Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 January 2026Main stream

Ivanka Trump tregoi çfarë të vishni kur doni të dukeni speciale, por pa e tepruar

20 January 2026 at 00:10


Një fustan luksoz, një ambient familjar dhe shumë elegancë

Trump edhe një herë tregoi pse çdo zgjedhje e saj e modës analizohet me kaq kujdes. Në festën intime të 45-vjetorit të bashkëshortit të saj, Jared Kushner, ajo u shfaq me një fustan luksoz prej kadifeje dhe ari, që ngjall frymën e Rilindjes italiane dhe duket si një vepër arti.

E mësuar me jetën nën vëmendjen e publikut, Ivanka Trump edhe kësaj here tërhoqi vëmendje në një ambient privat dhe familjar. Ish-këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë e festoi ditëlindjen e bashkëshortit në shoqërinë e fëmijëve të tyre Arabella, Joseph dhe Theodore, si dhe të miqve më të afërt dhe anëtarëve të familjes.

Mbrëmjen, të mbushur me muzikë dhe intimitet, ajo e përshkroi në rrjetet sociale me një mesazh emocional, duke falënderuar për mundësinë që të festojnë “të rrethuar nga njerëzit që të njohin më mirë dhe të duan më shumë”, transmeton Telegrafi.

Fustani si vepër arti

Për këtë rast, Ivanka Trump zgjodhi modelin Divinus të markës Annie’s Ibiza, me çmim 2.382,95 euro. Bëhet fjalë për një fustan prej kadifeje blu të errët, me një siluetë të theksuar, të formësuar në mënyrë arkitektonike dhe me pjesën e sipërme të strukturuar, të përforcuar me “kocka” çeliku. Fundi voluminoz, paksa në formë zile, e thekson edhe më shumë ndjesinë madhështore.

Vëmendje të veçantë tërheqin qëndisjet e arta, të punuara me dorë, që shtrihen mbi fustan si panele metalike, të frymëzuara nga të famshmet “Portat e Parajsës” në Firence. Dekolteja elegante dhe e harkuar e kornizon me saktësi trupin, ndërsa çdo detaj kujton obsesionin e Rilindjes për përsosmëri, inovacion dhe bukuri.

Fustani fsheh edhe elemente të papritura, si xhepat anësorë dhe një fund mini tutu të heqshëm, gjë që ilustron në mënyrë perfekte kombinimin e traditës dhe dizajnit bashkëkohor, për të cilin kjo shtëpi mode është e njohur. Ivanka e kompletoi pamjen me geta të zeza, këpucë elegante dhe çantë në të njëjtin ton, duke ia lënë rolin kryesor fustanit.

Moda me histori

Marka Annie’s Ibiza, e themeluar nga dizajnerja britanike Annie Doble, vitet e fundit ka fituar status kult mes adhuruesve të modës me karakter. Doble e hapi dyqanin e saj të parë në qytetin e vjetër të Ibizës me vetëm 200 euro, ndërsa sot drejton një markë të njohur për punën artizanale, seritë e kufizuara dhe qasjen e qëndrueshme.

Koleksionet bazohen në materiale natyrore dhe teknika si qëndisja me qelq dhe metal, motive osmane, silueta viktoriane dhe estetikë teatrale të viteve ’50. Fustanet janë konceptuar si pjesë të përhershme, të destinuara të kalojnë nga brezi në brez, dhe shiten ekskluzivisht në butikët në Ibiza dhe Londër. /Telegrafi/

Yesterday — 19 January 2026Main stream

Palltot e fryra në ngjyrën Pantone të vitit duken luksoze, por kanë një “mangësi”

19 January 2026 at 22:26


Kjo nuancë neutrale dhe ajrore simbolizon thjeshtësinë, elegancën dhe qetësinë e brendshme

Nëse tashmë keni një xhaketë të ngrohtë dimërore, por mendoni se gardëroba juaj ka nevojë për një freskim stilistik, është koha të mendoni për një pallto të fryrë dhe për një nga yjet absolutë të sezonit. Palltoja në nuancën Cloud Dancer tashmë ka pushtuar botën e modës dhe ka treguar se pikërisht ky ishte detaji që i mungonte “Winter Wonderland”-it të dimrit për të qenë i plotë.

Mjafton të hidhni një sy nga dritarja dhe para jush shfaqet një përrallë e vërtetë dimërore: gjithçka e mbuluar me të bardhë, degë pemësh të përkulura nga bora, një mbretëri e ngrirë (idilike derisa të filloni të rrëshqisni në trotuare)… Ndërsa ata që nuk e duan dimrin dalin nga shtëpia vetëm kur duhet, ju kapni flokët e borës dhe i shikoni teksa shkrihen në pëllëmbët tuaja. E nëse jeni edhe adhurues të modës, një veshje në ngjyrën e sezonit do t’ju shkonte për mrekulli. Diçka e bardhë, e butë, e fryrë… palltoja Cloud Dancer!

Nuanca neutrale Cloud Dancer është shpallur ngjyra e vitit 2026. Ajrore, pothuajse pa peshë, ajo simbolizon qartësinë, thjeshtësinë, elegancën, “detoksin vizual” dhe qetësinë e brendshme në një kohë ndryshimesh globale. Si një telajo e bardhë piktori, është ideale për lojëra kreative dhe kombinime mode, sepse përshtatet në mënyrë perfekte si me tone të çelëta dhe pastel, ashtu edhe me ngjyra natyrore dhe të zbehta.

Por stilistët, dizajnerët dhe ikonat e stilit nuk u mjaftuan me bluza, pulovra dhe pantallona. Ata gjetën veshjen që e shndërroi këtë nuancë të qetë në simbol luksi: pallton e fryrë. Favoriti absolut i sezonit dhe thelbi i ëndrrës dimërore, transmeton Telegrafi.

Mjafton ta vishni mbi një triko të trashë dhe xhinse dhe menjëherë do të dukeni si yll i stilit urban. Ndryshe nga sa mendohet zakonisht, aksesorët e zinj kombinohen shkëlqyeshëm me një pallto të bardhë të fryrë, por ajo duket më elegante në kombinime monokromatike – nga e bardha e pastër, te e bardha e zbehur dhe ngjyra e fildishtë, nga koka te këmbët.

Nëse ndodheni në mal ose në një pyll të mbuluar me borë, kjo pallto do të jetë “fajtori” për fotografitë më përrallore që keni bërë ndonjëherë. Por edhe në qytet, ajo do të sjellë një dozë glamuri hollivudian në shëtitjet e përditshme mbi trotuaret e bardha.

Rastësisht, ky trend ka përkuar edhe me rikthimin e gëzofit natyral, gjë që për shumëkënd është problematike dhe në kundërshtim me parimet e tyre.

Për ata që preferojnë alternativa etike, sot ekzistojnë pallto të fryra me eko-gëzof ose materiale sintetike të avancuara. Teknologjia ka ecur aq shumë përpara, sa në shikim të parë, madje edhe në prekje, është pothuajse e pamundur ta dallosh nga materiali natyral. Cilësia është e shkëlqyer, çmimet më të përballueshme dhe zgjedhja shumë e gjerë.

Prandaj, asgjë nuk ju pengon ta nisni vitin me një pallto të fryrë Cloud Dancer dhe të ndiheni si një Mbretëreshë e Borës e vërtetë. /Telegrafi/

Ku t’i mbani fshesën me rrymë, kovën dhe leckat për dysheme: 3 zgjidhje ideale për banesa të vogla

19 January 2026 at 22:07


Zgjidhje të thjeshta që lirojnë hapësirë dhe e bëjnë banesën të duket më e rregullt

Në shumë apartamente nuk ka hapësirë të dedikuar për depo. Për këtë arsye, leckat për dysheme, kovët dhe fshesat me rrymë shpesh përfundojnë në qoshe, në ballkone ose pas dyerve, duke krijuar rrëmujë.

Lajmi i mirë është se edhe në një banesë të vogël mund të organizohet një sistem praktik ruajtjeje, duke shfrytëzuar zona që zakonisht neglizhohen. Për këtë nuk nevojiten punime të shtrenjta dhe as investime të mëdha.

Shfrytëzimi i hapësirës vertikale dhe boshllëqeve të ngushta

Rregulli bazë i kursimit të hapësirës është të ruani në lartësi, jo në gjerësi. Shumë mjete pastrimi mund të varen në mur ose të vendosen në hapësira të ngushta midis mobilieve.

Hapësira pas ose pranë derës

Hapësira midis derës së hapur të banjës dhe murit shpesh mbetet e pashfrytëzuar. Në atë mur mund të montoni një organizator me grepa ose mbajtëse të thjeshta për leckën e dyshemesë, fshesën dhe furçat. Është e rëndësishme vetëm të kontrolloni që pajisjet të mos pengojnë mbylljen e derës.

Hapësirat midis mobilieve të mëdha dhe murit

Hapësirat me gjerësi 15-30 cm midis frigoriferit, dollapit ose rrobalarëses dhe murit shpesh konsiderohen zona të vdekura. Aty mund të vendoset një fshesë me rrymë vertikale ose një raft i ngushtë rrëshqitës me rrota për mjetet e pastrimit dhe gjëra të vogla, transmeton Telegrafi.

Sipërfaqet e brendshme të dollapëve

Nëse në korridor keni një dollap, një pjesë të tij mund ta ndani për nevojat e shtëpisë. Mjafton një thellësi prej 30-40 cm. Në anën e brendshme të dollapit mund të montohen mbajtëse për leckën e dyshemesë, ndërsa në dysheme vendoset kova ose fshesa me rrymë. Dyert do t’i fshehin të gjitha nga sytë.

Zgjidhje të veçanta për ruajtje kompakte

Për një rregullim më serioz të hapësirës mund të merren në konsideratë opsione që nuk kërkojnë investime të mëdha.

Dollapë të lartë dhe të ngushtë

Një dollap me thellësi 30-40 cm, i vendosur në korridor ose në ballkon të mbyllur, mund të mbajë të gjithë “arsenalin” e pastrimit.
Fshesa me rrymë vendoset poshtë, leckat për dysheme dhe fshesat në grepa anash, ndërsa në rafte vendosen produktet e pastrimit.

Hapësira nën lavamanin e kuzhinës

Vend klasik, por shpesh i paorganizuar. Rregull mund të sjellin kontejnerë të varur në derë, shporta rrëshqitëse dhe kovë kompakte të palosshme. Më e rëndësishmja është ta organizoni hapësirën me zgjuarsi, duke marrë parasysh sifonin dhe tubat.

