Një tjetër moment tensioni ka ndodhur së fundmi në Big Brother VIP Kosova 4, ku debati mes banorëve Labinot Rexhës dhe Kushtrim Kelanit ka marrë përmasa serioze.
Konflikti u shkaktua nga një përplasja verbale që lidhej me ngjarje të jashtme, të përmendur nga Labi.
Rexha pretendoi se Kushtrimi kishte qenë i përfshirë në një incident gjatë një dasme, ku sipas tij, ai kishte ngacmuar motrën e dasmorit dhe kishte paguar 20 mijë euro për të zgjidhur situatën.
Foto: Instagram
Pas kësaj deklarate, Kushtrimi reagoi duke qeshur dhe i tha Labit se po i tregonte gjërat e veta.
“Ti je mgjitor, ti bën magji”, iu drejtua Kushtrimi Labit.
Foto: Instagram
“Burrë me pelena”, iu kthye Labi, duke mos kursyer ironinë.
Ky incident tregon qartë se konflikte të tilla nuk janë të pazakonta në reality shou, ku emocionet shpesh çojnë në debate të hapura dhe dramatike. /Telegrafi/
Në një bisedë me Alba Pollozhanin dhe Labinot Rexhën, Shkurta Haxhiu, ka ndarë detaje nga periudha e luftës, duke përshkruar jetën e vështirë si refugjate.
“Ne kemi qenë në Maqedoni, aty ka pasur shumë refugjatë, ka qenë jeta shumë e rëndë, sa edhe për bukë ke hjek", tha Haxhiu.
Ajo shpjegoi se kur ishin larguar nga Prishtina, nuk kishte pasur asnjë ide për çfarë po ndodhte.
Foto: YouTube
“Kur jemi nisur, unë s’kam ditë asgjë çka po ndodh”, theksoi mes tjerash.
Por, kujton me gëzim momentin kur kishin arritur të gjenin ushqim dhe se si kishin arritur të largoheshin nga kampi ku kishin qëndruar.
"Ka pasur njerëz që kanë vdekur edhe për bukë. Ka pasur raste ka dy apo tri ditë kanë ngelur pa ngrënë dhe pa pirë", shtoi në vazhdim.
Shkurta ka dhënë edhe detaje të tjera se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja. /Telegrafi/
Banorja e Big Brother VIP 5, Fjolla Morina, u bë sërish protagonistja e një momenti emocional dhe të tensionuar brenda shtëpisë.
Gjatë një debati me konkurrentët, Fjolla u shpreh me tone të larta dhe të nervozuara, duke kritikuar ashpër sjelljen e banorëve të tjerë.
"Asnjëri nuk janë në gjendje me u ul, me i dhënë pozitivitet njëri-tjetrit, me i dhënë kurajo, me i dhënë dinjitet, forcë, çka jeni ju bre, çka jeni ju. Farë e fëlliqur", tha ajo.
Foto: YouTube
Pas këtij shpërthimi, ajo u tërhoq në dhomën e gjumit, ku u pa qartë duke qarë dhe duke përjetuar emocione të forta.
Kjo situatë ka nxitur reagime të shumta brenda shtëpisë, duke e bërë Fjollën sërish një nga figurat më të përfolura të këtij edicioni.
Foto: YouTube
Ky është vetëm një nga episodet e shumta ku Fjolla ka treguar shpërthime emocionale dhe tensione të forta, duke bërë që publiku të ndjekë me interes çdo lëvizje të saj brenda Big Brother VIP 5.
E njëjta ka pasur disa raste ku është përfshirë në debate me të tjerët, marrë parasysh stilin e saj të drejtpërdrejtë. /Telegrafi/
Armela Hyseni është banorja më e re që i është bashkuar shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, duke rikthyer menjëherë vëmendjen e publikut dhe mediave rozë.
Ajo ka lindur në Tiranë dhe fëmijëria e saj ka qenë sa e bukur, aq edhe e vështirë.
