Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 December 2025Main stream

U quajt avokate e Elijonës, Leonora reagon ndaj akuzave: Loja e saj për mua ka qenë korrekte

27 December 2025 at 18:46


Leonora Jakupi, këngëtarja dhe opinionistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ka reaguar fuqishëm pas kritikave të shumta që ka marrë nga ndjekësit e saj.

Së fundmi, në rrjet u përfol se ajo po mbështet një nga banoret më të komentuara, Elijonën, duke u akuzuar për njëanshmëri gjatë analizave të saj në spektakël.

Përmes një “story” në Instagram, Leonora ka sqaruar pozicionin e saj dhe ka shprehur habinë ndaj perceptimit të publikut: “E çuditshme si mund të mendoni ju që unë jam avokate e ‘djallit’ ose Elijonës siç e thoni ju”, tha ajo, duke theksuar se vlerësimi i saj bazohet vetëm në mënyrën si ka luajtur banorja deri tani.

Leonora Jakupi/InstaStory

Sipas Leonorës, mbështetja e saj vjen nga qëndrimi korrekt i Elijonës brenda rregullave të lojës:
“Unë jam duke gjykuar një lojë të saj, e cila për mua ka qenë shumë korrekte brenda kornizave të asaj loje”, sqaroi ajo, duke paralajmëruar se nëse banorja vepron në mënyrë të pahijshme, do të jetë e para që do ta gjykojë: “Nëse nesër ajo bën diçka të pahijshme, unë do të jem e para që do ta gjykoj”.

Përveç sqarimeve për Elijonën, Leonora ka ndarë edhe ndjesinë e saj emocionale për eliminimin e fundit në BBVK.

Ajo pranoi se i ka ardhur keq për largimin e Shkurtës, duke treguar se, përtej rolit kritik, ka gjithmonë një anë njerëzore dhe të ndjeshme ndaj banorëve që largohen nga gara. /Telegrafi/

Jennifer Lopez mahnit me fustanin e kuq të Krishtlindjeve në rezidencën luksoze me vlerë rreth 50 milionë euro

27 December 2025 at 17:30


Jennifer Lopez u ka dhuruar fansave pamje të mahnitshme nga festimet e saj të Krishtlindjeve në rezidencën luksoze të Bel-Air, që dikur e ndante me Ben Affleck.

Ish-çifti bleu pronën për rreth 57 milionë euro në vitin 2023, por pas ndarjes së tyre, ata po përpiqen ta shesin atë për 48 milionë euro.

Ylli 56-vjeçar i popit u shfaq në disa pamje festive me një fustan të kuq të ngushtë, që theksonte fizikun e saj të formësuar dhe nxirrte në pah dekoltenë.

Flokët e saj karamel ishin mbledhur, ndërsa grim i shkëlqyeshëm kompletonte pamjen. Videoja përfshinte edhe darkën festive me binjakët e saj 17-vjeçarë, Max dhe Emme, dhe të dashurit e tyre, në një ambient të zbukuruar me pemë dhe kurora sezonale.

Lopez postoi gjithashtu fotografi me motrën e saj, Lynda, dhe pjesën tjetër të familjes, të veshur me pizhame të kuqe e të bardha.

Festat e Lopez vijnë pas një ribashkimi të papritur me ish-bashkëshortin Ben Affleck, gjatë së cilës ata dhe djali i Affleck, Samuel, 13 vjeç, kaluan kohë së bashku duke bërë pazar dhe duke zgjedhur dhurata për fëmijët. /Telegrafi/



Kim Kardashian mahnit fansat pasi shpoi veshët në një nga dyqanet më të famshme të aksesorëve

27 December 2025 at 16:50


Kim Kardashian ka habitur ndjekësit pasi zbuloi se kohët e fundit i ka shpuar veshët në një dyqan të njohur aksesorësh gjatë një udhëtimi në Hawaii.

Themeluesja 45-vjeçare e SKIMS e bëri rrëfimin në një vlog të Krishtlindjeve të publikuar në TikTok, ku tregoi se pirsingjet i kishte bërë te Claire’s, një rrjet i famshëm dyqanesh në qendrat tregtare.

