Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 January 2026Main stream

Timothy Busfield përballë një akuze të re për sulm seksual!

By: gaze tare
15 January 2026 at 09:38

Aktori dhe regjisori amerikan Timothy Busfield, 68 vjeç, po përballet me një akuzë të re për sulm seksual. Akuza lidhet me një incident të dyshuar disa vite më parë në Sacramento, ku viktima ishte 16 vjeç në atë kohë.

Busfield u vetëdorëzua në policinë e Albuquerque më 13 janar, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër arresti. Ai u akuzua për dy raste të kontaktit seksual kriminal me një të mitur dhe një akuzë për abuzim me fëmijë, ndërsa prokurorët kërkojnë paraburgim deri në gjyq.

Kërkesa për kujdestari, e paraqitur më 14 janar, përmend gjithashtu një ankesë të re të paraqitur në polici nga Colin Swift, babai i viktimës së dytë të dyshuar. Sipas dokumentit, Swift i tha policisë se Busfield dyshohet se e ka sulmuar seksualisht vajzën e tij gjatë një audicioni në Teatrin B Street.

“Gjatë një audicioni në Teatrin B Street, 16-vjeçarja deklaroi se Busfield e puthi, i vuri duart poshtë pantallonave dhe i preku pjesët intime”, thuhet në aktakuzë.

Në të njëjtin dokument thuhet se Busfield dyshohet se iu lut familjes që të mos e raportonte rastin në polici nëse e lejonin të shkonte në terapi. Sipas të dhënave të gjykatës, Swift është psikoterapist me profesion dhe në atë kohë ai mendonte se kjo ishte më e mira që mund të bënte.

Busfield është themeluesi i Teatrit B Street, të cilin e themeloi në vitin 1986 me emrin Teatri për Fëmijë, Inc.

The post Timothy Busfield përballë një akuze të re për sulm seksual! appeared first on iconstyle.al.

Parashikimi i motit, si do të jenë temperaturat sot?

By: gaze tare
15 January 2026 at 09:04

Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, duke krijuar një situatë të favorshme për zhvillimin normal të aktiviteteve të përditshme. Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, të cilat herë pas here mund të shfaqen në pjesë të ndryshme të territorit, por pa sjellë reshje të konsiderueshme.

Orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes do të shoqërohen me prani të mjegullës dhe mjegullinës, kryesisht përgjatë zonave luginore dhe ultësirave, çka mund të ndikojë përkohësisht në dukshmërinë gjatë qarkullimit rrugor. Për këtë arsye, drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në segmentet rrugore pranë lumenjve dhe zonave me lagështi të lartë.

Gjatë pjesës më të madhe të ditës, temperaturat pritet të jenë të qëndrueshme, duke reflektuar tiparet e motit të qetë dhe relativisht të butë për këtë periudhë. Era do të fryjë me drejtim nga verilindja në juglindje, me një shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, duke mos shkaktuar probleme të ndjeshme në tokë apo në det.

Kushtet detare do të jenë përgjithësisht të qeta. Valëzimi në det parashikohet i ulët, i forcës 1 deri në 2 ballë, çka e bën lundrimin dhe aktivitetet detare relativisht të sigurta. Në përgjithësi, dita e enjte pritet të jetë e favorshme nga ana meteorologjike, me mot të qëndrueshëm dhe pa fenomene ekstreme.

The post Parashikimi i motit, si do të jenë temperaturat sot? appeared first on iconstyle.al.

Horoskop ditor 15 janar 2026

By: gaze tare
15 January 2026 at 08:07

Dashi

Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do provoni eksperienca te reja me partnerin tuaj dhe do ndiheni te lumtur. Edhe beqaret do jene me humor te mire dhe do tregohen me te hapur ndaj takimeve te reja. Financat do jene te qëndrueshme prandaj mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër sesa zakonisht.

Demi

Ka shume rrezik qe partneri juaj t’iu lere pas dore gjate kësaj dite dhe te dale me një person tjetër qe sapo ka njohur. Edhe nëse e merrni vesh këtë gjë mos u tregoni histerike, por gjeni mënyrën e duhur për te diskutuar qetësisht. Beqaret do vazhdojnë te kërkojnë, por pa ndonjë rezultat konkret. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe nuk do keni probleme.

Binjaket

Pas një periudhe jo shume te mire për jetën sentimentale te çifteve, sot pasioni dhe emocionet do rikthehen vrullshëm. Te dy me partnerin do jeni gati te bëni sakrifica vetëm për t’u ndier mire. Edhe beqaret nga ana tjetër do jene te privilegjuar dhe do kenë njohje interesante. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte nëse nuk doni te përballeni me probleme.

Gaforrja

Edhe pse te shumte do jene personat qe do ndërhyjnë tek jeta juaj ne çift dhe do kërkojnë t’iu prishin pune, ju nuk do tronditeni aspak. Ndjenjat për partnerin janë aq te forta saqë askush nuk mund t’i ftohe. Beqaret edhe pse nuk e presin do kenë dashuri me shikim te pare. Ne planin financiar duhet te bëni sakrifica, madje edhe te shisni diçka te çmuar për t’ia dale mbanë.

Luani

Nëse jeni ne një lidhje do diskutoni gjere e gjate sot për një çështje mjaft delikate. Dëgjojini edhe ato qe do thotë partneri para se te merrni vendime. Beqaret do kenë një takim entuziast me një person fantastik. Ja vlen te krijohet një lidhje me atë person. Ne planin financiar do gjeni zgjidhje shume te mire ne mënyrë qe situata mos jete me problematike.

Virgjeresha

Dialogu ne çift do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite. Do jeni shume te duruar dhe kjo do jete një pike mjaft e forte. Edhe ata qe kane pasur probleme do ndihen disi me te qete. Beqaret do kenë shume takime, por fale kërkesave te shumta nuk do arrijnë as sot te hedhin hapat drejt një lidhjeje. Ne planin financiar duhet te tregoheni serish te matur me investimet.

