Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 January 2026Main stream

16 milionë dollarë dëmshpërblim? Bad Bunny akuzohet për përdorim pa leje të zërit të një gruaje

By: gaze tare
11 January 2026 at 19:11

Karriera e Bad Bunny është sërish në qendër të polemikave, këtë herë larg skenës dhe top listave muzikore. Një grua nga Porto Riko ka ngritur padi kundër artistit për përdorimin e paautorizuar të zërit të saj në dy nga këngët e tij, duke kërkuar 16 milionë dollarë kompensim.

Sipas padisë, zëri i përket një fraze të regjistruar në vitin 2018, kur gruaja pranoi ta regjistronte atë me kërkesë të producentit Roberto Rosalido, një bashkëpunëtor i rregullt i Bad Bunny që nga fillimi i karrierës së tij. Të dy u takuan në një kurs kur ishin studentë dhe, në këtë kontekst, u bë regjistrimi. Paditësja pretendon se ajo nuk u informua kurrë se audioja do të përdorej komercialisht ose se do të përfundonte duke qenë pjesë e këngëve të botuara dhe të shpërndara në shkallë të gjerë.

Fragmenti i zërit u përfshi për herë të parë në këngën ‘Solo de mi’, një nga këngët më të njohura të artistit në albumin e tij ‘X100pre’ , të publikuar në vitin 2018. Vite më vonë, e njëjta audio u rishfaq në ‘EeO’, një këngë e publikuar në albumin e tij të fundit ‘Debi tirar mas fotos’ , të publikuar në vitin 2025. Të dyja këngët kanë grumbulluar miliona dëgjime në platformat dixhitale, një faktor kyç në sqarimin e shifrës ekonomike të pretenduar nga paditësi.

Gruaja pretendon se nuk ka pasur asnjë kontratë që autorizon përdorimin e zërit të saj, as nuk është negociuar ndonjë kompensim për përdorimin e tij për qëllime muzikore, promovuese ose reklamuese . Nga pikëpamja e saj, kjo është një shkelje e të drejtave të saj , e përkeqësuar nga suksesi masiv i këngëve në të cilat shfaqet regjistrimi i saj.

Për momentin, Bad Bunny nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për këtë çështje. Heshtja e tij përkon me një moment vëmendjeje të veçantë mediatike për shkak të turneut të tij të ardhshëm.

The post 16 milionë dollarë dëmshpërblim? Bad Bunny akuzohet për përdorim pa leje të zërit të një gruaje appeared first on iconstyle.al.

Protestat ‘e përgjakshme’ në Iran/ Rëndohet bilanci, rreth 500 të vdekur dhe mbi 10,000 arrestime

By: gaze tare
11 January 2026 at 19:01

Mediat shtetërore në Iran raportojnë se dhjetëra anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë gjatë protestave të shkaktuara nga kriza ekonomike, ndërsa kryetari i Parlamentit ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin me kundërpërgjigje në rast të një sulmi ndaj vendit.

Televizioni shtetëror iranian bëri të ditur të dielën se 30 policë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë humbur jetën në provincën Isfahan, ndërsa edhe gjashtë të tjerë janë vrarë në Kermanshah, në perëndim të vendit, gjatë trazirave të fundit.

Nga ana tjetër, agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim raportoi se numri i përgjithshëm i forcave të sigurisë të vrara në mbarë vendin ka shkuar në 109 që nga nisja e protestave.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit njoftoi gjithashtu se një punonjës i saj ka humbur jetën gjatë një sulmi ndaj një ndërtese të ndihmës humanitare në qytetin Gorgan, kryeqendra e provincës Golestan.

Sipas mediave shtetërore, një xhami është djegur në qytetin Mashhad, në lindje të Iranit, mbrëmjen e së shtunës, duke shtuar më tej tensionet në vend.

Këto shifra viktimash vijnë në një kohë kur autoritetet iraniane po intensifikojnë përpjekjet për të shuar protestat më të mëdha të viteve të fundit. Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë, të revoltuar nga rritja e ndjeshme e çmimeve, inflacioni dhe përkeqësimi i kushteve të jetesës.

Ministria e Brendshme deklaroi se “trazirat” po vijnë gradualisht drejt shuarjes, ndërsa Prokurori i Përgjithshëm paralajmëroi se personat e përfshirë në dhunë mund të përballen edhe me dënimin me vdekje.

Të shtunën, Ali Larijani, një zyrtar i lartë i sigurisë, akuzoi disa protestues për akte ekstreme dhune, duke i krahasuar me veprimet e grupit terrorist ISIS, duke thënë se ata “kanë vrarë njerëz dhe i kanë djegur, njësoj siç vepron ISIS”.

Ndërkohë, profesori Hassan Ahmadian nga Universiteti i Teheranit, në një intervistë për Al Jazeera, deklaroi se protestat që nisën dy javë më parë u përshkallëzuan në dhunë të hapur të enjten, duke e cilësuar atë si “një nga ditët më të frikshme në Iran, përfshirë edhe Teheranin”.

The post Protestat ‘e përgjakshme’ në Iran/ Rëndohet bilanci, rreth 500 të vdekur dhe mbi 10,000 arrestime appeared first on iconstyle.al.

Pse farat chia nuk janë për të gjithë?

By: gaze tare
11 January 2026 at 18:33

Farat Chia janë një superushqim që u shfaq disa vite më parë në botën perëndimore dhe me mbërritjen e tyre u dashuruan lehtësisht dhe u përfshinë në dietën e përditshme të shumë njerëzve. Megjithatë, siç rezulton, ato nuk janë të përshtatshme për të gjithë. Të pasura me fibra, omega-3 dhe minerale, këto fara të vogla mund të shkaktojnë efekte anësore të papritura kur merren në mënyrën e gabuar ose nga njerëzit e gabuar.

Pse farat chia nuk janë për të gjithë

Edhe pse farat chia janë një burim lëndësh ushqyese, ato nuk janë të përshtatshme për të gjithë. Personat me probleme me zorrët, presion të ulët të gjakut, alergji ndaj farave, probleme me veshkat ose personat që marrin hollues gjaku duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm.

