Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 January 2026Main stream

Troket 2026! Gëzuar të gjithë shqiptarëve

By: nilda
1 January 2026 at 00:16

Gëzuar Vitin e Ri 2026 nga Koha Jonë! Urojmë që ky vit të sjellë më shumë shpresë, mirëqenie, drejtësi dhe mundësi për çdo shqiptar, brenda dhe jashtë vendit. Faleminderit që jeni çdo ditë me ne, edhe këtë vit do të vazhdojmë të jemi pranë jush me lajmin, të vërtetën dhe zërin e qytetarëve.

Source

Yesterday — 31 December 2025Main stream

Nga gjeli i detit tek ushqimet tradicionale, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri?

By: nilda
31 December 2025 at 22:26

Për shumicën e familjeve shqiptare, darka e Vitit të Ri mbetet një ritual i lidhur fort me traditën dhe tryezën e bollshme. Menuja klasike përfshin sallata të ndryshme, mishra, gjeli apo pula deti me përshesh, ëmbëlsira tradicionale dhe pije alkoolike e joalkoolike. Megjithatë, përgatitja e kësaj darke në shtëpi kërkon një angazhim financiar gjithnjë e më të ndjeshëm, për shkak të rritjes së…

Source

Me një mesazh plot humor, Parlamenti Europian i jep Babagjyshit të Vitit të Ri “identitet europian”

By: nilda
31 December 2025 at 21:40

Me nota humori, por edhe me një mesazh domethënës, Parlamenti Europian i ka dhënë Babagjyshit të Vitit të Ri një “identitet europian”, duke theksuar përfitimet konkrete të integrimit brenda Bashkimit Europian. Në një postim në rrjetin social X, Parlamenti Europian ngre me ironi pyetjen se si arrin Babagjyshi të shpërndajë dhuratat kaq shpejt në të gjithë Europën. Përgjigjja…

Source

Kryeministri Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha

By: nilda
31 December 2025 at 20:03

Kryeministri Edi Rama ka bërë urimin e tij për vitin e ri 2026, duke përmendur arritjet e vitit që lam pas. “Të dashur bashkëqytetarë e bashkëqytetare, kudo ku jeni, Ja edhe një vit tjetër mbërriti tek dera për të dalë, duke e lënë Shqipërinë më lart, se në ditën kur hyri. Gjatë rrugëtimit të këtij viti, shumica prej jush, në Shqipëri, Europë, gjetkë nëpër botë, e bekoi përpjekjen e përbashkët…

Source

Ilir Meta uron Vitin e Ri : 2026 të jetë viti i përkushtimit të madh për një Shqipëri më të drejtë

By: nilda
31 December 2025 at 19:42

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një mesazhi u ka uruar shqiptarëve Vitin e Ri 2026. Meta shkruan se 2026 le të jetë viti i përkushtimit të madh për një Shqipëri më të drejtë, ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë. Mesazhi i plotë Gëzuar Vitin e Ri 2026! Të dashur qytetarë shqiptarë Nga zemra ju uroj një Vit të Ri me shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi për ju…

Source

Veliaj uron qytetarët për Krishtlindje: Le ta mbajmë ndezur shpresën, drita gjithmonë fiton mbi errësirën

By: nilda
31 December 2025 at 19:13

Në prag të festave të fundvitit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët, ku thekson rëndësinë e shpresës, solidaritetit dhe bashkimit në një kohë sfidash. Ai shkruan: “Të dashur qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, Në prag të ndërrimit të viteve dua t’ju uroj shëndet, lumturi, suksese dhe një vit plot shpresë për ju dhe familjet tuaja.

Source

Pse njerëzit zgjedhin të veshin rroba të kuqe natën e ndërrimit të viteve?

