Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 January 2026Main stream

14:00 Vengu: 97% e buxhetit të mbrojtjes nga viti 2025, totalisht i ezauruar

By: Kesjana
27 January 2026 at 14:00

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot se 97% e buxhetit të mbrojtjes nga viti 2025 është ezauruar totalisht.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Vengu u shpreh se  pjesë e kësaj buxheti kanë qenë edhe kompensimet për bashkitë e prekura nga zjarret në periudhën  e verës.

“Hera e parë që në akt normativ buxhet fundviti kemi një rritje të buxhetit të mbrojtjes. Kemi 97% të buxhetit të mbrojtjes 2025 totalisht të ezauruar. Sa herë  na akuzoni për keqmaxhim dhe vjedhje, duhet të kujtoni këtë fakt: Ulje të borxhit dhe ulje të deficitit. Këto janë dy kriteret e mirëqeverisjes. Një tjetër element tjetër ka të bëjë me kompensimet e dëmeve të zjarreve të vitit 2025. Falë këtij akti normativ kemi mundur të ezaurojmë edhe kompensimet për bashkitë e prekura nga zjarret. Kjo është fotografia e qeverisjes sonë, më pranë qytetarëve në nevojë dhe të linjëzuar me angazhimet tona sa i përket rritje së buxheteve të mbrojtjes, në funksion të rritjes së sigurisë kombëtare dhe sovranitetin tonë teknologjik”,-tha Vengu./Kb

13:45 Efektivi vrau 20-vjeçarin në Milano se mbante pistoletë në dorë, arma e të riut rezulton plastike

By: Kesjana
27 January 2026 at 13:45

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Milano. Një polic qëlloi dhe vrau një të ri gjatë një kontrolli kundër drogës. Viktima, Abderrahim Mansouri, 28 vjeç, u përpoq të ikte dhe mbante në dorë një armë që dukej e vërtetë, por që rezultoi të ishte plastike dhe nuk mund të qëllonte.

Policët që ishin në shërbim, disa civilë dhe disa me uniformë, e ndaluan për kontroll, pasi kishin informacion për aktivitetet e tij me shitje droge. Kur Mansouri nuk ndaloi dhe tregoi armën, një nga policët qëlloi për të mbrojtur veten. Vetëm më vonë u kuptua se pistoletën nuk ishte problematike (armë plastike). Viktima u transportua në spital, por ndërroi jetë.

Mansouri ishte një person i njohur për policinë, i lidhur me një familje që kontrollon zonën ku ndodhi ngjarja dhe kishte precedentë penalë për drogë dhe grabitje. Hetuesit po punojnë për të rikrijuar ngjarjen, duke përdorur prova balistike dhe dëshmi, pasi nuk kishte kamera që ta filmonin atë që ndodhi.
Rasti ka shkaktuar reagime të ndryshme politike. Disa politikanë mbrojnë policinë, ndërsa të tjerët kërkojnë hetim të drejtë dhe nuk duan të japin supozime për fajësi para përfundimit të hetimeve. /La Repubblica//kb

13:30 30 viktima nga stuhia në SHBA, mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

By: Kesjana
27 January 2026 at 13:30

Stuhia e fuqishme dimërore që ka goditur Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar të paktën 30 viktima dhe probleme të mëdha në energji, transport dhe jetën e përditshme në dhjetëra shtete.

Sipas Associated Press, vdekjet janë të lidhura me hipotermi, aksidente rrugore per shkak të akullit, si edhe incidente gjatë pastrimit të borës.

Në Nju Jork, tetë persona u gjetën të pajetë në ambiente të hapura, ndërsa në Massachusetts dhe Ohio dy persona humbën jetën pasi u goditën nga mjetet e pastrimit te bores.

Aksidente fatale gjatë rrëshqitjes me slita u raportuan edhe në Arkansas dhe Teksas. Mbi 20 shtete, si edhe kryeqyteti Uashington DC, kanë shpallur gjendje emergjence.

Rreth 630 mije banesa dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike, kryesisht në jug të vendit. Situata ka paralizuar edhe transportin ajror, ku mbi 12 mijë fluturime u anuluan ose u vonuan.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Donald Trump ka miratuar 12 deklarata emergjence federale, për të ndihmuar shtetet në rikthimin e energjisë dhe pastrimin e rrugëve.

Meteorologët thonë se temperaturat pritet te mbeten nën zero gjatë gjithë javës. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme./kb

13:15 Bozdo: Për shqiptarët nuk ka lekë, ndërsa 3 inceneratorët që nuk ekzistojnë u gjetën menjëherë

By: Kesjana
27 January 2026 at 13:15

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo në fjalën e mbajtur në Parlament foli për përmbytjet e nëntorit dhe dhjetorit në Dimal dhe Kuçovë.

Bozdo tha se në nëntor mijëra hektarë tokë u përmbyt pasi pushteti nuk ishte kujdesur për kanalet kulluese dhe sistemet kulluese në përgjithësi.

