Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 February 2026Main stream

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2026

By: gaze tare
1 February 2026 at 08:05

Dashi
Kohët e fundit ke ndjekur verbërisht një ide të paracaktuar se ku duhet të jesh dhe çfarë duhet të bësh. Je i zënë në një rutinë që u shërben më shumë të tjerëve sesa vetes. Tani është koha për ta ndryshuar këtë trend vetëshkatërrues.
Demi
Do të keni fat në karrierën tuaj dhe është shumë më afër nga sa mendoni. Çelësi sot është të përcaktoni hollësitë e planit tuaj. Diçka mjaft e veçantë mund të vijë në jetën tuaj në çift.
Binjakët
Mund të përballeni me një pengesë në një marrëdhënie të rëndësishme. Të dy duhet të flisni, por në një mënyrë të tillë që të lini mënjanë krenarinë dhe kokëfortësinë tuaj dhe të jeni të sinqertë dhe autentikë me njëri-tjetrin. Sa më fleksibël të jeni të dy, aq më mirë.
Gaforrja
Vendosja planetare më në fund do t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë ka shkaktuar një burim të caktuar acarimi ose zemërimi. Mund të zbuloni se ndjeni dëshirën për t’u grindur dhe papritmas të kuptoni saktësisht pse kjo vazhdon të ndodhë. Ky kuptim është një përparim i rëndësishëm, i cili mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve midis jush dhe partnerit tuaj.
Luani
Mund të zbulosh se ndjenjat e tua pasionante për një person të caktuar po krijojnë një revolucion në jetën tënde. Po e kupton se nuk ka arsye të shqetësohesh. Kjo po sjell një frymë të gjallë dhe të mrekullueshme në jetën tënde.
Virgjëresha
Sot është një ditë e mirë për t’u kujdesur për çdo hulumtim që duhet të bëni në lidhje me punën tuaj. Kjo mund të nënkuptojë intervistimin e njerëzve të ndryshëm në fushën tuaj. Mund të nënkuptojë gjithashtu të shkoni në bibliotekë dhe të kërkoni artikuj revistash dhe gazetash.
Peshorja
Mundohu të mos mbështetesh shumë te pajisjet elektronike sot. Informacioni që vjen nga kompjuterët mund të mos jetë plotësisht i vërtetë. Është e mundur që gjëra të tilla të tregojnë një anë të caktuar të çështjes, por ato nuk mund të të japin të gjithë pamjen e nevojshme.
Akrepi
Synimet dhe ëndrrat financiare që keni kërkojnë përqendrim. Të ardhura të tilla të papritura parash nuk do të ndodhin pa punë të madhe nga ana juaj. Kjo është një ditë e mirë për të plotësuar boshllëqet në lidhje me hapat e qëllimshëm që duhet të ndërmerrni.
Shigjetari
Mund të kesh zgjidhjen perfekte për dilemat e karrierës së të gjithëve, por a ke një zgjidhje të realizueshme për të tuat? Përqendro energjinë tënde në problemet e tua në vend që të punosh kaq shumë për të zgjidhur problemet e të gjithëve. Gjithsesi nuk mund t’i kontrollosh të tjerët.
Bricjapi
E di që ke të drejtë, por megjithatë, duket se po të kundërshtojnë nga të gjitha anët. Mos lejo që presioni i jashtëm të të largojë nga pikëpamjet e tua për të vërtetën. Për sa kohë që je besnik ndaj vetes, gjithçka do të shkojë për mirë.
Ujori
Dëgjoni çfarë kanë për të thënë të tjerët, pavarësisht nëse jeni dakord me ta apo jo. Mendja juaj optimiste mund të mos e pëlqejë verifikimin e realitetit që vjen nga të tjerët, por besoni se kjo është për të mirën tuaj. Do të përfitoni shumë.
Peshqit
Puna përgatitore është çelësi i suksesit tuaj tani. Përpara se të hidhni hapin tjetër, sigurohuni që jeni plotësisht të përgatitur për të. Të nxitosh veten në këtë fazë të “lojës” mund të jetë shumë e dëmshme për ju. Jini praktikë dhe të përqendruar.

The post Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2026 appeared first on iconstyle.al.

“Është pervers”/ Miri mëson deklaratën e babait të Selin, banori: Jam i fyer

By: gaze tare
31 January 2026 at 23:52

Kutia e Pandorës u hap këtë mbrëmje nga Miri dhe nuk ishte aspak ajo që banori priste.

E mira ishte takimi me vajzën, ndërsa e keqja ishte të shihte një akuzë të rëndë që i ishte drejtuar nga babai i Selin, në javët e para të programit.

“Duhet të merrni psikologë që të shohin perversitetin e tij”, ishte ajo që Miri dëgjoi nga deklarata e babait, e thene ne nje emision ne Top Channel.

“Ndihem i fyer sepse nuk ka qenë ky qëllimi, nuk jam pervers, kam parimet e mia në jetë, e di çfarë është dashuria e prindit për vajzën, jam munduar të mbaj distancë për të mos u keqkuptuar. Nëse është ndjerë i cenuar, i kërkoj ndjesë, por nuk ka qenë ky qëllimi”, tha Miri, i cili dukshem ishte i fyer.

I pyetur nëse do ketë ndryshim qëndrimi ndaj Selin, ai tha: “Unë e kam parë me admirim atë vajzë sepse për moshën që ka kam pasur vlerësim. Shpesh e shikoj me syrin si vajzën time dhe them dashtë Zoti vajza ime bëhet një ditë si ajo. Patjetër që do ketë ndryshim. Do e vazhdoj marrëdhënien siç do të rezervohem, sepse nuk dua të perceptohem te ata siç jam perceptuar.”

The post “Është pervers”/ Miri mëson deklaratën e babait të Selin, banori: Jam i fyer appeared first on iconstyle.al.

Miri takon të bijën, mesazhi i saj: Mos e ndaj fitoren tënde me asnjë

By: gaze tare
31 January 2026 at 23:39

Një nga momentet më prekëse të këtij edicioni është regjistruar mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, kur Miri ka fituar të drejtën për të hapur Kutinë e Pandorës, një zgjedhje që zakonisht shoqërohet me pasoja të forta në lojë. Pa hezitim, Miri vendosi ta hapë kutinë, duke përballuar çdo rrezik që mund të sillte kjo zgjedhje. Megjithatë, këtë herë, fati i rezervoi një surprizë tejet emocionale.

