❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 January 2026Main stream

Ankandet publike, APP autoriteteve kontraktore: Raportoni procedurat, ja të dhënat që duhen

22 January 2026 at 13:00

Agjencia e Prokurimit Publik (APP) u ka kujtuar autoriteteve kontraktore se çdo 6 muaj duhet të raportojnë procedurat që janë në formën e ankandit publik.

Kjo Agjenci ka nĂ«nvizuar se detyrimi rrjedh nga neni 7 i Ligjit Nr. 9874, datĂ« 14.02.2008 “PĂ«r ankandin publik”, tĂ« ndryshuar ku mbikĂ«qyrja e zbatimit tĂ« procedurave tĂ« shitjes me ankand bĂ«het nga Agjencia e Prokurimit Publik(APP).

Kjo e fundit verifikon zbatimin procedurave të ankandeve, pas nënshkrimit të kontratës në përputhje me këtë ligj dhe me akte të tjera të dala në zbatim të tij, duke u kërkuar autoriteteve shitëse të gjithë informacionin e nevojshëm.

“NĂ« pikĂ«n 4, tĂ« nenit 6 tĂ« LAP, parashikohet se: “Autoriteti shitĂ«s, çdo 6 muaj, duhet tĂ« dorĂ«zojĂ« nĂ« AgjencinĂ« e Prokurimit Publik njĂ« raport pĂ«r veprimtaritĂ« e tij tĂ« ankandit”.

Referuar përcaktimit në dispozitën e sipërcituar, APP sjell në vëmendje të autoriteteve shitëse detyrimin për të raportuar çdo 6 muaj, mbi veprimtarinë e ankandeve të zhvilluara.

NĂ« tĂ« Autoritetet shitĂ«se duhet tĂ« raportojnĂ« vetĂ«m pĂ«r procedura, objekti, i tĂ« cilave pĂ«rfshihet fushĂ«n e zbatimit tĂ« LAP, si dhe procedura objekti i tĂ« cilave Ă«shtĂ« i pĂ«rcaktuar me ligj veçantĂ«, por qĂ« procedura e ankandit zhvillohet sipas pĂ«rcaktimeve tĂ« LAP (neni 4, pika 1, gĂ«rma “d” e LAP)” thuhet nĂ« shkresĂ«n e APP.

Kjo e fundit nënvizon se cilat janë detajet që duhet të përmbajë raporimi standard që bëjnë institucionet për ankandet publike. Kështu ë dhënat duhet të kenë të përfshirë:

– objektin e procedurĂ«s sĂ« ankandit; llojin e procedurĂ«s sĂ« ankandit dhe pĂ«rcaktimin e numrit tĂ« loteve (nĂ« rastet kur procedura Ă«shtĂ« e ndarĂ« nĂ« lote);

– vlerĂ«n fillestare tĂ« ankandit;

– datĂ«n e zhvillimit tĂ« procedurĂ«s:

– datĂ«n e nĂ«nshkrimit tĂ« kontratĂ«s (pĂ«r rastet kur procedura Ă«shtĂ« finalizuar me kontratĂ« tĂ« nĂ«nshkruar);

–  vlerĂ«n e kontratĂ«s sĂ« nĂ«nshkruar (pĂ«r rastet kur procedura Ă«shtĂ« finalizuar me kontratĂ« nĂ«nshkruar);

– arsyen e anulimit tĂ« procedurĂ«s (pĂ«r rastet kur procedura anulohet).

 

The post Ankandet publike, APP autoriteteve kontraktore: Raportoni procedurat, ja të dhënat që duhen appeared first on Revista Monitor.

Trump hedh poshtë kërcënimin me tarifa ndaj BE-së, ndryshon kursin për Groenlandën

22 January 2026 at 12:21

Presidenti amerikan tërhiqet nga një luftë e re tregtare pas bisedimeve me shefin e NATO-s, Mark Rutte

Donald Trump hodhi poshtĂ« kĂ«rcĂ«nimin e tij pĂ«r tĂ« goditur vendet europiane me tarifa tĂ« reja, pasi arriti “kornizĂ«n e njĂ« marrĂ«veshjeje tĂ« ardhshme” pĂ«r GroenlandĂ«n nĂ« bisedimet me sekretarin e pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« NATO-s, Mark Rutte.

Presidenti amerikan tha tĂ« mĂ«rkurĂ«n se kishte zhvilluar njĂ« takim “shumĂ« produktiv” me Rutte-n dhe se do tĂ« mbante bisedime tĂ« tjera nĂ« tĂ« ardhmen pĂ«r tĂ« gjetur njĂ« zgjidhje qĂ«, “nĂ«se konkretizohet”, do tĂ« ishte “shumĂ« e mirĂ«â€ pĂ«r SHBA-nĂ« dhe vendet anĂ«tare tĂ« NATO-s.

“Bazuar nĂ« kĂ«tĂ« mirĂ«kuptim, nuk do tĂ« vendos tarifat qĂ« ishin planifikuar tĂ« hynin nĂ« fuqi mĂ« 1 shkurt,” shkroi Trump nĂ« Truth Social. “Po zhvillohen diskutime shtesĂ« lidhur me Golden Dome nĂ« raport me GroenlandĂ«n,” shtoi ai, duke iu referuar sistemit tĂ« tij tĂ« planifikuar tĂ« mbrojtjes raketore.

Trump shtoi se marrĂ«veshja mund tĂ« pĂ«rfshinte burimet natyrore tĂ« GroenlandĂ«s. “Ata do tĂ« jenĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« tĂ« drejtat minerare dhe po ashtu edhe ne.”

ZĂ«vendĂ«spresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i dĂ«rguari special i presidentit Steve Witkoff do tĂ« zhvillojnĂ« negociata tĂ« mĂ«tejshme. MarrĂ«veshja do tĂ« zgjaste “pĂ«rgjithmonĂ«â€, tha Trump.

Komentet e tij shënuan një tjetër tërheqje nga kërcënimet me tarifa dhe një zbutje të ndjeshme të qëndrimit të tij ndaj Groenlandës. Ato erdhën disa orë pasi ai i tha një audience në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se nuk do të përdorte forcë për të marrë territorin nga Danimarka, por i kërkoi Europës të mbështeste planin e tij.

EuropianĂ«t kishin mundĂ«si zgjedhje pĂ«r GroenlandĂ«n, tha ai: “Mund tĂ« thoni po dhe ne do tĂ« jemi shumĂ« mirĂ«njohĂ«s, ose mund tĂ« thoni jo dhe ne do ta mbajmĂ« mend.”

NATO tha: “Diskutimet mes aleatĂ«ve tĂ« NATO-s pĂ«r kornizĂ«n qĂ« pĂ«rmendi presidenti do tĂ« pĂ«rqendrohen nĂ« garantimin e sigurisĂ« nĂ« Arktik pĂ«rmes pĂ«rpjekjeve tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta tĂ« aleatĂ«ve, veçanĂ«risht tĂ« shtatĂ« aleatĂ«ve arktikĂ«.”

Aleanca ushtarake shtoi se “negociatat midis DanimarkĂ«s, GroenlandĂ«s dhe Shteteve tĂ« Bashkuara do tĂ« ecin pĂ«rpara me synimin qĂ« Rusia dhe Kina tĂ« mos fitojnĂ« kurrĂ« njĂ« bazĂ«, ekonomike apo ushtarake, nĂ« GroenlandĂ«â€.

Rutte tha se ai dhe Trump nuk kishin diskutuar nëse Groenlanda do të mbetej pjesë e Mbretërisë së Danimarkës sipas kësaj kornize.

Kërcënimet e Trumpit për të vendosur tarifa të reja ndaj vendeve europiane kishin tronditur marrëdhëniet transatlantike dhe kishin ngritur frikën e një lufte të re tregtare, duke alarmuar tregjet.

Kthesa e fundit e presidentit amerikan vjen pasi aksionet në Wall Street pësuan rënie të martën, kur ai kërcënoi të hapte një front të ri në luftën e tij tregtare globale. Indeksi i aksioneve S&P 500 regjistroi ditën e tij më të keqe që nga tetori, ndërsa obligacionet e qeverisë amerikane u vunë gjithashtu nën presion.

PaqĂ«ndrueshmĂ«ria e tregjeve e ka frenuar mĂ« parĂ« Trumpin, pĂ«rfshirĂ« pas shpalljes sĂ« tarifave nĂ« “ditĂ«n e çlirimit” nĂ« prill, qĂ« ndezi trazira serioze nĂ« aksione dhe nĂ« bonot e thesarit.

Aksionet u rritĂ«n tĂ« mĂ«rkurĂ«n pasi ai hoqi kĂ«rcĂ«nimin pĂ«r tarifa tĂ« reja, me S&P 500 qĂ« u rrit me 1.2%. Çmimi i borxhit tĂ« qeverisĂ« amerikane u rrit gjithashtu, duke ulur rendimentin e bonove 10-vjeçare tĂ« thesarit me 0.04 pikĂ« pĂ«rqindjeje, nĂ« 4.25%.

Trump e shpalli marrëveshjen e tij të re vetëm disa orë pasi mbajti një fjalim të gjatë dhe herë-herë të çrregullt në Davos.

Ai tha nĂ« atĂ« fjalim se po “kĂ«rkonte negociata tĂ« menjĂ«hershme” pĂ«r tĂ« diskutuar blerjen e GroenlandĂ«s nga Danimarka, “ashtu siç kemi blerĂ« shumĂ« territore tĂ« tjera gjatĂ« historisĂ« sonĂ«â€.

Ministri i JashtĂ«m i DanimarkĂ«s, Lars LĂžkke Rasmussen, e mirĂ«priti deklaratĂ«n e Trumpit nĂ« Truth Social, duke thĂ«nĂ« se “dita pĂ«rfundon mĂ« mirĂ« se sa nisi”.

Por ai shtoi: “Nuk do tĂ« ndodhĂ« qĂ« SHBA-ja tĂ« zotĂ«rojĂ« GroenlandĂ«n. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« vijĂ« e kuqe.”

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila ka krijuar njĂ« lidhje tĂ« ngrohtĂ« personale me Trumpin, gjithashtu e pĂ«rshĂ«ndeti vendimin, por tha se â€œĂ«shtĂ« thelbĂ«sore tĂ« vazhdohet tĂ« kultivohet dialogu mes vendeve aleate”.

Danimarka dhe Groenlanda kanë këmbëngulur vazhdimisht se ishulli arktik nuk është në shitje që kur Trump shprehu interesin e tij për herë të parë në vitin 2019.

Udhëheqësit e BE-së do të mblidhen për një samit urgjent në Bruksel të enjten për të diskutuar qasjen e tyre ndaj bisedimeve për Groenlandën, ndërsa shtohen shqetësimet për përkeqësimin e marrëdhënieve me Uashingtonin.

Trump e pĂ«rdori gjithashtu fjalimin pĂ«r tĂ« kritikuar njĂ« EuropĂ« qĂ«, sipas tij, ‘nuk njihet më’, e dobĂ«suar nga rĂ«nia ekonomike dhe nga emigracioni i pakontrolluar.

Presioni i tij ndaj Danimarkës dhe partnerëve të saj europianë ka zemëruar zyrtarët europianë, me shumë prej tyre që thonë se ai ka shkatërruar besimin në marrëdhëniet transatlantike.

Kryeministri kanadez Mark Carney tĂ« martĂ«n deklaroi njĂ« “çarje” nĂ« rendin ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r shkak tĂ« pohimit tĂ« pakufizuar tĂ« fuqisĂ« amerikane nga Trump.

Kryeministri i MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar, Sir Keir Starmer, i cili vendosi tĂ« mos marrĂ« pjesĂ« nĂ« WEF, e akuzoi Trumpin se “po e ndan botĂ«n nĂ« kĂ«tĂ« moment me pasoja reale” pĂ«rmes planeve tĂ« tij pĂ«r tĂ« marrĂ« nĂ«n kontroll GroenlandĂ«n.