Armela është rritur në Laprakë, në një familje modeste, së bashku me nënën dhe motrën, ku kushtet ekonomike nuk kanë qenë të lehta.
Megjithatë, siç është shprehur edhe vetë, familja e saj ka bërë gjithmonë të pamundurën që ajo të mos ndiente mungesa dhe të rritej me dashuri e përkujdesje.
Për publikun, Armela nuk është një emër i panjohur.
Armela Hyseni
Ajo ka qenë pjesë e Big Brother Albania, në edicionin e nëntë, ku u bë e njohur për karakterin e saj dhe praninë në lojë.
Krahasuar me atë periudhë, sot Armela shfaqet dukshëm ndryshe, veçanërisht në pamje, duke reflektuar një transformim të madh ndër vite.
Armela Hyseni
Transformimi i saj ka ngjallur komente të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë vënë re evoluimin e saj si në stil, ashtu edhe në vetëbesim.
Rikthimi i Armelës në formatin e Big Brother, këtë herë në versionin VIP, pritet të sjellë dinamika të reja në shtëpi, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të pozicionohet ajo në lojë dhe çfarë surprizash do t’i rezervojë publikut këtë herë. /Telegrafi/
Bota e muzikës shqiptare është tronditur nga ndarja nga jeta e Shemsi Krasniqit - Shemit, anëtarit të njohur të grupit legjendar “Ilirët”, një emër i rëndësishëm që la gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqipe.
Ceremonia e varrimit do të mbahet sot (e mërkurë) me fillim nga ora 14:00, në varrezat e qytetit në Arbëri të Prishtinës, ku familjarë, miq, kolegë dhe adhurues të muzikës së tij do t’i japin lamtumirën e fundit.
Shemi u bë i njohur si pjesë e grupit “Ilirët”, një prej formacioneve më të dashura për publikun, që për vite me radhë kontribuoi në pasurimin e skenës muzikore shqiptare me këngë të paharruara dhe interpretime që u kthyen në identitet për disa breza.
Pas lajmit të ndarjes së tij nga jeta, reagime të shumta kanë ardhur nga artistë, figura publike dhe fansa, të cilët e kanë kujtuar Krasniqin si një njeri të thjeshtë, artist të përkushtuar dhe bashkëpunëtor të respektuar.
Humbja e tij lë një boshllëk të madh në muzikën shqiptare, ndërsa kujtimi dhe kontributi i Shemit do të jetojnë përmes këngëve dhe trashëgimisë artistike që ai la pas.
I njëjti u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë të hënën në mesditë.
Për rikujtim, Shemi ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare. /Telegrafi/
Debatet mes Fjolla Morinës dhe Labinot Rexhës duket se nuk kanë të ndalur.
Përplasjet verbale mes dyshes kanë qenë të shpeshta, ndërsa tensionet janë rritur nga dita në ditë.
Së fundmi, situata ka dalë jashtë kontrollit kur Labi i kërkoi këngëtares të mos fliste më, gjë që shkaktoi një reagim të menjëhershëm dhe të ashpër nga ana e Fjollës.
Foto: Instagram
Ajo u shpreh me tone të forta duke deklaruar: “Nuk ka bir nëne që më palon, veç i lumi Allah”.
Artistja vijoi më tej duke theksuar se nuk ka ndërmend të largohet nga shtëpia, pavarësisht tensioneve dhe debateve të vazhdueshme.
Foto: Instagram
Sipas saj, largimi do të ndodhë vetëm nëse i kërkohet nga “Vëllai i Madh”, duke e bërë të qartë se nuk do të dorëzohet përballë presionit të askujt tjetër.
Gjatë ditëve të fundit, Morina ka pasur shpërthime të shumta emocionale, duke u përfshirë në debate të forta edhe me banorë të tjerë. /Telegrafi/
Prej kohësh në media dhe rrjete sociale po përflitet për një krisje në marrëdhënien mes Ledion Liços dhe drejtueses së Top Channel, Sara Hoxha.
Edhe pse çifti nuk ka reaguar publikisht, disa detaje kanë shtuar dyshimet për një ndarje të mundshme.