Ata që kanë probleme me zorrën e irritueshme

Për ata që kanë probleme me tretjen, farat chia mund t’i përkeqësojnë gjërat përpara se t’i përmirësojnë. Kur zhyten në ujë, ato fryhen dhe thithin pothuajse 10 herë peshën e tyre në ujë. Për stomakët e ndjeshëm, kjo mund të çojë në gazra, fryrje ose edhe dhimbje barku.

Ekspertët rekomandojnë të filloni me gjysmë luge çaji për të parë se si reagon zorrët tuaja. Ata që vuajnë nga sindroma e zorrës së irritueshme (IBS) ose ndjeshmëri të tjera të zorrëve duhet gjithmonë t’i zhytin farat chia në ujë të bollshëm dhe të pinë shumë ujë për të shmangur shqetësimin.

Ata me presion të ulët të gjakut

Farat e chia-s janë të pasura natyrshëm me acid alfa-linolenik dhe kalium, të cilat njihen për uljen e presionit të gjakut. Ndërsa kjo është e shkëlqyer për njerëzit me presion të lartë të gjakut, mund të jetë e rrezikshme për ata që tashmë kanë presion të ulët të gjakut. Konsumimi i tepërt mund të shkaktojë marramendje, kokëlehtësi ose lodhje të pazakontë tek këta individë.

Njerëzit që marrin antikoagulantë ose aspirinë

Nëse jeni duke marrë varfarinë, aspirinë ose ilaçe të tjera për hollimin e gjakut, farat chia mund të mos jenë miku juaj më i mirë. Këto fara janë të pasura me acide yndyrore omega-3, të cilat gjithashtu hollojnë gjakun. Konsumimi i tepërt i tyre mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes ose mavijosjes. Mjekët shpesh rekomandojnë kufizimin e marrjes së chia në jo më shumë se 1 lugë gjelle në ditë dhe konsultimin me një mjek nëse jeni duke marrë ndonjë ilaç.

Ata që kanë alergji ndaj sporeve

Nëse keni një alergji të njohur ndaj farave të susamit, lirit ose sinapit, fara chia mund të shkaktojë reaksione të ngjashme. Reaktiviteti i kryqëzuar është i rrallë, por i mundshëm. Shenjat paralajmëruese të hershme përfshijnë kruajtje, skuqje, ënjtje ose probleme me frymëmarrjen pas ngrënies. Ata që kanë alergji ndaj farave duhet ose ta shmangin fare farën chia ose të bëjnë një test alergjie para se ta shtojnë atë në dietën e tyre.

Njerëzit me probleme me veshkat

Për ata me sëmundje të veshkave, përmbajtja e lartë e kaliumit dhe fosforit në farën chia mund të jetë e dëmshme. Këto minerale mund të grumbullohen në gjak kur veshkat nuk funksionojnë në mënyrë efektive, gjë që mund të shkaktojë ndërlikime me kalimin e kohës.

The post Pse farat chia nuk janë për të gjithë? appeared first on iconstyle.al.

Pamje shqetësuese në BBVK, Limi i drejtohet Albës me fjalë denigruese

By: gaze tare
11 January 2026 at 18:05

Një episod i rëndë është regjistruar gjatë mbrëmjes së kaluar në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku në qendër të vëmendjes kanë qenë Limi dhe Alba, cifti me i perfolur per momentin ne reality show.

Gjatë një bisede në dhomën e gjumit, situata mes tyre ka dalë jashtë kontrollit, duke u shndërruar në një përballje të ashpër verbale. Në pamjet që tashmë po qarkullojnë gjerësisht në rrjet, Limi dëgjohet duke i drejtuar Albës fjalë fyese dhe urdhëruese, në përpjekje për ta bërë të heshtë.

Edhe pse audio nuk është plotësisht e qartë, disa nga shprehjet dallohen qartë, ndërsa gjuha e përdorur, kryesisht në anglisht, ka ngjallur reagime të forta për shkak të tonit denigrues dhe agresiv.

“Mos e bëjë të kalojë në nivel tjetër muhabeti, mos më trego ti mu Zotin tënd. Shhh!! You Motherfer, shut the f up. E din ti shumë mirë se çfarë po të them”, i tha ai Albës, ndersa kjo e fundit nuk reagoi.

Këto pamje kanë shkaktuar indinjatë në publik, pasi sjellja dhe fjalori i përdorur nga Limi janë konsideruar të papranueshme dhe ofenduese, duke e vendosur Albën në një situatë të vështirë përballë kamerave dhe publikut.

Nuk dihet nese keto pamje do diskutohen ne Prime-in e ardhshem.

The post Pamje shqetësuese në BBVK, Limi i drejtohet Albës me fjalë denigruese appeared first on iconstyle.al.

Benita qan me dënesë në ‘BBVK’: Të dua Endri, më mungon

By: gaze tare
11 January 2026 at 17:48

Një situatë prekëse është shënuar gjatë ditës së sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku emocionet e banores Benita Zenës kanë dalë në pah përpara kamerave.

E njohur për qëndrimin e saj të fortë dhe të rezervuar në lojë, banorja këtë herë nuk ka mundur t’i mbajë lotët. Gjithçka nisi në momentin kur në shtëpi u transmetua një këngë e interpretuar nga Endri, partneri i saj jashtë shtëpisë. Zëri dhe vargjet e tij duket se prekën një tel të ndjeshëm, duke e bërë Benitën të dorëzohej përballë mallëngjimit.

E pushtuar nga emocionet, ajo u shpreh mes lotësh: “Të dua Endri, më mungon”.

Ky moment vjen në vazhdën e konfirmimit të bërë pak ditë më parë nga mediat, ku u zbulua se mashkulli që ka fituar zemrën e Benitës dhe që ajo ka lënë jashtë shtëpisë është pikërisht Endri. Reagimi i saj ndaj këngës së tij vetëm sa e forcon më tej idenë e një lidhjeje të fortë, që po i reziston distancës dhe sfidave të izolimit.

Dyshja nuk kane ndare ne rrjete sociale asgje nga romanca e tyre, mirepo pritet qe ne Prime-in e ardhshem, te disktuohet per kete histori dashurie.

