Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 January 2026Main stream

Si do të plotësohet DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për arsimin

23 January 2026 at 02:03

Nga data 22 Janar është hapur sistemi e-Tax për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Individuale.

Risia e këtij viti është plotësimi i DIVA-s edhe nga individë që nuk e kanë detyrim plotësimin, por që kanë fëmijë të moshës nën 18 vjeç dhe do të përfitojnë kompensimin për arsimin nga rillogaritja e tatimit, pas zbritjeve të shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë në vit (kjo përfitohet nga çdo individ pavarësisht nivelit të të ardhurave) dhe 100 mijë lekë në vit (vetëm nga individët me të ardhura deri 1.2 mln lekë në vit).

Monitor sqaron hap pas hapi të gjithë procedurat që duhet të ndjekin individët që kërkojnë të plotësojnë DIVA-n për herë të parë me qëllim përfitimin e kompensimit.

Vlera e kompesimit do të llogaritet automatikisht nga sistemi e-Tax dhe nuk do të ngarkohet asnjë dokumentacion. Dokumentacioni do të ruhet nëse do të kërkohet nga tatimet.

Në fund të plotësimit të deklaratës kush do të rezultojë me tatim të mbipaguar, që është kompensimi, do të duhet të dorëzojë një kërkesë në Drejtoritë Rajonale të Tatimeve për t’iu kthyer mbrapsht. Procedurat për plotësimin e kërkesës pritet të sqarohen nëpërmjet një udhëzimi nga tatimet.

Si plotësohet për herë të parë DIVA

Për individët që do të deklarojnë DIVA për herë të parë fillimisht duhen të regjistrohen elektronikisht në https://www.tatime.gov.al

Për të dyja kategoritë si individët që plotësojnë për herë të parë DIVA dhe ata që e kanë plotësuar më parë në faqen e tatimeve do të zgjidhin moduli e-Shërbime.

Më do të logohet te rubrika INDIVID duke vendosur kredencialet, numrin personal të identifikimit dhe fjalëkalimin, nëpërmjet e-Albania.

Në menunë Deklarata do të përzgjidhet rubrika Tatimi mbi të ardhurat personale, ku do të klikohet mbi tab Krijo deklaratë, duke klikuar mbi periudhën 2025, janar-dhjetor.

Menjëherë pas kësaj do të shfaqet Deklarata Individuale e të Ardhurave.

Deklarata DIVA 2025, gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.

Afati për plotësimin dhe dorëzimin e DIVA është deri më 31 Mars 2026.

Detyrimin për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave e kanë individët me të ardhura mbi 1.2 mln lekë në vit, të dypunësuarit dhe ata që kanë krijuar të ardhura të padeklaruar mbi 50 mijë lekë në vit nga qiraja, honorarë etj.

Risi janë plotësimi i DIVA-s nga individët që kërkojnë të përfitojnë kompensimin e fëmijëve.

Pra me qëllim përfitimin e kompensimit për arsimin e fëmijëve DIVA mund të plotësohet edhe nëse nuk ke detyrimin, pra edhe nga individë me të ardhura nën 1.2 mln lekë në vit.

Kompensimi për fëmijët do të përfitohet nga individët që do të dalin me tatim të mbipaguar, pra nga rillogaritja e tatimit pas zbritjes së shpenzimeve nga baza e tatueshme.

Diferenca e tatimit vjetor të paguar gjatë 2025, nga rillogaritja e tatimit, pas zbritjes së bazës së

tatueshme të shpenzimeve 48 mijë lekë në vit, pavarësisht nivelit të ardhurave dhe 100 mijë lekë nëse të ardhurat janë deri në 1,2 mln lekë, do jepet si kompensim për fëmijët.

Vlera e kompensimit llogaritet automatikisht nga sistemi. Sistemi e-Tax, e llogarit automatikisht vlerën e kompensimit, pasi bëhet deklarimi I të ardhurave, edhe për ata individë që se kanë detyrimin ta bëjnë.

Në total administrata tatimore llogarit se fondi për kompensimin do të jetë me vlerë 15 mln Euro.

 

 RUBRIKAT E PLOTA TË DIVA-S

SEKSIONI A: TË DHËNA IDENTIFIKUESE

(3/4) REZIDENT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË     Po Jo

TË DHËNA IDENTIFIKUESE PËR INDIVIDIN

(5) Emri

Atësia

Mbiemri

Gjinia: M, F

(6) Numri i identifikimit personal sipas letërnjoftimit të deklaruesit

(7) Adresa Kryesore:

(8) Qyteti/Komuna/Rrethi: Tirane

(9) Statusi i Deklaruesit

i/e martuari/e martuar me fëmijëbeqar/ei/e vei/e divorcuarkryefamiljar/e

Të DHËNA PLOTËSUESE PËR INDIVIDIN

(10) Telefoni

Cel.

Posta Elektronike (e-mail)

(11) Të dhëna mbi pronësinë e banesës kryesore:  a) në pronësi b) me qira c) falas nga pronarid) të tjera

(12) Emër/ Mbiemër i pronarit

Adresa

ADRESA E BANIMIT NËSE ËSHTË E NDRYSHME NGA ADRESA E TË DHËNAVE IDENTIFIKUESE

(13) Adresa

(14) Nr. Tel:

Cel.

Posta Elektronike (e-mail)

(15) Të dhëna mbi pronësinë e banesës ku jeton: a) në pronësi, b) me qira, c) falas nga pronari, d) të tjera

(16) Emri /Mbiemri i pronarit

Adresa

PERSONA NË KUJDESTARINË E DEKLARUESIT

(17) Persona nën kujdestarinë e deklaruesit gjithsej

Numri i personave brenda familjes në kujdestari

Të tjerë persona në kujdestari

FËMIJË NËN MOSHËN 18 VJEÇ

(18)Numri i fëmijëve në ngarkim të deklaruesit nën moshën 18 vjeç (Plotësohet nga prindi që ka të ardhurat vjetore me të larta në familje)

SEKSIONI B : TË DHËNA PËR LLOGARITJEN E TATIMIT

TE ARDHURAT BRUTO

(3) Të ardhurat bruto nga marrëdhëniet e punësimit

(4) Të ardhurat bruto nga marrëdhëniet e ngjashme me punësimin por që nuk konsiderohen nga marrëdhëniet e punësimit

(5) Të ardhurat bruto nga dividendi

(6) Të ardhurat bruto nga qiraja

(7) Kthimi i investimit nga skemat e sigurimit të jetës dhe/ose pensionit privat

(8) Të ardhurat bruto nga interesat bankare

(9) Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj

(10) Fitimi kapital i tatueshëm i krijuar nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së luajtshme

(11) Shuma bruto të fituara nga lotari apo lojra të tjera të fatit

(12) Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, liçensa, të drejta ekskluzive dhe pasuri të tjera që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike

(13) Fitime kapitale nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme nëpërmjet shitjes

(14) Fitime kapitale nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme nëpërmjet dhurimit tek trashëgimtarët ligjorë të përjashtuar nga tatimi ose deri në vlerën 5,000,000 lekë

(15) Fitime kapitale të tatueshme nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme nëpërmjet dhurimit

(16) Fitime kapitale nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme nëpërmjet trashëgimisë tek trashëgimtarët ligjorë të përjashtuar nga tatimi ose deri në vlerën 5,000,000 lekë

