Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Historia e PD, e mbushur me 21 janarë…

21 January 2026 at 13:53

Nga ARTUR  AJAZI

E çfarë ti kujtosh më parë Partisë Demokratike, e ç’ti kujtosh më parë asaj partie e cila u themelua nga idealistët, dhe u shnderrua në organizatë me paramilitarë. Ç’ti kujtosh asaj force politike, vitin 1996, rrahjen e frikshme të opozitës mes bulevardit të Tiranë e shesheve të qyteteve të Shqiperisë, vitin 1997, vitin e zi për gjithë shqiptarët kur shtetin e shkaterroi ajo parti me firmat piramidale.

E ç’ti kujtosh tjetër asaj  partie, grushtin e shtetit në 1998, veprat kriminale të militantëve të saj ndaj institucioneve kushtetuese, apo protestat e dhunshme në 2001, 2003, qeverisjen e keqe që shkatërrroi  vendin dhe jetën e shqiptareve nga 2005 deri 2013, Gerdecin, 21 Janarin , apo dhe akte të tjera të cilat edhe sot e kësaj dite, nuk po ndëshkohen nga drejtësia e re. Krejt historia  e asaj partie është e mbushur me bëma dhe akte antiligjore, me krime dhe vepra të tjera penale, duke nisur nga ish-kryeministrat e pas 1992 deri sot. Duke nisur nga ish-presidenti vendit Sali  Berisha, e duke vazhduar me ish-ministrat që vodhën, u pasuruan dhe sot janë milionerë. Historia e PD-së, në fakt është histori e mbushur me “21 janarë”, ku çdo vepër penale, çdo shkelje ligjore, çdo shkaterrim dhe vjedhje, përbën një vepër të veçantë penale.

Shqiptarët po pyesin me të drejtë çdo ditë, “kur do të vihet drejtësi për 1997 ku u vranë mbi në pak muaj mbi 6300 persona nga armatimet dhe municionet e depove të ushtrisë, dhe që vazhdojnë edhe sot të vrasin, kur do të bëhet drejtësi për 26 viktimat e Gerdecit, 4 viktimat  e 21 janarit, apo viktimat e gomoneve, që kishin pronarë ish-ministrat dhe ish-drejtuesit e policisë së asaj kohe”. E ç’ti  kujtosh më pare asaj partie, e cila sot padrejtesisht ka marrë në politikë, rolin e “liderit  të opozitës”. Sali Berisha, ka kurajon sot fton dhe mbledh rreth tryezës, partitë e vogla të kampit opozitar, duke u premtuar atyre “fitore në zgjedhjet e ardhshme, rrëzimin e Edi Ramës, duke patur si kryeopozitar vetëm  kreun e PD”.

Hipokrizi, mashtrim, dhe lojë e vjetër me skenar të ri. Por fakti është se, shumica e partive të vogla (që kanë mbetur të tilla nga lojërat e PD) e kanë kuptuar tanimë se, me Berishën në krye të frontit opozitar, me mbështetje të brendshme  të dobësuar, apo dhe me mbështetje nderkombetare të fashitur, ata kurrë nuk mund të vijnë në pushtet. Ndaj dhe ka nisur distancimi i tyre nga ftesat dhe bashkepunimi politik me PD.

Ata kanë plot arsye ti thonë “JO” ftesave nga Berisha dhe PD-ja, gjithmonë duke u nisur edhe nga historia e fushatave elektorale të kaluara, dhe pse jo, edhe nga historia e një partie, e vjetër sa vetë pluralizmi në Shqiperi, e mbushur me 21 janarë të pafundëm, histori veprash penale ende të pandëshkuara, të cilat janë shkaku kryesor i humbjeve seriale, dhe e mosardhjes në pushtet.

Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

14 January 2026 at 15:01

Nga ARTUR  AJAZI

Arrestiset sërish një autor vrasjesh. Arratiset sërish nga “pakujdesia e policisë” një killer, një njeri i akuzuar për një seri veprash penale. Dhe ku? Nën hundën e policisë, brenda një spitali, dhe i paprangosur. I ardhur nga qelia pa pranga, duke ecur serbes krahas uniformave blu, sikur të ishte njeri i zakonshëm. Ndodhia vlen të hetohet thellësisht mbi rolin bazë të një zinxhiri njerëzish, duke e nisur nga polici më i thjeshtë, deri tek shefat e tij.

Vitet e fundit, “ikje të tilla” (që nuk ndodhin kurrë nga pakujdesia por janë të qëllimshme) kanë ndodhur shpesh. Arrestiset X nga burgu, arrestiset Y nga spitali, arratiset një tjeter nga salla e gjyqit. Po mirë, po policia nuk gjendet pranë tij, nuk e kishte prangosur, nuk kishte marrë masa parapergatitore kur e shoqeron drejt gjykates, spitalit apo  dhe diku tjeter ? Natyrisht lidhja e segmenteve të caktuara të policisë me krimin, mbetet evidente sot në rradhët e Policisë Shtetit.

Madje duke e nisur nga polici i thjeshtë e duke vazjtur deri tek shefa dhe drejtues policie. Ka ardhur koha të forcohet ligji, rregullorja, ka ardhur koha të ashpërsohet Kodi Penal, nenet ku flasin për dënimin e policëve dhe shefave të tyre të lidhur me krimin dhe trafikun e drogës. Ka ardhur koha kur, Kodi Penal, të ketë dënime deri 15 vjet për policin dhe shefin e tij, që janë molepsur në planin për arratisjen e një krimineli nga burgu, apo të lidhur me rrjetin e trafikut të drogës. Asnjë mëdyshje dhe asnjë lehtësim nuk duhet të ketë. Eshtë e tmerrshme të mendosh se, nga duart e policisë, arrin të largohet një person me rrezikshmëri të lartë shoqerore, një autor vrasjesh, një person që po hetohet dhe gjykohet, dhe papritur ai “arratiset”.

U bë “modë” arratisja e të paraburgosurve, dhe atyre që e kanë marrë dënimin nga gjykata. Ashtu siç është bërë e zakonshme, zbulimi i lidhjeve të policëve dhe drejtuesve të policisë, me emra të spikatur të botës së krimit. Nuk mund të kenë vend në Policinë e Shtetit, police, shefa komisariatesh apo dhe drejtues policie në qarqe, që rezultojnë të lidhur me botën e krimit. Ministria e Drejtësisë, dhe e Brendshme, duhet të ndalen urgjentisht dhe të koordinojnë planin e masave rradikale mbi fenomene të tilla, që cënojnë rendin, qetesinë, dhe sigurinë e qytetareve dhe atë kombetare.

Në një vend, ku arratiset i burgosuri, dhe zbulohen lidhjet e tij me police dhe drejtues policie, siguria e qytetareve mbetet e rrezikuar. I arratisuri nga spitali i Durresit, sot gjendet i lirë, dhe nga momenti në moment, ai mund të kryejë një atentat të ri, një grabitje dhe krim të ri. Dhe pse ? Sepse një polic dhe drejtues policie në burgje, është korruptuar dhe ka pranuar ta dergojë atë pa pranga në duar, dhe ti lerë rrugën e hapur drejt lirisë. Absurde do ta quaja edhe “arratisjen” e çdo të burgosuri nga qelia, medemek “duke prerë hekurat e dritares me mjete rrethanore, dhe askush nuk e paskësh pikasur”.

Çdo tentative dhe arratisje nga burgjet tona dhe ato të vdeneve të tjera në botë, nuk ndoh kurrë, pa bashkëpunimin dhe korruptimin e efektivave policore, dhe shefit të tyre. Ndaj, është momenti të ndalet seriozisht Ministria e Brendshme dhe ajo e Drejtesisë, ashtu siç është urgjente që në Kodin e Ri Penal, të futen nene, ku të ashpërsohet dënimi i efektivave dhe drejtuesve të tyre, që rezultojnë të lidhur me botën e krimit.

Kush e përmbyt Durrësin?

7 January 2026 at 12:34

Nga ARTUR  AJAZI

Vetëm 6 muaj nga ardhja në pushtet e Partisë Demokratike pas fitores së zgjedhjeve të 22 Marsit 1992, qeverisja e saj, hodhi kushtrimin “shqiptarë e katundarë, lëvizni lirisht, ikni ku të doni, ndertoni ku të doni, bëni çafrë të doni, zaptoni çfarë të doni, sepse tani jemi në demokraci”. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, strukturat e asaj qeverisje krejt të papërgjegjshme, madje ndihmonin shqiptarët ruralë, fushorë e malorë, të sistemoheshin në troje, toka, dhe prona të ish-pronareve dhe ato shtetërore.

Pa marrë parasysh pasojat e mëvonshme, dyndjet e njerëzve të mësuar me “mbylljen dhe izolimin”, ishin alarmante. U dyndën nga fshatrat e zonave fushore, kodrinore dhe malore, drejt Tiranës, Durrësit, dhe qyteteve të mëdha, lanë apo shitën banesat, lopët, bagëtitë, kishin dhe çfarë nuk kishin, dhe u “sistemuan” në troje dhe toka bujqesore, ish-prona të ligjshme, dhe toka shtetërore. Kaos, zallamahi, rrëmujë urbane dhe mish-mashi zaptoi qytetet.

Në Durrës, brenda 18 muajve nga kushtrimi i qeverisjes “Meksi-1”, u zaptua 50 per qind e ish-Kënetës, 45 per qind e plazhit, dhe u zaptuan dhjetra troje me pronarë të ligjshëm. Vendi po shkonte me shpejtësi marramendëse, drejt anarshisë urbane dhe qytetëse. Fshtarat, po boshatiseshin, ku rolin negativ veç qeverisjes së PD, po e luanin edhe firmat famëzeza piramidale. Zbriste fshatari dhe malësori në qytet, shiste lopën, delet, dhitë, shiste madje dhe banesën, dhe paratë i fuste tek “Vefa”, “Populli”, “Xhaferri”, etjj. Vendi po përjetonte qeverisjen më skandaloze në gjithë historinë e tij. Ata që ju përgjigjën “kushtrimit” të Sali Berishës, nisën të zaptonin tokat, vijat dhe kanalet kulluese, nisën të ndertonin mbi kolektorë, mbi shinat e trenit, nisën të ndertonin mbi oborret e ndermarrjeve shtetërore, duke e kthyer Shqipërinë në xhungël.