Peshorja

Jeta sentimentale e çifteve do jete përgjithësisht e qete gjate kësaj dite. Komunikimi do vazhdoje te jete i mire dhe nuk do ketë asnjë konflikt. Do e sqaroni me qetësi edhe një penge te hershem. Beqaret do mbeten serish vetëm dhe kjo do i mërzitë pa mase. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do arrini ta keni një situate goxha te stabilizuar.

Akrepi

Gjate kësaj dite Urani do sjelle mosmarrëveshje te shumta për jetën tuaj ne çift. Nuk do bini dakord për shume gjera dhe kjo do sjelle debate. Mundohuni te tregoheni paksa me tolerante. Beqaret nuk duhet absolutisht te tregohen posesive. Çdo gjë ka kohen e vet kur duhet te ndodhe. Financat do jene delikate dhe gabimi me i vogël mund te jete shkatërrues.

Shigjetari

Nuk do jeni shume besnike ndaj partnerit tuaj sot dhe do tërhiqeni mjaft nga personat simpatike. Kujdes sepse bukuria është kalimtare, ndërsa shpirti i njeriut është ai qe nuk ndryshon kurrë. Beqaret do joshin pa mbarim dhe ka gjasa te gjejnë një peron interesant. Ne planin financiar mos prisni përmirësime te mëdha ndërkohë qe keni bere gabime te pafalshme me shpenzimet.

Bricjapi

Qe jeta juaj ne çift te jete edhe me e bukur gjate kësaj dite, duhet t’i shtoni edhe pak me tepër dozat e fantazisë. Mundohuni ta largoni sa me shpejt rutinën. Beqaret ka rrezik te njihen me persona te çuditshëm dhe aspak te sjellshëm. Mos bëni gabim te mendoni te krijoni një lidhje me ta. Ne planin financiar do jeni me këmbë ne toke dhe nuk priten probleme.

Ujori

Do diskutoni gjere e gjate kësaj dite me atë qe keni ne krah dhe do iu gjeni zgjidhje disa problemeve qe keni pasur. Çdo gjë do shkoje me se miri mes jush. Beqaret duhet te jene me te duruar nëse duan te bëjnë zgjedhjen e duhur. Financat do jene paksa me te mira, megjithatë nuk duhet ta teproni me shpenzimet. Çdo gjë duhet te ndodhe ne kohen e vet.

Peshqit

Ndjenjat për partnerin tuaj do jene shume te zjarrta gjate kësaj dite dhe ju do i shprehni ato me shume se kurrë. Pritet qe atmosfera te jete shume e ngrohte dhe emocionet te papërshkrueshme. Beqaret do marrin shume propozime, por do e kenë te vështirë te zgjedhin dike. Do jene te shumte ata qe do iu pëlqejnë. Financat fatmirësisht do kenë përmirësime.

The post Horoskop ditor 15 janar 2026 appeared first on iconstyle.al.

Limi flet hapur për Albën: Më tërheq diçka më e thellë se pamja

By: gaze tare
14 January 2026 at 23:42

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” është zhvilluar së fundmi një bisedë që ka ngjallur interes të madh mes banorëve dhe publikut. Ludo ka vendosur t’i drejtohet drejtpërdrejt Limit, duke e pyetur për ndjenjat e tij ndaj Albës dhe për arsyet që e kanë bërë të afrohet me të.

Pyetja e tij hapi një diskutim të sinqertë, ku Limi u shpreh se nuk e sheh marrëdhënien me Albën thjesht si diçka të lidhur me të kaluarën apo me simpati sipërfaqësore. Ai sqaroi se, ndonëse në disa momente i ka thënë asaj se nuk i pëlqen stili i saj apo mendimet që ajo shpreh, ekziston diçka më e thellë që e ka tërhequr dhe që shkon përtej pamjes së jashtme apo qëndrimeve.

“Ka nisur si një lojë dhe edhe aty po mundohem t’i tregoj se nuk më pëlqen stili yt, nuk më pëlqejnë mendimet e tua, nuk më pëlqen asgjë… por megjithatë, më pëlqen diçka tjetër”, u shpreh Limi, duke lënë të kuptohet se afërsia e tij me Albën lidhet me një ndjesi më personale dhe më emocionale.

Këto fjalë krijuan kureshtje dhe diskutime brenda shtëpisë, pasi banorët filluan të analizojnë nëse mes dyshes po lind vërtet një ndjenjë apo nëse bëhet fjalë për një strategji loje.

The post Limi flet hapur për Albën: Më tërheq diçka më e thellë se pamja appeared first on iconstyle.al.

“Ro*t ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

By: gaze tare
14 January 2026 at 23:10

Ish-komentatori sportiv Dritan Shakohoxha tregoi në “Opinion” një episod të çuditshëm, por dhe qesharak, me gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale. Edhe pse nuk komenton ndeshje prej tre vitesh, një tifoz i zemëruar vendosi t’ia ‘numërojë’ të gjitha në Instagram: E nxore kokën, tifoz i Interit…

Pjese nga deklarata e tij:

“Më ngrohen nervat, sa të duash. E di sa vetave u kam kthyer përgjigje?! U shkruaj, shpesh kam gjetur edhe kështu ironi. Kam historia nga më të ndryshmet. Unë nuk komentoj më ndeshje, kam tre vjet që nuk komnetoj më ndeshje dhe nuk kam më ndërmend që të komentoj më ndeshje. Dikush që punon në një televizion, ka një ngjashmëri me mua.

Vjet më shkruan dikush në Instagram, ti more që e nxore kokën që dole tifoz i Interit dhe nisi duke me sharë. Më shkruan, duke më sharë nga të gjitha anët: ‘ti more që e qite kokën, robt ku t’i kesh, e nxore që je tifoz i Interit’. Unë i shkruaj ‘ i nderuar zotëri unë kam tre vjet që nuk komentoj më ndeshje, por gjithsesi robt ku t’i kesh edhe ti’. Realisht njerëzit mendojnë se kanë të drejtë të të gjykojnë dhe të japin një mendim për ty”, tregoi Shakohoxha./tvklan.al

The post “Ro*t ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin appeared first on iconstyle.al.

