Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 January 2026Main stream

Piers Morgan pëson aksident, thyen legenin: Rashë si një thes me patate

By: gaze tare
18 January 2026 at 15:53

Gazetari dhe prezantuesi i njohur britanik, Piers Morgan, ka bërë të ditur se ndodhet në spital pas një aksidenti serioz që i ka ndodhur në një hotel në Londër, ku ka pësuar thyerje të legenit. Lajmin ai e ka ndarë vetë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke publikuar në Instagram dy foto: një ku shihet i shtrirë në shtratin e spitalit dhe një tjetër që tregon rëntgenin e legenit të thyer.

Morgan shpjegoi se aksidenti ndodhi pasi u pengua në një shkallë të vogël brenda restorantit të hotelit, duke nënvlerësuar lartësinë e saj. Rënia, sipas tij, ishte e fortë dhe e papritur, aq sa mjekët e kanë vlerësuar si një dëmtim serioz që kërkon ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale.

Sipas diagnozës mjekësore, prezantuesit do t’i duhet t’i nënshtrohet një operacioni për zëvendësimin total të legenit. Procesi i rikuperimit pritet të zgjasë rreth tre muaj, gjatë të cilëve ai do të ketë lëvizshmëri të kufizuar dhe do të duhet të ndjekë një program intensiv rehabilitimi. Mjekët i kanë këshilluar gjithashtu që të shmangë udhëtimet e gjata për të paktën 12 javë pas operacionit, për të mos rrezikuar komplikacione të tjera.

Megjithatë, edhe në këtë situatë të vështirë, Piers Morgan nuk e ka humbur sensin e humorit. Në fund të postimit të tij, ai bëri shaka duke thënë se i gjithë aksidenti ishte “faji i Donald Trump”, një koment tipik për stilin e tij ironik.

Duke përshkruar momentin e rënies, Morgan u shpreh se “ra si një thes me patate”, pasi kishte nënvlerësuar një hap të vogël, i cili përfundoi duke i shkaktuar një nga dëmtimet më serioze të jetës së tij.

The post Piers Morgan pëson aksident, thyen legenin: Rashë si një thes me patate appeared first on iconstyle.al.

“Mashtruese je ti…”/ Debat i ashpër mes Françeskës dhe motrës së Keijsit: Unë nuk prish familje

By: gaze tare
18 January 2026 at 15:17

Diten e sotme, ndodhi një debat i ashpër mes opinionistes Françeska Murati dhe motrës së Keijsit, banorit të Big Brother VIP 5 gjate emisionit ‘Fan Club’. Françeska ka komentuar lojën e Kejsit lidhur me dy konkurrentet e tjera në shtëpi, Inën dhe Stelinën, duke i quajtur mashtrues. Motra e Kejsit, e prekur nga këto fjalë, i tha Françeskës të mos e ofendojë vëllanë e saj.

Pjesë nga debati mes tyre:

Françeska: Unë s’kam gjykuar vetëm Keijsin, ata janë tre mashtruesa.

Motra e Keijsit: Mashtrues Keijsi nuk është, se ta kam dëgjuar dhe javën e kaluar kur e the, mashtruese mund të jesh ti se Keijsi nuk është, këto fjalë mos i hidhni se është shumë ofenduese mënyra se si ju dilni e flisni për Kejsin që është një bullizues, ofendues, një narcist, e ti vete i thua mashtrues. Ti bie po në të njëjtin nivel si Keijsi, atëherë jeni të gjithë si ai.

Franceska: Ai është mashtrues, sidomos për faktin që del pa pik turpi e thotë për një burrë të martuar që ka dashnore. Ai nivel i mashtrimit nuk i falet. Të prishi një familje ku ka një grua me fëmijë duke thënë ka dashnore është e turpshme. Është turpi i turpit që e ka nxjerrë para publikut nuk tolerohet.

Motra e Kejsit: Nuk kam ardhur këto të dëgjoj ofendimet e tua, ti ofendimet e tua mbaji për vete. Mashtruese je ti e dashur dhe më vjen keq që vjen e flet”

Françeska: Unë nuk prish familje.

Motra e Keijsit: Vëllait tim me këto gishta mos ju drejto fare vëllait tim. Absolutisht fare , kur të vij Keijsi këtu ta kesh përballë drejtoju Kejsit me gisht. Mua me gisht absolutisht jo, gishtat mbaj për veten tënde. Mos bjer në nivelin që sapo ofendove.

Franceska: Atë gishtin ta kthej te vetja e jo të merret me burra të martuar, me fëmijë e gra jashtë.

Motra e Keijsit: Askush nuk është Françeska të quajë mashtruese mua ose Keijsin, vëllain tim. Unë jam një familjar dhe vëllain tim do ta mbroj deri në minutë të fundit. S’lejoj askënd në një televizion kombëtar që të më quajë mua mashtruese, s’më duket etike fare. Nëse ka një gjë të ja numëroje Keijsit. Ne kemi një familje jashtë”

The post “Mashtruese je ti…”/ Debat i ashpër mes Françeskës dhe motrës së Keijsit: Unë nuk prish familje appeared first on iconstyle.al.

Hyn në fuqi ligji, influencerët dhe blogerët që nuk regjistrohen në QKB do t’u bllokohen llogaritë

By: gaze tare
18 January 2026 at 14:34

Ndryshimet e reja ligjore që janë publikuar ne fletoren zyrtare si pjese e paketës fiskale, e shtrijnë tashmë qartë aktivitetin ekonomik edhe në internet.

Çdo person që gjeneron të ardhura online nga blogerët te influencerët konsiderohet subjekt tregtar dhe është i detyruar të publikojë në faqen apo profilin e tij të dhënat bazë si NIPT-in, emrin e subjektit, adresën dhe kontaktin.

Por si do ti identifikoje administrata tatimore dhe çfarë do të ndodhë me individët që refuzojnë t’i publikojnë këto të dhëna?

Ndryshimi në ligjin për procedurat tatimore ka përcaktuar mënyrën qe do të ndiqet për të kontrolluar aktivitetin ekonomik online qe gjeneron të ardhura ne rrjete të ndryshme sociale. Pas njoftimit zyrtar që do tu dërgohet nga administrate tatimore kështu VIP-at do të formalziojnë punën e tyre në rrjetet sociale. Këta individë do të jenë të identifikueshëm bazuar në të ardhurat të depozituata në llogarinë e tyre bankare.