Pa mbyllur mirë mandatin e pare qeverisës nga PD (1992-1996), vendi kishte përgjysmuar numrin e banoreve në fshatra, dhe ishin zaptuar trojet e ish-pronareve në qytetet kryesore të vendit. Durrësi nisi të përmbytej çdo dimër. Rrugët dhe rrugicat e tij, mbusheshin me ujë gjithmonë kur  kishte shi, dhe vetëm në Tetor 1996, qeveria e PD-së, gjoja nisi një investim në disa rrugë kryesore të atij qyteti, ku gjysma e parave u fut në xhepat e zyrtareve lokalë dhe firmave ndertuese.

Badërrdia nisi pas 1996 me ndertimet në zonat bregdetare të Durrësit. Plazhi, kishte nisur të zaptohej nga të ardhurit, që mendonin dhe besonin se “demokracia kuptohej me lëvizjen e lirë nga njëri fshat në tjetrin, apo nga fshati drejt qytetit, pa zbatuar asnjë ligj dhe rregull urbanistik”. Pothuajse çdo muaj, sidomos në Durrës e Tirane, kishte ndertime banesash, dyqanesh, ndertime magazinash dhe lloj-lloj objektesh të tjera biznesi në toka me pronar, në troje shtetërore, pa patur as leje ndertimi, dhe as dokumentacion ligjor. Hekurudha Shqiptare, ngrinte alarmin asokohe se “po na zaptohen ndertesat e stacioneve të trenit në rrethe, po na vidhen shinat, po ndertojnë mbi shina dhe linja hekurudhore”, por marrnin nga qeveria “Meksi”, dhe qeveritë e tjera të pas 1996, vetem heshtje. Kushtrimi i Berishës pas ardhjes në pushtet në 1992, kishte bërë efektin e vet.

Ata që nguleshin në toka dhe troje me pronar të ligjshëm, nuk paguanin as energjinë dhe as ujin e pijshëm. Ata ishin de facto,  kontigjenti elektoral i Sali Berishës, pa menduar se kishin dëmtuar gjithçka, duke nisur nga infrastruktura rrugore, rrjeti i kanalizimeve të ujit të pijshëm, ujrave të zeza, kolektorët, kanalet kulluese, etjjjjj. Shqipëria, kryesisht Durrësi, përmbytej pas çdo shiu që binte. Ish-Këneta, kthehej në moçal të pakalueshëm, dhe banorët e saj nisën të protestojnë. Po ku ? Në bashkinë e Durrësi, ngrinin supet, dhe nuk jepnin as sqarime dhe as ndihma. Ish-Këneta kishte mbaruar së ekzistuari. Ishte zaptuar nga qindra e mijëra ndertime pa leje, ku pjesa më e madhe e tyre, ishin pa energji dhe ujin e pijshëm. Katrahura ishte  në prag. Ikja dhe ardhja sërish në pushtet e PD, shoqerohej sërish nga “kushtrimi”, pasi Berisha mendonte për rritjen e fuqisë elektorale, aspak për urbanisimin dhe investimin që do të pengonte përmbytjen sidomos në zona si Durrësi.

Një vendim i 1929, i nxitur nga një studim italian, e klasifikonte zonën e Kënetës në Durrës, “jo zonë banimi”, vendim të cilin e zbatoi madje dhe Enver Hoxha për 45 vjet. Por nuk e njohu Sali Berisha, dhe ata që erdhën pas tij. Ndaj, sot përmbytja  e Durrësit, nuk duhet të habisë aspak, aq më tepër ata të PD-së, që dalin dhe ulurasin se “Rama në Paris, Durrësi nën ujë”. Përmbytja e Durrësi, dhe jo vetëm e tij, e ka zanafillën tek papërgjegjshmëria politike dhe njerëzore e opozitës aktuale. Tek papërgjegjshmeria e qeverisjes së asaj kohe, e cila masakroi pronat e ligjshme të shqiptareve, rriti gamën e problemeve sociale të shqiptareve, rriti gamën e problemeve ligjore të tyre, aq sa mbetet pothuajse e pamundur zgjidhja në kohën e sotme.  Ndaj gishtin , ata që sot përmbyten ta drejtojnë fillimisht nga kjo opozitë, dhe nga ai kryetar opozite, në rast se duan ti hyjnë me themel rrugës së drejtësisë për problemin që kanë.

Trump nuk flet, Trump vepron

6 January 2026 at 10:01

Nga Artur Ajazi

Dikush fillimisht thoshte se “Trump nuk e ka seriozisht”. Ishte fjala për Maduron. Ishte fjala edhe për Kamboxhian, Ukrahinën, Groenlandën, Lindjen e Mesme, etj. Bota sot ka shumë vatra të nxehta, dhe kjo po e detyron kreun e Shtëpisë Bardhë, të mos jetë shumë pasiv. Ai mbetet aktiv në çdo konflikt rajonal dhe jo vetëm, në çdo  rast kur regjimet, si ai i  Maduros, apo qeverive  të Meskikës dhe Kolumbisë, që  janë përzierë me afera dhe lidhje trafikantësh droge. Duhej një Donald Trump, që bota e trafikut të drogës, të merrte një goditje të tillë.

Duhej një Trump, që regjimet diktatoriale dhe presidentët e narkoshteteve, të “zgjoheshin” dhe tu prishej gjumi. Nuk mund të vazhdohet më tej, duke vrarë me anë të drogës popujt e SHBA, Europës dhe mbarë botës. Në fakt, fundi i Maduros, dhe pse jo, dhe ndonjë presidenti tjeter në Amerikën Latine tanimë dihet. Boll prodhuan e shitën drogë, boll fituan para në kurriz të shendetit të djemve dhe vajzave të reja, boll vranë shpresën e rinisë kudo në botë. Një grusht kucuthësh, të veshur me petkun e presidenti, që kanë kthyer vendet e tyre në kombinate prodhimi të drogave, nuk mund ta mbajnë peng të ardhmen e të rinjve të mbarë botës. Trump, ka sot mbështetjen dhe përkrahjen e mbarë vendeve demokratike, e mbarë djemve dhe vajzave që shkollohen dhe punësohen, duke e ditur se “klanet dhe kartelet e drogës po marrin ndëshkim shembullor”.

Dhe janë pikërisht ata, janë amerikanët që vepruan, dhe nuk e zgjatën shumë kohën e zbatimit të planit të tyre të goditjes ndaj karteleve. Trump, ka sot meritën e madhe të goditjes së çdo presidenti dhe qeverie amerikano-latine, që mbështet dhe ka lidhje me kartelet e drogës. Trump ka vendosur ta ndalë invazionin e karteleve të drogës, ashtu siç ka vendosur të nxjerrë para drejtësisë amerikane, çdo kryetar shteti që po hetohet dhe akuzohet për lidhje me trafikun e drogës. Duke goditur kartelet e Amerikës-Latine, natyrisht Trump ka nisur të sigurojë mburojë, jo vetëm për popullin amerikan, por edhe ndaj  popujve të Europës. Kjo për faktin sepse tonelatat e drogës, që niseshin nga Venezuela, Kolumbia, Ekuatori, Peruja, etj, tanimë do të jenë nën shinjestrën amerikane.

Bota kishte nevojë sërish për një Donald Trump, që të kthente përmbus regjimet diktatoriale dhe ti priste rrugën me forcën e armëve, karteleve të fuqishme të drogës. Dhe Trump nuk ka gjasa të ndalet. Ky ishte fillimi. Bota duhet të jetojë pa makthin dhe efektin e drogave. Rinia duhet të shkollohet dhe punojë pa patur frikën se, dikush do ti ofrojë drogë. Trump nuk flet, Trump vepron. Pikërisht këtë deshën amerikanët. Këtë kërkojnë popujt e vendeve demokratike. Ndryshe nuk ndalet ofensiva e karteleve që bazën e kanë pikërisht nga Amerika-Latine, dhe mbështetjen nga krerët e regjimeve diktatoriale.

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

28 December 2025 at 20:55

Nga ARTUR AJAZI

Aspak nuk ta mbush mëndjen ky Salianji. Ai që del nga “rreshti”, dhe vendos të bëjë luftën e tij politike, ka tjetër ide, tjetër program, tjetër artikulim mbi misionin e tij. salianji më duke njëlloj si Genc Pollo dikur, kur “vendosi” ti dalë ballazi Sali Berishës. Formuan edhe një “partiçke” me Ferdinand Xhaferrin , dhe çfarë arriti ? Asgjë.

Pëkundrazi u vunë në rresht si dikur para Berishës. Politika në Shqipërinë post5okomuniste, shpesh është trajtuar si “sporti lehtë”, ndaj dhe kanë petentruar brënda saj dallkaukër, mediokër, aventurierë lagjesh, dhe njerëz me ZERO ide dhe mendime mbi politikbërjen.

Kjo vlen për Partinë Demokratike, dhe për ndonjë partiçkë, që ka dale së fundmi, dhe tenton të habisë gjithë dynjanë me spaktaklet e saj. “Politika mbetet fusha ku luhet fort, nga ata që janë profesionistë në menaxhimin e saj”- ka thënë filozofi çek Ladislav Durbok. Dhe kishte të drejtë.

Në qoftëse do të jetonte, ai do të ishte marrë seriozisht me klasën politike në Shqipëri. Kemi 35 vjet, që jemi bërë si “kaviet” eksperimentale të çdo politikani aventurier. Kur erdhi në pushtet Partia Demokratike (pas “fitores” në 22 Mars 1992) ishte thuajse pa një program të mirëmenduar.

Megjithatë shqiptarët thane “hajde po i besojmë, dhe po votojmë njëherë këtë parti të re”. votën ja dhanë, por pa mbushur 2 vite në pushtet, shumica e shqiptareve nisën të provojnë mbi supet e tyre, qeverisjen më të ligë, që Shqiperia kishte patur në 100 e ca vite.

PD, dështoi, sepse kishte në krye një politikan të paaftë, që ngriti një qeveri me hajdutë dhe njerëz të papërgjegjshëm. Gjithë historia e PD, mbetet ë mbushur me turpe dhe skandale të padëgjuara, dhe të gjitha mbajnë vulën e një njeriu.

E vetmja shpresë që ngjalli frymë të re dikur , ishte ngritja e KOP-it. Por zhgënjimi që morën shqiptaret edhe nga KOP-I, dhe kryekopisti Basha, mbetet e paimagjinueshme. Nuk e di por, hyrja e Salianjit në PD, dhe ngritja e tij deri deputet, tregonte se diçka nuk shkonte mire në atë parti.

