Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 July 2026Java News

Rama u prezanton shqiptarëve “BESËN”: Kam parë mbylljen e epokës, është koha t’ju kthej borxhin!

By: Java News
24 July 2026 at 13:24

Kryeministri Edi Rama është duke ju drejtuar në këto momente deputetëve të Grupit Parlamentar të PS dhe anëtarëve të kabinetit të tij qeveritar, me atë që e ka paralajmëruar si një fjalim reflektues pas protestës së flamingove nën zyrën e tij.

Ai tregoi se kishte sjell me vete dy dokumente të quajtura “BESA” dhe “DIMENSIONI I PARTISË”, të cilat siç kryeministri theksoi, do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët si një konsultim i gjerë për të bërë më të mirë Shqipërinë.

“Kam sjell sot me vete dy dokumente. Janë dy dokumente që mishërojnë reflektimin tim përpara pasqyrës së bulevardit të flamingove dhe janë të hapura për t’u analizuar, në mënyrë që ta përmbushin sa më mirë qëllimin e tyre.

I pari është një dokument strategjik për kthesën e këtij mandati qeverisës, kurse i dyti është një aneks që tregon sesi duhet mbështetur kthesa e mandatit të katërt”, u shpreh Edi Rama, teksa solli si shembull dhe një rast me një kryebashkiak socialist.

Sipas tij, kryebashkiaku të cilit nuk ia përmendi emrin, kishte transformuar komunitetin që e kishte besuar me votë, por ata ishin ngritur në protestë dhe ai i kishte thënë Edi Ramës se qytetarët ishin “mosmirënjohës”.

Këtë fjalë e kemi menduar të gjithë, ju tha kryeministri të vetëve, por shqiptarëve ju drejtua publikisht dhe u tha se nuk janë mosmirënjohës, por qytetarë që kërkojnë më shumë nga një epokë e re. Edi Rama theksoi se ai e ka parë vetë mbylljen e epokës së kaluar dhe nisjes e kësaj epoke të re.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama para Grupit të PS dhe Kabinetit:

Kam sjell sot me vete dy dokumente. Janë dy dokumente që mishërojnë reflektimin tim përpara pasqyrës së bulevardit të flamingove dhe janë të hapura për t’u analizuar, në mënyrë që ta përmbushin sa më mirë qëllimin e tyre.

I pari është një dokument strategjik për kthesën e këtij mandati qeverisës, kurse i dyti është një aneks që tregon sesi duhet mbështetur kthesa e mandatit të katërt.

Qëlloi në një nga ditët e qershorit, shok i yni, njeri që i rri në kokë punës, më erdhi shumë i acaruar me një grup qytetarësh që i kishin dalë në protestë për një zonë në bashkinë e tyre. I kam gjetur në llumë tha, nuk kishte rrugë e trotuare, vetëm gropa e plehra.

I bëra me rrugë tha, drita, pemë, u bëra kopsht dhe u vura dhe stola. Por janë mosmirënjohës tha. Ai, jemi ne të gjithë, sepse secili prej nesh e ka menduar qoftë edhe një herë atë fjalë të keqe kur i ka ardhur shpirti në majë të hundës në marrëdhënien e punës.

Kjo fjalë është prespektiva e pikënisjes së re që na duhet. Në të gjendet kuptimi më i gabuar i fazës së re ku ka hyrë Shqipëria. Prandaj dua t’ua them unë, që në fillim, drejt e në sy, atyre që protestuan ndaj kryetarit të bashkisë, atyre që dolën në bulevard gjatë qershorit dhe atyre që kanë protestuar në heshtje, vetëm apo me të tjerë kudo nëpër Shqipëri dhe jashtë saj.

Qysh pas zgjedhjeve të qershorit të kaluar, ju nuk jeni mosmirënjohës, por matësi i ri i standardeve tona. Ju nuk protestuat kundër atyre që kryebashkiaku kishte bërë për ju, ju që mbushët bulevardin nuk protestuat kundër Shqipërisë gjatë tre mandateve të para, edhe ata që ishin në punën e shtetit dhe pasdite ishin në protestë, ata nuk dolën kundër Shqipërisë.

Ata që votuan për ne në qershorin e shkuar, dolën dhe u bashkuan me të tjerët edhe kur protesta drejtohej kundër meje, sepse forca e saj përthithëse ishte më imponuese sepse figura ime. Edhe ata të administratës dolën me të tjerët sepse Shqipëria e re që ne ndërtuam nuk jeton me huijen e të vjetrës kur njerëzit plakeshin nga puna e shtetit.

Të gjithë bashkë ata qytetarë u mblodhën aq të shumtë atu, kur sorrat nuk e kishin nxjerr ende kokë, sepse i çoi një nevojë e thellë, një nevojë e brendshme për të përcjellë një mesazh më të fortë se përkatësia ndaj një partie.

Shija kontaminuese e lirisë së asaj proteste dhe nevoja për t’u bashkuar me atë rrjedhë të pazakontë njerëzish në Tiranë dhe duke ushqyer celularët me energji të rrallë instagramike, një energji e mahnitshme, ishte më e fuqishme se gjithë arsenali ynë kundër shpifjeve për Zvërnecin.

