Normal view

Këlliçi: 500 mln dollarë për drejtësinë e re, por korrupsioni po rritet

25 July 2026 at 16:27
Nënkryetari i Partisë Demokratike, deputeti Belind Këlliçi, ka akuzuar institucionet e drejtësisë së re për dështim në luftën kundër korrupsionit, duke deklaruar se shqiptarët kanë shpenzuar afro 500 milionë dollarë për funksionimin e tyre, ndërsa, sipas tij, aferat më të mëdha korruptive nuk janë hetuar deri në fund. Këlliçi tha se mazhoranca mbylli seancën e […]

Braçe tregon pse u largua nga mbledhja me dyer të mbyllura e PS-së

25 July 2026 at 16:11
Deputeti socialist Erion Braçe ka bërë një reagim ditën e sotme në rrjetet e tij sociale, një ditë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS. Braçe ka sqaruar se u ka kërkuar të gjithë pjesëmarrësve që të mos raportonin asgjë nga ato që ai do të thoshte brenda në sallë, por, sipas tij, ndodhi e […]

“Vajzën po ta besoj ty”, zbardhen negociatat e Policisë me Refit Buzin

25 July 2026 at 15:13
Ky është momenti kur Refit Buzi liroi ish-partneren e tij Rozalinda Plakën, të cilën e mbajti peng për 4 orë me radhë. 35-vjeçari e liroi ish-partneren me të cilën kishte pasur një marrëdhënie për afro 9 vite gjatë negociatave të zhvilluara nga Shefi i Stacionit të Policisë Roskovec, Mariglen Korroveshaj. Siç shihet edhe nga pamjet […]

Aksident me autobus në Stamboll, të paktën 30 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

25 July 2026 at 15:09
Të paktën 30 persona, mes tyre edhe fëmijë, mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti me autobus në Stamboll, raportojnë mediat turke. Sipas TRT Haber, shoferi humbi kontrollin e mjetit për shkak të rrugës së rrëshqitshme. Autobusi fillimisht u përplas me një automjet dhe më pas doli nga trajektorja, duke goditur një shtyllë të […]

Ndërtimet pa leje në Sarandë/ Lirohen dy të arrestuar, në burg mbetet Gëzim Bashllari

25 July 2026 at 14:30
Dy persona të tjerë të arrestuar në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Sarandës dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) janë liruar nga gjykata, duke e çuar në 13 numrin e personave ndaj të cilëve është ndryshuar masa e sigurisë nga “arrest në burg” në masa më të lehta. Inspektori i Policisë, Robert Culli, i […]

Situatë e trazuar te Partizani/ Merkato me shumë largime, nga drejtori sportiv te titullarët

25 July 2026 at 13:49
Ndryshimet te Partizani nuk kanë përfshirë vetëm futbollistët. Vetëm pak javë përpara se merkato të hynte në fazën më intensive, klubi u përball edhe me largimin e drejtorit sportiv Agim Ibraimi. Ish-futbollisti, i cili ishte prezantuar me shumë bujë nga presidenti Gazment Demi më 9 janar, dha dorëheqjen pas një eksperience që zgjati vetëm disa […]

Berisha sulmon Ramën për reformën territoriale: Mos e lini në duart e tij

25 July 2026 at 13:00
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po ndjek një proces të njëanshëm për reformën territoriale, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të reagojnë për këtë çështje. Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se opozita e ka kundërshtuar procesin e ndjekur nga mazhoranca dhe se […]

Armë e drogë në lokal, 3 të arrestuar në Shkodër

25 July 2026 at 12:40
Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë tre persona, pasi iu gjetën një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një dozë lënde të dyshuar narkotike kokainë gjatë qëndrimit në një lokal. Gjatë kontrollit u sekuestrua edhe një cigare me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e gjetur te një prej të arrestuarve. Dy 18-vjeçarët u […]

Plagosi rëndë me thikë kushëririn e tij pas një konflikti, në pranga 60-vjeçari në Lushnje

25 July 2026 at 11:04
Lushnjë Plagosi rëndë me mjet prerës (thikë) kushëririn e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë kapet dhe vihet në pranga autori. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. Y., 60 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me […]

Të hënën pezullohet për 4 orë lëvizja në Kakavijë, shkak greva e pales greke

25 July 2026 at 10:45
Dega Doganore Kakavijë njofton se lëvizja në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë do të ndërpritet përkohësisht ditën e hënë, 27 korrik 2026, për shkak të një greve të punonjësve të palës greke. Sipas njoftimit të autoriteteve doganore greke, nga ora 07:00 deri në 11:00 (ora shqiptare) do të pezullohet procesimi doganor dhe kalimi i automjeteve […]
❌