Para disa ditësh, Stenaldo Mëhilli është futur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, duke shënuar një moment historik: për herë të parë në këtë edicion hyn një konkurrent i verbër.
Ai ka tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve dhe të publikut, duke treguar vendosmërinë dhe besimin në aftësitë e tij.
Gjatë një deklarate për konkurrentët e tjerë, Stenaldo u shpreh: “Unë jam përtej gjithë juve. Unë kam shanse për të fituar këtë program sa çka më i miri që është në shtëpi. Për këtë të jeni super të sigurt".
Foto: Instagram
Reagimet brenda shtëpisë kanë qenë të ndryshme: disa banorë u surprizuan nga besimi i tij, ndërsa të tjerë e shohin si një sfidë të re që mund të ndryshojë dinamikën e lojës.
Megjithëse spektakli sapo ka nisur, pritet që prania e Stenaldos të sjellë dinamizëm dhe debate të reja brenda shtëpisë, duke e bërë këtë edicion të Big Brother VIP Albania një nga më të ndjekurit dhe të komentuarit.
Së fundmi u eliminua konkurrenti i parë i këtij edicioni dhe ajo është Xhodi.
Pritet të shihet në vazhdim se si do të jetë loja e tyre dhe çfarë strategjie do të ndjekin. /Telegrafi/
Një tjetër debat është zhvilluar së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, këtë herë mes Klodian Mihajt dhe Labinot Rexhës.
Përplasja mes dy banorëve ka ardhur si pasojë e një premtimi të mëparshëm të Labinotit, i cili, sipas Klodianit, nuk është mbajtur.
Gjatë debatit, Mihaj i është drejtuar Rexhës me tone të ashpra, duke vënë në pikëpyetje fjalën dhe qëndrimin e tij.
Foto: Instagram
“Me qenë burrë ishe dal jashtë siç ke bërë be. Nuk je burrë, nuk e ke mbajtur fjalën. Ke bërë be në Zot dhe nuk e ke mbajtur”, iu drejtua ai.
Ky moment nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga publiku, pasi pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.
Foto: Instagram
Debatet dhe përplasjet mes banorëve vazhdojnë të mbeten pjesë qendrore e dinamikave të këtij sezoni të Big Brother VIP Kosova 4, duke mbajtur të lartë vëmendjen e publikut dhe duke prodhuar reagime të shumta si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Dinamikat po ndryshojnë dita-ditës dhe gara veçse po shkon e po bëhet më e fortë. /Telegrafi/
Brigitte Bardot, aktorja franceze që u bë e famshme si simbol seksi dhe më pas u tërhoq nga industria e filmit për t’u angazhuar si aktiviste për të drejtat e kafshëve, ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare.
Pavarësisht deklaratave të saj kontroverse gjatë karrierës, Bardot mbetet një nga ikonat më të mëdha të kinemasë franceze, duke lënë pas një trashëgimi të paharrueshme.
Ajo është kujtuar jo vetëm për filmat e saj, por edhe për jetën me romanca dhe lidhje të njohura.
Burri i parë i Brigitte
Bardot u martua për herë të parë në moshën 18-vjeçare me regjisorin Roger Vadim (1952–1957).
Gjatë kësaj martese, ajo pati një aferë me aktorin Jean-Louis Trintignant, e cila çoi në divorcin e saj.
Afera që e shkatërroi martesën
Më pas pati një lidhje të gjatë me Gilbert Becaud, dhe më vonë u martua me aktorin Jacques Charrier (1959–1962), me të cilin pati një djalë, Nicolas-Jacques.
Pas divorcit nga Charrier, Bardot pati disa lidhje, përfshirë atë me muzikantin Bob Zagury (1963–1965).
Martesa e saj e tretë ishte me milionerin gjerman Gunter Sachs (1966–1969), e njohur për romancën spektakolare dhe pasionin e shkurtër, ndërsa pas saj pati një lidhje me aktorin Patrick Gilles (1968–1971).