“Edhe unë si biznes i kam këto të dhëna të ekspozuara, duke filluar nga nipti, adresa, të dhëna të subjektit edhe këta individë duhet t’i kenë të publikuara në llogarinë e tyre sociale. Mund të them që ka individë influencer që vijnë ne zyrën time për tu trajtuar si një subjekt tregtar pasi tani vet po ja kërkojnë edhe bizneset që bashkëpunojnë të cilët në fund duhet të kenë një fature për pagesat e kryera. Është një kërkesë e mëparshme tashme e realizuar dhe shumë mirë te gjithë që kryejnë këtë lloj aktiviteti ta zbatojnë”- shprehet audituesi ligjor Avni Tobli.

Ligji parashikon ashpërsim të masave në raste të moszbatimit të tij. Nëse brenda 15 ditëve nga marrja e njoftimit zyrtar nuk merren masa për publikimin e të dhënave, i kërkohet AKEP që këtyre influencerave tu bllokohet llogaria në rrjete sociale dhe aplikim të gjobës në rastet kundërshtuese.

Nevoja për këto ndryshime u diktua edhe nga kontrollet e kryera nga administrata tatimore. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm nga monitorimi vjetor janë identifikuar rreth 100 profile në rrjete sociale që në vitin 2025 gjeneruan mbi 33 milionë euro të ardhura, të depozituara në llogari bankare individuale. Shifra që, sipas ekspertëve, tregojnë për një ekonomi online në rritje, por edhe për nivele të larta informaliteti, që tashmë synohet të futen brenda sistemit tatimor.

The post Hyn në fuqi ligji, influencerët dhe blogerët që nuk regjistrohen në QKB do t’u bllokohen llogaritë appeared first on iconstyle.al.

‘Pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5’/ Bashkëshortja e Erik Lloshit flet në ‘Fan Club’

By: gaze tare
18 January 2026 at 14:27

Bashkëshortja e këngëtarit Erik Lloshi, Romina, ishte sot e ftuar në emisionin “BBV Fan Club”, ku hodhi poshtë zërat për një ndarje mes saj dhe banorit të “Big Brother VIP 5”. Ajo theksoi se mes tyre nuk ka asnjë krizë dhe se vazhdon ta mbështesë plotësisht Erikun në rrugëtimin e tij brenda shtëpisë.

Gjatë intervistës, Romina zbuloi edhe arsyet pse fillimisht nuk ishte dakord që bashkëshorti i saj të bëhej pjesë e reality show-t. Sipas saj, karakteri emocional dhe temperamenti i fortë i Erikut e bëjnë atë më të ndjeshëm ndaj presionit psikologjik që sjell loja.

“Eriku ka pak temperament të vështirë, është shumë gjaknxehtë dhe i merr gjërat shumë afër zemrës dhe i përjeton shumë. Kjo ka qenë një nga arsyet që nuk doja që ai të hynte në Big Brother. Loja në Big Brother është një lojë shumë e fortë psikologjike, ku njerëzit luajnë të gjitha kartat e mundshme, të familjes, të jetës personale dhe çdo gjë. Është një person që i merr gjërat shumë afër zemrës dhe shumë i drejtë. Nuk është ai agresiv që përpiqet ta përkufizojë në Big Brother”, tha bashkëshortja e banorit të BBVip 5.

Romina shtoi me humor se edhe çështjen e divorcit ia kishte përmendur para se ai të hynte në shtëpi, por vetëm në formë presioni dhe shaka, pasi në realitet ajo qëndron krah tij dhe e mbështet në këtë sfidë të vështirë televizive.

The post ‘Pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5’/ Bashkëshortja e Erik Lloshit flet në ‘Fan Club’ appeared first on iconstyle.al.

Fitorja e Miss-it, producentja thyen heshtjen për akuzat e Inës: Janë të pabaza, Brikena nuk u favorizua

By: gaze tare
18 January 2026 at 13:47

Ina dhe Brikena u përfshinë në një debat të ashpër në “Big Brother VIP 5”, ku Ina iu drejtua banores me etiketime personale dhe akuza të forta, duke thene se ka paguar per te fituar Miss-in.

“O Miss botoksi, o Miss filleri, grada ‘zh’, llumi. Llumi i Shqipërisë, turpi i shoqërisë. Kush ta ka paguar Miss-in.”

Si pasojë e këtij fjalori, emri i Inës ishte në zarfin e zi që u lexua mbrëmë gjatë Prime-t dhe është gjithashtu në nominim. Lidhur me këto akuza të rënda, ka reaguar sot për “Fan Club” Arjet Osmani, producentja e “Miss Grand Albania Kosovo and Montenegro”.

“Ishin të pavend dhe nuk kam çfarë të them për vajzën që mbrëmë kërkoi falje dhe më përfundoi në një televotim me zarf të zi për të gjitha fjalët që ka thënë”, tha Osmani.

Producentja u shpreh se për përzgjdhjen dhe vendosjen përfundimtare të vajzës që do të marrë titullin e Miss-it, ajo merr një kohë të gjatë.

“Unë marr një kohë të gjatë për përzgjedhjen dhe vendosjen përfundimtare të vajzës së cilës unë i delegoj titullin e Miss-it. Brikena titullin e ka më se të merituar, në pamje, në sjellje dhe në edukatë dhe për formimin që ajo mbart. E këto vlera ajo po i tregon tani në shtëpinë më të madhe Big Brother”, tha fillimisht Osmani.

The post Fitorja e Miss-it, producentja thyen heshtjen për akuzat e Inës: Janë të pabaza, Brikena nuk u favorizua appeared first on iconstyle.al.

Dy deputetë e kanë kontaktuar menjëherë pas daljes nga ‘BBVA’, Vrenozi: Salianji dhe…

By: gaze tare
18 January 2026 at 13:38

Ilir Vrenozi, një nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, ka zbuluar diten e sotme në emisionin “BBV Fan Club” se menjëherë pas daljes nga shtëpia është kontaktuar nga disa figura të njohura të politikës shqiptare.

Ai tregoi se dy deputetë, Ervin Salianji dhe Bujar Leskaj, e kanë telefonuar personalisht për ta përgëzuar për qëndrimin dhe sjelljen e tij gjatë qëndrimit në reality show. Sipas Vrenozit, telefonatat kanë qenë të drejtpërdrejta dhe mbështetëse, duke i dhënë komplimente për mënyrën se si u përball me situatat dhe debatet në shtëpi.