Mësimi i parë që duhet të ndajë me ju është se faktet tona nuk mjaftojnë më. Njerëzit nuk jetojnë më as me kënaqësinë e ndryshimeve që ndodhin, por me pritshmëritë që rriten më shpejt se mundësitë tona. Dhe në një Shqipëri që rritet me ritme të reja, e përjetojnë me tension mes asaj që shohin dhe asaj që kanë, herë si burim pikëpyetjesh me çfarë po bëhet me vendin, dhe shpeshherë me pasiguri për një ekonomi që rritet shpejt bashkë me kostot e jetesës për ta.

Me fjalë të tjerë shokë dhe shoqe, nuk duhet ta qeverisim të tashmen me integrime, por në harmoni me përvojën e përditshme të qytetarit të sotëm. Sepse mendjet dhe zemrat e qytetarëve nuk janë më ato që ishin dje.

Ato janë ankoruar mu të pritshmëritë e tyre, prandaj dhe bulevardi i flamingove duhet parë jo si një protestë, por si një pasqyrë që shoqëria në e vuri përpara duke na sfiduar të shohim vetveten dhe të verifikojmë seriozisht nëse e kemi mendjen dhe zemrën në vendin e duhur për të qeverisur Shqipërinë e kësaj faze të re. Të parët që duhet ta kuptojmë jemi ne. Unë vet pash mbylljen e një epoke dhe nisjen e një tjetre. Epoka e mbyllur është ajo e investimeve, sepse në epokën e mungesave shoqëritë vuajnë në rrugët pa rrugë dhe i gëzohen ndryshimit si fëmija një dhurate dhe toleranca ndaj mungesave është më e madhe. Epoka e hapur është ajo e pritshmërive, çdo investim dhe shërbim është borxh që kthehet me vonesë.

“Zvërneci, pjesë e vizionit europian”, Rama: Procesi i negociatave me BE-në do të japë zgjidhjen

By: E B
24 July 2026 at 12:53

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deklaroi se gjatë dekadës së fundit Shqipëria ka pësuar një transformim të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes së florës dhe faunës.

Rama u shpreh se qeveria ka zgjeruar kategoritë e mbrojtjes së natyrës dhe ka kaluar, sipas tij, nga një qasje sporadike në një sistem administrimi të biodiversitetit me rezultate të dukshme.

Në një dekadë ne kemi bërë për florën dhe faunën e Shqipërisë një përmbysje historike të vizionit, qasjeve dhe administrimit, me rezultate të pamohueshme. Në këtë dekadë zgjeruam në mënyrë të ndjeshme, si asnjë vend tjetër në rajon, kategoritë e mbrojtjes dhe e kthyem mbrojtjen e natyrës nga një thirrje sporadike në një sistem administrimi.

Një parantezë këtu: ndryshimet e vitit 2024, le ta mbajë shënim kush e dëgjon, në atë ligj u përdorën papushim dhe vazhdojnë të përdoren si benzinë për zjarrin e protestës nga individë me agjendë politike, përfshirë edhe disa eurodeputetë, të cilët në rastin më të mirë nuk e kanë lexuar fare çfarë kemi ndryshuar, ndërsa në rastin më të keq kanë dashur të besojnë rolin e viktimave të imperializmit amerikan. E vërteta është se ato ndryshime janë bërë në përputhje me direktivën europiane.

Ka një proces në zbatim të procesit të negociatave, ku do të skanohen një për një me Komisionin Europian për ta përputhur krejt atë ligj 100% me direktivat e BE-së. Edhe ato ndryshime, ky konflikt i stisur, do të zgjidhen përfundimisht në rrugën e negociatave, ku nuk kalon asgjë pa miratimin e Komisionit.

Shqipëria, ku deri dje natyra dhe popullsia e specieve të saj ishin preja e pambrojtur e njeriut të lëshuar nga çdo zinxhir moral në raport me nënën natyrë, u bë vendi i një proteste popullore që mori si shkak një zog dhe një lagunë. Biodiversitetit i kemi kthyer përkushtimin, me rezultate aspak modeste”, tha Rama.

LIVE/ PS mbledh grupin parlamentar, Rama: Protestuesit janë matësi i ri i standardeve tona

By: E B
24 July 2026 at 12:19

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, prezantoi reflektimin e tij mbi protestat e zhvilluara gjatë muajit qershor, të cilat ai i quajti simbolikisht “Bulevardi i Flamingove”.

Rama tha se reflektimi i tij është përmbledhur në dy dokumente, të cilat do të shërbejnë si udhërrëfyes për mandatin e katërt qeverisës. Sipas tij, dokumenti i parë është strategjik dhe përcakton kthesën që duhet të marrë qeverisja, ndërsa i dyti është një aneks që orienton mënyrën se si Partia Socialiste duhet ta mbështesë këtë proces.

