Normal view

Shqipëria, me konsumin më të ulët të energjisë në banesa në Europë

By: Ornela
4 August 2026 at 15:34

Një banor në Shqipëri konsumon në shtëpi shumë më pak energji se një qytetar mesatar i Bashkimit Europian.

Sipas treguesit të Eurostat për konsumin përfundimtar të energjisë në familje për frymë, Shqipëria regjistroi 220 kilogramë ekuivalent nafte për banor në vitin 2022, viti i fundit për të cilin ka të dhëna të disponueshme për vendin.

Ky është një ndër nivelet më të ulëta, madje më i ulët edhe se vlerat e raportuara së fundmi nga vendet jugore të BE-së.

Niveli i ulët lidhet me klimën më të butë, por edhe me të ardhurat, mundësinë për të përballuar ngrohjen dhe cilësinë energjetike të banesave.

Për krahasim, konsumi mesatar në Bashkimin Europian ishte 507 kilogramë ekuivalent nafte për banor në vitin 2024, rreth 2.7 herë më i lartë se shifra e fundit e Shqipërisë. Treguesi përfshin energjinë e përdorur në banesë për ngrohje, ftohje, gatim, ujë të ngrohtë, ndriçim dhe pajisje elektroshtëpiake, por përjashton transportin.

Megjithatë, niveli i ulët nuk duhet lexuar automatikisht si tregues i eficiencës së lartë energjetike. Eurostat shpjegon se konsumi ndikohet nga klima, madhësia dhe përbërja e familjes, të ardhurat, mënyra e përdorimit të pajisjeve, cilësia e ndërtesave dhe niveli i komfortit termik që familjet dëshirojnë ose kanë mundësi të përballojnë.

Në rastin e Shqipërisë, klima relativisht e butë ul nevojën për ngrohje krahasuar me vendet veriore.

Por konsumi i ulët mund të pasqyrojë gjithashtu faktin që një pjesë e familjeve kufizojnë ngrohjen ose ftohjen për shkak të kostove, ndërsa stoku i ndërtesave ka probleme me izolimin dhe eficiencën.

 

Shqipëria shumë poshtë rajonit

Diferenca është e madhe edhe me vendet e rajonit. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, konsumi përfundimtar i energjisë në familje ishte 519 kilogramë ekuivalent nafte për frymë në vitin 2023, rreth 2.7 herë më i lartë se niveli i fundit i raportuar për Shqipërinë.

Në Kroaci, konsumi arriti në 572 kilogramë për frymë në vitin 2024, ndërsa në Bullgari ishte 305 kilogramë. Diferencat lidhen jo vetëm me temperaturat më të ulëta të dimrit, por edhe me tipologjinë e banesave, sistemet e ngrohjes, përdorimin e drurit, gazit apo ngrohjes së centralizuar dhe nivelin e konsumit të familjeve.

Edhe në vendet më të ngrohta të Europës, konsumi në banesa është përgjithësisht më i lartë se në Shqipëri.

Në vitin 2024, Qipro regjistroi 244 kilogramë ekuivalent nafte për banor dhe Portugalia 275 kilogramë. Malta kishte nivelin më të ulët ndër vendet e BE-së, me 214 kilogramë për frymë, por përsëri mbi vlerën e fundit të Shqipërisë.

 

Familjet europiane po konsumojnë më pak energji

Sipas Eurostat, në të gjithë Bashkimin Europian, konsumi i energjisë në familje ka ardhur në rënie. Në vitin 2024, ai ishte 9% më i ulët se në vitin 2019, duke zbritur në 507 kilogramë ekuivalent nafte për banor.

Në një periudhë më të gjatë, nga viti 2009 deri në vitin 2024, konsumi i përgjithshëm i energjisë nga familjet e BE-së u ul me 13.1%, edhe pse popullsia u rrit me rreth 9 milionë banorë. Eurostat e lidh këtë ecuri kryesisht me përmirësimin e eficiencës së ndërtesave, pajisjeve dhe sistemeve të ngrohjes.

Më shumë se 60% e energjisë që përdorin familjet europiane shkon për ngrohjen e ambienteve. Për këtë arsye, konsumi ndryshon ndjeshëm nga një vit në tjetrin, në varësi të temperaturave të dimrit, ndërsa dallimi mes veriut dhe jugut të kontinentit mbetet i madh.

Vendet veriore dhe qendrore shënojnë nivele shumë më të larta. Austria konsumoi 750 kilogramë ekuivalent nafte për frymë në vitin 2024, Danimarka 692, Estonia 684 dhe Gjermania 628 kilogramë.

Në Belgjikë konsumi ishte 599 kilogramë, ndërsa në Çeki 571. Nga ana tjetër, disa vende kanë ulur ndjeshëm përdorimin e energjisë në familje. Holanda e zbriti konsumin në 427 kilogramë për frymë në vitin 2024, niveli më i ulët i serisë së saj që nga viti 2000.

Sipas Eurostat, Holanda dhe Irlanda shënuan përmirësimet më të mëdha gjatë pesë viteve të fundit.

Konsumi i ulët mund të jetë rezultat i banesave më eficientе, klimës së butë dhe sjelljes kursimtare. Por në vendet me të ardhura të ulëta, ai mund të tregojë edhe mungesë të komfortit të mjaftueshëm në shtëpi.

Familjet mund të ngrohin vetëm një dhomë, të përdorin më pak kondicionerin ose të kufizojnë përdorimin e pajisjeve për të mbajtur nën kontroll faturat.

Për këtë arsye, treguesi, sipas Eurostat, duhet parë së bashku me të dhënat për varfërinë energjetike, të ardhurat, cilësinë e banesave dhe mundësinë për ta mbajtur shtëpinë mjaftueshëm të ngrohtë.

Eurostat thekson se energjia e përballueshme është pjesë e Objektivit të Zhvillimit të Qëndrueshëm 7 dhe një shërbim bazë që duhet të jetë i aksesueshëm për të gjithë. Pas rritjes së fortë të çmimeve të energjisë, kushtet për ngrohjen e banesave në BE u përmirësuan gjatë vitit 2024, por mbetën më të dobëta se përpara krizës energjetike.

The post Shqipëria, me konsumin më të ulët të energjisë në banesa në Europë appeared first on Revista Monitor.

Mineralet kritike do të marrin prioritet, deri në vitin 2030 synohen 55 mln euro financime

By: Ornela
4 August 2026 at 14:54

Qeveria synon të rrisë me 50% numrin e lejeve për kërkim–zbulimin e mineraleve kritike deri në vitin 2040, krahasuar me nivelin e lejeve aktive në fund të vitit 2025.

Objektivi është pjesë e projektvendimit “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Sektorit Minerar 2026–2040”, të hartuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MEI).

Pas publikimit te konsultime publike në mesin e muajit dhjetor 2025 nga MIE, projektvendimi është miratuar në mbledhjen e muajit gusht 2026 të këshillit Konsultativ për Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, për të kaluar më pas për miratim në Këshillin e Ministrave.

Strategjia e zhvillimit minerar 2026-2040, 181 mln euro për investimet dhe rrugën drejt BE-së

Projektvendimi parashikon zgjerimin e kërkimeve minerare, përmirësimin e procedurave të licencimit dhe përafrimin e mënyrës së raportimit të rezervave minerare me standardet ndërkombëtare UNFC/JORC.

Gjithashtu, deri në fund të vitit 2027 pritet të miratohet Programi Kombëtar i Kërkimeve Minerare, si një instrument për orientimin e investimeve drejt burimeve strategjike dhe lëndëve të para kritike.

