Normal view

Protestat dështojnë sepse urrejtja e Sali Berishës nuk është ajo e shqiptarëve

11 February 2026 at 20:22

Nga Carlo Bollino

Fraza më zbavitëse brenda fjalimit të zakonshëm dhe monoton që Sali Berisha mbajti në protestën e së martës në mbrëmje, ishte ajo për grushtin e shtetit. “Përpjekja e parë për grusht shteti ka dështuar – tha ai – dhe tani, falë jush, ka dështuar edhe përpjekja e dytë për grusht shteti”. Dhe në fakt, Edi Rama është ende në vendin e tij, do të vinte natyrshëm të shtohej. Por gjëja komike është se Berisha nuk i referohej përpjekjes së tij për ta rrëzuar Ramën nga pushteti, por një grushti shteti tjeter që, sipas tij, do ta kishte tentuar vetë Edi Rama. Por kundër kujt? Të kërkosh logjikë në ato që thotë Berisha është njësoj si të mendosh të notosh në shkretëtirë. Ndërsa të gjithë bashkëmoshatarët e tij në Ballkan dhe në pjesën tjetër të Europës janë në pension, Sali Berisha, me delirin e tij, këmbëngul të mbajë peng opozitën, duke u ankuar madje se qeveria socialiste nuk bie. Dhe nuk e di (ose bën sikur nuk e di) se, nëse nuk bie, kjo ndodh mbi të gjitha falë tij.

Pamjet nga droni tregojnë qartë se numri i militantëve të mbledhur të martën në mbrëmje në bulevard ka rënë të paktën me një të tretën krahasuar me dy javë më parë. Nëse në protestën e parë Ramës i kishte mbetur vetëm një kilometër, tani kilometrat në dispozicion të tij janë bërë dy. Një protestë që zbrazet në vend që të rritet, është një sinjal shumë negativ për Sali Berishën dhe partinë e tij. Por në mungesën e plotë të logjikës që vazhdon të frymëzojë veprimtarinë e tyre, nuk duket se kjo shqetëson askënd. Do t’u mjaftonte të sillnin në mendje se protestat e Lulzim Bashës ishin shumë më të mbushura se këto që organizon sot Sali Berisha, dhe megjithatë nuk mjaftuan as për të rrëzuar qeverinë, as për të fituar zgjedhjet.

E kuptoj frustrimin e një opozite që prej 12 vitesh humbet vazhdimisht dhe beson se të bërtasë në rrugë është e vetmja gjë që i ka mbetur. Por përpara se të bërtasë, duhet të pyesë veten pse është gjithnjë e më e vetmuar në këtë gjest ekstrem. A beson vërtet se opinioni publik shqiptar, i rrethuar nga dhjetëra televizione, qindra faqe interneti, mijëra blogerë dhe analistë të rrjeteve sociale, nuk është mjaftueshëm i informuar për të kuptuar çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon në vend? Shqiptarët dinë gjithçka shumë mirë!! Problemi është se zhgënjimi ndaj qeverisë Rama, edhe pse ekziston, nuk është aq i madh sa t’i shtyjë të zhgënjyerit të zgjedhin Sali Berishën. Sepse shumica dërrmuese e vendit e konsideron Berishën dhe grupin ekstremist që e rrethon si më të këqij se Rama dhe ministrat e tij.

Nëse shumë shqiptarët nuk aprovojnë mbrojtjen parimore të Belinda Ballukut (e cila thjesht duhet të japë dorëheqjen, siç kanë bërë shumë ministra të tjerë para saj, pa e shndërruar këtë çështje në një psikodramë), askush nuk është dakord me reagimin e sulmit ndaj policëve me bomba molotov apo përpjekjen për të djegur Kryeministrinë me fishekzjarre. Zemërimi dhe urrejtja që ushqejnë Sali Berisha dhe rrethi i tij ”magjik” nuk janë të njëjtat me ato të popullit.

Nëse populli do ta urrente qeverinë ashtu siç e urren Berisha, nëse do të ndihej vërtet i vjedhur në zgjedhje, ose nëse do të besonte se drejtohet nga një narkoshtet, atëherë do të dilte vetë në shesh pa pritur datat e PD-së, do të marshonte vetëm, do të protestonte me ditë dhe javë të tëra dhe në fund do të fitonte. Sepse vetëm protestat spontane me dhjetëra mijëra qytetarë janë uragani i vërtetë që mund ta kërcënojë Edi Ramën, jo “uragani” i rremë i militantëve të paguar me orë që Sali Berisha thërret çdo dy javë. E aq më pak konferencat e tij të pafundme për shtyp, të thirrura çdo ditë sikur të kishte ndonjë lajm të madh për të shpallur, por që në fakt janë gjithmonë të njëjtat gënjeshtra që përsërit prej dhjetë vitesh, sepse Sali Berisha nuk është në gjendje të rinovohet as në shpifjet e tij.

Protestat partiake nuk kanë rrëzuar kurrë asnjë qeveri, siç e dëshmon historia tragjike e 21 janarit, dhe këtë Sali Berisha e di shumë mirë. Prandaj është e qartë se për të protesta është vetëm një mënyrë për të ekzistuar, një instrument për të mbijetuar politikisht. Por a është e drejtë që mbijetesa e tij politike të vërë në rrezik jetën e policëve?

Cinicizmi me të cilin Berisha përmbys akuzat, duke fajësuar policët pse janë mbrojtur nga bombat molotov të tij, është i turpshëm. Janë të turpshme gënjeshtrat se policët janë plagosur vetë. Është e turpshme shpikja se snajperët e policisë kanë qëlluar mbi kater demonstruesit, ashtu siç bënë dikur të tijtë. Ndërsa krenaria me të cilën mediat e tij, të financuara me para të pista, tregojnë jehonën e këtyre bombave molotov në mediat e huaja, në prag të sezonit turistik, është një akt thellësisht antikombëtar.

Që Berisha është gati për çdo kompromis në luftën e tij për të rimarrë pushtetin, kjo dihet. Por Shteti nuk mund t’i japë edhe një herë imunitet. Përpjekja e vetme për grusht shteti në Shqipërinë moderne është ajo e 14 shtatorit 1998, kur Berisha shkaktoi një kryengritje të armatosur, për të cilën parashikohet burgim i përjetshëm, por për të cilën SPAK-u nuk pati guximin të hetojë, duke pretenduar në mënyrë të rreme se vepra ishte parashkruar. Sot, hedhja e bombave molotov ndaj policëve nuk është më një protestë e zhurmshme: është një tentativë vrasjeje që nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar.

Nëse Berisha vazhdon të gëzojë këtë imunitet të padurueshëm përballë çdo krimi të kryer në emër të etjes së tij për pushtet, atëherë askush nuk ka të drejtë të skandalizohet nëse Belinda Balluku nuk shkarkohet. E vetmja Drejtësi që meriton respekt, ne fakt, është ajo që është vërtet e barabartë për të gjithë.

Protestat dështojnë sepse urrejtja e Sali Berishës nuk është ajo e shqiptarëve

11 February 2026 at 18:21

Nga Carlo Bollino

Fraza më zbavitëse brenda fjalimit të zakonshëm dhe monoton që Sali Berisha mbajti në protestën e së martës në mbrëmje, ishte ajo për grushtin e shtetit. “Përpjekja e parë për grusht shteti ka dështuar – tha ai – dhe tani, falë jush, ka dështuar edhe përpjekja e dytë për grusht shteti”. Dhe në fakt, Edi Rama është ende në vendin e tij, do të vinte natyrshëm të shtohej. Por gjëja komike është se Berisha nuk i referohej përpjekjes së tij për ta rrëzuar Ramën nga pushteti, por një grushti shteti tjeter që, sipas tij, do ta kishte tentuar vetë Edi Rama. Por kundër kujt? Të kërkosh logjikë në ato që thotë Berisha është njësoj si të mendosh të notosh në shkretëtirë. Ndërsa të gjithë bashkëmoshatarët e tij në Ballkan dhe në pjesën tjetër të Europës janë në pension, Sali Berisha, me delirin e tij, këmbëngul të mbajë peng opozitën, duke u ankuar madje se qeveria socialiste nuk bie. Dhe nuk e di (ose bën sikur nuk e di) se, nëse nuk bie, kjo ndodh mbi të gjitha falë tij.

Pamjet nga droni tregojnë qartë se numri i militantëve të mbledhur të martën në mbrëmje në bulevard ka rënë të paktën me një të tretën krahasuar me dy javë më parë. Nëse në protestën e parë Ramës i kishte mbetur vetëm një kilometër, tani kilometrat në dispozicion të tij janë bërë dy. Një protestë që zbrazet në vend që të rritet, është një sinjal shumë negativ për Sali Berishën dhe partinë e tij. Por në mungesën e plotë të logjikës që vazhdon të frymëzojë veprimtarinë e tyre, nuk duket se kjo shqetëson askënd. Do t’u mjaftonte të sillnin në mendje se protestat e Lulzim Bashës ishin shumë më të mbushura se këto që organizon sot Sali Berisha, dhe megjithatë nuk mjaftuan as për të rrëzuar qeverinë, as për të fituar zgjedhjet.

E kuptoj frustrimin e një opozite që prej 12 vitesh humbet vazhdimisht dhe beson se të bërtasë në rrugë është e vetmja gjë që i ka mbetur. Por përpara se të bërtasë, duhet të pyesë veten pse është gjithnjë e më e vetmuar në këtë gjest ekstrem. A beson vërtet se opinioni publik shqiptar, i rrethuar nga dhjetëra televizione, qindra faqe interneti, mijëra blogerë dhe analistë të rrjeteve sociale, nuk është mjaftueshëm i informuar për të kuptuar çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon në vend? Shqiptarët dinë gjithçka shumë mirë!! Problemi është se zhgënjimi ndaj qeverisë Rama, edhe pse ekziston, nuk është aq i madh sa t’i shtyjë të zhgënjyerit të zgjedhin Sali Berishën. Sepse shumica dërrmuese e vendit e konsideron Berishën dhe grupin ekstremist që e rrethon si më të këqij se Rama dhe ministrat e tij.

Nëse shumë shqiptarët nuk aprovojnë mbrojtjen parimore të Belinda Ballukut (e cila thjesht duhet të japë dorëheqjen, siç kanë bërë shumë ministra të tjerë para saj, pa e shndërruar këtë çështje në një psikodramë), askush nuk është dakord me reagimin e sulmit ndaj policëve me bomba molotov apo përpjekjen për të djegur Kryeministrinë me fishekzjarre. Zemërimi dhe urrejtja që ushqejnë Sali Berisha dhe rrethi i tij ”magjik” nuk janë të njëjtat me ato të popullit.

Nëse populli do ta urrente qeverinë ashtu siç e urren Berisha, nëse do të ndihej vërtet i vjedhur në zgjedhje, ose nëse do të besonte se drejtohet nga një narkoshtet, atëherë do të dilte vetë në shesh pa pritur datat e PD-së, do të marshonte vetëm, do të protestonte me ditë dhe javë të tëra dhe në fund do të fitonte. Sepse vetëm protestat spontane me dhjetëra mijëra qytetarë janë uragani i vërtetë që mund ta kërcënojë Edi Ramën, jo “uragani” i rremë i militantëve të paguar me orë që Sali Berisha thërret çdo dy javë. E aq më pak konferencat e tij të pafundme për shtyp, të thirrura çdo ditë sikur të kishte ndonjë lajm të madh për të shpallur, por që në fakt janë gjithmonë të njëjtat gënjeshtra që përsërit prej dhjetë vitesh, sepse Sali Berisha nuk është në gjendje të rinovohet as në shpifjet e tij.

Protestat partiake nuk kanë rrëzuar kurrë asnjë qeveri, siç e dëshmon historia tragjike e 21 janarit, dhe këtë Sali Berisha e di shumë mirë. Prandaj është e qartë se për të protesta është vetëm një mënyrë për të ekzistuar, një instrument për të mbijetuar politikisht. Por a është e drejtë që mbijetesa e tij politike të vërë në rrezik jetën e policëve?

Cinicizmi me të cilin Berisha përmbys akuzat, duke fajësuar policët pse janë mbrojtur nga bombat molotov të tij, është i turpshëm. Janë të turpshme gënjeshtrat se policët janë plagosur vetë. Është e turpshme shpikja se snajperët e policisë kanë qëlluar mbi kater demonstruesit, ashtu siç bënë dikur të tijtë. Ndërsa krenaria me të cilën mediat e tij, të financuara me para të pista, tregojnë jehonën e këtyre bombave molotov në mediat e huaja, në prag të sezonit turistik, është një akt thellësisht antikombëtar.

Që Berisha është gati për çdo kompromis në luftën e tij për të rimarrë pushtetin, kjo dihet. Por Shteti nuk mund t’i japë edhe një herë imunitet. Përpjekja e vetme për grusht shteti në Shqipërinë moderne është ajo e 14 shtatorit 1998, kur Berisha shkaktoi një kryengritje të armatosur, për të cilën parashikohet burgim i përjetshëm, por për të cilën SPAK-u nuk pati guximin të hetojë, duke pretenduar në mënyrë të rreme se vepra ishte parashkruar. Sot, hedhja e bombave molotov ndaj policëve nuk është më një protestë e zhurmshme: është një tentativë vrasjeje që nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar.

Nëse Berisha vazhdon të gëzojë këtë imunitet të padurueshëm përballë çdo krimi të kryer në emër të etjes së tij për pushtet, atëherë askush nuk ka të drejtë të skandalizohet nëse Belinda Balluku nuk shkarkohet. E vetmja Drejtësi që meriton respekt, ne fakt, është ajo që është vërtet e barabartë për të gjithë.

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

29 January 2026 at 22:08

Nga Carlo Bollino

Parlamenti ka miratuar ditët e fundit një ndryshim në Kodin Penal që, në pamje të parë, i mbron gazetarët nga ndjekja penale për shpifje. Shpifja, edhe në Shqipëri (ashtu si në shumë vende të Bashkimit Evropian), është krim i parashikuar si në Kodin Civil ashtu edhe në Kodin Penal. Kodi Penal nuk parashikon arrest për shpifësit, por vetëm gjobë, e cila gjithsesi mund të arrijë deri në 3 milionë lekë (të rinj). Kodi civil parashikon vetëm një dëmshpërblim. Me përhapjen e rrjeteve sociale, shpifja është kthyer në një krim me rëndësi të madhe, por në Shqipëri ajo është edhe më e përhapur, pasi përveç ushtrisë së “hejtersave” online (shpesh anonimë), në shumë raste i bashkohen edhe gazetarë që shkruajnë në mediat tradicionale. I nxitur nga Bashkimi Evropian, Parlamenti shqiptar ka vendosur ta depenalizoje këtë vepër vetëm për gazetarët, një vendim delikat i marrë në emër të lirisë së shtypit.

Ndryshimi i miratuar ngre disa çështje që dua t’i theksoj, pas mbi 40 vitesh përvojë në profesionin e gazetarit, të ushtruar në vende të ndryshme të botës, dhe sidomos si viktimë tashmë prej më shumë se tridhjetë vitesh e shpifjeve me origjinë politike të pësuara këtu në Shqipëri për shkak të profesionit tim.