Zëvendësime kompakte për pajisjet klasike

Kur hapësira është shumë e kufizuar, ndihmon zëvendësimi i pajisjeve voluminoze me variante më kompakte:

• Kova silikoni e palosshme, në gjendje të palosur, zë vetëm disa centimetra
• Pastruesi i dyshemesë me shtrydhëse të integruar nuk kërkon kovë të veçantë
Fshesa me rrymë vertikale ose roboti pastrues janë shumë më kompaktë se modelet klasike

/Telegrafi/

Flokët nuk ju rrinë siç duhet? Kjo frizurë e thjeshtë është zgjidhja më e shpejtë

19 January 2026 at 21:43


Mjafton një shirit për flokë që të dukeni të rregulluara dhe elegante në pak minuta – pa larje dhe pa stilim

Frizura e thjeshtë e mbledhur me kapëse dhe topuzi i shpejtë i lëmuar janë me të drejtë ndër të preferuarat, por shiriti për flokë mbetet ende një opsion padrejtësisht i nënvlerësuar.

Vitin e kaluar ky aksesor mode përjetoi një rikthim të fuqishëm në skenën e modës, shtëpi luksoze si Prada dhe Gucci madje prezantuan interpretimet e tyre.

Njëkohësisht, rrjetet sociale u mbushën me referenca për frizurat ikonike të Brigitte Bardot nga vitet ’60, si dhe për pamjen karakteristike të Blair Waldorf nga seriali “Gossip Girl”, duke e konfirmuar sërish shiritin e flokëve si një aksesor aktual dhe të dëshiruar.

Edhe sikur të mos ishte në fokus të trendeve të modës, shiritat për flokë mbeten një aksesor i shkëlqyer që e lehtëson shumë përgatitjen në ato ditë kur flokët thjesht nuk bashkëpunojnë, transmeton Telegrafi.

Si ta mbani shiritin për flokë

Hapi i parë është zgjedhja e shiritit. Sipas përvojës sonë, më praktikët janë shiritat klasikë elastikë, por po aq mirë mund të eksperimentoni me shirita të thurur ose me shalle që formësohen dhe lidhen vetë në pjesën e pasme të kokës.

Avantazhi i shiritit për flokë është edhe fakti se nuk kërkon stilizim të veçantë para përdorimit, kjo frizurë funksionon edhe me flokë thjesht të krehur, dhe i shkon për mrekulli edhe frizurave me balluke.

Nëse dëshironi një pamje të sofistikuar dhe aktualisht shumë popullore “clean girl”, flokët mund t’i drejtoni, ndërsa për një frizurë më voluminoze në stilin e Brigitte Bardot mjaftojnë kaçurrelat e bëra gjatë natës.

Më pas vendoseni shiritin përgjatë vijës së rrënjëve të flokëve dhe, sipas dëshirës, nxirrni disa fije rreth fytyrës që frizura të duket më e relaksuar. Nëse keni balluke, nxirrini dhe formësojini edhe ato.

Duke qenë se ky stil i përshtatet plotësisht formës së fytyrës, shiritin mund ta mbani në mënyrë që të mbulojë pjesën e sipërme të ballit ose ta zhvendosni pak mbi vijën e rrënjëve të flokëve, në të dyja variantet duket po aq bukur dhe i shkon pothuajse kujtdo. /Telegrafi/

Kabinat e dushit me një detaj të veçantë janë ndër trendet më të mëdha të vitit

19 January 2026 at 21:11


Elegant, modern dhe i përjetshëm – ja pse ky stil po dominon dizajnin e banjove

Të gjithë e dimë çfarë është mermeri dhe sa lehtë, me modelin e tij karakteristik, ka simbolizuar gjithmonë elegancën, rafinimin dhe luksin, ndërsa njëkohësisht jep një ndjesi qetësie dhe sofistikimi. Pikërisht për këtë arsye nuk është për t’u habitur që pllakat që imitojnë mermerin në kabinat e dushit po imponohen si një nga trendet më të mëdha të vitit 2026 kur bëhet fjalë për banjat.

Pamja natyrale e gurit, damarët delikatë dhe paleta neutrale e ngjyrave i bëjnë ato zgjedhjen perfekte për të gjithë ata që duan një banjë që duket luksoze, por që mbetet e përjetshme dhe aktuale për një kohë të gjatë.

Pllakat me efekt mermeri sot vijnë në interpretime të ndryshme, nga ato klasike të bardha me damarë gri të butë, te tonet e ngrohta bezhë dhe krem, e deri te variantet dramatike të errëta që i japin banjës karakter hoteli luksoz. Pikërisht kjo përshtatshmëri bën që ato të integrohen lehtësisht në stile të ndryshme, nga minimalisti dhe skandinav, deri te luksi modern dhe estetika art déco, transmeton Telegrafi.

Formatet e mëdha të pllakave e theksojnë edhe më shumë ndjesinë e hapësirës, ndërsa muret e qelqta të kabinave të dushit lejojnë që modeli të vijë plotësisht në shprehje. Rezultati është një banjë që duket e rregullt, elegante dhe vizualisht harmonike.

Në kombinim me pllakat me efekt mermeri, shpesh shohim armatura në ngjyrë ari, bronzi ose të zeza, të cilat e theksojnë edhe më shumë përshtypjen e luksit. Veçanërisht të njohura janë kabinat pa kadë, me kanale diskrete kullimi në dysheme, që krijojnë ndjesinë e një oaze spa në shtëpinë tuaj.

Një kontrast interesant arrihet edhe duke kombinuar modelin e mermerit me dysheme ose dollapë prej druri, gjë që i jep hapësirës ngrohtësi dhe ekuilibër. Në disa raste, mermeri përdoret vetëm në zonën e dushit, ndërsa pjesa tjetër e banjës mbetet neutrale, një zgjidhje perfekte për ata që duan një dozë luksi pa e tepruar.

Ndryshe nga trendet kalimtare, pllakat që imitojnë mermerin kanë një avantazh të madh, ato nuk i nënshtrohen kohës. Janë një investim në estetikë që do të duket po aq mirë sot, por edhe pas dhjetë apo njëzet vjetësh. Pikërisht për këtë arsye, dizajnerët e interierit parashikojnë se në vitin 2026 modeli i mermerit në kabinat e dushit do të jetë një nga zgjedhjet më të dëshiruara.

Nëse po planifikoni rinovimin e banjës ose po rregulloni një hapësirë të re, ia vlen ta merrni seriozisht në konsideratë këtë trend. Sepse pak gjëra mund ta rivalizojnë ndjesinë e luksit që ofron një dush i rrethuar me model mermeri – një ritual i përditshëm që duket si arratisje në spa. /Telegrafi/

E lyeni lëkurën me verë të kuqe? Tingëllon çuditshëm, por ky ritual bukurie po jep rezultate

19 January 2026 at 20:33


Strija, njolla, rrudha dhe stres? Një shishe verë e kuqe po cilësohet si “sekreti” i ri i kujdesit natyral

Vera e kuqe ndihmon në reduktimin e strijave, ndaj nënat që kanë lindur së fundmi mund ta përdorin këtë përbërës për të zbutur dhe përmirësuar pamjen e strijave në bark. Dhe kjo nuk është e gjitha…

Vera e kuqe është gjithashtu një nga përbërësit e preferuar të shumë grave, të cilat e përdorin në kujdesin e lëkurës për të luftuar njollat e errëta dhe probleme të tjera të lëkurës.

Edhe pse vera e kuqe cilësore mund të jetë e shtrenjtë për përdorim kozmetik, përbërësit që ajo përmban ndihmojnë në ushqimin e lëkurës dhe e bëjnë atë të duket e shëndetshme, e lëmuar dhe pa të meta. Vera e kuqe ndihmon gjithashtu në mbajtjen larg të problemeve si aknet dhe qimet e padëshiruara.

Larja në verë të kuqe një herë në muaj konsiderohet thelbësore për gratë e ditëve të sotme. Aroma e verës së kuqe ndihmon në çlirimin nga stresi!

Gjithçka që duhet të bëni është të shtoni një shishe verë të kuqe në vaskën e mbushur me ujë të ngrohtë dhe të përkëdhelni lëkurën tuaj çdo muaj me këtë “ilaç” natyral.

Vera e kuqe ndihmon gjithashtu në reduktimin e strijave, ndaj nënat që kanë lindur së fundmi mund ta përdorin këtë përbërës për të përmirësuar pamjen e tyre në bark, transmeton Telegrafi.

Ja disa përdorime të tjera kozmetike të verës së kuqe:

Largimi i strijave
Nëse dëshironi të zbutni strijat e pakëndshme, masazhoni barkun me verë të kuqe. Kryeni këtë trajtim një herë në javë dhe me kalimin e kohës strijat do të bëhen më pak të dukshme.

Largimi i puçrrave në trup
Për shkak të ushqimit të yndyrshëm dhe ndotjes, shumë njerëz përballen me puçrra që shfaqen herë pas here në trup. Për t’u çliruar nga aknet, njomni një copë pambuku me verë të kuqe dhe tampononi zonat problematike. Përsëriteni këtë dy herë në ditë për rezultate më të shpejta.

Njollat e errëta në lëkurë
Njollat e errëta mund të zbuten nëse laheni me verë të kuqe dy herë në javë. Pas larjes, mos aplikoni losion trupi mbi njollat. Për rezultate më të shpejta, shtoni lëngun e një limoni në një gotë verë të kuqe. Masazhoni njollat me këtë përzierje dhe shpëlajeni pas 15 minutash.

Heqja e qimeve të padëshiruara
Të lodhura nga depilimi dhe rruajtja e shpeshtë? Provoni masazhimin e trupit me verë të kuqe. Përbërësit e verës ndikojnë në folikulat e qimeve, duke i bërë ato të bien më lehtë.

Parandalimi i rrudhave
Vera e kuqe ka efekt të shkëlqyer kundër rrudhave. Larja e fytyrës me verë dy herë në javë ndihmon që rrudhat të duken më pak të theksuara.

Poret e zgjeruara të lëkurës
Nëse keni pore të zgjeruara në fytyrë, mund t’i zbusni ato me ndihmën e verës së kuqe. Përzieni verë të kuqe me qumësht dhe masazhoni fytyrën një herë në javë. Poret do të duken dukshëm më të vogla.

Lëkura e thatë
Edhe lëkura e thatë mund të trajtohet me verë të kuqe. Përzieni një gotë verë të kuqe me një filxhan qumësht dhe lani fytyrën dy herë në javë. Brenda pak javësh, lëkura do të bëhet më e butë, me shkëlqim dhe kadifeje.

Largimi i nishaneve
Mos u drejtoni menjëherë trajtimeve me bazë kimike për heqjen e nishaneve. Mund të provoni të masazhoni zonën përkatëse me verë të kuqe.