“Ervin Salianji dhe Bujar Leskaj më kanë marrë në telefon. Po ashtu edhe Myslym Murrizi. Më komplimentuan, më thanë ‘bravo, bravo’,” u shpreh Vrenozi gjatë bisedës në studio, duke shtuar se ishte i surprizuar nga ky interes dhe vlerësim nga figura politike.

Këto deklarata kanë ngjallur reagime në rrjet, pasi tregojnë ndikimin e madh që programi ka jo vetëm te publiku i gjerë, por edhe te personalitetet publike dhe politike. Përkrahja e hapur nga deputetë të njohur shihet si një tjetër dëshmi e popullaritetit që Vrenozi arriti të fitojë gjatë eksperiencës së tij në “BBVA”.

Nese Vrenozin do ta shohim krah ndonjerit prej ketyre figurave, mbetet per tu pare.

The post Dy deputetë e kanë kontaktuar menjëherë pas daljes nga ‘BBVA’, Vrenozi: Salianji dhe… appeared first on iconstyle.al.

Matt Damon: Filmat në Netflix po e ndryshojnë ngadalë rrëfimin e Hollivudit

By: gaze tare
18 January 2026 at 12:59

Matt Damon nxiti një debat të ri rreth natyrës në zhvillim të krijimit të filmave pas një paraqitjeje të kohëve të fundit në The Joe Rogan Experience me bashkëpunëtorin e tij të hershëm Ben Affleck, duke argumentuar se zakonet e transmetimit, veçanërisht audienca që shikon me telefonat e tyre, po i detyrojnë platforma si Netflix të rimendojnë mënyrën se si ndërtohen historitë.

Ndërsa Damon promovon The Rip, një thriller të ri kriminal të Netflix-it në të cilin ai luan përkrah Affleck-ut , ai reflektoi mbi mënyrën se si ritmi tradicional i kinemasë po ndryshon kur shikuesit i konsumojnë filmat në mjedise shtëpiake ku vëmendja është e ndarë.

«Po shikon në një dhomë, dritat janë ndezur, po ndodhin gjëra të tjera, fëmijët vrapojnë përreth, qentë vrapojnë përreth, çfarëdo që të jetë», tha Damon, duke pikturuar një tablo të gjallë të përvojës tipike të shikimit në dhomën e ndenjes sot.

Ky realitet, shpjegoi ai, ka çuar në diskutime prapa skenave në Netflix rreth rregullimeve strukturore që do të dukeshin të huaja vetëm një dekadë më parë: vendosja e momenteve të mëdha aksioni brenda pesë minutave të para të një filmi dhe përforcimi i pikave kyçe të historisë në mënyrë të përsëritur në skenar.

“Dhe nuk do të ishte e tmerrshme nëse do ta përsërisje komplotin tre ose katër herë në dialog, sepse njerëzit janë në telefonat e tyre ndërsa shikojnë,” tha Damon.

Ai e krahasoi këtë me “mënyrën standarde për të bërë një film aksioni që kemi mësuar”, në të cilën tre pjesë kryesore të xhirimit, një në secilin akt, që kulmojnë me një finale që kërkon buxhetin më të madh, do të arrijnë një kulm të kënaqshëm.

“The Rip” është një thriller aksioni i shpërndarë në Netflix, i shkruar dhe drejtuar nga Joe Carnahan. Në film luajnë Damon dhe Affleck si oficerë policie në Miami, besnikëria e të cilëve prishet pasi zbulojnë miliona dollarë të fshehura në para të kartelit, një premisë e rrënjosur në elementë të vërtetë krimi.

Ky sfond i jep Damon dhe Affleck një këndvështrim praktik përmes të cilit mund të kritikojnë ndryshimet më të gjera në industri.

Në podcast, Affleck nuk e hodhi poshtë plotësisht shtytjen e industrisë drejt aksesueshmërisë për shikuesit e shpërqendruar, por vuri në dukje përjashtimet që thyejnë modelin.

“Por pastaj shikon serialin “Adolescence ” dhe nuk bëri asnjë nga ato gjëra të këqija”, tha Affleck , duke iu referuar një seriali të kufizuar të Netflix që kritikët e kanë lavdëruar për tonin dhe ritmin e tij.

The post Matt Damon: Filmat në Netflix po e ndryshojnë ngadalë rrëfimin e Hollivudit appeared first on iconstyle.al.

Pasuria neto e Kai Cenat: Sa para ka fituar ai gjatë karrierës së tij si Youtuber?

By: gaze tare
18 January 2026 at 12:35

Ngritja e Kai Cenat nga postimi i klipeve të shkurtra komike në bërjen një nga krijuesit më me ndikim në internet është një nga historitë përcaktuese të suksesit dixhital të dekadës së fundit. Me një pasuri neto të vlerësuar prej 35 milionë dollarësh, megaylli i Twitch, YouTuber dhe argëtuesi e ka transformuar famën online në një markë multimilion dollarëshe ndërsa përballet me polemika, ndalime platformash dhe momente virale gjatë rrugës.

I lindur si Kai Cenat III më 16 dhjetor 2001, në New York City, Cenat është djali i një nëne nga Trinidad dhe një babai nga Haiti. Ai u rrit së bashku me motrën e tij binjake Kaia, vëllain e tij më të madh Devonte dhe vëllain e vogël Kaleel. Pasi u diplomua në Akademinë Frederick Douglass në vitin 2019, ai ndoqi shkurtimisht Kolegjin Shtetëror Morrisville për të studiuar administrim biznesi përpara se të largohej në vitin 2020 për t’u përkushtuar plotësisht ndaj krijimit të përmbajtjes – një vendim që së shpejti do t’i jepte fryte.

Udhëtimi i Cenatit filloi rreth viteve 2016-2017, kur ai filloi të ngarkonte skeçe të shkurtra komike në Instagram. Personaliteti i tij energjik fitoi shpejt terren, duke e shtyrë të zgjerohej në YouTube në vitin 2018, ku videot me shaka, sfidat dhe bashkëpunimet e ndihmuan të ndërtonte një numër të madh ndjekësish besnikë. Zbulimi i tij erdhi pasi iu bashkua kolektivit AMP, i prezantuar përmes krijuesit tjetër Fanum.

Deri në vitin 2021, Cenat e zhvendosi fokusin e tij në Twitch, ku përzierja e tij e lojërave, transmetimeve me reagime dhe komenteve me energji të lartë pati jehonë te miliona njerëz. Bashkëpunimet me krijues si IShowSpeed, Adin Ross dhe xQc e përforcuan shtrirjen e tij, ndërsa paraqitjet e personazheve të famshëm si Lil Baby dhe 21 Savage i çuan transmetimet e tij në territor viral.

