Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Kam qenë edhe unë i armatosur”, Berisha tregon momentin me të vështirë në politik

By: b b
11 December 2025 at 22:26

Kryetari i PD, Sali Berisha ka rrëfyer në emisionin “Opinion” momentin e tij më të vështirë gjatë karrierës së tij 35-vjeçare në politikë.

Berisha tha se momenti i tij më i vështirë në politik ka qenë pikërisht viti i rrëzimit të skemave piramidale. Kryedemokrati tha se gjatë protestave të armatosura ka qëndruar në presidencë dhe nuk u largua nga vendi.

Kryedemorkati tha se ka qëndruar në Presidencë me persona të armatosur, por edhe vet ka qenë i armatosur dhe pse nuk qëlloi asnjëherë.

Pjesë nga intervista

Kush është momenti më i vështirë i angazhimit të tuaj në politikë?

Momenti më i vështirë mund të jetë momenti i rinise i skemave piramidale.

Ju keni qëndruar në Presidencë edhe pse u hap lajmi se ishit larguar, a është e vërtetë që keni qenë me njerëz të armatosur?

Absolutisht po, edhe vet me armë.

Ju keni qenë dhe vet me armë?

Absolutisht po, sepse vinin dhe qëllonin Presidencën me armë. Ata që sulmuan morën atë që meritonin.

Ju vet qëlluat?

Jo, nuk qëllova. Por ata që qëlluan morën atë që merituan.

Berisha tregon se kur është takuar për herë të parë me Azem Hajdarin

By: b b
11 December 2025 at 21:56

Kryetari i PD, Sali Berisha ka treguar në emisionin “Opinion” takimin e parë me heroin e demokracisë Azem Hajdarin.

Berisha thotë se takimi i parë me Hajdarin ka qenë në dhjetor të vitit 1990 kur nisën protestat studentore kundër sistemit komunist.

Kryedemokrati ka treguar dhe bashkëbisedimin që ka bërë me Hajdarin dhe studentët e tjerë që merrnin pjesë në protestë.

“Unë u ndodha përball demonstratës bashkë me Bensik Mustafajin, atyre iu vërsulën me egërsi, skena barbare. Studentët, Azem Hajdari ngrihej mbi supet e tyre dhe brohorisnin “poshtë dinastia”  dhe “liri demokraci”.  I mbushën IFAT me të plagosurit dhe u shpërndanë. Studentët e konvikteve shkuan në konvikte, por gjithmonë rrinin gati. U nisëm drejt konvikteve me Mustafajin, i gjetëm ne një në lëndinë, tani është bërë ndërtim, ishte Azem Hajdari me një grup të vogël. Na thanë a do na përfaqësoni ju ne në takime, u thash jo, përfaqësoni ju veten e ne ju mbështesim. Mustafaji e njihnet Azem Hajdarin, unë nuk e njihja. Ky ishte takimi im i parë me Azem Hajdarin. Më bën dy kërkesa, të kujdesesha për studentët e të plagosurve dhe e dyta lirimin e të burgosurve, këtë nuk e bëja dot se nuk e njihja sistemin e burgjeve.”-tha Berisha.

Rrëzimi i sistemit komunist, Berisha: Nuk kisha planifikuar të hyja në politikë

By: b b
11 December 2025 at 21:46

Në një intervistë në emisionin “Opinion”, kryetari i PD, Sali Berisha është “kthyer pas në kohë”, për të folur për lëvizjet e 1990 që ndanë dy epoka, fundin e sistemit komunist dhe hedhja e themeleve për demokratizimin e Shqipërisë.

Kryedemokrati thotë se pavarësisht angazhimit të tij në këtë lëvizje, ai asnjëherë nuk e kishte planifikuar më parë që të kishte një karrierë politike, ndonëse vite më pas ai është një nga njerëzit që ka dominuar më shumë politikën ndër vite të Shqipërisë.

“Nuk kisha projektuar një karrierë të ardhshme politike. Unë nuk mendoja se do kishte ndryshime, por kisha vendosur të bëja atë që unë  konsideroja jetike për dinjitetin tim. Nuk punoja unë për politik. Çdo delegacion i huaj që vinte kërkonim që ta takonim. Kurse për mua kishin një përgjigje ai nuk gjendet, është përgjigje zyrtare nga ministria e Jashtme. Unë kam takuar kongresmen me Grams Pashkon. Gramosi ishte i hapur. Gramosin kam kërkuar ta takoj pas intervistës në Zërin e Amerikës, takimi ynë i parë ka qenë në hotel Dajtin”,-tha Berisha.

