Normal view

Banka e Shqipërisë licencon zyrtarisht JET Bank

25 March 2026 at 16:46

Banka e Shqipërisë i hapi sot dritën e gjelbër nisjes së aktivitetit të bankës së 12 tregtare në vend, JET Bank (Banka Jet). Këshilli Mbikëqyrës vendosi dhënien e licencës për ushtrimin e aktivitetit bankar, pasi kishte dhënë miratimin paraprak në fillim të muajit dhjetor 2025.

Licencimi i JET Bank shënon licencimin e parë final për hapjen e një banke të re në Shqipëri pas 20 vjetësh. Hapja e një banke të re njëkohësisht mbyll një cikël të gjatë të përqendrimit të sektorit bankar, që e pati ulur numrin e bankave nga 16 në 11.

JET Bank synon të bëhet banka e parë 100% dixhitale në Shqipëri, që nënkupton ofrimin e plotë të shërbimeve dhe produkteve ekskluzivisht nëpërmjet kanaleve elektronike, pa degë fizike.

Në janar të këtij viti, JET Bank regjistroi zyrtarisht edhe strukturën zyrtare aksionare. Kompania kontrollohet nga shoqëria holding e regjistruar në Hollandë, Jet Holdings, ndërsa aksionarë indirektë janë një grup shoqërish tregtare të regjistruara në Qipro dhe Izrael.
Aksionar kryesor në Jet Holdings, me më shumë se 71% të aksioneve rezulton shoqëria qipriote Constador LTD. Aksionar i vetëm i shoqërisë është shtetasi britaniko-izraelit, Idan Avishai.

Në muajin mars, JET Bank bëri realizoi edhe derdhjen e kapitalit të nevojshëm për të nisur aktivitetin si bankë, për një shumë totale prej 1.06 miliardë lekësh.

Sipas burimeve nga tregu, JET Bank synon të nisë aktivitetin tregtar brenda muajit maj.

Në muajin gusht të vitit të kaluar, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë pati dhënë edhe miratimin paraprak për licencimin e degës së bankës turke Ziraat. Megjithatë, Ziraat ka lëvizur më ngadalë në ngritjen e strukturave dhe plotësimin e kërkesave ligjore për të marrë licencën përfundimtare.

Sipas ligjit “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, licencimi i bankës dhe i degës së bankës së huaj kalon në dy faza: miratimi paraprak i licencës dhe dhënia e licencës.
Ligji parashikon se subjekti që ka marrë miratimin paraprak për licencë, brenda 12 muajve duhet të plotësojë të gjitha kushtet e parashikuara në ligjin “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, në mënyrë që të pajiset me licencën për fillimin e veprimtarisë bankare në vendin tonë.

The post Banka e Shqipërisë licencon zyrtarisht JET Bank appeared first on Revista Monitor.

Masat, si do ulet cash-i në ekonominë me nivelin më të lartë të parasë jashtë bankave në Europë

6 December 2025 at 11:04

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit prezantoi së fundmi nismën kombëtare “Cashless Albania 2030”, një strategji afatgjatë që synon të reduktojë ndjeshëm përdorimin e parasë fizike dhe të nxisë kalimin drejt pagesave elektronike në të gjithë ekonominë.

Plani parashikon objektiva të qarta dhe mekanizma të koordinuar pune që do të shtrihen në vite, me qëllim modernizimin e sistemeve të pagesave, uljen e informalitetit dhe rritjen e transparencës.

Sipas dokumentit të prezantuar, objektivi kryesor është që deri në vitin 2028 vendi të ketë mbulim universal me terminale POS, të paktën 60% e pagesave të kryhen në mënyrë dixhitale dhe të gjitha institucionet publike të pranojnë pagesa jo-cash.

Këto synime përbëjnë bazën e transformimit drejt një ekonomie që funksionon më shumë përmes kanaleve elektronike, duke ulur përdorimin e parasë fizike që sot dominon transaksionet ditore.

Plani parashikon hartimin e 12 masave konkrete, të orientuara sipas prioriteteve që lidhen me adoptimin e teknologjive të pagesave, forcimin e infrastrukturës, ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe detyrimet për institucionet publike.

Për zbatimin e tyre do të krijohet Këshilli për Pagesat Dixhitale, një strukturë që përfshin Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Financave, AKSHI-n, AKSK-në, Bankën e Shqipërisë, Tatimet, Postën Shqiptare, shoqatat e bankave, subjektet financiare jo banka e të parasë elektronike dhe operatorët ndërkombëtarë të kartave.

Në nivel teknik do të funksionojë një grup operativ që do të koordinojë fazat e zbatimit dhe kalendarin e matjes së progresit.

Kalendari i masave parashikon përcaktimin e afateve për secilin hap, sigurimin e koherencës strategjike mes ndryshimeve ligjore dhe fazave teknike dhe organizimin e mbledhjeve të rregullta mujore për monitorimin e objektivave dhe adresimin e sfidave.

Qeveria synon që nisma të mos mbetet vetëm një direktivë politike, por një proces i koordinuar që matet me tregues të qartë rezultateje.

Nisma vjen në një kohë kur Shqipëria ka një nga nivelet më të larta të përdorimit të parasë fizike në rajon.

Shqipëria ka nivelin më të lartë të qarkullimit të parasë jashtë bankave mes vendeve të Ballkanit, një tregues që lidhet drejtpërdrejt me informalitetin dhe me kostot e larta të administrimit të parasë fizike.

Edhe pse pagesat elektronike janë rritur vitet e fundit, ritmi i adoptimit ende mbetet më i ngadaltë krahasuar me vendet e BE-së, ku pesha e cash në ekonomi është në rënie të shpejtë.

Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, raporti mes parasë jashtë bankave dhe agregatit M3 (para jashtë bankave dhe depozita bankare)në korrik 2025 ishte 24.3%.

Megjithatë, ky raport, në rastin e Shqipërisë ka kufizime serioze, sepse nuk përfshin valutën e huaj që qarkullon jashtë sektorit bankar; ky është element me rëndësi të konsiderueshme, duke pasur parasysh Euroizimin e lartë të ekonomisë shqiptare.

Në rast se raportin e parasë jashtë bankave me ofertën monetare do ta llogarisnim vetëm për Lekun (në raport me agregatin monetar M2), atëherë raporti është ndjeshëm më i lartë, 40.4%.

Në krahasim me Eurozonën, Shqipëria ka një shkallë shumë më të lartë të parasë cash në qarkullim.

Sipas të dhënave më të fundit të Bankës Qendrore Europiane, në gusht 2025, paraja jashtë bankave përbënte 9.3% të agregatit monetar M3 dhe afërsisht 10% të agregatit monetar M2.

Shifrat krahasuese të disponueshme për disa ekonomi të rajonit tregojnë raporte edhe më të ulëta. Në rastin e Serbisë, raporti mes parasë në qarkullim dhe agregatit M3 në gusht ishte 7.6%, por rritet ndjeshëm në raport me agregatin M2, në 14.8%.

Në Maqedoninë e Veriut, raporti mes parasë në qarkullim dhe agregatit monetar M3 ishte 9.9%, ndërsa në raport me agregatin M2 ishte lehtësisht më i lartë, në 11.1%.

Vendi më pranë Shqipërisë, por në nivele gjithsesi shumë më të ulëta, është Bosnjë-Hercegovina, ku sipas të dhënave më të fundit, raporti mes parasë në qarkullim dhe agregatit monetar M2 ishte 20.5%.

Banka e Shqipërisë ka theksuar prej vitesh se përdorimi i parasë fizike krijon kosto të drejtpërdrejta për sistemin financiar, pengon gjurmueshmërinë e transaksioneve dhe vështirëson luftën kundër informalitetit dhe evazionit.

The post Masat, si do ulet cash-i në ekonominë me nivelin më të lartë të parasë jashtë bankave në Europë appeared first on Revista Monitor.

