Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Babai e dy djemtë dhunojnë drejtorin e IMT-së dhe inspektorin. Policia futet për të shuar sherrin

By: lindita
22 December 2025 at 14:45

Drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, një inspektor, si dhe efektivë të rendit në Vlorë, janë përfshirë në një incident. Shkak ka qenë një aksion i përbashkët i Policisë Bashkiake dhe IMT-së për lirimin e hapësirave publike. Forcat e IMT dhe Policisë Bashkiake janë dhunuar nga katër persona për të mos lejuar lirimin e hapëisrës publike. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të…

Source

Apartamente, toka dhe makina luksoze, Prokuroria e Vlorës konfiskon mbi 2 milionë euro pasuri

By: lindita
22 December 2025 at 14:28

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i dënuar për penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u konfiskuan mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z. i akuzuar dhe deklaruar fajtor për veprën penale ‘Pastrimi i…

Source

Braho në krye të SPAK, reagon BE: Përgëzojmë Prokurorinë e Posaçme për qëndrueshmërinë e saj përballë presionit politik

By: lindita
22 December 2025 at 14:23

Delegacioni i BE-së në Tiranë ka përgëzuar Klodian Brahon për detyrën e re në krye të SPAK-ut. Reagimi i plotë: BE-ja në Shqipëri përgëzon Klodian Brahon, i cili mori detyrën sot si Kryetar i SPAK-ut dhe i uron atij çdo sukses në këtë rol të rëndësishëm. Ne gjithashtu përgëzojmë SPAK-un për qëndrueshmërinë e tij përballë presionit politik dhe vendosmërinë dhe integritetin e treguar nga…

Source

Protesta e opozitës, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Shmangni grumbullimet

By: lindita
22 December 2025 at 14:15

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lajmëruar qytetarët amerikanë që të kenë kujdes gjatë zhvillimit të protestës së opozitës që mbahet sot pasdite në orë 18:00 para Kryeministrisë. Ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë të ndjekin mediat lokale dhe të zbatojnë udhëzimet e forcave të rendit për informacionet më të fundit. Në njoftim theksohet se, edhe pse protestat shpesh nisin në…

Source

Protesta e opozitës, Policia publikon masat: Ja rrugët që do të bllokohen

By: lindita
22 December 2025 at 11:58

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, i cili nis në orën 18:00 para Kryeministrisë. Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime…

Source

Spiropali në Shkup, pritet nga homologu Mucunski: Mbështetje dhe vendosmëri për rrugën evropiane

By: lindita
22 December 2025 at 11:48

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka nisur vizitën zyrtare në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku u prit nga Ministri për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timčo Mucunski. Spiropali tha se “me kolegun Timčo Mucunski bashkëndajmë vizionin, perspektivën dhe vendosmërinë e përbashkët për të avancuar në rrugën drejt integrimit në BE”. Spiropali theksoi se “bashkë me Maqedoninë e…

Source

Rama “me fermerët në Shqipërinë 2030”: Do të bëjmë sistemin e administratave, regjistrin kombëtar të fermave dhe laboratorët

By: lindita
22 December 2025 at 11:22

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë në 2030” së bashku me ministrin e Bujqësisë Andis Salla, ku janë prezantuar mekanizmat praktike me qëllim përmbushjen e reformave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kryeministri u shpreh se përmbushja e standarteve evropiane në fushën e bujqësisë është një sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Rama theksoi rritjen e…

Source

Kreu i ri i SPAK, Klodian Braho: Misioni i Prokurorisë së Posaçme shkon përtej mandateve tona

By: lindita
22 December 2025 at 10:41

Klodian Braho ka marrë zyrtarisht detyrën si kreu i Prokurorisë së Posaçme në një ceremoni që u mbajt në ambientet e SPAK. Në fjalën e tij, Braho shprehu falënderim për dy paraardhësit e tij, Arben Kraja dhe Altin Dumani si dhe shtoi se fokusi i tij do të mbetet përforcimi i funksionimit të brendshëm, respektimi rigoroz i standardeve ligjore dhe garantimi i pavarësisë së prokurorëve të posaçëm…

Source

Dumani i dorëzon detyrën Brahos: Jemi ndeshur me presione, sot SPAK është më i besueshëm

By: lindita
22 December 2025 at 10:31

Altin Dumani i ka dorëzuar detyrën kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme, Klodian Brahos. Gjatë fjalës së tij, Dumani u shpreh se sot u mbyll një ndër kapitujt më sfidues për të. Më tej, shtoi se ai dhe SPAK në përgjithësi janë ndeshur me presione, por tani Prokuroria e Posacme është më e fortë dhe më e besueshme. “Më lejoni të them dy fjalë. Sot mbyllet një kapitull që ka qenë ndër më…

Source

Rriten çmimet e biletave për Sanremon, ja sa do të kushtojë të ndjekësh nga afër festivalin e famshëm

