Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 December 2025Main stream

Xhodi eliminohet nga Big Brother VIP Albania

28 December 2025 at 01:15


Një vendim surprizues ka ndodhur gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Albania.

Pas hapjes së televotimit për banorët Lorna, Angelo, Seno dhe Xhodi, publiku ka vendosur që banori që do të largohet nga shtëpia është Xhodi.

Megjithatë, Xhodi ka biletë fati, që i mundëson të ketë një mundësi tjetër për t’u rikthyer në shtëpi, nëse kushtet e biletës plotësohen.

Ky eliminim pritet të ndikojë në dinamikat brenda shtëpisë, duke sjellë emocione dhe reagime të ndryshme nga banorët e tjerë.

Tani loja do të vazhdojë me tensione të reja, ndërsa Lorna, Angelo dhe Seno mbeten të fokusuar në sfidat dhe strategjitë e ardhshme. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Shtatë vite pa u parë, Mali refuzon të takojë babain: shans të dytë u jepet njerëzve që gabojnë dhe mësojnë nga gabimet

28 December 2025 at 00:24


Një moment shumë emocionues ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur babai i Malit ka hyrë për të takuar djalin e tij.

Pas divorcit, ata nuk kanë pasur shumë kontakte dhe tani janë vite që nuk janë parë e takuar, çka ka sjellë emocione të forta mes tyre.


Mali para se të merrte lajmin se babai i tij ndodhej aty, tha: “Jam pak shpirt i lirë dhe s’e kam pritur që do të adaptohem kaq shpejt, edhe pse rri me pak njerëz, kam surprizuar veten. Nuk jam futur me strategji, jam futur të tregoj karakterin tim, kjo është e rëndësishme për mua”.

BBVA/YouTube

Ai foli me dashuri për nënën e tij: “Për nënën e përshëndes shumë, jemi si shokë. Nëna më ka dhënë jetën dhe i kam shumë borxhe dhe ishalla ia kthej një ditë. Më kanë përkrahur, sidomos nëna, për të gjitha gjërat që kam bërë dhe më ka thënë që je për atë format dhe ishalla e kam bërë krenare atë”.

Për marrëdhënien me vëllain, Mali tha: “Me vëllain i kemi mendimet të ndryshme, por e dua shumë, po me të dy i kam marrëdhëniet e ndryshme që i shijojmë. Shpresoj që t’i kem bërë krenarë dhe i kam qëndruar vetes ashtu si duhet”.

Babai i Malit ndau perspektivën e tij për mungesën e kontakteve: “Ma i bukuri, ma i miri, llokum. Kemi 7 vite e tre muaj që nuk jemi parë e takuar. Ka qenë periudhë shumë e vështirë. Unë me bashkëshorten time jemi ndarë dhe fëmijët kanë qenë të prekur. Ka pasur ditë që më takonin, më flisnin, por një ditë nuk erdhën as të më takonin e as të më flisnin”.

Ai shtoi se Mali nuk ka asnjë arsye që ta shmangë takimin: “E kam mbajtur si pëllumbin, edhe unë edhe gjyshja. Qajmë për të natë e ditë. Ai e ka hallin e nënës së vet”.

Mali foli edhe për marrëdhëniet e tjera familjare: “Violeta ka shtatë vëllezër dhe unë kam raporte shumë të mira me ta, edhe nëna m’i merr në telefon. Edhe me Njomzën edhe me Anisin, edhe ajo jeton në Gjermani dhe u uroj jetë të gjatë Njomzës dhe djalit të saj që bën një vjeç”.

Ai përfundoi duke shpjeguar vendimin e tij për të mos e takuar babain për momentin: “Nuk është e vështirë, po zgjedh mos të përmend, jo se kemi hequr përpara unë, nëna, motra dhe vëllai. Shumë pata qejf prej nënës ose motrës, shans të dytë i jepet njerëzve që gabojnë dhe mësojnë nga gabimet, jo atyre që vetëm gabojnë dhe nuk të lënë të ecësh përpara. Unë i uroj të gjitha të mirat në jetë, por kur të vijë dita do e takojë ku nuk ka kamera”. /Telegrafi/




- YouTube www.youtube.com

"Këtë lloj përkujdesi nuk e pranoj as nga miqtë e ngushtë, as nga prindërit", Stenaldo nuk ndihet komod nga kujdesi i Brikenës

28 December 2025 at 00:07



Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, përkujdesja e Brikenës ndaj Stenaldos ka ngjallur reagime të ndryshme.