RIT Tirana hap dyert për brezin e ri të studentëve shqiptarë; Një diplomë amerikane në Shqipëri

10 October 2025 at 21:49

Në ambientet e kampusit të ri të “American Academy of Technology Tirana”, ku do të ofrohen programet akademike të Rochester Institute of Technology (RIT), u zhvillua ceremonia e hapjes së vitit të parë akademik duke shënuar një moment historik për arsimin e lartë në Shqipëri.

Nisma, e realizuar në bashkëpunim mes Fondacionit Shqiptaro-Amerikan “Harry Fultz”, RIT NY dhe RIT Kosovës, si dhe me kontributin e rëndësishëm të American-Albanian Educational Foundation (AAEF) Albanian-American Development Foundation (AADF), si dhe autoriteteve qeveritare në Shqipëri, synon të ofrojë një diplomë të plotë amerikane të akredituar në ShBA për studentët shqiptarë, për herë të parë në vend.

Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të institucioneve partnere dhe të qeverisë shqiptare, si dhe anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan. Mes tyre ishin Edmond Leka, kryetar i Bordit të “Harry Fultz”; James Myers, përfaqësues i RIT Global; Vangjush Stavro, Drejtor i Përgjithshëm për Arsimin e Lartë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit; Martin Mata, bashkëdrejtues i AADF; Louis Foundos, përfaqësues i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe drejtues i fondacionit AAEF; si dhe Prof. Dr. Orion Zavalani, Rektor i AATT (RIT Tirana).

Në fjalët e tyre, drejtuesit dhe partnerët theksuan rëndësinë e kësaj nisme për forcimin e cilësisë së arsimit, ndalimin e “rrjedhjes së trurit” dhe krijimin e mundësive reale për të rinjtë që duan të ndërtojnë karrierën në Shqipëri, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

 

Edmond Leka: Një kapitull i ri për arsimin në Shqipëri

“Është një kënaqësi e madhe të jem pjesë e kësaj ceremonie, ku më në fund po hapim vitin e parë akademik të këtij projekti, që shënon një kapitull të ri në arsimin e lartë në Shqipëri”, u shpreh Edmond Leka, drejtues i Bordit, në fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit të vitit të parë akademik të RIT Tirana.

Ai theksoi se ky projekt lindi nga një ide e thjeshtë, por me vizion të qartë: “Të ofrojmë cilësi, siguri dhe mundësi për arsimim të barabartë për të rinjtë tanë.

Ky është një hap për t’i përgatitur ata për sfidat e së ardhmes në teknologji, shkencë, biznes e jetë”.

Në fjalën e tij, z. Leka falënderoi të gjithë partnerët që e bënë të mundur këtë nismë unike, duke theksuar mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, AADF-së si dhe të familjes Foundos, për kontributin e tyre të rëndësishëm në realizimin e projektit.

“Ky është rasti i parë në Shqipëri që ofrohet një diplomë e akredituar amerikane, falë bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përkushtimit të shumë aktorëve”, shtoi ai.

Në përfundim të fjalës së tij, z. Leka iu drejtua studentëve të parë të këtij programi me një mesazh motivues:

“Ju jeni arsyeja pse kemi punuar për kaq shumë vite për ta bërë këtë realitet.

Ju do të jeni ambasadorët e parë të kësaj nisme dhe jam i bindur se do të keni sukses e do të frymëzoni shumë të tjerë të ndjekin këtë rrugë. Ju uroj një vit të mbarë, plot energji, kuriozitet dhe besim në aftësitë tuaja”.

 

 

Myers: Një familje globale me mbi 4,500 studentë

Në emër të RIT Global, James Myers shprehu vlerësimin për këtë bashkëpunim të ri akademik, që zgjeron rrjetin global të institutit amerikan edhe në Shqipëri.

“Hapja e kampusit në Tiranë është një moment emocionues dhe dua të përgëzoj të gjithë ata që kontribuuan në krijimin e këtij programi të jashtëzakonshëm, miqtë tanë në AADF, kolegët në RIT Kosovë, në RIT Global, si dhe qeverinë shqiptare dhe Ministrinë e Arsimit për mbështetjen e tyre”, tha z. Myers.

Ai uroi studentët për fillimin e këtij udhëtimi të ri akademik, duke theksuar se ata po bëhen pjesë e një komuniteti të gjerë ndërkombëtar:

“Ju po i bashkoheni një familjeje me më shumë se 4,500 studentë në kampuset tona globale në Kroaci, Kosovë, Dubai dhe në shumë vende të botës. Ju uroj një semestër të mbarë dhe suksese në këtë kapitull të ri të jetës suaj”.

 

Stavro: Të krijojmë rrënjë të forta për të ardhmen

Në emër të Ministrisë së Arsimit, Vangjush Stavro, Drejtor i Përgjithshëm për Arsimin e Lartë, shprehu mirënjohjen për themeluesit dhe organizatorët e projektit duke theksuar rëndësinë që ka prania e një institucioni të tillë në Shqipëri.

“Dëshirojmë t’ju falënderojmë për sjelljen e këtij institucioni prestigjioz në vendin tonë.

Kjo përputhet plotësisht me objektivat tanë për të ofruar një mundësi më të gjerë akademike ndërkombëtare në Shqipëri, në mënyrë që të rinjtë të mos kenë më nevojë të largohen për studime jashtë.

Për më tepër, pse jo, tërheqja e studentëve të huaj për të studiuar këtu është një hap tjetër që e meriton mbështetjen tonë”, tha ai.

Në vijim, z. Stavro iu drejtua studentëve të rinj me një mesazh frymëzues:

“Shfrytëzojeni këtë mundësi për të zhvilluar rrënjë të forta sepse vetëm kështu mund të ndërtoni trungun e duhur, që do t’ju ushqejë me dije dhe do t’ju ndihmojë të lulëzoni në të ardhmen. Lulëzimi është vetëm çështje kohe”.

Në përmbyllje të fjalës së tij, ai u siguroi studentëve mbështetjen e plotë të Ministrisë së Arsimit:

“Ministria e Arsimit është këtu për t’ju mbështetur. Për gjithçka që mund të ndihmojë këtë nismë të lulëzojë, mos hezitoni të na drejtoheni. Ju uroj një vit akademik të mbarë dhe plot arritje”.

 

Mata: Arsimi, investimi më i vështirë, por më i vlefshëm për të ardhmen

Në fjalën e tij, bashkëdrejtuesi i Albanian-American Development Foundation (AADF), Martin Mata, theksoi me krenari se projekti i RIT Tirana përfaqëson një nga përpjekjet më serioze për të mbështetur filantropinë në Shqipëri.

“Ne jemi shumë krenarë për këtë nismë dhe shpesh në zyrat tona e përshkruajmë si përpjekjen më serioze që kemi ndërmarrë ndonjëherë për të mbështetur arsimin.

Mund të kishim zgjedhur fusha më të lehta apo projekte me rezultate më të shpejta, kemi bërë pazare, tregje, piramidën, kemi ndihmuar për muze, por vendosëm të investojmë kohë, energji, para dhe vullnet në arsim”, tha ai.

Z. Mata nënvizoi se arsimi është fusha ku rezultatet kërkojnë kohë për t’u matur, por që mbeten më të qëndrueshmet.

“Një nga këshilltarët tanë më të mençur, nga Izraeli, na thotë shpesh se ndoshta nuk do të jetojmë mjaftueshëm për të parë plotësisht rezultatet e programeve që po ndërtojmë sot në arsim.

Por ia vlen. Sepse nëse duam të dimë si do të jetë Shqipëria pas 20 vitesh, mjafton të shohim cilësinë e arsimit që marrin fëmijët sot”.

