Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 January 2026Main stream

Pas divorcit, Neda kërkon urdhër-mbrojtje nga vëllai i Belinda Ballukut

By: Elva
15 January 2026 at 19:33

Moderatorja e njohur Neda ka kërkuar urdhër-mbrojtje ndaj ish-bashkëshortit të saj, Ogren Ballukut, vëllai i zv-kryeministres Belinda Balluku vetëm pak muaj pas përfundimit të martesës së tyre dhjetëvjeçare. Sipas raportimeve të mediave procedurat janë nisur pas divorcit, gjë që tregon se ndarja e çiftit nuk ka ardhur në mënyrë të qetë. Në daljen e parë […]

The post Pas divorcit, Neda kërkon urdhër-mbrojtje nga vëllai i Belinda Ballukut appeared first on BoldNews.al.

20:30 Çifti më i fuqishëm i Golden Globe 2026: Ai fitoi çmime, ajo u shfaq me diamante prej 75 karatësh

By: EL
15 January 2026 at 20:30

Ata nuk ecin gjithmonë në tapetin e kuq, por gjithmonë ecin në të njëjtin drejtim

Po bëhet gjithnjë e më e qartë: Kylie Jenner nuk është më thjesht një influencuese në tapetin e kuq. Ajo është shndërruar në një figurë të pashmangshme të çdo ceremonie të madhe çmimesh, madje edhe atëherë kur… fizikisht nuk shfaqet në tapet. Sepse Kylie nuk ka nevojë të kalojë para fotografëve për të qenë tema kryesore e mbrëmjes.

Në ndarjen e Golden Globe më 11 janar, ku Timothée Chalamet ishte i nominuar për aktorin më të mirë në mjuzikal ose komedi për filmin Marty Supreme, Kylie dëshmoi edhe një herë se e kupton perfekt fuqinë e momentit, estetikën dhe dominimin e heshtur. Ajo nuk eci në tapetin e kuq, por në Instagram tregoi një paraqitje për të cilën u fol më shumë sesa për shumë dalje zyrtare.

Ajo kishte veshur një fustan i punuar enkas për të nga Ashi Studio, të mbuluar me temina, të ngushtë pas trupit, me dekolte të thellë në formë “sweetheart” dhe me rripa që zbrisnin lehtë mbi supe dhe gjok, sensuale, por njëkohësisht e rafinuar. Një lloj glamuri që nuk bërtet, por mbetet në kujtesë.

Pamjen e kompletoi me një çantë vintage Gucci, taka Christian Louboutin dhe, sigurisht, me diamante Lorraine Schwartz – plot 75 karatë në unaza dhe vathë. Sinqerisht? Ky nuk është më thjesht bizhuteri, por manifest i pushtetit dhe statusit.

Flokët i mbante në një bisht të gjatë, ndërsa grimi ishte romantik, me kombinim highlighter-blush dhe buzë nude. Gjithçka dukej sikur përcillte një mesazh të qartë: e di kush jam dhe nuk kam nevojë të provoj asgjë.

Nga ana tjetër, Timothée Chalamet mbeti besnik stilit të tij minimalist: kostum krejtësisht i zi, jelek, xhaketë, pantallona të futura në çizme dhe një varëse argjendi. Pamja e tij ishte e përmbajtur, por e saktë, një reflektim i drejtpërdrejtë i mënyrës së tij të aktrimit.

Ajo që e bën këtë çift veçanërisht interesant është fakti se kurrë nuk duken sikur përpiqen të jenë “çifti më i përfolur i momentit”. E megjithatë, çdo herë bëhen të tillë. Pa teatralitet, pa poza të tepruara, pa nevojë për të provuar vlerën e tyre. Dinamika mes tyre është e qetë, por e qëndrueshme dhe ndoshta pikërisht për këtë arsye duket e sinqertë.

Në Critics Choice Awards, disa ditë më parë, Timothée madje e përmendi butë Kylie-n në fjalimin e tij të fitores, një gjest i vogël, por mjaftueshëm domethënës për të treguar se ajo është pjesë e historisë së tij, jo vetëm e imazhit publik.