Pasi e përdori Berisha, duket se ka vendosur ta flakë jashtë partisë, njeriun që “bëri burg politik”. Pse, si, dhe qysh, kjo do të mësohet në muajt e ardhshëm. Por një gjë është e sigurtë. Ky “rrebeli” Salianji, ashtu si Basha, dhe Pollo, asgjë nuk do të arrijë. E dini pse ? Sepse që në daljet e tij të para, dukej se ishte “i rremë”-thotë populli. Pra, ju turr Mul Nokës, dhe nuk guxon të thotë 1 fjalë për Saliun. Pra, shkurt dhe shqip, “pas burgut e kishte të nevojshme të ishte paksa në qendër të vëmëndjes, dhe nisi foltoren e tij”. Kaq. Pra, politika shqiptare, edhe për shumë vite të tjera, do të mbetet “kanaleve”, duke mos arritur dot, të ngjitet “rrugëve të asfaltuara të BE”.

Shfryhet “tollumbacja” e arrestimeve në Ferrocrom

17 December 2025 at 17:20

Nga ARTUR  AJAZI

Policia nxitoi dhe i arrestoi 16 persona, kurse 4 të tjerë i shpalli në kërkim. Por ende pa u tharë “boja” e arrestimeve me bujë, gjykata e Elbasanit i ka liruar ata. Vajtja e avokatit të njohur me nxitim në Elbasan, dhe mbrojtja e tij, e detyruan gjykatën ti lirojë ata pa asnjë fjalë ndryshe. Por atëhere, kush e ndoti dhe kush vazhdon ta ndosë Bradasheshin, Elbasanin, dhe pse jo edhe Cerrikun?

Burimet nga policia dhe ish-kombinati metalurgjik thonë se, “ka të tjera linja brënda atij territori që ndotin ambientin, ajrin, lumin dhe token, por ja që policia nuk sheh gjë”. Fakti është se, Policia e Shtetit, e kryen detyrën e saj, merr njoftimin nga qytetaret apo burime të tjera, dhe shkon dhe arreston personat përgjegjës sipas veprave penale. Por shpesh arrestimet e saj, rezultojnë “tollumbace” të shpuara, pasi gjykatat i lirojnë ata që akuzon policia. Atëhere ku çalon problemi, ku ngec zgjidhja e çdo denoncimi nga qytetaret?

Pse gjithmonë kur policia arreston me bujë, gjykata i liron pa asnjë mëdyshje ? Policia e Shtetit në komunikaten e saj zyrtare tha se “16 personat e arrestuar kishin 2 vjet që ndotnin Bradasheshin dhe Elbasanin”, dhe natyrisht ky ishte lajm i mire për qytetaret. Pra, ishin vendosur në pranga, “shkaktaret e ndotjes”, dhe sipas Kodit Penal, parashikohen dënime të rënda ndaj kujdo që ndot, ajtin, ujin, lumin, detin, liqenin, token,  ambientin. Por ja që edhe kësaj here, gjykata e Elbasanit, e nxorri “huq” aksionin e uniformave blu. Nuk ishte informacion i besueshëm, nuk ishte informacioni i duhur, kishin gabuar në arrestimin e 16 personave, vallë nuk e kishin parë ndotësin e vërtetë, që natën duket qartazi nga shtëllungat e tymit që ngrihen në ajër ?Atëhere mund të themi se Policia e Shtetit, ka mungesë profesionistësh, mungesë informacioni, apo diçka tjeter që lidhet me punën e saj ? Ka dhjetra e qindra pyetje dhe pse-ra në këtë problem , dhe jo vetëm tek ky rast.

Atje ku shkon Policia e Shtetit, duhet ti ketë “kopsitur”  mire gjërat, duhet të jetë siguruar plotesisht se “info e ardhur në rrugë operative është e saktë”, pastaj të niset dhe të kryejë arrestimet. Ndryshe, mund të themi sa ka mungesë profesionizmi dhe apati të theksuar në punën e saj. Por nga ana tjeter, mendoj se Policia e Shtetit, vitet e fundit, është vënë shpesh në sprova të vështira, kur pas aksioneve të saj, gjithçka ka rezultuar “bllof”, dhe kjo si pasojë e mungesës së informacioneve reale që disponon. Pas lirimit të 16 personave nga Gjykata e Elbasanit, natyrisht Policia e Elbasanit, duhet të mos e lërë me kaq aksionin e saj.

Ajo duhet të punojë intensivisht të zbulojë ndotësit “ilegalë” që ka brënda territorit të ish-kombinatit Metalurgjik. Nuk është aspak e vështirë. Nga ana tjeter, ARM dhe shumë “ekspertë mjedisi” që ka vetë Elbasani, çfarë bëjnë ? Me se merren ata, kur nuk identifikojnë e  bashkëpunojnë   me organet  kompetente, për të goditur çdo ndotës të ajrit, lumit dhe tokës në Elbasan ? Dhe e fundit, nuk mund të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian, kur kemi të evidentuara shumë vatra ndotjesh në gjithë vendin. Bashkëpunimi mes gjithë institucioneve, natyrisht do të sjellë ndryshimin, pastrimin dhe kthjellimin e ajrit të ndotur, si kushti kryesor që BE, ka vendosur për rritjen e cilësisë jetës për qytetaret.

The post Shfryhet “tollumbacja” e arrestimeve në Ferrocrom first appeared on JavaNews.al.

Në Europë, nuk merren fare me drejtësinë

16 December 2025 at 13:32

Nga ARTUR  AJAZI

Që kur ka nisur Vettingu, dhe reformimi i strukturave të drejtësisë dhe deri sot,    1 ditë të vetme, nuk kanë pushuar sulmet dhe akuzat ndaj institucioneve të reja të saj. Ç’nuk i kanë thënë SPAK-ut, GJKKO-së, drejtuesve të këtyre institucioneve sa të pavarura, aq edhe dinjitoze.

Janë marrë me ish-drejtuesin e SPAK zotin Kraja, me drejtuesin që sapo e la detyrën zotin Dumani, tani do të merren patjeter edhe me zotin Braho. Ç’nuk kanë thënë, dhe ç’nuk po thonë për GJKKO, prokurorët  e gjyqatarët, ministrat e drejtësisë, drejtuesit e policisë dhe burgjeve. Kanë intimiduar emra dhe familjet e tyre, natyrisht kur u janë prekur interesat, kur u ka vajtur fletë-thirrja për në prokurori, apo kur është nisur hetimi pasurisë dhe veprave penale që kanë kryer.

Ky  vend nuk po gjen qetësi, nga sulmet barbare ndaj organeve të drejtësisë. Nuk ka ditë, që politikanë dhe ish-drejtues të lartë, që janë nën hetim apo po gjykohen, të mos i sulen SPAK-ut, GJKKO-së, ministrit të Drejtësisë, apo të merren me familjarët e tyre. O njerëz, lereni drejtësinë në punën e vet, lereni drejtësinë të qetë, të hetojë, gjykojë dhe dënojë, cilindo që ka vjedhur, abuzuar me ligjin dhe postin. Në Bashkimin Europian, nuk futemi kurrë me këtë mentalitet, me këto zakone dhe forma diskriminimi ndaj një pushteti të pavarur, siç është drejtësia. Në BE, nuk futemi kurrë, në rast vazhdojmë të godasim me ç’të mundemi, drejtësinë e re. në Europë, kurrë politika nuk merret me drejtësinë.

Pushtetet janë të ndara me ligj dhe Kushtetutë, dhe nuk ka nevojë të përgojosh as prokurorin dhe as gjyqtarin. Ka mbi 5 vjet që nuk gjejmë qetësi, gjithmonë kur thirret në SPAK një politikan, një zyrtar apo ish-drejtues i lartë, gjithmonë kur nis gjykimi ndaj veprave penale që ata kanë konsumuar. Madje, edhe kur Edi Rama, merret me rrogat dhe pensionet, apo me ndonjë investim, ne i sulemi atij, duke i kujtuar se “SPAK dhe GJKKO, po hetojnë dhe gjykojnë ministrat, ti merresh me rritje pagash e pensionesh”. Në Europë, askush nga italianët, gjermanët, spanjollët, francezët, apo çekët e hungarezët, nuk merret me hallin e politikanit, ministrit, me hetimin dhe gjykimin e tij, por shohin punët, hallet dhe problemet e tyre, u intereson rritja ekonomike dhe jeta e përditshme. Pse nuk ndryshojmë ne si popull ?

Deri kur do të vazhdojmë të  mblidhemi në sheshet e pallateve, në kafene , apo në bulevarde dhe ti qajmë hallin kryetarit të partisë, ish-ministrit dhe politikanëve që kanë hesape me drejtësinë ? Dhe avazi ynë, nis dhe vazhdon me sharje, ofendime, dhe akuza ndaj prokurorit dhe gjyqtarit që po “heton dhe gjykon liderin, ministrin, deputetin”. Vitet ikin, por tranzicioni ynë problematik postkomunist, nuk paska të sosur. Pas heqjes së vizave, shqiptarët po shëtisin Europën, por nuk kanë marrë asgjë të mirë prej saj. Duket se jemi të adaptueshëm vetëm ndaj negativitetit. Ndaj, lereni të qetë drejtësinë dhe levat e saj, lereni të punojë, hetojë e gjykojë këdo që ka shkelur ligjin, pasi ligji është i shenjtë për progresin e prosperioritetin e një vendi.

The post Në Europë, nuk merren fare me drejtësinë first appeared on JavaNews.al.

Dhuna në shkolla, këmbanë alarmi

15 December 2025 at 17:40

Nga ARTUR AJAZI

Merren të gjithë me Saliun, SPAK-un, GJKKO, Kushtetuesen, KLP, GJL, dhe me lloj-lloj gjërash të tjera, duke harruar se e ardhmja e këtij vendi është në rrezik. Shkollat po nxjerrin dhe kultivojnë të rinj të dhunshëm. Të rinj që në vend të librit kanë thikat në çanta, në vend të stilolapsit kanë cigaret, në vend të studimit shkojnë në lokale dhe bilardo ku luajnë edhe bixhoz, që në vend të edukates kanë mungesën e artikulimit, dhe në vend të kulturës, kanë fjalorin më banal që ekziston.