Duke iu drejtuar studentëve, ai ndau një këshillë personale:

“Ju jeni e ardhmja juaj. Po përgatisni lagjen tuaj, familjen tuaj, vendin tuaj. Po studioni në një shkollë të mirë, me programe të vështira, jo të gjithë mund t’i përballojnë.

Këshilla ime është ajo që i kam dhënë edhe sime bije kur nisi studimet dy vite më parë: përpiquni të lini telefonin mënjanë për një orë në ditë dhe ta përdorni atë orë vetëm për të studiuar, për të lexuar, për të bërë detyrat. Do ta shihni që suksesi nuk do të vonojë”.

Në fund të fjalës, z. Mata shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që e bënë të mundur këtë projekt, duke veçuar përkushtimin e z. Leka:

“Dua të falënderoj nga zemra Edmond Lekën. E njoh prej shumë vitesh dhe mund të them se këmbëngulja, besimi dhe vullneti i tij për ta çuar përpara këtë projekt kanë qenë thelbësore për çdo hap që ka ardhur më pas.

Bashkë me partnerët tanë të hershëm, familjen Foundos, ne mbetemi të përkushtuar të vazhdojmë të jemi një nga bashkëpunëtorët më të fortë në këtë rrugëtim”.

 

 

Foundos: Nga një ëndërr 10-vjeçare, në një realitet që do të formojë brezat e ardhshëm

Në fjalën e tij, Louis Foundos, përfaqësues i komunitetit shqiptaro-amerikan, u shpreh se përurimi i RIT Tirana shënon përmbushjen e një ëndrre shumëvjeçare.

“Është një nder i madh për mua të përfaqësoj komunitetin shqiptaro-amerikan sot.

Ky moment ka një domethënie të veçantë, pasi ka qenë një ëndërr imja për dhjetë vitet e fundit. Ajo që dikur ishte një ide, sot është bërë realitet, klasa e parë ka nisur zyrtarisht studimet”, tha z. Foundos.

Ai theksoi se kjo arritje nuk do të kishte qenë e mundur pa vizionin dhe përkushtimin e të gjithë bashkëpunëtorëve që besuan në këtë projekt.

“Për shumë vite, një nga sfidat më të mëdha të vendit ka qenë ‘rrjedhja e trurit’, largimi i të rinjve më të talentuar në kërkim të mundësive më të mira jashtë vendit.

Shpresa jonë është që kjo shkollë të ndihmojë në ndryshimin e këtij realiteti duke u ofruar studentëve njohuritë dhe aftësitë që u duhen për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu, në Shqipëri”, – theksoi ai.

Duke folur për rolin e RIT Tirana, z. Foundos shtoi se ky institucion do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në formimin e brezit të ardhshëm të liderëve shqiptarë.

“Me trajnime të forta, me frymën e inovacionit dhe sipërmarrjes amerikane, besojmë se shumë prej këtyre studentëve do të nisin bizneset e tyre dhe do të japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit.

Ky universitet do të luajë një rol të rëndësishëm në formimin e liderëve të së ardhmes, njerëz që do të bëjnë ndryshim në komunitetet e tyre dhe në Shqipëri në tërësi”.

Ai përmendi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të komunitetit shqiptaro-amerikan për këtë projekt.

“Komuniteti ynë ka besuar gjithmonë në forcën e arsimit. Shumë nga sukseset tona në SHBA janë ndërtuar mbi sakrificat e prindërve tanë që investuan në arsimimin e fëmijëve.

Deri tani kemi mbledhur mbi 500 mijë dollarë dhe synimi është të arrijmë 1 milion dollarë. Ky projekt është dëshmi e përkushtimit dhe bujarisë së diasporës sonë”.

Në fund të fjalës së tij, z. Foundos e kujtoi me emocion të vëllanë, Albert Foundos, bashkëthemelues i fondacionit, i cili nuk jeton më për ta parë këtë ëndërr të realizuar.

“Vëllai im Albert ndau të njëjtin vizion, por nuk arriti të shihte ditën kur kjo ëndërr u bë realitet. Familja e tij ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për këtë nismë dhe është sot këtu me ne, vajzat e tij, Donna dhe Christine, që e përfaqësojnë me krenari”.

“Ne jemi të emocionuar të shohim rritjen, arritjet dhe suksesin e studentëve të RIT Tirana në vitet që do të vijnë. Ata nuk përfaqësojnë vetëm të ardhmen e universitetit, por të ardhmen e Shqipërisë”, përfundoi ai.

 

Prof. Dr. Orion Zavalani: Ju jeni brezi që po hyn në historinë e arsimit në Shqipëri

Rektori i RIT Tirana, Prof. Dr. Orion Zavalani, falënderoi të gjithë të pranishmit që morën pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit të parë akademik, duke e cilësuar këtë një ditë të veçantë jo vetëm për universitetin, por për gjithë arsimin e lartë në Shqipëri.

“Faleminderit të gjithëve që jeni sot këtu për të festuar fillimin e vitit të parë akademik të këtij kampusi të ri global të Rochester Institute of Technology në Tiranë.

Ky është një hap historik që do të bëhet një qendër e gjallë e arsimit të lartë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me fokus në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe inovacion”, u shpreh z. Zavalani.

Ai nënvizoi se RIT Tirana synon të arrijë ekselencë në mësimdhënie dhe në formimin profesional të studentëve, përmes një qasjeje që nxit mendimin kritik dhe aftësitë analitike.

“Këtu, studentët do të mësojnë jo vetëm të studiojnë, por të mendojnë ndryshe, të analizojnë, të hulumtojnë dhe të krijojnë zgjidhje reale për sfidat e së ardhmes”, – tha rektori.

Duke iu drejtuar studentëve të parë, z. Zavalani theksoi domethënien simbolike të këtij momenti:

“Kjo është një ditë historike për ju, jo vetëm sepse shënon fillimin e rrugëtimit tuaj universitar, por sepse ju do të mbeteni përherë pjesë e historisë së këtij institucioni si gjenerata e parë që studion nën një program amerikan të akredituar në Shqipëri.

Vlerësoni çdo moment, shfrytëzoni çdo mundësi dhe jepni më të mirën tuaj në çdo hap”.

 

The post RIT Tirana hap dyert për brezin e ri të studentëve shqiptarë; Një diplomë amerikane në Shqipëri appeared first on Revista Monitor.

Received — 7 July 2025 Revista Monitor

RIT Tirana hap regjistrimet: Diploma e vetme amerikane në Shqipëri dhe mbi 60 bursa në dispozicion

7 July 2025 at 11:39

RIT Tirana – Arsim amerikan në zemër të Tiranës. Bëhu pjesë e së ardhmes!

Studentët shqiptarë kanë tashmë një mundësi unike për të ndjekur studimet e larta me standard amerikan, pa u larguar nga vendi. RIT Tirana / American Academy of Technology Tirana, institucioni më i ri akademik në vend, ka shpallur hapjen e regjistrimeve për vitin akademik të ardhshëm, duke ofruar mbi 60 bursa studimi dhe dy programe në fushat më të kërkuara të tregut:

  • Inxhinieri Elektrike
  • Teknologjitë e Informacionit

Në bashkëpunim me Rochester Institute of Technology (RIT) New York – një nga universitetet më të njohura amerikane për teknologji, inovacion dhe inxhinieri – RIT Tirana është i vetmi institucion në Shqipëri që ofron diplomë amerikane të barasvlefshme me atë që lëshohet në SHBA.

Filozofi amerikane, mundësi globale

Me një kombinim të stafit ndërkombëtar dhe shqiptar, mësimdhënie me filozofi amerikane dhe infrastrukturë moderne, RIT Tirana u krijon studentëve jo vetëm kushte optimale për të studiuar, por edhe për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme ndërkombëtare. Nëpërmjet programit të shkëmbimit akademik, studentët mund të kalojnë një ose më shumë semestra në një nga kampuset globale të RIT, si New York, Dubai, Kinë,  Kroaci, Prishtinë, duke pasur një përvojë unike kulturore dhe profesionale.