Së fundmi, vëmendja e publikut është përqendruar te një element i vogël, por domethënës: unaza e martesës.
Foto: YouTube
Në edicionet e kaluara të Big Brother VIP, Liço është shfaqur me unazë në dorë, ndërsa këtë sezon ajo mungon, gjë që ka nxitur reagime dhe spekulime të shumta.
Dyshja kanë tre fëmijë së bashku dhe prej muajsh janë vënë re edhe mungesa e postimeve të përbashkëta apo paraqitjeve publike si çift.
Foto: YouTube
Megjithatë, as Ledioni dhe as Sara Hoxha nuk kanë konfirmuar apo mohuar zërat për ndarje.
Ndërkohë, Ledioni po vijon normalisht angazhimin e tij si moderator i Big Brother VIP, duke ruajtur diskrecion të plotë për jetën personale. /Telegrafi/
Eduard Kuçi dhe Elijona Binakaj kanë folur për situatën me banorit dhe Bia Khalifës.
Kohëve të fundit dyshja janë parë tejet të afërt dhe në momente shumë intime me njëri-tjetrin.
Edi ia përmendi Elijonës edhe profesionin e Bias, që për të, konsiderohet si problem.
Foto: YouTube
“Ne ia dimë profesionin Bias, edhe ajo me sinjale e gjeste… të gjithë banorëve i thoshte që ka nevojë, dhe askush se ka pasur guximin ose pavarësisht për çka, unë e kam bë, e kam ndje e kam bë, punë e madhe".
Tutje theksoi: "Me vetë-dëshirë ka ardhur. Nëse unë e kisha bo çka po thotë ajo, unë do të isha [në pranga]. Por ne jemi veç shokë”.
“Ne thjesht kemi pasur pëlqim fizik, e pranoj”, theksoi mes tjerash.
Pavarësisht kësaj, skenat e tyre janë komentuar me të madhe në rrjete sociale, e madje u akuzuan edhe për më shumë se kaq. /Telegrafi/
Shemsi Krasniqi - Shemi ka ndërruar jetë ditën e djeshme (e hënë) në moshën 64-vjeçare.
Ai u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë, ku u tha se pësoi një sulm në zemër.
I njëjti ka lënë një boshllëk të madh në komunitetin artistik, fansat por edhe te miqtë e tij të ngushtë.
Artisti Gold AG ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën (24 dhjetor).
"Kolegë e dashamirë, varrimi i Shemit bëhet nesër me 24 Dhjetor , në ora 14:00 me namazin e Ikindisë në varrezat e qytetit në Arbëri (Dragodan) Prishtinë", ka shkruar ai.
Krasniqi ishte një nga zërat më të dashur dhe më ikonikë të muzikës shqiptare, njeriu që i dha shpirt dhe jetë këngës që u bë simbol kombëtar, “Xhamadani vija vija”.
Me zërin e tij karakteristik dhe interpretimin e thellë, ai arriti të lidhte gjenerata të tëra me traditën dhe kulturën shqiptare, duke lënë një gjurmë të paharrueshme në muzikë. /Telegrafi/
Ditën e sotme (e martë) është mbajtur një mbledhje komemorative për Shemsi Krasniqin, Shemin e grupit "Ilirët", që u nda nga jeta të hënën në moshën 64-vjeçare.
Për t'i dhënë lamtumirën e fundit janë mbledhur miq e kolegë nga komuniteti i tij artistik.
Një fjalim në lidhje me këtë e ka mbajtur edhe ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku.
Foto: YouTube
Çeku i ka shprehur ngushëllime familjes Krasniqi dhe e ka vlerësuar jetë dhe veprimtarinë e Shemit që ka realizuar ndër vite, si një ikonë e muzikës rock.
Më poshtë fjalimi i plotë i Çekut (pa ndërhyrje):
"E nderuara familje e Shemsi Krasniqit, të afërm, miq dhe bashkëpunëtorë, i nderuar komunitet artistik, kolegë e kolege të tij.