Martesa e dytë dhe lindja e një djali
Dekadat e ardhshme sollën një sërë lidhjesh me figura të famshme, përfshirë Serge Gainsbourg, Warren Beatty, John Gilmore dhe Christian Kalt, si dhe marrëdhënie më të gjata me Miroslav Brozek (1975–1979) dhe producentin Allain Bougrain-Dubourg (1980–1985).
Në vitin 1992, Bardot gjeti dashurinë e saj të katërt dhe të fundit me Bernard d’Ormale, me të cilin u martua.
Burri i tretë
Në përgjithësi, Bardot është përkujtuar si një ikonë e guximshme dhe e pasionuar, e cila ndikoi thellë në kinemanë franceze dhe u bë simbol i pavarësisë, bukurisë dhe rebelimit. /Telegrafi/
Pas eliminimit nga Big Brother VIP Kosova 4, Shkurta Haxhiu, ka zgjedhur të reagojë sërish publikisht përmes rrjeteve sociale, duke adresuar drejtpërdrejt opinionistet e spektaklit, Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari.
Në një InstaStory të publikuar së fundmi, Shkurta ka shprehur pakënaqësinë e saj lidhur me mënyrën se si janë trajtuar disa situata brenda shtëpisë, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me përplasjet dhe akuzat për dhunë.
Ajo thekson se, sipas saj, opinionistet kanë dhënë komente dhe analiza pa u bazuar në një shqyrtim të plotë dhe profesional të rrethanave konkrete.
Foto: Instagram
Haxhiu shprehet se opinionistet kanë marrë rolin e 'avokates', duke përdorur, sipas saj, fjalë të rënda dhe duke e cilësuar sjelljen e saj si dhunë, pa marrë parasysh faktin se situatat kanë ardhur si pasojë e provokimeve.
Ajo nënvizon se asnjëherë nuk është bërë një analizë e mirëfilltë për të kuptuar kontekstin e plotë të ngjarjeve.
Më tej, Shkurta flet për atë që e quan standard i dyfishtë në gjykim, duke shtuar se nëse situata do të ishte e kundërt dhe ajo do të kishte qenë në anën e opinionisteve, reagimet dhe komentet do të kishin qenë krejtësisht të tjera.
Sipas saj, dhuna do të ishte kundërshtuar ndryshe dhe reagimi publik do të kishte marrë një tjetër drejtim. /Telegrafi/
Dy netë të dhjetorit, më 25 dhe 26 dhjetor, Prishtina u mbush me energji dhe emocione nga performancat e Dafina Zeqirit.
Këngëtarja shndërroi skenën në një atmosferë të veçantë, ku muzika dhe pasioni i saj bashkuan fansat në një festë të paharrueshme.
Pas këtyre dy netëve të suksesshme, Dafina ndau me ndjekësit në Instagram ndjesitë e saj, duke shprehur mirënjohje për publikun dhe për ekipin që e mbështeti në realizimin e këtyre performancave.
Postimi i saj reflektues dhe emocional tregon lidhjen e fortë që artistja ka me fansat dhe mesazhin se "Supernova" nuk është vetëm një koncert, por një përvojë e mbushur me dashuri e kujtime.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
"Dy netë dimri të ftoftë, që ngrohën zemrën time përgjithmonë! Muzika nuk është forcë që shihet, është forcë që ndjehet. Nuk kërkon perfeksion por kërkon shpirt e shumë dashni.
Dhe kjo bindje mu dëshmua edhe njëherë përmes dashnisë së pa masë që më keni dhuru në këto dy netët e fundit të dhjetorit të ftohtë, që ngrohën zemrën time përgjithmonë.
Muzika është forca që m’ka përcjellë përgjatë gjithë karrierës dhe jetës sime, dhe është forca që dua të ndajë me të gjithë ju sepse të gjithë kemi nevojë për një za që flet me tingujt e zemrës.