Përveç efektit relaksues që një gotë verë e kuqe ka mbi organizmin, tani e dini se si pjesën e mbetur të verës ta përdorni edhe në shërbim të bukurisë suaj. /Telegrafi/

Testi i gjakut mund të diagnostikojë Alzheimerin: Studim i ri po hulumton testet me shpim gishti

19 January 2026 at 20:03


Nëse testi i ri i zhvilluar nga projekti kërkimor rezulton i suksesshëm, ai do të ishte shumë më i thjeshtë sesa skanimet aktuale, punksionet lumbare apo “spinal tap”-et që pacientët duhet të kryejnë për t’u diagnostikuar me këtë sëmundje

Një projekt i madh ndërkombëtar kërkimor mund të sjellë një test të thjeshtë gjaku, të ngjashëm me shpimin e gishtit, për të ndihmuar në diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit. Studimi po analizon tre proteina në gjak që lidhen me këtë gjendje. Shkencëtarët do ta krahasojnë testin me skanimet aktuale të trurit, të cilat konsiderohen “standardi i artë”, në një projekt që përfshin 1.000 vullnetarë në mbarë botën.

Nëse testi i ri funksionon, ai do të ishte shumë më i lehtë sesa skanimet aktuale, punksionet lumbare apo shpimet spinale që përdoren për identifikimin e sëmundjes. Testi me shpim gishti do të përdorë një kartë për ndarjen e plazmës, duke përshpejtuar diagnostikimin e Alzheimerit përmes gjakut dhe biomarkerëve digjitalë. Nëse ka sukses, testi do të jetë i qasshëm, me kosto të ulët dhe do të mundësojë ndërhyrje më të hershme.

Ky studim është pjesë e kërkimit Bio-Hermes-002 të Global Alzheimer’s Platform Foundation (GAP), i mbështetur nga organizata jofitimprurëse e kërkimit mjekësor LifeArc. Deri tani janë përfshirë 883 nga 1.000 pjesëmarrësit e nevojshëm për studimin, nga 25 qendra në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Kanada, transmeton Telegrafi.

Në studim përfshihen persona pa simptoma, individë me dëmtim të lehtë kognitiv, si dhe disa me Alzheimer të lehtë deri në të moderuar. Nga ky grup, mbi 360 persona e kanë përfunduar testin. Dr. Giovanna Lalli, Drejtoreshë e Strategjisë dhe Operacioneve në LifeArc, deklaroi:
“Gjatë pesë viteve të fundit është bërë përparim i ndjeshëm në identifikimin e biomarkerëve në gjak për të zbuluar njerëzit me rrezik të lartë për zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit, para se të shfaqen simptomat.

Zhvillimi i testeve më të lira, të shkallëzueshme dhe më të qasshme është jetik në luftën kundër kësaj sëmundjeje shkatërruese. Ne jemi të përkushtuar të përmirësojmë jetën e pacientëve përmes zhvillimit të testeve dhe trajtimeve të reja, dhe jemi të entuziazmuar për perspektivën e një testi gjaku me shpim gishti. Ai do t’u mundësojë më shumë pacientëve qasje në barna të reja, që aktualisht janë në zhvillim, për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes në fazat e hershme.”

John Dwyer, President i GAP, shtoi se përdorimi i një testi të thjeshtë gjaku ka potencialin të revolucionarizojë diagnostikimin. Ai theksoi se do të nevojitet punë e mëtejshme për ta bërë testin gati për përdorim pas përfundimit të studimit. Prof. Henrik Zetterberg, udhëheqës i “Biomarker Factory” në Institutin Britanik për Kërkime mbi Demencën, nënvizoi se rezultatet do të krahasohen me teknikat aktuale diagnostikuese që përbëjnë standardin e artë.

“Nëse rezulton i suksesshëm, aftësia për të diagnostikuar Alzheimerin me një metodë minimalisht invazive dhe me kosto të ulët do të revolucionarizojë diagnostikimin në këtë fushë dhe do të hapë rrugën për përmirësimin e diagnostikimit të të gjitha sëmundjeve neurodegjenerative”, shtoi ai. Presidenti Ronald Reagan foli hapur për diagnozën e tij me sëmundjen e Alzheimerit më shumë se 30 vjet më parë, në një letër publike drejtuar kombit amerikan, duke u përpjekur të thyejë stigmën që e shoqëronte këtë sëmundje dhe të rrisë ndërgjegjësimin për ndikimin e saj te pacientët dhe familjet e tyre.

Studimi pritet të përfundojë në vitin 2028.

Sëmundja e Alzheimerit prek rreth gjashtë në dhjetë persona me demencë. Problemet me kujtesën, vështirësitë në arsyetim dhe problemet me gjuhën janë shenja të hershme të zakonshme të kësaj gjendjeje. /Telegrafi/

Pse është e rëndësishme që gratë shtatzëna të pinë qumësht dhe cila është zgjedhja më e mirë

19 January 2026 at 00:29


Ekspertët tregojnë pse qumështi nuk duhet anashkaluar dhe si të zgjidhni variantin më të sigurt për ju dhe foshnjën

Gratë shtatzëna duhet të konsumojnë qumësht në sasi të moderuar për të marrë kalcium, vitaminë D dhe lëndë të tjera ushqyese të rëndësishme. Zgjedhja më e mirë është qumështi i lopës, por ja çfarë duhet të dini edhe për variantet bimore.

Sipas studimeve klinike, konsumimi i moderuar i qumështit gjatë shtatzënisë lidhet me një ecuri më të mirë të shtatzënisë. Shumica e ekspertëve rekomandojnë qumështin e lopës si llojin më të shëndetshëm të qumështit për t’u pirë gjatë shtatzënisë. Arsyeja është se qumështi i lopës ka profilin më të plotë ushqyes, me një spektër të gjerë vitaminash dhe mineralesh që janë të domosdoshme për nënën dhe foshnjën gjatë shtatzënisë, përfshirë kalciumin dhe vitaminën D.

Megjithatë, nëse shmangni produktet e qumështit për shkak të intolerancës ose preferencave personale, qumështet bimore mund të jenë një alternativë e mirë. Në vijim, mësoni më shumë për përbërjen ushqyese të qumështit dhe alternativave të tij, në mënyrë që të siguroheni se po merrni mjaftueshëm lëndë ushqyese të rëndësishme për një shtatzëni të shëndetshme, transmeton Telegrafi.

Qumështi i lopës

Shumica e ekspertëve rekomandojnë qumështin e lopës gjatë shtatzënisë, sepse është i pasur me lëndë ushqyese për nënën dhe foshnjën në zhvillim. Kalciumi dhe vitamina D janë veçanërisht të rëndësishëm për ndërtimin dhe ruajtjen e kockave të forta. Qumështi i lopës është gjithashtu i pasur me proteina dhe aminoacide esenciale, të cilat janë blloqet ndërtuese të qelizave të foshnjës.

Vitamina D ndihmon në uljen e rrezikut për diabet gestacional, ndërsa vitamina E vepron si antioksidant dhe mbron organizmin nga sëmundje të ndryshme. Një gotë qumësht lope përmban rreth 285 mg kalcium.

Nëse po përpiqeni të ulni marrjen e yndyrnave të ngopura, mund të zgjidhni qumësht të skremuar. Duhet shmangur konsumimi i qumështit të papasterizuar (të papërpunuar) dhe produkteve të përgatitura prej tij gjatë shtatzënisë, pasi ato mund të përmbajnë baktere të rrezikshme. Konsumimi i qumështit të papasterizuar nuk është i sigurt gjatë shtatzënisë.

Gjatë procesit të pasterizimit, mikroorganizmat që shkaktojnë sëmundje shkatërrohen përmes ngrohjes në temperatura të larta.

Qumështi i sojës

Qumështi i sojës ka pothuajse të njëjtën sasi proteinash si qumështi i lopës dhe shpesh është i pasuruar me kalcium, në mënyrë që përmbajtja e tij të jetë e ngjashme me atë të qumështit të lopës. Megjithatë, organizmi mund të mos e përthithë të gjithë këtë kalcium, pasi soja përmban një përbërës natyror që pengon absorbimin e tij.

Qumështet bimore të aromatizuara, përfshirë edhe qumështin e sojës, shpesh përmbajnë sheqerna të shtuar, prandaj nëse i kushtoni vëmendje marrjes së sheqerit, rekomandohet të zgjidhni variantet pa sheqer të shtuar.

Qumështi i sojës ka vlerën ushqyese më të afërt me qumështin e lopës krahasuar me alternativat e tjera bimore, ndaj disa ekspertë e konsiderojnë atë si alternativën më të mirë gjatë shtatzënisë. Antioksidantët që përmban ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet. Një gotë qumësht soje siguron rreth 300 mg kalcium.

Qumështi i bajameve

Nëse jeni alergjike ndaj produkteve të qumështit ose sojës, qumështi i bajameve mund të jetë një alternativë e mirë. Ai përmban më pak lëndë ushqyese dhe më pak proteina se qumështi i lopës, por natyrshëm ka më shumë vitaminë A dhe kalcium. Disa lloje janë të pasuruara me kalcium dhe vitamina të tjera, përfshirë vitaminën D.

Qumështi i bajames përmban acid folik, fibra, proteina, vitamina të grupit B, kalcium, hekur dhe vitaminë E. Ka pak kalori dhe antioksidantët e tij ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Një gotë qumësht bajameje siguron rreth 7,5 mg kalcium.

Qumështi i orizit

Qumështi i orizit mund të jetë alternativë e mirë për personat alergjikë ndaj qumështit, sojës dhe arrorëve. Ai përmban pak proteina, por ka më shumë karbohidrate se qumështi i lopës. Nuk rekomandohet për gratë me diabet, pasi përmban deri në katër herë më shumë karbohidrate krahasuar me qumështin e lopës. Disa lloje janë të pasuruara me vitamina A dhe D.

Qumështi i tërshërës

Qumështi i tërshërës është një tjetër alternativë e mirë për personat me alergji ndaj qumështit, sojës dhe arrorëve. Edhe pse tërshëra nuk përmban natyrshëm gluten, qumështi i tërshërës i blerë në dyqan shpesh përpunohet në të njëjtat ambiente me drithëra që përmbajnë gluten. Prandaj, nëse keni intolerancë ndaj glutenit, kontrolloni etiketën për të siguruar që produkti është pa gluten.

Qumështi i tërshërës ka më pak proteina se qumështi i lopës, por më shumë karbohidrate se alternativat e tjera bimore. Ai përmban natyrshëm hekur, vitamina të grupit B dhe minerale të tjera esenciale. Shumë produkte tregtare janë të pasuruara me kalcium dhe vitamina A dhe D. Përmbajtja e lartë e fibrave ndihmon në parandalimin e kapsllëkut gjatë shtatzënisë.

