Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Ristova: Mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu, pritet edhe ulje temperaturash

22 December 2025 at 20:29


Vendin gjatë kësaj jave pritet ta përfshijë mot kryesisht i vranët, me reshje të dendura shiu në disa zona. Gjithashtu pritet edhe ulje temperaturash, sidomos ditët e fundit të muajit do të jenë nën zero.

Sipas sinoptikëve, ditëve në vijim nuk pritet paraqitje e mjegullës, gjë që do të ndikojë pozitivisht në dukshmërinë në komunikacion.

“Nesër në fund të ditës dhe ditëve të ardhshme zona jonë do të jetë nën ndikimin e motit të lagësht pas çka do të kemi mot me reshje shiu, të cilat nëpër male do të jenë reshje dëbore…të mërkurën kryesisht në pjesët jugore do të kemi reshje më të dendura dhe do presim që do ketë reshje deri në 30 litra metër katror".

"Ndërsa të enjten në pjesët lindore presim mbi 20 litra për metër katrorë. Nëpër male reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje bore ku do të formohet shtresë e borës 5 deri 10 centimetra”, deklaroi Lençe Ristova, sinpotike./Alsat/

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

22 December 2025 at 08:07


Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore.

Në disa lugina të vendit do të ketë dendësi të madhe të mjegullave.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi juglindor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri 1, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 4 deri 12 gradë celsius.

Gjatë kësaj jave moti pritet të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje lokale të shiut./Telegrafi/

Yesterday — 21 December 2025Main stream

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

21 December 2025 at 09:10


Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe të qeta me periudha me diell.

Në mëngjes, në disa lugina do të shfaqet mjegull. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -5 deri në 1, ndërsa maksimale do të arrijë nga 7 deri në 12 gradë.

Në Shkup, vranësira të ndryshueshme dhe të qeta me mjegull në mëngjes.

Temperatura minimale do të bjerë në -3, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 7 gradë.

Before yesterdayMain stream

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

20 December 2025 at 09:10


Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell.

Në mëngjes, në disa lugina do të shfaqet mjegull. Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin -3 deri në 2 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 6 deri në 13 gradë.

Në Shkup, pjesërisht me vranësira dhe qetësi me mjegull. Temperatura minimale do të bjerë në -3, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 8 gradë.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

19 December 2025 at 08:06


Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Pasdite në disa pjesë të vendit do të ketë dendësi të mjegullave.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri 1, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 8 deri 14 gradë celsius.
Deri ditën e hënë moti pritet të jetë i qëndrueshëm./Telegrafi/

DPHM: Më ftohtë në Berovë, më ngrohtë në Gjevgjeli

14 December 2025 at 09:47


Mëngjesin e sotëm, më ftohtë ishte në Berovë, ku u matën -7 gradë Celsius, dhe më ngrohtë në Vinicë, Kodër të Diellit, Topolçani, Gjurishte, Gjevgjeli me 0 gradë të matura, informon DPHM.

-5 gradë u matën në Manastir, -4 Shkup – Petrovec, Strumicë, Shtip, -3 Tetovë, Kriva Palankë, Prilep, Demir Kapi, Mavrovë, -2 Veles, Pretor, Kumanovë, Kavadar, dhe -1 gradë në Shkup – Zajçev Rid, Ohër, Pozharanë, Krushevë.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga veriperëndimi.

Gjatë ditës, moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare.

DPHM: Sot më ftohtë në Kodrën e Diellit, më ngrohtë në Gjevgjeli

13 December 2025 at 11:10


Këtë mëngjes, temperatura më e ftohtë është regjistruar në Kodrën e Diellit, ku janë matur -4 gradë.

Më pas është -2 në Shkup – Petrovec, Manastir, Strumicë, Kriva Pallankë, Krushevë, -1 në Shtip, Berovë, Prilep, Mavrovë, 0 në Demir Kapi, Pretor, Vinicë, 1 në Shkup – Zajçev Rid, Ohër, Veles, Kavadar, 2 në Tetovë, 5 në Kumanovë dhe 7 në Gjevgjeli.

Me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare.

Në orët e mëngjesit, do të shfaqet mjegull në disa lugina dhe lugina lumenjsh, e cila do të ulet gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriperëndimi. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin 9 deri në 15 gradë.

