacion hibrid i koordinuar, që synonte njëkohësisht institucionet europiane dhe shoqërinë civile serbe.

Këto ndërhyrje u zhvilluan paralelisht me mobilizimin më të madh qytetar në Serbi në dekada. Pas shembjes fatale të çatisë së rikonstruktuar të stacionit hekurudhor në Novi Sad në nëntor 2024, protesta u përhapën në të gjithë vendin, duke kërkuar përgjegjësi. Lëvizja arriti kulmin më 15 mars 2025, gjatë tubimit më të madh publik në historinë moderne të Serbisë. Atë ditë, protestuesit u ekspozuan ndaj një pajisjeje akustike me intensitet të lartë, e aftë të shkaktonte panik, çorientim dhe dëmtime fizike.

Pas incidentit u mblodhën mbi 3000 dëshmi qytetarësh. Më vonë atë muaj, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut miratoi një masë urgjente të përkohshme, duke i kërkuar autoriteteve serbe të sqaronin se çfarë pajisjeje ishte përdorur dhe të garantonin integritetin fizik të protestuesve. Qeveria mohoi përdorimin e një pajisjeje të tillë dhe refuzoi çdo verifikim të pavarur.

Ndërsa presioni publik rritej, reagimi i Serbisë nxori në pah një problem më të thellë. Në vend që të niste një hetim të besueshëm kombëtar, qeveria njoftoi në prill 2025 se kishte kërkuar nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) të kryente një “hetim” për përdorimin e pretenduar të “topit zanor”. Një shërbim i huaj sigurie u ftua të vlerësonte një shkelje të mundshme të të drejtave të njeriut ndaj qytetarëve serbë. Më pas, zyrtarët serbë i cituan përfundimet e FSB-së për të hedhur poshtë akuzat, duke e trajtuar një shërbim inteligjent rus si arbitër neutral, ndërsa injoronin kërkesat për transparencë nga institucionet vendase, shoqëria civile dhe organet europiane.

Zhvillimet rajonale shtuan një tjetër dimension. Në verën e vitit 2025, autoritetet moldave publikuan pamje video dhe dëshmi sipas të cilave disa zona në Serbinë Perëndimore ishin përdorur si kampe trajnimi për shtetas moldavë përpara zgjedhjeve parlamentare në Moldavi. Sipas policisë moldave, pjesëmarrësit ishin trajnuar në komunikime radio dhe taktika të tjera në ambiente të përshkruara si kampe me karakter ushtarak, të organizuara me mbështetje ruse.

Edhe pse shtrirja e plotë e këtyre aktiviteteve mbetet e diskutueshme, presidenti serb Aleksandar Vuçiç konfirmoi në shtator 2025 se tre shtetas rusë kishin qenë të pranishëm në një kamp pranë Loznicës — pranimi i parë zyrtar i përfshirjes ruse në aktivitete të tilla në territorin serb.

Në këtë kontekst, Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë kaloi një vijë kritike. Në një deklaratë publike në shtator 2025, SVR akuzoi Bashkimin Europian për orkestrimin e trazirave në Serbi dhe përmendi me emër media të pavarura serbe si aktorë kyç në përgatitjen e një “Euromaidani serb”. Sipas deklaratës, “paqëndrueshmëria aktuale në Serbi, me pjesëmarrjen aktive të të rinjve, është kryesisht produkt i veprimtarive subversive të Bashkimit Europian dhe shteteve anëtare”, me synimin për të instaluar një udhëheqje “të bindur dhe besnike ndaj Brukselit”.

SVR shkoi edhe më tej, duke renditur organizata konkrete mediatike dhe të shoqërisë civile, të akuzuara për marrje fondesh të huaja për të realizuar atë që e quajti hapur një “Maidan serb”.

Rëndësia e këtyre deklaratave nuk qëndronte vetëm në përmbajtje, por në reagimin e Beogradit. Autoritetet serbe nuk e refuzuan ndërhyrjen e një shërbimi të huaj inteligjent në jetën e brendshme politike. Përkundrazi, presidenti e falënderoi publikisht SVR-në për “informacionin”, pa prova, pa mbikëqyrje parlamentare dhe pa verifikim institucional. Një shërbim i huaj inteligjent akuzoi media vendase për veprimtari subversive — dhe shteti serb e pranoi këtë narrativë.

Ky diskurs u përforcua më vonë nga presidenti rus Vladimir Putin. Duke folur në Forumin e Diskutimit Valdai në Soçi në tetor 2025, Putin deklaroi se shërbimet ruse të inteligjencës kishin konfirmuar përpjekje të vendeve perëndimore për të organizuar një “revolucion me ngjyra” në Serbi, duke theksuar se pajtohej me presidentin Vuçiç dhe duke paralajmëruar se mobilizimi i të rinjve synonte t’i shkaktonte “vuajtje të reja” popullit serb.