Dhe të tillë nuk janë vetëm djemtë, por edhe vajzat. Në 3 vitet e fundit janë vrarë 5 djem nënash në oborret dhe ambiantet jashtëshkollore. Janë plagasur 18 të tjerë, dhe dhuna nuk ndalet. Ajo duhet të jetë thuajse çdo natë biseda e parë me analistët e politikës, apo dhe drejtueset e emisioneve të tjera. Bëhet fjalë për të ardhmen. Dhe kjo nuk është e lehtë. Çdo vit dalin nga dyert e gjimnazeve, nxenës, djem dhe vajza plot. Ka prej tyre me mesataren 9.9 apo dhe 10, por sapo shkojnë në fakultete, mbushen me nota negative, ngelen në 10 apo 15 provime qysh vitin e parë. Dhe shumë prej tyre kthehen mbrapsht. Natyrisht futen në punëra të ndryshme, ku shumica përfundon në locale fast-foode, apo call-cernet.

Vetëm një pjesë e vogël e gjimnazisteve, ata që kanë mësuar sistematikisht për 3 vite, arrijnë të shkollohen në fakultete, të mbarojnë studimet e larta, dhe të punësohen. Ka mbi 2 dekada që sistemi arsimor çalon në disa drejtime. Çalon në mësimdhënie (pasi  nga universitetet tona dalin mësues që që blejnë provimet me para), çalon në edukim, pasi shumica e nxenesve kanë edukim gjysmak qysh nga familja. Çalon në strukturën drejtuese, pasi edhe pse funksionon portal “Mesues për Shqiperinë”, shpesh emerimet bëhen mbi baza politike dhe njohjesh personale. Padyshim kjo situate, edhe pse me interesimin maksimal nga Ministria ë Arsimit dhe Drejtoritë vendore të Arsimit, duket se kërkon nderhyrje rradikale.

Dhuna në shkolla nis nga cikli i ulët, dhe ai 9-vjeçar. Atje nuk ka ndëshkim nga drejtoritë e shkollave, plus që nga vendimet e shumta nga Ministria Arsimit në 25 vitet ë fundit, figura e mësuesit ka pësuar shvleresim të madh. Sot në shkolla, mësuesit kanë frikë, (dhe jo droje) ta qortojnë nxenesin, kanë frikë të raportojnë sjelljet e pahijshme në drejtoritë e shkollave, kanë frikë të kërkojnë ardhjen e prindit për nxenesin apo nxënësen që prish orën e mësimit, që bullizon dhe rreh shkokun apo shoqen. Pra, mësuesi sot është thjesht roje në klasë. Një pjesë e mire e mësuesve të rinj, kryesisht ajo e dekadave të fundit, kanë mangësi të theksuara në formimin e tyre profesional. Pikërisht, ky është  burimi i problemeve që po akumulon shkolla sot.

Dhuna një oborret e shkollave, nuk është thjesht sjellje rrugaçeske e nxenesve të caktuar, por ajo mbetet këmbana e alarmit që çdo qytetar, gazetar, intelektual, drejtues shkolle apo zyrtar i Ministrisë Arsimit, duhet të lëshojë për ti thënë “NDAL” kësaj situate alarmante. Rojet e sigurisë në shkolla, janë totalisht jashtë standardit, pasi ata nuk arrijnë kurrë të kryejnë detyrën duke mos patur kompetencat e duhura dhe autoritetin e duhur. Para se të merremi me Saliun apo me Mulin, Gazin , Gridën dhe Salianjin , le të merremi me të ardhmen e fëmijëve tanë, me sigurinë në shkolla. Para se të mbushim ekranet dhe studiot me “ekspertët”  dhe “parashikuesit” e fatit politik të Saliut, Ballukut apo Veliajt, le të merremi me brezin e ri, për ti siguruar  Shqipërisë vazhdimësinë e qëndrueshme sociale, dhe për të mos toleruar më humbje jete në oborret e shkollave tona.

The post Dhuna në shkolla, këmbanë alarmi first appeared on JavaNews.al.

Sali, GO!

3 December 2025 at 14:06

Nga Artur Ajazi

Gjithë historia e Partisë Demokratike përmblidhet në tre fjalë “Sali, Berishë, Sali”. Asgjë nuk lartësohet në atë parti, veç emrit të kryetarit të përjetshëm. Askush nuk ka gjë me PD, madje as Edi Rama. Kjo pasi në politikë, gjërat janë të ndara, dikush humb dhe dikush fiton. Por të kërkosh përjetësimin edhe kur ke humbur dhjetra zgjedhje përballë kundershtarit historik, të përjetësosh hijen dhe emrin tend në parti, edhe kur e sheh se si po katandiset ajo, të mbetesh pedant edhe kur shqiptarët e thonë troç  me vote, “Edi stay, Sali go”, kjo është alarmante nga vështrimi politik. Shko dhe rrotollohu andej nga ishe.

E bëri një “foltore” dhe tash ka nisur një tjetër “foltore”, edhe pse në bulevard dolën rreth 150 vetë. Berisha e quajti “foltoren 1 “ si të “ribashkimit të demokrateve pas përçarjes nga Basha”, dhe tash ka nisur “foltoren 2”, duke deklaruar se “kjo është e fitores”. E fitores  mbi cilin, e fitores ndaj kujt ?  Pasi në 11 Maj humbi sërish PD e Saliut, jo PD e demokrateve. Atehere mund të themi se, kjo gjë vjen natyrshëm si  pasojë e keqmenaxhimit nga lidershipi asaj partie. Vetëm një i marrë, nuk e kupton se, gjithçka ka një kufi, ka një fillim dhe një mbarim. Vetëm Zoti është i përjetshëm. Madje as Enver Hoxha nuk u bë i përjetshëm.

Të mbetesh stoik në politikë, do të thotë se ke zgjedhur rrugën e gabuar për karrierën tënde. Shqipëria aktualisht gjendet në një fazë shumë intensive zhvillimore, si  nga pikëpamja ekonomike, politike dhe integruese. Eshtë marrëzi të merresh me politikën e rrugëve, që nuk të ofron asgjë, dhe të mendosh se “foltoret e një partie humbëse, do ti sjellin shqiptareve zhvillim, integrim, mirëqenie”. Kush punon gabon, kush gabon ndëshkohet. E keqja është kur ti gabon, dhe mbron fajtorin. Kjo ka ndodhur dikur, kur Berisha kishte pushtetin e parë 1992 deri 1997, dhe të dytë nga 2005 deri 2013. Por sot, kjo gjë nuk ndodh, dhe e dini pse ? Sepse Edi Rama, erdhi në pushtet, me mëndje tjetër, dhe jo për të kënetëzuar qytetet dhe fshatrat. Dhe kjo është reale, e faktuar, dhe nuk ka nevojë fare për propogandë mediatike.

Mjafton të ndiqni, ç’thonë ata që vijnë në Shqipëri për herë të parë, ose pas 10-15 vitesh, për tu bindur se Edi Rama e kishte seriozisht kur deklaroi në 2013 se “këtë vend do ta bëjmë vetëm ne socialistet”. Ishte momenti i duhur për Edi Ramën, pasi koha nuk priste. E mori pocaqi, dhe sot e ka kthyer në vendin e lakmueshëm për çdo të huaj. Mbi 22 mijë italianë kanë zgjedhur të jetojnë në Shqipëri, mbi 12 mijë të tjerë pensionistë, banojnë në Shqipëri, duke u pasaportizuar në qytetet kryesore të vendit.

Ky natyrisht mbetet tregues i mirëqenies, zhvillimit dhe integrimit europian, dhe sfidon  propogandën e pafuqishme të PD. Kur nuk të duan, shqiptarët të largojnë me vote, ama kur të duan të mbajnë gjatë, sërish me vote.

The post Sali, GO! first appeared on JavaNews.al.

Shqipërisë i mungon e djathta

2 December 2025 at 14:07

Nga Artur Ajazi

Zhdukja e familjeve të mëdha përgjatë 45 viteve në komunizëm, duket sikur ka zhdukur edhe të djathtën reale në Shqipëri. Ikën emra të kulluar, të arsimuar, të formuar në perëndim, të cilët pas ardhjes nga studimet në Shqipëri mbi 85 vite më parë, natyrshëm krijuan shtresën e djathtë. Asokohe (në periudhën e Zogut) ne kishim tregëtarë të mëdhenj, të mesëm dhe të vegjël. Vitet e luftës 1939 deri 1945, ishin “vrastare” për të djathtën shqiptare. Ajo nuk tregoi paanshmërinë e saj, nuk mbështeti antifashizmin, dhe qëndroi larg  shumicës, popullit.

Komunistët e kishin fare të lehtë, ti nënshtronin, ti shfrytëzonin, dhe të krijonin perceptimin se “ata ishin e keqja e këtij vendi”. Në stradegjinë e luftës ndaj të djathtës në Shqipëri, Partia Komuniste e kishte gati “shtratin” pas fitores së pushtetit në 29 Nentor 1944. Ajo nisi nga shtetëzimet, denigrimet, demaskimet, arrestimet, vrasjet. Dukej sikur kishte nisur beteja e madhe mes shqiptarëve. Zyrat, institucionet, dhe postet e larta dhe të mesme, u kapën nga ata që “vinin nga malet”. Deri në 1957, u shfrytëzuan maksimalisht dhe brutalisht ata që dikur ishin etiketuar si “shtresa ë djathtë”.

Ata që kishin prona dhe pasuri, shkollim dhe mentalitet europian, pasi atje kishin marrë gjithçka duhej, për të bërë Shqipërinë. Por nuk ja dolën, as teorikisht dhe as praktikisht. Ndoshta i vetmi njeri që mund ti kishte mbështetur fuqishëm ata, do të ishte Mbreti Zog, por ai ja mbathi, duke lënë edhe vendin edhe të djathtën në dorën e komunistëve. Dhe këta të fundi, e bënë  siç duhet detyrën e tyre. Deri në vitin 1971, ishin zhdukur, arrestuar, vrarë dhe internuar mbi 2200  emra intelektualësh, madje kishte nga ata që edhe kishin aspiruar pas 29.11.1944 se “do të garonin me partitë dhe idetë e tyre të djathta europianiste përballë PKSh”. Çfarë  naiviteti.

Të gjithë u zhdukën fizikisht ose u denigruan intelektualisht. Por si çdo gjë, edhe komunizmi kishte fundin e tij. Kishte ardhur 1992, ishte shembur komunizmi, por nuk kishte mbetur asnjë i djathtë në jetë. Kishin mbetur pasardhësit e tyre, por krejtësisht të paaftë për të ringjallur idetë dhe programet e djathta, apo për të përfaqësuar  denjësisht familjet e tyre të mëdha. Ardhja e ish-komunistit  Sali Berisha në krye të PD-së, fillimisht u pa si “zgjidhje e duhur afatgjatë”, por sërish pasardhësit e të djathtës në Shqipëri, ishin gabuar. Ata u keqtrajtuan dhe u denigruan nga PD dhe Berisha, njëlloj sikurse bëri PKSH dhe Enveri me  familjet e tyre. Sot në PD, nuk ka qoftë dhe 1 emër të djathtë.

