Lëvizja Vetëvendosje ka arritur fitore bindëse në zgjedhjet e parakohshme të së dielës.
Sipas rezultateve preliminare të LVV-ja ka rritjen më të madhe me 49.3 për qind të votave ose 429 mijë e 979 vota, 7 për qind më shumë krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit, pa i llogaritur votat nga diaspora, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Ky rezultat ia mundëson asaj ta krijojë qeverinë e vetme, me komunitetet joshumicë joserbe.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilave u paraprinë përplasjet disamuajshe ndërmjet partive politike, bllokadat institucionale dhe fjalori polarizues përfunduan me një fitore bindëse të Lëvizjes Vetëvendosje.
Â
Kontrasti me Shqipërinë, rezultat në kohë rekord
Ndryshe nga sa ndodh në Shqipëri, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë publikoi të dhënat zgjedhore në kohë rekord. Vetëm një orë pas mbylljes së qendrave të votimit u bë publike pjesëmarrja, ndërsa brenda rreth tre orësh u shpallën edhe rezultatet paraprake. Ky ritëm i shpejtë i transparencës krijoi qartësi për publikun dhe aktorët politikë, duke ulur hapësirën për spekulime dhe tensione paszgjedhore. Në Shqipëri, përkundrazi, u deshën gati dy javë për të nxjerrë të dhënat përfundimtare, pavarësisht investimeve të konsiderueshme në infrastrukturën zgjedhore dhe digjitalizimin e proceseve. Kjo vonesë rikthen pikëpyetje mbi eficiencën institucionale dhe përdorimin real të teknologjisë, duke treguar se investimet nuk mjaftojnë pa transparencë, organizim dhe përgjegjësi në administrimin e procesit zgjedhor.
Â
Si ndryshoi votimi me zgjedhjet e para një viti
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LVV-ja shënoi rritjen më ta madhe, duke fituar mbi 49 për qind të votave ose rreth 430 mijë vota. Rritje krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti, kur VV-ja fitoi 396 mijë e 787 vota apo 42,30 për qind.
Në vendin e dytë është renditur Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,01 për qind ose 183,258 vota, rezultat afërsisht i ngjashëm me atë të shkurtit, apo një rritje prej 1 për qind.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shënuar rënien më të madhe krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit, duke marrë 13,56 për qind të votave, përkatësisht 118 mijë e 490 vota. Në zgjedhjet e fillimvitit, LDK-ja pati marrë 171 mijë e 357 apo 18,27 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), mbështetur në rezultatet preliminare ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor me 5,68 për qind ose 49,571 vota.
Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur ta çajë pragun duke mbetur nën të me vetëm 1,72 për qind të votave.
Lista Serbe si partia më e madhe serbe ka deklaruar se i ka siguruar të gjitha dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb. Kryetari i Listës, Zllatan Ellek në një konferencë për media ka thënë se partia që ai udhëheq i ka marrë 90 për qind të votave të komunitetit serb dhe të gjitha ulëset në Kuvend.
Partia e Rashiqit deri tash ka marrë 4388 vota apo më shumë se 11 për qind të votave që kanë shkuar për partitë e komunitetit serb. Rashiqi kishte siguruar një ulëse edhe në zgjedhjet e shkurtit. Si i vetmi deputet i partisë së tij, ai u zgjodh nënkryetar nga komuniteti serb pas refuzimit të shumicës në legjislaturën e nëntë për të votuar propozimet nga Lista Serbe.
Nga selia e Vetëvendosjes, kandidati për mandatin e tretë qeverisës, Albin Kurti, u është drejtuar qytetarëve si fitues i zgjedhjeve, tek tha se janë rrugës për ta thyer edhe rekordin e 21 shkurtit të vitit 2021.
âMĂ« 9 shkurt fitoi LĂ«vizja VetĂ«vendosje, mĂ« 28 dhjetor fitoi populli dhe Republika e KosovĂ«s. Urime fitorja mĂ« e madhe nĂ« histori tĂ« venditâ, ka thĂ«nĂ« ai.
Kurti tutje u shpreh se sapo tĂ« certifikohen rezultatet, do tĂ« krijojnĂ« institucionet dhe tĂ« vazhdojnĂ« punĂ«t. PĂ«rmendi marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare, duke thĂ«nĂ« se pret bashkĂ«punimin me partitĂ« opozitare pĂ«r tâi çuar pĂ«rpara tek ato i falĂ«nderoi edhe pĂ«r kampanjĂ«n zgjedhore.