Berisha: Para protestave studentore, nuk besoja se sistemi komunist do të rrëzohej

By: b b
11 December 2025 at 21:26

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion” për ngjarjet e viteve ’90, në veçanti për lëvizjet e para që sinjalizuan dhe rrëzimin e sistemit komunist.

Berisha është shprehur se ka qenë një nga njerëzit që e donte ndryshimin e sistemit, por nuk e besonte se një gjë e tillë do të ndodhte në vitin 1990.

“Personalisht nuk besoja se Shqipëria do pësonte ndryshimet e vendeve ish-komuniste gjatë viteve ’90, nuk e besoja. Përpiqesha të bëja çfarë kisha në dorë, por nuk besoja se do të ndodhte. Besoja se Shqipëria do të mbetej si Kuba e Adriatikut, ashtu siçe përfliste shtypi botërorë. Por, habia dhe mrekullia e vitit ishe levizja studentore që përmbysi çdo gjë, lëvizje e cila erdhi në fund të vitit. Unë mendoja se që Shqipëria do të arrinte vendet e tjera në një gjeneratë, 20-25 vite, por tani mund të them që kemi bërë regres. Në 10 vitet e fundit funksionimi i shtetit ligjor kla bërë një regres.”-tha Berisha.

Sherr me thika në Korçë, dy persona të plagosur

By: b b
31 August 2025 at 22:27

Një përleshje mes disa personave në zonën e Partut në Korçë ka përfunduar me plagosje. Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka ndodhur mes dy grupeve të rinjsh dhe ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.

Si pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë dhe janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar të përfshirët.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 21:30, në lagjen nr. 1, Korçë, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë dëmtuar, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasit S. Sh. dhe M. Xh., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, tre shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt, të dyshuar si autorë, konkretisht shtetasit I. Sh., D. P. dhe G. D.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Merz: Lufta në Ukrainë do të zgjasë shumë

By: b b
31 August 2025 at 22:09

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka thënë të dielën se është i përgatitur që lufta në Ukrainë të zgjasë shumë.

Merz ka thënë se duke qenë se luftërat zakonisht përfundojnë me disfatë ushtarake ose lodhje ekonomike, këta skenarë ai nuk i sheh në horizont as për Kievin dhe as për Moskën.

Komentet e Merzit vijnë një ditë para skadimit të afatit të caktuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump për një takim midis presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës me qëllim hapjen e rrugës për bisedime paqeje. Trumpi ka kërcënuar me “pasoja” nëse takimi nuk zhvillohet, raporton Reuters.

Merz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron kanë thënë se faji është i presidentit rus, Vladimir Putin dhe i kanë kërkuar SHBA-së të vendosë sanksione më të ashpra ndaj Moskës.

“Unë po përgatitem nga brenda që kjo luftë të zgjasë shumë”, ka thënë Merz në një intervistë me transmetuesin publik ZDF.

Po bëhen përpjekje përmes iniciativave intensive diplomatike për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur, por kjo nuk mund të jetë “me çmimin e kapitullimit të Ukrainës”, sepse Rusia thjesht do të synonte një vend tjetër, ka deklaruar ai.

“Dhe pasnesër do të jemi ne”, ka shtuar Merz.

Ai ka refuzuar të flasë për çështjen e një vendosjeje të mundshme të trupave gjermane në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë në rast të një marrëveshjeje paqeje.

Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme

By: b b
31 August 2025 at 21:18

Një plan 38-faqësh për Rripin e Gazës pas luftës, i titulluar “Nga një protektorat iranian i rrënuar në një aleat të begatë”, po qarkullon në administratën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Plani i hartuar nga organizata kontroverse Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), e cila mbështetet nga SHBA-të dhe Izraeli, parashikon administrimin e enklavës palestineze të shkatërruar nga lufta prej Amerikës për të paktën një dekadë, zhvendosjen e përkohshme të popullsisë së Gazës dhe rindërtimin e enklavës bregdetare palestineze, për ta kthyer në një vendpushim turistik dhe qendër industriale.

Plani është zbuluar nga media amerikane Washington Post, që thotë se popullsia e Rripit të Gazës prej 2 milionë banorësh do të largohet ose përmes largimeve “vullnetare” në një vend tjetër ose në zona me akses të kufizuar brenda enklavës palestineze gjatë rindërtimit.