Nga Kutia e Pandorës, lajmi i mirë ishte mundësia që Miri të takonte brenda shtëpisë vajzën e tij, një moment i rrallë dhe jashtëzakonisht prekës, i cili solli lot gëzimi jo vetëm për të, por edhe për banorët e tjerë që e përjetuan këtë takim nga afër. Takimi mes babait dhe vajzës u shoqërua me përqafime të forta, emocione të dukshme dhe fjalë që prekën zemrat e publikut.

“Për ne ti je fituesi”

Në një moment që u komentua gjerësisht, vajza e Mir-it i dha një mesazh të drejtpërdrejtë dhe të fortë emocionalisht të atit:

“Babi, për ne ti je fituesi, por mos e ndaj fitoren me askënd tjetër”.

Këto fjalë u interpretuan si një mbështetje e plotë morale, por edhe si një thirrje për të vazhduar lojën i fortë dhe i fokusuar deri në fund.

The post Miri takon të bijën, mesazhi i saj: Mos e ndaj fitoren tënde me asnjë appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 31 January 2026Main stream

Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi, mesazhi prekës i të birit Redon Makashi

By: gaze tare
31 January 2026 at 22:46

Ndarja nga jeta e Fitim Makashi, një prej figurave të njohura të kinematografisë shqiptare, ka sjellë dhimbje të thellë në botën e artit dhe më gjerë, duke prekur jo vetëm familjarët dhe miqtë e tij të afërt, por edhe publikun që e ka ndjekur dhe vlerësuar ndër vite për kontributin e tij në artin shqiptar.

Lajmi i hidhur është pritur me trishtim nga kolegë, artistë dhe dashamirës të kinemasë, të cilët kanë shprehur ngushëllime dhe respekt për figurën e aktorit, që për dekada me radhë ka qenë pjesë e pandashme e skenës dhe ekranit shqiptar.

Humbjen e madhe e ka bërë publike edhe i biri i tij, Redon Makashi, i cili ka ndarë një mesazh emocional në rrjetet sociale. Përmes këtij postimi, ai ka njoftuar ndjekësit dhe miqtë për ndarjen nga jeta të babait, si dhe ka dhënë detaje mbi ceremoninë mortore dhe homazhet që do të mbahen në nderim të tij.

Mesazhi i këngëtarit është shoqëruar me fjalë mirënjohjeje për mbështetjen dhe ngushëllimet e shumta që familja ka marrë në këto momente të vështira.

Sipas njoftimit të familjes, Fitim Makashi është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare. Homazhet në nderim të tij do të zhvillohen ditën e nesërme, më 1 shkurt, pranë Art Turbina në Tiranë, nga ora 11:00 deri në 13:00, ku miq, kolegë dhe qytetarë do të kenë mundësinë t’i japin lamtumirën e fundit.

Fitim Makashi do të kujtohet si një artist i përkushtuar, i cili la gjurmë të rëndësishme në kinematografinë shqiptare, duke kontribuar me pasion dhe profesionalizëm në projekte që mbeten pjesë e kujtesës kulturore të vendit.

The post Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi, mesazhi prekës i të birit Redon Makashi appeared first on iconstyle.al.

Limi u jep banorëve të BBVK “lajmin” e papritur: Më duhet të largohem

By: gaze tare
31 January 2026 at 22:24

Një largim i papritur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku Limi ka vendosur të ndërpresë rrugëtimin e tij në këtë format. Vendimi i tij u komunikua drejtpërdrejt nga vetë Limi para banorëve të tjerë, në një moment emocional dhe të qetë, larg toneve dramatike. Ai falënderoi bashkëbanorët për kohën e kaluar së bashku dhe për eksperiencën që, sipas tij, do ta mbajë mend gjatë.

Në fjalën e tij para banorëve, Limi u shpreh:

“Banorë, kam lajmërim për ju. Me thënë të drejtën, ishte një udhëtim shumë i bukur dhe kemi kaluar një kohë shumë spektakolare. Çdo moment këtu nuk do ta harroj asnjëherë, por mua më duhet të largohem”.

Deklarata e tij u prit me habi nga banorët, të cilët nuk e kishin pritur këtë vendim në këtë fazë të lojës. Disa prej tyre u shfaqën të prekur, ndërsa të tjerë u përpoqën të kuptonin arsyet që çuan në këtë largim të papritur. Ky largim ishte përfolur prej ditësh, si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj, duke u kthyer në një nga temat më të komentuara të këtij edicioni.

Deri në këto momente, ende nuk është bërë e ditur arsyeja zyrtare që ka shtyrë Limin të marrë këtë vendim.

The post Limi u jep banorëve të BBVK “lajmin” e papritur: Më duhet të largohem appeared first on iconstyle.al.

Marrëdhënia e Gimbos me Selin, banori: Unë s’kam ardhur ta ndaj nga Miri

By: gaze tare
31 January 2026 at 22:00

Që prej hyrjes së tij në shtëpi, Gimbo dhe Selin janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke kaluar kohë të konsiderueshme bashkë. Bisedat, batutat dhe energjia pozitive mes tyre nuk kanë kaluar pa u vënë re nga banorët e tjerë, duke sjellë edhe reagime të ndryshme brenda shtëpisë. Vetë Gimbo ka pranuar hapur se ka një pëlqim për Selinin, ndërsa ajo ka theksuar se mes tyre ekziston një komunikim i lehtë dhe natyral. “Më ecën muhabeti, batuta dhe energjia me të”, është shprehur Selin, duke lënë të kuptohet se raporti mes tyre është i sinqertë dhe pa ngarkesa.

Situata u diskutua edhe në prani të Miri, ku tema e xhelozisë u bë qendrore. Gimbo iu drejtua Mirin duke sqaruar qëndrimin e tij:

“Ti the vetë në klip që jam xheloz kushdo që i afrohet. Unë për vete nuk jam xheloz, për shoqen nuk jam”.

Ndërkohë, Miri reagoi ndryshe, duke pranuar hapur natyrën e tij posesive:

“Unë jam xheloz për çdo njeri dhe çdo gjë që dua”.