Demokrati tha se të gjithë fermerët u lanë në mëshirë të fatit, pasi vetëm një pjesë e vogël e fondeve do të mjaftonte për të përballuar të gjtiha dëmet e shkaktuara.

Bozdo u shpreh se lekë për shqiptarët nuk ka, ndërsa për 3 inceneratorë që nuk ekzistojnë u gjetën menjëherë.

 

“Fermerët e Dimalit dhe Kuçovës janë prekur nga përmbytjet. Në përmbytjet e nëntorit mijëra hektarë tokë u pëmrbytën se pushteti nuk ishte kujdesur për kanalet kulluese dhe sistemin kullues në përgjithësi.

Në pëmrbyjen e dytë të nëjtat zona u përmbytën me njëintensitet edhe më të madh dhe pse hec-it të Banjës i hapën portat pa paralajmëruar. Nuk mund të lihen në mëshirë të fatit të gjithë fermerët që u lanë në mëshirë të fatit.

Vetëm një pjesë e vogël e fondeve do të mjaftonte për të përballuar të gjitha dëmet shkatuara në dy përmbuyytjet e fundit, të shkaktuara nga fakti se infrastruktura nuk ka funksionuar. Fermerët dhe blegtorët janë më të përbuzurit. Me këtë ritëm, brenda pak viteve Shqipëria nuk do të ketë më as sektor bujqësor as industrial. Për 3 inceneratorët që nuk ekzistojnë u gjetën menjëherë 400 milionë euro, por lekë për shqiptarët nuk ka”, tha Bozdo./Kb

11:28 Karavastaja ende “nën pushtetin” e ujit/ Argjinatura e çarë përkeqëson situatën

By: Kesjana
27 January 2026 at 11:28

Last Updated on 27/01/2026 by Kesjana

Zona e Karavastasë vijon të jetë e përmbytur dhe ditën e sotme.

Sipërfaqe të tëra toke janë në pushtetin e ujit.

Siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga CNA, argjinatura që mbron zonën nga deti është çarë, duke përkeqësuar situatën.

11:14 Rama në Izrael/ Qori: Na ka poshtëruar si vend dhe si popull, Netanyahu duhet të arrestohet

By: Kesjana
27 January 2026 at 11:14

Last Updated on 27/01/2026 by Kesjana

Drejtuesi i Lëvizjs “Bashkë”, Arlind Qori në një studio televizive ka folur për vizitën e kryeministrit Rama në Izrael. Qori tha se referuar Statusit të Romës, të ratifikuar në vitin 2023, nëse kryeministri izraelit, Netanyahu vjen në Shqipëri duhet të arrestohet.

Kjo për shkak se kryeminsitri izraelit këkrohet nga Gjykata Penale ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Sa i përket vizitës së Ramës në Izrael, Qori tha se Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të përfituar nga politka botërore.

Qori e cilësoi vizitën e Ramës në Izrael si poshtëri për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi me këtë vizitë nuk respektoi detyrimet e vendit tonë bazuar në të drejtën ndërkomëbtare.

 

Netanyahu është nën akuzë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për genocid dhe shumë organizata të të drejtave të njeriut, madje edhe në Izrael, kanë dalë në përfundimin se qeveria e Netanyahut dhe aparati ushtarak ka kryer genocide në Gaza. Netanyahu kërkohet edhe nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, për krime lufte dhe krime kundër njereëzimit. Nëse në dimensionin e parë Shqipëria ka detyrim moral për të qenë në krahun e viktimave dhe të shtypurve, në aspektin e dytë ka edhe disa detyrime ligjore. Në 2003, Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar Statutin e Romës, që njeh juridiksionin e Gjykatës. Nëse Netanyahu vjen në Shqpëri, duhet të dorëzohej përpara këaj gjykate.

Midis këtyre dy aspekteve, detyrimit nga e drejta ndërkombëtare dhe tekat e Ramës për të dalë me nje personazh që janë të paktë liderët botërorë që dalin, Shqipëria duhet të ruante reputacionin e vet.

Arsyeja pse Rama e bën këtë gjë, besoj se kryesorja ka të bëjë me frikën që ka nga institucionet e reja të drejtësisë , për akuzat për korrupsion. Është i gatshëm të bëjë gjithçka në arenën ndërkombëtare, për të përfituar ndonjë influencë nga politika e madhe botërore. Nuk gjej asnjë arsye tjetër pse kryeministri i Shqipërisë takohet me një personazh, që nuk është një kryministër i çfarëdoshëm, por është i akuzuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, juridiksionin e të cilës e njeh. Edi Rama na ka poshtëruar si vend dhe si popull, kur nuk respekton viktimat e panumërta, flitet për 70 mijë viktima, shumë prej të cilëve fëmijë. Nuk respekton as detyrimet që ka Shqipëria bazuar mbi të drejtën ndërkombëatre.