Stine flet pas largimit nga “Big Brother VIP Albania 5”: Vendimi im, për familjen dhe për veten

By: gaze tare
14 January 2026 at 22:47

Stine ka dhënë së fundmi një intervistë në “Big Brother Radio” me Elona Duron, ku ka folur hapur për arsyet që e çuan drejt vendimit për t’u larguar nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 5”.

Në Prime-in e 10 janarit, ai surprizoi publikun duke deklaruar se nuk ndiente më dëshirën për të vazhduar lojën dhe se nuk e shihte më veten pjesë të formatit. Ai u shpreh se motivi që e kishte shtyrë të hynte në shtëpi nuk ekzistonte më dhe se ndjehej i “në vendin e gabuar”.

“Hyra për të luajtur, por kur dëshira për lojën ikën, gjithçka humbet kuptimin. U përpoqa të ambientohesha, por nuk funksionoi. Vendimi ishte i imi dhe nuk kishte lidhje me askënd tjetër,” u shpreh Stine.

Pas daljes, ai zgjodhi të mos jepte intervista, por në bisedën për “Big Brother Radio” zbuloi edhe dimensionin emocional të këtij vendimi. Sipas tij, familja ka qenë prioriteti kryesor.

“Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur. Familja është mbi gjithçka,” tha këngëtari, duke nënvizuar se vendimet e tij nuk janë të nxituara, por të menduara me qetësi.

Ai theksoi se nuk ka asnjë keqkuptim me produksionin apo me banorët e tjerë dhe se largimi ishte thjesht një nevojë personale për të respektuar veten dhe ndjenjat e tij.

“Në fund të ditës jemi njerëz, bëjmë zgjedhje dhe ndonjëherë edhe gabime. E rëndësishme është të jesh në paqe me veten,” përfundoi Stine.

The post Stine flet pas largimit nga “Big Brother VIP Albania 5”: Vendimi im, për familjen dhe për veten appeared first on iconstyle.al.

Deklarata e Hygertës brenda ‘BBVK’: Mua të më sjellin ish-burrin, çohem e iki

By: gaze tare
14 January 2026 at 22:21

Banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Hygerta Sako ka zhvilluar një bisedë me Ludon, ku ka komentuar situatën e krijuar rreth Albës dhe mënyrën se si kjo e fundit po e përjeton lojën pas zhvillimeve të fundit në shtëpi.

Gjatë diskutimit, Hygerta u shpreh se për të do të ishte e pamundur të vazhdonte garën nëse në shtëpi do të hynte një person nga e kaluara e saj sentimentale. Ajo theksoi se një situatë e tillë do ta vinte përballë një presioni emocional që nuk do ta përballonte dot brenda formatit.

“Mua të ma sjellin ish-burrin, unë çohem e iki”, u shpreh ajo, duke nënkuptuar se përfshirja e një ish-partneri në lojë do ta detyronte të tërhiqej menjëherë nga gara, edhe pse po luftojne per me shume se 100 mije euro.

Deklarata e Hygertës erdhi në një moment kur në shtëpi ka hyrë Limi, ish-partneri i Albës, një zhvillim që ka sjellë reagime të forta dhe ka ndikuar në gjendjen emocionale të banores. Në këtë kontekst, fjalët e Hygertës u interpretuan si një krahasim i drejtpërdrejtë me situatën e Albës, duke nënvizuar se sa e vështirë është të përballesh me të kaluarën në një ambient të mbyllur dhe nën vëzhgimin e vazhdueshëm të kamerave.

The post Deklarata e Hygertës brenda ‘BBVK’: Mua të më sjellin ish-burrin, çohem e iki appeared first on iconstyle.al.

Protestat antiqeveritare në Iran/ Rritet bilanci i viktimave, 3428 protestues humbin jetën

By: gaze tare
14 January 2026 at 22:05

Të paktën 3,428 protestues janë vrarë në Iran që nga nisja e demonstratave antiqeveritare, sipas një raporti të publikuar sot nga Organizata Joqeveritare e të Drejtave të Njeriut në Iran, me seli në Norvegji. Po sipas të njëjtave burime, mbi 10 mijë persona janë arrestuar gjatë valës së protestave që kanë përfshirë vendin.

Që nga shpërthimi i lëvizjes, mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë në qytete të ndryshme, duke protestuar kundër qeverisë dhe duke kërkuar reforma politike, sociale dhe ekonomike. Pakënaqësia është ushqyer nga kriza ekonomike, kufizimet e lirive civile dhe pakënaqësia e përgjithshme ndaj mënyrës së qeverisjes.

Autoritetet iraniane kanë reaguar ashpër ndaj këtyre protestave, duke përdorur forcë policore dhe ushtarake, duke kryer arrestime masive dhe duke vendosur kufizime të rrepta ndaj mediave dhe lirisë së shprehjes. Organizatat e të drejtave të njeriut kanë denoncuar vazhdimisht përdorimin e dhunës së tepruar ndaj demonstruesve paqësorë.

Sipas OJQ-së, rritja e ndjeshme e numrit të viktimave krahasuar me raportimet e mëparshme lidhet me “informacione të reja të marra nga burime brenda ministrive iraniane të shëndetësisë dhe arsimit”, të cilat kanë ndihmuar në verifikimin e rasteve të reja të vdekjeve.

“Ky numër është një minimum”, thekson organizata, duke paralajmëruar se shifrat reale mund të jenë edhe më të larta. Ajo shton se ka marrë “raporte dhe dëshmi të reja që demonstrojnë edhe më qartë shkallën e dhunës së ushtruar nga autoritetet qeveritare” gjatë shtypjes së protestave.

