Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Adresa ku lindi e ardhmja

22 December 2025 at 00:28
Kur ministrja virtuale Diella hyri në muajin e nëntë të shtatzënisë së saj me 83 fëmijë digjitalë, shteti u përball me një problem që s’e kishte parashikuar as në strategjinë e shtetit digjital, as në kontratat e drejtpërdrejta me miqtë arabë: ku do të lindte? Serverët e Smart City-t u ndezën njëherësh. Kamerat u kthyen …

Paratë e emigrantëve, si fatkeqsi për shoqërinë shqiptare!

22 December 2025 at 00:25
Hasa në një postim të tillë sot në rrjet. Kjo është e vërteta më e madhe në Shqipëri dhe në shoqërinë tonë. Remitancat, paratë e emigrantëve, aq sa shërbyen si shpëtim për popullin, i cili në vitet 1990- 1995 ishte në kushtet e urisë; sa shërbyen për të ndërtuar shtëpitë e reja anë e kënd …

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

22 December 2025 at 00:13
Kjo shprehje i takon lituanes me origjinë hebreje Emma Goldman, e cila ndikoi shumë në lëvizjen politike të fund shekullit XIX dhe gjysmës së parë të shekullit XX. Si pjesë e konceptimeve anarkiste, shprehja e saj: “Nëse votimi do të ndryshonte diçka, do ta bënin të paligjshëm”, i jepte karburant kritikave dhe opinioneve të saj, …

Kriza që nuk erdhi dhe opozita që u përplas me veten

22 December 2025 at 00:09
Opozita është përpjekur që për rreth dy muaj, ta mbajë opinionin nën presion për disa procese paralele që lidhen me drejtësinë, qeverisjen dhe Kuvendin. Debati për kryetarin e ri të SPAK, zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe përplasjet politike rreth çështjes së zv.kryeministres Balluku ishin pikat ku PD e Sali Berishës u përpoq ta kanalizonte …

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

22 December 2025 at 00:07
Dje ish-presidenti Ilir Meta është ofruar të japë informacione në lidhje me ngjarjen e 21 janarit, të cilat sipas avokatit të tij, përfshijnë të dhëna që ai ka marrë në prag të protestës së opozitës nga burime të huaja. Meta pretendon se shërbime të huaja i paskan thënë se protesta do të jetë e dhunshme …

Paralajmërimet e Ahmetajt dhe si u zhduk koleksioni i Agasit nga kantina e verës

22 December 2025 at 00:02
Boshatisja e një kantine vere të bllokuar gjatë operacionit për kapjen e Ergys Agasit, hapi një dritare tjetër të vogël, nga ku dallohet jeta e luksit të qeveritarëve tanë. Ajo tregon se pas fasadës së reformave, pas fjalimeve për shtet dhe ligj, fshihet një univers tjetër, ai i privilegjit, i shijeve të shtrenjta dhe i …
Yesterday — 21 December 2025Main stream

Alis triumfon në Fest 64, “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

21 December 2025 at 01:14
Këngëtari shkodran Alis me këngën “Nân” ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64 të Këngës në RTSH, duke fituar si zemrat e publikut, ashtu edhe vlerësimin maksimal të jurisë. Ky sukses i siguron artistit të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2026, që do të zhvillohet në Vjenë, Austri. Performanca e Alis …
Before yesterdayMain stream

Smart City apo Syri i Ciklopit?

20 December 2025 at 03:25
Si shumë risi të tjera moderne, duket se edhe Smart City po vjen në Shqipëri jo për të zgjidhur problemet, por thjesht për t’i bërë ato më bashkëkohore. Bota evropiane, pjesë e së cilës duam të bëhemi, probleme të ngjashme i zgjidh me punë, ndërsa ne duam t’i menaxhojmë me terminologji. Kështu po ndodh edhe …

Kapja e AKSHI nga interesa kriminale rrezikon sigurinë kombëtare

20 December 2025 at 03:23
Prokuroria e Posaçme njoftoi të martën për goditjen e një grupi të dyshuar kriminal në krye të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, duke vendosur 8 persona nën akuzë për një seri veprash penale, mes të cilëve edhe drejtoreshën e kësaj Agjencie, Mirlinda Karçanaj. Sipas hetimit, Ergys Agasi, një personazh kontrovers dhe biznesmeni Ermal …

Ai është gjithmonë 3 lëvizje para…

20 December 2025 at 03:11
Dy fjalë do t’i mbahen mend Ramës në karrierën e tij. 1- Kur ka thënë se s’keni parë gjë akoma Dhe vërtetë, pas asaj fjale shqiptarët çfarë nuk panë me sy 2- Kur tha se, “gabojnë gjithmonë, sepse unë jam gjithmonë tre lëvizje përpara” Kjo e dyta përmbledh të plotë karakterin e tij hipokrit. Por …

Dy alternativat para Kryeministrit !