Ndërsa disa banorë e kanë perceptuar këtë si të shtirur, Stenaldo është shprehur se nuk pranon një kujdes të tillë, madje as nga njerëzit e tij më të afërt.

Brikena ka shpjeguar arsyen e sjelljes së saj: “Unë jam një person që jam një person i tillë, i kujdesshëm. E kanë parë edhe ata që janë këtu. Është një gjë që e bëj me të gjithë banorët. Jam tip që kam qejf të ndihmoj çdokënd”.

BBVA/YouTube

Nga ana tjetër, Stenaldo ka treguar kufijtë e tij personalë: “Është kënaqësi të kesh një vajzë si Brikena. Bukuria e Brikenës, është shumë e këndshme në të gjithë dimensionin e saj, por të hysh në BBV është të marrësh përsipër një sfidë. Ju më keni parë gjatë qëndrimit në shtëpi është e vështirë ta lë veten time kaq vulnerabël. Mendoj që është faktike, që asnjëri nuk i ka përjetuar. Këtë lloj përkujdesje nuk e pranoj as nga miqtë e mi më të ngushtë, as nga prindërit e mi, jo më në këto rrethana që jemi”.

Ky moment nxjerr në pah tensionin mes nevojës për mbështetje dhe dëshirës për pavarësi, duke reflektuar sfidat emocionale që sjell pjesëmarrja në lojë. /Telegrafi/

Yesterday — 27 December 2025Main stream

Lorna dhe Seno vendosin nominimet e reja, çojnë edhe Xhodin e Angelon në televotim

27 December 2025 at 22:55


Gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Albania, televotimi nga publiku nxori më pak të votuarit Lornën dhe Senon.

Si rezultat, ata u detyruan të zgjedhin dy banorë të tjerë për nominim.

Lorna shpjegoi zgjedhjen e saj: “Është pak e vështirë, se s’e dija që do të nominoja. Unë zgjedh Xhodin, është më pak aktive. Kam më pak raporte me të”.

BBVA/YouTube

Seno vendosi të nominojë Angelon, duke thënë se ai është shumë antipatik.

Ky zhvillim krijon një tension të ri në shtëpi dhe pritet që loja të bëhet më e ashpër në episodet e ardhshme, ndërsa publiku do të vendosë për fatin e banorëve përmes televotimit. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Nga shaka në përplasje serioze, debati mes Ilirit dhe Juxhinit përfshin edhe Angelon: Do të kishe dalë me zarf të zi

27 December 2025 at 22:23


Situata mes Ilirit dhe Juxhinit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania është tensionuar ndjeshëm.

Përplasja ka sjellë reagime të forta, ku në diskutim u përfshinë edhe Angelo dhe Seno, duke e bërë situatën edhe më të agravuar.

Iliri reagoi i revoltuar ndaj asaj që e konsideroi tallje: “Të tallesh me një burrë 55 vjeç, turp të qoftë”.

Nga ana tjetër, Angelo u shpreh i befasuar nga përmasat që mori situata: “Nuk ma merrte mendja se mund të agravonte deri në këtë pikë”.

Screenshot/YouTube

Juxhini sqaroi se gjithçka kishte nisur si shaka dhe se kishte kërkuar falje: “Unë e nisa për shaka, nuk e dija që do merrte këto përmasa. Unë i kërkova falje, shpresoj të më ketë falur. I vetmi peng është se unë e prisja një ‘më fal’ mbrapsht nga Iliri për reagimin. Unë ia sqarova, ndoshta mund të më thoshte edhe ai ‘më fal’ për reagimin”.