The post Protestat antiqeveritare në Iran/ Rritet bilanci i viktimave, 3428 protestues humbin jetën appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 14 January 2026Main stream

“Grenlandë, nga do të shkosh?”/ Shtëpia e Bardhë e paraqet me skicë dilemën

By: gaze tare
14 January 2026 at 21:30

Nuk janë vetëm deklaratat e ish-presidentit amerikan Donald Trump që po ringjallin debatin mbi të ardhmen e Groenlandës dhe mundësinë që ajo, herët a vonë, të kalojë nën sovranitetin e Shteteve të Bashkuara. Së fundmi, edhe vetë Shtëpia e Bardhë ka ushqyer këtë narrativë përmes një postimi simbolik, i cili është interpretuar gjerësisht si një mesazh politik me nënkuptime të qarta gjeostrategjike.

Në qendër të këtij mesazhi është një ilustrim, i cili besohet se është krijuar me inteligjencë artificiale, ku paraqiten dy sajë të vendosura në një udhëkryq. Njëra rrugë të çon drejt Shtëpisë së Bardhë, nën dritën e diellit, duke simbolizuar stabilitetin, mbrojtjen dhe aleancën me SHBA-në. Rruga tjetër shpie drejt një stuhie të errët, ku përmenden Kina dhe Rusia, dy fuqitë që, sipas Trump, po kërkojnë të rrisin ndikimin e tyre në Arktik dhe po “komplotojnë” kundër interesave të Groenlandës.

Mesazhi, i shpërndarë nga kanale zyrtare, është parë si një mënyrë e drejtpërdrejtë për t’u bërë thirrje banorëve të ishullit që të shohin nga Uashingtoni si partner strategjik dhe garant të sigurisë. Në këtë mënyrë, Shtëpia e Bardhë duket se po përpiqet të krijojë një klimë opinioniste në favor të afrimit, apo edhe të një skenari ekstrem siç do të ishte aneksimi.

Megjithatë, dilema e vërtetë bie mbi supet e rreth 57 mijë banorëve të Groenlandës. Ata ndodhen sot mes tre opsioneve të mëdha: të mbeten nën kurorën daneze, të ndjekin rrugën e pavarësisë së plotë, apo të afrohen gjithnjë e më shumë me Shtetet e Bashkuara në një formë të re politike.

Sondazhet e realizuara në Groenlandë tregojnë qartë se shumica e qytetarëve mbështesin idenë e pavarësisë, por nuk janë të entuziazmuar me perspektivën për t’u bërë shteti i 51-të i SHBA-së. Kjo tregon një hendek mes mesazheve që vijnë nga Uashingtoni dhe vullnetit real të popullsisë lokale.

Në sfond qëndron edhe rëndësia strategjike e Groenlandës, për shkak të pozicionit të saj në Arktik, burimeve natyrore dhe interesave ushtarake, të cilat e bëjnë ishullin një pikë kyçe në rivalitetin mes fuqive të mëdha botërore.

The post “Grenlandë, nga do të shkosh?”/ Shtëpia e Bardhë e paraqet me skicë dilemën appeared first on iconstyle.al.

“Janë si të martuar”: Detaje të reja për lidhjen e Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet

By: gaze tare
14 January 2026 at 20:52

Sipas një raporti të “Page Six” Kylie Jenner dhe Timothee prej më shumë se një viti jetojnë bashkë në Los Angeles.

Ish-ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, 28 vjeç, dhe aktori i nominuar për Oscar, 30 vjeç, janë në një lidhje prej tre vitesh. Së fundmi, Jenner ka lënë fansat në ethe pasi publikoi dy video në TikTok, ku shihet me një unazë shumë të madhe.

Megjithëse shumë njerëz besojnë se ajo dhe Chalamet mund të jenë fejuar ose madje të jenë martuar tashmë, një burim për “Page Six” tha se ata ende nuk kanë shkëmbyer betimet martesore.

Megjithatë, “është sikur janë praktikisht të martuar tashmë,” u shpreh burimi. “Janë të fiksuar pas njëri-tjetrit dhe gjithmonë bashkë.”

Edhe pse çifti është relativisht privat për sa i përket marrëdhënies së tyre, Chalamet falënderoi të dashurën e tij gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e Critics Choice, ku fitoi çmimin për “Marty Supreme”.

“Në fund, dua të them faleminderit partneres sime prej tre vitesh,” tha ai. “Faleminderit për bazën që kemi ndërtuar. Të dua. Nuk do ta arrija këtë pa ty. Faleminderit nga zemra.”

Javën e kaluar, themeluesja e Kylie Cosmetics postoi dy video në TikTok, ku shihej një unazë shumë e madhe e vendosur në gishtin e vogël, por e kthyer mbrapsht.

“Ajo patjetër është e fejuar, por e ka zhvendosur unazën për videon që të ‘mos e kuptojmë’,” shkroi një komentues, ndërsa një tjetër shtoi: “është një gur i madh në gishtin e vogël.”

Jenner, e cila është lidhur romantikisht me aktorin e “Wonka”-s që nga prilli i vitit 2023, ende nuk ka reaguar ndaj spekulimeve për fejesë.

The post “Janë si të martuar”: Detaje të reja për lidhjen e Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet appeared first on iconstyle.al.

Blac Chyna akuzon ish-të dashurin e saj: Më pështyu teksa fëmijët e mi flinin afër

By: gaze tare
14 January 2026 at 20:44

Ylli i reality show-t, Blac Chyna, ka ngritur akuza të rënda ndaj ish-partnerit të saj, Twin Hector, duke e akuzuar për dhunë fizike dhe verbale gjatë një incidenti të ndodhur në banesën e saj, ndërkohë që fëmijët po flinin.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga “Page Six”, Chyna, emri i vërtetë i së cilës është Angela White, pretendon se në mars të vitit 2023 ka qenë viktimë e një sulmi nga ish-i dashuri i saj, Taiyon “Twin” Hector. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një moment tensioni, kur ajo po përgatitej për të udhëtuar jashtë vendit dhe i kishte kërkuar atij të largohej nga shtëpia.

