Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 December 2025Main stream

Pse mazhoranca pret vendimin e Kushtetueses?

By: Ylli Pata
21 December 2025 at 19:18

Nga Ylli Pata

Në fakt nuk është vetëm mazhoranca që pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese, siç tha Edi Rama, për tu mrrë më pas me kërkesën shtesë të SPAK për masë sigurie ekstreme për Zv.kryeministren Belinda Balluku.

Njësoj si mazhoranca, është edhe SPAK e GJKKO, të cilët presin atë vendim, i cili siç i takon do të jetë një legjislacion në vete, në intepretimin më të thelluar të sjelljes së prokurorisë speciale e gjykatës ndaj personave të zgjedhur.

Kërkesa për masë sigurim ekstreme(arrest me burg apo në shtëpi) që u kërkua nga SPAK në Kuvend, përbën një lëvizje taktike, edhe pse në dukje emergjente.

Më shumë se një lëvizje “inati” është një manovër për të kushtezuar gjyqtarët e Kushtetueses në zemrën e argumentimit të intepretimit. Konkretisht, synohet nga SPAK të kompleksojë para publikut gjyqtarët e institucionit që intepreton ligjin themeltar të shtetit, që kur bëhet fjalë për një qeveritar të akuzuar kemi të bëjmë me një mëkat të madh nëse flitet për të drejta apo hapësirë.

Logjika apo “tradita” e krijuar deri tani, e nisur që me Saimir Tahirin është se kur një qeveritar akuzohet, ai duhet të largohet. Një puritanizëm që në thelb ka një mbështetje të madhe në publik, për arsye se Shqipëria ka vuajtur nga pandëshkueshmëria e peshkaqenët.

Mirëpo, nëse ky standard do të ishte për të gjithë “peshkaqenët” njëlloj, atëherë po. Pasi ne sot kemi një puritanizëm, pra kërkesa për të abondonuar politikën aktive, vetëm për “peshkaqenët pa dhëmbë”, ndërsa për “peshkaqenët tigra”, që rregullat e lojës i kafshojnë dhe i thyejnë, duke përdorur procedurat e turpshme gjyqësore që nga parashkrimi dhe zvarritjet pa fund, puritanizmi nuk vlen.

Pra edhe pse ne na ka ardhur SPAK në breg, apo “kalorësit e drejtësisë”, të goditurit janë vetëm ata që z’bzajnë. Shtrohet pyetja: e jo vetëm në këtë rast, si duhet të sillet një qeveritar, pra një zyrtar i zgjedhur nga populli në rast të një akuze ndaj tij, ao si duhet të sillet SPAK e GJKKO ndaj një personazhi të zgjedhur?

Edi Rama, sot foli për në raport të rëndësishëm të Këshillitt ë Europës për standardin e krijuar me paraburgimit, siç dihet kemi disa vendime të Gjykatës së Strasburgut për këtë çështje. Që nga vettingu, apo edhe raste zyrtarësh të ndryshëm.

Të cilët me gjasë Jo thjeshtë do të konsultohen në dispozitivin e Kushtetueses, pore dhe mund të referohen në vendim.

Logjika e SPAK me kërksën e masës ekstreme, duke shtuar me shpejtësi volumin e akuzës, synon të nxisë edhe një shprehje të Kushtetueses në rast se kemi të bëjmë me kërkesë të çuar në Kuvend.

Pra, Kushtetuesja ka edhe më shumë punë për të ardhur te vendimi, por ai mund të jetë deçiziv, së paku deri në një kërkesë tjetër ku i kërkohet një intepretim preciz.

Ndërkaq, Kushtetuesen kërkon ta kondicionojë edhe Sali Berisha, me thirrjet se opozita kërkon “kokat e korrupsionit”? Po kush janë realisht kokat e korrupsionit? Natyrisht që njerëzit i dinë më mirë se kush janë ndaj kanë votuar, por presin që ta bëjë drejtësia, për të cilën deri tani ka patur në besim të pakushtëzuar.

Gjithsesi, vendimi i Kushtetueses, edhe nëse nuk i zgjidh të gjitha problemeve do të sjellë një kornizë ligjore, së paku për ta bërë të qartë se SPAK nuk është në organ politik, por organ akuze…

The post Pse mazhoranca pret vendimin e Kushtetueses? first appeared on JavaNews.al.

Before yesterdayMain stream

Kalorësit e apokalipsit të gjelit të detit!

By: Ylli Pata
18 December 2025 at 19:51

Nga Ylli Pata

Opozita shqiptare prej kohësh ka një aleat të fuqishëm. Një aleat që nuk është thjeshte një institucion i pavarur si SPAK, por që ka prapa të gjithë kancearitë e mëdha të Perëndimit; SHBA dhe BE.

Nga ana tjetër ka aleat të madh kohën, pasi jemi në mandatin e katërt të një mazhorance, që përbën një atu politik të madh, por ka aleat edhe mazhorancën, e cila ka sjellë e votuar një organ si SPAK e GJKKO, që brenda saj nuk knë njerëz militantë të saj. Nga ana tjetër nuk është investuar në presionin dhe klientelizmin me drejtësinë.

Realisht jemi në një situatë ku nuk ka pengim të drejtësisë apo minim të demokracisë. Një territor pjellor për çdo grup politik që të ndërtojë një narrrativë alternative për të kryer rrotacionin politik në Shqipëri.

Në këtë mjedis shumë të favorshëm, ku duket hapur se ka një zgjerim të elektoratit që nuk e pëlqen mazhorancën, ka një fakt që kërcet.

Ky grup shqiptarësh, përkatësisht ata që nuk e duan mazhorancën aktuale, ka një alergji thuajse homologe apo edhe më shumë për Sali Berishën.

Ky është një fakt real, i cili më shumë se po pengon rrotacionin, po ndalon me dhunë krijimin e kushteve për ndërtimin e një opozite alternative.

Duke përdorur këto taktika guerrile thjesht për një transmetim live, thjeshte për një panel darke, apo thjeshte për ta mbyllur sezonin para festave.

E më pas të gjithë këta personazhet largohen me avionë në vendet luksoze të turizmit dimëror në Gjermani apo Zvicër.

Ndërkaq, në intervistat thuajse non stop në emisionet e panumërta televizive 24 orë në 24 po thonë se Edi Rama nuk do ta hajë gjelin e detit.

Një gjuhë, e cila sado komike, është tragjike për të gjithë atë mjedis politik që është opozitare dhe nuk voton apo pëlqen qeverinë dhe mazhorancën aktuale.

Synimi, pavarësisht mënyrës butaforike apo rrugës parodike të komunikimit, është mjaft i shënjestruar. Pasi synon që të bombardojë hapësirën apo agoran ku mund të mblidhet opozita e re dhe alternative.

Kjo agora po qëllohet me batare, fiks siç bëjnë grupet ekstremiste kudo, që me veprime të dhunshme e të pakuptimta ndalojnë krijimin e një fizionomie politike. Duke mbajtur me dhunë terrenin politik. TemA

The post Kalorësit e apokalipsit të gjelit të detit! first appeared on JavaNews.al.

Jakobinistët përballë garantistve: e mesmja e një debati publik për SPAK!

By: Ylli Pata
17 December 2025 at 20:46

Nga Ylli Pata

Arrestimi në zyrë i Erion Veliajt dhe rasti Balluku nuk janë raste pastërtisht penale. Janë qartësisht raste politike, që nga origjina e deri në çdo detaj të vijësisisë së ngjarjeve.

Sot patëm një kërkesë zyrtare të Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili i kërkoi autoriteteve ta lejojë kryetarin që të prezantojë buxhetin. Kërkesa e këshillit bashkiak ishte e bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili e konsideron Erion Veliajn kryetar bashkie, kurse SPAK e konsideron një të paraburgosur i cili del vetëm nëse i vdes kush.

Ndërkaq, në logjikën e mjedisit politik jemi fiks si në 2017. Kur shpërtheu rasti Habilaj dhe Lulzim Basha, i ndërsyer nga Sali Berisha i kërkoi Adriatik Llallës të arrestojë Saimir Tahirin.

Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se opozita e konsideron akuzën, pra prokurorinë, si një aleate të saj për të rrëzuar kundërshtarin. Në 2017 ishim fiks pas zgjedhjeve të humbura, si edhe sot.

Gjithsesi jemi në një teren krejt normal, siç është normale debati publik në lidhje me korrupsionin, siç është logjik debate publik mbi dosjet e SPAK.

Po si po zhvillohet ky? Ka në opinion nga ata që kanë sulmuar reformën në drejtësi, kanë sulmuar SPAK dhe Altin Dumanin kur është akuzuar Sali Berisha. Dosja Partizani, një nga “peace of art” e akuzës shqiptaret në të gjithë historinë e drejtësisë shqiptaret jo vetëm nuk rrodhi, por as nuk u debatua.

Sa disa emisione po flisnin për të, doli Sali Berisha në televizione dhe i shantazhoi televizionet kryesore. Të cilët e ndaluan menjëherë publikimin. E bënë këtë disa media të shkruara dhe online.

Megjithatë nuk jemi në atë kohë, sepse ditët rrjedhin shpejt, jemi në epokën e rastit Balluku, i cili ka pasur në fakt mjaft zhvillime. Deri dhe një vendim të ndërmjetëm të Gjykatës Kushtetuese. Përveç bombardimeve të SPAK që e ka rritur dozën e akuzës.

Akuzë që do të ketë duelin e parë publik mes prokurorëve dhe deputetëve të mazhorancës në Kuvend, një spektakël i garantuar.

Por përveç kësaj, në publik debati ka shkuar edhe më tej, ku teoritë konspirative i sjellin edhe ata që konsiderohen si “analistë oborri”. Në këtë rast nga opozita.

Baton Haxhiu, i cili është qartazi “garantist” në rastin Balluku polemizonte me Blendi Kajsiun, i cili është një nga përkrahësit jo vetëm të SPAK por edhe të një logjike se kështu ndodh rrotacioni apo qarkullimi politik.

Në këtë debat Baton Haxhiu i hynte rastit më mitik të luftës antikorrupsion, “Mani Pulite” të Italisë. Për të cilin, me anë të një teorie konspirative e konsideronte si një operacion amerikan për të hequr klasën e vjetër politike.

Një version që gëlon dhe diskutohet pa fund në Itali, pasi i referohen faktit që super i akuzuari nga Mani Pulite, Bettino Craxi kundërshtoi amerikanët për rastin Sigonella. Ku kryeministri italian refuzoi t’i dorëzojë SHBA dy terroristë palestinezë.

Në realitet Mani Pulite, sido që të jetë puna është ku e ku me SPAK. Antonio Di Pietro, së bashku me kolegët e tij; Gherardo Colombo, Pier Camillo Davigo, Ilda Boçassini, Armando Spataro, Francesco Greco e Tiziana Parenti nuk hapën asnjë dosje nga denoncimet e ndonjë partie. Secili prj prokurorëve ndoqën paratë, çështjen: korrupsionin nëpërmjet financimit të partive politike nga bota e biznesit apo industrisë. Dhe arritën rezultate, rezultate që patën mjaft drama.

Ishte Bettino Craxi, lideri socialist italian, ish-kryeministër, i cili mbajti një fjalë që konsiderohet historike në procesin Tangentopoli. Ku pranoi se partitë e pesëshes në Itali ishin financuar për shumë vite në mënyrë të paligjshme. E pranoi pa asnjë problem, por shtoi e njëjtë ka qenë edhe Partia Komuniste Italiane që ishte financuar nga Moska.

Mani Pulite e rrëzoi Republikën e Parë Italiane pikërisht nga ky proces, në sallë gjykate dhe jo në paraburgim. Asnjë politikan italian i lartë nuk u arrestua nga Tangentopoli numër 1. Ishin të gjithë industrialistë të lartë, të cilët kishin pasur negociatat me politikën dhe jo vetëm. Për rastet e mëdha të vetëvrsjes ka shumë mistere, ka shumë libra ka shumë dokumente, por nuk mund të përdoret ai revolucion për ta kthyer në Shqipëri.

Mjafton të dëgjosh në youtube debatin Di Pietro-Craxi në sallën e gjykatës për të parë sa lart ishte ai process juridik në radhë të parë. Natyrisht që pati reperkursione politike dhe nuk ka asnjë problem. Di Pietro u bë politikan e nuk pati sukses, kolegët e tij mbetën tek ligji dhe janë polemistë të dorës së parë. Dhe është normale, gjërat nuk janë bardh e zi, problemi këtu është se reforma në drejtësi që mazhoranca e Edi Ramës ndërmorri hapi Kutinë e Pandorës.

E cila është mbushur thuajse 90% vetëm nga denoncime nga PD, prej të cilave kanë nisur hetimet. Që mazhoranca nuk e ka kontestuar, por tani po bën betejë.