Reuters ka raportuar më parë se ekziston një propozim për të ndërtuar kampe në shkallë të gjerë të quajtura “zona humanitare tranziti” brenda dhe ndoshta jashtë Rripit të Gazës për të strehuar popullsinë palestineze.

Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), e cila filloi shpërndarjen e ndihmave në maj është një organizatë e dyshimtë e mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli, e cila qëndron pas planit.

Sipas planit pronarëve të tokës do t’u ofrohet një “kupon digjital” në këmbim të të drejtave për të rindërtuar pronën e tyre, raportoi Post. Përveç kësaj, çdo palestinezi që largohet do t’i jepen 5,000 dollarë cash dhe një subvencion për të mbuluar qiranë për katër vjet. Ata gjithashtu do të marrin ushqim për një vit.

Plani, i quajtur “Trusti i Rindërtimit, Përshpejtimit Ekonomik dhe Transformimit të Gazës, ose Trusti i MADH”, u zhvillua nga GHF, raporton Post. Pranë titullit të tij, plani përfshin sloganin e mëposhtëm: “Nga një protektorat iranian i rrënuar në një aleat të begatë abrahamik”.

Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment, por plani për rindërtimin e Gazës duket se është në përputhje me deklaratat e mëparshme të Trump.

Më 4 shkurt, presidenti amerikan tha publikisht për herë të parë se SHBA-të duhet të “marrin në dorë” Rripin e Gazës të shkatërruar dhe të uritur dhe ta shndërrojnë atë në rivierën e Lindjes së Mesme, pasi të zhvendosin popullsinë palestineze diku tjetër. Deklarata e Trump zemëroi shumë palestinezë dhe grupe humanitare në lidhje me zhvendosjen e mundshme me forcë nga Gaza.

Sakaq, forcat izraelite sulmuan periferitë e qytetit të Gazës gjatë natës së shtunës dhe të dielës nga ajri dhe toka, duke shkatërruar shtëpi dhe duke dëbuar më shumë familje nga zona, ndërsa kabineti i sigurisë i kryeministrit Benjamin Netanyahu u mblodh sot për të diskutuar një plan për të pushtuar qytetin.

Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur

By: b b
31 August 2025 at 20:54

Dy automjete janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Lezhë–Milot”. Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit  e automjeteve dhe një pasagjerë.

Të tre të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:40, në aksin rrugor “Lezhë–Milot”, automjeti me drejtues shtetasin R. D. është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi F. P.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar pasagjeri në automjetin e shtetasit R. D., shtetasi M. V., si dhe të dy drejtuesit e automjeteve. Të tre të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

“Serbia ju do!”, rrugët e Beogradit mbushen me urime ditëlindje për Lukashenkon

By: b b
31 August 2025 at 20:29

Të dielën rrugët e Beogradit dhe Novi Sadit në Serbi janë “pushtuar” nga billboard-e me urime për ditëlindjen e Presidentit të Bjellorusisë, diktatorit Aleksandër Lukashenko.

Gëzuar ditëlindjen, President Lukashenko! Serbia të do!“, shkruhet në posterat e vendosur në kryeqytet dhe në Novi Sad.

Dyshohet se pas gjithë kësaj qëndron lëvizja konservatore “Naši”, pasi nënshkruesi është Ivan Ivanović nga lëvizja e krahut të djathtë.

Gjatë pothuajse njëzet viteve të ekzistencës së saj, “Nasi” u bë e famshme duke kundërshtuar mbajtjen e Paradës së Krenarisë, duke ndërprerë forumin Peščanika, duke organizuar një shfaqje publike nga Kristijan Golubović, duke akuzuar Boris Tadiç dhe Aleksandër Vuçiç për tradhti, por edhe duke përpiluar një listë me “30 urrejtës të serbëve”.

Kujtojmë se diktatori bjellorus Lukashenko ka sunduar vendin për më shumë se një çerek shekulli. Në diktaturën e tij mizore, ai mbështetet plotësisht te Rusia e Vladimir Putinit.

Dhjetëra mijëra kundërshtarë dhe aktivistë të tij politikë janë ndjekur penalisht dhe burgosur në burgje në të gjithë Bjellorusinë. Në vend ekziston monotoni totale mediatike dhe mediat e rralla të pavarura bjelloruse operojnë jashtë vendit.