Tensionet mes zyrtarëve europianë dhe amerikanë shpërthyen në Davos të martën në mbrëmje, kur sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, u prit me fishkëllima gjatë një darke pas komenteve përplasëse që çuan disa të ftuar të largoheshin.

Mes atyre që u larguan herët nga darka ishte edhe presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, sipas personave të njohur me çështjen.

MĂ« herĂ«t tĂ« mĂ«rkurĂ«n, menaxheri i fondeve spekulative Ken Griffin e kritikoi Trumpin, duke thĂ«nĂ« se SHBA-ja kishte “dĂ«mtuar marrĂ«dhĂ«nien tonĂ« me aleatĂ«t europianĂ« nĂ« mĂ«nyra qĂ« nuk i kuptoj ose nuk i vlerĂ«soj”. / FT

The post Trump hedh poshtë kërcënimin me tarifa ndaj BE-së, ndryshon kursin për Groenlandën appeared first on Revista Monitor.

Kurti në Davos: Ekonomia në Kosovë po rritet çdo vit, ndërmarrjet e huaja janë shtuar 55%

22 January 2026 at 11:38

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Davos ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror,  ka treguar se partnerëve ndërkombëtarë dhe atyre potencialë u kanë prezantuar mundësitë për investime në Kosovë.

Në Davos, aty ku takohen liderët dhe investitorët më të fuqishëm të botës, Kosova ka shfaqur fytyrën e saj të re, atë të një vendi të qëndrueshëm, me ekonomi në rritje dhe me të rinj plot energji e talent.

Nga Forumi Ekonomik Botëror, Albin Kurti ka prezantuar Kosovën si një partner të besueshëm dhe një destinacion tërheqës për investime, duke theksuar stabilitetin institucional dhe rritjen e vazhdueshme ekonomike që po e karakterizon vendin.

Kurt tha se partnerëve ndërkombëtarë dhe atyre potencialë u kanë prezantuar mundësitë për investime në Kosovë, duke theksuar rolin e qeverisë si partnere e besueshme, stabilitetin institucional dhe potencialin e të rinjve të vendit.

“Ne tĂ« gjithĂ« partnerĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ« dhe partnerĂ«ve tĂ« mundshĂ«m ndĂ«rkombĂ«tarĂ« u tregojmĂ« mundĂ«sitĂ« pĂ«r investime nĂ« KosovĂ«, prej faktit qĂ« atje do tĂ« kemi njĂ« qeveri qĂ« Ă«shtĂ« partnere – jo vetĂ«m njĂ« treg apo vetĂ«m njĂ« platformĂ« pĂ«r prodhimtari tĂ« lirĂ«, por edhe njĂ« shtet me politika fiskale tĂ« favorshme dhe me mundĂ«si pĂ«r tĂ« angazhuar tĂ« rinjtĂ« tanĂ«, tĂ« cilĂ«t janĂ« energjikĂ«, tĂ« talentuar dhe shumĂ«gjuhĂ«sh”.

Ai theksoi se Kosova ofron mundësi unike për krijimin e degëve apo bizneseve të reja, duke qenë në zemër të rajonit EMEA.

“ËshtĂ« njĂ« mundĂ«si unike qĂ« tĂ« krijojnĂ« degĂ«t e tyre apo bizneset e tyre nĂ« vendin tonĂ«, i cili Ă«shtĂ« nĂ« zemĂ«r tĂ« kĂ«tij rajoni qĂ« njihet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« popullarizuar si EMEA – Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore”, u shpreh ai.

Kurti theksoi rëndësinë e besimit dhe stabilitetit institucional në kohë turbulencash gjeopolitike.

“KĂ«rkojmĂ« qĂ« sa mĂ« shumĂ«, pĂ«r shkak tĂ« miqĂ«sisĂ« dhe afĂ«rsisĂ« nĂ« kohĂ« turbulencash gjeopolitike dhe kur kemi çrregullim tĂ« linjave botĂ«rore tregtare, te Kosova ta kenĂ« edhe shtetin demokratik me sundim tĂ« ligjit dhe parashikueshmĂ«ri institucionale”.

Sipas tij, Kosova po shĂ«non rritje tĂ« vazhdueshme ekonomike. “ËshtĂ« njĂ« ekonomi qĂ« sa vjen e rritet çdo vit dhe ku ndĂ«rmarrjet me pronĂ«si tĂ« huaj, krahasuar me para katĂ«r viteve, janĂ« rritur pĂ«r plot 55%”, theksoi Kurti.

Duke folur për pjesëmarrjen në Davos, Kurti tha se këtë vit aktivitetet kanë qenë më intensive.

“Rregullisht, Qeveria e KosovĂ«s merr pjesĂ«, pĂ«rveç meje zakonisht edhe disa ministra. Por kĂ«saj radhe Ă«shtĂ« e veçantĂ«, aktivitetet qĂ« kemi zhvilluar nĂ« ShtĂ«pinĂ« e KosovĂ«s kanĂ« qenĂ« mĂ« tĂ« dendura se kurrĂ« mĂ« parĂ«. Kemi pasur mĂ« shumĂ« panele se herĂ«n e kaluar, mĂ« shumĂ« takime bilaterale”.

Ai falĂ«nderoi edhe ndĂ«rmarrĂ«sit nga mĂ«rgata. “Dua tĂ« falĂ«nderoj ndĂ«rmarrĂ«sit nga mĂ«rgata, tĂ« cilĂ«t kanĂ« kontribuar kaq shumĂ« qĂ« nĂ« Davos, qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« kryeqendĂ«r e pĂ«rkohshme e globit, tĂ« ketĂ« kaq shumĂ« mysafirĂ« nga e gjithĂ« bota nĂ« ShtĂ«pinĂ« e KosovĂ«s, e cila kĂ«tĂ« herĂ« u quajt edhe ShtĂ«pia apo Vatra e Talentit”, u shpreh Kurti.

Kurti potencoi se nĂ« fjalimet e tij nĂ« “ShtĂ«pinĂ« e Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s” nĂ« Davos, foli pĂ«r çështjen e besimit nĂ« politikĂ« dhe rĂ«ndĂ«sinĂ« e tij pĂ«r shoqĂ«rinĂ« dhe ekonominĂ«.

“Aty ishte çështja e besimit nĂ« politikĂ«. UnĂ« besoj se besimi nĂ« institucionet publike dhe besimi i qytetarĂ«ve nĂ« shoqĂ«ri tek njĂ«ri-tjetri kanĂ« edhe njĂ« aspekt tĂ« fuqishĂ«m, jo vetĂ«m pĂ«r kohezionin social dhe pĂ«r mbijetesĂ«n nĂ« kriza, por edhe pĂ«r hovin ekonomik edhe pĂ«r shanset mĂ« tĂ« mĂ«dha pĂ«r zhvillim dhe progres. Besimi Ă«shtĂ« shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m, sa i pĂ«rket besimit tĂ« qytetarĂ«ve nĂ« udhĂ«heqĂ«si, por edhe vetĂ«besimit tĂ« udhĂ«heqĂ«sve kur ata ndodhen nĂ« kauza dhe ide fisnike qĂ« i shĂ«rbejnĂ« interesit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m”.

Forumi Ekonomik Botëror po mbahet këtë javë në Davos të Zvicrës, duke mbledhur liderë politikë, përfaqësues biznesesh globale, ekspertë e figura të njohura nga mbarë bota. Tema qendrore e edicionit të sivjetmë fokusohet në bashkëpunimin ndërkombëtar përballë krizave ekonomike dhe sfidave gjeopolitike, me theks të veçantë në tranzicionin energjetik, zhvillimin e qëndrueshëm dhe ndikimin e inteligjencës artificiale në ekonomi.

 

The post Kurti në Davos: Ekonomia në Kosovë po rritet çdo vit, ndërmarrjet e huaja janë shtuar 55% appeared first on Revista Monitor.

Fondi suedez i pensioneve ul bonot e thesarit amerikan për shkak të pasigurisë politike

22 January 2026 at 11:21

Fondi i pensioneve i Suedisë Alecta ka shitur pjesën më të madhe të zotërimeve të tij në bono të thesarit të SHBA-së gjatë vitit të kaluar, për shkak të rritjes së rrezikut dhe paparashikueshmërisë së politikës amerikane, tha drejtori i investimeve i fondit.

“QĂ« nga fillimi i vitit 2025, ne i kemi ulur zotĂ«rimet tona nĂ« obligacione tĂ« qeverisĂ« amerikane nĂ« disa raunde dhe, sĂ« bashku, kĂ«to reduktime pĂ«rbĂ«jnĂ« shumicĂ«n e zotĂ«rimeve tona,” tha drejtori i investimeve tĂ« Alectas, Pablo Bernengo, nĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r Reuters.

“Mbi kĂ«tĂ«, ne kemi vazhduar tĂ« mbajmĂ« njĂ« raport tĂ« lartĂ« mbrojtjeje valutore kundĂ«r dollarit amerikan,” tha ai.

Bernengo, megjithatë, nuk pranoi të komentojë për sasinë e saktë të aseteve të shitura.

E pĂ«rditshmja suedeze e biznesit Dagens Industri raportoi, pa identifikuar burimet e saj, se Alecta kishte shitur bono tĂ« thesarit amerikan nĂ« vlerĂ« 70–80 miliardĂ« korona suedeze (7.7–8.8 miliardĂ« dollarĂ«) gjatĂ« vitit tĂ« kaluar, nga njĂ« portofol prej 100 miliardĂ«sh.

Në deklaratën e tij për Reuters, Bernengo nuk përmendi në mënyrë specifike shqetësimet e shtuara mbi politikën ndërkombëtare të SHBA-së që nga fillimi i këtij viti dhe kërcënimet për tarifa të tjera tregtare.

KĂ«to zhvillime kanĂ« ringjallur nĂ« tregje bisedat pĂ«r strategjinĂ« “Sell America”, e cila u shfaq pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« vitin e kaluar, kur Presidenti i SHBA-sĂ« Donald Trump nisi vendosjen e tarifave.

Dalja nga investimet u bazua nĂ« njĂ« vlerĂ«sim tĂ« rritjes sĂ« riskut nĂ« bonot e qeverisĂ« amerikane dhe nĂ« dollarĂ«, “tĂ« lidhur me uljen e parashikueshmĂ«risĂ« sĂ« politikave tĂ« ndjekura, nĂ« kombinim me deficite tĂ« mĂ«dha buxhetore dhe rritjen e borxhit publik,” shtoi deklarata e Bernengos.

Të martën, fondi danez i pensioneve AkademikerPension tha se do të shesë zotërimet e tij në bono të thesarit të SHBA-së, me vlerë rreth 100 milionë dollarë, deri në fund të këtij muaji, duke përmendur gjendjen e dobët të financave të qeverisë amerikane. / Reuters

 

The post Fondi suedez i pensioneve ul bonot e thesarit amerikan për shkak të pasigurisë politike appeared first on Revista Monitor.

Gaza PPP

22 January 2026 at 10:58

Nga Laert Dogjani*

Bullgari 1999, në Universitetin Amerikan studentët jo-shqiptarë bënin shaka me filmin Wag the Dog dhe se si Presidenti Clinton zhvillonte luftëra nëpër botë dhe në Kosovë për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme.