Në padinë e depozituar, Chyna pretendon se Hector ka ushtruar dhunë fizike, e ka ofenduar dhe e ka kërcënuar, duke i shkaktuar frikë për sigurinë e saj. Në banesë, në atë kohë, ndodheshin edhe fëmijët e saj të mitur, King, 13 vjeç, nga reperi Tyga, dhe Dream, 9 vjeç, nga Rob Kardashian, të cilët sipas saj po flinin.

Nga ana tjetër, Hector i ka mohuar akuzat dhe ka paraqitur një version të kundërt të ngjarjes, duke pretenduar se ai ka qenë viktima e dhunës. Përfaqësuesit ligjorë të tij kanë deklaruar se do ta kundërshtojnë padinë dhe se do të paraqesin prova në mbrojtje të klientit të tyre.

Përplasja mes ish-çiftit ka hapur kështu një tjetër kapitull ligjor të bujshëm në jetën e Blac Chyna-s, e cila prej vitesh është në qendër të vëmendjes mediatike për jetën e saj personale dhe konfliktet me ish-partnerët. Çështja pritet të vijojë në gjykatë, ku do të shqyrtohen pretendimet dhe provat e të dyja palëve.

The post Blac Chyna akuzon ish-të dashurin e saj: Më pështyu teksa fëmijët e mi flinin afër appeared first on iconstyle.al.

Kjo moderatore do prezantojë “Ferma VIP 3”?

By: gaze tare
14 January 2026 at 19:36

Sipas burimeve të “Kryefjalës”, moderatores Arbana Osmani i është besuar prezantimi i sezonit të tretë të reality-show-t “Ferma VIP”, një nga formatet më të ndjekura të viteve të fundit.

Pas suksesit të dy edicioneve të para, të cilat u karakterizuan nga sfida të forta, dinamika të papritura, debate, aleanca dhe histori personale që mbajtën publikun të mbërthyer para ekranit, duket se produksioni synon të rikthejë formatin me një emër të njohur dhe të dashur për audiencën.

Arbana Osmani, e cila ka një eksperiencë të gjatë në moderimin e formateve të mëdha televizive dhe konsiderohet si një nga figurat më të konsoliduara të ekranit shqiptar, pritet t’i japë sezonit të ri një tjetër dimension profesional dhe emocional.

Megjithatë, deri në këtë moment, ky informacion mbetet ende në kuadër të zërave, pasi nga ana e produksionit të “Ferma VIP” nuk ka pasur ende një konfirmim zyrtar.

Ndërkohë, interesi i publikut është rritur ndjeshëm dhe vëmendja tashmë është përqendruar jo vetëm te moderatorja, por edhe te lista e konkurrentëve që pritet të bëhen pjesë e kastit të ri. Emra nga bota e showbiz-it, rrjetet sociale dhe sporti janë përfolur, por gjithçka mbetet për t’u zbuluar në ditët në vijim.

Sezoni i tretë i “Ferma VIP” pritet të vijë me risi, sfida më të forta dhe histori edhe më të forta njerëzore.

The post Kjo moderatore do prezantojë “Ferma VIP 3”? appeared first on iconstyle.al.

Incident në Madrid, restoranti përfshihet nga flakët pas përdorimit të fishekzjarreve

By: gaze tare
14 January 2026 at 19:23

Më pak se dy javë pas një zjarri vdekjeprurës në Crans-Montana të Zvicrës, fishekzjarrët e brendshëm shkaktuan një zjarr në një restorant në Madrid të shtunën në mbrëmje, pa shkaktuar viktima, raportoi sot Agence France-Presse, duke cituar pronarët e restorantit.

“Të shtunën e kaluar, një zjarr shpërtheu në një nga dyqanet e GLH Singular Restaurants”, shkroi në një njoftim për shtyp dërguar AFP-së grupi GLH, i cili zotëron restorantin Fanatico, i vendosur në rrugën e famshme Castellana Avenue në qendër të kryeqytetit spanjoll.

“Sapo shpërtheu zjarri, ai u vu re (nga stafi) dhe u vu nën kontroll në afërsisht 8 sekonda me ndihmën e fikësve të zjarrit, pa u përhapur dhe zjarri mbeti nën kontroll”, vazhdon njoftimi për shtyp, i cili sqaron se “nuk ka as të lënduar dhe as dëme strukturore në ndërtesë”.

Një video e shfaqur nga mediat spanjolle regjistron incidentin që ndodhi në këtë dyqan, i njohur për argëtimin e tij me temë cirku gjatë vakteve.

@informativost5 Una bengala provoca un incendio en el restaurante Fanático de Madrid solo 10 días después de la tragedia suiza en Crans-Montana #noticiastiktok #news #noticias ♬ sonido original – Informativos Telecinco

Pamjet tregojnë një perde që merr flakë ndërsa klientët e restorantit mbajnë fishekzjarre brenda dhe i tundin ato sipas ritmit të muzikës, ndërsa valltarët performojnë një shfaqje në bar.

Një kamerier merr shpejt një fikëse zjarri për të shuar zjarrin.

“GLH Singular Restaurants ka vendosur të ndalojë përgjithmonë përdorimin e bombave të tymit dhe çdo pajisjeje piroteknike në të gjitha ambientet e saj, si pjesë e angazhimit të saj për sigurinë e klientëve dhe punonjësve të saj”, shtoi njoftimi për shtyp.

Ky incident ndodhi më pak se dy javë pas zjarrit vdekjeprurës në barin e resortit të skive Crans Montana, me 40 të vdekur, shumica adoleshentë dhe të rinj, dhe 116 të plagosur.

The post Incident në Madrid, restoranti përfshihet nga flakët pas përdorimit të fishekzjarreve appeared first on iconstyle.al.