Së pari, e kundërshtoj kategorikisht idenë se shpifja dhe liria e informacionit janë e njëjta gjë, apo se janë në ndonjë mënyrë të lidhura me njëra-tjetrën. Në fakt është e kundërta: liria e informacionit është viktima kryesore e shpifjes, sepse gazetari i vërtetë kërkon të vërtetën, e cila shpesh është e vështirë për t’u gjetur dhe edhe më e vështirë për t’u publikuar, ndërsa shpifja është shpesh një gënjeshtër e qëllimshme, që qarkullon shumë më lirshëm. Në media, pra, është shumë më e lehtë të publikohen shpifje sesa të vërteta.

Çështja e dytë është se ndryshimi i futur në Kodin Penal mbron vetëm figurën e “gazetarit”, e cila në Shqipëri nuk rregullohet nga asnjë ligj dhe as nuk identifikohet nga ndonjë regjistër apo urdhër profesional, siç ndodh për profesione të tjera, për shembull avokatët apo mjekët. Këtu, në fakt, çdokush mund të fshihet pas etiketës “gazetar”, edhe gjobaxhinj vulgarë apo ish-funksionarë partie, të cilët në një vend liberal nuk do të kishin asgjë të përbashkët me profesionin e gazetarit. Pak ditë më parë, një fotoreporter i njohur italian (Fabrizio Corona) u dënua në Itali për të hequr nga faqja e tij në YouTube disa video shpifëse, pikërisht me argumentin se, duke mos qenë gazetar i regjistruar në një urdhër profesional, ai nuk po ushtronte asnjë të drejtë për informim. Si do të munden gjyqtarët shqiptarë të dallojnë një gazetar të vërtetë shqiptar nga një shpifës i maskuar si gazetar?

Megjithatë, duhet thënë se ndryshimi i futur në Kodin Penal nuk i shpëton të gjithë shpifësit. Për të përfituar nga ky “imunitet”, gazetari duhet të provojë dy gjëra që shpifësit profesionistë (ndryshe nga gazetarët e vërtetë) nuk i bëjnë kurrë:

se ka bërë çdo përpjekje për të verifikuar bazueshmërinë e akuzës;

në prani të një përgënjeshtrimi nga ana e të akuzuarit, se e ka publikuar atë ose madje ka fshirë artikullin apo deklaratën shpifëse.

Shpifësit që e bëjnë këtë si profesion (dhe pak rëndësi ka nëse janë apo jo të maskuar si gazetarë), përkundrazi, sillen saktësisht në mënyrë të kundërt dhe, në përvojën time të gjatë si viktimë e shpifjeve në Shqipëri, i njoh shumë mirë.

Shpifësit profesionistë:

Nuk i verifikojnë kurrë akuzat e tyre; edhe kur kanë dokumente në dorë, i interpretojnë sipas interesit të tyre; nuk dëgjojnë kurrë versionin e viktimës dhe, në rastin më të mirë, përsërisin mekanikisht akuzat e bëra nga lideri i tyre politik kundër “armikut” të radhës. Me Kodin e ri, këto sjellje nuk do të mjaftojnë për t’i shpëtuar procesit penal.

Shpifësit profesionistë nuk publikojnë kurrë asnjë përgënjeshtrim, sepse përndryshe shpifja (apo gjoba) humbet efektivitetin ose sepse lideri politik nga i cili marrin urdhra ua ndalon këtë. Me Kodin e ri, mjafton të mos publikohet përgënjeshtrimi për të përfunduar nën ndjekje penale.

Ndryshe nga shpifësit profesionistë, gazetarët e vërtetë, përpara se të publikojnë një akuzë, përpiqen të verifikojnë bazueshmërinë e saj, tentojnë të interpretojnë saktë dokumentet, kërkojnë versionin e viktimës, distancohen nga deklaratat në dukje shpifëse të politikanëve dhe, në prani të një përgënjeshtrimi, e marrin atë në konsideratë dhe e publikojnë. Ndryshimi i ri i Kodit Penal, pra, mbron vetëm gazetarët “në mirëbesim”, të cilët, duke u sjellë në mënyrë korrekte, edhe nëse gabojnë duke publikuar lajme të pasakta, dëshmojnë se qëllimi i tyre ishte vetëm informimi, pa ndonjë qëllim tjetër.

Për fat të mirë, fyerjet me të cilat zakonisht gazetarët e rremë shoqërojnë shpifjet e tyre nuk do të gëzojnë asnjë imunitet: Kodi Penal (neni 119) nuk është ndryshuar dhe fyerja vazhdon të mbetet vepër penale për të gjithë, me një dënim që mund të arrijë deri në 3 milionë lekë (të rinj). Pikërisht sjellja kriminale (pra e dënueshme nga Kodi Penal) e profesionistëve të shpifjes e ka shtyrë Sali Berishën dhe klanin e tij politik t’i mbrojnë ata, duke tentuar në Parlament të depenalizoje jo vetëm shpifjen, por edhe fyerjen pa vendosur asnjë kusht, të dyja mjete që Berisha dhe partia e tij i përdorin bashkë me ”gazetarë të familjes” prej dekadash si armë të përditshme politike.

Së fundi, ka edhe një pikë tjetër për t’u sqaruar: a do të mjaftonte procesi civil për t’u mbrojtur nga shpifja dhe fyerja? Përgjigjja është JO. Dhe jo sepse Kodi Civil nuk i parashikon fyerjen dhe shpifjen si shkelje, por sepse drejtësia civile është aq e ngadaltë dhe e bllokuar nga mungesa kronike e gjyqtarëve, saqë një proces zgjat zakonisht shumë vite. Dhe në pritje të vendimit, shpifësit profesionistë, sapo marrin vesh se janë paditur, i përdorin ato vite pritjeje për t’u hakmarrë, duke u hedhur në shpifje dhe fyerje të tjera, pa i lënë viktimës asnjë mbrojtje.

Ndryshimet në Kodin Penal përbëjnë pra një hap përpara të Shqipërisë drejt legjislacionit evropian, i cili ofron mbrojtje më të madhe për gazetarët e vërtetë dhe nuk u jep asnjë avantazh shpifësve profesionistë, për të cilët, në të vërtetë, do të nevojitej edhe dënimi me burg, dënim që jo rastësisht Sali Berisha arriti ta heqë nga Kodi Penal 14 vite më parë. Një lëvizje që synonte t’u dhuronte një imunitet të fortë për të mbrojtur kriminelët e partisë nga përdorimi i shpifjes dhe fyerjes kundër qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë.

Arben Ahmetaj te Syri, si pentito apo si shejtan budalla?

9 January 2026 at 19:40

Nga Carlo Bollino   

Për herë të katërt që nga fillimi i arratisjes së tij, ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj ka mbajtur monologun e radhës përpara mikrofonit dashamirës të çimpekës. Si edhe herët e tjera, as kësaj radhe nuk bëhej fjalë për një intervistë, sepse nuk u bë asnjë pyetje. E megjithatë, pyetje për t’u bërë kishte plot, për shembull: Ku i kishte gjetur 93 mijë eurot e shpenzuara sipas SPAK në korrik të vitit 2018 duke luajtur bixhoz në kazinonë e Maltës, në një kohë kur si ministër fitonte vetëm 2 mijë euro në muaj? 

Ahmetaj, megjithatë, kishte përgatitur një listë pikash për t’i thënë, dhe çimpeka thjesht ia rikujtonte. Më shumë një sufler sesa një gazetar. Por deri këtu nuk ka pse të çuditet kush, duke qenë se çimpeka pretendon se të bësh ”informim” në shërbim të Sali Berishës është gazetari e pavarur. Madje mezi pret që Sali Berisha të fitojë zgjedhjet, për t’u shndërruar më në fund në një media qeveritare. 

Ajo që duhet të habisë, përkundrazi, është fakti që një ish-ministër i Financave, ish-zëvendëskryeministër dhe madje ish-drejtor i përgjithshëm i Tatimeve, zgjedh si avokat mbrojtës një media nën hetim për evazion fiskal dhe pastrim parash. Nëse këto janë parimet që e kanë frymëzuar edhe kur ishte në pushtet, atëherë akuzat për korrupsion të ngritura nga SPAK bëhen edhe më të besueshme. 

Por problemi sot është të kuptohet sa i besueshëm është Arben Ahmetaj në monologët e tij televizivë. Verifikimi i parë që prokuroritë perëndimorë bëjnë për të testuar besueshmërinë e një të penduari është të vërtetojnë se ai ka pranuar plotësisht të gjitha përgjegjësitë e veta. Një i penduar që e akuzon veten vetëm pjesërisht për krimet e kryera, rrëzohet. Një i penduar që vetëshpallet i pafajshëm dhe përpiqet të shfrytëzojë statusin e tij si i pandehur vetëm për të mbrojtur veten dhe për të akuzuar të tjerët, nuk është i besueshëm. Pra, Arben Ahmetaj nuk është i penduar dhe, për rrjedhojë, nuk është i besueshëm. 

Nuk është i besueshëm edhe për një arsye tjetër: Ai ka qenë në qeveri pa ndërprerje nga shtatori 2013 deri në korrik 2022 dhe në ato nëntë vite nuk e kemi dëgjuar kurrë të denoncojë asnjë parregullsi, asnjë abuzim, asnjë korrupsion, asnjë lidhje mes qeverisë dhe krimit. Dhe nëse i ka parë dhe nuk i ka denoncuar, do të thotë se ka përfituar edhe ai prej tyre dhe ka qenë bashkëpunëtor. 

Akuzat e tij televizive kanë filluar vetëm pas ngritjes së akuzave ndaj tij nga SPAK, kur tashmë ishte në arrati nga vendi. Gjatë arratisjes ka filluar të bëjë edhe “investigime”, por pesha e këtyre investigimeve është e njëjtë me peshën e një hetimi që mund të bëjë një qytetar i lirë që, duke mos pasur çfarë të bëjë, rri gjithë ditën në internet në kërkim të skandaleve. Janë sigurisht denoncime të dobishme, por nuk kanë vlerën e shtuar që ka vetëm një denoncim që vjen nga brenda sistemit. Me pak fjalë, Arben Ahmetaj, kur denoncon historinë e çuditshme të ishullit fiskal “Durana”, dinamikat financiare të “Kajo”-s apo infiltrime të mundshme ruse në Porto Romano, shfaqet si një bloger i zakonshëm, i verbuar nga urrejtja, që hedh akuza që meritojnë të verifikohen, por jo si një ministër i penduar që e njeh të vërtetën. 

Do të ishte më serioze, në fakt, nëse do të denonconte “skandalet” që e përfshijnë atë vetë, nëse do të pranonte se ka qenë bashkëpunëtor apo madje ideatori i tyre, si për shembull formula e diskutueshme e partneritetit publik-privat (PPP), për të cilën çuditërisht nuk thotë kurrë asnjë fjalë. Për Arben Ahmetajn, të gjitha koncesionet e miratuara me firmën e tij janë plotësisht të ligjshme, ashtu si edhe procedurat e rindërtimit pas tërmetit, shpenzimet në kohën e Covid-it, për të mos folur për privatizimet që ka drejtuar kur ishte ministër dhe çdo akt tjetër të nënshkruar gjatë nëntë viteve në qeveri. Sikur të thoshte se, sipas Arben Ahmetajt, korrupsioni i Edi Ramës ka filluar vetëm ditën kur e shkarkoi si zëvendëskryeministër dhe vendosi në vend të tij Belinda Ballukun, ndaj së cilës përqendron edhe akuzat e tij. Madje, sipas Ahmetajt, edhe ndikimet e krimit në zgjedhje kanë filluar vetëm pasi ai u përjashtua nga politika. Ai nuk flet për asnjë skandal të periudhave të mëparshme dhe çimpeka nuk guxon të bëjë asnjë pyetje për këto tema. Kështu, nuk duket shejtan budalla vetëm i intervistuari, por edhe intervistuesi. 

Arben Ahmetaj është shumë i kujdesshëm jo vetëm për të mbrojtur veten, por edhe për të thënë vetëm ato gjëra që përputhen me vijën politike të Sali Berishës. E bën këtë kur shmang përmendjen e oligarkëve miq të Berishës (denoncon abuzime në koncesionin Thuman-Kashar, por harron të akuzojë botuesin Bashkim Ulaj që e ka fituar atë, sepse Ulaj financon edhe familjen Berisha), dhe e bën këtë kur akuzon armiqtë e “familjes”, ndër të cilët, natyrisht, jam edhe unë, i vetmi botues mes qindra pronarë televizionesh, gazetash dhe faqesh online, që jam gjithmonë në shënjestër shpifjes të klanit Berisha. Ndoshta kjo është prova e papritur se 99% e mediave te tjera janë më të lidhura me Berishën sesa me qeverinë: dhe provë më të madhe demokracie dhe pluralizmi se kjo nuk ka. 

Të paktën në rastin tim, megjithatë, kam provën se Arben Ahmetaj gënjen. Përralla që më përket mua, e përsëritur në mikrofonin e çimpekës që tundte kokën i kënaqur, dhe e treguar para Ahmetajt mijëra herë edhe nga Berisha, është se Edi Rama do të më kishte dhuruar një truall mbi të cilin kam ndërtuar redaksinë e Report TV, duke u paguar ish-pronarëve të shpronësuar në kohën e komunizmit 2.9 milionë euro. Natyrisht, kjo është e pavërtetë. Këta 2.9 milionë euro janë paguar si detyrim ligjor për një sipërfaqe prej 9.500 metrash katrorë, për të cilën ish-pronarët kishin fituar të drejtën e kompensimit, por jo të drejtën e kthimit, nje truall që vetëm kufizohet me truallin që unë kam marrë me qira nga shteti pas një gare publike dhe për të cilin, pra, nuk jam pronar. Për rrjedhojë, Rama nuk më ka dhuruar absolutisht asgjë, dhe nëse një ditë do të privatizoja truallin e Report-it për t’u bërë pronar, unë do të duhej t’i paguaja shtetit vlerën e tij të tregut, rreth 1.3 milionë euro. Ku është dhurata? Nëse do të kishte pronarë legjitimë që e pretendojnë, shteti do t’ua kalonte atyre pagesën time. Kështu e parashikon ligji, dhe duke qenë se nuk mund të besoj që një ish-ministër i Ekonomisë të mos e njohë këtë ligj, e kuptoj se Arben Ahmetaj, vetëm për t’i bërë qejfin Berishës për hapësirën televizive që i ofron për monologët e tij të maskuar si “intervista ekskluzive”, është gati të thotë çdo mashtrim, mjafton të jetë i dobishëm për propagandën. 

Megjithatë një këshillë të pakërkuar e kam: Në epokën e rrjeteve sociale do të ishte më mirë që Arben Ahmetaj t’i bënte monologët e tij në Facebook dhe jo te Syri i evazionit fiskal dhe parave të pista: Do të ishte më i besueshëm, mund të gënjente më pak, do të kishte rritur numri i dëgjuesve, por mbi të gjitha do të tregonte më shumë dinjitet. 