Momenti i tij arriti kulmin në fillim të vitit 2023 gjatë një subatoni njëmujor që theu rekorde. Cenat tejkaloi 305,000 abonentë, duke u bërë transmetuesi më i abonuar në Twitch në histori në atë kohë. Momenti ishte aq domethënës sa frymëzoi një dokumentar të titulluar 30 Days, i cili u publikua në YouTube pak më vonë.

Megjithatë, vetëm disa javë më vonë, karriera e Cenat mori një kthesë të papritur kur ai u përjashtua nga Twitch. Pavarësisht pengesës, ndikimi i tij mbeti i fortë. Ai shpejt njoftoi një projekt të ri të transmetimit të drejtpërdrejtë me ISOWSPEED të titulluar The Kai N’ Speed ​​Show, i cili do të transmetohet ekskluzivisht në Rumble.

Pavarësisht ndalimeve, reagimeve negative dhe pengesave, ndikimi i Kai Cenat vazhdon të rritet. Evolucioni i tij nga një adoleshent që postonte skeçe në një forcë kulturore me shtrirje masive nënvizon fuqinë e platformave moderne të krijuesve. Pak personalitete dixhitale e kanë formësuar kulturën e internetit në mënyrën që Cenat e ka bërë gjatë dekadës së fundit.

Ndërsa karriera e tij hyn në fazën e saj të ardhshme, një gjë është e qartë: Kai Cenat nuk është më thjesht një transmetues ai është një markë, një biznes dhe një plan për të ardhmen e argëtimit online.

The post Pasuria neto e Kai Cenat: Sa para ka fituar ai gjatë karrierës së tij si Youtuber? appeared first on iconstyle.al.

Osman Stafa tregon betejën me alopecinë: Mu shfaq pas infektimit me Covid-19

By: gaze tare
18 January 2026 at 11:50

Gazetari Osman Stafa, ka folur në emisionin On The Road në Top News, për alopecinë.

Stafa rrëfeu se është prekur prej saj pas infektimit nga Covid-19 dhe në një kohë të shkurtër, alopecia avancoi duke sjellë një sfidë të re në jetën e tij. Gazetari tregoi se nuk është se e kaloi keq prekjen nga koronavirusi, nuk pati asnjë lloj problemi, por thjesht e mori pak me ankth dhe ndoshta ndikoi te shfaqja e sëmundjes autoimunitare.

Stafa rrëfen edhe momentin e përballjes me sëmundjen, paragjykimet dhe për forcën për ta pranuar atë. Ai thotë se sëmundja i ndryshoi pamjen, por jo qëllimin. Pa u ndalur asnjë ditë nga misioni i tij, ai dëshmon se vështirësitë nuk të thyejnë kur zgjedh të vazhdosh.

“Ajo çfarë unë kam quhet alopeci totalis, që do të thotë rënia e flokëve dhe qimeve në trup. Mua ma la këtë ‘peshqesh’ Covid-i, më kapi si ankth, si stres. Nisi te mjekra dhe më pas u përhap. Shumë njerëz e komentonin: jo vuan nga kanceri, jo po bën kimioterapi.”

Alopecia është një sëmundje autoimunitare, pasoja e vetme e së cilës lidhet me paraqitjen estetike sepse shkakton rënie lokale ose totale të qimeve të trupit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top News (@topnews_al)

The post Osman Stafa tregon betejën me alopecinë: Mu shfaq pas infektimit me Covid-19 appeared first on iconstyle.al.

Një foto shqetësuese nga dosjet e Epstein po ngre më shumë pyetje sesa përgjigje

By: gaze tare
18 January 2026 at 11:34

Ndërsa publikimi me faza i dokumenteve të lidhura me sagën e gjatë të dosjeve Epstein nga Departamenti i Drejtësisë vazhdon, një nga imazhet më të çuditshme dhe të pashpjegueshme të zbuluara nga gazetarët ka marrë një jetë më vete.

Është një foto që duket se tregon atë që duket si një qen i çrregullt, ndoshta i pajetë ose në qetësi, i vendosur brenda një qeseje plehrash dhe i paketuar në një grumbull provash.

Kuptimi i imazhit, i cili doli i fshehur thellë në një thesar materialesh të vënë në dispozicion nga Departamenti i Drejtësisë në fund të vitit të kaluar, është i paqartë dhe ka habitur edhe ligjvënësit që po shqyrtojnë dosjet.

Dosjet Epstein, një koleksion masiv materialesh që dokumentojnë hetimet mbi financierin dhe shkelësin e dënuar seksual Jeffrey Epstein dhe rrjetin e tij, janë publikuar në grupe sipas Aktit të Transparencës së Dosjeve Epstein, një ligj i miratuar me mbështetje dërrmuese dypartiake dhe i nënshkruar nga Presidenti Donald Trump në nëntor 2025.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TMZ (@tmz_tv)

Ligji kërkon që Departamenti i Drejtësisë t’i bëjë publike të dhënat, megjithëse publikimet kanë qenë të ngadalta dhe shumë faqe të redaktuara shumë, duke tërhequr kritika nga ligjvënësit në të dyja anët e korridorit.

Në një nga setet e imazheve të zbuluara së fundmi, gazetarët gjetën një fotografi të objektit të paidentifikuar. Në shikim të parë, fotografia duket se tregon një kafshë me qime, që duket shumë si një qen, të vendosur brenda asaj që duket të jetë një qese plehrash e vendosur brenda një kutie kartoni.

Imazhi u eklipsua nga foto të tjera, më të diskutuara gjerësisht në njoftim, duke përfshirë fotografi të figurave dhe objekteve të njohura nga pronat e Epsteinit.

Përfaqësuesi Suhas Subramanyam, një demokrat në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili është përfshirë në detyrimin për publikimin e më shumë materialeve, u tha gazetarëve se edhe ligjvënësve që kërkojnë transparencë nuk u është dhënë asnjë informacion i besueshëm që shpjegon se çfarë tregon fotografia ose pse është përfshirë në dosjet e Departamentit të Drejtësisë.

Ligjvënësit që udhëhoqën Aktin e Transparencës kanë shprehur gjithnjë e më shumë pakënaqësinë e tyre me ritmin dhe cilësinë e zbulimeve të Departamentit të Drejtësisë.

Udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer, i karakterizoi publikimet fillestare të departamentit si të pamjaftueshme për kërkesat e ligjit, pjesërisht sepse shumë faqe ose ishin redaktuar ose ofronin pak informacion thelbësor.

Përfaqësuesi Robert Garcia, anëtar i lartë i Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, shprehu shqetësimet se qasja e Departamentit të Drejtësisë sfidon Kongresin. Departamenti ka mbrojtur procesin e vazhdueshëm të publikimit, duke thënë se vëllimi i madh i materialit, mijëra foto, shënime të shkruara me dorë, regjistra udhëtimi dhe korrespondencë, kërkon një qasje me faza për shqyrtimin dhe redaktimin për të mbrojtur privatësinë dhe kufizime të tjera ligjore.

The post Një foto shqetësuese nga dosjet e Epstein po ngre më shumë pyetje sesa përgjigje appeared first on iconstyle.al.

Keith Urban gati për një kapitull të ri, bashkëjetesë me partneren pas ndarjes nga Nicole Kidman

By: gaze tare
18 January 2026 at 11:07

Keith Urban po shpërngulet të jetojë me të dashurën e tij të re, menjëherë pasi u finalizua divorci i tij nga Nicole Kidman.

Sipas një burimi pranë muzikantit që foli për Daily Mail, marrëdhënia e yllit të muzikës country me të dashurën e tij të re konsiderohet “serioze”, me thashethemet që përqendrohen te këngëtarja 26-vjeçare Carly Scott Collins. I njëjti person tha se vajzat e Urban duket se e mbështesin publikisht nënën e tyre, duke treguar se ekziston një marrëdhënie e fortë midis tyre.

Muzikanti 58-vjeçar, i cili ishte i martuar me Kidman për 19 vjet, aktualisht po punon në albumin e tij të ri, ndërkohë që po rinovon studion e tij. Albumi thuhet se përmban përvoja personale nga fundi i marrëdhënies së tij me aktoren.

Aktorja paraqiti kërkesë për divorc në shtator, duke përmendur” vështirësi martesore dhe dallime të papajtueshme”. Ish-çifti finalizoi divorcin e tyre në fillim të janarit, me kushte që përcaktojnë se muzikanti do t’i ketë fëmijët e tyre çdo fundjavë tjetër, ndërsa aktorja do t’i ketë ata 306 ditët e mbetura të vitit. Të dy nënshkruan marrëveshjen pa kërkesa financiare për pension ushqimor ose kujdestari.

Ish-çifti ka jetuar ndaras që nga fillimi i verës së vitit 2025, ndërsa thashethemet e mëparshme rreth marrëdhënies së Urban me kitaristin Madji Baugh u mohuan kategorikisht nga njerëz që i njohin ata.

The post Keith Urban gati për një kapitull të ri, bashkëjetesë me partneren pas ndarjes nga Nicole Kidman appeared first on iconstyle.al.

Justin dhe Hailey Bieber kërcënojnë të padisin krijuesit e TikTok për akuza “të rreme”

By: gaze tare
18 January 2026 at 10:35

Justin Bieber dhe Hailey Bieber e kanë gjetur veten së fundmi në qendër të një polemike të re online, këtë herë me krijuesit e TikTok dhe Instagram, për shkak të videove që komentojnë negativisht për marrëdhënien e tyre. Sipas raportimeve, çifti i famshëm i ka dërguar një njoftim ligjor një krijuesi përmbajtjeje i cili pretendoi në një video virale se martesa e tyre është “abuzive” dhe se Justin është “i varur nga substancat”.

Në një letër drejtuar artistit, e cila u bë publike, avokatët e Bieber i quajtën akuzat “të rreme, të sajuara dhe shpifëse”, duke thënë se ato dëmtojnë seriozisht reputacionin dhe jetën personale të çiftit.

Dokumenti paralajmëron se deklarata të tilla mund të kenë pasoja të rënda ligjore nëse vazhdojnë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KAASVISION (@kaasvision)

Krijuesja, e cila ka mijëra shikime në videot e saj, u përgjigj publikisht se komentet e saj ishin opinione personale dhe analiza të dinamikës së marrëdhënieve në miqësitë publike dhe çiftet, jo fakte të supozuara. Në videot pasuese, ajo e përshkroi publikimin e letrës ligjore si një përpjekje për të heshtur pikëpamjet kundërshtare dhe e quajti atë një “përpjekje elitiste për të kufizuar lirinë e shprehjes”.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur Bieberët, të martuar që nga viti 2018 dhe prindër të një fëmije të vogël, janë përballur me diskutime të shpeshta publike rreth marrëdhënies së tyre në mediat sociale. Pavarësisht komenteve, përfaqësuesit e çiftit kanë theksuar vazhdimisht se marrëdhënia e tyre është e fortë dhe se momentet e tyre private mbahen larg syrit të publikut.

The post Justin dhe Hailey Bieber kërcënojnë të padisin krijuesit e TikTok për akuza “të rreme” appeared first on iconstyle.al.

Fundjavë e zezë në Alpe: Tetë skiatorë të vdekur brenda një dite nga orteqet

By: gaze tare
18 January 2026 at 09:45

Një ortek vrau tre skiatorë çekë në Austrinë qendrore, duke e çuar në tetë numrin e personave të vrarë nga ortekët në Alpet Austriake të shtunën. Një total prej 17 skiatorësh kanë vdekur në Alpe, në Austri, Francë dhe Zvicër që nga fundjava e kaluar pas reshjeve të dendura të dëborës.

Një ortek rrëmbeu tre nga shtatë anëtarët e një ekipi çek skijimi në rajonin Murtal të Styria-s, duke i varrosur plotësisht, tha policia në një deklaratë. Shërbimet e shpëtimit arritën të gjenin dhe të nxirrnin viktimat, por “pavarësisht të gjitha përpjekjeve”, tre viktimat “u gjetën të vdekur”, sipas autoriteteve.

Më herët, në rajonin Pongau pranë Salzburgut, një ortek rrëmbeu shtatë skiatorë nga pista, duke vrarë katër prej tyre dhe duke plagosur një të pestë, raportoi transmetuesi publik austriak ÖRF.

Një skiatore dhe bashkëshorti i saj u varrosën nga stuhitë e borës kur një tjetër ortek goditi të njëjtën zonë. Shërbimet e shpëtimit, të njoftuara nga bashkëshorti, nuk arritën ta ringjallnin atë.