Palët ndahen natyrisht në arsye, argumente dhe teori konspirative, duke mbajtur të gjithë debatin politik me SPAK për thuajse tre vjet.

Por ashtu si SPAK që është protagonist i këtij debati ashtu janë ata që janë nën shënjestrën e tij. Si Erion Veliaj që po bën betejën e tij, Belinda Balluku që ende s’e ka filluar, e natyrisht Edi Rama që duket ka bërë gati një luftë finale politike mbi akuzat mbi mazhorancën. Të gjitha këto zhvillime janë realisht një revolucion në radhë të parë politik, siç është i tillë kur televizioni i Sali Berishës ka analist kryesor të “korrupsionit dhe krimit qeveritar” Arben Ahmetajn. Dhe themi ne pse s’ndryshon akuilibri politik…

The post Jakobinistët përballë garantistve: e mesmja e një debati publik për SPAK! first appeared on JavaNews.al.

Pse Berisha përdor dhunën si metaforë për të ngrohur militantët?

By: Ylli Pata
15 December 2025 at 21:53

Nga Ylli Pata

“Do ta tërheqim zvarrë”! “Do ta largojmë me forcë”! “Do ikë me autoblinda”. Të gjitha këto fraza nuk janë gjë tjetër veçse një dejavu e filozofisë politike të Sali Berishës. Por jo vetëm e Sali Berishës. Edhe oponentët e tij në opozitë, apo të ashtuuajturit rivalë, në kokën e tyre kanë vetëm këtë logjikë. Do e largojmë Edi Ramën, do e tërheqim zvarrë, do e rrëzojmë, do e mbysim do e vrasim, do e heqim. Askush nuk ka dalë deri më sot që të thotë: do e mundim Edi Ramën, do fitojmë ndaj Partisë Socialiste!

Në të ashtuquajturën foltore të Berishësn ë Elbasan, një militant tha se “kam qenë kundër reformës territorial, pasi ne me këtë ndarje nuk fitojmë dot bashkinë. i vetmi që mori më shumë vota ishte Luçian Boçi, e askush nuk merr më shumë”.

Në fakt kjo nuk është teori e re në Partinë Demokratike apo në strukturën e opozitës së të ashtuquajtur të djathtë. Pas vitit 1997, kur nodhën humbjet e viteve 2000 e 2001 në atë opozitë, përkatësisht edhe në qarqet mediatike dhe lobiste të saj, u hap ideja se shqiptarët janë të majtë dhe për të fituar duhet përçarja e së majtës.

E në atë kohë, Berisha përdorte një metodë që rezultoi efikase; shantazhin ndaj klaneve që përfitonin nga lobet në pushtet. Pra nëse ishte Fatos Nano në qeveri, sulmonte biznesmenët apo sekserët që përfitonin nga Nano, nëse ishte Majko, aktivizonte njerëzit e këtij enturazhi, nëse ishte Ilir Meta gjithashtu.

E kështu, u krijuar në Tiranë, një rrjet i madh “marketingu” që menaxhonte këtë teg shantzhi për të ndarë goglat e pushtetit.

Marketing i thënçin, shumica e këtyre grupeve ishin mitomanë apo njerëz me disa dërrasa mangut, por thelb është se u krijuar një treg politik që në realitet ishte fake.

Dhe erdhëm në vitin 2005, kur Sali Berisha erdhi në pushtet falë edhe një strategjie perfekte marketingu dhe hapje të PD-së, por që në fund nuk sfondoi në elektorat. Fitorja erdhi si pasojë e çarjes së të majtës dhe më pas aleancës me pjesë të saj, jo vetëm me LSI. Pasi ishin agrarët e Xhuvelit e disa grupe të tjera të vogla që kishin dalë nga PS.

Kjo është një konfiguracion i shekullit të shkuar, që për ta ndryshuar kërkon një kofnigurim politik të ri. i cili nuk se ka shumë filozofi. Gjendet një lider, i cili merr vota edhe majtas apo ata që i kanë dhënë vota grupeve apo partive që kanë qenë kundër PD.

Grupet e deritanishme nuk e kanë problem të votojnë kundër PS, thjeshtë urrejnë, madje në kulm Sali Berishën. Mbani mend zgjedhjet e bashkisë së Tiranës të 2011 kur i morri holandezi fluturues, siç thoshte dritë pastë Artur Zheji.

Që do të thotë se nëse ikën Sali Berisha, opozita i ka të gjitha mundësitë për të fituar jo vetëm në rang kombëtar, porn ë çdo bashki. E kanë provuar këtë edhe figura që kanë dalë në bashki të ndryshme, pa u mbështetur nga qendra si ai i Kavajës, memaliajt, Pukës, Mirditës, Fusharrësit etj. Të gjithë këta personazhet kanë fituar si pasojë e akteve që kanë bërë me faktorë të së majtës në territor. Fisnik Qosja me Elvis Rroshin. Albert Mëlyshi me kreun e PS-së së Rubikut e kështu me radhë. Të gjithë këta politikanë arritën suksese reale politike pasi nuk u qanë, por hynë në koalicione në territor. Të cilën nuk e bën dot Sali Berisha, sepse ai i ka djegur të gjitha fazat e etapat për aleanca. Ndaj përdor gjuhën e dhunës, e flet më keq se Kujtim Gjuzi.

The post Pse Berisha përdor dhunën si metaforë për të ngrohur militantët? first appeared on JavaNews.al.

Opozita e Stacionit të trenit!

By: Ylli Pata
11 December 2025 at 20:33

Nga Ylli Pata

Edi Rama ka qenë pagëzuesi publik i bulevardit më “IN” të Tiranës prej vitesh tashmë. Ai para oborrit të SPAK dhe Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Që është kthyer në një lloj “Hollywood Boulevard”, ku jo vetëm sfilojnë yjet e “Peshqve të Mëdhenj” të filozofit tashmë të famshëm Donald Lu, por edhe ku si në qytetin e engjënjve, bashkë me “yjet” shëtisin dhe hedhin mbetjet e tyre qentë apo macet vip të botës së show biz-it. Të cilët edhe në Shqipëri janë shumë të njohura. Pasi në Bulevardin e Stacionit të Trenit, përvec tapetit të kuq, kemi gjithsesi ecjen e vip-ave. Veshjet firmato si gjithmonë casual, ecjet e tyre, qeshjet, make up-et e kujdeshme: “Shumë bukur Mario”, e natyrisht suvet krejt të fundit në modë.

Siç dhe “Hollywod Boulevard” ka reporterët e tij të famshëm dhe mediat që mbizotërojnë jo vetëm hapësirën kaliforniane apo amerikane, edhe Stacioni ynë i Trenit ka yjet e saj, reporterët e saj, si dhe showbizin që prodhon.

Reflektorët ndërkombëtarë janë të gjithë aty: siç u pa sot kur ajka e diplomatëve të Tiranës ishin si gjyqarët e X Factor që përzgjidhnin talentet e spektaklit më të rëndësishëm në Shqipëri.

Përkatësisht, SPAK është sot, xhanëm jo vetëm sot opozita reale, apo pushteti që i bën të dridhet realisht pushtetarët e mazhorancës dhe qeverisjes.

E ka një gjë interesante në këtë mesele; pasi të gjithë këta “dashnorë mediatik” të prokurorisë speciale dhe drejtësisë së re, para disa vitesh, kur SPAK ishte në ngjizje, e injoronin, tallnin madje edhe prindërit e tyre i anatemonin.

Imagjinoni sot, kur nga një vend i botës Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë parë foton e Nency Vanhorn dhe Silvio Gonzato-s, duke ndjekur zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK. Dhe anektodat e ambasadorit Lu për Al Caponen dhe filmin e Brian de Palma, janë ende ndër më të shikuarit këtu. Dhe sot Edi Rama ishte i pari dhe i vetmi politikan që uroi kreun e SPAK për zgjedhjen në krye, duke i uruar punë të mbarë dhe premtuar  se mazhoranca do të garantojë pavarësinë e institucionin. Fiks lideri i mazhorancës që me kortezi uron kreun e opozitës reale në vend. E cila ndoshta nuk vjen vetë në pushtet, por heq dhe rrëzon pushtete të fuqishme në Shqipëri.

Kjo pra është Panorama e Shqipërisë së sotme, të cilën e kanë zbuluar me vonesë VIP-at e paneleve që e injoruan dhe tallën për vite me radhë. Me që ra fjala po Llalla ku ndodhet, a e mori azilin?!! TemA

The post Opozita e Stacionit të trenit! first appeared on JavaNews.al.

Pse hetimi i 21 janarit është katalizatori real i ndryshimit në opozitë?

By: Ylli Pata
9 December 2025 at 19:40

Nga Ylli Pata

Dëshmia e presidentit të Republikës Bamir Topi në SPAK për 21 janarin është realisht zhvillimi më i rëndësishëm deri tani. Pasi nukkishte ndodhur asnjëherë deri tani, edhe pse ka pasur hetime nga prokuroria që të shkohet aq lart.

Në fakt nuk ishte gjë e re, pasi u pa që me Lulzim Bashën se ky hetim do të shkojë tek zinxhiri politik i komandimit, megjithatë thelbi nuk është këtu.

21 janari, deri më sot ka qenë një betejë politike. Ku njëra palë, përkatësisht Berisha ka thënë se në vrasje 4 qytetarët i ka çuar Edi Rama, ndërsa nga ana tjetër është kërkuar përgjegjësia për vrasjet, si dhe pengimin e hetimit. Kjo betejë është bërë jo vetëm olitikisht por shkoi deri në Gjykatën e Lartë, e cila e taposi në mënyrë të turpshme ëtë ngjarjen, e vetëm Strasburgu hapi rrugën e një rihetimi.

Megjithatë, problemi në aspektin juridic është thënë e stërthënë, faktt janë dëshmitë e provat gjithashtu, e rëndësishme është që SPAK të bëjë punën që të gjejë fajtorët e këtij krimi monstruoz.

Problemi këtu është krejt tjetër, në aspektin politik. Në Partinë Demokratike, në opozitë, në atë që quhet e djathte shqiptaret katarsisi është kryer me kohë.

Mjafton të shikohen të gjithë emisionet e mbajtura ndër vite ku përfaqësues të PD-së nuk e mohojnë përgjegjësinë penale e kërkojnë që drejtësia të kryejë punën e saj.

Megjithatë, pikat mbi “I” së pari i ka vënë Presidenti i Republikës Bamir Topi, i cili në librin e tij ka dhënë një dëshmi ekselente.

Në mënyrë të qartë, Presidenti Topi ka treguar çfarë ka ndodhur dhe ai ka bërë për të ndaluar tragjedinë, e më pas për të çuar para drejtësisë fajtorët.

Ishte pikërisht për këtë arsye që Sali Berisha por edhe të tjerë pranë tij e quajtën Bamir Topin një “horr bulevardi”. Një kod i njohur për korridoret e PD si shantazh apo gjobë që ta linte këtë punë. E Topi nuk e bëri, edhe pse e dinte se do të kishte kosto jo të vogla.

Dëshmia dokumentare në librin “Nokturn” është e mjaftueshmë, megjthatë shkuarja personalisht në SPAK e kreut të shtetit ka vlerë tjetër. Edhe juridike, edhe dokumentare, por mbi të gjitha politike.

Sali Berisha është dukshëm i trazuar nga ky hetim dhe ka shpallur një stinë trazire, ku ka përfshirë të gjithë që ai e quan PD-në e tij. Por që kanë mbetur shumë pak. Ngase pjesa më normale e PD-së nuk ka qenë bashkëfajtore në dramën e 21 janarit. Që nga shtetërët, politikanët e PD-së së kohës, deri tek militantët e bazës.

E sipas të gjitha gjasave së paku shkruarja e plotë e historisë së tragjedisë së vrasjes nga disa oficerë të Gardës që kanë qëlluar 190 plumba mbi qytetarët në fundin e protestës do të sjellin një zhvillim të ri. i cili mbi të gjitha, ka për të qenë një refleksion njerëzor i politikës së PD-së. E cila nuk ka edhe nuk ka përse të mbajë fajin e madh të kësaj tragjedie mbi supet e saj.

The post Pse hetimi i 21 janarit është katalizatori real i ndryshimit në opozitë? first appeared on JavaNews.al.

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

By: Ylli Pata
6 December 2025 at 21:00

Nga Ylli Pata

Para pak ditësh, mjaft media të lidhura me opozitën u dhanë zë protestave të zhvilluara në Bullgari. Të cilat, edhe pse me mbështetje politike, bazë kishin organizatat sindikale dhe në thelb kontestonin buxhetin e vitit të ardhshëm.