Maastricht 2007 studentĂ«t jo-shqiptarĂ« bĂ«nin shaka me pamjet e pritjes entuziaste qĂ« ShqipĂ«ria i bĂ«nte Presidentit George W. Bush i cili nĂ« atĂ« kohĂ« bashkĂ« me Tony Blair ishte nĂ«n presion pĂ«r shkak tĂ« mos gjetjes sĂ« armĂ«ve tĂ« shkatĂ«rrimit nĂ« masĂ« nĂ« Irak. Tek tuk edhe ndonjĂ« shqiptar nĂ« ShqipĂ«ri bĂ«nte politikĂ« me “vjedhjen” e paqenĂ« tĂ« orĂ«s sĂ« Presidentit.

Janar 2026, Bordi i Paqes i Presidentit Trump ka ngjallur debate dhe habi të ngjashme me ato më lart, jashtë edhe brenda Shqipërisë.

Edhe mĂ« shumĂ« debate ka ngjallur “investimi” prej $1 miliard dollarĂ« pĂ«r anĂ«tarĂ«sim tĂ« pĂ«rhershĂ«m. NĂ« letra zyrtare ky 1 miliard dollarĂ« Ă«shtĂ« quajtur: “investim brilant nĂ« njĂ« tĂ« ardhme tĂ« sigurtĂ« dhe tĂ« begatĂ« pĂ«r gjeneratat qĂ« vijnĂ«â€ dhe “anĂ«tarĂ«sim i pĂ«rhershĂ«m” nĂ« njĂ« Bord tĂ« pashoq.

Informacionet për statutin e Bordit dhe mënyrës si do të shpenzohen paratë janë jo zyrtare por megjithatë janë publikuar nga media serioze ndërkombëtare.

Ndër to ai i raportuar nga Washington Post[i][ii] e kanë quajtur GREAT Trust Plan dhe financimin të formës Investime Publike & Private.

Po ashtu raportohet pjesëmarrje nga kompani të mëdha konsulence si Boston Consulting Group (BCG) dhe të disa anëtarëve të Institutit të Tony Blair[iii]  këta të fundit të përfshirë më herët në mega-projekte në Botën Arabe dhe me zyrë në Shqipëri. Tony Blair po ashtu është raportuar se ka kërkuar të jetë pjesë e Bordit të Paqes.

Kështu plani i investimeve (G.R.E.A.T) parashikon:

  • Zhvillime dhe ndĂ«rtime nĂ« fushĂ«n e turizmit
  • Qendra tĂ« dhĂ«nash
  • Zona industriale high-tech
  • Resorte buzĂ« detit
  • Smart cities
  • Ishuj artificialĂ«
  • Toka me model lease 99 vjet apo token digjital

Asgjë nuk është rastësi

Gabimisht raportohet se Bordi i Paqes nuk ka bazĂ« juridike ndĂ«rkohĂ« qĂ« ai bazohet nĂ« RezolutĂ«n 2803 tĂ« KĂ«shillit tĂ« Sigurimit dhe nĂ« Kuadrin e ArmĂ«pushimit mes Hamas dhe Izraelit. Po tĂ« ndĂ«rlidhĂ«sh informacionin nuk Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« argumentosh se nuk po ndodh ndonjĂ« veprim radikal dhe pa precedentĂ«. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, disa nga emrat e personave, modeli i financimit dhe mega-projektet e pĂ«rmendura nĂ« fakt janĂ« tĂ« dĂ«gjuara edhe pĂ«r shqiptarĂ«t. KĂ«shtu fillimisht u raportua se letra pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« bord ju Ă«shtĂ« dĂ«rguar 60 vendeve[iv]. KĂ«tu fillon “rastĂ«sia” e parĂ«. Shifra e rindĂ«rtimit tĂ« GazĂ«s po ashtu vlerĂ«sohet se Ă«shtĂ« rrotull 60 miliardĂ« dollarĂ«[v].

RastĂ«sia tjetĂ«r Ă«shtĂ« Tony Blair si anĂ«tar i Bordit tĂ« Paqes dhe si pjesĂ« e studimit tĂ« modelit tĂ« financimit tĂ« investimeve dhe administrimit. Tony Blair Ă«shtĂ« kryeministri i parĂ« i njĂ« shteti qĂ« shtriu modelin PPP nĂ« mes vitet ’90[vi] masivisht nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin e tij dhe pĂ«r njĂ« numĂ«r tĂ« madh shĂ«rbimesh publike qĂ« deri atĂ«herĂ« kishin qĂ«ndruar jashtĂ« skemave tĂ« tilla. RastĂ«sia tjetĂ«r Ă«shtĂ« se KM. Rama ja njeh Tony Blair dhe modelit tĂ« tij “the middle way” apo “mes tĂ« majtĂ«s dhe tĂ« djathtĂ«s” meritĂ«n e ardhjes sĂ« tij nĂ« pushtet[vii]. Sipas raportimit nga Washington Post, investitorĂ«t do tĂ« kishin kthim tĂ« investimit te tyre.[viii]

Përmbledhja e ketyre më sipër na kthen te titulli i analizës, GAZA PPP.

Pra deri tani kemi:

– modelin e investimit, PPP

– modelin e administrimit ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« njĂ« zone post-konflikti,

– tĂ« pĂ«rfshirĂ« persona me eksperiencĂ« nĂ« zbatim modelesh tĂ« tilla PPP dhe histori tĂ« ngjashme mega-projektesh tĂ« tilla nĂ« botĂ«n arabe sipas modelimit nga kompani tĂ« mĂ«dha tĂ« konsulencĂ«s si BCG,

– bord ekzekutiv

– monetizim tĂ« tokĂ«s, (lease do ishte me neutrale juridikisht) (ngjashĂ«m me modelin shqiptar dhe jo vetĂ«m: apartamente nĂ« kĂ«mbim tĂ« tokĂ«s)

– dhe institucionin financiar ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r kanalizim tĂ« fondeve, potencialisht DFC (BankĂ« Zhvillimi e themeluar nga Trump (supozim i autorit).

Pikat që nuk po lidh askush:

ÇfarĂ« nuk po shikohet nga askush deri mĂ« sot nĂ« botĂ« se ky model ka preçendent nĂ« botĂ«. NĂ« KosovĂ«, Presidenti Trump i vuri theksin “normalizimit ekonomik” tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ« si masĂ« pĂ«r uljen e tensioneve politike. Po ashtu gjatĂ« vizitĂ«s nĂ« Kore tĂ« Veriut tha se po shikonte „beach front property“. PĂ«rveç kĂ«saj, modeli PPP nĂ« zona post-konflikti Ă«shtĂ« pĂ«rdorur mĂ« herĂ«t nĂ« disa raste si nĂ« tabelĂ«n mĂ« poshtĂ« nĂ« Bosnje, Kosove dhe Irak. NĂ« tĂ« tre kĂ«to konflikte Tony Blair ka qenĂ« nĂ« pushtet dhe me ndikim politik pĂ«rkatĂ«s:

Modelet post-konflikt me PPP – drejtim politik i huaj dhe ekzekutim lokal

Të dy partitë kryesore tanimë kanë deklaruar se do ta mbështesin pjesëmarrjen në Bordin e Paqes[i]. PD me siguri do të përforcojë mesazhin se kjo është mbështetje për Amerikën dhe do të theksojë se KM Rama është i vetmi që ka ndërhyrë në zgjedhje amerikane dhe se të njëjtin faj nuk ja ka falur Kryeministrit Kurti. Pjesëmarrja financiare deri tani është mohuar nga KM Rama[ii] por me siguri edhe kjo do të mbështetet në fund nga të dy partitë. Modeli i financimit siç argumentuam më lart është tepër i ngjashëm dhe i njohur për realitetet shqiptare, si rasti i ndërtimit të Stadiumit Air Albania me Kullë.

“PolitikĂ«â€ do tĂ« bĂ«het vetĂ«m me faktin se nga do tĂ« vijnĂ« paratĂ« pĂ«r njĂ« pjesĂ«marrje tĂ« tillĂ«. 1.1 miliard Eur janĂ« 1.287 miliard dollarĂ« $. Shpenzimet buxhetore tĂ« pa-realizuara nĂ« ShqipĂ«ri nĂ« 2025 ishin njĂ« rekord prej 1.1miliard euro[iii]. PĂ«r shkak tĂ« Spak, emigracionit dhe kapacitetit tĂ« kufizuar zbatues tĂ« “oligarkĂ«ve” tanĂ« fondet e pashpenzuara pĂ«r investime kapitale janĂ« nĂ« rritje nga viti nĂ« vit. Ky problem do tĂ« jetĂ« edhe mĂ« i madh me shtimin e fondeve nga Plani i Rritjes dhe Axhenda e Reformave dhe nga fondet e shtuara nga procesi i integrimit nĂ« BE. Kjo meriton analizĂ« mĂ« vete.

 KM Rama ndoshta i paraprin debateve për dështim në zbatim të buxhetit brenda Shqipërisë dhe shpenzimin e tij në Gaza duke caktuar dje 150m Eur për pensionistët[iv] këta të fundit brezi me numrin më të madh në popullsi dhe si grup votuesish. Mbetet për tu parë nëse do bëhet politikë me argumentin se pse shqiptarët emigrojnë dhe përfitojnë rreth ~500m dollarë në vit asistencë në Amerikë[v], të cilat sipas analistëve nuk u takojnë atyre që janë atje nëpërmjet Llotarisë së Diversitetit[vi]. Edhe ky argument në mbështetje të pjesëmarrjes me fonde në Bordin e Paqes.

Bazuar nĂ« kĂ«tĂ« analizĂ«, Presidenti Trump, me siguri nĂ« Davos nesĂ«r do tĂ« paraqesĂ« detajet mĂ« lart pĂ«r Statutin e Bordit dhe Planin pĂ«r GazĂ«n. ThjeshtĂ« njĂ« formulĂ« e ngjashme me atĂ« tĂ« pĂ«rdorur nĂ« zona tĂ« tjera post-konflikt. Bordi i Paqes Ă«shtĂ« njĂ« tavolinĂ« e madhe. NĂ« tavolina tĂ« tilla shpesh nuk kemi qenĂ«, as nĂ« LondĂ«r as nĂ« JaltĂ«. Kur s’kemi qenĂ« nĂ« tavolinĂ«, kemi qenĂ« nĂ« menu shumĂ« pĂ«rpara se aforizma tĂ« behej e famshme. Kush shkon atje po ashtu Ă«shtĂ« nĂ« dorĂ«n tonĂ«. Siç thonĂ« partnerĂ«t tanĂ« strategjikĂ«, “hate the player, not the game.”

[i] https://www.youtube.com/watch?v=0RnP_1MQGdY

[ii] https://x.com/ediramaal/status/2012835231745597500

[iii] https://monitor.al/deri-ne-30-dhjetor-buxheti-me-11-miliarde-euro-pa-shpenzuar/

[iv] https://monitor.al/malaj-llogaria-per-pensionistet-ne-bsh-nis-me-150-mln-euro/

[v] https://www.linkedin.com/posts/activity-7417917337430917120-UjRV/

[vi] https://youtu.be/DndCKHTJqmg?t=751

[i] https://www.washingtonpost.com/national-security/2026/01/14/phase-2-gaza-peace-plan-trump/

[ii] https://www.washingtonpost.com/national-security/2025/08/31/trump-gaza-plan-riviera-relocation/

[iii] https://www.theguardian.com/politics/2025/jul/07/tony-blair-thinktank-worked-with-project-developing-trump-riviera-gaza-plan

[iv] https://english.elpais.com/international/2026-01-19/the-gaza-board-of-peace-60-countries-invited-for-a-fee-of-1-billion-each.html

[v] https://www.aa.com.tr/en/middle-east/palestinian-government-unveils-67-billion-five-year-plan-for-gaza-reconstruction/3719045?utm

[vi] https://www.bclplaw.com/a/wwb/186418/3WLGy9/united-kingdom.pdf

[vii] https://top-channel.tv/2024/02/13/samiti-boteror-i-qeverisjes-rama-i-drejtohet-tony-blair-ti-je-arsyeja-pse-u-bera-kryeminister1/

[viii] https://www.washingtonpost.com/national-security/2025/08/31/trump-gaza-plan-riviera-relocation/

 

*Opinionet janë personale të autorit dhe nuk përbëjnë qëndrim të revistës

The post Gaza PPP appeared first on Revista Monitor.

