Ndonëse u paralajmërua se punimet për autostradën Shkup-Bllacë do të nisin në fund të dhjetorit, megjithatë kjo nuk do të ndodh. Para tre javësh, zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri në Click Plus tha se vetëm kushtet klimatike mund t’i prolongojnë punimet.
“Kanë aplikuar diku 11 kompani të vendit dhe ndërkombëtare, rrethi është zvogëluar në tre kompani që i plotësojnë kushtet më shumë. Ajo që më gëzon është se ofertat janë brenda buxhetit të paraparë.
Madje disa shifra janë shumë më të kapshme sesa i kemi paramenduar ne se do t’i shohim kur t’i hapim. Mund të them se për shumë pak, apo brenda muajit do të fillojnë punimet në këtë rrugë. Këtë e them dhe uroj që kushtet klimatike mos të na vështirësojnë për të ngecur ndoshta për në janar-shkurt apo në pranverën e hershme për të filluar me energji të re dhe ritëm të plotë”, tha Kaltrina Zekolli.
Sot jemi 29 dhjetor, punimet nuk kanë nisur, jo për shkak kushteve klimatike, por siç sqarojnë nga kabineti i zëvendësministres arsyet e vonesës, janë procedurat burokratike të institucionit financiar dhe periudhës së festave të fundvitit.
“Siç dihet, ky projekt financohet pjesërisht me grant dhe pjesërisht me kredi nga kjo bankë, ndërsa vonesa ka ardhur si pasojë e procedurave burokratike të institucionit financiar dhe periudhës së festave të fundvitit. Nga ana jonë institucionale, të gjitha procedurat janë përfunduar dhe aktualisht presim vetëm miratimin final nga banka. Besojmë se shumë shpejt do të krijohen kushtet për fillimin e punimeve”, deklaroi Zekolli.
Ndryshe për këtë autostradë janë kryer vetëm 2 kilometrat e para, por as ato nuk munden të lëshohen në përdorim, derisa nuk ndërtohet edhe pjesa tjetër prej 10 kilometrave. Për realizimin e autostradës janë paraparë rreth 240 milionë euro, apo afërsisht 24 milionë euro për çdo kilometër. /tv21
Kryetari aktual i OBRM-Popullore, Ljubço Georgievski, shprehet se nuk e kupton pse autoritetet aktuale maqedonase janë kundër “propozimit francez”, kur ai e ka shfuqizuar politikën rigide bullgare.
“Para nesh është një propozim i Bashkimit Evropian, që ne e quajmë ‘propozimi francez’, i cili është shumë i qartë, shumë i saktë dhe nuk e kuptoj pse shkohet kundër atij propozimi”, thotë Georgievski në një intervistë për portalin “Racin”.
“Nuk guxojmë të harrojmë se ai ‘propozim francez’, praktikisht dhe de facto, ishte shfuqizim i një pozicioni rigid të politikës bullgare me atë qëndrimin e pakëndshëm se deri në vitin 1945 keni qenë bullgarë, ndërsa nga viti 1945 jeni maqedonas, që ishte miratuar nga parlamenti bullgar. NëMaqedoni i jepetshumëpakrëndësifaktit se ‘propozimifrancez’ praktikisht e shfuqizoikëtë ide. Ai e anuloiatëqëndrim, sepsepër ‘propoziminfrancez’ u votuagjithashtuedhenëparlamentinbullgardhe, në vend qëkjotëinterpretohejsifitore, ne e interpretojmësihumbje. Nuk e di përçfarëarsyesh, ndoshtafillimishtpërarsyetëpolitikësditore, pormë pas kjo u bëpjesë e bllokadëssonë. Bullgariaevoluoinga ajo pozitëdheshohim se pas propozimitfrancez, qëndrimetprovokuesengapolitikanëtbullgarëjanëreduktuarnë minimum. Taniedhefutja e bullgarëvenëKushtetutënaparaqitetsi problem. Edheprotokollinaështë problem, e deritepozicionimë i riqë po e dëgjojmëmuajt e fundit, ku ne u imponojmëkushteBashkimitEvropiandheBullgarisë. Tani ne jemiataqëvendosimkushtendaj BE-së, nëseduamtëecimpërpara. E gjithëkjotregon se ataqëjanëkryesorëtdhepërgjegjësitpërrrugëntonëdrejt BE-sënëkëtë moment, nukkanënjëpolitikëseriozepër ta kaluarkëtëpikëtëfunditdhepërtëfilluarintegrimintonë final evropian, përveçnëse po ndodhdiçka pas skenaveqë ne nuk e dimë”, thotëGeorgievski.
