Normal view

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 July 2026 at 19:49

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Fierit, duke e çuar në tre bilancin e ngjarjes së rëndë në Roskovec.

Ajo u plagos rëndë me armë gjahu nga Refit Buzi, i cili më herët qëlloi për vdekje bashkëshortin e saj, 58-vjeçarin Kosta Plaka.

Nga e njëjta ngjarje, vajza e çiftit u mor peng nga ish-bashkëjetuesi i saj, por u lirua më pas pas ndërhyrjes së Policisë.

Pas lirimit të saj, forcat RENEA vijuan për disa orë negociatat me Refit Buzin për ta bindur të dorëzohej, por ai nuk iu bind thirrjeve të Policisë dhe më pas dyshohet se i dha fund jetës brenda automjetit ku ishte ngujuar.

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 July 2026 at 17:11

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh negociata me forcat e policisë.

Ai ishte i rrethuar nga forcat speciale RENEA në zonën e ish-fushës së helikopterëve në fshatin Kurjan, ku qëndroi i ngujuar në automjetin e tij, ndërsa negociatorët tentuan disa herë ta bindnin të dorëzohej.

Më herët, 35-vjeçari dyshohet se vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plakun, plagosi ish-vjehrrën, Bejlere Plakun, dhe mori me forcë ish-të dashurën, Rozalinda Plakun. E reja u lirua disa orë më vonë gjatë operacionit të policisë.

Autoambulanca dhe forca të shumta policie janë afruar pranë automjetit ku ndodhet prej disa orësh 35-vjeçari.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

“Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në fshatin Vidhisht, Roskovec, ku shtetasi R. B., 35 vjeç, vrau me armë gjahu babanë e ish-të dashurës së tij, plagosi nënën e saj dhe mori peng ish-të dashurën, shtetasen R.P, ju  informojmë se:

Pas lirimit të saj falë veprimeve profesionale të Policisë,  ekipi negociator i RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorit, vijoi negociatat me 35-vjeçarin, me qëllim bindjen e tij për t’u dorëzuar dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Pavarësisht negociatave intensive, të zhvilluara që prej orëve të para të mëngjesit, 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar dhe, rreth orës 16:35, dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale”

 

 

 

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 July 2026 at 16:34

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin që po zhvillohet në fshatin Vidhisht pas vrasjes së 58-vjeçarit, Kosta Plaka nga 35-vjeçari Refit Buzi.

Pas vrasjes së ish-vjehrrit dhe plagosjes së ish-vjehrrës, autori është arratisur dhe ka marrë me vete ish-bashkëshorten e tij. Ahmeti ka njoftuar se është bërë i mundur lirimi i vajzës dhe është në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë ai theksoi se po vijon puna për të bindur të riun që të dorëzohet.

“Sot, rreth orës 06:00, ndodhi një ngjarje e rëndë kriminale në fshatin Vidhisht, Roskovec, ku shtetasi R. B., 35 vjeç, vrau me armë gjahu, babanë e ish të dashurës së tij, plagosi nënën e saj, mori peng ish-të dashurën dhe u largua me automjet nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje, rrethuan zonën, organizuan ndjekjen e autorit, ngritën pika kontrolli dhe koordinuan veprimet me të gjitha strukturat policore të angazhuara.

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të autorit dhe dinamikës së ngjarjes, u kërkua ndërhyrja e Forcës Speciale “RENEA”. Pas lokalizimit të autorit, shërbimet e Policisë e rrethuan atë dhe nisën negociatat, pasi ai kërcënonte se do të vriste veten dhe ish të dashurën, të cilën e mbante peng.

Falë profesionalizmit, qetësisë dhe veprimeve të mirëkoordinuara të efektivëve të Policisë, fillimisht u bë i mundur lirimi i shtetases që mbahej peng në automjet, kundër vullnetit të saj. Ajo u transportua menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Negociatat me autorin vijojnë, me qëllim që ai të dorëzohet pa shkaktuar pasoja të tjera. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe zbardhjen e motivit”, tha ai.

 

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 July 2026 at 13:06

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po mbahen prej më shumë se 50 ditësh, ndërsa tha se këto protesta janë shprehje e pakënaqësisë së qytetarëve kryesisht me përvojën e tyre me administratën publike.

