Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Main stream

Troje, lokale e magazina, Prokuroria konfiskon 3 milionë euro të një personi në Gjirokastër

By: lindita
23 December 2025 at 15:07

Prokuroria e Gjirokastrës ka konfiskuar 3 milionë euro pasuri në pronësi të shtetasit D.A, pasi në bazë të hetimeve kanë rezultuar të përfituara nëpërmjet burimeve të paligjshme. Njoftimi i Prokurorisë së Gjirokastrës: Nuk justifikoheshin nga burime të ligjshme, konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Gjirokastër, 3 mln euro pasuri të shtetasit D.A.; karburant, biznese, troje…

Source

Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar

By: lindita
23 December 2025 at 14:43

Në konferencën për shtyp ditën e sotme, Sali Berisha u shpreh se Ervin Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar. “Akoma mendja tek Salianji. Po ne këtu jemi për enciklopedinë e krimit që nuk është paraqitur kurrë. Po çfarë lidhje ka Salianji me këtë. Po Salianji ishte i burgosur politik kur u zhvilluan zgjedhjet. Çfarë do të thotë kjo? Sot është një njeri që ka kaluar linjat…

Source

Rama, debat me ndërtuesit: Me ju nuk ka paqe, çfarë mbështetje kërkoni? Deklaroni ende punonjës me paga 500 mijë lekë

By: lindita
23 December 2025 at 13:16

Gjatë takimit me sipërmarrësit, Kryeministri Rama pati dhe një debat me ndërtuesit. Erion Harizi nga Shoqata e Ndërtuesve i kërkoi qeverisë lehtësira në pagesën e taksës së infrastrukturës. Rama tha se me ndërtuesit nuk ka paqe dhe as mbështetje. Rama u shpreh se ndërtimi është sektori me fitimin më të lartë në Shqipëri dhe ato akoma vijojnë të deklarojnë punonjës me paga minimale.

Source

Avokati Maks Haxhia: Ergys Agasi po përdoret politikisht. Nuk është arratisur

By: lindita
23 December 2025 at 12:53

Avokati Maks Haxhia në një dalje për mediat nga ambientet e SPAK, deklaroi se klienti i tij, Ergys Agasi, po përdoret politikisht. Haxhia tha se Agasi nuk ka përfituar dhe nuk ka lidhje me akuzat që rëndojnë atë dhe për lidhjet me AKSHI-n, duke shtuar se klienti i tij merret me biznes dhe nuk është arratisur. “Moment që po shfrytëzohet nga politika dhe po shihet Agasi si zv.kryeministër.

Source

Trump nuk heq dorë nga Groenlanda: SHBA-së i duhet për sigurinë kombëtare

By: lindita
23 December 2025 at 12:42

Donald Trump ka shkaktuar sërish tension me deklaratat e tij, duke ritheksuar edhe njëherë se SHBA-të “duhet ta kenë” Groenlandën. Ai pretendon se territori i duhet SHBA për sigurinë kombëtare. Kjo deklaratë e Trump vjen menjëherë pasi presidenti amerikan emëroi guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry, si të dërguar special në Groenlandë, duke thënë se ai do të “udhëhiqte sulmin” në avokimin e…

Source

Mirlinda Karçanaj në arrest shtëpie, delegon kompetencat drejtuese të AKSHI-t

By: lindita
23 December 2025 at 12:02

Pas vendosjes në arrest shtëpie nga SPAK për tenderat e AKSHI-t, drejtoresha Mirlinda Karçanaj ka deleguar kompetencat drejtuese. Me firmën e saj, ajo ka urdhëruar delegimin e kompetencave të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe nëpunësit të autorizuar, Romina Kostani, Drejtor, Drejtoria e Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me…

Source

Rama flet për “paqen fiskale”: Mundësi për sipërmarrjet. Nga janari fillojmë zbatimin e nismës

By: lindita
23 December 2025 at 11:44

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në janar të vitit që vjen do të aplikohet “paqja fiskale”. Në një takim me komunitetin e biznesit, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se me këtë paketë të re synohet garantimi i një kuadri më të drejtë fiskal për procesin e integrimit europian. “Me paketën fiskale 2026 nuk rrisim taksat, por synojmë të garantojmë një kuadër më të drejtë fiskal dhe të përgatisim…

Source

Mbyllet mbledhja e Sekretariatit të Etikës, deputetët e PS largohen nga salla

By: lindita
23 December 2025 at 10:55

Ka zgjatur shumë pak minuta mbledhja e Sekretariatit të Etikës, ku u shqyrtua kërkesa e maxhorancës për përjashtimin e 29 deputetëve të PD-së. Pas debateve, socialistët janë larguar nga salla, për t’u tërhequr për të marrë vendimin. Shkak i mbylljes herët të mbledhjes është bërë lidhja live që PD ka bërë në rrjetin social “Facebook”, pasi mbledhja sipas PS-së duhet të ishte pa praninë e mediave.

