Normal view

Meta njofton konferencë live me telefon nga burgu

By: user 4
26 June 2025 at 16:47

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar me tone të ashpra pas vendimit të marrë sot nga GJKKO, duke e cilësuar procesin ndaj tij si një farsë me regji politike. Në një deklaratë publike, ai akuzon SPAK-un për ndërhyrje dhe përgjim të gjykatave, ndërsa shigjeton “Rilindjen” si burimin e akuzave që, sipas tij, formulohen nga tribuna politike e jo nga fakte ligjore.

Meta paralajmëron se beteja e tij do të vijojë në arenën ndërkombëtare, konkretisht në Gjykatën e Strasburgut, por edhe në opinionin publik shqiptar, ku ai synon të zbërthejë, siç thotë, ‘pretendimet qesharake të akuzës’.

Ai fton qytetarët të ndjekin sot, në orën 17:30, një prezantim të argumenteve kundërshtuese nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ndërsa nesër në orën 11:00, përmes një telefonate të hapur për mediat, Meta do të zhvillojë një konferencë live për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Postimi në FB:

Asnjë çudi nga drejtësia me regji ku SPAK përgjon gjykatat dhe ku afërmendsh akuzat formulohen nga tribunat e “Rilindjes”.

Ne do ta çmontojmë këtë farsë hap pas hapi dhe do ta shpartallojmë në Gjykatën e Strasburgut por edhe në debatin publik.

Ndaj ndiqni sot në ora 17:30 argumentat e mia kryesore kundër pretendimeve qesharake të akuzës, nga Sekretari i Përgjithshëm, z.Tedi Blushi.

Nesër në ora 11:00 përmes telefonit të z.Blushi i ftoj të gjithë gazetarët të më adresojnë pyetjet e tyre për të zhvilluar së bashku një konferencë për mediat live.

Nuk ka fuqi që i mbyt të vërtetat e Ilir Metës dhe kauzat e Partisë së Lirisë.

The post Meta njofton konferencë live me telefon nga burgu appeared first on Lapsi.al.

Mbetet në burg Ilir Meta, gjykata rrëzon kërkesën për t’u liruar

By: user 4
26 June 2025 at 14:30

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi të lëeë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj ish-presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit të kaluar, nën akuzat për pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Sipas avokatit të Ilir Metës, Kujtim Cakran, kërkesa e klientit të tij bazohet në mungesën e provave të mjaftueshme nga ana e prokurorisë për ta mbajtur atë në masën më të rëndë të sigurisë. Avokati theksoi se prokuroria ka shkelur procedurat ligjore, pasi nuk ka zhvilluar të paktën katër seanca të informimit mbi ecurinë e hetimeve çdo dy muaj.

Ndërkohë, në seancën e mëparshme, prokuroria paraqiti një material prej 31 faqesh, duke argumentuar se disponon fakte dhe prova që mbështesin qëndrimin e saj për vijimin e masës “arrest me burg”. Por kjo është kundërshtuar nga mbrojtja, e cila e konsideron këtë dokument të papërshtatshëm për të justifikuar qëndrimin e Metës në burg.

The post Mbetet në burg Ilir Meta, gjykata rrëzon kërkesën për t’u liruar appeared first on Lapsi.al.

Kërkon zëvendësim të masës “arrest me burg”/ Sot seanca për Metën

By: user7
26 June 2025 at 13:15

Ditën e sotme po mbahet seanca për shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë më të lehtë. Këtë herë i pranishëm në seancë është edhe vetë Kreu i Parisë së Lirisë ilir Meta. Gjithashtu bëhet me dije se Meta ka kundërshtuar me tone të ashpra të gjitha pretendimet e prokurorëve të posaçëm.

Në seancën e mëparshme, prokuroria paraqiti një material prej 31 faqesh, duke argumentuar se disponon fakte dhe prova që mbështesin qëndrimin e saj për vijimin e masës “arrest me burg”. Por kjo është kundërshtuar nga mbrojtja, e cila e konsideron këtë dokument të papërshtatshëm për të justifikuar qëndrimin e Metës në burg.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

The post Kërkon zëvendësim të masës “arrest me burg”/ Sot seanca për Metën appeared first on Lapsi.al.

❌