Kuvendi miratoi kërkesën e Qeverisë për shpalljen e konkursit publik për përzgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit i cili duhet të vijë në vend të Lupço Kocevskit të dorëhequr pak para se të shkarkohej. Ditëve në vijim Kuvendi duhet të shpallë konkursin publik ndërsa dorëzimi i kandidaturave do të duhet të bëhet në afat prej 15 ditëve.
Kandidatët duhet të kenë së paku 300 kredi, të kenë provimin e jurisprudencës, përvojë të pandërprerë pune prej së paku 10 viteve si prokuror apo gjykatës. Në këtë pozitë për momentin si ushtruese detyre është Anita Topollova Isajllovska derisa të zgjidhet kryeprokurori i ri. Këshilli i Prokurorëve do të përgatisë mendim për secilin nga kandidatët e paraqitur dhe do ta dorëzojë në Qeveri. Prokurori i ri duhet të zgjidhet me shumicë të thjeshtë prej 61 votave.
Më 22 dhjetor, prokurorja Anita Topalova-Isajllovska u zgjodh njëzëri si kandidatja e vetme e propozuar në seancën e Këshillit të Prokurorëve Publikë si ushtruese detyre, duke zëvendësuar prokurorin publik republikan Ljupço Kocevski, i cili dha dorëheqjen javën e kaluar, pak para se të shkarkohej nga Parlamenti.
Kujtojmë se, më 16 dhjetor, ish-prokurori publik shtetëror Ljupço Kocevski njoftoi se kishte paraqitur dorëheqje të parevokueshme nga detyra. Ai informoi seancën parlamentare në të cilën do të shqyrtohej propozimi i Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra.
Në Parlament nuk pati asnjë debat sepse, siç informoi kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi, shqyrtimi i kësaj pike bëhet i pakuptimtë, duke marrë parasysh dorëheqjen e paraqitur të Kocevskit.
Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit nga koalicioni VLEN, Nevzat Bejta, në konferencën e sotme për shtyp akuzoi udhëheqësinë e mëparshme lokale për keqpërdorim të 450 mijë eurove të shpenzuara për furnizime publike.
Sipas tij, tenderi për shtrimin me pllaka të bekatonit, me vlerë 500 mijë euro dhe ajo punë, siç tha ai nuk vlen më shumë se 50 mijë euro. Përveç kësaj, kompania e cila e kreu punën nuk është nga Gostivari.
“Kjo lloj rritje e çmimeve ka qenë një praktikë e zakonshme gjatë tetë viteve të fundit. Shtrimi me pllaka bekatoni në kohën time kushtonte 13 euro për “metër katror”, tani me rritjen e çmimeve të tregut kushton 15 euro. Këto u ndërtuan me një çmim për metër katror prej 450-500 euro. Sipas informacioneve të mia, një punë me vlerë afërsisht 50 mijë euro është paguar 450 mijë euro”, tha kandidati për kryetar, Nevzat Bejta.
Bejta tha se anëtarët e partisë së Taravarit të cilët drejtuan qytetin e varfëruan atë, ndërsa qytetarët janë të revoltuar nga një menaxhim i tillë i komunës.
"Në këto tetë vjet, ai e ka shkatërruar dhe varfëruar buxhetin e Gostivarit. E ka shkatërruar infrastrukturën dhe kemi rrugë dhe rrugica plot me gropa. Pastërtia në qytet është në nivelin më të ulët të mundshëm. Ata kanë shkatërruar kulturën, sportin dhe arsimin”, tha Bejta.
Bejta paralajmëroi se ndër projektet e para të cilat do të realizohen në mandatin e ri janë një urë me katër korsi dhe zgjerimi i bulevardit “Vëllezrit Gjinoski” nga udhëkryqi me “Rrugën e Dibrës” deri në Gjykatën themelore.
Të dielën në ora 11:20 në bulevardin “Iliria” në Tetovë, pjesëtarë të policisë së Tetovës kanë privuar nga liria personin A.I.(23) nga Tetova. Gjatë kontrollit me radar është konstatuar se ai drejtonte automjetin e udhëtarëve “Audi” me targa të Tetovës me shpejtësi prej 103 kilometra në orë në vendin ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 kilometra në orë.
Gjatë ditës së diel në ora 11:50 në rrugën rajonale Zhelinë-fshati Jegunoc, pjesëtarë të policisë së Tetovës kanë privuar nga liria personin I.R.(41) nga fshati Sllatinë. Gjatë kontrollit me radar është konstatuar se ai drejtonte automjetin e udhëtarëve “BMW” me targa të Tetovës me shpejtësi prej 104 kilometra në orë në vendin ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 kilometra në orë.