Investim në të ardhmen

“RIT Tirana ofron një diplomë amerikane me të njëjtën vlerë si ajo në RIT New York, por me një kosto shumë më të përballueshme për studentët shqiptarë. Për më tepër, nëpërmjet rrjetit ndërkombëtar dhe programit CO-OP, studentët fitojnë përgatitje të plotë për tregun global të punës”.

Ky projekt mbështetet nga Instituti “Harry Fultz” dhe konsiderohet si një nga iniciativat më ambicioze për përmirësimin e arsimit të lartë në Shqipëri. Me hapjen e RIT Tirana, studentëve shqiptarë u ofrohet arsim cilësor, përvojë ndërkombëtare dhe një diplomë konkurruese në tregun global.

 Aplikimet janë të hapura – vendet janë të kufizuara!

Tel: +355 69 607 3581

Web: rit.edu/tirana

Email: tiranaadmissions@rit.edu

The post RIT Tirana hap regjistrimet: Diploma e vetme amerikane në Shqipëri dhe mbi 60 bursa në dispozicion appeared first on Revista Monitor.

Received — 16 June 2025 Revista Monitor

Union Financiar Tiranë prezanton Kartën UPay – Një epokë e re për financat personale

16 June 2025 at 10:00

Në një kohë kur teknologjia po përcakton ritmin e jetës sonë të përditshme, Union Financiar Tiranë vijon të sjellë risi që synojnë të bëhen pjesë e pandashme e përvojës sonë financiare e tanimë: Karta UPay.

Më shumë se një kartë, Karta UPay është një partner i zgjuar në menaxhimin e parave dhe financave tona, me mundësi pa fund përdorimi si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Nëpërmjet kësaj karte zgjerohet edhe funksionaliteti i aplikacionit UPay duke rritur mundësitë e blerjeve dhe transaksioneve për përdoruesit.

Karta UPay është ndërtuar mbi parimet e thjeshtësisë, shpejtësisë dhe sigurisë. Me një dizajn elegant dhe funksionalitet të avancuar, Karta UPay përfaqëson përkushtimin e Union Financiar Tiranë për të sjellë inovacion të vërtetë në tregun shqiptar.

Karta UPay është një kartë debiti Mastercard që lidhet direkt me aplikacionin UPay të kartëmbajtësit dhe i jep mundësinë të përdorë fondet e disponueshme në llogarinë UPay.

Nuk është thjesht një kartë. Me aplikacionin UPay, përdoruesit/kartëmbajtësit kanë akses të plotë në një platformë digjitale të ndërtuar për nevojat e sotme: pagesa të shpejta, siguri maksimale, njoftime të menjëhershme për çdo transaksion, mundësi për të menaxhuar financat në kohë reale.

Për të marrë një kartë UPay mjafton që të aktivizoni një llogari UPay. Aplikimi është i thjeshtë, tërësisht digjital direkt nga aplikacioni, pa pasur nevojë që të qëndroni në radhë në sportel. Karta ju vjen shumë shpejt në adresën tuaj. Ju gjithashtu mund ta integroni lehtësisht kartën UPay me Google Wallet dhe ta përdorni si mjet pagese nga celulari juaj, njëlloj si çdo kartë tjetër Mastercard.

Edhe në rast se nuk keni një llogari bankare, ju mund të pajiseni me kartën UPay dhe ta mbushni atë në çdo pikë Unionnet – Western Union. Në këtë mënyrë mund të bëni blerje kudo, apo të udhëtoni të qetë dhe të sigurt pa pasur nevojë të mbani para CASH me vete.

Një hap përpara në përvojën financiare shqiptare

Ky zhvillim i rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve financiare në Shqipëri u arrit nëpërmjet bashkëpunimit strategjik me Union Bank dhe Paylink,  i vetmi procesor lokal që zotëron të gjitha certifikimet e nevojshme kombëtare dhe ndërkombëtare sipas standardeve të Këshillit të Pagesave me Kartë, duke sjellë në treg një produkt inovativ që synon të ofrojë më shumë lehtësi, fleksibilitet dhe siguri për përdoruesit. Është një nismë që përfaqëson edhe një shembull konkret të bashkëpunimit ndërmjet sektorit bankar dhe teknologjisë financiare, me synimin për të përmirësuar përvojën e përdoruesve dhe për të nxitur përfshirjen financiare në një kohë kur digjitalizimi po bëhet gjithnjë e më i domosdoshëm.

Hedhja në treg e kartës UPay përkon edhe me një tjetër risi të ofruar për klientët tanë: UPay – Full Digital Onboard, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. Ky zhvillim mundëson që aktivizimi i llogarisë UPay të bëhet tërësisht online. Procedura është e thjeshtë. Pas instalimit të aplikacionit UPay Albania dhe regjistrimit, përdoruesi e aktivizon direkt në aplikacion llogarinë UPay duke mundësuar akses të menjëhershëm në të gjitha shërbimet e pagesave që ofron UPay, përfshirë aplikimin dhe aktivizimin e Kartës UPay.

Me këto risi, UPay bëhet një portofol digjital tejet i kompletuar duke u shndërruar në një lider për inovacionin dhe vizionin nëpërmjet të cilit u shërbejmë klientëve tanë kudo që ndodhen.

Me UPay, teknologjia nuk është më privilegj – është mundësi për të gjithë.

Rreth UFT

Union Financiar Tiranë (UFT) është agjenti i vetëm i Western Union Financial Services Inc. për Shqipërinë, që nga viti 1995 dhe Institucion i Parasë elektronike. UFT operon në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Kroaci dhe Zvicër. Gjatë 30 viteve të aktivitetit në Shqipëri, UFT ka ngritur rrjetin më të gjerë të pikave të ofrimit të shërbimeve financiare anembanë vendit. Me mbi 750 agjenci Unionnet – Western Union mundëson kryerjen e të gjitha pagesave vetëm në një sportel.

Gjithashtu, UFT ka hedhur në treg platformën e pagesave online UPay, që ka sjellë zgjidhje dhe lehtësi si për individët, ashtu edhe për biznesin, duke u bërë një terminal pagesash për të gjithë bashkëpunëtorët dhe një portofol dixhital për të gjithë klientët që po ndjekin sfidat që sjell dixhitalizimi dhe zhvillimi i pandalshëm i teknologjisë.

The post Union Financiar Tiranë prezanton Kartën UPay – Një epokë e re për financat personale appeared first on Revista Monitor.

Sistemet e reja të aluminit nga REHAU Window Solutions tani janë në dispozicion edhe në Shqipëri

25 March 2025 at 10:12

Sistemet për dritare dhe fasada alumini erdhën në treg si pjesë e qasjes strategjike të REHAU Window Solutions për të qenë partner “All in One“ i bashkëpunëtorëve dhe klientëve tanë në Shqipëri.

REHAU Window Solutions zgjeroi portfolion e produkteve të saj për tregun e Shqipërisë duke ofruar sisteme të cilësisë së lartë për dritare dhe fasada alumini. Qasja e partnerit premium REHAU Window Solutions “All in One“ mundëson që në ofertë të përfshihet gjithçka që nevojitet për efikasitet maksimal në të gjithë zinxhirin e vlerave, duke ofruar zgjidhje inovative për arkitektët, zbatuesit, tregtarët dhe specialistët e montimeve.

Ekspertët e kompanisë gjithmonë synojnë të inkurajojnë forcimin dhe zgjerimin e bizneseve të klientëve dhe partnerëve të tyre në Shqipëri. Prandaj, REHAU Window Solutions po zgjeron në mënyrë strategjike ekspertizën e saj në fushën e konstruksioneve ndërtimore të jashtme.