Përballë komenteve dhe vështrimeve që ka vënë re nga banorët, Gimbo u shpreh se ka zgjedhur të tërhiqet sa herë ndjen se prania e tij mund të keqinterpretohet.

“Kjo nuk është objekt që unë ta marr nga dikush… kam parë ca reagime kur rri me Selin, jo veç Miri por edhe banorët që më shohin. Unë çohem dhe iki. Unë asaj fjale që them i rri”.

Ai theksoi gjithashtu se nuk ka hyrë në lojë për të prishur apo ndarë marrëdhënie, duke vlerësuar Selinin dhe Mirin si lojtarë të fortë:

“Selin me Mirin janë lojtarë shumë të mirë. Unë s’kam ardhur ta ndaj asnjë prej tyre. Si këtu, si jashtë, unë kur kam pëlqim për dikë e them”.

The post Marrëdhënia e Gimbos me Selin, banori: Unë s’kam ardhur ta ndaj nga Miri appeared first on iconstyle.al.

“Do sigurohem ta lëshoj para se të më lëshojë”/ Selin dhe Miri ndajnë ‘rrugët’? Reagimet e tyre në Prime

By: gaze tare
31 January 2026 at 21:36

Pas takimit me vëllanë e saj dhe mesazhit që ai i dha që të luajë vetëm, duket se Selin ka zgjedhur që të distancohet nga Miri. Këtë Prime, ata nuk janë ulur më në të njëjtin divan por përballë. Në lidhje me raportin e tyre, është transmetuar edhe një klip, nga komentet që ata të dy kanë bërë këto ditë në shtëpi.

“Fjala e tij është urdhër për mua, dhe këtu do vijë vetë momenti që do vihet në vend fjala e vëllait tim”, ka thënë Selin.

“Në këtë moment unë jam i tërhequr se ka ardhur sinjali nga vëllai”, i ka thënë Miri Selin.

E pyetur nëse mendon se Miri do ta lëshojë, ajo është përgjigjur: Po, por do sigurohem ta lëshoj para se të më lëshojë ai.

“Do iki se jam kurioze të shoh reagime”, i thotë në një tjetër moment Selin Mirit.

Të pyetur nga Ledioni këtë mbrëmje, Selin tha se është besnike ndaj marrëdhënies me Mirin.

“Unë jam besnike në marrëdhënien time me Mirin dhe nuk e kam bërë dhe as do e bëj deri në këtë pikë të lojës, sa për divanin, ashtu ishin ulur. Sa i përket klipit kam respekt për Mirin, por unë jam soliste e lojës time. Po tregoj një Selin të lirë që nuk e drejton askush”, tha Selin.

“Kristin i vjen shumë keq që atë vështirësi që na vuri atë ditë ne e kthyem në forcë dhe kemi krijuar lojën dhe një miqësi shumë të mirë. Çdo siklet e kemi kaluar ashtu siç duam ne, unë nuk bëj Përputhen se është një program dashurie, dhe unë e kam thënë si e konsideroj, si vajzën time dhe ashtu vazhdoj ta konsideroj”, tha Miri./TopChannel

The post “Do sigurohem ta lëshoj para se të më lëshojë”/ Selin dhe Miri ndajnë ‘rrugët’? Reagimet e tyre në Prime appeared first on iconstyle.al.

‘Më ka kapur vaji’/ Rogerti i kujtoi vëllanë e vdekur të Gjestit, Gimbo: Janë tema që nuk mund të preken

By: gaze tare
31 January 2026 at 21:24

Një moment tepër i ndjeshëm dhe emocional ka tensionuar atmosferën gjatë debatit mes Dj Gimbo dhe Rogerti, kur ky i fundit i drejtoi Gimbon një pyetje që preku një plagë shumë personale: mënyrën se si kishte ndërruar jetë vëllai i mitur i Gjesti. Pyetja u konsiderua e papërshtatshme dhe tejkaloi çdo kufi etik, duke sjellë një reagim të menjëhershëm dhe të ashpër nga ana e Dj Gimbos.

I revoltuar dhe thellësisht i prekur, Gimbo i kërkoi Rogertit që të mos përfshijë në debate një fëmijë që ka ndërruar jetë, duke theksuar se nuk bëhej fjalë thjesht për vëllain e shokut të tij më të mirë, por për dikë që ai vetë e kishte konsideruar si vëlla të vogël.

Pas këtij momenti, Dj Gimbo nuk arriti t’i mbajë emocionet dhe shpërtheu në lot para të gjithëve. Një tjetër çast prekës ishte ai kur ai dëgjoi këngën e re që Gjesti ka publikuar si dedikim për vëllain e tij të ndjerë.

Kjo këngë, e mbushur me dhimbje dhe mall, e riktheu edhe një herë Gimbon në një realitet shumë të vështirë emocional.

Në deklaratën e tij, Dj Gimbo u shpreh hapur për dhimbjen që mbart kjo histori për të:

“Është një temë shumë e ndjeshme për mua dhe mirë është që mos të prekim në tema të tilla. Kur dëgjova këngën, e dija se cila ishte dhe më ka kapur vaji”, tha ai.

The post ‘Më ka kapur vaji’/ Rogerti i kujtoi vëllanë e vdekur të Gjestit, Gimbo: Janë tema që nuk mund të preken appeared first on iconstyle.al.

As në 20 vjeç dhe as në 50 vjeç! Kjo është mosha në të cilën jemi vërtet të lumtur

By: gaze tare
31 January 2026 at 20:50

Ne flasim për lumturinë gjatë gjithë kohës , por rrallë ndalemi për të pyetur veten se çfarë do të thotë në të vërtetë mirëqenia. A do të thotë të kesh sukses, stabilitet apo një jetë pa stuhi? Apo ndoshta, siç thotë Elsa Punset, një shkrimtare e specializuar në psikologji, inteligjencë emocionale dhe mirëqenie, lumturia ka më shumë të bëjë me harmoninë tonë të brendshme.

Në një kohë kur krahasimi i vazhdueshëm, kërkesat dhe presioni për të përmbushur pritjet na shkaktojnë lodhje të madhe emocionale, ajo që duhet të bëjmë është të jemi autentikë, thotë ajo për revistën spanjolle Hola!.

