Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayAlbeu

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

By: V K
4 November 2025 at 10:20

Ditën e sotme, mbahet në Bruksel samiti për zgjerimin e BE-së, ku do të mblidhen bashkë udhëheqësit e vendeve kandidate për anëtarësim në Union.

Punimet pritet të nisin në orën 14:00 deri në 17:00.

Mësohet se në këtë samit do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu, do të jenë kryeministri malazez Milojko Spajiç, ai maqedonas Hristijan Mickoski, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy si dhe ajo moldave Maia Sandu.

Nga Unioni do të jetë Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Samiti i radhës për zgjerimin e Bashkimit Evropian do të shërbejë si një platformë e parë e këtij lloji, ku udhëheqësit e vendeve kandidate do të kenë mundësinë të ndajnë perspektivat e tyre mbi procesin e zgjerimit dhe të ardhmen evropiane të rajonit.

Nga vendosmëria e Ukrainës dhe Moldavisë për t’u integruar në BE, pavarësisht sfidave të luftës së vazhdueshme në Ukrainë, deri te pritja shumëvjeçare e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim, çdo udhëheqës pritet të sjellë përvojën dhe këndvështrimin e vet kombëtar mbi mënyrën se si perceptohet zgjerimi dhe çfarë pritet në rrugën përpara.

Sa i përket vendit tonë, udhëheqësit evropianë kanë vlerësuar përparimin e jashtëzakonshëm të arritur gjatë muajve të fundit, duke e renditur atë ndër kandidatët kryesorë për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

Ky vlerësim shihet si një sinjal i qartë përkushtimi ndaj reformave dhe rrugës evropiane që vendi ka ndjekur me vendosmëri.

The post Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama appeared first on Albeu.com.

Rama flet nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Shkup: Plani i rritjes po ecën siç duhet, kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shekullore

By: V K
1 July 2025 at 11:22

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, foli për mediat në Shkup, ku po mbahet dita e dytë e Samitit për Ballkanin Perëndimor.

Rama tha se plani i rritjes po ecën siç duhet dhe se po afron çdo ditë e më shumë Shqipërinë me familjen e madhe të Bashkimit Evropian.

“Ne jemi shumë krenarë sepse kemi praktikisht përmbushur deri tani të gjitha pikat për zbatimin dhe vazhdojmë me pikat e tjera sipas kalendarit”, tha Rama, teksa theksoi se vendi ynë nuk ka qenë kurrë më parë kaq më afër realizimit të një aspirate shumë shekullore, atë të integrimit në BE.

Edi Rama: Një plan i cili po ecën si duhet dhe po na afron përditë edhe më shumë me Bashkimin Europian. Ne jemi shumë krenarë sepse kemi praktikisht përmbushur deri tani të gjitha pikat për zbatimin dhe vazhdojmë me pikat e tjera sipas kalendarit.

Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumë shekullore do thosha dhe nga ana tjetër më vjen mirë që ka një atmosferë pozitive. Jemi shumë afër dhe besoj që do përmbushim të gjitha detyrimet tona siç kemi paraparë afatet nga Komisioni Europian dhe plani i përbashkët të realizohet siç duhet.

The post Rama flet nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Shkup: Plani i rritjes po ecën siç duhet, kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shekullore appeared first on Albeu.com.

Shqipëria për herë të parë në histori do presë Samitin e NATO-s në vitin 2027

By: M C
25 June 2025 at 18:19

Shqipëria do të presë e Samitin e NATOS, në vitin 2027, për herë të parë në historinë e vendit tonë që prej anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut në vitin 2009.

Tirana u zyrtarizua si organizatore e nivelit më të lartë të takimit të liderëve të vendeve anëtare të NATOS, në Samitin e cilësuar historic në Hagë të Holandës, ku delegacioni shqiptar u kryesua nga kryeministri Edi Rama

Në pikën e fundit të deklaratës përfundimtare të Samitit, përcaktohet se Shqipëria që do të presë samitin e radhës të NATO-s pas atij të planifikuar për vitinn e ardshëm në Turqi.

“U shpreh falenderim për mikpritjen bujare të Mbretërisë së Holandës, ndërsa u konfirmua se samiti i radhës do të mbahet në Turqi në vitin 2026, i pasuar nga një samit tjetër në Shqipëri”, thuhet në deklaratë.

Samiti i NATOS pritet të sjellë në Shqipëri, liderët e vendeve më të fuqishme të Botës, mes të cilëve edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili me rikthimin në shtëpinë e Bardhë ka marrë një rol kryesor në nxitjen e Aleancës për forcimin e sigurisë globale.

Vendimi për ti besuar Shqipërisë organizimin e Samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të NATOS, vjen pas përpjekjeve diplomatike të paralajmëruara nga Kryeministri Edi Rama.

Përgatitjet për Samitin e vitit 2007 në Tiranë ishte një prej cështjeve të diskutimit mes kreut të qeverisë dhe sekretarit të Aleancës gjatë takimit në Hagë.

Shqipëria po ashtu i ka ofruar NATOS të ketë një terminal të vecantë ushtarak në Portin e Ri që do të ndërtohet në Porto Romano të Durrësit.

Kreu i qeverisë gjatë pjesëmarrjes në samitin e NATOS në Hagë pati takime edhe me liderë të vendeve aleate, ndërsa ministri i Jashtëm Igli Hasani pati një bisedë me Shefin e Diplomacisë së Donald Trump, sekretarin e Shtetit Marko Rubio.

Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill 2009, ndërsa Ceremonia e pranimit u mbajt më 3 prill 2009 gjatë samitit të NATO-s në Strasburg dhe Kehl.

The post Shqipëria për herë të parë në histori do presë Samitin e NATO-s në vitin 2027 appeared first on Albeu.com.

Presidenti Erdogan mbërrin në Samit, pritet nga kryeministri Rama: Në Shqipëri e gjithë bota do të thërrasë zërin e paqes

By: V K
16 May 2025 at 12:00

Ditën e sotme, sapo ka mbërritur në tapetin e kuq presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Lideri turk pati një shtrëngim duarsh me kryeministrin Edi Rama, i cili e shoqëroi vetë deri në vendin ku qendronin mediat.

Recep Tayyip  Erdogan, zgjodhi të mos prononcohej shumë për mediat, ku dha vetëm një deklaratë të shkurtër për miqësinë mes popullit turk dhe Shqipërisë.

The post Presidenti Erdogan mbërrin në Samit, pritet nga kryeministri Rama: Në Shqipëri e gjithë bota do të thërrasë zërin e paqes appeared first on Albeu.com.

❌
❌