“Hapi i ardhshëm logjik janë sistemet e profileve të aluminit për dritare dhe fasada. Ato plotësojnë ekspertizën tonë në profilet PVC me sisteme alumini për tregje të zgjedhura ekskluzive, si Shqipëria. Këto sisteme janë krijuar në bashkëpunim me ekspertët e aluminit nga Elvial, i cili është një partner i përkryer për këtë projekt. REHAU Window Solutions dhe Elvial përfaqësojnë biznese tradicionale familjare me vlera dhe qasje që karakterizohet nga besueshmëria, cilësia dhe dëshira për bashkëpunim të ngushtë me klientët dhe partnerët. Si një partner ‘All in One’, REHAU Window Solutions partnerëve dhe klientëve të saj u ofron gjithmonë një potencial të ri dhe një vlerë të shtuar të matshme gjatë gjithë projektit,” thotë Karsten Heuer, drejtor ekzekutiv i REHAU Window Solutions.

Portfolioja e zgjeruar me dritare dhe sisteme të fasadave të qëndrueshme të aluminit të cilësisë më të lartë krijon vlera të reja për partnerët dhe klientët e kompanisë. Ata përfitojnë nga qasja sistematike, e cila siguron efikasitet maksimal nga një burim në të gjithë zinxhirin e vlerave. Kompania mendon dhe vepron në një mënyrë të orientuar nga tregu, gjë që e bën atë një partner premium prijës për arkitektët, përpunuesit, tregtarët dhe ekspertët e montimit në tregun e Shqipërisë.

“Lidhja midis REHAU Window Solutions dhe Elvial krijon kushte të shkëlqyera për zgjidhje të orientuara drejt së ardhmes dhe suksesit të përbashkët. Klientët dhe partnerët marrin zgjidhje sistematike me qëndrueshmëri më të lartë, me teknologji supreme absolute dhe estetikë të rafinuar”, thotë Tanja Cika, kryetare e bordit të Elvial.

Nëngrupi REHAU Industries Window Solutions çdo ditë po revolucionarizon dritaret dhe dyert për një jetë më të mirë. Koncepti i tij unik i riciklimit EcoPuls përfaqëson një model të lartë për qëndrueshmërinë në industri. Si një pionier dhe lider në zgjidhjet e qëndrueshme industriale, REHAU Window Solutions është një partner “All in One“ dhe ekspert prijës për zgjidhjet sistematike gjithëpërfshirëse në të gjithë zinxhirin e vlerës.

Grupi REHAU bashkon kompani të forta nën një çati dhe arrin një xhiro vjetore prej rreth 4.5 miliardë eurosh me zgjidhje të bazuara në polimere. Më shumë se 20.000 punonjës punojnë për grupin në mbi 190 vende në mbarë botën, me një qëllim të përbashkët – përmirësimin e jetës përmes përdorimit të teknologjive inovative dhe të qëndrueshme.

Engineering progress. Enhancing lives.
Klikoni për shumë info: https://window.rehau.com/al-sq

The post Sistemet e reja të aluminit nga REHAU Window Solutions tani janë në dispozicion edhe në Shqipëri appeared first on Revista Monitor.

Flluska (imagjinare) imobiliare as do të krijohet e as do të pëlcasë në 2025.

3 January 2025 at 13:32

Andi Ballta, ABI BANK

Në shumë ekrane dhe portale ka muaj e muaj që diskutohet për “flluskën” imobiliare që po rritet dhe do të “pëlcasë” shumë shpejt. Për javë shohim opinionistë, “specialistë”, analistë, gjithologë, mendjexhij (dhe mendjexhesha) që këmbëngulin se flluska po fryhet nga që dikush vendos të paguajë deri në 5 mijë euro për metër katror. Herë të tjera përmendet si gjetje origjinale mospërputhja e numrit të dritave të ndezura (ose të fikura) në pallate dhe i banorëve që konsumojnë (ose jo) energji. Ka dhe një statistikë që lidh çmimin e raportuar të shitjeve me kreditë në banka dhe më pas nxirret kosinusi alfa që gjithmonë gjen stër-ndërlidhje të çdo gjëje që ndodh me një numër shumë të saktë aktiviteti kriminal. Të gjithë bien dakord që kur ky aktivitet kriminal do të mbarojë, do të sjellë “pa një pa dy” flluskën imobiliare.

Vetëbesimi në qenësinë e flluskës, arsyet e flluskës, urgjenca parapëllcitëse, si dhe shpjegimi i çdo përmirësimi financiar të shqiptarëve, (kryesisht) me krimin e organizuar, më kujton bindjen e shumicës (shumë e shumë vite përpara), se po të hanin tre vezë (të ziera) në ditë, fundi do të ishte i dhimbshëm dhe i menjëhershëm.

Për të gjithë ata shqiptarë (apo diasporën), që kanë parë të ardhurat e tyre të rriten në vitet e fundit, apo të dyfishohet vlera e apartamentit, pavarësisht nga mospërfshirja e tyre historike në trafiqe, apo krime të tjera të organizuara (ose solitare/të pa organizuara), dhe që duan të investojnë në prona imobiliare, lajmi i mirë është që NUK KA ABSOLUTISHT ASNJË shenjë domethënëse statistikore flluskë imobiliare në vitin 2025.

Flluskat imobiliare pothuaj gjithmonë shoqërohen nga:
A) rritje e shpejtë e kreditimit
B) rritje e interesit të kredisë
C) rritje e raportit të kredive me totalin e depozitave
D) rritje e raportit të kredive të këqija.

Si raportohet më poshtë, ASNJË (ose më qartë ABSOLUTISHT ASNJË) nga këta stimuj të fuqishëm të flluskave nuk ekziston sot në Shqipëri dhe nuk pritet të krijohet gjatë 2025.

(Shumë) Pak Histori

Shqipëria ka pasur vetëm një ngadalësim/“krizë” normale (domethënë pa trazira sociale) financiare në historinë e vet kapitaliste që ndodhi gjatë viteve 2010-2014. Është shumë e thjeshtë të analizosh këtë krizë dhe tipari më domethënës jo i zakonshëm i kësaj krize ka qenë ruajtja e nivelit të çmimeve imobiliare. Pra as kjo krizë nuk solli flluskë domethënëse imobiliare. Ndërkohë që çmimet nuk ranë në mënyrë masive dhe domethënëse (që është tipari kryesor i një flluske), numri i shitjeve të apartamenteve u ngadalësua shumë. Arsyet kryesore të kësaj sjelljeje jo të zakonshme kanë qenë niveli i ulët i likuidimeve imobiliare masive. Këto likuidime nuk ndodhën sepse ka pasur një nivel të ulët të kreditimit (ose pjesëmarrja e lartë e kapitalit) dhe nga një sjellje historike e kujdesshme e bankave (dhe Bankës Qendrore) ndaj klientëve me probleme. Pra shqiptarët dhe sistemi bankar shqiptar vendosën të mos shesin me humbje pasuri imobiliare, pavarësisht nga kthimi negativ i atyre viteve (atëherë nuk ekzistonte as Booking, as Airbnb dhe qiradhënia ishte shumë e ulët).