Pasi ligji i buxhetit është baza e në përballje politike në vend. SHBA pati një betejë të egër për buxhetin çka shkaktoi edhe mbylljn e e zyrave federale, ndërsa në Francë u ndërruan dy qeveri. Në i tali, gjithashtu pati një përplasje fataje që shkatkoi humbjen e mazhorancës në dy rajone të rëndësishme të jugut si Campagnia dhe Puglia.

Buxxheti është realisht beteja politike kryesore, pasi janë paratë publike që merren nga taksapaguesit dhe shpenzohen.

Qeveria e Edi Ramës ka luajtur fort me këtë kart duke u përqendruar tek pensionet dhe rritjet e pagave, ndërkohë që opozita nuk bëri fae betejë. E vetmja që pati nëj diskurs edhe professional në këtë fushë i shte Jorida Tabaku, e cila u përplas me ministrin e Financave edhe për Paqen Fiskale.

Një tjetër nyje ku mund të kishte shpërthyer ferri. Gjithsesi qeveria e solli buxhetin 9 miliardë euro në Kuvend, duke bërë të mundur të mbajë një unitet politik brenda radhëve të saj, përveç disa problemeve.

Kurse opozita nuk ka sjellë në muajin e buxhetit asnjë vizion të saj se si e shkon ajo taksimin, pra marrjen e të ardhurave dhe shpenzimet e parasë publike.

Dhe këtë nuk e ka bërë vetëm PD-ja e Sali Berishës, e cila ka 13 vjet që s’e vret fare për të treguar i denë e saj për buxhetin, por as partitë e reja të cilat u votuan pikërisht për të qenë një panoramë ndryshe e realitetit opozitar.

I vetmi që ka bërë opozitë ër buxhetin, natyrishtt ë ndarë në zërat për të cilat ka bërë gjithmonë betejë është Erion Braçe. i cili është deputet socialist, pjesëtar i mazhorancës, e ky qëndrim i shkakton kosto politike. Por Braçe siç duket nuk preferon të ndryshojë qëndrim prej asaj që mendon.

Po opozita çfarë mendimi ka për buxhetin, për ta rritur, për të bërë pensionet më të mëdha, për të rritur pagën, për të balancuar taksat e sistemuar mënyrën e ndëshkimit fiskal. Pas ca kohësh ndodhta do të flasë, kryesisht në kontestim, duke marrë të gatshme i detë që vijnë nga rrjetet. Por deri më sot as e ka çarë kohën që të shqetësohet. Ndaj edhe për këtë kjo opozitë nuk votohet, shumë e thjeshtë.

The post Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe? first appeared on JavaNews.al.

Drejtësia, a mundet që ky pushtet i fortë të kushtëzojë politikën?

By: Ylli Pata
1 December 2025 at 18:58

Nga Ylli Pata

Në fakt gjithçka është politikë, edhe pse gjërat në një sistem etik siç është demokracia emrat janë të ndara. Që në lashtësi, drejtësia ka qenë një pushtet që ka tundur themele, në çdo organizim apo perandori të lashtë, deri në shtetet moderne me zgjedhje universale drejtësia ka qenë një motor i shtetit që ka ushqyer apo ka ndikuar në zhvillimin politik. Sipas rasteve ka nddhur edhe përplaje, madje shumë të forta, deri në pikën më ektreme. Ku herë njëra e herë tjetra, kanë prevaluar dhe fituar apo edhe humbur.

Ne nuk kemi pasur një drejtësi që të ketë pasur një pushtet të fortë mbi zhvillimet e vendit deri më sot. Ka qenë politika ajo që ka prevaluar dhe e ka kthyer drejtësinë në një vegël qorre. Sa herë krijoheshin hapësira për “kërpurdha pavarësie” dilte dikush si Enver Hooxha dhe e shkrinte ministrinë e Drejtësisë, apo Sali Berisha që kërkonte të merrte peng Zef Brozin, kreun e Gjykatës Supreme, apo ta qunte Kryeprokuroren e Republikës “lavire bulevardi”. Prej pak vitesh po përjetojmë nëpërmjet SPAK një pushtet përbindësh që ka mundësinë të shkatërrojë karriera, jetë, pore dhe të ndikojë në mjedisin politik të vendit. Po sa vërtetë kjo mund të jetë reale?

Në fakt nuk jemi në një arë të palëruar. Perëndimi, që ne duam t’i përkasim e kalon përditë një sfidë permanente mes fuzionit politik në drejëtsi dhe anasjelltas.

Por për ta sjellë një panoramë sa më të kuptueshme për ne, terrenin tonë, mjafton të shikojmë situatën në vendin tonë fqinj, Italinë, ku edhe e kuptojmë më gjartë, pasi mjaft i kanë ndjekur shumë nga këto zhvillime, të cilat kanë qenë edhe spektakolare herë pas here.

Në vitin 1992, siç dihet në Itali ndodhi një hetim i madh i një grupi Prokurorësh të Milanos për korrupsionin e partive kryesore që kishin pushtetin në vend. Të ashtuquajturat “Penta partiti(pesë partitë”.

Hetimet sollën një ortek të madh që mori para klasën e vjetër politike. Duke zhdukur me disa fletë-thirrje, arrestime e më pak procese thuajse të gjithë klasën e vjetër politike.

Por në realitet, Mani Pulite, edhe pse solli një zhvillim të madh j vetëm italian, por  dhe europian e më gjerë, në logjikën e gjetjes së korrupsionit në politikë, nuk arriti të sjellë politikanët e pakorruptuar në krye. Pëkundrazi!

Në krye të qeverisë u votua Silvio Berlusconi, njeriu më i afërt i politikanit më të akuzuar nga sistemi i vjetër.

Ndaj të cilit nisi sapo hyri në zyrë një seri hetimesh që nuk ju ndanë sa ishte gjallë. Këtë fenomen, Berlusconi e ktheu nga pikë të dobët, në pikën e tij të fortë, duke bërë një betejë politike permanente me drejtësinë.

Por nuk është vetëm Berlusconi i vetmi politikan i lartë që është përplasur me drejtësinë gjithë kohën. Ka politikan të së majtës dhe të djathtës, të qendrës dhe ekstemeve, të cilët nga përkrahës të zellshëm të drejtësisë “jacobine” janë kthyer në viktima të sistemit.

Themeluesi i Lëvizjes pesë Yje, Beppe Grillo, është realisht viktima më e madhe. Partia e të cilit u ngrit mbi kudhrat politik të antimafias dhe antikorrupsionit, por më në fund komediani politikan ran ga një çështje penale fatkeqe e të birit ndaj një vajze të mitur.

Sipas mjaft gjasave, çështja në fjalë mund të ishte një rast i montuar, i prodhuar në epruvetë në mënyrë perfekte nga mjeshtra për ta rrëzuar.

Shumë thonë se ka qenë e tillë, por Grillo nuk e kishte mundësinë për tu mbrojtur apo kundërsulmuar mbi këtë montim, nëse ka qenë i tillë. Pasi kishte agresuar kundërshtarët në mënyrë më të egër sapo një prokuror kishte hapur çështje.

Matteo Renzi, sot është lideri i një partie të vogël të koalicionit të qendrës së majtë. “Italia Viva” quhet. Para disa vitesh ka qenë kryeministër i Italisë dhe lider i partisë më të madhe të së majtë: Partia Demokratike. Renzi, një politikan i shkathët ambicioz arriti të rrisë kuotat e së majtës, duke sjellë më shumë qendër në politikën e tij. Aty u ndëshkua nga armiqtë e shumtë. Një hetim i hapur në qytetin e tij të lindjes ku ka qenë edhe kryebashkiak, Firenze, goditi jo vetëm atë personalisht, duke i shkatërruar karrierën pore dhe familjen e tij.

I futën në burg babain dhe mamanë, për mashtrime faturash fiskale. i hetuan fondacionin e partisë dhe kontrolluan shtëpitë e zyrat e të gjithë bashkëpunëtorëve. Mediat, siç ndodh shpesh i bënë gjyqin publik, por Renzi mbajti qëndrim duke i konsideruar akuzat e padrejta. Në fund, në të gjithë shkallët e gjyqësorit ai fitoi. Prindërit u liruan, por jeta e tyre nuk ishte si më parë. Renzi u rrëzua nga kryeministër e Giorgia Meloni erdhi në qeveri duke sulmuar kundërshtarin e tij.

Sot këta politikanë janë përballë. Meloni ka nën hetim thuajse pjesën më të madhe të qeverisë. Një ministre e saj, përkatësisht Daniela Santanchè është e akuzuar nga prokuroria për mashtrim fiskal. Meloni jo vetëm nuk e largoi por e mbrojti, duke bërë një betejë me drejtësinë.

Para disa ditësh mazhoranca miratoi një ligj ku vendosi ndarjen e karrierës. Ku një prokuror apo një gjykatës nuk mund të bëjë as analistin, e as opinionistin apo një zanat tjetër.

Megjithatë, duhet thënë se sa e fortë ka qenë reagimi i politikës, aq më i fortë është bërë krijimi i një opininoni apo lobingu nga një numër prokurorësh dhe gjykatësish që nuk pushojnë të bëjnë betejë për një politikë të pastër. Mjaft prej tyre janë bërë depuetë, senatorë, madje Pietro Grasso, një nga ikonat e prokurorisë antimafie arriti të bëhet edhe president i Senatit.

Italia natyrisht nuk është e vetme, pasi kemi pasur këtë panoramë edhe në SHBA në rastin e hetimeve ndaj Trump, Biden apo Hillary Clinton, pore dhe në Francë, apo vende të tjera.

Sot që flasim kryeministri i Spanjës Pedro Sanches është nën sulm nga drejtësia, ndërkohë që ai e konsideron si politikë nëpërmjet drejtësisë. Kjo luftë është siç duket pjesë e sistemit, ama gjykatat, ata nuk lëvizin, por vënë vulën, të cilën e respektojnë të gjithë…

The post Drejtësia, a mundet që ky pushtet i fortë të kushtëzojë politikën? first appeared on JavaNews.al.

Pse aleati më i madh i PD i tha po hyrjes së Shqipërisë në BE

By: Ylli Pata
27 November 2025 at 19:39

Nga Ylli Pata

Ka qenë një periudhë, kur ajo që ndodh sot në debat publik apo edhe sherrin e paneleve, duket si një lojë fëmijëve.

Ishte koha kur në Shqipëri nuk mbeti gjë pa ndodhur; pikërisht pas marrjes së mandatit të dytë të Edi Ramës, përkatësisht fitimit të zgjedhjeve të 2017-s dhe zgjedhjes së Ilir Metës si President i Republikës.

Menjëherë sapo hyri sezoni politik i shtatorit plas cështja “Tahiri” dhe Lulzim Basha atëherë kryetar i PD-së i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm të atëhershëm Adriatik Llalla, arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm.

Kryeprokurori, menjëherë vendosi të firmosë arrestin dhe të çojë në Kuvend kërkesën për të marrë lejen. Mazhoranca nuk e pranon, por nis një situatë e acaruar. Kjo pasi po mbyllej mandati i Prokurorit të Përgjithshëm, për të cilin u kërkuar të rrinte në detyrë derisa të ngrihen institucionet e reja. Mazhoranca dhe ndërkombëtarët nuk e pranuan dhe kërkuan që të zgjidhet një kryeprokuror i përkohshëm. Situata u acarua dhe ndodhi skena e famshme e çizmeve. Por nuk mbaron situata këtu; nis artileria e rëndë kundër ambasadorit të SHBA Donald Lu që fliste për kapjen e peshqve të mëdhenj. Në panele skandalet zëvendësonin njëra-tjetrin. Nga “Llalla gate” te Babalja, nga demonstratat maratonë të Unaza, te akuzat bombastike për korrupsion në tendera. Për të ardhur tek protesta e studentëve më pas, të cilat mbyllën një vit shumë të trazuar. E hyrë në vitin elektoral, kur zhvilloheshin zgjedhjet lokale për 61 bashkitë. PD dërgon në Gjermani, përkatësisht në gazetën Bild përgjimet e marrë nga prokurorët e Llallës, së zgjedhjeve të pjeshshme të Dibrës së 2016-s.

Në këtë kohë, qeveria e Edi Ramës has një zë mjaft të ashpër në mazhorancën qeverisëse në qermani, partinë e Angela Merkel, i cili frenonte avancimin e Shqipërisë në procesin e BE-së. Duke kërkuar hapa të fortë dhe proaktivë në lftën kundër korrupsionit.

Ai është Gunther Krichbaum, deputet i Bundestagut që përfaqëson një zonë të landit të pasur të Perëndimit të Gjermanisë, përkatësisht Baden-Württemberg. i cili ka kryeqytet Shtugardin e Mercedesit.