Narrativa u personalizua më tej në dhjetor 2025 nga drejtori i SVR-së, Sergei Naryshkin, i cili deklaroi publikisht se shërbimi i tij kishte “ndihmuar presidentin Vuçiç gjatë një krize të mprehtë politike”, duke i paraqitur protestat masive si fazën e parë të një përpjekjeje destabilizuese të orkestruar nga Perëndimi.

Përtej operacioneve të inteligjencës, Naryshkin ka mbikëqyrur edhe zgjerimin e infrastrukturës historike dhe ideologjike ruse në Serbi, përfshirë hapjen e një dege të Shoqërisë Historike Ruse — një institucion i ngarkuar shprehimisht me formësimin e narrativave historike dhe identitetit politik sipas prioriteteve të Kremlinit.

Të marra së bashku, këto episode përbëjnë një model të qartë të represionit të deleguar dhe “offshoring-ut” autoritar. Detyra politikisht të ndjeshme dhe ligjërisht të rrezikshme — nga vlerësimi i dhunës policore deri te përcaktimi i “kërcënimeve të brendshme” — po delegohen gjithnjë e më shumë te aktorë sigurie jashtë Europës.

Brukseli ka filluar t’i ndiejë pasojat. Në tetor 2025, Parlamenti Europian miratoi rezolutën e tij më të fundit për Serbinë, duke paralajmëruar për regres demokratik, presion ndaj mediave të pavarura dhe shoqërisë civile, si dhe shqetësime të pazgjidhura të sigurisë. Dështimi i Serbisë për të hapur Klasterin 3 e përforcoi këtë vlerësim. Gjatë vizitës së saj në Beograd në tetor 2025, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e formuloi qartë dilemën: Serbia duhet të zgjedhë mes demokracisë dhe autokracisë.

Ndërsa Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit Europian përgatitet të vizitojë Serbinë javën e ardhshme, koha ka rëndësi edhe për një arsye tjetër. Ekziston një prezumim i arsyeshëm — i mbështetur nga modeli i përshkruar më sipër — se shërbimet ruse të sigurisë mund të përpiqen të depërtojnë ose të instrumentalizojnë segmente të lëvizjeve shoqërore që më herët kanë sfiduar regjimin, përfshirë mobilizimin studentor. Kjo nuk e zbeh legjitimitetin e këtyre lëvizjeve, por nënvizon një tipar të mirëdokumentuar të operacioneve hibride: përpjekjen për të kapur, devijuar ose fragmentuar energjinë e vërtetë qytetare për të dobësuar koalicionet pro-europiane nga brenda.

Në këtë kontekst, BE-ja duhet të shkojë përtej vëzhgimit pasiv dhe të mbështesë aktivisht konsolidimin dhe qëndrueshmërinë e një alternative politike vërtet europiane në Serbi. Faktet tregojnë se regjimi aktual nuk ka një angazhim real politik dhe vleror ndaj Europës. Marrëdhënia me BE-në funksionon kryesisht si instrument taktik për mbijetesën e pushtetit, ndërsa varësitë reale të sigurisë, narrativës dhe menaxhimit të krizave zhvendosen diku tjetër.

Duke bërë arbitrazh mes fuqive të jashtme vetëm për të qëndruar në pushtet, udhëheqja e Serbisë po e shtyn vendin drejt një nënshtrimi strategjik — duke e lidhur gjithnjë e më fort me një aktor të jashtëm brutal dhe anti-europian, ndikimi i të cilit rritet sa më shumë ngushtohet hapësira demokratike.

Ndërhyrja hibride nuk ka nevojë për aleanca formale. Ajo lulëzon kur paqartësia tolerohet dhe llogaridhënia shtyhet. Serbia tashmë e ka kaluar këtë prag. Pyetja tani është nëse Europa do të vazhdojë ta trajtojë këtë si një pikë të verbër — apo do të pranojë më në fund se një vend kandidat për BE po funksionon si një nyje e inteligjencës ruse në zemër të kontinentit dhe do të veprojë në përputhje me këtë realitet.

Burimi: European Western Balkans/Përshtati Gazeta Si

The post Pika e verbër e Europës- Serbia po bëhet nyja e inteligjencës ruse appeared first on Gazeta Si.

SPAK mbyll hetimet, Elvis Roshit i komunikohet akuza për shpërdorim detyre

20 January 2026 at 10:09

Nga Gazeta ‘Si’- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi i marrë i pandehur për shpërdorim detyre.

Roshi u paraqit sot në SPAK, nën shoqërinë e avokatit mbrojtës Andi Skënderi, ku iu komunikua mbyllja e hetimeve, ndërsa dosja pritet të kalojë për gjykim. 

Elvis Roshi u kallëzua 10 vite më parë në Prokurorinë e Kavajës nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në shtator të vitit 2015, pasi ai dhe 10 zyrtarë të tjerë dyshoheshin se kishin shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh me tenderët e rikonstruksionit të qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve.

