❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 January 2026Main stream

Arsimi, nuk ka kompensim direkt 480 ose 1000 euro! Do ketë rillogaritje tatimi pas plotësimit DIVA

20 January 2026 at 00:03

Nuk ka kompensim 480 apo 1000 euro! Do ketĂ« rillogaritje tatimi. Kush del me tepricĂ« kreditore (tatim tĂ« mbipaguar) do t’i kthehet diferenca e lekĂ«ve tĂ« paguar pĂ«r tatim, por nĂ«se bĂ«n kĂ«rkesĂ« nĂ« tatimet rajonale.

Sipas sistemit e-Tax, pas datës 22 janar 2026 nis gjenerimi për plotësimin e Deklaratës Individuale të të Ardhurave (DIVA) për vitin 2025, ku për herë të parë do të aplikohet zbritje tatimore për tatimpaguesit me fëmijë në ngarkim nën 18 vjeç. Afati për plotësimin e deklaratës është deri më 31 Mars 2026.

Zbritja prej 48,000 lekësh apo 100,000 lekësh për prindërit e fëmijëve dhe për shpenzimet e arsimimit nuk është kompensim direkt. Kompensimi do të llogaritet si diferencë mes tatimit të ri (pas aplikimit të zbritjeve) dhe tatimit të paguar gjatë vitit 2025.

Ligji “PĂ«r tatimin mbi tĂ« ardhurat” pĂ«rcakton qĂ« vlerat 48 mijĂ« lekĂ« apo 100 mijĂ« lekĂ« (sipas rasteve) do tĂ« ulen nga baza e tatueshme, dhe kompensimi do tĂ« llogaritet si rezultat i diferencĂ«s sĂ« tatimit tĂ« ri (pasi janĂ« bĂ«rĂ« zbritjet e shpenzimeve sipas shkallĂ«s tĂ« tĂ« ardhurave tĂ« individĂ«ve) dhe tatimit qĂ« Ă«shtĂ« paguar nĂ« 2025.

Pra nĂ«se individi do tĂ« rezultojĂ« me tatim tĂ« mbipaguar, pasi t’i zbriten shpenzimet, shumĂ«n e tepricĂ«s do ta kĂ«rkojĂ« pĂ«r rimbursim nĂ«pĂ«rmjet njĂ« kĂ«rkesĂ« qĂ« do t’i bĂ«jĂ« drejtorive rajonale tĂ« tatimeve.

Administrata Tatimore sqaroi për Monitor se është duke u hartuar udhëzimi përkatës me procedurat e për plotësimin e deklaratës, dokumentacioni që nevojitet dhe si do të bëhen kërkesat pranë drejtorive rajonale të tatimeve.

Shembull

Zbritjen e shpenzimesh në vlerën e 48 mijë lekëve apo rreth 480 euro nga totali vjetor i të ardhurave bruto, do ta përfitojnë të gjithë individët pavarësisht nivelit të të ardhurave, nëse kanë fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç. Ndërsa zbritjen e shpenzimeve me vlerë maksimale deri 100 mijë lekë apo rreth 1,000 euro për arsimin e fëmijëve do të përfitohet nëse të ardhurat vjetore bruto të deklaruara janë deri në 1.2 mln lekë.

NjĂ«ri nga çifti i prindĂ«rve qĂ« kanĂ« fĂ«mijĂ« nĂ«n 18-vjeç, pra ai qĂ« ka tĂ« ardhurat mĂ« tĂ« larta, do t’i zbriten 48 mijĂ« lekĂ«, nga tatimi e paguara mbi pagĂ«n gjatĂ« kĂ«tij viti nĂ« momentin kur do tĂ« plotĂ«sojnĂ« DeklaratĂ«n Individuale tĂ« tĂ« Ardhurave Personale.

Nëse të ardhurat bruto vjetore të një individi A janë 150 mijë lekë apo 1,8 mln lekë në vit.

Tatimi i paguar çdo muaj është:

Deri në 30,000 lekë- tatim 0

Pjesa 30,001–130,000 (130,000 − 30,000) × 13% = 100,000 × 13% = 13,000 lekĂ«

Pjesa mbi 130,000 → (150,000 − 130,000) × 23% = 20,000 × 23% = 4,600 lekĂ«

Tatimi mujor i paguar është 17,600 lekë. Tatimi vjetor është 211,200 lekë.

Individi ka një fëmijë të moshës 7 vjeç. Pra numri i personave nën 18 vjeç në kujdestarinë e deklaruesit është 1.

Si fillim të ardhurat vjetore të këtij individi janë mbi 1,2 mln lekë. Automatikisht i lind detyrimi për plotësimin e Deklaratës Individuale të të Ardhurave. Me hyrjen në fuqi të zbritjes së shpenzimeve për fëmijët, nga totali i të ardhurave bruto të këtij individi do të zbriten shpenzimet prej 48 mijë lekë.

Duke qenë se të ardhurat e deklaruara janë mbi 1.2 mln lekë nuk do të përfitojë zbritjen e shpenzimeve prej 100 mijë lekë për arsimimin.

Tatimi i rillogaritur pas zbritjes së shpenzimeve:

Të ardhurat mujore pas zbritjes së shpenzimeve prej 48 mijë lekë do të jenë 146 mijë lekë apo rreth 1,7 mln lekë në vit.

Deri në 30 mijë lekë tatimi është zero

Pjesa 30,001 – 130,000 (130,000 − 30,000) × 13% = 100,000 × 13% = 13,000

Pjesa Mbi 130,000 (146,000 − 130,000) × 23% = 16,000 × 23% = 3,680

Tatimi mujor i rillogaritur = 13,000 + 3,680 = 16,680 lekë apo 200,160 lekw nw vit.

Tatimi i paguar gjatë vitit (pa zbritje) = 211,200 lekë

Gjendja kreditore –  211,200 lekw tatimi i paguar gjatw vitit 2025 -200,160 lekw tatimi i rillogaritur = 11,040 lekĂ«

Kjo është shuma që individi mund ta kërkojë për rimbursim pas plotësimit të DIVA-s.

Kërkesë do të dorëzohet brenda 3 muajve nga plotësimi i DIVA, në drejtoritë rajonale tatimore.

Llogaritja e tatimit pas zbritjes së shpenzimeve rreth 1000 euro për arsimin

Po ashtu nga viti 2026 prindërit me të ardhura vjetore jo më shumë se 1,2 mln lekë në vit, do të përfitojnë edhe zbritje për shpenzimet për arsimimin e fëmijëve deri në vlerën 100 mijë lekë.

Pra nëse merr më pak se 100 mijë lekë (apo rreth 1000 euro) në muaj pagë, përmes faturave të ruajtura për shpenzimet e bëra për arsimimin e fëmijës mund të përfitosh deri në 100 mijë lekë zbritje nga tatimet. Edhe këtë zbritje e merr pasi të plotësosh DIVA-n.

Shembull: Individi X ka të ardhura nga punësimi 70,000 lekë në muaj apo 840,000 lekë në vit.

Tatimi i paguar nĂ« çdo muaj Ă«shtĂ« (70,000 – 30,000)*13% = 5,200 lekĂ« dhe nĂ« vit 62,400 lekĂ«. Individi pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar zbritjet pĂ«r arsimin e fĂ«mijĂ«ve duhet tĂ« plotĂ«sojĂ« dhe dorĂ«zojĂ« deklaratĂ«n e tĂ« arshurave personale deri nĂ« 31 mars 2026.

Shuma maksimale qĂ« zbritet pĂ«r arsim Ă«shtĂ« 100,000 lekĂ« pavarĂ«sisht nga numri i fĂ«mijĂ«ve nĂ« moshĂ« nĂ«n 18 vjecc. (840,000 – 100,000)/12 = 61,667 lekĂ«/muaj. Tatimi 4,117 lekĂ« (vjetor 49,400 lekĂ«).

Individi do të rezultojë në Deklaratën Individuale të të Ardhurave me gjendje kreditore 13,000 lekë (e rrumbullakosur ).

Këtë gjendje kreditore do ta kërkojë brenda një afati 3 muaj nëpërmjet një kërkesë pranë Drejtorive Rajonale të Tatimeve.

 

 

The post Arsimi, nuk ka kompensim direkt 480 ose 1000 euro! Do ketë rillogaritje tatimi pas plotësimit DIVA appeared first on Revista Monitor.

Interesi maksimal i lejuar për kreditë e vogla konsumatorë ulet më tej në 54.8%

20 January 2026 at 00:02

Norma maksimale e interesit (NEI maksimal) për kreditë konsumatore është ulur sërish për gjysmën e parë të vitit 2026.

Sipas normave të reja të miratuara nga Banka e Shqipërisë, për kreditë konsumatore me vlerë deri në 200 mijë lekë, institucionet financiare nuk mund të aplikojnë normë efektive interesi më të lartë se 54.8%, nga 62.2% që kishte qenë në gjysmën e dytë të vitit 2025 dhe nga 70.9% që kishte qenë një vit më parë.

Norma efektive maksimale e interesit përfshin normën nominale të interesit, komisionet e aplikuara nga huadhënësi dhe të gjitha kostot e kredisë që i transferohen klientit.

Sipas ndryshimeve tĂ« miratuara nĂ« fillim tĂ« vitit 2025 nga Banka e ShqipĂ«risĂ« nĂ« rregulloren “PĂ«r kredinĂ« konsumatore dhe kredinĂ« hipotekare”, norma maksimale e interesit pĂ«r kreditĂ« konsumatore me kĂ«ste deri nĂ« vlerĂ«n e 200 mijĂ« lekĂ«ve do tĂ« jetĂ« sa mesatarja e thjeshtĂ« e normĂ«s efektive tĂ« interesit pĂ«r kredinĂ« e dhĂ«nĂ« nĂ« 6-mujorin paraardhĂ«s, pa u shtuar me njĂ« tĂ« tretĂ«n, siç parashikohej mĂ« parĂ«.

Ndërkohë, për kreditë në vlerë më të lartë se 200 mijë lekë mënyra e llogaritjes do të vazhdojë të jetë e njëjtë, duke i shtuar mesatares së 6-mujorit të kaluar një të tretën, për të përcaktuar vlerën e NEI-t maksimal.

Pjesë e ndryshimeve në rregullore ishte edhe shtimi i detyrimit për kryerjen e pagesës nga ana e konsumatorit të komisioneve të aplikuara nga subjektet në momentin e dhënies së kredisë konsumatore, duke mos lejuar shpërndarjen e këtyre kostove përgjatë jetëgjatësisë së kredisë.

Gjithmonë për shumat deri në 200 mijë lekë, NEI maksimal për overdraftet (paradhëniet) është ulur lehtë në 18.27%, nga 18.3% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë 2025 dhe nga 18.54% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë 2025.

NEI maksimal për kreditë nga 200 mijë lekë deri në 600 mijë lekë ka shënuar një rritje të lehtë në 35.43%, nga 35.21% që kishte qenë në gjashtëmujorin e kaluar, por ngelet në nivel më të ulët nga norma prej 36.55% e gjashtëmujorit të parë 2025.

Për overdraftet në intervalin 200-600 mijë lekë, NEI maksimal është rritur në 18.5%, nga 18.41% që ishte në gjashtëmujorin e dytë 2025 dhe në të njëjtin nivel me gjashtëmujorin e parë 2025.

Ndërkohë, për kreditë me vlerë nga 600 001 deri në 2 000 000 lekë NEI maksimal është ulur në 14.71%, nga 14.93% që kishte qenë në gjashtëmujorin e kaluar, por ngelet në nivel lehtësisht më të lartë nga norma 14.67% e gjashtëmujorit të parë të vitit 2025.

Aplikimi i një norme tavan interesi për kreditë konsumatore në Shqipëri nisi në fillim të vitit të vitit 2022. Sipas Bankës së Shqipërisë, arsyeja kryesore ishte mbrojtja e konsumatorit nga normat potencialisht abuzive të interesit, të aplikuara kryesisht nga disa institucione financiare jobanka.

Që prej aplikimit për herë të parë, NEI maksimal ka pësuar një rënie të ndjeshme. NEI i parë maksimal për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë, që u vendos në fillim të vitit 2022, ishte në nivelin 171.41%, ndërsa sipas publikimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë ky tregues ka zbritur tashmë në 54.8%./ E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Interesi maksimal i lejuar për kreditë e vogla konsumatorë ulet më tej në 54.8% appeared first on Revista Monitor.

Privati nuk i “do” pronat e shtetit, shtyhet afati pĂ«r Pallatin e Kongreseve

20 January 2026 at 00:01

Korporata Shqiptare e Investimeve shtyu afatin për aplikimet për projektin e Pallatit të Kongreseve nga data 26 janar në 16 shkurt.

Projekti që bën pjesë në nismën e qeverisë për të zhvilluar me privatin disa prona shtetërore kërkon të tërheqë pranë vetes investitorë që pas paraqitjes së projektit dhe shpalljes fitues të garantojnë edhe financiarisht zhvillimin e tij ndërkohë që shteti të marrë pas pjesën takuese.

Lidhur me pallatin e Kongreseve gara parashikohet tĂ« ketĂ« dy faza ndĂ«rkohĂ« qĂ« kushti i bazĂ« pĂ«r ofertat Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« ofrojnĂ« jo mĂ« pak se 45 pĂ«r qind tĂ« sipĂ«rfaqes totale tĂ« zhvillimit tĂ« objektit multifunksional nĂ« pronĂ«n e KorporatĂ«s pranĂ« Pallatit tĂ« Kongreseve, TiranĂ«. Sipas KorporatĂ«s pĂ«r objektin multifunksional nĂ« pronĂ«n e saj pranĂ« Pallatit tĂ« Kongreseve, sipĂ«rfaqja maksimale pĂ«r t’u projektuar dhe zhvilluar Ă«shtĂ« 50,000 metra katrorĂ«.