Prandaj jam në skenë, prandaj do të jem në skenë.Jam pafundësisht mirënjohëse për të gjithë që u bashkuat në manifestimin e Supernovës. Jam pafundësisht mirënjohëse për band-in tim, orkestrën, vokalistët, por mbi të gjitha ekipin fantastik me të cilët dhamë gjithçka nga vetja për ju.
Çdo sekondë që kaluam së bashku në skenë ishin momente kremtimi të një rrugëtimi të gjatë, me sfida, por edhe me shumë dashni e kujtime që ndërtuam bashkë me juve.
E di që hapësira e lokacionit të ri të koncertit nuk mjaftoi për të ju përgjigjur të gjitha kërkesave tuaja, por në rrethanat e krijuara dhe përgjegjësive që kemi për proceset e rëndësishme shoqërore si zgjedhjet demokratike, ishte opsioni i vetëm për të siguruar kapacitetin e biletave të shitura.
Përkundër kësaj, ju na dëshmuat se hapësira nuk është asnjëherë pengesë për performancat si këto të dy netëve të fundit, që ishin përfomanca të sinqerta dhe buruan nga shpirti e prandaj ishin e do të mbeten të veçanta për mua.
Dhe ky nuk është fundi. Është kremtim dhe premtim për më shumë netë si këto, për më shumë dashni e mbi të gjitha për më shumë kujtime që kemi me ndërtu bashkë! Supernova nuk shuhet por lë gjurmë për më shumë netë nën yje.
Ylli i futbollit, Christian Pulisic, është përfolur së fundmi në rrjetet sociale për një lidhje të mundshme me aktoren e njohur Sydney Sweeney.
Lajmi, i shpërndarë fillimisht nga llogaria 'DNA da Bomba', tregon se romanca mund të ketë nisur mes yllit të AC Milanit dhe aktores 28-vjeçare, e cila është përfaqësuar nga rolet në serialet e njohura "Euphoria" dhe "White Lotus".
Sweeney më parë ishte e fejuar me producentin Jonathan Davino, marrëdhënie që nisi në 2018 dhe përfundoi këtë vit pas ndarjes së tyre.
Christian Pulisic
Ndërkohë, Pulisic ka qenë në një lidhje me Alexa Melton, me të cilën shfaqet shpesh në rrjetet sociale.
Mediat britanike raportojnë se Sweeney merr mesazhe të shumta çdo muaj nga yje të futbollit dhe persona të pasur, duke përfshirë lojtarë të Manchester United, Liverpool dhe Arsenal.
Ajo ka refuzuar shpesh ftesa dhe dhurata nga admirues të tillë, duke treguar se nuk i pëlqen të lidhet përmes ofertave të tilla.
Miqtë e saj e kanë quajtur 'gruaja më e kërkuar në Amerikë që nga Madonna'.
Sydney Sweeney
Gjatë këtij viti, aktorja ka qenë e zënë me projekte të reja, duke përfshirë filmin "Christy" dhe "The Housemaid" si dhe sezonin e tretë të "Euphoria", që pritet në prill dhe "The Devil Wears Prada 2", që do të dalë në maj.
Kjo është hera e parë që emri i Pulisic lidhet me Sweeney në mënyrë publike, duke nxitur spekulime mbi një lidhje të mundshme mes tyre. /Telegrafi/
E njëjta në një postim në rrjete sociale theksoi se nuk doli nga publiku, por nga produksioni.
"Dy nominime brenda një nate u bënë për mua. Unë si Shkurta Haxhiu, i shpëtova eliminimit nga publiku, sepse më votuan dhe më mbështetën", u shpreh ajo.
Tutje tha: "Por nuk i shpëtova 'zarfit të zi' nga produksioni. Atë e mbajtën brenda, ndërsa një njëri që nuk ka lënduar asnjëherë askënd e nxorën jashtë. Kjo ishte një padrejtësi e madhe për mua".