Gjatë viteve të fundit, Kylie ka befasuar shpesh me zgjedhjet e saj të modës: nga fustani Versace i vitit 1999 me shpinë dramatikisht të hapur, te krijimi transparent prej dantelle i Hanae Mori. Por tani duket sikur nuk synon më të shokojë, por të konfirmojë statusin e saj.

Marrëdhënia e tyre zhvillohet larg skandaleve, por afër emocioneve. Nga puthjet nën yje, te paraqitjet e përbashkëta publike, e deri te momentet e qeta familjare, si shtëpiza e Krishtlindjeve prej xhenxhefili, ku Kylie kishte shkruar edhe emrin e Timothée-s. Ky detaj, ndoshta, është më i bukuri nga të gjithë.

Sepse glamuri mund të blihet. Diamantet mund të vishen. Fustanet mund të huazohen. Por vendi në familjen e dikujt – ai fitohet.

Ndoshta Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet nuk ecin gjithmonë bashkë në tapetin e kuq. Por ecin në të njëjtin drejtim. Dhe në një botë ku gjithçka matet me tituj, ky është, në fakt – luksi më i madh. /ET

“Më plasi!”/ Miri tregon çfarë i ka thënë bashkëshortja para se të hynte në “Big Brother”

By: Elva
15 January 2026 at 18:13

Raporti i Mirit me bashkëshorten e tij ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, për shkak të afrimitetit që ai po krijon me Selin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Sjellja e tij ka ndezur diskutime mes banorëve dhe publikut, duke ngritur dyshime për një lidhje potenciale, megjithëse të dy kanë mohuar […]

The post “Më plasi!”/ Miri tregon çfarë i ka thënë bashkëshortja para se të hynte në “Big Brother” appeared first on BoldNews.al.

18:53 Shokon Neda Balluku: Pas divorcit, kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni!

By: Monika
15 January 2026 at 18:53

Last Updated on 15/01/2026 by Monika

Pak muaj më parë bëri bujë lajmi se moderatorja Neda Balluku i ka dhënë fund martesës dhjetëvjeçare me Ogren Ballukun, vëllain e zv.kryeministres Belinda Balluku. Por duket se ndarja e çiftit nuk ka ardhur në rrugë paqësore.

Burime për ilirianews.al bëjnë me dije se, pas divorcit, Neda ka kërkuar urdhër mbrojtjeje nga Ogreni. Dyshja u njohën në vitin 2010, gjatë edicionit të katërt të spektaklit “Big Brother Albania”, ku të dy ishin konkurrentë. Lidhja e tyre u kthye shpejt në një nga historitë më të përfolura të kohës dhe u kurorëzua me martesë në vitin 2015. Nga kjo martesë kanë ardhur në jetë dy djemtë, Serzh dhe Zai.

Në daljen e saj të parë publike pas ndarjes, Neda pranoi se marrëdhënia e çiftit prej vitesh ka kaluar kriza të vazhdueshme, duke theksuar se një situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe në vitin 2020. “Lajmet janë të vërteta. Nuk është hera e parë që jam në këtë situatë; diçka e tillë ka ndodhur edhe në 2020 dhe atëherë ia dolëm ta kapërcenim. Dëshira ka qenë për ta mbajtur familjen, por nëse do të ktheja kohën pas do të bëja të njëjtën gjë,” u shpreh ajo.

E pyetur nëse vendimi për divorc ishte marrë duke menduar për veten apo për fëmijët, moderatorja u shpreh prerë se interesin e tyre e vendos gjithmonë të parin. “Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në një ambient të shëndetshëm, me marrëdhënie të shëndetshme mes prindërve, që të jetë i qetë dhe i lumtur. Para fëmijëve, mendoj se asnjë nënë nuk vendos veten,” tha Neda./mxh

18:52 “Dallohemi nga ngjyra e lëkurës kush është zhulse”/ “Plas” keq me Brikenës e Inës!

By: Monika
15 January 2026 at 18:52

Last Updated on 15/01/2026 by Monika

Hyrja e Inës në shtëpinë e “Big Brother Vip” trazoi ujërat dhe shkaktoi debate të forta mes banorëve. Edhe mëngjesin e sotëm, Brikena dhe Ina janë përfshirë në debat të fortë me njëra-tjetrën, me akuza të ndërsjellta. Gjithçka nisi pas debateve për punët e shtëpisë, sepse Brikena është liderë e kësaj jave. Ina madje e akuzoi banoren se është e papastërt, teksa Brikena tha se Ina e ka gojën të “fëlliqur”.