(17) Fitime kapitale të tatueshme nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme nëpërmjet trashëgimisë

(18) Të ardhura nga nxjerrja apo përfitimi i mjeteve virtuale

(19) Të ardhura nga transaksionet me mjetet virtuale

(20) Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart të realizuara brenda territorit të Republikës së Shqipërisë

(21) Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart të realizuara jashte territorit të Republikës së Shqipërisë

(22) Të ardhura bruto të tjera përjashtuara nga tatimi

(23) SHUMA E TË ARDHURAVE BRUTO

SHPENZIME TË ZBRITSHME

(24) Zbritje nga te ardhurat nga punesimi sipas nenit 22, pika 1, gërmat a, b dhe c           

(25) Shumë kompensimi për çdo fëmijë në ngarkim të tij më pak se 18 vjeç        

(26) Shpenzime për arsimin e fëmijëve

(27) Zbritje për kontributin ne skemën e pensionit privat nga te ardhurat e punësimit

(28) Zbritje për kontributin në skemën e pensioneve private nga të ardhurat e dividendit

(29) Zbritje për kontributin në skemën e pensioneve private nga të ardhurat tjera përveç të ardhurave nga dividendi

(30) SHUMA E SHPENZIMEVE TË ZBRITSHME DHE ZBRITJEVE TË TJERA (kutia 24 deri 29)

LLOGARITJA E TATIMIT PËR TU PAGUAR

(31) Të ardhurat e tatueshme nga marrëdhëniet e punësimit

(32) Tatimi i llogaritur mbi të ardhurat e tatueshme nga marrëdhëniet e punësimit

(33) Të ardhurat e tatueshme nga dividendi

(34) Tatimi i llogaritur mbi te ardhurat e tatueshme nga dividendi

(35) Të ardhura të tatueshme pa të ardhurat nga dividendi dhe marrëdhëniet e punësimit

(36) Tatimi i llogaritur për të ardhurat e tatueshme pa të ardhurat nga punësimi dhe dividendi

(37) SHUMA E TATIMIT TË LLOGARITUR

TATIMET E PAGUARA GJATË PERIUDHËS TATIMORE

(38) Tatimi mbi të ardhurat bruto nga marrëdhëniet e punësimit

(39) Tatim mbi të ardhurat e ngjashme me marrëdhëniet e punësimit por që nuk konsiderohen nga marrëdhëniet e punësimit

(40) Tatimi mbi dividentin

(41) Tatimi mbi qiranë

(42) Tatimi mbi fitimet kapitale të realizuara nga skemat e sigurimit të jetës dhe/ose pensionit privat

(43) Tatimi mbi interesat bankare

(44) Tatimet mbi fitimet kapitale të krijuara nga investimet në tituj

(45) Tatimet mbi fitimet kapitale të tatueshme nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së luajtshme

(46) Tatimi mbi fitimet nga lotaritë apo lojrat e tjera të fatit

(47) Tatimi mbi të ardhurat bruto nga të ardhurat nga pasuria intelektuale, liçensa, të drejta ekskluzive dhe pasuri të tjera që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike

(48) Tatimi mbi fitimet kapitale nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme nëpërmjet shitjes

(49) Tatimi mbi fitimet kapitale të tatueshme nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme nëpërmjet dhurimit

(50) Tatimi mbi fitimet kapitale të tatueshme nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme nëpërmjet trashëgimisë

(51) Tatimi mbi të ardhurat nga nxjerrja apo përfitimi i mjeteve virtuale

(52) Tatimi mbi të ardhura nga transaksionet me mjetet virtuale

(53) Tatimi mbi të ardhura të tjera të pa përmenduara më lart të realizuara brenda territorit të R. Sh

(54) Tatimi i llogaritur dhe i paguar mbi të ardhurat bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë

(55) Kreditimi i tatimit të huaj

(56) SHUMA E TATIMIT TË PAGUAR

(57) TATIMI I MBIPAGUAR           

(58) TATIMI I DETYRUAR PËR T’U PAGUAR

https://monitor.al/hapet-aplikimi-per-diva-e-tax-llogarit-automatikisht-kompensimin-e-arsimit/

https://monitor.al/arsimi-nuk-ka-kompensim-direkt-480-ose-1000-euro-do-kete-rillogaritje-tatimi-pas-plotesimit-diva/

 

 

The post Si do të plotësohet DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për arsimin appeared first on Revista Monitor.

Programi i ri, qeveria investon më shumë në beton sesa në njerëz

23 January 2026 at 02:02

Treguesit buxhetorë të periudhës afatmesme 2025–2029 tregojnë qartë se modeli i qeverisjes mbetet i mbështetur kryesisht te investimet kapitale, rrugë, ndërtesa, vepra infrastrukturore dhe shumë më pak te investimi në kapitalin njerëzor, pra arsim dhe shëndetësi.

Sipas Kuadrit të ri Makroekonomik 2027–2029, shpenzimet kapitale do të lëvizin në një interval shumë të lartë prej 6–6.5% të PBB-së në vit gjatë periudhës afatmesme. Në vitin 2026, ato arrijnë në 6.5% të PBB-së, një nivel që e vendos Shqipërinë ndjeshëm mbi mesataren e Bashkimit Europian, ku investimet publike zakonisht sillen rreth 3–3.5% të PBB-së.

Kjo e bën Shqipërinë një nga ekonomitë më të orientuara drejt investimeve publike në rajon dhe në Europë, duke reflektuar një strategji zhvillimi që mbështetet fort në ndërtim dhe infrastrukturë si motorë të rritjes ekonomike.

Në kontrast të fortë, financimi për arsimin dhe shëndetësinë mbetet dukshëm më i ulët.

Shpenzimet për shëndetësinë, të përfaqësuara kryesisht nga skema e sigurimeve shëndetësore, luhaten nga 2.4% e PBB-së në 2025–2026, për të rënë gradualisht në 2.1% në 2029. Kjo do të thotë se, në terma relativë, shëndetësia po humbet peshë në ekonomi, edhe pse nevojat për shërbime shëndetësore rriten me plakjen e popullsisë dhe emigracionin e personelit mjekësor.

Fondet për arsimin do të vijnë gjithashtu në ulje si në raport me PBB-në, ashtu edhe me shpenzimet buxhetore, sipas parashikimeve në buxhetin afatmesëm 2026–2028. Shpenzimet publike për arsimin në vitin 2022 ishin vetëm 2.9% e PBB-së, ndërsa këtë vit pritet të arrijnë në 2.4% të PBB-së dhe në vitin 2028 do të jenë vetëm 2.1% të PBB-së. Kjo tregon se teksa ekonomia rritet, ndahen më pak fonde për arsimin.

Struktura e buxhetit tregon se rritja ekonomike po kërkohet përmes investimeve fizike dhe jo përmes përmirësimit të produktivitetit të punës, cilësisë së arsimit apo shëndetit të forcës punëtore.

Në afat të shkurtër, kjo qasje mund të mbështesë rritjen përmes ndërtimit dhe punësimit në sektorë të lidhur me infrastrukturën. Por në afat të gjatë do të kemi një ekonomi me shumë kantiere ndërtimi, por me mungesë gjithnjë e më të madhe mësuesish, mjekësh dhe profesionistësh të kualifikuar.