Dje pranuam lajmin e rëndë se Shemi u nda nga ne edhe herët edhe papritmas.
Përveç artist, Shemi ishte një personalitet i veçantë dhe shumë i dashur për të gjithë vendin. Nuk iu nda publikut asnjëherë duke qenë afër tyre në mënyra të ndryshme deri në ditët e fundit të jetës.
Shemin e gjeni në muzikë, në televizion, në qytet edhe në kujtesën tonë kolektive.
Kontribuuti i tij përveç artistik ishte edhe thellësisht shoqëror, aktiviteti i Shemit me grupin "Ilirët" ka arritur të jetë përbashkues për të gjithë ne nëpër periudhat më të vështira që kemi përjetuar si popull gjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta.
Edhe avangard edhe patriotik, Shemi ishte ikonë e rockut shqiptar. Mungesa e tij do të rëndojë mbi të gjithë ne.
Në këtë sallë të Teatrit Kombëtar kohëve të fundit po mblidhemi për t'i dhënë lamtumirën shumë figurave të mëdha të komunitetit tonë artistik dhe kulturor.është e rëndë natyrisht që si shoqëri kemi filluar të humbim një brez të artë artistësh të cilët janë vet historia e vendit tonë, rezistenca artistike dhe frymëzimi për jetë që vjen nga mënyra se si ata e jetuan jetën.
E kemi për detyrë si shoqëri që t'i kujtojmë me respekt dhe të mirëmbajmë vendin e tyre të merituar në historinë artistike dhe shoqërore të vendit.
Ngushëllime familjes Krasniqi, miqve dhe të gjithë komunitetit artistik. U prehtë në paqe dhe ta kujtojmë gjithmonë jetën dhe veprën e tij". /Telegrafi/
Rikthimi i papritur i Toneyt në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, vetëm pak ditë pas eliminimit, ka shkaktuar trazira brenda dhe jashtë lojës.
Vendimi për rikthimin e tij u mor nga miqtë e ngushtë, Benita Zena, Ardit Stafaj dhe Labinot Rexha, të cilët pas daljes së Toneyt, u treguan tepër emocionalë, por vendosën unanimisht ta rikthejnë në garë.
Lidhur me këtë lëvizje, disa banorë si Londrimi, Hygerta dhe Klodi shprehën pakënaqësitë e tyre, ndërsa Kushtrim Kelani komentoi me sarkazëm: “Me këtë logjikë ‘hyr-dil’, do të mbesim në Big Brother deri në korrik".
Por pakënaqësitë nuk kanë mbetur vetëm brenda shtëpisë.
Llogaria e Kushtrimit në Instagram, e menaxhuar nga familjarët publikoi një reagim të fortë, duke kërkuar llogari publike nga produksioni.
Në postimin e tyre, ata ngritën disa pyetje të hapura për situatën.
"1. Çfarë përgjegjësie merr produksioni për mijëra SMS-a që kemi dërguar, të cilat rezultuan sikur të mos ishin dërguar fare, pa asnjë ndikim real në rezultat?
2. Nëse do të ishte eliminuar Kushtrimi spo cilido banor tjetër, a do të vlente i njëjti rikthim për të gjithë, që herën tjetër ne, si mbështetës, të dimë nëse ka apo jo kuptim të shpenzojmë para?
3. Si është e mundur që u anashkalua plotësisht situata ku Labinot Rexha e denigroi rëndë Kushtrimin, duke e etiketuar si serb/sllav dhe duke ia deformuar emrin në 'Kushiq'?
Kjo situatë u trajtua gjerësisht në media portale dhe mijëra komente të shikuesve, ndërkohë që për raste shumë më të lehta janë dhënë zarfe të zeza dhe eliminim direkt". /Telegrafi/
Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj - Stresi, ka bërë së fundmi disa deklarata që kanë tërhequr vëmendjen e publikut, lidhur me rrjedhën e Big Brother VIP Kosova 4.