Për këtë arsye, lumturia nuk mund të përcaktohet plotësisht nga mosha dhe, sipas saj, nuk është e njëjtë për të gjithë. Siç thekson ajo, hapi i parë është të dëgjojmë më shumë veten dhe të guxojmë të ndjekim rrugën tonë, edhe kur ajo nuk përputhet me pritjet e zakonshme shoqërore. “Për mua, lumturia ka më shumë të bëjë me koherencën sesa me euforinë: me shikimin brenda vetes dhe ndjenjën se ajo që bën nuk bie ndesh me atë që je”, thotë ajo.

Gjithashtu thekson se cilësia e marrëdhënieve (p.sh. me miqtë, familjen dhe partnerët) është një nga faktorët më të rëndësishëm për lumturinë dhe shëndetin e përgjithshëm.

Së fundmi, ai vëren se mosha në të cilën jemi më të lumtur nuk është padyshim 20 vjeç: “Shumë studime përshkruajnë një kurbë në formë U-je: kënaqësia me jetën është zakonisht më e lartë në të rinj, bie në moshën e mesme – me një pikë mesatare rreth 47 vjeç – dhe rritet përsëri qartë pas të 70-ave” , vëren ai.

Çfarë thotë shkenca?

Hulumtimet tregojnë se përputhja e identitetit tonë personal me zgjedhjet dhe qëllimet tona rrit mirëqenien psikologjike, pasi zvogëlon konfliktin e brendshëm dhe rrit ndjenjën e qëndrueshmërisë midis asaj që jemi dhe asaj që bëjmë. Kjo plotëson idetë e Punset se lumturia ka më shumë të bëjë me koherencën e brendshme sesa me shpërblimet e menjëhershme të jashtme.

Për më tepër, vlerat personale, parimet që udhëheqin zgjedhjet dhe veprimet tona, janë një pjesë kyçe e mirëqenies psikologjike. Sipas një studimi të kohëve të fundit mbi të rinjtë, prania e kuptimit në jetë, jo vetëm kërkimi i tij, është ajo që rrit mirëqenien.

“Zbulimi më i famshëm modern i ombrellës” vjen nga Studimi i Harvardit mbi Zhvillimin e të Rriturve (studimi gjatësor më jetëgjatë i jetës së të rriturve): cilësia e marrëdhënieve të ngushta (jo numri i tyre) shoqërohet me shëndet më të mirë, jetëgjatësi më të madhe dhe mirëqenie më të lartë.

Thënë thjesht, marrëdhëniet veprojnë si një “faktor mbrojtës” kundër stresit kronik – dhe stresi kronik është një nga rrugët biologjike më të njohura drejt shëndetit më të dobët mendor dhe fizik.

Ideja e një kurbe mirëqenieje në formë U është konfirmuar nga hulumtimet. Pika më e ulët gjendet kryesisht rreth 40, ku detyrimet janë më të mëdha, dhe ne në përgjithësi mund të rishqyrtojmë zgjedhjet tona deri më tani.

Megjithatë, afër moshës 70 vjeç, kënaqësia me jetën rritet përsëri, ndoshta për shkak se ndryshojnë prioritetet më pak nevojë për afirmim, zgjedhje më të mira se ku ia vlen të jepet energji, më shumë “filtrim” i pritjeve toksike.

Megjithatë, në disa vende dhe në dekadat e fundit, kurba tradicionale U duket se po ndryshon, pasi mirëqenia e të rinjve ka rënë ndjeshëm, siç arrijnë në përfundimin studime më të fundit. Kjo do të thotë që, megjithëse për shumë njerëz mirëqenia përmirësohet në moshë më të madhe, “kur” dhe “si” varen nga shëndeti, mbështetja sociale, siguria ekonomike dhe konteksti social.

The post As në 20 vjeç dhe as në 50 vjeç! Kjo është mosha në të cilën jemi vërtet të lumtur appeared first on iconstyle.al.

Përqafimi që ndezi rrjetin: Çfarë po ndodh realisht mes Dolces dhe Limit?

By: gaze tare
31 January 2026 at 20:30

Një moment i papritur, por shumë domethënës, ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka ndezur diskutime të shumta në rrjetet sociale. Dolce dhe Lim, të cilët prej kohësh janë ndjekur nga publiku për raportin e tyre të ndërlikuar, janë parë duke u përqafuar, një veprim që menjëherë u interpretua si më shumë se një gjest i rastësishëm.

Pamjet, të kapura në një ambient të qetë dhe intim, tregojnë dyshen të afërt me njëri-tjetrin, duke reflektuar emocione që duket se nuk janë shuar me kalimin e kohës. Përqafimi i gjatë dhe gjuha e trupit kanë qenë elementët që kanë ngritur dyshime dhe kanë nxitur reagime të shumta nga ndjekësit.

Sipas shumë komentuesve, ky moment mbartte një dozë të fortë nostalgjie dhe mallëngjimi, duke lënë të kuptohet se mes Dolces dhe Limit mund të ekzistojë ende një lidhje emocionale e pazgjidhur. Edhe pse e shkuara e tyre ka qenë e shoqëruar me ulje-ngritje dhe zhvillime të ndryshme, ky veprim duket se ka rihapur kapituj që publiku mendonte se ishin mbyllur.

Natyrisht, përqafimi ka ngritur pikëpyetje të shumta: A ishte thjesht një moment spontan i mbushur me emocione, apo një sinjal i qartë se raporti mes tyre mund të marrë një kthesë të re? Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht, duke lënë hapësirë për interpretime dhe spekulime të mëtejshme.

Një gjë është e sigurt: ky moment nuk ka kaluar pa u vënë re dhe duket se Dolce dhe Lim, edhe pa fjalë, kanë arritur të jenë sërish në qendër të vëmendjes.

The post Përqafimi që ndezi rrjetin: Çfarë po ndodh realisht mes Dolces dhe Limit? appeared first on iconstyle.al.