Është detyrim që shteti duhet ta zbatonte dhe kryeministri nuk mund ti lejojë vetes të dalë dhe të buzëqesh me një personazh politik të akuzuar për gjëma, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Këto nuk janë opinione por janë akuza zyrtare. Dua t’ju vë në dukje faktin që prej vitesh Netanyahu nuk takohet me shumë prej udhëheqësve të shteteve demokratike, këta refuzojnë të takohen me të, ka një peshë të madhe morale, një takim i tillë, apo legjitimimi i politikave të Netanyahut, qeverisë së tij të ekstremit të djathtë“, tha Qori./kb

09:49 6 ngjyrat kryesore që do të dominojnë në modë gjatë vitit 2026 (Lifestyle)

By: Kesjana
27 January 2026 at 09:49

Çdo sezon, pa dyshim, sfilatat e javës së modës ofrojnë një gamë ngjyrash për muajt në vijim. Ekzistojnë nuancat tradicionale që presim t’i shohim të kthehen çdo vit: në vjeshtë/dimër, mbizotërojnë nuancat më të thella dhe të pasura, ndërsa për pranverë/verë, ngjyrat pastel dhe ato më të ndritshme janë në modë.

Ndërsa këtë vit do të dominojnë këto ngjyra:

1. E bardhë si re

Një ngjyrë e butë, e bardhë e lehtë që jep ndjesinë e ajrosjes, e dizajnuar si një “kanavacë e pastër” që simbolizon qetësi dhe fillime të reja.

2. Blu e qartë

Blu cilësore dhe nuancë që jep ndjesi optimiste vazhdon të jenë në qendër të vëmendjes, nga tonet e qeta deri te bluja më e fortë, duke ofruar një ndjenjë freskie dhe moderniteti.

3. E gjelbra

Një gjelbër e guximshme, e gjallë, që sjell energji dhe optimizëm në koleksionet e pranverë/vere.

4. Lavender e lehtë

Tonet e buta të lavandës sjellin një ndjesi romantike dhe elegante, ideale për kombinime pastel.

5. Korali i ngrohtë

Një ngjyrë me shkëlqim të butë që kombinon nuanca të kuqërremta dhe portokalli, duke dhënë një pamje të ngrohtë dhe energjike.

6. Krem i butë

Ngjyrë neutrale e ngrohtë që funksionon mirë me baza të tjera dhe sjell elegancë të qetë në veshje.

Si e interpretojnë stilistët këto ngjyra:

Moda për vitin 2026 është karakterizuar nga një balancë midis minimalizmit qetësues dhe shprehjes kreative me ngjyra të forta, ngjyrat neutrale si e bardha e resë janë baza, ndërsa tonet e gjalla dhe optimiste (blu, e gjelbër, lavander) përdoren për tone shtesë dhe stil personal./Kb

09:37 India dhe BE gati të shpallin një marrëveshje tregtare

By: Kesjana
27 January 2026 at 09:37

Bashkimi Evropian dhe India janë gati të njoftojnë një marrëveshje të rëndësishme tregtare pas gati dy dekadash bisedimesh me ndërprerje, pasi të dyja palët synojnë të thellojnë lidhjet mes tensioneve me SHBA-në.

Sekretari i Tregtisë i Indisë, Rajesh Agarwal, tha të hënën se negociatat kishin përfunduar dhe marrëveshja ishte finalizuar. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian António Luís Santos da Costa janë në Delhi, ku pritet njoftimi. Si India ashtu edhe BE-ja po kërkojnë të forcojnë lidhjet strategjike dhe tregtare me pjesën tjetër të botës, ndërsa përballen me presionin ekonomik dhe gjeopolitik nga SHBA-të.

Delhi po përballet me tarifat prej 50% të vendosura nga Presidenti Donald Trump vitin e kaluar, mes bisedimeve që synojnë sigurimin e një marrëveshjeje tregtare midis Indisë dhe SHBA-së, të cilat ende po zvarriten. BE-ja sapo ka dalë nga një javë stresuese pasi Trump kërcënoi të përshkallëzojë luftën e tij tregtare me aleatët evropianë për kundërshtimin e një aneksimi të Grenlandës nga SHBA-të, përpara se të tërhiqej .

Marrëveshja tregtare do t’i dërgojë botës një “mesazh të rëndësishëm politik se India dhe BE-ja besojnë më shumë në marrëveshjet tregtare sesa në tarifat” në një kohë kur proteksionizmi është në rritje dhe “disa vende kanë vendosur të rrisin tarifat”, tha Costa të hënën pa përmendur SHBA-në.

Von der Leyen tha se Evropa dhe India janë “të përkushtuara për të punuar së bashku për të formësuar një rend të ri global”.

Von der Leyen dhe Costa mbërritën në Delhi gjatë fundjavës dhe ishin të ftuarit kryesorë në festimet shumëngjyrëshe të Ditës së Republikës në Indi të hënën.