Në dy raste, KLSH e akuzoi bashkinë e Kavajës se ka ndjekur standard të dyfishtë në vlerësimin e pjesëmarrësve në tenderë, duke skualifikuar operatorin me ofertën më të ulët.

Për 3 tenderë të tjerë, u konstatua se ofertuesi me çmimin më të ulët është skualifikuar padrejtësisht si rezultat i llogaritjes së gabuar të ofertës.

Çështja shkoi më pas në Prokurorinë e Durrësit e cila kërkoi ta mbyllte, por një vendim i GJKKO vitin e kaluar urdhëroi hetimin e dosjes nga SPAK.

The post SPAK mbyll hetimet, Elvis Roshit i komunikohet akuza për shpërdorim detyre appeared first on Gazeta Si.

Macron propozon një takim të G7 me Rusinë dhe Danimarkën

20 January 2026 at 10:05

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti francez, Emmanuel Macron ka propozuar për të enjten një takim në Paris mes G7-ës dhe Rusisë dhe Danimarkës, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump.

Trump tha se propozimi ishte paraqitur në mesazhe private të shkëmbyera mes dy liderëve, të cilat ai i publikoi sot herët në platformën e tij Truth Social.

Pallati Elize konfirmoi vërtetësinë e mesazheve.

Në mesazhet e postuara në Truth Social, Macron i referohet kërkesave të Trump që SHBA-ja të marrë Groenlandën nga Danimarka, duke shkruar se ”nuk e kuptoj se çfarë po bën me Groenlandën”.

Më pas, Macron propozon organizimin e një takimi të fuqive të G7-ës, së bashku me Danimarkën, Rusinë, Ukrainën dhe Sirinë, të enjten pasdite në Paris.

Trump do të jetë në Evropë për Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku pritet të mbajë nesër një fjalim.

G7 përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Bashkuara.

The post Macron propozon një takim të G7 me Rusinë dhe Danimarkën appeared first on Gazeta Si.

Trump: Do vendos 100% tarifa për Europën nëse nuk pranojnë kontrollin e Groenlandës

20 January 2026 at 10:01

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka përsëritur qëllimin e tij për të vendosur tarifa “100%” ndaj vendeve evropiane që kundërshtojnë kërkesat e tij për të marrë kontrollin e Groenlandës.

Kjo ka shkaktuar reagime të forta nga qeveritë europiane dhe Bashkimi Europian , të cilat thonë se sovraniteti i ishullit është i panegociueshëm. 

Në një intervistë me NBC News, Trump tha se do të vendoste një tarifë prej 10% për “të gjitha produktet” e importuara në Shtetet e Bashkuara nga Britania e Madhe nga 1 shkurti, e cila do të rritej në 25% nga 1 qershori, nëse nuk arrihet një marrëveshje për të blerë Groenlandën nga Danimarka.

Në një postim në Truth Social në orët e para të mëngjesit të së martës, presidenti amerikan tha se pati një “bisedë telefonike shumë të mirë” me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe ra dakord për një takim “të palëve të ndryshme” në Zvicër këtë javë.

Ai vazhdoi: “Grenlanda është e domosdoshme për Sigurinë Kombëtare dhe Botërore. Nuk mund të ketë kthim pas – Për këtë, të gjithë janë dakord!”

Kur media e pyeti nëse ai do të përdorte forcën për të pushtuar territorin, presidenti u përgjigj “pa koment”.

The post Trump: Do vendos 100% tarifa për Europën nëse nuk pranojnë kontrollin e Groenlandës appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Paralajmërimi i Ballës për reformat, Berisha: Taos ia japim përgjigjen me 24 janar

19 January 2026 at 15:03

Nga Gazeta ‘Si’-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet lidhur me paralajmërimin e kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla, për marrëveshjet PS-PD për reformat, duke deklaruar se nëse opozita do të prishë dakordësinë e arritur, maxhoranca do të vijojnë punën edhe pa ta.

Teksa e cilësoi Taulant Ballën si “Tao i krimit dhe Edi Ramës”, Berisha tha se atij përgjigjen do t’ia japin shqiptarët më 24 janar, në protestën e thirrur nga PD.

“Asnjë përgjigje përveç asaj që do i japin shqiptarët më 24 janar Taos së famshëm të krimit dhe Edi Ramës. Ata kanë aneksuar parlamentin dhe qytetarët shqiptarë do të thonë fjalën e tyre, kjo është përgjigja ime.

Berisha gjithashtu denoncoi projektin “Smart City” të qeverisë socialiste.

“Ky përbën asgjësimin e plotë të privacisë së tyre, pasi ky sistem regjistron jo vetëm individin, por dhe fytyrën me të gjithë emotivitetin e saj të individit. Lëvizjet e tij në çdo destinacion. Vizitat e tij tek miqtë, tek të afërmit, tek shokët. Privacinë e tij në lokale dhe kudo që shkon. Kjo është vendosja e qytetarëve shqiptarë në kontroll të plotë, automjeteve të tyre, lëvizjeve të tyre. Dhe në këtë aspekt, aq sa të dhënat e një individi janë private, ato bëhen shtetërore.