“Populli na kërkon llogari më shumë se sa do të donim ne për gjithçka që duhet bërë e nuk na vlerëson për ato që ke mi bërë. Bezdiset kur i tregojmë ç’kemi bërë por na tregon sa lart duhet të ngjitet me ose pa ne.
Sa më i madh e i fortë të jesh përballë kësaj të drejte aq më i rrezikuar je, qofsh edhe Edi Rama apo PS.
3 mandate folëm me gjuhën e fakteve, ato janë e do të mbeten aty, dëshmitare për transformimin. Ne lart kishim faktet, njerëzit poshtë kishin përjetimin.
Në atë protestë kishte ndërhyrje brutale të huaj, video të deformuar dhe lajme të rreme, aktorë të vënë në dispozicion për të shumëfishuar zemërimin.
Asnjë prej tyre, e as të gjitha bashkë nuk ishin zemra e manifestimit spektakolar që ktheu bulevardin në hendekun më të dukshëm mes fakteve tona dhe përjetimit të njerëzve. Përgjigja për themelin e hendekut nuk duhet parë në pjesët e bashkëngjitura por konflikti me përvojën e përgjithshme. Njerëzit presin çdo ditë e më shumë e bëhen më pak tolerantë, duam apo jo ne. Sidomos pas përjetimeve të hidhura me administratën, që e derdhi pikën në bulevard”, tha Rama.

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 July 2026 at 12:15

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku 35-vjeçari Refit Buzi ka qëlluar për vdekje me armë gjahu ish ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Po ashtu, nga të shtënat ka mbetur e plagosur edhe Belere Plaka bashkëshortja e të ndjerit, e cila është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i krimit duke marr me vete edhe ish-të fejuarën, ndërsa policia ka nisur një operacion për kapjen e tij.  Pas disa orësh negociatash me forcat speciale RENEA, 35-vjeçari ka pranuar të lirojë gruan, ndërsa efektivët vijojnë përpjekjet për dorëzimin e tij.

Buzi dyshohet se mëngjesin e sotëm vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka dhe më pas u largua me automjet duke marrë me vete ish-të fejuarën.

Policia ka rrethuar zonën ku dyshohet se ndodhet autori, ndërsa negociatorët po përpiqen ta bindin që të dorëzohet pa shkaktuar incidente të tjera.

Vëllai i viktimës, në një reagim për Neës24, ka deklaruar se vrasja ishte e paramenduar, kjo pasi ish-dhëndri i familjes kishte kërcënuar disa herë se, në rast se çifti nuk bashkohej, do të vriste familjen e saj.

“Dëgjuam vetëm zhurmë dhe që bërtisnin brenda. Ne nuk mund të hynim sepse nuk kishim armë. Ai thoshte: ‘Ejani se do t’ju vras të gjithëve’. Policia ka ardhur pas një ore. E mori djali në telefon. Autori ishte i armatosur. Doli nga dritarja, nga pjesa e pasme e shtëpisë, sepse e kishte lënë aty makinën. Mori dhe çupën me vete dhe iku. Vajza qëndronte këtu. Kishin vite të fejuar, por kishin probleme. Ka shkuar 3 herë në polici, është arrestuar. Shkoi në Tiranë para disa muajsh me armë lodër dhe e futën brenda. Tani ishte në arrest shtëpie, kërcënonte gjithmonë. I thoshte vajzës: ‘Ti do të vish tek mua, pa mua ti nuk e bën dot jetën’. Bënte shantazhe. Kjo ishte një vrasje e paramenduar. Kur hyra brenda pashë tim vëlla të shtrirë atje…”, tha ai.

Nga ana tjetër, orindërit e Refit Buzit, autorit të ngjarjes së rëndë në Fier, kanë folur për marrëdhënien e djalit të tyre me ish-të fejuarën Rozalindën dhe konfliktet që, sipas tyre, çuan në përplasjen mes familjeve.

Ata kanë deklaruar se çifti kishte qenë i fejuar për rreth 9 vite dhe se Refit Buzi i dërgonte para ish-të fejuarës gjatë kohës që punonte në Angli.

Nëna e Refit Buzit ka pretenduar se familjarët e Rozalindës i kishin marrë paratë që djali i saj dërgonte dhe nuk ia kishin dhënë më vajzës.

Babai i Refit Buzit ka thënë se në konflikt është përmendur edhe një shumë prej rreth 180 mijë paundësh, për të cilën pretendon se djali i tij kishte punuar në Angli.

“Po bënte 3 vite që ishte kthyer në Shqipëri. Se është marrë dhe me mua nëpër spitale. Ishte mbrëmë në shtëpi. U ngrit herët në mëngjes, mori dhe çiften pas dere. Nuk e pamë. E ka marrë që në darkë i bie. Kur erdhi policia këtu, na kërkoi çiften, e pamë nuk ishte. Ai ishte në hall të madh. I kemi rënë disa herë në telefon djalin, dhe nuk e ka hapur. A ka vdekur kush nga ata? Nuk dimë çfarë t’i themi më. Edhe po të kisha vdekur tani, nuk kam ça them me. Nuk e mendoja kurrë tërë jetën. Po shkoj 82 vjeç dhe nuk e kisha menduar kurrë. Ajo vajza thoshte që unë dua, por s’më do babai me nënën. I kam thënë djalit; këto të ardhura i ndani në gjysmë, por prindërit e saj nuk kanë pranuar”, ka deklaruar babai i autorit.

 

❌