By: lindita
22 December 2025 at 10:12

Pas shumë vitesh me çmime të pandryshuara, nga viti 2026 do të rriten tarifat për të ndjekur nga afër Festivalin e Këngës në Sanremo. Bashkia e qytetit, në bashkëpunim me RAI-n, ka vendosur një rritje prej rreth 20% krahasuar me vitin 2025 për biletat e Teatrit Ariston. Për vendet në platea, çmimi për katër netët e para të Festivalit (nga e marta deri të premten) do të jetë 240 euro për…

Source

Kryeministri Rama: Bonus për festa edhe për personat me aftësi ndryshe e kujdestarët e tyre

By: lindita
22 December 2025 at 10:00

Këshilli i Ministrave ka miratuar bonus të veçantë për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre. Në një postim të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale, ministri Petrit Malaj njofton se vlerësohet që bonusi arrin vlerën e 150 eurove, ndërsa prej saj përfitojnë 148.500 persona. “Masa e mbështetjes financiare do jetë 15 mijë lekë, në total nga kjo nismë do përfitojnë mbi 148…

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 22 dhjetor 2025

By: lindita
22 December 2025 at 08:58

Dashi Ja ku është dita kur do të të vijë vëmendja ose njohja e shumëpritur. Ke mbaruar me shqetësimet që ke përjetuar gjatë muajit të kaluar dhe ke hyrë në një periudhë më të qetë. Ata që kohët e fundit mund vetëm të kritikonin nuk gjejnë fjalë të mjaftueshme për të të lavdëruar. Merri komplimentet me të vërtetë. Nuk ka asgjë të keqe të jesh i lumtur me veten. Demi Kjo do të jetë një ditë…

Source

Before yesterdayMain stream

Mjegull e dendur në rrugën e Kombit, policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

By: lindita
20 December 2025 at 13:35

Policia e Kukësit u bën apel drejtuesve të mjeteve për më shumë kujdes në segmentin Tuneli i Kalimashit–Morinë. Për shkak të prezencës së mjegullës në Rrugën e Kombit, segmenti Tuneli i Kalimashit–Morinë, ku shikueshmëria është e reduktuar, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të…

Source

Berisha, thirrje qytetarëve për revoltë më 22 dhjetor: Nuk ndalemi derisa ta largojmë Edi Ramën

By: lindita
20 December 2025 at 13:29

Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e thirrur nga PD të hënën më 22 dhjetor. Në një komunikim në rrjetet sociale, Berisha tha se “nuk do të ndalen derisa të rrëzojnë qeverinë e Kryeministrit Rama”. “Protesta të hënën është fillimi i madh i stinës, e cila ndalet vetëm me largimin e Edi Ramës. Ne dalim në protestë të hënën për të shënuar fillimin e…

Source

Lapaj në protetsë, thirrje Ramës: Dorëhiqu!

By: lindita
20 December 2025 at 12:35

Adriatik Lapaj ka folur në protestën e thirrur prej tij si kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” para kryeministrisë. Lapaj ka lëshur një mori akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama dhe i ka bërë thirrje këtij të fundit të japë dorëheqjen. “Ftoj qytetarët të bashkohen dhe që Rama të dorëhiqet. Rama gënjeu dhe nuk i mbajti premtimet që dha. Është koha që brezi i ri të bashkohet. Është koha e së mirës…

Source

Lapaj dhe aktivistët e “Shqipëria Bëhet” në protestë para Kryeministrisë, ka përplasje me policinë (live)

By: lindita
20 December 2025 at 12:23

Vazhdon protesta para Kryeministrisë nga mbështetësit e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të cilët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. Protesta ka nisur me tensione, ku protestuesit janë përplasur fizikisht me policinë duke i shtyrë dhe tentuar që të afrohen në godinën e Kryesisë së Kuvendit. Protestuesit kanë denoncuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi, aferat korruptive të qeverisë…

Source

CNN publikon pamjet: Skenat kaotike në Parlamentin e Shqipërisë

By: lindita
20 December 2025 at 11:53

Pas skenave në seancën e fundit të këtij viti, Parlamenti i Shqipërisë ka marrë vëmendjen e CNN. “Skena të tensionuara u regjistruan brenda Parlamentit shqiptar, ku deputetët e opozitës u përplasën mes tyre gjatë një proteste të ndezur për akuza korrupsioni ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Balluku i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si “baltosje, insinuata…

Source

Kryeministri Rama: Për herë të parë një dron bujqësor vihet në dispozicion si mjet pune

By: lindita
20 December 2025 at 11:01

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije së një dron bujqësor është vënë në përdorim si mjet pune për fermerët në Shkodër e Fushë-Krujë për të monitoruar kulturat bujqësore. “Për herë të parë, një dron bujqësor vihet në dispozicion si mjet pune për monitorimin në kohë reale të kulturave, vlerësimin e shëndetit të bimëve dhe përdorimin më efikas të inputeve, duke ulur kostot…

Source

❌
❌