Aq sa të dhënat e një shoqërie janë shtetërore, ato eksportohen në duart e kujtdo. Tani çdo organizatë kriminale nuk ka më nevojë përveçse të fusë kthetrat në kamera dhe të marrë vesh se ku e ka gjahun e vet për ta marrë peng, për ta vrarë, për ta ekzekutuar, etj, etj”, deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri shtoi se përpos shqetësimeve për shkeljen e privatësisë së qytetarëve, ky projekt ishte sipas tij gjithashtu korruptiv.

Pasi sipas tij, kostot që janë parashikuar për blerjen e pajisjeve janë të fryra deri në 30-fishin e çmimeve të tregut.

The post Paralajmërimi i Ballës për reformat, Berisha: Taos ia japim përgjigjen me 24 janar appeared first on Gazeta Si.

Kur Shqipëria mbytet, Rama riciklon planet e vjetra

19 January 2026 at 14:41

Nga Gazeta ‘Si’- Sa herë që bie shi intensiv, Shqipëria përjeton një cikël të njohur: rrugë të përmbytura, banesa nën ujë dhe kryeministri që rikthen ide të vjetra për kanalet kulluese.

Edhe pse çdo ide për menaxhimin e tyre paraqitet si diçka e re, në fakt është gjithmonë një masë e rikthyer nga e shkuara.

Njëjtë është dhe masa e fundit që Rama njoftoi, e prezantuar si ‘task forcë’ – një strukturë koordinuese qeveri-bashki që do të hartojë një plan me tre faza për menaxhimin e kanaleve dhe mbetjeve.

Rama tha se kjo flotë do të realizohet përmes një fondi prej 20 mln eurosh që vendit tonë i është vënë në dispozicion nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas tij kjo flotë mund të përqendrojë më shumë forca diku ku ka një situatë emergjence dhe bashkitë do ndihen më të gatshme për të përballuar emergjencën.

Plane të ngjashme, me piketa gati të njëjta janë prezantuar edhe më herët nga Rama dhe rastet e zbatimit në terren tipikisht kanë qenë sporadike.

Historia na e dëshmon këtë.

Në nëntor të vitit 2015, teksa falenderonte Bashkimin Europian për një fond të dhënë për shmangien e përmbytjeve, kryeministri Edi Rama tha se qeveria kishte gati një reformë që sipas tij do transformonte rrënjësisht kanalet kulluese: bordet e kullimit.

Rama nga Novosela paralajmëron reformën për bordet e kullimit, nëntor 2015

Masa ishte pak a shumë e njëjtë më task-forcën e njoftuar së fundmi: bashkitë do të merrnin kompetencat dhe përgjegjësitë për kanalizimet.

Qëllimi ishte që deri në 2017-n, të bëhej e mundur ujitja e tokave për rreth 100.000 fermerë dhe të parandaloheshin përmbytjet duke pastruar të gjithë kanalet kulluese dhe ato ujitëse.

Sistemi sipas Ramës do të monitorohej me teknologji moderne si GPS për të parandaluar abuzimet dhe raportimet false të punëve të kryera.

Por reforma nuk arriti objektivin e saj kryesor.

Zonat e Nënshkodrës, Myzeqesë dhe Lezhës vijuan të përmbyteshin, bashkitë nuk morën buxhet të mjaftueshëm dhe bordet shpesh u mbushën me emërime politike, jo teknike.

Pas dështimit të kësaj reforme, dy vite më vonë, Ministria e Bujqësisë publikoi një strategji të re të ujitjes dhe kullimit në Shqipëri.

Ky dokument përfshinte masa të reja për të parandaluar përmbytjet në vend. Një nga shtyllat e strategjisë ishte kalimi i përgjegjësive po te bashkitë, pas reformës territoriale.

Në teori, pushteti vendor do të ishte më afër territorit dhe do të reagonte më shpejt.

Sa i takon masave që do ndërmerreshin, në dokument shkruhej se rreth 300 km argjinatura do riparoheshin, rikonstruktoheshin apo ri-dimensionoheshin për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhur dekadave të fundit.

Ministria theksoi se do bëhej një vlerësim për veprat shtesë që nevojiteshin për rastet e përmbytjeve për zonat me shkallë të mesme e të lartë rreziku, për veprat ekzistuese dhe gjendjen e tyre, si dhe për standardet që duhen arritur.

Edhe pse në letër dukej si zgjidhje përfundimtare, në realitet dështoi. Strategjia supozonte se bashkitë do ta përballonin barrën, por kjo gjë në shumë raste rezultoi e pamundur.

Kanalet pastroheshin një vit dhe vitin tjetër mbesnin pa ndërhyrje gjë që çoi sërish në përmbytje në Kutallë, Fier dhe Myzeqe.

