Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 January 2026Icon Style

Stuhi shkatërruese ‘Hari’ godet Italinë dhe Maltën: Përmbytje, rrëshqitje dhe evakuime masive

By: gaze tare
21 January 2026 at 23:27

Siçilia, Sardenja dhe Kalabria u vunë në alarm të kuq pas stuhisë së fuqishme “Hari”, e cila goditi Italinë jugore dhe Mesdheun qendror, duke shkaktuar mot ekstrem, përmbytje dhe dëme të mëdha materiale. Autoritetet evakuuan zonat bregdetare, mbyllën shkollat dhe ndaluan hyrjen në plazhe, ndërsa qindra operacione shpëtimi u kryen brenda pak orësh.

Në Siçili, reshjet e rrëmbyeshme përmbytën rrugë dhe sheshe, ndërsa erërat e forta dhe dallgët krijuan efekte të ngjashme me tsunami. Rreth 190 persona u evakuuan si masë paraprake. Pamjet dramatike u regjistruan në Mazara del Vallo, ku dallgët arritën deri në 8 metra, dhe në Catania, ku ato shkuan 5 metra. Në Mesinë, një pjesë e rrugës bregdetare në Santa Teresa di Riva u shemb, duke rritur rrezikun e rrëshqitjeve të dheut.

Situatë e rëndë u shënua edhe në Kalabri, ku dy lagje në Crotone u evakuuan dhe një pjesë e varrezave të vjetra u shemb, duke përfshirë rreth 20 arkivole. Në Sardenjë, deti hyri në vendbanimet bregdetare pranë Kaljarit, me rrugë të bllokuara për shkak të përmbytjeve. Departamenti i Zjarrfikësve raportoi 65 ndërhyrje shpëtimi vetëm në 12 orët e fundit.

Moti ekstrem goditi edhe Maltën, ku erërat arritën 104 km/orë dhe dallgët e forta përfshinë zonat bregdetare. Fluturimet dhe lundrimet u anuluan, ndërsa dhjetëra pemë u shkulën dhe u raportuan dëme në shtëpi, biznese dhe infrastrukturë.

 

 

 

The post Stuhi shkatërruese ‘Hari’ godet Italinë dhe Maltën: Përmbytje, rrëshqitje dhe evakuime masive appeared first on iconstyle.al.

Pse buzët tuaja janë gjithmonë të thata dhe të plasaritura?

By: gaze tare
21 January 2026 at 23:08

Shumë njerëz përballen me një problem të zakonshëm, por shpesh të nënvlerësuar: buzët e thata dhe të plasaritura. Dermatologët tregojnë se arsyet për këtë gjendje mund të jenë të ndryshme, por disa janë shumë të zakonshme.

Në shumë raste, buzët e thata janë rezultat i një tendence kronike, veçanërisht tek njerëzit që kanë lëkurë të thatë. Ekspertët rekomandojnë përdorimin e vajrave të posaçëm për fytyrën, të cilët ndihmojnë në rigjenerimin e lagështisë së humbur. Një tjetër shkak i rëndësishëm është dehidrimi. Dermatologët shpjegojnë se lëkura e buzëve është shumë e hollë dhe nuk ka gjëndra djersore, prandaj humbja e ujit është shumë më e madhe se në pjesë të tjera të trupit.

Ajri i thatë dhe mungesa e lagështisë në mjedis gjithashtu ndihmojnë në tharjen e buzëve. Pavarësisht se nuk mund të kontrolloni kushtet klimatike, ka mënyra për t’i mbrojtur ato. Përdorimi i balsameve mbrojtës, konsumimi i mjaftueshëm i ujit dhe shmangia e thithjes së buzëve me gjuhë janë hapa të thjeshtë, por efektivë.

Ekspertët theksojnë se kujdesi i përditshëm dhe përdorimi i produkteve të duhura mund të shmangë që buzët të qëndrojnë të plasaritura për një kohë të gjatë.Ky problem i zakonshëm ka tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve, të cilët kërkojnë mënyra për ta parandaluar dhe trajtuar.

The post Pse buzët tuaja janë gjithmonë të thata dhe të plasaritura? appeared first on iconstyle.al.

Alba për Limin: S’ka qenë i pari por do të jetë i fundit deri në përjetësi!

By: gaze tare
21 January 2026 at 23:00

Marrëdhënia mes Albës dhe Limit po vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut në Big Brother VIP Kosova. Së fundmi, Alba ka folur hapur për ndjenjat e saj ndaj Limit, duke bërë të qartë se lidhja e tyre ka pasur një rëndësi të veçantë për të, pavarësisht situatës aktuale brenda shtëpisë.

Teksa Limi i qëndronte pranë, Alba u shpreh se ai nuk ka qenë i dashuri i saj i parë, por sipas saj, “do të jetë i fundit deri në përjetësi”.

Dyshja përjetuan një përballje të fortë gjatë javës, kur Alba nuk e pranoi ndarjen nga Limi. Ky moment emocional shndërroi shpejt në një debat të ashpër, i cili u zhvillua jo vetëm mes tyre, por edhe në sy të publikut, duke shkaktuar reagime të shumta brenda dhe jashtë shtëpisë. Tensioni duket se është rritur më tej nga prezenca e Dolces, e cila aktualisht është e dashura e Limit brenda shtëpisë. Futja e saj ka sjellë ndarje dhe rivalitet, duke e komplikuar edhe më shumë dinamikën mes banorëve.

Shikuesit po ndjekin me interes çdo zhvillim, ndërsa marrëdhënia mes Albës, Limit dhe Dolces vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara të këtij edicioni. Se si do të shkojnë gjërat, mbetet për t’u parë!