Po ashtu të dielën në ora 12:18 në bulevardin “Iliria” në Tetovë, pjesëtarë të policisë së Tetovës kanë privuar nga liria B.T.(23) nga Tetova. Gjatë kontrollit me radar është konstatuar se ai drejtonte automjetin e udhëtarëve ” Golf” me targa të Tetovës me shpejtësi prej 111 kilometra në orë në vendin ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 kilometra në orë.
Të dielën në ora 12:58 në rrugën Tetovë-Gostivar, në pikën e pagesës rrugore Gostivar, pjesëtarë të policisë së Gostivarit kanë privuar nga liria personin N.B. (25) nga Shqipëria. Gjatëkontrollit me radar ështëkonstatuar se ajo drejtonteautomjetin e udhëtarëve “Golf” me targakombëtaretëKosovës me shpejtësiprej 189 kilometranëorënëvendinkushpejtësiamaksimale e lejuarështë 80 kilometranëorë.
Tëdielënnëora 14:44 nërrugënTetovë– Gostivar, nëpikën e pagesësrrugoreGostivar, pjesëtarëtëpolicisësëTetovëskanëprivuarngaliriapersonin R.V.(19) ngafshatiVicëGjatëkontrollit me radar ështëkonstatuar se ai drejtonteautomjetin e udhëtarëve “Golf” me targatëTetovës me shpejtësiprej 156 kilometranëorënëvendinkushpejtësiamaksimale e lejuarështë 80 kilometranëorë. Pas dokumentimittëplotëtëngjarjes, ndajtyre do tëngrihenpadisipasnenit 297-a tëKodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetitmotorik”.
Nën ndikimin e masës ajrore të ftohtë, të mërkurën do të fryjë erë e fortë deri e përforcuar nga drejtimi verior, gjë që do të ndikojë që temperaturat ditore në shumë vende të mbeten nën zero, njofton DPHM.
Të enjten do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore, ndërsa të premten era do të ndryshojë kahe në atë jugor dhe do të ketë kushte për reshje të lehta të shiut dhe borës nëpër male.
Gjatë fundjavës moti do të jetë kryesisht me diell me rritje të temperaturave.
Komisioni shtetëror i zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme të 165-të njëzëri i miratoi vendimet për përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura lokale të planifikuara për 11 janar 2026 në katër komuna: Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushe.
Në seancë, KSHZ miratoi edhe raportin përfundimtar për zgjedhjet lokale të vitit 2025, të cilin duhet ta dorëzojë në Kuvend.
“Ne e dorëzojmë këtë raport, si gjithmonë, pas të gjitha zgjedhjeve në përputhje me Kodin Zgjedhor në Kuvend dhe raporti publikohet publikisht, ai përmban të dhënat e nevojshme për aktivitetet zgjedhore të kryera nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, aktivitetet e ndërmarra janë të renditura kronologjikisht, kompetencat dhe gjithçka që është ndërmarrë nga ne gjatë procesit zgjedhor. Ai gjithashtu përmban të gjitha aspektet financiare që lidhen me zbatimin e zgjedhjeve, shpenzimet e bëra nga KSHZ-ja që janë të destinuara për të gjithë punën dhe shpenzimet e përgjithshme për të gjitha aktivitetet zgjedhore që lidhen me Zgjedhjet Lokale të zhvilluara”, tha kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko.
Përmes këtij raporti, KSHZ-ja, përmes të dy dokumenteve, ofron shqyrtim dhe llogaridhënie për veprimet e ndërmarra, aktivitetet për zgjedhjet lokale të zhvilluara, do ta paraqesë në Kuvend dhe do të shpallet publikisht.
Në seancën e sotme u miratua edhe një propozim-vendim për krijimin e një grupi pune përgjegjës për përgatitjen, verifikimin e materialit zgjedhor konfidencial dhe jo-konfidencial dhe dorëzimin e tij në komisionet komunale zgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen më 11 janar. Grupi i punës ka të njëjtat kompetenca si grupet e punës për zgjedhjet lokale, por është në një format më të vogël, të destinuar për zgjedhjet në katër komunat. KSHZ-ja miratoi një vendim për angazhimin e personave në grupin e punës për mirëmbajtjen e infrastrukturës së serverit dhe rrjetit, mirëmbajtjen e bazave të të dhënave dhe përpunimin e listës së votuesve, si dhe për përcaktimin e kompensimit të personave të angazhuar. Siç shpjegoi Kondarko, sipas Kodit Zgjedhor, KSHZ-ja ka autoritetin për të marrë një vendim të tillë, duke pasur parasysh nevojën për zhvillimin e zgjedhjeve.