E veshur me një rrobë mëndafshi gri, Kim u shfaq duke u përgatitur për festën familjare, teksa shpjegoi se për një kohë të gjatë nuk kishte mbajtur vathë dhe vendosi t’i shpinte veshët sërish për ta pasur më të lehtë, shkruan DailyMail.

“Vathët e vegjël të Claire’s janë të preferuarit e mi”, tha ajo para kamerës, duke shtuar se herë pas here i pëlqen t’i kombinojë edhe me bizhuteri luksoze të stilistes Lorraine Schwartz.

Më pas, Kim provoi një palë vathë diamanti dhe reagoi me entuziazëm.

Videoja nxiti reagime të shumta në rrjete sociale, ku shumë fansa u shprehën të befasuar, por edhe të kënaqur nga zgjedhja e saj.

Në të njëjtin klip, Kardashian shfaqet edhe me fëmijët e saj gjatë momenteve festive në rezidencën luksoze në Hidden Hills, e dekoruar për Krishtlindje, si dhe zbulon se u ka dhuruar atyre këlyshë qenushësh, një gjest që mori reagime të përziera nga ndjekësit. /Telegrafi

“Ledhato njërën, ledhato tjetrën, s’ka burra sot”, Alba kritikon sjelljen e meshkujve

27 December 2025 at 16:15


Gjatë një bisede të sinqertë, Fjolla dhe Alba ndalën te tema e meshkujve dhe marrëdhënieve, duke ndarë hapur mendimet dhe preferencat e tyre.

Diskutimi u përqendrua te mënyra se si, sipas Albës, kanë ndryshuar sjelljet e meshkujve sot dhe çfarë ajo kërkon realisht te një partner.

Alba shprehu mendimin se shumë meshkuj sot sa ledhatojnë njërën edhe tjetrën. Ajo tha se preferon meshkujt që janë më tradicionalë.

BBVK/YouTube

“Si janë bërë meshkuj sot aman, ledhato njërën, ledhato tjetrën. Mua më pëlqejnë ata tradicionalë që e zgjedh një femër për t’i bërë këto gjëra. Ludo me pelqen si njëri po, si strateg po, por pëlqim femër mashkull s’kam pas. Edhe meshkujt që kanë shumë shoqe dalin me shoqe, nuk më pëlqejnë, gjithë ditën punon lodhet dhe atë kohë që i ka mbetur ta kalojë me shoqe?” – tha Alba.

Alba përfundoi bisedën duke theksuar se vlerëson meshkujt që janë të përkushtuar dhe që e respektojnë partneren e tyre, duke lënë të qartë se mënyra si sillen sot shumë prej tyre nuk përputhet me pritshmëritë e saj. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com



Yesterday — 26 December 2025Main stream

Kendall Jenner tërheq vëmendjen me një pamje festive

26 December 2025 at 21:40


Kendall Jenner tërhoqi vëmendjen me një pamje dramatike gjatë një mbrëmjeje në prag të Krishtlindjeve të mërkurën.

Supermodelja 30-vjeçare u shfaq me një fustan midi të kuq të ndezur me xixa, i ngjitur pas trupit, me një dekolte të guximshme, ndërsa mbante një pallto ekstravagante me gëzof të zi që e mbështillte plotësisht.

Ylli duket se kishte ndërruar veshje për këtë event pas festës vjetore të familjes, shkruan DailyMail.

Festimi i këtij viti ishte më intim, duke i dhënë mundësinë Kendall-it të ndalonte edhe në një event tjetër.

Pasi mbërriti dhe doli nga makina, Kendall hoqi pallton dhe e mbajti në krah ndërsa hynte në ambient.