The post Alba për Limin: S’ka qenë i pari por do të jetë i fundit deri në përjetësi! appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 21 January 2026Icon Style

Shenjat e horoskopit që nuk durojnë biseda të mërzitshme!

By: gaze tare
21 January 2026 at 22:03

Disa njerëz janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj mungesës së inteligjencës, humorit dhe zgjuarsisë tek të tjerët. Për ta, nëse nuk mund t’i provosh mendërisht ose të luash me ta me shaka të mençura, bashkëjetesa bëhet e vështirë dhe e lodhshme. Disa shenja të horoskopit që kërkojnë partnerë të cilët i sfidojnë intelektualisht janë Binjakët, Virgjëresha, Peshorja dhe Ujori.

Binjakët kanë nevojë për stimuj të vazhdueshëm për të mbajtur mendjen aktive. Bisedat e mërzitshme ose pa kuptim i lodhin dhe i irritojnë. Për t’i tërhequr, duhet humor, fleksibilitet dhe aftësi për të provokuar mendjen e tyre — ndryshe, ata largohen nga monotonia.

Virgjëresha vlerëson logjikën dhe zgjuarsinë. Gjërat pa kuptim e lodhin dhe e bëjnë të ndjehet se humb kohë. Për të tërhequr vëmendjen e saj, duhet qartësi, organizim dhe mendje e mprehtë. Pa këto, je thjesht një zhurmë e bezdisshme.

Peshorja do inteligjencë dhe diskutime interesante. Nëse të tjerët nuk e intrigojnë me ide ose humor, ndihet se humb kohë dhe irritohet. Bashkëbisedimi me njerëz pa zgjuarsi ose pa humor është për të i pa durueshëm.

Ujori jeton për idetë origjinale dhe perceptimet e pazakonta. Nëse bashkëbiseduesit nuk mund ta provokojnë mendërisht ose ta mbajnë të angazhuar, ndjen humbje kohe. Pa humor ose lojë mendjeje, ata të shohin si zhurmë të padurueshme.

The post Shenjat e horoskopit që nuk durojnë biseda të mërzitshme! appeared first on iconstyle.al.

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima

By: gaze tare
21 January 2026 at 21:46

Moti i keq që ka përfshirë Greqinë ka shënuar dy viktima.

Viktima e parë është një roje bregdetare i cili u mbyt në tentativë për të lidhur dhe siguruar motoskafin e shërbimit në zonën Astros të Peloponezit.

Viktima e dytë është një grua e cila u gjet e vdekur në zonën Glifadha të Athinës. Dëshmitarë okularë thanë se viktima u godit nga një makinë që ishte rrëmbyer prej ujit të shirave të shumta që ranë gjatë mbrëmjes të së mërkurës.

Më herët stuhia goditi gjithë vendin ndërsa dëme janë shënuar në ishullin e Gavdos në jug të Kretës si dhe në shumë zona të Peloponezit, Atikës dhe Evias.

Meteorologët paralajmëruan shtrëngata shiu dhe reshje dëbore në zonat malore, ndërsa reshjet e dendura të shiut do të vazhdojnë deri paraditen e së enjtes, më pas pritet pakësimi i tyre.

Mbrojtja civile u kërkoi banorëve të zonave në rrezik të mos dalin nga banesat e tyre nëse nuk kanë një shkak serioz ndërsa gjithë mekanizmi shtetëror është vënë në alarm.

Pamjet janë marrë nga qendra e Athinës ku reshjet e dendura kanë përmbytur rrugë dhe kryqëzime si dhe nga zona e Patrës ku era e fortë ka pezulluar kalimin lundrimin nga dhe drejt porteve të Jonit dhe drejt Italisë./TCH

The post Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima appeared first on iconstyle.al.

Monika Kryemadhi flet pa filtra për Ilir Metën: Dashuria ime e parë dhe e fundit

By: gaze tare
21 January 2026 at 21:13

Monika Kryemadhi po tërheq vëmendjen e publikut, jo vetëm si figurë politike, por edhe si opinioniste në Big Brother VIP Albania, ku komentet e saj të drejtpërdrejta dhe pa filtrat e zakonshëm kanë shkaktuar diskutime.

Në një intervistë për emisionin Ftesë në 5, Kryemadhi shpjegoi se sinqeriteti është gjithmonë pjesë e natyrës së saj. “Unë edhe kur kam qenë e martuar, nuk kam pasur filtra për deklaratat. Nuk kam mentalitetin se çfarë do të thonë të tjerët. Tani aq më pak”, u shpreh ajo, duke qeshur.

E pyetur nëse beson ende te dashuria pas divorcit, Kryemadhi tha: “Besoj te dashuria, është kryesore, ngroh shpirtin”. Megjithatë, ajo pranoi se emocionalisht mbetet e lidhur me ish-bashkëshortin, Ilir Meta, duke e cilësuar si dashurinë e saj të parë dhe të fundit. “Nuk mendoj se jam në një fazë për të dashuruar dikë tjetër. Unë e kam dashurinë time. Ajo ka kaluar në shumë sfida dhe, edhe kur vjen momenti që mbaron, nuk do të thotë që mbaron nga ana tjetër”, shtoi ajo.

Kryemadhi theksoi se politika ka qenë faktori që i ka bashkuar dhe ndarë: “E gjithë jeta ime politike ka filluar me Metën në krahë. Politika na bashkoi dhe politika na ndau”, duke sqaruar se marrëdhënia nuk ka qenë kurrë një barrë për karrierën e saj.

The post Monika Kryemadhi flet pa filtra për Ilir Metën: Dashuria ime e parë dhe e fundit appeared first on iconstyle.al.

Lista e plotë e nominimeve: Çfarë po ndodh në Brit Awards 2026?