Nënshkrimi formal ka të ngjarë të ndodhë vetëm më vonë këtë vit, pasi marrëveshja të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian./Kb

09:22 Suedia propozon burgosjen nga mosha 13 vjeçare për krime të rënda

By: Kesjana
27 January 2026 at 09:22

Qeveria e Suedisë ka njoftuar se do të paraqesë një projektligj që parashikon uljen e moshës së përgjegjësisë penale për të miturit nga 15 në 13 vjeç, për krime të rënda, duke hapur mundësinë që në raste të caktuara ata të ndëshkohen edhe me burgim.

Ministri i Drejtësisë, Gunar Stemer, ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për një ulje të përgjithshme të moshës së përgjegjësisë penale për të gjithë, por vetëm për rastet më serioze, siç janë vrasjet, përpjekjet për vrasje, sulmet me bomba me rrethana rënduese, krimet me armë apo përdhunimet, gjithmonë me rrethana rënduese.

Ky propozim vjen në një kohë kur Suedia është përballur me një rritje të dhunës së lidhur me krimin e organizuar, përfshi rekrutimin e të miturve nën 15 vjeç për sulme me armë dhe bomba, pasi deri më sot ata nuk përballen me dënime me burg nëse kapen.

Projektligji është dërguar për konsultim publik te 126 autoritete dhe organizata, por ka marrë kritika të shumta.

Shumë institucione, përfshirë policinë, shërbimet korrektuese dhe prokurorët, janë kundër tij, duke argumentuar se ulja e moshës mund të përfshijë fëmijë shumë të rinj në sistemin penal dhe se sistemi korrektues nuk është i përgatitur për të pranuar të mitur kaq të vegjël.

Qeveria pretendon se masat janë të nevojshme për të adresuar seriozisht rritjen e dhunës dhe krimit të organizuar, megjithëse diskutimi publik mbi këtë çështje është i ashpër dhe me kundërshtime të forta./kb

09:15 Tregtarët e Vlorës në protestë/ Hyjnë me forcë në bashki

By: Kesjana
27 January 2026 at 09:15

Tregtarët e Vlorës janë ngritur ditën e sotme në protestë. Shkak për protestën është bërë vendimi i Bashkisë së Vlorës për të mbyllur përkohësisht tregun industrial të qytetit.

Tregtarët kanë braktisur punën ditën e sotme dhe kanë shkuar përpara bashkisë së qytetit.

Ata kërkojnë takim me kryebashkiaken Brunilda Mersini, ndërsa takimi  i djeshëm u mbyll pa ndonjë rezultat.

Qytetarët e Vlorës gjatë protestës së sotme kanë hyrë me forcë në bashki.

 

Po na heqin, na po na, 30 vjet atje. Ku të shkojmë? Jemi hallexhinj, jemi me qira, jemi me fëmijë, pa punë, pa gjë, ku do shkojmë. Presim të vijë kryetarja e bashkisë, të na japë justifikimin ç’do na thotë”, tha një tregtar./kb

07:55 Rrëshqitje masive toke në Siçili, 1500 të evakuuar

By: Kesjana
27 January 2026 at 07:55

Ky filmim tregon momente nga rrëshqitjet masive të tokës që kanë prekur qytezën e Nishemit, në jugperëndim të Siçilisë.

Prej të dielës, qyteza e ngritur në një pllajë mbi 300 metra mbi nivelin e detit po përballet me rrëshqitje të tokës që mëngjesin e kësaj të hëne u intensifikuan dhe kanë arritur buzë shtëpive të banorëve, duke shembur disa prej tyre e duke rrezikuar të tjera, siç duket edhe në këto pamje.

Autoritetet kanë evakuuar deri më tani rreth 1 500 banorë dhe kanë krijuar një zonë sigurie rreth 150 metra, në drejtimin nga po përparon rrëshqitja e tokës. Rrëshqitjet kanë prekur një hapësirë prej 4 kilometrash dhe kanë krijuar një greminë me thellësi 6 metra.

Ekipet e emergjencës janë vënë në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë të gjithë banorëve të qytetit, të cilët nuk e fshehin irritimin për këtë situatë.

“Është katastrofë, është rrënuar gjithçka. Për 30 vite këtu, nuk është bërë asgjë për të siguruar zonën. Na bindën të investojmë këtu dhe tani jemi në mëshirë të fatit”, tha një banor.

Kjo nuk është hera e parë që qyteza përballet me situata të tilla, pasi toka përbëhet nga një lloj argjile e butë. Një tjetër rrëshqitje e madhe ndodhi edhe në vitin 1997./kb

07:42 ”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

By: Kesjana
27 January 2026 at 07:42

Negociatat që synojnë t’i japin fund luftës ruse në Ukrainë po prodhojnë sinjale progresi, por sfida të mëdha mbeten në rrugën drejt një ujdie përfundimtare. Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, këtë të hënë.