Ajo e kombinoi fustanin me një çantë dore argjendi dhe këpucë të bardha me majë të zezë, ndërsa flokët e saj të zinj i kishte të mbledhura në një topuz të ngushtë që nxirrte në pah vathët e artë. /Telegrafi/

Këngëtarja e Girls Aloud, Nicola Roberts, shtatzënë për herë të parë

26 December 2025 at 21:00


Këngëtarja e njohur e grupit Girls Aloud, Nicola Roberts, ka bërë të ditur se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Lajmin e ka ndarë vetë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku zbuloi se është pesë muajshe shtatzënë dhe se ajo dhe partneri i saj, futbollisti Mitch Hahn, po presin me padurim ardhjen në jetë të foshnjës në pranverë.

Në postimin e publikuar në Instagram, Roberts, 40 vjeçe, shfaqet duke përqafuar barkun e saj përpara një peme të Krishtlindjeve, shkruan BBC.

Ajo shkroi se Krishtlindjet i kanë kaluar duke ndarë lajmin më të çmuar me familjet e tyre, duke shtuar se shtatzëninë e kishin mbajtur sekret deri në këtë moment.

Njoftimi është pritur me shumë reagime pozitive nga kolegë dhe figura të njohura, përfshirë shoqen e saj të grupit Kimberley Walsh, e cila e quajti këtë lajmin më të mirë ndonjëherë, si dhe këngëtaren Perrie Edwards dhe komedianin Alan Carr, të cilët i uruan çiftit publikisht.

Nicola Roberts mbetet një nga figurat më të rëndësishme të muzikës britanike. Ajo dhe anëtaret e tjera të Girls Aloud u ribashkuan në vitin 2024 për një turne në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, duke ia dedikuar koncertet shoqes së tyre të ndjerë, Sarah Harding.

Përveç muzikës, Roberts është aktive edhe në teatër dhe aktualisht është pjesë e produksionit të West End-it, “Hadestown”, ku pritet të përfundojë rolin e saj në muajin janar. /Telegrafi/

Zarf i zi mbërrin në shtëpinë e Big Brother pas tensioneve të forta mes banorëve

26 December 2025 at 15:52


Pas ditësh të ngarkuara me debate, tensione të larta dhe momente jo të këndshme brenda shtëpisë së Big Brother, në shtëpi ka mbërritur një zarf i zi, duke rritur edhe më shumë kureshtjen dhe ankthin mes banorëve.

Ardhja e zarfit vjen pas situatave të fundit të tensionuara, ku në qendër të vëmendjes ishte përplasja mes Dolces dhe Albës.

Sipas asaj që është komentuar brenda shtëpisë, zarf i zi mund të lidhet me incidentin ku Dolce thuhet se e ka shtyrë Albën, një moment që ka shkaktuar diskutime të shumta si mes banorëve, ashtu edhe te publiku.

BBVK/Instagram

Banorët u shfaqën të shqetësuar dhe të tensionuar në momentin kur u bë e ditur mbërritja e zarfit, duke pritur me padurim përmbajtjen e tij dhe vendimin që mund të pasojë.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të përmbajë zarf i zi dhe nëse situata mes Dolces dhe Albës do të sjellë ndëshkime apo zhvillime të reja brenda shtëpisë. /Telegrafi/

Labi bën banorët të qeshin: spërkat këmbët me aromë para se të mbathë çorapet

26 December 2025 at 14:53


Një moment i pazakontë dhe mjaft komik ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ku Labinot Rexha ka shkaktuar të qeshura mes banorëve me veprimin e tij.

Ai është parë duke spërkatur këmbët me aromë, para se të mbathte çorapet, një detaj që nuk kaloi pa u vënë re nga të tjerët.

Teksa banorët e shikonin të habitur, reagimet nuk munguan dhe situata u shndërrua shpejt në të qeshura kolektive.

BBVK/Instagram

I pyetur për këtë zakon të veçantë, Labi u përgjigj thjesht dhe me humor: “Kam qejf”.