Megjithë këtë nivel të lartë shpenzimesh për investime publike nga buxheti i shtetit, vendi vazhdon të vuajë nga mungesa e infrastrukturës bazë aty ku është përqendruar popullsia, aktiviteti ekonomik dhe presioni urban, në qendrat e mëdha, sidomos në Tiranë dhe zonën metropolitane përreth saj.

Në vend që kapitali publik të drejtohet aty ku kthimi social dhe ekonomik është më i lartë, ai shpërndahet në qindra projekte të vogla, të shkëputura nga njëra-tjetra, pa sinergji dhe pa një vizion territorial të zhvillimit.

Kjo copëzim e buxhetit ka një efekt të dyfishtë negativ: nga njëra anë, asnjë projekt nuk merr financimin e mjaftueshëm për t’u bërë realisht transformues dhe nga ana tjetër krijohet një terren ideal për abuzime, ri-negocime kontratash, shtesa fondesh dhe zhvendosje të qëllimshme të prioriteteve.

Pasojat tashmë janë të dukshme. Qendra e vendit, ku jeton dhe punon mbi gjysma e popullsisë dhe ku prodhohet pjesa dërrmuese e PBB-së, mbetet e nënfinancuar në infrastrukturë urbane, transport publik, ujësjellës, kanalizime, shkolla, spitale, hapësira publike, strehim./ B.Hoxha

Burimi: Ministria e Financave

The post Programi i ri, qeveria investon më shumë në beton sesa në njerëz appeared first on Revista Monitor.

Digjitalizimi i shërbimeve vendore, KI: Transformimi digjital i shërbimeve mbetet kompleks

23 January 2026 at 02:01

Digjitalizimi i shërbimeve publike është pjesë e axhendës së vendorëve në përgjigje të një rruge të prirë më herët nga institucionet qendrore.

Sekretariati i Këshillit të Investimeve në këtë kontekst ka analizuar situatën aktuale me problemet por edhe sfidat që shfaqen para duke sugjeruar kështu edhe një sërë rekomandimesh që mund ta bëjnë këtë proces më të lehtë për të gjithë palët.

Sipas Sekretariatit transformimi digjital të shërbimeve administrative mbetet kompleks. Në nivel vendor, panorama kombëtare paraqitet e fragmentuar (kapacitete asimetrike/të limituara në burime njerëzore, teknologji, infrastrukturë dhe institucione).

Dokumenti verën se sektori privat si një partner i rëndësishëm në këtë proces nuk përfshihet në dokumentet strategjikë teksa biznesi mbetet rezervuar për përfitimet reale.

Shërbimet online kanë një eksperiencë pozitive për biznesin siç është platforma për lejet e ndërtimit por bashkitë hasin probleme sa i takon mirëmbajtjes apo konfuzionit të përgjegjësive që sjell kjo platformë. Sekretariati vërën se në nivel kombëtar, ofrimi i shërbimeve të digjitalizuara nga njësitë e qeverisjes vendore mbetet jo i barabartë dhe në disa zona mjaft i kufizuar.

Duke pasur parasysh këtë panoramë KI ka bërë të paktën 7 rekomandime sa i takon qasjes së pushtetit vendor drejt dixhitalizimit të shërbimeve të tij publike.

Rekomandim 1: Organet drejtuese të Qeverisjes Vendore, përtej angazhimit të qëndrueshëm politik dhe drejtimit të reformave për digjitalizimin, të hartojnë objektiva të qartë dhe tregues performance që konsiderojnë harmonizimin e interesave midis të gjithë aktoreve përfshirë edhe biznesin si dhe riformulimi i treguesve të performancës së shërbimeve ndaj biznesit dhe monitorimi i tyre, të jenë pjesë e planifikimit dhe raportimit periodik

Rekomandim 2: Mundësimi i një tranzicioni gradual dhe të matur nga zyrat fizike drejt digjitalizimit të shërbimeve vendore, i mirë koordinuar brenda bashkive (p.sh.task force me fokus digjitalizimin me përfaqësues nga seksione të ndryshme) me angazhimet buxhetore dhe upskilling do të rriste besimin dhe optimizmin e pritshmërive për cilësi të shërbimeve digjitale.

Rekomandim 3: Investimet publike lokale në infrastrukturë dhe sisteme digjitale duhet të jenë të harmonizuara strategjikisht me platformat dhe iniciativat kombëtare, për të garantuar një koordinim institucional të sigurt, të besueshëm dhe të qëndrueshëm, veçanërisht në aspektin e shkëmbimit të të dhënave midis administratës qendrore tatimore dhe njësive të qeverisjes vendore.

Rekomandim 4: Pushteti vendor duhet të sigurojë që procesi i digjitalizimit të zhvillohet në përputhje me një kornizë të qartë rregullatore që respekton parimet themelore etike dhe ligjore.

Rekomandim 5: Ekziston një nevojë e qartë për përmirësimin e kuadrit ligjor që rregullon taksat dhe tarifat vendore. Siç është evidentuar në mënyrë të përsëritur nga Këshilli i Investimeve, sistemi aktual është i vjetëruar dhe nuk pasqyron në mënyrë adekuate zhvillimet socio-ekonomike dhe reformat politike të viteve të fundit.

Rekomandim 6: Dhomat e tregtisë dhe shoqatat e biznesit të luajnë një rol aktiv në lehtësimin e tranzicionit digjital. Në partneritet me autoritetet lokale, ato duhet të investojnë së bashku në përpjekjet për ngritjen e kapaciteteve të aktorëve. Këto përpjekje duhet të synojnë rritjen e pjesëmarrjes në hartimin dhe zbatimin e reformave lokale – veçanërisht ato që synojnë thjeshtimin e detyrimeve tatimore dhe uljen e barrierave burokratike.

Rekomandim 7: Hartimi dhe zbatimi i një metodologjie të qëndrueshme dhe transparente për vlerësimin e pasurive të paluajtshme nëpërmjet një procesi të gjerë konsultues më grupet e interesit. Rekomandohet hartimi i një metodologjie të qëndrueshme dhe të standardizuar për vlerësimin e tregut dhe çmimet e referencës, në bashkëpunim me komunitetin e biznesit dhe organizatat profesionale.

The post Digjitalizimi i shërbimeve vendore, KI: Transformimi digjital i shërbimeve mbetet kompleks appeared first on Revista Monitor.

I dërguari special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff, mbërriti në Moskë të enjten në mbrëmje. Witkoff kishte deklaruar një ditë më...