Sipas tij, bisedimet mes të dërguarve të Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së ditët e fundit në Abu Dabi ishin konstruktive dhe një raund i ri negociatash planifikohet javën e ardhshme. Edhe pse nuk pati arritje të rëndësishme, Peskov theksoi se vetë fakti që këto kontakte kanë nisur në mënyrë konstruktive është pozitiv.

Zyrtarët kanë zbuluar pak detaje nga bisedimet e mbajtura të premten dhe të shtunën, të cilat janë pjesë e përpjekjeve njëvjeçare të administratës Trump për t’i çuar palët drejt një marrëveshjeje paqeje dhe për t’i dhënë fund luftës katërvjeçare.

Nga ana tjetër, presidenti Volodimir Zelenski ka deklaruar se një dokument me garancitë e sigurisë për Ukrainën është plotësisht gati dhe se Kievi po pret kohën dhe vendin e duhur për ta firmosur.
“Për ne, garancitë e sigurisë janë para së gjithash garanci sigurie nga Shtetet e Bashkuara. Dokumenti është 100% gati dhe ne po presim që partnerët tanë të konfirmojnë datën dhe vendin e nënshkrimit. Dokumenti do të dërgohet më pas për ratifikim në Kongresin e SHBA-së dhe në parlamentin ukrainas”, tha Zelenski/kb

07:22 Nga energjia te investimet e huaja dhe punësimi/ Reformat ekonomike ku mbështetet rritja 2026-2028

By: Kesjana
27 January 2026 at 07:22

Qeveria synon që punësimi dhe energjia të jenë dy reformat kryesore të cilat do të kenë ndikimin më të madh në Prodhimin e Brendshëm Bruto në vitet 2026-2028.

Të paktën ky është plani që paraqet Programi i Reformave Ekonomike i kësaj periudhë publikuar tashmë në QBZ. Por cilat janë në fakt reformat kryesore të këtij Programi dhe cili do të jetë kontributi i tyre?

“Paketa e reformave që mbështet skenarin alternativ të reformës përfshin investime të konsiderueshme në prodhim energjie të rinovueshme që arrijnë afërsisht në 914 milionë euro, investime shtesë prej 117 . 8 milionë euro në eficiencën e energjisë, një përmirësim kumulativ në performancën e eksporteve ekuivalente në rritjen e prej 1 pikë përqindje të PBB në një vit gjatë dy viteve radhazi dhe një rritje të synuar të flukseve të investimeve të huaja direkte prej 5 për qind të aplikuar në 40 për qind të totalit të IHD-ve. Paralelisht reformat e tregut të punës supozohet se do të rrisin punësimin në total me 1.3 për qind krahasuar me nivelin bazë ndërsa reformat që synojnë përmirësimin e efikasitetit gjyqësor në të gjithë nivelet pritet të forcojnë mjedisin institucional dhe të kontribuojnë në një rritje shtesë prej 0.9 për qind të produktivitetit total të faktorëve të cilin modeli e harton në një rritje afërsisht 0.8 për qind të PBB potenciale” thuhet në dokument.

Të marra bashkë reformat sipas Programit Ekonomik rrisin nielin potencial të PBB-së me afërsisht 1.65 për qind në krahasim me nivelin bazë.

Pra nëse llogaritet për tre vitet që përfshin dokumenti rritja mesatare është rreth 0.55 pikë përqindje në rritjen vjetore të PBB-së.

Masat e axhendës sipas qeverisë, të integruara me kuadrin Makro-Fiskal projektojnë një normë rritjeje të PBB-së prej 3.9për qind në vit për 2026-2028 në skenarin bazë.

Dokumenti vlerëson se formalizimi, ulja e korrupsionit dhe evazionit dhe thjeshtimi i procedurave publike do të nxisë zgjerimin e bazës së taksimit duke siguruar rritje pa qenë e nevojshme që të ketë ndryshime të normave tatimore.

Po kështu përmirësimi i investimeve dhe produktivitetit si nxitës për rritjen e pagave pritet gjithashtu të kenë ndikime pozitive. /Monitor/kb

07:07 Sërish incidente me agjentët federale në SHBA

By: Kesjana
27 January 2026 at 07:07

Ky filmim dëshmon një tjetër rast kur agjentët e njësisë kundër emigracionit të jashtëligjshëm ICE përfshihen në një tjetër incident në Mineapolis, duke lënduar në dorë nga goditjet me plumba gome, një pjesëmarrëse në protestën kundër vrasjes së infermierit 37-vjeçar Alex Pretti, nga e njëjta njësi në të njëjtin qytet.

Ngjarja ndodhi në të njëjtën ditë, kur presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me guvernatorin e Minesotës, me të cilin ra dakord për reduktimin e numrit të agjentëve të ICE-së në terren.

Pas disa rasteve të vrasjeve të emigrantëve të jashtëligjshëm dhe manifestuesve në mbështetje të tyre, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt tha se Trump nuk dëshiron të shohë më njerëz që vriten rrugëve.