Një ndër objektivat kryesore të strategjisë është rivlerësimi i të paktën 80% të burimeve dhe rezervave kombëtare deri në vitin 2030, si dhe krijimi i paketave të standardizuara të të dhënave gjeologjike (“Exploration Data Packages”) për të paktën 20 zona me potencial, me qëllim tërheqjen e investitorëve.

Përmes strategjisë synohet gjithashtu një rritje me 30% e investimeve private në kërkimet minerare deri në vitin 2030, përmes skemave të bashkëfinancimit publik–privat dhe përmirësimit të klimës së investimeve.

Në relacionin shoqërues të dokumentit evidentohen disa sfida që pengojnë zhvillimin e sektorit. Ndër to përmenden mungesa e kërkimeve të reja minerare, mungesa e një programi kombëtar të koordinuar për kërkim–zbulimin, si dhe shpërndarja e lejeve minerare pa një orientim të qartë mbi bazën e hartave të potencialit gjeologjik.

Një tjetër problem lidhet me mungesën e standardizimit të plotë të të dhënave minerare sipas standardeve ndërkombëtare dhe mungesën e një sistemi të konsoliduar për raportimin e rezervave.

Sipas dokumentit, sektori vijon të dominohet nga aktivitetet e lidhura me materialet e ndërtimit, ndërsa prodhimi i mineraleve metalore mbetet modest. Kjo krijon nevojën për një reformim më të thelluar ligjor, institucional dhe mjedisor, me fokus te mineralet kritike.

Strategjia Minerare parashikon një fazë të parë investimesh të shtuara për periudhën 2026–2030, e lidhur edhe me objektivin e integrimit në Bashkimin Evropian. Sipas dokumentit, financimi i parashikuar në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Specializimit Inteligjent arrin në 5,9 mld lekë ose rreth 55 mln euro për 5 vite.

Ky nivel financimi është më i lartë se mesatarja historike e buxhetit të sektorit, ndaj dokumenti parashikon që hendeku financiar të mbulohet përmes fondeve të Bashkimit Evropian, investimeve private dhe mbështetjes së donatorëve ndërkombëtarë.

Për periudhën 2031–2040, strategjia parashikon një fazë konsolidimi, me rritje të kontrolluar të buxhetit me rreth 3% në vit, për të ruajtur kapacitetet institucionale dhe investimet në infrastrukturën minerare.

Nëpërmjet kësaj strategjie, qeveria synon ta kthejë sektorin minerar nga një industri e fokusuar kryesisht te shfrytëzimi tradicional i burimeve, në një sektor më të orientuar drejt mineraleve kritike, teknologjive të gjelbra dhe zinxhirëve të furnizimit evropian.

 

The post Mineralet kritike do të marrin prioritet, deri në vitin 2030 synohen 55 mln euro financime appeared first on Revista Monitor.

Çmimi i naftës me pakicë zbret në 214 lekë për litër, ulet me 5 lekë

By: Ornela
4 August 2026 at 13:52

Nafta ditën e sotme, në pikat e karburantit me pakicë, është tregtuar me çmim deri në 214 lekë për litër.

Sipas një vëzhgimi në terren, nga operatori i pakicës “Veliaj” nafta është tregtuar me çmim 211 lekë për litër. Nga operatori “Gega Oil” nafta është tregtuar me çmim 214 lekë për litër.

Në raport me ditën e djeshme çmimi i naftës është ulur me 5 lekë për litër.

Pas një stabilizimi në çmime, shtrenjtimi i naftës u rikthye në tregun e pakicës nga mesi i muajit korrik. Në këtë periudhë nafta arriti në nivelet e 198 lekë për litër nga 188 lekë për litër që tregtohej më parë.

Shtrenjtohen sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin 198 lekë për litër

Pas kësaj brenda 7 ditësh çmimi i naftës u rrit edhe me 8 lekë për litër duke arritur në nivelin e 206 lekëve për litër. Ndërsa çmimi i benzinës mbeti i pandryshuar, duke vijuar të tregtohet me 189 lekë për litër.

Shtrenjtohen me 8 lekë çmimi i naftës, arrin 206 lekë për litër

Rikthimi i shtrenjtimit të naftës u ndikua nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, çka solli një rritje të ndjeshme të çmimit të naftës në bursat e huaja.

Përshkallëzimi i sulmeve risolli bllokime për kalimin e anijeve në kanalin e Hormuzit, përmes së cilit kalon 3/5 e prodhimit botëror.

Në këtë periudhë çmimi i naftës “brent crude” kulmoi më 23 korrik, duke arritur në nivelin e 100 USD për fuçi.

Ditën e sotme në bursa çmimi i naftës ka arritur 83 USD për fuçi, nga 90 USD për fuçi që arriti më 29 korrik.

Burimi: Tregu, Bodi i transparencës

The post Çmimi i naftës me pakicë zbret në 214 lekë për litër, ulet me 5 lekë appeared first on Revista Monitor.

Bie besimi i biznesit, treguesi i ndjesisë ekonomike u përkeqësua në korrik

By: Ornela
3 August 2026 at 10:46

Treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 1 pikë në muajin korrik.

Sipas Bankës së Shqipërisë, përkeqësimi u përcaktua nga rënia e besimit në të gjithë sektorët e biznesit, veçanërisht në sektorët e ndërtimit dhe tregtisë. Ndërkohë, treguesi i besimit konsumator regjistroi rritje.

Vlera e treguesit të ndjesisë ekonomike megjithatë qëndron 5.4 pikë mbi mesataren afatgjatë.

Treguesi i besimit të industrisë ra lehtësisht me 0.8 pikë përqindje në muajin korrik, i ndikuar nga vlerësimet më pak optimiste për kontratat porositëse të eksportit. Niveli i treguesi qëndron rreth 8 pikë përqindje mbi mesataren e vet historike. Pritjet e bizneseve të këtij sektori për prodhimin, punësimin dhe çmimet në të ardhmen janë në rënie krahasuar me ato të një

muaji më parë.

Treguesi i besimit në ndërtim ra me 4.6 pikë përqindje në muajin korrik. Megjithatë, ky tregues qëndron rreth 6 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Në rënien e treguesit ndikuan të dy komponentët: vlerësimi i bizneseve për aktivitetin ndërtues dhe porositë aktuale. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë në rritje.

Treguesi i besimit në shërbime ra me 2.4 pikë përqindje. Niveli i treguesit megjithatë qëndron rreth 5.5 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Të dy komponentët përbërës të treguesit, ecuria aktuale e aktivitetit, si dhe niveli i kërkesës, kanë regjistruar rënie. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen janë në rritje.

Treguesi i besimit në tregti u reduktua me rreth 3.2 pikë përqindje në muajin korrik, i ndikuar kryesisht nga vlerësime jo optimiste për ecurinë e biznesit. Edhe treguesi i punësimit në të ardhmen dha kontribut rënës në indeks por në masë më të ulët. Ndonëse në rënie, niveli i treguesit të besimit në tregti qëndron rreth 9 pikë përqindje mbi mesataren historike. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë vlerësuar në rritje.

Treguesi i besimit konsumator regjistroi një vlerë më të lartë me rreth 2.2 pikë përqindjeje, duke qëndruar rreth 1.2 pikë përqindje mbi nivelin e mesatares historike. Konsumatorët vlerësuan lehtësisht me rritje të gjithë komponentët përbërës të treguesit: vlerësimin e situatës

ekonomike të vendit, situatën e tyre financiare në të ardhmen, si dhe blerjet në shuma të mëdha aktuale dhe në të ardhmen. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve në të ardhmen janë rishikuar për poshtë.

 

The post Bie besimi i biznesit, treguesi i ndjesisë ekonomike u përkeqësua në korrik appeared first on Revista Monitor.

