Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 January 2026Main stream

Benet Beci dhe Haki Çako inspektojnë Urën e Bardhajve, e domosdoshme ndërhyrja për rehabilitim

By: nilda
8 January 2026 at 13:58

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, kanë inspektuar nga afër Urën e Bardhajve, e cila prej vitesh ndodhet në gjendje të amortizuar. Sipas kryebashkiakut Beci, ura ka pësuar grryerje të vazhdueshme nga lumi Kir, çka ka ndikuar ndjeshëm në strukturën e saj dhe e bën të domosdoshme ndërhyrjen për…

Source

Ky është punonjësi i bashkisë që humbi jetën nga përmbytjet në Durrës

By: nilda
8 January 2026 at 12:47

Personi që shikoni në foton e mësipërme është 54-vjeçari, Astrit Hysenaj, i cili humbi jetën si pasojë e përmbytjeve në qytetin e Durrësit. Hysenaj, punonjës i bashkisë së qytetit, është gjetur pa shenja jete, në zonën e Plepave, teksa një ditë më parë ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij. Ai kishte shkuar të monitoronte situatën nga përmbytjet dhe dyshohet se e ka marrë rrjedha e…

Source

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big Brother VIP Albania

By: nilda
8 January 2026 at 11:46

Hyrja e Mateo Borrit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka qenë një nga më të komentuarat e këtij edicioni. Edhe pse vetëm prej pak ditësh pjesë e lojës, ai ka arritur të krijojë dinamika të forta, debate të hapura dhe të tërheqë vëmendjen e publikut, fillimisht përmes historisë së përfolur me Brikenën, e më pas përmes një momenti të rrallë emocional që preku mbarë shqiptarët. Debatet…

Source

Reshjet e dëborës shkaktojnë probleme serioze në Rrugën e Arbrit, disa automjete dalin nga rruga, bien në kanal

By: nilda
8 January 2026 at 10:24

Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në qarkullimin e mjeteve në Rrugën e Arbrit, veçanërisht në zonën e Tunelit të Murrizit. Sipas raportimeve, që prej orës 07:30 disa automjete kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal, ndërsa janë regjistruar edhe përplasje mes mjeteve për shkak të rrëshqitjes në borë. Situata është paraqitur problematike si në drejtim…

Source

Reshje dëbore në veri të Shqipërisë, vështirësi në Vermosh, Bogë dhe Theth

By: nilda
8 January 2026 at 09:37

Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat veriore të vendit gjatë orëve të para të mëngjesit, duke sjellë problematika kryesisht në akset malore. Në aksin Hani i Hotit–Dogana e Vermoshit, dëbora ka rënë në lartësi mbi 1000 metra, duke arritur trashësi deri në 15 centimetra. Si pasojë, qarkullimi i mjeteve është kryer me kujdes të shtuar. Reshje dëbore janë regjistruar gjithashtu edhe në aksin…

Source

Moti i keq në Gjirokastër. Rrëshqitje dherash dhe bllokim rrugësh

By: nilda
8 January 2026 at 08:53

Në Qarkun e Gjirokastrës reshjet e shiut kanë qenë me intensitet. Aksi nacional Gjirokastër- Tepelenë, në vendin e quajtur Shkalla e Zezë vazhdon të jetë i kalueshëm me një sens dhe lëvizja e automjeteve menaxhohet nga efektivët e policisë. Segmentet e tjera rrugore nacionale janë të kalueshme, por ka prani inertesh dhe uji në segmentet rrugore Gjirokastër-Kakavijë, Ura e Kardhiqit-Skërficë…

Source

Yesterday — 7 January 2026Main stream

Paralizohet aksi Cërrik-Elbasan, radhë kilometrike automjetesh

By: nilda
7 January 2026 at 15:25

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka paralizuar qarkullimin e automjeteve në aksin Cërrik-Elbasan. Sipas raportimeve, radhë kilometrike automjetesh janë krijuar në zonën e kryqëzimit të Cërrikut, ku drejtuesit e mjeteve raportojnë pritje në trafik prej më shumë se 1 ore. Kjo situatë është e përsëritur prej disa ditësh, duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin dhe lodhje tek qytetarët.

Source

Bllokohet rruga Laç-Mamurras, banorët protestojnë për përmbytjet e përsëritura

By: nilda
7 January 2026 at 13:13

Banorët e fshatit Gjorm, në Bashkinë Kurbin, dolën në protestë për shkak të përmbytjeve të vazhdueshme dhe dëmtimeve të shkaktuara në rrugë nga vërshimi i ujërave. Në shenjë indinjate ndaj mosveprimit të autoriteteve lokale dhe qendrore, ata bllokuan për disa minuta rrugën nacionale Laç-Mamurras, ku nuk munguan as përplasjet. Sipas banorëve, përmbytjet e përsëritura shkaktohen nga mungesa e…

Source

Before yesterdayMain stream

Kaos në Kakavijë, emigrantët qëndrojnë mbi 3 orë në doganë

By: nilda
6 January 2026 at 15:36

Radha kilometrike vijon edhe sot në pikën kufitare të Kakavijës, ku emigrantët shqiptarë po kthehen drejt vendeve të tyre të punës pas festave. Kolonat e automjeteve arrijnë deri në 7 kilometra, ndërsa pritja në doganë shkon mbi 3 orë. Situata e rënduar është shkaktuar kryesisht nga pala greke, e cila po punon vetëm me dy sportele, ndërkohë që pala shqiptare ka në funksion katër sportele…

Source

Miri i jep mesazh me kode Selinës: Po vdes të të përqafoj, s’di si po e mbaj veten

By: nilda
6 January 2026 at 12:19

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania situatat dhe tensionet vijojnë të mbajnë gjallë dinamikën e lojës, duke sjellë momente të papritura dhe emocionale. Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh mori një vendim surprizë, duke lejuar banorët e izoluar në dhomën e njohur si “Akuariumi” të rikthehen përkohësisht në shtëpinë e madhe, bashkë me banorët e tjerë. Megjithatë, ky rikthim u shoqërua me një kusht…

Source

Moti anullon hedhjen e Kryqit në Durrës

By: nilda
6 January 2026 at 12:03

Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, këtë vit nuk u zhvillua ceremonia tradicionale e hedhjes së kryqit në det, e cila shënon festën e Pagëzimit të Zotit Jezus Krisht. Besimtarët e krishterë kremtuan sot këtë festë të rëndësishme, ndërsa Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Kishën “Apostull Pavli dhe Shën Asti” në Durrës. Sipas njoftimit zyrtar…

Source

Miri i kthehet Selin dhe Lore: Nuk qenkeni mërzitur, kam shumë gjëra për tu thënë

By: nilda
6 January 2026 at 11:59

Që pas përfundimit të Prime-t të së shtunës, Miri ndodhet në akuarim së bashku me 5 banorë të tjerë. Herë pas here te dera e tyre shkojnë edhe pjesa e banorëve të tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Në një moment kanë shkuar dhe Lore me Selin, ku kjo e fundit i ka thënë se e ka sharë shumë pasi e ka lënë shumë rrëmujë dollapin e rrobave. Miri i thotë se e bën…

Source

❌
❌