POST SCRIPTUM – Pasi fyerjeve që më ka rezervuar zëvendëskryeministrja në detyrë Belinda Balluku gjatë komunikimeve me vartësit e saj, tani një tjetër zëvendëskryeministër socialist më sulmon duke kopjuar argumentet e përdorura nga lideri i opozitës. Por nuk jam i surprizuar pse ky është çmimi (dhe prova) i vërtetë i të qënit gazetar i pavarur./ Shqiptarja.com 

 

Tmerri kot i opozitës nga ‘Diella’, një dobësi që shumica nuk ishte e detyruar ta shfrytëzonte

20 September 2025 at 11:37

Nga Carlo Bollino

Dje qeveria bëri betimin para Presidentit të Republikës dhe, siç pritej, “Diella” nuk ishte e pranishme. Pra, formalisht, si ministre nuk ekziston. Duhet të mjaftojë kjo për të qetësuar ankthin e opozitës dhe panikun e analistëve të saj, të cilët me të vërtetë besuan se gjatë ceremonisë së organizuar në sallonin e Presidencës do të materializohej një avatar digjital në gjendje të trondiste planet revolucionare të Sali Berishës dhe çetës së tij parlamentare.

Edi Rama është një provokator, dhe nuk ka dyshim që t’i japësh fjalën “Diellës” në parlament para ministrave dhe deputetëve të vërtetë, ishte një provokim ekstrem, ndoshta me synime spektakolare, por që opozita mund ta trajtonte pikërisht si të tillë. Ashtu siç vepruan 47 krerët e shteteve dhe qeverive të mbledhur në Tiranë me rastin e samitit të Komunitetit Politik Europian, kur Edi Rama i habiti duke i përshëndetur me avatarët e tyre fëmijë, të krijuar si “Diella” nga inteligjenca artificiale. Të gjithë qeshën dhe madje duartrokitën për këtë ide origjinale. Nuk shpërtheu asnjë sherr, asnjë nuk u ofendua.

“Ministrja Diella” është një ide dhe deri më tani asgjë më shumë edhe pse publikohet nga mediat botërore pikërisht për origjinalitetin e saj. Rama e ka imagjinuar me shpresën për të automatizuar sistemet e tenderimeve duke ia besuar ato inteligjencës artificiale, për t’i larguar nga diskrecioni njerëzor dhe rrjedhimisht nga korrupsioni. Po të funksiononte, do të ishte një lëvizje gjeniale dhe opozita duhej të gëzohej, sepse lufta kundër korrupsionit qeveritar ka qenë gjithmonë një nga misionet e saj politike të shpallura në çdo gjuhë. Por atëherë, pse e kundërshton? Në të vërtetë, “Diella”, si çdo formë e inteligjencës artificiale, do të vazhdojë të përdorë vetëm informacionet e dhëna nga “trajnerët” e saj njerëzorë, dhe prandaj nëse ata trajnerë janë të korruptuar, të korruptuara do të jenë edhe vendimet e “Diellës”. Për fat të mirë, inteligjenca artificiale nuk ka arritur ende autonominë nga njeriu. Nga ky këndvështrim, pra, do të ndryshojë pak në krahasim me situatën aktuale. Por, nëse ska ndryshime, përse ministrja virtuale i tremb kaq shumë Berishën dhe milicët e tij?

E vërteta është se çfarëdo që të bëjë Rama, Berisha e kundërshton pa u ndalur as për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë. Rama e di mirë këtë dhe luan me të si macja me miun: e manipulon, e përul, e lë të flasë me vete. Nëse kjo tregon nivelin shumë të ulët ku ka rënë opozita – e dënuar të mbetet pakicë për sa kohë Berisha do të jetë ai që e delegjitimon – kjo nuk do të thotë që Rama dhe shumica e tij duhet të përfitojnë. Përkundrazi, forca e kartonave, që gjithmonë ka karakterizuar çdo demokraci liberale dhe nuk duhet të skandalizojë kur e përdor edhe Partia Socialiste, duhet të përdoret për të forcuar europianizmin e vendit.

Përballë shfaqjes së shëmtuar të servirur edhe një herë nga Berisha dhe madje nga “i moderuari” Gazmend Bardhi, kundër fjalimit të regjistruar të “Diellës” dhe që me dhunë në sallë kërkon të meritojë emërimin si kryetar grupi, Partia Socialiste duhej të reagonte me qetësinë që karakterizon të fortët, dhe jo me impulsivitetin që zbulon të dobëtit. Maratona parlamentare për programin qeveritar do të përfundonte matematikisht me miratimin e tij nga 83 deputetët socialistë, dhe për këtë arsye anulimi i saj në përgjigje të protestave të PD-së nuk ishte një avantazh që Edi Rama kishte nevojë ta përfitonte. Dhe mjafton kjo për ta konsideruar një gabim.

Edi Rama duhej në vend të kësaj t’u urdhëronte të vetëve të merrnin fjalën, secili për 10 minuta siç e parashikon rregullorja, dhe të vazhdonin në mënyrë legjitime seancën për insedimin e shumicës së re, duke injoruar britmat e kundërshtarëve. Do të ishte një rast edhe për të dëgjuar zërin e deputetëve të rinj, të përzgjedhur nga vetë Rama për t’i dhënë politikës një fytyrë të re, por që fatkeqësisht debutuan në parlament në mënyrën më të vjetër të mundshme.

Forca e qeverisë së katërt Rama mund të shfaqet ose duke imponuar vetëm ligjin e kartonat, ose duke treguar njëfarë tolerance diplomatike, si ajo me të cilën demokristianët italianë qeverisën për 40 vjet: do t’i takojë kryeministrit të vendosë. Por e ka gabim opozita nëse e konsideron “Diellën” një akt arrogance. Përkundrazi, ministrja virtuale është e brishtë sepse, ndryshe nga ministrat realë, mund të klonohet nga cilido, pikërisht falë inteligjencës artificiale, e cila nuk është monopol i askujt.

Nëse Berisha dhe çeta e tij rebele do të përdornin trurin dhe kulturën në vend të dhunës dhe kërcënimeve, do të kishin paraqitur në sallë një tjetër “Diellë” opozitare, e aftë me të njëjtin imazh dhe të njëjtën zë si ajo socialiste, të kundërshtonte qeverinë dhe avatarin e saj. Një përballje virtuale, në emër të politikës, do t’i kishte kthyer dinjitetin Parlamentit të Shqipërisë dhe do të kishte treguar më në fund një fytyrë të re të kësaj opozite që ka shumë më shumë nevojë për ide dhe metoda moderne sesa qeveria dhe udhëheqësi i saj mjeshtëror.

The post Tmerri kot i opozitës nga ‘Diella’, një dobësi që shumica nuk ishte e detyruar ta shfrytëzonte first appeared on JavaNews.al.

Zoti Berisha në aferën “Partizani” si “barinjtë gënjeshtarë” të Ezopit: Kur gënjen një herë, askush nuk të beson më

30 June 2025 at 17:59

Ja provat që SPAK ia kundërvë Berishës dhe dhëndrit të tij, dhe të paktën një fakt për të cilin të dy po gënjejnë 100%

Nga Carlo Bollino

Odisea e gjatë e klubit “Partizani” ka hyrë më në fund në një sallë gjyqi, ku do të përcaktohet nëse ai spekulim ndërtimor që pasuroi familjen e vajzës së Kryeministrit, u mundësua apo jo nga pushteti i të atit. Ndryshe nga sa ka pretenduar për vite me radhë propaganda e Berishës (përveç Sali Berishës i akuzuar për korrupsion, në të njëjtin proces është nën hetim për pastrim parash edhe dhëndri i tij, ambientalist e ndërtues), procesi nuk vë në diskutim pronësinë e tokës, por të drejtën e Jamarbër Malltezit për t’i përfituar ato toka në kthim pronësie (së bashku me trashëgimtarët e tjerë), edhe pse mbi ato toka ngrihej kompleksi më i madh sportiv i kryeqytetit, që nuk mund të shembej për t’i lënë vendin 19 kullave.

Procesi përqendrohet pra mbi procedurat që Sali Berisha, sapo erdhi në pushtet në vitin 2005, vuri në lëvizje për t’i mundësuar dhëndrit të tij të realizonte atë spekulim ndërtimor që nuk e kishte tentuar kurrë për sa kohë në pushtet ishin socialistët. Vetëm kaq mjafton për të legjitimuar dyshimet e Prokurorisë.

Pastaj vijnë faktet. Jo vetëm që qeveria e Berishës firmosi një sërë VKM-sh dhe ndryshime ligjore që, edhe pse nuk përmendin me emër Jamarbër Malltezin si përfitues, ishin të domosdoshme për të përfunduar projektin e ndërtimit të tij. Por Berisha ka bërë shumë më tepër: ai mobilizoi ministrat e tij dhe nivelet më të larta të ushtrisë për të përshpejtuar ato procedura që përndryshe, pa presionet politike dhe ndryshimet ligjore, nuk do të kishin qenë të mundshme kurrë. Sali Berisha nuk kishte nevojë të firmoste personalisht aktet që u urdhëronte ministrave të tij të realizonin, mjaftonte një fjali, si një vrasës që gjithmonë mban doreza për të mos lënë gjurmë në vendin e krimit.

E megjithatë, në një moment nervozizmi, një firmë e la: nënshkroi një urdhër për inspektim disiplinor nga Departamenti Antikorrupsion i Këshillit të Ministrave ndaj Batalionit Mbështetës, komandanti i të cilit, gjeneral Vladimir Qirjazi, refuzontetë nënshkruante dorëzimin e Kompleksit “Partizani” te trashëgimtarët, pasi e konsideronte procedurë të paligjshme. Berisha firmosi urdhrin për inspektim dhe ajo firmë mbeti një provë e padiskutueshme në dosjen gjyqësore.

Pjesën tjetër të “punës së pisët” ia delegoi si gjithmonë njerëzve të tij: në këtë rast, zbatuesi i urdhrit ishte Oerd Bylykbashi, atëherë drejtues i Departamentit Antikorrupsion të qeverisë. Njeriu i besuar i Berishës zgjodhi të dërgonte për inspektim në zyrën e gjeneralit ”rebel” jo një inspektor të zakonshëm, por pikërisht një prej ish-pronarëve (në marrëveshje me Malltezin), i cili do të përfitonte nga procedura që po hetohej. Një konflikt interesi i pastër, që nuk habiti as Berishën e as Bylykbashin: kështu funksiononte shteti kur në pushtet ishte “doktori”. Gjeneral Qirjazi i konsideronte të paligjshme procedurat që i kishin urdhëruar të kryente për favor të Jamarbër Malltezit: pas inspektimit të porositur nga Berisha dhe të kryer nga ortaku i dhëndrit, gjenerali u shkarkua nga detyra. Pasardhësi i tij, Xhemal Gjunkshi, firmosi letrat për tre ditë. Si shpërblim, u emërua Shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe më pas deputet i Partisë Demokratike.

Sapo u kthye nga Kosova në vitin 2005, Argita Berisha deklaroi një gjendje financiare prej rreth 35 mijë dollarësh në bankë. I ati sapo ishte bërë Kryeministër, pas tetë vitesh opozitë. Megjithëse me atë shumë të vogël në bankë, bashkëshorti i saj u hodh në ndërtimin e një kompleksi të tërë pallatesh mbi tokën e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, ku fillimisht zotëronte vetëm disa dhjetëra metra katrorë. Kur projekti i spekulimit ndërtimor, i favorizuar nga vjehrri, u zhbllokua, ai u bë pronar i pothuajse gjysmës së të gjithë investimit, duke i kthyer në mënyrë “magjike” ato 35 mijë dollarë në dhjetëra milionë euro. Nëse kjo është një aferë korruptive dhe një rast i pastrimit të parave, apo jo, do ta përcaktojë procesi i saponisur.

Që nga dita e parë e hetimeve, Sali Berisha dhe familja e tij janë paraqitur si viktima të një komploti politik, një akuzë që e kanë përsëritur edhe sot në prag të procesit. Në listën e akuzave, kanë përfshirë prapë si papagaj dhe një që më prek drejtpërdrejt: sipas tyre, unë kam paguar vetëm 1 euro për t’u bërë pronar i një toke 4.120 metra katrore që familja e Malltezit ia kishte dhuruar Bashkisë së Tiranës për të ndërtuar një gjimnaz dhe ku, falë ”katër VKM-ve të personalizuara”, kam ndërtuar selinë e televizionit Report. Si dëshmitar dhe protagonist i drejtpërdrejtë i kësaj historie, e di mirë që kjo është një genjeshtër e madhe, për të cilën Malltezi është tashmë i pandehur përballë Gjykatës Penale të Tiranës.

Unë në fakt nuk jam pronar i tokës (madje as i godinës së televizionit që kam ndërtuar me paratë e mia mbi të sepse kështu e parashikon ligji), por vetëm qiramarrës; toka nuk është dhuruar kurrë nga Malltezi, as për bujari as me vakëf siç pretendon, sepse ai asnjëherë nuk ka qenë pronar i saj; gjimnazi nuk është projektuar kurrë; dhe katër VKM-të nuk janë të personalizuara, por procedura burokratike të parashikuara po nga ligji për të gjithë njëlloj. Kështu që si dëshmitar i drejtpërdrejtë (unë po që jam viktimë e shpifjes politike!), mund të deklaroj se Berisha dhe Malltezi po gënjejnë 100%, të paktën për këtë pikë. Dhe për pjesën tjetër?

Ezopi, fabulisti i lashtë grek që besohet të ketë jetuar midis shekujve VII dhe VI p.e.s., na ka lënë një fabul me titullin “Barinjtë gënjeshtarë”. Është historia e famshme e barinjve që çdo mbrëmje bërtisnin “ujku, ujku” për të mashtruar fshatarët. Derisa një natë ujqërit erdhën vërtet, por askush nuk i besoi më dhe ujqërit shkatërruan tërë kopenë e tyre të pambrojtur. Ja, ky është morali i Ezopit që i përshtatet për mrekulli Sali Berishës: kur kapesh duke gënjyer një herë, nuk të beson më askush, edhe sikur të thuash të vërtetën.

The post Zoti Berisha në aferën “Partizani” si “barinjtë gënjeshtarë” të Ezopit: Kur gënjen një herë, askush nuk të beson më first appeared on JavaNews.al.

Duhet kallëzim penal dhe dëmshpërblim ndaj Shtetit edhe për rekurset e rreme në KQZ

5 June 2025 at 20:23

Nga Carlo Bollino

Duke parashikuar me kohë, ashtu si të gjithë, humbjen zgjedhore të 11 majit, Partia Demokratike, që përpara se të votohej, kishte premtuar se do të bënte të paktën 200 ankesa kundër legjitimitetit të votimit. Si normistë komunistë, plani i PD-istëve u respektua, dhe KQZ u përmbyt nga dhjetëra e dhjetëra ankesa. Por pyetja tani është: sa nga këto ankesa janë të bazuara? Legjenda e “trenit bullgar” dhe e 130.000 fletëve të vjedhura është tashmë zbuluar si një mashtrim. KQZ ka rinumëruar sot 233 kuti në 11 qarqe, duke treguar se ato mjëra fletë të pavotuara, që sipas PD-së ishin përdorur për të manipuluar rezultatin, ndodheshin në vendin e tyre. Ashtu siç e kishin parashikuar të gjithë, askush nuk i kishte prekur.