By: gaze tare
21 January 2026 at 20:08

Ceremonia prestigjioze e ndarjes së çmimeve Brit Awards 2026 do të zhvillohet më 28 shkurt 2026 në Manchester, duke shënuar rikthimin e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të muzikës britanike jashtë Londrës pas shumë vitesh.

Organizatorët kanë publikuar tashmë listën e plotë të nominimeve, ku dy emra bien veçanërisht në sy: Olivia Dean dhe Lola Young, të cilat kryesojnë garën këtë vit me nominime në disa kategori kryesore.

Artist i Vitit

  • Dave

  • Fred again..

  • JADE

  • Lily Allen

  • Little Simz

  • Lola Young

  • Olivia Dean

  • PinkPantheress

  • Sam Fender

  • Self Esteem

Grupi i Vitit

  • The Last Dinner Party

  • Pulp

  • Sleep Token

  • Wet Leg

  • Wolf Alice

Albumi i Vitit

  • Dave – The Boy Who Played The Harp

  • Lily Allen – West End Girl

  • Olivia Dean – The Art of Loving

  • Sam Fender – People Watching

  • Wolf Alice – The Clearing

Kënga e Vitit

  • Calvin Harris & Clementine Douglas – Blessings

  • Chrystal & Notion – The Days (Notion Remix)

  • Cynthia Erivo (feat. Ariana Grande) – Defying Gravity

  • Ed Sheeran – Azizam

  • Fred again.., Skepta & PlaqueBoyMax – Victory Lap

  • Lewis Capaldi – Survive

  • Lola Young – Messy

  • Myles Smith – Nice To Meet You

  • Olivia Dean – Man I Need

  • Raye – Where Is My Husband!

  • Sam Fender (with Olivia Dean) – Rein Me In

  • Skye Newman – Family Matters

Artisti Ndërkombëtar i Vitit

  • Bad Bunny

  • Chappell Roan

  • CMAT

  • Doechii

  • Lady Gaga

  • Rosalía

  • Sabrina Carpenter

  • Sombr

  • Taylor Swift

  • Tyler, The Creator

Grupi Ndërkombëtar i Vitit

  • Geese

  • Haim

  • Huntr/x, Ejae / Audrey Nuna / Rei Ami

  • Tame Impala

  • Turnstile

Kënga Ndërkombëtare e Vitit

  • Alex Warren – Ordinary

  • Chappell Roan – Pink Pony Club

  • Disco Lines & Tinashe – No Broke Boys

  • Gigi Perez – Sailor Song

  • Gracie Abrams – That’s So True

  • Huntr/x, Ejae / Audrey Nuna / Rei Ami – Golden

  • Lady Gaga & Bruno Mars – Die With A Smile

  • Ravyn Lenae – Love Me Not

  • Rosé & Bruno Mars – APT.

  • Sabrina Carpenter – Manchild

  • Sombr – Undressed

  • Taylor Swift – The Fate of Ophelia

Artisti Zbulim i Vitit (Breakthrough)

  • Barry Can’t Swim

  • EsDeeKid

  • Jim Legxacy

  • Lola Young

  • Skye Newman

Critics’ Choice

  • Jacob Alon (fitues)

  • Rose Gray

  • Sienna Spiro

Artisti më i Mirë Alternativ / Rock

  • Blood Orange

  • Lola Young

  • Sam Fender

  • Wet Leg

  • Wolf Alice

Artisti më i Mirë Pop

  • Jade

  • Lily Allen

  • Lola Young

  • Olivia Dean

  • Raye

Artisti më i Mirë Hip-Hop / Rap / Grime

  • Central Cee

  • Dave

  • Jim Legxacy

  • Little Simz

  • Loyle Carner

Artisti më i Mirë R&B

  • Jim Legxacy

  • Kwn

  • Mabel

  • Sasha Keable

  • Sault

Artisti më i Mirë Dance

  • Calvin Harris & Clementine Douglas

  • FKA twigs

  • Fred again.., Skepta & PlaqueBoyMax

  • PinkPantheress

  • Sammy Virji

Producenti i Vitit

  • TBC

Tekstshkruesi i Vitit

  • TBC

Brit Awards 2026 pritet të sjellë një mbrëmje spektakolare me performanca live, surpriza dhe rivalitet të fortë, duke bashkuar emrat më të njohur të skenës muzikore britanike dhe asaj ndërkombëtare në një nga edicionet më të shumëpritura të viteve të fundit.

The post Lista e plotë e nominimeve: Çfarë po ndodh në Brit Awards 2026? appeared first on iconstyle.al.

Me lot në sy, Selin thyen heshtjen në Dhomën e Rrëfimit pas deklaratave të forta të Rogertit

By: gaze tare
21 January 2026 at 19:52

Pas tensioneve të shumta brenda shtëpisë, Selin ka folur për herë të parë në Dhomën e Rrëfimit, duke shpërthyer në lot dhe duke reaguar ashpër ndaj fjalëve të Rogertit, të cilat kanë shkaktuar debat të madh si mes banorëve, ashtu edhe jashtë shtëpisë.

E prekur emocionalisht, Selin u shpreh se deklaratat e Rogertit i kanë kaluar çdo kufi. “T’i thuash dikujt: ‘Unë të isha vëllai yt s’të kisha lënë të hyje në shtëpi’, tregon shumë. Tregon që unë aty jashtë pale si kam dalë dhe ky tani po bën rolin e familjarit”, tha ajo me zë të dridhur, duke theksuar se askush nuk ka të drejtë të gjykojë jetën personale të një tjetri.

Selin shtoi se ishte thellësisht e zhgënjyer nga mënyra se si Rogerti u shpreh, duke prekur edhe stereotipe krahinore. “Mendova që veriorët janë burra, nuk bëjnë llaka-llaka si puna jote”, u shpreh ajo, duke theksuar se ajo që e lëndoi më shumë nuk ishte vetëm fjala, por qëllimi pas saj. Situata mes dyshes mbetet e tensionuar dhe pritet të sjellë përplasje të reja në ditët në vijim, që mbrtet për t’u parë.