The post Benita qan me dënesë në ‘BBVK’: Të dua Endri, më mungon appeared first on iconstyle.al.

“Uroj shumë që të hapë sytë”/ Reagon motra e Stelinës: Shpresoj të mos bëjë gabim…

By: gaze tare
11 January 2026 at 17:29

Në emisionin “Fan Club” të ditës së sotme, përmes një lidhjeje telefonike, ka reaguar motra e Stelinës, e cila ka komentuar zhvillimet e fundit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, veçanërisht situatën e krijuar pas hyrjes së Inës gjatë Prime-it të mbrëmshëm.

Ina, vajza me të cilën Keijsi ka pasur një histori në të kaluarën, u rikthye në vëmendje pas publikimit të një videoje ku ajo shfaqej duke u puthur me banorin, fakt që sipas familjarëve të Stelinës ka qenë një nga arsyet kryesore të ndarjes së tyre.

Motra e banores u shpreh se pamjet e transmetuara ishin një “mesazh” i qartë për Stelinën, që të mos rikthehet më në një lidhje që ajo e konsideron të dëmshme.

“Vëllai i madh i ka bërë nder për t’i hapur sytë, uroj shumë që Stelina të hapë sytë. Më vjen keq sepse e di shumë mire që ajo realisht ka qenë e përfshirë dhe ka pasur një ndjenjë të sinqertë me Keijsin. Ne nuk kemi qenë dakord se janë karaktere të ndryshme. Shpresoj të mos bëjë gabim dhe të mos kthehet në atë marrëdhënie toksike. Këshilla ime për të është larg njerëzve toksikë dhe që nuk të kthejnë respekt”, tha motra e Stelinës.

Në të njëjtën kohë, në studio ishte i ftuar edhe një mik i Keijsit, i cili u përpoq të shpjegonte sjelljen e tij brenda shtëpisë, duke theksuar se presioni i lojës dhe dinamika e formatit kanë ndikuar në mënyrën se si ai është perceptuar nga publiku.

“Keijsi aty nuk është ai djali që është jashtë, nuk ka ditur të menaxhojë situatën aty brenda. Dhe formati që ka qenë, ka qenë format që të njihet me dikë, por te kjo situatë që i ndodhi është gjykuar shumë, sepse jo të gjithë mendojnë njësoj”.

The post “Uroj shumë që të hapë sytë”/ Reagon motra e Stelinës: Shpresoj të mos bëjë gabim… appeared first on iconstyle.al.

Brikena ka qenë e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurenti

By: gaze tare
11 January 2026 at 16:45

Ish-banorja e “Big Brother”, Olta Sheta, ka qenë sot e ftuar në emisionin “Fan Club”, ku ka komentuar banorët e “Big Brother VIP 5”. Olta ka bërë një deklaratë të fortë ku ka thënë se Brikena ka qenë e lidhur me një tjetër ish-konkurrent të “Për’puthen”, Atdheun. Sipas Shetës, në atë kohë Brikena ende nuk ka qenë e njohur, nuk ka qenë Miss.

Vetë Atdheu nuk e la pa përgjigje këtë deklaratë, duke zgjedhur te komentoje e madje te hedhe poshte deklaraten e thene per te. Ai u lidh drejtpërdrejt me “Fan Club”, ku mohoi kategorikisht çdo aludim për një lidhje romantike, duke dhënë versionin e tij për njohjen me Brikenën dhe duke theksuar se mes tyre nuk ka pasur asgjë më shumë se një takim miqësor.

“Është vajzë e çiltër, është vajzë e pastër. Nuk është intrigante. Madje po bëj tifo për të. Nuk dua të kryqëzohet në rrjet, prandaj vendosa të reagoj, nuk ka patur gjë. Thjesht jemi njohur, kemi dalë, jemi takuar një herë në kafe përmes një shokut tim, edhe kaq”, tha ish-konkurrenti i “Për’puthen”.

Ai shtoi gjithashtu se me Mateon ruan marrëdhënie shoqërore, pasi janë njohur që në kohën kur ishin pjesë e të njëjtit format televiziv, “Për’puthen”.

The post Brikena ka qenë e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurenti appeared first on iconstyle.al.

“Po mendon t’i dërgojë një letër”/ Çfarë thotë Landi për reagimin e bashkëshortes së Mirit

By: gaze tare
11 January 2026 at 16:23

Këngëtari Ronald Hysi ka qenë sot i ftuar në emisionin “Fan Club”, ku ka folur për situatën e krijuar mes Mirit dhe Selin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, duke dhënë këndvështrimin e tij si mik i afërt i banorit.

Gjatë bisedës, Landi u ndal edhe te marrëdhënia martesore e Mirit, duke sqaruar se bashkëshortja e tij vjen nga një kulturë tjetër dhe se, sipas tij, çifti gëzon një raport të shëndetshëm.

“Nusja e Mirit është gjermane, ka një mentalitet ndryshe nga përjetimi i shqiptarëve në përgjithësi. Nga sa i njoh unë, ata kanë një marrëdhënie bashkëshortore të mirë”, tha Landi.

I pyetur nëse situata ku Miri dhe Seli flenë në të njëjtin shtrat përbën problem, Landi ishte i drejtpërdrejtë në përgjigjen e tij:

“Jo. Nuk ka bërë gjynah dhe krim, asnjëri nga të dyja palet nuk ka bërë gjynah dhe krim. Nuk i ka hyrë në hak as shoqërisë dhe as familjes”.

Në vazhdim, ai u pyet edhe për reagimin e bashkëshortes së Mirit, e cila ka qëndruar e rezervuar publikisht dhe për të cilën është përfolur se nuk ndodhet më pranë tij prej kohësh. Sipas Landit, ajo ka bërë një reagim të vetëm në rrjetet sociale dhe po mendon një hap tjetër.

“Ka bërë një postim për Mirin, pas reagimit të babait të Selin për Mirin. Po mendon që t’i dërgojë një letër”.