Depozitat e biznesit e përmirësuan rritjen gjatë vitit 2025

22 January 2026 at 10:00

Depozitat e biznesit u rritën me ritme më të larta gjatë vitit të kaluar. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të nëntorit 2025 vlera e depozitave të biznesit në banka arriti në 383.9 miliardë lekë, në rritje me 6.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e depozitave të biznesit ishte më e lartë krahasuar me vitin paraardhës, kur, për njëjtën periudhë, depozitat e biznesit ishin rritur me afërsisht 3%.

Depozitat e biznesit përbëjnë rreth 21.3% të totalit të depozitave bankare në Shqipëri. Pesha e tyre specifike ka rënë krahasuar me një vit më parë, kur ato përbënin rreth 21.7% të totalit.

Kjo tregon se depozitat në segmentin e individëve vazhdojnë të rriten me norma më të larta. Në fund të nëntorit 2025, ato ishin në rritje vjetore me 9.5% dhe përbënin 78.7% të depozitave totale në banka.

Në periudhën pas pandemisë, depozitat lanë ndjekur një tendencë rritje me ritme relativisht të larta, si në segmentin e individëve, ashtu edhe në atë të bizneseve.

Në veçanti, në harkun e pesë viteve të fundit, depozitat e bizneseve janë rritur me më shumë se 82%.

Sipas analizave të Bankës së Shqipërisë, rritja e depozitave të bizneseve mund të shpjegohet me disa faktorë, ku përfshihen përmirësimi i likuiditetit dhe i gjendjes financiare të bizneseve, në përgjigje të rikuperimit të shpejtë të aktivitetit ekonomik, menaxhimi më aktiv i likuiditetit nga ana e bizneseve për mbajtjen e kostove nën kontroll dhe vijimi i mbështetjes me kredi nga sektori bankar.

Në një këndvështrim afatgjatë, Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja e depozitave të bizneseve reflekton formalizimin dhe dixhitalizimin e ekonomisë, si dhe qasjen më të madhe të bizneseve pranë bankave. Gjithashtu, sipas Bankës së Shqipërisë, kjo rritje është mbështetur edhe nga përmirësimet në infrastrukturën financiare si në drejtim të shtrirjes gjeografike, ashtu dhe shumëllojshmërisë së produkteve bankare.

Struktura e depozitave tĂ« bizneseve dominohet nga llogari rrjedhĂ«se dhe depozita pa afat, çka tregon preferencĂ«n e bizneseve pĂ«r t’i mbajtur fondet nĂ« instrumente likuide pranĂ« bankave. VlerĂ«sohet se afĂ«rsisht 80% e depozitave tĂ« bizneseve janĂ« likuide.

Ndërkohë, edhe struktura valutore e depozitave të bizneseve ka pasqyruar rritjen e shpejtë të depozitave në valutë gjatë viteve të fundit, të cilat janë ushqyer nga ecuria pozitive dhe në përmirësim e turizmit në vend.

Ndërkohë, vlerësohet se dinamika e depozitave të bizneseve përcaktohen në një masë të madhe nga masa e realizimit të shpenzimeve dhe të deficitit buxhetor të qeverisë gjatë vitit.

NĂ« tre vitet e fundit, buxheti Ă«shtĂ« karakterizuar nga deficite nĂ« ulje dhe madje ka qĂ«ndruar nĂ« suficit gjatĂ« pjesĂ«s mĂ« tĂ« madhe tĂ« vitit. VlerĂ«sohet se kjo mund t’i ketĂ« ngadalĂ«suar disi ritmet e rritjes sĂ« depozitave tĂ« biznesit nĂ« periudhĂ«n 2024-2025.  / E.Shehu

 

The post Depozitat e biznesit e përmirësuan rritjen gjatë vitit 2025 appeared first on Revista Monitor.

500 mln euro për e-qeverisjen në 4 vjet, rekord punonjësish në administratë, por sistemi nuk punon!

22 January 2026 at 00:03

Numri i punonjësve dhe fondet për administratën publike janë rritur në rekorde historike në 2025. Paralelisht, qeveria po rrit me shpejtësi financimet për qeverisjen digjitale, por nga ana tjetër qytetarët dhe bizneset muajt e fundit po përballen me më vështirësi për të aksesuar shërbimet publike.

Në vitin 2014, fondet për paga dhe kontribute për punonjësit e shtetit ishin rreth 71.4 miliardë lekë, ndërsa numri i të punësuarve në sektorin publik ishte rreth 163 mijë persona.

Njëmbëdhjetë vite më vonë, në vitin 2025, administrata publike numëron rreth 184 mijë punonjës dhe shpenzimet buxhetore për personelin janë rritur në rreth 129 miliardë lekë. Që nga 2024 në 2025, numri i punonjësve në sektorin shtetëror është zgjeruar me 12.7 për qind, ndërsa shpenzimet ndaj tyre janë rritur me 80 për qind.

Rritja nuk ka qenë vetëm në numrin e punonjësve dhe fondet për paga. Paralelisht, investimet për qeverisjen digjitale janë shtuar me ritme të shpejta në 6 vitet e fundit.

Në 2025, financimi për e-qeverisjen u rrit me tre herë brenda vitit, duke arritur në 20.1 miliardë lekë (mbi 200 milionë euro), nga rreth 3.3 miliardë lekë që jepeshin në vitin 2019, në një total prej 48.4 miliardë lekësh në 4 vjet, ose gati 500 mln euro.

Qeveria e ka paraqitur digjitalizimin si një nga shtyllat kryesore të modernizimit të administratës dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

Megjithë këto investime, shërbimet publike digjitale kanë shfaqur probleme serioze funksionimi gjatë muajve të fundit. Platforma kryesore e-Albania e shërbimeve elektronike për qytetarët dhe bizneset është përballur me ndërprerje të shpeshta, vonesa dhe pamundësi aksesimi, duke krijuar vështirësi reale në marrjen e dokumenteve, kryerjen e procedurave administrative dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore.

E-Albania ëshë kthyer në një makth për bizneset. Ekonomistet janë bërë si policët që u zënë pritë makinave. Policët e bëjnë këtë që të dallojnë ata që bëjnë shkelje e tu vënë gjoba, ekonomistet që të dallojnë se kur funksionon sistemi e të bëjnë ndonjë punë.

Diella “fiket” sĂ«rish, bizneset mbeten pa punĂ«

Bizneset janë ankuar vazhdimisht pranë Monitor që shpesh nuk arrijnë të hyjnë në sistemin e self care përmes të cilit bizneset mund të shohin të gjitha faturat e blerjes që vijnë nga furnitorët, të verifikojnë faturat e blerje e shitjeve në fund të muajit, apo të bëjnë shërbime të tilla si fiskalizimi i importeve, dhe bizneset e vogla pa të punësuar mund ta përdorin për të fiskalizuar faturat e shitjes pa blerë program.

“e-Albania kthehet nĂ« makth”, mĂ«ngjesi i biznesit fillon me pĂ«rpjekje pĂ«r t’u lidhur me sistemet

EkonomistĂ«t thonĂ« se ata nuk dinĂ« ku tĂ« ankohen kur sistemi nuk punon. “NĂ« kĂ«tĂ« moment psh, nuk fiskalizohen faturat dhe punonjĂ«sit e njĂ« biznesi qĂ« shet produkte ushqimore nuk u nisĂ«n pĂ«r nĂ« DurrĂ«s dhe shoferĂ«t po rrinĂ«, pasi nuk mund tĂ« lĂ«vizin mallin pa faturĂ« shitje, ose faturĂ« shoqĂ«ruese”.

“TĂ« paktĂ«n shkruani ju se nuk e pranon njeri qĂ« sistemet nuk punojnĂ«â€, thotĂ« me ironi pĂ«rfaqĂ«suesi i njĂ« subjekti, i lodhur dhe i acaruar nga kjo situatĂ« dhe nga fakti qĂ« ata nuk po dinĂ« ku tĂ« ankohen qĂ« tĂ« gjejnĂ« zgjidhje.

E vetmja alternativĂ« Ă«shtĂ« qĂ« ti shkruajnĂ« ministres sĂ« shtetit pĂ«r inteligjencĂ«n artificiale, “DiellĂ«s”, qĂ« u paraqit nga kryeministri Rama si njĂ« revolucion dhe risi nĂ« botĂ«. Por, as ajo nuk po ua zgjidh hallet, ndĂ«rsa administrata publike fundjave Ă«shtĂ« pushim, apo kur ditĂ«t e festave bien pranĂ« fundjavĂ«s i gĂ«zohet dhe ndonjĂ« dite mĂ« shumĂ« pa punĂ«.

Nuk arrijmë ta kuptojmë se për çfarë shërbejnë 20 mijë të punësuar shtesë në administratën publike në 10 vitet e fundit, apo 500 milionë euro investime për e-qeverisjen në 4 vjet, kur bizneset nuk po arrijnë të punojnë, individët shpesh nuk arrijnë të marrin dokumentet që u duhen online, dhe asnjë person fizik nuk u sqaron se çfarë duhet të bëjnë. Nuk mban askush përgjegjësi dhe për orët shtesë të punës, apo të ardhurat e munguara pasi bizneset nuk arrijnë të realizojnë shitjet, jo për faj të tyre.

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

 

Kush mban përgjegjësi për kostot

Nuk arrijmë ta kuptojmë se për çfarë shërbejnë 20 mijë të punësuar shtesë në administratën publike në 10 vitet e fundit, apo 500 milionë euro investime për e-qeverisjen në 4 vjet, kur bizneset nuk po arrijnë të punojnë, individët shpesh nuk arrijnë të marrin dokumentet që u duhen online, dhe asnjë person fizik nuk u sqaron se çfarë duhet të bëjnë. Nuk mban askush përgjegjësi dhe për orët shtesë të punës, apo të ardhurat e munguara pasi bizneset nuk arrijnë të realizojnë shitjet, jo për faj të tyre.

 

Sipas bizneseve, kjo situatë e përsëritur përbën një shqetësim serioz për funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe marrëdhënien e bizneseve me administratën publike apo të profesionistëve me klientët e tyre.

Ekspertët e teknologjisë pohojnë se rritja e shpejtë e investimeve në teknologji nuk është shoqëruar gjithmonë me forcim proporcional të kapaciteteve teknike dhe njerëzore për mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemeve.

Një pjesë e projekteve digjitale janë ndërtuar me logjikë fragmentare, pa integrim të plotë dhe pa testime të mjaftueshme nën ngarkesë të lartë përdorimi.

Problemet e fundit kanë nxjerrë në pah hendekun mes investimeve financiare dhe funksionimit real të administratës publike.

Vitin e kaluar, administrata dhe e-qeverisja kanë marrë 149 miliardë lekë, rreth 1.5 miliardë euro ose rreth 18 për qind të shpenzimeve buxhetore të vitit 2025. Kjo shumë ishte 108% më e lartë se në vitin 2014.

 

Bizneset paralizohen totalisht, nuk po shesin dot; AKSHI (e-Albania) nuk mban asnjë përgjegjësi

The post 500 mln euro për e-qeverisjen në 4 vjet, rekord punonjësish në administratë, por sistemi nuk punon! appeared first on Revista Monitor.

