SPB Tetovë njofton se dje (29.01.2026) në ora 12:30 në DPB Gostivar është denoncuar se në rrugën "Pavle Avramoski" në Gostivar, një automjet ka goditur një 13-vjeçare të mitur nga Gostivari, pas së cilës shoferi me automjetin është larguar nga vendi i ngjarjes.
"Në aksident ajo ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit".
"Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes nga ana e ekipit inspektues të DPB Gostivar dhe po ndërmerren masa për gjetjen e automjetit dhe shoferit si dhe zbardhjen e rastit", thonë nga SPB Tetovë.
SPB Tetovë njofton se (28.01.2026), në orën 16:20, në fshatin Strimnicë të Tetovës, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor i Grupçinit kanë privuar nga liria personin F.B. (35) nga fshati Strimnicë.
"Gjatë kryerjes së bastisjes në banesën e tij me urdhër gjykate, ai është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre, ka refuzuar të pranojë urdhrin dhe i ka kërcënuar".
"Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse", thonë nga SPB Tetovë.
MPB Maqedoni njofton se sot (28.01.2026) në orën 06.40, oficerë policie nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës – Departamenti për Trafikim të Paligjshëm të Drogës dhe Armëve, kanë privuar nga liria I.J. (43), S.Z. (36), D.P. (69), D.P. (65) dhe S.Z. (42), të gjithë nga fshati Brvenicë.
Siç njoftojnë nga MPB, kontrollet u kryen në fshatin Brvenicë, në shtëpi, dhoma shërbimi dhe automjete pasagjerësh, në bazë të urdhrit gjyqësor të lëshuar më parë.
"Pesë pako me substancë pluhur të bardhë, 52 fishekë nga një pushkë automatike kalibri 7.62, dy fishekë nga një pistoletë kalibri të panjohur dhe një fishek nga një pushkë automatike u gjetën në I.J. Tek S.Z. (36) u gjetën dhe sekuestruan 20 fishekë nga një pushkë automatike kalibri 7.62, një pistoletë dhe një karikator me dy fishekë që i posedonte pa leje, si dhe një peshore dixhitale me mbetje të një lënde pluhur të bardhë".
"Tek D.P. (69) u gjetën dhe sekuestruan një pistoletë që e posedonte pa leje, si dhe një karabinë gjuetie, një pushkë gjuetie dhe një pistoletë që e posedonte me leje. Tek D.P. (65) u gjetën dy lista dhe një fletore shënimesh me emra personash, dy kompjuterë dhe afërsisht 31.640 euro, 3.400 franga zvicerane dhe 56.500 denarë. Tek S.Z. (42) u gjet një substancë pluhur e bardhë. Ata janë ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihen raporte përkatëse sipas nenit 396 dhe nenit 215 të Kodit Penal", thonë nga MPB.
Tre persona janë lënduar rëndë në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmë në orën 22:50 në rrugën rajonale Jazhincë - Tetovë, pranë hyrjes së fshatit Neproshten.
Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, në aksident u përfshinë tre makina, një Volkswagen Golf me targa të Tetovës, e drejtuara nga E.S. (25) nga fshati Sllatinë, A.I. (55) nga fshati Dobrosht dhe A.J. (19) nga fshati Sllatinë.
"Shoferi E.S. dhe pasagjeri i tij B.S. (36) pësuan lëndime të rënda në aksident. Pasi morën ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës, ata u transferuan në Kompleksin e Klinikave Nënë Tereza në Shkup për shkak të ashpërsisë së lëndimeve të tyre".
"Lëndime të rënda ka pësuar edhe Sh.V. (45) nga Dobroshti, bashkudhëtare në automjetin e dytë, kurse lëndime trupore kanë pësuar dy shoferët tjerë A.I. dhe A.J".
"Ekspertizën në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë në koordinim me Prokurorin Publik", thonë nga SPB Tetovë.
MPB Maqedoni njofton se (23.01.2026) në orën 00:15 në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, oficerë policie të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria D.M. (47) nga fshati Kamjan, rajoni i Tetovës.
"Zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet pasagjerësh “Hyundai” me targa të Tetovës, të cilin D.M. e drejtonte në drejtim të kundërt në rrugë dhe pas marrjes së masave, është përcaktuar se i njëjti ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se ka pasur 1.57 promil alkool në gjak, pas së cilës menjëherë është larguar nga trafiku dhe është ndaluar në stacionin policor".
"Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër D.M. do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal - “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”", thonë nga MPB.