The post “Po mendon t’i dërgojë një letër”/ Çfarë thotë Landi për reagimin e bashkëshortes së Mirit appeared first on iconstyle.al.

Ish-aktori i “High School Musical” bie në pranga, arrestohet për pornografi me fëmijë

By: gaze tare
11 January 2026 at 11:55

Ish-aktori i Disney-t, Matt Prokop, i njohur më së miri për rolin e tij në “High School Musical 3: Senior Year”, u arrestua nga autoritetet në Qarkun Victoria, Teksas.  34-vjeçari po mbahet në paraburgim pa lirim me kusht dhe përballet me akuza të shumta, përfshirë posedimin e pornografisë me fëmijë, sipas TMZ.

Matt Prokop u arrestua më 24 dhjetor 2025 dhe, siç konfirmohet nga autoritetet lokale, mbetet në paraburgim në burgun e qarkut. Përveç akuzës për posedim të pornografisë me fëmijë, i njëjti informacion thotë se ai përballet gjithashtu me një akuzë për rezistencë ndaj arrestimit dhe dy akuza për rezistencë ndaj arrestimit, kontrollit ose transportimit.

Mediat lokale (Crossroads Today) e lidhin arrestimin me një shkelje të dyshuar të kushteve të lirimit me kusht nga një çështje e mëparshme, pasi në maj 2024 ai u arrestua dhe u akuzua për sulm të rënduar dhe rezistencë ndaj arrestimit.

Matt ka qenë më parë në qender te mediave për akuzat për dhunë në familje nga ish-partnerja e tij, Sarah Hyland, një aktore në serialin televiziv “Modern Family”. Në vitin 2014, Hyland e akuzoi atë për abuzim verbal dhe fizik gjatë marrëdhënies së tyre pesëvjeçare, me dokumentet e gjykatës në atë kohë që pretendonin se ai e kishte shtyrë atë në një automjet dhe e kishte kapur për fyti gjatë një grindjeje. Pas ndarjes së tyre, ai gjithashtu bëri kërcënime të dhunshme, duke përfshirë kërcënimin për të vrarë qenin e saj dhe për t’i vënë flakën shtëpisë së saj.

The post Ish-aktori i “High School Musical” bie në pranga, arrestohet për pornografi me fëmijë appeared first on iconstyle.al.

Gjashtë të vdekur në rrëzimin e një avioni në Kolumbi, mes tyre edhe këngëtari i njohur

By: gaze tare
11 January 2026 at 11:36

Gjashtë persona, përfshirë këngëtarin e njohur kolumbian Jeison Jimenez, humbën jetën në një aksident ajror privat në Kolumbinë qendrore.

“Nuk ka të mbijetuar”, tha koloneli Alvaro Bello i aviacionit civil të vendit për radion “Caracol”.

Avioni privat u nis nga Aeroporti Juan José Rondón, por nuk arriti të fitonte lartësi, duke u rrëzuar në fund në një fushë pranë fundit të pistës.

Në kohën e rrëzimit në bord ndodheshin gjashtë persona, përfshirë Yeison Jiménez dhe pilotin. Katër viktimat e tjera thuhet se ishin anëtarë të ekipit të tij muzikor. Emrat janë identifikuar si:

  • Kapiten Hernando Torres
  • Juan Manuel Rodríguez
  • Oscar Marín
  • Jefferson Osorio
  • Weisman Mora

I lindur më 26 korrik 1991 në Manzanares, Caldas, Jiménez u ngrit nga një fillim modest për t’u bërë një nga figurat më me ndikim në “música popular” të Kolumbisë, një zhanër që përzien traditat meksikane të ranchera me elementë folk kolumbianë. Ai filloi të shkruante këngë si adoleshent, ndërsa punonte në tregjet me shumicë dhe publikoi albumin e tij të parë, ‘Con el Corazón – Volumen 1’, në vitin 2013. Hiti i tij “Aventurero” ka grumbulluar më shumë se 350 milionë shikime në YouTube, duke çimentuar statusin e tij si një nga zërat përcaktues të zhanrit. Krahas arritjeve të tij muzikore, ai u shfaq në televizion si anetar në programet e garave muzikore.

The post Gjashtë të vdekur në rrëzimin e një avioni në Kolumbi, mes tyre edhe këngëtari i njohur appeared first on iconstyle.al.

“Jemi puthur”/ Pasi u doli video, Ina flet për raportin me Keijsin: Në s’kemi qenë të lidhur

By: gaze tare
11 January 2026 at 11:11

Ina ka ndarë me Mirin më shumë detaje rreth raportit të saj me Kejsin, duke sqaruar njëherë e mirë natyrën e marrëdhënies që ka ekzistuar mes tyre para hyrjes në shtëpinë e Big Brother VIP. Gjatë bisedës, Ina tregoi se mes saj dhe Kejsit ka pasur një afrim, i cili është konkretizuar me një puthje në një lokal, pak kohë para se ai të bëhej pjesë e formatit. Megjithatë, ajo theksoi se ky moment nuk duhet interpretuar si nisje e një lidhjeje dashurore.

Sipas saj, ata nuk kanë qenë kurrë çift dhe nuk kanë pasur një marrëdhënie të konsoliduar. Puthja, siç e përshkroi Ina, ka ndodhur thjesht si një moment spontan, pa premtime, pa vazhdimësi dhe pa angazhime nga asnjëra palë. Ajo i bëri të qartë Mirit se mes saj dhe Kejsit nuk ka ekzistuar kurrë një raport serioz, duke shtuar se secili ka vazhduar jetën e vet dhe se hyrja e tij në Big Brother nuk lidhet me ndonjë histori të mëparshme sentimentale mes tyre.

Nërkohë pas përfundimit të spektaklit të madh, Ina ka patur një diskutim me Keijsin.

Pjesë nga biseda:

Ina: Ti Keijsi vazhdo aty e ke lënë, ti e di shumë mirë që një puthje nuk përkufizon asgjë, sepse më ke treguar diçka që edhe njerëz të tjerë e kanë dhënë një puthje dikur dhe vazhdojnë të pretendojnë se kanë dashuri për njerëz të tjerë, e mban mend besoj se vetë ma ke thënë, sepse një puthje nuk përkufizon asgjë.