Po pse nuk shikojmë asnjë rrezik domethënës për flluskë imobiliare në vitin 2025?
1- Shumica e zhurmës rreth flluskës imagjinare lidhet me lejet e ndërtimit të dhëna. Këtu “harrohet” të sqarohet se lejet e dhëna nuk janë ndërtime të përfunduara. Nuk ka shumë sens të krahasosh ndikimin në flluskë imobiliare të PDF-ve të projekteve, me atë të ndërtesave (të përfunduara apo në ndërtim) të pashitura. Flluska nuk vjen nga lejet e aprovuara, por nga ndërtesat e pashitura (dhe kryesisht të mbi ngarkuara me borxh).
2- Edhe sikur të llogariteshin si të ndërtuara të gjitha lejet e dhëna në 10 vitet e fundit (raportohen rreth 9 milionë metra katrorë leje), po të shumëzohen me rreth 600 euro për metër katror që është kostoja e ndërtimit (një mesatare e përafërt), totali i kostos do të ishte 5-6 miliardë euro. Po të krahasohet kjo kosto me të ardhurat vjetore nga turizmi, rritjes zyrtare të depozitave në sektorin bankar, shitjet zyrtare të raportuara të aseteve imobiliare, dhe preferencës historike të shqiptarëve për investime imobiliare, ky investim 5-6 miliardë euro do të ishte shumë i përballueshëm. Ka disa vite që depozitat zyrtare të sistemit bankar rriten me mbi 1 miliard euro në vit, ndërkohë që shitjet imobiliare të raportuara edhe vetëm te jo rezidentët janë me qindra milionë euro. Nga ana tjetër nuk ka akoma një raport të saktë se çfarë pjese e lejeve është ndërtuar (gjithsesi është shumë larg shifrës 9 milionë metra katrorë leje). Rritja e depozitave në sistemin bankar dhe shitjet imobiliare te jo rezidentët tregojnë përfshirjen ose potencialin përfshirës të investimit me kapital. Një investim i bazuar në kapital (pra jo në kredi) ka një probabilitet shumë të ulët të çojë në shitje masive që do të çonin në një flluskë.
3- Rritja e kreditimit të sektorit imobiliar është e moderuar në lidhje me rritjen e depozitave. Pavarësisht rritjes së kredisë, rritja e depozitave ka qenë edhe më e fortë. Raporti i kredive ndaj depozitave për sistemin bankar në Shqipëri vazhdon të jetë tejet i ulët (nën 50%). Flluskat imobiliare në Amerikë pas 2008 ka pasur një raport kredi bankare mbi depozita në nivelin 100%, Spanja pas vitit 2012, 120%, dhe Kina e para pak viteve, 75%.
Rritja e kreditimit imobiliar në Shqipëri ka qenë e moderuar edhe sepse sistemi bankar dhe Banka Qendrore janë shumë të ndjeshëm ndaj rritjes së kredisë imobiliare. Për më tej, financimi i diasporës ose jo rezidente e që investojnë në mënyrë domethënëse në prona imobiliare, është pothuaj inekzistent. Gjithashtu, Shqipëria nuk ka pasur dhe nuk ka kreditime imobiliare afatgjata me norma fikse. Kjo situatë ka mundësuar përfshirje domethënëse të kapitalit në financim. Kjo veçanti (siç u shpjegua më lart) ka qenë një nga arsyet e mosrënies së çmimeve gjatë 2010-2014 dhe do të vazhdojë të mbetet një faktor stabilizues në çmimet e pronave imobiliare.
4- Interesat e kredive (përgjithësisht) kanë rënë gjatë vitit të fundit. Euribor-i është rreth 2.4% sot në krahasim me 4% dy vite më parë. Ndonëse primi mbi euribor nuk ka pasur ndonjë ulje domethënëse (dhe në raste të caktuara është rritur nga kërkesa për fonde të reja) baza e euribor-it është ulur. Periudha e para krizave shoqërohet me rritje të interesit, gjë që nuk pritet të ndodhë në 2025.
5- Zhurma tjetër e madhe për çmime për apartamente prej 4/5 mijë euro për metër katror në fakt i referohet VETËM një numri tejet të vogël sipërfaqesh të banesave shumë të mira dhe të përfunduara ose pothuajse të përfunduara (në Tiranë apo vijë të parë bregdetare). Totali i metrave katrorë që kërkojnë këtë çmim kurrë nuk është më shumë se 300-400 apartamente apo vila. Kërkesa e një shtrese domethënëse sipërmarrësish të rinj dhe ekzistues (apo familjarëve të tyre) për apartamente të tilla është kryesisht nga bumi ekonomik i viteve të fundit dhe kjo kërkesë ka qenë shumë më e lartë se kjo oferta e apartamenteve shumë të mira të përfunduara. Është e vërtetë statistikore që në pesë vitet e fundit është rritur shumë “edhe ferra, edhe lepuri”. Ka shumë më shumë të ardhura dhe fitime nga sipërmarrës/e që kërkojnë apartamente apo vila shumë cilësore.
6- Kërkesa për apartamente në Tiranë apo bregdet në çmim deri në 1500-2000 euro për metër katror vazhdon të përbëjë shumicën dërrmuese të sipërfaqes në ndërtim. Kjo kërkesë është prezente dhe domethënëse.
7- Rritja e pagave reale është shumë më domethënëse se sa e raportuara.
8- Informaliteti në raportimin e fitimit çorodit shumicën e të dhënave makro dhe mikro ekonomike dhe sugjeron frenim të pagave apo të fitimeve (asnjë nga këto nuk është e saktë). Theksojmë se ky fenomen nuk është unik për Shqipërinë. P.sh. Greqia nga mos raportimi ka indikatorë ekonomikë më të ulët se Bullgaria. Gjithsesi, mungesa e eficiencave në mbledhjen dhe përdorimin e taksave deri tani ka qenë e balancuar nga investimet e evazorëve fiskalë në prona, kompani dhe infrastrukturë. Rritja e vazhdueshme dhe domethënëse e pagave dhe fitimeve të kompanive zvogëlon mundësinë e flluskës.
9- Meritokracia në dhënien e lejeve të ndërtimit ka qenë dhe mbetet një faktor shumë pozitiv në zhvillimin me leverdi të ndërtimit. Në eksperiencën tonë, ata që kanë marrë leje, kanë qenë si opozitarë të flaktë, mbështetës të hapur të partisë në pushtet, askushë politikë, ëndërrimtarë, etj. Ndryshe nga eksperienca të vendeve të tjera të vogla konkurrente direkt me Shqipërinë, këtu tek ne nuk ka pasur asnjë grup që ka bllokuar apo ka vonuar në mënyrë domethënëse dhënien e lejeve apo zhvillimin e konkurrenteve.
10- Argumenti i dritave të fikura dhe fatura të dritave me konsum zero është shumë pak domethënës për një komb që ka investuar në pasuri imobiliare me fitim negativ për shumë vite (derisa për fat erdhi Booking.com apo Airbnb). Mosprania në apartamentet që blihen ka qenë dhe është po ashtu tipike për shumë qytete ku jabanxhinjtë vendosin të blejnë prona imobiliare por nuk jetojnë atje. Majami, Nju Jork, Marbella etj., kanë të njëjtën tipologji. Fakti që shqiptarët vazhdojnë të investojnë në prona imobiliare nuk është as tejet i veçantë, as inovativ, as veçanërisht i mençur. Gjithë bota bën dhe ka bërë fiks të njëjtën gjë për qindra vite. Ka një studim qindravjeçar të leverdisë së investimit në grupe të ndryshme industrish në vende të ndryshme. Në këtë studim dukshëm pronat imobiliare kanë qenë gjithmonë një investim me kthim më të lartë.
11- Sot (më shumë se kurrë ndonjëherë) bregdeti shqiptar padyshim ofron një produkt të krahasueshëm në cilësi dhe sasi dhe çmim me zonat turistike me çmime të ulëta dhe të mesme. Pavarësisht se do të duhen po aq inxhinierë me famë botërore sa kemi arkitektë të tillë, për të vendosur dhe për të validuar infrastrukturën e duhur, apo një upgrade të ndërgjegjes kolektive për t’u sjellë dhe për të shërbyer si vend me çmim të lartë, nuk ka më nevojë të shpjegohet se pse ia vlen të vish një javë në Shqipëri apo të blesh një apartament në bregdet në Shqipëri. Për ata/ato që e njohin Tiranën me vite, e dinë se në zonën e bllokut në Tiranë gjatë të shtunave të shumë muajve dëgjohen shumë gjuhë të huaja. Prurjet e turizmit dhe interesi në prona imobiliare në bregdet pritet të vazhdojë. Siç është diskutuar më herët, bregdeti i Shqipërisë është më pak se 20% i zhvilluar (dhe po flasim vetëm për vijën e parë). Prurjet e të ardhurave nga turizmi dhe investimet në zona turistike raportojnë kërkesë të kënaqshme që pritet të vazhdojë gjatë 2025.
12- Rëndësia e diasporës në investime është shumë e madhe. çdo vit kjo diasporë shtohet në sasi dhe potencial financiar investues në prona imobiliare. Gjithashtu hotelierët e suksesshëm kanë filluar të përdorin emrin e mirë të tyre për të krijuar brande rezidenciale dhe klientela e tyre të hoteleve po i ndjek në investime imobiliare. Kërkesa nga diaspora vazhdon të jetë shumë e kënaqshme.
13- Akoma në Shqipëri nuk kemi spekulatorë institucionalë që do të ndikonin si në rritjen e shpejtë të çmimeve, ashtu dhe në likuidimin masiv të pronave imobiliare në rast krize. Kur këta spekulatorë kanë hyrë në tregjet e Kroacisë, Malit të Zi apo vendeve të tjera të Mesdheut Verior, ka pasur një rritje më të shpejtë të çmimit. Ky segment investues vazhdon të jetë inekzistent në Shqipëri, kryesisht për shkak të:
a. Mosnjohjes historike të Shqipërisë si destinacion investimi
b. Një sistemi gjyqësor në zhvillim
c. Një stereotipi negativ të forcës mbrojtëse të ligjit për investitorë të huaj.
d. Ndonëse perceptimi është shumë më negativ se realiteti, mosnjohja historike e Shqipërisë dhe rastet e mosmbrojtjes së investitorëve të huaj kanë mbajtur dhe mbajnë larg investitorë spekulativë të huaj në prona imobiliare.
14. Kreditë e këqija si total i volumit të kredive janë në nivelet më të ulëta historike (nën 5%). Ngadalësimi/kriza imobiliare në Shqipëri erdhi kur kreditë e këqija ishin afër 20% të totalit.
15. Likuidimi masiv i pronave imobiliare është një nga faktorët kryesorë që përshpejton flluskën në plasje dhe shfryrje. Ky lloj likuidimi në Shqipëri është shumë i vështirë nga ana ligjore pasi:
a. ndërtuesit kanë pothuaj zero risk penaliteti në mënyrën se si hartohen kontratat e porosisë në rast vonese të investimit, si pasojë e mosshitjeve. Risku i mospërfundimit nga mosshitja kryesisht ka qenë dhe është përballuar nga porositësit, pronarët e tokës dhe financuesit. Për pasojë investitorët mund të vonojnë afatin e përfundimit në varësi të kërkesës së shitjeve.
b. inventari i apartamenteve të mbaruara dhe të pashitura është shumë i ulët për të krijuar flluskë.
c. nuk mund të shiten ndërtesa të pahipotekuara dhe ndërtesat hipotekohen shumë më vonë se mbarohen
16. Pronat imobiliare janë një nga mundësitë e inventarizimit/ruajtjes të pasurisë. Dikush mund të zgjedhë që pasurinë ta mbajë në kompani, dikush tjetër në bono thesari apo korporative, ar, argjend, bursë, monedhë, kripto, etj. Për shkak të limitimit të mundësive të investimit dhe risisë embrionike të zhvillimit të turizmit, investimet imobiliare vazhdojnë të jenë një alternativë domethënëse dhe dominuese në Shqipëri. Ne jemi në fillimet e përdorimit të turizmit si burim domethënës të ardhurash dhe është kjo një nga arsyet e mosnjohjes së të mirës së madhe që na ka gjetur.