Këshilla ushqimore gjatë shtatzënisë

Nëse konsumoni rregullisht qumësht bimor, duhet të siguroheni që përmes ushqimit të merrni mjaftueshëm kalcium, vitaminë D dhe proteina nga burime të tjera. Produktet e qumështit janë burim i rëndësishëm i vitaminës D, prandaj nëse nuk i konsumoni, duhet të kujdeseni që ta merrni këtë vitaminë nga burime të tjera, si peshku yndyror (salmoni, trofta), vezët ose drithërat e pasuruara. /Telegrafi/

Analizat e gjakut mund të parashikojnë rrezikun e diabetit të tipit 2 vite përpara

19 January 2026 at 00:04


Studiuesit identifikojnë dhjetëra metabolite dhe krijojnë një “nënshkrim” biologjik që parashikon rrezikun e sëmundjes, përtej faktorëve tradicionalë

Studiues nga Mass General Brigham dhe Albert Einstein College of Medicine kanë identifikuar se metabolitet, molekula të vogla në gjak që krijohen gjatë metabolizmit, lidhen me rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 në të ardhmen. Ata po ashtu kanë zbuluar faktorë gjenetikë dhe të stilit të jetesës që mund të ndikojnë në këto metabolite. Përveç kësaj, kanë zhvilluar një nënshkrim që parashikon rrezikun e ardhshëm për diabet të tipit 2, përtej faktorëve tradicionalë të rrezikut. Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën Nature Medicine.

Gjatë analizimit të metaboliteve, u vërtetua se 235 prej tyre kanë lidhje me rrezik më të lartë ose më të ulët për zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Diabeti është një sëmundje metabolike që është në rritje në mbarë botën, dhe më shumë se 90 për qind e rasteve janë diabet i tipit 2, ku trupi nuk reagon në mënyrë efikase ndaj insulinës. Në studimin e ri, studiuesit ndoqën 23.634 persona me prejardhje të ndryshme etnike, në 10 grupe prospektive, me ndjekje deri në 26 vjet. Këta persona, në fillim të studimit, nuk kishin diabet të tipit 2. Ekipi analizoi 469 metabolite në mostrat e gjakut, si dhe të dhëna gjenetike, dietike dhe të stilit të jetesës, për të parë se çfarë lidhjeje kanë me rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2. Nga metabolitet e analizuara, u konstatua se 235 lidhen me rrezik më të madh ose më të vogël për zhvillimin e diabetit të tipit 2, prej të cilëve 67 ishin të zbuluar për herë të parë, transmeton Telegrafi.

Ushqyerja, stili i jetesës dhe ndikimet gjenetike

- “Është interesante se zbuluam që faktorët e ushqyerjes dhe të stilit të jetesës mund të kenë ndikim më të fortë te metabolitet e lidhura me diabetin e tipit 2 sesa te metabolitet që nuk lidhen me sëmundjen. Kjo vlen veçanërisht për obezitetin, aktivitetin fizik dhe konsumimin e ushqimeve dhe pijeve të caktuara, si mishi i kuq, perimet, pijet e ëmbëlsuara dhe kafeja ose çaji. Gjithnjë e më shumë prova tregojnë se këta faktorë ushqimorë dhe të stilit të jetesës lidhen me rrezik më të lartë ose më të ulët për diabet të tipit 2. Studimi ynë tregoi se metabolite specifike mund të veprojnë si ndërmjetës potencialë, duke i lidhur këta faktorë me rrezikun e diabetit të tipit 2”, shprehet një nga autorët e studimit, Jun Li, profesor dhe epidemiolog në Mass General Brigham Department of Medicine.

U vërtetua gjithashtu se metabolitet e lidhura me diabetin e tipit 2 janë të ndërlidhur gjenetikisht me karakteristika klinike dhe tipe indesh që janë relevante për sëmundjen. Për më tepër, ekipi shkencor zhvilloi një nënshkrim unik prej 44 metabolitesh, i cili përmirëson parashikimin e rrezikut të ardhshëm për diabet të tipit 2.

Megjithëse këto gjetje të reja ofrojnë njohuri të rëndësishme, studiuesit theksojnë se nevojiten studime shtesë eksperimentale dhe prova klinike për të konfirmuar shkakësinë e këtyre lidhjeve dhe për të sqaruar se si këto rrugë metabolike kontribuojnë në zhvillimin e diabetit të tipit 2. Një kuptim më i mirë i rrugëve biologjike që qëndrojnë pas sëmundjes, siç theksojnë ata, mund të ndihmojë në zhvillimin e trajtimeve të reja. /Telegrafi/

Cilin problem në figurë do ta zgjidhnit i pari? Ky test zbulon çfarë personi jeni

18 January 2026 at 23:50


Zgjidhni cilin problem do ta zgjidhnit i pari dhe zbuloni çfarë personi jeni

A e konsideroni veten një person rezistent ndaj stresit? Festat janë pas nesh dhe ngadalë po i kthehemi zakoneve të vjetra, duke hyrë sërish në një garë të re me kohën. Stresi është pjesë përbërëse e një stili jetese të vrullshëm dhe ndonjëherë duket sikur duhet të xhonglojmë me disa gjëra njëkohësisht. Disa njerëz ia dalin mbanë, disa ndjejnë ankth, ndërsa vendosja e prioriteteve në veprime mund të zbulojë çfarë personi jeni. Prandaj, testi ynë i personalitetit mund t’ju ndihmojë.

Imagjinoni se jeni të rrethuar nga disa faktorë irritues, secili prej të cilëve ju bezdis gjithnjë e më shumë. Situata që do ta zgjidhnit e para do të zbulojë shumë për ju.

Nga ana shkencore, testi psikologjik është një metodë që përdoret për të matur dhe vlerësuar aspekte të ndryshme të sjelljes njerëzore, aftësive, tipareve të personalitetit dhe funksionimit mendor. Ky test kërkon nga ju t’i përgjigjeni vetëm një pyetjeje: Cilin problem do ta zgjidhnit i pari ose cilin veprim do ta ndërmerrnit më herët? Përgjigjja do të zbulojë shumë për ju, transmeton Telegrafi.

Çfarë do të bënit së pari? Përgjigjuni pyetjes dhe lexoni çfarë do të thotë kjo:

1. E fikni pllakën e sobës
Fikja e pllakës së gatimit mund të nënkuptojë se jeni një person pasionant dhe energjik. Merrni vendime shpejt, pa hezitim, dhe asgjë nuk ju ndalon drejt arritjes së qëllimeve. Monotonia mund t’ju mërzisë shpejt. Gjithashtu, jeni të shqetësuar për sigurinë tuaj dhe nuk i pëlqeni surprizat.

2. I përgjigjeni telefonit
Kjo mund të tregojë se jeni person i fokusuar, por edhe diplomat. Keni autoritet dhe e keni të vështirë të pranoni gabimet e të tjerëve. Mund ta përshkruani veten si dikë që kryen disa detyra njëkohësisht. Gjithashtu, e keni të lehtë të lidheni me njerëzit. Ju pëlqen të krijoni lidhje të dobishme dhe të jeni në qendër të vëmendjes.

3. Qetësoni foshnjën
Ju jeni një person i qetë dhe i shkathët. Kënaqeni duke ndihmuar të tjerët dhe jeni të gatshëm të sakrifikoheni për ta. Jeni njeri familjar dhe i vlerësoni marrëdhëniet njerëzore. Keni frikë të mbeteni vetëm në shoqëri; për ju është e rëndësishme të keni gjithmonë dikë pranë. Një mbrëmje e qetë dhe e këndshme me familjen ju duket më tërheqëse sesa një festë e zhurmshme në kafene.

4. E qetësoni qenin
Qetësimi i qenit sugjeron se nuk e toleroni rrëmujën në shtëpinë ose në jetën tuaj. Ruajtja e kontrollit është shumë e rëndësishme për ju. Nuk do të qetësoheni derisa gjithçka të jetë ashtu siç dëshironi. Gjithashtu, vendosni theks më të madh te gjërat materiale dhe statusi shoqëror. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Si të dashurohesh si një budist – dhe pse kjo është forma më e bukur e dashurisë

18 January 2026 at 15:22


Pse kontrolli dhe pritshmëritë janë armiku më i madh i dashurisë

Të dashurohesh është gjithmonë paksa e çmendur. Vendos zemrën në pëllëmbë dhe shpreson që dikush të mos ta lëshojë. Në fillim gjithçka është intensive, kimia, projeksionet, ëndrrat për “ne”. Pastaj, shpesh, shfaqet frika: se mos humbasim, se mos lëndohemi, se mos japim më shumë sesa marrim.

Por, siç mëson budizmi, vuajtja lind nga kapja pas gjërave që janë të përkohshme. Dashuria nuk është diçka që duhet mbijetuar, por diçka që duhet përjetuar me vetëdije të plotë. Të dashurohesh si një budist nuk do të thotë të duash më pak, por të duash më thellë, me më shumë vetëdije (sati) dhe më pak frikë. Është dashuri që nuk kërkon të jesh qendra e botës së dikujt, por që ju lejon të ndani, qetësisht, të njëjtin moment brenda saj.

Dashuria është hapësirë, jo posedim

Në mësimet budiste, dashuria e shëndetshme lidhet me metta, dashurinë e mirëdashur, të pakushtëzuar. Metta nuk thotë “ti më përket”, por “të uroj mirëqenie”. Siç thuhet në Metta Sutta, dashuria e vërtetë është ajo që nuk kërkon asgjë në këmbim.

Të dashurosh si një budist do të thotë ta shohësh partnerin jo si pronë, por si një qenie të lirë që zgjedh të ecë pranë teje. Partneri nuk është burimi yt i lumturisë; ai është bashkudhëtar. Ju nuk i jepni kuptim njëri-tjetrit, ju rriteni së bashku, secili nga qendra e vet.

Veçanti, por jo distancë

Në budizëm, koncepti i mos-kapjes shpesh keqkuptohet si ftohtësi emocionale. Në të vërtetë, ai nënkupton liri nga pritshmëritë dhe nga iluzionet. Jo largim nga dashuria, por largim nga frika.

Budizmi mëson se gjithçka është e përkohshme. Kur e pranon këtë, nuk kërkon garanci të përjetshme, nuk mat vëmendjen, nuk përpiqesh ta kontrollosh rrjedhën e marrëdhënies. Pikërisht sepse e di që asgjë nuk zgjat përgjithmonë, fillon ta vlerësosh më thellë atë që është tani.

Kontrolli është një iluzion

Një nga mësimet themelore të Budës është se kontrolli absolut është iluzion. Gjithçka ndryshon. Kur përpiqemi ta formësojmë partnerin sipas frikërave dhe nevojave tona, krijojmë vuajtje si për veten, ashtu edhe për tjetrin.

Siç thekson mësimi për dukkha (vuajtjen), kapja pas asaj që nuk mund të qëndrojë e pandryshuar është burim dhimbjeje. Kur e pranoni ndryshimin si pjesë të dashurisë, nuk e shihni më si kërcënim, por si shenjë se marrëdhënia është e gjallë, transmeton Telegrafi.

Dashuria nuk është burim i kufizuar

Në budizëm ekziston koncepti i mudita, gëzimi për lumturinë e tjetrit. Dashuria nuk është një burim i kufizuar që duhet ruajtur me xhelozi. Ajo zgjerohet sa më shumë që jepet.

Të dashurosh si një budist do të thotë të jesh i përkushtuar në marrëdhënie, por pa e mbyllur zemrën ndaj jetës, miqve, familjes, botës. Nuk e shteron veten duke dhënë dashuri; përkundrazi, e ushqen atë.