Keijsi: Ina më pyetën pse je i acaruar dhe i mërzit

Ina: Normal që ti nuk ndjehesh mirë kur dy vajza janë në këtë situatë, unë s’kam asgjë, ju mund të vazhdoni aty ku e keni lënë.

The post “Jemi puthur”/ Pasi u doli video, Ina flet për raportin me Keijsin: Në s’kemi qenë të lidhur appeared first on iconstyle.al.

“Dil nga shtrati im”/ Përplasje brenda ‘BBVK’, Alba i heq jorganin Bias, banorja rrëzohet

By: gaze tare
11 January 2026 at 10:41

Një përplasje e forte ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP, mes Albës dhe Bias, e cila nisi nga një debat për krevatin dhe përfundoi në tension të lartë. Fillimisht, Alba i bëri të qartë Bias se nuk dëshironte më të ndante shtratin me të dhe i kërkoi që të zhvendosej në krevatin poshtë.

“E ke krevatin poshtë”, i përsëriste ajo, duke insistuar që Bia t’i lironte vendin.

Situata u përshkallëzua kur Alba nisi t’i tërhiqte jorganin, në përpjekje për ta detyruar të çohej nga shtrati. Bia refuzonte të lëvizte dhe i kërkonte vazhdimisht ta linte të qetë: “Më lërë rehat”.

Gjatë këtij momenti, teksa Alba po i tërhiqte mbulesën, Bia u rrëzua në tokë, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar. Menjëherë pas kësaj, Alba deklaroi se rrëzimi nuk ishte aksidental, por i qëllimshëm. “U rrëzove me qëllim”, i tha ajo.

Debati nuk mbeti vetëm mes dy vajzave, pasi në bisedë u përfshinë edhe banorë të tjerë, mes tyre edhe Limi. Ndërkohë, Londrimi iu afrua Bias, duke i kërkuar të tregonte më shumë mirëkuptim dhe ta zgjidhte situatën me qetësi, duke ia liruar vendin Albës.

The post “Dil nga shtrati im”/ Përplasje brenda ‘BBVK’, Alba i heq jorganin Bias, banorja rrëzohet appeared first on iconstyle.al.

Tre shenjat e zodiakut që fillojnë kapituj të rinj romantikë sot

By: gaze tare
11 January 2026 at 10:05

Nga 10 janari, tre shenja të zodiakut hyjnë në një periudhë të re romantike. Opozita e Diellit dhe Jupiterit i nxjerr në pah marrëdhëniet dhe i shqyrton ato deri në kufijtë e tyre. Siç e dimë, ndonjëherë duhet durim për të arritur në vendin më të mirë. Kjo lëvizje sjell rritje përmes vetëdijes. Në këtë ditë, mund të shfaqet diçka në marrëdhënie që ka nevojë për pak ripërtëritje. Është koha për të përmirësuar atë që keni tashmë dhe ndoshta jeni pak më të mësuar me të. Shenjat e prekura hyjnë në një kapitull më të pjekur në marrëdhëniet e tyre ndërsa ato përputhen me realitetin. Pritjet realiste ju ndihmojnë të arrini shumë më tepër.

Peshorja

10 janari sjell një ndryshim në mënyrën se si i qaseni dashurisë. Opozita e Diellit dhe Jupiterit sugjeron që dorëzimi mund të jetë shndërruar në vetëmohim, dhe kjo nuk është diçka që doni ta zbuloni. Por është fuqizuese. Marrëdhënia juaj mund të bëhet më kuptimplote kur shprehni atë që dëshironi vërtet. Mund ta ndryshojë plotësisht dinamikën, por ia vlen nëse çon në lumturi. Kur bëhet fjalë për dashurinë, gjithçka ka të bëjë me respektin e ndërsjellë, dhe kjo përfshin vetërespektin tuaj. Është koha për të filluar një fazë të re dhe të mrekullueshme në jetën tuaj.

Ujori

Opozita Diell-Jupiter sjell përparim në disponueshmërinë tuaj emocionale. Kjo është e rëndësishme sepse, megjithëse jeni miqësorë, nuk jeni gjithmonë të hapur emocionalisht ndaj dashurisë. 10 janari mëson se pavarësia nuk kërkon distancë emocionale. Mund të jeni të ngrohtë dhe të afrueshëm pa humbur individualitetin tuaj. Një situatë romantike mund të përmirësohet sepse bëni një përpjekje të vetëdijshme për të mos u dukur të distancuar. Kjo mund të forcojë një marrëdhënie ekzistuese ose të sjellë dikë që vlerëson si mendjen ashtu edhe zemrën tuaj. Dashuria nuk e kufizon lirinë tuaj. Kur ndahet me personin e duhur, ajo e zgjeron atë.

Peshqit

Qëndrimi juaj ndaj dashurisë është i lidhur ngushtë me mënyrën se si ndiheni për veten. Kur ju mungon vetëvlerësimi, keni më pak dashuri për të dhënë dhe në të kaluarën kjo ka ndikuar në marrëdhëniet tuaja. 10 janari, me kundërshtimin e Diellit dhe Jupiterit, tregon se jeta është e çmuar dhe kalimtare. Nuk mund ta shtyni marrjen e gjërave si të mirëqena. Është koha të kërkoni dashurinë që dëshironi dhe meritoni vërtet.

The post Tre shenjat e zodiakut që fillojnë kapituj të rinj romantikë sot appeared first on iconstyle.al.

Donald Trump bën thirrje për një plan për të pushtuar Groenlandën, kush është kundër kësaj?

By: gaze tare
11 January 2026 at 09:55

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thuhet se u ka urdhëruar shefave të forcave speciale të zhvillojnë një plan për të pushtuar Groenlandën, raporton Daily Mail. Megjithatë, iniciativa po përballet me kundërshtim të fortë nga zyrtarë të lartë ushtarakë, të cilët besojnë se një veprim i tillë do të ishte i paligjshëm dhe nuk do të mbështetej nga Kongresi i SHBA-së.

Çfarë u kërkua saktësisht dhe pse po shkakton reagime?