Iliri mbeti i prerë në qëndrimin e tij, duke theksuar se situata ishte poshtëruese: “Nuk kam asnjë koment, ajo ishte poshtëruese për mua. Kjo lojë bëhet në Korçë dhe e di shumë mirë. Thashë se ka pyetur njeri për ndonjë pikë të dobët të Ilirit. Do të falur nga mua? Nuk ma kërkove?”

Debati vazhdoi me replika të forta mes palëve: Juxhini: “Unë thashë se ndoshta e ke ndier, nëse s’e ke ndier është ok”.

Iliri: “Të falur publikut deri në gjunjë”.

Angelo: “Mendoj që Iliri duhet t’i kërkojë falje jo vetëm Juxhinit, por të gjithë atyre që ishin këtu dhe që e përjetuan keq. Duhet të më thotë mua faleminderit që të shpëtuam, se do kishe dalë me zarf të zi. Ikësh, nëse s’të mbajmë ne”.

Iliri reagoi menjëherë: “Ti më mban mua?”
Angelo: “Po, po”.

Në debat u përfshi edhe Seno, i cili kritikoi mënyrën se si po trajtohej situata: “Angelo të mundohet të mbajë veten, po mundohen të viktimizohen të gjithë. Ajo është një tallje, një ironi shumë e ulët”.

Përplasja la pas një atmosferë të rënduar, duke treguar edhe një herë se tensionet dhe keqkuptimet brenda BBVA mund të eskalojnë shpejt. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com



Elijona jep detaje për periudhën në familjen gjermane: Rashë në depresion, nuk doja të jetoja

27 December 2025 at 21:45


Elijona ka vazhduar rrëfimin e saj prekës, duke ndalur te periudha e vështirë që ka kaluar gjatë fëmijërisë, kur jetonte larg familjes biologjike.

Ajo tregoi se kjo kohë e ka ndikuar thellë emocionalisht dhe ka lënë pasoja të forta në gjendjen e saj shpirtërore.

Duke folur për dallimin mes rritjes me familjen e vet dhe asaj të huaj, Elijona u shpreh:
“Ndryshe e këqyr fëmijën tënd, ndryshe fëmijën e huaj”, duke lënë të kuptohet për boshllëkun emocional që ndjente gjatë kohës që jetonte me familjen gjermane.

BBVK/Instagram

Ajo zbuloi se në atë periudhë kishte rënë në depresion të thellë dhe shpesh ishte përballur me mendime shumë të rënda: “Në atë kohë kam pasur rënë në depresion shumë dhe thosha: ‘O Zot, s’dua të jem në këtë jetë. Pse është kjo jetë kështu e poshtër? Nëse kjo është jeta ime, unë s’di ta kem këtë jetë’”.

Megjithatë, Elijona tregoi se takimet me prindërit e saj biologjikë i jepnin forcë për të vazhduar përpara: “Mua më jepnin forcë takimet që i kam pasur me mamin dhe me babin”.

Në fund ajo tha: “Jam shumë krenare që jam kthyer në shtëpi dhe e kam mësuar gjuhën. Ai ishte viti im më i bukur”.

Ky rrëfim i sinqertë dhe i dhimbshëm i Elijonës solli emocione të forta, duke treguar se pas historive të forta qëndron një forcë e madhe për të mbijetuar dhe për të rindërtuar veten. /Telegrafi/

"Nuk kam pasur shumë kohë me mamin, s’më la Zoti të kënaqem”, Elijona hap zemrën për humbjen më të madhe

27 December 2025 at 21:12


Elijona hap zemrën për humbjen më të madhe

Elijona ka ndarë një nga historitë më të dhimbshme të jetës së saj gjatë një bisede emocionale me Sasën, ku foli hapur për humbjen e nënës dhe motrës, si dhe për fëmijërinë e saj të vështirë larg familjes.

Gjatë rrëfimit, ajo tregoi se gjëja që e dhemb më shumë është fakti se nuk ka pasur mjaftueshëm kohë për ta shijuar praninë dhe dashurinë e nënës së saj.

BBVK/Instagram

“Fakti që më mërzit është që nuk kam pasur shumë kohë me mamin. Unë kur i kam pasur 13 vjet jam kthyer në shtëpi, që kam ikur prej familjes gjermane”, i tha Elijona Sasës.