Tani që shpifja e “trenit bullgar” ka rënë, PD ka arritur të marrë nga dy anëtarët e saj në KAS (gjykata zgjedhore që në teori duhet të jetë e pavarur, por që në realitet emërohet nga partitë) vendimin për të rinumëruar të gjitha kutitë e qarkut të Tiranës. Ëndrra e Berishës nuk është të përmbysë rezultatin, por të marrë të paktën një mandat nga Agron Shehaj, të cilin ai ia hoqi koalicionit të PD-së për më pak se 1500 vota. Një objektiv i parealizueshëm, sepse nëse me të vërtetë numëruesit e PD-së kanë pranuar në heshtje që t’i vidhen 1500 vota partisë së tyre për t’ia dhënë partisë ”Mundësia” të Agron Shehajt, i cili nuk kishte asnjë numërues, skandali do të ishte më shumë brenda shtëpisë së Berishës sesa tek ajo socialiste.

Në të vërtetë, që tani mund të parashikohet se edhe nga ky rinumërim, i gjatë dhe i kushtueshëm, nuk do të ketë asnjë surprizë. Mjafton të krahasohen, ashtu siç kam bërë unë, rezultatet e Vorës dhe të Njësisë 10 në Tiranë, ku më 11 maj u votua me sistemin elektronik dhe prandaj votat u numëruan nga kompjuteri dhe jo nga numëruesit, me votat e numëruara me dorë në pjesën tjetër të qarkut të Tiranës.

Në qendrat e votimit ku është votuar me sistemin elektronik, PS-ja ka marrë 55.3% (64.5% në Vorë dhe 49% në Njësinë 10), PD-ja 29.9% (26.4% në Vorë dhe 32.3% në Njësinë 10), dhe Mundësia 4.7% (2.4% në Vorë dhe 6.4% në Njësinë 10). Në pjesën tjetër të qarkut ku votat janë numëruar me dorë dhe që tani do të numërohen për herë të dytë (duke përjashtuar rezultatet e Vorës dhe të Njësisë 10), PS-ja ka marrë 48%, PD-ja 34.6% dhe Mundësia 4.9%.

Shifrat flasin qartë: pikërisht atje ku është votuar në mënyrë elektronike, pra pa asnjë mundësi për të ndryshuar rezultatin, PD-ja ka marrë edhe më pak vota sesa në zonat ku është votuar manualisht. “Mundësia” e Agron Shehajt ka marrë thuajse të njëjtin numër votash si në zonat ku është votuar elektronikisht, ashtu edhe në ato ku është votuar me dorë. Partia Socialiste, e cila po e shijon me buzëqeshje këtë spektakël qesharak të inskenuar nga Berisha, ka marrë 55% me votim elektronik dhe vetëm 48% me votim manual. Pra, as rezultati i PS-së nuk tregon se është favorizuar nga numërimi me dorë, përkundrazi.

Si me thënë që ai që mund të dyshohet për manipulim të numërimit është pikërisht Berisha, i cili në fakt akuzon të tjerët.

A nuk mjaftonte ky krahasim i thjeshtë për t’i sugjeruar KAS-it se rinumërimi në Tiranë i kërkuar nga Partia Demokratike nuk ka asnjë bazë logjike, por është thjesht pjesë e “planit demokrat” për të bërë zhurmë dhe për të inskenuar atë ”masakër zgjedhore” të ëndërruar nga Berisha, që në realitet të gjithë e dinë se nuk ka ndodhur?

Por në këtë pikë lind pyetja: kush po e paguan këtë spektakël? Pse Shteti (pra taksapaguesit) duhet të mbajë mbi supe koston e rinumërimeve të kota, që i shërbejnë vetëm Sali Berishës për të ushqyer gënjeshtrat e tij dhe për të shmangur dorëheqjen nga partia? Ashtu siç ekziston vepra penale e kallëzimit të rremë për denoncimet penale të pavërteta, po ashtu edhe rekurset e rreme kundër rezultateve zgjedhore duhet të konsiderohen vepër penale.

Një rinumërim votash është i nevojshëm kur dyshimet për manipulim bazohen në prova konkrete, por kur është vetëm pjesë e një plani propagandistik dhe më pas verifikohet se denoncimi ishte pa bazë, ai që e ka kërkuar duhet të dënohet dhe të paguajë nga xhepi i vet shpenzimet e mbuluara nga Shteti. Për të ndëshkuar politikisht gënjeshtrat e tij kujdesen, si gjithmonë, vetë zgjedhësit.

The post Duhet kallëzim penal dhe dëmshpërblim ndaj Shtetit edhe për rekurset e rreme në KQZ first appeared on JavaNews.al.

Berisha i mposhtur nga urrejtja që vetë kultivoi

30 May 2025 at 10:24

Nga Carlo Bollino

Sali Berisha urren Shtetin në çdo formë të tij. Urren SPAK-un, urren Kuvendin, urren Policinë e Shtetit, urren KQZ-në, urren KAS-in, urren Gjykatën Kushtetuese, urren Gjykatën e Lartë, urren kryetarët e bashkive përveç atyre të PD-së, urren çdo institucion publik, urren kundërshtarët e tij politikë. Por urren edhe institucionet private, duke filluar nga mediat, përveç atyre që kontrollon vetë. Urren biznesmenët, ose të paktën ata që nuk e paguajnë. Urren ambasadorët. Urren shqiptarët që nuk e votojnë.

Ky plak i mbaruar ushqehet me urrejtje, kultivon urrejtje, shpërndan urrejtje. Këtë e ka bërë gjithmonë, urren hapur pa asnjë ndjenjë turpi, dhe po të kthehemi pas në vite, urrente po kaq fort edhe kur ishte në pushtet, thjesht që atëherë e bënte fshehurazi, duke përdorur institucionet që kontrollonte. Kur është në opozitë, urren personalisht, haptazi, dhe i detyron të urrejnë hapur edhe shërbëtorët e tij: deputetët, gazetarët, drejtuesit e partisë, familjarët apo militantët.

Eshtë kjo politikë e bazuar në urrejtje ajo që u mund më 11 maj. Por Berisha nuk e kupton. Dhe në vend që të reflektojë dhe të ndryshojë strategji, komenton disfaten elektorale të shkaktuar nga urrejtja e tij, duke shpërndarë edhe më shumë urrejtje. Me sa duket është krenar që urrejtja e tij nuk ndryshon kurrë.

Në komunikimin publik që pasoi disfatën e 11 majit, Sali Berisha imponoi të njëjtin gjuhë si edhe më parë: përdor të njëjtat argumente, të njëjtat akuza, të njëjtat shpifje, të njëjtat gënjeshtra, pa pikë fantazie. Sigurisht, tani përqendrohet tek “masakra zgjedhore” dhe “farsa elektorale”, terma edhe këto të konsumuara përtej masës. I kishte përdorur që në 1994, pastaj në 1997, në 2001, pastaj në 2013, në 2017, në 2021 dhe tani i përserit me të njëjtin përçmim si gjithmonë. Vetëm se tani nuk i beson më askush.

Monotonia dhe përsëritja në politikë janë një mallkim që vret cdo lider që e përdor, sepse lodhin këdo tjetër. Sali Berisha dhe betejat e tij të rreme i kanë lodhur të gjithë, dhe kjo duket nga numri i pjesëmarrësve në protestat e tij, nga numri i ndjekësve në rrjetet sociale dhe sidomos nga numri i atyre që e votojnë.

Sot ka filluar sërish të tregojë “përallën” për qeverinë teknike (si gjithmonë, pa mundur ta marrë pushtetin me vota, shpreson ta marrë në tavolinë), dhe së shpejti me siguri do të rikthehet me mosbindje civile, e ndoshta edhe me bojkot të Kuvendit të ri. Èshtë bërë aq i parashikueshëm në gjithçka që thotë dhe bën, sa është kthyer në një meme. Dhe memet, nëse nuk të bëjnë të qeshësh, fshihen me një klik. Memet nuk lenë gjurmë.

Beteja “për votën e lirë” që ky 81-vjeçar i etur për pushtet pretendon se ka nisur, është vetëm hipokrizia e radhës e një politikani në fund të karrierës që në jetën e vet ka shkelur votën e lirë i pari, dhe qindra herë të tjera. Dhe tani kërkon ta ringjallë në mënyrë paradoksale këtë justifikim qesharak dhe të konsumuar, vetëm për të arsyetuar humbjen e radhës.

Sali Berisha, që urren çdo institucion të shtetit demokratik, duket se dashuron vetëm një shtet që fatmirësisht nuk ekziston më. Ai dashuron në kujtime shtetin e tij personal të dikurshëm, ku kishte prokurorë të korruptuar, gjykatës të nënshtruar, kriminelë bashkëpunëtorë, gazetarë të bindur, institucione publike të kapura, polici të dhunshme, një KQZ të gatshme të certifikonte manipulimet e tij, madje edhe ambasadorë amerikanë që e quanin “burrë shteti” pas masakrës së 21 janarit dhe të tjerë që mbulonin manipulimet zgjedhore të vitit 1996 në emër të Italisë. Ato kohë kanë marrë fund për Shqipërinë, jo vetëm për Sali Berishën.

Por Berisha vazhdon të dashurojë edhe ata pak shërbëtorët e pakuptimtë që ende e rrethojnë, burra pa dinjitet, si “budallai i familjes” që janë bërë miliarderë duke përfituar nga puna dhe pushteti i të tjerëve. Berisha rrethohet me mediokër, të vetmit që e durojnë, sepse në mediokritetin e tyre nuk kanë asnjë alternativë.

Por pikërish këta mediokër janë ata që i largojnë votuesit, sepse ndryshe nga sa mendon Sali Berisha, shqiptarët nuk janë më ata naivët e vitit 1992 që si përvojë të vetme kishin një regjim gjakatar e shtypës. Sot shumica e popullit shqiptar është emancipuar, ka udhëtuar, ka lexuar, është arsimuar dhe ka mësuar të dallojë njerëzit. Më e rëndësishmja, shqiptarët janë të lodhur nga urrejtja, që në 45 vitet e komunizmit ishte arma kryesore e diktatorit për të sunduar vendin, dhe që sot Sali Berisha po e rikthen si trashëgiminë e vetme të historisë së tij politike.

Eshtë pikërish kjo arsyeja pse Sali Berisha humbi zgjedhjet. Presionet e vetme që kanë ndikuar votën nuk janë ato të policisë, administratës apo krimit, siç pretendon propaganda e pashpresë e PD-së, por presionet që Sali Berisha ushtron çdo ditë mbi inteligjencën dhe dëshirën për paqe të popullit shqiptar.

The post Berisha i mposhtur nga urrejtja që vetë kultivoi first appeared on JavaNews.al.

Në krah të “narkoshtetit të Ramës”, 52 liderët e Europës. Berisha mbetet i vetmuar

16 May 2025 at 20:23

Nga Carlo Bollino

Nuk ka krahasim më domethënës për të përshkruar situatën aktuale politike sesa ajo mes dy fotografive të marra sot në Tiranë: në njërën, 52 liderët e Europës të mbledhur rreth Edi Ramës në një konferencë ndërkombëtare; në tjetrën, një grup i vogël militantësh, të thirrur nga Sali Berisha, për të protestuar kundër rezultatit të zgjedhjeve, vetëm disa qindra metra më tutje. Edhe një herë, sheshi i thirrur nga kjo opozitë mbeti bosh, dhe ky është treguesi më i qartë, përtej çdo gënjeshtre, që rezultati i zgjedhjeve ishte i drejtë. Votimi që doli nga kutitë pasqyron humnerën e mbështetjes që ndan këto dy forca politike. Sali Berisha është një lider i mbaruar dhe i vetmuar, i cili ka fundosur në vetminë e votave edhe Partinë Demokratike që dikur ishte një forcë dominuese. Populli, në emër të të cilit Berisha pretendon ende të flasë, e ka braktisur. Në protestën e sotme, organizuar për të denoncuar të ashtuquajturën “masakër zgjedhore”, nuk ishin më as militantët e tij.

Për vite me radhë, Berisha ka përdorur gënjeshtrën si armën e tij kryesore politike, por tashmë askush nuk i beson më. Në fund të fundit, është viktimë e vetvetes. Gënjeshtra e tij e fundit u tha në prag të votimeve të 11 majit, kur u betua para mbështetësve se që nga dita pas zgjedhjeve, ai do të ishte kryeministri i ri i vendit. Një premtim që binte ndesh me çdo parashikim dhe që u kundërshtua nga pesë sondazhe të pavarura. Një premtim që duhej besuar vetëm si akt besimi, si një gjest i fundit dashurie. Por rezultati i votimit tregoi se edhe këtë herë Berisha kishte gënjyer. Edhe besimi u tradhtua.

Prej pesë ditësh ai përpiqet të ngjitet mbi një mal pasqyrash, duke gënjyer sërish, duke deklaruar se vota është vjedhur, se ka “plot prova” të cilat nuk i tregon, se premtimi i tij ishte i ndershëm dhe se Edi Rama nuk do të gëzojë kurrë mandatin e katërt si kryeministër. Askush nuk i beson më. Të parët që e përgënjeshtruan ishin vetë liderët e të gjithë Europës, të mbledhur sot në Tiranë duke uruar Edi Ramën për suksesin elektoral. Nga Macron te Merz, nga Meloni te Von der Leyen, të gjithë ishin aty. Dhe përtej kordonit të sigurisë së ngritur nga policia, Sali Berisha, me një megafon në dorë dhe pa zë, bërtiste përpara pak pasuesve të mbetur, premtimin e tij të rremë më të fundit.

Fotoja e grupit në këtë samit politikisht të paharrueshëm për Shqipërinë e vogël do të hyjë në histori. Ndërsa imazhi i Berishës me megafonin do të harrohet shpejt. Bashke me shpifjet e tij, ato të përsëritura edhe sot, kur, pa qenë as në listën e folësve zyrtarë, foli vetëm në një nga sesionet e mbyllura, të një forumi të së djathtës botërore të mbledhur në Bruksel. Në fund të punimeve, u votuan 5 rezoluta, por nuk pati asnjë fjali as për Shqipërinë dhe as për denoncimet e Berishës. Me një anglishte të pasigurt dhe duke lexuar me vështirësi nga një iPad, interpretoi vajtimin e tij para partive “motra”, duke iu lutur për mbështetje për të “zbuluar masakrën zgjedhore” të kryer nga Edi Rama. Një masakër, sipas tij, e realizuar nga një Shqipëri që Rama e ka kthyer në një “narkoshtet”. Një narkoshtet në të cilin, ndërkohë, kishin mbërritur të gjithë liderët e Europës, të gjithë gjoja bashkëpunëtorë të narkomafies, përfshirë kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministren italiane Giorgia Meloni, dhe Presidenten e Komisionit europian, Ursula Von der Leyen, të tre, ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm të së djathtës europiane. Të gjithë ishin sot në Tiranë me Edi Ramën, ndërsa Sali Berisha ishte vetëm në Bruksel.