Von der Leyen: BE po përgatit dërgimin e trupave në Ukrainë, pjesë do jetë edhe SHBA

By: b b
31 August 2025 at 20:09

Evropa po punon mbi plane “mjaft të qarta” për dërgimin e trupave në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë pas përfundimit të luftës, deklaron presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në një intervistë për Financial Times.

Von der Leyen e cilëson çështjen si “kritike dhe me rëndësi madhore” për sigurinë e Ukrainës. Ajo thotë se ekziston tashmë një “hartë e qartë rruge” dhe një marrëveshje paraprake me Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se mbështetja amerikane për këto garanci është e garantuar.

“Presidenti i SHBA na ka siguruar se do të ketë prezencë amerikane si pjesë e garancive të sigurisë për Ukrainën, dhe kjo është konfirmuar në mënyrë të përsëritur,” theksoi ajo.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur debati për sigurinë e Ukrainës pas luftës po intensifikohet, ndërsa vendet evropiane dhe aleatët perëndimorë po shqyrtojnë hapa konkretë për të garantuar që agresioni rus të mos përsëritet.

Aksident në Kosovë, humb jetën një e mitur dhe plagosen katër persona

By: b b
31 August 2025 at 19:52

Një e mitur ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.

Lajmin për mediat kosovare, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident ka qenë i përfshirë një automjet.

Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur dhe janë lënduar katër të tjerë.

Vdekja e të miturës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vengjarje për të zbardhur rrethanat që çuan në aksidentin fatal.

Mbrojtja norvegjeze, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia nënshkruajnë marrëveshjen

By: b b
31 August 2025 at 19:38

Mbretëria e Bashkuar ka nënshkruar një marrëveshje historike prej 10 miliardë paundësh (rreth 11.6 miliardë euro) për të ndërtuar të paktën pesë fregata të reja për marinën norvegjeze. Këto anije të Tipit 26 do të prodhohen nga kompania britanike BAE Systems dhe do të përbëjnë eksportin më të madh të anijeve luftarake në historinë e industrisë britanike të mbrojtjes, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Qeveria norvegjeze e ka përshkruar këtë si investimin më të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes që ka bërë ndonjëherë. Ndërkohë, marrëveshja pritet të mbështesë rreth 4,000 vende pune në Mbretërinë e Bashkuar deri në fund të dekadës, përfshirë më shumë se 2,000 në kantieret detare në Glasgou, ku do të ndërtohen fregatat.

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, e ka cilësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm për rritjen ekonomike dhe forcimin e sigurisë kombëtare, duke vlerësuar kontributin e punonjësve britanikë në ndërtimin e teknologjisë së avancuar ushtarake që do të mbrojë jo vetëm Britaninë, por edhe aleatët në NATO.

Nga ana tjetër, Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store, deklaroi se ky partneritet përforcon ndjeshëm bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e tij për sigurinë rajonale. Ai njoftoi vendimin për përzgjedhjen e Mbretërisë së Bashkuar gjatë një bisede telefonike me homologun britanik të shtunën në mbrëmje.

Përveç fuqizimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, marrëveshja përfshin gjithashtu përfshirjen e më shumë se 400 kompanive britanike, përfshirë 103 biznese në Skoci, në ndërtimin e këtyre anijeve të sofistikuara luftarake.

OBSH: Mbi 4,700 vdekje nga kolera, epidemia përhapet në 31 vende

By: b b
31 August 2025 at 19:10

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se një epidemi e kolerës po merr vrull në 31 vende dhe se numri i të vdekurve vazhdon të rritet. Sipas të dhënave të fundit, deri më tani nga kjo sëmundje kanë vdekur 4,738 persona.

OBSH-ja thekson se rastet e kolerës po përhapen globalisht dhe shkalla e vdekshmërisë po rritet.

“Duke pasur parasysh shkallën dhe ndërlidhjen e epidemive, rreziku i përhapjes së mëtejshme brenda dhe midis vendeve është shumë i lartë”, thuhet në raportin e organizatës.

DW: Më shumë se 500 punonjës të Zërit të Amerikës do humbasin vendin e punës

By: b b
31 August 2025 at 18:50

Më shumë se 500 punonjës në agjencinë që menaxhon Zërin e Amerikës dhe transmetues të tjerë ndërkombëtarë të financuar nga qeveria amerikane do të humbasin vendet e punës, njoftoi një zyrtar i administratës Trump.

Kari Lake, drejtoreshë ekzekutive në detyrë e Agjencisë Amerikane për Median Globale (USAGM), njoftoi shkurtime të mëtejshme të vendeve të punës në VOA në platformën e mediave sociale X.