“Ne e morëm këtë vendim edhe në prag të zgjedhjeve lokale të vitit 2025. Duke pasur parasysh që vlefshmëria e këtij vendimi është deri më 31 dhjetor të këtij viti, e për shkak të zgjedhjeve të përsëritura lokale në janar 2026, ne duhet të angazhojmë këta individë që do të kryejnë të njëjtat funksione, do të kenë të njëjtat përgjegjësi si për zgjedhjet lokale dhe në këto zgjedhje të përsëritura. Angazhimi i tyre do të kufizohet vetëm në një muaj gjatë zhvillimit të zgjedhjeve të përsëritura, domethënë në janar 2026, duke përfunduar më 31 janar”, tha Kondarko.
Në seancën e sotme, u mor gjithashtu vendimi për krijimin e një grupi pune për një organ koordinues ndërinstitucional për çështje të TIK-ut dhe sigurisë. Ky grup pune angazhon gjithashtu profesionistë, ekspertë nga fusha e IT-së dhe sigurisë për zhvillimin e qetë të zgjedhjeve, kompetencat dhe përgjegjësitë e të cilëve nuk ndryshojnë, por janë të përcaktuara posaçërisht për periudhën e nevojshme kohore për nevojat e zgjedhjeve të ardhshme.
Në rendin e ditës të seancës së 165-të të sotme, u emëruan një koordinator, një zëvendëskoordinator dhe anëtarë të organit koordinues ndërinstitucional për çështjet e TIK-ut dhe sigurisë, të cilët do të angazhohen për këtë periudhë të kufizuar kohore gjatë muajit janar për të zhvilluar zgjedhjet për kryetar komune në katër komuna.
“Këta individë ishin tashmë të angazhuar për zgjedhjet lokale dhe e kryenin punën e tyre në mënyrë profesionale dhe eksperte, kështu që këta individë janë absolutisht të nevojshëm, ne po i mbajmë ata me një mandat të kufizuar duke marrë këtë vendim në mënyrë që ata të kenë qasje formale dhe autorizim për të kryer aktivitetet zgjedhore në fushën e IT-së në punën e KSHZ-së”, tha Kondarko.
KSHZ-ja vazhdon të ndërmarrë aktivitete të rregullta ligjore në përputhje me orarin për organizimin dhe përgatitjen e të gjitha aktiviteteve zgjedhore që lidhen me zgjedhjet e 11 janarit.
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, në fjalimin e tij në konferencën përmbyllëse të partisë, të mbajtur në Tetovë, foli për pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe të ardhmen e shtetit.
Thaçi ka theksuar se Maqedonia nuk do të shohë hajr dhe nuk do të ketë stabilitet e zhvillim të qëndrueshëm për aq kohë sa shqiptarët nuk i gëzojnë të gjitha të drejtat që u takojnë dhe që i kanë komunitetet e tjera në vend.
Sipas tij, barazia e plotë nuk është privilegj, por parakusht themelor për funksionimin e një shteti demokratik dhe multietnik.
“Përderisa shqiptarët trajtohen si qytetarë të rendit të dytë, ky shtet nuk mund të ketë paqe sociale, prosperitet ekonomik dhe as perspektivë evropiane,” ka deklaruar Thaçi, duke shtuar se problemet strukturore vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura pavarësisht premtimeve të shumta ndër vite.
Ai ka kritikuar ashpër institucionet shtetërore për moszbatimin e plotë të të drejtave kushtetuese dhe ligjore të shqiptarëve, duke përmendur përfaqësimin e pamjaftueshëm në institucionet kyçe, përdorimin e gjuhës shqipe, si dhe diskriminimin në punësim dhe zhvillim rajonal.
Partia opozitare LSDM, ka akuzuar Postën e Maqedonisë se i ka dhënë tender me vlerë 1,2 milionë euro një kompanie të afërt me partinë “ZNAM”.
Nga LSDM thonë se tenderi është një kontratë për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike me kompai që është pa punëtorë, pa kontrata të realizuara më parë dhe pa përvojë.
