Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 February 2026Main stream

KQZ pa vendim për Listën Serbe, BE shpreh shqetësim

3 February 2026 at 12:49

Nga Gazeta ‘Si’- Bashkimi Europian ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë për të mos miratuar rezultatet përfundimtare për Listën Serbe, partinë kryesore të serbëve të Kosovës, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Një zëdhënës i BE-së theksoi se Unioni “përsërit thirrjen për depolitizimin e punës së KQZ-së”, duke u bazuar në rekomandimet e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve.

Ai u bëri thirrje të gjitha forcave politike që të bashkëpunojnë në përputhje me Kushtetutën, duke nënvizuar se është thelbësore që të gjithë kandidatët e zgjedhur të mund të marrin mandatet e tyre në Kuvend.

KQZ-ja miratoi më 31 janar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, por la jashtë konfirmimit rezultatet për Listën Serbe. Ky vendim u kundërshtua ashpër si nga vetë partia, ashtu edhe nga Beogradi zyrtar, duke e cilësuar atë të papranueshëm.

Nga votimi në KQZ, tre anëtarë u shprehën pro konfirmimit të rezultateve të Listës Serbe, dy anëtarë nga Lëvizja Vetëvendosje votuan kundër, ndërsa anëtarët e tjerë abstenuan.

Pas këtij zhvillimi, Lista Serbe paraqiti më 2 shkurt një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke e quajtur vendimin “të paligjshëm dhe diskriminues” dhe duke pretenduar se ai anulon mbi 42 mijë vota të fituara në zgjedhje.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lista Serbe siguroi nëntë nga dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës.

Edhe Misioni i OSBE-së në Kosovë reagoi, duke bërë të ditur se po ndjek nga afër situatën dhe duke kërkuar respektim të standardeve ndërkombëtare zgjedhore. OSBE-ja theksoi rëndësinë e publikimit transparent dhe gjithëpërfshirës të rezultateve, si garanci për siguri juridike dhe trajtim të barabartë të të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor.

Vendimi i KQZ-së u kritikua gjithashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara. Ambasada amerikane në Prishtinë i tha REL-it se ky vendim është “në kundërshtim me të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur në mënyrë demokratike përfaqësuesit e tyre”, duke paralajmëruar se çdo shkelje e këtij parimi minon partneritetin mes SHBA-së dhe Kosovës.

Ndërkohë, Albin Kurti pritet ta formojë pa vështirësi Qeverinë e re. Megjithatë, ai ka pranuar se për çështje madhore, si zgjedhja e presidentit apo ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, do të jetë i domosdoshëm ndërtimi i një raporti të ri mes pushtetit dhe opozitës, pasi për këto procese kërkohen dy të tretat e votave në Kuvend.

The post KQZ pa vendim për Listën Serbe, BE shpreh shqetësim appeared first on Gazeta Si.

Berisha- socialistëve: Ju jeni e keqja banale, zbatoni si automat urdhrat e Ramaduros

3 February 2026 at 12:09

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në seancën e sotme plenare i quajti zyrtarët e Partisë socialiste përfaqësues të “së keqes banale”,  duke iu referuar teorisë së filozofes gjermane Hannah Arendt.

Ai akuzoi mazhorancën nga foltorja e Parlamentit se sipas tij po bëhet shërbëtore, avokate dhe mbrojtëse e zv/kryeministres Belinda Balluku, duke mos ia dorëzuar drejtësisë për akuzat që i janë ngritur nga SPAK dhe GJKKO.

“E keni të shkruar secili prej jush në ballë. Ja, po të lexoj unë në ballet tuaja, lexoj e keqja banale, me të cilën ju në mënyrë të verbër mbështesni korrupsionin, bëheni shtylla të sistemit të gjakpirjes së qytetarëve.

Ju bllokoni heqjen e imunitetit të një njeriu, që të paktën 1.2 miliardë me këto dosje gjer tani, me patronin e saj ua ka vjedhë shqiptarëve. Çfarë thotë Arendt janë personazhet e të keqes banale?

Njerëz që nuk mendojnë. Automatë që nuk mendojnë. Nuk ndjejnë përgjegjësi.

T’u bëj një pyetje tani: a jeni secili prej jush prej tyre tani në këtë moment që mbroni Ballukun? Si u duket vetja juaj?

U kërkoj të lexoni sa të dilni nga kjo seancë të keqen banale dhe të shihni se si jeni prototipi i saj. Po si ka mundësi? Po ç’të lidh ty që po të nxirrte nga partia, që të mos ngresh zërin tani?

Mirë kjo tjetra që ia ka falur shpirtin dreqit, nuk kam çfarë them për të, por ju të tjerat që bëheni avokate të saj? A e kuptoni ju se ç’do të thotë të bllokoni imunitetin e një njeriu?

A e kuptoni se ç’do të thotë të përdorni imunitetin si mburojë për vjedhjen e shqiptarëve?”, tha Berisha.

Më tej ai vijoi akuzat ndaj socialistëve dhe kabinetit qeveritar që mbrojnë të korruptuarit. Madje theksoi se qytetarët lihen në varfëri dhe të përmbyturit nuk kompensohen dhe lihen në mëshirë të fatit.

“Çfarë jeni ju? E keqja banale! Edhe njëherë, si e pranoni ju të keqen banale, ku është? Ja, ky këtu, (kthehet pas nga foltorja e ministrave), ja ky këtu bën avokatin e ministrit. Po a keni përgjegjësi ju, a ndjeheni të përgjegjshëm ju? A bëtë ndonjë reagim për mijëra familje të përmbytura në Durrës dhe nuk ju keni dhënë asnjë shpërblim? A jeni ju e keqja banale? Ju jeni e keqja banale, keni lënë 6 mijë të përmbytur pa asnjë kacidhe. Ju nuk ndjeni përgjegjësi, por zbatoni direktivat e Ramaduros”, vijoi ai.

The post Berisha- socialistëve: Ju jeni e keqja banale, zbatoni si automat urdhrat e Ramaduros appeared first on Gazeta Si.

Lamallari i përgjigjet Blushit: Avokati i Popullit nuk flet për trajtim degradues ndaj Ilir Metës

3 February 2026 at 11:45

Nga Gazeta ‘Si’- Deputeti i PL Tedi Blushi, në interpelancën me ministrin e Drejtësisë Besfort Lamallari, kërkoi sqarime në lidhje me trajtimin e ish-Presidentit Meta në paraburgim.

Blushi tha se Shqipëria është i vetmi vend anëtar i NATO-s që sipas tij ka të burgosur politikë, duke iu referuar këtu ish-presidentit Ilir Meta që ndodhet në qeli prej tetorit të vitit 2024.

“Për më shumë se 15 muaj vijoni ta mbani në izolim ekstrem pa asnjë fakt, pa asnjë provë penale, me zero pasuri të paligjshme të sekuestruar dhe zero qindarkë dëm të taksave të shqiptarëve”, tha Blushi.

Sipas tij, Metës i janë shkelur jo vetëm liritë dhe të drejtat, por edhe liria politike, liria e fjalës dhe e mendimit. Po ashtu theksoi se i është ndaluar takimi me deputetët edhe pse me ligj i lejohet diçka të tillë.

“Me pretendimin absurd se nuk ju sigurojmë dot jetën. Kur drejtori nuk ka në kontroll atë që ndodh në burgje, çfarë drejtori është? Zoti Meta ka lindur në mal dhe këtë më mirë se ju e di shefi juaj, Edi Rama”, tha Blushi.

Ndërkohë Lamallari theksoi se në raportin e Avokatit të Popullit nuk flitet për “trajtim degradues dhe çnjerëzor”.