Në Shkup, mjegull do të shfaqet në disa pjesë të luginës në mëngjes. Gjatë ditës, moti do të jetë me diell dhe kryesisht i qetë me vranësira të lehta deri në mesatare. Temperatura maksimale do të arrijë 11 gradë.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

13 December 2025 at 09:10


Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare.

Në orët e mëngjesit, në disa lugina lumenjsh do të shfaqet mjegull, e cila do të zvogëlohet gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriperëndimi. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -4 deri në 3 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 9 deri në 15 gradë.

Në Shkup, në disa pjesë të luginës do të shfaqet mjegull në mëngjes.

Gjatë ditës, moti do të jetë me diell dhe kryesisht i qetë me vranësira të lehta deri në mesatare. Temperatura minimale do të bjerë në -2, ndërsa maksimale do të arrijë në 11 gradë.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

12 December 2025 at 08:13


Me do të jetë diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira të lehta deri në mesatare. Në orët e mëngjesit do të ketë mjegull dhe vranësira, të cilat do të zvogëlohen gjatë ditës.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin -3 deri në 4 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 10 deri në 15 gradë.

Në Shkup, në mëngjes në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në -1, ndërsa maksimale do të arrijë në 12 gradë Celsiusë.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

10 December 2025 at 08:12


Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira lokale të pakta deri në mesatare. Në orët e mëngjesit do të ketë vranësira të shtuara të cilat do të ulen gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -3 deri në 4, ndërsa maksimale do të arrijë nga 11 deri në 16 gradë.

Në Shkup, me diell me vranësira të pakta deri në mesatare dhe kryesisht i qetë. Në mëngjes në pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Temperatura minimale do të bjerë në 1, ndërsa maksimale do të arrijë në 13 gradë.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

9 December 2025 at 08:14


Moti sot në Maqedoni në orët e mëngjesit do të shoqërohet me mjegull në lugina. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell dhe i qetë, përveç në pjesët juglindore ku do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriperëndimi.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -2 deri në 5, ndërsa maksimale do të arrijë nga 9 deri në 15 gradë Celsius.

Në Shkup, në mëngjes në pjesë të luginës do të ketë mjegull të lehtë. Gjatë ditës me diell me vranësira të ulëta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët veriore. Temperatura minimale do të bjerë në 1, ndërsa maksimale do të arrijë 11 gradë Celsius.

Deri në fund të javës, Maqedonia e Veriut do të jetë nën ndikimin e presionit të lartë të ajrit, i cili do të shkaktojë mot të qëndrueshëm dhe relativisht të ngrohtë. Në disa lugina në mëngjes dhe natën do të ketë mjegull.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

8 December 2025 at 08:07


Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Pasdite në nëpër luginat e vendit do të ketë dendësi të mjegullave.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 6, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 9 deri 14 gradë celsius.

Gjatë javës moti pritet të jetë i qëndrueshëm dhe i ngrohtë./Telegrafi/

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

5 December 2025 at 08:04


Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri 10, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 8 deri 12 gradë celsius.

Nga dita e diel moti pritet të jetë i qëndrueshëm dhe me temperatura të ulëta të mëngjesit./Telegrafi/

DPHM: Mot me shi deri të dielën

4 December 2025 at 16:18


Meteorologët paralajmërojnë reshje të dendura në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Drejtoria për Punë Meteorologjik njofton se me reshjet më të dendura te shiut, do të përballen zonat jugore të shtetit, kurse stabilizimi i motit, pritet nga e diela.

Sipas paralajmerimeve, shiu në zonat jugore do të shkojë deri në 40 litra për metër katror gjatë 24 orëve.

Nga e diela, moti do të stabilizohet. Temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëta, por temperaturat e ditës, do të fillojnë të ngriten.

Shkupi do të përballet me reshje të dendura nesër. Të shtunën shiu do të vazhdojë me intensitet të reduktuar, ndërsa pas dite do të ndalet.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

4 December 2025 at 08:07


Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi juglindor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 8, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 8 deri në 13 gradë celsius.