“Do të flas për çfarë pamë dhe çfarë dëgjuam gjatë qershorit, kur bulevardi u mbush me njerëz nga të gjitha kategoritë shoqërore dhe kur një shesh i rrallë u bë simbol i vëmendjes më të madhe globale që vendi ka përjetuar ndonjëherë brenda një muaji. Kam dy dokumente që mishërojnë reflektimin tim përpara pasqyrës së Bulevardit të Flamingove dhe janë të hapura për t’u lexuar e analizuar, që të përmbushin sa më mirë qëllimin e tyre. I pari është një dokument strategjik për kthesën që duhet të garantojë mandati i katërt në procesin qeverisës. I dyti është një aneks për mënyrën se si Partia Socialiste duhet ta mbështesë këtë kthesë’, tha Rama.

Rama iu drejtua protestuesve dhe qytetarëve kritikë, duke deklaruar se ata nuk duhen parë si kundërshtarë apo si njerëz mosmirënjohës, por si tregues të standardeve të reja që duhet të arrijë qeverisja.

“Një ditë qershori një kryetar bashkie më erdhi shumë i acaruar me një grup qytetarësh. Më tha: ‘I kam gjetur në lumë, nuk kishin rrugë dhe i bëra me rrugë, me drita e me pemë, por janë mosmirënjohës’. Ai shok dhe koleg, të dashur miq, jemi ne të gjithë. Sedra e secilit prej nesh e ka menduar atë fjalë të keqe që i ka ardhur në majë të hundës në marrëdhëniet e punës me popullin. Kam menduar që janë mosmirënjohës. Pikërisht kjo fjalë është pikënisja e perspektivës së re që na duhet, sepse në përmbajtjen e saj gjendet kuptimi më i gabuar i fazës së re ku ka hyrë vendi.

Prandaj dua t’ua them unë që në fillim, duke shfrytëzuar këtë rast, atyre që protestuan ndaj kryetarit të bashkisë, atyre që dolën në bulevard gjatë qershorit dhe atyre që kanë protestuar në heshtje apo me zë, në Shqipëri apo jashtë saj: ju nuk jeni mosmirënjohës. Ju jeni matësi i ri i standardeve tona”, tha Rama.

Rama theksoi se protestat nuk duhet të interpretohen si një refuzim i arritjeve të qeverisë, por si shprehje e pritshmërive më të larta të qytetarëve ndaj institucioneve. Sipas tij, qytetarët që dolën në protestë kërkonin standarde më të larta në një Shqipëri që, sipas kryeministrit, ka ndryshuar rrënjësisht në krahasim me të kaluarën.

“Ju që mbushët bulevardet nuk protestuat kundër Shqipërisë. Bulevardi i Flamingove nuk doli për të mohuar transformimet e vendit apo për t’iu bashkuar këngës ‘Rama jep dorëheqjen’. Ata që votuan për ne në qershorin e kaluar dolën sepse Shqipëria e re që ne kemi ndërtuar nuk jeton më nën hijen e së vjetrës, kur njerëzit flakëshin nga puna e shtetit”, tha ai.

VIDEO/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi zbulon risitë e Kuvendit për sesionin e ri

By: E B
24 July 2026 at 11:50

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ka paraqitur bilancin e punës së parlamentit gjatë dy sesioneve të para të kësaj legjislature, në mbledhjen e përbashkët të qeverisë dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave.

Peleshi tha se Kuvendi ka luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, duke theksuar se kjo legjislaturë është e lidhur ngushtë me rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Nëse do ta përkufizonim këtë legjislaturë me një fjali, kjo është legjislatura e integrimit europian. Asnjëherë më parë puna e Kuvendit nuk ka qenë kaq e lidhur me procesin e negociatave”, u shpreh Peleshi.

Sipas tij, gjatë dy sesioneve të para janë miratuar 131 ligje, rreth 40 më shumë se në të njëjtën periudhë të legjislaturës së kaluar. Peleshi u ndal te procesi i negociatave me Bashkimin Europian, duke thënë se Kuvendi ka miratuar amendamente dhe ka monitoruar ecurinë e kapitujve negociues.

“Në këto dy sesione kemi punuar mbi tre funksionet themelore të Kuvendit të përcaktuara nga Kushtetuta: funksionin legjislativ, funksionin mbikëqyrës dhe funksionin zgjedhës. Në këto tre drejtime besoj se kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara. Gjatë dy sesioneve të para të legjislaturës janë miratuar 131 ligje, afro 40 ligje më shumë sesa dy sesionet e fundit të legjislaturës së kaluar. Kemi shqyrtuar dhe miratuar pozicionet negociuese të Shqipërisë, kemi monitoruar vazhdimisht ecurinë e procesit të negociatave dhe kemi zhvilluar dhjetëra seanca dëgjimore me ministrat dhe ekipet negociatore. Ky është një sukses kombëtar, është një sukses i qeverisë shqiptare, i Kuvendit dhe i gjithë shoqërisë shqiptare”, tha Peleshi

Peleshi deklaroi se Kuvendi po përgatitet edhe për ndërtimin e një godine të re parlamentare, duke bërë të ditur se pritet të shpallet një konkurs ndërkombëtar për projektin në fund të shtatorit ose fillim të tetorit.