Policia ka ndaluar një punonjës nga Gjykata Themelore e Gostivarit, për shkak se dyshohet se ka marrë ryshfet për të fshirë gjobat e një personi tjetër.
"Më 20.01.2026 në orën 20:10, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Rostushës kanë ndaluar personin A.J.(49) nga fshati Prisojnicë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës, për shkak të dyshimit për vepër penale "marrje e ryshfeti" sipas nenit 357 të Kodit Penal.
Sipas denoncimit nga N.A. nga fshati Kalishtë, komuna e Vrapçishtit, A.J. – punonjës në Gjykatën Themelore të Gostivarit, ka kontaktuar mikun e tij S.M. nga Gostivari dhe i ka ofruar që për shumën prej 100 eurosh të fshijë një gjobë gjyqësore prej 200 eurosh dhe ndalesën për drejtim të automjetit prej gjashtë muajsh, duke pretenduar se dokumentet kanë arritur tek ai për ekzekutim dhe se mund t'ia kryejë punën.
Siç është denoncuar, N.A. në emër të shokut të tij ka kontaktuar personin A.J. dhe kanë rënë dakord për një takim në një objekt hotelerik në Gostivar, ndërsa pasi janë takuar, e ka informuar se është gazetar dhe se po xhiron, pas së cilës A.J. ka tentuar të arsyetohet se po bën shaka dhe është përpjekur të arratiset.
A.J. është ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës", thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/
SPB Tetovë njofton se dje (11.01.2026) në ora 13:00 në rrugën “Boro Vuliq” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor Tetovë, kanë privuar nga liria personin Sh.M.(52) nga Tetova. Siç thonë nga SPB, i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve dhe i ka fyer gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. “Sh.M. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rasti ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga SPB Tetovë.
SPB Tetovë sot ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi mbrëmë në Tetovë, ku nga djegia e një banese ka ndërruar jetë një person.
"Më datë 13.01.2026 në ora 19:20, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën "180" në Tetovë është përfshirë nga zjarri një banesë, pronë e personit O.S. (76) nga Tetova, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Ndërsa gjatë përpjekjes për të shuar zjarrin, lëndime nga djegiet ka pësuar djali i tij, M.S. (51) nga Tetova. Ai është dërguar me automjet të Ndihmës së Shpejtë në Spitalin Klinik të Tetovës për t'iu ofruar ndihma mjekësore.
Zjarri është fikur nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit e Tetovës. Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje nga Prokurori Publik dhe ekipi inspektues i SPB Tetovë", thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/
SPB Tetovë njofton se dje (11.01.2026) në ora 13:00 në rrugën "Boro Vuliq" në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor Tetovë, kanë privuar nga liria personin Sh.M.(52) nga Tetova.
Siç thonë nga SPB, i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve dhe i ka fyer gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
"Sh.M. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rasti ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës", thonë nga SPB Tetovë.
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se dy persona nga Shkupi të moshës 30 vjeçe janë gjetur të vdekur në një shtëpi fundjave në Gjonovicë të Epërme të Gostivarit.
Nga SPB-Tetovë thonë se trupat e personave në të ndjerë janë dërguar për autopsi.
“Më datë 08.01.2026, në orën 23:45, në DPB Gostivar është denoncuar se në një shtëpi pushimi (vikendi) në fshatin Gjonovicë e Epërme të Gostivarit, janë gjetur të vdekur personat T.J. (30) dhe I.N. (30), të dy nga Shkupi.
Mjeku ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupat e të ndjerëve janë dërguar për obduksion.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik dhe ekipi i inspektimit nga SPB Tetovë”, thonë nga SPB-Tetovë.
Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, më datë 07.01.2026, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, në koordinim me SPB Shkup dhe Njësinë për Krimin Ekonomik – Sektori për Krimin e Përgjithshëm dhe të Dhunshëm pranë MPB-së, kanë zbardhur tri vepra penale „mashtrim“ dhe një „mashtrim në tentativë“, njoftojnë nga SPB Tetovë.
Me këtë rast, në Shkup është ndaluar personi me iniciale A.J. (23) nga Shkupi.
"Sipas raportit, ajo ka postuar një shpallje në rrjetet sociale se jep banesa me qira në Tetovë dhe përmes telefonit i ka bindur personat e interesuar që të paguajnë mjete financiare në një llogari bankare ose t’i dërgojnë ato me zarf në Shkup përmes shoferëve të autobusëve. Po ashtu, ajo ka mashtruar edhe një person gjatë pagesës për rezervim në një hotel në Ohër.