Sidoqoftë, po atë mbrëmje nga Big Brother u eliminua edhe Jasmin Kadriu. /Telegrafi/
Modelja nga Kosova, Brikena Selmani, e cila është një nga banoret e Big Brother VIP Albania 5, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave.
Gjatë bisedave me banorët e tjerë, Brikena u shpreh se beson se shumica e meshkujve të pasur kanë tendencë të tradhtojnë.
“Unë mendoj që meshkujt që kanë shumë para, shumica mendoj që tradhtojnë", tha ajo.
Foto: TikTok
Ajo gjithashtu shtoi se dëshiron një partner të thjeshtë, “bukë e kripë e zemër”, një person me të cilin të ndihet mirë dhe të ketë një marrëdhënie të sinqertë.
Brikena, e cila është e njohur në Kosovë për karrierën e saj si modele, po e shfrytëzon pjesëmarrjen në Big Brother për të treguar më shumë nga personaliteti i saj dhe për të hapur diskutime mbi tematikat që lidhen me marrëdhëniet dhe jetën personale.
Deklaratat e saj kanë shkaktuar reagime të ndryshme nga fansat, të cilët komentojnë mbi preferencat dhe bindjet e saj për dashurinë dhe partneritetin.
E njëjta ka treguar se është e hapur për të diskutuar çështje personale dhe preferenca të saj, duke i bërë momentet e saj në shtëpi më tërheqëse për audiencën. /Telegrafi/
Mal Retkoceri, konkurrenti i Big Brother VIP Albania 4, vendosi të mos takohet me babanë e tij në atë format, megjithëse nuk kishin pasur kontakt për shtatë vite.
Ky moment u bë pjesë e bisedave të tij me konkurrentët në oborr, ku u diskutua edhe mundësia e pajtimit.
Gjatë një bisedë me Armela Hysenin, ajo e inkurajoi të jepte një shans, duke sugjeruar se pas kaq shumë viteve, babai mund të ketë reflektuar dhe ndryshuar.
Foto: Instagram
“Kur të dalësh, jepi një mundësi. Mbase ka reflektuar, nuk i dihet kurrë. Disa njerëz i pjek eksperiencat në jetë”, tha ajo.
Armela gjithashtu shtoi: “Nuk i dihet kurrë çfarë ka kaluar këto vite që nuk keni pasur kontakt. Nuk të bëhet kush nënë e babë".
Megjithatë, Mal mbeti i vendosur në vendimin e tij, duke treguar se marrëdhënia e tij me babanë është komplekse dhe se nuk është gati të ristartojë një lidhje familjare në këtë moment.
Vendimi i tij ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka nxitur diskutime të shumta. /Telegrafi/
Tezja e Selin Bollatit ka qenë së fundmi e ftuar në "Big Brother VIP Fan Club", ku ka folur për të dhe këto ditë të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ajo ka komentuar raportin me Armir Shahinin, pas një sfide që kishin, për të ndarë shtratin bashkë.
E njëjta flet në emër të familjes duke thënë se ajo është e zgjuar dhe e di se si të veproj në secilin rast.
Foto: YouTube
"Situata mund të quhet ulje-ngritje, Prime i parë ishte shumë ndikues, një ide që jo ashtu siç u mor. Selin është nisur pa asnjë lloj plani, nuk di të ec me laps dhe letër, një vajzë e çiltër, shumë besnike. Kjo është një lojë. Nuk ishte zgjedhja e saj. Për këtë më vjen keq", u shpreh ajo.
Tezja e Selin ka folur edhe për atë nëse mund të ketë diçka më shumë me Mirin.
"Selin është rritur nga një familje shumë e madhe, me dashuri shumë të madhe. Prindërit e Selin i kanë falur dashuri shumë të madhe. Kategorikisht unë jam këtu për të mohuar dhe për të shuar disa zëra sepse kjo është një gjë, duke e njohur, është një gjë që duhet të shuhet. Mosha e babait të Selin është 47 vite dhe kurrsesi nuk jemi të rritur në atë frymë", u shpreh ajo.