Nga 2017-a e këtej, Rama ka premtuar vazhdimisht pastrim të kanaleve kulluese dhe ka publikuar tek-tuk punë të kryera, kryesisht në aksin Shkodër-Velipojë apo në Fier.

Por kjo nuk ka mjaftuar. Shqipëria vazhdon të përballet me përmbytje.

Ndonëse planet u rishkruan dhe strukturat u riformatuan, masat ndryshuan formë por jo përmbajtje.

Qeveria vazhdon të ripaketojë të njëjtat masa të vjetra, nën etiketa të reja reformash të cilat deri tani nuk kanë kaluar as vijat…e kullimit.

The post Kur Shqipëria mbytet, Rama riciklon planet e vjetra appeared first on Gazeta Si.

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

19 January 2026 at 14:26

Nga Gazeta ‘Si’- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të ketë rinumërim të plotë të të gjitha votave në vendvotimet në 28 komuna.

Po ashtu është vendosur që të shkarkohen përfaqësuesit politikë në Komisionin Komunal Zgjedhor në Prizren, ku sipas kreut të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, janë vërejtur dallimet më të mëdha në votat për kandidatët për deputetë.

Paraprakisht, në këto 28 komuna KQZ kishte vendosur që të rinumëroheshin vetëm 10 për qind e vendvotimeve, ndërkaq në 10 komuna të tjera vendosi për rinumërim të plotë.

Vendimi i 19 janarit vjen pasi gjatë rinumërimit të pjesshëm u vërejtën dallime të mëdha në votat për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit të vitit 2025.

Pas zbulimit të këtyre devijimeve, partitë dhe organizatat e shoqërisë civile kërkuan rinumërim të plotë të votave.

The post KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë appeared first on Gazeta Si.

Gjekmarkaj: PS ka frikë nga fjala jonë! Do përballemi në Kuvend e në sheshe

19 January 2026 at 12:15

Nga Gazeta ‘Si’- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj gjatë mbledhjes së sotme të Konferencës së Kryetarëve akuzoi mazhorancën se sipas tij ka frikë nga fjala e opozitës.

Ai kujtoi nisjen e sesionit të ri parlamentar, teksa tha se në këto muaj, socialistët sipas tij kanë dhunuar rregulloren dhe opozitën.

Sipas Gjekmarkajt në 11 seanca, vetëm në një kanë arritur të bëjnë një debat normal sepse sipas tij, ata kishin frikë nga opozita për shkak të skandaleve të fundit që kanë përfshirë qeverinë.

“Katër muajt nga shtatori në dhjetor kanë qenë muajt më të shëmtuar të parlamentarizmit: dhunim i Rregullores, dhunim i opozitës. Në 11 seanca vetëm një a dy herë kemi bërë debat normal, sepse keni pasur frikë nga fjala e opozitës, të përfshirë nga skandalet tuaja!

Që të kemi vit të mbarë, duhet që drejtësia të mos merret peng, që viti të mos fillojë me hungërima, përçarje e çjerrje, se si doni t’i tregoni vendin opozitës! Ju them: mos guxoni! Do ta keni përballë opozitën në Kuvend dhe në sheshet e Shqipërisë! Meqë zoti Balla iu referua raportit të OSBE/ODIHR, i them se ai raport jua rrëzoi zgjedhjet e vjedhura të 11 Majit, ato dy të tretat që ju thoni!

Zoti Balla foli për një Shqipëri që nuk ekziston. Foli për vizione, duke shmangur atë që Shqipëria reale pret të dëgjojë, atë që qytetarët duan: dënimin e korrupsionit. Çfarë keni për të thënë për drejtësinë e marrë peng me dhunë nga mazhoranca? Për sekserin apo taksidarin e Republikës, që ta ka pushuar nga puna edhe ty si ministër, apo ndonjë tjetër këtu?

Hakmarrja e drejtësisë, jo ‘hakmarrja për drejtësi’, do të bjerë mbi ju, nga brenda dhe nga jashtë”, tha ai.

The post Gjekmarkaj: PS ka frikë nga fjala jonë! Do përballemi në Kuvend e në sheshe appeared first on Gazeta Si.

Balla-opozitës: Nëse nuk i bashkoheni komisioneve për reformat, do punojmë pa ju

19 January 2026 at 12:00

Nga Gazeta ‘Si’- Në konferencën e kryetarëve të Kuvendit, kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla i është drejtuar demokratëve duke u thënë se po shkelin marrëveshjen e sesionit të kaluar parlamentar, ku u dakordësua bashkëpunimi për arritjen e reformës zgjedhore dhe asaj territoriale.

Grupi i PD-së është tërhequr nga komisionet përkatëse në shenjë revolte pas zgjedhjes së padrejtës sipas tyre të Avokatit të Popullit.

Balla bëri të qartë që nëse anëtarët e PD, do të refuzojnë t’i bashkohen komisioneve, PS do të jetë e detyruar për të vijuar punën e vetme.