Vrasja e 37-vjeçarit Alex Pretti ka shtuar presionin ndaj shefit të Shtëpisë së Bardhë. Ngjarja ka nxitur reagime edhe nga ish-presidentë amerikanë.

“Vrasja e Alex Pretti-t është një tragjedi zemërthyese. Duhet të jetë gjithashtu një thirrje zgjimi për çdo amerikan, pavarësisht nga partia, se shumë nga vlerat tona thelbësore si komb po sulmohen gjithnjë e më shumë”, tha Obama.

Bill Clinton iu bashkua thirrjes në një postim në X, duke thënë se SHBA-të po përballen me një moment historik ndërsa nxiti amerikanët të flasin hapur dhe të tregojnë se kombi ende i përket popullit.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha se agjentët qëlluan në vetëmbrojtje pasi Pretti, i cili sipas tyre kishte një pistoletë./kb

Yesterday — 26 January 2026Main stream

14:00 Trump fajëson demokratët për incidentet me emigrantët

By: Kesjana
26 January 2026 at 14:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbrojtur me tone të ashpra operacionin më të madh të administratës së tij kundër emigracionit të paligjshëm, pas dy vrasjeve të qytetarëve amerikanë gjatë ndërhyrjeve të agjentëve federalë në Minneapolis.

Në një postim në rrjetin Truth Social, Trump fajësoi demokratët për atë që e quajti “kaos i shkaktuar nga qytetet që i strehojnë”, duke thënë se refuzimi i bashkëpunimit me autoritetet federale po rrezikon jetën e qytetarëve.

“Gjatë katër viteve të Joe Biden dhe lidershipit të dështuar demokrat, dhjetëra kriminelë të huaj të paligjshëm erdhën në vendin tonë, duke përfshirë qindra mijëra vrasës të dënuar, përdhunues, rrëmbyes, trafikantë droge dhe terroristë. Do të nisim dëbimin masiv të kriminelëve të huaj të paligjshëm në historinë amerikane”.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, vetëm në pesë shtete të drejtuara nga republikanët, Teksas, Xhorxhia, Florida, Tenesi dhe Luiziana, janë arrestuar mbi 150 mijë emigrantë të paligjshëm.

Ndërkohë, situata në Minneapolis është përshkallëzuar pas vrasjes së infermierit Alex Pretti këtë fundjavë, dhe të qytetares Renee Good më 7 janar, gjatë operacioneve të agjentëve federalë.

Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, ka aktivizuar Gardën Kombëtare, ndërsa qindra protestues kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar përdorimin e forcës nga autoritetet federale.

Demonstrata janë shënuar edhe në Nju Jork, Uashington dhe San Francisko.

Administrata Trump insiston se operacioni do të vazhdojë, duke e konsideruar atë thelbësor për sigurinë kombëtare dhe për luftën kundër krimit të organizuar./kb

13:45 “Rishikojmë strategjinë e mbrojtjes”/ Vengu: Në 2026 shtojmë sisteme artilerie dhe kundër-ajrore

By: Kesjana
26 January 2026 at 13:45

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot se në vitin 2026, në siguri e mbrojtje do të shtohen sisteme artileri dhe sistemet e para kundër-ajrore pas një mungese të gjatë.

Në një konferencë për shtyp, Vengu tha se Shqipëria është duke përgatitur rishikimin strategjik të Mbrojtjes.

“Paqja dhe stabiliteti nuk janë përgjithmonë, përkundrazi kërkojnë investime dhe përgatitje të përditshme. Realiteti i ri trupëzohet shpesh edhe në rishikimin e dokumentave strategjikë të mbrojtjes, ku edhe vetë Shqipëria është duke përgatitur rishikimin strategjik të mbrojtjes.

Të gjitha këto rishikime evidentojnë një fragmentim të rendit ndërkombëtar dhe konkurrencën e përhershme që strukturon në një farë mënyre një lloj lufte të re të ftohtë. Pse e përmend këtë? Sepse Europa Jug-lindore pavarësisht se nuk është epiqendra e rivalitetit të ri global, por nuk është as një periferi e padukshme. Është një teatër dytësor, jo për tanke, por për influenca, narrtiva, dezinformim dhe ndërhyrje hibride.

Buxheti 2026 nuk është një buxhet rutinë, por një mekanizëm për të ndërtuar kapacitete reale, për të zhvilluar industrinë, për të forcuar sovranitetin dixhital dhe për të ndërtuar një Shqipëri si aleate e qëndrueshme në NATO. Këtë vit arrijmë vlerën 2.12 të PBB-së dhe nëse e krahasojmë me buxhetin 2025 kemi një rritje me 12%.