Lamallari tha se nuk janë konstatuar shkelje administrative të personelit të IEVP-së Jordan Misja.

“Ministria e Drejtësisë dhe drejtoria e Burgjeve janë njohur plotësisht me rekomandimet e Avokatit të Popullit. Bëhet fjalë për rekomandime përgjithësuese. Raporti i Avokatit të Popullit në asnjë moment nuk përdor terminologjinë trajtim degradues dhe çnjerëzor.

Rekomandimet e raportit janë në proces shqyrtimi dhe po analizohen nga strukturat përgjegjëse të burgjeve, sipas afateve. Në rekomandimet e AP nuk konstatohen shkelje administrative, prandaj s’mund të kërkojmë përgjegjësi disiplinore. Kur nuk mund të flitet për përgjegjësi administrative, s’mund të flitet për përgjegjësi penale”, tha Lamallari.

Ministri i Drejtësisë theksoi se Avokati i Popullit ka konfirmuar që në rastin e Metës, s’ka persekuptim politik dhe cenim të lirisë së shprehjes.

Ai tha se pretendimet për shkelje të të drejtave duhen trajtuar me seriozitet dhe jo mbi narrativa politike.

“Përtej kërkesës legjitime të çdo deputeti për interpelancë me anëtarët e Këshillit të Ministrave unë mendoj se sot më shumë se kurrë është e rëndësishme të ndajmë qartë debatin politik nga e vërteta institucionale. Sistemi penitenciar nuk mund të jenë dhe nuk janë një instrument i betejës politike për interesa të ditës dhe as foltore parlamenti, dhe as studio televizive.

Çdo pretendim për shkelje të drejtave të njeriut duhet trajtuar me seriozitet, por edhe me përgjegjësi, mbi fakte konkrete, ligj dhe standarde të verifikueshme. Dhe jo mbi interpretime selektive apo narrativa me natyrë thellësisht dhe qartësisht politike”, tha ai.

The post Lamallari i përgjigjet Blushit: Avokati i Popullit nuk flet për trajtim degradues ndaj Ilir Metës appeared first on Gazeta Si.

Kapri-opozitës: Do bashkëpunoni me Ramën apo jo?!

3 February 2026 at 11:04

Nga Gazeta ‘Si’- Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri ngriti shqetësimin sot në Parlament se nuk merr përgjigje lidhur me kërkesat e tij për interpelancë, kërkesat e tij për ndryshime në ligj në Kuvend, apo për informacione në institucionet tona.

“Ju i trajtoni disa si të nënës dhe disa si të njerkës”, tha Kapri.

“Ka një rregullore që kërkon 3 javë të bëhet, pikërisht sepse interpelanca lidhet me aktualitetin”, u shpreh Kapri.

Më pas lidhur me çështjen e Komisionit të Posaçëm ai i bëri një thirrje opozitës: “Lidhur me projektvendimin e Komisionit të Posaçëm, kam një pyetje për kolegët e opozitës se nuk e marr vesh, do bashkëpunohet apo jo me Ramën? Nuk e  kuptoj si mund të ulesh me Ramën, kur ai të kërcënon, thotë kam numrat dhe nuk të pyes me ty?!

E pamundur të ulesh të negociosh me Ramën. E pamë çfarë ndodhi në 2014, pushteti lokal është në gjendjen më të rëndë të mundshme.”, shtoi Kapri.

The post Kapri-opozitës: Do bashkëpunoni me Ramën apo jo?! appeared first on Gazeta Si.

Territorialja/ Balla i vendos afatin e fundit opozitës: Ju presim deri në darkë

3 February 2026 at 10:40

Nga Gazeta ‘Si’- Seanca plenare e Kuvendit nisi me debate sa i takon bojkotit të Komisionit të Reformës Territoriale. 

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili është njëherazi bashkëkryetari i këtij komisioni akuzoi mazhorancën se i ka vendosur ultimatum opozitës në lidhje me këtë çështje.

Ai u shpreh se nuk ka pasur asnjë konsultim për të mbledhur komisionin e posaçëm, madje edhe mbledhjet e kaluara janë zhvilluar pa dakordësinë e palëve.

“Në pazar jemi këtu ne? Kjo është e turpshme dhe më e turpshme ishte ai ultimatumi në Konferencën e Kryetarëve. Nëse doni ta ktheni parlamentin në koloni ndëshkimore për opozitën, bëjeni”, tha Boçi.

Sipas tij, deputetët nuk mund të kërkojnë ndryshime në një komision për të cilin kanë votuar fillimisht përbërjen e tij.  

“Pse noterët e juaj jemi ne? E bëtë copë Shqipërinë me reformën territoriale. E keni boshatisur. Kemi arsyen kryesore për të mos qenë aty me ju. Ne do jemi në shesh sigurisht, ne do japim opsionin tonë, por jo me ju. Jo me atë shumicën të imponuar nga ju. Kjo që keni bërë është turp mbi turpe”, tha Boçi.

Ndërkohë Kreu i grupit të PS, Taulant Balla i la afat opozitës deri në mbrëmje për të vendosur nëse do shkojnë apo jo në komisionin për Reformën Territoriale.

Balla ironizoi opozitën pas mbledhjes së grupit, duke thënë se çfarë thonë në darkë nuk e thonë në mëngjes.

“Ça thoni në darkë nuk e thoni në mëngjes. Më komunikuan mbrëmë që ju jeni tërhequr nga bojkoti, të paktën këtë haber na keni sjellë dje. Sot shoh që jeni tërhequr nga ajo që keni vendos dje. Këta nuk janë tërhequr nga bojkoti. Jeni aq kakafonik sa për një çështje çoheni 2 veta. Tani jeni shpartalluar se ca kanë ik, ca janë pa qejf, ca nuk vinë. Zonja dhe zotërinj të PD-së, ju angazhoheni që të merrni pjesë rregullisht në mbledhje të Komisionit, ta dimë. Këtë gjë e keni deri në darkë, kur të vijë vendimi. Ne po ju themi, nëse ju vini nuk ka nevojë ta ndryshojmë, na e thoni deri në darkë, se në mëngjes keni mend të tjera, në darkë mend të tjera”, tha Balla.

Përgjigjen e mori nga Luçiano Boçi, i cili tha se PD nuk ka bojkotuar, por mbledhjet janë thirrur në mënyrë të njëanshme.

“Nuk ka pasur mbledhje të vlefshme, mbledhja thirret në konsultim me kryesinë e komisionit. Nuk mund të dilni dot në konkluzion që kemi qenë ne apo jo, prandaj keni nevojë për Chat GPT. Mos vendosni ultimatume, ne jemi parti që vendimet i marrim vetë, keni për detyrë të zbatoni rregulloren dhe kushtetutën”, tha Boçi.

The post Territorialja/ Balla i vendos afatin e fundit opozitës: Ju presim deri në darkë appeared first on Gazeta Si.

Zhupa në Kuvend: Nuk mund të miratoni ndryshime për Territorialen

3 February 2026 at 10:29

Nga Gazeta ‘Si’- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa iu kërkoi socialistëve që të tërheqin projektvendimin, e futur në rend dite, për ndryshimet e parashikuara në Komisionin e Reformës Territoriale.

Zhupa tha se PS duhet ta tërheqë nga rendi i ditës këtë projektvendim sepse në Konferencën e Kryetarëve nuk është dakordësuar për një gjë të tillë.

Ajo akuzoi PS se kërkon që t’i imponohet PD-së, ndërsa kujtoi se komisioni ka dy bashkëkryetarë.