Kurse, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë përgjegjësinë për rezultatin në zgjedhjet e 28 dhjetorit, në një paraqitje pak para mesnatës të dielën. Ai ka njoftuar se ditëve në vijim do ta ftojë Kuvendin e partisë për të shqyrtuar të gjitha çështjet dhe përgjegjësitë si kryetar.
Ai ka deklaruar se rezultati i LDK-së nuk është ai që e kanë pritur dhe ky do të jetë moment reflektimi, tek shtoi se e respekton verdiktin e qytetarëve.
âKĂ«to pesĂ« vjet, kam vepruar ashtu siç kam besuar se Ă«shtĂ« mĂ« e mira pĂ«r LDK-nĂ«. MegjithatĂ«, sot them hapur nuk kam arritur ta çojĂ« LDK-nĂ« aty ku duhet tĂ« jetĂ«. Kemi ndĂ«rtuar ekip tĂ« mirĂ«, kemi ndĂ«rtuar fushatĂ« tĂ« dinjitetshme, por ky Ă«shtĂ« verdikti qytetar dhe pĂ«rulemi para tij. Qytetari gjithmonĂ« ka tĂ« drejtĂ«â.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një deklarimi pas mbylljes së kutive të votimit ka thënë se i kanë 8 për qind apo 9 ulëse në Kuvend, tek shtoi se dështon koalicioni me PDK-në e LDK-në
âAAK-ja nuk ka vĂ«nĂ« dhe nuk qet kushte pĂ«r opozitĂ«n. Por tani Ă«shtĂ« momenti qĂ« tĂ« reflektojmĂ«. Nga ne tĂ« dy partitĂ« e kanĂ« njĂ« partner dhe jemi tĂ« gatshĂ«m pĂ«r bashkĂ«punim e tâi japin shumicĂ«nâ, ka thĂ«nĂ« ai.
Nga kampi i PDK-së që doli si parti e dytë nuk pati deklarim pas rezultateve, vetem gjatw ditws sw sotme wshtw parlajmeruar njw konfernecw pwr media.
Derisa, ish-deputet i PDK-së, Artan Behrami derisa ka postuar një fotografi të kryetarit të PDK-së, njëherit dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se roli i tij ka qenë thelbësor, jo vetëm si autoritet politik, por edhe si figurë me peshë morale.
âNĂ« njĂ« periudhĂ« vendimtare pĂ«r PartinĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s, roli i Bedri HamzĂ«s ka qenĂ« thelbĂ«sor â jo vetĂ«m si autoritet politik, por edhe si figurĂ« me peshĂ« morale. GjatĂ« pesĂ« viteve tĂ« fundit, ai ka dhĂ«nĂ« njĂ« kontribut qĂ« tejkalon angazhimin e shumĂ«kujt nĂ« gjithĂ« historinĂ« 26-vjeçare tĂ« PDK-sĂ«. Me pĂ«rkushtim tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m, ka sakrifikuar kohĂ«, energji dhe karrierĂ« personale pĂ«r tĂ« mbajtur tĂ« qĂ«ndrueshme partinĂ« dhe pĂ«r tĂ« mbrojtur vlerat mbi tĂ« cilat ajo Ă«shtĂ« ndĂ«rtuarâ.
Eugen Cakolli nga KDI, ka treguar se bazuar në rezultatet dhe trendin e deritanishëm, Lëvizja Vetëvendosje pritet të sigurojë 56 mandate, tetë më shumë se në zgjedhjet e kaluara, ndërsa PDK do të ketë 23 mandate, LDK 15 dhe AAK 6 mandate.
Sipas tij, Lista Serbe pritet të ketë 9 mandate, ndërsa komunitetet jo-shumicë ndajnë mandatet e mbetura.
Cakolli thekson se me procesimin e votave tĂ« mbetura brenda KosovĂ«s, ndryshime tĂ« vogla mund tĂ« ndodhin mes LVV-sĂ«, PDK-sĂ« dhe LDK-sĂ«. MegjithatĂ«, rreth 50â60 mijĂ« vota nga diaspora mund tĂ« ndikojnĂ« nĂ« rezultatin pĂ«rfundimtar, ku LVV mund tĂ« arrijĂ« deri nĂ« 57 mandate, ndĂ«rsa lĂ«vizje tĂ« vogla priten edhe te PDK dhe LDK.