23 January 2026 at 03:00

I dërguari special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff, mbërriti në Moskë të enjten në mbrëmje. Witkoff kishte deklaruar një ditë më parë se ai, së bashku me dhëndrin e Trumpit, Jared Kushner, do të udhëtonin drejt kryeqytetit të Rusisë me kërkesë të presidentit rus Vladimir Putin, për bisedime që synojnë përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë. Ata kanë takuar Putin kanë nisur takimin në Kremlin. Ndërkohë, më herët të enjten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me Donald Trump në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Pas këtij takimi, Zelensky deklaroi se garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën janë finalizuar, duke i përshkruar ato si të përfunduara. Megjithatë, territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia mbeten një nga pikat më problematike të negociatave. Zelensky u shpreh para gazetarëve në Davos se gjithçka lidhet me pjesën lindore të vendit. “Gjithçka lidhet me tokën”, tha ai. Sipas pritshmërive, Witkoff do t’i paraqesë Putinit versionin më të fundit të një plani paqeje të mbështetur nga SHBA-ja, detajet e të cilit u zbuluan për herë të parë në media në nëntor të vitit 2025. Plani fillestar me 28 pika konsiderohej gjerësisht si i favorshëm për interesat e Rusisë në luftë dhe më pas u raportua se zyrtarë të Kremlinit kishin ndihmuar në hartimin e tij, me Witkoff që këshillonte mbi mënyrën e prezantimit të planit të Trump. Sipas mediave shtetërore ruse, në takimin mes Putinit dhe Witkoff janë të pranishëm edhe Yuri Ushakov, këshilltari më i lartë i Putinit për politikën e jashtme, si dhe Kirill Dmitriev, negociatori rus. Të dy këta zyrtarë janë përmendur më herët si figura që kanë marrë këshilla nga Witkoff për të siguruar mbështetjen e presidentit amerikan. Edhe pse detajet e planit të paqes të Trumpit nuk janë bërë ende publike, burime diplomatike bëjnë të ditur se dokumenti ka pësuar ndryshime të rëndësishme, pas konsultimeve me negociatorët ukrainas, si dhe me aleatët evropianë dhe të NATO-s. #voxnews #media #russia #ukraine

734 views


💾

Në një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër, të mërkurën, presidenti Trump qortoi aleatët evropianë dhe ripohoi ambiciet e tij për të marrë Gr...

23 January 2026 at 03:00

Në një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër, të mërkurën, presidenti Trump qortoi aleatët evropianë dhe ripohoi ambiciet e tij për të marrë Groenlandën. Trump gjithashtu shtrembëroi historinë e Groenlandës, sulmoi Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhe përsëriti pretendime të rreme tashmë të njohura mbi ekonominë dhe bilancin e tij personal. Ja një verifikim faktesh të kryera nga Financial Time. ÇFARË U THA “Pas luftës, ne ia dhamë Groenlandën përsëri Danimarkës. Sa budallenj që ishim që e bëmë këtë? Por e bëmë. Ia dhamë përsëri”. Ky pretendim është i gabuar. Trump me shumë gjasë i referohej një pakti mbrojtës të periudhës së Luftës së Dytë Botërore mes Shteteve të Bashkuara dhe Danimarkës. Por ajo marrëveshje nuk i dha SHBA-ve sovranitet apo kontroll mbi Groenlandën. Në vitin 1941, pas pushtimit nazist të Danimarkës, ambasadori danez në Uashington nënshkroi marrëveshjen, duke i dhënë SHBA-ve të drejta për baza ushtarake në Groenlandë, në këmbim të mbrojtjes së ishullit. Steven Press, profesor historie në Universitetin Stanford, kërkimet e të cilit fokusohen te sovraniteti evropian, tha se pakti ishte “ligjërisht i lëkundur, sepse nuk përfshinte shtetin danez përtej ambasadorit në SHBA, i cili në thelb vepronte si një qeveri në mërgim”. Mikkel Runge Olesen, studiues në Institutin Danez për Studime Ndërkombëtare në Kopenhagë, pranoi se edhe pse ambasadori në thelb “veproi i pavarur”, kishte një kufi të qartë për atë që ai kishte rënë dakord. “Por sigurisht që ai nuk ia dorëzoi ishujt”, shtoi Olesen. “Ai dha vetëm të drejta për baza”. Pakti përmban disa referenca për sovranitetin e Danimarkës mbi Groenlandën, duke e quajtur mbretërinë “atdheu amë” i ishullit. Një pasazh thotë: “Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ripohon njohjen dhe respektin e saj për sovranitetin e Mbretërisë së Danimarkës mbi Groenlandën”. Nëse SHBA-të do të kishin vendosur ta merrnin Groenlandën me forcë në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, “Danimarka nuk do të kishte mundur të bënte asgjë për ta ndalur”, tha Olesen. “Por nuk do të kishte asnjë bazë ligjore për këtë”, shtoi ai. Press tha se deklarata e Trump do të ishte më e saktë “nëse besojmë se sovraniteti ka të bëjë kryesisht me forcën e pastër, më shumë sesa me traktate apo pëlqimin popullor”. Por ai theksoi se “përtej logjikës së forcës brutale, SHBA-të nuk kishin asnjë autoritet për ta ‘mbajtur’ apo për të pretenduar sovranitet mbi Groenlandën”. Në vitin 1951, pasi administrata Truman u përpoq pa sukses ta blinte Groenlandën, SHBA-të njohën sërish sovranitetin danez mbi ishullin në një marrëveshje ushtarake që i lejonte të vazhdonte ndërtimin e bazave atje. “Sovraniteti danez ka qenë dhe mbetet baza ligjore për praninë ushtarake amerikane”, tha Press. “Është sovraniteti i Danimarkës që i jep SHBA-ve të drejta ushtarake atje”. #voxnews #media #news #donaldtrump

2961 views


💾

Vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe tashmë po zhvillon një vizitë në Kryeministri. Ajo është pritur...

23 January 2026 at 03:00

Vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe tashmë po zhvillon një vizitë në Kryeministri. Ajo është pritur nga kryeministri Edi Rama. Ivanka Trump erdhi në Tiranë pas një qëndrimi dyditor në Vlorë, ku është shoqëruar nga grupe të ndryshme arkitektësh, të cilët kanë vizituar qytetin dhe zonat përreth së bashku me të. Vizita e saj lidhet drejtpërdrejt me investime strategjike në sektorin e turizmit në Shqipëri, ku janë diskutuar mënyrat e realizimit të projekteve turistike në ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit. Bashkëshorti i saj, Jared Kushner, ka përfituar statusin e investitorit strategjik vitin e kaluar, pas prezantimit të projektit të tij turistik në ishullin e Sazanit, me një sipërfaqe prej 562 hektarësh, territor që më parë është përdorur si bazë ushtarake. Vlera e investimit parashikohet të arrijë në rreth 1.4 miliardë euro. Projekti parashikon ndërtimin e një marine turistike, strukturash akomoduese elitare, rezidencash me standarde të larta, si edhe zonash gastronomike dhe hapësirash rekreative me shërbime të dedikuara për turistët. #voxnews #news #ivankatrump #donaldtrump #edirama

1330 views


💾

Sekreti i një suksesi pothuajse shekullor është të mos biesh në sy. Në Castel San Pietro, një qytet me rreth dy mijë banorë në Kantonin Ticino të Zvic...