Sasa e pyeti se sa vjeçe kishte qenë kur kishte jetuar me familjen gjermane, ndërsa Elijona u përgjigj:
“I kam pasur 6-7 vjet kur kam shkuar, e 13 jam kthyer”.

Në vijim të bisedës, Sasa e pyeti nëse gjatë gjithë atyre viteve kishte qenë pa nënën, gjë që Elijona e konfirmoi me një “po”.

Rrëfimi i saj u bë edhe më prekës kur ajo foli për momentin e kthimit në shtëpi dhe zhgënjimin që pasoi: “Erdha dhe më është dukur aq bukur, jam lutur s’di sa vite për ta pasur atë moment dhe s’më la Zoti të kënaqem, ta shijoj, ta kem dashurinë e nënës, të mbushem me dashuri të nënës”.

Ky rrëfim i sinqertë preku jo vetëm Sasën, por edhe publikun, duke nxjerrë në pah dhimbjen e thellë dhe boshllëkun emocional që Elijona mban ende brenda vetes. /Telegrafi/

Oj silikone, oj botokse s'ka faj Gjesti që s'të ka dashur", eskalon debati mes Shkurtes dhe Xhenetës

27 December 2025 at 20:42


Pas eliminimit nga Big Brother VIP Kosova, Shkurta ka komentuar situatën brenda shtëpisë në Big Talk, duke treguar se largimi i saj ishte i dëshiruar nga banorët e tjerë, ndaj nuk u përshëndet nga ata.

“Përderisa ata kanë dëshiruar që unë të dal, shumica nuk kanë lënë hapësirë as për t’i përshëndetur.

Ndoshta është dashur të më lihej një hapësirë për të shprehur kërkesën time. Nuk e kam parë të arsyeshme që të merrem me dikë që kënaqet me fatkeqësinë time”, ka deklaruar Shkurta.

Screenshot/YouTube

Debati më pas është tensionuar mes Xhenetës dhe Shkurtës, ku kjo e fundit përdori edhe gjuhë fyese.

“Oj silikone, oj botokse, nuk marr këshilla nga fallci” u shpreh Shkurta gjatë përplasjes.

Ajo më tutje vazhdoi: “S’ka pasur faj që s’të ka dashur Gjesti, se ti ke fituar në kurriz të tij”.

Xheneta iu përgjigj duke theksuar: “Jemi duke folur për bigun tënd”.

Screenshot/YouTube

Mbyllja e debatit mbeti e tensionuar, duke lënë ndjekësit e programit me shumë pyetje mbi marrëdhëniet dhe rivalitetet mes banorëve brenda shtëpisë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Banorët sfidohen me lojën e famshme të biskotave nga Squid Game: u lejohet të përdorin vetëm gjuhën dhe gjilpërën

27 December 2025 at 19:43


Banorët e Big Brother VIP Kosova përjetuan një sfidë mjaft interesante gjatë edicionit të katërt të spektaklit, por që nuk ishte e panjohur për publikun.

Ata morën pjesë në sfidën e njohur të biskotave nga Squid Game, ku duhet të tregojnë durim dhe precizion.

Rregulli kryesor ishte i rreptë: banorëve u lejohej të përdornin vetëm gjilpërën dhe gjuhën, duke e bërë sfidën edhe më të vështirë dhe të tensionuar.

BBVK/Instagram

Reagimet e tyre gjatë tentativave për të nxjerrë formën e duhur të biskotës tërhoqën vëmendjen e publikut dhe sollën momente të shumta të qeshura, por edhe frikë të lehtë nga gabimet.

Kjo sfidë risolli emocionet dhe tensionin që ka bërë të famshme lojën ndërkombëtare, duke treguar edhe një herë kreativitetin e produksionit të BBVK në sfidat e përditshme të banorëve. /Telegrafi/


“Me atë që kam parë, televotimet janë shumë reale” – Leonora i bën thirrje publikut të votojë vetë

27 December 2025 at 19:15


Opinionistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi, ka dhënë një sqarim për ndjekësit e saj lidhur me televotimet dhe dyshimet që shpesh shfaqen rreth tyre.