“Sa i përket ambicies sonë për një godinë të re të Parlamentit shqiptar, kemi ndërtuar bashkëpunimin me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe Korporatën Shqiptare të Investimeve. Kemi nxjerrë termat e referencës dhe kemi punuar mbi to, duke shfrytëzuar edhe bazën e të dhënave nga konkurset e mëparshme arkitekturore, të cilat kanë nevojë për rifreskim, sidomos në aspektin e teknologjive të reja. Sipas planifikimit tonë, në fund të shtatorit ose fillim të tetorit do të jemi gati për të shpallur një konkurs ndërkombëtar për një godinë të re të Parlamentit shqiptar”, tha Peleshi.

Peleshi tha se është ndryshuar mënyra e kontrollit parlamentar, duke kaluar nga shqyrtimi formal i raporteve në vlerësimin e performancës së institucioneve dhe zbatimit të rekomandimeve.

Një pjesë të rëndësishme të fjalimit ai ia kushtoi modernizimit të Kuvendit përmes teknologjisë. Sipas tij, është vendosur sistemi i transkriptimit automatik me inteligjencë artificiale, ndërsa deri tani janë transkriptuar 287 mbledhje komisionesh me rreth 486 orë material.

“Për herë të parë kontrolli parlamentar nuk zhvillohet vetëm si reagim ndaj ngjarjeve, por mbi bazën e një planifikimi strategjik që merr në konsideratë prioritetet kombëtare, rekomandimet e Bashkimit Europian dhe nevojën për një mbikëqyrje më efektive. Janë vlerësuar 119 kandidatura dhe janë mbështetur procedurat për plotësimin e 20 vakancave. Në të gjitha këto procese kemi ndjekur një parim të qartë: meritën, transparencën dhe respektimin rigoroz të Kushtetutës dhe ligjit. Një nga arritjet më të rëndësishme të vitit 2026 ka qenë implementimi i sistemit të transkriptimit automatik në kohë reale të veprimtarisë parlamentare nëpërmjet inteligjencës artificiale”, tha a.

“Sa është paguar Dado për të rrëmbyer Veliajn?”. Ish-prokurori kërkon të jetë dëshmitar në gjyq: Më hoqi Ina Rama

By: Java News
24 July 2026 at 10:47

Në Gjykatën Administrative, në çështjen e ngritur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kundër prokurorit të SPAK, Ols Dado, ka bërë kërkesë që të jetë palë në gjyq një ish-prokuror, Tom Dedaj, i cili pretendon se ëhtë larguar nga puna për t’i hapur vend në sistemin e drejtësisë pikërisht Dados.

Dedaj: Më hoqën mua si prokuror dhe vunë Ols Dadon. Kurrë nuk e mora vesh për çfarë jam hequr. Unë e kam hapur një vend atje në mënyrë të paligjshme. Përkon kokë më kokë.

Gjyqtari: Nëse Ols Dado shkarkohej nga detyra, ti çfarë interesi ke?

Dedaj: Do të vendosej ligji në vend. Një veprimtari që merr në qafë njerëzit e tjerë.

Gjyqtari: Çfarë të lidh me aktin.

Dedaj: Më hoqën për mospëmrbushje detyrash. Ina Rama më ka shkarkuar apostafat. Nëse hiqet nga detyra, do kërkoj dëmshpërblim. Unë s’e kam marrë vesh për çfarë më hoqën, do ishte fantastike… Ja ta tregoj unë interesin tim. Zinxhiri i personave që kanë marrë pjesë në këtë veprimtari kriminale, sot janë në postet më të larta të shtetit. I kam shkruar unë aty. Mora rrogën kur më riktheu në punë Gjykatën e Lartë. Isha ndër prokurorët me rezultatet më të mira në punë, s’di pse më hoqën. Interesi personal është i pari.

Gjyqtari: Nëse shkarkohet Ols Dado çfarë interesi ke ti?

Dedaj: Do dilte arsyeja përse më ka hequr mua.

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca: Kërkesa e ish-prokurorit duhet pranuar. Duhet të jetë i legjitimuar në proces.

Erion Veliaj: Si kryetari i Bashkisë Tiranë, paditësi e ka adresën në Tiranë, është qytetar i Tiranës, besoj të legjitimohet si qytetar. Po flas në emër të bashkisë, duke qenë se ky shtetas ka informacion që Ols Dado është paguar për t’u përdorur për rastin Veliaj, kjo ka interes. Dua të di sa është paguar Ols Dado. Duke qenë se po na kontrollohen edhe lodrat e fëmijëve te shtëpitë e gjyshërve. Si kryetar i bashkisë, kërkoj që zotëria të legjitimohet dhe të na tregojë sa është paguar Ols Dado për rrëmbimin e kryetarit të bashkisë.

Dedaj: Ore këta njerëz janë në punë sot. Këta janë kamikazët e sistemit. Kur vendosi Gjykata e Lartë, s’më morën në punë. Si e gjetën vendin për Ols Dadon. Është një bosht i mirëmenduar kriminal, do doja të vendosej drejtësi.

Edhe për këtë kërkesë, avokati i Ols Dado kërkon rrëzimin nga gjykata.

