Vizita në Izrael/ Rama: Shqipëria u vendos në piedestalin e respektit, vijojmë bashkëpunimin
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot mbi vizitën e tij zyrtare në Izrael, në nisje të episodit të ri të podcast-it të tij “Flasim”. Rama tha se gjatë kësaj vizitë mbizotëroi një vlerësim i madh për Shqipërinë, në një kujtesë për rolin historik në ndihmën e hebrenjve. Sipas kryeministrit, takimet e shumta në Izrael i hapin rrugën një sërë hapave të reja në bashkëpunimin mes dy vendeve. <span…