Sipas raportit, Trump thuhet se i ka urdhëruar Komandës së Përbashkët të Operacioneve Speciale (JSOC) të përgatisë një plan të detajuar për një pushtim të Grenlandës – një territor autonom danez me rëndësi strategjike në Rrethin Arktik që tashmë ka një prani ushtarake amerikane sipas marrëveshjeve të vitit 1951.

Megjithatë, komandantët e lartë ushtarakë e kundërshtojnë fuqimisht, duke argumentuar se një sulm ushtarak do të ishte i paligjshëm dhe nuk do të kishte mbulim ligjor ose miratim nga Kongresi i SHBA-së. Ky kundërshtim ka shkaktuar debat të nxehtë brenda hierarkisë ushtarake.

Implikimet politike dhe gjeopolitike

Mbështetësit e iniciativës së propozuar të Trump, të udhëhequr nga konsulenti politik Steven Miller, besojnë se pushtimi i Grenlandës duhet të bëhet përpara lëvizjeve të mundshme nga Rusia ose Kina në rajon, veçanërisht pas suksesit të operacionit të fundit ushtarak amerikan në Venezuelë.

Diplomatët britanikë gjithashtu vërejnë se Trump mund ta kërkojë këtë për të shpërqendruar votuesit amerikanë përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit, ku republikanët janë në rrezik të humbasin kontrollin e Kongresit.

Reagimet nga udhëheqësit ndërkombëtarë dhe Groenlanda

Udhëheqësit politikë të Groenlandës dhe Danimarkës e kanë hedhur poshtë qartë mundësinë e ndërhyrjes së jashtme, duke theksuar se vendimi për të ardhmen e ishullit duhet të merret nga banorët e tij dhe Mbretëria e Danimarkës. Për më tepër, ideja e veprimeve ushtarake ka ngritur shqetësime në lidhje me kohezionin e NATO-s, pasi një sulm i tillë ndaj një anëtari të aleancës do të rrezikonte seriozisht vetë sistemin e mbrojtjes kolektive.

Burime të larta ushtarake amerikane thuhet se po përpiqen ta shpërqendrojnë Trumpin duke sugjeruar veprime të tjera ushtarake, të tilla si kundërshtimi i anijeve “fantazmë” ruse ose ndoshta ndërmarrja e veprimeve kundër Iranit, për të shmangur fokusin e menjëhershëm në pushtimin e Groenlandës. Udhëheqja ushtarake thuhet se e konsideron planin “të çmendur dhe të paligjshëm”.

Çfarë do të thotë e gjithë kjo për të ardhmen?

Ndërkohë që aktualisht nuk ka konfirmim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë apo Pentagoni i SHBA-së se një plan i tillë do të zbatohet, zbulimi se është kërkuar të paktën një plan pushtimi ka shkaktuar tensione ndërkombëtare, kërcënime për një krizë në NATO dhe shqetësime rreth një forme të re të konfrontimit gjeopolitik në Arktik.

Raporti se Donald Trump ka urdhëruar zhvillimin e një plani për një pushtim të Grenlandës tregon përçarje të thella midis degës ekzekutive, forcave të armatosura dhe aleatëve ndërkombëtarë, ndërsa ngre pyetje serioze ligjore, strategjike dhe politike në lidhje me politikën e jashtme të SHBA-së.

The post Donald Trump bën thirrje për një plan për të pushtuar Groenlandën, kush është kundër kësaj? appeared first on iconstyle.al.

Stelina shpërthen ndaj Keijsit: Ti i puth shoqet? Ma ke punuar pas krahëve

By: gaze tare
11 January 2026 at 09:44

Një përplasje e ashpër ka tensionuar atmosferën në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku protagoniste janë bërë Stelina dhe Kejsi, dyshja që u njohën për publikun si çift në “Për’puthen”. Marrëdhënia e tyre, që dikur u shoqërua me ndjenja dhe afrimitet, tashmë duket se po kalon në një fazë të vështirë, të mbushur me dyshime, xhelozi dhe akuza të hapura për mungesë sinqeriteti. Gjatë një bisede të nxehtë, Stelina e akuzoi Kejsin se, në një kohë shumë të shkurtër pas ndarjes, ishte afruar me të njëjtin person.

“Për kaq pak kohë që ne të dy ishim të ndarë, ti lidhesh me të njëjtin person”, u shpreh ajo me tone të ashpra.

Nga ana e tij, Kejsi mohoi të ketë krijuar një lidhje, duke theksuar se nuk i detyrohet askujt llogari për jetën e tij personale. Debati u thellua edhe më shumë kur Stelina ironizoi sjelljen e Keijsit, duke i thënë: “Shoqet ti i puth se ke problem?”.

Përgjigjja e Kejsit ishte e drejtpërdrejtë dhe e prerë:

“Çfarë bëj unë me jetën time është puna ime. Në momentin që ndahem nga dikush dhe nuk kam më detyrime ndaj tij, nuk kam arsye pse të jap shpjegime.”

Kjo përballje ka nxjerrë në pah plagët e hapura mes dy ish-partnerëve dhe ka shtuar tensionin në shtëpi.

The post Stelina shpërthen ndaj Keijsit: Ti i puth shoqet? Ma ke punuar pas krahëve appeared first on iconstyle.al.

Pesë banorë në televotim, njëri prej tyre largohet të martën nga Big Brother

By: gaze tare
11 January 2026 at 08:57

Në fund të spektaklit të mbrëmjes, banorët e shtëpisë se Big Brother VIP Albania u përballën me momentin e zakonshëm të nominimeve, ku secili prej tyre duhej të zgjidhte dy emra dhe të jepte dy arsye për votën e tij.

Pas përfundimit të procesit dhe numërimit të votave, u bë e ditur lista e pesë banorëve më të nominuar, të cilët shkojnë automatikisht në televotim nga publiku. Bëhet fjalë për Angelo, Gretën, Kejjsin, Kristin dhe Loren, të cilët tashmë ndodhen në rrezik eliminimi.