Krichbaum, që përfaqësonte krahun e djathtë konservator të CDU-së kishte marrëdhënie shumë të mira me PD-në dhe Lulzim Bashën. Së cilës i dha një mbështetje shumë të fortë, madje duke bërë deklarata periodike, duke ardhur në Tiranë apo pritur politikanët e opozitës në Berlin. Ai në atë kohë ishte kreu i komisionit të Europës, përkatësisht ai që duhet të jepte viston për Shqipërinë në BE.

Kjo situatë e detyroi Edi Ramën që të ndërmarrë një lobim intensive në Bundestag, duke shkuar disa herë personalisht dhe caktuar Taulant Ballën me një mision të përditshëm informues dhe raportues. Por muri i deputetit mik të PD-së nuk çahej, pasi ai vuri kondicione të forta ndaj mazhorancës, duke i dhënë kështu një favor super të çmuar Partisë Demokratike.

Por çfarë bëri PD-ja: i futi një të djegme mandateve të deputetëve, më pas bojkotoi zgjedhjet lokale të përgjithshme, ndërmorri protesta të forta me Molotov para kryeministrisë, duke acaruar situatën edhe më shumë.

I shqetësuar nga ky veprim, qoftë CDU qoftë Krichbaum, qoftë SHBA dhe BE erdhën me misione speciale duke i kërkuar PD-së që të ndryshonte qëndrim. Por s’ishte e thënë! Ishte pikërisht ajo koha kur aleatët e fuqishëm të PD-së në Partitë Poopullore Europiane e panë se si qëndronte situata realisht. E gjithë ajo furtunë dhe e gjithë ajo stinë molotovi kishte si qëllim bllokimin e ngritjes së SPAK dhe institucioneve të reja të drejtësisë. Të cilët me Metën në presidencë patën një lindje mjaft traumatike.

Pas një heshtje të gjatë, Gunther Krichbaum, ridoli në skenë në vitin 2021, kur Sali Berisha nisi betejën për rimarrë kreun e PD. Ku dha qartësisht se ishte kundër dhe e akuzoi Berishën si pjesë e politikës së vjetër e i akuzuar për korrupsion.

Kjo deklaratë për Berishën, ka qenë hera e fundit që deputeti i rëndësishëm i CDU-së u mor me miqtë e tij shqiptarë në PD.

Nis viti 2005 dhe CDU-ja rivjen në pushtet pas një opozite 4 vjeçare, me kancelar Friedrich Merz, kreun e korrentit të djathtë, ku Krichbaum ishte krahu i tij i djathtë.

Në qeverinë e re zgjidhet ministër shteti për Europën. Që do të thotë, zëri dhe autoriteti i kancelarit në strukturat e Bashkimit Europian. Që i bie, njeriu i parë që pyetet për anëtarët e rinj, përkatësisht për Shqipërinë që kërkon anëtarësimin në 2030-n.

Ditën e sotme, ai ka publikuar një status në faqen e ti zyrtare në rrjetet sociale, pasi ka marrë pjesë në një ceremoni, për festën e Shqipërisë. E cila është mbajtur në madhështoren Deutsche Oper të Berlinit. Ministri i Shtetit, i cili ka publikuar disa foto, ka dhënë edhe një vlerësim politik për ecurinë në BE.

“Këtë vit, pranimi i Shqipërisë në BE ishte në fokus më shumë se kurrë, dhe jam e lumtur që hapat në këtë drejtim po afrohen gjithnjë e më shumë. Shqipëria hapi Grupin e fundit 5 në nëntor – një moment historik vendimtar për t’u bashkuar me BE. Tani bëhet fjalë për ruajtjen e ritmit të reformave dhe zbatimin e mëtejshëm. Sepse qëllimi ynë është ta mirëpresim Shqipërinë në BE. Mund të mbështetemi te Shqipëria si partnere dhe një forcë stabilizuese në Ballkanin Perëndimor në politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë. Këto janë mesazhet dhe sinjali i mbështetjes, të cilat Ministri i Jashtëm Wadephul, i cili më 17 -18 nëntor, si ministri i parë i jashtëm që udhëtoi në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – midis tyre më 17 nëntor, në Tiranë – i përcolli personalisht”, shkruan Gunther Krichbaum.

Por çfarë ka ndryshuar nga qëndrimi i tij i vjetër? Ka ndryshuar shumë: tani luftën ndaj korrupsionit e ka në dorë drejtësia e re. Mazhoranca është një nga më të goditurat nga kjo drejtësi, por vijon të qëndrojë pro pavarësisë së SPAK. Ndërkohë të vetmit që nuk kanë ndryshuar janë miqtë e vjetër të deputetit të CDU, të cilët ajën me SPAK vetëm kur hetohen kundërshtarët e tyre. Dhe sipas gjasave, do të jetë shumë e vështirë të rikuperohet kjo marrëdhënie. TemA

 

The post Pse aleati më i madh i PD i tha po hyrjes së Shqipërisë në BE first appeared on JavaNews.al.

Revizionimi i 21 janarit, arsyet për gjetjen e një historie tjetër

By: Ylli Pata
26 November 2025 at 20:52

Nga Ylli Pata

Hapja e hetimeve të 21 janarit po sjell dy panorama në publik: heshtjen totale të debatit në mediat kryesore të kësaj dosje dhe tentimin e Sali Berishës për të revizionuar historinë e asaj tragjedie të tmerrshme.

Në lojë është futur edhe Ilir Meta, ku pa folur kuptohet qartë se po synohet të implikohet Lulzim Basha dhe Edi Rama, për çështjen e demonstratës së dhunshme.

Ndërkaq, në lidhje me vrasjen e 4 qytetarëve, po tentohet të krijohet një histori e re për dinamikën e zhvillimit të ngjarjeve, deri në përdorimin e armëve të zjarrit ku u vranë 4 qytetarët.

Sali Berisha e nisi këtë taktikë menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, e cila e cilësoi vrasjen e 4 qytetarëve si “krim shtetëror”.

Pasi në 14 kishte dhënë shumë versione mbi arsyen e qëllimit me armë, ku disa herë ka theksuar se edhe ai vetë kishte snajper për të vrarë Edi Ramën, pas Strasburgut, doktori tha “Po ishte krim shtetëror”. Gjatë procedurave të pritshme të pyetjeve në SPAK për 21 janarin, pritet që të përdoret një skenografi kolorite, për të kërkuar që të përballen së bashku si vrasjet pore dhe organizimi i protestës. Qëllimi final synon që të shmangë trajtimin e akuzës për 21 janarin në kuadër të veprës së vrasjes, e ta devijojë të vepra të tjera që janë parashkruar pas 10 viteve.

Në fund, çdo person i akuzuar ka të drejtën dhe arsyet e tij si të luajë më mbrojtjen, megjithatë 21 janari ka një specifikë thelbësore në perceptimin publik. Është pikërisht ajo ngjarjen e tmerrshme pore dhe Gërdeci, që sado është munduar për të davaritur e harruar, ato si krime, edhe pse të harruara nga drejtësia, kanë mbetur gozhdë në mendjen e perceptimin e publikut.

Humbjet e shkaktuara gjithë këto vite, së paku nga gjysma e elektoratit shqiptar, Berisha i ka pikërisht nga këto dy ngjarje të rënda. Pas 2021 nisi rënia nga votuesit normalë të së djathtës, që panelistët, ditët pas 21 janarit i quanin “shumica e heshtur”. Panelistë, që pritet të aktivizohen pikërisht nëse do të ketë zhvillime të reja në dosje. TemA

The post Revizionimi i 21 janarit, arsyet për gjetjen e një historie tjetër first appeared on JavaNews.al.

Sinjalet që japin zvarritjet e procesit “Partizani”

By: Ylli Pata
25 November 2025 at 19:40

Nga Ylli Pata

Procesi “Partizani” është dosja e parë e plotë e Prokurrisë së Posaçme ku të pandehurit akuzohen për korrupsion dhe ka shkuar në gjykatë.

Por po kalojnë muaj dhe procesi i shumëpritur nuk po fillon. Yçkla proceduriale avokatësh, apo palësh në process kanë bërë që shtyrjet të vendosen në një zinxhir i cili nuk po baron.

E fundit ishte shtyrja e sotme, si pasojë e mos ardhjes së avokatëve të njërit prej të pandehurve. Natyrisht problemet dhe vakumet proceduriale që krijohen në një process të tillë, shumë i pritshëm nga publiku, janë të parashikueshme.

Pasi një process gjyqsor nuk është një seancë mbledhjeje ku flet njëri dhe dikush sa për formë. Është realisht prova e parë reale e Gjykatës Speciale në një process të nivelit të lartë, jo vetëm se ka nën akuzë njeriun më të pushtetshëm të vendit për 30 vjet, pore dhe dosja është një material me peshë të rëndë.

Flitet për shndërrimin e një prone të madhe dhe shumë të vlefshme shtetërore në një pronë private për familjen e Kryeministrit, ku më pas janë ndërtuar kulla të mëdha, e fitimi është shumëfishuar.

Përpos brendësisë së dosjes, bindjeve të palëve dhe publikut atë se është vërtetë e paligjshme kalimi i pronës apo jo, pritshmëria apo prova është diku tjetër.

Të zhvillohet më në fund një process i vërtetë, real i hapur dhe sa më i paanshëm gjyqësor i përmasave dhe standardeve europiane. Ku të gjitha palët të kenë mudnësinë të paraqesin qëndrimin e tyre mbi materialin e dosjes, e jo për xhingla mingla proceduriale.

Ku dëshmitarët e secilës palë të sfilojnë në mënyrë të rrjedhshme e të thonë ata që dijnë, duke i dhënë kështu publikut një panoramë të qartë për atë që ndodh.

Pa nevojën e “përkthyesve” me mikrofonë në dorë, apo ulemave të darkës, ku intepretojnë faktet, njësoj siç bëjnë me librat e shenjtë rrufjanët e çdo ngjyre.

Krijimi i një axhende dhe programimi metodik, ndoshta edhe me asistencë ndërkombëtare e një kalendari modern procesi, do të krijonte mundësinë për një process, i cili nuk varet nga cic-micet apo aksidentet ditore. Por ka një program të qartë, të cilin janë të detyruar ta zbatojnë të gjitha palët.

Nga ana tjetër, kjo provë është edhe për transprencën, mënyrën që do të gjendet që publiku ta ndjekë vetë procesin, pa nevojë interpretative. Natyrisht gazetarët, kronistët do të bëjnë punën e tyre duke raportuar çfarë ndodh, siç edhe analistët apo opinionistët e të gjithë qëndrimeve. Por lënia e publikut që ta shikojë vetë procesin,  përbën një kërkesë nga shumica që shikohet edhe në sondazhet e ndryshme.

Shtyrjet, po japin sinjale se kemi të bëjmë me një kalendar, apo metodë pune ku palët, në këtë rast të akuzuarit po diktojnë zvarritjen për të mos pasur një proces të qartë.

Siç po ndodh edhe me Gërdecin, ku asnjëherë publiku nuk ka mundësi të ndjekë seancat, e shumicën e zhvillimeve e merr vesh nga deklaratat e njërit prej të pandehurve që është deputet.

Sinjale që krijojnë perceptimin e një drejtësie me axhendë apo ndikim të faktorëve që kanë konflikte interes inga vetë procesi, në këtë rast të akuzuarit.

The post Sinjalet që japin zvarritjet e procesit “Partizani” first appeared on JavaNews.al.

A ka të drejtë Ylli Manjani që flet për grusht shteti nga SPAK?

By: Ylli Pata
21 November 2025 at 12:57

Nga Ylli Pata

Ishte Ylli Manjani në fillim, e më pas edhe Baton Haxhiu, të cilët e trajtojnë vendimin për pezullimin nga detyrat të Belinda Ballukut si një “grusht shteti”.

Një tezë e fortë që natyrisht do të sjellë polemika e debate të forta në publik, ku duket se periudha e muajit të mjaltit të SPAK me mazhorancën ka përfunduar.

Manjani, në qasjen e tij thekson se nuk mundtet që gjyqësori të hyjë në hise një pushteti tjetër.

Neni 242 i Kodit të Procedurës Penale të cilit i referohet SPAK thekson:

Pika 1.  Me  vendimin  që  disponon  pezullimin  e  ushtrimit  të  një  detyre  a  shërbimi  publik,  gjykata  i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to.

Pika 2. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral.

Qartësisht bëhet e qartë se të zgjedhurit në bashki apo në Kuvend nuk mund të pezullohet. E kjo është logjike, pasi janë ushtete kushtetuese. Edhe në ligjin themeltar të shtetit theksohet se deputeti nuk mund të arrestohet apo përgjohet pa lejen e Parlamntit.

