Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 January 2026Main stream

Zv/kryeministrja Balluku i jep certifikatën kompanisë amerikane CWP, për ndërtimin e parkut eolik 600 MW në Tropojë

By: redi
12 January 2026 at 15:48

Kompania amerikane CWP do të ndërtojë të parin park eolik në Shqipëri. Ky investim do të zhvillohet në zonën e Tropojës dhe do të ketë një kapacitet prej 600 MW. Në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe të dërguarës me punë të ambasadës së SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i dorëzoi CEO-s së kompanisë CWP për…

Source

Borë dhe ngrica në Korçë, Rama: Qarkullimi është i hapur dhe nën monitorim të vazhdueshëm

By: redi
12 January 2026 at 15:07

Borë dhe ngrica edhe në qarkun e Korçës dhe sipas kryeministrit Edi Rama, situata është monitoruar në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat vendore për të garantuar qarkullimin normal të mjeteve dhe sigurinë e qytetarëve. ”Është ndërhyrë për hapjen e rrugëve në zonat malore, ku janë evidentuar problematika më të mëdha për shkak të reshjeve dhe ngricave. Qarkullimi është mbajtur i hapur dhe nën…

Source

Largimi i Ramës nga pushteti? Berisha: Do të bashkëpunojnë me opozitën dhe shumë faktorë të tjerë

By: redi
12 January 2026 at 15:00

Sali Berisha thotë se largimi i Edi Ramës nga pushteti është strategjia e opozitës, dhe për të bashkë me opozitën do të bashkëpunojnë dhe shumë faktorë të tjerë të rëndësishëm për të arritur në këtë objektiv. ”Strategjia e opozitës është largimi i tij një minutë e më parë nga pushteti. Opozita është e sigurtë që do të realizojë objektivin e saj. Kjo është dhe ka besim të madh tek guximi…

Source

Zarf i zi në shtëpi, Vëllai i Madh jep një vendim drastik

By: redi
12 January 2026 at 14:31

Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 5”. Vëllai i madh ka sjellë zarf të zi për Keijsin, pasi banori ka thyer rregullat. Sipas Vëllait të Madh, në mënyrë të përsëritur Keijsi nuk i është bindur urdhrave të Vëllait të Madh duke iu përgjigjur në mënyrë sfiduese. Si pasojë e mosreagimit të banorëve të tjerë, ndëshkimi ka qenë kolektiv, duke iu marrë të gjitha cigaret dhe…

Source

Before yesterdayMain stream

Moti i keq, shërbimet e Policisë së Shtetit në gatishmëri të shtuar në terren

By: redi
9 January 2026 at 22:43

Strukturat e Policisë së Shtetit janë gatishmëri të shtuar në terren për shkak të motit të keq. Policia njofton se vijojnë patrullimet, monitorimi i zonave urbane dhe rurale për t’u ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës dhe qytetarëve në rast nevoje, si dhe për parandalimin e paligjshmërive dhe rritjen e sigurisë rrugore. Rreth 5500 punonjës të Policisë së Shtetit kanë qenë të angazhuar në…

Source

Publikohen pamjet nga dhoma e rrëfimit, Elijona në gjendje të rënduar pas “tradhtisë” së Klodit

By: redi
9 January 2026 at 21:54

Në këtë Prime në ”Big Brother Kosova Vip 4” është publikuar një video që tregon një moment të tensionuar mes banorëve Elijona dhe Klodi. Pamjet tregojnë se Elijona ishte zhgënjyer pasi Klodi kishte marrë balsamin e buzëve të saj dhe ia kishte lyer buzët Benites, gjë që shkaktoi një reagim të menjëhershëm emocionale tek ajo. E prekur nga situata, Elijona është larguar në dhomën e rrefimit…

Source

Deputeti Muçi: SPAK po godet politikanët e korruptuar, duhet përmbysur sistemi i vjetër

By: redi
9 January 2026 at 21:51

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”, Redi Muçi thotë se shqiptarët duhet të kërkojnë një vizion përtej figurës së kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha. Duke analizuar frontin opozitar, Muçi theksoi se nëse nuk shkohet përtej këtyre dy figurave politike atëherë gjithçka mbetet te retorika politike; “që të bëhemi bashkë me Saliun të rrëzojmë Ramën, të bëhemi bashkë me Ramën të rrëzojmë…

Source

Vlorë, probleme nga shkarja e dherave në Matogjin

By: redi
9 January 2026 at 21:38

Shkarjet e dherave që kanë nisur që në orët e para të mëngjesit në Matogjin të Vlorës vijojnë të shkaktojnë probleme. Ato janë intensifikuar edhe gjatë orëve të mbrëmjes, duke u kthyer në një situatë serioze që rrezikon banesat e zonës. Policia dhe grupet e emergjencave po vlerësojnë situatën dhe mundësinë e evakuimit të banorëve…

Source

Belgjikë/ Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës, dënohen me burg 13 persona

By: redi
9 January 2026 at 21:22

13 shqiptarët janë dënuar në Belgjikë për trafik kokaine. Ata e mbanin lëndën narkotike në apartamente të ndryshme me qira në Antëerp dhe Schoten. Droga fillimisht shtypej dhe më pas paketohej në bloqe. Zyra e Prokurorit Publik kërkoi dënime me burg nga 18 muaj deri në 7 vjet dhe gjoba deri në 40,000 euro. Sipas mediave belge hetimi nisi në fund të vitit 2023. Policia mori informacione se një…

Source

Kryebashkiaku i Shijakut, Arbana: Strukturat në terren, mbështetje banorëve të prekur nga përmbytjet

By: redi
9 January 2026 at 21:00

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana thotë se të gjitha strukturat e bashkisë janë të angazhuara për të menaxhuar situatën pas reshjeve të fundit dhe për të mbështetur banorët e prekur nga përmbytjet. “Bashkia është në terren dhe po punon pa ndërprerje për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të ofruar ndihmë të menjëhershme familjeve të prekura”, deklaroi ai.