“Kam humbur 380 mijë dollarë për gjysmë ore”/ Rrëfimi tronditës i Rogertit në ‘Big Brother VIP Albania’

By: gaze tare
31 January 2026 at 11:51

Një përplasje verbale mes Rogertit dhe Gimbos në shtëpinë e Big Brother VIP ka marrë një kthesë të papritur, duke zbuluar detaje tronditëse nga e kaluara personale e Rogertit. Debati, që fillimisht ishte i mbushur me tensione, u shndërrua në një rrëfim të hapur mbi humbjet e mëdha financiare që ai pranon se ka pësuar si pasojë e bixhozit dhe vendimeve të gabuara.

Gjatë diskutimit, Rogerti deklaroi se ka humbur shuma marramendëse parash në një kohë shumë të shkurtër, duke lënë të shtangur bashkëbiseduesin e tij.

“Kam humb 380 mijë dollarë për gjysmë ore. Unë kam çuar dëm një tan shtëpi. S’di ku janë, e kupton? Me lojën time edhe me historinë time,” u shpreh ai, duke pranuar hapur pasojat e zgjedhjeve të tij.

Deklaratat e Rogertit u pritën me habi nga Gimbo, i cili i vuri në dukje se humbje të tilla nuk janë diçka për t’u mburrur dhe as një rrugë e drejtë për t’u ndjekur. Në përgjigje të kritikave, Rogerti shpërtheu me tone të larta, duke sqaruar arsyen pse ka vendosur të jetë pjesë e këtij formati.

“O vëlla, s’kam ardh për shembull të mirë unë këtu o shok. Kam ardh këtu me tregu jetën time, edhe mos të bëjnë gabimet e mia robt, o budall,” iu drejtua ai Gimbos.

The post “Kam humbur 380 mijë dollarë për gjysmë ore”/ Rrëfimi tronditës i Rogertit në ‘Big Brother VIP Albania’ appeared first on iconstyle.al.

Çfarë po ndodh mes Elhaida Danit dhe Ledian Agalliaj?

By: gaze tare
31 January 2026 at 11:09

Historia e dashurisë mes Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj ka nisur që në fillim nën dritën e fortë të vëmendjes publike. Që prej momentit kur lidhja e tyre u bë e ditur, çifti është përfolur shpesh për krisje, ndarje apo tensione, por deri më tani, pas çdo thashethemi, ata kanë vijuar të shfaqen bashkë.

Edhe këtë herë, dyshimet janë rikthyer. Së fundmi, Elhaida dhe Lediani kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram, një veprim që zakonisht shihet si sinjal distance në marrëdhëniet publike.

Për më tepër, këngëtarja ka fshirë të gjitha postimet ku shfaqej krah partnerit të saj. Nga ana tjetër, balerini ka zgjedhur të fshijë shumicën e fotove me Elhaidën, por ka ruajtur ende disa prej tyre, duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme.

Në postimet e saj të fundit në Instagram, Elhaida ka bërë të ditur se ndodhet në Shangai, ku po vijon angazhimet e saj muzikore. Ajo ka ndarë momente nga udhëtimi dhe puna, pa dhënë asnjë koment për situatën personale.

Ndërkohë, Lediani ka treguar përmes postimeve të tij se nuk ndodhet pranë partneres gjatë këtyre ditëve, gjë që ka shtuar edhe më shumë dyshimet për një ndarje të mundshme.

Aktualisht, mes Elhaidës dhe Ledianit duket se nuk ka asnjë komunikim publik. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse kjo situatë është thjesht një debat mes çiftesh apo nëse bëhet fjalë për një ndarje përfundimtare.

The post Çfarë po ndodh mes Elhaida Danit dhe Ledian Agalliaj? appeared first on iconstyle.al.

Dosja Epstein/ Dalin në dritë foto të reja të Princit Andrew, ish-duka shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme

By: gaze tare
31 January 2026 at 10:59

Publikimi i një serie të re dokumentesh dhe fotografish nga dosja e Jeffrey Epstein ka shkaktuar një valë të re reagimesh në Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë, duke rindezur debatin mbi marrëdhëniet e figurave të fuqishme me financierin e ndjerë.

Në qendër të vëmendjes janë disa imazhe që, sipas përshkrimeve shoqëruese, pretendohet se tregojnë Prince Andrew në momente të diskutueshme me një grua të shtrirë në dysheme. Në njërën prej fotografive, burri që i ngjan ish-dukës së Jorkut shihet duke u përkulur mbi të, ndërsa në një tjetër pamje ai shikon drejtpërdrejt drejt objektivit të kamerës.

Ashtu si në shumë prej materialeve që përfshihen në të ashtuquajturat “dosjet Epstein”, nuk jepen detaje të sakta mbi kohën dhe vendin e realizimit të fotografive. Mungesa e kontekstit dhe e shpjegimeve shtesë ka shtuar spekulimet dhe ka nxitur reagime të forta në opinionin publik.

Kujtojmë se edhe në një grup të mëparshëm dokumentesh ishte publikuar një fotografi tjetër e princit Andrew në një rezidencë private, i rrethuar nga disa gra, çka kishte shkaktuar kritika të ashpra dhe kishte rihapur pyetje mbi natyrën e lidhjeve të tij me Epstein-in.

Dokumentet e reja janë bërë publike nga Department of Justice, i cili njoftoi se ka kryer deklasifikime të gjera me qëllim rritjen e transparencës, mbrojtjen e viktimave dhe garantimin e vijimit të hetimeve aktive.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Todd Blanche, sqaroi se nga materialet janë hequr ose modifikuar të dhëna sensitive, përfshirë informacione personale të viktimave, dosje mjekësore, materiale që lidhen me abuzimin seksual të të miturve, si edhe të dhëna që mund të dëmtonin hetimet në zhvillim. Fytyrat e grave, me përjashtim të Ghislaine Maxwell, janë turbulluar, ndërsa ato të burrave jo.

Një tjetër element që ka tërhequr vëmendje janë mesazhet elektronike të përfshira në dosje, që lidhen me komunikimin mes princit Andrew dhe Epstein-it në vitin 2010, vetëm pak ditë pas përfundimit të arrestit shtëpiak të këtij të fundit.

Sipas dokumenteve, princi thuhet se e fton Epstein-in për darkë në Buckingham Palace, duke përmendur “shumë privatësi”, megjithëse nuk është e qartë nëse ky takim u zhvillua ndonjëherë.

Në dosje përfshihen gjithashtu referenca për figura të tjera të njohura ndërkombëtare, përfshirë Bill Gates, si edhe për anëtarë të familjes mbretërore britanike.