“Pavarësisht paralajmërimeve të qarta dhe të përsëritura, sot patëm disa ortekë, me pasoja për fat të keq fatale”, tha Gerhard Kremser, kreu i shërbimeve të emergjencës në malin Pongau.

Kjo tragjedi tregon me dhimbje seriozitetin e situatës aktuale të ortekëve“, këmbënguli ai.

Të martën, një djalë 13-vjeçar, gjithashtu nga Republika Çeke, u vra në një ortek në Bad Gastein, gjithashtu në Alpet Austriake, ndërsa ishte jashtë pistës me një fëmijë tjetër në vendpushimin e skive Sportgastein. Të dielën e kaluar, një skiator 58-vjeçar u vra në një ortek në Werberg, Tirol (perëndim). Po atë fundjavë, gjashtë persona vdiqën kur u mbuluan nga ortekët në vendpushimet e skive në Alpet Franceze.

Dhe, në pjesën zvicerane të Alpeve, një skiator gjerman u vra në një ortek dhe katër të tjerë u plagosën.

The post Fundjavë e zezë në Alpe: Tetë skiatorë të vdekur brenda një dite nga orteqet appeared first on iconstyle.al.

Hapet Zarfi i Zi/ Ina, Keijsi dhe Eriku shkojnë në televotim, Brikena vendos edhe Mateon

By: gaze tare
18 January 2026 at 09:29

Mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e Big Brother u hap Zarfi i Zi, një nga momentet më tensionuese të këtij edicioni, i cili solli pasoja të menjëhershme për disa prej banorëve. Për shkak të shkeljes së rregullave, produksioni vendosi që Ina, Kejisi dhe Eriku të shkonin direkt në televotim, duke i vënë ata përballë rrezikut të largimit nga gara.

Situata u bë edhe më interesante kur në lojë hyri roli i lideres së shtëpisë, Brikenës, e cila gëzonte avantazhin e shpëtimit. Ajo kishte mundësinë të zgjidhte mes dy banoreve të vetme, Inës dhe Stelinës, duke shpëtuar njërën prej tyre nga televotimi. Mirëpo, vendimi i saj surprizoi të gjithë, pasi në vend që të përdorte këtë avantazh për njërën prej vajzave, Brikena zgjodhi të përfshinte edhe Mateon në televotim.

Ky vendim u interpretua nga shumë banorë si një sinjal i qartë se mes Brikenës dhe Mateos nuk ekziston asnjë marrëdhënie e veçantë apo aleancë, duke hedhur poshtë çdo dyshim për favorizime apo mbrojtje të ndërsjellta. Lëvizja e saj u komentua gjerësisht brenda shtëpisë, duke shkaktuar debate, pakënaqësi dhe rritje të tensioneve mes konkurrentëve.

Zarfi i Zi dhe zgjedhja e papritur e Brikenës duket se kanë ndryshuar balancat në lojë, ndërsa publiku tashmë pritet të vendosë përmes televotimit se kush do të vazhdojë rrugëtimin në Big Brother.

The post Hapet Zarfi i Zi/ Ina, Keijsi dhe Eriku shkojnë në televotim, Brikena vendos edhe Mateon appeared first on iconstyle.al.

Flori merr lajmin se ka djalin e sëmurë, lë shtëpinë e BBV

By: gaze tare
18 January 2026 at 08:47

Emergjenca familjare detyroi Florin të largohet përkohësisht nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, duke sjellë një moment emocional gjatë mbrëmjes.

Bashkëshortja e tij ka kontaktuar produksionin për të kërkuar një bisedë urgjente me Florin, pasi një nga fëmijët e tyre është sëmurë dhe po kalon një gjendje jo të mirë shëndetësore. Situata ka shqetësuar familjen, ndaj është vlerësuar e nevojshme që ai të njoftohet menjëherë.

Përmes një telefonate, vëllai i Florit i ka përcjellë mesazhin, duke u shprehur: “Nuk ka asgjë për t’u alarmuar, por djali është me temperaturë. Fëmijët kanë nevojë për ty dhe duhet të jesh pranë tyre. Nëse është e mundur, duhet të vish në shtëpi.”

Ky komunikim ka prekur edhe publikun, pasi Florin e vuri përballë një vendimi të vështirë mes qëndrimit në lojë dhe detyrimit si prind për të qenë pranë familjes në një moment delikat. Produksioni ka marrë menjëherë masat për t’i mundësuar atij largimin e përkohshëm, duke vënë në plan të parë shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve.

Gjate mbremjes u hap Zarfi i Zi, duke çuar Inën, Kejisin dhe Erikun direkt në televotim për shkak të shkeljes së rregullave.

Mirëpo, Brikena, e cila është liderja e shtëpisë dhe kishte avantazhin e shpëtimit, kishte mundësinë të ndahej midis Inës dhe Stelinës, dy banoreve të vetme. Në vend të kësaj, ajo zgjodhi të bashkonte Mateon me televotimin, duke treguar se mes saj dhe Mateos nuk ka asgjë të veçantë.

The post Flori merr lajmin se ka djalin e sëmurë, lë shtëpinë e BBV appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi për ditën e sotme, 18 janar 2026