Vrasësi i Roskovecit liron ish-gruan, Policia rrethon zonën ku fshihet?

By: Java News
24 July 2026 at 10:33

Forcat RENEA kanë rrethuar zonën ku dyshohet se fshihet 35-vjeçari Refit Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në fshatin Vidhisht të Roskovecit.

Nderkohe Rozalinda Plaku e reja që u mor peng nga ish-bashkëshorti është liruar.

Policia ndodhet në vendgjarje dhe po punon që edhe autori të dorëzohet.

Refit Buzi vrau mëngjesin e sotëm babain e 24-vjeçares me armë zjarri dhe plagosi nënën e saj.

Vrasja në Roskovec, flet vëllai i viktimës: Policia erdhi pas një ore. Autori ka hyrë e ka dalë tre herë nga burgu

By: Java News
24 July 2026 at 09:47

Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Vidhisht të Roskovecit.

Një 35-vjeçar ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin, ka plagosur ish-vjehrrën dhe më pas ka rrëmbyer ish të fejuarën e tij. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe është vënë në ndjekje të autorit të krimit.

“Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-partneren e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut”, thuhet në njoftimin e bluve.

Vëllai i viktimës ka dhënë një prononcim për mediet, ku tregon se si 35-vjeçari kërcënoi se do t’i vriste të gjithë dhe se ngjarja ishte e paralajmëruar, madje disa herë…

Vëllai i viktimësBërtisnin brenda, nuk shkuam të shikonim brenda se nuk kishim armë. Ai thoshte hajdeni se do t’ju vras të gjithëve! Merr policinë…Policia ka ardhur pas një ore! E ka marrë çuni, ta tregon ai.

Gazetarja: Pra ju e patë autorin, ju kërcënonte?

Vëllai i viktimës: E kishte lënë makinën nga pjesa mbrapa, e mori dhe çupën, iku!

Gazetarja: Vajza qëndronte këtu?

Vëllai i viktimësPo, këtu qëndronte… Kishin probleme, tre herë është arrestuar e tre herë ka dalë (referuar autorit). Ai shkoi në Tiranë para disa muajsh me armë, e futën, pas një muaji e nxorrën prapë. Këtu ishte në arrest shtëpie se gjithmonë kërcënonte. I thoshte vajzës do vish këtu te unë, ti pa mua nuk bën…Do ju vras të gjithëve! Ka qenë e parashikuar kjo, shantazhi që ka bërë ai…Po bën kohë! Vajta brenda,vëllai shtrirë atje, kunata shtrirë…

Një tjetër i afërm i familjes ka rrëfyer momentet e frikës, duke thënë se u zgjua nga gjumi pas dy krismave.

“Ngjarja ishte paralajmëruar disa herë. Policia e arrestonte, por më pas prokuroria e lironte. Ja ku jemi sot… Nusja e xhaxhait ndodhet në spital dhe ende nuk e dimë gjendjen e saj. Ai ka marrë me vete edhe vajzën, e cila është vetëm 23 vjeçe. E ka kërcënuar edhe më parë, madje edhe në Tiranë, dhe ka përdorur armë ndaj saj”, tregoi ai.

 

Tronditëse në Roskovec, 35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe merr peng ish-gruan, Policia: Është arratisur me makinë. Plagosi me armë gjahu edhe…

By: Java News
24 July 2026 at 08:01

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Roskovec.

Sipas Policisë, një 35-vjeçar dyshohet se ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Pas krimit, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, duke marrë me vete edhe armën e gjahut.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e 35-vjeçarit, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Roskovec/Informacion paraprak

Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e autorit të dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Yesterday — 23 July 2026Java News

Mbledhja e grupit të PS dhe Qeverisë, Rama “zbulon” fjalimin: Do ndaj reflektimin tim mbi bulevardin e flamingove

By: Java News
23 July 2026 at 21:56

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një pjesë të fjalimit, që pritet, të mbajë nesër në mbledhjen e qeverisë dhe të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Në videon e publikuar, Rama shfaqet duke shkruar fjalimin, ndërsa dëgjohet në sfond kori i protestuesve me thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, për të cilin ai shprehet me ironi se e “ekzalton”.

“Përshëndetje, nuk e di a dëgjoni. Kjo është kënga ime e preferuar. Jam duke shkruar fjalën për nesër në mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe të Qeverisë dhe desha të ndaj me ju këtë moment, sepse ky kor “Rama jepe dorëheqjen” më ekzalton. Shihemi nesër paradite, nuk e di orën e saktë. Mbledhja fillon në 09:30, por do ishte kënaqësi të ndaja me ju të gjithë reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingove, ai që ishte se ky që ka mbet është i sorrave dhe i korbave”, tha Rama.

PS miraton e vetme rezolutat për SPAK dhe 6 institucionet e tjera! Kalon buxhetin dhe 4.3 milionë eurot për koncertin e Kanye West

By: E B
23 July 2026 at 15:42

Pasi opozita mbajti të bllokuar foltoren e Kuvendit dhe nuk lejoi vazhdimin e seancës, me kërkesë të PS u kalua në votim. Opozita vijonte të mbante të bllokuar foltoren, ndërsa vetëm me votat e PS u miratuan rezolutat për vlerësimin e punës së SPAK dhe 6 institucioneve të tjera. U miratua edhe akti normativ për rishikimin e buxhetit dhe akti normativ për mes së cilit u financua me 4.3 mln euro koncerti i reperit amerikan Kanye West.