Gjë që SPAK nuk e ka bërë, e sipas gjasave nuk do të ndodhë. Gjasat janë që të kemi një luftë nervash, apo më mirë një lëvizje taktike për të detyruar qeverinë të bëjë hap prapa, nëpërmjet një presioni publik.

Një strategji e përdorur si precedent në Rumani, kur Parlamenti si pasojë e arrestimit të një sërë figurash të larta politike, shkarkoi kreun e prokurorisë kundër korrupsionit.

Akt që shkaktoi një lëvizje politike publike në rrugë kundër mazhorancës që kreu këtë veprim. Duke sjellë reperkursione politike por jo ndryshime politike. Pasi në qeverisje ndodhet një koalicion i liberalëve me socialdemokratët, të cilët kur ishin në mazhorancë shkarkuan Laura Corduta Covesi-n.

Ky process i tensionuar, vjen paralelisht me zgjedhjet e reja të kreut të BKH-së dhe drejtuesit të ri të SPAK që do të jenë mjaft të rëndësishme.

Ka shumë gjasë që të gjithë këto veprime kanë imputet e tyre politike, ndoshta edhe diplomatike për të dhënë një shkundje të situatës në vend. Një farë lojë nervash, pas deklaratës së Edi Ramës se “Shiu ka punën e vet, ne kemi punën tonë”.

Por duket se jemi në pikën e një përplasjeje, e cila do të ndodhë së shpejti, po varet si do të zhvillohet. Në publik apo në Gjykatë Kushtetuese. Gjasat janë të ndodhë kjo e dyta…

The post A ka të drejtë Ylli Manjani që flet për grusht shteti nga SPAK? first appeared on JavaNews.al.

Terapia e parë publike e Berishës në SPAK për 21 janarin

By: Ylli Pata
19 November 2025 at 19:56

Nga Ylli Pata

Dalja e Sali Berishës nga seanca e parë e pyetjes në SPAK për 21 janarin ka sjellë një zhvillim të vogël, por domethënës në një perceptim që ka ndarë opinionin prej 15 vjetësh.

Edhe vetë Sali Berisha, nuk ka folur më për snajpera, edhe për plane vrasjeje, por për të shtëna që kanë ardhur nga disa efektivë të Gardës së Republikës.

Edhe pse pati disa tentativa për të revizionuar sërish historinë e asaj tragjedie, duket që kjo nga sot nuk do të ketë disa versione.

Në fakt kjo është shumë pak për gjithë atë tragjedi, ku fëmijët e të vrarëve janë tashmë të rritur po rende nuk dinë përse dhe kush i vrau prindërit e tyre.

Megjithatë, duhet thënë se sa pak gjë, pra një thirrje në prokurori, mund ta kishte sheshuar këtë çështje që në vitin 2011. E më pas me terezi, hetuesit e prokurorët të merreshin me zinxhirin komandues, shkakun e të shtënave selektive, urdhërin, diferencën ndërmjet predhave të armëve të ndryshme që u përdorën atë ditë. Si për shembull kallashnikovët për fishekët manovër dhe MP5 për fishekët luftarakë. Përse u qëlluan në drejtimet ku ndodhën; çfarë rrezikshmërie paraqesnin personat e shënjuar nga personat? Përse u fshi server i Kryeministrisë, përse nuk u lanë gardistët të shkojnë në Prokurori? Përse u fshehën gardistët në Kryeministri për ditë me radhë? Përse u akuzua Presidenti i Republikës dhe lideri i opozitës bashkë me kryeprokuroren për puç. Përse u akuzuan gazetarët që ngritën këtë çështje në mediat si grupi i puçit?

Të gjitha këto çështje nuk janë hetuar nga rasti i parë. Pasi në rastin e parë kemi vetëm një process ndaj Agim Llupos dhe Ndrea Prendit, armët e të cilit u gjetën nga FBI-ja amerikane si ata që kishin kryer dy vrasje: atë të Ziver Veizit dhe Faik Myrtos.

Problemi ngeci në mënyrë absurde, ngaqë nuk u analizuat plumbat ndaj Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Dhe kështu nisën të mbizotëronin shumë histori paralele për vrasjet. Kur gjithçka shikohet hapur mjafton të shikohen filmimet e plota të asaj dite, të cilat ekzistojnë.

Dhe sa herë përkujtoheshin viktimat e 21 janait, në vend të një dite të qetë, për të folur të nesërmen, qarkullonin në mjedisin politik dhe mediatik pranë Berishës teoritë paralele me snajpera dhe skenarë alternativë, të cilat kishin një synim; të shantazhonin drejtësinë për të mos hetuar ngjarjen. Në fakt ngjarja shtë e stërhetuar, porn ë realitet të mos e rrisnin stekën e personave të konvokuar para drejtësisë sipër Ndrea Prendit.

I cili u soll dhe nga jashtë në intervistë televizive të adresuar për të dhënë një mesazh ndaj drejtësisë, edhe më të egër.

Ndërsa sot, thjesht me pyetjen e Sali Berishës, i cili është në një ankth të madh pasi nuk di as çka “broçkollisur ai bandilli i tij” Luli, të gjitha nga teoritë paralele ranë.

Sali Berisha, pasi ka dalë nga marrja në pyetje nga prokurori i çështjes deklaroi verionin e vrasjes së 4 qytetarëve nga Garda, pa shtuar asnjë deklaratë tjetër që mund të përbënte problem për pozitën e tij në ditën në vazhdim.

Nuk tha se kanë hyrë brenda, nuk tha se Garda ka zbatuar ligjin, siç nuk tha as që do vritej Edi Rama nëse do afrohej edhe më. Ja kaq u desh që situata së paku nga historia e ngjarjes të mos trazohej. Thjesht një thirrje në prokurori. Imagjino sikur në atë kohë të kishin shkuar Berisha me zinxhirin e tij komandues…TemA

The post Terapia e parë publike e Berishës në SPAK për 21 janarin first appeared on JavaNews.al.

8 milionëshi i lobimit: Përse Evi Kokalari përmendi sanksionet e reja nga SHBA?

By: Ylli Pata
18 November 2025 at 19:27

Nga Ylli Pata

Evi Kokalari ka dy vjet që bën një fushatë të fortë kundër lidershipit aktual në PD. Fushatë, ku nuk kanë munguar nota të larta dhe të forta kritikash dhe akuzash ndaj Sali Berishës dhe enturazhit të tij.

Kokalari, e cila është një aktiviste e njohur e MAGA-s së Dodald Trumpit me lidhje o tëë vogla në korridoret e lëvizje, ka kundërshtuar që në fillim lobimin që Sali Berisha ka bërë me Lacivita-n, e sidomos me personazhin kontraversal Paul Manefort.

Por qëndrimi i fundit i Evi Kokalarit, fliste për një shkallë më të avancuar të përplasjes së saj me Sali Berishën, pas prishjes së saj dhe nisjes së betejës.

Duke u rimarrë me çështjen e lobimit, Kokalari thekson se Sali Berisha ka lobuar në Washington jo me 6 milionë dollar sa u tha por me 8.

“Nëse Sali Berisha do t’i kishte ndenjur i vërtet asaj që premtoi në 2021, sot do të ishte kryeminister dhe shanset ishin, ‘non-grata’ do t’i hiqej.

Por mori mënd e injorantëve që e rrethojnë si strategu i Hasit apo doktori tjetër i pesës që ka intelektin e një gjinkalle, dhe sot, mbas katër vjetësh, përveç lejes së Kullës së Malit, arriti të mbaj dhe 50 mbështetës, ndërkohë që harxhoi gati $8 milion për të çliruar familjen nga sanksionet famëzezë por në vënd që t’i hiqen, i ka hapur (mundësisht) dyert dhe sanksioneve nga Departamenti i Thesarit”, shkruante Kokalari.

Teza që shtron aktivistja e MAGA-s, e cila ju bashkua lëvizjes së Sali Berishës kundër Lulzim Bashës, se atij mund t’I hiqeshin sanksionit si pasojë e influencës së saj, përkatësisht vendosjes në krye të PD-së të një lidershipi të ri dhe vetë të rrinte në hije, ha logjikë, por që nuk mund të konsiderohet një tezë përveçse një hipotezë.

Kokalari i mëshon idesë se lëvizja po foltorja e 2021 duket ta rithemelonte PD-në në një parti konsidrvatore me një ekip të rij, ku natyrisht që vetë Evi vinte me një propozim konkret për vete dhe grupin mbështetës. Por kjo iku e nuk mumnd të diskutohet më, ngaqë jemi 4 vite pas asaj kohë të shkuar tashmë.

Ajo që sjell të re Kokalari para dhe pas zgjedhjeve të 11 majit është se lobimi me Lacivitën dhe Manefortin nuk ka pasur e s’do të ketë një influencë në korridoret e administratës Trump.

Madje ajo shkon edhe më tej kur përmend avancimin e sanksioneve të SHBA për Berishën, duke e konkretizuar Non Gratën e DASH me bllokimin e fondeve bankare nëpërmjet Departamentit të Thesarit.

Në realitet sanksionet me 7031/C që e jep DASH, nuk janë njësoj me atë që bën Departamenti i Thesarit, ndëshkim që mori edhe Milorad Dodik, familja e tij, si dhe mjaft personazhet politike ballkanike.

Megjithatë, kush ka një sanksion të rëndë me 7031/C, sidomos për korrupsion madhor siç e ka Sali Berisha, është krejt logjike, e madje një protokoll linear, që kjo do të sjellë edhe një kontroll të aktivitetit apo llogarive të fshehta bankare.

Por, bllokimi ndodh pikërisht atëherë kur ka tentativa për të lëvizur sasinë monetare të aseteve, apo kur qeveria e SHBA kërkon ta bëjë publike në një moment të veçantë politik. Logjikisht, “spekulimi” i Kokalarit mund të mos jetë i tillë, e shpejt të kemi publikimin e këtij ndëshkimi të ri për Berishën.

Por ajo që bien ë syn ë këtë rast është shifra  gati 8 milionë dollarëve që përmend aktivistja shqiptaro-amerikane. Një shumë e papërmendur nga PD dhe drejtuesit e saj, Por që dalja e kësaj shifra ka shumë gjasa që do të prodhojë një bombë mediatike. Kjo jo vetëm për shifrën e lartë, pra 8 milionë USD pa përmendur burimin, pore dhe objektivi jologjik i harxhimit të këtij mali me para.

Me 8 milionëë dollar Sali Berisha mund të kishte ngritur dhe ndezur një lëvizje opozitare vibruese si ajo që ndodhi me Zoran Mamdanin në Nju Jork. i cili, edhe pse kishte kundër të gjithë miliarderët më të fuqishëm të metropolit amerikan, ja doli të ketë me vete atë që quhet Gjenerata Z, pra një numër të madh vullnetarësh të rinj. Të cilët natyrisht që i ka financuar dikush për të qenë aktiv dhe të mundur që të ngrinin një lëvizje aktive. Siç u tha, shifrat që kishte harxhuar Mamdani ishin ku me Michael Blumberg, Manjati i Airbnb, apo edhe  Reid Hoffman apoThomas Steyer, shifrat shkonin deri në 50 milionë dollarë.

Paratë e miliarderëve ishin harxhuar kryesisht në reclama në rrugë, makina, televizione e radio, kurse Mamdani, fondet i shpenzi vetëm në platformat dhe aplikacionet online dhe rrjetet sociale. Mire që fitoi, por sipas analistëve të rrjetit, ky investim i dhanë atij një vizibilitet viral në rrjet gati 20 herë më shumë se rivali i tij Andrew Cuomo që u mbështet nga miliarderët.

Shpenzimi i të gjithë ato parave nga Berisha, ku majft thnë se ka edhe më, duket se është një veprim nga halli, si pasojë e dëshpërimit. Jo më kot u prodhuan fabulat se në janar Rama merret me helicopter dhe në shkurt doktorit i hiqet Non Grata. Ndërkohë siç thotë Evi Kokalari, “thika” mund të rrotullohet edhe më në plagë.

The post 8 milionëshi i lobimit: Përse Evi Kokalari përmendi sanksionet e reja nga SHBA? first appeared on JavaNews.al.

Buxheti, boshllëku i betejës së opozitës

By: Ylli Pata
17 November 2025 at 19:57

Nga Ylli Pata

Buxheti vjetor është në çdo vend normal perëndimor koha kur palët politike kryejnë luftën më të egër politike. Në SHBA kjo përplasje solli një mbyllje të qeverisë për 43 ditë, ndërkohë që hapja ka ndodhur vetëm përkohësisht dhe vetëm për disa nga shërbimet emergjente. Në Francë, buxheti shkaktoi rënien e qeverisë, në Itali po kryhet një betejë e ashpër në lidhje me taksat, shpenzimet buxhetore, fondet e adresuar për shëndetësinë dhe për arsimin.