“Agjencia Amerikane për Median Globale (USAGM) ka nisur atë që njihet si një reduktim i personelit (RIF) të një numri të madh të punonjësve të saj federalë me kohë të plotë”, shkroi Lake në X.

“Pres me padurim të ndërmarr hapa shtesë në muajt e ardhshëm për të përmirësuar funksionimin e një agjencie shumë të përkeqësuar dhe për të siguruar që Zëri i Amerikës të dëgjohet jashtë vendit, aty ku ka më shumë rëndësi.

” Ky veprim vjen pavarësisht se një gjyqtar federal e pengoi Lake të shkarkojë Michael Abramoëitz-in nga posti i drejtorit të VOA-s, duke thënë se shkarkimi i tij do të ishte “thjesht në kundërshtim me ligjin”.

Për më tepër, më herët këtë javë, gjyqtari i distriktit amerikan Royce Lamberth vendosi gjithashtu veçmas se administrata e Presidentit Donald Trumpnuk kishte demonstruar ende se po zbatonte aktgjykimet për të rifilluar punën në Zërin e Amerikës.

Me aktgjykimin e së hënës ai i dha administratës “një mundësi të fundit, pak para një procesi gjyqësor për mospërfillje të gjykatës”, për t’u bindur dhe urdhëroi që Lake të paraqitej deri më 15 shtator për një deklaratë nën betim para avokatëve të punonjësve të agjencisë.

Punonjësit e Zërit të Amerikës kanë paditur administratën për humbjen e vendeve të punës

Një grup punonjësish të agjencisë që kanë ngritur një padi për të bllokuar eliminimin e VOA-s e dënuan veprimin e fundit të Lake.

“Ne i konsiderojmë sulmet e vazhdueshme të Lake ndaj agjencisë sonë të neveritshme”, thanë ata në një deklaratë. “Ne presim me padurim dëshminë e saj për të mësuar nëse plani i saj për të shpërbërë Zërin e Amerikës është zbatuar me procesin rigoroz të shqyrtimit të kërkuar nga Kongresi”. Në janar, kur Trumpi u kthye në detyrë, ai urdhëroi ndalimin e fondeve federale dhe shkurtime fondesh te transmetuesi ndërkombëtar Zëri i Amerikës në minimumin e lejuar nga Kongresi.

Raundi i fundit i shkurtimeve nga puna, nga i cili preken 532 punonjës, synon të përmbushë udhëzimin e Trumpit për të “ndihmuar në uljen e burokracisë federale, përmirësimin e shërbimeve të agjencisë dhe për t’i kursyer popullit amerikan më shumë nga paratë e fituara me mund”, tha një nëpunës.

USAGM mbikëqyr gjashtë institucione që, së bashku me VOA-n, përfshijnë Radion Evropa e Lirë/Radio Liberty, Radion Azia e Lirë, Rrjetet e Transmetimeve të Lindjes së Mesme dhe Radio Martí.

Këto rrjete datojnë që nga Lufta e Ftohtë dhe janë pjesë e një rrjeti organizatash të financuara nga qeveria amerikane, qëllimi i të cilave është të zgjerohet ndikimi i SHBA dhe të luftohet autoritarizmi./DW

Kamëz/ Ra në kontakt më energjinë elektrike, humb jetën 51-vjeçari

By: b b
31 August 2025 at 18:22

Një 51-vjeçar ka humbur tragjikisht jetën në Kamëz, pasditen e kësaj të diele.

Sipas njoftimit të policisë, ai ishte duke rregulluar një defekt, kur ra në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë humbi jetën.

“Kamëz/Informacion paraprak. Rreth orës 16:45, në Valias, shtetasi A. L., rreth 51 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që po rregullonte një defekt elektrik ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së, zyrtarë amerikanë të pranishëm në seanca

By: b b
31 August 2025 at 18:12

Përfaqësues të Qeverisë së SHBA-së pritet të marrin pjesë në seancat e Gjykatës Speciale në Hagë, ku mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi do të nisë me paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve të saj.

Sipas një dokumenti të Speciales, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar vendosjen e një sërë kushtesh për dëshminë e dëshmitarit të identifikuar si 1DW-003, duke u thirrur në Rregullën 107 të procedurës.