By: gaze tare
18 January 2026 at 08:08

Dashi
Marrëdhëniet janë interesante, falë pozicionit aktual planetar. Mund të pyesni veten se çfarë po bën i dashuri juaj, pasi duket se nuk është në gjendje të vendosë në një mënyrë apo në një tjetër. Nëse kjo ju bezdis, konflikti nuk ju ndihmon. Ajo që do të ndihmonte është të flisni për këtë çështje, nëse është e mundur.
Demi
Kjo është një kohë e shkëlqyer për të marrë në konsideratë të ndërmerrni një hap të rëndësishëm në një marrëdhënie të caktuar. Mund të ketë një grindje të vogël, pasi të dy keni axhenda disi të ndryshme. Por nëse vazhdoni, do të zbuloni se ndryshimet midis jush në fakt ju afrojnë më shumë me njëri-tjetrin.
Binjakët
Sigurisht që keni shumë punë përpara sot. Jeni shumë të interesuar të dilni në një takim të caktuar. Pjesa për të cilën nuk jeni aq e etur është kur duhet të japësh një lloj shpërblimi emocional për gjithçka që merr.
Gaforrja
Energjia planetare po ju inkurajon ta shihni jetën tuaj dashurore nga perspektiva të ndryshme. Nga njëra anë, jeni të etur ta fitoni atë person të veçantë dhe doni të dilni me të në një takim të përsosur, nga ana tjetër, ngurroni nga frika se mos bëni një gabim tjetër dhe prishni status quo-në edhe një herë. Dëgjoni zemrën në vend të mendjes.
Luani
Mos u shqetëso për atë që mendojnë të tjerët për ty, veçanërisht në lidhje me vendimet aktuale për marrëdhënien. Me siguri do të ketë një lloj konflikti midis teje dhe partnerit tënd, por kjo nuk do të thotë që lidhja gati të përfundojë, pavarësisht mendimit të të tjerëve. Thjesht do të thotë që duhet të bësh kompromis për çështje të caktuara ose të biesh dakord të kesh mosmarrëveshjet e tua.
Virgjëresha
Një pjesë e jotja e bën dhe një pjesë jo. Nuk mund të vendosësh dot se cila është gjëja më e mirë për të bërë, veçanërisht kur e di që një cikël krejt i ri është gati të fillojë në sferën e marrëdhënies tënde. Një dyshim i bezdisshëm po të pengon të lësh mënjanë kujdesin dhe të shprehësh qartë dhe hapur se si ndihesh.
Peshqit
Është e vështirë për ty të kuptosh se çfarë po ndodh tani. Ke ndjerë se ti dhe i dashur juaj jeni shumë të lidhur dhe gjithashtu ndihesh shumë i sigurt. Megjithatë, sot ke përshtypjen e qartë se diçka është ndryshe edhe pse nuk mund ta përcaktosh saktësisht se çfarë është kjo. Ki besim!
Akrepi
Marrëdhëniet e ngushta mund të duken paksa konfuze. Mund të mos jeni të sigurt se çfarë të bëni më pas në lidhje me një plan ose projekt që ju dhe një i dashur keni menduar të ndërmerrni. Mund të jetë më mirë t’i jepni vetes liri.
Shigjetari
Ke një sekret të rëndësishëm në lidhje me punën të cilin ngurron ta zbulosh. Ky informacion është jetësor për suksesin kolektiv të vendit tënd të punës, por ke frikë nga reagimi negativ që mund të krijojë ky informacion.
Bricjapi
Mbani mend se mënyrat tradicionale të trajtimit të një problemi janë shpesh mënyra më e mirë për të gjetur zgjidhjen që po kërkoni. Këto metoda janë bërë traditë për një arsye – sepse funksionojnë. Përqafoni një metodologji më të vjetër për suksesin që dëshironi.
Ujori
Do të anashkalosh një detaj të rëndësishëm nëse nuk je i kujdesshëm. Merr kohën tënde. Mund të të duhet të ecësh ngadalë. Durimi dhe qëndrueshmëria e fitojnë vërtet garën sot, ndaj bëni hapa të kujdesshëm.
Peshqit
Je në një terren për t’u ndjerë i lirë të bësh hapin tjetër. Njerëz të tjerë do të jenë aty për të të mbështetur. Megjithatë, ka shumë të gjasa që do të jesh në gjendje ta përballosh gjithçka mirë vetë – kështu që mos u shqetëso.

The post Horoskopi për ditën e sotme, 18 janar 2026 appeared first on iconstyle.al.

Flokët e bardha nuk tregojnë gjithmonë plakjen: Çfarë i shkakton thinjat e hershme

By: gaze tare
17 January 2026 at 23:25

Flokët e bardha apo gri nuk janë domosdoshmërisht një tregues i plakjes. Arsyeja kryesore pse flokët fillojnë të zbardhen lidhet me mungesën e melaninës, pigmentit që i jep ngjyrë flokëve. Kur rrënjët e flokëve nuk prodhojnë më këtë pigment, shfaqen thinjat, që zakonisht shfaqen në moshën rreth 30-vjeçare, por nuk është e pazakontë që edhe një person në të 20-tat të ketë flokë të bardhë.

Përveç mungesës së melaninës, ka disa faktorë të tjerë që ndikojnë në shfaqjen e thinjave. Pirja e duhanit, ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë dhe ajri i ndotur mund të nxisin zbardhjen e flokëve. Në disa raste më të rralla, thinjat e hershme mund të jenë shenjë e sëmundjeve si anemi, ose çrregullime të lidhura me hipofizën dhe gjëndrat tiroide. Mungesa e vitaminës B12 mund të jetë gjithashtu një faktor që kontribuon në zbardhjen e flokëve.

Specialistët rekomandojnë që personat që vërejnë thinja të parakohshme të vlerësojnë stilin e jetesës dhe shëndetin e përgjithshëm. Ushqimi i pasur me vitamina, kujdesi ndaj stresit, dhe shmangia e duhanit mund të ndihmojnë në ngadalësimin e procesit. Megjithatë, thinjat janë një fenomen i natyrshëm, dhe të gjithë do të përjetojnë shfaqjen e tyre gjatë jetës, pavarësisht nga stili i jetesës apo mjedisi.

Zbardhja e flokëve është më shumë një proces biologjik sesa një tregues i saktë i moshës, dhe nuk duhet të shihet si një shenjë e plakjes së hershme.

The post Flokët e bardha nuk tregojnë gjithmonë plakjen: Çfarë i shkakton thinjat e hershme appeared first on iconstyle.al.

“Po të del xhelozia nga sytë dhe nga veshët”, plas keq mes Selin dhe Lornës

By: gaze tare
17 January 2026 at 23:20

Debatet mes Selin dhe Lornës kanë qenë një nga temat kryesore që nga fillimi i këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, dhe tensionet mes tyre nuk kanë munguar as gjatë ditëve të fundit. Dy banoret janë përplasur sërish me tone të forta dhe gjatë mbrëmjes së sotme, duke i dhënë spektaklit momente të nxehta dhe diskutime të shumta brenda shtëpisë.

Në një përballje të bërë pak momente më herët, Lorna ka deklaruar se nuk ka shumë diskutim me Selin lidhur me një çështje të caktuar, por ka theksuar se është ndjerë e ofenduar që nga nominimi i parë. Ajo gjithashtu ka folur për marrëdhënien e saj me Mirin, duke theksuar se nuk është e drejtë të akuzohet për xhelozi.

Nga ana tjetër, Selin e ka sfiduar Lornën, duke thënë se ajo është xheloze dhe i ka kthyer sërish vëmendjen te Mirin. “Po pse s’thua që je xheloze? Pse Miri, Miri, Miri? Hajde rri me Mirin. Ti je viktimë e fjalëve të tua”, është shprehur Selin gjatë debatit.