Paralelisht, dokumentohen dëshmi të grave që kishin punuar për Epstein-in në fund të viteve ’90, të cilat shprehin shqetësime për kërkesa që, sipas tyre, shkonin përtej kufijve të një marrëdhënieje profesionale.

Princi Andrew ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në veprime të paligjshme. Megjithatë, zbulimet e reja rindezin debatin publik mbi marrëdhëniet e tij me Epstein-in, sidomos në dritën e deklaratave të mëparshme, sipas të cilave ai kishte udhëtuar në SHBA për t’i dhënë fund miqësisë së tyre.

Sipas një shënimi të brendshëm të FBI të përfshirë në dosje, autoritetet amerikane vlerësojnë se princi Andrew “nuk përbën një figurë qendrore” në hetimin penal. Megjithatë, publikimi masiv i dokumenteve të cilin Todd Blanche e krahasoi për nga volumi me “dy Kulla Eifel” e rikthen fuqishëm në vëmendjen ndërkombëtare një nga kapitujt më të errët dhe më të debatueshëm të çështjes Epstein.

The post Dosja Epstein/ Dalin në dritë foto të reja të Princit Andrew, ish-duka shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme appeared first on iconstyle.al.

“Gjithmonë ka vend për ty”/ Çfarë tregojnë email-et mes Musk dhe Epstein

By: gaze tare
31 January 2026 at 10:20

Elon Musk ka reaguar publikisht lidhur me raportimet për komunikimin e tij me Jeffrey Epstein, duke deklaruar se ishte “shumë i vetëdijshëm se disa email-e” mes tyre mund të keqinterpretoheshin dhe të përdoreshin për të dëmtuar reputacionin e tij.

Në një përgjigje ndaj një përdoruesi në platformën X, Musk theksoi se askush nuk kishte shtyrë më shumë se ai për publikimin e dosjeve të Epstein. “Jam i lumtur që më në fund ndodhi”, shkroi miliarderi, duke shtuar se ajo që e intereson realisht është ndjekja penale e “atyre që kryen krime të rënda me Epstein”.

Sipas Musk, kontakti i tij me Epstein ka qenë minimal dhe ai ka refuzuar vazhdimisht ftesat për të vizituar ishujt privatë të këtij të fundit apo për të udhëtuar me avionin famëkeq të njohur si “Lolita Express”. Ai ka deklaruar më herët se ka thënë “jo” ftesave për të vizituar ishujt Great St. James dhe Little St. James në Ishujt Virgjër të SHBA-së, zona këto që janë lidhur me akuza të rënda për abuzime seksuale ndaj vajzave të mitura dhe grave të reja.

Megjithatë, dokumente të publikuara së fundmi tregojnë se më 13 dhjetor 2013, Musk i kishte dërguar një email Epsteinit, ku i shkruante se do të ndodhej në Ishujt Virgjër Britanikë dhe në Shën Barthélemy gjatë festave dhe e pyeste nëse kishte një “kohë të mirë për ta vizituar”. Epstein iu përgjigj dy ditë më vonë, duke sugjeruar fillimin e vitit të ri dhe duke shtuar se “gjithmonë ka vend për ty”. Në një email tjetër, dërguar ditën e Krishtlindjeve, ai shkruante se “data e dytë ose e tretë do të ishte perfekte” dhe se do ta merrte vetë.

Në korrespondencë, Musk fillimisht shprehej se duhej të kthehej në Los Angeles në mbrëmjen e 2 janarit, por më pas sugjeronte se mund ta shtynte largimin me një ditë, duke pyetur drejtpërdrejt: “Kur duhet të shkojmë në ishullin tuaj në orën 2?”.

Nga dokumentet nuk rezulton qartë nëse Musk ka vizituar ndonjëherë ishujt e Epstein. Megjithatë, emailet zbulojnë një nivel komunikimi mes dy burrave që nuk ishte bërë i ditur më parë, veçanërisht në dritën e përpjekjeve të mëvonshme të Musk për të distancuar veten nga Epstein dhe për të lidhur publikisht politikanë apo kundërshtarë të tij me këtë çështje.

Kujtojmë se gjatë përplasjes së ashpër me Donald Trump vitin e kaluar, Musk kishte sugjeruar se ish-presidenti po vononte publikimin e dosjeve të Epstein sepse emri i tij mund të ishte përfshirë në to. Kjo deklaratë shënoi një përçarje të fortë mes dy figurave, të cilat më parë kishin pasur një marrëdhënie të afërt bashkëpunimi.

Në shtator, pasi emri i Musk u shfaq në një tjetër grup dokumentesh, ai reagoi sërish duke theksuar se Epstein ishte përpjekur ta bindte të vizitonte ishullin e tij, por se ai e kishte refuzuar.

The post “Gjithmonë ka vend për ty”/ Çfarë tregojnë email-et mes Musk dhe Epstein appeared first on iconstyle.al.

Martesë në krizë? Bianca Censori donte të ndahej nga Kanye West

By: gaze tare
31 January 2026 at 10:16

Një burim pranë gruas së reperit ka folur për marrëdhënien e Bianca Sensori me Kanye West, duke zbuluar se 31-vjeçarja ishte përpjekur shumë herë t’i jepte fund martesës së tyre sepse ajo ishte e pakënaqur. Në përgjigje të polemikave rreth komenteve antisemite dhe raciste të Kanye West, për të cilat ai kërkoi falje, duke ia hedhur fajin çrregullimit të tij bipolar, një person pranë Bianca Sensori deklaroi se ajo vetë nuk kishte qenë e lumtur në martesën e tyre për njëfarë kohe.

Konkretisht, burimi i tha People: “Bianca kishte qenë shumë e pakënaqur në martesën e tyre për njëfarë kohe dhe u përpoq të largohej disa herë”, përpara se ai të zgjidhte të shkonte në qendër rehabilitimi.

Në një intervistë me email të botuar të mërkurën, më 28 janar nga Vanity Fair, reperi 48-vjeçar foli hapur për çrregullimin e tij bipolar, duke pretenduar se ishte në një “episod të thellë depresiv” për shkak të një ilaçi antipsikotik dhe se përfundoi në një “qendër rehabilitimi në Zvicër”.