Këto kushte përfshijnë kufizimin e fushëveprimit të ekzaminimit direkt vetëm në tema të caktuara, ndërsa kundër-ekzaminimi të kufizohet në pyetjet e parashtruara gjatë ekzaminimit direkt dhe çështjet që lidhen me besueshmërinë e dëshmitarit.

Në dokument theksohet gjithashtu se dëshmitarit i jepet e drejta të refuzojë përgjigjet për arsye konfidencialiteti, ndërsa përfaqësues të qeverisë amerikane do të autorizohen të jenë të pranishëm gjatë dhënies së dëshmisë. Një kërkesë formale për këto masa pritet të dorëzohet së shpejti.

Më 18 gusht, mbrojtja e Thaçit ka marrë miratimin e autoriteteve amerikane për përdorimin e deklaratës dhe dëshmisë së dëshmitarit 1DW-003, figurë e mbetur anonime për publikun

Po ashtu, bëhet e ditur se pala amerikane ka vendosur kufizime mbi pyetjet që mund t’i drejtohen dëshmitarit dhe ka kërkuar të jetë e pranishme gjatë procesit të marrjes në pyetje.

Protestat me 5 viktima në Indonezi, qeveria heq disa privilegje për deputetët

By: b b
31 August 2025 at 17:49

Partitë politike në Indonezi kanë rënë dakord të tërheqin disa nga përfitimet financiare të financuara nga shteti për politikanët, në përpjekje për të qetësuar protestat e përhapura në mbarë vendin, ka bërë të ditur presidenti i vendit.

Prej një jave, disa qytete në shtetin aziatik përfshirë kryeqytetin Xhakarta janë përfshirë nga protesta të ashpra kundër qeverisë, të cilat në disa raste kanë përfunduar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Megjithëse shkaqet e pakënaqësisë janë të shumta përfshirë vdekjen e një drejtuesi të një shërbimi transporti me porosi në qendër të zemërimit qytetar është një shtesë mujore e re në pagesat për deputetët e parlamentit.

Presidenti Prabowo Subianto njoftoi të dielën se disa nga këto përfitime do të reduktohen, përfshirë edhe uljen e disa shtesave financiare. Ai gjithashtu bëri të ditur se do të vendoset një moratorium për udhëtimet jashtë shtetit të deputetëve.

Kreu i shtetit, i cili ka anuluar një vizitë të planifikuar në Kinë për shkak të trazirave, theksoi se disa protesta kanë kaluar kufijtë e manifestimit paqësor dhe mund të cilësohen si “tradhti dhe terrorizëm”.

Ai deklaroi se ka urdhëruar policinë dhe ushtrinë të ndërhyjnë me vendosmëri kundër akteve të plaçkitjes dhe dëmtimit të pronës. Ndërtesa e ministres së Financave, Sri Mulyani Indrawati, ishte mes objekteve që u sulmuan nga protestuesit, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Zemërimi qytetar u përshkallëzua pas vendimit për rritjen me 50 milionë rupiah (rreth 3,030 dollarë amerikanë) të pagesës mujore për deputetët – një shumë që është afro dhjetëfish më e lartë se paga minimale në Xhakartë.

Protestat morën një kthesë tragjike të enjten, kur Affan Kurniawan, një 21-vjeçar që punonte si shofer me aplikacion, u përplas për vdekje nga një automjet i policisë gjatë një proteste në kryeqytet.

Të paktën tre persona humbën jetën të premten në mbrëmje, pasi protestuesit i vunë flakën një ndërtese të parlamentit rajonal. Përgjatë fundjavës, protestat vazhduan. Në qendër të Xhakartës, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat, ndërsa disa protestues hodhën kokteje molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të një kompleksi policor.

Megjithëse presidenti nuk dha detaje se cilët deputetë do të preken nga shkurtimet, kritikët thonë se lëshimet e bëra nuk janë të mjaftueshme për të ndalur pakënaqësinë popullore.

Kreu i Bashkimit të Ekzekutivëve Studentorë të Indonezisë, Muzammil Ihsan, deklaroi për Reuters se “kjo nuk mjafton” dhe se po shqyrtohet organizimi i protestave të tjera.

“Qeveria duhet të trajtojë problemet e thella që ndodhen në rrënjë të kësaj krize,” u shpreh ai. “Zemërimi në rrugë nuk është pa arsye.”

Ndër kërkesat kryesore të protestuesve janë: paga më të larta, ulje taksash, luftë më e fortë ndaj korrupsionit, si dhe ndalimi i dhunës policore ndaj protestave.