Votimi
-Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025”. -84 pro, 1 abstenim, 2 kundër
-Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2025”. -83 pro, 1 abstenim, 3 kundër
-Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025”. -82 pro, 1 abstenim, 0 kundër
-Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2025”- 83 pro, 1 abstenim, 0 kundër
-Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025”- 83 pro, 1 abstenim, 1 kundër
-Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025”- 83 pro, 0 abstenim, 0 kundër
9. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2025”- 81 pro, 1 abstenim, 3 kundër
-Akt normativ nr. 2, datë 30.6.2026, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026””- 82 pro, 0 abstenim, 3 kundër
-Akt normativ nr. 3, datë 6.7.2026, “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”- 80 pro, 0 abstenim, 6 kundër

Dhuna para Parlamentit, 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre

By: Java News
23 July 2026 at 13:41

Shtatëmbëdhjetë persona kanë marrë shërbim mjekësor në dy strukturat kryesore spitalore në Tiranë, pas protestës së zhvilluar para Parlamentit, ndërsa të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave nga strukturat e shëndetit publik, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur 10 protestues.

Tre prej tyre kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë larguar nga spitali me këshillën e mjekëve. Ndërkohë, katër persona vijojnë të marrin trajtim në Urgjencën e QSUT-së, nën kujdesin e stafit mjekësor, ndërsa tre të tjerë po trajtohen në shërbimin e Toksikologjisë.

Të gjithë pacientët e paraqitur në QSUT janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) po marrin trajtim mjekësor gjashtë efektivë policie dhe një protestues. Edhe ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin kujdesin e nevojshëm nga ekipet mjekësore.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se situata e pacientëve po monitorohet nga ekipet përkatëse mjekësore.

“Kam emra”, Balla: Ata që komandojnë dhunën në protestë, pjesë e listëpagesave të shërbimeve të huaja

By: Java News
23 July 2026 at 12:36

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se ka identifikuar me emra persona që janë pjesë e listëpagesave të shërbimeve të huaja dhe që komandojnë dhunën në protestë.

Sipas Ballës qëllimi i tyre është dëmtimi i imazhit dhe ekonomisë së Shqipërisë. Kreu i grupit parlamentar socialist shtoi se në ditët në vijim pret nga organet e drejtësisë procedime konkrete.

“Ka persona mes atyre që komandojnë dhunën brenda në protestë, të cilët unë i kam identifikuar me emra, që janë pjesë e listëpagesave të shërbimeve të huaja, që duan të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, ekonominë e Shqipërisë. Ta Gardës Revolucionare padyshim. Dritan Goxhaj është shërbëtor i regjimit iranin. Një njeri që mbështet aktet terroriste të Iranit publikisht, dënon aleatin strategjik dhe mikun e vyer SHBA-të, është shërbëtor i Iranit. Janë organet e drejtësisë që duhet t’i ndjekin shqetësimet dhe besoj që në ditët në vijim do të kenë fakte konkrete dhe procedime konkrete”, tha Balla.

LIVE! “Vuani nga Sindroma e Stokholmit”, Berisha sulmon Ballën: Je përfaqësues i karteleve të drogës

By: Java News
23 July 2026 at 10:55

Seanca e fundit parlamentare për këtë sesion është shoqëruar akuza të ndërsjella me ton të lartë mes kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe kryedemokratit Sali Berisha.

Përplasja ka nisur pas deklaratave të Ballës nga foltorja e Kuvendit, i cili i është drejtuar opozitës duke komentuar situatën brenda radhëve të saj dhe protestat që zhvillohen jashtë godinës.

Ju vuani nga Sindroma e Stokholmit, ku i përdhunuari bie në dashuri me përdhunuesin. Ia plotëson dot kërkesën protestuesve?! Saliu në burg, thotë protestuesi,” iu drejtua Balla kreut të grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi.

Përgjigjja erdhi nga kreu i PD Sali Berisha, i cili lëshoi akuza të rënda në adresë të kreut të grupit socialist, duke u shprehur:  “Parafolësi është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve të drogës, është shërbëtori më i shpifur i tyre, është njeriu që ka liruar dy terroristë që vendosën tritolin në shalën e biçikletës së Lulzim Kullës. Është negociatori i pazarit të votave“.

Protestuesit ‘harrojnë’ Berishën! “Luftë” me ujë e gurë para Parlamentit. Plagoset një efektiv! Balla: Gjaku i shtetit…

By: Java News
23 July 2026 at 09:52

Përplasje të dhunshme kanë ndodhur para Parlamentit, teksa pritet të nisë seanca plenare.