“Ky konkurrim pĂ«rfshin konkursin e projektimit pĂ«r dy objekte tĂ« ndryshme: Rivitalizimi i Pallatit tĂ« Kongreseve dhe objektin multifunksional (pranĂ« Pallatit tĂ« Kongreseve). SĂ« bashku, kĂ«to dy objekte pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« njĂ« mundĂ«si unike pĂ«r tĂ« krijuar vepra arkitekturore me vlerĂ« tĂ« lartĂ« shoqĂ«rore dhe rĂ«ndĂ«si urbane, duke pĂ«rforcuar rolin e TiranĂ«s si njĂ« qytet i kujdesit, inovacionit dhe rritjes” thuhet nĂ« dokumentet e procedurĂ«s.

Sipas Korporatës përveç ndërhyrjes tek Pallati i Kongreseve objektivi i dytë i projektimit është ndërtimi i një godine të re me përdorim të përzier, në pronën për sipërmarrje, në kufi me Pallatin e Kongreseve.

“Dy strukturat duhet tĂ« funksionojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavarur, secila me identitetin dhe qĂ«llimin e vet tĂ« veçantĂ«, por duke ruajtur harmoni si nĂ« aspektin arkitektonik ashtu edhe nĂ« atĂ« funksional. Ky zhvillim i ri duhet tĂ« pasurojĂ« zonĂ«n pĂ«rreth dhe tĂ« shĂ«rbejĂ« si njĂ« qendĂ«r e re, e gjallĂ«, e shumĂ«llojshme dhe dinamike brenda kryeqytetit tĂ« TiranĂ«s” thuhet nĂ« dokument.

Pse zhvillimi me privatin nuk ka pasur sukses

Deri më tani qeveria ka tentuar disa herë të hyjë në partneritete me privatin për të zhvilluar pronën shtetërore por finalizimi i kontratave ka qenë modës në raport me numrin e procedurave të çelura.

Void Tower qĂ« parashikonte ndĂ«rtimin e njĂ« objekti shumĂ«katĂ«sh nĂ« Bulevardin “Zhan d‘Ark nĂ« kĂ«mbim tĂ« ndĂ«rtimit tĂ« kompleksit Governativ dĂ«shtoi gjatĂ« negociatave me fituesin e parĂ« dhe kaloi tek kompania e dytĂ«.

Lift Tower një projekt që përfshin një shumëkatësh tek Inxhinieria e Ndërtimit nuk u finalizua asnjëherë me sukses pavarësisht shpalljes disa herë.

Po kështu janë një seri procedurash të tjera që mbeten pezull si stadiumet ne disa qytete apo projekte te veçantë te lidhura me institucione si Biblioteka e re. Nën zë kompanitë që kanë shfaqur interes dhe janë tërhequr në disa prej garave duket se shohin si problem qasjen për sipërfaqen minimale që kërkon Korporata që është mbi 45 për qind ndërkohë që risku i financimit dhe gjithë elementët e tjerë i lihen zhvilluesit. / N.Maho

 

The post Privati nuk i “do” pronat e shtetit, shtyhet afati pĂ«r Pallatin e Kongreseve appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 19 January 2026Main stream

Treguesit gjeografik dhe emërtimet e origjinës, gati projektligji për rregullimin dhe mbrojtjen

19 January 2026 at 16:51

Një projektligj i Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit i nxjerrë për konsultim lidhur me treguesit gjeografikë dhe emërtimin e origjinës synon të përafrojë kuadrin ligjor shqiptar më afër direktivave të Bashkimit Europian çka siguron përmirësime në disa aspekte.

Referuar relacionit që shoqëron këtë projekt ka një seri ndërhyrjesh në funksion të zgjidhjes së disa ngërçeve që lidhen me zbatimin e ligjit ashtu edhe me mbrojtjen.

“NĂ« dallim nga Ligji ekzistues 9947, qĂ« trajtonte nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rciptĂ« grupin e prodhuesve, i cili pĂ«rbĂ«n subjektin kryesor tĂ« paraqitjes sĂ« kĂ«rkesave pĂ«r regjistrim tĂ« treguesve gjeografik, projektligji i kushton njĂ« vend dhe njĂ« rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« grupi tĂ« prodhuesve. Projektligji rregullon nĂ« detaje statusin e grupit. KĂ«shtu, projektligji pĂ«rcakton se çfarĂ« Ă«shtĂ« grupi i prodhuesve, kush prodhues mund tĂ« bĂ«jĂ« pjesĂ«; pĂ«rcakton rastin se kur njĂ« prodhues i vetĂ«m mund tĂ« konsiderohet si njĂ« grup prodhuesish, e kĂ«shtu me radhĂ«. TĂ« gjitha kĂ«to çështje qĂ« lidhen me grupin e prodhuesve trajtohen dhe rregullohen pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« projektligj, duke plotĂ«suar kĂ«shtu kuadrin ligjor nĂ« kĂ«tĂ« aspekt” thuhet nĂ« relacion.

I njëjti nënvizon se janë bërë një sërë përmirësimesh edhe përsa i përket procedurës që duhet ndjekur dhe dokumenteve që kërkohen të paraqiten për regjistrimin e një treguesi gjeografik, duke prezantuar një tablo të qartë dhe të strukturuar drejt për regjistrimin, ndryshimin dhe shfuqizimin e një treguesi gjeografik.

Sipas qeverisë pas regjistrimit, treguesi gjeografik fiton mbrojtje dhe kjo mbrojtje ka gjetur rregullimin e duhur në projektligj, gjë që, nga njëra anë, flet dhe evidenton të drejtat e mbajtësit të treguesit gjeografik, dhe, nga ana tjetër, parashtron ndalimet e personave dhe prodhuesve të tjera për përdorimin e treguesit gjeografik të mbrojtur..

“Prandaj projektligji i kushton njĂ« rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« masave pĂ«r mbrojtjen e treguesve gjeografikĂ« dhe emĂ«rtimeve tĂ« origjinĂ«s dhe tĂ« drejtave tĂ« pronarĂ«ve tĂ« tyre nga cenimet qĂ« u bĂ«hen atyre nga spekulatorĂ« dhe manipulatorĂ« tĂ« tregut.

NĂ« kĂ«tĂ« aspekt, projektligji parashikon tĂ« drejtat e pronarĂ«ve tĂ« treguesve gjeografikĂ« dhe emĂ«rtimeve tĂ« origjinĂ«s qĂ« cenohen nga veprime shkelĂ«se tĂ« bĂ«jnĂ« padi, tĂ« paraqesin prova dhe t’i sigurojnĂ« kĂ«to, tĂ« kĂ«rkojnĂ« marrjen e masave tĂ« pĂ«rkohshme pĂ«r parandalimin e njĂ« shkeljeje, nxjerrjen jashtĂ« qarkullimit, konfiskimin dhe vĂ«nien nĂ«n kontroll tĂ« mallrave qĂ« dyshohet se shkelin tĂ« drejtat e kĂ«shtu me radhĂ«â€ thuhet nĂ« relacion.

The post Treguesit gjeografik dhe emërtimet e origjinës, gati projektligji për rregullimin dhe mbrojtjen appeared first on Revista Monitor.

iute Group merr miratimin rregullator në Ukrainë: e ardhmja është si bankë dixhitale

19 January 2026 at 16:04

iute Group, një grup bankar i themeluar në Estoni, ka marrë miratimin nga Banka Kombëtare e Ukrainës dhe ka nënshkruar një marrëveshje që mundëson vazhdimin e krijimit të një banke dixhitale në Ukrainë.

Në këtë linjë, grupi konfirmon se në të gjitha tregjet ku operon, synimi është transformimi në një bankë plotësisht dixhitale.

Më herët, iute Group fitoi një tender të hapur të organizuar nga Fondi Ukrainas i Garancisë së Depozitave. Kjo u pasua nga miratimi nga Banka Kombëtare e Ukrainës dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje që lejon zotërimin e aseteve të përzgjedhura dhe detyrimet e depozitave të bankës RWS, duke përfshirë transferimin e rreth 13,000 klientëve.

Tarmo Sild, CEO i iute Group tha se miratimi rregullator dhe nĂ«nshkrimi i marrĂ«veshjes, shĂ«nojnĂ« njĂ« kalim nga faza e pĂ«rgatitjes, nĂ« atĂ« tĂ« ekzekutimit. “Hapat e radhĂ«s do tĂ« jenĂ« kapitalizimi i bankĂ«s, integrimi i ekipit fillestar dhe pĂ«rmbushja e kĂ«rkesave tĂ« BankĂ«s KombĂ«tare tĂ« UkrainĂ«s, pĂ«r tĂ« filluar operacionet e pĂ«rditshme.

Ne parashikojmĂ« tĂ« nisim operacione tĂ« plota bankare dhe tĂ« fillojmĂ« tĂ«rheqjen e klientĂ«ve tĂ« rinj nĂ« tremujorin e parĂ« tĂ« vitit 2027” tha Sild.

Sipas Sild, zgjerimi gjeografik Ă«shtĂ« pjesĂ« e strategjisĂ« sĂ« iute Group pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« bankĂ« dixhitale pĂ«r jetĂ«n e pĂ«rditshme financiare tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« EvropĂ«s Juglindore. “Vendimi pĂ«r tĂ« hyrĂ« nĂ« tregun Ukrainas bazohet nĂ« besimin tonĂ« mbi tĂ« ardhmen e vendit dhe rolin e tij nĂ« hapĂ«sirĂ«n ekonomike Evropiane.

Ne e shohim UkrainĂ«n si njĂ« mundĂ«si tĂ« madhe rritjeje pĂ«r iute Group por edhe pĂ«r EvropĂ«n, pasi lufta e ka shndĂ«rruar vendin nĂ« tregun financiar mĂ« dixhital, me popullsinĂ« e gjashtĂ« mĂ« tĂ« madhe nĂ« EvropĂ«â€, shtoi Sild. Hyrja nĂ« UkrainĂ« ndjek tĂ« njĂ«jtat parime tĂ« disiplinuara tĂ« menaxhimit tĂ« riskut, tĂ« zbatuara nĂ« tregjet e tjera ku iute Group Ă«shtĂ« prezente.

“Investimi total i iute Group nĂ« UkrainĂ« nuk do tĂ« kalojĂ« 15 milionĂ« Euro, derisa tĂ« arrihen objektivat e pĂ«rcaktuara tĂ« tĂ« ardhurave dhe fitimprurjes”, shpjegoi ai.

Banka do të quhet iuteBank dhe do të mbikëqyret nga Banka Kombëtare e Ukrainës.

Licenca banka i mundëson iute-s të ofrojë të gjitha shërbimet kryesore bankare, duke përfshirë llogaritë për klientët individë apo korporatat, kartat, depozitat, kreditë, pagesat, operacionet e këmbimit valutor, si dhe shërbime të menaxhimit të parasë.

iuteBank do të udhëhiqet nga Arthur Muravitsky, i cili ka një përvojë 22 vjeçare në industrinë financiare Ukrainase.

Sipas Muravitsky, kontributi i Fondit të Garancisë së Depozitave dhe i Bankës Kombëtare të Ukrainës, ka qenë thelbësor në përparimin e projektit.

Olga Bilai, Drejtore e Përgjithshme e Fondit të Garancisë së Depozitave të Ukrainës, tha se ky rast tregon se tregu bankar i Ukrainës vepron në mënyrë transparente dhe në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

“MarrĂ«veshja me iute Group pĂ«rfshin krijimin e njĂ« banke “urĂ«â€, marrjen e licencĂ«s, transferimin e aseteve dhe detyrimeve dhe mĂ« pas, shitjen e saj te njĂ« investitor i huaj brenda njĂ« afati kohor jashtĂ«zakonisht tĂ« shkurtĂ«r.

Kjo u bĂ« e mundur nĂ«pĂ«rmjet bashkĂ«punimit produktiv me BankĂ«n KombĂ«tare tĂ« UkrainĂ«s, Komitetin Antimonopol tĂ« UkrainĂ«s, Depozituesin KombĂ«tar tĂ« UkrainĂ«s dhe Komisionin KombĂ«tar tĂ« Letrave me VlerĂ« dhe Tregut tĂ« Aksioneve”, tha ajo.

iute Group është një grup bankar dixhital i fokusuar në shërbimet e përditshme financiare në Evropën Juglindore. E themeluar në vitin 2008 dhe me seli në Estoni, iute u shërben klientëve në Shqipëri, Bullgari, Moldavi, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë.

Përmes aplikacionit Myiute dhe operacioneve të tij lokale, iute ofron shërbime financiare dixhitale duke përfshirë pagesat, banking, financimin dhe ndërmjetësimin ne sigurime. Grupi iute financon operacionet e tij përmes kapitalit, depozitave dhe obligacioneve të siguruara të listuara në Tregun e Rregulluar të Bursës së Frankfurtit dhe Listën Kryesore të Nasdaq Baltic.

 

 

 

The post iute Group merr miratimin rregullator në Ukrainë: e ardhmja është si bankë dixhitale appeared first on Revista Monitor.

Metodologjia e Eurostat, çmimet e argëtimit me rritjen më të lartë në dhjetor

19 January 2026 at 15:09

Rritja mesatare vjetore e indeksit tĂ« Harmonizuar tĂ« Çmimeve tĂ« Konsumit (metodologji e Eurostat) nĂ« vitin 2025 Ă«shtĂ« 2,3 % njĂ« vlerĂ« e njĂ«jtĂ« me indeksin kombĂ«tar. NĂ« muajin dhjetor rritja pĂ«r IHÇK Ă«shtĂ« udhĂ«hequr nga shĂ«rbimet e argĂ«timit, jo nga çmimet e qirave si nĂ« matjet kombĂ«tare.

IÇK-ja mbulon vetĂ«m shpenzimet familjare private shqiptare tĂ« kryera, brenda territorit tĂ« vendit. Burimi kryesor i tĂ« dhĂ«nave pĂ«r shpenzimet (“peshat”) Ă«shtĂ« Anketa e Buxhetit tĂ« Familjeve (ABF), ndĂ«rsa IHÇK-ja mbulon tĂ« gjitha shpenzimet e kryera brenda territorit tĂ« vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorĂ«ve rezidentĂ« dhe jo-rezidentĂ«.