Paraja jashtë bankave në rekord historik

By: b b
31 August 2025 at 17:33

451 miliardë lekë qarkullojnë sot jashtë bankave, para që nuk depozitohen, nuk investohen, por që mbeten në xhepat e qytetarëve dhe në tregje informale. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë konfirmojnë se vetëm brenda muajit korrik, kjo shumë u rrit me 2%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me plot 12%.

Kjo rritje pasqyron shtimin e ofertës monetare në ekonomi, pasi para janë në qarkullim dhe depozita afatshkurtra arritën në 903 miliardë lekë, ndërsa së bashku me depozita afatgjata, ky tregues kap shifrën e 1.117 trilionë lekëve.

Megjithatë, shifrat tregojnë se shqiptarët po bëjnë një hap paralel drejt digjitalizimit. Për herë të parë, pagesat me kartë kanë kaluar tërheqjet e cash-it në ATM, duke regjistruar në gjysmën e parë të këtij viti 12.57 milionë pagesa.

Pavarësisht këtij raporti, preferenca për paranë fizike mbetet dukshëm më e lartë, teksa sfidë mbetet formalizimi i një pjesë të madhe të qarkullimit monetar.

Më shumë se tre milionë të papunë në Gjermani

By: b b
31 August 2025 at 17:14

Papunësia në Gjermani është rritur në më shumë se tre milionë njerëz për herë të parë në më shumë se dhjetë vitet e fundit. Numri i të papunëve u rrit në gusht krahasuar me muajin e kaluar me 46.000, në 3.025 milionë. Kjo është 153.000 më shumë se në gusht të vitit 2024, njoftoi Agjencia Federale e Punësimit në Nuremberg. Shkalla e papunësisë u rrit krahasuar me korrikun e këtij viti me 0,1 pikë përqindjeje, në 6,4 përqind.

Numri i të papunëve mbi kufirin prej tre milionësh u regjistrua për herë të fundit në shkurt të vitit 2015.

Pushimet verore nuk e shpjegojnë zhvillimin
“Tregu i punës karakterizohet ende nga stanjacioni ekonomik në vitet e fundit”, tha drejtuesja e Agjencisë Federale të Punësimit, Andrea Nahles. “Megjithatë, ka edhe shenjat e para të stabilizimit”, shton ajo.

Numri i të papunëve në Gjermani rritet parimisht gjithmonë gjatë verës, sepse kompanitë punësojnë më pak para pushimeve vjetore. Por shifrat e gushtit ishin për herë të fundit kaq të larta 15 vjet më parë.

“Tre milionë të papunë janë një pasojë e turpshme e refuzimit për të zbatuar reformat në vitet e fundit”, tha Rainer Dulger, president i Konfederatës së Shoqatave të Punëdhënësve Gjermanë. Ai theksoi se tani nevojitet një valë e vërtetë reformash në vjeshtë.

A do të stabilizohet tregu i punës?
Në një krahasim mbarëkombëtar, shkalla e papunësisë në landet Bremen (11.8 përqind) dhe Berlin (10.5 përqind) është tepër e lartë. Ndërsa në landet jugore, në Bavari (4.2 përqind) dhe Baden-Württemberg (4.7 përqind) shifrat e papunësisë janë më të ulëtat. Agjencia Federale e Punësimit për statistikat përdori të dhëna të disponueshme deri më datën 13 gusht. Të dhënat pas datës 13 gusht do të përpunohen në bilancin zyrtar për këtë muaj, që bëhet muajin e ardhshëm.

Por pavarësisht këtyre shifrave të reja rekord, Instituti për Kërkime të Tregut të Punës dhe Profesioneve (IAB) sheh shenjat e para të përmirësimit të gjendje. Për barometrin e tyre të tregut të punës, ekspertët anketojnë të gjitha agjencitë e punësimit çdo muaj në lidhje me pritjet e tyre për tre muajt e ardhshëm.

Në gusht, për herë të parë në tre vjetët e fundit, ata prisnin që rritja e papunësisë të ndalej. Gjithashtu, sipas këtyre vlerësimeve, punësimi mund të fitonte përsëri të merrte vrull.