Rikujtojmë që gjithë këto përplasje mes dyshes kanë ardhur si pasojë e ndarjes së krevatit mes Mirit dhe Selin.

The post Me lot në sy, Selin thyen heshtjen në Dhomën e Rrëfimit pas deklaratave të forta të Rogertit appeared first on iconstyle.al.

15 vite heshtje, një rrëfim i ri ndez shpresat për Bleona Matën, ndodhet në Gjermani?

By: gaze tare
21 January 2026 at 19:23

15 vite pas zhdukjes misterioze që tronditi opinionin publik shqiptar, një dëshmi e re dhe tepër e rëndë ka rikthyer në vëmendje çështjen e Bleona Matës. Vajza, e cila u zhduk në moshën 6-vjeçare nga fshati Zapot i Kukësit teksa kulloste bagëtinë, dyshohet se është gjallë dhe aktualisht ndodhet në një shtet të Bashkimit Evropian.

Zbulimi i bujshëm u bë publik nga gazetarja Nexhmije Beqiri në Report TV, e cila publikoi rrëfimin e një shtetasi që pretendon se njeh të vërtetën pas zhdukjes së Bleonës. Sipas kësaj dëshmie, rrëmbimi nuk ka qenë i rastësishëm, por është kryer nga një person brenda komunitetit të fshatit.

Burimi pohon se Bleona është rrëmbyer nga një fshatar nga Zapoti dhe më pas është dërguar në fshatin Llakatun të Vlorës, tek vajza e rrëmbyesit, e cila nuk mund të bënte fëmijë.

Pas rreth tre muajsh, familja në fjalë thuhet se është larguar drejt Greqisë së bashku me Bleonën, ndërsa vitet e fundit dyshohet se janë vendosur në Gjermani.

Këto informacione, ende të pakonfirmuara zyrtarisht nga autoritetet, hapin një pistë të re hetimore dhe rikthejnë shpresën për zbardhjen e një prej rasteve më të dhimbshme të zhdukjeve në Shqipëri. Familja e Bleona Matës, e cila prej vitesh kërkon drejtësi dhe të vërtetën, shpreson që dëshmia e re të çojë në veprime konkrete nga institucionet ligjzbatuese, për të verifikuar pretendimet dhe për të mësuar më në fund fatin e vajzës.

The post 15 vite heshtje, një rrëfim i ri ndez shpresat për Bleona Matën, ndodhet në Gjermani? appeared first on iconstyle.al.

Taylor Swift drejt një momenti historik në karrierë

By: gaze tare
21 January 2026 at 19:14

Taylor Swift do të futet zyrtarisht në Sallën e Famës së Kompozitorëve në vitin 2026, një nga nderimet më prestigjioze në industrinë muzikore, u njoftua më 21 janar gjatë emisionit CBS Mornings.

Në moshën 36-vjeçare, Swift bëhet gruaja më e re që merr këtë vlerësim në gati një dekadë, duke forcuar edhe më tej statusin e saj si një nga figurat më me ndikim në historinë moderne të muzikës. Ky vlerësim vjen si rezultat i kontributit të saj të jashtëzakonshëm si autore këngësh, një rol që ajo e ka theksuar gjatë gjithë karrierës së saj mbi dy dekada.

Taylor Swift i bashkohet një grupi të shquar artistësh dhe kompozitorësh që do të pranohen po ashtu në vitin 2026, përfshirë Alanis Morissette, Kenny Loggins, Gene Simmons dhe Paul Stanley nga grupi legjendar KISS, Christopher “Tricky” Stewart, dyshen Terry Britten dhe Graham Lyle, si dhe producentin e njohur Walter Afanasieff.

Lista e veprave të nënshkruara nga këta emra përfshin disa nga këngët më ikonike të muzikës pop dhe rock. Mes tyre janë hiti i përjetshëm i festave i Mariah Carey-t, “All I Want For Christmas Is You”, bashkëkompozuar nga Afanasieff, kënga klasike “What’s Love Got To Do With It” e Tina Turner-it nga Britten dhe Lyle, si dhe “Single Ladies” e Beyoncé-s, ku Christopher “Tricky” Stewart kontribuoi si bashkëshkrues dhe producent.

Pranimi i Taylor Swift në Sallën e Famës së Kompozitorëve shihet si një njohje e merituar për ndikimin e saj të thellë në artin e shkrimit të këngëve, duke frymëzuar breza të rinj artistësh dhe duke ripërcaktuar rolin e autores në muzikën bashkëkohore.

The post Taylor Swift drejt një momenti historik në karrierë appeared first on iconstyle.al.

Studimi: Aftësitë sociale në kopsht parashikojnë suksesin në jetë

By: gaze tare
21 January 2026 at 18:41

Aftësitë sociale që fëmijët shfaqin që në moshë shumë të hershme mund të jenë një tregues i fortë i suksesit të tyre të ardhshëm. Një studim i realizuar nga Pennsylvania State University ka zbuluar se niveli i kompetencës sociale në kopsht ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si individët performojnë më vonë në shkollë, në punë dhe në jetën personale.

Sipas hulumtimit, fëmijët që në kopsht dinë të bashkëpunojnë me bashkëmoshatarët, të ndajnë lodrat, të respektojnë rregullat dhe të komunikojnë në mënyrë efektive, kanë më shumë gjasa të arrijnë rezultate të larta akademike dhe të ndërtojnë karriera të qëndrueshme. Këta fëmijë, me kalimin e viteve, shfaqin më pak probleme sjelljeje dhe janë më të aftë të përballojnë sfidat sociale dhe emocionale.