Source

Trump: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë

By: redi
9 January 2026 at 20:55

Donald Trump ka thënë se do të takohet me Presidentin kolumbian në javën e parë të shkurtit. Presidenti amerikan e përshkroi më parë Gustavo Petron si një “njeri të sëmurë”. Më pas ai e zbuti retorikën e tij kundër tij ditët e fundit, përpara se të dy të zhvillonin një bisedë telefonike të mërkurën. Trump tha pas bisedës telefonike me Petron se ai i fundit e kishte ndryshuar retorikën e tij…

Source

Kurbin, mosmbyllja e argjinaturës së Drojës rëndon situatën nga përmbytjet

By: redi
9 January 2026 at 20:48

Situata nga përmbytjet në Kurbin është kritike. Argjinatura e Lumit Drojë vijon të jete e çarë, duke rritur nivelin e ujit në disa fshatra, ndërsa banorët përballen me dëme të mëdha, kryesisht në bujqësi, blegtori.

Source

PZAP hedh poshtë kërkesën e PDK-së për shfuqizimin e mijëra votave me postë

By: redi
9 January 2026 at 20:34

PZAP ka hedhur poshtë ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës për votat e diaspoës si të pasafatshme, duke mos e shqyrtuar në thelb. Ankesa kërkonte anulimin e fletëvotimeve me postë që arritën pas datës 29 dhjetor 2025, pasi PDK pretendonte se disa prej tyre ishin përfshirë në numërim në shkelje të ligjit. PDK argumentoi se votat e diaspoës që kishin mbërritur pas afatit duhej të hiqeshin nga…

Source

Altin Dumani angazhohet si ekspert në Kosovë, KLP emëron Arens Çelën drejtues të Prokurorisë Tiranë

By: redi
9 January 2026 at 20:23

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar prokurorin Arens Çela në postin e drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës. Në të njëjtën seancë, KLP ka miratuar edhe kërkesën e Altin Dumanit për t’u angazhuar si ekspert kryesor në një trajnim ndërkombëtar për prokurorë, hetues dhe gjyqtarë nga Kosova, të organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë. Vendimi vjen pak ditë pasi Dumani përfundoi…

Source

Maduro në pranga, ekipi i Departamentit të Shtetit të SHBA mbërrin në Venezuelë

By: redi
9 January 2026 at 19:41

Personeli diplomatik dhe i sigurisë nga njësia për Çështjet e Venezuelës në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, kanë udhëtuar sot për në kryeqytetin e vendit. Mediat e huaja bëjnë të ditur se sipas një zëdhënësi të Departamentit, ata janë në Karakas për të vlerësuar rifillimin e mundshëm të operacioneve të Ambasadës. SHBA-të urdhëruan stafin e ambasadës së tyre të largoheshin nga Venezuela në…

Source

Zonat e prekura nga reshjet në Gjirokastër, Rama poston fotot: Batalioni i Xhenios në terren

By: redi
9 January 2026 at 19:19

Në Gjirokastër, Kurbin dhe në të gjitha zonat ku situata e reshjeve ka shkaktuar problematika, forcat dhe mjetet e Batalionit të Xhenios po ndërhyjnë intensivisht për pastrimin e rrugëkalimeve të bllokuara, si dhe për rregullimin e shtratit të lumenjve, me qëllim normalizimin e situatës dhe parandalimin e dëmeve të mëtejshme. Kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e reagimit të shpejtë dhe…

Source

Erion Braçe hap letrat: Çmimi i sigurimit të makinave është rritur, AMF favorizon kompanitë e sigurimit dhe jo qytetarët

By: redi
9 January 2026 at 19:07

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka ngritur shqetësime lidhur me rritjen e çmimit sigurimit të automjeteve, duke e cilësuar atë si një abuzim ndaj qytetarëve dhe një dështim të institucioneve rregullatore. Braçe thotë se çdo ditë përballet me ankesa nga qytetarët, të cilët, pavarësisht se nuk kanë pasur aksidente, po paguajnë çmime më të larta për sigurimin e makinës. Sipas tij, një qytetar i ka…

Source

Protestë para Bashkisë, një person i shoqëruar në Polici

By: redi
9 January 2026 at 18:56

Pak pas orës 18:00 nisi protesta e banorëve të Durrësit para bashkisë, pas situatës së vështirë që është krijuar në qytetin bregdetar nga përmbytjet. Policia shoqëroi një person që po hidhte fishekzjarre në drejtim të këtij institucioni. “E drejta e dëmshpërblimit u takon të gjithëve, mos veproni në kurriz të njëri-tjetrit”, tha një protestuese.

Source

Banorët sërish protestë para Bashkisë në Durrës, përplasje të forta me Policinë

By: redi
9 January 2026 at 18:23

Banorë të shumtë durrsak janë mbledhur sërish këtë mbrëmje të së premtes përpara Bashkisë së Durrësit, ku po mbajnë një protestë në lidhje me përmbytjet dhe dëmet e shkaktuara që janë të shumta. Ata përgjegjës bëjnë bashkinë dhe qeverinë ”Rama 4”. Protesta ka qenë e shoqëruar me tensione dhe përplasje verbale mes protestuesve dhe forcave të Policisë.

Source

❌
❌