“Kompania “BS Cleaning import-eksport” SHPKNJP Shkup, e themeluar më 10 korrik 2024, ka fituar tender me vlerë 1,2 milionë euro nga “Posta e Maqedonisë së Veriut”. Kontrata e lidhur është për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike. Kompania pa punëtorë, pa kontrata të realizuara më parë, pa përvojë. Në momentin e aplikimit, kjo kompani nuk i plotësonte kushtet bazë të përcaktuara në dokumentacionin e tenderit. Nuk kishte minimum tre kontrata të mëparshme për mirëmbajtje higjienike, nuk kishte të paktën 50 të punësuar, nuk realizonte të ardhura vjetore prej të paktën 100.000 euro në tre vitet e fundit”, deklaroi Renata Mlladenovska – Këshilli ekzekutiv i LSDM-së.
Nga “Posta” reaguan duke thënë se akuzat e LSDM-së janë të pasakta, tendencioze dhe politikisht të motivuara. Sipas tyre, këto pretendime përbëjnë përpjekje për dezinformim të qëllimshëm të opinionit dhe shtrembërim të fakteve.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski tha se rreth 18.5 milionë euro janë ndarë nga buxheti për subvencionimin e ndërmarrjeve dhe institucioneve, nga të cilat shuma më e madhe, 15 milionë euro, do të shkojë për Ndërmarrjen e Transportit Publik të Shkupit.
Gjorgievski tha se kjo është një shumë rekord e subvencioneve që Ndërmarrja e Transportit ka marrë nga Qyteti.
“Ne premtuam të konsolidojmë Buxhetin e Qytetit të Shkupit dhe t’i ndihmojmë ndërmarrjet dhe institucionet kulturore të shlyejnë borxhet e tyre deri në gjysmën e parë të vitit 2027. Për këtë qëllim, janë ndarë 25 milionë denarë ndihmë për institucionet kulturore, 60 milionë denarë ndihmë për “Higjienën Komunale”, 80 milionë denarë për “Parqet dhe Gjelbërimin”, 20 milionë denarë për “Drislla”, 15 milionë denarë për “Lajka”, 23 milionë denarë për “Rrugët dhe rrugicat”, si dhe një rekord prej 920 milionë denarë subvencione për NTP Shkup”, tha Gjorgjievski në prezantimin e tij para Këshillit të Qytetit të Shkupit gjatë shqyrtimit të Buxhetit të vitit 2026.
Në nëntor, numri i rasteve të raportuara të sëmundjeve akute infektive arriti në 1,242 raste, që është 29.2 përqind më shumë se në tetor, sipas buletinit të sëmundjeve akute infektive të publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).
Siç u tha, më shumë se gjysma e rasteve, 808 raste, ishin varicella, duke e bërë këtë sëmundje më të përhapurën në nëntor. Enterokoliti vjen më pas me 257 raste.
U regjistruan edhe grupe më të vogla pacientësh me infeksione të tjera akute si infeksione bakteriale ushqimore, salmoneloza, mononukleoza infektive, sëmundja e legjionarëve, ethet e kuqe dhe të tjera.
Lidhur me HIV/AIDS dhe sëmundjet e parandalueshme nga vaksina, u morën dy raporte të reja për HIV/AIDS në nëntor, dhe u regjistrua një vdekje e lidhur me AIDS. Në fushën e sëmundjeve të parandalueshme nga vaksina, janë regjistruar disa raste të hepatitit viral B, shytave dhe kollës së keqe.
Janë raportuar gjithashtu 12 raste me COVID, ndërsa në tetor ky numër ishte 70. Është vërejtur edhe qarkullimi i viruseve të frymëmarrjes, përfshirë gripin, me një shfaqje të konsiderueshme të rasteve të ngjashme me gripin.
Muajin e kaluar, ISHP mori 829 raporte për agjentë shkaktarë të izoluar të provuar të sëmundjeve infektive dhe rezistencë ndaj antibiotikëve. Raportet u morën nga laboratorët mikrobiologjikë nga territoret e të dhjetë qendrave të shëndetit publik. Agjentët shkaktarë më të raportuar shpesh në nëntor janë: MRSA (33.5%), HPV (20.1%) dhe rotavirus (4.5%).
Rezistenca ndaj antibiotikëve është regjistruar në një total prej 284 mikroorganizmash të provuar, përkatësisht: Acinetobacter spp., E.coli, E.coli ESBL, Klebsiella spp., Klebsiella pneumoniae, Salmonella spp., Staphylococcus aureus – rezistent ndaj meticilinës (MRSA). Patogjenët më të izoluar në laboratorë ishin MRSA (Staphylococcus aureus rezistent ndaj meticilinës), HPV (papillomavirusi njerëzor) dhe rotavirusi. Është raportuar gjithashtu rezistenca e baktereve të ndryshme ndaj terapisë me antibiotikë.