Momente të tilla spontane vazhdojnë të sjellin atmosferë pozitive dhe argëtuese në shtëpi, duke treguar anën e çlirët të Labit dhe duke i bërë banorët të ndihen më të relaksuar mes dinamikave dhe tensioneve të lojës. /Telegrafi/

Aktorja e “The Lion King”, Imani Dia Smith, vdiq pas një sulmi me thikë nga i dashuri i saj

26 December 2025 at 13:09


Imani Dia Smith, aktorja e njohur për rolin e saj si Nala e Re në versionin e Broadway-t të filmit të famshëm të Disney-t, “The Lion King”, ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare pas një sulmi me thikë nga i dashuri i saj.

Lajmi i hidhur ka tronditur familjen, miqtë dhe komunitetin teatral.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Qarkut Middlesex në New Jersey, incidenti ndodhi më 21 dhjetor.

Policia në Edison iu përgjigj një telefonate në 911 dhe gjeti aktoren me plagë nga thika.

Ajo u transportua urgjentisht në Spitalin Universitar Robert Wood Johnson, ku fatkeqësisht u shpall e vdekur, shkruan DailyMail.

I dashuri i saj, Jordan D. Jackson-Small, u arrestua menjëherë pas incidentit. Prokurorët e akuzuan për vrasje të shkallës së parë, rrezikim të mirëqenies së një fëmije të shkallës së dytë, posedim të armës për qëllim të paligjshëm dhe posedim të paligjshëm të armës së shkallës së katërt.

Ata theksuan se: “Smith dhe Jackson-Small njiheshin me njëri-tjetrin para incidentit; prandaj, nuk ishte një akt i rastësishëm dhune”.

Imani la pas djalin e saj trevjeçar, prindërit, dy vëllezërit dhe motrat më të vegjël, tezen dhe një familje të madhe miqsh dhe të afërmish.

Në përpjekje për të mbështetur familjen dhe veçanërisht rritjen e fëmijës së saj, halla e Smith, Kira Helper, krijoi një faqe GoFundMe.

Qëllimi i faqes ishte mbledhja e 55,000 dollarëve (afërsisht 51,150 euro), dhe brenda pak ditësh u arritën mbi 47,000 dollarë (afërsisht 43,710 euro), duke treguar mbështetjen e madhe të komunitetit për familjen në këtë kohë të vështirë. /Telegrafi/

Dolce zgjohet e para, nis ditën me një dush

26 December 2025 at 12:34


Dritat brenda shtëpisë janë ndezur tashmë, duke shënuar fillimin e një dite të re për banorët e Big Brother VIP Kosova.

Shumica prej tyre janë ngjitur nga gjumi dhe kanë nisur rutinën e tyre të mëngjesit, por është Dolce ajo që tërheq vëmendjen si gjithmonë.

Ajo është ngritur e para, duke filluar ditën me një dush në banjo një rutinë e përditshme që duket se e ndihmon të mbajë energji dhe fokus gjatë gjithë ditës.

BBVK/Instagram

Dolce njihet për fizikun e saj të palestruar dhe të shëndetshëm.

Banorët e tjerë vazhdojnë të zgjojnë gradualisht, ndërsa Dolce duket e qetë dhe e përgatitur për ditën që ka përpara, duke treguar se disiplinimi dhe rutina e mëngjesit janë pjesë e përditshmërisë së saj, edhe brenda ambientit konkurrues të BBVK. /Telegrafi/


Alba vazhdon spërkatjet me ujë, eskalon Benita: Lagmë, në fytyrë dua

26 December 2025 at 10:59


Ditët e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova kanë shënuar tensione të larta dhe debate të forta mes banorëve.

Një nga momentet më të ndezura ka përfshirë Albën, e cila spërkati me ujë disa banorë, përfshirë Dolcen dhe Beniten.

Në një video të publikuar, Benita shihet duke i thënë Albës: “Hajde, lagmë”.

BBVK/Instagram

Ajo vazhdon më pas: “Lagmë se veç me seksi me bën dhe me sheh Stitch-I yt”, ndërsa i afrohet Albës.

Alba vazhdon spërkatjet, ndërsa Benita shton: “Ne fytyrë dua”.