Ajo theksoi se edhe pse nuk është pjesë e produksionit, ka një pamje të qartë nga brenda formatit.

Nëpërmjet një InstaStory ajo tha: “Edhe unë dikur i kam pasur dyshimet e mia për televotim, por tash duke qenë pjesë e këtij formati edhe pse nuk jam pjesë e produksionit jam thjesht opinioniste, po ju tregoj shumë sinqerisht se me atë që kam parë, me televotimet, janë shumë reale”, tha Leonora.

Leonora Jakupi/InstaStory

Këngëtarja i bëri thirrje publikut të mos ndikohen nga komentet në rrjetet sociale, por të votojnë sipas preferencës së tyre: “Prandaj, ju që i pëlqeni ata njerëz që janë brenda aty dhe konsideroni që loja e tyre është e drejtë, votojeni, votojeni dhe mos i gjykoni të tjerët, komentet nëpër rrjete sociale janë të pavlefshme, vetëm me votën e juaj ju e qoni përpara atë që ju doni”, shtoi ajo.

Leonora theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të publikut dhe respektit për vendimet e lojtarëve, duke treguar se televotimi është mënyra më e drejtë për të vlerësuar lojën brenda shtëpisë më të famshme të Kosovës. /Telegrafi/



U quajt avokate e Elijonës, Leonora reagon ndaj akuzave: Loja e saj për mua ka qenë korrekte

27 December 2025 at 18:46


Leonora Jakupi, këngëtarja dhe opinionistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ka reaguar fuqishëm pas kritikave të shumta që ka marrë nga ndjekësit e saj.

Së fundmi, në rrjet u përfol se ajo po mbështet një nga banoret më të komentuara, Elijonën, duke u akuzuar për njëanshmëri gjatë analizave të saj në spektakël.

Përmes një “story” në Instagram, Leonora ka sqaruar pozicionin e saj dhe ka shprehur habinë ndaj perceptimit të publikut: “E çuditshme si mund të mendoni ju që unë jam avokate e ‘djallit’ ose Elijonës siç e thoni ju”, tha ajo, duke theksuar se vlerësimi i saj bazohet vetëm në mënyrën si ka luajtur banorja deri tani.

Leonora Jakupi/InstaStory

Sipas Leonorës, mbështetja e saj vjen nga qëndrimi korrekt i Elijonës brenda rregullave të lojës:
“Unë jam duke gjykuar një lojë të saj, e cila për mua ka qenë shumë korrekte brenda kornizave të asaj loje”, sqaroi ajo, duke paralajmëruar se nëse banorja vepron në mënyrë të pahijshme, do të jetë e para që do ta gjykojë: “Nëse nesër ajo bën diçka të pahijshme, unë do të jem e para që do ta gjykoj”.

Përveç sqarimeve për Elijonën, Leonora ka ndarë edhe ndjesinë e saj emocionale për eliminimin e fundit në BBVK.

Ajo pranoi se i ka ardhur keq për largimin e Shkurtës, duke treguar se, përtej rolit kritik, ka gjithmonë një anë njerëzore dhe të ndjeshme ndaj banorëve që largohen nga gara. /Telegrafi/

Jennifer Lopez mahnit me fustanin e kuq të Krishtlindjeve në rezidencën luksoze me vlerë rreth 50 milionë euro

27 December 2025 at 17:30


Jennifer Lopez u ka dhuruar fansave pamje të mahnitshme nga festimet e saj të Krishtlindjeve në rezidencën luksoze të Bel-Air, që dikur e ndante me Ben Affleck.

Ish-çifti bleu pronën për rreth 57 milionë euro në vitin 2023, por pas ndarjes së tyre, ata po përpiqen ta shesin atë për 48 milionë euro.

Ylli 56-vjeçar i popit u shfaq në disa pamje festive me një fustan të kuq të ngushtë, që theksonte fizikun e saj të formësuar dhe nxirrte në pah dekoltenë.

Flokët e saj karamel ishin mbledhur, ndërsa grim i shkëlqyeshëm kompletonte pamjen. Videoja përfshinte edhe darkën festive me binjakët e saj 17-vjeçarë, Max dhe Emme, dhe të dashurit e tyre, në një ambient të zbukuruar me pemë dhe kurora sezonale.