“Sot në rendin e ditës në pikën 13 keni futur një projekt vendim për ndryshimin për komisionin e reformës territoriale, kujtoj maxhorancën se në konferencën e kryetarëve nuk është votuar as pro dhe as kundër një vendim i tillë. Është marrë vendimi me kryetarin e PS që kjo gjë do të shtyhej dhe do të kishim mundësi se do të diskutonim për reformën territoriale. Diçka e pavotuar në Konferencën e Kryetarëve nuk mund të futet për votim.

Së dyti, PD ka qenë e gatshme për t’i qëndruar vendimit që ka votuar këtu në Kuvend, i votuar nga të dyja forcat. Nëse doni të bëjmë një reformë në interes të qytetarëve, qëndrojini vendimit të parlamentit për të pasur anëtarë dhe bashkëkryesim të barabartë. Tërhiqeni projektvendimin që keni futur sot pa rregull dhe rregullore. Dhe janë dy bashkëkryetarët që duhet të bashkërendojnë përmbledhjet.

Nuk mundet PS t’i imponohet PD. Edhe në komisionet për bashkëkryesim doni të imponoheni dhe të vendosni ultimatume. Doni të dështoni paraprakisht reformën territoriale si në vitin 2014, sot pasojat i vuajnë qytetarët shqiptarë.”, u shpreh Zhupa.

The post Zhupa në Kuvend: Nuk mund të miratoni ndryshime për Territorialen appeared first on Gazeta Si.

FT: Ukraina, Europa dhe SHBA-të kanë rënë dakord për një plan zbatimi të armëpushimit

3 February 2026 at 10:04

Nga Gazeta ‘Si’– Ukraina ka rënë dakord me partnerët e saj perëndimorë që çdo shkelje e vazhdueshme e një marrëveshjeje të ardhshme armëpushimi nga Rusia të përballet me një përgjigje të koordinuar ushtarake nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara, raportoi gazeta Financial Times, duke cituar burime të njohura me diskutimet.

Sipas raportit, i cili nuk është verifikuar menjëherë nga Reuters, plani është diskutuar në mënyrë të vazhdueshme gjatë muajve dhjetor dhe janar mes zyrtarëve ukrainas, evropianë dhe amerikanë. Ai parashikon një reagim shumështresor ndaj çdo shkeljeje të një armëpushimi të arritur me Rusinë.

Financial Times raporton gjithashtu se të dërguarit nga Kievi, Moska dhe Uashingtoni pritet të takohen të mërkurën dhe të enjten në Abu Dhabi, në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës.

Sipas propozimit, çdo shkelje e armëpushimit nga Rusia do të pasohej brenda 24 orëve nga një reagim fillestar diplomatik. Nëse shkelja vazhdon, parashikohet ndërhyrja e ushtrisë ukrainase për të ndaluar veprimet armiqësore.

Në rast se armiqësitë përshkallëzohen, plani parashikon një fazë të dytë, ku do të përfshihen forcat e të ashtuquajturit “koalicion i të vullnetshmëve”, që përfshin disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe Mbretërinë e Bashkuar, Norvegjinë, Islandën dhe Turqinë.

Sipas publikimit, në rast të një sulmi më të gjerë, një përgjigje e plotë e koordinuar, e mbështetur nga Perëndimi dhe që do të përfshijë edhe ushtrinë amerikane, do të aktivizohej 72 orë pas shkeljes fillestare.

The post FT: Ukraina, Europa dhe SHBA-të kanë rënë dakord për një plan zbatimi të armëpushimit appeared first on Gazeta Si.

Yesterday — 2 February 2026Main stream

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

2 February 2026 at 20:19

Nga Gazeta ‘Si’- Policia Kufitare e Korçës ka konstatuar dhe ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm të moshës dhe nacionaliteteve të ndryshme, të cilët ishin strehuar në një ndërtesë të braktisur në fshatin Qatrom.

Sipas informacioneve paraprake, emigrantët ishin fshehur në një ndërtesë në afërsi të Teqesë së Qatromit, ndërsa gjatë ndërhyrjes së policisë u konstatua se njëri prej tyre kishte probleme shëndetësore, pasi kishte ndrydhur këmbën.

The post Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë appeared first on Gazeta Si.

Atentati në Lezhë, arrestohet polici që iu përgjigj me armë autorëve

2 February 2026 at 19:37

Nga Gazeta ‘Si’- Është ndaluar me urdhër të Prokurorisë polici i cili ndodhej brenda berberhanes në Rrilën e Lezhës mbrëmjen e djeshme (1 shkurt), ku dyshohet se iu bë atentat 21-vjeçarit Merando Nikulaj.

Polici me iniciale B.K., mësohet se është arrestuar pasi akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Ai ka qenë prezent brenda në berberhanen ku ndodhej edhe Merando Nikulaj dhe gjatë sulmit me armë, efektivi u është kundërpërgjigjur autorëve me armë zjarri.

Lidhur me ngjarjen autoritetet po vijojnë kontrollet në zonë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e të përfshirëve.

Sulmi dyshohet të jetë kryer nga tre persona, njëri në rolin e shoferit dhe dy të tjerët si qitës.

Kujtojmë se nga breshëria e plumbave mbeti i plagosur Sokol Daci 30 vjeç, pronar i berberhanes.

The post Atentati në Lezhë, arrestohet polici që iu përgjigj me armë autorëve appeared first on Gazeta Si.

Berisha mban foltoren e radhës: Rama, diktatori i drogës. Një mesazh dhe për efektivët

2 February 2026 at 19:04

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i PD-së Sali Berisha ftoi qytetarët që të bashkohen më 10 shkurt në rrugët dhe sheshet e Tiranës për një “kryengritje” kundër qeverisë aktuale.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shndërruar Shqipërinë në një “narko-shtet” dhe bëri thirrje për intensifikimin e protestave deri në largimin e tij nga pushteti.

Në foltoren e sotme, Berisha theksoi se zëri i qytetarëve sipas tij ka tronditur në themel regjimin e udhëhequr nga Edi Rama, të cilin e përshkroi si “diktator i drogës” dhe e krahasoi me regjimin e Enver Hoxhës.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës dhe rinisë shqiptare që të dalin në rrugë për të dhënë “mësimin e merituar” qeverisë.

“10 shkurt është dita tjetër e kryengritjes tonë paqësore. Qytetarët e Tiranës janë të ftuar të zbresin në shesh për t’i thënë leksionin këtij regjimi antishqiptar,” tha Berisha, duke shtuar se qeveria nuk ka alternativë tjetër përveç dorëheqjes.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se shqiptarët nuk mund të pajtohen me atë që ai e cilësoi si një regjim grabitqar dhe represiv. 

“Shqiptarët nuk pajtohen kurrë me një regjim që i plaçkit ata përditë, që ka kthyer vendin në një narko-shtet, në një regjim që largon qytetarët e vet nga Shqipëria”, u shpreh kreu i PD-së, duke shtuar se misioni i opozitës është të shpëtojë kombin nga narko-regjimi.

Berisha deklaroi se sipas tij, pasuritë e Shqipërisë duhet t’u kthehen qytetarëve dhe të shndërrohen në begati për shqiptarët, në mënyrë që të rikthehet shpresa te rinia. 

“Shqipëria dhe fati ynë është një. Pasuritë e Shqipërisë duhet të kthehen në begati për shqiptarët, për të kthyer shpresën e rinisë shqiptare”, tha ai.

Berisha u bëri thirrje efektivëve që të mos zbatojnë urdhra të paligjshëm dhe të qëndrojnë në anën e qytetarëve. 