By: nilda
31 December 2025 at 18:04

Të veshësh diçka të kuqe natën e Vitit të Ri është një ritual që synon të sjellë fat, shëndet dhe siguri për vitin e ardhshëm. Këtë të mërkurë përfundon viti 2025 dhe me mesnatën troket viti i ri 2026 ndërsa si zakonisht, shumë njerëz do të veshin diçka të kuqe, veçanërisht të brendshme. Por a keni menduar ndonjëherë pse ekziston ky zakon? Veshja e kuqe natën e Vitit të Ri konsiderohet një…

Source

6 bebe lindin në Elbasan në orët e fundit të 2025

By: nilda
31 December 2025 at 17:58

Gjatë orëve të fundit të ditës së sotme gjashtë familje në Elbasan janë gëzuar me ardhjen në jetë të bebeve duke e bërë edhe më të bukur dhe më domethënëse festën tradicionale të ndërrimit të viteve. Dy prej gjashtë foshnjave kanë ardhur në jetë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ndërsa katër bebe të tjera kanë lumturuar çifte të reja në bashkitë Gramsh, Librazhd, Belsh dhe Cërrik…

Source

Dhjetë ngjarjet më të rëndësishme botërore të vitit 2025

By: nilda
31 December 2025 at 17:42

Viti 2025 u mbyll pa sjellë lehtësimin që shumëkush shpresonte pas një 2024 të lodhshëm në skenën ndërkombëtare. Përkundrazi, këto dymbëdhjetë muaj shënuan përkeqësim të bashkëpunimit global, rritje të konflikteve dhe një zbehje më të dukshme të rendit botëror të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Ndryshe nga viti i kaluar, kur Lojërat Olimpike në Paris shërbyen si simbol i bashkëpunimit…

Source

Urimi i Berishës për Vitin e Ri: Në 2026-ën do t’i bëjmë funeralin ‘Rilindjes’!

By: nilda
31 December 2025 at 17:25

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar në prag të mbrëmjes së ndërrimit të viteve, të gjithë shqiptarët kudo që janë, duke e shoqëruar urimin e tij me kritika të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, si dhe me thirrje për mobilizim politik të qytetarëve shqiptarë. Berisha e cilësoi Vitin e Ri si një vit shprese, por njëkohësisht duke bërë një bilanc negativ të vitit 2025…

Source

Zgjedhjet që do të përcaktojnë Evropën në 2026

By: nilda
31 December 2025 at 17:01

Votuesit në të gjithë kontinentin kanë zgjedhje të mëdha për të bërë në kutitë e votimit vitin e ardhshëm. Euronews hedh një vështrim mbi testet kryesore zgjedhore që e presin BE-në – dhe më gjerë – vitin e ardhshëm. Viti 2025 doli të ishte një vit vendimtar për zgjedhje me rrezik të lartë në të gjithë Bashkimin Evropian. Rumania e gjeti veten në qendër të fushatave të koordinuara të ndërhyrjes…

Source

Sinoptikania Lajda Porja: Janari nis me temperatura polare

By: nilda
31 December 2025 at 16:21

Pas një dhjetori të pazakontë, thuajse pa reshje dhe me mungesë dëbore edhe në zonat e thella malore, janari pritet që të vijë krejt ndryshe. Sinoptikania Lajda Porja tha se ditët në vijim do të shoqërohen fillimisht nga temperatura shumë të ulëta dhe mot i kthjellët, si pasojë e një mase ajrore të ftohtë që vjen nga Poli i Veriut. Megjithatë, ky episod i acartë nuk do të zgjasë shumë…

Source

“Kthesa politike në Kosovë: Fitorja historike e Vetëvendosjes dhe sfidat e së ardhmes”

By: nilda
31 December 2025 at 15:45

Nga Marjana Doda Më 28 dhjetor 2025, qytetarët e Kosovës folën qartë. Ata votuan për sovranitet, stabilitet dhe një vizion të vendosur politik. Zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme shënuan fundin e një ngërçi njëvjeçar që kishte paralizuar institucionet, duke prodhuar polarizim të thellë politik dhe duke e ekspozuar vendin ndaj presionit të vazhdueshëm ndërkombëtar.

