SHBA – Trump: Netanyahu të vazhdojë diskutimet me Iranin
UASHINGTON, 11 shkurt /ATSH/ – Negociatat me Iranin të vazhdojnë për të parë nëse mund të arrihet apo jo një marrëveshje, deklaroi sot presidenti amerikan, Donald Trump në llogarinë e tij në Truth Social.
”Sapo kam mbaruar takimin me kryeministrin Netanyahu të Izraelit dhe disa përfaqësues të tij. Ishte një takim shumë i mirë, marrëdhënia e shkëlqyer midis dy vendeve tona vazhdon”, fillon postimi i presidentit Trump.
”Nuk u arrit asgjë përfundimtare përveçse këmbëngula që negociatat me Iranin të vazhdojnë për të parë nëse mund të arrihet apo jo një marrëveshje”, shtoi ai.
”Herën e fundit, Irani vendosi se ishte më mirë të mos arrinte një marrëveshje dhe u godit me ‘Midnight Hammer’, por kjo nuk funksionoi mirë për ta”, theksoi ai.
”Shpresojmë që këtë herë të jenë më të arsyeshëm dhe të përgjegjshëm. Përveç kësaj, diskutuam për progresin e jashtëzakonshëm që po bëhet në Gaza dhe në rajon në përgjithësi. Vërtet ka PAQE në Lindjen e Mesme. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, përfundon postimi i Trump në Truth Social.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump priti sot për bisedime në Shtëpinë e Bardhë, kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, sipas dpa.
Netanyahu tha se do t’i paraqesë presidentit Trump perspektivën izraelite mbi bisedimet me Republikën Islamike.
Gazeta izraelite “Yedioth Ahronoth” raportoi se Netanyahu synon të ndajë informacionin aktual të shërbimeve sekrete me Trump në lidhje me programin e raketave iraniane si dhe në lidhje me masakrën që regjimi ka kryer ndaj qytetarëve të vet./ a.jor.
The post SHBA – Trump: Netanyahu të vazhdojë diskutimet me Iranin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.