25% e punonjĂ«sve tĂ« ndĂ«rtimit deklarohen me paga 40–50 mijĂ« lekĂ«

22 January 2026 at 00:02

NĂ« total, nĂ« sektorin e ndĂ«rtimit rezultojnĂ« tĂ« punĂ«suar 64,572 punonjĂ«s, duke reflektuar njĂ« pĂ«rqendrim tĂ« madh tĂ« pagave nĂ« fashat e ulĂ«ta dhe tĂ« mesme, sipas dokumentit “Plani i menaxhimit tĂ« riskut pĂ«r sektorin e ndĂ«rtimit (informaliteti dhe pagat referencĂ«)”, tĂ« publikuar nga administrata tatimore

Rreth njĂ« e katĂ«rta e punonjĂ«sve nĂ« sektor, ose afĂ«rsisht 25% e totalit, pĂ«rfitojnĂ« paga qĂ« pĂ«rfshihen nĂ« fashĂ«n 40,001 – 50,000 lekĂ« nĂ« muaj, duke e bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« fashĂ« atĂ« me pĂ«rqindjen mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« punonjĂ«sve.

NjĂ« pjesĂ« e konsiderueshme e punonjĂ«sve paguhen gjithashtu nĂ« fashat 50,001 – 70,000 lekĂ«, ku pĂ«rfshihen rreth 22% e totalit, si dhe nĂ« fashĂ«n 40,000 lekĂ«, me rreth 18% tĂ« punonjĂ«sve.

NdĂ«rkohĂ«, 12% e punonjĂ«sve rezultojnĂ« tĂ« paguhen me paga deri nĂ« 39,999 lekĂ«, po aq sa edhe ata qĂ« marrin paga nĂ« fashĂ«n 70,001 – 100,000 lekĂ«.

Përqindja e punonjësve me paga më të larta është dukshëm më e ulët. Vetëm 3% e tyre përfitojnë paga nga 100,001 deri në 120,000 lekë, ndërsa 7% marrin paga mbi 120,000 lekë në muaj.

Në dokument administrata tatimore thekson se sektori i ndërtimit mbetet një nga prioritetet e institucionit për shkak të nivelit të lartë të informalitetit dhe ndikimit të tij të drejtpërdrejtë në të ardhurat buxhetore dhe në tregun e punës.

Vendosja e pagave referuese dhe përdorimi i analizës së thelluar të riskut për identifikimin e rasteve të nën-deklarimit përbëjnë një instrument të rëndësishëm në formalizimin e sektorit dhe forcimin e administrimit tatimor.

Ndërtimi dominohet nga ndërtesat rezidenciale, të përqendruara 27% e kompanive

Ndër të tjera, dokumenti i administratës tatimore evidenton se, në total, në vend janë 8,784 tatimpagues aktivë në sektorin e ndërtimit. Rreth 4,123 subjekte, ose 47% e tyre, ushtrojnë aktivitet në Tiranë. 14% e firmave të ndërtimit operojnë në Durrës, ndërsa 6% në Vlorë dhe 6% në Fier.

Sa i përket ndarjes sipas llojit të aktivitetit, 27% e totalit të subjekteve të ndërtimit ushtrojnë aktivitet në ndërtimin e ndërtesave rezidenciale dhe jorezidenciale. Ndërkohë, ndërtimi i hekurudhave mbi dhe nën tokë përfaqëson aktivitetin me përqindjen më të ulët të tatimpaguesve, me rreth 0.1% të totalit të tatimpaguesve të gjithë sektorit.

Në sektorin e ndërtimit rezultojnë të punësuar gjithsej 64,572 punonjës, nga të cilët rreth 40% janë të angazhuar në ndërtimin e ndërtesave rezidenciale dhe jorezidenciale./ D.Azo

Manuali për ndërtimin: Pastrim parash, shitje të apartamenteve nën çmimet e deklaruara

 

 

 

The post 25% e punonjĂ«sve tĂ« ndĂ«rtimit deklarohen me paga 40–50 mijĂ« lekĂ« appeared first on Revista Monitor.

Mungojnë anëtarët e rinj, dështon mbledhja e parë e Këshillit Mbikëqyrës të BSH

22 January 2026 at 00:01

Banka e Shqipërisë miratoi në fund të vitit të kaluar edhe kalendarin e mbledhjeve të Këshillit Mbikëqyrës për vitin 2026.

Sipas kalendarit, mbledhja e parë duhej të zhvillohej ditën e sotme. Objekt i mbledhjes ishte informacioni lidhur me aktivitetin e Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2025.

Megjithatë, për shkak të mungesës së kuorumit, mbledhja nuk u zhvillua, por pati vetëm një takim informues mes anëtarëve ekzistues të Këshillit Mbikëqyrës.

Në praktikën e viteve të mëparshme, kalendari vjetor i mbledhjeve miratohej në mbledhjen e parë të vitit.

Por, në këtë rast, Këshilli Mbikëqyrës e miratoi kalendarin në mbledhjen e fundit të vitit në mbyllje, për shkak të mungesës së pritshme të kuorumit për vendimmarrje në fillim të këtij viti.

Mbledhja e ardhshme është parashikuar të zhvillohet më datë 4 shkurt, me objekt shqyrtimin e raportit tremujor të Politikës Monetare dhe vendimmarrjen për normën bazë të interesit.

Megjithatë, pothuajse me siguri, edhe mbledhja e ardhshme do të dështojë.

Kuvendi i Shqipërisë nuk e ka vendosur në programin dyjavor të punës zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës.

Sipas burimeve nga Kuvendi, pritet që procesi në Kuvend të nisë me dëgjesat e kandidatëve që kanë aplikuar në javën e parë të muajit shkurt.

Rrjedhimisht, zgjedhja e anëtarëve të rinj mund të bëhet vetëm gjatë javëve vijuese dhe Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mund të ketë kuorum vendimmarrës, në rastin më të mirë, për mbledhjen e datës 4 mars.

Mandati i gjashtë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, Luljeta Minxhozi, Artan Hoxha, Violeta Staka, Edlira Luçi, Ridvan Bode dhe Suela Popa, përfundoi në muajin dhjetor 2025.

AnĂ«tarĂ«t e KĂ«shillit MbikĂ«qyrĂ«s nuk mund tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« ushtrojnĂ« funksionet e tyre pas pĂ«rfundimit tĂ« mandatit. Ligji “PĂ«r BankĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€ kĂ«rkon qĂ« mbledhja e KĂ«shillit MbikĂ«qyrĂ«s zhvillohet me praninĂ« e mĂ« shumĂ« se gjysmĂ«s sĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« emĂ«ruar, duke pĂ«rfshirĂ« praninĂ« e kryetarit ose zĂ«vendĂ«skryetarit tĂ« KĂ«shillit MbikĂ«qyrĂ«s.

Për këtë arsye, që prej dhjetorit, Këshilli Mbikëqyrës nuk ka më kuorum dhe vendimmarrja në të është faktikisht e paralizuar.

Siç ndodh shpesh, procedurat për përtëritjen e Këshillit Mbikëqyrës dhe zgjedhjes së anëtarëve të rinj kanë nisur me vonesë.

Tre prej vendeve vakante duhet të plotësohen me propozim të vetë Kuvendit, ndërsa tre të tjerë janë kuotat që propozohen nga Këshilli i Ministrave.

Kuvendi e ka mbyllur procedurën e aplikimit në 9 dhjetor dhe në të kanë shprehur interes 20 kandidatë.

Ndërsa, Këshilli i Ministrave e ka mbyllur pranimin e aplikimeve më datë 26 dhjetor dhe deri tani nuk ka njoftuar listë kandidatësh dhe as i ka dërguar zyrtarisht Kuvendit propozimet e veta.

Kjo nuk është hera e parë që procesi i plotësimit të vakancave në institucionet rregullatore të tregut ka vonesa.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u përball me një situatë të tillë pikërisht në vitin 2018, para zgjedhjes së anëtarëve që së afërmi u përfundon mandati.

Edhe në atë rast, numri i mandateve të përfunduara ishte gjashtë. Mosplotësimi në kohë i vendeve vakante e bllokoi për një kohë të shkurtër vendimmarrjen në Këshillin Mbikëqyrës.

 

The post Mungojnë anëtarët e rinj, dështon mbledhja e parë e Këshillit Mbikëqyrës të BSH appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 21 January 2026Main stream

2027-2028, qeveria mban të pandryshuar skenarin për rritjen ekonomike, parashikime jo realiste

21 January 2026 at 15:26

Në kuadrin e ri makroekonomik, 2027-2029 qeveria mbajti të pandryshuar skenarin për rritjen ekonomike, me pritshmëri zgjerimi 4% këtë vit, 3.9 për qind në 2027 dhe 4.1% në 2028, sipas dokumentit që u botua në Fletoren Zyrtare.

Qeveria shqiptare projekton njĂ« rritje tĂ« qĂ«ndrueshme tĂ« ekonomisĂ« nĂ« vitet 2027–2029, tĂ« mbĂ«shtetur nga konsumi, investimet dhe turizmi, nĂ« njĂ« kohĂ« kur tre shtyllat kryesore tĂ« ekonomisĂ« prodhuese, eksportet, bujqĂ«sia dhe industria  janĂ« nĂ« rĂ«nie.

Sipas projeksioneve afatmesme, rritja pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, veçanërisht nga konsumi privat dhe investimet, ndërsa kërkesa e huaj neto (eksport-import) parashikohet të ketë vetëm një ndikim të moderuar pozitiv.

Konsumi pritet të rritet mesatarisht me rreth 2.9% në vit, ndërsa investimet me 4.9%, të nxitura nga përmirësimi i besimit dhe nga kushtet më të lehta të kreditimit.

Eksportet parashikohen tĂ« vijojnĂ« “trendin pozitiv”, me njĂ« rritje mesatare prej 4.6% nĂ« vit nĂ« periudhĂ«n 2027–2029, tĂ« mbĂ«shtetur kryesisht nga turizmi. Por kĂ«to parashikime bien nĂ« kontrast tĂ« fortĂ« me zhvillimet reale tĂ« viteve tĂ« fundit, ku eksportet e mallrave kanĂ« rĂ«nĂ«, prodhimi bujqĂ«sor Ă«shtĂ« tkurrur dhe industria ka humbur peshĂ« nĂ« ekonomi, duke reflektuar dobĂ«simin e bazĂ«s prodhuese dhe konkurruese tĂ« vendit.

Edhe nga ana e ofertës, vetë projeksionet e qeverisë tregojnë një ekonomi që po mbështetet gjithnjë e më shumë te shërbimet, dhe gjithnjë e më pak te prodhimi. Bujqësia parashikohet të rritet me vetëm 0.2% në vit, praktikisht pa ndikim në PBB. Industria me 2.6%, me një kontribut minimal në rritje. Ndërkohë, shërbimet dhe ndërtimi do të mbajnë peshën kryesore të zgjerimit ekonomik.

Edhe punësimi pritet të rritet vetëm simbolikisht, me rreth 0.1% në vit, ndërsa zgjerimi i forcës së punës do të vijë kryesisht nga rritja e pjesëmarrjes dhe jo nga hapja e vendeve të reja të punës në sektorët prodhues.

Në këtë kuadër, projeksionet optimiste të rritjes nuk mbështeten në zhvillime reale në ekonomi, por në supozime për konsum më të lartë, turizëm më të fortë dhe klimë më të mirë financiare, ndërkohë që baza prodhuese e vendit po dobësohet.

 

The post 2027-2028, qeveria mban të pandryshuar skenarin për rritjen ekonomike, parashikime jo realiste appeared first on Revista Monitor.

Parlamenti Europian ngrin marrëveshjen Mercosur, e referon atë në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së

21 January 2026 at 15:12

Pas kapërcimit të pengesave të mëdha politike pas më shumë se dy dekadash, marrëveshja gjigante tregtare tani përballet me vonesa të mëtejshme në pritje të një vendimi gjyqësor.