Më 11 nëntor, Qendra e Shëndetit Publik në Shkup raportoi një epidemi të Toxoinfectio alimentaris me 6 persona të sëmurë, të lidhur me një mbledhje familjare. Nuk u regjistrua asnjë shtrim në spital.
“U dhanë rekomandime për respektim të rreptë të masave sanitare dhe higjienike gjatë përgatitjes dhe trajtimit të ushqimit, me qëllim parandalimin e kontaminimit dhe shfaqjes së helmimit nga ushqimi, si dhe për të shmangur konsumimin e ushqimit nga prodhues të paregjistruar dhe të pakontrolluar. Epidemia u shpall e përfunduar më 14 nëntor”, thuhet në buletinin e ISHP-së.
Më 27 nëntor, Qendra e Shëndetit Publik në Shkup raportoi një epidemi të helmimit nga ushqimi/gastroenterokolitit midis nxënësve në një shkollë fillore në Shkup. Si pjesë e epidemisë, u regjistruan 34 persona të sëmurë, nga të cilët 9 persona u hospitalizuan.
Koalicioni VLEN ka akuzuar sërish Bashkimin Demokratik për Integrim për deklarata jo të vërteta dhe tendencioze.
“Edhe PR-trukun e “referendumit”, që e përdori si mashtrim, realiteti ia përplasi për fytyrë me dhjetë komuna të humbura. Më herët bërtiste për “deshqiptarizim”. Jo sepse i dhimbeshin shqiptarët, por sepse humbi kontrollin mbi institucionet. BDI nuk ka pasur hallin e shqiptarëve. Gjithmonë e ka pasur hallin si t’i mbajë institucionet peng për veten dhe për klikën e saj. Raporti zyrtar për vitin 2024 ua mbyll gojën edhe një herë”, thonë nga VLEN.
Sipas tyre, përfaqësimi i shqiptarëve jo që nuk ka rënë, por është rritur nga 21.7 përqind në vitin kur ata ishin në pushtet, në 22.3 përqind tani kur VLEN është në Qeveri.
“Faktet e zhveshin BDI-në lakuriq. Paniku ishte i rremë, ndërsa narativa ishte propagandë e ulët. Kur BDI humbi pushtetin mbi institucionet, filloi të shesë gënjeshtrën se po humbnin shqiptarët. Kjo ishte mashtrimi më i madh. E vërteta është kjo. BDI kishte hallin si t’i frikësonte shqiptarët, si t’i mbante vazhdimisht të tensionuar, si t’i manipulonte emocionalisht dhe si t’i përdorte si mburojë për pazaret dhe aferat e veta. Me VLEN në qeveri ky cikël po merr fund. Për herë të parë pas 23 vitesh po sjellim Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili do të vlejë për çdo institucion në këtë shtet, edhe për ato institucione ku deri më sot, “falë” balancuesit, shqiptarët nuk kishin qasje. Një ligj i qartë, i detyrueshëm, i mbikëqyrshëm dhe i pakapshëm për pazare politike”, shtojnë nga VLEN.
Në Sheshin “Maqedonia” në Shkup, sot u mbajt vrapimi i 11-të i Babagjyshëve të Vitit të Ri, tradicionalja vjetore që kthehet në një ngjarje festive për qytetin. Qendra e Shkupit u mbush me një “det të kuq” nga kostumet e Babagjyshit dhe atmosfera e gëzuar e festave.
Këtë vit, në garë ishin mbi 800 pjesëmarrës nga të gjitha pjesët e Maqedonisë. Në garë u panë Babagjyshë të moshave të ndryshme: pjesëmarrësi më i moshuar ishte 73 vjeç, ndërsa më të vegjlit ishin beba nën një vjeç, që së bashku me prindërit e tyre përjetuan atmosferën e gëzuar dhe festive të Vitit të Ri.
Starti dhe finishi tradicionalisht u vendosën në Sheshin “Maqedonia”, ndërsa pista prej rreth 2 kilometrash kalonte nëpër qendër të qytetit. Në garë morën pjesë profesionistë, fillestarë, por edhe qytetarë që shijuan një shëtitje festive. Pamja dhe ritmi i ngjarjes sollën buzëqeshje dhe entuziazëm tek qytetarët e të gjitha moshave.
Siç njoftuan organizatorët nga “I pari deri në majë”, të gjithë pjesëmarrësit morën kostume të Babagjyshit të Vitit të Ri. Aktiviteti ofroi shpërblime për pjesëmarrësit më të shpejtë, paketa të Vitit të Ri për fëmijët nën moshën 10 vjeç, program muzikor dhe ceremoni solemne për fituesit. Ngjarja ruajti edhe këtë vit karakterin e saj të veçantë: ritëm miqësor, shumë buzëqeshje, fotografi dhe mbështetje për të gjithë pjesëmarrësit.