23 January 2026 at 03:00

Sekreti i një suksesi pothuajse shekullor është të mos biesh në sy. Në Castel San Pietro, një qytet me rreth dy mijë banorë në Kantonin Ticino të Zvicrës, një ndërtesë industriale e vogël dhe e thjeshtë fsheh pas pamjes anonime tonelata ari. Pas një gardhi dhe një vije të lehtë me tela me gjemba, ndodhet një nga qendrat më të rëndësishme të industrisë globale të arit, rafineria MKS PAMP. Çdo vit, në korridoret e kësaj fabrike kalojnë sasi të mëdha metali të çmuar. MKS PAMP është një nga gjashtë rafineritë zvicerane që kanë një rol kyç, marrin arin bruto nga minierat e gjithë botës dhe e shndërrojnë në ar të pastër dhe të shkëlqyeshëm, të njohur në formën e tij finale nga tregjet dhe konsumatorët, shkruan La Republicca. Aktiviteti është intensifikuar ndjeshëm në javët e fundit, teksa çmimi i arit ka arritur pothuajse çdo ditë nivele rekord, i shtyrë nga tensionet gjeopolitike. Nga kjo rafineri del ari i destinuar për industrinë e bizhuterive, por edhe për banka dhe banka qendrore. Këtu prodhohen gjithashtu lingotat e famshme të arit. Një lingot standard, që peshon mbi 12 kilogramë, ka një vlerë prej rreth 1.5 milionë eurosh. Vetëm 21 lingota të vendosura mbi një paletë kapin vlerën e më shumë se 31 milionë eurove, një pasuri e jashtëzakonshme e përmbledhur në një hapësirë minimale. Në fabrikë punojnë rreth 300 persona në tre turne, gjashtë ditë në javë. “Këtu përpunojmë kryesisht ar, argjend dhe metale të grupit të platinit”, shpjegon drejtori menaxhues i impiantit, Phaedon Stamatopoulos. Lënda e parë vjen si nga minierat, në formën e metalit gjysmë të përpunuar, ashtu edhe nga burime dytësore, përfshirë banka, kompani tregtare dhe materiale të ricikluara nga industria e bizhuterive. Procesi i rafinimit nis nga blloqe prej 150 kilogramësh, të cilat përmes shkrirjes dhe trajtimeve kimike e elektrike shndërrohen në ar pothuajse të pastër. Në fund, ari merr forma të ndryshme, nga lingotat mikroskopike prej një grami, me vlerë rreth 150 euro, deri te lingoti standard. Industria e përpunimit të arit është jetike për ekonominë zvicerane. Në vitin 2024, pothuajse një e treta e eksporteve të Zvicrës përbëhej nga ari dhe metalet e çmuara, më shumë se industria farmaceutike dhe katër herë më shumë se industria e orëve. Rreth 25 përqind e arit botëror kalon çdo vit përmes Zvicrës. Rritja e fortë e çmimit të arit ka zgjeruar edhe bazën e investitorëve. Nga një aset i qëndrueshëm dhe mbrojtës, ari është kthyer në një mundësi fitimi me shifra dyshifrore, duke tërhequr gjithnjë e më shumë investitorë të vegjël. Përmes platformës Gold Avenue, e lidhur me MKS PAMP, çdokush mund të blejë edhe një gram ar, ta ruajë në kasafortë ose ta marrë në shtëpi. Transaksionet janë rritur me 80 përqind vetëm gjatë vitit të fundit, ndërsa 40 përqind e tyre vijnë nga investitorë italianë. Aktualisht, kompania administron rreth 650 milionë euro pasuri në ar për llogari të klientëve të saj, një e treta e të cilëve janë qytetarë italianë. Pas ndërtesave të padukshme dhe të sigurta të luginave zvicerane, ari vazhdon të mbetet një nga asetet më të fuqishme dhe më të kërkuara në botë. #voxnews #news #media

2474 views


💾

Tensionet mes njeriut më të pasur në botë, Elon Musk, dhe drejtuesit të Ryanair, Michael O’Leary, kanë shpërthyer për shkak të një konflikti mbi mundë...

23 January 2026 at 03:00

Tensionet mes njeriut më të pasur në botë, Elon Musk, dhe drejtuesit të Ryanair, Michael O’Leary, kanë shpërthyer për shkak të një konflikti mbi mundësinë e instalimit të terminaleve Starlink në avionët e kompanisë. Në një intervistë, O’Leary u shpreh: “Mos i kushtoni asnjë vëmendje Elon Musk. Ai është një idiot, dhe nuk kupton asgjë nga fluturimet dhe rezistenca aerodinamike. Antena do të na kushtonte 250 milionë dollarë në vit vetëm për penalitete karburanti. Pasagjerët tanë nuk do ta paguanin atë”. Reagimi i Musk nuk vonoi. Ai në platformën X e quajti O’Leary “plotësisht idiot”. Më pas, llogaria zyrtare e Ryanair në X ironizoi duke pyetur Musk nëse ka “nevojë për Wi-Fi” pas një ndërprerjeje shërbimi. Në përgjigje, Musk hapi një sondazh mbi mundësinë e blerjes së Ryanair. Megjithatë, një operacion i tillë nuk do të ishte i lehtë dhe ndoshta do të kushtonte më shumë se blerja e Twitter. Vlera e Ryanair llogaritet rreth 20 miliardë euro, dhe një ofertë armiqësore do të përfshinte një shtesë prej 30-50 për qind mbi këtë vlerë. Për më tepër, rregullat e Bashkimit Europian kërkojnë që kompanitë ajrore europiane të jenë të kontrolluara të paktën 50 për qind nga individë dhe entitete brenda BE-së. #voxnews #news #media #elonmusk

1004 views


💾

Është zhvilluar sot seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ndaj ish-Presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit. Gjyqi i radhës...

23 January 2026 at 03:00

Është zhvilluar sot seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ndaj ish-Presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit. Gjyqi i radhës do të mbahet më datë 29 janar. Derisa çështja të kalojë për gjykim, seancat do të mbahen çdo të enjte në orën 10:00. Për seancën ka reaguar nga qelia edhe ish-presidenti Ilir Meta. Fillimisht ai bën një sqarim, duke thënë se seanca nuk është shtyrë, por se seanca paraprake filloi pas insistimit të tij. Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, Meta thotë se “prokurorët më në fund kuptuar dallimin mes METE-s Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës) dhe Metës”. Gjithashtu Meta i ka bërë thirrje ministritë të Drejtësisë të mos bëhet pengesë për të dhënë intervista, pasi SPAK u kanë dhënë leje gazetarëve. “Seanca paraprake filloi. Prokurorët më në fund kuptuar dallimin mes METE-s Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës) dhe Metës I ftoj të gjitha mediat të jenë korrekte dhe të mos shpërndajnë dizinformacione, sikur gjoja seanca paraprake ndaj Ilir Metës është shtyrë për javën tjetër. JO! Më në fund seanca paraprake u zhvillua edhe pse mungonte një nga të bashkëpandehurit dhe avokatët e tij. Ishte insistimi im që kjo seancë më në fund të fillonte dhe e falenderoj gjyqtaren e seancës paraprake që e mori këtë vendim. Për 4 orë kemi dëgjuar prokurorët që lexonin akuzat e tyre për CEZ-DIA, që ishin siç ju a kanë shpërndarë më 21 tetor 2024. U detyruam të ndërhynim disa herë, jo për t'i ndërprerë prokurorët, por për t'i ndihmuar të mos gënjejnë para gjykatës. Afera e CEZ-DIA, ku shteti shqiptar ka fitim se ka humbur rreth 1.1 milion euro por ka fituar mbi 4 milion euro. Arritja më e madhe është se prokurorët pas 8 vitesh hetime kuptuan më në fund dallimin midis METE- (Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës) dhe Metës sepse vazhdimisht i referoheshin METE-s si Meta. Kishte dhe plot arritje të tjera, por këto mund t'i sqarojnë avokatët. Kështu që SEANCA NUK U SHTY, SEANCA FILLOI. Edhe prokurorët e kuptuan që METE nuk është Meta. Seanca tjetër u la pas një jave edhe pse kërkova të bëheshin dy seanca në një javë. Ilir Meta, as i është shmangur drejtësisë, as nuk bëj lojra për shtyrje seancash. Në fund të gjithë kësaj farse kriminale të diktuar nga "Palloshi i gjatë" do të dalë, jo vetëm që METE nuk është Meta, por që ILIR META ËSHTË E VËRTETA. Sidoqoftë dua t'i falenderoj prokurorët e SPAK që u kanë dhënë leje gazetarëve për të më intervistuar dhe e ftoj Ministrin e Drejtësisë të mos bëhet më pengesë sepse jo vetëm Navalny dhe Khodorkovsky kanë dhënë intervista në burgjet e Rusisë, por edhe në Shqipëri, jo vetëm politikanë të paraburgosur dhe të burgosur, por edhe të dënuar me burgim të përjetshëm kanë dhënë intervista televizive sepse çdo qytetar, sidomos çdo politikan, ka jo vetëm të drejta por edhe detyrë t'i përgjigjet çdo gazetari dhe media në interes të opinionit publik dhe të llogaridhënies”, shkruan Meta në rrjetet sociale. Meta akuzohet për tre vepra penale, të cilat iu komunikuan më 4 gusht 2025, sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA. Ai akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion. Ish-presidenti ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën e detyrimit për paraqitje. Dosja “Meta” përfshin gjithashtu hetime ndaj nënës së Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut. #voxnews #media #news #ilirmeta