Sipas iHÇk-sĂ« nĂ« muajin Dhjetor 2025 çmimet u rriten me +2,2 %. Rritja mĂ« e madhe prej 7,6 % vĂ«rehet nĂ« grupin “ArgĂ«tim dhe kulturĂ«â€, pasuar nga grupet “Mallra dhe shĂ«rbime tĂ« ndryshme” me 2,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,5 %, “Mobilim, pajisje shtĂ«pie dhe mirĂ«mbajtje” me 2,3 %, “ShĂ«rbimi arsimor” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,2 % secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,1 %, “Qira, ujĂ«, lĂ«ndĂ« djegĂ«se dhe energji” me 1,4 %, “ShĂ«ndeti” me 1,1 %, “Veshje dhe kĂ«pucĂ«â€ me 0,9 % dhe “Komunikimi” me 0,8 %. Nga ana tjetĂ«r, çmimet e grupit “Transporti” u ulĂ«n me 0,8 %.

NĂ« muajin Dhjetor 2025, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve tĂ« Konsumit Ă«shtĂ« +0,6 %. Ky ndryshim Ă«shtĂ« ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve tĂ« grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,0 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,7 %, Qira, ujĂ«, lĂ«ndĂ« djegĂ«se dhe energji” dhe “Mallra dhe shĂ«rbime tĂ« ndryshme” me 0,5 % secili, “Veshje dhe kĂ«pucĂ«â€, “ArgĂ«tim dhe kulturĂ«â€ dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,4 % secili dhe “Mobilim, pajisje shtĂ«pie dhe mirĂ«mbajtje” me 0,2 %. Nga ana tjetĂ«r, çmimet e grupit “Komunikimi” u ulĂ«n me 0,1 %.

IÇK-ja pĂ«rmban 332 zĂ«ra; iHÇK-ja pĂ«rmban 331 zĂ«ra (qiraja e imputuar nuk Ă«shtĂ« element i shportĂ«s).

Inlfacioni mesatar në BE ishe 2.3% në dhjetor 2025. Spanja, Greqia, irlanda, Sllovenia, Holanda, Polonia, Malta dhe Portugalia pozicionohen shumë pranë këtij niveli.

Në krye të renditjes qëndron Rumania, me një rritje vjetore dukshëm më të lartë se të gjitha vendet e tjera, rreth 8.5%. Pas Rumanisë vjen një grup vendesh të Evropës Qendrore dhe Lindore, si Sllovakia, Estonia, Islanda, Austria, Kroacia dhe Bullgaria, ku inflacioni luhatet kryesisht mes 3% dhe 4%. Këto nivele janë dukshëm mbi mesataren e Bashkimit Europian, duke reflektuar ndjeshmëri më të lartë ndaj çmimeve të energjisë, ushqimeve dhe presioneve të brendshme të kostove. Edhe vende si Letonia, Hungaria, Luksemburgu dhe Lituania mbeten mbi 3%, megjithëse me një prirje më të moderuar.

Belgjika, Qiproja, Suedia, Gjermania, Danimarka, Çekia dhe Finlanda shĂ«nojnĂ« norma inflacioni nĂ«n mesataren e BE-sĂ«, me FrancĂ«n dhe ZvicrĂ«n qĂ« bien edhe mĂ« poshtĂ«, pranĂ« ose nĂ«n 1%. NĂ« fund tĂ« renditjes qĂ«ndron Qiproja, me njĂ« inflacion thuajse zero, çka tregon pĂ«r njĂ« mjedis çmimesh shumĂ« tĂ« qetĂ«, por qĂ« njĂ«kohĂ«sisht mund tĂ« ngrejĂ« pikĂ«pyetje mbi dinamikĂ«n e kĂ«rkesĂ«s sĂ« brendshme.

 

The post Metodologjia e Eurostat, çmimet e argëtimit me rritjen më të lartë në dhjetor appeared first on Revista Monitor.

Bilanci tregtar i vitit 2025: Kosova eksporton derivate, importon vetura

19 January 2026 at 15:08

Tregtia e jashtme e Kosovës gjatë vitit 2025 ka shënuar bilanc të ngjashëm me vitet e kaluara, me rritje të lehtë të eksporteve dhe dominim të importeve. Derivatet dhe veturat vazhdojnë të jenë produktet kryesore që përcaktojnë bilancin tregtar të vendit.

 

Kosova gjatë vitit 2025 ka vazhduar të tregtojë kryesisht me produkte të njëjta si në vitet paraprake, me dominim të derivateve dhe automjeteve në shkëmbimet tregtare ndërkombëtare.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, produktet më të eksportuara gjatë vitit 2025 ishin derivatet e naftës me 560 milionë euro, pasuar nga energjia elektrike me 56 milionë euro, pijet joalkoolike me 55 milionë euro, mobiljet me 54 milionë euro, dhe konstruktime të çelikut me 48 milionë euro.

NĂ« listĂ«n e eksporteve gjenden edhe tubat e çelikut (36 mln €), kostumet pĂ«r gra (26 mln €), dyshekĂ«t (24 mln €), mbĂ«shtjellĂ«sit shtĂ«piak (24 mln €) dhe produktet e qumĂ«shtit si qumĂ«shti dhe kremi (23 mln €).

NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, produktet mĂ« tĂ« importuara nga Kosova ishin veturat, me vlerĂ« prej 651 milionĂ« euro, tĂ« ndjekura nga derivatet (259 mln €) dhe energjia elektrike (150 mln €).

Pas tyre renditen cigaret (158 mln €), shufrat prej çeliku (154 mln €), medikamentet (149 mln €), pijet joalkoolike (102 mln €), çimentoja (99 mln €), Ă«mbĂ«lsirat (95 mln €) dhe gjedhĂ«t (90 mln €).

Sipas Doganës, të dhënat për energjinë elektrike mund të përfshijnë edhe sasinë e energjisë që kalon përmes Kosovës si tranzit.

Eksportet:

Derivate – 560 mln €

Energjia elektrike* – 56 mln €

Pije joalkoolike – 55 mln €

Mobilje – 54 mln €

Konstruktime tĂ« çelikut – 48 mln €

Tuba tĂ« çelikut – 36 mln €

Kostume pĂ«r gra – 26 mln €

DyshekĂ« – 24 mln €

MbĂ«shtjellĂ«s shtĂ«piak – 24 mln €

QumĂ«sht dhe krem – 23 mln €

Importet:

Vetura – 651 mln €

Derivate – 259 mln €

Energjia elektrike* – 150 mln €

Cigare – 158 mln €

Shufra prej çeliku – 154 mln €

Medikamente – 149 mln €

Pije joalkoolike – 102 mln €

Çimento – 99 mln €

ËmbĂ«lsira – 95 mln €

Gjedha – 90 mln €

Në disa raporte të ngjashme qe ka publikuar instituti GAP për shtetet me të cilat ka bërë tregti Kosova del se tregtia e jashtme e Kosovës gjatë vitit 2025 ka arritur shifra të larta, me gjithsej 7 miliardë euro importe dhe 859 milionë euro eksporte.

Në anën e eksporteve, Kosova ka shitur mallra në vlerë prej 859 milionë eurosh, ku Shqipëria renditet si partnerja kryesore me 159 milionë euro.

Shqipëria, destinacioni i parë i eksporteve të Kosovës | Revista Monitor

Pas saj vjen Maqedonia e Veriut me 137 milionë euro, ndërsa Gjermania zë vendin e tretë me 102 milionë euro.

Në pesëshen e parë përfshihen edhe Zvicra me 95 milionë euro dhe Serbia me 61 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër e dhjetëshes plotësohet nga Mali i Zi, Turqia, Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca.

Këto të dhëna tregojnë se tregjet e rajonit, veçanërisht Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, mbeten destinacionet më të rëndësishme për produktet kosovare, ndërsa eksportet drejt Gjermanisë dhe Zvicrës po rriten me ritëm të qëndrueshëm.

Importet e Kosovës për vitin 2025 arritën në 7 miliardë euro, me Gjermaninë që këtë vit del në krye të listës me 1 miliard euro mallra të importuara.

Në vendin e dytë është Turqia me 929 milionë euro, e ndjekur nga Kina me 920 milionë euro.

Më pas vijnë Italia (368 milionë euro), Maqedonia e Veriut (350 milionë euro) dhe Shqipëria (286 milionë euro).

Në dhjetëshen e parë përfshihen gjithashtu Greqia, Polonia, Serbia dhe India, me vlera që variojnë nga 279 deri në 185 milionë euro.

Sipas analizĂ«s sĂ« Institutit GAP, struktura e partnerĂ«ve tregtarĂ« mbetet e ngjashme me vitet e kaluara, por me disa ndryshime nĂ« renditje – ku Gjermania ka marrĂ« pozitĂ«n e parĂ« nĂ« importe, ndĂ«rsa ShqipĂ«ria vazhdon tĂ« kryesojĂ« nĂ« eksporte.

Eksportet e Kosovës gjatë vitit 2025 arritën në gjithsej 859 milionë euro, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me vitet paraprake.

Në krye të listës së partnerëve më të mëdhenj tregtarë të vendit renditet Shqipëria, me vlerë eksportesh prej 159 milionë eurosh, duke e ruajtur pozitën e parë nga viti 2024.

 

The post Bilanci tregtar i vitit 2025: Kosova eksporton derivate, importon vetura appeared first on Revista Monitor.

Nga 350 euro në 425 euro, rritet zyrtarisht paga minimale në sektorin privat në Kosovë

19 January 2026 at 14:41

Qeveria e Kosovës ka zyrtarizuar rritjen e pagës minimale për të gjithë punëtorët e sektorit privat. Me këtë vendim, pagat minimale përcaktohen në 425 euro bruto nga janari dhe 500 euro bruto nga korriku.

 

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se paga minimale në sektorin privat është rritur nga 350 euro bruto në 425 euro bruto, vendim që ka hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti.

“Paga minimale nĂ« sektorin privat Ă«shtĂ« rritur nga 350 € bruto nĂ« 425 € bruto, duke hyrĂ« nĂ« fuqi nga 1 janari i kĂ«tij viti”, thuhet nĂ« njoftim.

Sipas Ministrisë, zbatimi i këtij vendimi do të realizohet në dy faza, me qëllim lehtësimin e përshtatjes së punëdhënësve.

“Zbatimi i vendimit pĂ«r rritjen e pagĂ«s minimale do tĂ« realizohet nĂ« dy faza ashtu qĂ« tĂ« jetĂ« mĂ« e lehtĂ« pĂ«r punĂ«dhĂ«nĂ«sit t’i pĂ«rshtaten ndryshimit nĂ« mĂ«nyrĂ« graduale.”

Faza e dytë e rritjes është paraparë për mesin e vitit.

“Faza e dytĂ« do tĂ« fillojĂ« mĂ« 1 korrik, kur paga minimale do tĂ« arrijĂ« nĂ« 500 € bruto”, ka njoftuar Ministria e Financave.

Ministria vlerëson se kjo rritje është e rëndësishme për përmirësimin e kushteve të punëtorëve.

“Kjo rritje pĂ«rbĂ«n njĂ« masĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r rritjen e mirĂ«qenies sĂ« punĂ«torĂ«ve dhe pĂ«rafrimin e pagĂ«s minimale me kushtet aktuale tĂ« tregut tĂ« punĂ«s. Institucionet pĂ«rgjegjĂ«se do tĂ« sigurojnĂ« zbatimin e plotĂ« dhe tĂ« rregullt tĂ« kĂ«tij vendimi, nĂ« pĂ«rputhje me legjislacionin nĂ« fuqi”.

Paga minimale në Kosovë deri më tani ka qenë ndër më të ultat në rajon, prandaj rritja e saj pritet të ketë ndikim të ndjeshëm në fuqinë blerëse të qytetarëve dhe në përmirësimin e kushteve të punës.

Megjithatë, disa përfaqësues të sektorit privat kanë kërkuar mbështetje shtesë nga Qeveria, duke paralajmëruar se bizneset e vogla dhe të mesme mund të përballen me vështirësi financiare në fazën e parë të zbatimit.

Nga ana tjetër, organizatat sindikale e kanë mirëpritur vendimin, duke e cilësuar atë si një hap pozitiv drejt drejtësisë sociale dhe vlerësimit më të lartë të punës së ndershme.

Sipas tyre, ky vendim duhet të pasohet me masa shtesë për kontroll të çmimeve dhe për mbrojtjen e punëtorëve nga shkeljet e mundshme të ligjit të punës.

 

The post Nga 350 euro në 425 euro, rritet zyrtarisht paga minimale në sektorin privat në Kosovë appeared first on Revista Monitor.

KQZ-ja vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

19 January 2026 at 14:36

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur tĂ« rinumĂ«rohen tĂ« gjitha votat nĂ« 28 komuna tĂ« KosovĂ«s. Kjo pas problemeve tĂ« evidentuara nĂ« disa komuna. Gjithashtu, KQZ-ja ka vendosur t’i ndĂ«rpritet mandati i pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« partive politike nĂ« Prizren.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që të gjitha votat e zgjedhjeve të 28 dhjetorit të rinumërohen.

Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur sot, pas propozimit të Këshillit për Operacione Zgjedhore, pasi që në rinumërimin e pjesshëm janë evidentuar manipulime me vota në mes të kandidatëve të subjekteve politike.

Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi ka thënë se bazuar në raportin nga procesi i deritashëm i rinumërimit, për votat e subjekteve politike, ndryshimet e identifikuar janë minimale dhe pothuajse të papërfillshme. Kjo do të thotë se rezultatet e subjekteve janë numëruar dhe paraqitur saktë.

Për dallim nga votat për subjektet politike, ai ka thënë se të dhënat për kandidatët pas rinumërimit, paraqesin një shkallë të lartë të pasaktësive në numërim.

“Sipas raportit nga vendvotimet e rinumĂ«ruara nĂ« QendrĂ«n e NumĂ«rimit dhe Rezultateve, rezulton se pas rinumĂ«rimit nĂ« QNR janĂ« zbritur nga rezultati 36,007 vota pĂ«r kandidatĂ«, tĂ« cilat u ishin regjistruar atyre nĂ« QKN. Po ashtu, pas rinumĂ«rimit u janĂ« shtuar 20,978 vota kandidatĂ«ve, tĂ« cilat nuk ishin regjistruar saktĂ« nĂ« QKN”.