Ministri i ekonomisë Besar Durmishi disa herë ka thënë se nuk do të lejojnë që çmimet të rritet në mënyrë enorme dhe se vazhdimisht kontrollohen çmimet në treg nga inspekorati i tregut.
“Deri në fund të vitit inspekorati i tregut është në terren dhe bën kontrolle. Ju informoj se vetëm në vitit 2025 janë bërë rekord kontrolle, pra 25 mijë, ku janë regjistruar rreth 2,5 milionë euro dënime për tregtarët dhe të tjerëve në shtet që nuk e kanë respektuar ligjin”, deklaroi ministri i ekonomisë Besar Durmishi.
Por, derisa qeveria pretendon se i mban çmimet në kontroll, nga Lidhja e Sindikatave argumentojnë se çmimet e tregut janë të larta dhe se kërkesa për pagë minimale prej 500 eurove nuk qëndron. Me kostot e fundit të konsumit, kjo sindikatë përllogarit që paga minimale tashmë duhet të jetë mbi 600 euro.
“Paga minimale prej 500 eurove tash me inflacion është e pamjaftueshme për nevojat thelbësore për jetesë, dhe, punëtorët vlerësojnë se paga minimale duhet të jetë midis 600 dhe 700 eurove. Në mënyrë shtesë kemi nxjerrë argumentet nga Enti shtetëror i statistikave, Drejtoria për të Ardhura Publike, ku vërtetohet se nga vitit 2022 kur u ndryshua metodologja dhe rritja e pagës minimale, numri i kompanive të hapura është dyfish më i madh se numri i kompanive që janë mbyllur”, u shpreh Sllobodan Trendafilov nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.
Paga minimale të rritet ashtu siç bëjnë vendet e rajonit, porosin nga lidhja e sindikatave të Maqedonisë. Sipas tyre, është e turpshme të lëvdërohesh me rritje të minimales prej 1.500 denarësh.
Në prag të përmbylljes së vitit, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se gjatë vitit shkollor 2025/2026 ka arritur të furnizojë të gjitha shkollat me tekste shkollore. Ky zhvillim tregon se, për herë të parë ose pas një periudhe të gjatë, të gjitha shkollat janë pajisur plotësisht me tekste shkollore.
Ministria shprehet e kënaqur me këtë arritje, veçanërisht pas periudhës së eksperimentimit kur tekstet shkollore u tërhoqën plotësisht nga përdorimi. Rikthimi i librave në shkolla vlerësohet si një hap pozitiv për përmirësimin e cilësisë se arsimit.
“Ne kemi arritur që tekstet shkollore t’i shpërndajmë me kohë në të gjitha shkollat. Nga ky vit është zgjidhur edhe një problem që ekzistonte me tekstet shkollore të gjuhëve të huaja. Tekstet e gjuhës angleze dhe gjermane janë shpërndarë dhe distribuuar nëpër shkolla për nxënësit. Po ashtu, për shkollat e mesme, për herë të parë janë sjellë tekstet e reja për gjimnazin e përgjithshëm. Mund të them se mbi 100 tituj janë miratuar për arsimin e mesëm profesional”, deklaroi zëvendës ministri i arsimit Lulzim Aliu.
Sipas Aliut, arsimi i mesëm profesional ka ende nevojë për tekste të tjera, proces që po vazhdon nga shërbimi pedagogjik, ndërsa gjatë vitit 2025 Ministria e Arsimit ka investuar rreth 30 milionë euro në projekte të infrastrukturës shkollore, përfshirë ndërtimin dhe rikonstruktimin e objekteve shkollore dhe sallave të sportit.
“Ajo që është e rëndësishme për nxënësit e arsimit të mesëm në nivel shteti, në veçanti për komunën e Kumanovës, është ndërtimi i objektit shkollor të shkollës së mesme “Sami Frashëri”. Thuajse investimi më kapital brenda këtij viti ka qenë ndërtimi i këtij objekti, i cili është në fazën përfundimtare dhe besoj se gjatë vitit 2026 do t’i dorëzohet komunës së Kumanovës. Uroj që të përfundojnë obligimet që i takojnë drejtorisë dhe komunës së Kumanovës, në mënyrë që në vitin shkollor 2026/2027 nxënësit të vazhdojnë mësimin në objektin e ri shkollor”, u shpreh Aliu.