Tutje theksoi: "Nuk mundet Selin të ketë pëlqim për babanë e vet dhe një burrë të martuar që gëzon familje të shëndetshme. Kjo duhet të ndalohet si gjë". /Telegrafi/
Legjenda e kinemasë franceze dhe aktivistja, Brigitte Bardot, ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare, pas një periudhe të gjatë me probleme serioze shëndetësore.
Javët e fundit të jetës së saj kanë qenë veçanërisht të vështira, të shoqëruara me qëndrime në klinika private dhe përkeqësim të gjendjes shëndetësore.
Pas një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale në fillim të tetorit, Bardot u kthye në shtëpinë e saj në Saint-Tropez, por diagnoza nuk u bë kurrë publike.
Brigitte Bardot
Më vonë, për shkak të përkeqësimit të gjendjes, ajo u shtrua sërish në një klinikë private në Toulon.
Gjatë kësaj periudhe, ajo u detyrua të përgënjeshtrojë thashethemet për vdekjen e saj, të përhapura gabimisht në rrjetet sociale.
Bardot kishte prej kohësh probleme me frymëmarrjen, gjë që kishte sjellë edhe ndërhyrje urgjente mjekësore në të kaluarën.
Përveç problemeve fizike, ajo zbuloi në një dokumentar të publikuar këtë vit se gjatë gjithë jetës kishte luftuar me depresion të rëndë, madje edhe në kulmin e famës, duke pranuar se trishtimi e shoqëroi deri në fund.
Ngushëllimin më të madh Bardot e gjente te kafshët dhe angazhimi për mbrojtjen e tyre, duke theksuar shpesh se ndihej më afër kafshëve sesa njerëzve.
Muajt e fundit të jetës së saj u shënuan edhe nga humbje personale të dhimbshme, përfshirë vdekjen e një miku të ngushtë dhe të ish-bashkëshortit, me të cilin kishte një djalë. /Telegrafi/
Banorët e Big Brother VIP Kosova 4, Ludo Lee, Eduard Kuçi dhe Ardit Stafaj, zhvilluan një bisedë rreth formatit të Big Brother dhe krahasimeve mes tyre.
Ata folën për fillimet e programit dhe për mënyrën se si ka evoluar në vende të ndryshme.
Gjatë diskutimit, Edi theksoi se sipas tij, më i miri nga të gjithë Big Brother është ai i Kosovës.
Foto: Instagram
“Unë besoj që Big Brother më të mirin e kemi ne, ne në Kosovë. Sa surpriza bëhet", tha ai.
Shikuesit gjithashtu kanë reaguar me komente dhe diskutime në rrjetet sociale për këtë krahasim.
Edi ndërkaq ka qenë pjesë edhe e edicionit të kaluar të këtij reality shou, por qëndroi për vetëm dy javë.
Në të kaluarin fitues u shpall boksieri nga Drenica, Drilon Rama. /Telegrafi/
Djali i këngëtares së njohur Violeta Kukaj, Mal Retkoceri, ka bërë hapin e tij të madh dhe është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania 5.
Lajmi ka ngjallur menjëherë reagime të shumta edhe nga fansat, të cilët mezi presin të ndjekin lojën e tij brenda shtëpisë më të famshme të Shqipërisë.
Kukaj nuk ka kursyer mbështetjen për të birin.
Foto: TikTok
Në një video të shpërndarë në TikTok, ajo i ka uruar suksese në këtë rrugëtim.
“Suksese djali im, Mal", ka thënë ajo.
Shikuesit tashmë janë kuriozë të shohin sesi ai do të përballojë sfidat dhe marrëdhëniet brenda shtëpisë.