Studiuesit theksojnë se suksesi nuk lidhet vetëm me inteligjencën akademike, por edhe me inteligjencën emocionale. Aftësitë sociale të zhvilluara herët ndihmojnë individët të krijojnë marrëdhënie të shëndetshme, të punojnë në grup dhe të përshtaten më lehtë në mjedise të ndryshme shoqërore dhe profesionale.

Studimi gjithashtu nënvizon rëndësinë e rolit të prindërve dhe edukatorëve në zhvillimin e këtyre aftësive. Nxitja e bashkëpunimit, empatisë dhe komunikimit që në fëmijëri mund të ketë ndikim afatgjatë në cilësinë e jetës së një individi.

Ekspertët sugjerojnë se investimi në edukimin social-emocional në moshat e hershme është po aq i rëndësishëm sa mësimi i leximit dhe shkrimit. Pra, mënyra se si një fëmijë lidhet me të tjerët në kopsht mund të jetë themeli i suksesit të tij në jetë.

The post Studimi: Aftësitë sociale në kopsht parashikojnë suksesin në jetë appeared first on iconstyle.al.

Moti ekstrem në Greqi shënon viktimën e parë, vendi në alarm maksimal

By: gaze tare
21 January 2026 at 18:28

Moti i keq që ka përfshirë Greqinë ka shkaktuar viktimën e parë, duke ngritur alarmin në të gjithë vendin. Një roje bregdetare humbi jetën tragjikisht në zonën e Astrosit, në Peloponez, gjatë një përpjekjeje për të lidhur dhe siguruar motoskafin e shërbimit në kushtet e stuhisë së fortë. Sipas autoriteteve, ai u mbyt si pasojë e dallgëve të fuqishme dhe erërave të forta që goditën zonën.

Stuhia ka përfshirë pothuajse gjithë territorin grek, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Probleme serioze janë raportuar në ishullin e Gavdosit, në jug të Kretës, si dhe në shumë zona të Peloponezit, Atikës dhe Evias. Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur rrugë, kryqëzime dhe lagje të tëra, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin.

Meteorologët kanë paralajmëruar se kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë, me shtrëngata shiu dhe reshje dëbore në zonat malore. Sipas parashikimeve, reshjet intensive pritet të vazhdojnë deri në orët e paradites të së enjtes, ndërsa më pas do të ketë një pakësim gradual të tyre.

Mbrojtja Civile u ka bërë thirrje banorëve të zonave më të rrezikuara të shmangin daljet e panevojshme nga banesat dhe të tregojnë kujdes maksimal. Ndërkohë, i gjithë mekanizmi shtetëror është vënë në gatishmëri për përballimin e situatës.

 

The post Moti ekstrem në Greqi shënon viktimën e parë, vendi në alarm maksimal appeared first on iconstyle.al.

Amanda Seyfried habit fansat: Pse Oscar-i nuk është aspak i rëndësishëm për të

By: gaze tare
21 January 2026 at 18:21

Aktorja e njohur amerikane Amanda Seyfried ka deklaruar se fitimi i një çmimi Oscar nuk përbën një prioritet për të, duke theksuar se ka ndërtuar një karrierë të qëndrueshme dhe të suksesshme edhe pa këtë vlerësim prestigjioz. Në një intervistë për The New Yorker, Seyfried u shpreh se ka “arritur deri këtu” pa një Oscar dhe se shpesh pyet veten pse do t’i duhej një i tillë në këtë fazë të jetës profesionale.

“A e mbani mend kush ka fituar Oscar-in në dhjetë vitet e fundit? Nuk është fitorja ajo që ka më shumë rëndësi. Është nominimi që të shtyn përpara dhe të hap dyer të reja. Ky është një fakt,” tha aktorja. Ajo shtoi se ndonëse një Oscar do të ishte i bukur për shumë arsye, ai nuk është i domosdoshëm për të vazhduar përpara. “A më duhet një çdo javë ose dy? Jo, sigurisht që jo,” u shpreh ajo me sinqeritet.

Seyfried theksoi gjithashtu se jetëgjatësia në industrinë e filmit nuk është rastësi, por rezultat i zgjedhjeve të menduara mirë. Sipas saj, një karrierë e gjatë ndërtohet duke balancuar projektet komerciale, që janë argëtuese dhe fitimprurëse, me role artistike që kanë vlerë krijuese. “Jetëgjatësia është e projektuar dhe vjen nga zgjedhje të qëllimshme,” theksoi ajo.

Edhe pse ende nuk ka fituar një Oscar, Amanda Seyfried është nominuar në vitin 2021 për Aktoren më të Mirë Mbështetëse për rolin e saj në filmin Mank. Së fundmi, interpretimi në “The Testament of Ann Lee” i ka sjellë nominime në Golden Globes dhe Critics’ Choice Awards, duke u konsideruar si një sinjal i fortë për një tjetër nominim të mundshëm në Oscar.

The post Amanda Seyfried habit fansat: Pse Oscar-i nuk është aspak i rëndësishëm për të appeared first on iconstyle.al.

G Bani ironizon eliminimin e Erikut nga Big Brother VIP Albania: “VIP my ass!”

By: gaze tare
21 January 2026 at 17:16

Eliminimi i Erikut nga Big Brother VIP Albania ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, por një nga më të zhurmshmet ka qenë ai i reperit G Bani. Përmes një postimi ironik dhe kritik, ai ka vënë në pikëpyetje jo vetëm vendimin e publikut, por edhe standardet e këtij edicioni të BB VIP.