Të gjithë ata, duke nisur nga Berisha, nuk përfaqësojnë fare të djathtën. Ata janë ish-komunistë, bij dhe farefis i tyre, apo dhe pinjollë të ish-sigurimsave. E majta, e mundi, dhe vazhdon ta mundë të djathtën. Berisha ishte, si një “mallkim” për ringjalljen e të djathtës në Shqipëri. Sot e djathta në Shqipëri, përfaqësohet nga miniparti pa asnjë peshë politike, si ajo e Dash Shehit, apo ndonjë tjetër. Misioni u kry. Duket sikur nuk ka gjasa, ringjallja e të djathtës në Shqipërinë postkomuniste prej 35 vitesh.

Ndoshta këtu duhet kërkuar zgjidhja e shumë problemeve  dhe atyre “rënkimeve”, që politikës dhe shqiptarëve nuk po u ndahen  edhe pas 3 dekada e gjysëm tranzicioni, si askund tjeter në Europën Postkomuniste.

The post Shqipërisë i mungon e djathta first appeared on JavaNews.al.

Në PD, Berishën e dinë akoma kryeministër

28 November 2025 at 12:22

Nga ARTUR  AJAZI

Tek dëgjoja një bidesë-analizë, mbi ngjarjet e fundit politike në median e “familjes”, sinqerisht u binda se, ata që bënin “politikën e madhe”, që merreshin me emra ministrash dhe kryeministrash “në largim”, kujtojnë se Berisha është akoma kryeministër vendit. Të them “dritëshkurtër” është pak. Epo, të mblidhen ditë e natë, goxha burra, të arsimuar, të kollarisur dhe parfumosur, dhe të bëjnë analiza me “emërime, shkarkime, arrestime, hetime, gjykime”, dhe në fund të mos konkludojnë asgjë, kjo sikur nuk shkon.

Nuk ka ditë e natë, që televizioni “familjes”, të mos titrojë idiotësi të tilla si “iku Balluku, do ikë dhe Rama” apo dhe “SHBA dhe BE, ja kanë prerë vrullin Edi Ramës”, kur Tirana është kthyer prej kohësh në kryeqendër të takimeve frytëdhënëse të funksionarëve më të lartë të NATO-s, KiE,  dhe BE-së. Por pavarsisht kësaj, ekrani i televizionit të “familjes” dhe portalet e mirëpaguara nga Partia Demokratike, nuk rreshtin së llomotituri, duke rrahur “ujë në havan”.

Dalin atje juristë fare të rinj, ish-prokurorë të flakur nga Vettingu, ish-gjyqtarë milionerë, avoketër, dhe “analistë”, dhe i bëjnë radiografinë qeverisjes Rama, kur duhet të merren  me problemet e thella dhe kronike, të kësaj  opozite. Ata  duhet të merren me problemin themelor të asgjesimit të asaj partie nga klani i përjetshëm Berisha, duke e katandisur, atë force politike më keq se në minishoqatë. Por jo, ata merren me Lefter Kokën, Erion Velian, Arben Ahmetajn, Belinda Ballukun, e japin çdo ditë lajmin e “madh”, se “po ikën edhe kryeministrit Rama”.

Dhe hajde prit pastaj, të riformohet dhe riorganizohet PD-ja, me servilët dhe dritëshkurtërit, që kanë mbushur zyrat e saj, dhe studiot e televizionit dhe portaleve të Berishës. Si mund të pretendojë kjo opozitë, fitoren në zgjedhje, kur akoma dhe sot, brenda saj nuk ka patur dhe nuk janë zhvilluar kurrë zgjedhje të lira dhe demokratike për kryetar partie? Si mund të pretendojë kjo opozitë, se një ditë do të vijë në pushtet, kur nga 316 firmëtarët e parë, të themelimit të Partisë Demokratike 35 vite më parë, ka mbetur atje vetëm Sali Berisha ?  Si mund të ketë akoma njerëz atje, që besojnë se “Berisha do të na çojë në fitore”, kur vetëm nga 2013 deri sot, Doktori ka humbur 10 palë zgjedhje përballë PS dhe Edi Ramës?

Pra duke mos u marrë më shumë me punët e drejtësisë, por jo të partisë tyre, duke mos u marrë më shumë me hallet e Belindës, por jo me riorganizimin urgjent të partisë, dhe zgjedhjen e një kryetari të besueshëm për anëtarësinë, e cila mund të ndryshojë diçka, brënda asaj force politike, analistët e asaj partie, kanë humbur sensin e kohës. Të besosh akoma tek Berisha, apo Mul Noka, se “partia do të rihapet, do të riformatohet, dhe do të fitojë ndonjëherë zgjedhjet”, është njëlloj sikur të besosh se “deti është liqen”. Një gjë mbetet konstante brënda asaj partie, dhe brënda atyre njerëzve që merren gjithë ditën me analiza politike (pasi nuk kanë tjeter se me të merren).

Ata akoma e dinë Sali Berishën kryeminister. Madje nuk e besojnë, edhe kur u thonë se, “ju keni 13 vjet në opozitë”. Imagjinata dhe ëndërra të mbajnë gjallë deri diku, jo përgjithmonë- ka thënë komediani Tom Hosthen.

The post Në PD, Berishën e dinë akoma kryeministër first appeared on JavaNews.al.

Është Edi Rama, o budallenj

21 November 2025 at 22:09

Nga Artur Ajazi

Prej 24 orësh, në selinë blu, po bëjnë festë. Po i gëzohen largimit të Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres, dhe po hamendësojnë se “tani ikën edhe Edi Rama”. Sa qesharakë, sa minorë, sa mediokër.

Mediat e paguara (rregullisht) nga selia blu, i bënë jehonë të madhe vendimit të GJKKO-së për zonjën Balluku, duke arritur në ekzaltim. Kjo për faktin sepse vendimi nr. 118 datë 19. 11. 2025 i GJKKO-së, kërkonte shkarkimin e saj. Arbitraritet i plotë.

Në fakt dukej sikur GJKKO-ja, kishte marrë një vendim, që tejkalonte kompetencat e saj, duke dalë jashtë kontureve kushtetuese e ligjore. Duke kërkuar “pezullimin e zonjës Balluku”, numrit 2 të qeverisë Rama, GJKKO-ja, tejkaloi kompetencat e saj kushtetuese.

Qeveria Rama-4, ka dalë nga zgjedhjet e lira të 11 Majit, dhe varet jo nga vendimet e gjykatave, por nga vota e shumicës së shqiptarëve. Edi Rama, akoma nuk ka folur mbi këtë vendim, por jam i bindur se do të flasë ashtu siç duhet.

Emërimet në qeveri, nuk mund ti bëjë GJKKO-ja, po ashtu edhe shkarkimet e ministrave. Natyrisht e gjitha kjo, për momentin, i shkon për shtat opozitës, e cila nga dje, ka nisur “ofensivën” e saj. Ka nisur ti hapet “oreksi”, dhe kujton se “ikja e Ballukut, presupozon ikjen e kryeministrit”.

O budallenj, është Edi Rama ai. Eshtë fakt, se drejtësia mund të hetojë deputetë e ministra, ashtu siç ka të drejtën të kërkojë masë sigurie ndaj çdo zyrtari, por nuk ka të drejtë të tejkalojë kompetencat ligjore.

Zv.kryeministri nuk mund të pezullohet nga një vendim gjykate, pa miratimin e Parlamentit. Mungesa e respektimit të procedurave nga gjykata, në rastin konkret nga GJKKO-ja, rrezikon të kompromentojë reformën në drejtësi.

Kjo reformë ka patur mbështetjen nga SHBA-së, por gjithmonë duke vepruar sipas Kushtetutës. Një gjykatë, nuk mund të dalë mbi Kushtetutën dhe Parlamentin, dhe as nuk mund ti imponohet një qeverie legjitime.

Edi Rama duhet të flasë, dhe të ndalet mirë në Eshtë Edi Rama, o budallenj e Ballukut, jo për ta mbrojtur, por për të treguar se, gjykata nuk mund ti imponohet as qeverisë dhe as Parlamentit. Drejtësia nuk është pushtet i pavarur.

Sa për opozitën, ajo ka ZERO shanse të arrijë diçka, të përfitojë diçka, aq më pak ti imponohet Edi Ramës. Një opozitë që ka liderin në ndjekje penale, për të paktën 3 çështje penale nën hetim dhe gjykim, nuk ka të drejtën morale të merret me Belindën apo me të gjithë ata që kanë marrë dikur besimin e kryeministrit, dhe që sot rezultojnë persona nën hetim.

Kushdo “kokën e ka mbi supe”, ndaj le të përgjigjet ndaj çdo abuzimi që ka bërë me postin dhe paratë ë investimeve. Mbrojtje politike nuk ka më.

The post Është Edi Rama, o budallenj first appeared on JavaNews.al.

Promovim dhe premierë

21 November 2025 at 10:45

Nga ARTUR AJAZI

Stina e festave në Nëntor, është kthyer furishëm në Qendrën e Artit dhe Teatrin “Skampa”. Promovime, premiera, telajo, argëtime, dhe përurime të reja. Teatrit “Skampa” i është kthyer Holli i dikurshëm pas afro 30 vitesh, i marrë padrejtësisht nga një urdhër mjeran i ish-funksionarit të bashkisë në kohën e PD-së. Teatrit ju rikthye “prona”, dhe tanimë ish-kafeneja e dikurshme, është kthyer në hapësirë multifunksionale për koncerte, promovime, ekspozita, shfaqje artistike, dhe aktivitete të tjera .

Drejtori Qendres se Artit dhe Teatrit “Skampa” Kliton Kapaj shprehet optimist se “tanimë na është rikthyer edhe dinjiteti, duke na nxitur për më shumë spektakle në hapësira të reja artistike”. Po ashtu në Elbasan, është viti i tretë, që mblidhet “Kolonia ë Piktorëve” nga ky qytet dhe gjithë Shqipëria. Për afro 4 ditë, këta artistë të “Natyrës”, kanë hedhur në telajo vendet historike, turistike, dhe vendet piktoreske të trevës së Elbasanit.