Shkelje rregullash në BBV5, jepet avantazh për Brikenën, penalizim për të tjerët

By: gaze tare
14 January 2026 at 18:49

Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh mori një vendim të fortë ndaj banorëve të “Big Brother VIP 5”, pas shkeljeve të vazhdueshme të rregullores.

Fillimisht, Kristi, Flori dhe Brikena u ndëshkuan duke u vendosur në një “burg” të improvizuar brenda shtëpisë, si pasojë e thyerjes së rregullave. Ndërkohë, pjesa tjetër e banorëve u caktuan në rolin e “gardianëve”, të cilët do të kujdeseshin për zbatimin e rregullores dhe kishin detyra të përcaktuara qartë.

Megjithatë, gjatë orëve në vijim, as të “burgosurit” dhe as “gardianët” nuk i respektuan rregullat e vendosura nga produksioni. Sjelljet jashtë kornizës së lejuar dhe moszbatimi i detyrave bënë që Vëllai i Madh të ndërhynte sërish me një vendim të ri.

Pas vëzhgimit të situatës, u bë e ditur se vetëm Brikena kishte treguar korrektësi dhe kishte respektuar plotësisht rregulloren. Për këtë arsye, ajo u shpall lidere e javës dhe fitoi edhe një avantazh në lojë, ndërsa të gjithë banorët e tjerë do të përballen me penalizime.

Vendimi u komunikua përmes zarfit të bardhë, ku thuhej se “burgu” nuk do të ishte më funksional, pasi rregullat ishin shkelur nga pothuajse të gjithë, me përjashtim të Brikenës. Ky zhvillim pritet të ndikojë ndjeshëm në dinamikat e lojës dhe në raportet mes banorëve në ditët në vijim.

The post Shkelje rregullash në BBV5, jepet avantazh për Brikenën, penalizim për të tjerët appeared first on iconstyle.al.

SHBA pezullon përpunimin e vizave të emigrantëve për 75 vende, mes tyre Shqipëria e Kosova

By: gaze tare
14 January 2026 at 18:42

Departamenti i Shtetit ka pezulluar shqyrtimin e aplikimit të vizave nga 75 vende në përpjekje për të rrëzuar aplikimet që mund të kthehen në barrë publike. Sipas deklaratës së Departamentit, “përpunimi i vizave do të pezullohet për vendet, emigrantët e të cilave marrin ndihmë sociale nga populli amerikan me vlera të papranueshme. Ngrirja do të mbetet aktive derisa SHBA-të të mund të sigurohen që emigrantët e rinj nuk do të marrin para nga populli amerikan.”

Pezullimi nis më 21 janar dhe do të vijojë për një periudhë të pacaktuar derisa Departamenti të kryejë rishqyrtimin. Nga kjo masë preket edhe Shqipëria, Kosova, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. I vetmi shtet që mungon në listë nga Ballkani Perëndimor është Serbia.

Kategoritë e vizave të prekura janë bashkimi familjar, punësimi, birësimi, emigrantët speciale, emigrim diversiteti (lotaria). Vizat studentore dhe turistike mbeten të paprekura.

Lista e plotë e vendeve, e publikuar nga Fox News, përfshin Afganistanin, Shqipërinë, Algjerinë, Antiguan dhe Barbudën, Armeninë, Azerbajxhanin, Bahamasin, Bangladeshin, Barbadosin, Bjellorusinë, Belizen, Butanin, Bosnjë Hercegovinën, Brazilin, Burmën, Kamboxhian, Kamerunin, Kepin e Gjelbër, Kolumbinë, Bregun e Fildishtë, Kubën, Republikën Demokratike të Kongos, Dominikën, Egjiptin, Eritrenë, Etiopinë, Fixhin, Gambinë, Gjeorgjinë, Ganën, Grenadën, Guatemalën, Guinenë, Haitin, Iranin, Irakun, Xhamajkën, Jordaninë, Kazakistanin, Kosovën, Kuvajtin, Kirgistanin, Laosin, Libanin, Liberinë, Libinë, Maqedoninë, Moldavinë, Mongolinë, Malin e Zi, Marokun, Nepalin, Nikaraguan, Nigerinë, Pakistanin, Republikën e Kongos, Rusinë, Ruandën, Shën Kitsin dhe Nevisin, Shën Luçinë, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Senegalin, Sierra Leonen, Somalinë, Sudanin e Jugut, Sudanin, Sirinë, Tanzaninë, Tajlandën, Togon, Tunizinë, Ugandën, Uruguain, Uzbekistanin dhe Jemenin.

Në nëntor 2025, udhëzimi i Departamentit të Shtetit i dërguar në posta në të gjithë globin urdhëronte shërbimet konsullore të zbatonin rregulla të reja gjithëpërfshirëse të shqyrtimit sipas të ashtuquajturës dispozitë “barrë publike” të ligjit të imigracionit.

Udhëzimi thotë se vizat mund t’u refuzohen aplikantëve që mendohet se ka të ngjarë të mbështeten në përfitime publike, duke marrë në konsideratë një gamë të gjerë faktorësh, duke përfshirë shëndetin, moshën, aftësinë e anglishtes, financat dhe madje edhe nevojën e mundshme për kujdes mjekësor afatgjatë.

Aplikantët e moshuar ose mbipeshë mund të refuzoheshin, së bashku me ata që kishin përdorur në të kaluarën ndihmë financiare qeveritare ose institucionalizim.

The post SHBA pezullon përpunimin e vizave të emigrantëve për 75 vende, mes tyre Shqipëria e Kosova appeared first on iconstyle.al.

“Nesër do flas”/ Afrimiteti i Dolces me Limin, reagon Edi: Femër mendjelehtë

By: gaze tare
14 January 2026 at 17:56

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Edi Kuçi, ka bërë një reagim që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale, duke paralajmëruar se shumë shpejt do të zbardhë të vërtetën për raportin e tij me banores aktuale të shtëpisë, Dolcen.