“Publiku vendosi. Përputhen, vendosi,” shkruan G Bani me tone sarkastike, duke lënë të kuptohet se vendimi ishte i parashikueshëm dhe jo domosdoshmërisht i drejtë. Ai ndalet veçanërisht te momenti i pyetjes së moderatorit Ledion Liço, pak para leximit të verdiktit, ku, sipas tij, u pa qartë kontrasti mes mënyrës së të shprehurit të banorëve.

Reperi i krahason “fjalët e artikuluara plot kuptim” të Erikut me, siç i quan ai, “gek-meket” e Mateos, duke ironizuar nivelin e komunikimit dhe përfaqësimit brenda shtëpisë. Sipas G Banit, kjo diferencë nuk u reflektua aspak në vendimin final, çka e bën të gjithë procesin të duket i pavlerë.

“Ky BB është VIP my ass!” përfundon ai, një shprehje e fortë që nënvizon zhgënjimin e tij me formatin aktual të spektaklit. Në fund, ai e mbyll reagimin me një tjetër thumb: “Ky është ‘Përputhen me bisht’,” duke e krahasuar Big Brother VIP me një format tjetër televiziv, të cilin e konsideron më pak serioz.

Reagimi i G Banit ka ndezur debat mes ndjekësve, ku një pjesë bien dakord me kritikat e tij për nivelin e lojës dhe përzgjedhjen e finalistëve, ndërsa të tjerë mbrojnë faktin se vendimi mbetet gjithmonë në dorën e publikut.

The post G Bani ironizon eliminimin e Erikut nga Big Brother VIP Albania: “VIP my ass!” appeared first on iconstyle.al.

Brikena e nominoi, ai e shpëtoi në zinxhir/ Mateo-Selin: Do e sqaroj kur të jetë momenti!

By: gaze tare
21 January 2026 at 16:12

Mateo zgjodhi të shpëtojë Brikenën gjatë zinxhirit të shpëtimit të mbrëmshëm, pavarësisht nominimit që ajo i kishte bërë më herët.

Ky vendim nuk kaloi pa u vënë re nga Selina, e cila pas përfundimit të spektaklit “Prime” mbrëmjen e djeshme, e pyeti Mateon për arsyen e kësaj zgjedhjeje.

Mateo u shpreh se arsyeja që e shtyu të shpëtonte sërish Brikenën do t’i shpjegohet asaj në momentin e duhur.

Selin: Jam kurioze ta dija pse e bëre prapë të njëjtën zgjedhje. Jo dhe aq kurioze se e dija, po nëse do më kishe zgjedhur mua, unë do zgjidhja direkt Brikenën, jo se doja të zgjidhja po e dija që do zgjidhje prapë Brikenën, besoj dhe Kristi do kishte bërë të njëjtën gjë.

Mateo: Se di se kam menduar kështu siç po thua ti, po dhe pse kam zgjedhur Brikenën ja shpjegoj Brikenës, jo se s’dua me ta thënë ty po..

Selin: Jo, jo as unë s’dua ta di jo , kam përshtypjen as Brikena s’do ta dijë

Mateo: S’ka problem do ta dijë s’do ta dijë, do ja sqaroj kur të jetë momenti i duhur për t’ia sqaruar

Selin: Nejse kur se beri as Greta, është ok, s’është se e prisja po njëkohësisht dhe e prisja

Mateo: Përtej tjerave se prisja të ishe ti në nominim

 

The post Brikena e nominoi, ai e shpëtoi në zinxhir/ Mateo-Selin: Do e sqaroj kur të jetë momenti! appeared first on iconstyle.al.

A kemi dalë nga patriarkaliteti, apo vetëm e kemi maskuar?

By: Iconstyle
21 January 2026 at 16:00

Historia Brikena-Mateo në Big Brother VIP Albania na vuri përballë një dileme më të thellë, që shoqëria shqiptare e shtyn prej vitesh. A kemi ndryshuar vërtet, apo vetëm kemi ndërruar gjuhën me të cilën ushtrojmë të njëjtin kontroll?

Mateo rrëfeu diçka që për shumë njerëz nuk tingëllon aspak e huaj. Ndërhyrje direkte nga familjarë, ndalim takimesh, thirrje në telefon, presion moral dhe një ndjenjë përgjegjësie që i vihet një të riu mbi supe, sikur një njohje e sapofilluar të ishte tashmë një çështje nderi. Ai foli për frikën, për ndjesinë se situata po shkonte drejt një fejesë apo martese pa qenë gati, thjesht që “të mos dalë nami”. Ky është një skenar që Shqipëria e njeh mirë, sepse e ka jetuar gjatë.

Për dekada me radhë, sidomos për vajzat, jeta personale nuk ka qenë kurrë vetëm personale. Ka qenë çështje familjeje, fisi, lagjeje. Çdo hap shihej, çdo afrim peshohej, çdo zgjedhje duhej justifikuar. Sot pretendojmë se kemi dalë nga ajo kohë, por raste si ky tregojnë se shumë nga mekanizmat janë ende aty, në çdo vend ku ka Shqiptarë. Ndoshta jo më me të njëjtën ashpërsi, por me të njëjtën logjikë.

Ajo që ka ndryshuar është forma. Patriarkaliteti nuk vjen më gjithmonë si urdhër i hapur. Shpesh vjen i veshur si mbrojtje, si kujdes, si frikë për imazhin. Vjen edhe në familje që duken moderne, në provinca, në qytete të vogla e të mëdha, madje edhe në ambiente publike dhe televizive. Dhe paradoksi është se sa më publike të jetë figura, aq më i fortë bëhet ankthi për kontrollin e saj.

Në këtë kuptim, reagimi për privatësinë, ndërkohë që jeta dhe imazhi janë ndërtuar në hapësirë publike, nxjerr në pah një tjetër kontradiktë. Duam lirinë e ekspozimit, por jo pasojat e saj. Duam modernitetin, por pa cenuar strukturat e vjetra që na japin ndjesi sigurie. Duam të dukemi të emancipuar, por reagojmë me të njëjtat reflekse si dikur.