4760 views


💾

Banka Raiffeisen në Tiranë fshehu paratë e Bankers Petroleum përmes një manovre tinëzare me qëllim që qeveria dhe kreditorët e tjerë privatë të mos mb...

23 January 2026 at 03:00

Banka Raiffeisen në Tiranë fshehu paratë e Bankers Petroleum përmes një manovre tinëzare me qëllim që qeveria dhe kreditorët e tjerë privatë të mos mblidhnin dot detyrimet e papaguara të kompanisë kineze. Skandali i rëndë, i cili tashmë është edhe pjesë e dosjes së SPAK, bën bashkëpunëtore edhe një nga bankat më të mëdha në vend, në skemën kriminale të ngritur në këmbë nga drejtuesit kinezë të Bankers Petroleum për të zhdukur paratë e naftës shqiptare duke lënë pas malin me borxhe. Për shkak të borxheve të mëdha, Bankers Petroleum praktikisht nuk mund të përdorte dot asnjë llogari për të bërë pagesa në Shqipëri, pasi paratë do të sekuestroheshin menjëherë si nga tatimet apo dhe nga subjektet e tjera, ndaj të cilave Bankers ka detyrime të papaguara. #voxnews #media #news

5213 views


💾

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike me anë të një reagimi për mediat ka mohuar zërat se ndaj institucioneve publike ka patur sulm kibernetik....

23 January 2026 at 03:00

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike me anë të një reagimi për mediat ka mohuar zërat se ndaj institucioneve publike ka patur sulm kibernetik. Sipas AKSK pavarësisht disa informacioneve të pavërteta të shpërndara ditët e fundit në rrjetet sociale apo media lidhur me pretendime për sulme kibernetike ndaj institucioneve të vendit, nuk ka asnjë incident kibernetik të konfirmuar që të ketë cënuar funksionimin, sigurinë apo integritetin e sistemeve shtetërore. AKSK, në bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet publike dhe strukturat përgjegjëse, monitoron në mënyrë të pandërprerë hapësirën kibernetike dhe ka në funksion mekanizmat e nevojshëm për identifikimin dhe reagimin ndaj incidenteve kibernetike. #voxnews #media #news

1976 views


💾

Në Davos po diskutohet për të ardhmen e Groenlandës dhe të botës, por në fjalimin e tij të gjatë, Donald Trump gjeti kohë të komentojë edhe pamjen e r...

23 January 2026 at 03:00

Në Davos po diskutohet për të ardhmen e Groenlandës dhe të botës, por në fjalimin e tij të gjatë, Donald Trump gjeti kohë të komentojë edhe pamjen e re të presidentit francez, Emmanuel Macron. “E dëgjova dje teksa fliste me ato syzet e bukura të diellit. Çfarë ka ndodhur? E pashë duke u shtirur si i fortë”, tha Trump. Syzet që Macron mban prej rreth një jave, për shkak të një hemorragjie nënkonjuktivale, një shqetësim jo serioz shëndetësor kanë tërhequr vëmendje të madhe publike. Kjo vëmendje ka qenë e favorshme për sipërmarrësin italian Stefano Fulchir, pronar i kompanisë iVision Tech, e cila në vitin 2023 bleu shtëpinë franceze të syzeve Henry Jullien. Kjo kompani prodhon në Lons-le-Saunier (rajoni Jura) modelin Pacific S01, me çmim 659 euro. #voxnews #media #news #emanuelmacron

6176 views


💾

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar tërheqjen nga tregu të formulës së qumështit të foshnjeve “NAN 1 OPTIPRO” 800 g. Në njoftimin e AKU-së bëhe...

23 January 2026 at 03:00

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar tërheqjen nga tregu të formulës së qumështit të foshnjeve “NAN 1 OPTIPRO” 800 g. Në njoftimin e AKU-së bëhet e ditur se ky vendim u mor pas zbulimit të pranisë së bakterit cereulide në këtë produkt në subjektin prodhues në Holandë. “Referuar njoftimit të subjektit importues në Shqipëri, mbi tërheqjen nga tregu të lotit të formulës për foshnjë “NAN 1 OPTIPRO” 800g, njoftim ky i bërë nga kompania prodhuese Nestle si masë parandaluese pas zbulimit të pranisë së bakterit cereulide në këtë produkt në subjektin prodhues në Holandë, bëjmë me dije: Të dhëna përkatëse të produktit NAN 1 OPTIPRO 800 g, L 51230346AE, 30/05/2027”, njofton AKU. Pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë AKU ka bllokuar të gjithë sasinë në gjendje të produktit dhe atë të kthyer nga tregu me destinacion asgjësimin e tij ose kthimin në vendin e origjinës. Gjithashtu, AKU informon se nga verifikimet në terren është konstatuar se është kryer afishimi i njoftimit për konsumatorin në supermarketet ku është tregtuar ky produkt. #voxnews #media #news

1958 views


💾

Një ish-agjent i CIA-s ka bërë deklarata alarmante lidhur me atë se çfarë mund të dëgjojnë dhe kontrollojnë pajisjet që përdorim çdo ditë, nga telefon...