Për afro 4 ditë, dhe për të 3 vit rresht, artistët e Elbasanit e Shqipërisë, u fokusuan në punimet e tyre për të promovuar Gjinarin Malor, Byshekun Turistik, Krastën e Mahnitshme, Kalanë më të Madhe Fushore në Ballkan, por edhe vende të tjera historike, arkeologjike dhe  turistike. Punimet e tyre shprehin dhe promovojnë Elbasanin real,  dhe resurset që mbart kjo trevë.

Në punimet e tyre, “Kolonia e Piktorëve”, u bën jehonë vlera të paçmuara arkeologjike, historike, muzeale, dhe turistike që ka kjo trevë. Nën kujdesin ë bashkisë dhe kryetarit saj Gledi Llatja, “Kolonia e Piktorëve” është kthyer tanimë në traditë të bukur dhe shumë domethënëse. Duke prezantuar punimet ëe tyre në “Hollin” e Teatrit “Skampa” , ata rizgjuan interesin dhe kurreshtjen ë qytetarëve të Elbasanit dhe biznesmenëve. Ky qytet, tanimë ka hyrë në axhendën ë mjaft agjensive turistike të Europës dhe jo vetëm. Turistë të shumtë nga Franca, Gjermania, Anglia, Polinia, Italia, Kina, SHBA, Greqia, Spanja, madje dhe nga Amerika Latine e Australia, kanë vizituar Elbasanin, qendrat e tij  turistike, historike dhe arkelogjike, kanë vizituar Kalanë më të madhe Fushore në Ballkan, Muzeun Etnografik dhe janë mahnitur.

Po ashtu, nuk kishte si ti “shpëtonte” stinës së programeve artistike, edhe premiera , komedia misterioze “Shumë Pak Vrasës”. Me regji të Rozi Kostanit, komedia bazohet në motivet e autorit Paul Partner, dhe e punuar mjeshterisht nga Kostani, me aktorët e mrekullueshëm Helidon Fino, Vin Bejleri, Elona Mamo, Marin Orhanasi, Marsias Lila, Ola Harizaj dhe Erli Fortuzi. Kjo premierë, dhe kjo komedi misterioze,  bën fjalë, për ndodhi të bukura dhe plot humor, që mbajtën të mbërrthyer deri në fund publikun e Elbasanit dhe atyre që vinin nga Tirana. Loja e bukur e aktorëve, bëri  që salla e Teatrit  “Skampa”, të mbushej plot për 3 ditë rresht. Promovim dhe premierë, argëtim dhe spaktakle, kjo është risia e kësaj stine  vjeshte në Teatrin dhe Qendrën e Artit në Elbasan.

The post Promovim dhe premierë first appeared on JavaNews.al.

Kush e nxit vetëgjyqësinë në Shqipëri?

18 November 2025 at 14:34

Nga Artur Ajazi

E ç’të flasësh më parë. Ç’të thuash më pare, për situatën ku ndodhet sot drejtësia. Një prokuror që “nuk gjen provat e duhura”, një tjetër prokuror që “shkel afatet e paraburgimit”, një gjyqtar që jep vendimin e pabazuar në ligj, një tjetër që nxjerr “të pafajshëm” vrasësin, vrasësit, grabitësit dhe të korruptuarit. Ku po vemi, ku po shkon ky vend dhe kjo shoqëri ? Reforma në drejtësi, flaku disa dhe mbajti disa, por siç duket duhej ti kishte flakur 100 per qind nga rradhët ë drejtësisë. Vendimet e gjyqsorit dhe deformimet dhe devijimet e organit të akuzës, po nxjerrin vrasës nga qelia, po amnistojnë kriminelë me ngjarje të rënda të përsëritura, ndërkohë që janë pikërisht ata që po nxisin vetëgjyqësinë.

Policia e Shtetit, arreston kriminelin, dërgon provat në Prokurori, dhe pas 2-3 muajsh vrasësi del me vendim gjykate, ose në “arrest shtepie” ose me “detyrim paraqitje”. Dikush tjetër që grabit pronën e pronarit të ligjshëm (duke u justifikuar nga ligji famëkeq 7501), del nga arresti me vendim gjykate, dhe pas pak ditësh kërcet kallashi, dhe regjistrohen viktima. Natyrisht, kur vret, kur grabit, kur kryen krime dhe del nga qelia, mos prit gjëra të këndshme, mos prit rend dhe qetësi, pasi fajtori dihet. Eshtë drejtësia e vonuar, drejtësia e “reformuar”, drejtësia e korruptuar. Një skandal më i fundit i kësaj drejtësie pocaqi, mbetet lirimi nga qelia i atyre që dyshohen për vrasjen e E. P. në Pograedec. Duke mos u marrë fare me emrat e tyre, Prokuroria ka “shkelur afatet e paraburgimit”, pra nuk ka kryer hetimet në afatin ë duhur, kur fakte kishte sa të duash. Po ashtu edhe gjykata, i ka rënë shkurt, dhe i ka nxjerrë dy të akuzuarit për vrasje nga qelia. Sipas burimeve brenda gjykatës së Korçës, “për ata shtetas kishte përfunduar afati i paraburgimit dhe gjykata ka caktuar ndryshimin e masës në “arrest shtëpie” deri në përfundimin e hetimeve”. Aktualisht çështja ka stopuar, deri në zbardhjen e kamerave të sigurisë të sekuestruara në lokalin ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa pamjet filmike të fshira janë çuar jashtë Shqipërisë për ekspertim dhe për rikthim të tyre.

Por duket se vonesa në dokumentimin e plotë të ngjarjes, është bërë shkak që pala mbrojtëse e dy personave të akuzuar për vrasje, të kërkoj ndryshimin e masës së sigurisë për ta. Aktualisht pritet që ata të ndjekin vijimësinë e hetimeve jashtë qelisë, ndërsa ata akuzohen për “vrasje me dashje, e kryer në bashkëpunim”. Atëhere, çfarë duhet të presin shqiptarët nga drejtësia e reformuar ? Drejtësia ka probleme të mëdha me vehten, pasi ende Vettingu, nuk ka nxjerrë nga rradhët e saj, vemjet e korruptuara. Reforma në drejtësi, pa asnjë mëdyshje mund të quhet sot e dështuar. Kjo për faktin sepse korrupsioni mbetet akoma “gangrenë” që po gërryen strukturat e saj, dhe dëmton shqiptarët.

Vendimet e dyshimta nga gjykatat, por edhe hetimet e zvarritura nga organi akuzës, po nxisin vetëgjyqësinë në Shqipëri. Mjafton ti hyjmë statistikave, dhe të shohim dhe numërojmë sa janë vrarë nga vendimet e paligjshme të gjykatave, dhe akuzat e zbutura nga organi akuzës, për të vënë ulurimën. Si mund të pretendojmë ne se, do të hyjmë në BE, kur kemi akoma një drejtësi të molepsur, një prokurori dhe gjykatë që nxjerr të “pafajshëm” kriminelët, grabitësit e pronave të ligjshme, të korruptuarit, dhe bashkëpunëtorët e tyre. Por defekti më i madh në Shqipëri, qëndron në faktin, sepse tek ne ka marrë fund ndergjegjësimi dhe sensibilizimi qytetar, forca e arsyes dhe mendimit juridik, për zgjidhjen e problemeve sipas ligjit.

Eshtë koha ti themi “NDAL” paaftësisë dhe korrupsionit në organet e drejtësisë, si i vetmi shkak madhor në nxitjen e urrejtjes mes shqiptarëve, dhe vetëgjyqësisë mes tyre. Ashtu siç është momenti që të ndalen dhe të merren seriozisht me fenomene dhe skandale të tilla, strukturat e larta që monitorojnë…. drejtësinë e re.

The post Kush e nxit vetëgjyqësinë në Shqipëri? first appeared on JavaNews.al.

9 Nëntori foli shumë

10 November 2025 at 15:26

Nga ARTUR  AJAZI

Rezultatet e 9 Nëntorit në 5 bashkitë e vendit për zgjedhjet e pjesshme, treguan dhe folën shumë. Folën më shumë se propaganda boshe e kësaj opozite, folën më shumë se akuzat dhe tymnajat e Berishës, si brënda ashtu dhe jashtë vendit se “në 11 Maj kishte farsë dhe jo zgjedhje”. E djela e 9 Nëntorit, dhe rezultatet folën para shqiptarëve dhe  nderkombëtarëve. Zgjedhjet ishin të lira, të qeta, të drejta dhe demokratike. Tanimë u mbetet demokratëve të zgjedhin dhe të ndajnë mëndjen, “janë me dokrrat e liderit, apo me faktet”. Në Vlorë, kandidatja socialiste fitoi bindshëm, po ashtu edhe në Tepelenë, Cerrik apo Berat e Mat. A mund të na thotë sot Berisha “a kishte manipulime edhe në 9 Nëntor”.

A mund ta shpjegojë ai para shqiptarëve, pse nuk doli me kandidatët e saj Partia Demokratike, por gjoja “u solidarizua dhe mbeshteti të pavarurit”. Këto dhe dhejtra pyetje të tjera duan shpjegime. Duan sqarime, pasi në situatën ku ndodhet sot PD-ja, edhe demokratët e hutuar dhe zhgënjyer, duan xhevapin, dhe nuk mund të jetojnë më politikisht me rrena dhe skenarë bajatë. Dje u vodhën, sot u vodhën, nesër do vidhen, …..po si ka mundësi që PD-ja nuk qenka e aftë të mbrojë votën e saj ? Dava e humbur, kohë e humbur, propogandë boshe. Në Kolonjë thonë një fjalë të urtë “kur nuk të qasin në fshat, si kërkon për grua të bijën e priftit”. Edhe puna me Partinë Demokratike. Kur nuk e votojnë shqiptarët masivisht, si mund të pretendojë ajo,  se nesër mund të qeverisë vendin. Si mund të pretendosh se “të janë vjedhur votat në gjithë Shqipërinë”, dhe kush mund ta besojë se “ju demokratët qenkeni viktima të përjetshme”.