Source

Kurti: Do takohem me Osmanin së shpejti për çështjen e presidentit të vendit

By: nilda
31 December 2025 at 15:28

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se do të takohet së shpejti me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, për të biseduar lidhur me zgjedhjen e presidentit në fillim të vitit të ardhshëm. Mungesa e mundshme e pajtueshmërisë për ta zgjedhur presidentin në prill, kur Osmanit i mbaron mandati, do ta çonte vendin sërish në zgjedhje të parakohshme, për herë të dytë brenda…

Source

Spektakël fishekzjarresh! Viti i ri 2026 mbërrin në Australi

By: nilda
31 December 2025 at 15:20

Australia mirëpret Vitin e Ri me spektakël fishekzjarresh mbi Portin e Sidneit. Më herët ishte Zelanda e Re, që mirëpriti vitin 2026-të, gjithashtu me spektakël fishekzjarresh. Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshe publike, me duart lart duke brohoritur, ndërsa fishekzjarret ndriçuan qiellin e natës pas festimeve. Ishulli Kiritimati, i njohur edhe si Ishulli i Krishtlindjes, së bashku me 10…

Source

Before yesterdayMain stream

Benet Beci: Muaji festiv në Shkodër u zhvillua pa incidente, masa të posaçme sigurie edhe për natën e ndërrimit të viteve

By: nilda
30 December 2025 at 15:01

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka bërë të ditur se muaji festiv në qytet është zhvilluar pa asnjë incident, pavarësisht fluksit dhe masivitetit të lartë të aktiviteteve dhe qytetarëve. Në një postim të tij, Beci thekson se ky rezultat është arritur falë angazhimit dhe punës së Policisë Bashkiake, e cila ka garantuar rendin dhe sigurinë gjatë gjithë periudhës festive. Ai bën me dije…

Source

Raporti amerikan zbulon se sa armë bërthamore zotëron Kina dhe a mund të sulmojë SHBA-të

By: nilda
30 December 2025 at 14:56

Një raport i ri i Pentagonit detajon aftësitë raketore bërthamore të Kinës dhe aftësinë e saj për të goditur Shtetet e Bashkuara në rast të një lufte botërore. Raporti, i cili iu dorëzua Kongresit më 23 dhjetor, thotë se Kina është e aftë të godasë pjesën më të madhe të SHBA-së me raketat DF-31. “Përforcimi historik ushtarak i Kinës e ka bërë kontinentin e SHBA-së gjithnjë e më të prekshëm.

Source

Aktori Viktor Zhusti sqaron “episodin” me Lapajn: Të dashur miqtë e mi të vjetër dhe ju, “armiqtë” e rinj

By: nilda
30 December 2025 at 14:31

(Ese me rastin e Krishtlindjes) Pas një jave stuhie, kur Deti Facebook u përzie me keq se ai Adriatik dhe cunami ngriti në sipërfaqe e nxorri në breg, vlera dhe zgjyrë, për aq kohë të mbetura në errësirë, tani që u vërtetua, nga të dy anët e llogoreve, sa të gatshëm e me gisht në këmbëz ishim (ca nga vigjilenca, ca nga rajallëku e ca për hakmarrje), tani, që, më në fund, u mor vesh mirë: kush ka…

Source

Jorida Tabaku: Shqipëria po zbrazet nga një model ekonomik që nuk prodhon mirëqenie

By: nilda
30 December 2025 at 14:21

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për atë që e cilëson si paradoksin më të rrezikshëm të ekonomisë shqiptare: rritje statistikore në letër dhe braktisje masive në realitet. Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku thekson se propaganda për “bum ekonomik” dhe kulla që prekin qiellin nuk përkthehet në mirëqenie për qytetarët, përkundrazi…

Source

Aktori i njohur Jackie Chan do të dhurojë të gjithë pasurinë e tij për bamirësi!

By: nilda
30 December 2025 at 14:10

Aktori i njohur Jackie Chan ka deklaruar se planifikon ta lërë pasurinë e tij për bamirësi, në vend që t’ia trashëgojë djalit të tij. Sipas tij, trashëgimia financiare mund të dobësojë pavarësinë, ndërsa qëllimi dhe puna ndërtojnë karakterin. Në këndvështrimin e Chan-it, trashëgimia e vërtetë nuk matet me grumbullimin e pasurisë, por me ndikimin që lë pas. Ai beson se paratë janë më të vlefshme…

Source

❌
❌