Pjesë nga debati:

Ina: Më tregon zhulin ti mua. Ti dukesh… Dallohemi që nga ngjyra e lëkurës kush është zhulse mes nesh.

Brikena: Çfarë do të thuash?

Ina: Ti lahesh njëherë në tre ditë. Harron të heqësh bronzerin që lyen këmbët…

Brikena: Çfarë tregon ngjyra e lëkurës time?

Ina: Sapo ta shpjegova, nuk e di çfarë kuptoni ju këtu.

Brikena: Gojën e ke të fëlliqur….

Ina: E ke parë ndonjëherë gojën tënde? Të paktën dhëmbët unë i kam të mijat, si flokët dhe të gjitha. O miss “filleri” e ke gojën të fëlliqur. Ndihesh inferiore prandaj nxjerr vetëm vrer nga goja./mxh

18:09 “Lëre të shijojë fëmijërinë”: Aulona Musta reagon ndaj komenteve për rutinën e së bijës

By: Monika
15 January 2026 at 18:09

Një postim i ndarë së fundmi në rrjett sociale nga Aulona Musta, ku ajo tregonte rutinën e përditshme të së bijës, nxiti diskutime të shumta. Agjenda e detajuar e pasdites dhe mbrëmjes së vajzës u komentua jo pak nga ndjekësit e saj.

Pas reagimeve të shumta, Aulona zgjodhi të sqarojë qëndrimin e saj, duke theksuar se rutina nuk është presion dhe as “humbje e fëmijërisë”, por një formë orientimi dhe disipline. Fëmijët kanë nevojë për strukturë, siguri, kufij të butë dhe drejtim, thotë ajo, elementë që i ndihmojnë të ndihen të qetë.

Në reagimin e saj, Aulona e bën të qartë se koha e lirë është pjesë e pandarë e agjendës, por jo e barasvlershme me mungesën e strukturës.

Ajo shton se e shqetëson më shumë një fëmijë pa orientim, pa orare gjumi, që kalon kohën duke përdor telefonin/tabletin dhe pa hapësirë për të zbuluar e zhvilluar talentet që ka, sesa një fëmijë me rutinë.

“Unë nuk po rris një fëmijë perfekt,” shkruan ajo, “por një fëmijë që di kur është koha për detyra, për lojë dhe për pushim.”/mxh

17:24 Enxhi Nasufi thyen heshtjen për largimin nga “Wake Up”: Më lëndoi…

By: Monika
15 January 2026 at 17:24

Toptani Podcast, nën drejtimin e gazetares dhe autores Ilda Lumani, vijon të sjellë rrëfime të ndjera dhe histori që zbulojnë anën njerëzore përtej figurës publike. Episodi i radhës ka sjellë një nga intervistat më të komentuara, ku Enxhi Nasufi ka folur hapur për largimin e bujshëm nga emisioni “Wake Up”.

Në një bisedë të sinqertë, Enxhi theksoi se largimet janë pjesë e natyrshme e jetës dhe e cikleve profesionale. Sipas saj, çdo eksperiencë ka një fillim dhe një fund, nga ku duhet marrë më e mira dhe mësimet e nevojshme për t’u rritur.

“Unë mendoj që largimet janë pjesë e jetës, ka cikle, nis diçka ti do duhet ti marrësh më të mirën, të bësh më të mirën, të mësosh, të rritesh dhe ka një cikël që mbyllet. Ndoshta ishte një cikël që duhej mbyllur.” u shpreh ajo.

Megjithatë, ajo pranoi se ajo që e ka mërzitur më shumë nuk ka qenë vetë largimi, por mënyra se si u trajtua situata dhe zhurma e madhe mediatike që pasoi.

“Nuk më pëlqeu mënyra se si u bë. Nuk jam njeri që më pëlqejnë zhurmat, sidomos zhurmat e atilla. Do doja që zhurmë të bënte puna dhe suksesi, jo shpikjet, gënjeshtrat dhe titujt për klikime,” tha Enxhi.