Qindra protestues kanë bërë thirrje “Arrestoni Ramën” dhe “Qeveri e krimit” teksa kanë ‘harruar’ parrullën që i ka mbajtur prej rreth dy muajsh në shesh ku kërkohej edhe arrestimi i Sali Berishës. Ndërsa nuk ka munguar as sllogani i Ballit Kombëtar, “Shqipëria e shqiptarëve, Vdekje tradhtarëve”.

Protestuesit kanë sulmuar fillimisht gardhin metalik dhe më pas kanë qëlluar drejt Policisë me vezë dhe gurë. Nga këto sulme ka mbetur i plagosur të paktën një efektiv. Nga ana tjetër forcta e rendit i janë përgjigjur me ujë me presion.

Qarkullimi mbetet i bllokuar para Parlamentit ndërsa protestuesit kanë sulmuar edhe disa makina deputetësh. Më saktë, ato të ligjvënësve socialistë që kanë guxuar të shkojnë në Parlament nga hyrja kryesore.

Ndërkohë, duke ndarë pamjet e një polici të gjakosur, Tauland Balla shkruan:

Kjo nuk është më protestë paqësore, është terrorizëm. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit.

Tensione para Kuvendit, protestuesit heqin gardhin metalik dhe qëllojnë me vezë policinë

By: Java News
23 July 2026 at 09:14

Situata para Kuvendit është tensionuar, teksa kanë nisur përplasjet mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit.

Sipas raportimit të gazetarit Igli Çelmeta, policia ka shtyrë me forcë turmën e qytetarëve, ndërsa protestuesit kanë reaguar duke hedhur vezë në drejtim të uniformave blu.

Në kulmin e tensioneve, protestuesit kanë hequr gardhin metalik të vendosur për sigurinë e perimetrit.

Ndërkohë, në zonë po afrohet edhe autoboti me ujë, mjet që përdoret nga policia për shpërndarjen e turmave.

Sot, seancë maratonë në Kuvend. Shtatë institucione ‘japin llogari’ para deputetëve

By: Java News
23 July 2026 at 08:43

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, në orën 10:00, në seancë plenare me një rend dite të ngarkuar.

Në fokus të seancës do të jenë raportimet dhe miratimi i projektrezolutave për veprimtarinë e 7 institucioneve të pavarura për vitin 2025.

Deputetët do të shqyrtojnë raportet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme, Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Avokatit të Popullit dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në rend dite janë parashikuar edhe një interpelancë dhe dy seanca pyetje-përgjigje me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët e opozitës.

Kuvendi do të shqyrtojë gjithashtu dy aktet normative të qeverisë, për ndryshimet në buxhetin e vitit 2026 dhe për financimin e pjesshëm të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare.

Deputetët pritet të votojnë edhe një sërë projektligjesh që lidhen me Kodin Civil, ligjin për turizmin, Policinë e Shtetit, Avokaturën e Shtetit, Kodin Detar, pronësinë industriale, kontabilitetin, si dhe legjislacionin për shoqëritë dhe grupimet ekonomike evropiane.

Në fund të seancës janë parashikuar votimet për emërimin e kryetarit dhe tre anëtarëve të Komisionit të Prokurimit Publik, si edhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Pritet të shohim a do ketë debate, siç ndodh thuajse në çdo seancë parlamentare, mes opozitës dhe mazhorancës.

Seanca
Before yesterdayJava News

Diplomohen 67 oficerë të rinj nga Akademia e FA, Rama: Kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit

By: E S
22 July 2026 at 21:29

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka qenë i pranishëm këtë të mërkurë, 22 korrik, në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj të Kursit të Përgatitjes së Oficerit në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Të pranishëm ishin dhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, si dhe Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro.

Fillimisht e mbajti fjalën Nufi, i cili vlerësoi përfundimin e kursit 1-vjeçar nga 67 oficerët e rinj, mes tyre 10 nga Kosova, duke theksuar rëndësinë e Akademisë së Forcave të Armatosura në përgatitjen e brezit të ri të ushtarakëve.

“67 oficerë të rinj, 10 prej të cilëve nga Kosova, i uroj sot përzemërsisht për përfundimin me sukses të kursit 1-vjeçar të përgatitjes së oficerëve. Kjo ditë është një ditë e veçantë për Akademinë e Forcave të Armatosura, institucioni i vetëm i arsimit të lartë me status të veçantë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, i cili ka misionin të formësojë pikërisht oficerët e së ardhmes.

Akademia e Forcave të Armatosura ka hyrë në një rrugë të pandalshme transformimi dhe zhvillimi. Është më tepër sesa një institucion arsimor, është një vend ku formohen punonjës me karakter, integritet dhe profesionalizëm, të frymëzuar nga vlerat e detyrës, nderit dhe atdheut. Ndaj bindjen se investimi në dije është i vetmi investim i drejtpërdrejtë në sigurinë tonë të përbashkët, në të ardhmen tonë euroatlantike“, tha ai.

Në fjalën e tij, Rama shprehu mirënjohje për familjarët e oficerëve dhe theksoi transformimin e Forcave të Armatosura ndër vite. Ai e cilësoi këtë proces transformimi si një arritje të rëndësishme për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit.