Të gjithë faktorët e mësipërm sugjerojnë që nuk ka asnjë arsye makro apo mikroekonomike për të parashikuar flluskë imobiliare në 2025-n. Mbase kur të trefishohen kreditë e këqija, të dyfishohet raporti kredi mbi depozitat, apo të dyfishohen interesat dhe shumë nga tiparet e sipërpërmendura të fillojnë të jenë më pak domethënës ka sens të shikohet përqendrimi i secilit në prona imobiliare.

Analiza e mësipërme përjashton situata ekstreme (luftë, luftë civile apo akte domethënës terroriste). Gjithsesi, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe procesi i pranimit në Bashkimin Europian i minimizojnë në mënyrë shumë domethënëse këto rreziqe ekstreme.

The post Flluska (imagjinare) imobiliare as do të krijohet e as do të pëlcasë në 2025. appeared first on Revista Monitor.

Vodafone sjell “5G HoloShow” në TEG, një dimension i ri argëtimi

20 December 2024 at 16:51

Eksperienca e vërtetë 5G e Vodafone Albania sapo ka filluar, duke e befasuar publikun shqiptar me shfaqje deri dje të paimagjinueshme dhe me protagonistë personazhe të dashur për publikun, që nga këngëtarët Elgit Doda e futbollisti i Kombëtares Mirlind Daku, deri te babagjyshi i Vitit të Ri, Grinçi dhe elfët për më të vegjlit.

“Vodafone 5G holoshow” është spektakli i Vodafone në ambientet e qendrës tregtare TEG, i cili ka nisur në 14 dhjetor dhe do të zgjasë deri në 21 dhjetor, duke sjellë të tjerë personazhe të dashur si Marsela Çibukaj e Dj Zava në ditët në vijim. Një projekt novator që tregon potencialin transformues të Rrjetit Vodafone 5G, duke ofruar një përvojë argëtuese gjithëpërfshirëse dhe interaktive.
Platforma HoloShow shfrytëzon fuqinë e rrjetit 5G, pra shpejtësinë e lartë dhe latencën e ulët, për të krijuar imazhe realiste 3D. Kamerat e smartphone-it kapin imazhet e një personi apo objekti dhe i transmetojnë në kohë reale si një imazh holografik tredimensional. Ky imazh përpunohet përmes një motori të avancuar të imazhit 3D dhe transmetohet në një vend që mund të jetë shumë larg atij ku janë përftuar imazhet fillestare. Imazhi holografik mund të shfaqet në një mjedis virtual ose të mbivendoset në një mjedis të botës reale.

Vizitorët e shumtë në qendrën tregtare TEG patën mundësi të shijonin performancat e këngëtarit Elgit Dode, i cili ndonëse nuk ndodhej fizikisht aty, krijoi një lidhje të fortë me shikuesit falë teknologjisë së holoshow-t që siguron imazhe reale dhe të drejtpërdrejta.

“Jemi shumë entuziastë që po sjellim këtë projekt inovativ në TEG, i cili është një dëshmi e aftësive të jashtëzakonshme të rrjetit tonë 5G”, tha zoti Balázs Révész, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania. “Vodafone 5G HoloShow është shembulli perfekt se si po i hapim rrugë dhe po udhëheqim në zhvillimin teknologjik dhe përmirësimin e përvojës së klientit.”

Falë teknologjisë 5G që është përhapur tashmë në shumë qytete anembanë globit, Vodafone Albania mbetet në krye të inovacionit, duke e sjellë përvojën e vërtetë 5G edhe në Shqipëri. Magjia vazhdon edhe për pak ditë, ndaj mos e humbisni! Ejani dhe përjetoni të ardhmen e argëtimit me Vodafone në TEG HoloShow.

The post Vodafone sjell “5G HoloShow” në TEG, një dimension i ri argëtimi appeared first on Revista Monitor.

Ermal Beqiri dhe ACTI: Transformimi i Teknologjisë në Shqipëri.