E pyetur nga autorja Ilda Lumani nëse ndonjë gazetar e kishte kontaktuar për të verifikuar informacionet e publikuara për “sherrin” e përfolur, Enxhi u shpreh se askush nuk e kishte bërë një gjë të tillë.

“Askush. Në asnjë nga këto media online nuk mori dikush në telefon të thotë: “Shiko unë do e shkruaj diçka, po si ka ndodhur? Cila është e vërteta?” Nuk është se i interesoi dikujt. Në situata të tilla delikate, ti kupton njerëzit që ke rrotull.” theksoi ajo.

Në këtë periudhë delikate, Enxhi tregoi se ka kuptuar shumë edhe për njerëzit që kishte rreth vetes, duke evidentuar më shumë persona që, sipas saj, u fshehën pas cinizmit dhe mungesës së guximit për të folur hapur.

“Evidentova më shumë njerëz që më vjen keq ta them kështu, por kështu është që fshihen pas gishtit. Njerëzit cinik nuk më pëlqejnë fare. Në këtë rast kuptova që njerëzit duke sikur e kanë guximin për të ta thenë diçka përballë, por në fakt nuk e kanë.” përfundoi ajo./mxh

17:18 Romanca Limi-Dolce, Edi kërkon të rihyjë në “BBVK”!

By: Monika
15 January 2026 at 17:18

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Edi Kuçi është eliminuar para ca ditësh. Në këtë edicion, lidhja e tij me Dolçen mori shumë vëmendje dhe ishte një romancë, në të cilën Edi u shfaq më shumë i përfshirë.

Me hyrjen e Limit në ‘BBVK’, gjërat kanë ndryshuar shumë. Përveç debateve të shkaktuara mes Albës dhe Bias, si xhelozi ndaj njëra-tjetrës për marrëdhënien e tyre me Limin, banori mori një drejtim tjetër. Ndryshe nga çfarë kishin parashikuar, Limi po shijon një romancë me Dolcen.

Së fundmi, Edi ka bërë një paralajmërim për të gjithë ndjekësit e tij në rrjete sociale se do të sqarojë të vërtetën mes tij dhe Dolces. Gjithashtu një plan i tij është që të rifutet në shtëpi. Edi u ka kërkuar ndjekësve të tij në rrjete sociale që të komentojnë kudo rikthimin e tij që produksioni ta marrë parasysh si kërkesë dhe dëshirë e madhe e publikut./mxh

Stelina: ‘Skifterët’ shqiptarë më ndoqën dhe më sakatuan shtëpinë në Itali

By: Ela
15 January 2026 at 10:56

Gjatë një rrëfimi në Big Brother VIP Albania, Stelina ka ndarë një eksperiencë të frikshme nga jeta e saj jashtë programit. Ajo ka treguar se disa persona, të cilët i identifikoi si shqiptarë, e ndiqnin dhe e pikasnin në zonën ku jetonte më parë në Itali. Sipas Stelinës, një makinë qëndronte shpesh e parkuar përpara […]

The post Stelina: ‘Skifterët’ shqiptarë më ndoqën dhe më sakatuan shtëpinë në Itali appeared first on BoldNews.al.

09:20 Ish-prezantuesja e akuzon për sulm seksual, publikohen pamje ku Julio Iglesias e puth pa dëshirë

By: Klara
15 January 2026 at 09:20

Një video e vjetër e një interviste të vitit 2004 me Julio Iglesias, e transmetuar në një kanal televiziv argjentinas, po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të forta. Pamjet tregojnë këngëtarin e famshëm duke puthur në buzë prezantuesen Susana Giménez gjatë transmetimit, pavarësisht rezistencës së dukshme nga ana e saj. Në intervistën, e zhvilluar në emisionin “Susana Giménez”, Iglesias shihet duke e përqafuar prezantuesen dhe duke tentuar disa herë ta puthë në buzë. Në video, ai e kap me duar nga koka dhe përpiqet ta imobilizojë, ndërsa Giménez përpiqet të shmangë kontaktin. Pavarësisht reagimeve të saj, këngëtari arrin ta puthë kundër vullnetit të saj.