Deri të shtunën moti do të jetë me vranësira dhe kryesisht me reshje lokale të shiut./Telegrafi/

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

3 December 2025 at 08:06


Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në vendet malore do të ketë reshje të borës.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri 6, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 8 deri 12 gradë celsius.

Deri në fund të javës moti do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut./Telegrafi/

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

2 December 2025 at 08:13


Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me erë të lehtë deri mesatare kryesisht nga jugu. Në mëngjes, në disa lugina do të shfaqet mjegull e lehtë. Drejt fundit të ditës dhe gjatë natës, do të ketë reshje të herëpashershme lokale shiu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -1 deri në 5, dhe maksimale do të arrijë nga 8 deri në 15 gradë.

Nën ndikimin e një sërë valësh ajri të lagësht, nga sot në orët e mbrëmjes do të pasojë periudhë moti kryesisht me vranësira dhe reshje lokale të herëpashershme, të cilat do të jenë më të bollshme në pjesët perëndimore dhe jugore. Në disa nga malet më të larta, reshjet do të kalojnë në reshje dëbore. Temperaturat minimale do të jenë pozitive kudo.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

1 December 2025 at 08:15


Sot në mëngjes nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë nga drejtime të ndryshme.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 8 deri në 15 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të ulet në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 11 gradë Celsiusë.

DPHM me parashikim për dimrin 2025/2026: Do të jetë pak më i nxehtë se mesatarja

28 November 2025 at 17:29


Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) ka publikuar parashikimin sezonal për dimrin e ardhshëm 2025/2026, të përgatitur në bazë të materialeve parashikuese nga Qendra Evropiane për Parashikime të Motit Afatmesëm, Qendra Virtuale e Ndryshimeve Klimatike për Evropën Juglindore dhe qendra të tjera globale të parashikimit.

Hulumtimi mbi parashikimin e klimës për dimrin, siç thuhet nga DPHM, bazohet në modele dinamike, modele statistikore dhe telelidhje të karakteristikave klimatike në shkallë më të mëdha.

Sipas DPHM-së, modelet tregojnë pasiguri të konsiderueshme për pjesën më të madhe të Evropës, por prapëseprapë besimi më i lartë (probabilitet 50-60%) është për zhvillimin e anomalive pozitive gjeopotenciale mbi Evropën Juglindore.

"Temperaturat e vëzhguara të sipërfaqes së detit dhe parashikimet për tre muajt e ardhshëm tregojnë probabilitet më të lartë të shfaqjes së kushteve të La Ninjas, me intensitet të dobët".

"Dimri i vitit 2025/2026 pritet të jetë pak mbi temperaturat mesatare të ajrit dhe me sasi reshjesh brenda mesatares shumëvjeçare. Dimri i vitit 2025/2026 pritet të jetë dinamik, i karakterizuar nga ndryshime të rëndësishme mujore që do të ndodhin në tre faza të ndryshme: një fillim i ftohtë, një periudhë mesatare e moderuar e sezonit dhe një fund më i ftohtë. Devijimi më i madh pozitiv i vlerave mujore pritet në janar", theksojnë nga DPHM.

"Perspektiva sezonale për temperaturat e ajrit në periudhën dhjetor 2025 - janar 2026 - shkurt 2026 ka më shumë të ngjarë të tregojë vlera mbi mesataren në të gjithë territorin, ndërsa devijimi më i madh pritet të jetë në pjesën veriore. Lidhur me reshjet për këtë sezon, modelet nuk japin sinjal të saktë. Një dimër mesatarisht me shi me devijim negativ në pjesët perëndimore është skenari më i mundshëm për këtë dimër. Reshjet në dhjetor nuk pritet të arrijnë mesataren, por fillimi i vitit 2026 duhet të jetë më i lagësht, me reshje mbi mesataren në pjesën lindore në janar dhe shkurt", theksojnë nga DPHM.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

28 November 2025 at 08:12


Moti sot me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut, më të dendura në pjesët lindore të vendit (mbi 35l/m2). Në viset malore reshjet do të jenë me dëborë. Do të fryjë dhe erë e dobët, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi veriperëndimorë.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 3 deri në 9 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Në pjesët më të larta të luginës reshjet do të jenë me shi dhe borë. Do të fryjë dhe erë mesatare, herë-pas-here e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 5 gradë Celsiusë.

❌
❌