Lopez postoi gjithashtu fotografi me motrën e saj, Lynda, dhe pjesën tjetër të familjes, të veshur me pizhame të kuqe e të bardha.

Festat e Lopez vijnë pas një ribashkimi të papritur me ish-bashkëshortin Ben Affleck, gjatë së cilës ata dhe djali i Affleck, Samuel, 13 vjeç, kaluan kohë së bashku duke bërë pazar dhe duke zgjedhur dhurata për fëmijët. /Telegrafi/



Kim Kardashian mahnit fansat pasi shpoi veshët në një nga dyqanet më të famshme të aksesorëve

27 December 2025 at 16:50


Kim Kardashian ka habitur ndjekësit pasi zbuloi se kohët e fundit i ka shpuar veshët në një dyqan të njohur aksesorësh gjatë një udhëtimi në Hawaii.

Themeluesja 45-vjeçare e SKIMS e bëri rrëfimin në një vlog të Krishtlindjeve të publikuar në TikTok, ku tregoi se pirsingjet i kishte bërë te Claire’s, një rrjet i famshëm dyqanesh në qendrat tregtare.

E veshur me një rrobë mëndafshi gri, Kim u shfaq duke u përgatitur për festën familjare, teksa shpjegoi se për një kohë të gjatë nuk kishte mbajtur vathë dhe vendosi t’i shpinte veshët sërish për ta pasur më të lehtë, shkruan DailyMail.

“Vathët e vegjël të Claire’s janë të preferuarit e mi”, tha ajo para kamerës, duke shtuar se herë pas here i pëlqen t’i kombinojë edhe me bizhuteri luksoze të stilistes Lorraine Schwartz.

Më pas, Kim provoi një palë vathë diamanti dhe reagoi me entuziazëm.

Videoja nxiti reagime të shumta në rrjete sociale, ku shumë fansa u shprehën të befasuar, por edhe të kënaqur nga zgjedhja e saj.

Në të njëjtin klip, Kardashian shfaqet edhe me fëmijët e saj gjatë momenteve festive në rezidencën luksoze në Hidden Hills, e dekoruar për Krishtlindje, si dhe zbulon se u ka dhuruar atyre këlyshë qenushësh, një gjest që mori reagime të përziera nga ndjekësit. /Telegrafi

“Ledhato njërën, ledhato tjetrën, s’ka burra sot”, Alba kritikon sjelljen e meshkujve

27 December 2025 at 16:15


Gjatë një bisede të sinqertë, Fjolla dhe Alba ndalën te tema e meshkujve dhe marrëdhënieve, duke ndarë hapur mendimet dhe preferencat e tyre.

Diskutimi u përqendrua te mënyra se si, sipas Albës, kanë ndryshuar sjelljet e meshkujve sot dhe çfarë ajo kërkon realisht te një partner.

Alba shprehu mendimin se shumë meshkuj sot sa ledhatojnë njërën edhe tjetrën. Ajo tha se preferon meshkujt që janë më tradicionalë.

BBVK/YouTube

“Si janë bërë meshkuj sot aman, ledhato njërën, ledhato tjetrën. Mua më pëlqejnë ata tradicionalë që e zgjedh një femër për t’i bërë këto gjëra. Ludo me pelqen si njëri po, si strateg po, por pëlqim femër mashkull s’kam pas. Edhe meshkujt që kanë shumë shoqe dalin me shoqe, nuk më pëlqejnë, gjithë ditën punon lodhet dhe atë kohë që i ka mbetur ta kalojë me shoqe?” – tha Alba.

Alba përfundoi bisedën duke theksuar se vlerëson meshkujt që janë të përkushtuar dhe që e respektojnë partneren e tyre, duke lënë të qartë se mënyra si sillen sot shumë prej tyre nuk përputhet me pritshmëritë e saj. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com



Before yesterdayMain stream

Kendall Jenner tërheq vëmendjen me një pamje festive

26 December 2025 at 21:40


Kendall Jenner tërhoqi vëmendjen me një pamje dramatike gjatë një mbrëmjeje në prag të Krishtlindjeve të mërkurën.