“Ju bëj thirrje efektivëve të nderuar që të mos zbatoni urdhrat e atyre që ju drejtojnë. Jini me qytetarët që mbrojnë familjet tuaja”, tha ai. Berisha paralajmëroi se dhuna ndaj protestuesve mund të ketë pasoja. “Mos merrni misionin e gabuar, se gjithë jetën do t’ju rëndojë ndërgjegjja. Nuk mbrohet organizata kriminale, as hajdutët”, deklaroi Berisha, duke i ftuar policët që, pse jo, të bashkohen me qytetarët.

Berisha përfundoi mesazhin me një ftesë të hapur: “Le të bashkohemi më 10 shkurt për të përcjellë në Shqipëri dhe në mbarë botën mesazhin e fitores, mesazhin e triumfit tonë.”

The post Berisha mban foltoren e radhës: Rama, diktatori i drogës. Një mesazh dhe për efektivët appeared first on Gazeta Si.

PD bën prapaktheu/ Boçi: Do marrim pjesë tek ‘Territorialja’

2 February 2026 at 17:20

Nga Gazeta ‘Si’- Pas një mbledhjeje me dyer të mbyllura që u zhvillua me debate brenda Partisë Demokratike, duket se opozita ka bërë një “rrotullim 180-gradësh” për sa i përket bojkotit të Reformës Territoriale.

Ajo që filloi si një qëndrim i vendosur i Sali Berishës për t’i thënë “jo” komisioneve, përfundoi me shumë deputetë që shfaqën kundërshti ndaj qëndrimit të tij.

Fill pas mbledhjes, nënkryetari i PD, Luçiano Boçi deklaroi për mediat se Partia Demokratike nuk do të bojkotojë Komisionet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore.

Ai u shpreh se PD-ja do të vijojë të jetë pjesë e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe tha se do vijohet me agjendën e komisionit, e cila ka mbetur në momentin e zgjedhjes së sekretarit të komisionit.

Më tej ai theksoi se PD nuk do bashkëpunojë me Edi Ramën në nivele të tilla që konsiderohen bashkëpunime politike.

“Mbledhja e Komisionit tëRreformës Territoriale konsiderohet nul sepse nuk ka kourum se nuk ishim ne të pranishëm e prandaj Komisioni nuk ka vendime. Ne dëgjojmë edhe problemet e qytetarëve. Nëse PS do sillet në mënyrë arbitrare, ne nuk marrim pjesë në Komision që ndërtohet ditën nga ata e prishet natën. Do ketë reagim dhe ky reagim do jetë i fortë. Të dy Komisionet janë të ndërlidhura, pra janë komisione të posaçme, pasi nuk ka marrëveshje me Ramën”, deklaroi Boçi.

Mësohet se deputetët demokratë që dolën kundër Berishës në mbledhje janë Bledjon Nallbati, Xhelal Mziu, Oerd bylykbashi, Ina Zhupa, Tritan Shehu, Arjan Ndoja, Bujar Leskaj, Enno Bozdo dhe Tritan Shehu.

Ina Zhupa theksoi se opozita “nuk duhet ta lërë hapësirën bosh”, ndërsa Bledjon Nallbati dhe Xhelal Mziu kërkuan që PD të jetë pjesë e komisioneve për të mbrojtur interesin publik dhe për të kundërshtuar mazhorancën nga brenda.

Oerd Bylykbashi u shpreh se pjesëmarrja është e domosdoshme për të dhënë kontribut real në reforma, ndërsa Tritan Shehu dhe Arjan Ndoja kundërshtuan bojkotin duke e cilësuar si një taktikë që dobëson opozitën.

Edhe Bujar Leskaj paralajmëroi se mungesa e PD-së në komisione do t’i jepte mazhorancës dorë të lirë për të deformuar procesin.

Pas kësaj, Berisha u ‘spraps’ dhe u tha deputetëve demokratë se është Kryesia e PD-së ajo që do të vendosë për pjesëmarrje ose jo.

Kujtojmë se këtë të hënë u mblodh Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale ku opozita edhe njëherë tjetër mungoi.

Për shkak të mungesës së anëtarëve të këtij komisioni nga opozita për të disatën herë, Mazniku tha se mazhoranca do të kalojë nesër në Kuvend kërkesën për të ndryshuar përbërjen e këtij komisioni, ku Partia Socialiste do të kalojë me një anëtar më shumë.

The post PD bën prapaktheu/ Boçi: Do marrim pjesë tek ‘Territorialja’ appeared first on Gazeta Si.

Berisha: Agasi kalon nga një kafe në tjetrën dhe jep urdhra si Rama

2 February 2026 at 13:56

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të partisë, përmendi sërish Ergys Agasin, duke e cilësuar si “Rama”, pasi sipas tij jep urdhra dhe merr vendime sikur të jetë në krye të qeverisë.

Në fjalën e tij, Berisha tha se Agasi, ndonëse është shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen e AKSHI-t, ku akuzohet se ka vepruar si grup i strukturuar kriminal me të pandehurit e tjerë, sipas tij lëviz i lirë sepse mbrohet nga drejtori i policisë Ilir Proda.

Sipas kryedemokratit, Agasi, duke vepruar si një person me shumë pushtet, përdorte “oficerët e policisë për të ekzekutuar në mes të sheshit të Aeroportit të Tiranës dhe urdhëronte te Suel Çela pengjet e marra për t’u thyer kockat që të hiqnin dorë nga tenderat.”

“Galeria e Ergys Agasit është galeria më e shëmtuar e shtetit. Ajo do të hyjë në histori si dëshmia më e tmerrshme e degradimit e degjenerimit total të organizatës kriminale që quhet Rilindje. Kjo vetëm se Agasi ishte Rama, jo për arsye tjetër. Ishte Rama, Rama që vriste pam pam pam.

Që përdorte oficerët e policisë për të ekzekutuar në mes të sheshit të Aeroportit të Tiranës, që urdhëronte te Suel Çela pengjet e marra për t’u thyer kockat që të hiqnin dorë nga tenderat.

Ishte Rama që bën që të jetë i lirë sot, Ergys Agasi kalon nga një kafe në tjetrën dhe jep urdhra njëlloj si më parë. Përcakton dhe merr vendime se është Rama. Atë e mbron Ergysi i policisë që quhet Proda, përfaqësues kryesor i karteleve“, u shpreh Berisha.

Ai tha se janë me qindra demokratë që thonë se “nuk duhet të largohemi nga bulevardi pa larguar Edi Ramën.”

Sipas kreut të PD-së ndërkombëtarët po e presin protestën e opozitës shqiptare në bulevard.

“Gjithçka është në duart e të rinjve shqiptarë, e studentëve, e të rinjve punëtorë, e gjimnazistëve. Dhe unë kam shumë besim. E gjithë Europa pret protestën tonë. E gjithë bota pret protestën tonë. I kanë përcjellë protestat me simpatinë më të madhe, me vlerësimin maksimal. Ndaj dhe ne do të vazhdojmë misionin, misionin e përmbysjes së kësaj narkodiktaturë dhe rikthimin e votës së lirë për shqiptarët”, tha kreu i selisë blu.

The post Berisha: Agasi kalon nga një kafe në tjetrën dhe jep urdhra si Rama appeared first on Gazeta Si.

Berisha paralajmëron Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta

2 February 2026 at 13:43

Nga Gazeta ‘Si’- Në mbledhjen e grupit parlamentar kreu i PD Sali Berisha tha se zemërimi i qytetarëve ndaj kryeministrit Rama sipas tij po shkon në përmasa të papërmbajtura.

Ai akuzoi Ramën se është arkitekt i korrupsionit në Shqipëri dhe tha se ai duhet të japë dorëheqjen.