Gjithçka është kalimtare – prandaj është e çmuar

Një nga të vërtetat më të thella budiste është vetëdija për përkohshmërinë. Në vend që kjo të sjellë frikë, ajo sjell mirënjohje. Siç mësohet në shumë sutra, bukuria e jetës qëndron pikërisht në faktin se nuk është e përjetshme.

Kur e di që asgjë nuk është përgjithmonë, ndalon së kërkuari dashurinë perfekte dhe fillon të jetosh dashurinë e vërtetë. Jo “përgjithmonë”, por tani.

Dashuria fillon nga ti

Budizmi thekson se nuk mund ta kuptosh tjetrin pa e njohur veten. Praktika e introspeksionit dhe vetëvëzhgimit është themeli i çdo marrëdhënieje të shëndetshme. Vetëm kur i sheh qartë frikërat, pritshmëritë dhe projekcionet e tua, mund ta shohësh tjetrin ashtu siç është, jo ashtu siç dëshiron të jetë.

Siç thuhet shpesh në mësimet zen: “Kur e njeh veten, fillon të shohësh botën më qartë.”

Në thelb

Të dashurosh si një budist nuk është teknikë, por gjendje vetëdijeje. Është dashuri pa kapje, pa frikë, pa iluzione, por me prani, butësi dhe respekt të thellë për përkohshmërinë e çdo gjëje. /Telegrafi/

Çfarë duhet të hani (dhe çfarë jo) para nxjerrjes së gjakut? Gabimet që ndikojnë në rezultatet!

18 January 2026 at 14:41


Ekspertët shpjegojnë pse përgatitja para nxjerrjes së gjakut është po aq e rëndësishme sa vetë analiza

Nxjerrja e gjakut është një nga procedurat diagnostikuese më të shpeshta dhe shpesh përfaqëson hapin e parë në zbulimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve të ndryshme, por edhe në kontrollet rutinë parandaluese. Analizat e gjakut ndihmojnë në monitorimin e sëmundjeve kronike, zbulimin e çrregullimeve metabolike, mungesave ushqyese dhe vlerësimin e statusit hormonal. Siç thekson Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), kontrollet periodike laboratorike janë thelbësore për zbulimin e hershëm të sëmundjeve dhe për monitorimin e shëndetit të përgjithshëm.

Gjaku zakonisht merret në orët e mëngjesit, në gjendje esëll. Procedura është e shkurtër dhe pas saj mund të vazhdohet normalisht me aktivitetet e përditshme. Megjithatë, siç rekomandojnë laboratorët klinikë dhe Shoqata Amerikane e Kimisë Klinike (AACC), përgatitja para nxjerrjes së gjakut është vendimtare që rezultatet të pasqyrojnë gjendjen reale shëndetësore.

Ekspertët paralajmërojnë se ushqimi dhe pijet e konsumuara një ditë ose mbrëmjen para analizës mund të ndikojnë ndjeshëm në vlerat laboratorike. ACC dhe Mayo Clinic bëjnë të ditur se, një vakt i pasur me yndyrë mund të rrisë përkohësisht trigliceridet, ndërsa ushqimi i konsumuar pak para analizës ndikon në rritjen e glukozës në gjak. Alkooli, siç raportohet në udhëzimet laboratorike të National Institutes of Health (NIH), ndikon në enzimat e mëlçisë, sheqerin në gjak dhe nivelin e hidratimit, ndërsa mungesa e lëngjeve mund ta bëjë më të vështirë vetë procedurën e marrjes së gjakut, transmeton Telegrafi.

shutterstock

Një ditë para analizës rekomandohet ushqim i zakonshëm dhe i balancuar, pa dieta ekstreme apo programe “detoks”. Sipas udhëzimeve të Mayo Clinic, qëllimi i përgatitjes nuk është “rregullimi” artificial i analizave, por sigurimi i një pamjeje reale të shëndetit. Vaktet duhet të jenë të shpërndara normalisht gjatë ditës, me ushqime të lehta dhe yndyrë të moderuar, duke shmangur mbingrënien në mbrëmje. Darka duhet të jetë e lehtë dhe e konsumuar të paktën dy deri në tre orë para gjumit. Një pjatë e ekuilibruar përfshin perime, proteina dhe karbohidrate komplekse, si peshk me perime dhe quinoa, me pak vaj ulliri.

Alkooli duhet shmangur plotësisht të paktën 24 orë para nxjerrjes së gjakut, sepse ai mund të çrregullojë rezultatet e analizave biokimike, veçanërisht ato të mëlçisë dhe lipideve në gjak. Po ashtu, rekomandohet shmangia e ushqimeve shumë të yndyrshme, shumë pikante dhe porcioneve të mëdha në mbrëmje. Uji, siç theksojnë mjekët laboratorikë, duhet pirë rregullisht gjatë gjithë ditës për të parandaluar dehidratimin.

Në shumicën e rasteve, Shoqata Amerikane e Diabetit (ADA) dhe laboratorët standardë, kërkojnë një pauzë nga ushqimi prej tetë deri në dymbëdhjetë orësh para analizës, veçanërisht kur maten glukoza, yndyrnat në gjak dhe disa parametra metabolikë e hormonalë.

Një pyetje e shpeshtë është nëse lejohet kafeja para nxjerrjes së gjakut. Sipas Mayo Clinic dhe Harvard Health Publishing, edhe pse kafeja nuk përmban kalori, ajo ndikon në nivelin e kortizolit, tensionin arterial dhe sheqerin në gjak. Për këtë arsye, mjekët theksojnë se kafeja në stomak bosh nuk rekomandohet para analizës. Këshilla më e sigurt është që fillimisht të kryhet nxjerrja e gjakut, më pas të hahet mëngjesi dhe vetëm atëherë të pihet kafeja. /Telegrafi/

Sa herë në vit është më së miri të lyeni flokët? Ja çfarë rrezikoni sipas dermatologëve

18 January 2026 at 14:18


Shumë gra e teprojnë me bojën dhe dëmtojnë flokun dhe skalpin më shumë sesa mendojnë

Për shumë njerëz, ngjyra e flokëve nuk është thjesht trend mode, por një pjesë e pandashme e stilit personal. Por a e dini se lyerja e flokëve nuk ndikon vetëm në shëndetin e skalpit dhe të lëkurës së fytyrës, por mbart edhe rrezik për alergji?

Sa herë në vit mund t’i lyeni flokët? Cilat ngjyra janë potencialisht më të dëmshme? Si mund të balancohet dhe të rigjenerohet floku përmes ushqimit? Dhe çfarë është më e dëmshme: lyerja e flokëve apo permanenti?

Këtyre pyetjeve u përgjigjet Shao Shaoming, drejtor i Departamentit të Dermatologjisë, për t’ju ndihmuar të kuptoni më mirë të gjitha rreziqet.

Lyerja e flokëve e kufizuar në katër herë në vit

Sa shpesh është më e shëndetshme të lyeni flokët?

- Flokët është më mirë të lyhen një herë në tre muaj, pra maksimumi katër herë në vit. Duke qenë se bojërat përmbajnë shumë përbërës kimikë, toksiciteti i metaleve dhe përthithja përmes lëkurës mund të shkaktojnë reaksione si skuqje, kruarje dhe forma të ndryshme të dermatitit alergjik të kontaktit. Për më tepër, shumë studime tregojnë se lyerja e shpeshtë e flokëve mund të rrisë rrezikun për kancer të traktit urinar, ndaj është e nevojshme kujdes dhe kontroll i shpeshtësisë së lyerjes, shpjegon ai.

Shmangni kontaktin e bojës me lëkurën

Shumë vajza nuk heqin dorë nga nuancat e çelëta dhe nga lyerja e shpeshtë, dhe sa më shpesh që i lyejnë flokët, aq më shumë bëhen të varura nga ky proces. Shao paralajmëron se zbardhja dhe lyerja kërkojnë aplikim të shumëfishtë të bojës që ngjyra të fiksohet mirë, ndaj sa më e çelët të jetë nuanca, aq më e dëmshme është për flokun dhe skalpin.

Ai këshillon që para lyerjes të aplikohet gjithmonë një losion mbrojtës për skalpin, të mos përdoren produkte me origjinë të panjohur dhe të bëhet kujdes që boja të mos prekë lëkurën pas veshëve, në qafë apo në fytyrë, sepse në të kundërt rreziku i alergjive rritet ndjeshëm.

Gjithashtu, ai kujton se era e fortë e disa bojërave mund të irritojë rrugët e frymëmarrjes dhe të shkaktojë alergji ose astmë, ndaj kërkohet kujdes i veçantë gjatë përdorimit, transmeton Telegrafi.

Pini ujë dhe merrni vitaminë C për detoksifikimin e organizmit

Lyerja e flokëve mund të ndikojë në organizëm në një masë të caktuar, ndaj është e rëndësishme të kujdeseni për trupin pas këtij procesi. Dermatologu Dr. Qiu Qiuming thekson se pas lyerjes është e rëndësishme të pini mjaftueshëm ujë dhe të merrni suplemente me vitaminë C.

Uji ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit dhe në eliminimin më të shpejtë të mbetjeve të bojës nga trupi, ndërsa vitamina C ka veti të fuqishme antioksiduese, neutralizon radikalet e lira dhe ul ngarkesën mbi organizëm.

Ai rekomandon që në dietën e përditshme të përfshihen më shumë guava, domate, kivi, limon ose portokall, për ta ndihmuar trupin të përballojë dëmet e mundshme nga bojërat e flokëve.

Shmangni thyerjen e flokëve dhe irritimin e lëkurës duke mos i bërë lyerjen dhe permanentin njëkohësisht

Shpesh dëgjohet se lyerja e flokëve dhe permanenti nuk duhen bërë në të njëjtën kohë, por për ata që kanë mungesë kohe, kjo duket si zgjidhja më praktike. Megjithatë, pse parukierët dhe mjekët këshillojnë që këto dy trajtime të mos kryhen në të njëjtën ditë?

- Lyerja e flokëve dhe permanenti përdorin kimikate të ndryshme, dhe aplikimi i tyre njëkohësisht është shumë i dëmshëm për flokun dhe lëkurën. Floku bëhet më i prirur ndaj thyerjes dhe skalpi mund të bëhet i ndjeshëm, ndaj është më mirë që këto trajtime të bëhen veçmas, shpjegon Shaoming.

Permanenti është edhe më i dëmshëm për flokët se lyerja

Shumica e njerëzve e dinë që boja dëmton flokët, por pak e kuptojnë se permanenti është edhe më i rrezikshëm. Shao Shaoming shpjegon se, pavarësisht nëse bëhet fjalë për permanent të ngrohtë apo të ftohtë, ky proces dëmton seriozisht strukturën e flokut.