By: @joq
23 January 2026 at 03:00

Një ish-agjent i CIA-s ka bërë deklarata alarmante lidhur me atë se çfarë mund të dëgjojnë dhe kontrollojnë pajisjet që përdorim çdo ditë, nga telefonat inteligjentë te televizorët, dhe madje edhe makinat. John Kiriakou, ish-operativ i CIA-s dhe i ftuar këtë javë në podcast-in “The Diary of a CEO”, u shpreh se pajisjet digjitale nuk janë aspak të sigurta, duke rrëzuar idenë se privatësia jonë është e mbrojtur. “Nuk janë të sigurta fare. Dhe nuk është vetëm SHBA-ja. Britanikët, francezët, gjermanët, rusët, kinezët, izraelitët, iranianët; të gjithë i kanë këto kapacitete. Duhet të jemi shumë, shumë të kujdesshëm,” – tha Kiriakou. Ai kujtoi edhe skandalin e vitit 2017, të njohur si “Vault 7”, kur dokumente tepër sekrete të CIA-s u publikuan nga WikiLeaks. Sipas tij, këto dokumente zbuluan se agjencia amerikane kishte aftësinë të shndërronte televizorët smart në mikrofonë, edhe kur ata ishin të fikur. “Televizori mund të dëgjojë gjithçka që thuhet në dhomë dhe ta transmetojë më pas. Kjo teknologji ekzistonte që në vitet ’80,” – u shpreh ish-agjenti. Por deklarata më shqetësuese lidhej me kontrollin e makinave nga distanca. Sipas Kiriakou, shërbimet sekrete janë në gjendje të marrin kontrollin e sistemit kompjuterik të një automjeti, duke shkaktuar aksidente fatale. “Mund ta nxjerrin makinën nga rruga, ta përplasin, ta hedhin nga ura. Po, kjo është e mundur,” – tha ai. John Kiriakou është i njohur edhe për faktin se u dënua me burg pasi ekspozoi programin sekret të CIA-s për marrje në pyetje, përfshirë praktika të tilla si “waterboarding”, duke u bërë i vetmi punonjës i agjencisë i dënuar për këtë çështje. Waterboarding është një teknikë e ndaluar e marrjes në pyetje, ku personi i lidhur simulohet sikur po mbytet, duke i hedhur ujë mbi fytyrë dhe duke i shkaktuar ndjesinë ekstreme të mbytjes, frikës dhe panikut. Deklaratat e tij kanë ndezur debat në rrjetet sociale, duke ngritur sërish pikëpyetje serioze mbi privatësinë, sigurinë digjitale dhe kontrollin që teknologjia ka mbi jetën tonë të përditshme.

3917 views


💾

Një qytetar nga Durrësi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje të ndodhur në banesën ku ai jeton me qira, në zo...

By: @joq
23 January 2026 at 03:00

Një qytetar nga Durrësi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje të ndodhur në banesën ku ai jeton me qira, në zonën ish-Kënetës, lagjja 17. Sipas denoncimit, vjedhja ka ndodhur në një banesë që ndodhet në katin e parë, ku autori është futur fillimisht nga muri i ballkonit dhe më pas ka hyrë nga dritarja, e cila ndodhej përballë vendit ku ka kapërcyer. Qytetari bën me dije se nga banesa i është marrë një shumë prej 1 milion lekësh të vjetra. Momenti kur personi futet dhe del nga banesa është filmuar qartë nga kamerat e sigurisë. “Kam video dhe foto më të qarta të momentit të vjedhjes, por për momentin nuk dua t’i publikoj. Dua vetëm që personi që ka kryer vjedhjen t’i kthejë paratë, t’i hedhë brenda murit dhe ta mbyllim këtu, pa e bërë më të madhe,” – shprehet qytetari. Ai shton se fillimisht ka zgjedhur të mos bëjë denoncim në polici, duke i dhënë mundësi autorit të reflektojë dhe të kthejë shumën e marrë. Megjithatë, thekson se nëse nuk do të ketë asnjë reagim, rasti do të ndiqet në rrugë ligjore dhe materialet filmike do t’u dorëzohen autoriteteve. JOQ Albania e publikon këtë rast si denoncim anonim të qytetarit, duke shpresuar në zgjidhjen e situatës pa përshkallëzim të mëtejshëm dhe mbetet e hapur për çdo reagim.

11.8K views


💾

LAJM I MIRË/ Gjendet 66-vjeçarja e raportuar e humbur në Tiranë, ndodhet në QSUT në gjendje të stabilizuar Pak minuta pasi JOQ Albania publikoi apelin...

By: @joq
23 January 2026 at 03:00

LAJM I MIRË/ Gjendet 66-vjeçarja e raportuar e humbur në Tiranë, ndodhet në QSUT në gjendje të stabilizuar Pak minuta pasi JOQ Albania publikoi apelin për gjetjen e zonjës Nazmije Peqini, e raportuar e humbur në zonën e Treshit në Tiranë, mësohet se ajo është gjetur dhe ndodhet e shtruar në Urgjencën e QSUT. Lajmi është konfirmuar për redaksinë tonë nga një infermier pranë QSUT, i cili bëri me dije se 66-vjeçarja ndodhet në gjendje shëndetësore të stabilizuar, ndërsa po i nënshtrohet ekzaminimeve laboratorike dhe imazherike. Familjarët janë njoftuar dhe janë nisur drejt QSUT, duke i dhënë fund ankthit që kishte përfshirë të afërmit që prej pasdites së sotme. JOQ Albania falënderon stafin mjekësor të QSUT, qytetarin ose qytetarët që mund ta kenë ndihmuar dhe transportuar zonjën drejt spitalit në momentin kur ajo është ndier keq, si edhe të gjithë ata që shpërndanë apelin, duke kontribuar në gjetjen e saj sa më shpejt. Një lajm i mirë që tregon edhe një herë se reagimi i shpejtë dhe solidariteti bëjnë diferencën.

8126 views


💾

Një moment i rrallë dhe thellësisht prekës ka emocionuar këdo që e ka parë këtë video. Një nënë 102-vjeçe, e rrethuar nga fëmijët e saj, ngrihet mbi k...

By: @joq
23 January 2026 at 03:00

Një moment i rrallë dhe thellësisht prekës ka emocionuar këdo që e ka parë këtë video. Një nënë 102-vjeçe, e rrethuar nga fëmijët e saj, ngrihet mbi krahët e tyre mes duartrokitjeve e buzëqeshjeve, nis të kërcejë valle shqiptare. Në sytë e saj lexohet lodhja e një shekulli jete, por edhe drita e një force që nuk shuhet kurrë. Fëmijët e mbajnë me kujdes në krahë, jo vetëm për ta mbështetur fizikisht, por si një shenjë mirënjohjeje për sakrificat, netët pa gjumë dhe dashurinë e pakushtëzuar që i ka rritur brez pas brezi. Muzika ngrihet, duart bashkohen, dhe për disa çaste koha duket sikur ndalon. Nuk është thjesht një valle; është një histori e gjallë, një kujtesë se rrënjët tona jetojnë përmes nënave dhe familjes. Emocioni shpërthen në lot gëzimi, ndërsa të pranishmit bëhen dëshmitarë të një pamjeje që flet më shumë se fjalët. Kjo skenë është një homazh për nënën shqiptare, për jetën që triumfon mbi vitet dhe për familjen që mbetet streha më e sigurt, pavarësisht kohës që kalon.

39.3K views


💾

Një qytetar nga Shkodra i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të ndodhur në vendin e tij të punës, një lavazh në qytet, ...

