Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdaySinjali

Tragjedi në Ksamil: 22-vjeçari humb jetën pasi u përplas me skafin e Policisë Kufitare

16 June 2026 at 07:35

Policia e Shtetit ka dhënë informacion paraprak lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e së hënës në Ksamil, ku një 22-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti detar.

Sipas Policisë, rreth orës 18:30, në Ksamil, shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, banues në Ksamil, duke lundruar në det me një mjet lundrues tip jet ski, dyshohet se, si pasojë e lundrimit me shpejtësi, është përplasur me skafin e Policisë Kufitare, i cili ishte i stacionuar rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar drejtuesi i mjetit lundrues, i cili është nxjerrë menjëherë nga deti nga punonjësit e Policisë dhe drejtues të tjerë të mjeteve lundruese që ndodheshin në zonë. Më pas ai është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve të marra, shkruan Euronews.al.

Policia bën me dije se menjëherë pas ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjedi në Ksamil: 22-vjeçari humb jetën pasi u përplas me skafin e Policisë Kufitare appeared first on Sinjali.

❌
❌