“E vlerësoj punën që keni bërë me zgjedhësit, por ju garantoj se zemërimi i qytetarëve po shkon në përmasa të papërmbajtura. Ka një revoltë të brendshme shpirtërore te njerëzit e thjeshtë që e shohin se edhe ajo shpresë që kishin te drejtësia për ndëshkimin e korrupsionit u shua. Ata kuptuan se shkaku, autori, arkitekti i sistemit të korrupsionit në Shqipëri e ka emrin Edi Rama”, tha Berisha.

Mandej ai paralajmëroi Ramën se nëse do të shkojë në Këshillin e Europës do ta presin shqiptarët me protesta.

“Nuk ka vend për kryeministra hajdutë si ky. Nuk ka vend për ata të cilët sillen si me qenë i biri i Enver Hoxhës aty dhe shanset i ka minimale, për të thënë të pakëta, sidoqoftë se në rast se ky synon të shkojë në atë seli, shqiptarët e Francës dhe Gjermanisë do i ketë para saj.

Po, do organizohet një nga protestat më të fuqishme sepse e meriton. Tani, keni parë ju, deputetë me mandate krimi, delinkuentë, kalojnë si hiena nga një sallë në tjetër duke thënë se ja si e nxin ky

Shqipërinë, pse unë them të vërtetat dhe mbroj dinjitetin e shqiptarëve që nuk kanë lidhje me këta hajdutë. Kurse ata mbrojnë krimet e tyre”, tha ai.

The post Berisha paralajmëron Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta appeared first on Gazeta Si.

Opozita mungon, Mazniku: Nesër kërkojmë ndryshimin e Komisionit për Territorialen

2 February 2026 at 13:28

Nga Gazeta ‘Si’- Partia Demokratike ka bojkotuar sërish punimet e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Territoriale.

Edhe pse i ishte lënë kohë opozitës deri sot, anëtarët demokratë nuk u paraqitën. Paralelisht në të njëjtin orar kreu i PD Sali Berisha ka mbledhur grupin parlamentar.

Kryetari i këtij komisionit, Arbjan Mazniku paralajmëroi se do t’i drejtohen Kuvendit formalisht për të bërë ndryshimet në Komision, me qëllim siç tha ai t’i hapet rruga punimeve të komisionit.

Ai deklaroi se kjo është hera e 4 që opozita nuk merr pjesë në këtë komision.

“Ne do t’i drejtohemi seancës për të ndryshuar komisionin dhe t’i hapim rrugën me shpejtësi dhe të fitojmë kohën e humbur” , tha Mazniku.

Po ashtu, Mazniku theksoi se do të kërkojnë që ky komision të mos ketë më dy bashkëkryetarë, por vetëm një kryetar si komisionet e tjera normale, kjo për të “zhbllokuar” situatën e krijuar nga mungesa e opozitës dhe për të çuar punën përpara, me qëllim përmbylljen e reformës deri në korrik të këtij viti.

Sjellim ndërmend se më herët ditën e sotme, kreu i grupi parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se do merren masa nëse anëtarët demokratë nuk marrin pjesë as sot në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale. Kjo nënkupton ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm, ku PS do të ketë një anëtar më shumë.

Gjatë Konferencës së Kryetarëve të mbajtur javën e kaluar, Partia Socialiste kërkoi që të ndryshohej formula e funksionimit të këtyre komisioneve, duke marrë shumicën e anëtarësisë dhe rrjedhimisht duke i dhënë mundësinë vetes për t’i bërë të gjitha ndryshimet e nevojshme pa opozitën. Partia Demokratike nga ana tjetër pretendon se nuk ka marrë pjesë për shkak të agjendave paralele dhe jo për arsye bojkoti.

The post Opozita mungon, Mazniku: Nesër kërkojmë ndryshimin e Komisionit për Territorialen appeared first on Gazeta Si.

Kallas: Largimi i SHBA-së nga Europa nuk filloi me Presidentin Trump

2 February 2026 at 12:49

Nga Gazeta ‘Si’- Kryediplomatja e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, deklaroi se largimi gradual i Shteteve të Bashkuara nga Europa nuk është një zhvillim i lidhur vetëm me presidencën e Donald Trump, por një proces afatgjatë që ka nisur prej vitesh dhe me të cilin Europa duhet të përshtatet urgjentisht.

Gjatë fjalës së saj në Konferencën e Sigurisë në Oslo, Kallas theksoi se kontinenti europian përballet me realitete të reja gjeopolitike, jo vetëm për shkak të Rusisë agresive, por edhe për shkak të ndryshimit të natyrës së aleancës transatlantike me SHBA-në.

“Largimi i SHBA-së nga Europa është një proces afatgjatë. Nëse shohim politikën transatlantike dhe vendimet e administratave amerikane ndër vite, kjo nuk ka filluar me Presidentin Trump. Ka shumë konvergjencë në politikat e administratave të ndryshme,” u shpreh Kallas.

Ajo paralajmëroi se është e gabuar të mendohet se ndryshimet në marrëdhëniet transatlantike lidhen vetëm me personalitete apo cikle zgjedhore, duke nënvizuar se bëhet fjalë për një prirje strategjike që kërkon reflektim dhe veprim nga BE-ja.

Kryediplomatja e BE-së u ndal gjithashtu te rreziku i shtimit të interesit për armët bërthamore, duke theksuar se ky fenomen ka marrë hov pas luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

“Largimi nga mospërhapja ka filluar me luftën e Rusisë, sepse shumë vende panë se kërcënimi me armë bërthamore funksionon. Vende me oreks territorial mendojnë se duke pasur armë bërthamore mund të marrin atë që duan, ndërsa vendet që ndihen të kërcënuara nga fqinjët besojnë se kjo është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur,” tha Kallas.

Sipas saj, kjo prirje përbën një rrezik serioz për rendin botëror dhe stabilitetin ndërkombëtar.

“Për sa i përket rendit botëror, ky është një zhvillim jashtëzakonisht i rrezikshëm,” përfundoi ajo.

The post Kallas: Largimi i SHBA-së nga Europa nuk filloi me Presidentin Trump appeared first on Gazeta Si.

Pas kuintave të diplomacisë: Si u prit plani i Trump për Groenlandën

2 February 2026 at 12:40

Nga Gazeta ‘Si’ – Kinezët shpresonin që nxitja e Presidentit Donald Trump për Groenlandën do t’i ndihmonte ata ta shkëpusnin Europën nga Amerika.

Finlandezët ishin të dëshpëruar të parandalonin një luftë tregtare për ishullin.

Ndërsa Islanda ishte e zemëruar nga sugjerimi se ajo është e radhës në listën e objektivave të Trump — “shteti i 52-të”.

Një seri raportesh diplomatike të Departamentit të Shtetit, të siguruara nga POLITICO, zbulojnë jehonat e thella që kanë shkaktuar kërkesat e presidentit për Groenlandën, teksa zyrtarë të huaj kanë shfryrë frustrimet e tyre këtë muaj me homologët amerikanë.

Mesazhet, që nuk ishin raportuar më parë, ofrojnë një vështrim prapa skenave mbi mënyrën si aleatët dhe kundërshtarët po e shohin ndikimin e përpjekjes së Trump për të marrë territor.

Ato nxjerrin në pah një pikë të re tensioni në një marrëdhënie transatlantike tashmë të tendosur nga lufta e Rusisë në Ukrainë, përplasjet për tarifat dhe kritikat amerikane ndaj politikave europiane.

Dhe vijnë pikërisht në momentin kur Trump po diskuton një marrëveshje kuadër që nuk shkon deri aty sa t’i japë SHBA-së pronësinë e Groenlandës, por që mund të zgjerojë aktivitetin ushtarak dhe minerar amerikan në territorin danez.