Ndërkohë, pas kontaktit të realizuar me një person të tretë nga Tetova për dhënien e një banese me qira, ky i fundit ka raportuar rastin në SPB Tetovë. Policia, në koordinim me Njësinë për Krimin Ekonomik, ka dërguar një zarf të zbrazët përmes një shoferi autobusi dhe, pasi e dyshuara ka ardhur te shoferi për ta marrë atë, ajo është ndaluar
A.J. është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj saj do të parashtrohenkallëzimet përkatëse", thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/
Më 05.01.2026, në orën 19:15, në SPB Shkup u denoncua se në rr. "Emin Bojana" në fshatin Bojanë, rrethina e Shkupit, 47-vjeçari M.Sh. nga f. Roglë, rrethina e Tetovës, duke drejtuar automjet udhëtarësh "Audi" me targa regjistrimi italiane, ka humbur kontrollin dhe është përplasur në mur betoni.
Në aksident, lëndime të rënda trupore pësoi 17-vjeçari nga Tetova, ndërsa lëndime trupore pësoi bashkudhëtarja 14-vjeçare nga Tetova, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës dhe në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup.
Është kryer inspektim nga ekipi inspektues i SPB Shkup.
SPB Tetovë njofton se në Gostivar është djegur një veturë, por nuk ka pasur persona të lënduar.
"Më 05.01.2026, në ora 13:25, në DPB Gostivar është denoncuar se në një parking pranë udhëkryqit të rrugëve "Goce Dellçev" dhe "Vëllezërit Gjinovski" është përfshirë nga zjarri automjeti "Golf" me targa të Gostivarit, pronë e Sh.B. (60) nga fshati Gradec.
Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Gostivar. Ekspertizën në vendngjarje e ka kryer ekipi i DPB Gostivar", thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/
SPB Tetovë njofton se ka ndaluar një person nga Gostivari i cili dyshohet se ka kryer vjedhje në një kishë.
"Sot (05.01.2026) në ora 08.50) në bulevardin ,,Goce Dellçev,, në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin F.I.(35) nga f.Vrutok i Gostivarit.
Ai dyshohet se gjatë orëve të mëngjesit, ka kryer vjedhje në kishën ,,Shën Maria e Virgjër,, në Gostivar, ku ka vjedhur para.
Tek ai janë gjetur dhe konfiskuar pjesë nga paratë e vjedhura. I njëjti është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse", njoftojnë nga SPB Tetovë./Telegrafi/
SPB Tetovë njofton se një veturë është prëfshirë nga zjari Tetovë, nga ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
"Më datë 04.01.2026 në ora 08:45, në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Gajre të Tetovës ka rënë zjarr gjatë lëvizjes në automjetin "Mercedes" me targa gjermane, i drejtuar nga A.I. (27) nga fshati Gajre.
Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë", thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/
SPB Tetovë njofton se në një fshat të Gostivarit ka ndodhur një aksident tragjik trafiku në të cilën ka humbur jetën një person.
"Më datë 30.12.2025 rreth orës 15:15 në DPB Gostivar është raportuar se në fshatin Banjicë e Poshtme të Gostivarit,M.K. (69) nga po i njëjti fshat, duke drejtuar një traktor "IMT" me rimorkio, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur.
Nga lëndimet e marra, M.K. ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë në Gostivar ka konstatuar vdekjen.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi, kurse inspektimin e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar", thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dalë me detaje në lidhje me rastin e vjedhjes së makinës së artistëve Adri dhe Iliriana. Nga SPB Tetovë thonë se rastin në polici e ka raportuar K.R (31) nga Kosova, ndërsa makina e artisëve në rastin që është vjedhur ka qenë e ndezur.
"Më 26.12.2025 në ora 04:15 në SPB Tetovë, K.R.(31) nga Kosova ka denoncuar se rreth orës 01:40, nga hapësira e parkimit të një objekti hotelierik në fshatin Zhelinë të Tetovës, i është marrë automjeti i tij i pasagjerëve „Audi A6“ me marka kombëtare të Kosovës, i cili ishte me dyer të pa bllokuara dhe me motor të ndezur, e në të cilin ndodheshin dokumenti i tij i udhëtimit dhe ai i bashkëshortes së tij. Po ndërmerren masa për gjetjen e automjetit dhe për zbardhjen e rastit", thonë nga SPB Tetovë.