Supermodelja 30-vjeçare u shfaq me një fustan midi të kuq të ndezur me xixa, i ngjitur pas trupit, me një dekolte të guximshme, ndërsa mbante një pallto ekstravagante me gëzof të zi që e mbështillte plotësisht.

Ylli duket se kishte ndërruar veshje për këtë event pas festës vjetore të familjes, shkruan DailyMail.

Festimi i këtij viti ishte më intim, duke i dhënë mundësinë Kendall-it të ndalonte edhe në një event tjetër.

Pasi mbërriti dhe doli nga makina, Kendall hoqi pallton dhe e mbajti në krah ndërsa hynte në ambient.

Ajo e kombinoi fustanin me një çantë dore argjendi dhe këpucë të bardha me majë të zezë, ndërsa flokët e saj të zinj i kishte të mbledhura në një topuz të ngushtë që nxirrte në pah vathët e artë. /Telegrafi/

Këngëtarja e Girls Aloud, Nicola Roberts, shtatzënë për herë të parë

26 December 2025 at 21:00


Këngëtarja e njohur e grupit Girls Aloud, Nicola Roberts, ka bërë të ditur se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Lajmin e ka ndarë vetë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku zbuloi se është pesë muajshe shtatzënë dhe se ajo dhe partneri i saj, futbollisti Mitch Hahn, po presin me padurim ardhjen në jetë të foshnjës në pranverë.

Në postimin e publikuar në Instagram, Roberts, 40 vjeçe, shfaqet duke përqafuar barkun e saj përpara një peme të Krishtlindjeve, shkruan BBC.

Ajo shkroi se Krishtlindjet i kanë kaluar duke ndarë lajmin më të çmuar me familjet e tyre, duke shtuar se shtatzëninë e kishin mbajtur sekret deri në këtë moment.

Njoftimi është pritur me shumë reagime pozitive nga kolegë dhe figura të njohura, përfshirë shoqen e saj të grupit Kimberley Walsh, e cila e quajti këtë lajmin më të mirë ndonjëherë, si dhe këngëtaren Perrie Edwards dhe komedianin Alan Carr, të cilët i uruan çiftit publikisht.

Nicola Roberts mbetet një nga figurat më të rëndësishme të muzikës britanike. Ajo dhe anëtaret e tjera të Girls Aloud u ribashkuan në vitin 2024 për një turne në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, duke ia dedikuar koncertet shoqes së tyre të ndjerë, Sarah Harding.

Përveç muzikës, Roberts është aktive edhe në teatër dhe aktualisht është pjesë e produksionit të West End-it, “Hadestown”, ku pritet të përfundojë rolin e saj në muajin janar. /Telegrafi/

Zarf i zi mbërrin në shtëpinë e Big Brother pas tensioneve të forta mes banorëve

26 December 2025 at 15:52


Pas ditësh të ngarkuara me debate, tensione të larta dhe momente jo të këndshme brenda shtëpisë së Big Brother, në shtëpi ka mbërritur një zarf i zi, duke rritur edhe më shumë kureshtjen dhe ankthin mes banorëve.

Ardhja e zarfit vjen pas situatave të fundit të tensionuara, ku në qendër të vëmendjes ishte përplasja mes Dolces dhe Albës.

Sipas asaj që është komentuar brenda shtëpisë, zarf i zi mund të lidhet me incidentin ku Dolce thuhet se e ka shtyrë Albën, një moment që ka shkaktuar diskutime të shumta si mes banorëve, ashtu edhe te publiku.

BBVK/Instagram

Banorët u shfaqën të shqetësuar dhe të tensionuar në momentin kur u bë e ditur mbërritja e zarfit, duke pritur me padurim përmbajtjen e tij dhe vendimin që mund të pasojë.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të përmbajë zarf i zi dhe nëse situata mes Dolces dhe Albës do të sjellë ndëshkime apo zhvillime të reja brenda shtëpisë. /Telegrafi/

Labi bën banorët të qeshin: spërkat këmbët me aromë para se të mbathë çorapet

26 December 2025 at 14:53


Një moment i pazakontë dhe mjaft komik ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ku Labinot Rexha ka shkaktuar të qeshura mes banorëve me veprimin e tij.