20 December 2025 at 03:07
Kush e ka dëgjuar, qysh në krye të herës besoj duhet ta mbajë mend që Rama ka thënë se “nuk duam një tjetër arrnë nga ato të mëparshmet për drejtësinë, po duam një përmbysje të sistemit të vjetër të drejtësisë”. Edhe kur ka folur për sistem të vjetër, sipas tij ” nuk ka pasur parasysh …

Paratë tona në duart e zyrtarëve të pandehur

20 December 2025 at 03:03
Tabela përmban të gjithë shpenzimet që prokurohen dhe nuk lidhen me zëra të tjerë buxhetorë siç janë pagat, pensionet, subvencione etj. Për vitin 2026 vlera totale e shpenzimeve kapitale është 1.26 miliard euro. Gjysma e këtij fondi, 562 milion euro, është vënë në dispozicion të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Titullari i këtij institucioni është …

Socialistët i japin kohë Belinda Ballukut, Këshilli i Mandateve nuk merr vendim

20 December 2025 at 03:01
Mbledhja e Këshillit të Mandateve që shqyrtoi kërkesën e SPAK për autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut është mbyllur pa marrë një vendim se çfarë do të ndodhë më tej. Pas një pushimi prej 20 minutash, kreu i kuvendit Niko Peleshi është kthyer në mbledhje dhe e ka mbyllur atë pa caktuar një datë se …

Bahamasi njeh pavarësinë e Kosovës

20 December 2025 at 02:59
Shteti ishull Bahams është bërë vendi i fundit që ka njohur shtetin e Kosovës. Bahamas bëhet shteti i 121-të që njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Lajmin e bëri të ditur presidentja Vjosa Osmani, e cila tha se sapo kanë nënshkruar në kryeqytetin e Bahamas, marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve …

Ç’tregon fraza: “çunat kanë paguar nga xhepi për mediat”

20 December 2025 at 02:57
Ngurimi i deputetëve socialistë për të dorzuar imunitetin e Belinda Ballukut i ka nxjerrë në dritë të keqe të gjithë borizanët e rrezikut të supozuar për një “grusht shteti”. Tashmë është e qartë, se që kur Edi Rama dha urdhërin se zëvendësja e tij do të mbrohej duke e ankimuar pezullimin e saj në kushtetuese, …

Dhe unë jam këtu (Mos harroni!)

18 December 2025 at 18:24
Presidentja e Kosovës po fliste qetë, seriozisht dhe pa bujë ne nje lidhje direkte televizive . Vjosa Osmani po tregonte se kishte marrë konfirmim nga Ursula von der Leyen që masat ndaj Kosovës do të hiqeshin plotësisht në janar. Një lajm i mirë, i thënë thjesht, siç thuhet një lajm shtetëror. Por ja ku ndodh …

Avokati i popullit dhe enigma e një zgjedhjeje të pashpjeguar

17 December 2025 at 17:10
Le të pranojmë, për hir të debatit publik, se Edi Rama ia hodhi Sali Berishës në zgjedhjen e Avokatit të Popullit, duke kaluar në Kuvend si kandidat konsensual Endri Shabanin. Por edhe nëse ky skenar merret si i mirëqenë, pyetja thelbësore mbetet: pse pikërisht Endri Shabani? Çfarë e bën atë figurën e duhur për një …

A ka vërtet vullnet politik për të luftuar korrupsionin?

17 December 2025 at 17:05
Suksesi i luftes kunder korrupsionit ne Shqiperi kerkon nje kulture te qendrueshme qeverisjeje te bazuar ne ligj dhe ne llogaridhenie. Institucionet e reja te drejtesise jane vleresuar per punen e tyre ne denimin e korrupsionit dhe krimit, sidoqofte ne menyre qe progresi i bere te jete i pakthyeshem dhe te na garantoje hapjen e dyerve …

Imuniteti si strehë apo dinjiteti si zgjedhje

16 December 2025 at 19:35
Vendimi i SPAK për t’iu drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetes dhe njëkohësisht zv/kryeministres Belinda Balluku, si dhe për dhënien e lejes për arrest në burg ose në arrest shtëpie, shënon një kthesë të rëndë institucionale. Pas rrëzimit te perkoheshem nga Gjykata Kushtetuese të kërkesës për pezullimin nga detyra, …

Ç’mund të bëjë SPAK, pasi e shfryu kushtetuesja?

13 December 2025 at 11:42
Sado që SPAK duket se ka dështuar, sëpaku  përkohësisht, me Belinda Ballukun, pas vendimit të kushtetueses për ta rikthyer atë në zyrë, ai i ka të gjitha mundësitë dhe mjetet për të dëshmuar se nuk bën një drejtësi kalkuluar. Pasi në fakt, në 20 nëntor, kur prokurori Dritan Prençi mori nga gjykatësi i shkallës së …
❌
❌