3 December 2024 at 15:04
ACTI (Albanian Council for Technology and Innovation) është një iniciativë vizionare që synon të transformojë peizazhin teknologjik të Shqipërisë. Themeluar nga një grup liderësh pasionantë për teknologjinë dhe inovacionin—Ermal Beqiri (Kryetar), Andis Papa, Gentian Lika, Kushtrim Shala, Gjergji Mullaj, Gëzim Hoxha, Enea Buza dhe Enor Nakuci—ACTI synon të krijojë një ekosistem të fuqishëm që bashkon talentet, idetë dhe kompanitë më të mira të industrisë teknologjike shqiptare.

Misioni i ACTI: Të Ndërtojmë së Bashku Një Ekosistem Teknologjik

Industria teknologjike shqiptare përballet me shumë sfida, por edhe mundësi të jashtëzakonshme. Për të adresuar këto, ACTI ka në qendër të misionit të saj:
•Krijimin e një ekosistemi gjithëpërfshirës, ku profesionistët dhe kompanitë bashkëpunojnë për të ndarë njohuri dhe përvoja.
•Zhvillimin e talenteve dhe edukimin profesional, duke hapur dyer për brezin e ri të ekspertëve teknologjikë.
•Promovimin ndërkombëtar të teknologjisë shqiptare, duke ndërtuar ura me diasporën dhe partnerët globalë.
Ermal Beqiri në një takim strategjik të ACTI

Komitetet Strategjike: Shtyllat që Mbështesin Transformimin

Puna e ACTI është e organizuar në 6 komitete strategjike, secila me një rol të qartë për të nxitur zhvillimin e teknologjisë:
1.Komiteti i Edukimit dhe Trajnimit: Ndihmon profesionistët të përgatiten për sfidat globale përmes programeve të përditësuara.
2.Komiteti i Talenteve të Diasporës: Lidh ekspertizën shqiptare jashtë vendit me projektet lokale.
3.Komiteti i Inovacionit dhe Start-Up-eve: Mbështet idetë dhe sipërmarrjet e reja teknologjike.
4.Komiteti i Politikave dhe Rregulloreve: Ndihmon në krijimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillimin teknologjik.
5.Komiteti i Sigurisë Kibernetike: Rrit ndërgjegjësimin dhe adreson sfidat e sigurisë digjitale.
6.Komiteti i Networking dhe Partneriteteve: Forcon bashkëpunimin midis kompanive dhe profesionistëve në dhe jashtë Shqipërisë.

Ermal Beqiri: Lideri që Drejton Vizionin e ACTI

Si Kryetar i ACTI, Ermal Beqiri udhëheq këtë iniciativë me një vizion të qartë për të transformuar industrinë teknologjike shqiptare. Roli i tij përfshin ndërtimin e strategjive të reja, krijimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe fuqizimin e talenteve shqiptare.

Thirrje për Bashkëpunim

Nëse jeni profesionist i teknologjisë, kompani, apo një start-up inovativ, ACTI është vendi ku mund të kontribuoni në ndërtimin e së ardhmes së teknologjisë në Shqipëri. Me mbi 25 kompani dhe më shumë se 1000 profesionistë tashmë pjesë e komunitetit tonë, ACTI është forca lëvizëse e transformimit teknologjik të vendit. Për t’u anëtarësuar dhe për më shumë informacion, vizitoni www.acti.al

The post Ermal Beqiri dhe ACTI: Transformimi i Teknologjisë në Shqipëri. appeared first on Revista Monitor.

10 VITE EKSPERIENCË, 10 VITE SUKSESE: NJË DEKADË SHËRBIME REAL ESTATE ME EKSELENCË NË DURRËS

27 November 2024 at 17:12

Në datën 17 nëntor 2014, në zemër të qytetit bregdetar të Durrësit, lindi një ditë e re. Century 21 New Day, e themeluar me një vizion të qartë dhe një dëshirë të madhe për sukses, nuk ishte thjesht një zyrë e pasurive të paluajtshme, por një premtim për të sjellë një standard të ri shërbimi dhe për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientët, duke tejkaluar pritshmëritë në çdo hap.

Sot, pas një dekade të mbushur me sfida dhe arritje, Century 21 New Day është shndërruar në një simbol të profesionalizmit, inovacionit dhe suksesit në Durrës dhe më gjerë.

Një Dekadë me Suksese

Në këto 10 vite, suksesi i Century 21 New Day është ndërtuar mbi bazat e një pune të palodhur, përkushtimi të plotë ndaj klientëve dhe një vizioni të qartë për të ardhmen. Arritjet e zyrës janë të dukshme në çdo aspekt të punës së saj, duke përfshirë çmime të shumta dhe rezultate të shkëlqyera si:

  • Zyra më e Mirë për Shitje në Shqipëri në 2021 dhe 2022.
  • Best Sale Agent për tre vite radhazi, duke dëshmuar ekspertizën e agjentëve tanë.
  • Centurion Office dhe Centurion Agent për dy vite radhazi (2022 dhe 2023), një tregues i cilësisë së lartë të shërbimeve tona.
  • Një ekip lider në treg, i përkushtuar për të ndihmuar çdo klient të arrijë qëllimet e tij.

Këto arritje nuk janë thjesht numra apo trofe, por janë dëshmi e punës së palodhur të një ekipi të dedikuar dhe e besimit që klientët dhe partnerët tanë kanë treguar ndër vite.

Sekreti i Këtij Suksesi 10-vjeçar?

Çdo histori suksesi fillon me njerëzit që qëndrojnë pas saj. Në Century 21 New Day, ekipi ynë është më shumë se një skuadër, është një familje. Çdo agjent dhe bashkëpunëtor sjell pasionin, energjinë dhe përkushtimin e tij në çdo transaksion. Për ne, puna është një mision për të ndihmuar klientët tanë të realizojnë ëndrrat e tyre.

Trajnimet e vazhdueshme, zhvillimi profesional dhe qasja inovative e bëjnë ekipin tonë një nga më të mirët në fushën e pasurive të paluajtshme. Me përditësimin me teknologjitë më të fundit dhe praktikave të përparuara, ne sigurojmë që të jemi gjithmonë një hap përpara në një treg dinamik dhe konkurrues.

Më shumë se një transaksion…

Për Century 21 New Day, një marrëdhënie me klientin nuk përfundon kurrë me një transaksion. Ne besojmë se çdo ndërveprim është një mundësi për të ndërtuar besim dhe për të krijuar një përvojë të paharrueshme. Prandaj, ne ofrojmë shumë më tepër se shërbime të zakonshme të pasurive të paluajtshme. Shërbimet tona përfshijnë:

  • Rikonstruksion të pronave, duke i kthyer ato në hapësira të përshtatshme dhe të personalizuara sipas nevojave të klientëve.
  • Projekte të detajuara për mobilim, që transformojnë çdo pronë në një shtëpi ëndrrash.
  • Asistencë të plotë ligjore, bankare dhe noteriale, për të garantuar një proces të qetë dhe të sigurt.

Kjo qasje e gjithanshme dhe e personalizuar na ndihmon të krijojmë marrëdhënie të qëndrueshme me klientët tanë dhe të ofrojmë një shërbim të pakrahasueshëm.

E Ardhmja e Century 21 New Day

Ndërsa festojmë këtë përvjetor të rëndësishëm, ne jemi të përkushtuar për të vazhduar këtë udhëtim me energji dhe përkushtim të rinovuar. E ardhmja e Century 21 New Day është e ndritur, dhe ne synojmë të zgjerojmë ndikimin tonë, të adoptojmë teknologji të reja dhe të ofrojmë shërbime që jo vetëm përmbushin, por tejkalojnë pritshmëritë e klientëve tanë.

Faleminderit për këto 10 vite të jashtëzakonshme! Le të krijojmë së bashku më shumë mundësi dhe suksese në dekadën që vjen. DREAM BIG. DREAM BY THE SEA.

The post 10 VITE EKSPERIENCË, 10 VITE SUKSESE: NJË DEKADË SHËRBIME REAL ESTATE ME EKSELENCË NË DURRËS appeared first on Revista Monitor.

❌