Ndërkaq, Mali duket premtues këtë edicion, një karakter tejet interesant brenda shtëpisë. /Telegrafi/
I është dhënë lamtumira e fundit Shemsi Krasniqit – Shemit, këngëtarit të njohur të grupit legjendar “Ilirët”.
Artisti shqiptar ka lënë pas dhimbje dhe trishtim te familjarët, miqtë dhe gjithë komuniteti artistik.
Ceremonia mortore u mbajt në Prishtinë, ku të pranishëm ishin familjarë, kolegë nga bota e muzikës, si dhe admirues të shumtë të veprës së tij, të cilët erdhën për t’i dhënë nderimet e fundit artistit që për vite me radhë kontribuoi në skenën muzikore shqiptare.
Foto: Prive nga Liberta Spahiu
Shemi do të kujtohet si një artist i përkushtuar dhe pjesë e pandashme e grupit “Ilirët”, i cili la gjurmë të rëndësishme në historinë e muzikës shqipe.
Trashëgimia e tij artistike do të vazhdojë të jetojë përmes këngëve dhe kujtimeve që la pas.
Foto: Prive nga Liberta Spahiu
I njëjti vdiq në moshën 64-vjeçare, gjersa siç u tha pësoi sulm në zemër.
Krasniqi duhet theksuar se të hënën u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë. /Telegrafi/
Një tjetër moment tensioni ka ndodhur së fundmi në Big Brother VIP Kosova 4, ku debati mes banorëve Labinot Rexhës dhe Kushtrim Kelanit ka marrë përmasa serioze.
Konflikti u shkaktua nga një përplasja verbale që lidhej me ngjarje të jashtme, të përmendur nga Labi.
Rexha pretendoi se Kushtrimi kishte qenë i përfshirë në një incident gjatë një dasme, ku sipas tij, ai kishte ngacmuar motrën e dasmorit dhe kishte paguar 20 mijë euro për të zgjidhur situatën.
Foto: Instagram
Pas kësaj deklarate, Kushtrimi reagoi duke qeshur dhe i tha Labit se po i tregonte gjërat e veta.
“Ti je mgjitor, ti bën magji”, iu drejtua Kushtrimi Labit.
Foto: Instagram
“Burrë me pelena”, iu kthye Labi, duke mos kursyer ironinë.
Ky incident tregon qartë se konflikte të tilla nuk janë të pazakonta në reality shou, ku emocionet shpesh çojnë në debate të hapura dhe dramatike. /Telegrafi/
Në një bisedë me Alba Pollozhanin dhe Labinot Rexhën, Shkurta Haxhiu, ka ndarë detaje nga periudha e luftës, duke përshkruar jetën e vështirë si refugjate.
“Ne kemi qenë në Maqedoni, aty ka pasur shumë refugjatë, ka qenë jeta shumë e rëndë, sa edhe për bukë ke hjek", tha Haxhiu.
Ajo shpjegoi se kur ishin larguar nga Prishtina, nuk kishte pasur asnjë ide për çfarë po ndodhte.
Foto: YouTube
“Kur jemi nisur, unë s’kam ditë asgjë çka po ndodh”, theksoi mes tjerash.
Por, kujton me gëzim momentin kur kishin arritur të gjenin ushqim dhe se si kishin arritur të largoheshin nga kampi ku kishin qëndruar.
"Ka pasur njerëz që kanë vdekur edhe për bukë. Ka pasur raste ka dy apo tri ditë kanë ngelur pa ngrënë dhe pa pirë", shtoi në vazhdim.
Shkurta ka dhënë edhe detaje të tjera se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja. /Telegrafi/
Banorja e Big Brother VIP 5, Fjolla Morina, u bë sërish protagonistja e një momenti emocional dhe të tensionuar brenda shtëpisë.
Gjatë një debati me konkurrentët, Fjolla u shpreh me tone të larta dhe të nervozuara, duke kritikuar ashpër sjelljen e banorëve të tjerë.