Raportet diplomatike theksojnë se sa e rëndësishme mbetet SHBA për shumë vende në Europë, edhe pse sjellja e Trump po i çon liderët e kontinentit në kufijtë e durimit.

“Të mos bëjmë divorc,” tha ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, “sidomos jo një divorc të rrëmujshëm.”

Një raport diplomatik nga Ambasada e SHBA në Pekin, i datës 21 janar, sugjeron se qeveria kineze është e etur të përfitojë nga lëvizjet e Trump për Groenlandën.

Situata “i ofron Kinës një mundësi për të përfituar nga lëkundjet europiane” dhe mund të “rrisë fërkimet transatlantike”, shkruanin diplomatët amerikanë duke përshkruar mënyrën e të menduarit në Kinë.

Por raporti diplomatik, që citon media dhe analistë të lidhur me Partinë Komuniste Kineze në pushtet, vëren gjithashtu se udhëheqja kineze ishte e vetëdijshme që një prani më e madhe ushtarake amerikane në Groenlandë mund t’ua komplikojë objektivat në Arktik dhe të “konsolidojë avantazhet ushtarake dhe infrastrukturore të SHBA-së”.

Zëdhënësi i Ambasadës Kineze, Liu Pengyu, nuk e adresoi drejtpërdrejt përmbajtjen e raportit diplomatik, por tha se çdo veprim i Kinës ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

“Aktivitetet e Kinës në Arktik synojnë të promovojnë paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit,” tha Liu.

Një tjetër raport diplomatik, i datës 20 janar nga Ambasada e SHBA në Helsinki, përshkroi shqetësimin në zyrën e ministres së Jashtme finlandeze lidhur me kërcënimet e Trump për të vendosur tarifa ndaj vendeve europiane që kishin dërguar këshilltarë ushtarakë në Groenlandë për të planifikuar stërvitje trupash.

Valtonen u shfaq e etur për të ulur tensionet.

Ajo u tha ligjvënësve amerikanë që vizita e disa ushtarëve në Groenlandë ishte një “keqkuptim”, sipas raportit diplomatik.

Finlanda nuk kishte plane të bënte asgjë “kundër amerikanëve” dhe oficerët — “disa djem” — tashmë ishin kthyer në Finlandë, tha ajo.

Ajo minimizoi edhe kërcënimet e Bashkimit Europian për kundërpërgjigje ndaj tarifave, duke i quajtur taktikë negociuese, dhe tha se do ta shtynte BE-në të “bëjë gjithçka për të parandaluar një luftë tregtare”.

Qeveria finlandeze nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

Kur u pyet për raportet diplomatike, Departamenti i Shtetit iu referua dëshmisë së Sekretarit të Shtetit Marco Rubio para Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit. Ai theksoi se bisedimet mes SHBA-së, Danimarkës dhe Groenlandës kishin nisur dhe “do të jenë një proces i rregullt”, pa dhënë detaje.

“Kemi pak punë për të bërë, por mendoj se do të përfundojmë në një vend të mirë,” tha ai. “Dhe mendoj se shumë shpejt do të dëgjoni të njëjtën gjë edhe nga kolegët tanë në Europë.”

Kishte gjithashtu dramë në Islandë pasi i nominuari i Trump për ambasador në atë vend, Billy Long, bëri shaka se Islanda mund të bëhej “shteti i 52-të” — me gjasë pasi Grenlanda të bëhej i 51-ti — dhe ai do të vepronte si guvernator.

Sekretari i Përhershëm i Shtetit i Islandës, Martin Eyjólfsson, thirri të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së, Erin Saëyer, për të kërkuar një kërkim-falje të nivelit të lartë dhe për t’i thënë se një gjuhë e tillë “nuk ka vend në diskursin ndërkombëtar”, sipas një raporti diplomatik të 23 janarit nga Ambasada e SHBA në Reykjavik drejt Uashingtonit.

Sawyer i tha se bërja e Islandës shtet nuk ishte politikë e SHBA-së dhe theksoi se Long kishte kërkuar falje për komentet. Nuk kishte tregues që ajo të kishte dorëzuar një kërkim-falje zyrtare të nivelit të lartë, siç kërkoi Islanda.

Megjithatë, ambasadorja islandeze në SHBA, Svanhildur Hólm Valsdóttir, tha në një deklaratë se qeveria “mori një sqarim të kënaqshëm” për komentet e Long dhe “e konsideron çështjen të mbyllur”.

Javën e kaluar Trump tërhoqi muaj të tërë kërcënimesh për ta marrë Groenlandën me forcë dhe për të nisur një luftë tregtare kundër aleatëve të NATO-s për këtë çështje.

Ai dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, arritën një “kuadër të një marrëveshjeje të ardhshme” për Groenlandën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, njoftoi Trump.

Propozimet që Rutte dhe Trump kanë diskutuar përfshijnë tre elementë kryesorë:

Njëri do t’i lejonte SHBA-së sovranitet të plotë mbi bazat e saj në Groenlandë. SHBA-së do t’i lejohej gjithashtu të krijonte më shumë baza, megjithëse Danimarka do të kishte të drejtë vetoje për vendndodhjen e tyre në ishullin arktik.

Kuadri përfshin mundësinë e integrimit të mburojës mbrojtëse “Golden Dome” të Trump si dhe një mision të NATO-s të fokusuar në Arktik. Propozimi do t’i jepte gjithashtu SHBA-së të drejtën e refuzimit të parë në projektet e shfrytëzimit të burimeve natyrore.

Nuk është e qartë sa kohë do të duhet për të finalizuar detajet apo për të bindur Groenlandën dhe Danimarkën. Të dyja këmbëngulin se, çfarëdo që të ndodhë, nuk do të bëjnë kompromis mbi sovranitetin.

Pavarësisht retorikës së sigurt, kërcënimet e Trump për Groenlandën kanë paraqitur një kërcënim ekzistencial për NATO-n, e cila rrallë sheh përplasje të tilla brenda aleancës.

Trump (në qendër djathtas), takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte (në qendër majtas), në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, më 21 janar 2026.

Rutte ka lëvizur shpejt në kërkim të një kompromisi. Ai ka përdorur mekanizmat e NATO-s në avantazhin e tij, duke shfrytëzuar dëshirën e Europës për ta mbajtur aleancën të bashkuar dhe duke lobuar që aleatët të rrisin angazhimin për sigurinë në Arktik.

Rutte ishte “këmbëngulës”, tha një diplomat i lartë i NATO-s.

I armatosur me opsione konkrete për t’ia ofruar Trump-it, ai kërkoi të harmonizonte qëndrimet kombëtare. Ndërsa kriza përshkallëzohej, ai kaloi “shumë ditë” në telefonata me këshilltarë të sigurisë kombëtare dhe liderë, përfshirë kryeministren daneze Mette Frederiksen, presidentin francez Emmanuel Macron, Giorgia Meloni të Italisë, kancelarin gjerman Friedrich Merz, Keir Starmer të Britanisë dhe vetë Trump.

Përpjekjet e tij çuan në takimin në Davos, që Trump e përshkroi si “shumë produktiv”, dhe duket se zbutën një shpërthim të mundshëm brenda NATO-s.

Megjithatë, zyrtarët europianë mbeten të shqetësuar për situatën diplomatike dhe të pasigurt për atë që kërkon realisht Trump.

“Ajo që na duhet tani në NATO është uniteti,” tha një zyrtar europian, “dhe ajo që po bëjnë Shtetet e Bashkuara është një gabim i madh duke ngritur këtë temë të Groenlandës.”