Parlamenti Europian votoi tĂ« mĂ«rkurĂ«n qĂ« ta referojĂ« marrĂ«veshjen tregtare BE–Mercosur nĂ« GjykatĂ«n e DrejtĂ«sisĂ« tĂ« Bashkimit Europian, njĂ« hap qĂ« e vonon ndjeshĂ«m marrĂ«veshjen dhe mund tĂ« rrezikojĂ« miratimin pĂ«rfundimtar.

Siç pritej, votimi ishte i ngushtë: 334 deputetë votuan pro referimit, 324 kundër dhe 11 abstenuan.

Komisioni Europian ende mund ta zbatojë përkohësisht marrëveshjen, me kusht që kjo të miratohet nga shtetet anëtare.

Marrëveshja u nënshkrua më 17 janar dhe synon të krijojë një zonë të tregtisë së lirë me mbi 700 milionë banorë. Ajo është e diskutueshme në mbarë Europën dhe disa vende, si Franca dhe Polonia, e kanë kundërshtuar me vendosmëri.

Përkrahësit e marrëveshjes e konsiderojnë atë një mundësi të madhe për industritë europiane dhe një mënyrë për të forcuar pozicionin gjeostrategjik të BE-së, veçanërisht në një kohë tensionesh të vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara. Por ajo ka shkaktuar gjithashtu zemërim tek fermerët, të cilët shqetësohen për pasojat e futjes në tregun europian të produkteve ushqimore më të lira dhe me standarde më të ulëta nga vendet e Amerikës së Jugut.

Protesta masive u zhvilluan një ditë para votimit në Strasburg, ku mijëra fermerë, duke drejtuar traktorë, rrethuan Parlamentin Europian dhe u përplasën me policinë.

 

ÇfarĂ« ndodh tani

Gjykata do të shqyrtojë nëse marrëveshja tregtare është në përputhje me standarded e BE-së.

DeputetĂ«t qĂ« propozuan referimin vlerĂ«sojnĂ« se ndarja e marrĂ«veshjes pĂ«r tĂ« lĂ«nĂ« pjesĂ«n tregtare pĂ«r miratim vetĂ«m nga KĂ«shilli i BE-sĂ« dhe Parlamenti Europian ishte njĂ« taktikĂ« e Komisionit Europian pĂ«r tĂ« “penguar parlamentet kombĂ«tare tĂ« shteteve anĂ«tare qĂ« tĂ« shprehen pĂ«r marrĂ«veshjen”, dhe kjo mund tĂ« konsiderohet e paligjshme nga gjyqtarĂ«t.

Rezoluta qĂ« kĂ«rkon sfidimin e marrĂ«veshjes vĂ« nĂ« pikĂ«pyetje edhe ligjshmĂ«rinĂ« e tĂ« ashtuquajturit “mekanizĂ«m ribalancimi” tĂ« futur nĂ« marrĂ«veshje, i cili do t’u lejonte vendeve tĂ« Mercosur-it tĂ« merrnin masa kompensuese nĂ«se ligje tĂ« ardhshme tĂ« BE-sĂ« do tĂ« ulnin eksportet e tyre drejt EuropĂ«s.

Referimi i miratuar tĂ« mĂ«rkurĂ«n pezullon procedurĂ«n e miratimit nĂ« Parlamentin Europian, e cila ishte planifikuar pĂ«r njĂ« votim pĂ«rfundimtar nĂ« muajt nĂ« vijim. Vendimi i gjykatĂ«s mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« BE-sĂ« mund tĂ« marrĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« vit pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« dhe, ndĂ«rkohĂ«, miratimi i marrĂ«veshjes do tĂ« mbetet i ngrirĂ«.

Komisioni Europian ende mund të vazhdojë me zbatimin e përkohshëm të marrëveshjes ndërsa apeli i Parlamentit po shqyrtohet, pavarësisht se, ishte zotuar se do të përmbahej nga një veprim i tillë.

Kjo është teknikisht e mundur, siç e bëri të qartë një zëdhënës i Komisionit, por rrezikon të tensionojë marrëdhëniet mes institucioneve të BE-së.

 

Parlament i ndarë

Votimi tregoi gjithashtu se Parlamenti është i ndarë pothuajse në dy gjysma, me një diferencë prej vetëm 10 votash, dhe se disa grupe politike janë të përçara lidhur me marrëveshjen e kontestuar me vendet e Amerikës Latine.

Votimi përçau pothuajse të gjitha grupet politike të Parlamentit.

Reneë Europe, Të Gjelbrit/EFA dhe E Majta e promovuan referimin dhe në përgjithësi janë kundër marrëveshjes tregtare, megjithëse me disa përjashtime.

Grupi i ekstremit të djathtë Patriots for Europe ishte gjithashtu në favor të referimit dhe nuk hezitoi të votonte për një nismë që vinte nga krahu i majtë i Parlamentit, siç e kishte njoftuar presidenti i grupit, Jordan Bardella.

Partia Popullore Europiane dhe Socialistët & Demokratët, grupet më të mëdha të Parlamentit, e mbrojtën marrëveshjen tregtare dhe votuan kundër referimit në gjykatë. Megjithatë, në të dyja grupimet politike, disa deputetë sfiduan linjën e grupit.

Konservatorët dhe Reformistët Europianë u lejuan ligjvënësve të tyre një votë të lirë dhe u shfaq një ndarje: deputetët polakë dhe francezë votuan pro referimit, ndërsa deputetët italianë, çekë, belgë dhe baltikë votuan kundër. / Euronews

The post Parlamenti Europian ngrin marrëveshjen Mercosur, e referon atë në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së appeared first on Revista Monitor.

“Albcontrol” heq nga vetja “Air Albania”-n e falimentuar, ia kalon pronĂ«sinĂ« MinistrisĂ« sĂ« EkonomisĂ«

21 January 2026 at 14:59

ShoqĂ«ria shtetĂ«rore, qĂ« menaxhon trafikun ajror “Albcontrol” nuk do tĂ« jetĂ« mĂ« aksionere nĂ« kompaninĂ« e fluturimeve “Air Albania”.

Sipas njĂ« njoftimi nĂ« fletoren zyrtare, KĂ«shilli i Ministrave ka vendosur qĂ« kuotat e kapitalit, nĂ« masĂ«n 10% (dhjetĂ« pĂ«r qind), qĂ« zotĂ«rohen nga shoqĂ«ria “Albcontrol”, sh.a., nĂ« shoqĂ«rinĂ« “Air Albania” sh.p.k., transferohen tek Ministria e EkonomisĂ« dhe Inovacionit.. Ministria e EkonomisĂ« dhe Inovacionit, me transferimin e kuotave, vendimi, ushtron tĂ« gjitha tĂ« drejtat dhe detyrimet, qĂ« rrjedhin nga cilĂ«sia e ortakut nĂ« shoqĂ«rinĂ« “Air Albania” sh.p.k.

Air Albania u themelua zyrtarisht më 16 maj 2018 si një partneritet publik-privat mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Linja ajrore kishte si aksioner kryesor kompaninë turke Turkish Airlines (49,12%) dhe aksionet e mbetura i ndajnë ndërmarrja shtetërore shqiptare Albcontrol (~10 %) dhe një kompani private shqiptare MDN Investment (~41 %).

Kompania, që u promovua fort nga qeveria, kishte plane shumë ambicioze, si në zgjerimin e destinacioneve në Europë, me linja drejt Italisë, Britanisë, të cilat u realizuan përkohësisht, ashtu dhe ato përtej saj deri në SHBA, siç u reklamua nga Kryeministri Rama një vit më parë në një takim me diasporën në SHBA.

Por, në nëntor të vitit të kaluar Air Albania filloi të kishte probleme. Turkish Airlines njoftoi se vendosi të shesë gjithë pjesën e saj prej 49% në Air Albania.

Një javë më pas Turkish bllokoi dhe shitjen e biletave tranzit përmes Air Albania, duke detyruar ata që kishin blerë bileta tranziti të shkonin në Stamboll përmes Podgoricës ose Prishtinës. Këtu filluan dhe problemet për operatorin shqiptar. Air Albania filloi të anulonte fluturimet drejt Stambollit.

Turkish Airlines ndërkohë njoftoi në janar se do të nisë fluturimet direkte nga Tirana, duke spostuar përfundimisht Air Albania, që tashmë duket se ka mbetur një emër më shumë në pronësinë e Ministrisë së Ekonomisë.

Air Albania nuk ka dorëzuar asnjëherë bilanc. Sipas të dhënave nga Tatimet, qarkullimi vjetor i kompanisë ka qenë 4-5 miliardë lekë në vit, ndërsa operatori ka rezultuar gjithmonë me humbje, duke e kthyer atë sot në një shoqëri praktikisht të falimentuar dhe duke bërë që Turkish ta braktisë atë.

Turkish Airlines sposton Air Albania, do fillojë fluturimet me Tiranën, të dyja po shesin bileta!

The post “Albcontrol” heq nga vetja “Air Albania”-n e falimentuar, ia kalon pronĂ«sinĂ« MinistrisĂ« sĂ« EkonomisĂ« appeared first on Revista Monitor.

Bizneset paralizohen totalisht, nuk po shesin dot; AKSHI (e-Albania) nuk mban asnjë përgjegjësi

21 January 2026 at 13:48

Prej mëngjesit të sotëm, aktiviteti i bizneseve është paralizuar, për shkak të mosfunksionimit të e-Albania.

Subjektet ankohen se nuk po arrijnë të bëjnë dot asnjë veprim, teksa nuk po nxjerrin dot as fatura për pagesa.

Burime nga tatimet thanë se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), që është përgjegjëse për mbarëvajtjen e e-Albania po punojnë dhe sistemi pritet të rregullohet së shpejti.

NdĂ«rkohĂ« qĂ« vetĂ« AKSHI nuk pĂ«rgjigjet, ndĂ«rsa nĂ« reagimin e parĂ« pĂ«r “Monitor” tha qĂ« sistemi Ă«shtĂ« nĂ« rregull. “Na rezulton gjithçka nĂ« rregull, sapo e ritestuam”, thanĂ« burime zyrtare nga E-Albania pĂ«r Monitor.

Por, bizneset pohojnĂ« se ata janĂ« totalisht tĂ« bllokuar dhe nuk po arrijnĂ« tĂ« kryejĂ« asnjĂ« veprim. “E-Albania hapet deri nĂ« njĂ«farĂ« pike dhe pastaj rrotullohet”, thotĂ« njĂ« ekonomist i acaruar nga ky problem qĂ« tashmĂ« po zgjat prej javĂ«sh. Ai ka dĂ«rguar dhe fotot, teksa pĂ«rpiqet qĂ« tĂ« hyjĂ« nĂ« sistemin self-care, pĂ«rmes tĂ« cilit bizneset mund tĂ« shohin tĂ« gjitha faturat e blerjes qĂ« vijnĂ« nga furnitorĂ«t.

Bizneset nuk po arrijnĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« fiskalizim fature. “NĂ«se shkon tani nĂ« dyqan teorikisht ti nuk duhet ta marrĂ«sh shĂ«rbimin, sepse malli nuk del pa kupon por edhe arka nuk mund tĂ« arketojĂ« pa kupon”, thotĂ« njĂ« ekonomiste. “Pagesat e faturave tĂ« fiskalizuara nuk paguhen dot nga bankat e nivelit tĂ« dytĂ«â€.

“E albania hapet, por nuk punon self care nuk bĂ«n dot fatura as nga kasat”, thotĂ« njĂ« tjetĂ«r biznes.

Kjo situatë po vazhdon që prej fundit të vitit të kaluar dhe bizneset nuk po arrijnë të punojnë të qetë, për shkak të problematikave që po hasin dhe ndërprerjes së vazhdueshme të shërbimeve.