By: @joq
23 January 2026 at 03:00

Një qytetar nga Shkodra i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të ndodhur në vendin e tij të punës, një lavazh në qytet, ku një punëtor ka marrë para nga arka dhe është larguar nga puna. Sipas denoncimit, punëtori kishte vetëm dy ditë që kishte nisur punë, ndërsa ngjarja është e dokumentuar nga kamerat e sigurisë, ku shihet qartë momenti kur ai merr një pjesë të parave, i fut në xhep dhe largohet nga ambientet e lavazhit. “Punëtori kishte dy ditë që kishte filluar punë. Pa pikë turpi merr paratë nga arka dhe ikën. Më pas më bën bllok në numrin e telefonit,” – shprehet pronari në mesazhin e dërguar. I kontaktuar nga redaksia jonë për më shumë detaje, qytetari bën me dije se shuma e marrë është 35 mijë lekë të vjetra, ndërsa sqaron se fillimisht nuk ka dashur ta denoncojë rastin në polici, pasi shuma nuk ishte e madhe. “S’doja ta denoncoja për 35 mijë lekë të vjetra, nuk është se më prish punë. Por më vjen inat sepse e respektova, i lashë rrogën aq sa e kërkoi dhe i thashë që për çdo hall të më tregonte,” – tregon ai. Pronari shton se pasi punëtori i kishte bërë bllok atij dhe menaxherit të punës, ai ka tentuar ta kontaktojë nga një numër tjetër, duke i dërguar edhe videon ku shihet momenti i marrjes së parave. Pas kësaj, sipas tij, punëtori ka nisur të justifikohet dhe t’i kërkojë falje. “Filloi të justifikohej, u betua disa herë, madje edhe për një vajzë që tha se kishte, por prapë nuk më bindi,” – shprehet qytetari. Ai thekson se nuk e ka çuar rastin në polici për arsye njerëzore, por ka vendosur ta bëjë publik vetëm për të paralajmëruar bizneset e tjera, që të tregojnë kujdes ndaj personave të tillë. JOQ Albania e publikon këtë rast si denoncim të qytetarit dhe mbetet e hapur për çdo reagim apo sqarim nga pala e përmendur.

184.1K views


💾

Një skandal i rëndë financiar dyshohet se ka përfshirë Bankers Petroleum dhe Raiffeisen Bank në Tiranë, në një skemë që sipas burimeve hetimore ka pas...

By: @joq
23 January 2026 at 03:00

Një skandal i rëndë financiar dyshohet se ka përfshirë Bankers Petroleum dhe Raiffeisen Bank në Tiranë, në një skemë që sipas burimeve hetimore ka pasur si qëllim shmangien e detyrimeve të papaguara ndaj shtetit shqiptar dhe kreditorëve të tjerë privatë. Sipas të dhënave që janë bërë pjesë e një dosjeje në SPAK, dyshohet se Raiffeisen Bank ka ndihmuar Bankers Petroleum të fshehë qarkullimin e parave përmes një mekanizmi financiar, në një kohë kur kompania kineze ishte e zhytur në borxhe të mëdha dhe llogaritë e saj në Shqipëri rrezikonin të sekuestroheshin nga Tatimet dhe përmbaruesit. Burime pranë çështjes bëjnë me dije se Bankers Petroleum praktikisht nuk mund të kryente pagesa përmes llogarive të zakonshme bankare në vend, pasi çdo fond do të bllokohej menjëherë për shkak të detyrimeve të prapambetura. Në këto rrethana, dyshohet se është ngritur një skemë përmes një overdrafti të hapur nga Raiffeisen Bank. Sipas pretendimeve, Bankers përdorte overdraftin për të kryer pagesa brenda Shqipërisë dhe më pas e mbulonte shumën e shpenzuar duke transferuar fonde nga llogaritë e saj jashtë vendit, konkretisht nga Vjena, duke u kujdesur që overdrafti të mos rezultonte kurrë me bilanc pozitiv. Limiti i këtij overdrafti dyshohet se ishte rreth 9 milionë dollarë, çka i lejonte kompanisë të operonte pa rrezikun e sekuestrimeve. Për shkak se overdrafti konsiderohet borxh ndaj bankës dhe jo para të subjektit, legjislacioni aktual nuk lejon bllokimin apo ekzekutimin e tij, një fakt që sipas përmbaruesve është shfrytëzuar për të shmangur detyrimet ligjore. Skema dyshohet se është konstatuar nga disa përmbarues, të cilët nuk arrinin të ekzekutonin vendimet gjyqësore ndaj Bankers Petroleum. Njëri prej tyre, Altin Latifi, i është drejtuar me shkresë zyrtare Raiffeisen Bank, duke e paralajmëruar se veprimet e pretenduara përbëjnë shkelje të ligjit dhe mund të klasifikohen si vepër penale, sipas nenit 320 të Kodit Penal. Në shkresën zyrtare, përmbaruesi dyshohet se ka theksuar se banka ishte në dijeni të humbjes së proceseve të arbitrazhit nga Bankers Petroleum dhe se veprimet e saj po pengonin ekzekutimin e detyrimeve ndaj shtetit shqiptar. Ai ka paralajmëruar se në rast të vijimit të këtyre transaksioneve, çështja do t’u referohej organeve ligjzbatuese. Burime bëjnë me dije se kjo praktikë dyshohet se ka vijuar për një periudhë të gjatë kohe, edhe pasi është sinjalizuar, ndërsa vetëm së fundmi overdrafti është mbyllur, në një kohë që u rihap debati publik për gjobën e famshme prej 120 milionë eurosh të vendosur nga doganat ndaj Bankers Petroleum. Hetimet për këtë çështje janë në vijim, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë nëse kemi të bëjmë me shkelje ligjore apo me përdorim të instrumenteve financiare brenda kufijve të ligjit.

64K views


💾

Kjo është nëna Xana, rreth 75 vjeçe, e cila jeton në kushte shumë të vështira së bashku me nipin e saj 12-vjeçar, në një banesë në katin -1, në zonën ...

By: @joq
23 January 2026 at 03:00

Kjo është nëna Xana, rreth 75 vjeçe, e cila jeton në kushte shumë të vështira së bashku me nipin e saj 12-vjeçar, në një banesë në katin -1, në zonën e rrugës së Burgut në Tiranë. Rasti është bërë publik nga një i ri, i cili ka realizuar një video dhe ia ka dërguar redaksisë sonë, me qëllim që të kërkojë ndihmë për të moshuarën. Ai tregon se nëna Xana kujdeset e vetme për nipin e saj të mitur, i cili nuk e ka nënën, ndërsa babai i tij vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk është në gjendje të kujdeset për të. I riu shprehet se do ta ndihmojë në mundësitë që ka, duke siguruar mobilie, një derë të jashtme dhe veshmbathje, por bën apel për ndihmë më të gjerë, pasi nëna Xana nuk përfiton as pension dhe nuk ka asnjë burim të ardhurash. Ajo ka nevojë urgjente për ushqime dhe mbështetje bazë. “Nëna jeton me nipin e saj 12-vjeçar dhe është rreth 75 vjeçe. Nipi nuk e ka nënën, ndërsa babai është i sëmurë psikikisht dhe nuk ndodhet aty. Unë do ta ndihmoj me mobilie, një derë të jashtme dhe rroba, aq sa kam mundësi. Nëna nuk merr as pension, asgjë. Ka nevojë për ushqime dhe ndihmë. Banesa ndodhet në rrugën ‘Bajram Preza’, te rruga e Burgut. Emri i saj është Xana. Numri im i telefonit është 069 84 38 090,” shkruan qytetari. Të gjithë ata që kanë mundësi dhe dëshirë për të ndihmuar nënë Xanën, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me qytetarin që denoncoi rastin, i cili do t’i orientojë për më tej.

43.9K views


💾

❌
❌