Synojmë që në vitin 2029 të arrijmë nivelet e NATO-s. Rritja e pagave do jetë progresive, 60-70% për pagat bazë dhe 30% për nivelet më të larta të komandimit. Po ashtu, synojmë rritjen me 30% të komponentit aktiv. Vitin e kaluar kemi pasur 721 rekrutë të rinj. Akademia e FA është pika nevralgjike e kësaj politike. Viti 2026 do krijojë një kuadër ligjor më të mirë. Kemi një fluks rikthimesh në FA dhe tani FA është një forcë që tërheq gjithmonë e më shumë. Kemi një rikthim të gadishmërisë ajrore, një rikthim të gadishmërisë së mjeteve helikopterë. Në forcën detare kemi një rritje të flotës.

Kemi 2 mjete që na janë shtuar dhe një mjet i ri vjen me investim 9 milionë euro po nga aleatët italianë. Sistemet Javelin do i prezantojmë javën që vjen. Në 2026 shtojmë sisteme artilerie dhe sistemet e para kundër-ajrore pas një mungese të gjatë”,-tha Vengu./Kb

13:30 Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, takim me Presidenten e PE, Roberta Metsola

By: Kesjana
26 January 2026 at 13:30

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, u takua sot në Bruksel me Presidenten e Parlamenti Europian, Roberta Metsola. Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të intensifikimit të diplomacisë parlamentare dhe angazhimeve të Kuvendit për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë takimit, Kryetari i Kuvendit shprehu vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Europian ndaj Shqipërisë dhe theksoi se perspektiva europiane e vendit mbetet e qartë, afatgjatë dhe e pakthyeshme. Ai nënvizoi se anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk është një slogan politik, por një proces transformues i institucioneve, i qeverisjes dhe i jetës së përditshme të qytetarëve, duke theksuar konsensusin politik dhe parlamentar, si edhe mbështetjen e gjerë popullore për procesin e anëtarësimit.

Në fokus të bisedës ishte progresi i Shqipërisë në përmbushjen e kushteve të negociatave, veçanërisht në kapitujt që lidhen me sundimin e ligjit, reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe mbrojtjen e të drejtave themelore. Kryetari Peleshi vuri në dukje se Shqipëria është vendi kandidat me vendosmërinë më të madhe dhe që ecën me shpejtësinë më të lartë drejt familjes europiane, ndërsa reformat po avancojnë mbi bazën e rezultateve konkrete dhe treguesve të matshëm.

Presidentja Metsola vlerësoi progresin e dukshëm të Shqipërisë drejt anëtarësimit, bashkëpunimin shumë të mirë të Parlamentit Europian me Kuvendin, si edhe angazhimin parlamentar dhe institucional të Shqipërisë për përshpejtimin e bashkimit me familjen europiane. Hapja e Zyrës Rajonale të Parlamentit Europian në Tiranë u cilësua si një sinjal i qartë i angazhimit të Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë dhe perspektivës së saj europiane.

 

Në përfundim, Kryetari i Kuvendit rikonfirmoi përkushtimin e Shqipërisë për reforma demokratike, gjithëpërfshirëse dhe të pakthyeshme, duke e konsideruar Parlamentin Europian një partner kyç dhe një busull morale të projektit europian./kb

13:15 Dokumenti-Vlora mbetet pa Kadastër, ja ku transferohet

By: Kesjana
26 January 2026 at 13:15

Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës zhvendoset drejt Tiranës.

Urdhri i firmosur më datë 23 janar qartëson vendimin e largimit të këtij institucioni të menaxhimi të pronave nga qyteti bregdetar dhe në vijim, veprimtaria do të ushtrohet në ambientet e ASHK-së në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet.

Ky vendim hyn në fuqi prej datës 1 shkurt, duke e lënë kështu Vlorën pa kadastër./kb

Dokumenti-Vlora mbetet pa Kadastër, ja ku transferohet

13:00 “Në luftë kundër qeverisjes”/ Hasimja: Opozita e shpërndarë në drejtime të ndryshme

By: Kesjana
26 January 2026 at 13:00

Politologu Ermal Hasimja analizoi sot situatën në të cilën gjendet opozita në vend.

I pranishëm në një tryezë diskutimi, Hasimja ngriti shqetësimin se partitë opozitare kanë konflikte dhe janë konkurrente, duke e shpërndarë frontin në drejtime të ndryshme.

“Kjo nismë është e hapur për këdo që mund të sjellë një peshë opozitare. Nuk jemi parti politike dhe nuk synojmë të krijojmë parti politike. Qëllimi ynë është që si qytetarë shprehim një shqetësim. Opozita është e shpërndarë në drejtime të ndryshme, ndërsa qeverisja është ajo që është. Ne po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje përmes kësaj forme. Ftesa është e hapur për të gjithë. Këto partitë opozitare kanë konflikte dhe janë konkurrente dhe është normale, sepse po luftojnë kundër qeverisë. Unë mendoj që ka një të përbashkët që i bashkon këto parti, të kemi zgjedhje të lira dhe të barabarta”, tha Hasimja./Kb

12:45 Takim i dyshuar mes djalit të Netanyahu dhe princit të Katarit? Rritet polemika rreth “Qatargate”

By: Kesjana
26 January 2026 at 12:45

Një takim i tillë, nëse do të konfirmohej, nuk do të ishte aspak befasues. Ditët e fundit, në rrjetet sociale arabe po qarkullon fotografia që thuhet se tregon Yaïr Netanyahu, djali i Kryeministrit izraelit dhe influencues i vendosur në Miami, duke qëndruar në një restorant në Shtetet e Bashkuara së bashku me sheikun Hamad ben Thamer al-Thani, princ i Katarit.