Received — 18 July 2026 Revista Monitor

Tatimet: realizohet 100% paraplotësimi i deklaratave të TVSH-së dhe DIVA-s

By: Ornela
18 July 2026 at 12:13

 

Tatimpaguesit kanë një proces më të thjeshtë për plotësimin e deklaratave të TVSH-së dhe Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA), pasi Administrata Tatimore ka automatizuar paraplotësimin e tyre në sistemin elektronik.

Sipas Administratës Tatimore, paraplotësimi është realizuar për 100% të deklaratave përkatëse, duke përmbushur një nga objektivat e Axhendës së Reformave një vit përpara afatit të përcaktuar, që ishte dhjetori i vitit 2026.

Nga këndvështrimi i tatimpaguesve, ndryshimi synon të ulë kohën që nevojitet për përgatitjen e deklaratave, të reduktojë gabimet njerëzore dhe të kufizojë nevojën për hedhjen manuale të të dhënave që administrata i disponon tashmë.

Në sistem janë paraplotësuar 166,495 deklarata DIVA për vitin 2026, rreth 30.2% më shumë se numri i deklaratave të krahasueshme në prill të vitit 2025. Për TVSH-në, janë paraplotësuar 39,586 deklarata, me një rritje prej 5.6% krahasuar me prillin e një viti më parë.

Paraplotësimi nuk nënkupton se deklarata dorëzohet automatikisht pa ndërhyrjen e tatimpaguesit. Individët dhe bizneset duhet të kontrollojnë të dhënat e vendosura në sistem, të plotësojnë informacionet që mungojnë dhe të korrigjojnë pasaktësitë e mundshme përpara konfirmimit përfundimtar.

Për bizneset, veçanërisht ato me volum të lartë faturash, automatizimi pritet të ulë kostot administrative dhe ngarkesën e punës së financës dhe kontabilitetit. Megjithatë, përfitimi real do të varet nga saktësia e të dhënave që tërhiqen nga sistemet tatimore dhe nga funksionimi pa probleme i platformës elektronike gjatë afateve të deklarimit.

Administrata Tatimore pohon se kjo është pjesë e reformës së modernizimit të shërbimeve elektronike, me synim që deklarimi të kryhet në më pak kohë dhe me më shumë transparencë. Për tatimpaguesit, sfida kryesore mbetet verifikimi i kujdesshëm i informacionit, pasi përgjegjësia ligjore për saktësinë e deklaratës vazhdon t’i takojë personit ose biznesit që e dorëzon atë.

The post Tatimet: realizohet 100% paraplotësimi i deklaratave të TVSH-së dhe DIVA-s appeared first on Revista Monitor.

Received — 12 July 2026 Revista Monitor

Tatimet: Mbyllet faza e parë e paqes fiskale me 19 marrëveshje

By: Ornela
12 July 2026 at 11:47

Drejtoria e Tatimeve ka dhënë informacion mbi ecurinë e procesit të paqes fiskale. Sipas një njoftimi zyrtar, Paqja Fiskale solli : 62 aplikime dhe 19 marrëveshje të konkluduara. Tatimet theksuan se periudha e parë e aplikimeve u mbyll me sukses, pa u evidentuar asnjë rast i pastrimit të parave.

Paqja Fiskale mbetet një mundësi për formalizim vullnetar të bizneseve, duke eliminuar kontrollet tatimore në terren dhe duke ofruar një normë tatimi stimuluese prej 5%.

Aplikimet do të rihapen në periudhat 1–15 Prill 2027 dhe 1–15 Prill 2028.

Tatimwt u bējnë thirrje buzneseve të përfitojnë nga kjo mundesi për të formalizuar biznesin tuaj, në funksion të një tregu të drejtë dhe transparent që synon mbrojtjen e konsumatorëve, konkurrencën e ndershme dhe integrimin me standardet e Bashkimit Europian.

The post Tatimet: Mbyllet faza e parë e paqes fiskale me 19 marrëveshje appeared first on Revista Monitor.

Received — 11 July 2026 Revista Monitor

Tatimet do auditojnë 200 individë deri në fund te vitit 2026, 770 mijë euro gjetje

By: Ornela
11 July 2026 at 20:00

Tatimet kanë njoftuar se synojnë rezultate konkrete drejt realizimit të një prej objektivave të Axhendës së Reformave (RGF): auditimi i 200 individëve deri në fund të vitit 2026.

Deri më 30 Qershor 2026, janë kontrolluar 129 individë, me rreth 770 mijë euro gjetje të konstatuara, ndërsa gjatë vitit 2026 kanë nisur 144 kontrolle të reja, të bazuara në analizën e riskut dhe përdorimin e të dhënave nga palët e treta.

dministrata Tatimore oohon se vijon zbatimin e reformave për një administrim tatimor më modern, më efikas dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian

The post Tatimet do auditojnë 200 individë deri në fund te vitit 2026, 770 mijë euro gjetje appeared first on Revista Monitor.

Çmimet e shtrenjta, konkurrenca nis monitorimin e produkteve të shportës

By: Ornela
11 July 2026 at 13:49

Autoriteti i Konkurrencës, njoftoi se në vijim të ankesave të qytetarëve dhe shqetësimit të deputetëve të

Kuvendit të Shqipërisë ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të

shportës, lidhur me nivelin e çmimeve të produkteve të konsumit të përditshëm.

Monitorimi do të përfshijë supermarketet kryesore që operojnë në vend dhe synon të krijojë një

panoramë të plotë mbi zhvillimet e këtij tregu, duke analizuar të dhënat mbi shitjet, strukturën e

konsumit dhe ecurinë e çmimeve gjatë periudhës 1 Janar 2025–qershor 2026.

Në kuadër të këtij procesi, Autoriteti u ka kërkuar subjekteve të paraqesin informacion të detajuar

mbi shitjet totale për vitin 2025 dhe periudhën janar–qershor 2026, si dhe listën e 30 produkteve

që zënë peshën më të madhe në shitjet e tyre të cilat do ti nënshtrohen një analizë të plotë

krahasuese të sjelljes së tregut.

Qëllimi i monitorimit është të vlerësojë funksionimin e konkurrencës në këtë segment me rëndësi

të veçantë për ekonominë familjare, të evidentojë prirjet e tregut dhe të identifikojë çdo element

që mund të kërkojë ndërhyrjen e Autoritetit në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e

konkurrencës.

Autoriteti i Konkurrencës mbetet i angazhuar për garantimin e tregjeve të hapura, konkurruese dhe transparente, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe mirëqenies së konsu

The post Çmimet e shtrenjta, konkurrenca nis monitorimin e produkteve të shportës appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria dhe Italia forcojnë bashkëpunimin në fushën e doganave përmes shkëmbimit të informacionit

By: Ornela
11 July 2026 at 09:40

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Doganore Shqiptare, Besmir Beja, zhvilloi një vizitë zyrtare në Agjencinë Italiane të Doganave dhe Monopoleve, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm, Roberto Alesse.

Gjatë takimit, u vlerësua partneriteti i konsoliduar ndërmjet dy administratave, i ndërtuar mbi më shumë se 25 vite bashkëpunimi të suksesshëm.

Në kuadër të vizitës, Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Doganore Shqiptare zhvilloi gjithashtu takime me drejtues të lartë të Agjencisë Italiane të Doganave dhe Monopoleve, si edhe me përfaqësues të Guardia di Finanza.

 

Agjencia Italiane e Doganave dhe Monopoleve ka qenë një nga partnerët më të rëndësishëm në procesin e modernizimit të Administratës Doganore Shqiptare, duke ofruar asistencë teknike, ekspertizë, trajnime dhe mbështetje në zbatimin e reformave kyçe, si dhe në përafrimin e legjislacionit dhe procedurave doganore me standardet e Bashkimit Europian.