Kjo nuk është politikë. Kjo nuk është as opozitë konstruktive, që jep alternative, propozime, që ka programe, dhe që ngjall dhe rindez frymën dhe besimin. Të ankohesh “mot e jetë” se, “po të rrahin, se po të vjedhin, se po të nëpërkëmbin” dhe të mos jesh i aftë, ti bësh ballë të keqes, do të thotë se defektin e ke tek vetja. “Politika mbetet profesion i atyre që përballojnë sfida dhe fitojnë mbi tufane”-ka thënë Schmid Kolsen. Kjo natyrisht vlen edhe për politikanët në Shqipëri. Ky ka qenë tregues në shekuj edhe për politikanët e botës. Natyrisht vlen edhe për sot tek ne. Ndaj nuk të besojnë votuesit, ndaj nuk të beson populli dhe shumica e qytetareve, kur ti tregohesh i dobët, për të përballuar rrebeshet dhe sfidat e jetës politike, dhe karrierës  tënde si politikan.

Eksperienca ka treguar se, në Shqipëri, vetëm Edi Rama, ka rezultuar se ka mundur të përballet personalisht dhe politkisht me sfidat e pushtetit dhe dallgët e kundërshtarit politik. Ndaj them se, 9 Nëntori foli më shumë se përbaltja e liderit historik të PD, duke shpresuar se do ti vlejë atij, dhe vetë demokratëve, për të ringritur partinë dhe  konturuar siç duhet vijën politike për të ardhmen.

The post 9 Nëntori foli shumë first appeared on JavaNews.al.

Doktori beson se, u bë “deti kos”?

5 November 2025 at 20:00

Nga ARTUR  AJAZI

Çdo vendim i gjykatave “pro” apo “kundër”, natyrisht sjell reagimin e kësaj palo opozite, e cila nuk e ka kuptuar akoma, se ku është katandisur. Njëherë merren me kreun e SPAK, njëherë  merren me kreun e GJKKO, pastaj me  Kushtetuesen, presidentin, kryeministrin, ministrat, deputetët e rinj dhe të vjetër.

Nuk po lenë njeri dhe institucion në këmbë, pa përbaltur. Pastaj merren me raport-progresin  e BE , dhe e trajtojnë atë sikur të ishte hartuar nga zyra ngjitur me Berishën. Një parti që nuk ka shanse të riorganizohet dhe rikonsolidohet përsa kohë brënda saj ka hipokritë, servilë, pasanikë të akuzuar dhe të korruptuar. Sali Berisha mendon se “u bë deti kos”, mendon se thirrja në SPAK, e Belinda Ballukut, po sjell “fundin e qeverisjes Rama-4”.

Duhet të jetë hileqar, sepse naiv nuk mund ti them, një politikani si ai, që akoma ecën me skenare dhe kulisa. Berisha mendon dhe ka nisur ti mbushë mëndjen edhe jeniçerëve të tij besnikë se, “si raporti OSBE për zgjedhjet e 11 Majit, ashtu dhe progres- raporti  për reformat ë Shqipërisë hartuar nga BE, janë në favor të opozitës”. PD dhe Sali Berisha, prej vitit 2013, kanë humbur mbi 7-8 palë zgjedhje përballë Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. Dhe nuk është fajtor as qeveria, as Rama, as patronazhistët, dhe as ambasadorët, që ajo parti humbet gjithmonë në zgjedhje të lira.

Kur erdhi në Shtëpinë e Bardhë z. Trump, kreu i PD nisi me vrull aksionin e tij opozitarist. “Ju erdhi  fundi o socialistë, të erdhi fundi Edi Rama, tani është rradha jonë”. Gjithmonë ai njeri, është ngopur me “lugën bosh”, dhe e ka katandisur Partinë Demokratike, si të ishte degë e ndonjë shoqate. “Pushteti është fryma dhe besimi i votes së popullit”-ka thënë French Noelsen. Kjo për faktin sepse të arrish deri tek pushteti, duhet të kalosh disa faza, disa hendeqe, dhe rrugë të vështira, me të cilat ndeshet politika, nuk mund të fitosh zgjedhje kur nuk ke program, dhe mundohesh të kopjosh, nuk fiton zgjedhje, kur nuk të ndjek turma e madhe, kur nuk të sheh si “shpëtimtar” dhe kur mbi supe mbart krime dhe mëkate.

Asgjë që duket në horizont, nuk mund ti shkëlqejë rrugën drejt pushtetit Partisë Demokratike. Një lider që sa gdhihet, del dhe sheh qiellin në dritare, dhe lutet “ishalla bie Rama nga pushteti”, duke mos gjetur shteg tjetër për ta marrë atë, një lider që ndjehet konshient se, ka ardhur koha të largohet dhe rri me pahir në fronin ë partisë tij, nuk ka shanse kurrë të fitojë zgjedhje demokratike. Vjedhja, blerja dhe shitja e votes, është vijë politike në PD. Nuk del kollaj nga ajo platformë as Berisha dhe as PD-ja aktuale. Ndaj them, zoti Berisha, mos mendon se “u bë deti kos”, dhe pastaj turresh për të marrë gjysmën e tij. Pushteti është ”peshë e madhe”  për supet e varura të partisë tuaj.

The post Doktori beson se, u bë “deti kos”? first appeared on JavaNews.al.

Vëmëndja ndaj librit, kujdes ndaj brezit të ri

30 October 2025 at 18:20

Nga ARTUR  AJAZI

Rritja e numrit të atyre që braktisin shkollat, për arsye emigrimi apo ekonomike, duket se ka zgjuar interesimin e bashkive për tu kujdesur ndaj rritjes së vëmëndjes ndaj librit, si kujdes ndaj brezit të ri. Bashkia e Elbasanit, mbetet gjithmonë e vëmëndshme  ndaj këtij fenomeni që kërkon angazhim maksimal edhe nga qytetaret edhe nga pushteti lokal.

Kështu, në kuadër të muajit Tetor, i njohur si “Muaji i Librit”, Biblioteka e Qytetit të Elbasanit ka zhvilluar një sërë aktivitetesh kulturore e edukative për të nxitur dashurinë ndaj leximit. Në mbyllje të këtij muaji të veçantë, Bashkia e Elbasanit ka vendosur t’u japë një tjetër dimension nismave për librin, përmes dhurimit të 108 botimeve të reja për pasurimin e bibliotekave të shkollës “Fadil Gurmani” dhe asaj “Alush Lleshanaku” në Bradashesh.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, gjatë ceremonisë së dorëzimit të librave, theksoi se “kujdesi i bashkisë nuk kufizohet vetëm tek infrastruktura shkollore, por shtrihet edhe te pasurimi i jetës kulturore e arsimore të nxënësve. Ai shtoi se “në fokus të Bashkisë së Elbasanit nuk është vetëm infrastruktura shkollore, por padyshim edhe pasurimi i bibliotekave dhe rehabilitimi i terreneve sportive apo laboratorëve. Shkolla ‘Fadil Gurmani’ sot plotëson të gjitha kushtet e infrastrukturës dhe ka një staf të shkëlqyer pedagogjik, por të gjitha këto do të ishin të pamjaftueshme pa pasuruar edhe bibliotekën” deklaroi Gledian Llatja.

Në një kohë kur teknologjia po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë në jetën e fëmijëve, kryebashkiaku Llatja theksoi nevojën për të mbajtur të gjallë pasionin për leximin.“Sot, kur libri sfidohet çdo ditë nga fuqia e jashtëzakonshme e teknologjisë, detyra jonë për të rritur fëmijë të lexuar, që e duan librin, bëhet edhe më e madhe”, shtoi ai, duke nënvizuar se tetori nuk shërben thjesht për të kujtuar rëndësinë e librit, por për të forcuar përpjekjet e përvitshme për promovimin e tij.Librat e dhuruar përfshijnë autorë të njohur të letërsisë botërore dhe shqiptare, si Heminguej, Tomas Man, Mopasan, Balzak e shumë të tjerë, duke pasuruar ndjeshëm fondin letrar të këtyre shkollave.“Biblioteka e shkollës, ashtu si ajo e qytetit, duhet të rimarrë rëndësinë që i takon për vetë pasurinë e paçmuar që mbart. Ne besojmë se libri mbetet ura më e fortë që lidh dijen me brezat. Pasuria e dijes nis nga libri”, përfundoi Llatja.

Përmes kësaj nisme, Bashkia e Elbasanit vijon të mbështesë projektet që nxisin kulturën e leximit dhe zhvillimin e një edukimi gjithëpërfshirës, duke e vendosur librin dhe dijen në qendër të vëmëndjes. Bashkia ë Elbasanit, ka rritur gjatë vitit 2024 dhe 2025, investimet në shkolla. Pas rehabilitimit total të gjimnazit model “K.Kristoforidhi”, rradhën e kanë gjimnazi “Dh.Todri”, dhe disa shkolla 9 -vjeçare. Kujdesi ndaj librit, duhet të rrisë vëmëndjen ndaj brezit të ri, për të minimizuar largimin jashtë vendit, apo braktisjen e shkollës.

 

The post Vëmëndja ndaj librit, kujdes ndaj brezit të ri first appeared on JavaNews.al.

Qytetari dixhital

28 October 2025 at 11:52

Nga Artur Ajazi

Ai që e shpiku “qytetarin dixhital”, duket se ka infektuar shumë njerëz, duke nisur nga autorët e shkrimeve, apo dhe persona të tjerë që merren me punët  dhe hesapet e  ligjzbatimit. Mjafton të lexosh shkrimet apo komentet ë ndryshme edhe nga artikullshkruesit, dhe do të bindesh dhe konstatosh se edhe ata, si Berisha i referohen shpesh “qytetarit dixhital”. Lideri historik i opozitës historike, e ka zakon ti referohet “qytetarit dixhital”, edhe kur del para kamerave, edhe kur lexon deklaratë shtypi, edhe kur del befas në mediat ë tij, edhe kur mban fjalime në Parlament, edhe kur akuzon dikë, madje edhe kur i referohet marrëdhënieve të tij me “mikun e vjetër Trump”.

Berisha mendon se shteti funksionon mbi fakte të servirura nga “qytetari dixhital” (apo letrat anonime), apo dhe policia, prokuroria dhe gjykatat duhet të punojnë vetëm në informacione të marra nga “qytetari dixhital”. Koncepti i liderit demokrat mbi “qytetarin dixhital”, po del mbi çdo logjikë juridike. Madje ka arritur deri atje sa ti thotë Altin Dumanit se “SPAK duhet të marrë seriozisht infot ë marra nga qytetari dixhital përmes celularit të tij”. Hajde të kam rixha, besoje Berishën apo dhe ndonjë historian tjetër që duke ju referuar “qytetarit dixhital”, na shkruan historitë për ngjarjet ë vitit 1944”. Kjo natyrisht është një lajthitje kolektive. Shteti nuk mund të ecë dhe funksionojë mbi info të sjellë nga persona të stisur, aq më tepër nga sms të servirura nga një kryetar partie, që e ka kthyer në normalitet publikimin e lajmeve që i vijnë nga “qytetari dixhital”.