Qoftë kur flokët e drejtë kthehen në kaçurrela apo anasjelltas, folikulat duhet të stimulohet fuqishëm për të ndryshuar formën e fijes së flokut, gjë që çon në dobësim dhe thyerje. Për këtë arsye, nëse synimi është ruajtja e shëndetit të flokëve dhe parandalimi i dëmtimit, është më mirë të zgjidhet lyerja e flokëve sesa permanenti. /Telegrafi/

6 ngjyra që sjellin energji pozitive në shtëpi – gabimin në banjo e bëjmë të gjithë

18 January 2026 at 13:57


Ekspertët shpjegojnë pse disa ngjyra duken bukur, por nuk janë të mira për shtëpinë

Zgjedhja e ngjyrës së duhur për një dhomë mund të jetë sfiduese. Nëse nuk arrini të vendosni, provoni ta përdorni feng shui-n si udhërrëfyes. Kjo art i lashtë kinez nuk shërben vetëm për rregullimin e hapësirës, parimet e tij mund të zbatohen edhe në përzgjedhjen e ngjyrave për muret.

- Ngjyra është një mënyrë e shkëlqyer për ta përmirësuar shtëpinë. Çdo ngjyrë mbart ndjesinë e vet dhe mund të sjellë një energji të veçantë në hapësirë, thotë Abi Magill Henry, eksperte e feng shui-t.

Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e ngjyrave për shtëpinë, ajo thekson dy faktorë kyç: çfarë përfaqëson ngjyra në aspektin energjetik dhe elementar sipas feng shui-t, si dhe nëse ajo ngjyrë ju pëlqen realisht. Më poshtë, Magill Henry ndan këshillat kryesore për t’ju ndihmuar të drejtoni energjinë e duhur në hapësirën tuaj, transmeton Telegrafi.

1. Shmangni tonet blu në banjo për një energji më të balancuar

Duke qenë se në banjo ka shumë ujë, elementi i Ujit është shumë i theksuar në këtë hapësirë. Ekspertja shpjegon se, për të mos lejuar që chi-ja (energjia jetësore) dhe bollëku të “largohen” nga kjo dhomë, është e rëndësishme të përfshihet elementi i Tokës.

- Nuancat e verdha, kafe tokësore dhe bezhë, tonet e kuqërremta dhe rozë, të gjitha këto kujtojnë tokën dhe ndihmojnë që chi-ja të qëndrojë në hapësirë, duke e ankoruar energjinë, shpjegon Magill Henry.

Ajo këshillon të shmangen ngjyrat shumë të errëta dhe shumica e toneve blu, edhe pse janë të përhapura në banjo.

- Janë të shpeshta në banjo, por nuk janë zgjedhja më e mirë sipas feng shui-t; e forcojnë edhe më shumë elementin e Ujit dhe mund të krijojnë ndjesi lodhjeje, thekson ajo.

2. Përdorni nuanca jeshile dhe blu për një sallon mikpritës

Si një nga hapësirat më publike të shtëpisë, salloni përdoret për funksione të ndryshme, nga pritjet formale deri te çlodhja e përditshme. Ngjyra e mureve shërben si sfond jo vetëm për dekorin dhe mobiliet, por edhe për jetën e përditshme dhe momentet e rëndësishme familjare.

Për të krijuar një ambient të këndshëm, ekspertja e feng shui-t rekomandon familjen e ngjyrave jeshile dhe blu.

- Tonet jeshile dhe blu janë shumë mikpritëse dhe nxisin ide të reja dhe rritje përmes elementit të Drurit, thotë Magill Henry.

3. Mbështetuni te tonet tokësore për një dhomë gjumi qetësuese

Ngjyrat e mureve në dhomën e gjumit janë shpesh çështje shijeje personale. Magill Henry vëren se ajo që i përshtatet një personi, mund të mos funksionojë për një tjetër. Megjithatë, ngjyra bëhet veçanërisht e rëndësishme nëse keni probleme me gjumin.

Në këtë rast, ajo rekomandon tone tokësore si e verdha, kafeja dhe bezha për të krijuar një kënd pushimi dhe relaksi.

- Nëse dëshironi një atmosferë më të thellë dhe më të qetë, ngjyrat e elementit të Ujit mund të jenë zgjedhja e duhur, thotë ajo.

Këtu përfshihen nuanca të thella patëllxhani, indigo e errët dhe jeshile të errëta, të cilat i japin dhomës së gjumit ndjesi thellësie dhe qetësie.

4. Lyeni kuzhinën me nuanca të verdha të çelëta

Kuzhina konsiderohet shpesh zemra e shtëpisë, ndërsa në feng shui ajo mbart energji jetësore përmes sobës dhe elementit të Zjarrit. Për të krijuar një energji të gjallë, të ngrohtë dhe mikpritëse, Magill Henry sugjeron ngjyrën e verdhë.

- E verdha është ideale për zemrën e shtëpisë dhe krijon një atmosferë komode në kuzhinë, sidomos tonet më të çelëta që nxisin energjinë e zjarrit, shpjegon ajo.

Për ta përforcuar këtë energji, ajo rekomandon të shtohen edhe detaje në të kuqe ose portokalli.

5. Përdorni nuanca të çelëta në një dhomë ngrënieje formale

Pavarësisht nëse keni një dhomë ngrënieje formale apo thjesht një kënd të dedikuar për ushqim, feng shui mund t’ju ndihmojë të zgjidhni ngjyrën që krijon një sfond elegant.

- Vetë fjala “formale” lidhet me elementin e Metalit, dhe qëllimi është krijimi i harmonisë në hapësirë, thotë Magill Henry.

Për këtë arsye, ajo rekomandon të bardhën dhe tonet pastel. E bardha e pastër është klasike dhe e përjetshme, ndërsa ngjyrat pastel shtojnë finesë dhe butësi, duke i dhënë hapësirës një ton diskret, por të këndshëm.

6. Kombinoni ngjyrat për një dhomë familjare plot energji

Të gjitha ngjyrat e ylberit lidhen me lojën dhe argëtimin. Për të sjellë sa më shumë energji në një dhomë familjare apo kënd lojërash, Magill Henry këshillon kombinimin e ngjyrave.

- Provoni një mur me ngjyrë të gjallë dhe disa elemente dekorative në ngjyra kontrastuese nëpër dhomë, sugjeron ajo.

Kombinimi i ngjyrave të ndryshme të ndezura bën që ato të theksojnë njëra-tjetrën dhe të sjellin një energji të gëzueshme, dinamike dhe pozitive në hapësirë. /Telegrafi/

Havjar-thonjtë: Manikyri luksoz që i bën duart të duken si nga pasarela

18 January 2026 at 13:33


Nga efekti “sy maceje” te nuancat kafe dhe të zeza – ja pse ky stil elegant po konsiderohet zgjedhja perfekte për çdo rast

Edhe pse dimri është periudha kur më së shumti dëshirojmë të qëndrojmë në ngrohtësinë e shtëpisë, trendi më i ri në botën e manikyrit na jep një arsye të përkryer për t’u rregulluar dhe për të dalë.

Havjar-thonjtë janë një manikyr luksoz, me shkëlqim të thellë dhe pamje elegante, i cili tashmë është përqafuar nga njohëset e modës në mbarë botën. Popullaritetin e tij e ka forcuar edhe paraqitja e Selena Gomez në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes 2026.

Lajmi më i mirë? Ky manikyr përshtatet pothuajse me çdo veshje dhe me çdo stil grimi, transmeton Telegrafi.

Çfarë janë në të vërtetë havjar-thonjtë?

Kur përmendim havjarin, asociacionet e para janë luksi dhe ekskluziviteti. Pikërisht këtë ndjesi përcjell edhe manikyri havjar. I frymëzuar nga perlat e errëta dhe me shkëlqim të havjarit, ky trend mbështetet në efektin sy maceje, i cili krijon thellësi, reflektime drite dhe një shkëlqim pothuajse hipnotizues.

Llakët me efekt sy maceje përmbajnë grimca shumë të imëta metalike që, me ndihmën e një magneti, lëvizin dhe formojnë vija drite që ndryshojnë sipas këndit të shikimit. Rezultati është një manikyr që duket ndryshe në çdo lëvizje të dorës.

Pikërisht për këtë arsye, havjar-thonjtë janë zgjedhje ideale si manikyr kalimtar pas sezonit festiv, por edhe për kombinime të përditshme, ambiente pune dhe dalje mbrëmjeje.

Cilat nuanca janë në qendër të vëmendjes?

Versioni më klasik përfshin të zezën e thellë me një shkëlqim delikat të artë ose bronzi, duke krijuar një pamje dramatike dhe shumë të sofistikuar.

Për ato që preferojnë variante më të buta, në fokus janë nuancat kafe të errëta dhe jeshile të errëta, të pasuruara me thekse qelibari ose ari.

Ngjyra kafe është një nga trendet më të forta të sezonit – dhe me të drejtë. Ajo duket e ngrohtë, elegante dhe përshtatet lehtësisht me çdo stil. Nga tonet e lehta café au lait deri te nuancat e thella espresso, kafeja po shndërrohet në neutralen e re të botës së manikyrit.

Si të arrini efektin?

Ajo që e bën këtë trend veçanërisht tërheqës është fleksibiliteti i tij. Havjar-thonjtë mund të realizohen në disa forma:

  • me efekt sy maceje
  • si aura manikyr
  • me kalime ombré
  • me përfundim chrome

Për një pamje më personale, mund të kombinoni thonj klasikë me një ose dy thonj havjar, ose t’i integroni në një frëngji të modernizuar.

Hapat bazë:

  • Aplikoni dy shtresa të një nuance të pasur kafe ose të zezë si bazë.
  • Vendosni llakun sy maceje dhe formësoni efektin me magnet.
  • Sipas dëshirës, shtoni tone gri të errëta, jeshile të thellë ose grafiti.
  • Për një “efekt havjari” të plotë, mund të përdorni perla të vogla, rruaza ose aplikime shumë diskrete.

Pse havjar-thonjtë janë kaq të kërkuar?

Sepse duken luksozë, pa qenë të tepruar. Janë elegantë, por bashkëkohorë. Dramatikë, por lehtësisht të veshshëm. Ideale për gratë që preferojnë që thonjtë e tyre të flasin me finesë, por me ndikim të fortë.

Nëse kërkoni një manikyr që rrezaton sofistikim dhe ndjek nga afër trendet më të mëdha të bukurisë për vitin 2026, havjar-thonjtë janë një zgjedhje që vështirë se mund të gabojë. /Telegrafi/

Një fjali e keqe ju prish gjithë ditën? Ja pse truri nuk e harron të keqen

18 January 2026 at 11:21


Negativiteti nuk është rastësi: ja pse kritika dhe mendimet e këqija peshojnë më shumë se dhjetë gjëra pozitive

Edhe pse shpesh na pëlqen të besojmë se jemi racionalë, objektivë dhe të ekuilibruar, mendja njerëzore ka një zakon të vjetër, të cilit i qëndron me kokëfortësi. Ne e vërejmë shumë më lehtë të keqen sesa të mirën. Një fjali e pakëndshme di të errësojë dhjetë komplimente. Një moment i shëmtuar mund ta ngjyrosë tërë ditën.