Gjatë takimeve, palët diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit në fusha prioritare, si modernizimi i sistemeve doganore, shkëmbimi elektronik i të dhënave, menaxhimi i riskut, përdorimi i inteligjencës artificiale në proceset doganore, si dhe zbatimi i sistemeve të reja europiane, me synimin për të rritur efikasitetin, sigurinë dhe lehtësimin e tregtisë

The post Shqipëria dhe Italia forcojnë bashkëpunimin në fushën e doganave përmes shkëmbimit të informacionit appeared first on Revista Monitor.

Received — 2 July 2026 Revista Monitor

Tatimet publikojnë udhëzuesin: Procedurat e aplikimit për kompensimin e TVSH-së te fermeri

By: Ornela
2 July 2026 at 16:04

Nga 1 korriku nisën aplikimet për rimbursimin e TVSH-së për fermerët nëpërmjet autofaturave të lëshuara nga grumbulluesit, përpunuesit apo agroturizëm i certifikuar.

Administrata tatimore ka publikuar udhëzuesin për procedurat që do të duhet të ndjekin fermerët për aplikimet.

Aplikimet do të kryhen në e-Filing, fermeri duhet të jetë i pajisur me NIPT dhe të verifikojë autofaturat që do t’i shfaqen në sistem.

Në total sipas të dhënave të administratës tatimore, numri i fermerëve të pajisur me NIPT është 113,470.

Procedurat për aplikim sipas udhëzuesit

Sipas udhëzuesit fermerët e pajisur me NIPT, fillimisht duhet të identifikohen në e-Filing tek menuja “Çështje e re”, duke zgjedhur kërkesën “Për rimbursim të fermerëve”.

Pas hyrjes në e-Filing fermerët duhet të plotësojnë te rubrika “Detajet e bankës” të dhënat e llogarisë bankare me numrin IBAN.

Pas plotësimit të kërkesës, në sistem fermerit do t’i shfaqen autofaturat e periudhës janar-qershor, të cilat duhet të identifikohen nga fermeri.

Pas identifikimit të autofaturave, sistemi do të llogarisë automatikisht vetë shumën totale të autofaturave dhe shumën e përfitimit të kompensimit 10%.

Po ashtu, sistemi kontrollon afatin, faturat dhe llogarinë para se ta pranojë.
Sipas tatimeve, kërkesa do të marrë statusin “ Në proces ”. Përgjigjen e kërkesë fermeri e gjen te menuja “ Të dorëzuara ”.

Me kërkesë të Administratës Tatimore mund të bashkëngjitet edhe dokumente shtesë sipas informacionit të kërkuar.

Theksojmë se fermeri për përfituar kompensimin, duhet të jetë i pajisur me numër identifikimi (NIPT) nga Administrata Tatimore, pa pasur detyrim për deklarim periodik të TVSH- së. Qarkullimi vjetor nuk duhet të tejkalojë kufirin minimal të regjistrimit për TVSH.

Në vend fermerët që shesin produktet e tyre bujqësore/blegtoralë, nuk bëhen automatikisht subjekt i TVSH-së (pra nuk regjistrohen për TVSH) nëse qarkullimi i tyre vjetor është deri në 10 milionë lekë.

Nëse qarkullimi kalon 10 milionë lekë, fermeri duhet të regjistrohet si subjekt i TVSH-së (tatimpagues i zakonshëm).

Nëse fermeri do të rezultojë të jetë i regjistruar me TVSH, aplikimi i tij në këtë rast do të bllokohet. Aplikimi do të bllokohet edhe për rastet kur fermeri nuk zgjedh faturat e shfaqura në sistem, nuk jep të dhënat e llogarisë bankare me numrin IBAN, nëse rezulton me status pasiv në tatime apo aplikon pas përfundimit të afatit.

*Synimi i skemes
Qëllimi i kësaj skeme është të rimbursojë TVSH-në 10% që fermeri ka paguar për inputet bujqësore, si plehrat kimike, farat dhe fidanët, duke ulur kostot e prodhimit dhe duke nxitur formalizimin e transaksioneve në sektor.

Prej vitit 2019 deri në dhjetor 2021 TVSH-ja për inputet bujqësore ka qenë zero.

Nga 1 janari 2022 pas miratimit të ndryshimeve fiskale hyri në fuqi vendosja e TVSH-së 10% te çmimet e inputeve bujqësore.

Megjithatë Shoqata e Blegtorëve Prodhues të Qumështit më herët ngriti shqetësimin se rreth 70% e qumështit të shitur te përpunuesit bëhet pa autofaturë.

Shoqata e blegtorëve kundër kompensimit të TVSH-së 10% me autofaturë, por me faturim direkt

Shoqata e blegtorëve kundër kompensimit të TVSH-së 10% me autofaturë, por me faturim direkt

 

KLIKONI KETU PER TE PARE UDHEZUESIN

 

The post Tatimet publikojnë udhëzuesin: Procedurat e aplikimit për kompensimin e TVSH-së te fermeri appeared first on Revista Monitor.

Received — 30 June 2026 Revista Monitor

Ndryshon buxheti 2026, rialokohen rreth 17 mld lekë; Malaj: Shtesë për pensionet, pagat, mbrojtjen

By: Ornela
30 June 2026 at 17:15

Ndryshon buxheti i vitit 2026. Nëpërmjet një akti normativ të miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ministri i Financave Petrit Malaj njoftoi se ndryshimet në buxhet janë rezultat i ecurisë pozitive të ekonomisë gjatë periudhës janar–maj.

“Më konkretisht, përmes këtij akti mundësohet indeksimi i pensioneve me 2.7%, duke nisur nga data 1 korrik 2026. Fondi shtesë për këtë masë është 872 milionë lekë. Ndërkohë, nga viti i ardhshëm indeksimi i pensioneve do të kryhet në muajin prill.

Po ashtu, përmes Aktit Normativ do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, me një financim shtesë prej 750 milionë lekësh. Nga kjo masë do të përfitojnë 10,720 fëmijë, ndërsa ajo do të hyjë në fuqi më 1 korrik 2026.

Akti parashikon gjithashtu mbështetje edhe për kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara. Shteti do të mbulojë pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për ta, me një efekt financiar prej 2 miliardë lekësh.

Sektori i shëndetësisë do të përfitojë 1.5 miliardë lekë, ose rreth 15 milionë euro fonde shtesë, për barnat e onkologjikut.

Përmes këtij akti normativ do të mundësohet edhe rritja e pagave për mjekët dhe personelin e shërbimit të urgjencës.

Gjithashtu, do të alokohen fonde shtesë për 1,250 punonjës zjarrfikës, të cilët do të përfitojnë pagesa për orët shtesë të punës.

Për sektorin e mbrojtjes do të alokohen 10.3 miliardë lekë shtesë, me synimin për ta çuar financimin në nivelin 2.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Po ashtu, do të rritet shuma e Garancisë Sovrane nga 3 miliardë lekë në 5 miliardë lekë, ndërsa fusha e veprimit të saj do të zgjerohet, duke përfshirë jo vetëm fermerët, por edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, pohoi ministri i Financave.

Ministri Malaj bëri të ditur se do të parashikohen pagesa për orët shtesë edhe për efektivët e Policisë së Shtetit. Këto do të rregullohen me akte të tjera normative, në përmbushje të kërkesave të Ministrisë së Brendshme.

 

 

 

The post Ndryshon buxheti 2026, rialokohen rreth 17 mld lekë; Malaj: Shtesë për pensionet, pagat, mbrojtjen appeared first on Revista Monitor.