Ky incident ka nxitur reagime të shumta mes banorëve dhe ka rritur tensionin në shtëpi, duke e bërë situatën më të vështirë për t’u menaxhuar nga pjesëmarrësit dhe publiku. /Telegrafi/

Vesa Vllasaliu publikon videon e parë të Mirlind Dakut me vajzën e tyre

26 December 2025 at 10:25


Futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku, dhe partnerja e tij, Vesa Vllasaliu, ditë më parë dhanë publikisht lajmin e gëzueshëm se janë bërë prindër për herë të parë.

Ky moment i veçantë shënoi një kapitull të ri dhe shumë emocionues në jetën e çiftit.

Prindërit e rinj zbuluan gjithashtu se vajza e tyre quhet Miresa, një emër unik që përçon një lidhje simbolike me emrat e tyre.

Vesa Vllasaliu/Instagram

Deri më tani, çifti nuk kishte ndarë asnjë imazh krah vajzës së tyre.

Megjithatë, Vesa vendosi të ‘thyente akullin’. Ajo publikoi një video shumë të ëmbël në rrjetet sociale, ku Mirlindi shfaqet për herë të parë në rolin e babait, duke mbajtur në krahë vajzën e tij.

Pamja ka përcjellë shumë dashuri dhe emocione tek ndjekësit e tyre, duke i dhënë publikimit një nuancë shumë të ngrohtë dhe intime. /Telegrafi/

“Po gënjen, po të godas dikë unë e saldoj për muri”, Dolce mohon se e ka lënduar Albën

26 December 2025 at 09:08


Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Dolce dhe Albës, e cila ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Ngjarja ndodhi gjatë një situate ku Alba e spërkati Dolce me ujë, dhe ky i fundit reagoi duke e larguar për të shmangur që situata të eskalonte.

Pamjet e incidentit tregojnë momentin kur Alba bie mbi një kolltuk, gjë që shkaktoi spekulime se Dolce e kishte goditur.

Dolce/Instagram

Megjithatë, Dolce ka mohuar kategorikisht çdo veprim dhune. Ai deklaroi: “Po gënjen o burrë, si e godita unë, si mund të godas dikë. Ta thashë, po të godas dikë, unë e saldoj për muri”.

Nga ana tjetër, Alba tha se reagimi i Dolce duket si një justifikim: “Ky është justifikim”. Megjithatë, Dolce ia kthen menjëherë: “Nuk është justifikim, nuk të gjuajta me dorë”.

Ngjarja ka nxitur diskutime të shumta, ku fansat dhe ndjekësit kanë marrë pozicione të ndryshme, disa duke mbrojtur Dolcen dhe të tjerë duke kritikuar sjelljen e tij. /Telegrafi/


U gjet i pastrehë, ish-ylli i Nickelodeon Tylor Chase, shtrohet në spital pas ndërhyrjes së miqve dhe familjes

26 December 2025 at 08:49


Tylor Chase, ish-ylli i Nickelodeon i njohur nga seriali “Ned’s Declassified School Survival Guide”, është shtruar në spital në Kaliforninë Jugore, pasi miqtë dhe familja e tij u bashkuan për ta ndihmuar të dilte nga situata e vështirë e pastrehësisë dhe problemet shëndetësore.

Sipas DailyMail, Chase po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor pasi një qendër krize vlerësoi se ai kishte nevojë për ndihmë të menjëhershme dhe e dërgoi për trajtim 72-orësh.

Iniciativa për ndihmë erdhi me udhëzimin e babait të tij, i cili kërkoi nga influencuesi Jake Harris të bënte gjithçka të mundur për ta futur në trajtim.

Harris tha se Chase tani është në duar të sigurta dhe se situata e tij po stabilizohet, duke shtuar se ai kishte nevojë vetëm për dikë që të vepronte.

Ndërkohë, ish-kolegu i tij Daniel Curtis Lee konfirmoi se miqtë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me aktorin për ta inkurajuar të pranojë trajtimin.

Lajmi i shtrimit në spital vjen pak ditë pasi Chase u pa në rrugët e Kalifornisë Jugore në prag të Krishtlindjeve, duke pranuar rroba dhe ushqim nga qytetarë që u lutën për mirëqenien e tij.