Prandaj ato dy foto të vendosura përballë njëra-tjetrës tregojnë dy fytyrat e realitetit tonë. Tregojnë Shqipërinë e vjetër, tashmë pa zë, dhe Shqipërinë e së ardhmes. Sali Berisha le të dorëzohet: gënjeshtrat e tij nuk mashtrojnë më askënd.

The post Në krah të “narkoshtetit të Ramës”, 52 liderët e Europës. Berisha mbetet i vetmuar first appeared on JavaNews.al.

Zoti Berisha, je ti ai që më përzure si gazetar, por ndryshe nga Becchetti, nuk ia faturova kostot shqiptarëve

17 April 2025 at 17:34

Nga Carlo Bollino

Ja historia e vërtetë e Sali Berishës, e marrëdhënies së tij me lirinë e mendimit dhe me mua. Jam mësuar me sulmet e tij vulgare që prej 32 vitesh, por ai nuk ka të drejtë të flasë për lirinë e shtypit, e aq më pak të japë shembuj të pavarësisë editorial.

Dje, Sali Berisha, ndoshta në një moment deliri demence të shkaktuar nga mosha, guxoi të krahasojë emrin tim me atë të një sipërmarrësi italian, Francesco Becchetti, i dënuar më 23 shkurt 2022 nga Gjykata e Tiranës me 17 vite burg, i gjykuar në mungesë për vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës, krijimin e skemave mashtruese me qëllim përfitimi të paligjshëm si dhe pastrim parash. Bashkë me Becchettin u dënuan rëndë edhe familjarë dhe bashkëpunëtorë të tij. Duke qenë se unë jam me të vërtetë garantist, kujtoj se ky është një dënim në shkallë të parë dhe se për të gjykuar fajësinë e Becchettit duhet pritur përfundimi i të gjitha shkallëve të gjykimit. Por krahasimi i bërë nga Berisha midis historisë sime dhe asaj të Becchettit është gjithsesi një turp që meriton një përgjigje.

Duke folur para një grupi të vogël militantësh të njësisë 5 të Tiranës, Berisha deklaroi: “Po Beketi, u kujtohet ju? Beketi, një investitor që ndërtoi përveç të tjerash edhe një televizion. Ai televizion nuk ishte as televizion kombëtar. Ai ishte një televizion që prodhonte disa emisione, kritikonte qeverinë, kritikonte opozitën, sepse ishte një italian që donte të tregonte se po bënte një media të pavarur. Nuk ishte Bolino ai. Jo mor jo, ai ishte e kundërta e Bolinos. Se nuk pranonte të bëhej skllav i Edi Ramës. Ky e merr dhe e përzë si gangster atë.”

Nuk është hera e parë që Berisha mbron Becchettin: ai e bën që kur sipërmarrësi italian (më pas edhe botues i Agon Channel) bleu për 150.000 euro një “pikturë” të vendosur në ankand nga Liri Berisha në një nga darkat e saj të famshme bamirësie, të organizuara kur Berisha ishte kryeministër, dhe kush donte të bënte biznes me qeverinë, duhej të jepte një kontribut për familjen. Berisha, për ta shpërblyer, i vuri në dispozicion instrumentin më të çmuar që kishte krijuar, më të fuqishëm madje se qeveria e tij: drejtësinë. Francesco Becchetti fitoi kështu një proces në Apel (më 24 mars 2009) dhe më pas në Gjykatën e Lartë (më 7 mars 2011) që dënonte kompaninë prestigjioze italiane EnelPower të dëmshpërblente sipërmarrësin mik të qeverisë me një shumë marramendëse prej 440 milionë eurosh për një konflikt të lidhur me ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit, të cilin Becchetti as që e kishte ndërtuar ndonjëherë. Për shkak të atij vendimi, të konsideruar nga Roma dhe kancelaritë evropiane si “skandaloz”, jo vetëm ENEL, por edhe shumë kompani të rëndësishme italiane hoqën Shqipërinë nga lista e vendeve ku ia vlente të investoje.

Me të njëjtën metodë, të cilën Berisha duket se e respekton, Becchetti përdori koncesionin e hidrocentralit të Kalivaçit (një vepër fantazmë, edhe më e keqe se inceneratori i Tiranës) për të fituar gjithashtu arbitrazhe ndërkombëtare kundër Deutsche Bank gjermane dhe në fund kundër qeverisë shqiptare. Në të vërtetë, Berishës nuk i intereson aspak që taksapaguesit shqiptarë rrezikojnë të vidhen nga arbitrazhet e fituara nga Becchetti, për të cilat kontribuan edhe disa dëshmi “të pavarura” nga disa gazetarë të Syri.net, televizioni i familjes Berisha: për të ka rëndësi vetëm përdorimi i atyre vendimeve të çmendura për të sulmuar qeverinë.

Por çështja nuk është kush është Becchetti. Çështja është kush jam unë dhe me ç’të drejtë guxon Sali Berisha të më konsiderojë më keq se Becchetti.Gjëja e parë që duket se demenca i ka fshirë nga kujtesa këtij njeriu, është se jam unë ai që u “përzura si gangster” nga Shqipëria kur ai ishte në pushtet, pikërisht sepse doja të tregoja se si ndërtohet një media e pavarur. Nuk kam ditur ndonjëherë që ky ishte edhe qëllimi i Becchettit. Ishte vera e vitit 1995 kur Berisha urdhëroi dëbimin tim nga vendi, por ndryshe nga Becchetti, i cili kaloi përmes një procesi gjyqësor, dëbimi im u vendos personalisht nga Berisha, i këshilluar nga bashkëpunëtori i tij kriminal Bashkim Gazidede dhe nga drejtori i policisë Agim Shehu: pa gjyq dhe pa shpjegim.

Dallimi i dytë i madh është se unë, ndryshe nga Becchetti, nuk e kam paditur shtetin shqiptar duke kërkuar një dëmshpërblim për padrejtësinë e pësuar. Do të thotë se nuk kam kërkuar që shqiptarët të paguajnë për fajet e Berishës. Dhe nuk ka asnjë dyshim se unë kam pësuar një padrejtësi. Arkiva ime e 32 viteve të jetuara në Shqipëri e tregon pa asnjë hije dyshimi se Berisha më dëboi vetëm sepse nuk e duronte dot pavarësinë time si gazetar, që vetëm për këtë konsiderohesha opozitar. Edi Rama nuk kishte ende asnjë lidhje as me mua as me pushtet, lideri i opozitës Fatos Nano e kishte mbyllur në burg, dhe Berisha zotëronte 100% të pushteteve publike. Po prapë unë isha armik. Si e dëshmojnë dokumentet e Ministrisë së Jashtme italiane, të gjithë zyrtarët e lartë të së cilës negociuan me njerëzit e Berishës për rikthimin tim, konstatuan se ndaj meje “autoritetet shqiptare nuk kishin ngritur asnjë akuzë për krime apo sjellje të tjera të paligjshme”, dhe se dëbimi im ishte i lidhur në mënyrë të padiskutueshme me profesionin tim si gazetar.

Por ka më shumë. Në një komunikim të një zyrtareje të lartë italiane që kishte marrë pjesë në negociata, saktësohej se edhe Bashkimi Evropian në atë kohë ishte i alarmuar nga shkeljet e përsëritura të të drejtave të njeriut nga qeveria e Sali Berishës, dhe se “rasti Bollino” padyshim bënte pjesë në to. Këtë mund ta dëshmojnë edhe ndërmjetësuesit e Komunitetit të “Sant Egidio”, që dhanë kontributin e tyre të çmuar për të gjetur një marrëveshje, dhe që në fund arritën vërtet një kompromis: unë mund të rikthehesha në Shqipëri me kusht që të dorëhiqesha nga drejtimi i “Gazeta Shqiptare”, gazeta që Sali Berisha e urrente dhe për të cilën prej vitesh përpiqej të krijonte një klimë kriminalizimi me fushatat e tij shpifëse. Unë e pranova, por Berisha nuk e mbajti fjalën. Këtë e tregojnë dokumentet e nënshkruara nga policia kufitare (qe bej publike sot për hërë te pare), në të cilat çdo herë që hyja në vend (me një leje speciale të dhënë nga Partia Demokratike!!) thuhej se mund të qëndroja “vetëm tre ditë”. Sikur të isha gangster!!

Sali Berisha jo vetëm që më dëboi, sepse sipas tij bëja opozitë ndaj qeverisë, por u përpoq gjithashtu të shpronësonte edhe “Gazeta Shqiptare”, duke vendosur se kush duhej ta drejtonte redaksinë pas meje, që edhe kjo gazetë të bëhej zëdhënëse e partisë së tij. Një plan që dështoi vetëm falë reagimit të guximshëm të kolegëve shqiptarë që punonin aty, të gatshëm t’i vinin zjarrin redaksisë më mirë sesa të dorëzonin pavarësinë e saj.

Kjo është historia e vërtetë e Sali Berishës, e marrëdhënies së tij me lirinë e mendimit dhe me mua. Jam mësuar me sulmet e tij vulgare që prej 32 vitesh, por ai nuk ka të drejtë të flasë për lirinë e shtypit, e aq më pak të japë shembuj të pavarësisë editoriale. Vetëm pak muaj pas dëbimit tim, Sali Berisha dhe Partia demokratike organizuan zgjiedhjet politike të 1996, dëshmi e një manipulimi spektakolar që ka mbetur në historinë e shëmtuar të vendit. Një vit pas dëbimit tim, Sali Berisha, duke përfituar nga kryengritjet pas falimentimit të firmave piramidale që prapë ai vetë i kishte krijuar, vendosi censurë në media dhe hartoi një listë të zezë gazetarësh që duheshin “goditur në rrugë”: për këtë arsye u fut në listën botërore të armiqve të lirisë së shtypit. Fakti që sot ai përmend me krenari ato vite, duke më treguar ende si armikun për t’u goditur, tregon se nuk ka ndryshuar kurrë.

Sa për Francesco Becchettin, i uroj atij dhe Shqipërisë që të bëhet drejtësi e vërtetë. Por fakti që mbrohet nga Sali Berisha është më shumë një tregues faji, sesa provë pafajësie.

The post Zoti Berisha, je ti ai që më përzure si gazetar, por ndryshe nga Becchetti, nuk ia faturova kostot shqiptarëve first appeared on JavaNews.al.

Përgjimet e Veliajt si Dosja 184! Çfarë do të kishin dëgjuar prokurorët nëse do të përgjonin edhe Berishën gjatë zgjedhjeve apo pas arrestimit?

7 April 2025 at 12:56
Nga Carlo Bollino 

Përgjimet telefonike të bëra ndaj Erion Veliajt ndërsa ndodhej në qelinë e burgut të Durrësit, kujtojnë ato të realizuara me urdhër të prokurorit Besim Hajdarmataj ndaj socialistëve të angazhuar në fushatën elektorale në Dibër në vitin 2016. Historiku i dosjes së famshme 184, e dorëzuar nga vetë prokurori tek Partia Demokratike dhe më pas e publikuar në faqet e gazetës gjermane Bild, i ngjan si dy pika uji dosjes me përgjimet e Erion Veliajt që përfundoi në faqet online të Syri dhe të një portal hibrid që është vegla e klaneve të ndryshme. Në të dyja rastet, prokurorët që i kishin autorizuar dëgjuan biseda me shkelje etike, por nuk konstatuan asnjë vepër penale, dhe vetëm për këtë arsye, ato përgjime duhej të mbeteshin të mbyllura në sirtaret e Drjtësisë.

Por, përkundrazi, të dyja dosjet u bënë publike në të njëjtën mënyrë (pra mediatikisht), dhe si për rastësi, të dyja i shërbyen më shumë Partisë Demokratike në fushatën e saj politike sesa gjykatave. I vetmi ndryshim është se përgjimet e Hajdarmatajt të botuara ishin transkriptuar në mënyrë të plotë, me të gjitha zërat e përfshirë në bisedë, gjë që e bënte përmbajtjen më të qartë. Ndërsa në përgjimet ndaj Erion Veliajt të pergatitura nga SPAK, gjenden vetëm disa fraza të shkëputura dhe jo e gjithë biseda, çka vë seriozisht në dyshim edhe vlerën e tyre gjyqësore.

Nuk ka qytetar apo gazetar në botë që nuk ëndërron të dëgjojë bisedat telefonike të komshiut apo të një politikani, dhe pikërisht për këtë arsye, kjo superfuqi që shkel privatësinë në mënyrë kaq të rëndë, i është besuar ekskluzivisht nga ligji filtrit dhe ndjesisë së përgjegjësisë së një gjyqtari. Në demokracitë liberale, prej vitesh diskutohet mbi përdorimin gazetaresk të përgjimeve: Cilat dhe kur mund të publikohen? Nëse ka mendime të ndryshme për përdorimin e përgjimeve që përbëjnë prova penale, askush nuk ka dyshim se përgjimet që nuk përbëjnë prova për ndonjë krim duhet të mbeten sekrete. E megjithatë, edhe nga ato që publikohen, duhet të hiqen pjesët “jo të rëndësishme” ose ato që përfshijnë qytetarë që nuk kanë asnjë lidhje me hetimin penal. Pra përgjimet duhet të anonimizohen si në fakt bëhen edhe në gjykata shqiptare apo KLSH kur botojnë vendimet e tyre.

Në rastin e dosjes 184, ashtu si në rastin e përgjimeve të Erion Veliajt, ky parim themelor i civilizimit juridik u shkel brutalisht. Nuk është për t’u habitur që mbrapa kësaj dhune, bashkë me ndonjë përfaqësues të drejtësisë, qëndron gjithmonë Partia Demokratike, lideri i së cilës, Sali Berisha, nuk ka treguar asnjëherë në jetën e tij ndonjë respekt për të drejtat e njeriut, e aq më pak për të drejtat e kundërshtarëve të tij politikë. Ai dhe gazetarët e tij përdorin vetëm urrejtjen si instrument vlerësimi, duke iu bindur një instinkti pothuajse shtazor që i përket epokave më të errëta të historisë njerëzore. Por a është normale që edhe drejtësia — dhe në veçanti drejtësia e re — të bëjë të njëjtin gabim?