Përmes një postimi, Edi ka lënë të kuptohet se mes tij dhe Dolces ka pasur një histori, për të cilën publiku ka qenë kurioz prej kohësh. Ai ka shkruar se nesër do të flasë hapur, duke sqaruar çdo detaj dhe duke premtuar se do të tregojë versionin e tij të plotë.

“Ky është një paralajmërim për të gjithë ata që kanë qenë kureshtarë ndaj kësaj ‘lidhjeje’. Ata që më njohin, e dinë kush jam”, ka shkruar Kuçi, duke nënkuptuar se do të hedhë dritë mbi situatën dhe do t’u përgjigjet aludimeve që kanë qarkulluar.

Me hyrjen e banorit të ri, Limit, Dolce ka ndryshuar dukshëm sjellje, duke u afruar menjëherë me të dhe duke treguar një afrimitet të hapur, gjë që është komentuar gjerësisht në rrjet. Edi ka hedhur një thumbim ndaj Dolces, duke e cilësuar atë si “mendjelehtë”, një koment që ka shtuar edhe më shumë polemika rreth qëndrimit të saj dhe marrëdhënieve të krijuara brenda shtëpisë.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të zbulojë Edi në deklaratën e tij të paralajmëruar dhe nëse do të dalin detaje të reja që do të ndryshojnë perceptimin e publikut për këtë histori të përfolur.

The post “Nesër do flas”/ Afrimiteti i Dolces me Limin, reagon Edi: Femër mendjelehtë appeared first on iconstyle.al.

Çështja “Pandoro Gate” mbyllet, Chiara Ferragni shpallet e pafajshme nga drejtësia

By: gaze tare
14 January 2026 at 17:14

Një gjykatë italiane ka rrëzuar akuzat për mashtrim ndaj Chiara Ferragni-t, duke i dhënë fund një çështjeje shumë të komentuar që lidhej me praktikat e marketingut nga influencerët dhe promovimin e produkteve me qëllime bamirësie. Rasti kishte në qendër pretendimet se konsumatorët ishin keqinformuar për natyrën bamirëse të shitjeve të lidhura me një pandoro për Krishtlindje dhe vezë Pashke të promovuara nga Ferragni.

Vendimi mbyll një kapitull të ashtuquajtur nga mediat italiane “Pandoro Gate”, një çështje që tregoi se si marketingu me influencerë, pretendimet për bamirësi dhe ligji për mbrojtjen e konsumatorit mund të përplasen kur tregimet promocionale tejkalojnë detyrimet ligjore për transparencë. Në thelb, prokuroria pretendonte se Ferragni dhe partnerët e saj tregtarë i kishin çuar konsumatorët të besonin se blerja e një pandoroje me edicion të limituar dhe e vezëve të markuara të Pashkëve do të mbështeste drejtpërdrejt trajtime mjekësore për fëmijë, ndërkohë që në realitet ishte bërë vetëm një donacion i fiksuar, ndërsa kompanitë e lidhura me influenceren kishin përfituar ndjeshëm financiarisht.

Çështja lidhet me një bashkëpunim të vitit 2022 mes Ferragni-t dhe kompanisë italiane të ëmbëlsirave Balocco, e cila prodhoi një pandoro rozë me çmim rreth 9 euro, afërsisht trefishi i çmimit të një versioni standard. Materialet e marketingut sugjeronin se të ardhurat do të ndihmonin fëmijët që trajtoheshin në një spital në Torino. Në realitet, sipas prokurorisë, spitali kishte marrë vetëm një donacion të vetëm prej 50 mijë eurosh nga Balocco, ndërsa kompanitë e lidhura me Ferragni-n kishin gjeneruar rreth 1 milion euro nga fushata promocionale.

Një skemë e ngjashme, sipas prokurorisë, u shfaq edhe në lidhje me shitjen e vezëve të markuara të Pashkëve në vitet 2021 dhe 2022, të cilat gjithashtu përfshinin kauza bamirësie në komunikimin e tyre. Prokurorët argumentuan se struktura dhe mënyra e promovimit krijuan përshtypjen e rreme se blerjet e konsumatorëve po financonin drejtpërdrejt përfitues bamirës, dhe jo një marrëveshje të zakonshme tregtare licencimi dhe promovimi.

Ferragni mohoi çdo shkelje, duke deklaruar se kishte vepruar në mirëbesim dhe ishte mbështetur në marrëveshjet kontraktuale me partnerët e saj. Megjithatë, prokurorët e Milanos vijuan me akuzat për mashtrim të rënduar, duke kërkuar një dënim me burg prej një viti e tetë muajsh për Ferragni-n dhe bashkëpunëtorin e saj Fabio Damato. Sipas ligjit italian, mashtrimi i rënduar parashikon dënime nga një deri në pesë vjet burg, megjithëse Ferragni zgjodhi procedurën e gjykimit të përshpejtuar, e cila zakonisht ul dënimin në këmbim të një procesi të shkurtuar.

Edhe përpara se çështja penale të merrte një vendim, autoritetet rregullatore kishin reaguar. Në dhjetor 2023, Autoriteti Italian i Konkurrencës dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (AGCM) vendosi gjoba administrative që në total arrinin rreth 1 milion euro ndaj dy kompanive të kontrolluara nga Ferragni, për praktika të padrejta tregtare të lidhura me “Pandoro Gate”.

The post Çështja “Pandoro Gate” mbyllet, Chiara Ferragni shpallet e pafajshme nga drejtësia appeared first on iconstyle.al.

Zërat se është në pritje të ëmbël, Argjira vendos pikat mbi “i”

By: gaze tare
14 January 2026 at 16:51

Thashethemet për një shtatzëni të mundshme të moderatores Argjira Spanca kanë pushtuar rrjetin gjatë orëve të fundit, duke përfshirë edhe emrin e partnerit të saj, balerinit Graciano Tagani. Mediat rozë dhe ndjekësit kanë aluduar se çifti është në pritje të fëmijës së tyre të parë, duke e kthyer këtë temë në një nga më të komentuarat.