Pamjet prekëse ngjallën reagime të shumta në rrjet, duke shtyrë edhe ish-yllin Shaun Weiss të përfshihej aktivisht në përpjekjet për ta ndihmuar.

Edhe pse më herët Chase kishte refuzuar strehimin dhe trajtimin, ndërhyrja e koordinuar e miqve, familjes dhe autoriteteve duket se ka sjellë një kthesë pozitive, me shpresën që ky të jetë hapi i parë drejt një rikuperimi afatgjatë. /Telegrafi/


"Ty të ka bërë doktori", përplasen Shkurta dhe Dolce, kjo e fundit: Po me lekët e mia

26 December 2025 at 08:30


Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova situata është bërë gjithnjë e më e tensionuar, ndërsa përplasjet mes banorëve po marrin përmasa më të mëdha.

Së fundmi, një debat i ashpër është zhvilluar mes Dolces dhe Shkurtës, ku fjalët e forta dhe ironia nuk kanë munguar.

Gjatë bisedës së tensionuar, Dolce i drejtohet Shkurtës me tone të larta duke i thënë: “Ik andej me ata sy se na merr edhe mësysh”.

BBVK/YouTube

Kjo deklaratë u pasua menjëherë nga reagimi i Shkurtës, e cila iu përgjigj: “Po çfarë mësyshi, çfarë mësyshi moj, për çka? Ty të ka bërë doktori”.

Debati u përshkallëzua edhe më tej kur Dolce ia ktheu: “Po me lekët e mia, çfarë halli ke ti? A do ndonjë lek?”.

Në këtë moment, dikush dëgjohej duke iu drejtuar Shkurtës me ironi si “feministe”, një cilësim që ajo refuzoi ta pranonte.

Nga ana tjetër, Dolce vazhdoi me një tjetër koment të fortë, duke e quajtur Shkurtën “aktiviste e dështuar”.

Kjo përplasje ka sjellë reagime të shumta edhe nga banorët e tjerë. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Pas dushit, Dolce në qendër të vëmendjes me vallëzim provokues

23 December 2025 at 15:20


Dolce ka marrë sërish vëmendjen e publikut pas një videoje të publikuar nga Big Brother VIP Kosova.

Në pamje, ajo shihet duke dalë nga dushi e veshur me bikini, ndërsa poshtë trupit kishte lidhur një peshqir, po ashtu edhe në kokë.

Para se të fillonte përgatitjen dhe grimin, Dolce nisi një vallëzim sensual dhe provokues, duke krijuar një moment që nuk kaloi pa u vënë re nga banorët dhe publiku.

BBVK/Instagram

Në një çast, edhe Fjolla iu bashkua vallëzimit, ndërsa Londrimi, i cili ndodhej në dush, reagoi me lëvizje ritmike.

Dolce është shpesh në qendër të vëmendjes për paraqitjet e saj dhe format elegante, duke u kthyer në një nga banoret më të komentuara brenda shtëpisë së BBVK. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

“Këtu mund të gënjesh, por publiku i di gjërat”, Labi i ashpër me Elijonën në BBVK

23 December 2025 at 14:28


Një tjetër moment tensioni është shënuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku Labi pati një përplasje të drejtpërdrejtë me Elijonën.

Debati nisi pas një komenti ironik të Elijonës, e cila iu drejtua Labit duke i thënë: “Më fal, a mund të të pyes, a e ke mirë syrin?”, duke iu referuar situatës së mëparshme kur Klodi i kishte hedhur pije në sy, ndërsa Labi kishte reaguar duke e ekzagjeruar gjendjen, duke thënë se nuk shihte.

Ky koment nuk u prit mirë nga Labi, i cili reagoi menjëherë dhe ia përmendi Elijonës një situatë të sajën me Edin, për të cilën banorja kishte folur më herët, duke përmendur raportin e tyre jashtë shtëpisë. Sipas Labit, ajo kishte tentuar të paraqitej ndryshe para publikut.