Në psikologji, ky model quhet paragjykim negativ.

Çfarë është paragjykimi negativ

Paragjykimi negativ është prirja e trurit tonë për të regjistruar më shpejt informacionet negative, për t’u dhënë atyre peshë më të madhe dhe për t’u ndalur më gjatë te to sesa te përvojat pozitive. Me fjalë të tjera, kritika na dhemb më fort sesa lavdërimi na gëzon.

Për këtë arsye:

  • kujtimet e shëmtuara mbahen mend më qartë se ato të bukurat
  • fyerjet qëndrojnë më gjatë se fjalët e mira
  • ngjarjet e këqija ekzagjerohen, ndërsa të mirat shtypen
  • komentet negative përjetohen si “e vërteta”, edhe kur janë të izoluara

Të gjithë e kemi përjetuar këtë. Kemi një ditë të mirë në punë, e pastaj dikush hedh një fjali të pamenduar. Dhe pikërisht ajo fjali na sillet nëpër mend për orë të tëra. Kur në shtëpi na pyesin si na shkoi dita, themi se ishte e keqe, edhe pse objektivisht nuk ishte, transmeton Telegrafi.

Pse na ndodh kjo

Arsyeja qëndron thellë në evolucionin tonë. Dikur, aftësia për ta dalluar shpejt rrezikun bënte dallimin mes jetës dhe vdekjes. Ata që ishin më të kujdesshëm, më dyshues dhe më të përqendruar te kërcënimet kishin më shumë gjasa të mbijetonin dhe t’i përcillnin gjenet e tyre.

Truri, thjesht, ka mësuar ta marrë “të keqen” më seriozisht se “të mirën”, sepse kjo e ka mbrojtur dikur. Edhe sot, megjithëse nuk jetojmë në rrezik të vazhdueshëm fizik, ky mekanizëm vazhdon të funksionojë me të njëjtën forcë.

Si shfaqet paragjykimi negativ në jetën e përditshme

Paragjykimi negativ ndikon në shumë fusha të jetës sonë.

Në punë
Mund të marrim një vlerësim shumë të mirë për punën, por të fokusohemi vetëm te një sugjerim për përmirësim. Në vend të kënaqësisë, mbetet hidhërimi.

Në marrëdhënie
Në marrëdhënie të afërta, i vërejmë më lehtë mangësitë sesa virtytet. Një gabim i partnerit ose i kolegut mund të zbehë në mendimet tona të gjitha anët e mira që ajo person ka.

Në kujtime
Situata të pakëndshme nga shumë vite më parë ende mund të na mbulojnë me ndjenjë turpi, edhe pse të tjerët i kanë harruar prej kohësh.

Në marrjen e vendimeve
Njerëzit kanë shumë më tepër frikë nga humbja sesa gëzohen nga fitimi. Humbja e 20 eurove dhemb psikologjikisht më shumë sesa fitimi i të njëjtës shumë sjell kënaqësi.

Pse njerëzit negativë duken “më realistë”

Është interesante se informacionet negative shpesh i përjetojmë si më reale dhe më të vërteta. Lajmet e këqija tërheqin më shumë vëmendje, prandaj na duken më serioze dhe më bindëse.

Për këtë arsye, personat që vazhdimisht theksojnë problemet, rreziqet dhe “çfarë mund të shkojë keq” shpesh lënë përshtypjen se janë racionalë, depërtues ose “të sinqertë”, edhe kur e teprojnë.

Si ndikon paragjykimi negativ në marrëdhëniet me të tjerët

Paragjykimi negativ mund t’i dëmtojë seriozisht marrëdhëniet. Kur presim më të keqen, në komunikim hyjmë me mure mbrojtëse të ngritura që më parë. Atëherë lindin lehtë konfliktet, keqkuptimet dhe distanca.

Është e rëndësishme të kemi parasysh se komentet negative mbajnë një peshë emocionale shumë më të madhe sesa ato pozitive. Prandaj, një fjali e keqe mund të lëndojë më shumë sesa dhjetë të mira mund të riparojnë.

A mund të ndryshojmë diçka

Lajmi i mirë është se vetëdija për këtë model është tashmë hapi i parë drejt ndryshimit.

1. T’i kushtojmë vëmendje dialogut të brendshëm
Mënyra se si flasim me veten i formëson emocionet tona. Kur vërejmë mendime si “kjo ishte tmerr” ose “gjithmonë gjithçka është keq”, ia vlen të ndalemi dhe të pyesim veten nëse pamja është vërtet e plotë.

2. Të mësojmë t’i riformulojmë situatat
Kjo nuk do të thotë t’i injorojmë problemet, por që krahas së keqes, me vetëdije të vërejmë edhe atë që ka qenë e mirë. Ekuilibër, jo syze rozë.

3. T’i mbajmë mend me vetëdije momentet e bukura
Përvojat pozitive kërkojnë më shumë vëmendje që të “gdhenden” në kujtesë. Kur ndodh diçka e bukur, ia vlen të ndalemi aty, t’i kthehemi me mendje atij momenti dhe t’i lejojmë vetes ta ndiejmë.

4. Ta ndërpresim përtypjen e vazhdueshme të mendimeve negative
Kur e kapim veten duke menduar vazhdimisht për një situatë të pakëndshme, ndihmon një ndryshim i qëllimshëm i fokusit. Një shëtitje, muzika, një libër ose një bisedë mund të jenë një dalje e thjeshtë, por efektive.

Është e rëndësishme të kuptojmë çfarë do të thotë paragjykimi negativ

Paragjykimi negativ nuk është një e metë karakteri, por pjesë e natyrës njerëzore. Por kur nuk e njohim, ai mund t’i formësojë marrëdhëniet tona, gjendjen shpirtërore dhe mënyrën se si i shohim njerëzit e tjerë.

Kuptimi i këtij mekanizmi na ndihmon të jemi më të drejtë, ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Dhe të kuptojmë se “të shikuarit vazhdimisht nga e keqja” shpesh nuk është realizëm, por një zakon i mendjes që mund të ndryshohet. /Telegrafi/

Recetë e thjeshtë për një vakt perfekt shtëpie

18 January 2026 at 00:57


Recetë e thjeshtë për një vakt perfekt shtëpie

Rizoto me pulë është një nga ato gatime që bashkon përbërës të thjeshtë me një shije të pasur dhe të plotë. Përgatitet ngadalë, duke u përzier vazhdimisht, gjë që i jep teksturën e veçantë kremoze dhe e kthen në një ushqim që sjell rehati të vërtetë.

Është zgjedhje ideale si për një drekë të shpejtë familjare, ashtu edhe për një darkë elegante, sepse me pak kujdes dhe teknikën e duhur gjithmonë lë përshtypjen e kuzhinës shtëpiake me një dozë sharmi italian, transmeton Telegrafi.

Informacione bazë

Lloji i gatimit: Pjatë kryesore / Drekë / Darkë
Koha e përgatitjes: 10–15 minuta
Koha e gatimit: 25–30 minuta
Vështirësia e përgatitjes: Mesatare – e lehtë

Përbërësit

  • 200 g oriz
  • 200 g mish pule (fileto), i prerë në kube
  • 1 qepë e vogël, e grirë imët
  • 1 gotë verë e bardhë
  • 600–700 ml lëng pule i nxehtë (bujon)
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • kripë dhe piper sipas shijes
  • 40–50 g parmixhan i grirë
  • majdanoz i freskët (opsional

Përgatitja

1. Përgatitja e lëngut të pulës
Në një tenxhere të veçantë ngrohni lëngun e pulës dhe mbajeni gjithmonë të nxehtë – ky është çelësi për një rizoto të mirë.

2. Kaurrdisja e qepës
Në një tenxhere të gjerë dhe të cekët ngrohni vajin e ullirit dhe gjysmën e gjalpit. Shtoni qepën dhe kaurrdiseni në zjarr mesatar derisa të bëhet transparente (nuk duhet të marrë ngjyrë).

3. Mishi i pulës
Shtoni mishin e pulës dhe kaurdiseni 5–7 minuta, derisa të marrë lehtë ngjyrë dhe të lëshojë lëngun. Kriposeni dhe piperoseni.

4. Orizi
Shtoni orizin (mos e lani!) dhe skuqeni lehtë 1–2 minuta duke e përzier vazhdimisht, që çdo kokërr të vishet me yndyrë.

5. Vera e bardhë
Hidhni verën dhe përzieni derisa alkooli të avullojë, duke lënë vetëm aromën e këndshme.

6. Shtimi gradual i bujonit
Shtoni një garuzhde me bujon të nxehtë dhe përzieni derisa orizi ta përthithë lëngun. Vazhdoni kështu, garuzhde pas garuzhde, duke përzier vazhdimisht.

7. Gatimi deri në perfeksion
Pas 18–22 minutash, orizi duhet të jetë kremoz, por në qendër pak i fortë.

8. Finalizimi
Hiqeni nga zjarri. Përzieni gjalpin e mbetur dhe parmixhanin. Provojeni dhe, nëse është e nevojshme, rregulloni shijen.

Sekrete të vogla për rizoton perfekte

  • Mos e lani orizin – niseshteja i jep teksturën kremoze
  • Përzieni shpesh, por me kujdes
  • Rizoto duhet të jetë e lëngshme dhe kremoze, jo e thatë dhe jo si qull
  • Shërbejeni menjëherë – rizoto nuk e duron pritjen

Ju bëftë mirë. /Telegrafi/

Pse disa burra dështojnë vazhdimisht në dashuri? Këto janë 7 zakonet kryesore

17 January 2026 at 23:44


Kur mungon interesimi, ndershmëria dhe vizioni për të ardhmen, lidhja nuk ka shanse të zgja

Nëse në fillim të lidhjes e kapni veten duke arsyetuar vazhdimisht sjelljen e dikujt, në vend që të ndiheni të qetë dhe të sigurt, kjo zakonisht nuk është një fazë, por një sinjal. Një lidhje e shëndetshme nuk kërkon shpjegime, arsyetime dhe negociata të brendshme me vetveten. Pikërisht disa modele sjelljeje përsëriten shpesh te burrat që, në plan afatgjatë, kanë një jetë dashurie të keqe ose krejtësisht të munguar.

Në vijim janë shtatë zakone që përsëriten më shpesh te këta burra, sipas analizave popullore-psikologjike dhe teksteve të portalit YourTango, përcjell Telegrafi.

Nuk u intereson si ju ka shkuar dita
Nëse kurrë nuk ju pyesin si jeni, si ju ka shkuar puna apo çfarë ju shqetëson, por çdo bisedë e kthejnë tek vetja, kjo flet për mungesë serioze interesi. Studimet tregojnë se lidhjet mbijetojnë vetëm kur të dyja palët investojnë përafërsisht të njëjtin përpjekje. Kur ky ekuilibër prishet, marrëdhënia dobësohet ngadalë, por me siguri.