"Asnjëri nuk janë në gjendje me u ul, me i dhënë pozitivitet njëri-tjetrit, me i dhënë kurajo, me i dhënë dinjitet, forcë, çka jeni ju bre, çka jeni ju. Farë e fëlliqur", tha ajo.
Foto: YouTube
Pas këtij shpërthimi, ajo u tërhoq në dhomën e gjumit, ku u pa qartë duke qarë dhe duke përjetuar emocione të forta.
Kjo situatë ka nxitur reagime të shumta brenda shtëpisë, duke e bërë Fjollën sërish një nga figurat më të përfolura të këtij edicioni.
Foto: YouTube
Ky është vetëm një nga episodet e shumta ku Fjolla ka treguar shpërthime emocionale dhe tensione të forta, duke bërë që publiku të ndjekë me interes çdo lëvizje të saj brenda Big Brother VIP 5.
E njëjta ka pasur disa raste ku është përfshirë në debate me të tjerët, marrë parasysh stilin e saj të drejtpërdrejtë. /Telegrafi/
Armela Hyseni është banorja më e re që i është bashkuar shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, duke rikthyer menjëherë vëmendjen e publikut dhe mediave rozë.
Ajo ka lindur në Tiranë dhe fëmijëria e saj ka qenë sa e bukur, aq edhe e vështirë.
Armela është rritur në Laprakë, në një familje modeste, së bashku me nënën dhe motrën, ku kushtet ekonomike nuk kanë qenë të lehta.
Megjithatë, siç është shprehur edhe vetë, familja e saj ka bërë gjithmonë të pamundurën që ajo të mos ndiente mungesa dhe të rritej me dashuri e përkujdesje.
Për publikun, Armela nuk është një emër i panjohur.
Armela Hyseni
Ajo ka qenë pjesë e Big Brother Albania, në edicionin e nëntë, ku u bë e njohur për karakterin e saj dhe praninë në lojë.
Krahasuar me atë periudhë, sot Armela shfaqet dukshëm ndryshe, veçanërisht në pamje, duke reflektuar një transformim të madh ndër vite.
Armela Hyseni
Transformimi i saj ka ngjallur komente të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë vënë re evoluimin e saj si në stil, ashtu edhe në vetëbesim.
Rikthimi i Armelës në formatin e Big Brother, këtë herë në versionin VIP, pritet të sjellë dinamika të reja në shtëpi, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të pozicionohet ajo në lojë dhe çfarë surprizash do t’i rezervojë publikut këtë herë. /Telegrafi/
Bota e muzikës shqiptare është tronditur nga ndarja nga jeta e Shemsi Krasniqit - Shemit, anëtarit të njohur të grupit legjendar “Ilirët”, një emër i rëndësishëm që la gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqipe.
Ceremonia e varrimit do të mbahet sot (e mërkurë) me fillim nga ora 14:00, në varrezat e qytetit në Arbëri të Prishtinës, ku familjarë, miq, kolegë dhe adhurues të muzikës së tij do t’i japin lamtumirën e fundit.
Shemi u bë i njohur si pjesë e grupit “Ilirët”, një prej formacioneve më të dashura për publikun, që për vite me radhë kontribuoi në pasurimin e skenës muzikore shqiptare me këngë të paharruara dhe interpretime që u kthyen në identitet për disa breza.
Pas lajmit të ndarjes së tij nga jeta, reagime të shumta kanë ardhur nga artistë, figura publike dhe fansa, të cilët e kanë kujtuar Krasniqin si një njeri të thjeshtë, artist të përkushtuar dhe bashkëpunëtor të respektuar.
Humbja e tij lë një boshllëk të madh në muzikën shqiptare, ndërsa kujtimi dhe kontributi i Shemit do të jetojnë përmes këngëve dhe trashëgimisë artistike që ai la pas.
I njëjti u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë të hënën në mesditë.
Për rikujtim, Shemi ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare. /Telegrafi/