Thaçi viziton varrin e babait
21 March 2025 at 11:39
PRISHTINË, 21 mars/ATSH/ Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po viziton varrin e babait të tij, në fshatin Burojë të Skenderajt.
Nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u soll nga Haga në Kosovë pesë ditë pas vdekjes së babait të vet, Haxhi Thaçit, dhe tri ditë pas varrimit.
Gjykata Speciale nuk i dha leje Thaçit të marrë pjesë në varrimin e babait të vet të martën më 18 mars.
/Kosovapress/
The post Thaçi viziton varrin e babait appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.