Ai ka thënë se ndryshimi në numrin e votave të kandidatëve pas rinumërimit tregon se procesi i numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike ka pasur pasaktësi.

KQZ-ja më parë pati vendosur që në 10 komuna të rinumërohen 100 për qind e vendvotimeve. Këto ishin: Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skenderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillugu.

Ndërkohë, në 28 komuna të tjera (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin-Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut), pati marrë vendim që të rinumërohen nga 10 për qind e vendvotimeve.

KQZ-ja shkarkon përfaqësuesit e subjekteve politike në KKZ-në në Prizren

Gjithashtu KQZ-ja ka vendosur për shkarkimin e përfaqësueseve të subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Prizrenit.

Nga rinumërimi i deritashëm Prizreni ka dalë komuna me mospërputhjet më të mëdha. Me rinumërimin e 98 për qind të kutive, rezulton se kandidatëve të PDK-së u janë shtuar rreth 19 mijë vota që nuk i kanë marrë nga qytetarët.

Përfituesi më i madh nga ky keqnumërim është kandidati i PDK-së, Fetah Paçarizi. Nga 14 mijë e 606 vota sa kishte para rinumërimit, atij i kanë mbetur 8 mijë e 596. Dallimi prej 6 e 10 votash nënkupton se më shumë se 40 për qind e votës së tij ishte rezultat i abuzimit gjatë numërimit.

NĂ« Prizren, nga PDK-ja kanĂ« pĂ«rfituar edhe Nait Hasani me 3 mijĂ« e 409 vota, Kujtim Gashi me 2 mijĂ« e 360, Luljeta Veselaj-Gutaj me 2 mijĂ« e 102 dhe Arianit Çollaku me 1 mijĂ« e 684 vota tĂ« gjithĂ« kĂ«ta kandidatĂ« nga kjo komunĂ«. NĂ«n njĂ« mijĂ« vota kanĂ« pĂ«rfituar edhe Fadil Demaku e Enver Hoxhaj.

Pas konstatimit se ka dallim nĂ« vota pĂ«r kandidatĂ«t pĂ«r deputetĂ«, Prokurori i Shtetit u vu nĂ« lĂ«vizje mĂ« 19 janar. Koordinatorja nacionale pĂ«r zgjedhje, prokurorja Laura Pula, u ka kĂ«rkuar kryeprokurorĂ«ve nĂ« tĂ« gjitha prokuroritĂ« themelore, qĂ« nĂ« tĂ« gjitha komunat ku ka pĂ«rfunduar procesi i rinumĂ«rimit “tĂ« fillojnĂ« grumbullimin e informatave tĂ« nevojshme dhe tĂ« sigurojnĂ« prova relevante, qĂ« vĂ«rtetojnĂ« kryerjen e ndonjĂ« vepre penale qĂ« ndĂ«rlidhet me procesin zgjedhor”.

Një ditë më parë, Prokuroria Themelore e Prizrenit e autorizoi Policinë që të identifikojë fajtorët për këtë mospërputhje në vota.

Koalicioni i organizatave që monitoron procesin zgjedhor në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV), kërkoi që të ketë një hetim në nivel kombëtar.

DnV-ja tha se subjekt i hetimeve nuk duhet tĂ« jenĂ« vetĂ«m komisionerĂ«t, por edhe kandidatĂ«t qĂ« kanĂ« “rezultojnĂ« pĂ«rfitues nga kĂ«to mospĂ«rputhje dhe manipulime”.

Më 9 janar, KQZ-ja njoftoi se kishte përfunduar procesi i numërimit të të gjitha votave. Votat e rregullta u numëruan nëpër qendrat komunale të numërimit, ndërksa votat tjera, përfshirë ato nga diaspora në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Gjatë procesit të numërimit, në qendrat komunale të numërimit, çdo fletëvotim kalon përmes disa kontrolleve: lexohet me zë të lartë nga një numërues, shfaqet në ekran përmes kamerës dhe regjistrohet në sistem elektronik nga një zyrtar tjetër, ndërsa një person i tretë e verifikon fletën.

Megjithatë, manipulimi thuhet se bëhet në fazën e leximit të votave për kandidatë. Kur një fletëvotim i takon një partie, ai përmban edhe vota për disa kandidatë. Numëruesi mund të ndryshojë verbalisht numrin e kandidatit të votuar, duke e zëvendësuar me numrin e një kandidati tjetër.

Manipulimi i votave nĂ« KosovĂ« Ă«shtĂ« vepĂ«r penale. MegjithatĂ«, sĂ« voni organizata joqeveritare ÇOHU publikoi njĂ« hulumtim qĂ« tregoi se mbi 90 pĂ«r qind e rasteve pĂ«r manipulime zgjedhore pĂ«rfundojnĂ« me dĂ«nime me kusht ose gjoba.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve me mbi 51 për qind të votave të fituara. Ajo pritet të ketë 57 ulëse në legjislaturën e dhjetë.

Rinumërimi i plotë i votave pritet të shtyjë konstitutimin e përbërjes së re të Kuvendit dhe formimin e ekzekutivit të ri.

The post KQZ-ja vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë appeared first on Revista Monitor.

Sigurimi i automjeteve, si do të funksionojë sistemi bonus-malus

19 January 2026 at 14:16

Intervistë me Mimoza Hajdarmataj, sekretare e përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë

 

Aplikimi pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« i sistemit bonus–malus pritet tĂ« sjellĂ« efekte pozitive nĂ« tregun e sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m tĂ« mjeteve.

Mimoza Hajdarmataj, sekretare e pĂ«rgjithshme e ShoqatĂ«s sĂ« Siguruesve tĂ« ShqipĂ«risĂ«, thotĂ« pĂ«r “Monitor” se ky sistem do tĂ« pĂ«rcaktojĂ« tarifim mĂ« tĂ« drejtĂ«, tĂ« bazuar nĂ« historikun real tĂ« dĂ«meve, ulje tĂ« sjelljeve abuzive dhe edukim gradual tĂ« konsumatorit drejt çmimeve tĂ« bazuara nĂ« risk real.

Nga ana tjetër, ajo thekson se ky sistem nuk duhet parë thjesht si tarifim, por si një mekanizëm që motivon kulturën e sigurimit, transparencën e të dhënave dhe bashkëpunimin mes institucioneve.

Znj. Hajdarmataj thotë se industria e sigurimeve parashikon një zgjerim të digjitalizimit të produkteve dhe proceseve në vazhdim.

Digjitalizimi pritet të automatizojë procedurat e marrjes në sigurim si dhe vlerësimit të riskut, duke përdorur baza të dhënash të përmirësuara, ndërsa kompanitë do të përdorin aplikacione digjitale për komunikimin me klientin dhe Inteligjencën Artificiale për parashikimin e riskut dhe menaxhimin e dëmeve.

Si e vlerësoni ecurinë e tregut të sigurimeve gjatë vitit 2025 dhe cilat ishin zhvillimet kryesore?

Viti 2025 ka qenë një vit ku tregu i sigurimeve ka treguar qëndrueshmëri dhe rritje dyshifrore.

Për 10-mujorin, primet e shkruara bruto arritën në 22.3 miliardë lekë, me një rritje prej 10.5% krahasuar me një vit më parë. Kjo tregon se industria po lëviz drejt një strukture më të formalizuar dhe më të afërt me standardet europiane.

Rritja është udhëhequr nga sigurimi MTPL, me një rritje prej 14%, efekt i drejtpërdrejtë i modelit të ri aktuarial i përllogaritjes së primit.

Por duhet ta themi qartë: edhe pse kemi rritje të qëndrueshme, niveli i penetrimit të sigurimeve në Shqipëri mbetet ndër më të ulëtit në rajon dhe në Europë. Rritja absolute është pozitive, por baza nga e cila po rritemi është ende e vogël.

Mbështetemi kryesisht në sigurimet e detyrueshme, qoftë nga shteti, apo nga marrëdhënie të tjera kontraktuale. Prandaj, ky është një moment i rëndësishëm për reflektim dhe orientim strategjik.

Nga viti 2026, pritet të zbatohet sistemi bonus-malus për sigurimin e detyrueshëm motorik TPL. A është tregu i përgatitur për këtë ndryshim dhe si prisni të ndikojë kjo risi në tregun e sigurimeve?

Reforma bonus–malus Ă«shtĂ« njĂ« prej ndĂ«rhyrjeve mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme strukturore pĂ«r tregun motorik. Nga tĂ« dhĂ«nat e vitit 2025, shohim qartĂ« se industria ka bĂ«rĂ« punĂ«n e duhur pĂ«r t’u pĂ«rgatitur.

Tarifat janë stabilizuar, cilësia e të dhënave është përmirësuar ndjeshëm, procedurat e raportimit janë standardizuar dhe ka një përmirësim nga ana teknike te kompanitë.

Industria ka bĂ«rĂ« investime tĂ« dukshme nĂ« kapacitetet teknologjike dhe nĂ« infrastruktura qĂ« janĂ« tĂ« domosdoshme pĂ«r funksionimin e bonus–malus dhe pĂ«r proceset e reja tĂ« vlerĂ«simit tĂ« riskut.

Po shohim sisteme më të avancuara të menaxhimit të të dhënave, integrim më të mirë të platformave me AMF-në dhe institucionet e tjera, rritje të saktësisë dhe cilësisë së informacionit të përdorur për aktuarët, infrastrukturë IT që mbështet tarifimin dinamik dhe individualizimin e riskut.

Këto nuk janë thjesht përmirësime teknike, ato janë përgatitja thelbësore për një treg që do të funksionojë mbi bazën e të dhënave të sakta dhe një kuadër tarifimi të diferencuar.

BĂ«het fjalĂ« pĂ«r kapacitetin real tĂ« industrisĂ« pĂ«r tĂ« zbatuar me korrektĂ«si reformat, pĂ«r tĂ« operuar me transparencĂ« dhe pĂ«r t’u afruar me standardet e Bashkimit Europian.

Bonus–malus pritet tĂ« sjellĂ« disa efekte tĂ« drejtpĂ«rdrejta pozitive: tarifim mĂ« tĂ« drejtĂ«, tĂ« bazuar nĂ« historikun real tĂ« dĂ«meve; ulje tĂ« sjelljeve abuzive; rritje tĂ« disiplinĂ«s nĂ« tregun motorik; edukim gradual tĂ« konsumatorit drejt çmimeve tĂ« bazuara nĂ« risk real.

Nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme të theksojmë se kjo reformë nuk mund të shihet thjesht si tarifim, ajo motivon kulturën e sigurimit, transparencën e të dhënave dhe bashkëpunim mes institucioneve. Shoqata jonë është e angazhuar të asistojë që procesi të jetë i drejtë dhe i unifikuar.

Si e vlerësoni shkallën e digjitalizimit në tregun e sigurimeve dhe çfarë risish prisni në këtë drejtim gjatë vitit 2026?

Digjitalizimi është një nga faktorët që mund të transformojë rrënjësisht tregun. Deri më sot, industria ka bërë hapa të rëndësishëm, nga shitjet online, tek automatizimi i proceseve dhe integrimet teknike për produktet e detyrueshme.

Në vijim presim faza të reja të digjitalizimit, si automatizim i procedurave të marrjes në sigurim, si dhe vlerësimit të riskut, duke përdorur baza të dhënash të përmirësuara; aplikacione digjitale për komunikimin me klientin, që do të rrisin eficiencën dhe transparencën; Inteligjencë Artificiale për parashikimin e riskut dhe menaxhimin e dëmeve; harta digjitale të riskut, të cilat janë të domosdoshme për sigurimin e pronës, në një vend me ekspozim ndaj rreziqeve natyrore.

Cilat janë pritshmëritë tuaja kryesore për ecurinë e tregut të sigurimeve gjatë vitit 2026 dhe cilat besoni se do të jenë sfidat kryesore?

Për 2026 presim një ecuri pozitive të tregut, në vazhdën e dinamizmit të këtij viti.

Kjo rritje do tĂ« varet nga disa faktorĂ« kyç, si formalizimi i MTPL pĂ«rmes bonus–malus, zgjerimi i kĂ«rkesĂ«s pĂ«r sigurim shĂ«ndeti, rritja graduale e interesit pĂ«r sigurimet e pronĂ«s, dhe jo vetĂ«m pĂ«r produktet bazĂ«, pĂ«rmirĂ«simi i edukimit financiar tĂ« publikut, e cila mbetet njĂ« sfidĂ« e vazhdueshme, mbĂ«shtetja institucionale, sidomos nĂ« sigurimin e pronĂ«s nga rreziqet natyrore.

NĂ« pĂ«rgjithĂ«si, tregu po ecĂ«n nĂ« drejtimin e duhur, por pĂ«r tĂ« arritur nivelet europiane na duhet njĂ« qasje e bashkĂ«renduar: industri – rregullator – qeveri – publik. Pa kĂ«tĂ« katĂ«rkĂ«ndĂ«sh, rritja e qĂ«ndrueshme Ă«shtĂ« sfidĂ«.

 

The post Sigurimi i automjeteve, si do të funksionojë sistemi bonus-malus appeared first on Revista Monitor.

Ari arrin nivel rekord dhe aksionet bien ndërsa thellohet kriza e Groenlandës

19 January 2026 at 14:00

Vendet europiane nxitojnë të reagojnë pasi Donald Trump kërcënon me tarifa në ndjekje të ishullit Arktik

Ari u rrit në një nivel rekord dhe aksionet ranë të hënën, pasi ndjekja e Groenlandës nga Donald Trump kërcënoi të ringjallte një luftë tregtare me Europën dhe i la marrëdhëniet transatlantike përballë krizës më të rëndë të viteve të fundit.

Tensionet mbi Groenlandën shpërthyen gjatë fundjavës pasi presidenti amerikan tha se do të vendoste tarifa ndaj tetë vendeve europiane, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, që nga muaji i ardhshëm, nëse ato nuk mbështesin ambiciet e tij për të marrë nën kontroll ishullin Arktik.

