Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayJava News

Protesta e opozitës, 30 persona të shoqëruar nga Policia në të gjitha komisariatet

By: A M
23 December 2024 at 22:25

Pas protestës së opozitës të mbajtur këtë të hënë pasdite, duke bllokuar disa akse kryesore në Tiranë, 30 protestues janë shoqëruar nga policia në të gjitha komisariatet. Prej tyre, vetëm në komisariatin nr 6 janë shoqëruar 15 persona, pjesëmarrës në protestë.

Gjatë 3 orëve që zgjati protesta pati disa raste të shoqërimit të qytetarëve, pas përplasjeve me policinë. Te sheshi Wilson, Zogu i Zi dhe Bashkia e Tiranës protestuesit u shpërndanë më herët pas ndërhyrjeve të vazhdueshme nga ana e policisë.

Protesta nisi në 17:00 dhe u bllokuan 5 pikat kryesore të kryeqytetit. Këtë herë protestës i printe për herë të parë Sali Berisha, pas lirimit nga arresti shtëpiak. Ai marshoi drejt shesheve të protestës duke nisur nga Rruga e Elbasanit ku ishte ndalesa e tij e parë, për të vijuar te bashkia e Tiranës, te Zogu i Zi, Pallati me Shigjeta dhe për ta përmbyllur te sheshi Wilson. Në të gjitha ndalesat kreu demokrat pati nga një prononcim për mediat, ku fokusi ishte te qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira.

Ndërsa te Pallati me Shigjeta dhe Rruga e Elbasanit qarkullimi u mbajt i bllokuar deri në orën 20.00. Ra në sy përplasja e nënkryetarit të PD, Agron Gjekmarkaj me Policinë te Pallati me Shigjeta i cili për pasojë humbi ndjenjat dhe u dërgua te Spitali i Traumës për kujdes mjekësor.

Berisha dhe Noka akuzuan Policinë se ushtroi dhunë ndaj nënkryetarit të Kuvendit, duke e cilësuar këtë një akt të paprecedentë dhune që do të mbajnë përgjegjësi urdhëruesit dhe zbatuesit e saj. Ndërsa Policia e Tiranës hodhi poshtë akuzat e Sali Berishës dhe Flamur Nokës se nënkryetari i Parlamentit Agron Gjekmarkaj është goditur prej disa efektivëve gjatë protestës së të hënës.

Vetë Agron Gjekmarkaj nga spitali reagoi duke akuzuar policinë se ushtroi dhunë. “Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë”, tregoi vetë Gjekmarkaj, teksa kreu demokrat e vizitoi në spital.

Kjo është mosbindja civile e pestë e opozitës, e cila zgjati 3 orë ndërsa u zhvillua në kushte atmosferike të pafavorshme, pasi reshjet e shiut vijuan me intensitet përgjatë gjithë ditës./A2

VIDEO/ 20 militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

By: Java News
24 November 2024 at 12:32

Ndërkohë që njerëzit po hyjnë në sallën ku po zhvillohet takimi i shqiptarëve të Britanisë së Madhe me Edi Ramën, jashtë ndodhen disa militant të PD-së që hodhën parula kundër.

Protestuesit janë një numër i vogël, që nuk shkon as 20 vetë, ndërkohë salla po mbushet plot.

Megjithatë forcat e rendit të Britanisë së Madhe kanë marrë masat, duke vendosur një distancë të kontestatorëve me ata që duan të marrin pjesë në tubim. Janë vendosur pengesa metalike dhe po mbahen larg të dy palët. Takimi nis pas pak në Parkun Olimpik Queen Elisabeth.

“Protesta”/ Dhuna, a është alternativa e duhur? Alimehmeti: Po dënohet ai që kërkon fjalën! Nga qeveria kemi parë arrogancë

By: Java News
8 October 2024 at 21:09

Anëtari i PD në Këshillin bashkiak Tiranë, Ilir Alimehmeti komentoi në emisionin “Real Story”, protestën e opozitës mbajtur të hënën në kryeqytet që u shoqërua me dhunë.

Gjatë intervistës, ai theksoi se qeveria ka treguar arrogancë dhe në këtë mënyrë sipas tij, fjalës i ka ardhur fundi pasi nuk jepet mundësia as për diskutime.

“E vetmja liri që duket se kemi sot është liria për t’u larguar nga kufijtë e Shqipërisë. Kur fjalën se përdor dot në Parlament, në media, njerëzit kanë filluar të keni frikë të flasin me njerëzit tjetrin. Risia e djeshme ka qenë që fjalë nuk kishte. Fjalës i ka ardhur fundi nga ky drejtim. Për të pasur mundësi dialogu duhen dy palë…pra çfarë na mbetet? Mbetet reagimi. Ka një kontratë sociale ndërmjet të zgjedhurve dhe zgjedhësve. Dhe në këto kushte do kesh këto situatë. Do të doja shumë të zgjidhej me diskutim, por nga ana e qeverisë kemi parë një arrogancë të madhe. Edhe në Këshillin Bashkiak e pamë arrogancën”, është shprehur ai.

Gjithashtu gjatë intervistës në studio, Alimehmeti nënvizoi: “Ligji ishte poshtë pritshmërive, sepse ishin ngritur këto pritshmëri nga diskursi opozitar, sepse e dimë që është ën favor më të madh të opozitës kjo. Ishte pritshmëria për të gjithë diskursin tonë të përgjithshëm, po ta shohim edhe në gjithë botën, kjo çështja e partive është në s’fumim, por ne jemi pak më mbrapa. Por ky ligj ishte poshtë pritshmërive dhe si rrjedhojë ka një moment reflektimi. Ndërron ekuacioni dhe tani duhet ndërruar edhe njëherë ingredientët në këtë lojë…

❌
❌