Marrë nga Politico / Përshtati Gazeta Si

The post Pas kuintave të diplomacisë: Si u prit plani i Trump për Groenlandën appeared first on Gazeta Si.

Balla për Territorialen: Nëse demokratët mungojnë, ndryshojmë formulën

2 February 2026 at 11:34

Nga Gazeta ‘Si’- Pas mbledhjes së sotme të Partisë Socialiste, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla njoftoi se për shkak të intensitetit të punëve do të shtohen seancat plenare që zhvillohen gjatë javës.

“Jemi në një proces intensiv, lidhur me kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë në aspiratat e saj për anëtarësim në BE.

Ajo që tha reporteri i PE-së Andreas Schieder, se me këtë ritëm reformash Shqipëria i ka të gjitha shanset të anëtarësohet në BE brenda vitit 2029, është diçka që secili prej nesh, anëtatë të Kuvendit të Shqipërisë, të kuptojë se është një legjislaturë historike sa i përket intensitetit të punës që duhet bërë në Kuvend.

I kam dëgjuar të ankohen se përse Kuvendi ka seanca të gjata dhe pse duhet të punojmë deri vonë, por unë them që duhet të jenë më të shpeshta dhe mbase duke shtuar numrin e seancave plenare në javë gjatë 2026-ës.”, tha Balla.

Ai u ndal edhe te Komisioni i Reformës Territoriale dhe tha se deputetët e PD sipas tij nuk lejohen nga Sali Berisha që të marrin pjesë në mbledhje.

Balla shpreson në një reflektim të demokratëve, për pjesëmarrjen ne komision ditën e sotme, në të kundërt, ai paralajmëroi se nesër në Kuvend do të aktivizohet mekanizmi zhbllokues.

“Unë nuk bëj ultimatume, por kam bërë një kërkesë kolegëve të PD që të reflektojnë sa i përket detyrimit që kanë për të zbatuar vendimin e Kuvendit për ngritjen e Kuvendit të Posaçme për Reformën Territoriale.

Tre muaj pas ngritjes së Komisionit, deputetët e PD nuk lejohen nga lidershipi i tyre për të marrë pjesë. Besoj dhe shpresoj që në mbledhjen e sotme, jo vetëm deputetët e opozitës të jenë prezent, por të marrin edhe detyrat, në mënyrë që nesër ne seancën e Kuvendit të mos vendosim mekanizma zhbllokues.

Ky mekanizëm zhbllokues do të aplikohet tek komisioni i posacëm për territorialen, nëse nuk ka reflektim dhe Shqipëria është e detyruar të adresojë rekomandimet shumë vjeçare të ODIHR.

Unë mendoj që dialogu e ka parakusht të vetëm pjesëmarrjen. Me këtë të dialogoj, kur ai nuk vjen”, tha Balla.

The post Balla për Territorialen: Nëse demokratët mungojnë, ndryshojmë formulën appeared first on Gazeta Si.

Serbët po dëbohen nga shtëpitë e tyre teksa Kina merr kontrollin e një perandorie minerare…

2 February 2026 at 10:55

Nga Gazeta ‘Si’- Në verilindje të Serbisë, qyteti i Borit u ngrit mbi disa nga depozitat më të rëndësishme të bakrit dhe arit në Europë.

Që nga vitet 1940, rajoni tërhoqi me shpejtësi punëtorë nga e gjithë Jugosllavia. Majdanpeku, vetëm 70 kilometra larg, u zhvillua rreth një tjetër rezerve gjigante, e vlerësuar në mbi 600 milionë tonë mineral.

Për dekada me radhë, këto qendra minerare mbajtën gjallë industrinë e rëndë jugosllave por sot, kjo trashëgimi po bëhet gjithnjë e më e brishtë.

Që nga viti 2018, kompleksi minerar është marrë nën kontroll nga grupi shtetëror kinez Zijin Mining, i cili ka investuar 2.3 miliardë euro për të rritur prodhimin.

Zgjerimi shkon shumë përtej industrisë, ai po transformon tokën dhe jetën e banorëve. Familje të tëra po shohin shtëpitë, pronat dhe kujtimet e tyre të zhduken, ndërsa vendbanimet përpihen nga miniera. Qeveria serbe ka dështuar të ofrojë alternativa kuptimplota për zhvendosjen e tyre.

Dëmi mjedisor është i thellë: pyje dhe lumenj po shkatërrohen, fauna është në rrezik, dhe banorët përballen me disa nga ajrat më të ndotur në Europë.

Ndërkohë, një forcë pune kineze gjithnjë në rritje, tashmë me mijëra persona, mbetet kryesisht e izoluar në kampe të mbyllura, me pak ose aspak kontakt me vendasit, duke lënë pas një prani masive, por të paprekshme.

Bori dhe Majdanpeku ilustrojnë një model më të gjerë. Në vitin 2022, investimet kineze në Serbi u barazuan për herë të parë me investimet e kombinuara të të 27 vendeve të Bashkimit Europian, duke ngritur pyetje për sovranitetin dhe ndikimin neokolonial. Debati u ashpërsua pas shembjes së një stacioni hekurudhor të rinovuar nga Kina në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona në vitin 2024 ,një ngjarje që ndezi valë protestash.

Ndërsa Zijin Mining vazhdon të zgjerojë gjurmën e saj, rajoni dhe njerëzit e tij mbeten të pezulluar në një betejë mes fitimit ekonomik dhe gërryerjes së ngadaltë të kujtesës kolektive — zhdukjes së shtëpive, traditave dhe historisë së komuniteteve të kërcënuara.

Kinezët**

Një kuzhiniere kineze në një restorant kinez në Bor. Teksti në përparësen e saj mund të përkthehet si: “I fitoj paratë me lopatë.”

Më pas, ekrane të mëdha jashtë selisë së Zijin Mining në Bor shfaqin video promovuese të aktiviteteve të kompanisë në rajon.

Kompania ka sjellë mijëra punëtorë nga Kina, të strehuar në kampe brenda zonës minerare dhe të penguar të integrohen me popullsinë vendase.

“Ky është kolonizim,” thotë Ixeca, familja e të cilit është marrë me bujqësi për breza. Tani, zgjerimi i minierës kërcënon jetesën e tyre. Disa toka janë shpronësuar dhe familja ka ngritur padi kundër Zijin Mining.

Fqinjë? Flamujt kinez dhe serb brenda një restoranti kinez në Bor.

Kontrata mes Serbisë dhe Zijin Mining mbetet e klasifikuar, duke ngritur shqetësime për ligjshmërinë e saj. Prania kineze është dërrmuese, por shpesh e padukshme. Vetëm menaxherët dhe stafi i lartë i Zijin lejohen të dalin nga kampet, jo punëtorët e zakonshëm.

Gjurmë të thella

Një nga godinat që Zijin Mining përdor si zyra në Bor. Serbia shfaqet si një pikë kyçe e ndikimit kinez jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Europën Qendrore dhe Lindore. Pekini është bërë investitori individual më i madh në Serbi.

Rreziqe shëndetësore: Një radiografi e mushkërive të një gruaje nga Krivelji, e cila vdiq nga kanceri i mushkërive në moshë të re. Familja fajëson ndotjen nga aktivitetet minerare.

Nxjerrja intensive dhe shkrirja e metaleve ndihen në të gjithë rajonin. Cilësia e ajrit është shqetësim madhor: një raport i janarit 2024 tregoi rritje të shpeshta të dioksidit të squfurit rreth Borit, duke kontribuar në probleme akute dhe kronike të frymëmarrjes, si dhe në reshje acide. Studimi gjeti gjithashtu grimca të imëta që përmbajnë metale të rënda si plumbi, kadmiumi, nikeli dhe arseniku. Asnjë vlerësim sistematik i shëndetit publik nuk është kryer që kur Zijin mori kontrollin.

