Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 January 2026Tirana Today

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

By: mirseda
30 January 2026 at 22:26
Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se do të dhurohen 250 mijë paund për familjet e prekura nga përmbytjet në fillim të janarit në Shqipëri. Në reagimin e ambasadës thuhet se fondi i mbështetur nga Gjermania do të shkojë për rreth 400 familje të prekura në disa zona të Shqipërisë. “Ndihmë e Shpejtë Pas Përmbytjeve në […]

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

By: mirseda
30 January 2026 at 21:58
Një fond europian krize me më shumë se 430 miliardë euro kapacitet financiar mund të përdoret për të dhënë hua për shpenzime në mbrojtje. Kështu ka deklaruar për Reuters drejtuesi i Mekanizmit Europian të Stabilitetit (ESM), në një kohë kur Bashkimi Europian po përpiqet të forcojë aftësitë e tij ushtarake. Pierre Gramegna, drejtor menaxhues i […]

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

By: mirseda
30 January 2026 at 21:46
Pak minuta para nisjes së Prime-it të Big Brother VIP Kosova, banorja Elijona është nisur drejt spitalit, duke shqetësuar banorët dhe publikun. Lajmin e konfirmoi moderatori Alaudin Hamiti, i cili sqaroi se gjendja e saj nuk është për t’u shqetësuar, pasi Elijona po merr trajtimin e duhur mjekësor dhe është nën kujdes profesional. Mbetet të […]

Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

By: mirseda
30 January 2026 at 21:43
Në një ndryshim të rëndësishëm të politikës, ushtria izraelite ka pranuar si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të Gazës, duke shënuar herën e parë që Izraeli publikon një vlerësim të numrit të viktimave nga lufta. Një zyrtar i lartë i sigurisë informoi gazetarët izraelitë, duke pranuar se rreth 70,000 palestinezë […]

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

By: mirseda
30 January 2026 at 21:40
Virozat dhe gripi janë kthyer në kryefjalën e ditëve të fundit në Spitalin infektiv. Mjekët e këtij shërbimi, me shqetësim thonë se numri i pacientëve mbi 14 vjeç që paraqiten në urgjencë është i lartë dhe po njëlloj edhe shtrimet spitalore. Disa e kalojnë gripin me këshillat dhe mjekimet e dhëna nga bluzat e bardha […]
Yesterday — 30 January 2026Tirana Today

Vokshi nga Strasburgu: Mungesa e raportimit për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike

By: mirseda
30 January 2026 at 21:09
Deputetja e PD, njëkohësisht dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj në emër të Grupit të PPE në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, theksoi se të drejtat sociale janë shtyllë e demokracive të qëndrueshme. Vokshi ngriti shqetësimin e fortë për dështimin e tre shteteve, përfshirë Shqipërinë, për të paraqitur raport […]

Bota e kinemasë në zi/ Ndahet nga jeta aktorja e famshme e filmit “Home Alone”

By: mirseda
30 January 2026 at 20:44
Catherine O’Hara, “nëna” e Kevin McCallister nga filmi i njohur boteror “Home Alone”, ndërroi jetë në moshën 71 vjeç diten e sotme, më 30 janar. Lajmi i trishtueshëm u raportua nga media e njohur TMZ, ndërsa shkaku i vdekjes së saj ende nuk dihet. Aktorja luajti rolin e nënës së Macaulay Culkin në dy filmat […]

Kosovë, KQZ shpall të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

By: mirseda
30 January 2026 at 20:32
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë nesër duke filluar nga ora 10:00, mbledhjen e radhës, në të cilën në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Sipas KQZ-së, procesi i rinumërimit të 2,557 vendvotimeve, i cili ka nisur më 13 […]

Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas

By: mirseda
30 January 2026 at 20:03
Kristjan Asllani është zyrtarisht lojtar i Beşiktaşit. Mesfushori kuqezi është prezantuar sot nga klubi turk, ku do të luajë në formë huazimi deri më 30 qershor, pas një eksperience jo shumë të suksesshme te Torino. Beşiktaşi njoftoi se Asllani ka kaluar me sukses të gjitha vizitat mjekësore para firmosjes. Sipas deklaratës zyrtare të klubit, futbollisti […]

Aktori turk largohet nga seriali pas hetimit për drogë, momenti prekës në set

By: mirseda
30 January 2026 at 19:50
Një zhvillim i papritur ka tronditur fansat e serialit të njohur turk “Kızılcık Şerbeti”. Aktori Doğukan Güngör, i cili interpretonte personazhin Fatih, është larguar zyrtarisht nga seriali pas përfshirjes në një hetim për drogë. Sipas mediave turke, largimi i aktorit erdhi pasi ai rezultoi pozitiv në një test droge, i kryer në kuadër të një […]

Trump paralajmëron Iranin: Dislokon flotë të fuqishme, nëse s’ka marrëveshje…

By: mirseda
30 January 2026 at 19:31
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka rritur tensionet me Iranin, duke njoftuar se një forcë e madhe ushtarake — përshkruar nga ai si një “armadë e fuqishme” — është rrugës drejt rajonit, me synimin e qartë të dërgimit të një mesazhi të fortë për Teheranin. Sipas Trump, ky mobilizim është më i madh […]

Komisioni “Xhafaj” kërkon vizitë në SPAK, Prokuroria e Posaçme: Mos cënoni pavarësinë!