“Mos humbisni kohë kot me thirrje dhe përbetime revolucionesh që nuk kanë për të ndodhur. Mos humbisni kohë kot as me ‘shtrimin e tapetit’ të alibisë për humbjen e radhës. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ju plotësisht për t’i dhënë Shqipërisë një Kod të ri Zgjedhor sipas standardeve më të mira zgjedhore, një Ndarje Administrative Territoriale funksionale, e gjithçka tjetër. Por duhet ta fiksoni mirë në mendje se ju nuk mund t’i bllokoni reformat. Kemi bërë një marrëveshje në sesionin e kaluar për ngritjen e komisioneve. Nëse ju sot thoni ‘tërhiqemi nga komisionet’, kjo është shkelje e marrëveshjes në mënyrë të njëanshme. Ne do të detyrohemi të vazhdojmë punën edhe pa ju” tha ai.

Balla shtoi se Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore duhet të adresojë rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, ku përparësi të veçantë ka depolitizimi i plotë i administratës zgjedhore.

“Reforma zgjedhore, sa i përket Kodit Zgjedhor, kërkon të paktën 84 vota në Kuvend. Por ne e kemi bërë publike ambicien tonë për një reformë më të thellë, e cila të përfshijë edhe zvogëlimin e numrit të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në të paktën 100 apo 101 deputetë. Dëgjova zotin Gjekmarkaj se opozitës i është mohuar e drejta e fjalës. Ka një indikator shumë domethënës nga sesioni i kaluar: koha e diskutimeve. Opozita ka marrë 48 orë diskutime, ndërsa shumica, bashkë me Qeverinë, 40 orë diskutime në seancë plenare”, tha Balla.

The post Balla-opozitës: Nëse nuk i bashkoheni komisioneve për reformat, do punojmë pa ju appeared first on Gazeta Si.

Projekti në ishullin e Sazanit, Spiropali: Nuk ka asnjë plan për falje tokash

19 January 2026 at 11:54

Nga Gazeta ‘Si’- Ministrja për Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mohoi kategorikisht çdo pretendim për falje tokash apo dhënie territoresh shqiptare, në lidhje me zërat për një vizitë të Ivanka Trump dhe projektin e përfolur “Kushner në Sazan”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Spiropali theksoi se nuk ekziston asnjë plan për falje tokash dhe se askush nuk i ka kërkuar Shqipërisë të japë territore apo të angazhohet në veprime të tilla.

Ajo sqaroi se bëhet fjalë për projekte serioze zhvillimore, të cilat janë në përputhje me prioritetet e qeverisë shqiptare për zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit.

 “Jo vetëm familja e presidentit Trump, por të gjithë zyrtarët amerikane janë të mirëpritur në Shqipëri dhe nuk kemi asnjë detyrim të japim informacione mbi vizitat e tyre qoftë private apo të tjera. Nuk ka asnjë plan as për falje tokash, as për dhënie të territoreve shqiptare, por ka një partneritet të qartë. Të jeni të sigurt se asnjë nuk kërkon, as SHBA-të, as Trump, as familja e tij që Shqipëria të falë toka siç i quani ju apo të angazhohet në aktivitet të tilla në Shqipëri.

Ka projekte serioze që janë pjesë e projekteve tona zhvillimore dhe ne jemi krenarë për to siç jemi krenarë edhe për programe dhe projekte të tjera të cilat padiskutim do t’i bëjmë realitet në Shqipëri”, tha Spiropali.

Kryeministri Edi Rama duke folur për këtë çështje ka thënë se ishulli nuk do të shitet asnjëherë dhe se qeveria shqiptare do të jetë partnere me grupin që do të investojë aty. Ai ka theksuar se ky projekt do të jetë risi për zonën e Mesdheut.

The post Projekti në ishullin e Sazanit, Spiropali: Nuk ka asnjë plan për falje tokash appeared first on Gazeta Si.

Trump: Nuk më dhatë Nobelin, nuk kam detyrim të mendoj më vetëm për paqen

19 January 2026 at 10:33

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar tronditje mes aleatëve të NATO-s pas një letre të pazakontë drejtuar kryeministrit të Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, ku deklaron se “nuk ndihet më i detyruar të mendojë vetëm për paqen”, pasi nuk iu akordua Çmimi Nobel për Paqe.

Letra, e konfirmuar si autentike nga vetë kryeministri norvegjez, lidhet drejtpërdrejt me kërcënimet e Trump për të marrë nën kontroll Groenlandën dhe për të vendosur tarifa të rënda tregtare ndaj vendeve europiane.

“Kam bërë më shumë për NATO-n se çdo person tjetër që nga themelimi i saj, dhe tani NATO duhet të bëjë diçka për Shtetet e Bashkuara”, thuhet se ka deklaruar ai, duke shtuar: “Bota nuk është e sigurt nëse nuk kemi Kontroll të Plotë dhe Total mbi Groenlandën”.