BBVK/YouTube

“Mund të paraqitesh e mirë, por publiku i di gjërat jashtë. Mund të gënjesh këtu, por publiku i di gjërat”, i tha Labi Elijonës, me një ton të ashpër.

Nga ana e saj, Elijona u mbrojt duke thënë se betohet që nuk ka gënjyer në asnjë fjalë dhe se nuk ka hyrë në BBVK për të gënjyer, duke insistuar se gjithçka që ka thënë ka qenë e vërtetë.

Ky debat shtoi edhe më shumë tensionin mes banorëve dhe u komentua gjerësisht edhe nga publiku jashtë shtëpisë. /Telegrafi/

“Mund të paraqitesh e mirë, por publiku i di gjërat jashtë” – Debati mes Labinotit dhe Elijonës! www.youtube.com

"U preka aq shumë, hyra në një dozë të madhe të mërzisë", Naser Gjinovci flet mes dhimbjes për Shemin

23 December 2025 at 13:50


Në Teatrin Kombëtar po mbahet një mbledhje komemorative në kujtim të këngëtarit të ndjerë Shemsi Krasniqi, anëtar i grupit Ilirët, i cili la pas një trashëgimi të rëndësishme në muzikën urbane shqiptare.

Familjarë, miq, kolegë dhe artdashës janë mbledhur për të nderuar figurën dhe kontributin e tij artistik.

Mes të pranishmëve, fjalën e mori edhe vokalisti i grupit Minatori, Naser Gjinovci, i cili i pikëlluar kujtoi mikun e tij të ngushtë, Shemin, duke ndarë emocione të forta dhe kujtime personale: “E kam vështirë, sikur edhe ju. Mbrëmë isha në një intervistë në një televizion dhe gazetarja më pyeti a di diçka për Shemin. Thashë di gjithçka, një jetë të tërë e kam kaluar me të, edhe si komshi edhe si koleg në muzikë. Bashkë kemi bërë absolventiada, mbrëmje të maturës, humorin e përbashkët, gjithçka. Në fund të emisionit më tha se ka vdekur, thashë ‘nuk di’.

E thirra një mik tonin, në fund doli në fotografi, thashë: lajmet e këqija gjithmonë dalin të vërteta. Doli i vërtetë. U preka aq shumë, hyra në një dozë të madhe të mërzisë, vetëm fakti që u përmend vdekja, shuarja e tij”.

Gjinovci vlerësoi gjithashtu kontributin e jashtëzakonshëm të Shemsi Krasniqit në muzikën urbane të Prishtinës, duke theksuar se këngët e tij janë bërë pjesë e identitetit të qytetit.

Ai përmendi hitet e njohura “Merita” dhe “Moj Zogo”, për të cilat tha se “e kanë shtruar shtresën e asfaltit urban të Prishtinës”.

Në fjalën e tij, ai shtoi edhe një detaj personal për karakterin e Shemit: “Shemi nuk ka qenë alkoolist, por me Shemin e kemi pirë një cisternë çaj, e ka pasur shumë merak.

Ka qenë një personalitet, një njeri i rrallë. Një detaj po e përmendi, një prej karakteristikave, shenjë mbrojtëse identifikuese e Shemit është zëri i tij i vrazhdë. E mori kur i operoi bajamet, por ishte fat, sepse e fitoi një identitet në këndimin e ti”.

Mbledhja komemorative po zhvillohet në një atmosferë të ngarkuar emocionale, duke rikujtuar rolin dhe trashëgiminë që Shemsi Krasniqi ka lënë në historinë e muzikës shqiptare. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com



Zendaya dhe Tom Holland shfaqen rrallë së bashku gjatë një shëtitjeje të qetë në Richmond Park

23 December 2025 at 12:30


Zendaya dhe i fejuari i saj, Tom Holland, u panë duke bërë një shëtitje të qetë me qentë e tyre në Richmond Park, ndërsa përgatiten të kalojnë Krishtlindjet me familjen e Tomit.