Gara mes tyre pritet të jetë e fortë, pasi secili ka krijuar dinamikat e veta brenda shtëpisë dhe ka mbështetje të konsiderueshme nga publiku. Tashmë fati i tyre është në duart e teleshikuesve, të cilët përmes votave do të vendosin se kush do të vazhdojë rrugëtimin në shtëpinë më të famshme dhe kush do të largohet përfundimisht.

Njëri prej këtyre pesë banorëve do të ndërpresë aventurën e tij në spektakël ditën e martë, duke i dhënë fund qëndrimit në shtëpi dhe duke lënë pas përvoja, debate dhe emocione që kanë shoqëruar këtë edicion.

Kujtojme se mbremjen e djeshme shtepise iu bashkua Ina Aderi, ish konkurente e Perputhen, e cila do jete nje banore e vetme me Stelinen.

The post Pesë banorë në televotim, njëri prej tyre largohet të martën nga Big Brother appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi për ditën e sotme, 11 janar 2026

By: gaze tare
11 January 2026 at 08:01

Dashi
Nëse i provokoni qëllimisht njerëzit e tjerë sot, ata nuk do të hezitojnë të kundërpërgjigjen. Mendohuni dy herë para se të grindeni me dikë që hasni gjatë rutinës suaj të përditshme të punës. Efektet afatgjata të një konflikti të tillë mund të jenë mjaft të dëmshme.
Demi
Mos i bëj kodrat e pirgjeve male sot. Komenti i papritur i dikujt këtë mëngjes mund të të paralizojë për pjesën tjetër të ditës nëse nuk tregohesh i kujdesshëm. Natyra jote e ndjeshme lëndohet lehtë. Mbrojeni atë me një kostum armature.
Binjakët
Njerëz të tjerë mund të këmbëngulin që duhet të ngadalësoni, por nuk është domosdoshmërisht e nevojshme t’i dëgjoni. Dita e sotme mund të jetë paksa depresive, por tendenca më e madhe është mjaft pozitive për ju. Po lëvizni në një spirale lart drejt suksesit. Mos u ndalni tani.
Gaforrja
Përdoreni këtë ditë në mënyrën më produktive të mundshme. Vendosni planet tuaja tani. Keni potencialin të keni sukses të jashtëzakonshëm me çfarëdo që të ndiqni. Shfrytëzoni sigurinë që keni sot, sepse ka shumë të ngjarë që ajo të mos jetë e pranishme nesër.
Luani
Je në një periudhë plot energji, në të cilën mund të arrish mjaft gjëra. Sigurohu që po e përqendron këtë energji në qëllimet e tua, në vend që ta lësh të shkojë dëm për gjëra të tjera. Suksesi në karrierë është i arritshëm nëse e dëshiron vërtet.
Virgjëresha
Tensioni i lidhur me punën vazhdon të rritet dhe duket se nuk ka fund në horizont. Gjej kohë për veten në mënyrë që të ruash mendjen tënde. Të zhytesh shumë në dramën e punës është e rrezikshme tani.
Peshorja
Po arrini një pikë shumë kulmore në lidhje me karrierën tuaj. Sigurohuni që ju dhe puna juaj të jeni në harmoni të duhur. Bëni rregullime të vogla sot, por përpiquni të përmbaheni nga marrja e ndonjë vendimi të rëndësishëm. Prisni derisa të përmirësohet situate,
Akrepi
Fatkeqësisht, sot nuk je në gjendje të krijosh lidhjet që dëshiron. Njerëzit që telefonon nuk janë të disponueshëm dhe folësi yt kryesor nuk mund të marrë pjesë në takimin virtual që ke planifikuar. Pranoje këtë dhe beso se këto gjëra kanë ndodhur për mirë.
Shigjetari
Ngjarjet vazhdojnë të jenë kaotike rreth punës dhe gjëja e fundit që ekziston është paqja. Mos u shqetësoni shumë për këtë fakt. Kuptoni se kjo është vetëm një fazë dhe se në të vërtetë mund të përfitoni duke qenë pak më të vendosur vetë.
Bricjapi
Kur nuk e gjen përgjigjen që po kërkon sot, përpiqu të mos mërzitesh dhe të sulmosh të gjithë përreth teje. Ki besim se përgjigjja do të vijë. Mund të mos vijë kur e dëshiron ti, por do ta kesh kur të kesh vërtet nevojë për të.
Ujori
Të anashkalosh problemet sot nuk do të të çojë aty ku dëshiron të shkosh. Është më mirë të përballesh me muzikën. Kur ta bësh këtë, do të zbulosh se ato po luajnë melodinë tënde. Mundësitë në botën e biznesit po shtohen për ty.
Peshqit
Mund të përpiqesh me dhunë të mbrosh qëndrimin tënd sot, por pse të shqetësohesh? Ia vlen ta marrësh në konsideratë argumentin kundërshtar. Ke një mundësi të jashtëzakonshme para teje në të cilën mund të rritesh dhe të mësosh shumë. Përqafoje.

The post Horoskopi për ditën e sotme, 11 janar 2026 appeared first on iconstyle.al.

Gjimshiti dëmtohet rëndë ndaj Torinos, dërgohet menjëherë në spital

By: gaze tare
10 January 2026 at 23:53

Berat Gjimshiti ka pësuar një dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes së Atalantës, duke alarmuar jo vetëm klubin bergamask, por edhe tifozët e Kombëtares shqiptare. Episodi ndodhi në minutën e 41-të të pjesës së parë, kur mbrojtësi kuqezi u përfshi në një përplasje të fortë me sulmuesin e Torinos, Duvan Zapata, ish-shok skuadre te Atalanta.

Pas një gjuajtjeje nga jashtë zone, Zapata u përplas me Gjimshitin, i cili mbeti i shtrirë në fushë duke shfaqur dhimbje të mëdha. Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë, por u pa qartë se mbrojtësi nuk ishte në gjendje të vazhdonte takimin. Trajneri u detyrua ta zëvendësonte, duke aktivizuar në vend të tij Isak Hien.