Reperi i njohur ka komentuar për lojën dhe pozicionin e disa prej banorëve aktualë, veçanërisht te Eduard Kuçi dhe Labinot Rexha.
Sipas Stresit, ata do të shkojnë deri në finale të këtij edicioni dhe do të jenë të fundit.
Foto: Instagram
“Edhe Labi edhe Edi, mbajeni mend që do të jenë dy të fundit në finale", u shpreh ai.
Duke qenë se Stresi vetë e ka përjetuar nga afër këtë eksperiencë dhe ka dalë fitues, mendimi i tij shihet si mjaft domethënës.
Mbetet për t’u parë në javët në vijim nëse parashikimi i Stresit do të rezultojë i saktë dhe nëse Kuçi dhe Rexha do të arrijnë vërtet të jenë dy finalistët e fundit të Big Brother VIP Kosova 4.
Ndërkaq, ky muaj i parë në BBVK ka qenë i zjarrtë me përplot dinamika. /Telegrafi/
Teatri Kombëtar i Kosovës ka bërë të ditur se sot, në orën 13:00, do të mbahet një mbledhje komemorative në nderim të këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi - Shemi, i cili u nda nga jeta më 22 dhjetor 2025.
Ky takim ka për qëllim të kujtojë jetën, karrierën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në muzikën shqiptare.
Në njoftimin e publikuar nga Teatri Kombëtar, theksohet se familja, miqtë dhe bashkëpunëtorët janë të ftuar të marrin pjesë për të shprehur respekt dhe për të nderuar artistin e lartpërmendur.
Krasniqi ishte vokalisti legjendar i “Ilirët”, një nga grupet më të njohura në skenën muzikore shqiptare, dhe ka lënë pas një trashëgimi të pasur me këngë që kanë shënuar breza të tërë.
Mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar do të shërbejë si një moment reflektimi dhe ngushëllimi për komunitetin artistik, miqtë dhe fansat, duke nderuar zërin dhe veprën e Shemit.
Ky njoftim është shpërndarë në faqen zyrtare në Facebook të Teatrit, duke ftuar të gjithë ata që e deshën dhe e respektuan artistin që të jenë pjesë e këtij homazhi solemn.
Aktori anglez, Idris Elba, ka ringjallur spekulimet se ai mund të jetë James Bond i ri, pasi ndau një video të bërë në 'Madame Tussauds', ku pozonte me figura dylli të aktorëve që e kanë luajtur më parë këtë personazh.
Që nga filmi “No Time To Die” - vazhdimi i fundit i historisë së James Bond në vitin 2021 - ka pasur spekulime se kush do të jetë pasardhësi i Daniel Craig dhe Idris Elba ishte një nga ata, emri i të cilit u përmend.
Me një video të re të xhiruar në muzeun 'Madame Tussauds', ai tërhoqi shpejt vëmendjen e ndjekësve, por gjithashtu i bëri shumë të pyesnin veten nëse po përpiqej të linte të kuptohej se ishte James Bondi i ri.
Konkretisht, muzeu ka një koleksion figurash dylli të aktorëve që kanë portretizuar personazhin e James Bond gjatë viteve dhe në mënyrë simbolike qëndroi dhe pozoi pranë figurës së fundit në radhë.
E gjithë kjo bëri që shumë njerëz në rrjetet sociale të besonin se ai ishte pasardhësi i Craig.
Spekulimet vijnë në një kohë kur Elba ka qenë i hapur për të ardhmen e karrierës së tij. /Telegrafi/
Produksioni bëri të ditur se qëndrimi jashtë shtëpisë ka pasoja të drejtpërdrejta: Toney do të qëndrojë automatikisht në nominime derisa të eliminohet.
Kjo nënkupton se emri i tij do të jetë gjithmonë në listën e banorëve të nominuar çdo javë, pa mundësi shpëtimi.
Rikthimi i Toney me këtë në nominime e vendos atë në një situatë të vështirë, duke e bërë secilën javë një sfidë të madhe për të qëndrimin në lojë.