Trump po i përgjigjej një letre nga zoti Støre, i cili kishte shprehur kundërshtimin e tij ndaj propozimit për të vendosur tarifa eksporti ndaj atyre që janë të gatshëm të mbrojnë ishullin, përfshirë Norvegjinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

“I dashur Jonas: Duke qenë se vendi juaj vendosi të mos ma japë Çmimin Nobel për Paqe për faktin se kam ndalur më shumë se 8 luftëra, nuk ndiej më detyrimin të mendoj vetëm për Paqen, edhe pse ajo do të mbetet gjithmonë mbizotëruese, por tani mund të mendoj edhe për atë që është e mirë dhe e drejtë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet se ka shkruar zoti Trump.

A source confirms to me that this disturbing letter from Trump to the Norwegian PM is real.

"Dear Jonas: Considering your Country decided not to give me the Nobel Peace Prize for having stopped 8 Wars PLUS, I no longer feel an obligation to think purely of Peace…" https://t.co/QpmFPwFMdw

— Shashank Joshi (@shashj) January 19, 2026

“Danimarka nuk mund ta mbrojë atë tokë nga Rusia apo Kina. Dhe, pse vallë kanë ata ‘të drejtën e pronësisë’? Nuk ka dokumente të shkruara. Është vetëm fakti që një anije zbarkoi aty qindra vite më parë, por edhe ne kishim anije që zbarkonin aty”.

Tabloidi norvegjez VG pretendon se ka folur me Kryeministrin Støre, i cili ka konfirmuar se letra është autentike. Kryeministri ka thënë gjithashtu se i ka bërë të ditur zotit Trump vazhdimisht se dihet botërisht që qeveria norvegjeze nuk vendos se kush e fiton Çmimin Nobel për Paqe.

Sipas Trump, Danimarka nuk ka aftësi ta mbrojë Groenlandën nga Rusia apo Kina, ndërsa ai e konsideron kontrollin amerikan mbi ishullin si thelbësor për sigurinë globale.

Presidenti amerikan ka paralajmëruar vendosjen e tarifave fillimisht 10% e më pas 25% ndaj disa vendeve të NATO-s, derisa, sipas tij, të arrihet një “marrëveshje për blerjen e plotë të Groenlandës”.

Deklaratat kanë nxitur reagime të ashpra nga liderët europianë. Kryeministri britanik Keir Starmer i ka cilësuar këto kërcënime “krejtësisht të gabuara”, ndërsa Bashkimi Evropian po shqyrton përdorimin e instrumenteve të forta tregtare kundër SHBA-së. Protesta janë zhvilluar edhe në Groenlandë, ku qytetarët kanë deklaruar se ishulli “nuk është në shitje”. Kriza rrezikon seriozisht unitetin e NATO-s dhe marrëdhëniet transatlantike.

The post Trump: Nuk më dhatë Nobelin, nuk kam detyrim të mendoj më vetëm për paqen appeared first on Gazeta Si.

Operacioni kundër mashtrimit nga Call Center-at/ SPAK zbardh skemën: Kontrolluam 28 objekte

18 January 2026 at 13:55

Nga Gazeta ‘Si’- SPAK ka reaguar zyrtarisht për operacionin që zhvilloi 2 ditë më parë në kryeqytet për goditjen e Call Center-ave, nga ku telefonoheshin dhe mashtroheshin shtetas italianë, për investime në kriptomonedha të ndryshme.

Gjatë operacionit janë arestuar në flagrancë 6 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, ndërkohë që të paktën 28 objekte ku ushtronin veprimtarinë e tyre Call Center-at janë kontrolluar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shtetit. 

Gjatë këtij hulumtumi është identifikuar një Qendër Thirrjesh (Call Center) që ndodhet në Tiranë, në ndërtesën “Atti Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse, nga ku, autorët e mirëorganizuar dyshohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme.

Investigimi mori shkas nga ankesat e disa shtetasve italianë të mashtruar nga Qendra e Thirrjeve. 

Gazetarët italianë mundën të infiltrojnë një italian, i cili nisi të punojë aty dhe realizoi regjistrimin e të dhënave në ambientet e Qendrës së Thirrjeve. Nga të dhënat rezulton se në këtë veprimtari dyshohet të jenë përfshirë shtetas italianë, rezidentë në Itali dhe të tjerë që jetojnë në Shqipëri, ndërsa transaksionet kryheshin në kriptovaluta, në portofolet e monedhave virtuale të menaxhuara nga drejtuesit e këtij aktiviteti të kundraligjshëm, duke përdorur platforma mashtruese.

Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre.

Sipas SPAK ekzistojnë indicie të qarta se mbrëmjen e datës 15 Janar 2026, pas përfundimit të punës, pjesëtarë të këtij personeli vëzhgues, kanë njoftuar pronarët e Qendrës për një ndërhyrje të mundshme. Pas kësaj, në orët e para të mëngjesit të datës 16 Janar 2026, janë larguar pajisjet dhe është boshatisur edhe ambienti i Qendrës së Thirrjeve.