Më pas, teksa Iglesias ulet në divan, ai i kërkon vazhdimisht prezantueses të ulet pranë tij dhe tenton sërish ta puthë. Giménez reagon duke e shmangur situatën me humor, ndërkohë që emisioni vazhdon drejtpërdrejt. Rikthimi i videos vjen në një moment delikat për artistin 82-vjeçar, i cili aktualisht përballet me akuza të rënda për ngacmim dhe sulm seksual nga dy ish-punonjëse të tij. Një padi zyrtare është paraqitur në Audiencia Nacional, gjykata më e lartë penale e Spanjës, duke e akuzuar Julio Iglesias për trafikim qeniesh njerëzore dhe sulm seksual. Sipas raportimit të The Guardian, akuzat lidhen me ngjarje që pretendohet se kanë ndodhur rreth pesë vjet më parë, në vitin 2021, në pronat e këngëtarit në Karaibe, Republikën Dominikane dhe Bahamas.

Njëra nga gratë, e identifikuar me emrin Rebecca për arsye sigurie, deklaron se Iglesias e thërriste shpesh në dhomën e tij dhe e sulmonte seksualisht pa pëlqimin e saj. “Ndihesha si një objekt, si një skllave,” ka deklaruar ajo, duke shtuar se incidentet ndodhnin shpesh në praninë e një punonjësi tjetër që ishte eprori i saj. Gruaja e dytë, e identifikuar me pseudonimin Laura, pretendon se Iglesias e ka puthur dhe i ka prekur gjoksin pa lejen e saj, si në plazh ashtu edhe në pishinën e vilës së tij në Punta Cana. Të dyja gratë kanë përshkruar një mjedis pune të kontrolluar dhe intimidues. Rebecca e ka përshkruar rezidencën si “një shtëpi tmerresh”, duke pohuar se këngëtari u bënte shpesh pyetje personale dhe ndërhyrëse, përfshirë orientimin seksual dhe ndërhyrje estetike, si dhe kërkesa për t’u ekspozuar fizikisht.

🔴Un vídeo que retrata a Julio Iglesias.
Una entrevista de 2004 entre Julio Iglesias y Susana Giménez ha vuelto a circular tras la denuncia de dos
ex-empleadas del cantante. En las imágenes, la presentadora se muestra visiblemente incómoda y se ve obligada a marcar límites en… pic.twitter.com/Ae62YZOjXC

— Almudena Ariza (@almuariza) January 14, 2026

Arbana Osmani do të prezantojë “Ferma VIP 3”?

By: Ela
15 January 2026 at 08:45

Moderatores Arbana Osmani i është besuar prezantimi i sezonit të tretë të reality-show-t “Ferma VIP”, raporton Kryefjala. Pas suksesit të dy edicioneve të para, të cilat u karakterizuan nga sfida të forta, dinamika të papritura, debate, aleanca dhe histori personale që mbajtën publikun të mbërthyer para ekranit, duket se produksioni synon të rikthejë formatin me […]

The post Arbana Osmani do të prezantojë “Ferma VIP 3”? appeared first on BoldNews.al.

Chiara Ferragni shpallet e pafajshme për skandalin e “Pandoro-s”

By: Elva
14 January 2026 at 22:51

Influencuesja dhe sipërmarrësja italiane Chiara Ferragni është shpallur e pafajshme nga një gjykatë në Milano, lidhur me akuzat për mashtrim që lidhnin emrin e saj me një nismë bamirësie të vitit 2022, për shitjen e tortave tradicionale Pandoro. Vendimi i gjykatës i jep fund një procesi dyvjeçar që vuri në qendër të debatit publik figurën […]

The post Chiara Ferragni shpallet e pafajshme për skandalin e “Pandoro-s” appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 14 January 2026Main stream

21:37 Lajmi për shtatzëninë u përhap si rrufe, reagon Argjira Spanca!

By: Monika
14 January 2026 at 21:37

Gjatë orëve të fundit, në rrjet kanë qarkulluar me shpejtësi spekulime se moderatorja Argjira Spanca dhe partneri i saj, balerini Graciano Tagani, po presin fëmijën e tyre të parë. Thashethemet u përhapën gjerësisht në mediat rozë, duke nxitur kureshtje dhe reagime nga ndjekësit e çiftit.