Sipas raportimeve fillestare nga burime pranë klubit, Gjimshiti ka pësuar një traumë të rëndë në kockën e kofshës së majtë, dëmtim që përfshin gjithashtu edhe muskujt fundorë të barkut. Për shkak të seriozitetit të situatës, lojtari u transportua menjëherë në spital për t’iu nënshtruar ekzaminimeve diagnostikuese më të detajuara.

Atalanta pritet të publikojë një komunikatë zyrtare në orët në vijim, ku do të sqarohen më qartë shkalla e dëmtimit dhe koha e mundshme e rikuperimit. Ky dëmtim vjen në një moment delikat për Gjimshitin, i cili ka qenë një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së Atalantës dhe një element kyç për Kombëtaren shqiptare.

Gjendja e tij po ndiqet me vëmendje të madhe, ndërsa tifozët shpresojnë që rikuperimi të jetë sa më i shpejtë dhe pa komplikacione.

The post Gjimshiti dëmtohet rëndë ndaj Torinos, dërgohet menjëherë në spital appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 10 January 2026Main stream

Plan për eliminim me zarf të zi që të anulohej televotimi/ Debate të forta në Big Brother

By: gaze tare
10 January 2026 at 22:22

Ka nisur me debate të forta këtë mbrëmje Big Brother, pas planit të organizuar nga disa banorë që të dilte dikush me zarf të zi, që të anulohej televotimi Miri-Selin-Juxhin.

Miri u distancua nga ky plan, ndonëse u shfaq duke diskutuar në klip, ndërsa Anglo u shpreh se ishin të gjithë dakord për të anuluar këtë televotim. Një nga banorët e targetuar për këtë plan ishte Mateo, i cili tha se Miri do ta nxjerrë jashtë për shkak të xhelozisë nga shoqëria e tij me Selin.

Pjesë nga debati:

Miri: E kam thënë te dhoma e rrëfimit, e them prap. U propozua nga Angelo, sit ë shpëtojmë Juxhinin se e dua këtu. I kam thënë mos u merrni me zarf të zi, unë jam jashtë kësaj.

Angelo: Ka qenë një plan i menduar nga të gjithë. Unë po përgatitesha që njëri nga dy miqt e mi të dilte. Kishin mendjen të fitonim sfidën e fundit, në diskutim e sipër u hodh nga të gjithë ideja për të pasur një zarf të zi. I vetmi që ka vepruar ka qenë Miri, ne të tjerët nuk kemi vepruar.

Juxhini: Mos luftë nëse e keni me qëllim për të më shpëtuar mua

Miri: Angelo ma ka propozuar dhe I thash mos u merrni me këto lojëra se janë të pista. Te Mateo keni rënë në grackë.

Keijsi: Kushdo që ishte bërë pjesë e skemave, turp t’I vijë. Angleo, Juxhini dhe Miri deri diku. Të gjithë zërat po diskutoheshin dhe askush nuk u përball. T’I vijë turp që arrijnë të japin këtë mesazh, të arrijmë në këto pika është turp.

Mateo: Lojë e pisët dhe e ulët. Miri është bashkangjitur, ka thënë unë nuk marr pjesë, por ju merruni me Mateon. E ka kapur xhelozia dhe inati

Miri: Keni rënë në grackë

Mateo: Mirin e ka kapur xhelozia nga miqësia që kam me Selinin.

Selin: Jam e surprizuar nga reagimet e Juxhinit. Në klip paska tjetër qasje, nga Kristi nuk e prisja. Në një shtëpi me më shumë burra se gra, vajzën e trajtojnë si kile groshe. Situatë e shëmtuar. Sa pyet veten po unë çfarë bëra.

Ledion: Dhe Miri e bën këtë?

Selin: Po patjetër. Nuk e kam ndjerë që Miri të jetë xheloz për shoqërinë time me Mateon./BBVA

The post Plan për eliminim me zarf të zi që të anulohej televotimi/ Debate të forta në Big Brother appeared first on iconstyle.al.

Banorët e Big Brother në lot, mësojnë për dëmet nga përmbytjet në Shqipëri

By: gaze tare
10 January 2026 at 22:18

Gjatë spektaklit të kësaj të shtune, banorët e Big Brother Albania VIP 5 u njohën me situatën e rëndë të krijuar në disa zona të vendit si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Shqipërinë prej pesë ditësh. Për herë të parë që nga nisja e formatit, banorët u informuan për një ngjarje madhore jashtë shtëpisë, e cila ka prekur qindra familje shqiptare.

Moderatori Ledion Liço ndau me ta detaje mbi përmbytjet, duke theksuar se dëmet kanë qenë të konsiderueshme, me shumë banesa të përmbytura dhe toka bujqësore të mbuluara nga uji. Ai bëri të ditur gjithashtu se Fondacioni Dritan Hoxha, në bashkëpunim me Top Channel, ka ndërmarrë një fushatë bamirësie për të ndihmuar familjet e prekura nga kjo situatë e vështirë.

“Ka qenë ditë jo të lehtë për shumë familje shqiptare. Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha me qindra banesa të përmbytura dhe toka nën ujë. Në këtë kuadër fondacioni Dritan Hoxha dhe Top Channel nisi një fushatë bamirësie duke iu gjendur familjeve afër me çdo gjë. Kanë qenë vërtetë ditë vështira”-tha moderatori.

Pas transmetimit të klipit informues, emocionet në shtëpinë e BBVIP 5 ishin të forta. Disa prej banorëve u përlotën, duke reflektuar mbi situatën e familjeve të prekura dhe duke shprehur solidaritet me ta. Momenti solli një atmosferë të rënduar emocionale, duke e zhvendosur vëmendjen nga loja drejt realitetit të vështirë që po përjetojnë shumë qytetarë jashtë shtëpisë.

Ky mesazh shërbeu si një thirrje për ndërgjegjësim dhe ndihmë, duke treguar se përtej spektaklit dhe konkurrencës, solidariteti dhe humanizmi mbeten vlera thelbësore. Fushata bamirësie synon të ofrojë mbështetje konkrete për familjet në nevojë, në një moment të vështirë për ta.

The post Banorët e Big Brother në lot, mësojnë për dëmet nga përmbytjet në Shqipëri appeared first on iconstyle.al.

❌
❌