Kur u Zublikua dosja 184, e përbërë ekskluzivisht nga përgjime të eksponentëve socialistë të angazhuar në fushatë, u ngrit pyetja: çfarë do të kishte dëgjuar prokuroria nëse do të përgjonte edhe telefonatat e eksponentëve të Partisë Demokratike të mobilizuar në të njëjtën fushatë? Do të kishte dëgjuar biseda ndryshe dhe më shumë etike? Të njëjtën pyetje e bëj edhe sot: çfarë do të kishte dëgjuar SPAK nëse do të përgjonte telefonatat e Sali Berishës apo të dhëndrit të tij ditët pas arrestimit? Duke pasur parasysh se në publik u lëshuan në një linçim të pakontrolluar ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe gazetarëve, çfarë thoshin në telefon gjatë bisedave që i konsideronin private dhe konfidenciale? Vleresonin SPAK-un dhe kërkonin që media të mos përfshihej në mbrojtjen e familjeve të e tyre? Nëse vëllai apo gruaja e Erion Veliajt nuk duhej të flisnin me gazetarët, çfarë ka thënë Argita në telefon me gjithë gazetarët dhe bashkëpunëtorët, para se të bënte dhjetëra e dhjetëra dalje në të gjitha televizionet shqiptare? Çfarë ka thënë Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi në telefon para se të publikonte sulmet, shantazhet, konferencat, mitingjet ndaj Drejtësisë së re?

Për fat të keq, nuk mund t’i japim përgjigje kësaj pyetjeje, sepse ashtu si Hajdarmataj zgjodhi të përgjonte vetëm eksponentët socialistë atëherë, edhe sot SPAK ka zgjedhur të përgjojë vetëm Erion Veliajn. Askush nuk e ka shkelur privatësinë telefonike të PD-së atëherë, ashtu siç askush nuk e ka shkelur sot privatësinë telefonike të familjes Berisha. Ose të paktën këto përgjime nuk janë bërë publike nga askush.Edhe një herë një dopio standard i prokurorisë ka favorizuar të njëjtën palë politike. Prandaj moralistët që pushtojnë studiot televizive dhe mediat online, përfshirë ato të financuar nga donatorët pa asnjë trasparencë, në vend që të japin leksione mbi etikën, më mirë të reflektojnë mbi njëanshmërinë e një pjese të drejtësisë që është shumë më e rrezikshme dhe më e rëndë se sa njëashmëria e të akuzuarit. Apo, në të kundërtën,  të heshtin fare.

The post Përgjimet e Veliajt si Dosja 184! Çfarë do të kishin dëgjuar prokurorët nëse do të përgjonin edhe Berishën gjatë zgjedhjeve apo pas arrestimit? first appeared on JavaNews.al.

“Metoda Bollino”, skema kriminale e shpifjeve dhe kërcënimeve publike e ideuar nga Berisha për të trembur çdo kundërshtar

3 March 2025 at 17:34
Nga Carlo Bollino

Ndërmjet gushtit dhe shtatorit të vitit 2009, opinioni publik italian u trondit nga një skandal mediatik që më pas u shndërrua në një çështje politike. Dino Boffo, drejtor i gazetës Avvenire, një e përditshme pranë Vatikanit, u vu në shënjestër të një fushate shpifjeje vulgare e drejtuar nga gazetari Vittorio Feltri dhe Il Giornale, gazeta ku ai ishte drejtor dhe që ishte në pronësi të Silvio Berlusconit, lider i Forza Italia dhe në atë kohë kryeministër i Italisë. Shpifja, e përsëritur në disa artikuj, doli të ishte plotësisht e pavërtetë dhe nuk ishte gjë tjetër veçse një hakmarrje politike për ta diskredituar Boffo, pasi kishte shkruar disa editorialë kundër Silvio Berlusconit. Një gjykatë konstatoi se akuzat e Feltrit ishin false, ai kërkoi falje por pavarësisht kësaj u pezullua për disa muaj nga profesioni nga Urdhri i Gazetarëve. Sepse publikimi i lajmeve të rreme në Itali nuk është vetëm një vepër penale dhe civile, por edhe një shkelje etike dhe deontologjike.

Ky sulm ndaj një gazetari, me lajme të rreme dhe për arsye qartësisht politike, tronditi aq shumë Italinë, komunitetin e gazetarëve, politikën dhe opinionin publik, saqë edhe sot, pas 17 vjetësh, nëse kërkon në internet për “metodën Boffo”, gjen si përgjigje që “është një shprehje e përdorur në gjuhën politike dhe gazetareske për të përshkruar një fushatë shpifjeje në media, e cila bazohet në fakte të përziera me gënjeshtra dhe aludime, një e vërtetë e dyfishtë që ka për qëllim diskreditimin e një kundërshtari politik. Shprehja “metoda Boffo” është futur tashmë në zhargonin politik italian, duke u bërë sinonim i makinerisë së baltës”.

Kjo histori përkon plotësisht me atë që prej vitesh ndodh dhe fatkeqësisht vazhdon të ndodhë edhe në Shqipëri. Edhe në Shqipëri ekziston e njëjta skemë kriminale politiko-mediatike e bazuar në linçimin publik, shpifje dhe tani edhe në kallëzimet e rreme, të cilat kanë si qëllim të vetëm delegjitimimin dhe terrorizimin e “armikut”. Ideatori i kësaj skeme, e cila ka mbërritur në vendin tonë shumë kohë para se Dino Boffo ta përjetonte në Itali, është Sali Berisha, i cili e përdor këtë metodë prej më shumë se 30 vjetësh. Në vitet e para të pushtetit të tij, Berisha shfrytëzonte thjesht bashkëpunimin e disa mediave, më pas shpiku “qytetarin dixhital” për të simuluar një burim të pavarur të cilit t’i atribuoheshin shpifjet, ndërsa kohët e fundit përdor, përveç gazetarëve “investigativë” dhe analistëve të paguar, edhe një grup politikanësh pa asnjë etikë dhe dinjitet, të cilët zbatojnë verbërisht urdhrat e tij. Ata janë kamikazë të rekrutuar nga shtresat më të ulëta të politikës, ashtu siç terroristët rekrutojnë kamikazët nga shtresat më të varfra të shoqërisë.

Kjo skemë kriminale nuk është e pafuqishme, siç mund të mendohet. Objektivi i saj është pikërisht linçimi dhe kërcënimi publik i kujtdo që guxon të sfidojë Berishën, për t’ia mbyllur gojën. Por jo vetëm kaq! Skema u shpik dhe aplikohet nga Berisha edhe, sidomos, për të trembur, terrorizuar, paralizuar, cilindo tjetër rreth viktimës, që do të mund t’i shkonte nëpërmend të solidarizohej. Një taktikë që në Shqipëri i ka funksionuar dhe vazhdon t’i funksionojë me sukses për mbi 30 vite rresht. Le ta shohim të shtjelluar më tej.

Mjafton të ndjekësh studiot televizive, rrjetet sociale ose debatet politike dhe është e lehtë të kuptosh se, me kalimin e kohës, zërat kundër Berishës janë zhdukur pothuajse tërësisht! Me përjashtime shumë të rralla dhe të guximshme, dezinformimi i Berishës dhe klanit të tij duket se ka gjithmonë fjalën e fundit. Por në realitet, është frika nga linçimi publik qe ka fituar, e cila ka strukur zërat kritikë. Prova qëndron në sondazhet që tregojnë se, kur njerëzit mund të shprehen nën mbrojtjen e anonimatit, Berisha dhe partia e tij vazhdojnë të jenë humbës. Dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në fshehtësinë e kutive të votimit.

Që nga ky moment këtë skemë kriminale për ta evidentuar lehtësisht do ta quaj: “Metoda Bollino”. Nuk po e quaj me emrin tim për ndonjë megalomani, por vetëm sepse jam viktima më e vjetër dhe e pandërprerë e saj. Natyrisht, ka pasur shumë raste të tjera, por unë jam i vetmi që kam mbetur i ngujuar në këtë kurth për 31 vjet pa ndërprerje. Vetëm për këtë arsye e pagëzoj me emrin tim, por qindra të tjerë në Shqipëri mund të identifikohen njësoj në këtë mekanizëm.

Shumë, ashtu si unë, kanë hyrë në “makinën grirëse” të Berishës që nga viti 1994 (mendoj për Nikollë Lesin, Aleksandër Frangajn dhe shumë kolegë të Koha Jonë, për të mos përmendur politikanë si Fatos Nano, Azem Hajdari ose Gramoz Pashko), por më pas kanë dalë prej saj. Shumë të tjerë janë bërë viktima pas meje (mendoj për kolegë të Top Channel, duke filluar nga i ndjeri Dritan Hoxha, themeluesi i televizionit, Sokol Balla, Mero Baze, apo politikanë si Edi Rama, Erion Veliaj ose Lulzim Basha), që ende nuk kanë dalë prej saj. Por rekordin e trishtueshëm të kohëzgjatjes e mbaj vetëm unë: që nga viti 1994 jam në shënjestër të baltës së tyre. Për mua, “metoda” zgjat tashmë 31 vjet!

Ku konsiston? “Metoda Bollino” bazohet në një mekanizëm shumë të thjeshtë: kërcënimi dhe shpifja sistematike, e vazhdueshme, e përsëritur ndaj viktimës së radhës. Në muajt e fundit, përveç shpifjeve, janë shtuar edhe letrat anonime dhe kallëzimet e rreme. Kushdo që guxon të kritikojë Berishën ose klanin e tij (apo edhe thjesht refuzon të bëhet zëdhënës), i nënshtrohet “metodës”, derisa nga frika ose dëshpërimi të heshtë apo të tërhiqet.

Vetëm gjatë vitit të fundit, për shembull, kjo metodë kundër meje ka kaluar çdo kufi:

Shtatë konferenca për shtyp të dedikuara vetëm për të më shpifur, të mbajtura madje në selinë e Partisë Demokratike dhe të transmetuara live nga 9 televizione.

Katër fjalime në parlament nga deputetë të Partisë Demokratike.

Nëntë debate televizive dhe tre emisione “investigative” në televizionin e familjes Berisha, ku isha objektivi kryesor, pa të drejtë replike apo mbrojtjeje.

Tre protesta në shesh, ku në pankarta shfaqej fotografia ime.

Qindra postime në rrjetet sociale, të shoqëruara nga mijëra komente të urrejtjes nga militantët.

300 artikuj shpifës vetëm në dy portale të financuara me para cash (pra para të pista) nga familja Berisha.

Një numër i paspecifikuar kallëzimesh të rreme edhe kunder meje (qe as nuk jam zyrtar publik) të dorëzuara në SPAK nga përfaqësues të Partisë Demokratike, thjesht për ta përdorur si tjetër argument baltosje dhe shantazhi që tani edhe unë jam nën hetim!
Autorësia nga eksponentë të Partisë Demokratike e të gjithë këtyre veprimeve publike, janë prova të pakundërshtueshme se kjo fushatë shpifjesh është totalisht dhe ekskluzivisht politike. Sot, edhe kandidatja e më e fundit dhe e papërfillur për primaret e PD-së, e cila nuk u votua as nga familjarët e saj, e ndjen veten të lirë të më kërcënojë publikisht! Berisha dhe partia e tij e mburrin këtë metodë, sepse duke më goditur mua, frikësojnë edhe qindra të tjerë: tamam si vepronte Musolini në prag të regjimit fashist!

Sa gazetarë sot, sado idealistë dhe të bindur për ndershmërinë e tyre, janë të gatshëm të përballojnë një linçim të tillë publik? Shumë pak! Ja pse sot, ata që guxojnë të flasin publikisht kundër Sali Berishës dhe të kaluarës së tij kriminale janë gjithnjë e më të paktë. Diktatori italian Benito Mussolini ishte ai që teorizoi se “ka vetëm një metodë më efikase se propaganda për të rreshtuar njerëzit nga ana jote, dhe ajo është frika!” Kjo metodë, pra, është fashizëm!

Strategjia e Berishës është edhe më e poshtër se “metoda Boffo” e përdorur në Itali. Ai, nga njëra anë, linçon gazetarët “armiq”, ndërsa nga ana tjetër, përpiqet t’i blejë ose t’i joshë ata për t’i bërë të rreshtohen në anën e tij. Përballë alternativës mes të qenit të linçuar ose të rekrutuar (apo madje të paguar), për disa zgjedhja është e qartë dhe nuk lë vend për dilema.

E njëjta skemë kriminale e “metodës Bollino” nuk përdoret nga Sali Berisha vetëm kundër gazetarëve, por edhe kundër gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, politikanëve, biznesmenëve, aleatëve dhe madje edhe kundër ambasadorëve të huaj. Le të mendojmë për “metodën” e rezervuar për ish-ambasadorin Bochard apo për Yuri Kim. Le të kujtojmë “metodën” e përdorur kundër Lulzim Bashës dhe në të kaluarën kundër të gjithë themeluesve të PD-së. Le të kujtojmë “metodën” e rezervuar për kryetarin e Kasacionit, Zef Brozi, për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Kristaq Luniku, apo për prokuroren e përgjithshme Ina Rama. Lista e viktimave të skemës kriminale të Sali Berishës, në të vërtetë, është e pafundme.

Por pa shkuar aq larg në kohë, le të mendojmë për “metodën” e përdorur prej muajsh e deri këtë mëngjes kundër prokurorit të SPAK-ut, Altin Dumani, kolegut të tij, Arben Kraja, dhe gjyqtareve të GJKKO-së, Irena Gjoka dhe Enkeleda Millonaj! “Faji i tyre” është i thjeshtë: kanë hetuar ndaj familjes Berisha. “Metoda” nuk lë rrugë shpëtimi: Kush prek Berishën, linçohet, dhe për të shpëtuar mjafton të prekin kundërshtarët e tij.

Skema është si një kuçedër me shumë koka që rigjenerohet vetvetiu, sepse për ta çmontuar atë, duhet të kundërshtohet. Por sapo dikush e kundërshton, ndaj tij shpërthen një fushatë bullizmi dhe viktima e radhës përfshihet nga e njëjta makinë balte, të cilën kërkonte të denonconte.

Duhet guxim për të folur kundër Sali Berishës dhe klanit të tij të gangove dhe kamikazëve, duhet guxim për të thënë të vërtetën, dhe kjo është dëshmia e dëmit vdekjeprurës që Sali Berisha dhe ‘’metoda’’ e tij i kanë shkaktuar lirisë dhe demokracisë së vendit.

Kundër “metodës Boffo” në Itali u rreshtuan prokuroria dhe gjykatat (që reaguan pa asnjë kompleks), 90% e gazetarëve dhe e gjithë politika, pa dallim partie. Madje edhe Berlusconi, për shkak të skandalit të ngritur, u distancua publikisht nga shpifjet e botuara nga gazeta e tij. Vetëm falë këtij reagimi, ai sistem kriminal mbeti i izoluar në librat e historisë.

Po në Shqipëri? Sa veta rebelohen kundër “metodës Bollino”, e cila, pavarësisht emrit të saj, në të vërtetë kërcënon të gjithë? Në Shqipëri janë viktimat e “metodës” që izolohen, rreth tyre krijohet një tokë e djegur dhe ata që i shpëtojnë linçimit, marrin frymë lehtësimi dhe harrojnë, duke shpresuar që “kuçedra” Sali të merret ndërkohë me dikë tjetër.