Për t’i dhënë fund zërave, Argjira reagoi drejtpërdrejt përmes një Instastory, ku sqaroi qartë situatën pas një pyetjeje nga ndjekësit:

“Dua ta sqaroj njëherë e mirë: nuk jam shtatzënë.”

Moderatorja pranoi se dëshira për t’u bërë prindër ka qenë gjithmonë e pranishme, por theksoi se këto janë procese që kërkojnë kohë dhe durim, duke kërkuar njëkohësisht mirëkuptim dhe respekt për privatësinë.

“Kjo dëshirë ka ekzistuar gjithmonë, por ka gjëra në jetë që nuk varen nga ne,” shkroi ajo, duke lënë të kuptohet se gjithçka do të vijë në momentin e duhur.

Në fund të reagimit, Argjira falënderoi publikun për mbështetjen dhe dashurinë, duke shtuar se kur të vijë koha e duhur, ajo dhe Graciano do ta ndajnë lajmin me të gjithë ndjekësit e tyre./mxh

21:24 Skandal për Julio Iglesias, dy gra e akuzojnë për abuzim seksual dhe sulm!

By: Monika
14 January 2026 at 21:24

Julio Iglesias, këngëtari legjendar spanjoll i njohur globalisht, përballet me akuza serioze për abuzim seksual, sulm seksual dhe trajtim abuziv, nga dy ish-punonjëse të tij që punonin në rezidencat e tij luksoze në Karaibe në vitin 2021.

Rebecca, një ish-punonjëse shtëpie pretendon se që nga fundi i punës së saj ishte thirrur shpesh në dhomën e Iglesias për akte seksuale pa pëlqimin e saj. Ajo pohon se ai e shtynte vazhdimisht në marrëdhënie seksuale dhe e abuzonte fizikisht dhe verbalisht, thënë se ndjeu sikur ishte “si një objekt, si një skllave” dhe se abuzimet ndodhnin “pothuajse çdo natë.”

Laura, një terapiste fizike që punonte në rezidencën tjetër, pretendon se Iglesias e puthi dhe i preku gjoksin kundër dëshirës së saj, si dhe e ekspozoi në situata të papërshtatshme gjatë kohës së punës.

Dëshmitë u mbështetën në prova të ndryshme dokumentare, përfshirë fotografi, mesazhe WhatsApp, regjistra telefonikë, raporte mjekësore dhe dokumente të tjera, sipas raportit nga elDiario.es.

Më 5 Janar 2026, Prokuroria e Gjykatës Kombëtare të Spanjës (Audiencia Nacional) nisi procedime paraprake për të shqyrtuar akuzat, duke i dorëzuar çështjen nën rregullat strikte të sekretit procedural. Autoritetet po shqyrtojnë pretendimet për sulm seksual dhe mundësi për trafikim njerëzor lidhur me kushtet e punës./mxh

21:16 Është vetëm lojë? Lore: Miri dhe Selin, thjesht marrëdhënie interesi!

By: Monika
14 January 2026 at 21:16

Pas eleminimit nga shtëpia e Big Brother VIP, Lore foli për raportet me banorët e tjerë dhe për ndjesitë e saj gjatë më pak se një muaji në lojë. Ajo u ndal edhe te marrëdhënia shumë e komentuar mes Mirit dhe Selin, duke theksuar se sipas saj, lidhja e tyre është thjesht interesi, pa ndjenja reale nga asnjë palë:

“S’pashë asnjëherë ndjesi mes tyre, marrëdhënie e pastër interesi. Atyre iu dha një sfidë dhe as vetë nuk e dinin forcën e saj.”

Kur u pyet për banorin më “fake” në shtëpi, Lore nuk nguroi të përgjigjej:

“Banori më ‘fake’ aty brenda mendoj se është Ina.”

Ajo gjithashtu foli për raportin e saj me Mirin:

“Unë s’kaloja as 30 minuta të ditës me Mirin. Ne jemi vetëm kolegë, kemi pasur koncerte dhe punojmë në të njëjtën studio. Qëndrimi me Selin nuk më penalizoi, ajo ishte një mikeshë shumë e mirë aty brenda.”