Received — 24 June 2026 Revista Monitor

Tatimet: Si të ankoheni nëse nuk keni përfituar nga ligji i faljes

By: Ornela
24 June 2026 at 19:07

Tatimpaguesit që kanë marrë njoftim nga Administrata Tatimore se nuk plotësojnë kushtet për të përfituar nga Ligji për Faljen e Detyrimeve kanë të drejtë të kërkojnë rishikimin e rastit të tyre.

Për këtë, ata duhet të paraqesin një kërkesë ose ankesë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, të shoqëruar me dokumentacionin përkatës provues, sipas rastit.

Administrata Tatimore bën me dije se çdo kërkesë e paraqitur do të shqyrtohet.

Në rast se konstatohet se tatimpaguesi i plotëson kushtet e përcaktuara në ligj, do të ndërmerren veprimet e nevojshme për të reflektuar përfitimet e parashikuara nga Ligji për fshirjen ose shuarjen e detyrimeve tatimore të papaguara.

The post Tatimet: Si të ankoheni nëse nuk keni përfituar nga ligji i faljes appeared first on Revista Monitor.

Received — 22 June 2026 Revista Monitor

Falja, Tatimet: Bizneset të verifikojnë situatën financiare

By: Ornela
22 June 2026 at 18:14

Tatimet njoftuan se falja me kusht e detyrimeve tatimore të papaguara ka nisur.

Tatimpaguesit që janë njoftuar përmes pop-up në llogaritë e tyre në e-Filing mund t’u drejtohen Drejtorive Rajonale Tatimore për verifikimin e situatës së tyre financiare.

Kanë mbetur edhe 9 ditë për të përfituar nga masat lehtësuese të parashikuara në ligj

Për detyrimet e periudhës 2015–2019, pagesa e 50% të detyrimit kryesor mundëson fshirjen e 50% të mbetur, si dhe faljen e plotë të gjobave dhe kamatëvonesave.

Kujtojmë se për të përfituar nga ligji, deklaratat e padorëzuara deri më 31.12.2024 duhet të dorëzohen brenda datës 30 Qershor 2026, sipas njoftimit.

The post Falja, Tatimet: Bizneset të verifikojnë situatën financiare appeared first on Revista Monitor.

Received — 18 June 2026 Revista Monitor

Mbyllet procesi automatik i fshirjes së gjobave tatimore, fshihen 91.6 mln euro për 105 mijë biznese

By: Ornela
18 June 2026 at 17:32

Administrata Tatimore njofton se ka realizuar me sukses procesin automatik të fshirjes/shuarjes pa kusht të detyrimeve tatimore të papaguara për kategoritë e parashikuara në ligj, në kuadër të zbatimit të ligjit nr. 86/2025, “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë”,

Nga ky proces kanë përfituar 105,409 tatimpagues, ndërsa vlera totale e detyrimeve të fshira/shuara arrin në rreth 91.6 milionë euro, e ndarë në dy kategori kryesore:

– 70.5 milionë euro i përkasin gjobave administrative të vendosura nga inspektorët tatimorë për detyrime të papaguara që lidhen me periudha tatimore deri më 31 dhjetor 2014 dhe me datë kontabilizimi deri më 31.12.2024, ku kanë përfituar 13,667 tatimpagues.

– Ndërkohë, 21.1 milionë euro i përkasin gjobave të tjera administrative, përfshirë gjobat për dorëzim të vonuar të deklaratave, që lidhen me periudha tatimore deri më 31 dhjetor 2024 dhe me datë kontabilizimi deri më 30.06.2026, me kusht që deklaratat përkatëse të kenë statusin “e dorëzuar”. Nga kjo kategori kanë përfituar 96,302 tatimpagues.

Në përputhje me përcaktimet e ligjit, nuk kanë përfituar tatimpaguesit e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë ose që janë në proces hetimi apo gjykimi për vepra penale në fushën e tatimeve dhe doganave. Gjithashtu, nuk janë përfshirë në procesin e fshirjes/shuarjes detyrimet tatimore për të cilat ekziston një vendim gjyqësor i formës së prerë në favor të Administratës Tatimore.

Ky proces përbën një nga hapat e rëndësishëm në zbatimin e masave të parashikuara nga ligji nr. 86/2025, pas përfundimit të procesit të kompensimit automatik të tepricave kreditore me detyrimet tatimore të papaguara.

Administrata Tatimore mbetet e angazhuar për zbatimin e plotë të masave të parashikuara në ligj, duke garantuar transparencë, korrektësi dhe trajtim të barabartë për të gjithë tatimpaguesit, përfundon njoftimi.

The post Mbyllet procesi automatik i fshirjes së gjobave tatimore, fshihen 91.6 mln euro për 105 mijë biznese appeared first on Revista Monitor.

Received — 17 June 2026 Revista Monitor

Do të rritet taksa e pasurive të paluajtshme, do të bëhet 0.1 – 0.2% e vlerës së tregut të ndërtesës

By: Ornela
17 June 2026 at 16:58

Është hedhur për konsultim projektigji për “PËR TAKSËN MBI PASURINË E PALUAJTSHME”, i cili synon reformimin  dhe përmirësimin e mëtejshëm të politikave dhe administrimit të saj duhet të shtohen, për t’i shërbyer eventualisht konsolidimit financiar të bashkive.

Në thelb, reformimi synon taksë mbi pasurinë e paluajtshme të bazuar në vlerën e tregut.

Drafti parashikon se për të gjitha njësitë e ndërtesave që përfshihen në kategorinë ‘ndërtesa për banim’, shkalla e taksës mund të variojë nga 0,1% (zero presje një për qind) deri në 0,2% (zero presje dy për qind); Sot taksa është sa 0.05% e vlerës për shtëpi banimi, duke rezultuar automatikisht me rritje.

Sipas relacionit, nisur nga struktura aktuale e legjislacionit, kompleksiteti i rregullimit të taksës mbi pasurinë e paluajtshme, të bazuar në vlerën e tregut, si dhe përvojave nga vendet e tjera, hartimi i një projektligji vetëm për taksën mbi pasurinë e paluajtshme është vlerësuar si opsioni më i përshtatshëm.

Në mënyre të përmbledhur, ndryshimet dhe risitë kryesore të pasqyruara në projektligjin “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme” synojnë :

₋              Kalimin nga një sistemi taksimi i bazuar në vlerë për ndërtesat dhe një sistem i thjeshtë taksimi i bazuar mbi sipërfaqen (area based) për tokën, në një sistem modern taksimi që takson si ndërtesat ashtu dhe tokën, duke e bazuar në vlerën e tregut të këtyre pasurive të paluajtshme;

₋              Të zgjerojnë bazën tatimore duke shtuar kategoritë e pasurive të paluajtshme që taksohen dhe rritur numrin e pasurive të paluajtshme të regjistruara në kadastrën fiskale;

₋₋             Të përmirësojnë barazinë dhe minimizojnë kostot e administrimi të taksës së pasurisë përmes standardizimit të proceseve dhe mbështetjes nga niveli qendror;

₋              Të ofrojnë në vazhdimësi vlera të përditësuara të pasurive të paluajtshme, pra një bazë të drejtë për taksimin, sigurojnë qëndrueshmërinë dhe forcojnë gjithmonë e më shumë legjitimitetin e të gjithë sistemit në sytë e taksapaguesve;

₋              Të përmirësojnë efektivitetin e mbledhjes së taksës;

₋              Të rregullojnë aspekte të parregulluara dhe optimizojnë disa prej proceseve kryesore të punës;

₋              Të mbrojnë personat ose familjet me të ardhura të ulëta;

₋              Të rrisin transparencën dhe lehtësojnë ushtrimin e të drejtave dhe përmbushjen e detyrimeve nga taksapaguesit, përmes publikimit të një game të gjere informacioni;

₋              Të vendosin një nivel të përshtatshëm taksimi për kategori të ndryshme të pronave, të përafruar me vendet e rajonit;

₋              Të qartësojnë rregullat mbi rimbursimin e detyrimeve tatimore, ankimin dhe njoftimin e akteve;

₋              Të forcojnë autonominë financiare të pushtetit vendor përmes krijimit të një burimi më të qëndrueshëm, më të drejtë dhe më të parashikueshëm të të ardhurave, duke fuqizuar kështu bashkitë dhe rritur në mënyrë të ndjeshme investimet dhe shërbimet për qytetarët dhe bizneset; si dhe

₋              Të kenë ndikime të tjera indirekte pozitive mbi ekonominë.