Autenticiteti dhe konteksti i fotos mbeten të pasigurt, disa përdorues të internetit sugjerojnë se mund të jetë një manipulim nga kundërshtarë të qeverisë së Katarit. Megjithatë, ky zhvillim vjen në vijim të një serie zbulimesh që tregojnë lidhje të paqarta midis figurave pranë Kryeministrit izraelit dhe Dohës, gjë që befasuese duke pasur parasysh se Yaïr Netanyahu shpesh herë kritikon publikisht Emiratet e Katarit.

Çështja e njohur si “Qatargate”, ku përmendet direkt emri i Benjamin Netanyahu, ka rikthyer debatet politike në Izrael. Skandali mund të ketë pasoja serioze për Kryeministrin, vetëm disa muaj para zgjedhjeve të planifikuara për tetorin e vitit 2026. Zërat brenda koalicionit dhe opozitës kërkojnë hapur dorëheqjen e Netanyahu, që mban rekordin e kohëzgjatjes në detyrë në Izrael.

Ish-Kryeministri Naftali Bennett, një nga kundërshtarët më të ashpër, e ka quajtur çështjen “aktin më të rëndë të tradhtisë në historinë e Izraelit”, duke vënë në dukje armiqësinë historike të Izraelit ndaj Katarit. Një artikull i gazetës izraelite Haaretz thekson se: “Lidhjet financiare me Katarin ndoshta mund të ishin toleruar para 7 tetorit 2023, por pas masakrës, këto lidhje janë thjesht tronditëse.”

Skandali u rikthye pas një interviste të bujshme disa javë më parë në televizionin izraelit nga Eli Feldstein, ish-zëdhënësi i Netanyahu për çështjet ushtarake. Hetuesit dyshojnë se Feldstein dhe një tjetër bashkëpunëtor i Kryeministrit, Jonatan Urich, kanë marrë fonde për të publikuar tek gazetarët një qëndrim pro-Katarit. Qëllimi dyshohet të ketë qenë paraqitja e emiratit në një dritë pozitive para organizimit të Kampionatit Botëror të Futbollit 2022, sidomos si ndërmjetës i besueshëm midis Izraelit dhe Hamasit.

Feldstein ka pranuar për kanalin publik izraelit Kan se ka marrë pagesa përmes një kompanie të lidhur me një agjent të huaj që vepronte për Dohën, duke argumentuar mungesën e autorizimit të sigurisë për pagesa direkte nga zyra e Kryeministrit.

“Është e mundur që publikimet e mia të kenë ndihmuar, edhe pas faktit, një zyrtar në Katar? Është e mundur”, tha Feldstein. Çështja mbetet e ndërlikuar dhe e mbushur me zona të errëta, por nxjerr në pah natyrën e paqartë të lidhjeve midis figurave pranë qeverisë izraelite dhe Katarit.

Sipas Cinzia Bianco, studiues në European Council on Foreign Relations (ECFR), “Skandali ‘Qatargate’ tregon se sa i ndjeshëm politikisht është kanali i komunikimit midis dy vendeve dhe sa vështirë është të kontrollosh ose të justifikosh ndikimin informal që lind nga kjo lidhje.”

Zyrtarisht, Benjamin Netanyahu vazhdon të sulmojë Katarin, akuzuar shpesh për strehimin e “terroristëve” dhe financimin e Hamasit. Por para 7 tetorit, qeveria izraelite ka përdorur kanalet katariote për të transferuar miliona dollarë çdo muaj drejt Hamasit, për të ruajtur ndarjen midis Palestinës së Gazës dhe Bregut Perëndimor dhe për të penguar një lidership të unifikuar palestinez. Sipas gazetës izraelite Yediot Aharonot, Izraeli kishte kërkuar edhe një muaj para fillimit të luftës në Gazë rritjen e fondeve të dërguara nga Doha.

Nga ana tjetër, Kryeministri katari, sheiku Mohammad ben Abdelrahmane al-Thani, ka pohuar se çdo ndihmë e vendit të tij ka shkuar te popullsia dhe ka qenë plotësisht e koordinuar me qeveritë izraelite.

Përtej skandaleve dhe akuzave, marrëdhëniet Izrael-Katar ofrojnë përfitime të dyanshme: Tel-Avivi fiton njohje ndërkombëtare, ndërsa Doha ruan një rol në proceset e ndërmjetësimit në Gaza, duke mos u përjashtuar nga loja rajonale krahasuar me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrein./kb

❌
❌