Sipas saj, banorët më të fortë në shtëpi janë: Selin, Kristi dhe Miri, të cilët sipas Lore po luajnë lojën me seriozitet. Gjithashtu, ajo shpjegoi strategjinë e saj gjatë qëndrimit:

“Unë isha te zona gri, nuk kam dashur të krijoja aleanca të forta. Kam dashur të kem korsinë time, duke u miqësuar dhe armiqësuar me të gjithë.”

Në një rrugëtim të shkurtër, Lore la një gjurmë të qartë dhe opinioni i saj për banorët ka dhënë një panoramë të ndjeshme dhe të sinqertë për dinamikat brenda shtëpisë së BBV.

Nëse dëshiron, mund të të bëj edhe versionin portali me titull bombastik dhe nën-tituj emocionues, që tërheq maksimalisht klikime dhe reagime nga lexuesit. Dëshiron ta bëj?/mxh

Edi i reagon pas afrimitetit të Dolces me Limin: Femër mendjelehtë

By: Elva
14 January 2026 at 18:31

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Edi Kuçi, ka bërë një reagim publik që ka tërhequr vëmendjen e fansave, pasi u përfol për lidhje të mundshme me banoren aktuale të shtëpisë, Dolcen. Kuçi ka paralajmëruar se do të flasë hapur nesër dhe do të sqarojë raportin e tij me Dolcen, duke lënë të kuptohet se […]

The post Edi i reagon pas afrimitetit të Dolces me Limin: Femër mendjelehtë appeared first on BoldNews.al.

17:59 Edhe Bradley Cooper shikon seriale turke, i fiksuar me aktoren….

By: Monika
14 January 2026 at 17:59

Influenca e serialeve turke duket se po shkon përtej oqeanit tashmë, pas valës së fiksimit që ka prekur Italinë dhe venden fqinje, tanimë është radhe e Hollywoodit.

Bradley Cooper një nga aktorët më të njohur botëror, i njohur për karizmën e tij i habiti dhe bëri të gjithë të qeshin me sinqeritetin e tij gjatë një interviste të fundit. Por kësaj here tema nuk ishte për filmat e tij, por për pasionin e nënës së tij, Gloria Campano, për serialet turke. Cooper pranoi se e ëma e tij është e fiksuar tmerrësisht me serialet turke, veçanërisht me “Erkenci Kuş” me protgaonist Can Yaman dhe Demet Özdemir.

Gjatë intervistës së tij në The Joe Rogan Experience, Cooper e filloi rrëfimin me “Mami, do më vrasi” dhe më pas tregoi se e ëma e tij ka një fiksim të veçantë me serialin turk Erkenci Kuş.

“Seriali quhet Erkenci Kuş. Ka saktësisht 360 episode (versioni ndërkombëtar), dhe nëna ime i ka parë të gjitha pa humbur asnjë! Ajo ka parë çdo episod 4-5 herë. U bë e varur gjatë pandemisë Covid dhe nuk mund ta ndalonte më. Gjëja më qesharake është se ajo thotë se aktori kryesor është ‘aktori më i mirë në botë’. Mendoj se nominimet e mia për Oscar nuk vlejnë shumë për të.”

Cooper nuk mund të mos përmendte edhe momentet e famshme të dramave turke, duke treguar se ndonjëherë, kur hyn në dhomë, dy personazhe janë duke u parë për një kohë kaq të gjatë sa ai mendon se seriali ka “ngrirë”:

“Shkoj në kuzhinë për të bërë kafe, kthehem dhe ata ende shikohen! Ata shikojnë kaq gjatë dhe thellë sa ndonjëherë mendoj se seriali ka ngecur, por jo, është thjesht stili tipik i dramave turke.”

Cooper tha gjithashtu se ka parë serialin së bashku me nënën e tij dhe se ka pëlqyer shumë aktoren kryesore të serialit, Demet Özdemir.