Çifti 29-vjeçar u shfaq me pamje të thjeshta dhe u shoqërua nga dy anëtarë të stafit të Dog Protection dhe qeni i tyre miniaturë, Noon.

Vitin e kaluar, Zendaya dhe Tom festuan fejesën e tyre në SHBA me familjen e aktores, ndërsa këtë vit do ta kalojnë Krishtlindjen me babain e Tomit, komedianin Dominic, nënën fotografe Nicola dhe vëllezërit e tij, shkruan DailyMail.

Zendaya kishte veshur një pallto trençi, shall dhe xhinse, ndërsa Tom një pallto të zezë të mbushur dhe kapuç.

Përveç jetës private, çifti do të ndajë ekranin për herë të katërt në projektin më të ri të Christopher Nolan, “Odisea”, pas tre filmave të Spider-Man ku luajtën role të dashuruarish.

Tom do të interpretojë Telemakun, djalin e Odiseut, ndërsa Matt Damon do të luajë Odiseun.

Roli i Zendayas ende nuk është zbuluar, por ajo u pa duke xhiruar në ishullin Favignana, e veshur me një fustan grek pa mëngë. /Telegrafi/

"Guri i rëndë në vend të vet, unë akoma jam kavajase", Parashqevia në Sofrën e Kavajës kur u nderua qytetare nderi

23 December 2025 at 11:38


Elton Ilirjani ka publikuar një video të Parashqevi Simakut gjatë Sofrës së Kavajës, ku këngëtarja u nderua me titullin Qytetar Nderi i Kavajës.

Ai gjatë videos tha: “Parashqevi Simaku është gjithmonë kënaqësi të të kem pranë. Sonte është një ditë e veçantë sepse është Sofra e Kavajës dhe kavajasit e tu duan që ti t’u japësh një përshëndetje”.

Në fjalën e saj, Parashqevia tha: “Është bërë gati një vit që kur dëgjova Fisnik Qosjen, një djalë aq i hijshëm, si zog i trembur, mori Elton Ilirjanin dhe i tha: ‘Çfarë më të bëj për Parashqevinë të lutem, më thuaj!’ Edhe më ka ngelur në shpirt, se gjithë këtë kohë që jam rikuperuar nga gjithë këto ngjarje që ndodhën, dua ta falënderoj për këtë nder të madh që më ka bërë sonte.

Screenshot/YouTube

Fisnik Qosja, të falënderoj me gjithë shpirtin që më dhe mundësinë që të tregoj që jam kavajëse, sepse mund ta nxjerrësh Parashqevinë nga Kavaja, por nuk e nxjerr dot Kavajën nga Parashqevia. Jam me ju me gjithë zemër, me gjithë shpirt”.

Ajo kujtoi se ka nisur të këndojë që në fëmijëri, duke u mësuar nga gjyshërit dhe daja i saj, dhe më pas u prezantua për herë të parë me maestron e madh Rexhep Asimin, përmes të cilit mësoi të ruajë traditën muzikore të Kavajës, të cilën e konsideron fisnike dhe me rrënjë të thella.

Parashqevia theksoi edhe mësuesit e saj fisnikë, si Terezina Levi, dhe provat që bënte me ta, si dhe mbështetjen që ka marrë gjatë karrierës. “Edhe pse kam kënduar kudo në Shqipëri dhe botë, thelbi im mbetet shpirti dhe tradita e Kavajës, të cilën e përfaqësoj me thjeshtësi dhe përkushtim”, tha ajo.

Parashqevia përfundoi: “Guri i rëndë në vend të vet, themi ne. Kështu që unë akoma jam kavajësja, pavarësisht se kam kënduar kudo, në Shqipëri, në botë edhe këtu. Gjithmonë kudo që shkoj e përfaqësoj Kavajën me atë thjeshtësi, me atë ndershmërinë, me atë kënaqësinë që i ka dhënë kënga popullore të gjithë shqiptarëve. Kështu që i qofsha falë, si të them, djepit që më ka lindur e rritur kavajëse”. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

❌
❌