Për të sqaruar situatën dhe për t’i dhënë fund zërave, Argjira ka reaguar drejtpërdrejt përmes një Instastory. Ajo i është përgjigjur një pyetjeje të ndjekësve me një deklaratë të qartë dhe të prerë:

“Dua të sqaroj njëherë e mirë disa lajme që po qarkullojnë: nuk jam shtatzënë.”

Megjithatë, moderatorja nuk e ka mohuar dëshirën e saj dhe të Gracianos për t’u bërë prindër. Në reagimin e saj, ajo ka theksuar se krijimi i një familjeje është një dëshirë e kahershme, por ka kërkuar mirëkuptim dhe respekt për privatësinë e këtij kapitulli të jetës.

“Ka gjëra në jetë që nuk i kemi ne në dorë,” është shprehur ajo, duke lënë të kuptohet se gjithçka do të vijë në kohën e duhur.

Në fund, Argjira ka falënderuar publikun për interesimin dhe dashurinë, duke siguruar se kur të vijë momenti i shumëpritur, ajo dhe Graciano do të jenë vetë ata që do ta ndajnë lajmin e bukur me ndjekësit e tyre.

Screenshot

The post Zërat se është në pritje të ëmbël, Argjira vendos pikat mbi “i” appeared first on iconstyle.al.

La garën në mes, Ilir Vrenozi flet për herë të parë

By: gaze tare
14 January 2026 at 16:37

Pasi la garën në “Big Brother VIP Albania 5”, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, ku ka folur hapur për arsyet që e çuan drejt vendimit për t’u larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ish-konkurrenti tregoi se për të, qëndrimi brenda ishte emocionalisht i vështirë dhe se pavarësisht se kishte hyrë i përgatitur, situatat e përjetuara e bënë të reflektonte për vazhdimin e rrugëtimit në lojë.

“Një muaj aty m’u duk shumë. E ndava mendjen kur u futa brenda, të mos mendoja për familjen. Ajo është eksperienca më e mirë, e përjetova. Më vjen keq që përfundoi kështu”, u shpreh ai.

Më tej, Iliri foli edhe për momentet më të ndjeshme që ka kaluar gjatë qëndrimit në shtëpi, duke theksuar se pas dy javësh, ngarkesa emocionale dhe shqetësimet për shëndetin filluan të rëndoheshin.

Tutje tha: “Pas dy javësh, vajtja tek zhavorri… Kisha hallin e shëndetit. Stenaldo është njeriu më i mirë që kam njohur. Ai qau më shumë se për nënën dje, më tha nuk kam me kë të qaj tani. Aty bëhesh si i familjes”.

Iliri theksoi gjithashtu se natyra e tij nuk i lejonte të hynte në konflikte të kota apo debate të sforcuara vetëm për lojë.

“Nuk dal dot nga vetja. Nuk bëj dot që të kapem kot, disa persona e bëjnë aty. Mua më kanë dashur aty”.

Nga ana tjetër, ai ishte pjesë e një televotimi, i cili me shumë gjasë tashmë do të anulohet për shkak të largimit të tij nga gara. Ndërkohë, në spektaklin e së martës, nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 5” u largua edhe këngëtarja Lore, duke e bërë këtë javë një nga më të ngarkuarat me emocione dhe zhvillime për publikun dhe banorët.

The post La garën në mes, Ilir Vrenozi flet për herë të parë appeared first on iconstyle.al.

Arrestohen dy mjekë pas vdekjes së 9 foshnjave në një maternitet në Siberi

By: gaze tare
14 January 2026 at 15:41

Dy mjekë janë arrestuar në Rusi pas vdekjes së nëntë foshnjave në një spital materniteti në Siberi gjatë këtij muaji. Sipas Komitetit Hetimor të Rusisë, foshnjat e porsalindura ndërruan jetë gjatë pushimeve të Vitit të Ri në qytetin Novokuznetsk.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një shkak zyrtar për vdekjen e tyre. Rasti ka shkaktuar zemërim të madh në mbarë Rusinë. Të gjitha foshnjat kanë lindur në Maternitetin Nr. 1 të Novokuznetsk-ut në periudhën 1–12 janar, ndërsa vdekja e parë është regjistruar më 4 janar, bëri të ditur zëdhënësja e Komitetit Hetimor, Svetlana Petrenko.

Pa dhënë detaje të mëtejshme, autoritetet njoftuan se mjeku kryesor i spitalit dhe shefi i repartit të kujdesit intensiv janë ndaluar për “kryerje të papërshtatshme të detyrave zyrtare dhe profesionale në organizimin dhe ofrimin e kujdesit mjekësor”.

Komiteti Hetimor bëri të ditur se të dyshuarit po bashkëpunojnë me hetimet, ndërsa po shqyrtohet ngritja e akuzave dhe vendosja e masave të paraburgimit.

Autoritetet publikuan gjithashtu një video ku shihet një person duke u shoqëruar nga policia dhe një tjetër duke nënshkruar dokumente në prani të një oficeri.

Sipas njoftimit zyrtar, viktimat dhe dëshmitarët janë marrë në pyetje dhe janë sekuestruar materiale të ndryshme si pjesë e hetimeve për mbledhjen e provave të tjera. Ndërkohë, po kryhen autopsitë për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

Agjencia e lajmeve Interfax raportoi se Ministria e Shëndetësisë e Rajonit të Kemerovos, e cila po zhvillon gjithashtu një hetim të veçantë, ka deklaruar se foshnjat kishin vuajtur nga një infeksion i rëndë intrauterin.

Spitali ka njoftuar se përkohësisht nuk po pranon pacientë të rinj, për shkak të një rritjeje mbi normalen të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes./ TCH

The post Arrestohen dy mjekë pas vdekjes së 9 foshnjave në një maternitet në Siberi appeared first on iconstyle.al.

❌
❌