Në përgjigje, kryeqytetet e BE-së po peshojnë nëse duhet të synojnë SHBA-në me tarifa me vlerë 93 miliardë euro ose të kufizojnë kompanitë amerikane nga tregu i bllokut.

Ari u rrit deri në 2.1 për qind, duke arritur në 4,690 dollarë për ons, ndërsa argjendi u ngjit me 4.4 për qind, teksa investitorët kërkuan strehë të sigurta. Tregjet europiane të aksioneve u hapën në rënie. Indeksi Stoxx Europe 600 u hap 1.5 për qind më poshtë, përpara se të rikuperohej dhe të tregtohej me një rënie prej 0.9 për qind.

Kontratat e së ardhmes të SHBA-së që ndjekin S&P 500 dhe Nasdaq 100 ranë përkatësisht me 0.9 për qind dhe 1.2 për qind.

“Vendosja e tarifave shĂ«non njĂ« pĂ«rshkallĂ«zim nĂ« retorikĂ«n e Trumpit pĂ«r GroenlandĂ«n dhe tregon se ai Ă«shtĂ« serioz nĂ« pĂ«rshkallĂ«zimin e çështjes pĂ«r ta marrĂ« atĂ«â€, tha Mohit Kumar nga Jefferies.

Trump ka përdorur javët e fundit një retorikë gjithnjë e më luftarake ndaj Groenlandës, për të cilën presidenti amerikan thotë se është jetike për sigurinë e SHBA-së dhe e lakmuar nga Rusia dhe Kina.

Groenlanda është një pjesë gjysmë-autonome e Danimarkës, e cila menaxhon vetë disa fusha politikash, por nuk ka përgjegjësi për politikën e jashtme dhe atë të sigurisë. / FT

The post Ari arrin nivel rekord dhe aksionet bien ndërsa thellohet kriza e Groenlandës appeared first on Revista Monitor.

KLSH zbuloi 24 mln euro dëm dhe menaxhim jo efektiv të parave publike, shumica tek shpenzimet

19 January 2026 at 13:30

Të paktën 2.4 miliardë lekë apo rreth 24 milionë euro ishte dëmi ekonomik dhe menaxhimi jo efektiv i parave publike që Kontrolli i Lartë i Shtetit zbuloi gjatë auditimeve në 8 muajt të vitit të shkuar.

Publikimi i fundit i KLSH qĂ« pĂ«rfshin periudhĂ«n janar-gusht vlerĂ«son se gjatĂ« periudhĂ«s Janar – Gusht 2025, janĂ« dhĂ«nĂ« 148 rekomandime mbi “gjetje me efekte negative nĂ« buxhetin e shtetit, pĂ«r total vlerĂ«n 2.4 miliardĂ« mijĂ« lekĂ«, nga tĂ« cilat: dĂ«mi ekonomik vlerĂ«suar 112.2 milionĂ« lekĂ«, menaxhimi jo efektiv i fondeve nĂ« vlerĂ«n 2.29 miliardĂ« lekĂ«â€.

Sipas KLSH vlera e efekteve financiare me pasojë dëm ekonomik(1.2 mln euro) në buxhetin e shtetit, është konstatuar 57% në fushën e shpenzimeve dhe 43% në fushën e të ardhurave.

“NĂ« fushĂ«n e shpenzimeve, peshĂ«n mĂ« tĂ« madhe (90%) e zĂ«nĂ« shkeljet e konstatuara pĂ«rgjatĂ« procedurave tĂ« prokurimit dhe zbatimit tĂ« punimeve/kontratave nĂ« vlerĂ«n 57.4 milionĂ« lekĂ« (likuidime pĂ«r punime tĂ« pakryera, mos llogaritje e kostove pĂ«rfundimtare tĂ« shĂ«rbimit tĂ« projektimit, punime jo nĂ« pĂ«rputhje me specifikimet teknike, etj).

Ndërsa në fushën e të ardhurave, peshën me të madhe (rreth 96% e totalit të të ardhurave) e zënë të ardhurat nga aktiviteti doganor, si pasojë e mos arkëtimit të detyrimeve doganore; pagesa detyrimesh doganore në import për të cilat nuk është vepruar në përputhje me kuadrin ligjor, vlerësime të gabuara të importeve dhe deklarimeve të artikujve, përjashtim i padrejtë nga pagimi i TVSH-së dhe trajtim i gabuar i shkeljeve doganore.

Gjithashtu problematika janĂ« evidentuar nĂ« tĂ« ardhurat e munguara nga administrimi i pasurisĂ« shtetĂ«rore dhe marrĂ«dhĂ«niet kontraktuale me palĂ«t e treta, nĂ« shumĂ«n prej 1.47 milionĂ« lekĂ«â€, nĂ«nvizon KLSH.

NdĂ«rkohĂ« gjatĂ« periudhĂ«s Janar – Gusht 2025,insitucioni suprem i auditit nĂ« vend ka evidentuar shkelje tĂ« disiplinĂ«s financiare me ndikim negativ nĂ« performancĂ«n e administrimit tĂ« tĂ« ardhurave, shpenzimeve dhe nĂ« pĂ«rdorimin e fondeve publike nĂ« vlerĂ«n totale 2.3 miliardĂ« lekĂ« nga tĂ« cilat: 1,76 mld lekĂ« nĂ« fushĂ«n e tĂ« ardhurave (ose rreth 77% e totalit) kryesisht nĂ« tĂ« ardhurat e qeverisjes lokale pĂ«r çështje qĂ« lidhen me detyrime pĂ«r taksat dhe tarifat vendore (ose rreth 31% e totalit tĂ« tĂ« ardhurave), mos tarifimit/pĂ«rllogaritjes sĂ« gabuar/mos aplikim tĂ« kamat vonesave pĂ«r pĂ«rdorimin e pronave tĂ« bashkisĂ« nga subjektet private (ose rreth 32% e totalit tĂ« tĂ« ardhurave); dhe detyrime tĂ« pa arkĂ«tuara pĂ«r zjarre apo veprimtari tĂ« kundĂ«rligjshme si: prerje drurĂ«sh, gurĂ« dekorativĂ« etj., rreth 35% e totalit tĂ« tĂ« ardhurave. 523.5 milionĂ« mijĂ« lekĂ« nĂ« fushĂ«n e shpenzimeve (ose rreth 23% e totalit) si rezultat i shkeljeve tĂ« konstatuara pĂ«rgjatĂ« procedurave tĂ« prokurimit dhe zbatimit tĂ« punimeve/kontratave nĂ« vlerĂ«n 253.9 milionĂ« lekĂ«, si dhe shkelje tĂ« disiplinĂ«s buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve nĂ« vlerĂ«n 123 milionĂ« lekĂ«.

 

 

The post KLSH zbuloi 24 mln euro dëm dhe menaxhim jo efektiv të parave publike, shumica tek shpenzimet appeared first on Revista Monitor.

Kriza e eksporteve, në rënie për të tretin vit radhazi, si i dëmtoi kursi në një dekadë

19 January 2026 at 12:34

Eksportet kanë hyrë në një krizë të thellë, nga e cila nuk duket se po dalin. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se shitjet jashtë vendit kanë shënuar rënie në vitin 2025, për të tretin vit radhazi, ndonëse ritmet janë ngadalësuar në krahasim me 2024-n.

INSTAT raportoi se gjatë vitit 2025, eksportet e mallrave arritën vlerën 346 mld lekë, duke u ulur me 6,1 %. Në 2024-n, eksportet kishin rënë me 16.2% dhe në 2023-n ishin tkurrur me 9.5%.

Të dhënat historike tregojnë se gjatë dekadës së fundit ecuria e eksporteve ka qenë e paqëndrueshme. Që nga viti 2015, shitjet jashtë vendit kanë rënë për 7 vite (2015, 2016, 2019, 2020, 2023, 2024, 2025) dhe janë rritur vetëm në 2017-2018 dhe 2021-2022, kur ishte rikuperimi nga pandemia.

Tendenca e eksporteve përkon dhe më rënien e euros, që ka nisur që nga viti 2015, kur monedha e përbashkët këmbehej me gati 140 lekë, duke rënë gradualisht çdo vit, për të zbritur për herë të parë në histori poshtë 100 lekëve në gusht 2024 dhe duke ndenjur poshtë këtij niveli dhe në 2025-n, duke u mbyllur me një mesatare vjetore prej 97.8 lekë, me një nënçmim prej gati 30% (shiko grafikun e kursit).

Rënia në 2025-n

VetĂ«m dy grupe kanĂ« pasur tendencĂ« pozitive nĂ« 2025-n. Sipas INSTAT, Eksportet, gjatĂ« vitit 2025 janĂ« ulur me 6,1 %, krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ«. Grupet qĂ« kanĂ« ndikuar nĂ« uljen vjetore tĂ« eksporteve, janĂ«: “Materiale ndĂ«rtimi dhe metale” me -4,5 pikĂ« pĂ«rqindje, “Minerale, lĂ«ndĂ« djegĂ«se dhe energji elektrike” me -1,3 pikĂ« pĂ«rqindje, etj. NdĂ«rsa pozitivisht kanĂ« ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +0,7 pikĂ« pĂ«rqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesĂ« kĂ«mbimi” me +0,6 pikĂ« pĂ«rqindje.

NĂ« dhjetor, gjithsesi, u shĂ«nua njĂ« pĂ«rmirĂ«sim i lehtĂ«. Sipas INSTAT, GjatĂ« muajit Dhjetor 2025, nĂ« rritjen e eksporteve prej 5,6 %, pozitivisht kanĂ« ndikuar grupet: “Minerale, lĂ«ndĂ« djegĂ«se, energji elektrike” me +3,0 pikĂ« pĂ«rqindje , “Materiale ndĂ«rtimi dhe metale” me nga +2,4 pikĂ« pĂ«rqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesĂ« kĂ«mbimi” me +1,2 pikĂ« pĂ«rqindje. Negativisht kanĂ« ndikuar grupet:  Ushqim, pije, duhan” dhe “Produkte kimike dhe plastike” me -0,5 pikĂ« pĂ«rqindje.

Eksporte e tekstile e këpucë në rënie të lehtë, shpresë për rikuperim

Eksportet e tekstile e këpucë kanë shënuar luhatje të shumta përgjatë 2025-n, me rënie e rritje të lehta. Ky sektor e mbylli vitin me shitje prej 104 miliardë lekësh, me një rënie prej 1.1% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke ngadalësuar ritmet e tkurrjes.

“Viti 2025 shihet si momenti kur fillojmĂ« tĂ« kthehemi drejt fitimit, ndĂ«rsa nĂ« 2026 parashikojmĂ« vijimin e pĂ«rmirĂ«simit tĂ« performancĂ«s financiare dhe operacionale”, – shprehet Eva Laro, e cila drejton “Prodyn”, njĂ« nga fabrikat mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« kĂ«pucĂ«ve nĂ« vendin tonĂ«.

Pas tre viteve tĂ« vĂ«shtira, ku aktiviteti u orientua kryesisht drejt mbijetesĂ«s dhe jo fitimit, industria e prodhimit tĂ« veshjeve dhe kĂ«pucĂ«ve po hyn nĂ« vitin 2026 me pritshmĂ«ri mĂ« pozitive, por ende jo tĂ« sigurta. RĂ«nia e vazhdueshme e Euros, rritja e mĂ«tejshme e pagĂ«s minimale, tkurrja e kĂ«rkesĂ«s nga tregjet europiane dhe kostot shtesĂ« qĂ« priten nga procesi i anĂ«tarĂ«simit nĂ« Bashkimin Europian po e vendosin fasonin shqiptar nĂ«n presion tĂ« dyfishtĂ«. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, konkurrenca nga platformat kineze tĂ« tregtisĂ« online si “Temu” dhe “Shein” po godet prodhuesit europianĂ«, duke reflektuar drejtpĂ«rdrejt edhe te porositĂ« pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«.

Eksportet e tekstilet vijojnë të tjenë grupi më i madh eksportues në vend me 3% të totalit.

Minerale, lëndë djegëse, energji, me rënie

Grupi “Minerale. LĂ«ndĂ« djegĂ«se, energji” ka eksportuar 62.8 miliardĂ« lekĂ« nĂ« 2025-n, me njĂ« tkurrje prej 6.7% me bazĂ« vjetore, e ndikuar kryesisht nga aktiviteti i dobĂ«t i njĂ« prej eksportuesve mĂ« tĂ« mĂ«dhenj nĂ« vend “Bankers Petroleum”, qĂ« shfrytĂ«zon me koncesion fushĂ«n naftĂ«mbajtĂ«se tĂ« Patos MarinzĂ«s. Kjo kompani,  krahas konjukturĂ«s sĂ« pafavorshme tĂ« çmimeve nĂ« tregjet ndĂ«rkombĂ«tare ka qenĂ« nĂ« konflikte tĂ« vazhdueshme me qeverinĂ« shqiptare pĂ«r detyrimet fiskale.

Ky grup është i dyti më i madh në vend, me 18.2% të totalit.

Ushqime pije e duhan  me rritje

“Ushqime pije e duhan”, njĂ« nga grupet me ecurinĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« vitet e fundit Ă«shtĂ« njĂ« nga dy sektorĂ«t qĂ« ka shĂ«nuar rritje nĂ« 2025-n. Eksportet arritĂ«n nĂ« 55.9 miliardĂ« lekĂ«, me njĂ« zgjerim prej 5%, duke kaluar si grupi i tretĂ« mĂ« i madh nĂ« vend, me 16.2% tĂ« totalit. Rritja e kĂ«tij grupi ka qenĂ« mĂ« e lartĂ« nĂ« sasi, por Ă«shtĂ« ndikuar nga çmimet e ulĂ«ta nĂ« tregjet e huaja.

Ky grup pritet të ndikohet negativisht në 2026-n nga përmbytjet e janarit dhe ngricat.

Rritja e eksporteve bujqësore si në sasi dhe në vlerë dhe në anën tjetër rënia e prodhimit po tregon se sektori po shkon drejt konsolidimit.