“Ai ka qenë në këtë rreth vicioz për vite me radhë. Kur nuk ndihet mirë, ai tenton të krijojë drama të mëdha, të cilat kanë pasoja afatgjata”, tha një burim tjetër pranë West për People, duke shtuar, “Dhe kur ai arrin në një gjendje më të qëndrueshme, ai e kupton plotësisht dëmin që i ka bërë familjes, miqve dhe vetes. Ky realizim sjell faj dhe keqardhje të fortë, gjë që e bën të vështirë për të që të qëndrojë i shëndetshëm emocionalisht. Ai e kupton se çfarë ka bërë dhe kjo i rëndon shumë. Në kohën kur fillon të mendojë më qartë, pasojat tashmë janë grumbulluar .”

The post Martesë në krizë? Bianca Censori donte të ndahej nga Kanye West appeared first on iconstyle.al.

Ky është banori i eliminuar nga Big Brother VIP Kosova

By: gaze tare
31 January 2026 at 09:49

Mbrëmjen e kaluar u zhvillua Prime i Big Brother VIP Kosova. Mes emocioneve, njëri prej tyre la shtëpinë. Nga tre banorët e nominuar për këtë javë, Kushtrimi, Labinoti dhe Aurora & Suanita, të cilat konsiderohen si një banore e vetme, njëri prej tyre i dha fund përfundimisht rrugëtimit në shtëpinë më të famshme.

Pas një jave të mbushur me debate, dinamika dhe tensione mes banorëve, vendimi i fatit ishte në duart e publikut, i cili përmes votave të tij vendosi se kush do të vazhdonte garën dhe kush do ta linte atë.

Në mbrëmjen e kaluar, pas shpalljes së rezultatit nga produksioni, u bë e ditur se banori që u eliminua dhe u detyrua të largohet përfundimisht nga shtëpia është Labinoti, i cili prej disa javesh i dha shtepise nje energji tjetër.

Largimi i tij ka ngjallur reagime të shumta brenda shtëpisë, ndërsa banorët e mbetur kanë reflektuar mbi lojën dhe pozicionin e tyre në vazhdim të spektaklit. Ndërkohë, gara bëhet edhe më e fortë, me çdo nominim që tashmë merr një peshë edhe më të madhe. Kujtojme se mbremjen e kaluar Elijona nuk ishte pjese e Prime, per shkak te gjendjes shendetesore, mirepo u rikthye serish ne shtepi pas permiresimit.

The post Ky është banori i eliminuar nga Big Brother VIP Kosova appeared first on iconstyle.al.

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, thellohet bilanci, ja sa ka shkuar numri i viktimave

By: gaze tare
31 January 2026 at 09:10

Shkon në 46 numri i viktimave nga tragjedia hekurudhore e 18 janarit në Spanjën jugore.

Një nga të plagosurit ka ndërruar jetë në spital, duke e çuar më tej bilancin e një prej aksidenteve më të rënda të viteve të fundit në vend.

Autoritetet shëndetësore të Andaluzisë konfirmuan se viktima kishte qenë e shtruar në spitalin “Vassilissa Sofia” në Kordoba dhe nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra gjatë përplasjes së dy trenave. Lajmi u bë i ditur nga një zëdhënëse e shërbimeve shëndetësore lokale.

Aksidenti ndodhi natën e 18 janarit pranë qytetit të vogël Adamout, në linjën hekurudhore Madrid–Sevilje. Vagonët e një treni të kompanisë private Iryo, degë e grupit italian Ferrovie dello Stato, dolën nga shinat dhe rrëshqitën në linjën ngjitur, vetëm pak sekonda para se një tren tjetër i kompanisë publike spanjolle Renfe të mbërrinte dhe të përplasej me to.

Në momentin e aksidentit, të dy trenat udhëtonin me shpejtësi mbi 200 kilometra në orë dhe transportonin gjithsej rreth 480 pasagjerë, çka e bëri përplasjen veçanërisht shkatërruese.

Hetimet për shkaqet e tragjedisë janë ende në vijim. Sipas të dhënave paraprake, skenari kryesor që po shqyrtohet lidhet me një defekt në infrastrukturën hekurudhore, konkretisht një lidhje shinë e dëmtuar pak para aksidentit.

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë e transportit hekurudhor në Spanjë, një vend që ka rrjetin e dytë më të madh të trenave me shpejtësi të lartë në botë, pas Kinës, ndërsa autoritetet pritet të publikojnë rezultatet e para të hetimit në ditët në vijim.

The post Tragjedia hekurudhore në Spanjë, thellohet bilanci, ja sa ka shkuar numri i viktimave appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2026

By: gaze tare
31 January 2026 at 08:11

Dashi
Ka të ngjarë të bëni përparime të jashtëzakonshme sot në të gjitha aspektet e karrierës suaj. Pjesa më e madhe e kësaj ka të bëjë me lidhjet tuaja me njerëz të tjerë. Telefonatat, email-et dhe bisedat virtuale ose ballë për ballë me të tjerët do të shkojnë jashtëzakonisht mirë.
Demi
Do të jesh i angazhuar në një valle të vështirë me dikë. Po pret që dikush tjetër të vendosë, ndërsa ky person tjetër pret që ti të bësh të njëjtën gjë. Do të rezultojë në një bllokim. Është më mirë t’i shtysh të gjitha vendimet.
Binjakët
Do të hasni një situatë të vështirë në vendin e punës dhe e vetmja mënyrë për ta anashkaluar do të jetë kompromisi. Edhe pse jeni gati të hyni në betejë, të gjithë përreth jush duan paqe. Harmonia dhe bashkëpunimi duhet të jenë qëllimet tuaja kryesore në këtë kohë.
Gaforrja
Në vend që të përpiqesh t’u shpjegosh njerëzve pse je një aset i rëndësishëm në vendin e punës, dëshmojua. Do të zbulosh se komunikimi me të tjerët është paksa i vështirë për ty, por njerëzit e tjerë do të jenë në gjendje ta kuptojnë mjaft mirë punën tënde. Kreativiteti është çelësi.
Luani
Merrni kohë shtesë për të përmirësuar pamjen tuaj. Njerëzit i vlerësojnë dhe i respektojnë ata që janë të rregullt, të pastër dhe të veshur mirë. Për më tepër, do të ndiheni më të sigurt vetëm duke e ditur se dukeni bukur. Do të shkoni më tej nga sa mendoni se është e mundur.
Virgjëresha
Dikush nuk është aq intuitiv sa ti, dhe kjo po të frustron disi. Fatkeqësisht, duhet ta dëgjosh këtë person. Edhe pse do të preferoje të vazhdoje vetëm, në fund të fundit do të përfitosh më shumë kur të qëndrosh në grup.
Peshorja
Të bashkosh njerëzit është një nga pikat e tua të forta. Shfrytëzoje këtë aftësi. Puna në grup është një temë e rëndësishme e ditës, kështu që për sa kohë që mund të gjesh një vend në të njëjtin nivel me këtë qëllim, do të fitosh favorin e të gjithëve përreth teje. Suksesi është i yti.
Akrepi
Dikush me të cilin punon po ndjek rrugë të shkurtra dhe në përgjithësi është mjaft dembel. Ndërkohë, ti po punon shumë dhe po bën dyfishin e punës që bën ai ose ajo. Mos u zemëro. Personi tjetër do të marrë atë që meriton, dhe ti gjithashtu.