A kemi dalë realisht nga patriarkaliteti, apo thjesht e kemi bërë më të pranueshëm, më të butë, më të fshehur? Dhe nëse ende shfaqet kaq qartë në marrëdhënie, në familje dhe në ekran, ndoshta nuk kemi ndryshuar aq sa na pëlqen të besojmë…

The post A kemi dalë nga patriarkaliteti, apo vetëm e kemi maskuar? appeared first on iconstyle.al.

Postimi i parë i Victoria Beckham në Instagram pas zbulimeve të djalit të saj Brooklyn

By: gaze tare
21 January 2026 at 15:38

Victoria Beckham u rikthye në Instagram, vetëm disa orë pasi djali i saj, Brooklyn Beckham, bëri deklarata publike që shkaktuan debat të nxehtë rreth marrëdhënies në familje.

Megjithatë, sado që presim përgjigjen e saj për atë që e akuzon djali i saj i madh, ajo preferoi t’i uronte “Gëzuar Ditëlindjen” shoqes së saj, Emma Bunton, e njohur edhe si “Baby Spice”, nga koha kur grupi i tyre, Spice Girls, ishte në kulmin e suksesit.

Në të njëjtën kohë, Sir David Beckham foli hapur për rolin dhe fuqinë e mediave sociale, në një paraqitje të drejtpërdrejtë në emisionin Squawk Box të CNBC.

“Gjithmonë kam folur për mediat sociale dhe fuqinë e tyre, si për mirë ashtu edhe për keq”, tha ai. “Ajo në të cilën fëmijët kanë qasje sot mund të jetë e rrezikshme. Por ajo që kam zbuluar, dhe me fëmijët e mi, është se ne duhet ta përdorim atë për arsyet e duhura.”

Ai theksoi se e ka përdorur platformën e tij për të mbështetur punën e UNICEF-it, duke vënë në dukje se mediat sociale janë një nga mjetet më të fuqishme për të rritur ndërgjegjësimin për fëmijët në mbarë botën. “Përpiqem të bëj të njëjtën gjë me fëmijët e mi, t’i edukoj ata. Ata bëjnë gabime, por fëmijëve u lejohet të bëjnë gabime. Kështu mësojnë ata“, shtoi ai.

Victoria Beckham nuk ka komentuar publikisht mbi komentet e Brooklyn, i cili e akuzoi nënën e tij se kishte kërcyer “në mënyrë të pahijshme” me të në dasmën e tij. Ndërkohë, raportet kanë sugjeruar tensione serioze, duke përfshirë një ndryshim në minutën e fundit të fustanit të nusërisë së Nicola Peltz, komente fyese dhe presion mbi të drejtat e emrit Beckham.

Brooklyn, nga ana e tij, mbrojti publikisht gruan e tij, Nicola Peltz, me të cilën u martua në vitin 2022, duke përmendur “mungesë respekti të vazhdueshme” ndaj saj.

The post Postimi i parë i Victoria Beckham në Instagram pas zbulimeve të djalit të saj Brooklyn appeared first on iconstyle.al.

“Liria ka Emër”/ Paralajmërohet protestë në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së

By: gaze tare
21 January 2026 at 15:17

Platforma “Liria ka Emër” njoftoi sot organizimin e një proteste paqësore më 17 shkurt në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë, përfaqësuesit e platformës paralajmëruan se protesta do të zhvillohet në sheshin “Skënderbeu” duke filluar nga ora 14:00, nën moton “Drejtësi, jo politikë!”.

Në këtë konferencë ishin prezent Ismail Tasholli , Eliza Hoxha dhe Arbnore Zogjani Halili.

Fjalimi u mbajt nga Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, të cilët theksuan se data 17 shkurt nuk është zgjedhur rastësisht. Ajo përkon me Ditën e Pavarësisë së Kosovës dhe me momentin historik të shpalljes së saj, duke e bërë këtë protestë një akt simbolik dhe qytetar në mbrojtje të parimit të drejtësisë.

Platforma “Liria ka Emër” vlerëson se procesi gjyqësor në Hagë, i cili ka hyrë në fazën përmbyllëse pas më shumë se pesë vitesh, ka krijuar shqetësime serioze në opinionin publik.

Zvarritja e procedurave, kompleksiteti i tyre, informacionet kontradiktore, si dhe perceptimi i ndikimit politik, kanë cenuar besimin qytetar se drejtësia po trajtohet si një proces thjesht juridik.

Gjatë konferencës u theksua se drejtësia, për të qenë e tillë, duhet të jetë e paanshme, e shpejtë, e kuptueshme dhe e pavarur nga çdo ndikim politik. Platforma ritheksoi se protesta e paralajmëruar nuk është protestë kundër drejtësisë, por thirrje për drejtësi reale, pa standarde të dyfishta, pa procese të pafundme dhe pa verdikte të ndikuara nga agjenda politike.

“Ne kërkojmë verdikt juridik, jo verdikt politik. Vendime të bazuara në prova dhe ligj, jo në presione apo skenarë”, u tha në konferencë.

Protesta e 17 shkurtit do të jetë paqësore dhe dinjitoze, si reflektim i karakterit moral të kauzës. Platforma “Liria ka Emër” u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë qetësisht, me mesazhe të pastra dhe pankarta që përcjellin kërkesën kryesore: drejtësia nuk duhet të shndërrohet në mjet politik.

The post “Liria ka Emër”/ Paralajmërohet protestë në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së appeared first on iconstyle.al.