Standardi i dyfishtë i klanit Berisha, herë për të qeshur, herë për të vjellë

18 February 2025 at 12:44

Nga Carlo Bollino

Që kur më shumë se 30 vjet më parë vuri këmbë në dhomat e pushtetit, Sali Berisha tregoi paaftësinë e tij të plotë për të qenë i ndershëm dhe koherent. Standardi i tij i dyfishtë filloi që kur, i dërguar nga Ramiz Alia si një komunist i besuar për të bindur studentët që të ruanin emrin e Enver Hoxhës në Universitetin e Tiranës, doli nga takimi duke u paraqitur para shqiptarëve dhe më pas para botës si babai i antikomunizmit. Duke tradhtuar njëkohësisht si Ramiz Alinë ashtu edhe studentët.

Ai që ishte ndër themeluesit e një partie të quajtur “demokratike”, është i vetmi lider politik aktiv në Ballkan që nuk ka mësuar ende se çfarë do të thotë vërtet fjala “demokraci”. Standardi i tij i dyfishtë ka vazhduar pa turp, duke shpikur fabulën se ata që janë në anën e tij janë njerëz të lirë, ndërsa ata që janë në anën e rivalëve të tij politikë janë “të kapur”. Një fabul që vazhdon edhe sot në etiketimin e gazetarëve: “gazetarë të pavarur” janë ata berishianët që i bëjnë lajka nga mëngjesi në darkë, ndërsa “gazetarë lëpirës” (një shprehje vulgare e shpikur nga dhëndri dhe e vendosur si fjalë kyçe në komunikimet e “demokratëve”) janë ata gazetarë që nuk pranojnë t’i shërbejnë. Për të qenë “lëpirës” nuk është e nevojshme t’i bësh lajka Edi Ramës apo qeverisë së tij, siç bën Çim Peka për Saliun, por mjafton të mos ripublikosh si papagall shpifjet që Berisha dhe Çim Peka prodhojnë çdo ditë për të njollosur kundërshtarët.

Berisha dhe klani i tij politik-mediatik linçojnë me shpifjet e tyre publike çdo analist që guxon të shprehë mendimin e tij lirshëm, duke krijuar në prag të fushatës zgjedhore një klimë terrori të papranueshme në një vend demokratik. Studiot televizive dhe faqe web mbushen me analistë të djathtë, ndërsa ata të majtë janë gjithnjë e më të rrallë: kanë frikë të shprehen, sepse të nesërmen sulmohen personalisht dhe familjarisht nga PD në parlament, në konferenca shtypi të partisë dhe në darke copëtohen në televizionin e Berishës, ku organizohen gjyqe popullore enveriste pa mbrojtës, me gazetarë-hetues të paguar në të zezë dhe me para të pista. Një tjetër skandal që askush, madje as institucionet shtetërore, nuk guxon ta denoncojë. Edhe SPAK-u është kompleksuar nga makineria e shpifjeve të Sali Berishës; hetimet e tij duken të kushtëzuara nga shantazhet politike të ndërtuara nga ish-doktori dhe, për këtë arsye, ka ndaluar së hetuari krimet e tij dhe të familjes së tij, të cilat vazhdojnë të mbeten të pandëshkuara.Tashmë ky qark korrupsioni Berisha-media është fakt i provuar.

Të njëjtin standard të dyfishtë Berisha e aplikon edhe për akuzat mbi origjinën e pasurisë të hetuar nga SPAK. Nëse është familja e tij nën akuzë, “të ardhurat janë legjitime sepse vijnë nga trashëgimia familjare dhe nga puna si avokate” (Argita në kohën e pasurimit kishte një studio ligjore). Nëse është familja e Erion Veliajt nën akuzë, të ardhurat nga trashëgimia familjare apo nga puna si avokate (Ajola Xoxe ka një studio ligjore) ”janë prova të korrupsionit”. E njëjta logjikë vlen për historinë e biznemesmenit Gentian Sula: kur i lë familjes së Erion Veliajt të përdorë një vilë në Qerret pa qira, është një prove korrupsioni. Kur u jep pa qira apartamente gjigante ne qender e Tiranes Shkëlzen Berishës dhe Çim Pekës për të ngritur aty studiot e Syri TV, është një bamirës dhe demokrat!

Standardi i dyfishtë ka qenë gjithmonë pjesë e çdo veprimi dhe komunikimi politik të Sali Berishës dhe atyre që e rrethojnë. Por në javët e fundit, ky standard i dyfishtë ka kaluar çdo kufi të moralit. Ta quash protestën e tij para SPAK si një manifestim të demokracisë dhe ato të mbështetësve të Erion Veliajt si një tentativë për grusht shteti, është diçka që nuk është më qesharake, por bëhet e neveritshme. Të dëgjosh papagallin e tij, Belind Këlliçin, që i quan protestat në mbështetje të Erion Veliajt – ku nuk ka ndodhur asnjë akt dhune – si “një turp i paprecedent në historinë e vendit”, ndërkohë që prej vitesh ai dhe Berisha kanë tentuar të djegin Bashkinë e Tiranës, Parlamentin, Kryeministrinë, madje edhe muzeume dhe institucione të tjera, është e pamundur edhe të komentohet.

Nënkryetari amerikan J.D. Vance akuzon nga Mynihu vendet e Bashkimit Evropian për mosrespektimin e lirisë së fjalës së gazetarëve, dhe klani Berisha e duartroket, duke thënë se ka të drejtë. E thotë Berisha, i cili nuk pranon asnjë zë kritik nga shtypi dhe ka mbylur gojën gazetarëve të lirë duke i përzënë nga vendi, duke i burgosur ose duke i mbuluar me shpifje! Dhe ndonjëherë, kur ka pasur mundësi, duke i eliminuar fizikisht.

Vance kritikon Bashkimin Evropian për lejimin e ndjekjes penale të një opozitari në Rumani, dhe papagallët e PD-së brohorasin fjalët e tij, duke shpikur se ai po i referohej Sali Berishës si “i burgosur politik”, duke harruar se ishte vetë Berisha dhe avokati i tij aktual, Genc Gjokutaj, që arrestuan vërtet Fatos Nanon kur ai ishte në opozitë. Ndërkohë, Berisha nuk ka kaluar asnjë ditë në burg, ndryshe nga Erion Veliaj, numri dy i Partisë Socialiste, i arrestuar tre muaj para zgjedhjeve. Por sipas standardit të dyfishtë të Berishës, ky arrestim është i drejtë, tregon se politikanët mund të arrestohen edhe në fushatë, dhe se ajo pjesë e SPAK-ut që e vendosi këtë është vërtet e pavarur, ndërsa ajo pjesa tjetër që dikur hetoi për të, ishte “SKAP i kapur”.

Protesta madhështore dështoi, mbeti një miting partiak pa entuziazëm

9 February 2025 at 15:33

Nga Carlo Bollino

Protesta madhështore që prej vitesh ëndërron ta mbledhë Sali Berisha, dështoi sërish. Populli shqiptar qëndroi edhe këtë herë në shtëpi dhe ata që u dyndën në rrugë për të duartrokitur liderin e tyre, ishin 3000-4000 militantët e zakonshëm nga të cilët nuk varet fati i zgjedhjeve. Nuk pati asnjë protestë dhe në vend të saj u zhvillua një miting i zakonshëm i partisë. Vëtëm tre muaj para votimeve, ky përbën një problem të madh për Partinë Demokratike dhe aleatët e saj.

Nuk mjaftoi rreshtimi i Arben Ahnmetajt në radhët e ish-pushtetarëve për të bindur elektoratin gri të ndryshonte mendje dhe të besonte në akuzat e Sali Berishës. Nuk mjaftoi të nxirrte një listë reale apo të supozuar skandalesh qeveritare nga mëngjesi në mbrëmje, për të bindur popullin të dilte në rrugë dhe të kërkonte ndryshimin e partisë në pushtet. Kjo nuk do të thotë se të gjithë shqiptarët e duan ende Edi Ramën, por padyshim që do të thotë se ata që e urrejnë Sali Berishën janë shumë më tepër.

Problemi me këtë opozitë të përbërë kryesisht nga qeveritarë të mëparshëm, të cilët vetëm tani kanë filluar të paguajnë për mëkatet e tyre përpara drejtësisë, është se ata ia kanë besuar fatin e tyre në duart e njeriut të gabuar. Për të mposhtur Edi Ramën, votuesit duhet të shohin një alternativë më të mirë përballë tij dhe Sali Berisha, përkundrazi, është alternativa më e keqe e mundshme.

Gjuha e tij plot urrejtje dhe shpifje i mban larg njerëzit normalë, të cilët tashmë janë të bindur se ai gënjen edhe kur thotë të vërtetën. Militantët e besojnë sepse nuk kanë alternativa, ndaj e ndjekin në rrugë me iluzionin se ëndrra e ndryshimit të qeverisë do të realizohet. Ata shpresojnë që tani është radha e tyre. Por mungesa e entuziazmit e treguar të shtunën në bulevard, dëshmon se edhe besimi i tyre po bie: Më shumë se një fillim i fushatës për ndryshimin e qeverisë, ngjante ne fakt si një vizitë ngushëllimesh për një lider të mbaruar. Nëse pas militantëve partiakë nuk dalin në rrugë edhe njerëzit pa parti, ata nga të cilët varet gjithmonë fitorja e revolucioneve, rezultati i 11 majit duket i shënuar që tani.

Sikur të vazhdonin të votonin vetëm militantët nga të dyja palët, Partia Socialiste do të fitonte sërish, sepse militantët socialistë kanë qenë gjithmonë më të shumtë në numër se ata “demokratë”. Por për Edi Ramën nuk votojnë vetëm mbështetësit, por edhe mijëra e mijëra kundërshtarë të Sali Berishës që i tremben kujtimit, dhunës, hakmarrjes së tij. Edi Ramën e votojnë edhe ata që i frikësohen familjes së Sali Berishës që qeverisi vendin dhe institucionet e tij në hije nga viti 2005 deri në 2013 dhe të gjithë e mbajnë mend se çfarë ishte në gjendje të bënte. E kujtojnë mësues, studentë, policë, ushtarë, gazetarë, punonjës të administratës publike dhe gjyqtarë. Dhe këtë e mbajnë mend edhe diplomacitë perëndimore. Ja pse ndërkombëtarët vazhdojnë të falin gabimet e Edi Ramës: Sepse e dinë mirë që Sali Berisha ishte shumë më keq se ai.

Kur të gjitha këto do të mund të ndryshojnë dhe Edi Rama do të mbjellë më shumë urrejtje dhe frikë në vend se sa ka mundur të bëjë kundërshtari i tij politik, atëherë atë ditë dhe vetëm atë ditë mitingjet partiake do të bëhen protesta popullore. Dhe vetëm atë ditë, ai që i udhëheq, do të jetë në gjendje të bëhet gati për të fituar pushtetin.

Berisha si “kafshë politike” e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

9 January 2025 at 18:32

Nga Carlo Bollino

Me Sali Berishën na është dashur të merremi prej 34 vitesh. Në fillim jo të gjithë e kuptonin se sa djallëzore ishte mendja e tij, madje as Ramiz Alia që e zgjodhi si një shërbëtor besnik dhe të padëmshëm për të negociuar me studentët që kërkonin fundin e regjimit. Por ai pastaj e tradhtoi. Studentët, megjithatë, ishin më shumë të zgjuar se Alia dhe në fakt e përzunë nga salla ku Berisha fliste për demokracinë, por duke i quajtur të gjithë “shokë”, siç kishte mësuar të bënte mes mësuesve të tij komunistë. Në fund ai arriti t’i mashtrojë edhe ata dhe që nga ajo kohë vazhdon të paraqitet si babai i pluralizmit shqiptar, duke përvetësuar meritat që kishin të tjerët. Në të njëjtën mënyrë ai tani uzurpon edhe emrin e Opozitës, të cilën e trajton sikur të ishte monopol i familjes së tij.

Berisha ka qenë gjithmonë komunist dhe pas 34 vitesh është ende, lideri i fundit politik hibrid i atij brezi të mbaruar dhe që ka mbetur ende aktiv në të gjithë rajonin e Ballkanit. Sot si atëherë ai flet për lirinë, ligjshmërinë dhe demokracinë, por vazhdon ta bëjë këtë me gjuhën e drurit të mësuar nga komunistët e rinisë së tij. Berisha, më saktë, është enverist, sepse në Evropë edhe komunistët janë modernizuar, ndërsa ai është ende i ngulur pas diktateve të Stalinit që Enver Hoxha u imponoi ndjekësve të tij. Ashtu si Stalini, Berisha nuk harron, si Stalini urren, si Stalini shpif.

Siç bëri me Ramiz Alinë dhe më pas me studentët, Sali Berisha beson ende se mund të përdorë manipulimet e tij prej kamaleonti për të mashtruar të tjerët. Por pas 34 vitesh ai nuk mashtron më askënd dhe kjo shpjegon pse tubimet e tij janë boshe, si fjalët dhe premtimet e tij. Askush nuk beson më tek Berisha, përveç një pakice të vogël militantësh që kanë të njëjtin besim tek ai sikur ishte një lloj feje, ashtu si çdo diktator në histori arrin të rrethohet edhe pas vdekjes. Edhe sot në varrin e Enver Hoxhës mblidhen disa qindra nostalgjikë për ta përkujtuar, por kjo nuk do të thotë se Enver Hoxha mund të fitonte ndonjëherë zgjedhjet nëse do të kthehej në tokë. Edhe Mbreti Zog, nëse do të kthehej në jetë, do të mblidhte rreth fronit të tij prej letre ministra dhe zëdhënës të gatshëm t’i betoheshin për besnikëri, por jashtë oborrit të tij mbretëror do të vazhdonte të qëndronte i vetëm.

Dhe si ata, edhe Sali Berisha sot është i vetëm pavarësisht Mulit, Belos, Cimit, Edit, Oertit, Çlirimit dhe disa shërbëtorëve të tjerë që zbatojnë urdhrat e tij, duke kërkuar në këmbim një vend të sigurt në listë. Jashtë oborrit mbretëror, në të cilin e kanë shndërruar Partinë Demokratike, janë të vetëm. Berisha e ka kuptuar këtë, ai e di, si kafshë politike e ndjen në ajër humbjen e radhës elektorale dhe prandaj na urren. Urren njerëzit që nuk e votojnë, urren gazetarët që nuk e mbrojnë, urren institucionet shtetërore që nuk i binden, urren kundërshtarët politikë që e kontestojnë, urren sistemin e drejtësisë që ai nuk kontrollon më. Shpreh urrejtje si mundet dhe si di, dhe shpifja është vegla staliniste që arrin ta menaxhojë më së miri, sot që nuk mund të përdorë më kriminelët e Shik-ut, të Gardës, të Gjykatave, të policisë e hallkave të tjera të shtetit, siç bënte dikur.

Ai i urren të gjithë edhe sepse nuk mundet më të vjedhë, prandaj me perversitet tipike komuniste ai akuzon të tjerët se kanë bërë atë që ai do të kishte bërë në vend të tyre. Duhet mbajtur gjithmonë parasysh: sa herë që Sali Berisha dhe klonet e tij akuzojnë dikë, kjo akuzë është pikërisht ajo që ata do të kishin bërë sikur të kishin mundësi. Sepse ata me të vërtetë e kanë bërë atë dhe do të ishin gati ta bënin përsëri.