Lajmin për vjedhjen e makinës e bëri të ditur Adri përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Instagram, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e veturës së tij.
“Ju kisha lut shqiptarëve të Maqedonisë me na ndihmu për gjetjen e veturës pasiqë edhe e kemi lajmëru veturën në institucione”, shkruan Adri në postimin e tij.
Ai ka lënë gjithashtu numrin e kontaktit për çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e veturës. Automjeti në fjalë është i tipit Audi 6, dhe Adrit dhe Iliriana shpresojnë që me ndihmën e qytetarëve të mund ta rikuperojnë sa më shpejt./Telegrafi/
Ngritet kallëzim penal ndaj pesë personave në Tetovë, dyshohen për veprat penale "trafikim me fëmijë" dhe "përdhunim" Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal, ndërsa Prokuroria kërkon paraburgim ndaj pesë personave nga Tetova, pasi të njëjtit dyshohen për veprat penale trafikim i fëmijës dhe sulm seksual.
Gjatë bastisjeve janë konfiskuar telefona mobilë dhe karta SIM, ndërsa të dyshuarit tashmë janë arrestuar.
"Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë BSP-së së në kuadër të MPB-së (Njësia Kombëtare për Shtypjen e Kontrabandës së Migrantëve dhe Trafikimit me Qenie Njerëzore), për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e krimeve, sot (24.12.) në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti kallëzim penal kundër pesë personave, të gjithë nga Tetova, si më poshtë: kundër personit F.M. (25) - për veprën penale "trafikim me fëmijë" (418-g, paragrafi 1 dhe paragrafi 2), kundër personave I.D. (56), A.S. (30) dhe L.S. (28) për veprën penale "trafikim me fëmijë" (418-g, paragrafi 3) dhe kundër personit R.M. (31) për veprën penale "sulm seksual dhe përdhunim" (186, paragrafi 1 dhe paragrafi 2) të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë.
Sipas gjetjeve të dokumentuara të hetimit, i raportuari i parë F.M. në periudhën nga maji 2023 deri në fund të vitit 2024, duke e mashtruar viktimën fëmijë - atëherë 15 vjeç, se do të fillonin një lidhje dashurie, përmes kërcënimeve serioze dhe shantazhit e ka detyruar viktimën të përdorë drogë narkotike dhe të shfrytëzojë seksualisht. Me qëllim përfitimin e paligjshëm pasuror, F.M., pas një marrëveshjeje paraprake me të raportuarit I.D., A.S. dhe L.S., si dhe duke përfshirë persona të tjerë të panjohur, u ka mundësuar atyre të kryejnë akte seksuale ndaj viktimës fëmijë, dhe në disa vende në zonën e Tetovës.
I raportuari i pestë R.M., pas një marrëveshjeje paraprake me F.M. si person përgjegjës për sigurinë e fëmijës, ka përfituar nga roli i tij dhe me forcë, kundër vullnetit të fëmijës, ka kryer marrëdhënie seksuale ndaj fëmijës./Telegrafi/
SPB Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme, Spitali i Gostivarit ka raportuar se tek ta është dërguar i vdekur një fëmijë 15 vjeç.
Nga atje thonë se mjekët kanë konstatuar vdekjen e 15-vjeçarit, pa shenja dhune.
“Më 23.12.2025 në ora 08:00 në DPB Gostivar, nga Qendra Mjekësore Gostivar është denoncuar se tek ata është dërguar një fëmijë 15-vjeçar i vdekur nga Gostivari.
Mjeku ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë./Telegrafi/
Policia ka arrestuar një grua 45 vjeçe nga Gostivari, nën dyshime për vjedhje të stolive të arit në një shtëpi në Gostivar. Sipas MPB-së, ari kapte vlerën e 9000 eurove.
“Më 22.12.2025, në orën 10:00, në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, punonjës të policisë nga Njësia Policore Gallatë kanë ndaluar M.S. (45 vjeçe) nga fshati Kalishtë i Gostivarit. Ajo dyshohet se më herët gjatë ditës kishte kryer një vjedhje në një shtëpi në fshatin Gradec, pronë e H.A. (49 vjeç) nga fshati Gradec, ku mori stoli prej ari në vlerë rreth 9.000 euro".
"Stoli e marrë është gjetur dhe iu është kthyer pronarit, ndërsa M.S. është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër saj do të ndiqet me kallëzim të përshtatshëm penal”, thonë nga MPB.