Dhe është normale që paratë publike që vijnë nga qytetarët, të cilët votojnë për të zgjedhur Kuvendin, të administrohen e kontrollohen nga të gjitha palët politike që zgjedhësit kanë çuar në Parlament.

Tek ne qeveria ka dërguar një buxhet në Kuvend, për të cilin Edi Rama ka mbi dy javë që po komunikon me zgjedhësit e tij, pore dhe qytetarët në përgjithësi. Duke përzgjedhur natyrisht pjesët që ai i quan si avantazh politik. Rama është fokusuar tek pjesa e rritjes së pensioneve, pagave, apo favorizimet fiskale, që mazhoranca e konsideron një imut social të saj.

Buxheti, i cili ka arritur shifrën më të madhe të të ardhurave deri më sot, të gjitha paratë i merr nga taksat doganore, detyrimet fiskale, apo edhe nga paratë që vijnë nga kredi a grante ndërkombëtare.

Përveç të ardhurave, buxheti ka edhe anën tjetër të medaljes; mënyrën sesi shpenzohen paratë publike. Një ligj buxheti i paraqet në mënyrë të hollësishme zërat e tij, duke sjellë kështu një material të gjerë e të plotë për një debat publik shterues.

Jo vetëm tani në fakt, por gjithë këto vite që qeveris Edi Rama, përveç ndonjë emisioni specific apo televizioni që i dedikohet ekonomisë, asnjë nga panelet e darkës nuk e ka çarë kokën që të bëjë debat për buxhetin.

Kur në realitet nuk ka gjë më të rëndësishme edhe më të prekshme për qytetarët sesa paratë që do të shpenzohen nga qeveria për vitin e ardhshëm.

Ajo tabelë e gjerë të dhënash, është aq voluminoze, sa ka lëndë të plotë për disa muaj. Madje, në bazë të kalendarit të përcaktuar në ligjin e buxhetit, mund të ndiqen edhe afatet e dhëna nëse mbahet fjala apo jo nga qeveria. Duke bërë kështu watch dog-un e domosdoshëm ndaj qeverisë dhe mazhorancës.

Natyrisht që kjo kërkon një përgatitje pak më specifike, ndoshta edhe nga njohës më të mirë të shifrave dhe ekonomisë, por debati do të dilte produktiv e më i prekshëm për qytetarët nëse kryhet siç duhet.

Në fakt, panelet edhe nuk kanë faj, pasi axhendën e debateve të darkës e marrin nga politika e ditës, ërkatësisht nga axhnendat që nxjerr opozita nga foltores së saj.

Por deri tani nuk pa pasur asnjë ide të opozitës në lidhje me buxhetin. Përveç Jorida Tabakut, e cila edhe ajo e ka trajtuar në aspektin e një debate kundërshtues me kryeministrin.

Tabaku, në rrjetet e saj sociale është marrë me çshtjen që Edi Rama ka fokusuar, pra rritjen e pagave dhe pensioneve, duke u munduar të japë argumentet kundër. Gjithashtu, zonja Tabaku ka trajtuar edhe  çështjen e paqes fiskale apo edhe rritjen e çmimeve të produkteve të përditshme për qytetarët.

E njohur si specialist ekonomie, Tabaku ka mundësinë për ta bërë një qasje më të fokusuar dhe të menduar të buxhetit, dhe thënë të drejtën e ka bërë edhe në disa intervista televizive. Duke i dhënë kështu vetes një imput pozitiv të CV-së së saj konstruktuktive dhe qytetare të sjelljes në publik.

Por në realitet kjo nuk mjafton, pasi kemi të bëjmë me kulmin e politikës, debatit për paratë, përkatësisht politikën e shpenzimit të tyre, pore dhe marrjes së taksave.

Kur Edi Rama ishte në opozitë u mbiu në bark njerëzve dhe mediave cështjen e taksës progressive, sa e ktheu në thelbin e betejës politike. PD-ja, e cila as nuk e kishte në plan elaburimin për këtë çështje, ju kundërvu kësaj beteja me shpjegimin e taksës së sheshtë. Duke e kthyer kështu debatin në Shqipëri për taksat e tatimet, siç ndodh në çdo vend perëndimor.

Ndërkohë për 13 vjet asnjëherë kjo opozitë nuk ka bërë beteja për buxhetin, por vetëm në zgjedhje nxjerr nga frigoriferi taksën e sheshtë. E cila është bërë kallkan, që edhe nëse shkrihet në mikrovalë nuk hahet as me vaj e as me uthull se i kanë ikur të gjitha vlerat.

Ndërkaq, asnjë ide alternative për rrugët qqë qeveria ka zgjedhur për të shpenzuar paratë sidomos në sektorë kyçe si shëndetësia, arsimi, shtresat në nevojë. Si po e trajton mazhoranca rritjen e çmimeve të ushqimeve, të cilat e kanë bërë të pamundur jetesën edhe nëse rriten pagat apo pensionet.

Kjo është çështja bazë që i shqetëson qytetarët, e një debat i ndezur mund të krijonte edhe një modifikim të buxhetit duke sjellë kështu efekte pozitive për ta.

Po pse nuk e bën opozita këtë? E thjeshtë, sepse asnjë nga udhëheqësit e saj nuk është i shqetësuar nga shpenzimi i parave publike. Jo vetëm se përfitojnë sistematikisht nga paratë publike nëpërmjet tenderave apo lejeve, por edhe sepse nuk dijnë sa kushtojnë ushqimet, ngaqë nuk blejnë e skanë blerë ndonjëherë direkt në supermarkete. Pazarin ja bëjnë sejmenët, e për lekët nuk e kanë pasur ndonjëherë problem.

The post Buxheti, boshllëku i betejës së opozitës first appeared on JavaNews.al.

Rama-Meloni, çfarë po ndodh mes dy vendeve përtej kimisë personale?

By: Ylli Pata
16 November 2025 at 19:21

Nga Ylli Pata

“Dashuria” mes Tiranës dhe Romës, ku mbizotëron një relacion i afërt më shumë se miqësor mes Edi Ramës dhe Giorgia Melonit, po zgjat prej tri vjetësh. Vetë kryeministri shqiptar e quan “motër” homologen e tij dhe në mediat italiane, më shumë se një herë ka thënë se e konsideron veten një “Fratello D’Italia”. Duke bërë kështu një lidhje direkte me emrin e partisë së Melonit, një parti e së djathtës.

Këto marrëdhënie kanë ardhur duke u intensifikuar, e duket hapur që përtej aparencës ka një zhvillim apo disa zhvillime të rëndësishme.

Këto marrëdhënie kanë krijuar menjëherë një pështjellim të madh, madje edhe më thellë në qarqet e opozitës italiane. Përkatësisht qarqet e pjesës së majtë të konglomeratit shumëngjyrësh të asaj opozite.

E cila që në fillim të marrëveshjes për Gjadrin, reagoi fort duke kërkuar përjashtimin e Partisë Socialiste nga Partia Socialiste Europiane, por që më vonë reagimi u sfumua. U duk qartë ndikimi i kreut të Internacionales Socialiste dhe të majtit më të fuqishëm në Europë, kryeministrit Spanjoll Pedro Sançez, një majtist klasik, i cili ka relacione mjaft të mira dhe të afërta me Edi Ramën.

Por opozita italiane, përkatësisht qarqet e majta të Partisë Demokratike të Elly Shclein dhe sidomos të Lëvizjes 5 Yje nuk i ka ndalur sulmet ndaj Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare. Mediat pranë saj, sidomos Il Fatto Quotidiano e drejtuar nga Marco Travaglio i ka të shpeshta sulmet dhe akuzat ndaj qeverisë shqiptaret, ndërkohë edhe emisioni Report i Raitre, konsiderohet i afërt me këto qarqe politike.

Nello Trochia, gazetari italian që ka shkruar mbi “takimin e famshëm të Aruba-s”, është mjaft i afërt me Travaglion dhe ka qenë i rregullt i gazetës Il Fatto Quotidiano. Trochia, përpara se të publikojë librin e tij të bujshëm, ka ardhur në Shqipëri për një vizitë të shkurtër me dy ndalesa; një në Vlorë e një në Tiranë. Ku stacioni më i rëndësishëm ka qenë një takim me Sali Berishën.

Shtëpia e të cilit dhe zyra e tij është bërë stacion për gazetarët italianë që i përkasin mediave pranë së majtës. Ky mobilizim politik i panatyrshëm, siç mund të duket edhe tandemi Rama-Meloni në formën ideologjike, tregon se ka një shqetësim për marrëdhënien e dy kryeministrave. Që nuk duket aq e cekët e aq formale, por më shumë se kaq.

Në realitet, mbledhja e përbashkët e dy qeverive për herë të parë në një takim të tillë është një dëshmi e qartë. Si nga aspektin demonstrativo-protokollar që flet shumë, por edhe në atë përmbajtësor të marrëveshjeve që u firmosën.

Ku më e rëndësishmja është krijimi i një joint- venture për ndërtimin e anijeve ushtarake në bazën e Pashalimanit. Një aset strategjik i Shqipërisë, i cili gjithmonë ka qenë i dëshirueshëm nga mjaft aktorë botërorë e rajonale, që nga Bashkimi Sovjetik i dikurshëm e deri pas viteve 90, Turqia apo Greqia.

Në të vërtetë, Italia gjithmonë ka dashur që të ketë një marrëdhënie më të rëndësishme me Shqipërinë, e cila nuk ka qenë aty ku ka dashur Roma. Në vitet e para pas rrëzimit të komunizmit, qeveria e PD-së nuk pati marrëdhënie të afërta me Italinë, ndërkohë përtej tensoneve të shpeshta me Athinën, u arrit firmosja e një pakti miqësie. Në vitin 1997, kur në krye të qeverisë italiane ishte Romano Prodi, Roma luajti një rol protagonist në Shqipëri, aq sa u caktuar nga OKB për të drejtuar misionin paqeruajtës ushtarak Alba, për krijimin e një mjedisi të qetë për zgjedhjet parlamentare.

Prodi, bëri në atë kohë një lëvizje mjaft të fuqishme diplomatike, kur qeverinë shqiptare e drejtonte Bashkim Fino. I cili ndërsa po nisej për një vizitë në Athinë, Prodi mbërriti në aerodromin e Gjirokastrës me urgjencë për të takuar kryeministrin socalist. Një sinjal i qartë i konkurrencës diplomatike të dy vendeve të BE-së në lidhje me influencën në Shqipëri.

Pas zgjedhjeve të 1997, të tre kryeministrat socialistë; Fatos Nano, Pandeli Majko dhe Ilir Meta, vizitën e parë jashtë vendit e kryen në Athinë dhe i dhanë prioritet shumë të madh marrëdhënieve me Greqinë. E cila në atë kohë mori në dorë asetet strategjike ekonomike shqiptaret; nga telekomunikacioni, bankat, hidrokarburet, tregtia, drithërat etj etj.

Ndërkaq në vitin 1999, me shpërthimin e luftës së Kosovës, në politikën italiane pati një dalje të hapur të qarqeve që mbështetën Milosheviçin. Si nga e majta-komunistët ekstremë, centristët-Lamberto Dini, ministër i Jashtëm dhe djathtas Lega Nord e Umberto Bossit.

Marrëdhëniet e afërta të Shqipërisë me SHBA hasën mjaft xheozi e keqkuptime nga mediat dhe politika italiane, gjë që u manifestua shpesh, deri edhe në takime publike.

Fatos Nano, në kohën kur ishte kryeministër, që e kuptonte mirë hatërmbetjen e Romës për relacionin e tij me qeveritë e PASOK-ut në Athinë, përdori një manovër të fortë, po që s’pati përgjigjen e duhur. Në një intervistë për La Repubblica-n, një gazetë e rëndësishme pranë së majtës italiane, Nano propozoi një protektorat të Italisë ndaj Shqipërisë. Ndërkohë që në takime joformale Nano përdori një shprehje kolorite: “na vendosni një prezervativ”.

Lëvizja e Nanos, në një farë mënyre ishte një “thirrje për ndihmë”, natyrisht e koduar, për ta larguar nga ajo marrëdhënie “e detyruar” dhe jo kimike me Athinën.

Në intervistën e tij, jo pa qëllim Nano shkoi larg, duke theksuar se në Tiranë investimet e bëra në kohën e fashizmit ishin më të mirat e më të qëndrueshmet. Një top i hedhur qartë tek e djathte italiane. Por nuk pati një reagim nga Roma, madje edhe kur në krye të qeverisë erdhi Silvio Berlusconi.

I cili gjithsesi pati një afrim me Tiranën, e posaçërisht me Fatos Nanon. Megjithatë këto marrëdhënie shkuan më shumë tek problemet pragmatike të ditës, siç ishte ndalja e gomoneve që vinin nga Vlora në Puglia, sesa një afrim më strategjik.