Më  thoni një shtet, një qeveri, një dikaster dhe strukturë në Europë, që funksionon mbi info të marra nga “qytetari dixhital”. Natyrisht kjo procedure njihet për raste të veçanta,  dhe shërbime të caktuara,kur vijnë  nga persona që njihen dhe paguhen nga shteti për informacione të tilla. Por kurrësesi shteti dhe dikasteri ligjor, nuk mund të bazohet mbi info dhe sms, për të nisur hetimin, apo dhe kryer arrestimin e një personi. Kjo histori, i takon një periudhe të kaluar, të cilën e lamë pas, qysh në 1992.

Asokohe me një informacion nga dikush, qoftë ky edhe aninom, mund të shkarkoheshe nga detyra, mund të arrestoheshe dhe dënoheshe për akuza të llojeve të ndryshe. Ishte kohë absurde. Por jo në demokraci, ku shteti punon dhe funksionon mbi baza ligjore, dhe ku akuza mbi çdo person ngrihet mbi fakte të pakontestueshme, dhe jo mbi sms celulari, dhe llafe kafenesh. Natyrisht, as institucionet ligjzbatuese dhe as strukturat e tjera shtetërore, nuk bazohen sot mbi  sms, dhe info celularësh, por e keqja është në faktin sepse, kjo “epidemi” ka prekur edhe shumicën e artikujshkruesve dhe opinionbërësve.

Madje po mbushen dhe trajtohen gjatë sms-të  dhe infot e “qytetarit dixhital”, edhe në bisedat  me të ftuarit në emisionet e mbrëmjes, në mjaft televizione, aq sa shpesh kthehen në qesharakë diskutantët e tyre. Po aq skandaloze bëhet situata, kur mbi info “dixhitale”, ka sot pseudo-historianë, që kanë nisur  të rishkruajnë mbi ndodhitë e Luftës Nacional-Çlirimtare, duke nxjerrë “heronj” ata që bashkëpunuan me pushtuesin.

The post Qytetari dixhital first appeared on JavaNews.al.

Po në PD, kush është “lubia”?

27 October 2025 at 18:32

Nga Artur Ajazi

Ka muaj që Sali Berisha, rreket dhe nuk mbaron së etiketuari zv.kryeministren Belinda Ballku si “lubia e PS”. Edhe pse e zgjedhur nga vota e shqiptarëve, edhe pse e emëruar ministre apo dhe zv.kryeministre, duket se Berisha ka vendosur të bëjë “pis” këdo që mban një post në qeverisjen Rama-4. Por sinqerisht do të isha kurioz të dija, po nga goja e Sali Berishës, se “kush është “lubia” në PD ?  Cili apo cila ka qenë “lubia” e PD, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, nga periudha 2005 deri 2013 ? Duke mos përmendur periudhën 1992 deri 1997, pasi mund të dilnin shumë e shumë “lubi”, aq sa SPAK-ut  do ti duheshin vite hetim.

U bë si gjë normale, hajde ti sulemi një ministri, hajde si sulemi kryeministrit, kreut të Kuvendit, apo dhe çdo deputeti, mjafton të jetë nga shumica qeverisëse, për ti vënë atij nofkën “hajdut, imoral, trafikant, lubi, drogaxhi” dhe lloj-lloj epitetesh të tjera, që nuk do të ishin të denja as për një këshill popullor lagjeje në kohën e Enverit. Zaten, Berisha e ka shijuar  gjatë atë kohë, kur për hiçgjë, të etiketonin dhe merrnin erëzin, madje dhe të arrestonin. Por le të kthehemi tek “lubia” e PD. Kushdo e kujton, dhe nuk e harron kurrë qeverisjen e dytë, rikthimin e dytë në qeverisje të Doktor Berishës.

Kushdo e kujton, se si ministrat e tij, vodhën  dhe gabitën pa hesap, paratë e taksapaguesve, paratë e investimeve, paratë e ish-pronarëve, pronat dhe trojet e tyre, se si ish-ministrat e tij (duke mos përjashtuar atë vetë) shkatërruan dhe përvetësuan me forma dhe metoda mafioze, ndermarje, reparte ushtarake, ish-uzina dhe ish-kombinate, vodhën armatimin e ushtrisë, e shitën dhe futën në xhepa paratë, vodhën milionat e rrugëve. Dhe nuk ishin pak, por miliona euro. Ata vërtetë ishin “lubi”, dhe ishin një tufë e madhe. Çdo  shqiptar i kujton mire, ish-ministrat e Saliut, që i kthyen institucionet në kazerma korrupsioni, se si i kthyen doganat në pikëkalimi të kontrabandës, krimit dhe trafiqeve të paligjshme.

Vjedhja e tyre nuk kishte të sosur, ashtu siç nuk kishte të mbaruar gama e krimeve, shkeljeve ligjore dhe abuzimit me postet dhe paratë tona. Por deri më sot, askush nuk ka folur mbi “lubitë” e qeverisjes së Saliut, dhe kjo natyrisht ka një “hile”. U shitën toka dhe pasuri kombetare, u pasuruan ish-ministrat e Berishës, me soj dhe sorrollop, dhe askush nuk ngrihet dhe ti denoncojë. U shitën tanke dhe avionë, topa dhe luftanije ushtarake, dhe paratë u futën në xhepat e “lubive” të Saliut. Dhe askush nuk ka folur deri sot. Eshtë detyrim ligjor i SPAK-ut, të ndalet dhe të hetojë me themel, kush i shiti dhe ku vajtën miliona euro që i takojnë shqiptareve ? Kështu shqiptarët do të mësojnë vërtetë se, kush nishin “lubitë” e Sali Berishës dhe PD, se kush i vodhi  dhe grabiti ata në 2 mandate qeverisëse, dhe se përse edhe sot e kësaj dite, ata po mbeten të paprekur nga ligji ?

The post Po në PD, kush është “lubia”? first appeared on JavaNews.al.

E mbani mënd 20 Tetorin e 1996?

15 October 2025 at 17:16

Nga ARTUR AJAZI 

Pas “fitores” së thellë në 26 Maj 1996, po atë vit u mbajtën edhe zgjedhjet lokale. Ishte 20 Tetori i 1996, kur ish-presidenti Berisha ë dekretoi me urgjencë  si datë ë mbajtjes së zgjedhjeve lokale. E ndërsa  ambasada e SHBA-së dhe ambasadat e vendeve kryesore të Europës, kërkonin ripërsëritjen ë zgjedhjeve të 26 Majit, zoti Berisha, pa e prishur fare terezinë, dekretoi ato lokale në 20 Tetorit 1996.

Kurrë më parë, Shqipëria nuk kishte qenë më pranë anarshisë, si kurrë më parë vendi dhe qytetarët, nuk kishin qenë aq pranë përplasjeve civile mes tyre. Nga njëra anë piramidat, vjedhja e pastër e miliona dollarëve nga disa analfabetë të veshur me petkun e “biznesmenit”, dhe nga ana tjetër kokëfortësia e Sali Berishës, për të mos ripërsëritur zgjedhjet, ishin dy faktorët që po shkatërronin  zgjedhjet, lirinë, demokracinë dhe të ardhmen e vendit.

Si kurrë më parë (dhe nuk dihet pse) Berisha dhe shpura e tij ishin në delir, aq sa çakenjtë e tij, ju sulën në Parlament edhe SHBA-së. Ky delir  natyrisht zgjati fare pak, pasi vendi kaloi në kaos, shteti ra, dhe lufta apo përplasja mes shqiptarëve ishte realizuar si mision nga Berisha. Por le të kthehemi paksa tek 20 Tetori  i 1996.

Nga PD kishte eufori. Kryetarët e bashkive dhe komunave të asaj kohe të molepsur në afera korruptive, pothuajse të gjithë rikandiduan, kurse nga ana e PS zgjedhjet thuajse u bojkotuan. Dita e 20 Tetorit, ishte dëshmia e gjallë e një maskarade zgjedhore, bandat e armatosura që kishin siguruar “fitoren” e kandidatëve të PD në 26 Maj, dhe kishin rrahur brutalisht socialistët në sheshe, qendra votimi, apo dhe rrugicat e qyteteve dhe fshatrave, ishin hedhur në veprim për të siguruar  edhe “fitoren” e 20 Tetorit.

Kudo ndjehej “era e përplasjeve” mes palëve. Policia e Berishës kishte marrë udhëzime të qarta, “të sigurohet fitorja, dhe kush kundershton të ndëshkohet me çdo mjet”. Zgjedhjet lokale të 20 Tetorit, ishin turpi i dytë që pasonte 26 Majin, duke e thelluar më tej hendekun e krijuar tanimë, mes PD-Qeverisë Meksi-ish-Presidentit Berisha dhe SHBA-së. Përfundimisht dukej se në Shqipëri ishte vendosur një shtet policor, diktatorial,  i cili mbahej në këmbë nga bandat. Faktori ndërkombëtar deklaronte se “ne duam ripërsëritje të zgjedhjeve të 26 Majit dhe 20 Tetorit, ndryshe rishikojmë marëdhëniet dhe bashkëpunimin me Shqipërinë”.

Po ku dëgjonte Berisha, po ku pranonte Berisha kushte të tilla. Ndërkohë në fund të muajit Nëntor, piramidat po falimentonin njëra pas tjetres. Populli kishte nisur të ngrihej në protesta, kurse ministrat e qeverisë Meksi, dhe Sali Berisha bënin thirrje për “qetësi” dhe siguronin njerëzit se “asnjë qindarkë juaja nuk humbet”. Qetësia ishte e brishtë, ashtu siç ishte e brishtë situata postzgjedhore pas  vjedhjeve në 26 Maj dhe 20 Tetor.

Mendova të rikujtoj 20 Tetorin e 1996, për ti thënë Berishës, Bardhit, apo dhe kujdo tjetri se “ata janë shpikësit dhe përdoruesit e sistemit të vjedhjes dhe manipulimit me zgjedhjet, se ata janë dhunuesit e përjetshëm të kundërshtarëve politikë, gjë të cilën e bëjnë edhe  sot që janë pa pushtet”. 

 

The post E mbani mënd 20 Tetorin e 1996? first appeared on JavaNews.al.

❌
❌