Pas 34 vitesh ne jemi ende këtu duke shkruar për Sali Berishën dhe kjo është e vetmja meritë që i duhet njohur: ia doli t’i mbijetojë harresës që historia i rezervon të gjithëve. Nëse ai do të kishte ndryshuar, mashtrimi do të ishte i përsosur dhe ndoshta do të vazhdonim të flisnim për të, por jo për të kaluarën e tij. Por dinakëria e njeriut nuk shoqërohet gjithmonë me inteligjencë dhe kështu Berisha me stalinizmin e tij enverist të pandryshuar, vazhdon të na kujtojë se kush ka qenë gjithmonë: një politikan pa ideale, pa vlera njerëzore dhe i aftë për çdo kompromis dhe çdo gënjeshtër vetëm për të fituar pushtet. Ajo që shohim sot, që nxit rreth pesëdhjetë militantë sipër një platforme prej druri të ngritur para hyrjes së SPAK-ut ku sapo ka firmosur paraqitje si çdo kriminel i rëndomtë, është i njëjti Sali Berisha që 34 vite më parë i premtoi “Liri e demokraci” turmës së mbledhur në sheshin Skënderbej. Sot të gjithë e dinë që ai gënjeu edhe për ato parime bazë, dhe mund të vazhdojë të bëjë salto në ajër si një klloun cirku, por asnjë mjeshtëri dhe asnjë mashtrim nuk mund të bëjë më që një njeri i vogël si ai të kthehet përsëri në pushtet.

Lajmërim publik për Belind Këlliçin: Keni një kallëzim për shpifje në Gjykatën Penale, e kotë të fshiheni si Çlirim Gjata!

2 January 2025 at 20:43

Nga Carlo Bollino

Dihet tashmë që klani i Berishës ka një alergji serioze ndaj drejtësisë. Sali Berisha përfundoi në arrestin shtëpiak vetëm për të shmangur detyrimin e paraqitjes të vendosur nga GJKKO, që ishte masa më e lehtë për një të akuzuar për korrupsion. Për vite të tëra, ai ka shmangur çdo formë drejtësie, dhe kultura e tij përbuzëse ndaj gjyqtarëve dhe institucioneve ka ndikuar edhe ndjekësit e tij, përfshirë më të rinjtë, të cilët, pavarësisht moshës, nuk tregojnë asnjë përpjekje për të qenë më të mirë se lideri i tyre.

Në listën e të tillëve del edhe Belind Këlliçi. Këlliçi ka marrë një kallëzim penal për shpifje së bashku me Jamarbër Malltezin në Gjykatën Penale të Tiranës nga Carlo Bollino, por ndërsa Jamarbri ka dërguar avokatin e tij në gjykatë, Belo vazhdon të fshihet, duke pretenduar se nuk është informuar. Në seancën e parë, të zhvilluar më 25 nëntor, Belo mungoi dhe gjykatësja informoi se njoftimi dërguar në adresën e tij për ta lajmëruar për seancën ishte refuzuar.

Avokati i Carlo Bollinos sugjeroi që njoftimi t’i dërgohej edhe në selinë e Partisë Demokratike, ku Këlliçi qëndron vazhdimisht. Në këtë rast, në fakt, njoftimi është marrë, siç e pranoi vetë Këlliçi në një intervistë për televizionin e familjes Berisha më 2 dhjetor: “Më 27 shtator Carlo Bollino hedh në gjyq për shpifje Jamarbër Malltezin dhe Belind Këlliçin, për akuzat që ne i kemi bërë. Padia më ka ardhur vetëm para katër ditësh (…) pasi kishte mbaruar orari i seancës vjen njoftimi zyrtarisht në PD me zarf, për të thënë që u njoftuam dhe s’paskemi shkuar për të thënë se kemi frikë Bollinon.”

Pra, Belind Këlliçi ka pranuar publikisht që ka marrë njoftimin! Por sot (18 dhjetor), në seancën e dytë, Këlliçi nuk u paraqit përsëri dhe gjykatësja raportoi se njoftimi ishte refuzuar prapë. Kjo do të thotë që Këlliçi ka gënjyer edhe në gjykatë!

Për të shmangur që të përsëritet rasti i Çlirim Gjatës, bëjmë një njoftim publik për Belind Këlliçin: seanca e tretë është caktuar më 27 janar, ora 10:30! Çlirim Gjata, për të shmangur një dënim për shpifje, është fshehur për më shumë se një vit e gjysmë. Edhe në shtëpinë e tij, postierit të gjykatës i është thënë që nuk e njihnin. Në fund, gjykatësja e gjykatës civile u detyrua ta informonte Çlirim Gjatën me “shpallje,” duke e publikuar njoftimin në derën e gjykatës, siç bëhet zakonisht për të kërkuarit ose mashtruesit. Për një proces penal, procedura e njoftimit “me shpallje” nuk ekziston, kështu që për ta gjetur Belind Këlliçin, nëse nuk paraqitet, detyra do t’i kalojë policisë!

Presim që ai të paraqitet në gjykatë pa frikë dhe në formë vullnetare. Nëse ai dhe Jamarbër Malltezi kane thënë të vërtetën dhe kanë dokumente për të provuar që akuzat e tyre nuk janë shpifje, nuk kanë asgjë për të pasur frikë. Po atëherë përse Belo fshihet si një fajtor?

SPAK dhe Amnisti: Një rrugë e mundshme për një drejtësi të pranueshme dhe paqe politike?

25 October 2024 at 18:51

Nga Carlo Bollino

A ekziston një kohë e duhur për të arrestuar një lider politik? Mbaj mend që kjo pyetje përsëritej shpesh në fillim të viteve 1990, kur në Itali shpërtheu operacioni “Duart e Pastra” (Mani pulite), duke inkriminuar një klasë të tërë politike dhe duke çuar në rënien e të ashtuquajturës “Republikë e parë”. ”Nëse e arrestoni para zgjedhjeve ju akuzojnë se doni të dëmtoni partinë e tij; nëse e arrestoni pas zgjedhjeve ju akuzojnë se doni të sulmoni ata që sapo janë zgjedhur; dhe nëse nuk e arrestojnë, thonë se jeni blerë”, komentonte atëherë një nga prokurorët në vijën e parë në luftën kundër korrupsionit.

Cilido të ishte momenti i zgjedhur, prokuroria e Milanos akuzohej gjithmonë nga miqtë e të arrestuarve për “drejtësi me sahat”. Edhe në Itali ka pasur një debat për balancimin e arrestimeve: pse ka më shumë arrestime nga njëra anë dhe më pak nga ana tjetër? Dhe prokuroret u përpoqën të përgjigjeshin se një arrestim bëhet në bazë të provave të gjetura, dhe parashkrimin e krimeve, dhe në çdo rast, vendosja se kush do të arrestohej i pari, duke u përpjekur të mbahej në ekuilibër peshorja politike, do të thoshte të zbatohej pikërisht ajo për të cilën akuzoheshin: “Drejtësia selektive”.

Çështja është shumë komplekse dhe tani po rishfaqet dhe në Shqipëri, ndërkohë që prokurorët e SPAK po intensifikojnë një fushatë gjyqësore shumë të ngjashme në ndikim me atë të “duart të pastra” të zhvilluar nga kolegët e tyre italianë më shumë se 30 vjet më parë, në të njëjtën kohë kur komunizmi sapo kishte rënë këtu. Sigurisht, ka shumë dallime. Në Itali për shembull, as nuk ishte nevoja të shkohej deri në arrest, pasi vetëm edhe njoftimi i nisjes së hetimeve mjaftonte për t’i shtyrë politikanët e përfshirë të jepnin dorëheqjen menjëherë nga postet zyrtare që mbanin. Ndërsa në Shqipëri ata marrin pozicione partiake pikërisht për t’u mbrojtur nga hetimet: kjo ndodhi si me Sali Berishën ashtu edhe me Ilir Metën, të cilët u rikthyen në krye të forcave të tyre politike vetëm pasi SPAK kishte nisur hetimet për ta.

Edhe në Itali arrestimet ishin parandaluese (d.m.th. të urdhëruara shumë përpara gjyqit dhe zyrtarizimit të akuzës) siç e kërkon kodi i procedurës penale për të gjitha arrestimet dhe askush nuk u skandalizua siç dëgjojmë njerëzit këtu. Por ndryshimi më i madh ishte tek respekti ndaj drejtësisë që nuk i ka munguar asnjëherë Italisë. Është e paimagjinueshme të mendosh se kreu i prokurorisë së Milanos do të mund të etiketohej si “qen” siç ndodhi në sallën e gjyqit me Altin Dmanin nga Ilir Meta, apo edhe më keq të kërcënohej publikisht nga i hetuaridyshuari. Menjëherë ai i hetuar do të paditej edhe për kanosje!

Çështja është komplekse dhe sigurisht, brohoritjet e tmerrshme si të një stadiumi që dëgjohen në studiot tona televizive, nuk mund të ndihmojnë për ta qartësuar: Mbrëmë, nga gjashtë emisione debatesh në transmetim që trajtonin këtë temë, 5 ishin si gjyqe politike kundër SPAK-ut dhe në mbrojtje të Ilir Metës dhe Sali Berishës. Por arrestimi i Metës, i mbivendosur me atë të Sali Berishës (në arrest shtëpie jo për akuzat e SPAK-ut, por për refuzimin e tij për të respektuar detyrim paraqitjen), ngre objektivisht një pyetje: Si do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme politike me dy liderë të opozitës në arrest?

Ata që pretendojnë se ky është një skenar i orkestruar nga Edi Rama për të fituar në vitin 2025, shpërfillin faktin se nga viti 2013 e deri më sot Partia Socialiste ka fituar gjithmonë zgjedhjet edhe pa pasur nevojë për SPAK. Dhe nuk ka asnjë analist që nuk e pranon se Rama është i favorizuar edhe për zgjedhjet e ardhshme (siç e tregojnë të gjitha sondazhet e deritanishme) pa qenë nevoja të neutralizojë kundërshtarët e tij përmes gjykatave.

Që kur është në arrest shtëpie, Sali Berisha ka pasur një prezencë shumë më të fortë mediatike se në të kaluarën: çdo ditë mban tubime, organizon konferenca për shtyp, jep intervista, publikon në rrjetet sociale, takohet me delegacione të huaja. Dhe ai vazhdon t’u paraqitet të gjithëve si një viktimë, e cila në politikë nuk bën kurrë keq. SPAK ka treguar deri tani një tolerancë të arsyeshme ndaj tij, pikerisht duke marrë parasysh statusin politik. Të thuash se gjendja e tij si i burgosur po e penalizon politikisht dhe elektoralisht është një shpikje e pastër. Ilir Meta tani për tani i mbyllur në burgun 313 objektivisht nuk mund të angazhohet drejtpërdrejt në politikë, megjithëse shpresohet që edhe atij t’i jepet arresti shtëpiak sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për këtë arsye si aleati i tij, do të mund të rifitojë shikueshmërinë maksimale.

Prandaj, të thuash se arrestimi i tyre është një akt subversiv i organizuar për të mbylur gojat e opozitës, është spekulim dhe propagandë politike. Nëse do të ishte vërtet kështu, në fakt do të ishte e lehtë për t’u korrigjuar: Do të mjaftonte që Sali Berisha dhe Ilir Meta të jepnin dorëheqjen përkohësisht nga postet partiake dhe t’ia besonin ato eksponentëve të tjerë të partive të tyre, që të mund të kryenin fushata e ardhshme elektorale në liri të plotë. Përballë peshës së një akti subversiv, dorëheqja do të ishte në fakt një sakrificë minimale dhe e detyrueshme, dhe që ndoshta do të vlerësohej edhe nga elektorati i moderuar, mbështetjen e të cilit ata të dy kërkojnë me dëshpërim.

Por Berisha dhe Meta nuk kanë ndërmend të sakrifikojnë veten dhe aq më pak të heqin dorë nga mbrojtja politike që ata besojnë se kanë falë funksionit të tyre partiak. Beteja e tyre nuk është për të fituar zgjedhjet, por për të rrëzuar kundërshtarin e tyre. Me pak fjalë, është hakmarrje e pastër. Dhe në fakt analistët e tyre, edhe para se t’i kërkojnë SPAK-ut sqarim për vlefshmërinë e provave dhe akuzave të mbledhura (shumë marrin pjesë në debate pa e lexuar as dosjen gjyqësore), këmbëngulin të pyesin me inat se pse nuk arrestohen edhe Edi Rama dhe Erjon Velija.

Lufta politike verbon arsyen dhe ky reagim është i kuptueshëm. Megjithatë, ajo që është e papranueshme është dhuna dhe urrejtja me të cilën dy liderët e opozitës dhe analistët e tyre sulmojnë prokurorët e SPAK-ut, integritetin e të cilëve e njohin vetëm kur godasin kundërshtarët e tyre, por që i linçojnë nëse i godasin edhe në shtëpi. Sot 80 për qind e të arrestuarve dhe të hetuarve nga SPAK janë anëtarë të mazhorancës, por kjo nuk mjafton për opozitën. Skandalet si ai i inceneratorit apo ”5D” kanë sjellë dhjetëra arrestime dhe sekuestrime pasurish, por kjo nuk mjafton për opozitën.

Dhjetëra hetime në vazhdim nga SPAK kanë të bëjnë me tendera dhe marrëveshje të kryera nga qeveria socialiste, por kjo nuk mjafton për opozitën. Opozita kërkon vetëm një gjë: Arrestimin e Edi Ramës dhe Erjon Veliajt dhe kjo për një arsye të vetme: sepse shpresojnë të arrijnë në këtë mënyrë në pushtet. Prandaj nuk është gjendja e tyre si të burgosur ajo që i bën të ndihen të dobët, por fakti që kundërshtarët e tyre janë ende të lirë, duke bërë sikur harrojnë se i humbën zgjedhjet edhe kur të gjithë ishin të lirë. Kjo demaskon mendimet e vërteta të Sali Berishës dhe Ilir Metës: ata duan të fitojnë zgjedhjet falë veprimit të SPAK-ut, të cilin edhe e urrejnë, por duan të përfitojnë nga ai “çmontim demokratik”, viktima të të cilit ata mendojnë se janë.

Në tridhjetë vitet e pandëshkueshmërisë së përjetuar në Shqipëri, ka aq shumë krime për t’u ndëshkuar, saqë beteja e SPAK-ut do të rrezikojë gjithmonë të shfaqet e padrejtë ose selektive për njërën palë ose për tjetrën, kur realisht do të mjaftonte një Drejtësi e Pranueshme. Ndoshta e vetmja reformë reale që duhet të bëjë parlamenti është të shqyrtojë një formë amnistie që i bën të dënueshme vetëm krimet më të rënda të së shkuarës dhe që bën për gjithë të tjerët të fillojnë nga e para. Edhe pse, për të ndëshkuar politikanët e vjetër dhe të korruptuar, mjaftojnë zgjedhësit!

❌