Source

Vijon fushata e mbjelljes së pemëve në Elbasan, Llatja: Mbi 15 mijë fidanë deri në muajin mars

By: lindita
23 December 2025 at 10:16

Bashkia Elbasan vijon fushatën e mbjelljes së pemëve me synimin që deri në muajin mars të mbillen mbi 15 mijë fidanë të rinj në të gjithë territorin e saj. Fokus i kësaj nisme janë zonat e dëmtuara nga zjarret dhe erozioni, por edhe institucionet arsimore, duke e parë ndërgjegjësimin mjedisor si një proces që nis që në bankat e shkollës. Në kuadër të kësaj fushate, kryetari i Bashkisë Elbasan…

Source

Yesterday — 22 December 2025Main stream

Babai e dy djemtë dhunojnë drejtorin e IMT-së dhe inspektorin. Policia futet për të shuar sherrin

By: lindita
22 December 2025 at 14:45

Drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, një inspektor, si dhe efektivë të rendit në Vlorë, janë përfshirë në një incident. Shkak ka qenë një aksion i përbashkët i Policisë Bashkiake dhe IMT-së për lirimin e hapësirave publike. Forcat e IMT dhe Policisë Bashkiake janë dhunuar nga katër persona për të mos lejuar lirimin e hapëisrës publike. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të…

Source

Apartamente, toka dhe makina luksoze, Prokuroria e Vlorës konfiskon mbi 2 milionë euro pasuri

By: lindita
22 December 2025 at 14:28

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i dënuar për penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u konfiskuan mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z. i akuzuar dhe deklaruar fajtor për veprën penale ‘Pastrimi i…

Source

Braho në krye të SPAK, reagon BE: Përgëzojmë Prokurorinë e Posaçme për qëndrueshmërinë e saj përballë presionit politik

By: lindita
22 December 2025 at 14:23

Delegacioni i BE-së në Tiranë ka përgëzuar Klodian Brahon për detyrën e re në krye të SPAK-ut. Reagimi i plotë: BE-ja në Shqipëri përgëzon Klodian Brahon, i cili mori detyrën sot si Kryetar i SPAK-ut dhe i uron atij çdo sukses në këtë rol të rëndësishëm. Ne gjithashtu përgëzojmë SPAK-un për qëndrueshmërinë e tij përballë presionit politik dhe vendosmërinë dhe integritetin e treguar nga…

Source

Protesta e opozitës, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Shmangni grumbullimet

By: lindita
22 December 2025 at 14:15

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lajmëruar qytetarët amerikanë që të kenë kujdes gjatë zhvillimit të protestës së opozitës që mbahet sot pasdite në orë 18:00 para Kryeministrisë. Ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë të ndjekin mediat lokale dhe të zbatojnë udhëzimet e forcave të rendit për informacionet më të fundit. Në njoftim theksohet se, edhe pse protestat shpesh nisin në…

Source

Protesta e opozitës, Policia publikon masat: Ja rrugët që do të bllokohen

By: lindita
22 December 2025 at 11:58

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, i cili nis në orën 18:00 para Kryeministrisë. Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime…

Source

Spiropali në Shkup, pritet nga homologu Mucunski: Mbështetje dhe vendosmëri për rrugën evropiane

By: lindita
22 December 2025 at 11:48

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka nisur vizitën zyrtare në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku u prit nga Ministri për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timčo Mucunski. Spiropali tha se “me kolegun Timčo Mucunski bashkëndajmë vizionin, perspektivën dhe vendosmërinë e përbashkët për të avancuar në rrugën drejt integrimit në BE”. Spiropali theksoi se “bashkë me Maqedoninë e…

Source

Rama “me fermerët në Shqipërinë 2030”: Do të bëjmë sistemin e administratave, regjistrin kombëtar të fermave dhe laboratorët

By: lindita
22 December 2025 at 11:22

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë në 2030” së bashku me ministrin e Bujqësisë Andis Salla, ku janë prezantuar mekanizmat praktike me qëllim përmbushjen e reformave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kryeministri u shpreh se përmbushja e standarteve evropiane në fushën e bujqësisë është një sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Rama theksoi rritjen e…

Source

Kreu i ri i SPAK, Klodian Braho: Misioni i Prokurorisë së Posaçme shkon përtej mandateve tona

By: lindita
22 December 2025 at 10:41

Klodian Braho ka marrë zyrtarisht detyrën si kreu i Prokurorisë së Posaçme në një ceremoni që u mbajt në ambientet e SPAK. Në fjalën e tij, Braho shprehu falënderim për dy paraardhësit e tij, Arben Kraja dhe Altin Dumani si dhe shtoi se fokusi i tij do të mbetet përforcimi i funksionimit të brendshëm, respektimi rigoroz i standardeve ligjore dhe garantimi i pavarësisë së prokurorëve të posaçëm…

Source

Dumani i dorëzon detyrën Brahos: Jemi ndeshur me presione, sot SPAK është më i besueshëm

By: lindita
22 December 2025 at 10:31

Altin Dumani i ka dorëzuar detyrën kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme, Klodian Brahos. Gjatë fjalës së tij, Dumani u shpreh se sot u mbyll një ndër kapitujt më sfidues për të. Më tej, shtoi se ai dhe SPAK në përgjithësi janë ndeshur me presione, por tani Prokuroria e Posacme është më e fortë dhe më e besueshme. “Më lejoni të them dy fjalë. Sot mbyllet një kapitull që ka qenë ndër më…

Source

❌
❌