Lorna: Nuk kam shumë diskutim me Selin sa i përket kësaj çështje. Selin gjithmonë më ka ofenduar që në fillim, që nga nominimi i parë. Sa i përket marrëdhënies time me Mirin…

Selin: Po pse s’thua që je xheloze. Pse Miri, Miri, Miri? Hajde rri me Mirin. Ti je viktimë e fjalëve të tua.

Lorna: Ti ofendon non-stop dhe të duket vetja sikur je personi më e kulluar në këtë planet. Ti ke thënë që dua të jem nënë…

Selin: Jo gënjen.

Lorna: Je ti ajo që je xheloze. Mund të afrohem dhe të largohem sipas dëshirës time. Po të del xhelozia nga sytë dhe nga veshët. Nëse e ke babanë e Big Brother, ç’të duhet ty se çfarë e kam unë atë. Sa i përket Keijsit, me të kam shkuar mirë që në fillim. Çfarë arsye ke ti, që sa herë unë flas me Mirin, ti xhelozon. Ç’të duhet ty nëse unë jam afër ose larg tij. Unë me Mirin kam raportin tim. Ti je ajo që je xheloze.

The post “Po të del xhelozia nga sytë dhe nga veshët”, plas keq mes Selin dhe Lornës appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 17 January 2026Main stream

Pas deklaratës së fortë të Leonora Jakupit në BBVK, reagon familja e Dolces

By: gaze tare
17 January 2026 at 22:42

Deklarata e bërë nga këngëtarja Leonora Jakupi gjatë Prime të mbrëmshëm të Big Brother VIP Kosova lidhur me Dolcen, ka shkaktuar reagime të shumta, por më i komentuar ka qenë reagimi i familjes së Dolces. Në përballjen verbale me Leonorën, Dolce u përball me tone ironike dhe kritika të drejtpërdrejta, të cilat sipas familjes së saj ishin të panevojshme dhe fyese.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, familjarët e Dolces kanë shprehur qëndrimin e tyre, duke theksuar se ajo ka hyrë në format për të treguar vlerat dhe karakterin e saj, jo për të marrë pjesë në sulme personale. “Kur gjykon mua, shpejt harron të kaluarën tënde. Pastaj në moshën që ke, normal që vetëm gjumi të ka ngelur”, thuhet ndër të tjera në reagim, duke lënë të kuptohet se deklaratat e Leonorës janë konsideruar jo vetëm të papërshtatshme, por edhe personale.

Screenshot

Ky moment ka tërhequr vëmendjen e publikut, i cili ka komentuar gjerësisht mbi marrëdhëniet brenda shtëpisë dhe tensionet mes banorëve. Reagimi i familjes ka shtuar edhe më shumë debatet në rrjetet sociale, duke treguar se çdo deklaratë e bujshme brenda Big Brother VIP Kosova ka jehonë edhe jashtë shtëpisë.

Ndërkohë, Dolce duket se po përpiqet të lërë pas tensionet e mëparshme, duke shijuar lidhjen e saj të re me Lim Hotin, pas periudhës së ngarkuar emocionale me Edin.

The post Pas deklaratës së fortë të Leonora Jakupit në BBVK, reagon familja e Dolces appeared first on iconstyle.al.

Deklarat e Keijsit për Mirin, këngëtari i kërkon avokatit të ngrejë padi!

By: gaze tare
17 January 2026 at 22:34

Disa debate të ashpra kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ku protagonistët kryesorë ishin Miri dhe Keijsi.

Të dy banorët kaluan në ofendime dhe përplasje, me Mirin që gjatë Prime-t të së shtunës i kërkoi avokatit të tij të ngrinte padi ndaj Keijsit për deklaratën e tij në Prime-t të kaluar, ku u shpreh se këngëtari ka blerë lule në dyqanin e Stelinës për një lidhje jashtëmartesore.

Miri: I bëj thirrje avokatit tim dhe personit që kam përgjegjës përjashta për të ngritur një padi për Kiejsin për prishje imazhi, denigrim të figurës time dhe familjes time. Ai avokat të marrë masa dhe ta çojë çështjen deri në fund. Kjo çështje nuk duhet të qëndrojë vetëm në ekran. Nuk mund të lejoj një personazh si Keijsi të merret me imazhin tim. Baza është te Prime i kaluar kur ky person shpifi për mua që çoj lule atje ku i çoj. Plus edhe fjalori që ka përdorur për mua që pas atij Prime. Fjalorin kaq të ulët llum e ka nisur Keijsi duke më thënë morr, morracak, do të shtyp, do të gjuaj me shapkë, do të nxjerr përjashta edhe ca fjalë të tjera. Reagimi im do vijë njëherë dhe kërkoj falje për atë fjalor që kam përdorur, por do vijë një kundër-reagim. I gjithë fjalori im është kundërpërgjigje kur ky personazh bashkë me të tjerë kanë denigruar figurën time jashtë. E kam vetëm me Keijsin personalisht. Ajo padi nis me shpifjen që ka bërë Prime-n e kaluar. Shpifje është kur thotë ke marrë lule në dyqanin x person dhe ja ke çuar dashnores.

Keijsi: Sidomos këtë javë, gjithë ato që kanë dalë nga goja ime kanë qenë kundërpërgjigje ndaj ofendimeve. Filloi që te pulsanti me Kristin. Vjen Miri që thotë e di ti çfarë bëhet jashtë. Këto gjëra që i kam thënë unë janë kundërpërgjigje. Ofendimi tjetër, kur unë i kam thënë Kristit zonjushë, unë jam bullizuar. Kurse kur zotëria më ka thënë mbretëresha, qen i ngordhur dhe kur i kthej unë përgjigje më hidhen të gjithë në fytyrë. Të bëj një burrë për një krevat dhe fjalët që i ka thënë Eriku burrë-grash…

Miri: Ma shpjego pak burrë-grash.

Erik: Burrë që merret me fjalët e grave.

Miri: Jo, unë jam burrë i vetëm një gruaje.

Angelo: Është absurde që na i solli Keijsi të gjitha këto në shtëpi, kafshë pylli ishte fjala më e rëndë deri atëhere dhe tani dëgjojmë ofendimet më të rënda. Do të të nxjerrë publiku shqiptar.

Erik: Konteksti burrë-grash është si një burrë që merret me llafe grash. Nuk ma tregon dot Miri se me kë do rri unë.

The post Deklarat e Keijsit për Mirin, këngëtari i kërkon avokatit të ngrejë padi! appeared first on iconstyle.al.

❌
❌