“E-albania Ă«shtĂ« portali qeveritar ku shĂ«rbimet publike qĂ« gjenden nĂ« zyrat dhe sportelet fizike tĂ« institucioneve ofrohen nĂ« mĂ«nyrĂ« elektronike falĂ« PlatformĂ«s Qeveritare tĂ« NdĂ«rveprimit qĂ« ndĂ«rlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali Ă«shtĂ« konceptuar si njĂ« zyrĂ« elektronike me njĂ« ndalesĂ« ku qytetari regjistrohet duke pĂ«rdorur kartĂ«n e tij tĂ« identitetit dhe shĂ«rbehet duke kĂ«rkuar dhe aplikuar pĂ«r shĂ«rbimin qĂ« i nevojitet”, thuhet nĂ« faqen e e-albania.

Por, realiteti po tregon se këto shërbime, në vend të lehtësojnë bizneset dhe qytetarët po kthehen në një makth për ta dhe për më tepër askush nuk po i sqaron apo të thotë se kur do të zgjidhet problemi.

 

“e-Albania kthehet nĂ« makth”, mĂ«ngjesi i biznesit fillon me pĂ«rpjekje pĂ«r t’u lidhur me sistemet

Sistemi self care në orën 2 pasdite të së mërkurës

The post Bizneset paralizohen totalisht, nuk po shesin dot; AKSHI (e-Albania) nuk mban asnjë përgjegjësi appeared first on Revista Monitor.

Kursi i Euros prek minimum të ri historik në 96.44 lekë

21 January 2026 at 13:45

Kursi i këmbimit Euro-Lek ka prekur një minimum të ri historik ditën e mërkurë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 96.44 lekë, duke zbritur lehtësisht poshtë nivelit të mëparshëm prej 96.46 lekësh, që ishte shënuar më datë 24 dhjetor.

Në përgjithësi, kursi i këmbimit ka tendencën të shënojë një korrigjim të lehtë në rritje gjatë muajit janar, por këtë vit një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Edhe në muajin e parë të vitit, Euro ngelet pranë niveleve më të ulëta historike, madje duke prekur një rekord të ri, çka është e pazakontë për këtë periudhë.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, një situatë e tillë reflekton kërkesën e pakët për Euro në këtë periudhë, kombinuar me ofertën e qëndrueshme të monedhës europiane.

Një faktor tjetër që besohet se e mbajti Euron në nivele të ulëta ishte edhe efekti i munguar i shpenzimeve buxhetore. Në vitet e mëparshme, rritja e shpenzimeve në ditët e fundit të vitit kishte sjellë rritje të shpejtë ofertës së Lekut dhe zhvlerësim të përkohshëm të monedhës vendase në kursin e këmbimit. Gjatë dhjetorit 2025 dhe janarit 2026 ky efekt ishte i papërfillshëm, çka mund të jetë një tregues se shpenzimet buxhetore gjatë vitit të kaluar nuk u realizuan dot në masën e planifikuar.

Tendencat mbiçmuese e Lekut në kursin e këmbimit me Euron vijoi edhe vitin e kaluar. Vetëm blerjet e mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë e ngadalësuan rënien e kursit Euro-Lek.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara deri tani, për nëntë muajt e parë të vitit 2025 Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej 825.6 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.

Kjo është vlera më e lartë historike e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për këtë periudhë të vitit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, blerjet e valutës janë rritur me 52.2%.

Kursi mesatar i këmbimit Euro-Lek pësoi rënie për të pestin vit radhazi në 2025 dhe preku një minimum të ri historik. Euro u këmbye vitin e kaluar mesatarisht me 97.85 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Megjithatë, shkalla e rënies së kursit në 2025 ishte ndjeshëm më e ulët krahasuar me dy vitet e mëparshme. Për vitin 2025, kursi mesatar zyrtar i këmbimit Euro-Lek pësoi një rënie me 2.8%, nga 7.4% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2024 dhe 8.6% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2023. Kursi mesatar i këmbimit të Euros me Lekun ka ardhur vazhdimisht në rënie pas vitit 2013, duke përjashtuar vitin e pandemisë, 2020, vit në të cilin shumica e treguesve ekonomikë pësuan shmangie të konsiderueshme, për shkak të ndikimit të masave kufizuese.

Kursi i këmbimit Euro-Lek e mbylli vitin 2025 në nivelin 96.77 lekë.

Krahasuar me fundin e vitit 2024, kursi i këmbimit të Euros me Lekun në 31 dhjetor ka rënë me 1.4%. Por, ndërkohë, edhe fillimi i vitit 2026 po shfaq një tendencë të mëtejshme të rënies së kursit të Euros.

 

The post Kursi i Euros prek minimum të ri historik në 96.44 lekë appeared first on Revista Monitor.

Ari arrin nivel rekord ndërsa Trump shkon në Davos për bisedime mbi Groenlandën

21 January 2026 at 12:46

Presidenti është nisur drejt Forumit Ekonomik Botëror me një avion të ri, pasi problemet elektrike e detyruan Air Force One të kthehej pas

Ari arriti një nivel rekord ndërsa Donald Trump u nis drejt Forumit Ekonomik Botëror në Davos për bisedime lidhur me Groenlandën, gjë që e ka zhytur aleancën transatlantike në krizën më të madhe të dekadave të fundit.

Ai pritet t’i drejtohet forumit mĂ« vonĂ« gjatĂ« ditĂ«s, por do tĂ« mbĂ«rrijĂ« me vonesĂ« pasi avioni i tij Air Force One u detyrua tĂ« kthehej nĂ« Uashington pĂ«r shkak tĂ« problemeve teknike.

Takimi vjetor i Forumit Ekonomik BotĂ«ror nĂ« Davos (World Economic Forum Annual Meeting 2026) po zhvillohet qĂ« nga 19 deri mĂ« 23 janar 2026 nĂ« Davos-Klosters, ZvicĂ«r, ku liderĂ« nga qeveritĂ«, biznesi dhe shoqĂ«ria civile diskutojnĂ« sfidat kryesore globale nĂ«n temĂ«n “A Spirit of Dialogue”.

Forumi Ekonomik Botëror në Davos këtë vit është dominuar nga tensione gjeopolitike dhe pasiguri financiare, ndërsa rikthimi i Donald Trump në skenën ndërkombëtare me një axhendë agresive, nga kërcënimet tregtare ndaj Europës te përplasja me Danimarkën për Groenlandën, ka errësuar diskutimet mbi rritjen ekonomike dhe tranzicionin energjetik.

Në vend të fokusit tradicional mbi investimet dhe bashkëpunimin global, tregjet dhe liderët politikë po përballen me një klimë pasigurie, e reflektuar edhe në rritjen rekord të arit dhe luhatjet e bursave, duke e kthyer Davosin e këtij viti në një forum më shumë për menaxhimin e krizave sesa për planifikimin e prosperitetit.

Ari u rrit me më shumë se 2 për qind, teksa investitorët kërkuan një strehë të sigurt nga tensionet gjeopolitike. Por tregjet më të gjera financiare u stabilizuan, me aksionet e Wall Street që pritet të rikuperojnë një pjesë të vogël të humbjeve të mëdha të së martës.

Trump tha tĂ« martĂ«n se kishte “rĂ«nĂ« dakord pĂ«r njĂ« takim tĂ« palĂ«ve tĂ« ndryshme” nĂ« Davos lidhur me pĂ«rplasjen mbi GroenlandĂ«n.

Para se tĂ« nisej, Trump tha gjithashtu se “nuk mund tĂ« ketĂ« kthim pas” nĂ« planin e tij pĂ«r ta marrĂ« GroenlandĂ«n nga Danimarka. I pyetur se sa larg do tĂ« ishte i gatshĂ«m tĂ« shkonte nĂ« ndjekjen e ishullit arktik, presidenti i SHBA-sĂ« u pĂ«rgjigj: “Do ta zbuloni”.

Qeveritë europiane kanë hezituar të kundërpërgjigjen ndaj kërcënimit të Trumpit për të vendosur tarifa prej 10 për qind ndaj tetë shteteve europiane që së fundmi kanë dërguar personel ushtarak në territorin arktik. / FT

The post Ari arrin nivel rekord ndërsa Trump shkon në Davos për bisedime mbi Groenlandën appeared first on Revista Monitor.

AMF, bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Thesarit për zhvillimin e tregjeve financiare

21 January 2026 at 12:42

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) po bashkëpunon me ekspertët e Departamentit Amerikan të Thesarit përmes zyrës së tij të asistencës teknike (OTA), për forcimin e tregjeve financiare jo-bankare, i shtrirë në disa fusha kyçe, përfshirë teknologjinë e informacionit, tregun e sigurimeve, mbrojtjen konsumatore, edukimin financiar dhe veçanërisht zhvillimin e tregut të kapitaleve në Shqipëri.

Në një takim të zhvilluar, Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, Adela Xhemali së bashku me ekipin e saj, diskutoi me përfaqësuesit e OTA-s, Arthur Simonson dhe Ralph Scholtz mbi ecurinë e asistencës teknike dhe hapat e mëtejshëm për krijimin e një tregu kapitalesh funksional dhe të qëndrueshëm.

Projekti synon zgjerimin e gamës së instrumenteve financiare, përfshirë nxitjen e emetimit të obligacioneve, me objektiv krijimin e alternativave të reja të financimit për ekonominë shqiptare.

Drejtoresha Ekzekutive e AMF vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të ekspertëve të Departamentit Amerikan të Thesarit, duke theksuar se ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të besimit në tregje dhe zgjerimit të mundësive të financimit për sektorin publik dhe privat në Shqipëri.

The post AMF, bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Thesarit për zhvillimin e tregjeve financiare appeared first on Revista Monitor.

Eksportet ishin sa 39% e importeve në 2025-n, niveli më i ulët në 14 vite

21 January 2026 at 12:00

Për dekada, Shqipëria bëri hapa para në rritjen e eksporteve duke përmirësuar bilancin e saj tregtar dhe varësinë nga importet, por në tre vitet e fundit, situata ka ndryshuar në të kundërt. Treguesi i mbulimit të importeve me eksport shënoi 39% në vitin 2025, niveli më i ulët në 14 vite sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Pas vitit 2022, vërehet një përkeqësim i shpejtë i raportit, çka tregon një zgjerim të fortë të deficitit tregtar, ku importet po rriten ndjeshëm më shpejt se eksportet, teksa eksportet po humbasin konkurrueshmërinë (shiko grafikun e mëposhtëm).

Vitin e kaluar eksportet shënuan 346,2 miliardë lekë më rënie vjetore mbi 6 për qind. Nga ana tjetër importet shënuan 887,2 miliardë lekë më rënie vjetore vetëm 0.8%. Rënia më e madhe e eksporteve sesa importit ka përkeqësuar raportin e mbulimit.

Në mungesë të prodhimit nga rënia e sektorëve të bujqësisë dhe turizmit, ekonomia e vendit po rrit varësinë nga importet. Nga ana tjetër, rritja e kërkesës nga turizmi po shoqërohet me rritje më të shpejtë të importeve se sa prodhimit.

Eksportet tona mbeten të përqendruara në pak sektorë me vlerë të shtuar të ulët ose të paqëndrueshme, si fasoneria, lëndët e para minerare dhe energjia elektrike, të cilat varen fort nga ciklet ndërkombëtare dhe kushtet klimatike. Kjo po i bën eksportet të paqëndrueshme dhe të paafta për të ndjekur ritmin e rritjes së importeve në periudha zgjerimi ekonomik.

Forcimi i lekut në vitet e fundit ka ulur vlerën në lekë të eksporteve dhe njëkohësisht ka bërë importet relativisht më të lira, duke penalizuar konkurrueshmërinë e eksporteve dhe duke nxitur më tej importet.

