Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 December 2025Main stream

Nis procesi i numërimit në Kosovë, rezultatet e para tregojnë dominimin e Vetëvendosjes

By: melisa
28 December 2025 at 20:29

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas të dhënave të përditësuara në orën 20:00, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm në rezultatet paraprake. Me 47.12% të votave të numëruara, partia ka siguruar deri tani 72,737 vota. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.33%

Source

Globe Soccer Awards 2025, nga Dembélé te Yamal, lista e plotë e fituesve

By: melisa
28 December 2025 at 20:01

Kjo e dielë shënoi ceremoninë e Globe Soccer Awards 2025, një event prestigjioz që mbahet që nga viti 2010 në Dubai, duke nderuar figurat më të spikatura të futbollit dhe sportit global. Në futbollin e meshkujve, Ousmane Dembélé i PSG u shpall Lojtari më i Mirë për vitin 2025, duke e mundur në garë shokun e tij të skuadrës Vitinha, Kylian Mbappé dhe dyshen e Barcelonës, Lamine Yamal dhe Raphinha.

Source

Fundvit ndryshe për ushtarakët shqiptarë në Bullgari

By: melisa
28 December 2025 at 19:37

Efektivët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të dislokuar me mision në Bullgari, u surprizuan në prag të fundvitit, duke pasur mundësinë të kalojnë momente të veçanta me familjarët e tyre. Gjatë vizitës në bazën e Grupbatalionit shumëkombësh të NATO-s në Novo Selo, u organizua takimi i ushtarakëve me familjet brenda bazës, një moment i veçantë pas një periudhe të gjatë shërbimi larg shtëpisë.

Source

Trump njofton bisedë “shumë produktive” me Putinin para takimit me Zelenskyn

By: melisa
28 December 2025 at 19:19

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike “shumë produktive” me presidentin rus Vladimir Putin, pak para takimit të planifikuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Florida. “Sapo kam pasur një bisedë të mirë dhe shumë produktive me presidentin Putin,” shkroi Trump në platformën e tij Truth Social, pa dhënë detaje shtesë mbi përmbajtjen e diskutimit.

Source

Neuer rrëfen: Kam qenë pranë transferimit te Arsenal në të rinjtë e Schalke 04

By: melisa
28 December 2025 at 18:50

Manuel Neuer, portieri legjendar gjerman, bëri hapat e tij të parë në futbollin profesionist me ekipet zinxhirë të Schalke 04, para se të transferohej te Bayern Mynih, ku u shndërrua në një prej portierëve më të mirë në historinë e futbollit botëror. Tani, në moshën 39-vjeçare, Neuer ka zbuluar një prapaskenë nga e kaluara e tij, kur ishte ende pjesë e ekipeve të të rinjve të Schalke 04.

Source

Ministri Lamallari: Njofton amnisti penale, jo falje, por mundësi për rikthim të përgjegjshëm

By: melisa
28 December 2025 at 18:34

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, njoftoi se Qeveria shqiptare pritet të miratojë një amnisti penale, e cila do të përfshijë kategori të caktuara të të dënuarve. Sipas vlerësimeve paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rreth 380 persona do të përfitojnë lirim të menjëhershëm, ndërsa rreth 900 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Numri real i përfituesve pritet të jetë edhe…

Source

“Tani mund të hash DonnaKebabRumma”, Haaland dhe Donnarumma bëjnë humor pas testit të peshës

By: melisa
28 December 2025 at 18:13

Para festave të fundvitit, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, kishte paralajmëruar futbollistët e tij: “Ai që vjen pas Krishtlindjes mbi peshë, nuk do të grumbullohet për ndeshjen me Nottingham Forest.” Mesa duket, paralajmërimi i trajnerit spanjoll e pati efektin e tij, pasi futbollistët e Citizens e kaluan me sukses “testin e peshës”. Manchester City fitoi ndeshjen ndaj Nottingham…

Source

Aksident fatal në aksin Qafë Thanë–Librazhd, 64-vjeçarja ndërroi jetë

By: melisa
28 December 2025 at 17:44

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”, ku një automjet ka përplasur një këmbësore, duke i marrë jetën. Viktima është shtetasja F. H., 64 vjeçe. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin O. B., 31 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, e cila solli pasojë vdekjen e viktimës.

Source

Shkodra ndriçon në fundvit! Koncerte, patinazh dhe aktivitete për të gjithë

By: melisa
28 December 2025 at 17:34

Festat e fundvitit kanë kthyer Shkodrën në një nga destinacionet më të vizituara në vend gjatë këtij dhjetori. Qyteti ndriçon nga dritat e dekorit shumëngjyrësh, ndërsa koncertet dhe muzika krijojnë një atmosferë të gjallë që tërheq të gjitha grup-moshat. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga Shkodra, duke treguar rrugët e mbushura me qytetarë vendas dhe turistë të huaj që…

Source

Zgjedhjet në Kosovë, 29% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 17:00

By: melisa
28 December 2025 at 17:25

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri në orën 17:00, pjesëmarrja në zgjedhje ka arritur në 29% të qytetarëve me të drejtë vote. Në qendrën më të madhe të votimit në Gjilan, në shkollën “Thimi Mitko”, deri në orën 15:00 kanë votuar rreth 3,700 qytetarë, rreth 1,000 më shumë se në zgjedhjet parlamentare të kaluara, ku në të njëjtën qendër votuan mbi 2,600 persona. Nga ora 7:00…

Source

Giovanni Manna: “Bllokimi në merkato? Një paradoks për Napolin”