Në vitin 2023, Serbia eksportoi rreth 1.06 milionë tonë mineral bakri dhe koncentrate, me vlerë 1.46 miliardë dollarë — blerësi kryesor ishte Kina.

Serbët**

Flejmë mbi ar, por po vdesim nga kanceri,” thotë 73-vjeçarja Joleht, brenda shtëpisë së saj në Slatinë. Fqinjët thonë se shtëpitë po shemben ngadalë për shkak të minierave nëntokësore: çarje, ujëra që depërtojnë në mure.

Lumi i vdekur: Borska Reka, një nga lumenjtë më të ndotur në Evropë. Analizat tregojnë përqendrime të larta bakri, arseniku dhe nikeli, mbi pragjet e lejuara. Lumi konsiderohet “i vdekur”, pa jetë ujore, me pasoja që arrijnë deri në Danub.

Instituti i Shëndetit Publik Batut publikoi një studim që tregon rritje të rrezikut të vdekshmërisë për të gjitha grupmoshat në Bor.

E ardhmja**

Jasna Bacilović me vajzën e saj në Krivelj, një fshat që po zhduket.

“Nuk dua të jetoj askund tjetër. Kjo është shtëpia ime,” thotë ajo.

Krivelji dikur kishte 22 kafene familjare. Sot ka mbetur vetëm një.

Të larguarit: Stacioni i autobusëve në Majdanpek, i mbuluar me njoftime vdekjeje. Megjithëse Bashkia e Borit është ndër më të pasurat në Serbi, pagat mbeten të ulëta. Ka plane për zhvendosjen e komunitetit në Metovnicë, por asgjë nuk është konfirmuar.

Ky nuk është fundi i botës, por nga këtu mund ta shohësh,” thotë Aladin Zekypy, me dy fëmijët e tij, i cili jeton vetëm disa dhjetëra metra nga miniera e hapur.

Marrë nga Politico/Përshtati Gazeta Si

The post Serbët po dëbohen nga shtëpitë e tyre teksa Kina merr kontrollin e një perandorie minerare… appeared first on Gazeta Si.

Trump: Teherani po bisedon seriozisht me Uashingtonin

2 February 2026 at 10:00

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Irani është “duke biseduar seriozisht” me Shtetet e Bashkuara pas kërcënimeve të tij për veprime ushtarake dhe rritjes së prezencës së pajisjeve ushtarake amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme.

Teherani “po bisedon me ne dhe do ta shohim nëse mund të bëjmë diçka. Përndryshe, do të shohim se çfarë ndodh. Kemi një flotë të madhe të nisur atje”, ka thënë Trump për Fox News.

Më vonë, Trump u ka thënë gazetarëve se ata “po angazhohen me ne në bisedime serioze”. Ende nuk është bërë e qartë se nën çfarë rrethanash janë duke u zhvilluar ato bisedime.

Trump ka thënë se administrata amerikane i ka informuar aleatët në rajon për mundësinë e sulmeve ushtarake, duke cituar shqetësimet për sigurinë.

“Nuk mund t’ua tregojmë planin. Nëse ua tregoj planin, do të ishte pothuajse aq keq sa t’ua tregoja juve mediave planin”, ka thënë ai.

The post Trump: Teherani po bisedon seriozisht me Uashingtonin appeared first on Gazeta Si.

Zelensky: Me 4 shkurt nis raund i ri bisedimesh trepalëshe me Moskën dhe SHBA

2 February 2026 at 09:58

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se një raund i ri bisedimesh trepalëshe me Moskën dhe Uashingtonin është caktuar për datat 4–5 shkurt në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa takimi vjen pas një raundi tjetër sulmesh ajrore vdekjeprurëse ruse ndaj objekteve civile.

Në fjalimin e tij të përnatshëm, Zelensky tha se ekziston “një marrëveshje për të mbajtur një takim trepalësh në një nivel të përshtatshëm… të mërkurën dhe të enjten në Emiratet e Bashkuara Arabe, si herën e kaluar”.

Kishte pasiguri rreth bisedimeve, të cilat fillimisht ishin planifikuar të mbaheshin në kryeqytetin e Emirateve më 1 shkurt. Zelensky më 31 janar tha se ekipi i tij ishte gati për negociata të tilla, por se po priste përgjigje nga Shtetet e Bashkuara.

“Kam planifikuar një takim për [2 shkurtin] me Rustem Umerovin”, tha Zelensky, duke iu referuar negociatorit kryesor të Kievit.

Udhëheqësit ukrainas synojnë “të bien dakord për kornizën e bisedimeve [në Abu Dhabi] dhe të përgatisin gjithçka. Në mbrëmjen e [2 shkurtit], ekipi tashmë do të jetë rrugës për në negociata”.

“Shkurti do të jetë një periudhë e aktivitetit mjaft intensiv të politikës së jashtme nga ana jonë, me kontakte dhe takime që fillojnë që nesër”, shtoi Zelensky.

“Ne presim që pala amerikane të jetë po aq aktive, dhe veçanërisht kjo vlen për masat e de-përshkallëzimit, uljen e sulmeve. Dhe shumë varet nga ajo që pala amerikane do të arrijë, në mënyrë që njerëzit t’i besojnë si procesit ashtu edhe rezultateve, natyrisht”, shtoi ai.

Zyrtarët amerikanë dhe rusë nuk komentuan menjëherë mbi deklaratat e Zelenskyt.

Bisedimet pasuese

Negociatat e drejtpërdrejta që përfshijnë Moskën dhe Kievin, së bashku me përfaqësues amerikanë, rifilluan në Abu Dhabi më 23–24 janar. Takimet mes negociatorëve ukrainas dhe rusë kanë qenë të rralla që nga pushtimi në shkallë të plotë i Kremlinit në shkurt të vitit 2022.

Më 30 janar, i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, u takua me negociatorin e Kremlinit, Kirill Dmitriev, në Miami për ato që ai i përshkroi si “takime produktive dhe konstruktive”.

Witkoff tha se Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, si dhe këshilltari qeveritar Josh Gruenbaum, gjithashtu morën pjesë në bisedimet në Florida.

Megjithatë, pavarësisht asaj që zyrtarët amerikanë e panë si një dinamikë pozitive në përpjekjet e ripërtërira diplomatike, sulmet ajrore ruse vazhduan të godasin infrastrukturën civile dhe logjistike në të gjithë Ukrainën, ndërsa temperaturat në vend ranë deri në minus 30 gradë Celsius.

Zyrtarët ukrainas raportuan më 1 shkurt se dy sulme të ndara me dronë vranë të paktën 18 persona në rajonin juglindor të Ukrainës, Dnjepërpetrovsk, duke plagosur të paktën shtatë të tjerë.

Gjashtëmbëdhjetë persona u vranë kur një dron rus goditi pranë një autobusi në zonën e Pavlohradit, ndërsa dy të tjerë humbën jetën pasi një dron goditi një shtëpi private në kryeqytetin e rajonit, Dnjepër, më herët gjatë ditës.

DTEK, kompania më e madhe private e shërbimeve energjetike në Ukrainë, e cila ishte pronare e autobusit, shtoi se personat e vrarë në zonën e Pavlohradit ishin minatorë që po ktheheshin nga turni i tyre i punës. Detajet e sulmeve nuk mund të verifikohen menjëherë në mënyrë të pavarur.

The post Zelensky: Me 4 shkurt nis raund i ri bisedimesh trepalëshe me Moskën dhe SHBA appeared first on Gazeta Si.

❌
❌