Pas gjurmimit të tyre, u realizua kapja në flagrancë e disa personave, të cilët kishin transportuar gjatë natës materiale drejt një ambient tjetër të marrë me qira në “Downtown One”, në Bulevardin Bajram Curri.

Pas kapjes në flagrancë të tyre, hetuesit kanë bërë kontrollin me iniciativë të ambientit në katin e 5-të të godinës, ku është konstatuar një Qendër tjetër Thirrjesh, në ndërtim e sipër. 

Aty u gjetën pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopë, karta të ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shënime. Personat e kapur në flagrancë, po transportonin një kosh mbeturinash, i cili përmbante sende të dyshuara të marra nga Qendra e Thirrjeve në rrugën “Ibrahim Rugova”, të cilat ishin duke i asgjësuar.

Personat e arrestuar në flagrancë janë me inicialet: R.Gj., D.Q., E.Gj., E.M.,R.P.,O.K..

Gjithashtu, paralelisht me identifikimin e Qendrës së dytë të thirrjeve, në sajë të veprimeve verifikuese, janë nxjerrë dhe ekzekutuar urdhrat e ndalimit për personat me inicialet; K.K. dhe H.XH., si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në 28 ambiente; banesa, automjete, zyra, garazhde, etj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, qindra pajisje kompjuterike të cilat janë në proces verifikimi, sisteme monitorimi të kamerave, sisteme të rrjetit kompjuterik, pajisje memorizuese, server, dokumente të Qendrës së Thirrjeve, subjektit “Infinite” shpk dhe subjekteve të tjerë në proces verifikimi.Gjithashtu janë sekuestruar edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar, motomjete si dhe një automjet luksoz i markës Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve të këtij aktiviteti.

The post Operacioni kundër mashtrimit nga Call Center-at/ SPAK zbardh skemën: Kontrolluam 28 objekte appeared first on Gazeta Si.

Hakerimi i materialeve të SPAK, Berisha: Rama, personi që mund ta ketë urdhëruar

16 January 2026 at 12:58

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal tek hakërimi i materialeve të Prokurorisë së Posaçme, duke marrë për bazë një mesazh të dërguar lidhur me “skemën e hakërimit”.

Në pjesën e dosjes që ka publikuar Sali Berisha, të pandehurit Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni komunikojnë me njëri tjetrin.

Sipas pjesës së dosjes që ka bërë publik Berisha Rrokaj i dërgon mesazh Gjonit ku flasin për hakerimin e sistemit, ndërsa përmendet edhe kryeministri Edi Rama.

“Përshëndetje doktor, një informacion të veçantë tek dosja e hakërimit të sistemit të SPAK-ut. Hakëruesi përmend emrin e Ramës si personi që mund të ketë urdhëruar hakërimin.

Pjesë nga dosja: Me datë 12 shkurt 2025, ora 21:17, Arnold Rrokaj, i dërgoi Zambak Gjonit një foto që duket sifaqe interneti, e cila mund të aksesohen sistemet e SPAK-ut. Më pas, ai dërgon një sms me përmbajtjen ‘a mos e hapsha dot’. Më pas Arnold Rrokaj i dërgon sërish sms Zambak Gjokajt se ‘do t’i shkruajë Ramës dhe hajt t’ua bëjmë robt. Pra, Arnold Rrokaj e kishte numrin e Ramës.’”, lexon Berisha denoncimin.

Duke vijuar me këtë denoncim, Berisha shprehet se krijohet bindja e ndërhyrjes së paautorizuar, me pretendimin e shpërndarjes së informacionit tek palë të treta.

“Dhe Arnold Rrokaj sapo të hapte faqen, do i dërgonte Ramës të dhënat e faqes, hajt t’u bëjmë këtë dhe atë, me gjuhën e Lubisë, se këtë gjuhë kishin ata me njëri-tjetrin, jo pallosh e kështu e ashtu. Nga përmbajtja e këtij komunikimi, krijohet bindje e arsyeshme se veprimet e të hetuarit kanë të bëjnë me ndërhyrje të paautorizuar në sistemet e SPAK-ut, me qëllim dëmtimin e tyre përmes shpërndarjes së tyre tek persona të tretë. Duke ia dërguar Ramës dokumentet, atij do ia dërgoj, thotë. Në vijim, me datën 21 shkurt, pra 10 ditë më vonë, i hetuari Zambak kërkon informacion edhe për arrestimin e shtetasit Engjëll Agaçi. Pra, Engjëll Agaçit i kishte urdhër-arresti nga Antimafia Italiane apo shkaqe të tjera.

Arnoldi shprehet: Ja ta shikoj njëherë, po ç’rëndësi ka kush prokuror e ka, nga këta që kam unë, nuk e ka njeri. Se këta i paskan pasur të ndarë prokurorët se cilët do të hakerojnë”, tha ai.

The post Hakerimi i materialeve të SPAK, Berisha: Rama, personi që mund ta ketë urdhëruar appeared first on Gazeta Si.

❌
❌