Gënjejnë shpesh, madje edhe për gjëra të vogla
Gënjeshtrat e vogla nuk janë të padëmshme. Këshilltari Alan Roger Currie shpjegon se burrat shpesh gënjejnë sepse besojnë se kështu mbrohen ose ruajnë një imazh të idealizuar për veten. Problemi është se gënjeshtra, me kalimin e kohës, e minon besimin dhe krijon një marrëdhënie ku e vërteta është gjithmonë në pikëpyetje.

Kurrë nuk shprehin ndjenjat
Mbyllja emocionale nuk do të thotë forcë. Kur një burrë nuk i ndan mendimet, ndjenjat apo frikërat e tij, mes partnerëve krijohet distancë. Afërsia pa komunikim të hapur thjesht nuk mund të ndërtohet, sado që pala tjetër të përpiqet ta “kuptojë”.

Nxjerrin më të keqen nga ju
Nëse pranë dikujt bëheni xhelozë, nervozë, të pasigurt ose vazhdimisht në prag konflikti, kjo nuk është rastësi. Sjellje të tilla shpesh fillojnë në mënyrë subtile, përmes komenteve dhe veprimeve të vogla, por me kohën grumbullohen dhe e dëmtojnë seriozisht marrëdhënien.

Gjithmonë kanë një arsyetim
Shtyrja e vazhdueshme e takimeve, planeve dhe marrëveshjeve me justifikime të pafundme zakonisht do të thotë një gjë: mungesë e përkushtimit të vërtetë. Një lidhje e shëndetshme kërkon kohë, prani dhe gatishmëri për të dalë nga zona e rehatisë. Pa këto, marrëdhënia mbetet në vendnumëro.

Sjellin më shumë ditë të këqija sesa të mira
Nëse lidhja prodhon më shumë stres sesa gëzim, ky është një alarm i qartë. Këshilltarja Janet Ong Zimmerman thekson se qëndrimi në një marrëdhënie të keqe nuk e bën ndarjen më të lehtë, por vetëm e thellon dëmin emocional. Injorimi i realitetit shpesh e zgjat vuajtjen.

Nuk planifikojnë një të ardhme të përbashkët
Mungesa e çdo vizioni për një të nesërme të përbashkët është një shenjë e fortë se marrëdhënia nuk ka themele. Investimi emocional në një lidhje pa perspektivë pothuajse gjithmonë çon në zhgënjim shtesë. Njohja e këtij momenti, sado e dhimbshme, shpesh sjell lehtësim afatgjatë.

Përfundimi është mjaft i qartë dhe aspak romantik. Burrat që i përsërisin këto modele sjelljeje zakonisht nuk mbeten vetëm sepse nuk kanë fat në dashuri, por sepse kurrë nuk e kanë ndryshuar mënyrën se si hyjnë në marrëdhënie. /Telegrafi/

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve mund ta përkeqësojë sklerozën multiple dhe ta rrisë invaliditetin

17 January 2026 at 23:27


Studimi nga Japonia zbulon se një bakter i zakonshëm në gojë lidhet me forma më të rënda të sklerozës multiple dhe me përkeqësim të ndjeshëm të gjendjes neurologjike

Shkencëtarët po zbulojnë gjithnjë e më shumë prova se sëmundjet e rënda të mishrave të dhëmbëve (parodontiti) nuk ndikojnë vetëm në gojë, por mund të kenë pasoja serioze edhe për sistemin nervor qendror, përmes inflamacionit kronik.

Tani, një studim i ri nga Universiteti i Hiroshimës në Japoni, i publikuar në revistën shkencore Scientific Reports, sugjeron se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë mes një bakteri oral dhe ashpërsisë së invaliditetit te pacientët me sklerozë multiple (MS).

Çfarë zbuluan studiuesit?

Ekipi japonez zbuloi se pacientët me sklerozë multiple që kishin sasi të lartë të bakterit Fusobacterium nucleatum në gojë, një bakter i zakonshëm te sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, kishin shumë më shpesh invaliditet të moderuar deri të rëndë.

Ky invaliditet u mat me shkallën standarde EDSS (Expanded Disability Status Scale), e cila shkon nga 0 deri në 10. Pacientët me nivel të lartë të këtij bakteri:

kishin rreth 10 herë më shumë gjasa të kishin invaliditet të rëndë dhe 61.5% e tyre ishin në kategorinë e invaliditetit të moderuar ose të rëndë (EDSS ≥ 4), krahasuar me vetëm 18.6% te ata që kishin nivele të ulëta të këtij bakteri.

Pse është kjo e rëndësishme?

Skleroza multiple është një sëmundje kronike autoimune që dëmton mbështjellësin mbrojtës të nervave (mielinën) dhe çon në probleme serioze neurologjike, përfshirë:

  • dobësi muskulore,
  • probleme me ecjen,
  • çrregullime të shikimit,
  • lodhje të rëndë dhe invaliditet progresiv.

Shkaku i saktë i MS ende nuk dihet, por mendohet se luajnë rol infeksionet virale, duhanpirja, mungesa e vitaminës D dhe predispozita gjenetike.

Tani, infeksionet kronike në gojë po shfaqen si një faktor i ri i mundshëm për përkeqësimin e sëmundjes, transmeton Telegrafi.

Çfarë është parodontiti?

Parodontiti është një infeksion kronik bakterial që:

  • shkakton inflamacion të vazhdueshëm në mishrat e dhëmbëve,
  • shkatërron indin lidhës dhe kockën që mban dhëmbët,
  • dhe shpesh përfundon me humbje të dhëmbëve.

Kjo sëmundje është shumë e përhapur në botë (prek rreth 40–60% të njerëzve) dhe tashmë dihet se rrit rrezikun për sëmundje të zemrës, diabet, artrit reumatoid.

“Boshti gojë-tru”: një lidhje e re e rrezikshme?

Profesor Masahiro Nakamori nga Spitali Universitar i Hiroshimës shpjegon: “Ndërsa mikrobiomi i zorrëve është studiuar gjerësisht te skleroza multiple, roli i mikrobiomës orale ka mbetur pothuajse i paeksploruar. Meqë goja është burim i rëndësishëm i inflamacionit kronik, kuptimi i kësaj lidhjeje mund të hapë rrugë të reja për parandalim dhe trajtim.”

Studiuesit zbuluan se kjo lidhje nuk u vu re te sëmundje të tjera të ngjashme neurologjike si: NMOSD (çrregullimi i spektrit të neuromielitit optik) dhe MOGAD, çka sugjeron se ky bosht 'gojë-truÇ mund të jetë specifik për sklerozën multiple.

“Bakteri-urë” që lidh gojën me trurin

Sipas profesor Hiroyuki Naito, Fusobacterium nucleatum mund të veprojë si një “bakter-urë”:

  • lidh komunitetet bakteriale në biofilmin e dhëmbëve,
  • ndërlidh inflamacionin oral me përkeqësimin neurologjik.

Edhe pasi studiuesit morën parasysh faktorë si mosha, kohëzgjatja e sëmundjes, numri i relapsave dhe tipi i sklerozës multiple, lidhja mbeti shumë e fortë.

Çfarë do të thotë kjo për pacientët?

Shkencëtarët theksojnë se kujdesi për shëndetin oral mund të mos jetë vetëm çështje dhëmbësh, por edhe çështje neurologjike.

Në të ardhmen do të studiohet nëse trajtimi i parodontitit dhe higjiena e rregullt orale, mund të ngadalësojnë përparimin e sklerozës multiple ose të lehtësojnë invaliditetin. /Telegrafi/

Këto 4 ngjyra buzëkuqi po e zëvendësojnë të kuqen – duhet t’i provosh patjetër këtë vit

17 January 2026 at 23:09


Grimi i vitit 2026 sjell nuanca më natyrale dhe elegante që theksojnë formën e buzëve pa qenë të tepruara – nga gështenja te kakaoja, terrakota dhe nude taupe

Viti i ri, si gjithmonë, sjell trende të reja në botën e bukurisë. Këtë herë, fokusi zhvendoset nga ngjyrat e forta dhe kontrastet e theksuara, drejt nuancave më të buta, më natyrale dhe më të rafinuara, të cilat e theksojnë bukurinë e buzëve pa i bërë ato të duken të tepruara.

Theksi vendoset te buzëkuqët që i afrohen ngjyrës natyrale të buzëve, që duken më bukur në lëkurë më të pjekur, japin një pamje më të njëtrajtshme dhe e theksojnë formën e buzëve në mënyrë elegante dhe të matur, transmeton Telegrafi.

Gështenja – ylli i vitit 2026

Nuanca e gështenjës është shumë më afër ngjyrës natyrale të buzëve sesa e kuqja klasike. Pikërisht për këtë arsye, ajo shkrihet më bukur me tonin e lëkurës, në vend që të krijojë kontrast të fortë. Rezultati është një pamje më harmonike, më e pjekur dhe më pak “e grimosur”.

Tonet kafe dhe gështenjë:

  • qetësojnë skuqjen e fytyrës,
  • e bëjnë lëkurën të duket më e njëtrajtshme,
  • theksojnë formën e buzëve pa rënë në sy në mënyrë agresive.

Buzëkuqët në nuancë gështenjë duken veçanërisht bukur në lëkurë më të pjekur, sepse nuk krijojnë kontraste të forta, duken më të butë mbi linjat e holla dhe përshtaten shumë më lehtë me dritë të ndryshme dhe me stilin e ditës.

Rekomandimi ynë është një buzëkuq i lëngshëm në nuancë të ngrohtë gështenjë, me përfundim ultra-mat dhe qëndrueshmëri të gjatë.

Tonet e ngrohta janë çelësi i elegancës moderne

Ngjyrat e ngrohta në buzë japin një pamje të qetë, të sigurt në vete dhe jashtëzakonisht moderne. Prandaj nuk është çudi që, përveç gështenjës, këtë vit në trend hyjnë edhe disa nuanca të ngjashme. Ja katër favoritet kryesore:

Soft Cocoa – Nuancë kafe e çelët me nën-ton kremoz. Shumë moderne dhe e rafinuar, perfekte për pamje të pastër dhe natyrale.
Rosewood – Ngjyrë druri trëndafili me një prekje kafe. Më femërore se gështenja, por po aq elegante dhe e lehtë për t’u mbajtur çdo ditë.
Muted Terracotta – Një tullë e zbutur me bazë kafe. E ngrohtë, e pjekur dhe ideale për ato që e ndjejnë të kuqen klasike si shumë të fortë.
Taupe Nude – Një nuancë bezhë-kafe më e ftohtë. Shumë shik dhe me efekt pothuajse editorial, veçanërisht e bukur në stil minimalist. /Telegrafi/

❌
❌