Elementët dhe politikat kryesore të projektligjit të propozuar janë shtjelluar së bashku me nenet përkatëse në mënyre të detajuar në pikën VI të këtij relacioni shoqërues.

Në ketë kuadër, kalimi në një sistem taksimi të bazuar në vlerën e tregut dhe përmirësimi i mëtejshëm i politikave të administrimit të taksës së pasurisë, synojnë jo vetëm rritjen e të ardhurave, por edhe krijimin e një sistemi më të drejtë, më transparent, më efikas dhe më të besueshëm të taksimit të pasurisë. Sipas parashikimeve të FMN-së, pas implementimit të reformës, të ardhurat e gjeneruara nga kjo taksë mund të arrijnë nivelet e 0,7 – 1 % të PBB-së.

 

Niveli i taksave

Këshilli Bashkiak i çdo Bashkie cakton shkallët e taksës për të gjitha kategoritë e taksimit, brenda intervaleve të mëposhtme të shkallëve të taksës:

  1. a) Për të gjitha parcelat që përfshihen në kategorinë ‘tokë bujqësore-blegtorale’, shkalla e taksës mund të variojë nga 0,05% (zero presje zero pesë për qind) deri në 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë për qind);
  2. b) Për të gjitha parcelat që përfshihen në kategorinë ‘tokë pyjore’, shkalla e taksës mund të variojë nga 0,05% (zero presje zero pesë për qind) deri në 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë për qind);
  3. c) Për të gjitha parcelat që përfshihen në kategorinë ‘tokë truall’, shkalla e taksës mund të variojë nga 0,075% (zero presje zero shtatëdhjetë e pesë për qind) deri në 0,175% (zero presje njëqind e shtatëdhjetë e pesë për qind);

ç) Për të gjitha parcelat që përfshihen në kategorinë ‘tokë me përdorime të tjera’, shkalla e taksës mund të variojë nga 0,075% (zero presje zero shtatëdhjetë e pesë për qind) deri në 0,175% (zero presje njëqind e shtatëdhjetë e pesë për qind);

  1. d) Për të gjitha njësitë e ndërtesave që përfshihen në kategorinë ‘ndërtesa për banim’, shkalla e taksës mund të variojë nga 0,1% (zero presje një për qind) deri në 0,2% (zero presje dy për qind);
  2. dh) Për të gjitha njësitë e ndërtesave që përfshihen në kategorinë ‘ndërtesa për veprimtari ekonomike’, shkalla e taksës mund të variojë nga 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë për qind) deri në 0,25% (zero presje njëzet e pesë për qind).
  3. Shkalla e taksës për ndërtesën e papërfunduar është 30% (tridhjetë përqind) e shkallës së taksës së kategorisë përkatëse të taksimit ku është klasifikuar ndërtesa e papërfunduar.
  4. Këshilli Bashkiak i çdo Bashkie miraton shkallët e zbatueshme të taksës, jo më vonë se data 31 janar e vitit tatimor. Shkallët e miratuara të taksës i dërgohen Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë, brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga dita e miratimit të tyre dhe në çdo rast jo me vonë se data 7 shkurt e vitit tatimor.
  5. Nëse Bashkia nuk dërgon shkallët e taksës, brenda afatit të përcaktuar në pikën 3, të këtij neni, zbatohet shkalla e fundit e taksës e përcaktuar nga Këshilli Bashkiak, në përputhje me pikën 1 të këtij neni.
  6. Në rast se shkalla e taksës për 1 (një) apo më shumë kategori nuk është caktuar ndonjëherë, zbatohet shkalla më e ulët e taksës, në përputhje me pikën 1, të këtij neni, për atë ose ato kategori.

 

 

 

The post Do të rritet taksa e pasurive të paluajtshme, do të bëhet 0.1 – 0.2% e vlerës së tregut të ndërtesës appeared first on Revista Monitor.

Received — 16 June 2026 Revista Monitor

Tatimet sqarojnë disa nga pyetjet kryesore të bizneseve për ligjin e faljes

By: Ornela
16 June 2026 at 09:08

Drejtoria e Tatimeve ka publikuar një informacion me pyetjet më të shpeshta nga bizneset për ligjin e faljes, i cili është në process zbatimi.

 

 

Si dhe kur kryhet pagesa për të përfituar fshirjen 50% apo 25% të principalit dhe gjobave e kamatëvonesave?

Ky konsiderohet përfitim me kusht për detyrimet tatimore të papaguara që i përkasin periudhës 2015–2019:

  1. Për të përfituar nga shuarja e 50% të detyrimit tatimor të papaguar, duhet të paguani me 1 këst të vetëm, nga data 10.06.2026 deri më 30.06.2026, pjesën e mbetur prej 50% të detyrimit principal të papaguar të çdo tatimi përkatës.
  2. Për të përfituar nga shuarja e 25% të principalit të papaguar, duhet të paguani nga data 10.06.2026 deri më 31.12.2026 vlerën e 75% të detyrimit principal të papaguar të çdo tatimi përkatës.

Në të dy rastet e mësipërme, gjobat dhe kamatëvonesat fshihen plotësisht.

Për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nuk falet detyrimi principal.

⚠ Nuk përfitojnë tatimpaguesit që janë të dënuar me vendim të formës së prerë ose janë në hetim apo proces gjyqësor për vepra penale në fushën tatimore dhe/ose doganore, para ose gjatë zbatimit të ligjit.

Kam gjoba dhe interesa për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, por kam paguar detyrimin principal. A përfitoj nga ligji?

Po, kur detyrimi tatimor (principali) rezulton 0 lekë, falen gjobat dhe kamatëvonesat që i përkasin periudhës deri më 31.12.2024, për çdo lloj tatimi, përfshirë edhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

A falet detyrimi principal për periudhat 2020–2024?

Për periudhat 2020–2024 nuk falet detyrimi principal, por falen gjobat dhe kamatëvonesat, me kusht që tatimi për periudhën përkatëse të paguhet i plotë (100% e principalit) nga data 10.06.2026 deri më 31.12.2026.

Kam një masë bllokimi të llogarive bankare për shkak të mospagesës në kohë të detyrimeve tatimore. Pas kryerjes së procedurave të kompensimit dhe/ose pagesave me kusht, nëse rezultoj pa detyrime, a duhet të bëj kërkesë për zhbllokim të llogarive bankare apo bankat do të njoftohen nga vetë Administrata Tatimore?

Në vijim të zbatimit të procedurave të shuarjes/fshirjes së detyrimeve tatimore të papaguara, Administrata Tatimore do të identifikojë periodikisht tatimpaguesit që rezultojnë pa detyrime tatimore dhe do të procedojë me heqjen e masave shtrënguese, përfshirë zhbllokimin e llogarive bankare.