Fermat e vogla dhe mesme në zonat e rurale të vendit po falimentojnë nga tkurrja dhe plakja e popullsisë, teksa po rriten dhe po zgjerohen fermat e mëdha blegtorale dhe ato në sera në zonat me bujqësi intensive si Fieri, Lushnja etj. me destinacion eksportin.

TĂ« dhĂ«nat e periudhĂ«s 2021–2025 tregojnĂ« njĂ« rritje tĂ« qĂ«ndrueshme dhe tĂ« fortĂ« tĂ« eksporteve tĂ« zarzavateve dhe frutave, ku totali Ă«shtĂ« zgjeruar me rreth 70 pĂ«r qind. Vlera e e tyre arriti nĂ« mbi

17.1 miliardë lekë në 10-mujorin e 2025, nga 10.1 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2021. Të krahasuara me 10-mujorin e 2024 eksportet e frutave dhe zarzavateve u rriten me 22 % në vlerë.

Fermerët që operojnë në sektorin e prodhimit në fushë në zonën e Samaticës Berat, thotë se prodhimi nuk është se po zgjerohet, por po manovrohet me disa kultura që besohet se rrisin vlerën. Për shembull vitet e fundit është rritur ndjeshëm eksporti i shalqinjve dhe lakrave.

Materiale ndërtimi e metale në rënie nga efekti i Kurum

“Materialet e ndĂ«rtimit dhe metalet”  e mbyllĂ«n vitin me njĂ« rĂ«nie prej 25.4%, mĂ« e thella nga tĂ« gjitha grupmallrat, duke zbritur nĂ« grupin e katĂ«rt mĂ« tĂ« eksportuar nĂ« vend, me 14% tĂ« totalit. Kjo tkurrje u ndikua nga mbyllja e aktivitetit tĂ« Kurum, prodhuesit tĂ« çelikut dhe njĂ« prej eksportuesve mĂ« tĂ« mĂ«dhenj nĂ« vend, i cili nuk pritet tĂ« rifillojĂ« aktivitetin pĂ«r pĂ«rpunimin e metaleve edhe pĂ«r dy vjet deri sa tĂ« pĂ«rfundojĂ« investimi 150 milionĂ« euro pĂ«r prodhim çeliku tĂ« gjelbĂ«r nĂ« ZonĂ«n Industriale tĂ« Metalurgjikut nĂ« Elbasan, nĂ« bashkĂ«punim me Danieli Officine Meccaniche S.p.A. Burime nga kompania thanĂ« se pĂ«r momentin po vazhdohet vetĂ«m me shitjen e energjisĂ« nga HEC qĂ« Kurum zotĂ«ron.

Makineritë e pajisjet me rritje

“Makineri, pajisje, pjesĂ« kĂ«mbimi”  Ă«shtĂ« grupi tjetĂ«r me rritje nĂ« 2025-n. Shitjet e tij arritĂ«n nĂ« 39.7 miliardĂ« lekĂ«, me njĂ« rritje prej gati 6%

Pesha e këtij grupi ka arritur në 11.5% të totalit.

Ky grup, ku peshën kryesore e mban industria mbështetëse automotive ka vijuar të ketë një rritje edhe pse të moderuar. Ky grup deri në mes të vitit kishte pritshmëri jo dhe aq optimiste nisur nga paqartësia që përkufizon industrinë e automobilave globalisht por 3 mujori i fundit i vitit të shkuar duket se shënoi edhe kthesën kur porositë erdhën në rritje. Një pjesë  e kompanive prodhojnë pjesë të thjeshta për makineri pune dhe mjete të mëdha transporti një segment që ka qenë në ecuri të qëndrueshme. Ndërkohë vendimi i KE për të lënë  mjetet me djegie të brendshme pritej 2035 ne formë hibride  ndryshoi panoramën edhe për këtë vit ku porositë pritet të jenë në rritje. Presionet kryesore që kjo industri e vendosur në vendin tonë po kalon lidhen me fuqinë punëtore, zhvlerësimin e vazhdueshëm të euros pasi kontratat e tyre janë fikse disavjeçare dhe së treti rritja e beftë e pagës minimale në 50 mijë lekë.

Deficiti tregtare përkeqësohet

Gjatë vitit 2025, eksportet e mallrave arritën vlerën 346 mld lekë, duke u ulur me 6,1 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 887 mld lekë, duke u ulur me 0,8 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 541 mld lekë, duke u rritur me 3,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Burimi: INSTAT

 

Burimi: BSH

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

The post Kriza e eksporteve, në rënie për të tretin vit radhazi, si i dëmtoi kursi në një dekadë appeared first on Revista Monitor.

Intesa Sanpaolo Bank Albania rikonfirmohet si “Top Employer” nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r vitin 2026

19 January 2026 at 10:40

Intesa Sanpaolo Bank Albania Ă«shtĂ« certifikuar zyrtarisht si njĂ« “Top Employer” nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r vitin 2026 nga Instituti i njohur ndĂ«rkombĂ«tarisht Top Employer, duke konfirmuar pĂ«r njĂ« vit tjetĂ«r radhazi angazhimin e fortĂ« tĂ« BankĂ«s pĂ«r pĂ«rsosmĂ«ri nĂ« menaxhimin e njerĂ«zve, kulturĂ«n e vendit tĂ« punĂ«s dhe zhvillimin e qĂ«ndrueshĂ«m organizativ.

Me këtë certifikim, Intesa Sanpaolo Bank Albania dallohet si e vetmja bankë në vend që arrin këtë certifikim prestigjioz, duke rikonfirmuar lidershipin e saj në promovimin e një mjedisi profesional të bazuar në përfshirje, angazhim dhe performancë të lartë.

“Ky vlerĂ«sim pasqyron pĂ«rkushtimin tonĂ« tĂ« vazhdueshĂ«m pĂ«r t’i vendosur njerĂ«zit tanĂ« nĂ« zemĂ«r tĂ« strategjisĂ« sonĂ«â€, tha Z. Giuseppe Giampietro, Drejtor i PĂ«rgjithshĂ«m Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania. “Ne besojmĂ« thellĂ«sisht se rritja profesionale, angazhimi dhe mirĂ«qenia e punonjĂ«sve tanĂ« janĂ« nxitĂ«sit kryesorĂ« tĂ« suksesit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m. Ky certifikim na motivon tĂ« forcojmĂ« mĂ« tej njĂ« kulturĂ« tĂ« bazuar nĂ« pĂ«rfshirje, zhvillim dhe inovacion.”

Certifikimi “Top Employer” u jepet organizatave qĂ« pĂ«rmbushin standardet mĂ« tĂ« larta ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« politikat dhe praktikat e burimeve njerĂ«zore, tĂ« vlerĂ«suara nĂ« fusha kyçe si strategjia e njerĂ«zve, tĂ« mĂ«suarit dhe zhvillimi, mirĂ«qenia, diversiteti dhe pĂ«rfshirja, si dhe mjedisi i punĂ«s.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Top Employer, Adrian Seligman, komentoi: “Arritja e Certifikimit si Top Employer nĂ« Vend pĂ«r vitin 2026 pasqyron pĂ«rkushtimin e Intesa Sanpaolo Bank Albania pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« vend pune tĂ« shkĂ«lqyer qĂ« mundĂ«son performancĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme tĂ« biznesit. PĂ«rputhja e tyre e fortĂ« midis njerĂ«zve, strategjisĂ« dhe qĂ«llimeve organizative, e kombinuar me njĂ« angazhim pĂ«r pĂ«rmirĂ«sim tĂ« vazhdueshĂ«m, tregon ndikimin e praktikave tĂ« tyre transformuese. Jemi krenarĂ« qĂ« miratojmĂ« Intesa Sanpaolo Bank Albania si “Top Employer” nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r vitin 2026 pĂ«r kontributin e tyre domethĂ«nĂ«s nĂ« njĂ« botĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« pune nĂ« ShqipĂ«ri.”

Në përputhje me vlerat dhe prioritetet strategjike të Grupit Intesa Sanpaolo, Intesa Sanpaolo Bank Albania vazhdon të investojë në iniciativa që synojnë përmirësimin e përvojës së punonjësve, duke përfshirë rrugë të strukturuara të zhvillimit profesional, modele fleksibile moderne dhe pune, dhe një fokus të fortë në diversitet, barazi dhe përfshirje. Këto përpjekje kontribuojnë në nxitjen e një kulture në vendin e punës që mbështet bashkëpunimin, angazhimin dhe zhvillimin afatgjatë të karrierës.

Certifikimi si “Top Employer” pĂ«r vitin 2026 fuqizon mĂ« tej pozicionin e Intesa Sanpaolo Bank Albania si njĂ« punĂ«dhĂ«nĂ«s i zgjedhur dhe pasqyron angazhimin e saj tĂ« vazhdueshĂ«m pĂ«r tĂ« vendosur standarde tĂ« larta pĂ«r pĂ«rsosmĂ«rinĂ« organizative dhe mirĂ«qenien e punonjĂ«sve brenda sektorit bankar shqiptar.

Rreth Institutit Top Employer

Instituti Top employer Ă«shtĂ« autoriteti global pĂ«r njohjen e pĂ«rsosmĂ«risĂ« nĂ« Praktikat e PunĂ«s me NjerĂ«z. Ne ndihmojmĂ« nĂ« pĂ«rshpejtimin e kĂ«tyre praktikave pĂ«r tĂ« pasuruar botĂ«n e punĂ«s. PĂ«rmes Programit tĂ« “Top employer”, kompanitĂ« pjesĂ«marrĂ«se mund tĂ« certifikohen dhe tĂ« njihen si punĂ«dhĂ«nĂ«s i zgjedhur. Certifikimi u jepet organizatave bazuar nĂ« pjesĂ«marrjen dhe rezultatet e AnketĂ«s sĂ« Praktikave mĂ« tĂ« Mira tĂ« Burimeve NjerĂ«zore qĂ« mbulon gjashtĂ« fusha tĂ« Burimeve NjerĂ«zore qĂ« pĂ«rbĂ«hen nga 20 tema tĂ« tilla si Strategjia e Burimeve NjerĂ«zore, Mjedisi i PunĂ«s, PĂ«rvetĂ«simi i Talenteve, MĂ«simi, Diversiteti dhe PĂ«rfshirja dhe MirĂ«qenia. NĂ« vitin 2025, Instituti Top employer certifikoi gati 2,500 organizata nĂ« 131 vende/rajone. KĂ«ta “Top employer” tĂ« certifikuar ndikojnĂ« pozitivisht nĂ« jetĂ«n e mbi 14 milionĂ« punonjĂ«sve nĂ« nivel global.

Rreth Intesa Sanpaolo Bank Albania: Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një institucion financiar lider i angazhuar për ofrimin e zgjidhjeve bankare inovative për klientët e korporatave, institucionet, SME-të, bizneset e vogla, me vlerë të lartë neto dhe klientët individë. Me një fokus të veçantë në rritjen e qëndrueshme, ne integrojmë parimet ESG në operacionet tona, duke nxitur zhvillimin e përgjegjshëm bankar dhe komunitetin. Shërbimet tona të menaxhimit të pasurisë ofrojnë strategji financiare të përshtatura për të ruajtur dhe rritur asetet e klientëve duke diversifikuar portofolet e tyre të investimeve. Duke ruajtur integritetin, transparencën dhe bashkëpunimin, ne kontribuojmë në përparimin ekonomik të Shqipërisë përmes konkurrencës së ndershme dhe partneriteteve strategjike. Me një rrjet kombëtar prej 35 degësh, ne vazhdojmë të zgjerohemi në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit.

Faqja zyrtare e internetit: www.intesasanpaolobank.al

 

The post Intesa Sanpaolo Bank Albania rikonfirmohet si “Top Employer” nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r vitin 2026 appeared first on Revista Monitor.

Kaos me pronën publike, Shqipëria 12 vite pa inventar asetesh

19 January 2026 at 10:00

Për rreth 12 vite qeveria e Shqipërisë ka shmangur krijimin e një regjistri në formën e një inventari për asetet fizike pronë publike.

Donatorët dhe Banka e Botërore e kanë asistuar Ministrinë e Financave prej vitesh për të krijuar një regjistër bashkëkohor të pronës publike, por Ministria e Financave po dështon viti pa viti.

Të dhënat e fundit mbi inventarin e aseteve publike i përkasin vitit 2014, me një vlerë totale 353 miliardë lekë ( shiko linkun https://financa.gov.al/pasqyrat-financiare/). Mirëpo që nga ajo kohë miliarda euro janë injektuar për shtimin dhe mirëmbajtjen e pronës publike nga financimet buxhetore nëpërmjet investimeve kapitale dhe shpenzimeve operative të mirëmbajtjes.

Ministria e Financave në një raport monitorim për Strategjinë e Menaxhimit të Financave në 2025 referoi se, inventari i pronave nuk po krijohet për shkak të vonesave në mbledhjen e të dhënave dhe verifikimin e inventarit, veçanërisht në institucionet me kapacitete të kufizuara administrative.

“LlogaritĂ« KombĂ«tare tĂ« QeverisĂ« po pĂ«rballen me sfida tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta, si mbĂ«shtetja e kufizuar buxhetore, vonesat nĂ« mbledhjen dhe strukturimin e tĂ« dhĂ«nave, si dhe mungesa e sistemeve tĂ« integruara pĂ«r shkĂ«mbimin ndĂ«rinstitucional tĂ« informacionit. PĂ«r tĂ« pĂ«rparuar, kĂ«rkohet sigurimi i financimit pĂ«r infrastrukturĂ«n e Web Service, zbatimi i mekanizmave tĂ« raportimit nĂ« pĂ«rputhje me SNKSP dhe forcimi i bazĂ«s sĂ« tĂ« dhĂ«nave pĂ«r PPP-tĂ« dhe koncesionet, pĂ«rmes bashkĂ«punimit mĂ« tĂ« ngushtĂ« me ATRAKO-n dhe institucionet pĂ«rkatĂ«se” argumenton Ministria e Financave.

Por ndërkohë që buxheti në dy vitet e fundit është mbyllur me suficit dhe miliona euro hidhen në projekte që nuk ekzistojnë (inceneratorët) krijimi i regjistrit të pronave publike ka vështirësi në financim.