Të dhënat historike tregojnë se gjatë dekadës së fundit ecuria e eksporteve ka qenë e paqëndrueshme. Që nga viti 2015, shitjet jashtë vendit kanë rënë për 7 vite (2015, 2016, 2019, 2020, 2023, 2024, 2025) dhe janë rritur vetëm në 2017-2018 dhe 2021-2022, kur ishte rikuperimi nga pandemia.

Tendenca e eksporteve përkon dhe më rënien e euros, që ka nisur që nga viti 2015, kur monedha e përbashkët këmbehej me gati 140 lekë, duke rënë gradualisht çdo vit, për të zbritur për herë të parë në histori poshtë 100 lekëve në gusht 2024 dhe duke ndenjur poshtë këtij niveli dhe në 2025-n, duke u mbyllur me një mesatare vjetore prej 97.8 lekë, me një nënçmim prej gati 30%.

Sektorët prodhues të vendit kanë hyrë në një cikël krize të zgjatur duke zbehur perspektivën e eksporteve edhe në vitin në vijim./ B.Hoxha

Kriza e eksporteve, në rënie për të tretin vit radhazi, si i dëmtoi kursi në një dekadë

Burimi: INSTAT

The post Eksportet ishin sa 39% e importeve në 2025-n, niveli më i ulët në 14 vite appeared first on Revista Monitor.

Bankat raportojnë shtrëngim të standardeve në kredinë për shtëpi

21 January 2026 at 11:47

Bankat raportuan shtrëngim të standardeve të kreditimit për blerjen e banesave në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues të Bankës së Shqipërisë, shtrëngimi i standardeve u nxit nga rreziku i perceptuar prej bankave për situatën aktuale e të pritur në tregun e banesave.

Kufizimet uniforme të vendosura në korrik të vitit 2025 nga Banka e Shqipërisë mbi raportin e kredisë ndaj vlerës së disbursuar dhe mbi raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave në kreditë e reja për pasuritë e paluajtshme, u raportuan po ashtu nga bankat si faktorë që vepruan në kahun shtrëngues të standardeve të kreditimit.

Shtrëngimi i kushteve e termave të kreditimit u krye nëpërmjet kërkesave më të larta për kolateral në raport me kredinë e marrë me qëllim financimin e blerjes së banesave. Të gjitha elementet e tjera çmim dhe joçmim u raportuan të pandryshuara.

Ndërkohë, në kreditë konsumatore, standardet e kreditimit u raportuan të pandryshuara.

Pavarësisht shtrëngimit të standardeve në segmentin e kredisë për shtëpi, shkalla e miratimit të kredive për individët u raportua më e lartë në tremujorin e fundit të vitit 2025. Sipas bankave, rritja e shkallës së miratimeve për kredi të individëve u ndikua nga statusi i kredive aktuale dhe historiku i marrëdhënieve të kredimarrësit me bankën.

Kërkesa e individëve për kredi u raportua në rënie në tremujorin e fundit, si në blerjen e banesave, ashtu edhe në financimin e konsumit.

Faktorët që sollën rënien e kërkesës për kredi sipas gjykimit të bankave ishin nevojat më të ulëta në financimin e blerjes së banesave dhe të konsumit, zhvillimet aktuale e të pritura në tregun e banesave dhe kufizimet rregullatore që hynë në fuqi në korrik 2025.

Në tremujorin e parë të vitit 2026, bankat presin që kërkesa për kredi të jetë më e lartë, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe në kreditë konsumatore.

Pej korrikut 2025, kanë hyrë në fuqi disa masa kufizuese të Bankës së Shqipërisë, që kanë qëllim të ngadalësojnë rritjen e kredisë për blerjen e banesave nga individët. Megjithatë, efekti i këtyre masave deri tani nuk ka qenë shumë i ndjeshëm. Të dhënat progresive të 11-mujorit 2025 tregojnë se vlera e kredisë për blerje banesash ka arritur një rekord të ri historik. Sektori bankar disbursoi pothuajse 59 miliardë kredi, 24.5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

The post Bankat raportojnë shtrëngim të standardeve në kredinë për shtëpi appeared first on Revista Monitor.

Taksat vendore 2026, Bashkia Tiranë thirrje bizneseve të vetëdeklarojnë të dhënat në e-Albania

21 January 2026 at 11:08

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka ndërmarrë një nismë informuese për të rikujtuar bizneset, por jo vetë ata, edhe qytetarët që kanë pronë e cila përdoret për qëllim tregtar, mbi rëndësinë e vetëdeklarimit të saktë të të dhënave, si një hap thelbësor për përllogaritjen e drejtë të detyrimeve vendore për vitin 2026.

Në muajin shkurt nis procesi i përllogaritjes së detyrimeve vendore për çdo biznes dhe për pronarët që përdorin pronat e tyre për qëllime tregtare, përfshirë taksën e ndërtesës dhe tarifat vendore përkatëse.

Bashkia e Tiranës fton bizneset dhe pronarët e pronave tregtare që, përpara rillogaritjes së detyrimeve, të përditësojnë të dhënat e tyre në rast se gjatë vitit 2025 kanë pasur ndryshime, si p.sh. në xhiron vjetore, vendndodhjen e biznesit apo sipërfaqen e pronës së përdorur për qëllime tregtare.

Kjo përbën një mundësi për përditësimin e të dhënave në rast të ndryshimeve të tyre, duke garantuar saktësi në llogaritjen e detyrimeve.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«saj nisme, formulari i vetĂ«deklarimit u Ă«shtĂ« dĂ«rguar tashmĂ« taksapaguesve nĂ« profilin e tyre nĂ« portalin e-Albania, te rubrika “Dokumentat e mia”. PlotĂ«simi i kĂ«tij formulari mundĂ«son pĂ«rditĂ«simin e tĂ« dhĂ«nave reale dhe shmang pasaktĂ«sitĂ« nĂ« llogaritjen e detyrimeve vendore.

Procesi i plotĂ«simit Ă«shtĂ« i thjeshtĂ« dhe kryhet pĂ«rmes disa hapave: hyrja nĂ« portalin e-Albania me kredencialet pĂ«rkatĂ«se si qytetar ose biznes, aksesimi i rubrikĂ«s “Dokumentat e mia”, plotĂ«simi i formularit dhe dorĂ«zimi i tij.

Formulari i plotësuar mund të dorëzohet pranë sporteleve të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, me anë të shërbimit postar, ose online në adresën zyrtare të e-mail: taksat@tirana.al.

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, thekson se vetëdeklarimi i saktë, para fillimit të procesit të përllogaritjes, garanton një vlerësim korrekt të detyrimeve vendore dhe rrit transparencën në marrëdhënien me taksapaguesit.

Në rastet kur formulari nuk shfaqet në profilin e taksapaguesit në portalin e-Albania, qytetarët dhe bizneset ftohen të përditësojnë të dhënat e tyre pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore.

Megjithatë, mbetet e paqartë se sa e realizueshme është kjo, kur platforma e-Albania vazhdon të mos funksionojë normalisht.

 

“e-Albania kthehet nĂ« makth”, mĂ«ngjesi i biznesit fillon me pĂ«rpjekje pĂ«r t’u lidhur me sistemet

The post Taksat vendore 2026, Bashkia Tiranë thirrje bizneseve të vetëdeklarojnë të dhënat në e-Albania appeared first on Revista Monitor.

“e-Albania kthehet nĂ« makth”, mĂ«ngjesi i biznesit fillon me pĂ«rpjekje pĂ«r t’u lidhur me sistemet

21 January 2026 at 10:05

Mëngjesi i kësaj të mërkure po rezulton stresues për shumë biznese, siç po ndodh rëndom këto dy muajt e fundit. E-Albania, sistemi përmes të cilit funksionojnë shumë shërbime dhe për të cilin është investuar aq shumë, nuk funksionon.

Diella “fiket” sĂ«rish, bizneset mbeten pa punĂ«

“E-albania hapet deri nĂ« njĂ« farĂ« pike dhe pastaj rrotullohet”, thotĂ« njĂ« ekonomist i acaruar nga ky problem qĂ« tashmĂ« po zgjat prej javĂ«sh. Ai ka dĂ«rguar dhe fotot, teksa pĂ«rpiqet qĂ« tĂ« hyjĂ« nĂ« sistemin self-care, pĂ«rmes tĂ« cilit bizneset mund tĂ« shohin tĂ« gjitha faturat e blerjes qĂ« vijnĂ« nga furnitorĂ«t, apo tĂ« bĂ«jnĂ« shĂ«rbime tĂ« tilla si fiskalizimi i importeve, Bizneset e vogla pa tĂ« punĂ«suar mund ta pĂ«rdorin pĂ«r tĂ« fiskalizuar faturat e shitjes pa blerĂ« program.

“Plus qĂ« çdo fund muaji verifikojmĂ« blerje shitje, importe etj tĂ« programit qĂ« ne punojmĂ« me selfcare (Sepse selfcare bĂ«n kalimin automatk tĂ« librave nĂ« e-tax)

Dhe nĂ«se sefcare ka probleme (si sot) programi qĂ« kemi pĂ«r fiskalizim faturash nuk bĂ«n fiskalizim”, thotĂ« drejtuesja e njĂ« zyre kontabiliteti e konsulencĂ« pĂ«r biznesin.

EkonomistĂ« janĂ« bĂ«rĂ« si “gjurmues” tĂ« sistemit, duke e ndjekur minut pas minuti nĂ«se punon apo jo, por kjo po pĂ«rkthehet nĂ« kohĂ« tĂ« humbur pĂ«r ta, qĂ« askush nuk ua justifikon.

Probleme dhe për individët

Një tjetër burim i tha Monitor se edhe te kolaudimi i makinave ka rënë sistemi.

Edhe nĂ«se do tĂ« shkarkosh njĂ« certifikatĂ« personale Ă«shtĂ« e pamundur, sipas njĂ« prove tĂ« Monitor. NdonĂ«se mund tĂ« hyhet nĂ« llogarinĂ« e individit, kur i jep opsionin pĂ«rdor, dokumenti nuk shkarkohet. NdĂ«rkohĂ« nĂ« faqe prej tĂ« paktĂ«n njĂ« muaj del njoftimi qĂ« Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Gjendjes Civile do tĂ« realizojĂ« operacione mirĂ«mbajtjeje dhe pĂ«rmirĂ«simi tĂ« sistemit elektronik tĂ« saj. “Ju informojmĂ« se gjatĂ« kĂ«tyre proçeseve mund tĂ« ketĂ« ndĂ«rprerje tĂ« pĂ«rkohshme apo ngadalĂ«sime nĂ« marrjen e tĂ« dhĂ«nave pĂ«rmes ndĂ«rveprimit me Regjistrin KombĂ«tar tĂ« Gjendjes Civile”

Lehtësim apo makth

“E-albania Ă«shtĂ« portali qeveritar ku shĂ«rbimet publike qĂ« gjenden nĂ« zyrat dhe sportelet fizike tĂ« institucioneve ofrohen nĂ« mĂ«nyrĂ« elektronike falĂ« PlatformĂ«s Qeveritare tĂ« NdĂ«rveprimit qĂ« ndĂ«rlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali Ă«shtĂ« konceptuar si njĂ« zyrĂ« elektronike me njĂ« ndalesĂ« ku qytetari regjistrohet duke pĂ«rdorur kartĂ«n e tij tĂ« identitetit dhe shĂ«rbehet duke kĂ«rkuar dhe aplikuar pĂ«r shĂ«rbimin qĂ« i nevojitet”, thuhet nĂ« faqen e e-albania.

Por, realiteti po tregon se këto shërbime, në vend të lehtësojnë bizneset dhe qytetarët po kthehen në një makth për ta.

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

 

The post “e-Albania kthehet nĂ« makth”, mĂ«ngjesi i biznesit fillon me pĂ«rpjekje pĂ«r t’u lidhur me sistemet appeared first on Revista Monitor.

❌
❌