Clemens Fuest, President i Institutit Ifo, i rekomandon qeverisë federale të miratojë kundërmasa sa më shpejt të jetë e mundur. “Politika duhet të tregojë se nuk është vetëm e aftë të marrë hua, por edhe të zbatojë reforma strukturore që janë të vështira dhe shkaktojnë konflikte”, tha Fuest. “Nëse reformat kanë sukses, investimet private në Gjermani do të rriten përsëri, dhe bashkë me të do të hapen edhe vende të reja pune”, thotë ai./DW

Universitetet në Serbi presin rikthimin e studentëve pas protestave

By: b b
31 August 2025 at 16:56

Universitetet në Serbi shpresojnë t’i rihapin dyert në shtator, pas muajve të bojkotimit nga studentët, por Jellena Stankoviq është e vendosur: “Nuk do t’u kthehem studimeve”.

Stankoviq është studente në Akademinë e Arteve në Novi Sad – qytet në Serbinë veriore, që është epiqendër e valës më të madhe të protestave antiqeveritare në këtë vend, në gati 30 vjet.

Në këtë qytet, nëntorin e kaluar, u shemb çatia e një stacioni hekurudhor, duke shkaktuar vdekjen e 16 personave.

Që atëherë, studentët udhëheqin protesta, duke kërkuar përgjegjësi.

“Lufta duhet të vazhdojë”, thotë Stankoviq për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Ajo është pjesë e një brezi studentësh që kanë sakrifikuar një vit nga studimet e tyre dhe tani po vendosin nëse do të vazhdojnë bojkotimin apo do të kthehen në ligjërata.

Sipas Stankoviqit, ky vit nuk ka qenë i humbur.

“Kam takuar njerëz të jashtëzakonshëm, si studentë ashtu edhe profesorë, me të cilët pres të mbaj kontakt edhe pasi të mbarojë e gjithë kjo”, thotë ajo.

“Për mua, zbulimi më i bukur në jetë është se mund të bëj diçka tjetër, jo vetëm të luaj në piano”, shprehet Stankoviq.

Në Beograd, Konstantin Cvetanoviq ndau fotografi të protestave studentore në Fakultetin e Fizikës, me fjalën “Bllokadë” të shkruar në një dërrasë të zezë.

Ai thotë se viti i kaluar i ka dhënë një lloj tjetër arsimimi.

“Edhe pse kemi pasur një vit të shkurtuar akademik, ajo që kemi mësuar rreth integritetit profesional gjatë kësaj bllokade, do të vlejë shumë më tepër sesa njohuritë që mund t’i humbasim”, thotë ai.

Cvetanoviq, megjithatë, mendon se tani mund të jetë koha për t’u rikthyer në fakultete, duke shtuar se protestat mund të vazhdojnë ende.

“Të jesh për muaj të tërë në një situatë ku vetëm universitetet nuk funksionojnë, thjesht nuk ka kuptim. Me këtë, ne vetëm do t’u jepnim autoriteteve motivim që ta mbyllin universitetin”, thotë Cvetanoviq.

Disa institucione mësimore bënë një hap të pazakontë, duke u përpjekur të rihapeshin që në qershor, para pushimeve verore.

Një prej tyre ishte Shkolla e Lartë Teknike në Suboticë, në veri të Serbisë.

Nenad Gojkoviq thotë se nuk dëshiron t’i vazhdojë studimet, por pranon se shumë studentë të tjerë tashmë janë kthyer.

“E di që shumë kolegë kanë sakrifikuar shumë, si financiarisht ashtu edhe në aspektin kohor. Shumë prej tyre kanë gjetur punë për të mbuluar shpenzimet. Disa nuk mbështeten nga prindërit dhe ia dalin vetë. Shumë prej tyre edhe i kanë humbur bursat”, thotë Gojkoviq.

Stankoviq është e përgatitur për të njëjtën gjë në Novi Sad.

“Nuk mund të them se do të ndiej ndonjë pakënaqësi ndaj kolegëve, të cilët, për arsye objektive, nuk mund ta vazhdojnë luftën me aq pasion sa në fillim”, thotë ajo.

Beogradi dhe Novi Sadi kanë universitetet më të mëdha në Serbi.

Të dhënat që ato kanë publikuar, sugjerojnë se mësimi pritet të rifillojë së shpejti.

Universiteti i Novi Sadit hapi mbi 9.500 vende për studentët e rinj për vitin e ardhshëm akademik.

Në rundin e parë u regjistruan mbi 5.300 studentë, ndërsa rundi i ardhshëm do të mbahet në shtator.

Universiteti i Beogradit njoftoi se në regjistrimin e parë u pranuan 10.984 studentë – 538 më pak se vitin e kaluar./rel

❌
❌