Regjistri i aseteve është jetik për transparencën e qeverisë, pasi pa këtë inventar shteti nuk di realisht çfarë zotëron, ku ndodhen asetet, sa vlejnë dhe si përdoren.

Regjistri u jep institucioneve mbikëqyrëse, Kuvendit, KLSH-së dhe publikut mundësinë të verifikojnë ekzistencën, vlerën dhe përdorimin e pronave publike dhe kjo ul hapësirat për abuzime dhe keq-menaxhim.

Mungesa këtij regjistrit krijon rrezik për humbje, përdorim pa autorizim ose transferime informale të pasurisë publike, ndërkohë që regjistri vepron si mekanizëm kontrolli.

Në mungesë të regjistrit qytetarët nuk kanë mundësi të dinë se çfarë zotëron qeveria, si menaxhohet kjo pasuri dhe nëse ajo përdoret në interes publik.

Asetet që nuk janë të regjistruara dhe të publik janë më të ekspozuara ndaj humbjes, përdorimit pa transparencë, dhënies me koncesion ose transferimeve joformale, shpesh pa një vlerësim të qartë të kostos dhe përfitimit për publikun.

Praktikat kanë treguar se pa një pasqyrë të saktë të aseteve, qeveria mund të investojë në mënyrë joefikase, të ndërtojë infrastrukturë të panevojshme, ose të shesë pasuri publike nën vlerë, duke transferuar kosto te taksapaguesit.

Mungesa e regjistrit ka bërë që qytetarët jo vetëm të humbasin kontrollin mbi pasuritë publike, por edhe një informacion formal për pronat publike të vendit ku jetojnë./ B.Hoxha

 

 

The post Kaos me pronën publike, Shqipëria 12 vite pa inventar asetesh appeared first on Revista Monitor.

Fshatrat më të shtrenjtë, sa do jenë çmimet fiskale nga Gjiri i Lalëzit, Dhërmi, Ksamil në Velipojë

19 January 2026 at 00:03

Për herë të parë për shitblerjen e ndërtesave/apartamenteve në vend do të aplikohen çmime fiskale edhe për fshatrat.

Monitor zbardh çmimet më të larta të referencës që do të aplikohen në zonat rurale, që përkojnë si vijë e parë e ndërtimit e zonave bregdetare.

Sipas tabelave dhe hartave digjitale, çmimet më të larta të referencës për fshatin, kryesohen nga vija e parë e ndërtimit në Gjirin të Lalzit dhe Hamallaj në vlerën e 190 mijë lekë për metër katror.

Më pas çmimet më të larta të referencave janë propozuar për vijën e parë të ndërtimit në fshatrat e Himarës, si Dhërmi dhe Palasë, me vlerë reference 140 mijë lekë/m2. Në fshatin Vuno çmimi i referencës do të jetë 100 mijë lekë dhe në Livadh 81 mijë lekë/m2.

Në Sarandë fshati më i shtrenjtë do jetë Ksamili, çmimet e referencës do të jenë 100 mijë lekë/m2. Në Vlorë, çmimet e referencës për vijën bregdetare të fshatrave Radhimë dhe Orikum do të jenë 90 mijë lekë/m2 që përbëjnë dhe zonat më të shtrenjta rurale të bashkisë Vlorë. Në Velipojë çmimi i referencës do të jetë 75 mijë lekë për metër katror dhe në Tale të Lezhës 70 mijë lekë për metër katror.

Mbi çmimet e referencës bashkitë llogarisin detyrimin për taksën e ndërtesës dhe taksës së ndikimit në infrastrukturë. Nëse aktualisht për llogaritjen e bazës së taksueshme të këtyre taksave që është vlera e pronës përdoren çmimet e referencës, për zonat rurale në mungesë të tyre, përdorej çmimi i qytetit por i reduktuar 35%. Me ndryshimet e reja të propozuara, bashkitë nuk do të kenë më të drejtë të reduktojnë çmimet e referencës për zonat rurale, por do të detyrohen të zbatojnë çmimet e reja që qeveria propozon. Projektvendimi i ndryshuar pritet të miratohet në qeveri.

Më përfshirjen e zonave rurale në hartën e çmimeve të referencës, numri i zonave kadastrale në të gjithë vendin arrin 176. Aktualisht rrethet janë të ndara në 65 zona kadastrale. Edhe këto çmime janë rishikuar me rritje deri në 196%.

Grupi i punës që ka hartuar çmimet e referencës shpjegoi për Monitor se shumë zona rurale, kryesisht bregdetare do të ndahen në disa zona kadastrale. Kjo praktikë deri tani është përdorur vetëm për Tiranë e cila ndahet në 32 zona kadastrale.

U propozua në muajin korrik 2025 që edhe zonat urbane në rrethe të ndahen në disa zona kadastrale nga 65 numri i tyre arriti në 116.

Qeveria ka rishikuar projektvendimin e publikuar të Konsultimet Publike dhe propozon ndarje në disa zona kadastrale, edhe për fshatrat. Konkretisht vija e parë e disa fshatrave në zonat bregdetare do të ketë çmim reference shumë herë më të lartë se zona në brendësi të fshatit. Ndërsa në tërësi të gjitha fshatrave (përjashtuar atyre në zona turistike) propozohen çmime fiskale të barabarta me çmimet aktuale që janë në fuqi për rrethet.

Të gjitha ndryshimet me harta digjitale dhe tabela të përfunduara nga grupi i punës i janë dërguar për miratim Këshillit të Ministrave.

Çmimet e reja fiskale tĂ« rishikuara nĂ« muajin korrik 2025 pĂ«r rrethet pritej tĂ« hynin nĂ« fuqi nga 1 janari 2026. Me rishikimet qĂ« i janĂ« bĂ«rĂ« sĂ« fundmi çmimeve tĂ« referencĂ«s qeveria pritet tĂ« miratojĂ« njĂ« ndarje tĂ« re tĂ« tyre, tashmĂ« njĂ« hartĂ« me 176 zona kadastrale, duke pĂ«rfshirĂ« me vetĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« edhe fshatrat.

Hartat/ Çmimet e reja tĂ« referencĂ«s do aplikohen edhe nĂ« fshat; Barazohen me referencat e rretheve

Kryeson vija bregdetare për fshatrat Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj, çmimet e referencës arrijnë 190 mijë lekë/m2

Në zonat turistike, fshatrat me çmimet më të lartë të referencave do të jenë Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj. Për vijën e parë bregdetare të këtyre zonave është propozuar çmim reference me vlerë 190 mijë lekë për metër katror, që sipas hartave përkon në zonën kadastrale nr.4 për bashkinë Durrës. Në zonat pas vijës së parë të detit për Gjirin e Lalzit dhe Hamallajn çmimet e referencës do të jenë 90 mijë lekë për metër katror (e propozuar si zona kadastrale nr. 7, menjëherë pas vijës së parë të detit, ka çmim reference 90 mijë lekë për metër katror.

Për zonat rurale është propozuar çmim reference prej 67,500 lekë për metër katror, pra i njëjtë me çmimin aktual të referencës për qytetin e Durrësit. Në këtë çmim reference që qeveria ka propozuar për zonën rurale të Durrësit, përfshin edhe zonën pas vijës bregdetare edhe për zonën e Lalzit apo Hamallajt.

Ndërsa çmimi i referencës për vijën e parë bregdetare në Golem do të jetë 75 mijë lekë.

Sipas Tabelave, konkretisht me këtë çmim do të përfshihen: Qytetet: Sukth, Manëz; Fshatrat: Hamallaj, Kullë, Perlat, Vadardhë, Rushkull, Hidrovori, Likmetaj, Kërtushaj, Kapidanaj, Gjuricaj, Lalëz, Kuraten, Bizë, Draç, Shetaj, Katundi i Ri, Jubë, Qerret, Fllakë, BishtKamëz, Rinia, Erzen, Sukth, Adriatik, Rrashbull, Arapaj, Shënavlash, Shkallnur, Manskuri, Romanat, Bozanxhije, Xhafzotaj, Armath, Borç, Hamallaj, Kameras, Radë, Shkallë, Fshat Manëz.

Në Himarë, për fshatrat Dhërmi dhe Palasë çmimi i referencës do të jetë 140 mijë lekë/m2; Në fshatin Vuno 100 mijë lekë dhe në Livadh 81 mijë lekë/m2

Në zonën 1 kadastrale të Himarës, ku përfshihet vija e parë bregdetare e fshatrave Dhërmi dhe Palasë, një ndër vijat më të kërkuara bregdetare të jugut është propozuar çmim reference 140 mijë lekë për metër katror.

NĂ« zonĂ« 2 kadastarle tĂ« HimarĂ«s, ku referuar hartĂ«s dixhitale, pĂ«rfshin pjesĂ«n nĂ« brendĂ«si tĂ« fshatit DhĂ«rmi, zonĂ«n e banimit tĂ« fshatit PalasĂ«, pra pas vijĂ«s bregdetare, pjesa e vijĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« detit tĂ« fshatit Vuno, dhe zona periferike e qytetit tĂ« HimarĂ«s. Çmimi i referencĂ«s pĂ«r kĂ«tĂ« zonĂ« kadastrale do tĂ« jetĂ« 100 mijĂ« lekĂ« pĂ«r metĂ«r katror.

Referuar hartave, zona 3 kadastrale që në terren përfshin Himarën qytet, fshatrat Potam dhe Livavadh çmimi i propozuar do të jetë 81 mijë lekë për metër katror.

Në Sarandë fshati më i shtrenjtë do jetë Ksamili, çmimet e referencës do të jenë 100 mijë lekë/m2

Pjesën bregdetare të ishujve Ksamil, duke përfshirë edhe vijën e parë bregdetare të Sarandës (si zona e shëtitores, porti lagjet direkt ,mbi det) janë përfshirë në zonën kadastrale nr.1 me çmim reference 100 mijë lekë për metër katror.

Fshatrat: GjashtĂ«, Metoq, ÇukĂ«, Shelegar, Ksamil (kĂ«tu pĂ«rfshin zonĂ«n pas vijĂ«s bregdetare) çmimi i referencĂ«s do tĂ« jetĂ« 56,000 pĂ«r metĂ«r katror, i barabarta sa çmimi aktual pĂ«r qytetin e SarandĂ«s.

Në Vlorë, çmimet e referencës për vijën bregdetare të fshatrave Radhimë dhe Orikum do të jenë 90 mijë lekë/m2

Për Bashkinë e Vlorës fshatrat me çmimet me të larta do të jenë Radhima dhe Orikumi. Për vijën bregdetare të Radhimës dhe Orikumit çmimet e referencë të shitblerjes së ndërtesave do të jenë 90 mijë lekë për metër katror.

Zona rurale e VlorĂ«s, pra pas vijĂ«s bregdetare pĂ«rfshirĂ« fshatrat: Dukat, Dukat Fshat, Tragjas, RadhimĂ«, BestrovĂ«, BabicĂ« e Madhe, BabicĂ« e VogĂ«l, HoshtimĂ«, KaninĂ«, KĂ«rkovĂ«, NartĂ«, SherishtĂ«, Panaja, XhyherinĂ«, ZvĂ«rnec, Sazan, NovoselĂ«, Aliban, Bishan, Mifol, Poro, DĂ«llenjĂ«, Delisuf, TrevllazĂ«r, CerkovinĂ«, SkrofotinĂ«, Fitore, AkĂ«rni, ShushicĂ«, Bunavi, Beshisht, Grabian, Drithas, Mekat, Llakatund, Çeprat, Risili do tĂ« kenĂ« çmim reference 61,800 lekĂ« pĂ«r metĂ«r katror. Ky Ă«shtĂ« çmimi aktual i referencĂ«s pĂ«r qytetin e VlorĂ«s.

Në Veri të vendit kryeson Velipoja, çmimi i referencës për vijën bregdetare arrin 75 mijë lekë/m2

Pas jugut, për zonat bregdetare të Veriut të Shqipërisë çmimi më i lartë i referencës është propozuar për Velipojën. Vija bregdetare e fshatit Velipojë do të ketë çmimi reference 75 mijë lekë/m2. Për zonat pas vijës bregdetare të Velipojës, çmimi i zonave rurale do të jetë 58 mijë për metër katror sa është aktualisht çmimi i referencës për qytetin e Shkodrës.

Ndërsa në fshatrat Tale të Lezhës dhe Shëngjin çmimi i referencës do të jetë 70 mijë lekë për metër katror./ Dorina Azo

Publikohen hartat e zonave kadastrale për çmimet e referencës për 61 bashkitë 

Sa do rritet taksa e ndërtesës për qytetarët në rrethe pas referencave të reja

Tabela, sa do ndryshojë taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

 

The post Fshatrat më të shtrenjtë, sa do jenë çmimet fiskale nga Gjiri i Lalëzit, Dhërmi, Ksamil në Velipojë appeared first on Revista Monitor.

Rritje e sinkronizuar çmimesh, Autoriteti i Konkurrencës hap hetim të thelluar ndaj Vodafone dhe One

19 January 2026 at 00:02

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetim të thelluar ndaj dy kompanive të ofrimit të shërbimeve celulare në vend, Vodafone Albania dhe One Albania.

Siç kishte paralajmëruar në muajin tetor, gjatë raportimit në Kuvendin e Shqipërisë, Autoriteti i Konkurrencës gjatë fazës së hetimit paraprak të tregut ka gjetur elementë që mund të tregojnë sjellje anti-konkurruese nga dy operatorët celularë.

Në argumentimin e vendimit, Autoriteti i Konkurrencës shprehet se tregu me pakicë i shërbimeve celulare në Shqipëri paraqitet si një duopol, ku dy operatorët në fjalë zotërojnë së bashku 100% të tregut.

Kjo strukturë tregon një përqendrim të lartë tregu dhe një nivel të kufizuar konkurrence efektive, duke krijuar kushte të favorshme për pozitë dominuese kolektive.

Nga hetimi paraprak që përfshiu periudhën nga 1 janari 2022 deri më 25 korrik 2025, është konstatuar se ndërmarrjet Vodafone Albania dhe One Albania kanë ndjekur një sjellje të ngjashme tregtare në lidhje me ofertat e tyre të shërbimeve celulare, përfshirë paketat me parapagesë, me kontratë dhe shërbimet roaming.