Shigjetari
Njerëzit do t’ju lavdërojnë sot, dhe me të drejtë. Jeni një aset i mrekullueshëm për t’u pasur në vendin e punës. Edhe pse mund të mos jeni punëtori më i madh, jeni krijues, artistik dhe jeni jashtëzakonisht të mirë në komunikimin me të tjerët.
Bricjapi
Mos u mërzit me veten sot sepse thjesht nuk e ndjen vrullin dhe vendosmërinë normale që ndjen zakonisht. Jepi vetes një pushim. Kjo është një kohë për t’u çlodhur. Ji dembel për një ndryshim dhe lejo dikë tjetër të bëjë gjithë punën e vështirë.
Ujori
Bashkohuni me dikë me të cilin punoni, në vend që të përpiqeni ta bëni gjithçka vetë. Të kesh dikë në krah do ta bëjë ditën të kalojë shumë më shpejt dhe më mirë. Për më tepër, do të jeni dy herë më efikas sesa do të ishit duke punuar vetëm.
Peshqit

Marrja e vendimeve do të jetë e vështirë për ty. Reagimi yt i parë do të jetë të frustrohesh jashtëzakonisht me veten. Mos e kritiko veten vetëm sepse nuk mund të vendosësh. Është plotësisht në rregull të peshosh të gjitha mundësitë e tua në këtë kohë.

The post Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2026 appeared first on iconstyle.al.

Selin i rrëfehet Gimbos: Babi ka bërë një gabim, nuk e di nëse mami e ka falur…

By: gaze tare
30 January 2026 at 23:27

Gjatë një bisede në dhomën e ndenjes, Selin i ka rrëfyer një histori Gimbos. Ajo u shpreh se një moment të jetës, prindërit e saj kanë qenë në proces divorci, duke thene se kjo eshte nje histori qe nuk e di asnjeri, pervecse pjestaret e familjes.

Pjesë nga biseda e bërë mes dy banoreve:

Selin: Unë e kam pasur një histori që nuk e di njeri. Në një moment të jetës sonë, babi ka bërë një gabim dhe kanë qenë në proces divorcesh, por unë…

Gimbo: I ke pajtuar?

Selin: Padashje. Jo padashje, por…

Gimbo: Je pishman?

Selin: Jo. S’jam pishman. Por njëkohësisht nuk e di si e ka përjetuar mami im. Do me thënë e di, se unë kam qenë me atë gjatë gjithë kohës, por nuk e di nëse do të donte ta përjetonte ndryshe. Më kupton? Nëse vërtet ajo thellë-thellë e ka falur dhe nëse thellë-thellë është shëruar.

Kjo deklarate, erdhi ne nje kohe kur banoret ishin ne diskutim per marredheniet ne cift, ndarjet, tradhtite dhe sjelljet qe agravojne edhe ne dhune. Kujtojme se brenda shtepise, Selin ka kunaten e saj, Greten, e cila mund te jete ne brendesi te ngjarjeve qe mund te kene ndodhur ne familjen e saj.

The post Selin i rrëfehet Gimbos: Babi ka bërë një gabim, nuk e di nëse mami e ka falur… appeared first on iconstyle.al.

Before yesterdayMain stream

“Mund të ketë Sindromën e Stokholmit”, Leonora për Albën: S’ka respekt për veten

By: gaze tare
30 January 2026 at 22:57

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi, ka ngjallur debat të fortë gjatë diskutimeve në studio, pasi ka ngritur dyshime se banorja Alba mund të vuajë nga Sindroma e Stokholmit.

Gjatë analizës së dinamikave brenda shtëpisë, Leonora u ndal veçanërisht te raporti i Albës me Limin, duke theksuar se sjellja e saj, sipas saj, nuk është e logjikshme dhe reflekton mungesë respekti ndaj vetes.

Sipas opinionistes, kontrasti mes mënyrës se si Alba shprehet në disa raste dhe mënyrës se si flet kur përmend Limin është i pakuptueshëm. Ajo vuri në dukje se herë pas here Alba shfaq perceptime të qarta dhe logjike, por kjo, sipas saj, ndryshon rrënjësisht kur bëhet fjalë për marrëdhënien e saj me banorin tjetër.

“Ndonjëherë kur e shoh më duket aq e logjikshme në perceptimet e saj, por ndonjëherë kur e dëgjoj kur flet për Limin duket aq palogjikë, një vajzë pa respekt për veten e vet, një vajzë me mendësi aq të cekët, nuk e kuptoj. Ajo mund ta ketë atë sindromën e Stokholmit se ndryshe është e pabesueshme”, u shpreh Leonora.

Deklarata e saj ka shkaktuar reagime të shumta si brenda shtëpisë, ashtu edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit e formatit janë ndarë në mendime. Disa kanë mbështetur analizën e opinionistes, ndërsa të tjerë e kanë konsideruar të tepruar dhe paragjykuese.

The post “Mund të ketë Sindromën e Stokholmit”, Leonora për Albën: S’ka respekt për veten appeared first on iconstyle.al.

❌
❌