Sipas rezultateve dhe trendit të deritanishëm, ndarja e mandateve është si vijon:
⹠LVV: 56 mandate (8 më shumë se në zgjedhjet paraprake);
⹠PDK: 23 mandate (1 më pak se në zgjedhjet paraprake);
⹠LDK: 15 mandate (5 më pak se në zgjedhjet paraprake);
⹠AAK: 6 mandate (2 më pak se në zgjedhjet paraprake; ose 1 më shumë nëse ish-deputetët e NISMA-s llogariten veçmas);
âą Lista Serbe: 9 mandate.
Me procesimin e votave të mbetura brenda Kosovës, i vetmi ndryshim i mundshëm në numrin e mandateve mund të ndodhë mes PDK-së (që mund të fitojë një mandat në dëm të LVV-së) ose LVV-së (që mund të fitojë një mandat në dëm të LDK-së).
MegjithatĂ«, me rreth 70 mijĂ« votues jashtĂ« vendit, votat e tĂ« cilĂ«ve janĂ« nĂ« lojĂ« â ndonĂ«se nĂ« skenarin mĂ« realist numri i votave tĂ« konfirmuara pritet tĂ« jetĂ« rreth 50-60 mijĂ« â rezultati final mund tĂ« pĂ«sojĂ« ndryshime tĂ« mĂ«tejshme.
Nëse merren për bazë rezultatet e votimit jashtë vendit më 9 shkurt dhe trendet e zakonshme të votimit me kusht, rezultati përfundimtar mund të jetë:
âą LVV: ~50.1% deri ~50.8% (56-57 mandate)
âą PDK: ~20.2% deri ~20.6% (22-24 mandate)
âą LDK: ~13.1% deri ~14.2% (14-16 mandate)
âą AAK: ~5.2% deri ~5.7% (6 mandate)
Përkthyer në mandate, Lëvizja Vetëvendosje me pak nën 50 për qind të votave ka siguruar 56 ulëse në Kuvend.
Me pĂ«rllogaritjen sipas formulĂ«s âDâHondtâ, Partia Demokratike e KosovĂ«s me 21 pĂ«r qind tĂ« votave ka 23 ulĂ«se. Lidhja Demokratike ka 15 ulĂ«se, ndĂ«rsa Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s ka siguruar 6 ulĂ«se.
Në krahasim me zgjedhjet e shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje është rritur në Kuvend për tetë ulëse, nga 48 sa i kishte.
Ndërkaq, PDK-ja e humbi një ulëse. LDK-ja ka humbur pesë ulëse, nga 20 sa i kishte. AAK-ja në koalicion me Nismën ka pasur 8 ulëse. Kjo përllogaritje nuk i përfshin edhe votat me postë dhe ato në përfaqësi diplomatike.
20 ulëset e tjera ndahen në 10 për komunitetin serb dhe 10 për komunitetet tjera. Për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe më pas votimit të qeverisë, janë të domosdoshme 61 vota.
LĂ«vizja VetĂ«vendosje ka dalĂ« e para edhe nĂ« shumicĂ«n e komunave tĂ« vendit. ĂshtĂ« konfirmuar forca kryesore nĂ« 24 komuna, pĂ«rfshirĂ« ato tĂ« cilat llogariten bastione tĂ« partive opozitare.
ĂshtĂ« e para nĂ« GjakovĂ«, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, KlinĂ«, FushĂ«-KosovĂ«, KamenicĂ«, Mitrovica e Jugut, Lipjan, Obiliq, Rahovec, PejĂ«, PodujevĂ«, PrishtinĂ«, Prizren, Shtime, SuharekĂ«, Ferizaj, Viti, Vushtrri, MalishevĂ«, Junik dhe Hani tĂ« Elezit. Partia Demokratike e KosovĂ«s Ă«shtĂ« e para nĂ« Drenas e Skenderaj. NĂ« Deçan ka dalĂ« e para Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s, kurse nĂ« MamushĂ« KDPT-ja.
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit kanë hyrë në histori sa i përket daljes së qytetarëve në vendvotimet brenda Kosovës. Të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 899 mijë e 521 qytetarë, pa i llogaritur votat nga diaspora, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Në përqindje, i bie se të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar afro 45 për qind e atyre me të drejtë vote. Rekordi i pjesëmarrjes në zgjedhje ishte vendosur më 9 shkurt sivjet. Atë kohë në qendrat e votimit në Kosovë kishin votuar 871 mijë e 662 votues. Ndërkaq bashkërisht me votat e diasporës dhe atyre në përfaqësi, numri kishte mbërritur në 966 mijë vota.
Â
Â
Â
Â
Â
Â
The post Zgjedhjet e përgjithshme të parakohëshme në Kosovë: VV Fituese. Rezultati në kohë rekord appeared first on Revista Monitor.