Në këtë periudhë, vihet re një rritje progresive dhe pothuajse e sinkronizuar e çmimeve, ndërkohë që nuk rezulton që këto ndërmarrje të kenë përdorur një metodologji të përllogaritjes së kostove, që do të justifikonte ndryshimet e çmimeve të aplikueshme në treg.

Nga analiza e zhvillimeve të çmimeve rezulton se, sa herë një nga operatorët ka rritur çmimet e paketave celulare, operatori tjetër e ka ndjekur brenda një periudhe të shkurtër kohore me një rritje të ngjashme, si në nivel çmimi, ashtu edhe në strukturën e paketës (minuta, internet, SMS, vlefshmëri etj.).

Kjo tregon njĂ« reagim tĂ« menjĂ«hershĂ«m dhe simetrik, qĂ« mund tĂ« interpretohet si praktikĂ« e bashkĂ«renduar, nĂ« kuptimin e ligjit “PĂ«r mbrojtjen e konkurrencĂ«s”.

Analiza e ofertave tregon se paketat e ofruara janë pothuajse identike në çmim dhe përmbajtje (sasi interneti, minuta kombëtare, përfshirje roaming etj.), duke kufizuar ndjeshëm mundësinë e zgjedhjes për konsumatorët dhe duke reduktuar presionin konkurrues ndërmjet operatorëve.

Ky homogjenitet i produkteve, i kombinuar me mungesën e transparencës në kosto, përbën një rrezik për koordinim të sjelljes së ndërmarrjeve, që synon ruajtjen e një niveli të qëndrueshëm çmimesh dhe fitimesh në treg.

Autoriteti i Konkurrencës thekson se asnjë nga ndërmarrjet nuk ka paraqitur dokumentacion që të dëshmojë se çmimet janë përllogaritur mbi bazën e një analize të kostove reale të shërbimeve.

Në mungesë të një metodologjie të qartë, rritjet e çmimeve mund të konsiderohen si të pajustifikuara ekonomikisht dhe si rezultat i një sjelljeje të orientuar drejt ndjekjes së një modeli të përbashkët tregtar, më shumë sesa drejt konkurrencës përmes inovacionit apo eficiencës.

NĂ« konkluzion, Autoriteti i KonkurrencĂ«s shprehet se nĂ« kushtet kur tregu paraqet strukturĂ« duopolistike; vihet re njĂ« sinkronizim nĂ« rritjen e çmimeve dhe oferta pothuajse tĂ« njĂ«jta nĂ« çmime dhe pĂ«rmbajtje; mungon transparenca dhe metodologjia kosto-çmim, atĂ«herĂ« sjellja e ndĂ«rmarrjeve Vodafone Albania dhe One Albania mund tĂ« pĂ«rbĂ«jĂ« shkelje tĂ« ligjit, “PĂ«r mbrojtjen e konkurrencĂ«s”.

Hetimi i thelluar do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2022 deri në 18 nëntor 2025./ E.Shehu

 

 

The post Rritje e sinkronizuar çmimesh, Autoriteti i Konkurrencës hap hetim të thelluar ndaj Vodafone dhe One appeared first on Revista Monitor.

LĂ«mshi i kompetencave “pĂ«rmbyt” ShqipĂ«rinĂ«

19 January 2026 at 00:01

Me reformën territoriale të vitit 2014, bashkitë morën kompetenca të reja për administrimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së kullimit në territorin e tyre.

Sakaq qeveria mbajti të drejtat mbi kolektorët e mëdhenj, veprat hidroteknike strategjike dhe stacionet e mëdha të pompimit, si dhe mbi politikat kombëtare të mbrojtjes nga përmbytjet.

Sipas ligjit për Pushtetin Lokal, bashkitë kanë përgjegjësinë direkte për administrimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve të kullimit, pra atyre kanaleve që ndodhen brenda territorit të bashkisë dhe që shërbejnë drejtpërdrejt për mbrojtjen e tokave bujqësore, serave dhe zonave të banuara nga përmbytjet.

Përgjegjësitë e bashkive lidhen me pastrimin periodik të kanaleve, heqjen e inerteve, riparimet e vogla dhe ndërhyrjet emergjente në raste reshjesh intensive.

Bashkitë kanë gjithashtu detyrimin të planifikojnë dhe financojnë këto ndërhyrje nga buxhetet e tyre, si dhe të reagojnë të parat në terren kur uji del nga shtrati. Pushteti vendor është hallka që përballet drejtpërdrejt me pasojat, me fermerët dhe me dëmet konkrete.

Pushteti qendror, nga ana tjetër, mban kompetencën mbi kanalet kryesore të kullimit, kolektorët e mëdhenj, veprat hidroteknike strategjike dhe stacionet e mëdha të pompimit, si dhe mbi politikat kombëtare të mbrojtjes nga përmbytjet.

Përmes Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe strukturave të saj vartëse, ai planifikon investimet e mëdha, financon rehabilitimin e infrastrukturës kryesore dhe merr vendime strategjike për menaxhimin e prurjeve ujore në shkallë rajonale ose kombëtare.

Dublimi i kompetencave shfaqet pikërisht në pikën ku kanali kryesor lidhet me kanalin lokal. Ekspertët shpjegojnë se në terren funksionimi i njërit kushtëzon drejtpërdrejt tjetrin. Kur kanali kryesor nuk pastrohet ose nuk ka kapacitet të mjaftueshëm, ai mbingarkon kanalet lokale, të cilat janë përgjegjësi e bashkive.

Bashkitë përballen me përmbytjet, por nuk kanë kompetencë të ndërhyjnë në veprën që e shkakton problemin. Nga ana tjetër, pushteti qendror shpesh ndërhyn në kanalet kryesore pa një koordinim të plotë me mirëmbajtjen lokale, duke krijuar një zinxhir të ndërprerë funksional, shpjeguan ekspertët.

Dublimi bëhet më i dukshëm në situata emergjente. Vendimet për hapjen e portave të digave apo menaxhimin e prurjeve merren nga pushteti qendror, ndërsa pasojat i përballojnë bashkitë.

Një tjetër formë dublimi lidhet me strukturat administrative. Pushteti qendror, përmes Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe agjencive të saj, ushtron mbikëqyrje dhe kontroll teknik, ndërsa bashkitë kryejnë monitorim në terren përmes strukturave të tyre. Në vend që këto nivele të plotësojnë njëra-tjetrën, shpesh prodhojnë raporte paralele dhe reagime të vonuara.

Ky dublim kompetencash ndikon drejtpërdrejt në punën në terren, ndërsa përgjegjësia institucionale shpërndahet mes niveleve të qeverisjes.

Në raste përmbytjesh, vendimmarrja është qendrore, reagimi është lokal dhe fatura ekonomike dhe sociale bie mbi komunitetet. Ky fragmentim është arsyeja pse përmbytjet shpesh trajtohen si ngjarje natyrore, ndërkohë që pas tyre fshihet një dështimi i institucioneve, shpjegojnë ekspertët./ B.Hoxha

 

The post LĂ«mshi i kompetencave “pĂ«rmbyt” ShqipĂ«rinĂ« appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayMain stream

Rumani/ Tregu i punës u karakterizua nga ruajtja e stafit dhe konkurrencë e lartë 

16 January 2026 at 14:34

Tregu i punës në Rumani u shënua nga kontraste të forta në vitin 2025, sipas një analize të platformës së punësimit BestJobs. Në disa sektorë, punëkërkuesit diktonin rregullat, ndërsa në të tjerë ata konkurronin ashpër për një numër të kufizuar pozicionesh, duke u dhënë punëdhënësve avantazh të qartë.

Në sektorin e IT-së, numri i kufizuar i vendeve të punës çoi në një nivel rekord aplikimesh, duke arritur në mbi 160 aplikantë për një vend të vetëm pune.

“Procesi i rekrutimit u kthye nĂ« njĂ« maratonĂ« durimi, me kohĂ« pritjeje mĂ« tĂ« gjata, mĂ« shumĂ« faza intervistimi dhe pĂ«rzgjedhje shumĂ« mĂ« rigoroze. MegjithatĂ«, pagat nĂ« IT vijuan tĂ« rriten, jo si rezultat i kĂ«rkesĂ«s sĂ« lartĂ« nĂ« volum, por si pjesĂ« e strategjive pĂ«r mbajtjen e stafit, vjetĂ«rsinĂ« dhe specializimin”, thuhet nĂ« analizĂ«n e BestJobs, cituar nga Economedia.

Sa i përket volumit të aplikimeve, dy fusha të tjera shumë të kërkuara në vitin 2025 ishin Shërbimet e Biznesit, të cilat tejkaluan pragun e 1 milion aplikimeve, dhe industritë përpunuese, që tërhoqën mbi 700 mijë aplikime, duke konfirmuar presionin e lartë në tregun e punës dhe interesin e shtuar për sektorë të perceptuar si më të qëndrueshëm.

Në të njëjtën kohë, panorama ishte krejtësisht ndryshe në sektorë si Tregtia me Pakicë, Ndërtimi, Logjistika dhe Shëndetësia. Në këto fusha, mungesa e fuqisë punëtore krijoi më shumë mundësi punësimi, por edhe rriti presionin mbi punonjësit ekzistues. Kompanitë u detyruan të rregullonin pagat për të tërhequr dhe për të mbajtur staf, ndërsa kandidatët kishin më shumë fuqi negociuese, veçanërisht ata me përvojë përkatëse.

Në tërësi, pagat në Rumani u rritën në të gjitha industritë kryesore gjatë vitit 2025, por jo në mënyrë të njëtrajtshme. Rritjet më të ndjeshme të pagave për kandidatët u regjistruan në IT (+14%), Administratë (+13%), Bukuri dhe Mirëqenie (+12%) dhe Ndërtim (+11%).

Për shumë aplikantë, këto rregullime pagash shërbyen si një kompensim i pjesshëm për një kontekst më të vështirë: ose konkurrencë të lartë, ose ngarkesë të madhe pune në sektorë me mungesë stafi.

“Nga kĂ«ndvĂ«shtrimi i kandidatĂ«ve, viti 2025 ishte njĂ« vit kontrastesh. Disa u pĂ«rballĂ«n me konkurrencĂ« tĂ« fortĂ« dhe procese rekrutimi mĂ« tĂ« ngadalta, ndĂ«rsa tĂ« tjerĂ« kishin mĂ« shumĂ« zgjedhje dhe pĂ«rfitime mĂ« tĂ« mĂ«dha nga punĂ«dhĂ«nĂ«sit. Specializimi u bĂ« njĂ« kriter vendimtar pĂ«r stabilitet dhe rritje”, tha Cristina Ceban, menaxhere e markĂ«s nĂ« BestJobs.

Sa i përket perspektivës për vitin 2026, vlerësimet tregojnë se këto dallime pritet të thellohen. Kandidatët me aftësi të specializuara do të kenë akses në paga më konkurruese dhe mundësi më të qëndrueshme, ndërsa profilet më të përgjithshme do të ndiejnë presion në rritje për rikualifikim, përmirësim aftësish ose fleksibilitet profesional.

 

 

The post Rumani/ Tregu i punës u karakterizua nga ruajtja e stafit dhe konkurrencë e lartë  appeared first on Revista Monitor.

425 euro nga janari dhe 500 nga korriku: Hyn në fuqi vendimi për pagën minimale në Kosovë

16 January 2026 at 14:32

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zyrtarizuar rritjen e pagës minimale për të gjithë punëtorët me orar të plotë, duke e ndarë procesin në dy faza gjatë vitit 2026. Me këtë vendim, pagat minimale përcaktohen në 425 euro bruto nga janari dhe 500 euro bruto nga korriku.

Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritjen e pagës minimale ka hyrë zyrtarisht në fuqi, duke shënuar një nga ndryshimet më të rëndësishme në politikat e punësimit të viteve të fundit.

Rritja do të zbatohet në dy faza gjatë vitit 2026, me qëllim që të lehtësohet përshtatja e sektorit publik dhe privat ndaj standardeve të reja të pagës.

Sipas vendimit zyrtar me numër 10/273, të datës 31 tetor 2025, e nënshkruar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, paga minimale për punë me orar të plotë do të jetë 425 euro bruto duke filluar nga 1 janari 2026. Në fazën e dytë, që hyn në fuqi më 1 korrik 2026, paga minimale do të rritet në 500 euro bruto.

Vendimi detyron Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Inspektoratin e Punës të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e tij në kohë dhe mënyrë të plotë.

Ky ndryshim vjen pas një periudhe të gjatë diskutimesh dhe kërkesash nga sindikatat e punëtorëve për përshtatje të pagës minimale me inflacionin dhe koston e jetesës.

Qeveria ka deklaruar se synon që me këtë vendim të përmirësojë mirëqenien e punëtorëve dhe të forcojë standardet e tregut të punës në vend.

Paga minimale në Kosovë deri më tani ka qenë ndër më të ultat në rajon, prandaj rritja e saj pritet të ketë ndikim të ndjeshëm në fuqinë blerëse të qytetarëve dhe në përmirësimin e kushteve të punës.

Megjithatë, disa përfaqësues të sektorit privat kanë kërkuar mbështetje shtesë nga Qeveria, duke paralajmëruar se bizneset e vogla dhe të mesme mund të përballen me vështirësi financiare në fazën e parë të zbatimit.

Nga ana tjetër, organizatat sindikale e kanë mirëpritur vendimin, duke e cilësuar atë si një hap pozitiv drejt drejtësisë sociale dhe vlerësimit më të lartë të punës së ndershme.

Sipas tyre, ky vendim duhet të pasohet me masa shtesë për kontroll të çmimeve dhe për mbrojtjen e punëtorëve nga shkeljet e mundshme të ligjit të punës.

Vendimi hyn në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe zbatimi i tij do të monitorohet nga institucionet përkatëse.

 

The post 425 euro nga janari dhe 500 nga korriku: Hyn në fuqi vendimi për pagën minimale në Kosovë appeared first on Revista Monitor.

❌
❌