Erkenci Kuş është një serial turk romancë komedi i prodhuar i cili është transmetuar edhe për publikun shqiptar. Seriali fitoi çmimin për “Seriali më i mirë romacë-komedi ” në Golden Butterfly Awards të 45-të dhe përfundoi në Turqi me 51 episodet e tij, ndërsa versioni ndërkombëtar përmban 360 episode. Historia ndjek romancën dhe komedinë në Stamboll mes Sanem, një shkrimtare aspirante, dhe Can Divit, një fotograf./mxh

17:38 “E ndava mendjen kur…”, Ilir Vrenozi jep intervistën e parë direkt pas daljes nga shtëpia!

By: Monika
14 January 2026 at 17:38

Ish-banori i “BBV5”, Ilir Vrenozi ka lënë përfundimisht shtëpinë. I ndodhur prej mbrëmjes së djeshme me disa banorë të tjerë në akuarium, ai vendosi të largohej ditën e sotme, kjo pasi është shprehur se nuk ndihet mirë nga ana shëndetësore.

Menjëherë pas daljes nga shtëpia, Iliri ka dhënë intervistën e parë ekskluzive në “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, ku ka shpjeguar më tej për gjendjen e tij.

“Një muaj aty mu duk shumë. E ndava mendjen kur u futa brenda, të mos mendoja për familjen. Ajo është eksperienca më e mirë, e përjetova. Më vjen keq që përfundoi kështu. Pas dy javësh, vajtja tek zhavorri… Kisha hallin e shëndetit. Stenaldo është njeriu më i mirë që kam njohur. Ai qau më shumë se për nënën dje, më tha nuk kam me kë të qaj tani. Aty bëhesh si i familjes. Nuk dal dot nga vetja. Nuk bëj dot që të kapem kot, disa persona e bëjnë aty. Mua më kanë dashur aty”, tha ai./mxh

12:00 Rina Balaj flet për djalin misterioz që i ka rrëmbyer zemrën

By: Klara
14 January 2026 at 12:00

Rina Balaj duket se po jeton një kapitull të ri në jetën personale, por këtë herë ka zgjedhur ta mbajë larg syrit të publikut. Edhe pse kureshtja e fansave është e madhe për të zbuluar kush është djali që i ka fituar zemrën, artistja nuk ka dhënë asnjë emër dhe nuk ka publikuar asnjë detaj identifikues.

Megjithatë, përmes batutave dhe rrëfimeve në emisionin “Vibin’”, Rina ka lënë të kuptohen mjaft gjëra për profilin e partnerit të saj një djalë që, siç duket, nuk ka asgjë të përbashkët me botën e showbiz-it.

Ajo e theksoi qartë: dëshiron që ai të mos jetë person publik. Madje, Rina tregoi se partneri i saj nuk ka fare Instagram dhe e konsideroi këtë si një “green flag”, pra një shenjë pozitive që e bën edhe më tërheqës në sytë e saj.

Edhe pse emrin nuk e thotë, artistja zbuloi se e thërret me një pseudonim të veçantë: “Bërdi”.

Si e përshkruan Rina djalin ideal?

Nga çfarë la të kuptohet gjatë intervistës, portreti i “Bërdi-t” sipas Rinës ndërtohet mbi disa pika që i pëlqejnë fort:

Misterioz dhe selektiv
Rina pranon se e tërheqin djemtë misteriozë, ata që nuk janë të hapur me këdo dhe që nuk e kërkojnë vëmendjen e çdo vajze. Për të, ai duhet të ketë diçka “intriguese”, që të bën të mendosh më shumë.
Fiziku: jo muskuj, jo “mirror selfies”
Artistja tha me shaka se ai nuk është tipi i palestrës që bën “mirror selfies”. Madje, ajo e pranoi me humor edhe detajin që u bë titull: ai “ka pak bark” gjë që për Rinën s’është aspak problem, përkundrazi, e bën më “real”.
Punëtor, ambicioz dhe familjar
Rina theksoi se vlerëson meshkujt punëtorë e ambiciozë, por edhe ata që kanë një raport të fortë me prindërit dhe familjen.
Komunikimi dhe vëmendja
Për të, marrëdhënia ideale nis që me mesazhet e mëngjesit. Ajo la të kuptohet se vëmendja e vazhdueshme është thelbësore: nëse partneri nuk është prezent dhe nuk i kushton rëndësi, “nuk është i duhuri”./KM

❌
❌