Big Brother VIP Albania me eliminim ndryshe këtë javë: 17 banorë në televotim
Mbrëmja e radhës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka sjellë një tjetër kthesë të rëndësishme në lojë, duke ndryshuar mënyrën e eliminimit.
Këtë herë, të gjithë 17 banorët e mbetur janë futur njëkohësisht në televotim, duke e lënë vendimin plotësisht në duart e publikut.
Ndryshe nga javët e kaluara, ku nominimet bëheshin mes një numri të kufizuar banorësh, këtë herë shikuesit do të votojnë për të preferuarin e tyre nga i gjithë grupi.
BBVA/YouTube
Banori që do të marrë më pak vota për të qëndruar në shtëpi, do të detyrohet ta lërë garën në spektaklin e së martës.
Ky format i ri pritet të ndikojë ndjeshëm në strategjitë e lojës, duke rritur tensionin mes banorëve dhe duke i bërë ata më të kujdesshëm në sjelljet dhe marrëdhëniet e tyre brenda shtëpisë.
Çdo veprim, debat apo aleancë mund të ndikojë drejtpërdrejt në mbështetjen e publikut.
Ndërkohë, spektakli i mbrëmshëm solli edhe një largim nga shtëpia: banorja që u eliminua dhe i dha fund rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Albania ishte Xhodi. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com