“Më vjen shumë mirë që sot kam mundësinë të jem këtu së bashku me drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm për këtë ceremoni që, padiskutim, për 67 oficerët që sot ne jemi këtu për të kremtuar, është një ditë e paharrueshme. Ndërkohë dua ta nis fjalën time me një urim dhe shprehje respekti për të gjithë prindërit e tyre këtu të pranishëm.

Jam i bindur që nëse për vajzat e djemtë që sot hyjnë në rrugën e shërbimit, është emocion për prindërit, shumë i veçantë sepse shohin të kurorëzohet një rrugë e veçantë e mirërritjes, mirëedukimit dhe e mbështetjes me çdo sakrificë për fëmijët e tyre, të cilët sot janë shërbëtorë të atdheut, në uniformë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Fjala krenari është një fjalë që mund të futet në çdo fjali me një rast të tillë, por nuk ekzagjeroj nëse them që sot është një ditë krenarie për FA, për trupën pedagogjike të Akademisë dhe të Shtabit të Përgjithshëm, jo thjesht për faktin e përgjithshëm se shtabi i dha stafetën të birit, edhe pse i biri do duhet të përpiqet për një kohë të gjatë e të bëjë shumë sakrifica e të bëjë shumë për të zënë vendin e babait.

Është krenari për të gjithë sepse sot unë e kam të pamundur të mos kujtoj se në çfarë situate dramatike ka nisur ringritja e Forcave tona të Armatosura. Kjo fushë këtu që sot shkëlqen e që sot na mirëpret në një orar në dukje të pazakontë, ka qenë një fushë dheu e papërdorshme dhe faktikisht dallimi mes pasqyrës të asaj fushe në atë fillim me sot është simbolik për dallimin se si sot Forcat e Armatosura janë të mbështetura, janë të motivuara dhe ndjejnë motivim të përditshëm nga vëmendja dhe respekti“, tha ai.

Rëndohet bilanci i aksidentit tek rrethrotullimi i TEG-ut, humb jetën edhe pasagjeri i betonieres

By: E S
22 July 2026 at 19:42

Ka shkuar në dy numri i viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur sot rreth orës 16:20, te rrethrrotullimi i TEG-ut, ku një betoniere u përplas me një automjet.

Të dy shtetasit e huaj që ndodheshin në betoniere kanë humbur jetën. Fillimisht humbi jetën një prej shtetasve egjiptianë, ndërsa tjetri ka humbur jetën në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër të përfshirë në aksident është identifikuar si 28-vjeçari R.Nuri, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e përplasjes, kamioni ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ra në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG-Elbasan, në drejtim të Elbasanit.

Çfarë pritet të ndodhë më 30 korrik? Shtohet seancë surprizë pas mbledhjes së Ramës me PS!

By: E B
22 July 2026 at 18:15

E enjtja e 23 korrikut duhej të ishte seanca e fundit përmbyllëse e këtij sesioni parlamentar, ngjeshur me mbi 30 pika në rendin e ditës.

Sipas A2, konferenca e Kryetarëve do të thërrasë deputetët sërish më 30 korrik, me vetëm dy pika në rend dite, p/ligjet për arkivat dhe për të drejtën e autorit.

Deputetët, veçanërisht ata të mazhorancës,  gjithashtu presin të premten në të cilën janë thirrur në mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar nga kryeministri Rama.

Sipas agjendës së shpërndarë deputetëve, fjalën do ta marrë fillimisht kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili do të paraqesë një bilanc mbi drejtimin e Kuvendit, futjen e teknologjisë në funksionimin e institucionit, si edhe perspektivën e godinës së re të Kuvendit.

Më pas, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, do të bëjë një bilanc të punës së grupit gjatë këtij sesioni parlamentar, duke u ndalur te angazhimi i deputetëve në komisionet parlamentare dhe në seancat plenare.

Në përfundim të mbledhjes, fjalën përmbyllëse do ta mbajë kryeministri Edi Rama.

DETAJET/ Si betonierja çau gardhin metalik të mbikalimit te TEG-u dhe përfundoi në autostradë! Një i vdekur dhe dy të plagosur

By: E B
22 July 2026 at 17:06

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasdite e sotme në rrethrrotullimin e TEG-ut. Një mjet i tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga mbikalimi në aksin e poshtëm të autostradës

Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion (pompë betoni) dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy personat që ndodheshin në kamion (pompë betoni) janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse personi që ka humbur jetën në vendngjarje ishte drejtuesi i kamionit apo ishte personi që ndodhet në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dinamikës fillestare të ngjarjes, kamioni ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi në Unazën Lindore, nga Farka në drejtim të rrethrrotullimit të TEG.

Sapo është afruar tek rrethrrotullimi, aty ku duhej të ndalonte për tu dhënë përparësi makinave të tjera në rreth, nuk ka ndaluar. Gjatë këtyre momenteve, kamioni ka goditur makinën “Audi” në anën e saj të djathtë, e ka marrë para për dhjetëra metra dhe më pas ka rënë nga lartësia duke përfunduar poshtë rrethit të mbikalimit. Ndërkohë në asfalt shihen me sy të lirë edhe shenjat e frenimit.

❌
❌