By: mirseda
30 January 2026 at 18:37
Komisionit Parlamentar “Për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale”, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj ka bërë një kërkesë për një vizitë me qëllim monitorimin në Prokurorinë e Posaçme, lidhur me zbatimin e masave sa i përket masave në luftën kundër pastrimit të parave. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar përgjigjen e SPAK lidhur me këtë kërkesë, […]

Spiropali–Ambasadori i Italisë: Tirana pret më 18 shkurt Forumin e Korridorit VIII

By: mirseda
30 January 2026 at 18:35
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, priti ditën e sotme në një takim, Ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, me fokus koordinimin e përgatitjeve për mbajtjen në Tiranë të Forumit të Korridorit VIII. Spiropali e cilëson këtë projekt “një arterie strategjike që sjell me vete potencial ndërlidhjeje infrastrukturore me rëndësi politike, […]

Tragjedi në Itali, identifikohen dy të rinjët shqiptarë që humbën jetën në aksident

By: mirseda
30 January 2026 at 18:20
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Itali, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, duke shkaktuar humbjen e jetës së dy të rinjve shqiptarë. Viktimat janë identifikuar si Blendi Syla, 20 vjeç, dhe Robert Daçi. Përplasja ka qenë e fortë dhe pasojat kanë rezultuar fatale për dy të […]

Moti i keq lë 10 mijë banorë pa energji, Shushica në errësirë që prej mbrëmjes

By: mirseda
30 January 2026 at 17:43
Rreth 10 mijë banorë të Shushicës, në Elbasan, vijojnë të jenë pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, si pasojë e motit të keq. Ndërprerja e zgjatur e furnizimit ka lënë fshatrat e zonës në errësirë totale, duke shkaktuar vështirësi serioze në jetën e përditshme dhe në aktivitetin ekonomik. Mungesa e energjisë ka prekur […]

SPAK refuzon komisionin “Nisma qytetare”, e quan cenim të pavarësisë

By: mirseda
30 January 2026 at 17:38
Pikërisht ditën kur Klodian Braho mori detyrën e kryeprokurorit në mënyrën më aktive të mundshme duke behur në Këshillin e Mandateve në Kuvend, komisioni i Përhershëm Parlamentar Xhafaj kërkonte të futej në axhendën e SPAK. Kërkesa lidhej me një vizitë monitoruese mbi rezultatet e SPAK për pastrimin e parave. Në këtë shkresë që TCH disponon, […]

Drejtoresha e Tatimeve në Durrës, Ina Bello largohet nga detyra për performancë të dobët

By: mirseda
30 January 2026 at 17:15
Drejtoresha e Tatimeve të Durrësit, Ina Bello është larguar nga detyra. Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se shkarkimi i saj ka ardhur për shkak të performancës së dobët në drejtimin e institucionit. Në vend të Bellos, në krye të Drejtorisë së Tatimeve në Durrës është emëruar Agron Nuredinaj, i cili ka marrë detyrën. Ndërkohë, […]

Veriu i Kosovës voton sërish për ndarje nga Asociacioni Serb

By: mirseda
30 January 2026 at 17:00
Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi dhe Zubin Potoku – kanë votuar për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës të premten, pasi duan të jenë pjesë e një asociacioni të veçuar të komunave me shumicë serbe në vend. Kjo është hera e dytë që ato votojnë […]

Aksidentet rrugore, Tonin Gjinaj: Të formalizohen autoshkollat me programe të qarta

By: mirseda
30 January 2026 at 16:41
Aksidentet janë kthyer në një shqetësim për shqiptarët, ndërsa edhe pse vazhdimisht bëhet thirrje për kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, numri i tyre duke se vjen në rritje. Tonin Gjinaj, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Transportit dhe Telekomunikacionit, është shprehur se problemi duhet të shihet që në gjenezë, duke evidentuar problematikat […]

PS kërkon ndryshim në formulën e “Territoriales”, PD kundër; vendimi shqyrtohet të martën në Kuvend

By: mirseda
30 January 2026 at 16:35
Ditën e martë, më 3 shkurt, mbahet seanca e radhës parlamentare. Në bazë të urdhrit të kreut të Kuvendit Niko Peleshi, 14 pika janë në Rendin Ditës. Një nga pikat që pritet të nxisin tension dhe debat është diskutimi në lidhje me ndryshimet për Komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale. Socialistët kërkojnë ndryshimin e formulës […]
❌
❌