Aliu përmendi edhe rikonstruimin e shkollës fillore “Sande Shterioski” dhe shkollës së mesme “Drita” në komunën e Kërçovës, si dhe rikonstruimin dhe pajisjen me rekuizite sportive në komunat e Çairit, Kërçovës dhe në disa komuna të tjera, gjithashtu zgjidhjen e problemit me shkollën në komunën e Çashkës.
Ai theksoi se për vitin e ardhshëm janë paraparë rreth 50 milionë euro për ndërtimin, rindërtimin dhe rikonstruimin e shkollave dhe sallave të sportit në nivel shtetëror. /rtvm2
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se më 27.12.2025 në ora 19:30, nga Qendra Urgjente pranë Spitalit Klinik të Tetovës është raportuar se tek ata është sjellë një person me lëndime nga një mjet i mprehtë dhe në xhaketën e tij është gjetur një thikë.
"Menjëherë është vepruar sipas raportimit dhe është konstatuar se bëhet fjalë për personin E.B.(48) nga fshati Tearcë, i cili për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup", thuhet nga MPB.
Sipas raportimit, vëllai i tij e ka gjetur në shtëpinë e tyre të lënduar në dyshemenë e kuzhinës.
Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Më 27.12.2025 në orën 22:50 në Gostivar, oficerët e Stacionit Policor të Gostivarit e privuan nga liria A.K. (43) nga Gostivari për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale "prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar me armë ose eksplozivë" sipas nenit 396 të Kodit Penal.
"Gjatë kontrollit të automjetit të tij të pasagjerëve "BMW" me targa të Gostivarit, në bagazhin e automjetit të tij u gjetën dhe u sekuestruan 9095 copë mjete të ndryshme piroteknike", njoftojnë nga MPB.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse.
Që nga ora 12:00, vendkalimi kufitar Evzoni (Bogorodica) është i mbyllur, njofton LAMM.
Në rrugët e mbetura shtetërore, trafiku zhvillohet pa probleme, me rrugë kryesisht të thata.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, dhe nuk ka vonesa më të gjata në vendkalimet kufitare në anën maqedonase për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga 15 nëntori 2025, është në fuqi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Detyrimi do të zgjasë deri më 15 mars 2026.
Për më shumë informacion, shoferët mund të vizitojnë faqen zyrtare të LAMM.
"Kryeministriendenuk ka kërkuarfaljepërakuzat e pabazuaradhefyeseqë u bëripublikishtadministratorëveshqiptarënëMinistrinëpërMarrëdhënieNdëretnike, duke ofenduar jo vetëmata, poredhefamiljet e tyre. Me deklaratat e tij, ai shpifi pa asnjëfakt, pa asnjëprovëdhe pa asnjëpërgjegjësi, ndajgradhe burra qëfillimisht u poshtëruan me kushteçnjerëzorepunedhemë pas u shndërruannëobjektlinçimipublik" kështu reaguan sot nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
Nga BDI shtojnë se ministri përgjegjës Stoilkoviç ende nuk ka dhënë dorëheqje, ndonëse nën drejtimin e tij u krijuan kushte degraduese pune dhe u lejua një praktikë e papranueshme e mobingut institucional dhe diskriminimit etnik.
"Mungesa e dorëheqjes dhe mungesa e faljes nuk janë rastësi. Ato janë dëshmi e një qeverisjeje që nuk njeh përgjegjësi politike dhe që e konsideron poshtërimin e punonjësve shqiptarë si çështje dytësore. Ndërkohë, VLEN jetojnënënjëuniversparalel, tëzhyturnë debate përrotacionevjetoretëlidershipitdhepazarepërrregullimin e karrikevetëtyre, sikurasgjëtëmosndodhënëinstitucionet e shtetit e ndërsaatamerren me “akuariumin” e rotacioneve, administratorëtshqiptarëpërjashtohen, nënçmohendheetiketohennëadministratënshtetërore, pa mbrojtje, pa dinjitetdhe pa zë. Kjoështëpolitikë e qëllimshme e përjashtimitdhefrikësimit, e shoqëruar me arrogancë. BDI kërkonsërishdhe pa ekuivok: faljepublikengaKryeministripërshpifjetdheofendiminndajpunonjësvedhefamiljevetëtyre, dorëheqjetëmenjëhershmetëministritpërgjegjësdhendaljetëmenjëhershmetëpraktikavediskriminuesendajshqiptarëvenëinstitucionetshtetërore. Çdoditë pa përgjegjësi e zhytedhemëthellëkëtëqeverinëkrizë morale dhepolitike. Dinjitetinjerëzornukështëtemëpërrotacion, porvijë e kuqeqënukguxontëshkelet", thuhet në reagimin e BDI-së.