Me riardhjen e Sali Berishës në 2005, Roma sërish nuk pati një avancim, edhe pse qeveriste e djathta e Berlusconit, pasi Tirana zgjodhi Athinën si partner të ngushtë, me të cilin firmosi paktin famëkeq të detit.

Gjithsesi nuk ka qenë vetëm Tirana fajtorja e kësaj marrëdhënie ngriva-shkriva. Edhe Roma vetë, e cila ka më shumë se një qendra politike gravitacionale, nuk ka pasur ndonjë prioritet të një afrimi më të madh me Shqipërinë. Romano Prodi, ish-kreu i BE dhe ish-kryeministri i qendrës së majtë, përkatësisht mentori politik i kreut të sotëm të PD-së, Elly Shclein, deklaroi 4 vite më parë se Roma duhet të kthehej tek influence mbi Shqipërinë.

Prodi, në një intervistë të tijën deklaroi se influence italiane në Mesdhe po zihej me zgjuarsi nga Turqia e Erdoganit, duke përmendur Libinë dhe Shqipërinë. Në këtë moment, ka nisur të përmendet edhe në qendrat studimore dhe mediatike italiane, riafrimi i influencës së Romës në Ballkan, e posaçërisht në Shqipëri.

Dario Fabri, një nga ekspertët më të spikatur të gjeopolitikës në Itali, që drejton revistën prestigjoze “Domino”, tha para disa muajsh se Roma duhet të lëvizë. Fabri e shpjegoi këtë me një logjikë të thjeshtë. Ai tha se edhe pse Italia e kishte pushtuar Shqipërinë, përshtypja në popullin shqiptar e italianëëve nuk ishte negative përkundrazi. Ndërsa gjatë komunizmit, soft power-i italian u përhap thellë në Shqipëri nëërmjet televizionit. Fabri shtoi gjithashtu se ndryshe nga Italia, Turqia po e shfrytëzonte me zgjuarsi influencën e saj nëpërmjet një soft poweri që ekzistonte që nga periudha otomane.

Në këtë kontekst, simbolika që nënvizoi Giorgia Meloni në konferencën me Edi Ramën, ku të gjithë ministrat shqiptaret folën italisht, nuk ishte aspak një rastësi. Ky fakt u përmend edhe në intervistën e Edi Ramës me Bruno Vespa-n. Kryeministri shqiptar, në realitet ka qenë gjithmonë një partizan i afrimit, duke bërë deklarata të forta, si “italianët janë shqiptarë të veshur me Versaçe” etj etj. Ky afrim, duket ka nisur realisht përpara dy vjetësh, kur Meloni bëri një pushim të gjatë me familjen e saj në Vlorë. Kohë kur relacionet mes Tiranës dhe Athinën arritën pikun e tyre më të ashpër si pasojë e çështjes Beleri. Prej asaj kohe e deri më sot, këto relacione kanë arritur në një pikë që nuk duket se janë një relacion sipërfaqësor apo një marrëdhënie ekonomike.

Italia me Shqipërinë ka marrëdhënie të mira natyrale në aspektin ekonomik, duke qenë partneri i parë tregtar. Por Industria italiane nuk ka një shtrirje që lidhet me politikën në aktivitetin e saj. Ajo është e përhapur në gjithë botën, sipas një nuhatje të mirë historike tregtare dhe jo pjesë e influencës që vjen nga Roma.

Megjithatë, Giorgia Meloni, nuk është një politikane që erdhi rastësisht në krye të vendit. Dy vjet para se të fitonte zgjedhjet, partia Fratelli D’Italia e Melonit mori 4%. Por ishte zemëreku i qendrës dhe të djathtës së moderuar italiane, përkatësisht lobi industrial që e mbështeti fuqishëm dhe orientuar si lidere e së djathtës.

Një pjesë të madhe të kësaj mbështetje, e ka lobi i industrisë ushtarake italiane, e cila është një nga ekselencat e teknologjisë dhe me një avancim në eksportet dhe prodhimet e saj. Ministri i Mbrojtjes së Melonit, Guido Crosetto, krahu i djathtë i saj në FDL është një protagonist i rëndësishëm në industrinë militare gjatë gjithë karrierës së tij. Me një influencë të fuqishme në lobin industrial dhe atë të influencës së qarqeve të qendrës së djathtë, sidomos në veriun e Italisë. Ardhja e tij kur u hap aeroporti i Kuçovës, ishte sinjal i qartë se marrëdhëniet Tiranë-Romë do të kenë edhe konceptin e tyre militar.

Ndërkaq, në aspektin politik kryemininistrja italiane, ka rritur fuqishëm potencën e saj në arenën europiane edhe botërore, edhe pse nuk e ka pasur rrugën e lehtë, si pasojë e konkurrencës së “kushërinjve” francezë apo fuqisë së Berlinit.

Marrëdhëniet ekselente të saj me Donald Trump, por edhe me arabët e Lindjes së Mesme, Afrikës Veriore dhe natyrisht edhe me Erdoganin, i cili në konfidencë i kërkoi që të lëre cigaren, nuk janë gjë tjetër vetëm shenja të fuqizimit dhe avancimit italian në arenën globale.

E në rastin aktual ku konkurrentët francezë janë në një situatë të rëndë ekonomike por edhe politike, Meloni po përfiton të avancojë influencën e vendit të saj, sidomos aty ku Roma e ka këtë gjë të natyrshme siç është Shqipëria. Një relacion që sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë as një kimi personale e as një dashuri e përkohshme.

The post Rama-Meloni, çfarë po ndodh mes dy vendeve përtej kimisë personale? first appeared on JavaNews.al.

“Drejtësia me axhendë”, a mundet që 21 janari mund të ndryshojë rrjedhën?

By: Ylli Pata
15 November 2025 at 20:48

Nga Ylli Pata

Silvio Berlusconi, që dominoi politikën italiane për 20 vjet, sipërmarrësi më i përfolur në Europë, përkatësisht një nga më të suksesshmit në Europë, natyrisht edhe prej Milanit t tij magjik, ka qenë njeriu më i përndjekur nga drejtësia e vendit të tij. Ky fakt për Berlusconin ishte edhe bekim dhe mallkim.

Ai hyri në politikën aktive në stuhinë e fuqishme të “Tangentopoli”, skandalit të madh të rrushfeteve që biznesi i madh italian kishte paguar për partitë kryesore në vend.

Lideri i Partisë Socialiste italiane i kohës, Betino Craxi ishte më i godituri i asaj stuhije që rrëzoi gjithë klasën politike të shekullit të shkuar. Silvio Berlusconi ishte miku i afërt i Craxit, prej tij përveç të tjerave ai ishte siguruar futjen në treg të rrjetit tëtij të televizioneve private, në një vend me rregulla të hekurta në këtë drejtim. U përfol shumë në atë kohë se Berusconi ishte zhytur në borxhe të mëdha, e ishte çështje kohe që edhe ai të ishte në listën e industrialistëve të hetuar nga prokuroria e Milanos. Shumë nga kolegët e tij VIP u arrestuan, e shumë prej tyre: vranë veten në situata të paqarta.

Ishin 41 vetëvrasje, pjesë të “creme de la crème” të industrisë italiane, ku spikatën Raul Gardini dhe inxhinier Gabriele Gagliari, dy nga yjet e industrisë kimike italiane. Gjithçka thuhet se pati si shkas hetimet, por mbi të gjitha presionet që vinin për këta biznesmenë që të mos hapnin kutinë e pandorës: emrat e mëdhej të politikës, ekonomisë e shtetit.

Në këtë atmosferë Silvio Berlusconi hyri në politike duke krijuar partinë e tij Forza Italia në vitin 1994. Një operacion që në realitet thjesht u zyrtarizua, pasi kishte vite që ishte përgatitur nën rrogoz. Pati sukses të bujshëm!

Për tre muaj fitoi zgjedhjet dhe u bë kryeministër i Italisë. Lëvizja e parë e Berlusconit ishte të afronte sa më pranë vetes armikun më të madh të tij: Antonio Di Pietro-n, njeriun më të fuqishëm të prokurorëve të “Mani Pulito”. i propozoi postin e ministrit të Brendshëm, por Di Pietro i tha “Jo Faleminderit” dhe u larguar menjëherë në zyrë. Në atë kohë, prokurori kishte në dorë një hetim ku dyshohej se kompania e Berlusconit Fininvest kishte korruptuar një grup ushtarakësh të Guardia Di Finanza-s. Kryeministri italian kishte informacion mbi hetimin dhe nisi sulmin, duke dërguar në Prokurorinë e Milanos një ekip inspektorësh të ministrisë së Drejtësisë.

Të cilët për javë të tëra u çanin dërrasat prokurorëve të Milanos, për të marrë ndonjë gjë nga hetimi. Por si prokurorët, hetuesit apo punonjësit e administratës bënin të paditur, duke mos bërë asgjë gjithë ditën. Në orën 4, dilnin bashkë me inspektorët nga ndërtesa, por sapo shikonin se ata iknin në shtëpi, ja behnin me vrap në zyrë. Ku punuan deri në orët e mëngjesit pa pushim e gjumë për të gjetur provat e hetimit ndaj kreut të qeverisë italiane. Pa mbushur as 6 muaj në krye të qeverisë, ndërsa ndodhej në samitin e parë ndërkombëtar prestigjoz në Napoli, Berlusconit i mbërrin ftesa për tu paraqitur në Prokurori për korrupsionin e Guardia Di Finanza. Jep dorëheqjen pas pak ditësh. Humb zgjedhjet parlamentare në vitin 1996, e rikthehet fuqishëm në vitin 2001. Humb në 2006 dhe rikthehet sërish në 2008. Por rrëzohet përfundimisht në vitin 2011, për t’u rikthyer si karrikaturë politike derisa ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare.

Nga viti 1994 e deri në fund të jetës, Berlusconi u hetua, gjykua dhe dënua për një numër të madh veprash penale. Ai theu një record në politikanin që arriti ta bëjë pjesë të vet hetimin dhe proceset, duke kthyer në narracion politik për tu kthyer në viktimë të “Togave të Kuqe”. Ja arriti në një drejtim pasi mori në shumicën e kohës përkrahjen e mazhorancës së Italianëve, por në fund, ai u hetua për një mori veprash penale, ku vetë u dënua vetëm për njërën, me punë në komunitet. Edhe pse kishte avokatët më të mirë të Italisë, Berlusconi u hetua për lidhje me mafian, korrupsion, marrëdhënie me të mitura, mashtrim fiskal, e një varg veprash të tëra penale.

Një pjesë e tyre u mbyllën, të tjera sollën dëme kolaterale duke dënuar familjarë si vëllai Paolo, apo edhe miq të ngushtë si Cesare Previti-n, që u dënua për lidhje me Cosa Nostra-n.

Në gjithë luftën e tij me “prokurorët komunistë”,, Silvio Berlusconi përdori një term që ngjiti goxha në mjedisin politik italian, sa është shumë prezente edhe sot. “Giustizia alla orologeria” që përshtatur tek ne është drejtësi me komandë, me axhendë.

Ky narracion ngjiti, ngaqë shumë nga hetimet apo akuzat penale ndaj tij, ishin copy paste me akuzat e rivalëve politike apo mediat e tyre.

Tek ne termi “Drejtësi me Komando apo axhendë” nuk është shumë i vështirë për tu përdorur, pasi thuajse të gjithë çështjet që SPAK ka nisur ndaj zyrtarëve të lartë kanë ardhur nga denoncimet e PD, LSI, PS apo nismës Thurje. Me një fjalë të aktorëve politikë. Në një farë mënyre, apo në të gjitha mënyrat, axhenda antikorrupsion e SPAK është nxitur nga politika, tjetër gjë është më pas nëse janë thelluar apo jo hetimet. Si për shembull dosja Partizani, e cila është krejtësisht e ribërë dhe e thelluar në krahasim me denncimin po të gjërë të dorëzuar nga Taulant Balla.

Megjithatë 21 janari, që sapo ka nisur nga SPAK, është një rast, që edhe pse mund të ketë pasur letra të dërguar nga PS në prokurori, nuk ka lidhje me komandimin. Së pari se është një çështje e tragjedi e njohur dhe kombëtare, së dyti pasi është marrë një vendim nga Gjykata e Strasbugut. Ndaj sjellja ndj saj konsiderohet si test për atë që do të jetë edhe faza e dytë e drejtësisë së re në Shqipëri…TemA

The post “Drejtësia me axhendë”, a mundet që 21 janari mund të ndryshojë rrjedhën? first appeared on JavaNews.al.