Megjithatë, me qëllim përshpejtimin e procedurës administrative, tatimpaguesi mund të paraqesë një kërkesë për heqjen e masave shtrënguese përmes sistemit e-Filing, pasi të ketë verifikuar se nuk rezulton me detyrime tatimore të papaguara. Paraqitja e kërkesës mundëson shqyrtimin në kohë të situatës tatimore dhe ndërmarrjen e veprimeve përkatëse për heqjen e masave të vendosura.

Kam një vendim gjyqësor të formës së prerë, i cili është në favor të Administratës Tatimore dhe unë, si tatimpagues, kam ushtruar të drejtën e rekursit. Si kryhet procedura e heqjes dorë nga rekursi? Cilat janë veprimet që duhet të kryej për t’u tërhequr?

Referuar ligjit, nuk përfitojnë nga fshirja/shuarja e detyrimeve tatimore tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore për të cilat ekziston një vendim gjyqësor i formës së prerë në favor të Administratës Tatimore, sipas legjislacionit në fuqi.

Tatimet fillojnë pagesat për përfitimin nga falja me kusht e detyrimeve tatimore

Tatimet: Afat deri më 30 qershor 2026 për deklaratat e padorëzuara, përfitohet falja e gjobave

The post Tatimet sqarojnë disa nga pyetjet kryesore të bizneseve për ligjin e faljes appeared first on Revista Monitor.

Received — 13 June 2026 Revista Monitor

Nafta zbret në 183 lek/litër

By: Ornela
13 June 2026 at 12:09

Çmimi i naftës është ulet dhe me 5 lekë/litër gjatë ditës së sotme.

Bordi i Transparencës njoftoi se në datë 13 Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 183 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 171 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 170 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 158 lekë/litër.
🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 13 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
🛢 Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.
Gazoili për peshkim – çmimi i shitjes së gazoilit për peshkim, referuar Ligjit 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat Kombëtare”, ne nenin Neni 9 “Përjashtimet nga pagimi i taksave kombëtare”, pika 6 parashikohet: …“Përjashtohen nga pagimi i taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit anijet e peshkimit.  Gjithashtu referuar nenit 10, pika 3 germa “d” te Ligjit 61/2012 “Për akcizat në RSH” parashikohet përjashtimi nga detyrimet e akcizes i karburantit për anijet e peshkimit, në sasitë, kushtet dhe kriteret e përcaktuara në VKM. Referuar metodologjise së përcaktuar në aktin normativ, çmimi i shitjes së gazolit për peshkim rezulton 88 lekë.

The post Nafta zbret në 183 lek/litër appeared first on Revista Monitor.

Received — 12 June 2026 Revista Monitor

Pastrimi i parave dhe turizmi çojnë euron në një tjetër nivel minimal rekord; Si ra 31% nga 2016-a

By: Ornela
12 June 2026 at 14:49

Euro ka shënuar një tjetër nënçmim gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm valutor, duke zbritur për herë të parë nën 95 lekë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 94.96 lekë, ose -0.09 lekë më pak se një ditë më parë.

Për periudhën nga 1 janar deri në 12 qershor, euro është këmbyer mesatarisht me 95.95 lekë, me një rënie prej në 1.4% në krahasim me 97.3 që ishte për vitin 2025.

Teksa rënia e monedhës së përbashkët ka nisur që nga viti 2016, nënçmimi ka qenë më i fortë që nga 2023-shi.

Në 2015-n, një euro u këmbye mesatarisht me 139.7 lekë, teksa monedha e përbashkët ishte luhatur në kufijtë mes 138-140 lekëve për gjashtë vite radhazi.

Në 2016-n, euro dha sinjalet e para të rënies, që në atë kohë ekspertët e lidhën me dy faktorë. Së pari, kultivimin masiv të kanabisit në vend dhe së dyti orientimin e investimeve dhe një pjesë të këtij fluksi të parave nga tregtimet e paligjshme drejt ndërtimit.

Euro nisi të zbriste gradualisht, për të arritur në gati 119 lekë në vitin 2022.

Nga viti 2023, rënia ishte dhe më e fortë, me monedhën e përbashkët që u nënçmua me 10 lekë brenda vitit, rënia më e madhe vjetore historike, duke zbritur në 108.75 lekë. Me ritme të larta ishte nënçmimi dhe në 2024-n, me -8.1 lekë. Në 2025-n dhe pjesën e parë të 2026-s, nënçmimi i euros ka vijuar, ndonëse me ritme më të ngadalta (shiko grafikun).

Në krahasim me vitin 2015, përpara se të niste rënia e fortë, monedha e përbashkët është zhvlerësuar me gati 44 lekë, ose 31%.

Aktorët e tregut pohojnë se përshpejtimi i nënçmimit të euros nga viti 2023 lidhet me dy faktorë kryesorë:

Së pari, ndërtimi mori përmasa më të mëdha gjatë viteve të fundit, e konstatuar kjo dhe nga niveli i lartë i sipërfaqes së lejeve që u dhanë për ndërtim për banesa, që arritën rekordin prej gati 2 milionë metra katror në 2024-n.

Tirana pritet të ketë një bum tjetër ndërtimesh, sipërfaqja e lejeve arrin rekord 1.9 mln m² në 2024

Ndërtimi rezulton të jetë përdorur si një mjet për pastrimin e parave, nisur nga fakti që pas vitit 2016 në treg u futën shumë kompani ndërtimi që nuk justifikonin burimet e të ardhurave, një temë që u trajtua gjerësisht nga Monitor që në vitin 2018.

Firma me xhiro “zero” po ndërtojnë pallate milionëshe në Tiranë

Si paratë e krimit po zhvlerësojnë kursimet e shqiptarëve

Kjo po vërtetohet dhe zyrtarisht. Vetëm sot SPAK ka goditur një nga organizatat më të mëdha kriminale në Shqipëri, duke lëshuar masë sigurie për 20 persona të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe në pastrimin e parave. Ky rrjet i strukturuar siguronte fitime miliona euroshe nga shitja e lëndëve narkotike në Europë dhe më pas i investonte ato në ekonominë shqiptare, me fokus të veçantë në sektorin e ndërtimit.

Përmes biznesmenëve dhe eksponentëve të përfshirë, organizata kishte arritur të siguronte tendera me vlera të larta dhe leje për ndërtimin e kullave dhe resorteve luksoze, kryesisht në bregdetin e jugut të vendit. Si rezultat i aksionit, 15 prej të dyshuarve u lanë në arrest me burg, ndërsa 5 të tjerë në arrest shtëpie, përfshirë edhe emra që operonin nga jashtë shtetit apo që zotëronin kompani që përdoreshin si mbulesë. Krahas arrestimeve, autoritetet kanë sekuestruar miliona euro pasuri të bazuara mbi këto investime në ndërtim dhe resorte të reja.

Edhe Agjencia e Inteligjencës Financiare ka cituar shpesh në raportet e saj ndërtimin, si sektor me risk të lartë ku mund të pastrohen paratë.

Pastrimi i parave, si po i ndikon çmimet e pasurive të paluajtshme “kapitali në hije”

Ndonëse INSTAT nuk e raporton më të plotë sipërfaqen e lejeve të ndërtimit, pasi për ndërtesat mbi 7 kate lejet jepen nga Këshilli Kombëtar i territorit, që nuk jep informacion për sipërfaqet, po vetëm për lejet, ritmi i tyre pritet të jetë edhe më i lartë, bazuar në të ardhurat që po arkëtohet në buxhet nga taksa e ndërtimit në infrastrukturë.