By: melisa
28 December 2025 at 17:17

Napoli po përballet me vështirësi në manovrimin e merkatos së transferimeve pas vendimeve të fundit të futbollit italian, ndërsa Drejtori Sportiv i kampionëve të Italisë, Giovanni Manna, e ka cilësuar situatën si një paradoks. “Kufizimi në merkaton e transferimeve është, për mendimin tim, një paradoks i madh,” tha Manna. Mendoj se Napoli është një prej klubeve më të shëndetshme…

Source

Stuhia e fuqishme paralizon Costa del Sol, qytetarët bllokohen në shtëpi

By: melisa
28 December 2025 at 17:09

Spanja po përballet me një krizë të rëndë klimatike, ndërsa reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe kanë izoluar qytetarët në shtëpi. Autoritetet kanë shpallur paralajmërim të kuq për “rrezik ekstrem” në disa zona turistike, veçanërisht në provincën e Malagës, ku 27 komuna janë në gjendje emergjence. Situata pritet të përkeqësohet në orët në vijim, ndërsa rrugët dhe lagjet…

Source

Kryeministri Rama: “EuroAgro Albania” një hap drejt tregut të përbashkët europian për bujqësinë

By: melisa
28 December 2025 at 16:51

Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë javë platformën e re “EuroAgro Albania”, një instrument praktik dhe i domosdoshëm për përgatitjen e sektorit bujqësor dhe ushqimor për tregun e përbashkët europian. Gjatë podkastit “Flasim”, Rama theksoi se kapitujt 11, 12 dhe 13, që lidhen me bujqësinë, janë thelbësorë në procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Source

Nga festa në tragjedi! Misteri i një familje pas darkës së Krishtlindjes

By: melisa
28 December 2025 at 16:40

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një vajzë 15-vjeçare dhe nëna e saj kanë ndërruar jetë brenda pak orësh nga njëra-tjetra, pas dyshimeve për një helmim të mundshëm ushqimor gjatë darkës së Krishtlindjeve. Viktima e parë ishte Sara Di Vita, e cila ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës, ndërsa nëna e saj, Antonella Di Ielsi, humbi jetën mëngjesin e së dielës. Babai i vajzës…

Source

Mbrëmje magjike në Gjirokastër, Aurela Gaçe elektrizon publikun

By: melisa
28 December 2025 at 16:25

Gjirokastra përjetoi një nga netët më të bukura të kësaj vere, teksa Aurela Gaçe u ngjit në skenën e sheshit “Çerçiz Topulli”, duke sjellë një atmosferë të paharrueshme feste dhe emocionesh. Qindra qytetarë vendës, por edhe turistë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe nga jashtë vendit, u mblodhën që në orët e para të mbrëmjes për të qenë pjesë e koncertit madhështor të artistes së…

Source

Before yesterdayMain stream

Festat e fundvitit sjellin rritje të hyrjeve në pikën kufitare të Morinës

By: melisa
26 December 2025 at 14:57

Festat e fundvitit kanë sjellë një rritje të ndjeshme të fluksit të udhëtarëve në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, në Kukës. Prefekti i Qarkut të Kukësit, Dritan Baji, njoftoi se në dy ditët e fundit numri i udhëtarëve dhe automjeteve që kanë kaluar përmes kësaj pike kufitare ka qenë i lartë. “Referuar të dhënave të Drejtorisë së Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, nga data 24 deri mëngjesin…

Source

Incident vdekjeprurës në Beit She’an dhe Ein Harod, Izrael

By: melisa
26 December 2025 at 13:46

Dy persona humbën jetën në një sulm të kombinuar me makinë dhe thikë në veri të Izraelit, duke ngjallur shqetësim të madh për sigurinë në rajon. Policia izraelite njoftoi se sulmuesi është një palestinez nga Bregu Perëndimor dhe se tashmë janë ndërmarrë masa për të lokalizuar dhe ndaluar çdo kërcënim të mëtejshëm. Ngjarja ndodhi në dy pika të ndryshme: një këmbësor u godit nga një makinë në…

Source

Lamallari: Instituti për Edukimin dhe Rehabilitimin e të Miturve do të hapet brenda vitit 2026

By: melisa
26 December 2025 at 13:07

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, vizitoi sot kantierin e Institutit për Edukimin dhe Rehabilitimin e të Miturve në Mëzez, Tiranë, ku punimet kanë avancuar ndjeshëm dhe pritet që brenda vitit 2026 instituti të vihet në funksionim. Ministri Lamallari e cilësoi këtë projekt si një investim madhor, që synon t’u japë të miturve në konflikt me ligjin një shans të dytë për t’u integruar në…

Source

Vengu nga Burreli: Ligji i ri për ushtarakët forcon sigurinë dhe statusin profesional

By: melisa
26 December 2025 at 11:53

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, zhvilloi një vizitë në Batalionin III të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut në Burrel, ku njoftoi se në vitin 2026 do të nisë puna për ngritjen e një qendre të re operacionale, që synon rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e kushteve të shërbimit për efektivët e Forcave të Armatosura. Gjatë takimit me ushtarakët, ministri shprehu mirënjohjen për…

Source

Stuhi shkatërruese në Kaliforni, tre viktima dhe dhjetëra mijëra banorë pa energji

By: melisa
26 December 2025 at 10:58

Zona të gjera të Kalifornisë janë përfshirë nga stuhi të fuqishme shiu, përmbytje dhe rrëshqitje të tokës, duke shkaktuar kaos në disa prej komuniteteve më të populluara të shtetit amerikan dhe lënë të paktën tre persona të vdekur deri në mbrëmjen e Krishtlindjeve, sipas autoriteteve lokale dhe raportimeve mediatike. Reshjet intensive kanë sjellë sasi rekord shiu, me deri në rreth 27 centimetra…

Source

❌
❌