Telefoni i prishur me 21 janarin, “loja” më e vogël e një drame publike

By: Ylli Pata
14 November 2025 at 20:53

Nga Ylli Pata

Problemi i cicmiceve që përdor tani Sali Berisha për t’ju shmangur SPAK për hetimet e 21 janarin, janë vetëm një grimcë e një drame të madhe. E cila në këtë rast nuk ka lidhje me ngjarjen, me tragjedinë e vrasjes nga armët e gardës të 4 qytetarëve që ndodheshin në bulevard.

Tragjedia e 21 janarit 2011, është një ngjarjen që nuk ka nevojë të zbardhet, pasi gjithçka prej saj është transmetuar live me zë e figurë, ndërkohë që për pjesët e errëta të saj, kemi një hetim preciz të FBI-së amerikane.

Për ngjarjen, dinamikën, provat, autorët dihet dhe është provuar gjithçka. Qoftë akti i vrasjes, qoftë akti i fshehjes së krimit dhe manipulimit të tij.

Problemi më i madh mbi krimin makabër 21 janarit, përveç krimit tjetër për të penguar hetimin, është trajtimi i kësaj ngjarjeje në publik.

Në gjithë këto vite, një establishment i tërë mediatik, i lidhur qartësisht me narrativën politike të atyre që e kryen krimin, ka ngritur një fabul se ai krim i tmerrshëm nuk duhet të ndëshkojë autorët e krimit dhe ata që e fshehën atë.

Një narracion që ka dalë nga goja e një morie personazhesh që dalin në panelet e darkës, duke përdorur qoftë artifice gjoja ligjore, qoftë artifice politike.

E gjithë kjo narrative, nuk ka qenë gjë tjetër veçse një megashtantazh për të ndaluar së paku gjykimin e atij krimi makabër.

Qoftë duke quajtur fajtorë protestuesit, përkatësisht opozitën e Edi Ramën, qoftë duke minimizuar atë megakrim, me justifikime nga më të ndryshmit.

Kjo narrativë krijoi kështu një koracë pandëshkueshmërie që pati efekt. Ngaqë asnjë nga njerëzit e “drejtësisë së re” nuk pati guximin për ta rimarrë dosjen e 21 janarit, që të çonte në fund atë drejtësi që nuk u krye herën e parë.

Gjithçka ndodhi falë një sjellje superqytetare, supereuropiane të familjes së viktimave, përkatësisht familjes së Aleks Nikës. Të cilët, së bashku me avokatin Dorjan Matlia, bën një betejë epike ligjore, duke e çuar çshtjen në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

E cila, në një vendim siç di ta bëjë ajo, vuri vulën e thatë të “Krimit Shtetëror”. Një vulë, që megjithatë u tentua të falsifikohej e relativizohet nga njerëzit e drejtësisë, që i frikësoheshin asaj dosje, pasi e konsideronin minë me sahat.

Hetimi për 21 janarin nuk ka nevojë të bëhet nga SPAK, pasi gjithçka është e ditur dhe provuar. Gjykata e Strazburgut, i ka kërkuar drejtësisë shqiptaret se duhet të bëjë detyrën, për të përshtatun procedurat e ndarjes së fajtorëve. Një formalitet procedurial, ku nuk ka nevojë për investigime shteruese, por thjeshte të bëjnë letrat.

Ka shumë gjasa që edhe kjo odise proceduriale të sjëllë zhgënjime e probleme, siç kanë nisur që “në mëngjes”. Por, drejtësia e re nuk i ka mundësitë për të “larë duart” për shkaqe subjektive apo objektive. Nuk ja lejon vendimi i Strazburgut. Ky është testi real për këtë drejtësi që pikërisht në trajtimin e 21 janarit do të tregojë se nuk është komision auditi, po një institucion drejtësie.

Ndërkaq, provën më të madhe e ka i gjithë ky establishment politiko mediatik, i cili ka folur gjithë këto vite, por këto ditë po hesht. Trajtimi dhe standardi që do ta trajtojnë dosjen 21 janari tashmë në SPAK, do të jetë edhe testi më i rëndësishëm për këtë grup publik.

I cili u duk qartë në debatin ndërmjet Adriatik Lapajt dhe avokatit Mark Nika në një panel të darkës, ku u vu re diferenca thelbësore e qasjes. Lapajt duke shpikur një pistë të re për vrasjen e Aleks Nikës, një pistë të frikshme që ngjante me çadrat pistoletë, dhe avokat Nikajt, i cili me qëtësi olimpike e ftonte t’i kthehej logjikës e racionalitetit.

The post Telefoni i prishur me 21 janarin, “loja” më e vogël e një drame publike first appeared on JavaNews.al.

Arsyet e axhendës kriminale të politikës

By: Ylli Pata
12 November 2025 at 20:11

Nga Ylli Pata

Vrasja e bujshme në Rinas ishte një ngjarjen kriminale tronditëse e shumë dramatike.

Në disa plane, ajo ngjarjen përbën një dështim flagrant e shumëfish të forcave tona të sigurisë, e nga ana tjetër, ka brenda mjaft mistere e zhvillime, që do të ushqejnë gjatë kronikën kriminale të Shqipërisë.

Siguria është një nga faktorët thelbësorë të jetës së qytetarëve, e krejt natyrshëm ky argument ka qenë dhe do të jetë në top temat e politikës.

Kështu ndodh në çdo vend të botës, krejt logjikshëm duhet të ndodhë edhe tek ne. Por mënyra sesi i qaset politika kësaj argumenti ka një rëndësi thelbësore, pasi adreson një debat publik, që tek ne bëhet shtrembër.

Siç ndodh gjithmonë, opozita është ajo që shënjestron qeverinë dhe mazhorancën, një normaliteti dialektik dhe politik.

Por ajo që ndodh ne, sidomos nga ana e Sali Berishës, por edhe politikanëve të tjerë të politikës e panelistët pranë saj, është se japin pista mbi ngjarjet kriminale dhe caktojnë në mënyrë paraprake autorët, bashkëpunëtorët, shkaqet dhe lidhjet e këtyre ngjarjeve.

Të cilat, në një vend si i yni që është i vogël, nuk se janë enigma. Njerëzit e dinë përshembull se kush janë armiqtë e mundshëm të personazhet të famshëm kriminal që humbi jetën në attentat. Por dalja e politikës dhe panelistëve me pista, ka krijuar dhe deformuar gjithmonë hetimet, të cilat asnjëherë nuk kanë qenë të plota dhe gjithëpërfshirëse.

Është krejt normale që opozita të thërrasë ministrin e Brendshëm në seancë dhe ta zbërthejë me pyetje mbi ngjarjet që ndodhin. Është krejt normale, që të kërkohen sqarime dhe ndëshkime për efektivët  shërbejnë si mbrojtës, informatorë apo edhe protektorë të baronëve të krimit.

Por politika tek ne, në këtë rast mënyra që Sali Berisha e sjell narativën kriminale në publik është krijimi i një fabule ku sulmon një bandë apo personazh, duke fshehur apo mbrojtur një tjetër.

Siç ka ndodhur në lidhje me telenovelën e ngjarjeve të Shkodrës, ku Berisha sulmoi bajrat, duke mbrojtur një personazh tjetër të njohur të botës së krimit, që sipas tij ishte viktimë, ngaqë i ishte vënë tritol nga ata që i quant të “këqinjtë”.

Opozita i ka të gjitha mundësitë për të sulmuar, kundërshtuar, kërkuar largimin apo shkarkimin e çdo zyrtari apo politikani. Duke e kërkuar këtë me të gjitha mekanizmat parlamentare. Siç ka edhe munësitë për të mbrojtur gazetarët që raportojnë të vërtetën sa më gjithëpërfshirje të këtyre ngjarjet.

Por luajtja me pistat siç ndodh tek ne bie erë “mish dhie”. Në publik dihej që mbrëmë shkaku e personazhet që ishin të interesuar për atentatin që ndodhi, pr në panele nuk e tha askush, pasi si gjithmonë ka pista e prioritete të tjera. TemA

The post Arsyet e axhendës kriminale të politikës first appeared on JavaNews.al.

Arsyet pse sulmoi Berisha ambasadorin e BE

By: Ylli Pata
7 November 2025 at 21:09

Nga Ylli Pata

Shqipëria ka pasur numrin më të madh të ambasadorëve të BE-së në Tiranë, diplomatë nga Italia. Dhe kjo flet shumë për një relacion që Roma zyrtare, edhe pse nuk e ka aktivizuar siç duhet ndikimin që ka në Shqipëri, ka arritur të sjellë njerëzit e saj si përfaqësues të Brukselit zyrtar. Ambasadori i parë i BE-së në Tiranë pas rrëzimit të komunizmit ka qenë një diplomat italian. Traditë që ka vijuar edhe më tej. Vetëm së fundmi kemi pasur gati tre ambasadorë në radhë; Ettore Sequi, Luigi Soreca dhe Silvio Gonzato.

Qënia e diplomatëve italianë në delegacionin e Bashkimit Eruorpian, vendi i vetëm që nuk ka asnjë kushtezim por e përkrah Shqipërinë në BE prej vitit 1990, është një zhvillim shumë i rëndësishëm për Shqipërinë.

Italia, ndërkaq, përveç se e ka përkrahur hapur nuk ka pasur kurrë probleme me Shqipërinë, ka qenë mjaft e kujdesshme në trajtimin e palëve politike në Shqipëri. Këtë e ka bërë çdo qeveri italiane, qoftë e të majtës, qoftë e së djathtës.

Që nga Andreoti në 1990-n, tek Prodi e Berlusconi e deri tek Giorgia Meloni sot. Madje e djathta italiane ka qenë e vetmja, e cila ka respektuar Sali Berishën, kur ai pas shpalljes Non Grata, u izolua nga të gjithë partitë aleate të Partisë Demokratike.

Forza Italia e themeluar nga Silvio Berlusconi, që sot drejtohet nga ministri i Jashtëm Antonio Taiani, ishte përfaqësuesi i vetëm i Prtive Popullore Europiane që çoi përfqësues në Konventën e Sali Berishës, kur ky i fundit nuk e kishte vulën e PD.

Por Berisha u tregua mosmirënjohës ndaj kësaj përkrahje dhe ishte ndër të parët që kundërshtoi planin italian për një qendër emigrantësh në Gjadër. Madje ka qenë një sponsor i rëndësishëm i disa qarqeve të majta italiane për të krijuar një kauzë trazire, që të kishte rezultat në Itali po edhe në Shqipëri. Në fakt ndodhi e kundërta, Giorgia Meloni fitoi të gjitha zgjedhjet, që nga ato europiane, ku pati si kauzë kundërt qendrën e Gjadrit e deri tek shumica e zgjedhjeve të pjesshme rajonale.

Kjo sjellje e Berishës, e cila ka qenë invazive në disa qendra majtiste në Romë, që janë më shumë mediatike, e që në diskurs konsiderohen edhe filoruse, ka shkaktuar një problem të rëndësishëm të PD-së me të djathtën italiane, përkatësisht me qeverinë e Romës.

Siç dihet Gorgia Meloni, është sot në Europë, aleatja më e rëndësishme politike e Donald Trump në Europë. Gjë që presidenti i SHBA nuk lë rast pa e përmendur. E në qarqet amerikane të MAGA, natyrisht aty ku flitet për rajonin dhe për çështjet me të cilët Italia hyri në polemika, siç është qendra e Gjadrit ka pasur edhe vëmendjen atje. Elon Musk përshembull ishte një nga më të zjarrtët kur kritikoi gjykatësit italianë. Fakt ky që edhe në Uashington kanë mbërritur dosjet në lidhje me këtë çështje. E në këtë rast sjella e Berishës, e ka pasur analizën apo efektin e saj në Uashington, qoftë edhe me komentin e doplomatëve të Romës. Ndërkaq, as nuk ka dyshim që influence italiane është edhe më e fortë sot në BE, sidomos në raportet e Melonit me Trump, por jo vetëm. E në këtë rast, mbështetja e Romës për Shqipërinën ë BE, ka pasur një efekt edhe më të fortë e të rëndësishëm.

Sali Berisha sot, edhe pse ka vulën e PD-së, është më i zoluar se më parë. Madje edhe Athinën, për të cilën kreu një shërbim të madh me rastin Beleri, nuk e ka me vete, pasi grekët e bënë të qartë me gojën e Fredi Belerit që kërkojnë dorëheqjen e Berishës.

Ndaj sulmi ndaj ambasadorit të BE-së, ka një synim për të marrë vëmendje, pas një injorimi të gjatë. Vëmendje që e mori si pasojë e një shkelje që në standardin europian quhet e rëndë, por sipas gjasave do të jetë e fundit.

The post Arsyet pse sulmoi Berisha ambasadorin e BE first appeared on JavaNews.al.

❌
❌