Katërfishimi i të ardhurave nga taksa lokale zbulon përmasat e frikshme që po merr ndërtimi

Sipërfaqja e lejeve rritet me 12.5%, përmasat reale janë më masive; Priten mbi 3.7 mld euro ndërtime

Së dyti, një tjetër faktor i rëndësishëm janë turistët, të cilit po sjellin gjithnjë e më shumë valutë, teksa vendi është kthyer në një destinacion turistik. Banka e Shqipërisë raportoi në bilancin e pagesave se vetëm në tre muajt e parë të vitit, shpenzimet e të huajve që kanë udhëtuar në Shqipëri arritën në total 1 miliard e 4 milionë euro, ndërsa gjatë 2025-s, shpenzimet totale i kaluan 5 miliardë euro.

Aktorët e tregut pohojnë se pikërisht kombinimi i këtyre dy faktorëve vitet e fundit ka ndikuar në rënien e euros në nivelin më ulur historik.

Të huajt shpenzuan më shumë se 1 miliard euro në Shqipëri për tremujorin e parë

Burimi: BSH

Burimi: BSH

The post Pastrimi i parave dhe turizmi çojnë euron në një tjetër nivel minimal rekord; Si ra 31% nga 2016-a appeared first on Revista Monitor.

Received — 7 June 2026 Revista Monitor

Kosova voton sot, për herë të tretë brenda 18 muajsh

By: Ornela
7 June 2026 at 09:01

Nga Prishtina, Fatos Shala

Kosova voton sot në zgjedhjet parlamentare, të tretat brenda 18 muajsh. Qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të parakohshme, më shumë se dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësinë që t’u kthehen kutive të votimit të dielën.

Zgjedhjet e reja po mbahen pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin brenda afateve kushtetuese. Për qytetarët është hera e tretë brenda më pak se një viti e gjysmë që dalin për zgjedhje parlamentare.

Në garën e 7 qershorit marrin pjesë 22 parti politike dhe tri koalicione parazgjedhore.

Lëvizja Vetëvendosje hyn në zgjedhje në koalicion me tri subjekte të vogla – Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane – ndërsa tri partitë kryesore opozitare, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, garojnë të vetme.

Ekipet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve veçse e kanë shpërndarë materialin zgjedhor të shtunën në mëngjes. Bartja u bë nën masa të rrepta sigurie.

Kryesuesi i KQZ, Kreshnik Radoniqi, ka votuar qysh në hapje të vendvotimeve, e pas hedhjes së votës ai u ka bërë thirrje qytetarëve që ta ushtrojnë të gjithë të drejtën për të votuar.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje këshillave të vendvotimit dhe ekipeve të numërimit, që të respektojnë ligjin dhe rregullat e KQZ-së gjatë procesit.

“Për këtë ditë KQZ-ja ka qenë e angazhuar që nga shpallja e ditës së zgjedhjeve për përgatitjet dhe të gjitha përgatitjet gati kanë përfunduar. Pas kësaj dite fillon edhe numërimi në të gjitha qendrat komunale të numërimit. Në ora 7 ka filluar procesi zgjedhor dhe besoj se në të gjithë territorin ka filluar procesi në orën 7”, ka thënë ai për mediat.

Radoniqi ka thënë se për personat që nuk dinë shkrim-lexim nuk kanë ndryshuar rregullat nga zgjedhjet e kaluara. Vitin e kaluar ka pasur ankesa nga këta qytetarë të cilëve nuk u lejohet asistenca në kutitë e votimit.

Kurse, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se materiali është shpërndarë në të 38 komunat.

“Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm (të shtunën), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë shpërndarjen e materialeve zgjedhore, përfshirë fletëvotimet dhe materialet e tjera të ndjeshme zgjedhore, siç janë listat përfundimtare të votuesve dhe vulat”, ka thënë ai.

Me vendim të KQZ-së, për zgjedhjet e së dielës janë shtypur 1 milion e 778 mijë e 300 fletëvotime, prej të cilave 1 milion e 605 mijë janë të destinuara për votim të rregullt, 19 mijë e 450 për votim me kusht, 13 mijë e 500 fletëvotime rezervë, si dhe 3 mijë e 500 për votimin e personave me nevoja të veçanta.

Fletëvotimet dhe materialet e tjera që janë vendosur në qendrat komunale të numërimit në secilën komunë, do të shpërndahen në secilën qendër votimi e vendvotim të dielën para orës 7 të mëngjesit, kur nis votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Janë 949 qendra të votimit, me gjithsej 2.550 vendvotime në të gjithë Kosovën.

“Gjatë mëngjesit të ditës së diel do të shpërndahen për në qendrat e votimit, të cilat do të hapen në orën 07:00, për të filluar procesin e votimit. Dorëzimi i materialeve nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve në Qendrat Komunale është bërë si zakonisht në përcjellje të Policisë së Kosovës dhe natyrisht se ruajtja e tyre do të bëhet nga zyrtarët policorë”.

Një ditë para zgjedhjeve, autoritetet e sigurisë kanë bërë të ditura masat e ndërmarra, në mbështetje të zhvillimit të sigurt të procesit të zgjedhjeve të parakohshme. Organi i akuzës ka aktivizuar rreth 100 prokurorë, ndërkaq policë janë angazhuar shumëfish më shumë. Por, në një komunikatë të përbashkët të Policisë dhe Zyrës së Kryeprokurorit, është alarmuar për ndërhyrjet nga jashtë.

I gjithë procesi zgjedhor i së dielës do të monitorohet nga rreth 16 mijë e 600 vëzhgues të akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Koalicioni i organizatave qeveritare, “Demokracia në Veprim” do t’i ketë në terren 550 vëzhgues. Eugen Cakolli nga ky koalicion, ka thënë se përveç vëzhguesve, do të jetë edhe një ekip me rreth 100 persona për përpunimin dhe analizimin e të dhënave, mbi të cilat do të raportohet gjatë ditës.

Për organizimin e këtij procesi, Qeveria në detyrë e Kosovës miratoi kërkesën e KQZ-së për ndarjen e rreth 10.9 milionë eurove. Për krahasim, zgjedhjet e dhjetorit kishin një buxhet të planifikuar prej 11.5 milionë eurosh, ndërsa shpenzimet reale, sipas raporteve të KQZ-së, arritën në rreth 7.4 milionë.

Zgjedhjet e 7 qershorit po mbahen pasi Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit nuk arriti ta zgjedhë presidentin brenda afatit kushtetues. E ai Kuvend doli pasi prej zgjedhjeve të rregullta të shkurtit 2025, Kuvendi nuk arriti ta zgjidhte Qeverinë e re. 7 qershori e vë Kosovën mes dy opsionesh, zgjidhje për tri institucionet ose vazhdim të krizës.

 

 

 

The post Kosova voton sot, për herë të tretë brenda 18 muajsh appeared first on Revista Monitor.

Received — 6 June 2026 Revista Monitor

Nafta ulet me 2 lekë për litër

By: Ornela
6 June 2026 at 12:51

Çmimi i naftës është ulur sot me dy lekë për litër.

Bordi i Transparencës njofyoi se në datë 6 Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 6 ora 14.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢 Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

 

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Gazoili për peshkim – çmimi i shitjes së gazoilit për peshkim, referuar Ligjit 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat Kombëtare”, ne nenin Neni 9 “Përjashtimet nga pagimi i taksave kombëtare”, pika 6 parashikohet: …“Përjashtohen nga pagimi i taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit anijet e peshkimit.  Gjithashtu referuar nenit 10, pika 3 germa “d” te Ligjit 61/2012 “Për akcizat në RSH” parashikohet përjashtimi nga detyrimet e akcizes i karburantit për anijet e peshkimit, në sasitë, kushtet dhe kriteret e përcaktuara në VKM. Referuar metodologjise së përcaktuar në aktin normativ, çmimi i shitjes së gazolit për peshkim rezulton 95 lekë.

The post Nafta ulet me 2 lekë për litër appeared first on Revista Monitor.

❌