Ai është parë duke spërkatur këmbët me aromë, para se të mbathte çorapet, një detaj që nuk kaloi pa u vënë re nga të tjerët.

Teksa banorët e shikonin të habitur, reagimet nuk munguan dhe situata u shndërrua shpejt në të qeshura kolektive.

BBVK/Instagram

I pyetur për këtë zakon të veçantë, Labi u përgjigj thjesht dhe me humor: “Kam qejf”.

Momente të tilla spontane vazhdojnë të sjellin atmosferë pozitive dhe argëtuese në shtëpi, duke treguar anën e çlirët të Labit dhe duke i bërë banorët të ndihen më të relaksuar mes dinamikave dhe tensioneve të lojës. /Telegrafi/

Aktorja e “The Lion King”, Imani Dia Smith, vdiq pas një sulmi me thikë nga i dashuri i saj

26 December 2025 at 13:09


Imani Dia Smith, aktorja e njohur për rolin e saj si Nala e Re në versionin e Broadway-t të filmit të famshëm të Disney-t, “The Lion King”, ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare pas një sulmi me thikë nga i dashuri i saj.

Lajmi i hidhur ka tronditur familjen, miqtë dhe komunitetin teatral.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Qarkut Middlesex në New Jersey, incidenti ndodhi më 21 dhjetor.

Policia në Edison iu përgjigj një telefonate në 911 dhe gjeti aktoren me plagë nga thika.

Ajo u transportua urgjentisht në Spitalin Universitar Robert Wood Johnson, ku fatkeqësisht u shpall e vdekur, shkruan DailyMail.

I dashuri i saj, Jordan D. Jackson-Small, u arrestua menjëherë pas incidentit. Prokurorët e akuzuan për vrasje të shkallës së parë, rrezikim të mirëqenies së një fëmije të shkallës së dytë, posedim të armës për qëllim të paligjshëm dhe posedim të paligjshëm të armës së shkallës së katërt.

Ata theksuan se: “Smith dhe Jackson-Small njiheshin me njëri-tjetrin para incidentit; prandaj, nuk ishte një akt i rastësishëm dhune”.

Imani la pas djalin e saj trevjeçar, prindërit, dy vëllezërit dhe motrat më të vegjël, tezen dhe një familje të madhe miqsh dhe të afërmish.

Në përpjekje për të mbështetur familjen dhe veçanërisht rritjen e fëmijës së saj, halla e Smith, Kira Helper, krijoi një faqe GoFundMe.

Qëllimi i faqes ishte mbledhja e 55,000 dollarëve (afërsisht 51,150 euro), dhe brenda pak ditësh u arritën mbi 47,000 dollarë (afërsisht 43,710 euro), duke treguar mbështetjen e madhe të komunitetit për familjen në këtë kohë të vështirë. /Telegrafi/

Dolce zgjohet e para, nis ditën me një dush

26 December 2025 at 12:34


Dritat brenda shtëpisë janë ndezur tashmë, duke shënuar fillimin e një dite të re për banorët e Big Brother VIP Kosova.

Shumica prej tyre janë ngjitur nga gjumi dhe kanë nisur rutinën e tyre të mëngjesit, por është Dolce ajo që tërheq vëmendjen si gjithmonë.

Ajo është ngritur e para, duke filluar ditën me një dush në banjo një rutinë e përditshme që duket se e ndihmon të mbajë energji dhe fokus gjatë gjithë ditës.

BBVK/Instagram

Dolce njihet për fizikun e saj të palestruar dhe të shëndetshëm.

Banorët e tjerë vazhdojnë të zgjojnë gradualisht, ndërsa Dolce duket e qetë dhe e përgatitur për ditën që ka përpara, duke treguar se disiplinimi dhe rutina e mëngjesit janë pjesë e përditshmërisë së saj, edhe brenda ambientit konkurrues të BBVK. /Telegrafi/


❌
❌