“Toka do të humbasë gravitetin në gusht”/ NASA hedh poshtë teorinë që u bë virale

By: gaze tare
21 January 2026 at 14:44

NASA i është përgjigjur zyrtarisht një teorie që u bë virale në internet, e cila pretendonte se Toka do të humbiste gravitetin e saj për shtatë sekonda në vitin 2026, duke shkaktuar miliona vdekje. Sipas kësaj teorie, fenomeni do të ndodhte më 12 gusht dhe agjencia hapësinore amerikane thuhet se ka zbatuar një program të supozuar të quajtur “Project Anchor” për t’u përballur me pasojat.

Teoria fliste për objekte dhe njerëz që shemben gjatë “kthimit” të gravitetit, me referenca për deri në 40 milionë vdekje nga rëniet, ndërsa pretendonte se NASA po shpenzon dhjetëra miliarda dollarë për të parandaluar katastrofën.

Mohim kategorik nga NASA

Një zëdhënës i NASA-s, duke folur për faqen e internetit të verifikimit të fakteve Snopes, i mohoi kategorikisht pretendimet, duke sqaruar se Toka nuk do ta humbasë gravitetin e saj më 12 gusht 2026 ose në ndonjë datë tjetër.

Siç shpjegoi ai, graviteti i Tokës përcaktohet nga masa e saj totale. Që graviteti të “zhduket”, i gjithë sistemi i Tokës – bërthama, manteli, korja, oqeanet, rezervat e ujit dhe atmosfera do të duhej të humbnin masivisht materie, e cila nuk shoqërohet me ndonjë fenomen natyror të njohur.

Çfarë do të ndodhë realisht më 12 gusht?

Data e cituar në postime nuk lidhet me ndonjë anomali gravitacionale. Përkundrazi, një eklips total diellor është planifikuar për 12 gusht 2026 , një fenomen që nuk ka ndonjë efekt të pazakontë në gravitetin e Tokës.

NASA na kujton se, ndërsa tërheqja gravitacionale e Diellit dhe Hënës ndikon në baticë, ajo nuk e ndryshon tërheqjen gravitacionale të përgjithshme të planetit. Këto fenomene kuptohen plotësisht nga shkenca dhe mund të parashikohen me saktësi dekada më parë.

Udhëzime për eklipsin

Lidhur me eklipsin e ardhshëm, NASA thekson se vëzhgimi i Diellit pa mbrojtje të veçantë është i rrezikshëm për sytë. Kërkohen syze të posaçme për eklipsin, ndërsa vëzhgimi i drejtpërdrejtë pa mbrojtje lejohet vetëm për disa sekonda, kur Hëna e mbulon plotësisht Diellin. Sapo të rishfaqet edhe një pjesë e vogël e diskut diellor, mbrojtja duhet të përdoret përsëri menjëherë.

NASA dhe shkencëtarët në përgjithësi theksojnë se pretendimi i “shtatë sekondave të mungesës së peshës” nuk ka asnjë bazë shkencore dhe është pjesë e një liste të gjatë teorish konspirative online që shfrytëzojnë injorancën rreth parimeve themelore të fizikës.

The post “Toka do të humbasë gravitetin në gusht”/ NASA hedh poshtë teorinë që u bë virale appeared first on iconstyle.al.

A mund të indinjohesh për privatësinë, kur ke zgjedhur të jetosh para kamerave?

By: Iconstyle
21 January 2026 at 14:28

Debati i hapur së fundmi në Big Brother VIP Albania na rikthen te një pyetje që shoqëria shqiptare e shmang shpesh, por që në fakt është thelbësore. Ku mbaron privatësia dhe ku fillon përgjegjësia e të qenit person publik?

Në momentin që familja e Brikenës reagoi duke kërkuar respektimin e privatësisë, u krijua një kontrast i fortë. Nuk po flasim për një person anonim. Po flasim për të njëjtën vajzë që ka fituar Miss Kosova dhe ka përfaqësuar Kosovën në skena ndërkombëtare, duke e ndërtuar vetë identitetin e saj publik përmes ekspozimit, imazhit dhe vëmendjes mediatike. Ky është fakt.

Pyetja lind natyrshëm. A mund të kërkosh privatësi absolute, kur ke zgjedhur vetë rrugë që të bëjnë figurë publike? Kur merr pjesë në konkurse bukurie, kur ndërton profil publik, kur futesh në një format televiziv që jeton nga rrëfimet personale, emocionet dhe historitë intime, a nuk është kjo një marrëveshje e heshtur me publikun?

Sigurisht që çdo njeri ka të drejtë të ketë kufij. Askush nuk justifikon dhunën, presionin apo shkeljen e dinjitetit. Por privatësia nuk mund të jetë selektive. Nuk mund të jetë e hapur kur të sjell famë dhe e mbyllur kur rrëfimi nuk të shërben më. Nuk mund të kërkosh duartrokitje për ekspozimin dhe indinjatë për pasojat e tij.

Këtu hyn edhe familja, që shpesh përpiqet ta mbrojë figurën, por pa dashje forcon një kontradiktë të madhe shoqërore. Nga njëra anë krenari për suksesin publik, nga ana tjetër frikë nga çmimi i ekspozimit. Kjo lëkundje mes modernes dhe patriarkales tregon se ende nuk e kemi zgjidhur raportin tonë me lirinë individuale.

Nëse privatësia është një vijë e panegociueshme, atëherë ndoshta duhen rimenduar edhe zgjedhjet që të vendosin nën dritën e vazhdueshme të kamerave. Sepse fama nuk është vetëm privilegj. Është edhe përgjegjësi. Dhe mbi të gjitha, është një zgjedhje.

The post A mund të indinjohesh për privatësinë, kur ke zgjedhur të jetosh para kamerave? appeared first on iconstyle.al.

❌
❌